www.shpirti.albanianforum.net
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
Shtypi i Shkruar
Menu Shpirti.net
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar


Na tregoni dicka nga qyteti juaj histeronin e qytetit ku ju keni lind dhe jeni rrit :)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Na tregoni dicka nga qyteti juaj histeronin e qytetit ku ju keni lind dhe jeni rrit :)

Mesazh  r_3 prej Tue Nov 16, 2010 2:28 am

Une per vete jam nga vlora dhe do doja te tregoja paks nga historiaa e qytetit te mbrekullushem te vlores

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Na tregoni dicka nga qyteti juaj histeronin e qytetit ku ju keni lind dhe jeni rrit :)

Mesazh  r_3 prej Tue Nov 16, 2010 2:33 am

Vlora shtrihet në pjesën jug-perëndimore të Shqipërise, gjatë fundit jugor të detit Adriatik, dhe pjesës veriore të detit Jon. Ndodhet 135 km larg kryeqytetit të vendit, Tirana, vetëm 72 km në perëndim, e ndajnë nga Italia (Kanali i Otrantos), dhe 123 km, në jug me Greqinë (Ishulli i Korfuz

Një mrekulli e veçantë! Gjiri i Vlorës, laguna e Nartës, mali i Llogorasë, gryka e lumit Vjosë, gadishulli i Karaburunit, ishulli i Sazanit dhe i Zvërnecit. Rrallë ndodh që në bregdetin e një qyteti të takohen dy dete krejt të ndryshëm; Ishulli SazaniDeti Adriatik,

me plazhet e gjata me rërë dhe pyjet e pishave, dhe Deti Jon me brezaret e agrumeve, ujëra kristali blu, shkëmbinj dhe plazhe ekzotike. Kjo ndodh vetëm në Vlorë.

Vlora është një qendër e rëndësishme tregtare dhe detare në Shqipëri. E zhvilluar është industria e peshkimit. Vlora prodhon naftë, gaz naturor, bitum dhe kripë. E zhvilluar në qytet është industria tekstile si dhe ajo e ndërtimit.

Vitet e fundit ka patur një zhvillim të madh turizmi, duke u shoqëruar ky zhvillim me ndërtimin e shumë hoteleve, restoranteve, plazheve. Sot, Vlora është një qëndër e rëndësishme turistike, kjo fal edhe mjedisit të këndshëm bregdetar.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Na tregoni dicka nga qyteti juaj histeronin e qytetit ku ju keni lind dhe jeni rrit :)

Mesazh  r_3 prej Tue Nov 16, 2010 2:35 am

Pushimet në Vlorë janë dinamike, pasi Vlora ofron të gjitha kushtet dhe pasuritë e saja të pafundme, nga plazhet e mrekullueshme, relievin e thyer dhe peisazhet mahnitëse, tek kafetë dhe restorantet moderne.

Në Vlorë ndodhet i vetmi gadishull i Shqiperisë, Karaburuni, me gjatesi 16 km, gjeresi 3-5 km, me siperfaqe 62 km². Gadishulli i Karaburunit njihet që në lashtësi për pasuritë natyrore (mermeri i famshëm), pasuritë pyjore (valanidhi), pasuritë historiko arkeologjike si dhe rezervatin e pasur me derra të egër.

Gjithashtu, 17 km larg portit të Skelës, Vlorë, dhe 9 km nga Treporti, Vlorë, ndodhet ishulli i Sazanit. Maja e tij më e lartë është 342 metra. Ishulli i Sazanit ka siperfaqe 5,7 km² dhe vijë bregdetare me gjatësi 12 km, me përbërje shkëmbore monolitike.

Vlora njihet si vendi i ullirit, duke pasur të regjistruar rreth 280.000 rrënjë ulliri. Ulliri i markës "Vlonjak", është një nga markat më të vjetra në Evropë dhe njihet për prodhueshmëri të lartë vaji.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Na tregoni dicka nga qyteti juaj histeronin e qytetit ku ju keni lind dhe jeni rrit :)

Mesazh  r_3 prej Tue Nov 16, 2010 2:45 am

Nje nga pajmet e mbrekullushme te bregdetit te vlores.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Na tregoni dicka nga qyteti juaj histeronin e qytetit ku ju keni lind dhe jeni rrit :)

Mesazh  Sponsored content Today at 10:57 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi