www.shpirti.albanianforum.net
WwW.Shpirti.AlbanianForum.net |
Tema Fundit Kërko Lojra English | Shpallja e pavarsis se popullit me te vjeter ballkanas ate te SHQIPERIS .. Mon Nov 22, 2010 1:13 pm nga r_3 Shpallja e Pamvarësis Mbas përfundimit me sukses të negociatave për krijimin e nji Shqipnije të vetqeverisun në suazën e Perandoris Otomane, Ismail Qemali u nis nga Vlona për në Stamboll me qëllim qi me nxitë qeverin turke të zbatonte përpiknisht kushtet e marrëveshtjes. Gjatë udhëtimit ai u takue në Porto-Rose, afër Triestit, me të birin e Kral Nikollës, Princin Mirko. Pazarllëku ishte qi Mali i Zi të përkrahte Ismail Qemalin me u ba sundimtari i Shqipnis së jugut, tue i lanë dorë të lirë në Shqipnin e veriut. Babaj i Kombit, fare me të drejtë, e refuzoi kët ofertë poshtnuese dhe shpalli se, në luften në mes të Turkis dhe Shteteve të Balkanit, Shqiptarët do të qindrojshin neutral. Nji politikë e tillë mund të ishte deri diku e arësyeshme, sikur të dy palët luftuese ta respektojshin kët neutralitet, gja qi nuk mund të pritej, mbasi lufta bahej pikërisht për tokat qi do të përbanin Shqipnin autonome në suazën e Perandoris Otomane. Gati në minutën e fundit udhëheqësit e nacionalizmit shqiptar e kuptuen se po të mos vepronin menjiherë dhe në mënyrë drastike, Shqipnija do të mbaronte, ndoshta përgjithmonë. Porsa mërrijti në Stamboll, Ismail Qemali e pa situatën e pashpresë dhe refuzoi të merrte pjesë në kabinetin e Qamil Pashës. Ai vendosi me u kthye në Vlonë dhe me shpallë pamvarësin, tue u çkëputë njiherë e mirë nga Perandorija Otomane. Tue pasë kët qëllim përpara sysh, Ismail Qemali u telegrafoi klubeve shqiptarë të dërgojnë delegatë në Vlonë për të marrë pjesë në nji kongres kombëtar. Prej Stambollit Ismail Qemali shkoi ma së pari në Bukuresht dhe mblodhi krenët e kolonis shqiptare, të cilët emeruen 15 delegatë me shoqnue Ismail Qemalin në Vlonë. Tue ndie nevojën e përkrahjes së nji fuqije të medha në ato rrethana plot rreziqe, Babaj i Kombit u ndal të Budapest për të bisedue me pjestarët e qeveris austriake kontët Andrassy dhe Berchtold. Qeverija austriake e aprovoi planin e nacionalistëve shqiptar dhe vuni nje anije në dispozicion të tyne për me shkue në Shqipni. Mbasi Vlona ishte blokue prej flotës greke anija u ndal në Durrës dhe Ismail Qemali thirri klubet shqiptare të përfaqësohen. Në Durrës mbretnonte konfuzioni, mbasI ushtërija sërbe po afrohej dhe propagandat e ndryshme kishin ngatërrue krejt mendjen e popullit. Por çetat e patriotve e kuptuen randësin historike të iniciativës së Ismail Qemalit dhe u nisën me grupin e krenve nacionalistë për në Vlonë. Atje kishin mërrijtë 83 delegatë nga të gjitha krahinat shqiptare tue kapëreye vështirsi të shumta nga shkaku i luftës qi zjente në të katër anët. Në mes të nji entuziasmi të papërshkrueshëm Ismail Qemali ngriti në balkonin e Bashkis flamurin e Skënderbeut qi kishte qendisë me dorën e vet nji zonjë shqiptare. Dokumenti i shpalljes së pamvarësis, që u botue ma vonë nga Lef Nosi, asht nji pasqyrë patetike e gradës së shvillimit politik dhe kulturor të Shqiptarve në at kohë. Teksti shqip përbahet vetëm prej katër rreshtave dhe asht formulue kësisoj: "Pas fjalëvet që tha Z. Kryetari Ismail Kemal Beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gj'ith delegatet me nji za venduan që Shqipria me sot të bahet më vehte, e lirë e e mosvarme." Mandej vijnë dy rreshta të shkruejtun me alfabetin e turkishtjes së vjetër. Ma në fund, nënshkrimet e delegatve, ose të atyne qi dijshin me shkruejtë shqip. Bile duket se njani e ka vue firmën me germa turqishte. Gjithashtu edhe data e dokumentit asht karakteristike e kohës kur asht hartue mbasi përbahet nga dy shifra: 1912 të kalendarit gregorian dhe 1328 të kalendarit arab. Plot 445 vjet mbas shkeljes së Shqipnis nga ordhit otomane u formue e para qeveri e Shqipnis së pamvarun me Ismali Qemalin si kryetari, Nikoll Kaçorrin si Nënkryetar dhe kta ministra: Myfit Libohova, i Punve të Jashtme; Mehmet Pashë Derralla, i Luftës; Petër Poga, i Drejtësis; Luigj Gurakuqi, i Arësimit; Abdi Toptani i Financave; Pandeli Cale i Bujqësis; Lef Nosi i Post Telegrafeve. Kongresi zggjodhi nji Senat prej 18 vetësh si hap i parë drejt krijimit të nji regjimi demokratik. Por ma së pari duhej sigurue njohja e shtetit të ri nga ana e fuqive europiane dhe përkrahja e tyne në nji kohë kur tokat shqiptare po invadoheshin pëllambë mbas pëllambe nga ushtërit e hueja. Qeverija kombëtare i njoftoi me telegram fuqive të mëdha se kombi shqiptar kishte marrë ma në fund fatin e tij në dorë dhe kërkonte me u njoftë si shtet i pamvarun dhe neutral. Ndërkaq, rreziku i invazionit ishte tek dera dhe duheshin mobilizue të gjitha fuqit për të ndalë hovin i ushtërive qi po përparonin nga tre drejtime. Në marsin e vitit 1913 nji kandidat për fronin e Shqipnis, Ferdinand de Bourbon, Duc de Montpensier, mërrijti në skelën e Vlonës tue depërtue blokadën gerke me vaporin e tij privat dhe me flamurin britanik në shtiz. Ismail Qemali nuk deshi në at kohë të merrte detyrime përsa i përket kryetarit të shtetit shqiptar, por nuk mungoi të përdorte ambicjen e aristokratit francez për me i shërbye çashtjes kombëtare. Mbasi fati i Shqipnis do të lozej në Londër, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi dhe Isa Buletini u nisën me vaporin e Duc de Montpensier për në kryeqytetet e Europës. Në Romë dhe në Vjenë delegacioni i qeveris shqiptare u prit mirë, kurse në Paris qëndrimi i qeveris ishte i ftotët ndërsa shtypi u çfaq haptazi kundër ides së nji Shqipnije të pamvarun. Në Londër, përkrahësit e vlefshëm të çashtjes sonë kombëtare, Koloneli Aubrey Herbert dhe Miss Edith Durham, kishin prëgatitë sheshin, tue krijue nji vale simpathije dashamirëse në favor të Shqipnis në mes të opinionit dhe deri diku të qeveritarve britanik. Pamja imponuese dhe plot dinjitet e Isa Buletinit, veshun me petkun kombëtar, u bani nji përshtypje shum të mirë Anglezve, zyrtarë ose privat, tue forcue kësisoj rrymun e favorshme qi kishin krijue orvatjet e palodhëshme të miqve të Shqipnis. Komentet: 8 | Shtypi i Shkruar Statistikat Forumi ka 157 anëtarë të regjistruarAnëtari më i ri agim maliqi Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 1287 artikuj v 172 temat Kush është në linjë 0 Përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 0 vizitorë :: 1 BotAsnjë Nr. Rekord i përdoruesve online ishte 9 më Mon Sep 13, 2010 5:15 pm Top posters
|
Radio Online
|


WwW.Shpirti.AlbanianForum.net
» A E NJIHNI E KENI NDJER DASHURIN E VERTET???NESE PO...SI E KUPTONIE DINI QE ESHTE AJO DASHURIA E VERTET???
» te rejat nga sporti !
» Pergjigjuni duke ber dhe nje pyetje ne vazhdim
» te rejat rreth ekonomis shqipetare!
» Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve
» Champion Leauge
» Kampionati Italian
» Kampionati shqipetar