www.shpirti.albanianforum.net
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
Shtypi i Shkruar
Menu Shpirti.net
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar


receta bukurie per ne shpi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

receta bukurie per ne shpi

Mesazh  Snow prej Wed Sep 15, 2010 3:11 pm

Rikthehet fuqishëm edhe këtë vit. Me një të veçantë. Pasi ka pushtuar frymëzimin e stilistëve nëpër skica veshjesh, tani bëhet tendencë edhe e trukut të mbrëmjes. Sepse ngjyrës lejla nuk i thua dot jo..


E kemi parë mbi pasarela: lejlaja është përfundimisht një nga ngjyrat e forta të stinës. Është bërë protagoniste edhe e trukut të syve. Jo më e sfumuar në tone, si në vitet e shkuara.



Si?

Tani ngjyra lelja përdoret në të gjithë qepallën, bashkë me penelin, për të ngopur ngjyrën, dhe krijon një efekt smokey. U shkon të gjitha atyre që kanë sy të kaltër ose të gjelbër. Kombinohet me rimel të zi.


Detaje

Pasi të kesh vendosur mbi qerpikë rimelin e zi, kalo vetëm tek majat e sipërme një furçë rimeli ngjyrë lejla.


Efekt surprizues

Vështrimi bëhet magjik, misterioz.


Po mbi buzë?

Ke vetëm dy alternativa: një buzëkuq kafe në neutral ose një shkëlqyes në nuancë lulevilesh, për një total look të përshtatshëm për në mbrëmje.


Filed Under Makiazh · Leave a Comment
Unë jam estetistja ime
November 15, 2008

Dëshirë për bukuri natyrale? Zgjidh kozmetikën që bën për ty. Për të pasur produkte pa konservantë dhe kimikate, zgjidhja më e mire është të përdorësh thjesht produktet që ke në shtëpi për një trajtim efikas, por edhe ekonomik


Fytyrë, trup dhe flokë: zbulo recetat tona, që mund të realizohen në kushtet e shtëpisë. Për të qenë e bukur natyralisht!



Maska pastruese ekologjike

Lëkurë e yndyrshme duhet të trajtohet me delikatesë, për të mos e përkeqësuar situatën



Zgjidhja

Një maskë pastruese dhe forcuese, që shkëlqen ngjyrën, ndalon prodhimin e yndyrës, frenon formimin e pikave të zeza, zvogëlon poret dhe lëkura nuk shkëlqen më.



Përbërësit

një tas

3 lugë mjaltë grek

20 cl ujë trëndafilash

6 pika vaj esencial livande, për të ekuilibruar sekrecionet e yndyrës



Receta

Përzje mjaltin me 1 lugë ujë trëndafilash dhe 6 pika vaj esencial livande. Vendos një shtresë mbi gjithë fytyrën dhe veçanërisht në zonën T (mjekër, hundë, ballë). Lëre për 15 minuta. Bëj një masazh të lehtë me majat e gishtave. Shpëlaje. Përsërite maskën një herë në javë mbi lëkurë të pastër dhe të thatë.



Lëkurë me shkëlqim

Lodhje, stres, vapë, ftohtë dhe lëkura humbet shkëlqimin. Në raste të tilla, ta ekzagjerosh me make-up nuk vlen.



Zgjidhja

Një ritual hidratues me dy lëvizje, që duhet përsëritur çdo mëngjes.



Përbërësit

një flakon i vogël me pompë (20 cl)

një flakon me ujë lulesh portokalli, me veti hidratuese

10 cl vaj karote

10 cl vaj trëndafilash mosqueta, që rregullon formimin e yndyrës



Receta

Çdo mëngjes, për të tonifikuar lëkurën, përdor vaj lulesh portokalli. Përhape mbi fytyrë duke lagur një tampon pambuku. Përzje vajin e karotave me vajin e trëndafilit dhe hidhe përzierjen në flakon. Masazhoje fytyrën me këtë koktej çdo mëngjes, para se të grimohesh. Nëse ke lëkurë shumë të thatë, përdor vaj argani dhe, nëse lëkura është e yndyrshme, zgjidh një përzierje me ujë dhe vaj trëndafilash, për të ekuilibruar prodhimin e yndyrës.



Rrathët poshtë syve eliminohen kështu

Do të dukeshim, sigurisht, më të bukura pa to. Por t’i fshehësh poshtë një shtrese të trashë make-up-i, nuk vlen për asgjë



Zgjidhja

Një maskë e ftohtë për të shfryrë dhe për të freskuar shikimin.



Përbërësit

Bustina të zakonshme çaji



Receta

Pasi bustinat t’i kesh zhytur një herë në ujë, hiqi dhe vendosi në frigorifer për rreth 12 orë. Vendos një në çdo sy dhe mbaji për rreth 10 minuta. Aplikoje mbi lëkurë të lagur, sepse depërton më shpejt. Përsërite trajtimin sa herë që ta ndiesh të nevojshme. Rezultati është i shpejtë dhe befasues.



Kur sytë janë të ndjeshëm

Pastruesit klasikë të make-up-it të irritojnë lëkurën dhe nuk e pastrojnë mirë rimelin? Harroji sytë e kuq dhe qepallat e acaruara: zgjidh një produkt natyral dhe delikat!



Zgjidhja

Të ëmbël, efikasë dhe hidratues, vajrat pastrues e kanë dhënë provën e efikasitetit. Provoji dhe ti!



Përbërësit

një flakon-pompë transparent

një tas i vogël

10 cl vaj recini

20 cl vaj bajamesh të ëmbla

20 cl ujë lulemisri, me veti qetësuese


Receta

Përzje në tasin e vogël vajin e bajameve të ëmbla me vajin e recinit, duke i shtuar ujin e lulemisrit dhe hidhe më pas masën në flakonin-pompë, perfekt për të konservuar produktin. Përdore çdo mbrëmje duke lagur një pambuk tamponi.



Maska që shkëlqen flokët e thatë

Tharëse, bojë, shampo agresive… flokët humbasin shkëlqimin dhe thahen



Zgjidhja

Një maskë ushqyese me fruta, e pasur me fibra dhe vitamina.



Përbërësit

një mango

një pjeshkë ose një kajsi

2 lugë vaj ulliri

kos

një lugë drithëra



Receta

Kalo në mikser frutat, kosin dhe drithërat, shto vajin e ullirit dhe aplikoje përbërjen mbi flokë. Lëre për 30 minuta. Shpëlaje me ujë të bollshëm dhe lëri flokët të thahen pa përdorur tharëse.



Që flokët biondë të shkëlqejnë

Të lyer apo jo, flokët biondë tentojnë të duken të fikur dhe pa gjallëri.



Zgjidhja

Një trajtim i veçantë, ekstra dhe delikat



Përbërësit

një tenxhere

një tas

një kullesë e vogël

një bustinë lule kamomili

lëng nga një limon

mundësisht një ditë e bukur me diell



Receta

Kamomilin vëre të ziejë për 20 minuta në ujë të vluar, lëre të ftohet për 20 minuta të tjera dhe pastaj kulloje. Hidhe ngadalë lëngun mbi flokët e larë, duke e mbledhur sërish ujin që bie në një enë. Shtoji ujit lëngun e limonit dhe hidhe sërish mbi flokë. Lëri flokët të thahen në diell, për të shtuar efektin ndriçues. Përsërite 1-2 herë në muaj.



Zgjidhja biologjike për flokët e yndyrshëm

I lan, i lan, i lan por ato janë përsëri të yndyrshëm! T’i lash shpesh flokët me yndyrë s’bën gjë tjetër veçse e përkeqëson situatën.



Zgjidhja

Një vaj kurues që stimulon lëkurën dhe limiton prodhimin e yndyrës.



Përbërësit

Vaj Neem-i, një përbërës i mrekullueshëm, i përdorur prej shekujsh në kurat e bukurisë.



Receta

Është e mjaftueshme që të aplikosh disa pika vaj Neem-i në lëkurën e kokës dhe të masazhosh me delikatesë rrënjët. Kujdes të mos irritosh lëkurën duke provokuar efektin e kundërt: duke shtuar sekrecionin e yndyrës. Lëre në qetësi për disa minuta, shpëlaji dhe laji më pas flokët me shampo. Përsërite trajtimin 1-2 në muaj, jo më shumë.



Anticeluliti i gjelbër

Celuliti, qoftë me origjinë hormonale apo gjenetike, është gjithmonë shumë i vështirë për t’u eliminuar: duhet luftuar çdo ditë dhe jo vetëm para se të shkosh në plazh.



Zgjidhja

Një zgjidhje anticelulit dhe një masazh me një vaj të bërë në shtëpi, që parandalon shtimin e lëkurën së portokallit.



Përbërësit për vajin

një flakon prej 50 ml

12 cl vaj bajamesh të ëmbla

5 pika vaj esencial qitroje

5 pika vaj esencial livande

disa pika ekstrakte dhe gjethe dredhke



Për ekstraktin

një tenxhere

një mikser

10 gjethe dredhke

5 pika vaj bajamesh të ëmbla



Receta

Zieji gjethet e dredhkës në ujë të valuar për 20 minuta. Shuaje flakën dhe lëre të ftohet për 20 minuta. Kulloji gjethet dhe miksoji me pikat e vajit të bajameve. Lëre lëngun mënjanë.

Përzje vajin e bajameve të ëmbla me vajin esencial të qitros e livandës me pesë pika ekstrakt dredhke. Vendos gjethet e dredhkës të miksuara mbi zonat me celulit dhe lëri për 30 minuta. Shpëlaji dhe më pas vendos përbërjen me vajra esencialë, pastaj bëj një masazh të mirë që produkti të depërtojë.



Pija e një barku pjatë

Stres, hormone, ushqyerje e gabuar… barku i fryrë është një shqetësim i përhershëm, i bezdisshëm e mbi të gjitha antiestetik.



Zgjidhja

Një esencë antifryrje, që pihet në mëngjes dhe disa herë të tjera gjatë ditës.



Përbërësit

çaj i bardhë ose jeshil

lëngu i një gjysme limoni



Receta

Çdo mëngjes, në vend të çajit apo kafesë të zakonshme, pi një filxhan me çaj të bardhë ose jeshil, që i ke shtuar më parë edhe lëngun e një gjysme limoni. Kjo pije dezintoksikuese pastron organizmin. Pije edhe pas një dreke të rëndë ose në çdo rast kur fillon të shfaqet ndjesia e fryrjes.




Snow
Co Administrator
Co Administrator

Numri i postimeve : 151
Join date : 13/09/2010

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi