www.shpirti.albanianforum.net


Join the forum, it's quick and easy

www.shpirti.albanianforum.net
www.shpirti.albanianforum.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» A mund te beni seks me nje te panjohur?
Kur Yjet Te Ndihmojen Te Besh Karriere EmptyWed Jan 30, 2013 11:23 pm nga koti003@hotmail.com

» Nje pershendetje per Antaret e Rinj
Kur Yjet Te Ndihmojen Te Besh Karriere EmptyWed Jan 30, 2013 11:21 pm nga koti003@hotmail.com

» Si Mendon Munte Duash Dy Njerez Ne Nje Kohe ?
Kur Yjet Te Ndihmojen Te Besh Karriere EmptyMon Jul 16, 2012 10:23 pm nga ariani

» A mund ti ket te gjitha nje Femer?
Kur Yjet Te Ndihmojen Te Besh Karriere EmptyMon Jul 16, 2012 10:22 pm nga ariani

» Pergjigjuni duke ber dhe nje pyetje ne vazhdim
Kur Yjet Te Ndihmojen Te Besh Karriere EmptyMon Jul 16, 2012 10:19 pm nga ariani

» fraza poezi anglisht
Kur Yjet Te Ndihmojen Te Besh Karriere EmptyFri Jul 13, 2012 11:25 pm nga ariani

» Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :)
Kur Yjet Te Ndihmojen Te Besh Karriere EmptyTue Jun 19, 2012 5:33 am nga ariani

» pershendetje kur hyni dhe dilni nga forumi
Kur Yjet Te Ndihmojen Te Besh Karriere EmptyMon Jun 18, 2012 9:10 am nga ariani

» A E NJIHNI E KENI NDJER DASHURIN E VERTET???NESE PO...SI E KUPTONIE DINI QE ESHTE AJO DASHURIA E VERTET???
Kur Yjet Te Ndihmojen Te Besh Karriere EmptyThu Mar 03, 2011 3:56 pm nga r_3

Shtypi i Shkruar
Menu Shpirti.net
March 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar


Kur Yjet Te Ndihmojen Te Besh Karriere

Shko poshtë

Kur Yjet Te Ndihmojen Te Besh Karriere Empty Kur Yjet Te Ndihmojen Te Besh Karriere

Mesazh  Snow Wed Sep 15, 2010 2:00 pm

Dhe tani mjaft folëm për seksin. Duhet të mendojmë për punën: si ndikon astrologjia në karrierën tonë të ardhme.


Ja cilat janë pyetjet që bëhen më shpesh lidhur me karrierën e të 12 shenjave të zodiakut:

Cilat janë shenjat më të favorizuara në karrierë?

Cilat janë shenjat më të favorizuara për një intervistë pune?

Cili është kolegu apo shefi më i mirë në punë?

Përgjigjet i kemi marrë duke iu referuar astrologjisë.

Le t’ia nisim nga pyetja e parë. Luani është shenja më e favorizuar për të bërë karrierë. Ai është një shenjë e destinuar për të qenë lider. Të lindurit e kësaj shenje kanë një vetëbesim të madh dhe njëkohësisht dinë t’i zgjedhin mirë bashkëpunëtorët.

Por kujdes kur doni të ngrini në detyrë një Luan.

Nëse kompania juaj është e fuqishme, atëherë mos ngurroni që drejtimin e saj t’ia lini në dorë një Luani, i cili ka për ta zhvilluar dhe fuqizuar edhe më shumë.

Në të kundërt, nëse kompania është në momente jo shumë të favorshme, një luan rrezikon ta fundosë krejt për shkak të impulsivitetit të tij dhe vendimeve të nxituara.

Luani dhe shenjat e tjera të zjarrit (ku bëjnë pjesë Dashi dhe Shigjetari), rekomandohen veçanërisht në nismat e marra për projekte të reja. Pastaj do të jenë të tjerët që do t’i konkretizojnë planet. Sidoqoftë, çdo lider ka nevojë për mbështetjen e të tjerëve.

Në këto raste këshillohet që të mbani afër persona të shenjës së Demit. Të lindurit e kësaj shenje janë kolegët më të mirë në punë, sepse janë konkretë dhe të besueshëm.

Sidoqoftë, bëhet fjalë për persona që e kanë një vend pune.

Por si i bëhet në ato raste kur dikush kërkon punë? Sipas astrologjisë, edhe këtu favorizohen shenja të veçanta të zodiakut.

Shenjat e ajrit (Binjakët, Ujori) e sidomos Peshorja, janë personat më të aftë për të fituar një intervistë pune. Falë intuitës, arrijnë të kuptojnë se çfarë kërkohet për një vend të veçantë pune, prandaj shndërrohen në kandidatët idealë.

Duke u përshtatur me çdo situatë, të aftë në marrjen dhe dhënien e sinjaleve të duhura, nuk e kanë aspak problem për të gjetur punë.

Megjithatë, nuk janë personat idealë për të ndërmarrë projekte. Nëse nuk mbështeten nga kolegë që u përkasin shenjave të tokës (veç Demit, Bricjapit dhe Virgjëreshës), mund të çojnë dëm energjitë.

Për sa u takon shenjave të ujit, për këto shenja gjithçka varet nga cilët persona intervistohen.

Një takim i fortë pune konsiderohet ai mes të lindurve në shenjën e Luanit dhe të lindurve në shenjën e Peshqve. Megjithë rrezikun për të mos e fituar këtë vend pune bash prej këtyre përplasjeve, Peshqit e pranojnë, por me një pagë mjerane, sepse nuk duan të rrezikojnë shumë.

Por kur shenjat e ujit bëjnë karrierë, mund të bëhen drejtues të shkëlqyer në sektorin e burimeve njerëzore. Një alternativë tjetër mund të jenë aktivitetet sociale, ndoshta sepse duke mos qenë shumë produktivë, kënaqen me dëshirën për të ndihmuar të tjerët.

Por sa të vërteta janë të gjitha këto?

Revista Jeta, nëpërmjet një sondazhi që i referohet shembujve të vetë punonjësve të redaksisë, zbuloi se astrologjia nuk gënjen.

Kryeredaktorja e revistës sonë i përket shenjës së Binjakëve; një shenjë e lëkundur dhe konfuze. Por nga ana tjetër është shenja e gazetarëve.

Dhe për të mbështetur kryeredaktoren, në redaksinë e revistës kemi shumë punonjës të shenjë së Demit, që siç u tha edhe më lart, janë kolegët më korrektë dhe të besueshëm.

Ndaj, jo më kot, në forumin tonë punët shkojnë si sahat.
Snow
Snow
Co Administrator
Co Administrator

Numri i postimeve : 151
Join date : 13/09/2010

https://shpirti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi