www.shpirti.albanianforum.net


Join the forum, it's quick and easy

www.shpirti.albanianforum.net
www.shpirti.albanianforum.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» A mund te beni seks me nje te panjohur?
Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. EmptyWed Jan 30, 2013 11:23 pm nga koti003@hotmail.com

» Nje pershendetje per Antaret e Rinj
Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. EmptyWed Jan 30, 2013 11:21 pm nga koti003@hotmail.com

» Si Mendon Munte Duash Dy Njerez Ne Nje Kohe ?
Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. EmptyMon Jul 16, 2012 10:23 pm nga ariani

» A mund ti ket te gjitha nje Femer?
Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. EmptyMon Jul 16, 2012 10:22 pm nga ariani

» Pergjigjuni duke ber dhe nje pyetje ne vazhdim
Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. EmptyMon Jul 16, 2012 10:19 pm nga ariani

» fraza poezi anglisht
Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. EmptyFri Jul 13, 2012 11:25 pm nga ariani

» Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :)
Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. EmptyTue Jun 19, 2012 5:33 am nga ariani

» pershendetje kur hyni dhe dilni nga forumi
Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. EmptyMon Jun 18, 2012 9:10 am nga ariani

» A E NJIHNI E KENI NDJER DASHURIN E VERTET???NESE PO...SI E KUPTONIE DINI QE ESHTE AJO DASHURIA E VERTET???
Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. EmptyThu Mar 03, 2011 3:56 pm nga r_3

Shtypi i Shkruar
Menu Shpirti.net
March 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar


Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme ..

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. Empty Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme ..

Mesazh  r_3 Tue Nov 23, 2010 11:19 pm

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. Flamuri


Letersia shqipe

Letersia shqipe eshte e lidhur ngushte me gjuhen dhe historine e popullit shqiptar. Ajo ndahet ne pese periudha kyqe: Letersia e Vjeter Shqipe, Letersia e Bejtexhinjve, Letersia e Rilindjes, Letersia e Pavaresise dhe Letersia Bashkekohore.


Letersia e Vjeter Shqipe:

Lindi dhe u zhvillua ne mesjete. Kjo letersi perfshin tre shekuj. Letersia e kesaj periudhe nuk mund te kuptohet pa pasur parasysh momentet historike qe Shqiperia po perjetonte. Megjithese ideologia sunduese ishte ajo fetare, shkrimtaret e kesaj periudhe shkruan edhe tekste mesimore e didaktike madje edhe krijime teresisht laike, si: “Gramatika” e Andrea Bogdanit, “Fjalori latinisht – shqip” i Frang Bardhit. Kjo eshte periudha e pese “B-ve”: Marin Barleti, Gjon Buzuku, Pjeter Budi, Frang Bardhi, Pjeter Bogdani. Ne shekullin e XVI u shkrua vetem “Meshari”, me 1555 nga Gjon Buzuku, i cili konsiderohet si libri i pare i shkruar ne shqip.Themi konsiderohet pasi letersia shqipe, sipas gjuhetareve, nuk kufizohet ne kete shekull. Shkrimi i pare dokumentohet ne vitin 1462 nga “Formula e pagezimit”. Duhet te kihet parasysh qe zgjedha osmane ka bere te pamunduren te zhdukte cdo gjurme te kesaj gjuhe e kulture, duke djegur cdo dokument qe vertetonte ekzistencen e saj. Per kete arrihet ne perfundimin qe gjuha shqipe ka ekzistuar edhe me pare se datat e dokumentuara, duke pare edhe gjuhen e rrjedhshme te “Mesharit”.

Letersia e Bejtexhinjve:

Lindi dhe u zhvillua ne shekullin XVIII. Pati nje perhapje te gjere ne qyetete ndryshme te Shqiperise si : Berat, Shkoder, Elbasan, Gjakove, Prishtine. Kjo rryme nuk arriti të ngrihet në shkallën e letërsisë kombëtare, por sidoqofte duhet konsideruar kontributi qe keta shkrimtare i dhane si gjuhes ashtu edhe kultures shqipe. Krahas temes fetare ata trajtuan gjeresishtedhe temen laike, duke i kenduar bukurise femerore, bukurise se natyres, punes, virtyteve te larta njerezore etj. Duke qene me afer popullit bejtexhinjte trajtonin tema te jetes se perditshme. Nder bejtexhinjte me te njohur ishin: Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Hasan Zyko Kamberi, Muhamet Kyçyku, Tahir Gjakova etj. Fjala « Bejtexhinj » rrjedh nga fjala turke « bejte » qe do te thote « vjershe ». Nga ana artistike jane per t ‘u vleresuar, pasi bejtexhinjte perdoren mjete shprehese mjaft origjinale. Ata perdoren kryesisht vargun teterrokesh. Shkrimet e bejtexhinjve u perhapen permes kopjimit me dore ose permes tradites gojore.

Letersia e Rilindjes :

Kjo letersi lindi nga mesi i shekullit te XIX e arriti deri me 1912, vit kur Shqiperia fitoi Pavaresine Kombetare nga zgjedha qe e kishte nenshtruar per pese shekuj. Kjo letersi ishte e frymezuar nga shpirti patriotik, evokimi i se kaluares heroike dhe deshira per liri.

Ishte kryesisht letersi romantike edhe pse nuk munguan vepra realiste apo vepra me drejtim iluminist. Shkrimtari me i shquar i kesaj letersie ishte Naim Frasheri. E njohur eshte kryesisht poema e tij „Bageti e bujqesi”, e cila pershkohet nga nje dashuri per natyren shqiptare e nje shpirt i ndezur patriotik. Shkrimtare te tjere te shquar te kesaj periudhe jane: Jeronim de Rada, Gavril Dara i Riu, A.Z.Cajupi, Ndre Mjeda, Asdreni, Pashko Vaso, Zef Serembe, Filip Shiroka, Luigj Gurakuqi, Sami Frasheri, Naum Veqilharxhi, Risto Siliqi, Mihal Grameno. Kjo letersi shenon lindjen e nje letersie te mirefillte artistike, e cila hedh edhe bazat e gjuhes letrare shqipe .

Letersia e Pavaresise:

Letërsia e Pavarësisë shqiptare lindi ne fund te shekullit XIX me Faik Konicen dhe u zhvillua ne gjysmën e parë të shekullit XX. Nder perfaqesuesit kryesore te kesaj letersie permendim: Gjergj Fishta, Faik Konica, Fan Noli, Migjeni, Lasgush Poradeci, Haki Stermilli, Nonda Bulka, Mitrush Kuteli, etj.Kjo letersi arriti t’u jape jete ketyre dy cilesive: krijimit te trajtave e strukturave të reja letrare, krijimit te vetëdijes letrare. Me vetedije letrare nenkuptohet karakteri estetik i letersise. Kjo letersi kerkonte qe qellimet t’i arrinte me ane te frymes kritike dhe jo himnizuese. Kjo shihet qarte ne veprat e Fishtes, Migjenit, Konices, Stermillit etj.

Letersia bashkekohore:

Letersia e kesaj periudhe kaloi neper shtigje teper te veshtira, duke u detyruar te kufizohet brenda uniformes se ngushte te metodes se realizmit socialist. Ne vitet e parat te regjimit pati nje lirshmeri persa i perket krijimtarise letrare. Ne vitet ‘50 lindi nje orientim i ri ne fushen e letersise shqiptare, si në rrafshin tematik, ashtu dhe në atë të metodave krijuese. Tema mbizoteruese e letersise se ketyre viteve ishte liria e fituar nga Lufta nacionalclirimtare. Gjuha e rrefimit letrar dhe protagonist ishin karakteristike e veprave letrare te kesaj periudhe. Ne fillimin e viteve ’60 do behen hapat e pare per te nxjerre letersine nga ky shabllon. Ketu permendim kontributin e cmuar te Petro Markos me romanin e tij te pare “Hasta la vista” qe sjell nje kendveshtrim te ri ne letersine e asj periudhe. Me pas, po Marko, boton romanin “Qyteti i fundit”. Me 1962 Ismail Kadare boton romanin e tij te suksesshem “ Generali i ushtrise se vdekur” perkthyer ne 40 gjuhe te ndryshme). Me pas Jakov Xoxa boton romanin e tij “Lumi i vdekur”, Dritero Agolli boton nje seri romanesh. Nder shkrimtare me te njohur te kesaj periudhe permendim: Petro Marko, Jakov Xoxa, Kasem Trebeshina, Fatos Arapi, Martin Camaj, dritero Agolli, Ismail Kadare, Anton Pashku, Nazmi Rrahmani, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Arshi Pipa, Lluka perone, Esat Mekuli, Vorea Ujko.


Edituar për herë të fundit nga r_3 në Wed Dec 22, 2010 9:46 am, edituar 1 herë gjithsej
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. Empty Autorët e Hershëm dhe Letërsia e Bejtexhinjve:

Mesazh  r_3 Tue Nov 23, 2010 11:21 pm

Frang Bardhi (1606 - 1643)

--------------------------------------------------------------------------------

Frang Bardhi

Hyrje

Autori i tretë i rëndësishëm i letërsisë së vjetër shqiptare është Frang Bardhi. Midis autorëve të tjerë të kësaj periudhe, Bardhi zë një vend të vecantë. Duke ndjekur vazhdën e paraardhësve në veprimtarinë atdhetare, në fushën e krijimtarisë letrare i kalon caqet e përkthimeve fetare. Ai kishte interesa më të gjera. Bardhi bëri edhe përkthime fetare, por ato mbeten të pabotuara dhe
humbën, prandaj ai ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare si leksikografi i parë shqiptar, si historian, folklorist e etnograf. Bardhi studiohet në historine e letërsisë sonë me dy vepra oigjinale: "Fjalori latinisht-shqip„ dhe "Apologjia e Skënderbeut„. Këto vepra e lidhin atë më tepër me humanizmin shqiptar sesa me traditën e letërsisë fetare të shekujve XVI-XVII.
Edhe për jetën e Bardhit dhe për veprimtarinë e tij kemi pak të dhëna. Lindi në Kallmet të Zadrimës më 1606. Ai sikurse edhe Budi, krenohej që i perkiste një familjeje pjestarët e së cilës nuk u rreshtuan me pushtuesit.
Studimet i kreu në Itali, në kolegjin e Loretos dhe pastaj në atë të Propaganda Fides. Me 1635 u emërua peshkop i Sapes ( Zadrimë ). Në veprimtarinë e tij politike Bardhi do te jetë në rradhët e para të atdhetarëve që i përkushtohen luftës për t'u cliruar nga zgjedha e huaj, zhvillimit dhe përparimit të vendit dhe të gjuhës shqipe.
Gjendja e mjeruar e popullit nën sundimin e egër osman, dëshira dhe përpjekjet për t'a ndihmuar atë që të shpëtonte nga kjo robëri, ishin shqetësime që e mundonin vazhdimisht Bardhin. Kjo duket edhe në relacionet që i dërgonte herë pas here Papës. Ja si shprehet në relacionin e vitit 1641 për rëndimet dhe poshtërimet që u bëheshin fshatarëve shqiptarë, sidomos të krishterëve, nga arbitrariteti i feudalëve turq: "Dhjetë ose pesëmbëdhjetë turq bashkohen dhe kalojnë nëpër shtëpitë e krishterëve dhe hanë e pinë sa të kenë oreks, gjithë ditën gjithë natën pa paguar asgjë. Ai i shkreti nuk mund të thotë se nuk ka bukë, verë, mish e tagji për kuajt e tyre, sepse ia përmbysin shtëpinë dhe e rrahin egërsisht. Po nuk pati, duhët të lerë peng rrobat e trupit për të ngopur lakmitë e tyre të mbrapshta …"
Relacionet e tij kanë edhe më shumë të dhëna të tjera për gjendjen shpirtërore të popullit, për zakonet, traditën e tij etj. Ashtu si edhe Budi, madje që në hapat e parë të jetës së vet, si misionar i fesë, Bardhi hyri në konflikt të hapur me klerin e huaj, madje edhe me ungjin e vet, Gjergj Bardhin, të cilin edhe do ta padise si një nga shkaktarët e vullnetshëm të mbytjes së Budit. Konflikti do të ishte aq i ashpër sa me një letër drejtuar Vatikanit vetëm 4-5 vjet pasi kishte ardhur në Zadrimë, do të shkruante: "Në qoftë se do të shpëtoj i gjallë nga telashet që më shkakton kryepeshkopi, qoftë ai vetë, qoftë me anën e zotërinjve turq, do të vij në Romë, për t'i treguar të gjitha dhe për të kërkuar ndihmë.
Bardhi e shikonte detyrën e peshkopit jo thjesht si të një misionari kishëtar, por edhe të pregatiste të rinj shqiptarë të shkolluar e t'i vinte fre dërgimit të misionarëve të huaj në viset shqiptare. Ai kërkonte klerikë të arsimuar
shqiptarë, që t'u hiqeshin nga duart misionarëve të huaj shkollat që ishin hapur në vendin tonë për qëllimet e tyre të mbrapshta. Ai vetë, kishte nxitur dhe dërguar për studime në Itali, klerikë të vendit, të cilët do të merrnin dorë drejtimin e këtyre shkollave.
Vitet e fundit të jetës së Bardhit në vend që të ishin vite pune në lëmin e gjuhësisë e të letërsisë shqipe dhe të lëvizjes shqiptare për t'u çliruar, siç pritej prej hartuesit të fjalorit të parë të shqipes, përmbledhësit të parë të folklorit të parë të shqipes, prej mbledhësit të parë të folklorit tonë dhe prej mbrojtësit erudit të shqiptarisë së Skënderbeut, ishin vite lufte kundër pushtimit të huaj, ashtu edhe kundër synimeve të kishës katolike të Romës, vite që e lodhën shumë. Duke u gjendur në pellgun e kundërshtimeve dhe të intrigave që u thurren kundër tij më në fund u dorëzua, në mos drejpërdrejt, tërthorazi. Vdiq fare i ri, në moshën 37-vjeçare, në një kohë kur mund të ndihmonte shumë për zhvillimin dhe përparimin e vendit e të kulturës shqiptare.
Megjithatë Bardhi mbetet një nga figurat më të shquara të kulturës shqiptare për kohën kur jetoi. Ai na la trashëgim dy vepra madhore "Fjalorin latinisht-shqip„ dhe "Apologjja e Skënderbeut„. "Fjalorin latisht-shqip„ Bardhi e shkroi që kur ishte student dhe e botoi më 1635 në Romë. Autori thotë se e shkroi këtë vepër që t'i ndihmonte "…gjuhës sonë që po bdaret e po bastardhohet sa me parë të ve …„ Bardhin e brente kështu shqetësimi si ta ruante gjuhën shqipe që të mos prishej e të mos humbiste me të kaluar të kohës në kushtet e pushtimit osman, dhe nga ana tjetër t'u shërbente edhe klerikëve katolike shqiptarë që nuk dinin gjuhën latine. Fjalori përmban rreth 2.500 fjalë shqipe. Krahas fjalëve, jepen edhe togfjalësha që tregojnë përdorimin e tyre. Në këtë fjalor për herë të parë gjuha shqipe ballafaqohet me një gjuhë të përpunuar, siç ishte gjuha latine në atë kohë.
Përkthimi në shqip mbështetet kryesisht në gjuhën popullore, në fondin kryesor të gjuhës sonë, por shpeshherë Bardhi sjell në përdorim edhe shume fjalë të lashta. Me këtë vepër zë fill leksikologjja shqiptare, ndaj me të drejtë Bardhi quhet edhe leksikologu i parë në historinë e gjuhës shqipe.
Në fund të fjalorit, në një shtojcë, autori ka perfshirë edhe material gjuhësor, si; emra mashkullore e femërorë, emra farefisnie, emrat e qyteteve dhe të kështjellave kryesore të Shqiperisë, parafjalë, pasthirrma, disa mënyra të përshëndeturi si dhe një dialog të shkurtër.
Por kjo vepër i hapi rrugë dhe një dege tjetër të dijes shqiptare, folkloristikës sonë, sepse në të jane përfshirë edhe 113 proverba, shumica origjinale dhe vetëm pak të përkthyera. Edhe në zgjedhjen e tyre autori niset nga qëllime të qarta patriotike. Ndër këto proverba, interes të veçantë kanë ato që dëshmojnë për vetitë e bukura morale të popullit tonë, veçanërisht ato që shprehin urrejtjen për pushtuesin, si : "Tek shkel turku, nuk mbin bar„ etj.
Në fjalorin e tij ka përdorur alfabetin latin, pothuajse njëlloj si Buzuku e Budi, me ndonjë ndryshim të vogël, çka të bën të mendosh se duhet të ketë njohur veprat e tyre.
Vepra tjetër e njohur e Bardhit është "Apologjia e Skënderbeut", botuar latinisht në Venedik më 1636. Titulli i saj i plotë është: "Gjergj Kastrioti epirotas, i quajtur zakonisht Skënderbe, princ trim mbi trima dhe i pathyeshem i shqiptareve, u kthehet bashkëatdhetarëve dhe atdheut të tij prej Frang Bardhit". Vepra në të vërtetë është një apologji (mbrojtje) që i bën autori Skënderbeut, si bir dhe hero i popullit shqiptar, prandaj edhe është quajtur Apologjia e Skënderbeut. Këtë vepër autori e ka shkruar për 15 ditë, në kulmin e zemërimit, në rrugë e sipër, kur po kthehej në Shqipëri për të hedhur poshtë mendimet e pathemelta të një peshkopi boshnjak, që i mohonte Skënderbeut prejardhjen shqiptare. Më 1631 boshnjaku Tomko Marnavici kishte botuar një libërth ku pretendonte se Skënderbeu nuk ishte me origjinë shqiptare, por boshnjake, madje nga familja e Marnaviçëve. kjo rrethanë i jep veprës një frymë të mprehtë polemike dhe një stil energjik.
Këtë falsifikim Bardhi e quan të "kobshëm„ dhe ai iu vu punës për këtë vepër, se, po të heshtte, i dukej sikur do të tradhëtonte veten dhe atdheun. Pra , është ndjenja atdhetare ajo që e bren përbrenda autorin. Por fuqia e mendjes dhe e punës së tij bëhet më e madhe kur kjo ndjenjë përkon me drejtësinë e çështjes që mbron. Bardhi do t'i japë popullit të vet atë që i përket, duke pasur parasysh më tepër të vërtetën se sa atdheun, ashtu sic nuk do t'i lejonte vetes të rrëmbente një populli tjetër atë çka i përket atij. Dashuria e tij për atdheun fisnikërohet aq sa është e lartë edhe madhështore ideja dhe ndjenja e së vërtetës "Unë e mora përsipër këtë barrë, - thotë Bardhi, - jo për ndonjë arsye tjetër, veç që të qes para syve të tu
(lexues) të vërtetën lakuriqe, të panjollosur, sepse kjo s'ka nevojë të lyhet e të stoliset me fjalë të bukura edhe të rrema".
Dashuria për atdheun, për të vërtetën, për popullin, për historinë dhe heroin e tij, për gjuhën dhe traditat e larta janë idetë themelore që përshkojnë fund e krye veprën. Mendjemprehtësia, kultura, horizonti i gjerë dhe aftësia për t'i përdorur me mjeshtëri argumentet janë karakteristika dalluese të veprës dhe të vetë autorit.
Për të mbrojtur shqiptarësinë e Skënderbeut autori niset nga argumente të sigurta dhe të shumta historike, pa nënçmuar gojëdhënat. Ai zotëron plotësisht metodën e shkencës historike të kohës dhe vlerëson e krahason në mënyrë kritike burimet historike. Përveç kaq e kaq historianëve në zë që sjell si argumente në mbrojte të tezës së vet të drejtë, Bardhi si një njohës dhe mbledhës i i traditës gojore popullore, për të vërtetuar shqiptarësinë e Skënderbeut, shfrytëzon me mjeshtëri të rrallë gojëdhënat dhe faktin që emri i Skënderbeut dhe kujtimi i tij rrojnë të gjalla në ndërgjegjen e popullit.
"Vazhdimisht gjer në ditët e sotme, - shkruan autori, - bashkëkohësit tanë flasin për të dhe këndojnë me zë të lartë trimërinë e tij nëpër gostitë… dhe e quajnë Skënderbeun tonë me emrin "Kuçedra e Arbrit", d.m.th. dragoi i Epirit. Dhe sa herë që shqiptohen këto fjalë, kuptohet vetëm Skënderbeu".
Ndjenja patriotike, dashuria për popullin dhe vendin e vet, krenaria për të kaluarën e tij të lavdishme dhe admirimi për heroin që çuditi botën me trimërinë e tij përshkojnë gjithë veprën. Këto përcaktojnë edhe disa cilësi të stilit të autori , si: patosin e ngritur, frazën e gjatë dhe të ngjeshur, gjuhën e mprehte plot thumba, për të hedhur poshtë fallsifikimet e kundërshtarit etj. Këto tipare e bëjnë veprën jo thjesht një polemikë historike, por një libër me vlera letrare. Njeri me kulturë të gjerë dhe mendje të mprehtë, Frang Bardhi, duke vazhduar traditën e Barletit në historiografinë shqiptare dhe duke hapur rrugë në fushën e leksikograisë e të gjurmimeve etnografike, me veprën e tij u bë një figurë e shquar e kulturës shqiptare të shekullit XVII.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. Empty Re: Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme ..

Mesazh  r_3 Tue Nov 23, 2010 11:22 pm

Frang Bardhi

--------------------------------------------------------------------------------

Parathënia e "Fjalorit" të Frangut të Bardhë ( 1606 - 1643 ) :

(Fragment)

Tue pasunë ditë e përditë, të dashunitë e mij, mbassi hina ndë Kolexhë, kujtuem(1) me qish(2)
copë librë keshë me ndihmuem mbënjaanë gjuhënë tanë, qi po bdaretë e po bastardhohetë saa
maa parë të ve(3); e maa fort me ndimuem gjithë atyne qi janë nd'urdhënitë Tinëzot e të shintesë
kishë katolike, e s'dijnë gjuhënë latine, paa të sijët askush s'munë shërbenjë si duhetë paa të madh
error(4) e faj hesaapetë(5), zakonetë ë çeremoniatë e shintesë kishësë Romësë; më ndy(6) jo pak
mirë me marrë e me nkëthyesë n'gjuhët cë lëtine mbë gjuhët t'arbëneshë një dicionar, qi tjetër s'ashtë
veçëse nja librë, qi kaa ndë vetëhe saa fjalë e saa emëna janë e gjindenë ndë këte pjesë shekulli(7)
posikuur me thanë të nierëzet e të shtazëvet e ujënavet e të malevet e të fushavet e të saa tjera
kafshëve(Cool, qi gjindenë ndënë qiellt, ende mbë qiellt, posikuur të Tinëzot, të engjiet e të shintënet...
I silli librë më pëlqei e m'u duk se kishte me u qenë për ndoonja ndimë, ndoonëse të pakë e të moritunë(9).

Prashtu, mbassi u daashë Kolexhiet cë Zonjësë ndë Lurijt e ershë mb'Romë pr'urdhënit të Kuvendit Shint(10)
e të ndriçmit nderueshimit zot upeshkëpit Sadrimësë, tim ungjë, pr'emënë Gjeçi i Bardhë(11), fisit sinë e ndoret
sonë, shumë i urtë e i vëjyeshim, i cilli, prej së dashunit të Tinëzot e së shintit Atë Papë Urbanit VIII, ashtë tash
krijuem e baam argjupeshkëpi i Tivarit; e hina në Kolexhë te janë shkollarëtë, oo ata qi xanë, me vonë
mbasandaj ndër të paafeet me çtuem shintenë e të vërtetënë feenë tanë,zunafijll tue këthyem këtë dicionaar
mbë gjuhët tanë, e këtheva nsi(12) gjithë qish mujta; e mbassi e solla(13), m'u duk i pakë e i vogëlë, prashtu
hina tue kujtuem(14) e shkrova mbe gjuhët tanë maa parë do të falunazë(15), qi kanë zakon e banjënë
t'Arbëneshëtë kuur, së largu oo s'të këtje(16), mb'udhë mpiqenë, tue vumë përngjat(17) tyne ende mbë gjuhët
të Latinjet; ashtu ende do proverbia oo të thana, ncë sijashit disa kanë zakon e i thonë Latinjtë e disa Taliantë;
do adverbia ende, e gjithë saa kafshë janë në këtë copëzë librë, i vuna fjalë për fjalë, e maa parë mbë disa
vuna latinisht, ani(18) përngjat oo përfundit vuna arbënisht, e mbë të tjera vuuna maa parë fjalënë e rieshtnë
arbënisht, ani përfundit latinisht, ashtu qi ata qi të fëdigenë(19) e të duenë më xanë gjuhënë latine maa mirë e maa
udob(20) t'u vinjë ...

... Prej Rome, dit ndë maaj 30, ndë vietëtë Krishti 1635. Shërbëtori i zotënijsë saaj, unë D.Frangu i Bardhë,
shkollaar ndë Kolexhë të Shintesë Fee.



Shënim :

"Parathënia ..." është nxjerrë nga origjinali, që ruhet në Bibliotekën Kombëtare. Në këtë parathënie gjejmë disa
te dhëna kryesore mbi jetën e Bardhit.



Sqarime :

( 1) Kujtuem, sjellur ndër mend,menduar.
( 2) Qish, çfarë.
( 3) Saa maa parë të ve, sa më shumë shkon koha.
( 4) Error, it. gabim,
( 5) Hesaapetë, tq. konceptet.
( 6) Mëndy, m'u duk.
( 7) Në këte pjesë shekulli, në këtë pjesë të botës, në këtë vend.
( Cool Kafshëve, sendeve.
( 9) Të moritunë, të pakë,të dobët.Lurij,(Loreto),qytet në Itali, ku ishte një kolegj, me emër "Kolegji Ilirian", që
pergadiste priftërinj e misionarë edhe për Shqipërinë. Punën për fjalorin,B. e filloi duke qenë akoma nxënës.
(10) Kuvendit Shint, Kuvendi i Propagandës së Shenjtë, një si organizatë e Vatikanit për propagandën fetare në vendet e
ndryshme. Mbasi kreu studimet në Loreto, B. i vazhdoi ato në një seminar të Propagandës së Shenjtë ("Propaganda Fide").
(11) Gjeçi i Bardhë, vdiq më 1647. Familja e Bardhajve duket se ishte një familje priftërinjësh, që lojtën rol me rëndësi në
kishën katolike të vendit tonë, veçanërisht që nga pjesa e dytë e shekullit XVI e gjer në pjesën e parë të shekullit XVII.
Daja i Gjeçit, Nikolla, dhe Gjeçi vetë, patën marrë pjesë në lëvizjet kryengritëse të vendit kundër Turqisë.
(12) Nsi, prej tij.
(13) E solla, s përktheva.
(14) Hina tue kujtuem, u vura të mendoj.
(15) Të falunazë, përdhëndetje.
(16) S'të këtje, së afërmi.
(17) Përgjat, pranë,përkrah.
(18) Ani, pastaj.
(19) Fëdigenë, lodhen,përpiqen.
(20) Udob, lehtë.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. Empty Re: Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme ..

Mesazh  r_3 Tue Nov 23, 2010 11:23 pm

STAVRI TRAKO


Franciscus Blanchusei
Frang Bardhi
(1606-1643)


Kapitull VII

Proverba & te ndëntie(të ndigjuara)
Epirotarum
1.Veç tënë zon adhuroj(veç zotin tonë adhuroj)
2,Kush njef vet-hen njef tënë zon (Kush njeh vetveten njeh zotin tone)
3.Njeriu mbledh e zot ynë përderdh.
4.Veçse zoti ynë është i pamëkat.
5.Ata të mire qi të hajsh s’gijesh e tinzot ia hanj.(Ajo e mire që të hash e s’ngopesh e zotit tonë është haj)
6.Shkaku ka shumë arsye.
7.Kush ka gjykuem, s’ka me vuem.(Kush ka gjykuar nuk ka vuajtur)
8.Çfarë të bësh, bëhe urtësisht.
9.Zgjidhe fjalën më të përçuerm
10.Njeriu i urtë (I mençur)zgjedh fjalën e vet.
11.Gjinden shumë duer (lloj) njerëzish.
12.Shikomë stanin ,ani(pastaj)të bamtë (bëmat)
13.Një frutit lisi e mire njifet, kish qenë Madha (frutet e një peme të mire njihen se janë të mëdha)
14.E dogj languan bushtëra.(E djeg languan bushtra)
15.Të këqiat mbëshojnë(rëndojnë)
16.Kush nuk është mbës-huem(mësuem),s’di me urdhënue (s’di me urdhëru)
17.Mbasi ta kesh zënë,ani mbësho.(pastaj mësho)
18.Majmuni nuk të zihet mbë lak. (Majmuni nuk zihet në lak)
19.Anmikun mos çel zuun. (Armikut mos i çel synë)
20.Me mijtë ha e pi ,e treg mos bëj.
21.Njëra dorë lan tjetrën e të dyja lajnë faqet.
22.Armiku plak ,s’të bëhet kurrë mik,e në t’u baftë s’bëhet i drejtë.
23.Skifteri s’gjitet (nuk u qepet) mbas mizashit. ( mizash)
24.Më mire me hesht, se të flasish shumë.
25.Për të paditurit , të pafolurit është të folë.(të heshturit është si të flas)
26.Duke folë fjalët,e fëdiga (e keqja ) rritet.
27.Mos i jep arësye të paditurit,thotë Solomoni.
28.Fjalët janë gra(për grate) ,të bamet burra.(bëmat janë për burra)
29.Gjithëkush duhet të mbaj një mjeshtëri fshehur.
30.Një njeri, që ka shumë fjalë na i shkërthen mendtë.
31.Ato gjaste (ngjarje)që s’të kanë hije e s’të përqasen,s’duhet me dëshirue.
32.Ato gjaste që të bjejnë(sjellin)të dhimtuen(dhimbje)s’duhet me i kujtue.
33.Më mire me dekun një here(të vdesësh një here) ,se me u rreziku gjithëherë.
34.Cilido nga zogjtë, o bilbili e bie pranverën.
35.Kur dro se (druan se) të del ma keq ,mos e ban.(bëj)
36.Kush vete në mulli, doemos do përmjellet.
37.Dëshirojmë gjithëherë ato caste, që si kemi.
38.Gjithëkush shikon të mirët e vet.
39.Peshku ma parë qelbet ndë kryet.(nga koka )Turqisht: Baluk bashkaclan kokar
40.Ani i qeih nuk thehet.
41.Dita e mirë njifet ndermenate.(që menatë,pagdhirë)
42.Molla nuk rëzohet larg mollës.
43.Gjithë gjastet (ngjastet) me mot.(gjithë ndodhitë në kohën e duhur)
44.Duhet me pritur rend.
45.Bushtra që ngutet me pjellë,bën këlysh të verbër.
46.Kush shkon ngadalë ,shkon ku e vendos.
47.Ky shekull u ongëthi( u hëngër ) ndasgia. (ndasish)
48.S’bët besë ndë këta shekuj.
49.Kush len kembyem (i marrë),këmbyem ( i marrë) vdes.
50.Më mire me pasun armikun shtruem(hapur),se sa mikun e mbyllëm.
51.Të folurit e prit.
52.Kush dhjet në det, e gjen në krypë.
53.Duhet me shtri këmbët sa ke të mbuluemit. (mbulesën)
54.Të gjithë jemi bijtë e mortjes.(vdekjes)
55.Marin(mbaren ,turpin) s’duhet me e harrue,perse sot mue neser ty.
56.Si të nderosh, ashtu ke me qenë nderue. (Si të nderosh,ashtu do të të nderojnë)
57.I belbti merr vesh më mire të belbtit.(belbaku atij që i merret goja )
58.Deti,zjarri ,gruaja tri të këqijat më të mëdha.
59Kush ha shumë biber(piper) s’dendet edhe ne lakna.
60.Në qind të fitueme ,s’pagujnë një të pagueme.
61.Gruaja e bukur dhe vera e ëmbël janë helm.
62.Të vobegun ku ta zerë nata ,aty asht pallati i tij.
64.Posi leu ,ashtu vdes njeriu.
65.Kali është i atij ,që e ngarkon.
66,Një gur nuk bën mur.
67.Dheu i zi e bën bukën e bardhë.
68.S’duhet me i shërby atij, që s’të njef.
69.Mjalti shumë here bën të lëpim gishtat.
70.Kush bën fosen (Gropen) shoqit vet bie ndë të.
71.Kush vete në mulli më pare ,ai më pare bluan.
72.Kush dro(druan) zjarrit ,Ntimit(nga tymi) ikën.
73.Merr pene në do te gjesh lëmshin.(kap fillin)
74.Ri shtrembër e fol drejt.
75.Kur të shofsh vesht e vetit ,atëhere ke me më pa.
76.Kush ngjan,qan.
77.Si më sheh ,ashtu më shkruaj,
78.Qet (gjuan )shigjetën dhe mçef (fsheh) harkun.
79.Në njërin vesh më hyn e në tjetrin më del.
80.Ndër të verbëtit, edhe ti mbëshil sytë. (mbyll sytë)
81.I verbëri heq të verbërin e të dy ndërfosen e rrëzohen.
82.Ai çast që është më i bukur,ai është më i vështirë ta kesh. (me e pasun)
83.Luftë pa të vdekur ,s’është(s’ka)
84.Të dashtunit (dashuria)prej së pamit vjen. (nga atë parit vjen)
85.Kush ka hov, shkëcen. (kërcen)
86.Kush një kias ep,dy here ep.
87.Kush ka denar(pasuri ),amë e atë ble.
88.Gjithka fal, ka per denar.(gjithëka fal është pasuri)
89.Kalin e mire shpore nga dhuna.
90.Mos më merr, ç’mos më ke dhënë ( mos më merr atë që s’ma ke dhënë)
91.Lufta e madhe e ban pajën e ëmbël.
92.E vërteta si pëlqen gjithëkujt
93.Ujku qimen e ndërron ,ma vesin se harron.(por vesin se harron)
94.Edhe delet që i numëron i ha ujku.
95.Digjet bari i njomë ,ndër për të thatë.
96.S’duhet me i zan besë as ujit ,as turkut.
97.Ku turku ve kambën aty s’del bar.
98.I shkëmbyemi (I marri) gjithë herë bën dasëm.
99.Gjithë dheu i ka zakonet e veta.
100.Unë zot e ti zot ,e bar kalit kush i jep.
101.Unë fisnik e ti fisnik ,e kasht kalit kush i shtie.
102.Shigjetën e shtime nuk e kthen.
103.Mos të mundoftë i munduemi.
104.Si të bash ashtu ke me gjetun. (ashtu do të gjesh)
105.S’është mbare mos me ditur, ma me mos dashtun me xan.(por të mos duash të nxësh)
104.Vuan ajo shtëpi ku këndon pula ,e gjeli hesht.
107.Me atë masë që të matin, me atë keni për tu matur.
108.S’është i urtë (i mençur) ai që mshel (mbyll) derën e oborrit ,mbasi i vodhën kanë dhe dhitë.
109.Më mire me thyem kryet, se me vu zakon të ri o të lënë.
110.Në të pafsha nja tjetër here,ka me qenë e dyta here.
111.S’duhet me lujt me gurë përpjetë. (Loja me gurë përpjetë të thyen kokën)
112.Ma vlen një dhelpër e gjallë,se një luan i coftë (më shumë vlen një dhelpër e gjallë se një luan i ngordhur)
113.Tuk i diegj plakesh e aty përket .Ku i mbaron vjetët ,plakesh ,aty përket.

I përndrituri Frang Bardhi ua dedikonte Fjalorin Latinisht Arbënisht, gjithë atyre Arbëreshëve që do ta marrin me zgjedhur e me nxanë
Në parathënien e librit, Ai thotë:Tue pasun ditë e për ditë të dashtunit e mij (mbasi hyra në Kolegj) kujtuam me qit (nxjerr) copë libër që është me ndihmue : më njëane gjuhën tonë që po bdaret e po bastartdhohet , sa ma parët e vë(që sa vete e më),e ma fortë me mendihmue,gjithe atyre që janë ndër dhenë e tin zot e të shenjtës Kishës katolike e që s’dijnë gjuhën Latine .Pa të, nuk mbetet kush që mund të shërbejë si duhet ,zakonet e Ceremonitë e Shenjta të Kishës të Romës pa përseritur prapë një gabim a faj të madh. .Duke u ndjerë shumë mirën me marrë e me kthyem nga gjuha latine në gjuhën Arbëreshe një fjalor ,një tjetër fakt është veçes nja libre ,që ka në të sa fjalë e sa emra që janë ,e gjinden në këtë pjesë shekulli :posi kur me thanë(si të themi) ,të njerëzve e të shtazëvet ,ujërave e të maleve e të fushave e të sa të tjera kafshëve ,që gjinden ndënë qielltë dhe mbi qiellt, posi kur të tinë zot,të engjëjt,të shenjtit e tjera . Cili(Ky) libër më pëlque e mu duk se kishte me qënë për ndonjë ndihmë ,ndonëse të pakët,e të merituar që kështu mbase i duhej. (për ashtu mbasi u dashte ) Kolegjit te Zonjës së Lurit, kur erdha në Romë, prurë thenit Kuvendit Shenjtë,e të Ndriçimit Ndershmit zot Ipevshkit të Zadrimes tim Ungji, i quajtur Gjeçi i Bardhë , nga fisi ynë e i dorës sonë, shumë i urtë e i vyer (vyjshmi),i cili prej dashurisë së tinë zot Të shenjtit At PAPA Urbanit VIII ,është tash krijuem e bam Arqipeshk i Tivarit . Hyra në Kolegj ku janë shkollarët o ata që xanë me vojtë(të shkojnë) mbasandaj, ndër të pa fet, me kënduem të shenjtën e te vërtetën fenë tonë ,zuna fill tue këthyem ketë fjalor mbë gjuhet tonë,e këtheva nësi (siç ) gjithë mujta (munda),e mbasi e sosa (mbarova ) mu duk i pakë ,e i vogël;prandaj ashtu hina(hyra) tuj kujtuem (duke kujtuar ),e shkrova mbë gjuhët tonë ma parë do të falunash(përshëndetjesh), që i kanë zakon e i bëjnë Arbëneshët kur së largu,o së këtej mbë udhë e piqen ,tue vum për ngjat tyre (duke vënë krahas tyre) edhe mbë gjuhet e Latineve , gjithëashtu edhe do proverba e të thëna, nse sijashit (n’ disa prej tyre ) i kanë zakon e i thonë Latinët disa italjante :disa ndajfolje edhe gjithë fare kasheze janë në ketë cope libër, I vura fjalë për fjalë,e ma pare mbë disa vise(raste) vuna latinisht ,e pastaj përbri o përfundit vuna Arbënisht e më të tjerat vura ma pare fjalëne ,e rjeshtënë Arbënisht, pastaj përfundit Latinisht ,ashtu qi,ata që nuk e dijne,e që duan me zanë gjuhënë latine ma mire e ma vdob(ndihmë) tu vijne. Perse veçe dy çaste (të dashtunit e mij)me shtynë ,e më nxitnë me u fedigun (përpjekun)e me kthyem këtë libër :e para që me shtim beleg (që të ftoj) gjithë atyre që munden me kthyem ndonja cope libër për ndihmë të fesë e të dorës sonë. ,:e dyta e ma e zellshme që të paditunitë gjithë atyre (posi preka ndë të zanët filli të kesaj letere )që shërbejnë Kishës së Shenjtë ,popullit, e famullisë ,e thonë të shenjtën Meshë ,e këndojnë shenjtën oficia, ,mbë gjuhët e mbë hesapit (llogari,interes) të Letinët ,e te shenjtës Amë Kishë e Romës ,as nuk ndëgjojnë ,as nuk marrenë vesht gjith çthonë ,e gjithë zgjidhen ,e ai që asht i pa ditune ,posi thotë Katoni ,legere o non itelligere nengligere est,sikur me thane(që do të thotë) e zgjidh (zgjedhja ) ,e mos ndëgjo o mos merr eshtë, gjith zgjeth te pa ditun ashtë.Prashtu (shtë po ashtu si të zgjedhësh paditurinë) Unë lus të dashtunit e të vyrtytshmit e mij për të mirtët tuaj ,që ti vini kryet e mentë me gjithe zemer, fuqi këtij Ditionar(fjalori),e të mos e lëshoni ndoret(nga dora ) e mendjet që duhet ta merrni vesh e të zini gjith thotë (gjithë çka thotë) , e gjith mëson(gjithë çka mëson ) e vnue(e përmban) U premtoj që për te vërtetën ndë daçi pakëz me u fëdigun(përpjekur) kini me zanë kësi libri( keni me nxaë nga ky libër),ndë mos tjetre ,me ndëgjuem gjith urdhënon kalandari,o ordinary ,e gjithë rubrikën Rubrikë që do me thënë tjetër veçse ato fjalët kuçijet (kyç) ,paret me ta ;mba të tjetërët(në anën ttjtër) anë kujtova,e me dy ma mire kthyem gja kafshë ‘se asgja( se është më mire me kthyem diçka se asgjë) ,përse .ndëmos ngjejem mendjet se nde terit (përse nuk gjejmë mëndje(dije) duke ndenjur ) e pakët dritë vjen e kushton shumë.Vullneti e kujdesi veçse, Krijuesi i Qiellit. Por e di Vëlleznit e dashtun si e kam pasun e si e kam ndë me rante fuqia me dhanë dorën e me ndimuem të pa fat e të dorës Arbëneshe ,pra ashtu përzini ma me me këte fedigjeze(përpjekje) sa asht e si do asht po sikur te ishte diçka e emadhe e vuetshme(e vlerë) e mos u vinjë vështire me uruem për mue ,i thoni shëndosh.
Prej Rome ,Dit ndë Maj 30,ndë vjetët e Krishtit 1635
Prej lisave(burrave) kërkohen fruta të mëdha, se për më keq mjaftë nga djemtë asgan i bjerin vlerat e tyre ngaqë bredhin e digjen si langojtë nga bushtra(hasmi).

Pas kënaqësisë së veçantë që ndjeve kur arrita të transkriptoja të 113 proverbat dhe pathënien e fjalorit latinisht shqip të të përndriturit Im zot Frang Bardhi ,ndoqa rendin e proverbave duke u munduar të kuptojë brendinë filozofike që ato i përcillnin nga afro 400 vjet më parë, sofrave të burrave Arbëresho -shqipëtarë ku ato do të përcilleshin. Ishte pikërisht koha kur Shekspiri vinte në skenën e teatri Globus tragjeditë e tij të pavdekshme.Dikush do të mendojë se ç’lidhje kanë ndër veti këta dy njerës të mëdhenj .Përpos bashkëkohësisë ata i bashkon dhe misioni dhe përgjegjësia e secili për bashkëkombësit e tij .
Shekspiri u ndritëte udhën bashkëkombasve për epokëne re që lindte në Anglinë e fillim shekullit të17 të ,ndërsa i përndrituri Im zot Frang Bardhi kërkonte,sadopak, të përhapë dritën e diturisë dhe të përshkëndijoje lirinë në ndërgjegjen e fjetur të shqipëtarëve duke pasur si kryefjalë adhurimi për zotin dhe domosdoshmërinë e njohje së vetvetes.
Hirësia e tij Frang Bardhi e ndjente se po rrezikohej gjithçkaja e aritur deri atëhere nga arbëneshët e tij, e për më zi, të tjetërsohej e të mbulohej nga tisi i harresës .Shkaku- thotë Ai -ka shumë arësye .
Për të mos u bëre preh e rrethanave historike e fatalitetit që rezervonte atyre çasti historik ai propozon që gjykimi të bëhet urtësisht dhe duke zgjedhur fjalën e përçueme .Nisur nga rrethanat e interesat,në të cilën ndodhen njerëzit, ai thotë,se gjinden shumë lloje njerëzish .Pos gjendjes katastrofike ,prej lisave(burrave) kërkohen fruta të mëdha, se për me keq mjaftë nga djemt asgan , po i bjerin vlerat e tyre ngaqë bredhin e digjen si langojtë nga bushtra(hasmi).
Ai u kujton burrave arbëresh se një nga të këqiat që rëndon më shumë është :padituria që të pengon të bëhesh zot i vetes , I keqi(bashkëpunëtori) është si majmuni që nuk zihet në lak.
Imperativ i kohës është që të mos i hapin synë armikut Me të keqen,edhe mund të bashkëjetohet për rrethanat dhe momentin, por në asnjë mënyre te mos bashkëpunohet.Rrugëdalja nga e keqja është bashkimi, për të gjetut fuqinë,sepse armiku plak kurrë nuk të bëhet mik dhe në t’u bëftë nuk bëhet i drejtë.
Të keqen më të madhe Frang Bardhi e sheh të padituria ,e cila është më mirë të heshtë dhe të mos i jepet arësye.Është koha të lihen fjalët dhe të hidhet ne veprim,burrat vlerësohen nga bëmat.Organizimi i pavarsisë e sheh si një mjeshtëri,që duhet mbajtur e fshehtë.Në rolin e një udhëprisi të vërtet ai porosit : -duke harruar të shkuarën - duke harruar ç’ka s’të ka hije dhe nuk të përqaset e ç’ka të sjell dhimbje.Ai mendon, se është domosdoshmëri sacrifica dhe flijimi, kur e lyp nderi dhe liria e atdheut edhe prej çdokujt kërkohet të pranojë më mirë vdekjen,se sa përjetimin e rrezikut të vazhdueshëm.
Është detyrim i gjithëkujt prej zogjëve, si edhe e bilbilit ,që ta sjell pranverën . Gjithkushi e dëshiron atë që i mungon. Gjithkush sheh të mirën e vet . Por,të keqen e sheh te udhëheqësit, se peshku qebet nga koka,e nuk dyshon se mbarësi e njeriut duket që në te ritë e tij. Asht si molla që nuk bje larg mollës dhe njeriu duhet të mos i shërbej të tjerëve .
Çdo gjë duhet ta bësh në kohën e duhur ,duke i mendur mirë gjasat,se ngutja,ngjason me bushtrën , që ngutet me pjellë e bën këlysh të verbër.Për të arritur në ç’ka vendos duhet punosh me mend, të shmangësh ndasitë,të lidhet besë,sepse të marrët , të marrë vdesin.
Frang Bardhi është njohës i mirë i qëndrimeve e mendësisë së njeriut të kohës së tij.Duke dëshirur të eksploroj në shpirtin e tij bën një paraqitjeje të karaktereve e tipave të kohës
Njeriu duhet të jetë syçel, që të njoh mikun e vërtetë nga miku i remë;të mos flasë shumë;të mos bëj keq se do ta gjej në shtëpi dhe të mos harroj asnjëherë se jemi bijë të vdekjes ,turpërimi dhe korritja e tjetri lahen për kokë.
Nderimi i vetvetes është një gurë peshe, që do të përdorin të tjerët .Njeriu mund të humbas në se nuk ruhet nga rreziku i ujit ,zjarrit dhe femrës e sidomos nga kjo e fundit se kush ha shumë piper nuk dindet së ngrëni lakra .Por, gjithkush duhet t’i friket shpageses,sepse femra e bukur dhe vera e ëmbël janë helm.
I vobegti ishte në vemendjen e të ndritshmit Frang Bardhi Ai e konsideron atë një gurë të murit shoqëror.Është përgjegjësi njerëzore,për t’u përkujdesur për të ,se puna e tij e bën bukën e bardhë..
Ai troket edhe në ndërgjegjen e artyre,që shërbejnë të tjerëve duke ju kujtuar se mjalti shumë here bën të lëpimë gishtat e ndaj atyre që mundohen të të bëjnë gropën uron, që të bihen vet brenda .
Për Frang Bardhin kishte ardhur koha për të shijuar miellin e lirisë gjë që duhej bërë pa drojtje dhe me vendosmëri, duke bërë vlerësime të urta të situatës, për të zgjidhur lëmshin,duke u ruajtur nga pabesitë e shigjetave vrastare ,nga shurdhësia e njerzve.Ai godet verbërinë e tyre duke e konsideruar verbërinë vetvrasëse. Liria është çasti më i bukur e vështirë ta kesh,se kërkon fli. Dashuria për liri duhet të tregohet me përpjekje dhe bashkim,se të nderuar nuk të bën pasuria. Robëria zhduket duke shporrur dhunën nga njeriu,nga që jetën nuk është e drejtë tja marrish tjetrit kur nuk ja ke dhënë.Ta falësh jetën për atdhe është paja më ëmbël,që ke mare ndonjë here.
E vërteta e lirisë nuk i pëlqen në mënyrë te veçantë hasmit, që si ujku qimen e ndëron po zakonin nuk e harron.
Është i paqëm edhe me ata njerëz që, me apo pa dashje, janë vënë në shërbim të të huajve duke ju kujtuar se mund të shkoj i njomi me të thatin e s’duhet me i zënë besë ujit dhe hasmit .
Gjëja më e drejtë është të respektosh zakonet e vendit .Për zotin e shtëpisë është dhunë që të jet shërbëtor në shtëpinë e vet.
Tradhëtia është si një shigjetë e shtime që nuk të jep nder dhe që ka një fund të trupshëm ,si të bësh do të gjesh .Marrëzi është të mos duash ta kuptosh
Vuan ai komb të cilit i mungon burrëria e si ta vlerësosh veten ashtu kanë për të të vlerësuar të tjerët . Nuk ka më vlerë të kuptosh vetëm kur të kesh humbur gjithçka se është varfëri dhe robëri e dyfishtë.S’duhet me lujt si i marri me gurët mbi kokën se e pëson duke të rënë kresë.Sado i vogël në dukje çdo përpjekje per mëmëdheun vlen më shumë se një punë për luanin (perandorinë) tashmë të coftë.
Të gjithë duhet të bëjnë detyrën ndaj atdheut.
Me të 113 të thëniet, I përndrituri, Im Zot Frang Bardhi përurohet si shënjtërues i testamentit të lirisë

pershtati dhe eseja Stavri Trako
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. Empty Marin Barleti

Mesazh  r_3 Tue Nov 23, 2010 11:25 pm

Marin Barleti (1460-1513)

--------------------------------------------------------------------------------

Historiani i shquar Marin Barleti është figura më e madhe e lëvizjes së humanistëve shqiptarë të shekujve XV-XVI. Ai lindi rreth vitit 1460 në Shkodër. Fare i ri, më 1478, mori pjesë me armë në luftën për mbrojtjen e qytetit të lindjes nga rrethimi i forcave osmane. Heroizmi i bashkatdhetarëve i mbeti në sy e në mendje, derisa e përjetësoi në veprat e tij historike kushtuar luftrave për të mbrojtur atdheun "nga kujtimi i të cilit,- shkruan ai,- tani përtërihem si për mrekulli, por edhe për të cilin s'mund të shkruaj pa lot në sy". Rënia e Shkodrës, që ishte një nga kalatë e fundit të qëndresës shqiptare pas vdekjes së Skënderbeut, e detyroi Barletin, si shumë të tjerë, të mërgonte në Venedik me 1504. Por vepra që i dha emër Barletit në kulturën shqiptare dhe në botë ishte "Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut", shkruar në latinisht dhe e botuar në Romë rreth viteve 1508-10. Kjo vepër në kohën e vet u ribotua latisht tri herë, u përkthye në shumë gjuhë evropiane dhe u bë burim i një literature të gjerë për heroin tonë kombëtar, të shkruar në gjuhë të ndryshme të botës, që nga italishtja, spanjishtja, rusishtja, frengjishtja, greqishtja e deri në japonisht. F.S.Noli ka shkruar me të drejtë se vepra e Barletit "fitoi këndonjës anembanë botës dhe e bëri të pavdekshëm kujtimin e Skënderbeut në Evropë".
Popullariteti i madh që gëzoi vepra shpjegohet me dy arsye: e para lidhet me subjektin që trajton, me figurën e Skënderbeut, e cila u bë e njohur dhe legjendare qysh në kohën e vet; e dyta qëndron në forcën dhe bukurinë e stilit me të cilin ajo është shkruar, një stil që të rrëmben.
Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut është, në rradhë të parë, një vepër historike, por e shkruar nga një dorë mjeshtri. Stili i gjallë dhe elegant me të cilin e ka shkruar Barleti, e bëjnë atë një vepër edhe me vlerë letrare. Këto vlera qëndrojnë në gjuhën e pasur dhe në figuracionin e pasur, në mjeshtërinë plastike të vizatimit të figurës së Skënderbeut, në frymën patetike dhe vrullin tronditës që përshkon tregimin, si dhe në bukurinë, gjerësine dhe lehtësinë e frazës. Vepra e Barletit përshkruan historinë e luftrave heroike të shqiptarëve, të udhëhequr nga Skënderbeu, kundër hordhive osmane. Atë e përshkon nga fillimi në fund ndjenja atdhetare, krenaria e autorit për vetitë luftarake të popullit të vet, dashuria dhe adhurimi për heroin, që i dha emrin një epoke të tërë në historinë e popullit shqiptar.
Vlera më e çmuar që gjen Barleti te bashkatdhetarët e vet, është dashuria për lirinë, për trojet amtare, vendosmëria për të dhënë edhe jetën për mbrojtjen e tyre.
Nuk ka gjë më të çmuar për njeriun sesa atdheu, nuk ka detyrë më të shenjtë sesa lufta për ta mbrojtur atë nga i huaji. Kjo është një nga idetë e mëdha të veprës. Kryeni detyrën ndaj atdheut, për të cilin asnjëherë nuk duhet kujtuar se është derdhur gjak, se është luftuar sa duhet, sepse dashuria për të ia kalon çdo dashurie tjetër, shkruan Barleti.
Duke folur për qëndresën e shqiptarëve gjatë shekullit XV, Barleti ka vënë në qendër të veprës së vet protagonistin dhe heroin e saj qendror Gjergj Kastriotin. Kjo figurë është vizatuar me dashuri e ngjyra të gjalla; ajo është dhënë me tiparet që ia njeh historia, pra gjithmonë në frymën e humanizmit e të konceptit humanist për njeriun dhe luftëtarin e lirisë.
Barleti e jep Skënderbeun si personifikim të heroit që mishëron forcën e njeriut, aftësinë dhe bukurinë fizike e morale të kësaj krijese të mrekullueshme, sipas botëkuptimit humanist. Figura e tij del madhështore, si një hero legjendar, simbol i çlirimtarit dhe i mbrojtësit të lirisë, prijës i një populli luftëtar e trim , të dashuruar deri në dhembje me trojet e veta dhe me lirinë.
Luftëtar i ashpër dhe prijës me një zemër të madhe njerëzore, madhështor dhe legjendar - e tillë të mbetet në mendje figura e heroi , skalitur si me daltë nga pena e Barletit.
Në veprën "Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut„ autori mbron të drejtën e një populli për të jetuar i lirë, himnizon njeriun dhe forcën e tij, heroizmin njerëzor dhe dashurinë e natyrshme për trojet e të parëve.
Duke qenë një vepër historike, libri i Barletit ka rëndësinë për të dhënat dhe faktet që sjell. Pa këtë vepër historiografisë për Skënderbeun do t'i mungonin burimet e para, që e kanë ushqyer dhe vazhdojnë t'a ushqejnë edhe sot. Në disa raste, i rrëmbyer nga entuziazmi që i shkakton kujtimi i ngjarjeve heroike që përshkruan edhe urrejtja për pushtuesin, Barleti i zmadhon ngjarjet e‚ sidomos ndryshon shifrat e pjesëmarrësve në luftime. Por, prapëseprapë, në thelb dhe në frymën e saj të përgjithshme vepra i përmbahet së vërtetës historike.
Me librin e tij Marin Barleti qëndron në fillimet e letërsisë shqiptare, e cila e nis udhën e saj me një vepër të përmasave të mëdha. Kjo vepër është shkruar në latinisht, që asokohe ishte gjuha e kulturës në Evropë, por ajo i përket kulturës shqiptare, jo vetëm se është shkruar nga një shqiptar, por se është bota shqiptare që i ka dhënë jetë këtij argumenti madhështor të kulturës së hershme të këtij populli të lashtë.


--------


Humanist i shquar, historian, i pari autor i njohur dhe një nga më të mëdhenjtë e letërsisë së vjetër shqiptare. Për jetën e tij dihet fort pak. Lindi në Shkodër, përjetoi, ende i parritur, rrethimin e parë osman të qytetit, ndërsa në rrethimin e dytë, më 1478-79, mori pjesë me armë në dorë në mbrojtjen e vendlindjes. Pas rënies së Shkodrës jetoi në mërgim si prift në trevat venedikase. Këtu plotësoi kulturën e tij humaniste dhe u bë një njohës i thellë i letërsisë klasike dhe i gjuhës latine, në të cilën shkruajti veprat e veta. Në mjedisin e të mërguarve të shumtë shqiptarë, mjaft nga të cilët kishin qenë bashkëluftëtarë të Skënderbeut, fitoi njohuri të gjera për epokën e heroit dhe luftën e madhe të popullit shqiptar për liri, të cilat i zgjeroi edhe me të dhënat e literaturës.


Prej Marin Barletit njihen tri vepra; Rrethimi i Shkodrës (De obsidione Scodrensi, Venedik 1504) jep historinë dramatike të luftës për jetë a vdekje të banorëve të qytetit të rrethuar për një vit nga osmanët. I mbështetur në shënimet e kujtimet e veta si dhe të pjesëmarrësve të tjerë, libri jep një tregim të saktë të ngjarjeve politike-ushtarake, por sidomos të aspektit të brendshëm, të vetëdijes së lartë patriotike të banorëve të qytetit. Vepra pati tre ribotime latinisht dhe 5 përkthime në gjuhë të tjera.

Vepra madhore e Marin Barleti është Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut (Historia de vita et rebus gestis Scanderbegi, Romë midis 1508 dhe 1510). Ajo e tregon autorin si një shkrimtar të nivelit të lartë dhe si historian që përpiqet të ndërtojë kuadrin e saktë të jetës së heroit dhe, me gjithë vështirësitë objektive për të siguruar burimet, jep njohuri të gjera për «Ç'ka ngjarë në shek.XV dhe çfarë zhvillimi ka pasur në atë kohë shoqëria jonë, fshatarësia shqiptare, jo vetëm nga ana historike, por edhe nga ana kulturore, ekonomike dhe drejtime të tjera».

Shkurtore e jetës së papëve dhe perandorëve (Compendium vitarum pontificum et imperatorum, Venedik 1553) është vepra e vetme e Marin Barleti që nuk ka të bëjë me historinë Shqiptare, përveç parafjalës-kushtesë për Pjetër Engjëllin, një nga bashkëluftëtarët kryesorë të Skënderbeut, i cili e pat nxitur dhe ndihmuar autorin në punën e tij. Vepra i përket Marin Barleti vetëm për pjesën që arrin deri në vitin 1512, kurse vazhdimi është prej një dore tjetër. Është pikërisht kjo datë që na lejon të caktojmë datën e vdekjes së Barletit rreth këtij viti.

Pavarësisht nga një varg dobësish që janë karakteristike në përgjithësi për historiografinë humaniste, siç është fryma panegjirike, fjalimet ekzaltuese që u vihen në gojë heronjve, imitimi i autorëve klasikë deri në hollësitë, pavarësisht nga pasaktësitë kronologjike dhe mungesa e të dhënave për faza e ngjarje të tëra, veprat e Marin Barleti qëndrojnë si një burim i dorës së parë e i pazëvendësueshëm për historinë e shek.XV të Shqipërisë, si dhe të Evropës Juglindore. Krahasimi me të dhënat dokumentare që kemi në dorësot, na jep të drejtë të themi se nuk qëndrojnë kurrësesi vlerësimet negative të bëra në të kaluarën për vlerën e Marin Barleti si burim. Koncepti i lartë i Marin Barleti për historinë e vërteton atë si një mendimtar të shquar, tek i cili kleriku zhduket prapa humanistit; historia për të ishte fryt i veprimit të njerëzve dhe jo të fuqive hyjnore. Veprën e vet ai e mendonte si një përmendore që ia kushtonte luftës për liri të atdheut dhe popullit të vet; ajo nuk do të kishte një funksion thjesht estetik, por do t'i shërbente së vërtetës, si mësuese e jetës, që do t'i mësonte njerëzit për «të hapur sytë e për të drejtuar si duhet punët e njerëzimit. «Historia e Skënderbeut» e Barletit u bë burimi më i rëndësishëm, nga ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e luftërave të lavdishme të popullit tonë nën udhëheqjen e Skënderbeut dhe frymëzoheshin për përpjekjet e tyre për shpëtimin dhe lirinë e Shqipërisë.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. Empty Pjetër Bogdani pene e arte në letersine Shqiptare

Mesazh  r_3 Tue Nov 23, 2010 11:35 pm

Pjetër Bogdani ( 1625 - 1689 )

Kendonj birre madh
Sibila delfika
Sibila persika
Sibila samia
Kenge per P. Bogadanin



Kendonj birrë madh

Kendonj Birrë madh mbë Diellt' të lumit Atë,
Qi dergoj gjiut se vet për të shelbuem;
Veshunë ndë Mish,e gjak bam i begatë,
Ndë dy natyrë ngjeshun e fort shterguem,
Me pushtet të madhë,sa për mot të gjatë
Rreth shekullit të shelbon tui besuem,
Se ky i verteti Krisht Hyj,e Nieri
Ashtë,e si leu ndër ne Virgjinet Mri,
Xihariq me dhanë nji Pëllumb derguem,
Qiellsit kur vo bashkë ndë Iordant' të bardhë
Me të Shë Gjonë lum meu pagëzuem
Ashtu Sibila thotë,se ka për t'ardhë
Fajtërorët me grisem,e me shelbuem.
Posi vjollëxa ndë dimënë pa mardhë
Ndërshen: e si Njegullatë palë,palë,
Reza n'Dielli përzë,tue dhanë Malë,
Të Dërejtë jete,e udhë të pamashtri
Shekullit,qi shpie mbë Qiellt ka me mspuem
Gjyq t'amëshuem pa me kallëzuem.
Shelbues yt Rëshit kur plot memeni,
Ka me dalë ende Kryqa ndrykë nalxuem,
Lum,o Dru,e bukura,pa ndonji leqe,
Ku mplaki u çrish,e s'mbet as nonji e keqe.


(1685)





Sibila delfika

Vajtonj unë e mjera nji të madhe gjamë,
se Krishnë mbë Kryqt rrafun e keq shëmtuem,
shuplaka,grushta,helm'e uthull dhanë:
përgjegjun shtatnë plagësh e irënuem
Izraeli mbë dhe keq nuk la pa i banë;
patërshanë ende mbë Kryqt depëruem:
vdekun s"amësë mbë prehënë ia dhanë,
zemërën tu' i shituem anë a pr'anë.


(1685)





Sibila persika

Kumbon zani malesh e këlthet ndë shkretëti,
zihariq me dhanë e udhë të drejtë
shekullit me çelë,e fajevet për mengji
pagëzimnë predikon,mbë këtë jetë
kuj do me shelbuem pa rrenë e sherregji,
ndë Parrisit vend të gjanje si do vetë,
tue trusun kryet e asaj bishë,
mirë t'u bamë e shpesh tu votë n'Kishë.


(1685)





Sibila samia

Sion se Peshtriku Mal Prisrend mai nalti
Falemi s nteje Ligja ka me dalë,
Kur Apostuitë Krisht' ambl'i përmjalti,
Me të dashunë Kungim,e Shenjtë fjalë.
Ende Vajza ngiat ty derguem se nalti,
Leu Djalinë Kërthi,qi neve na mpsoj:
Jevrejt' e marrë Hyjnë tand derguem,
Kryetë ja deperton Ferrash rethuem.


(1685)
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. Empty Vecorite dhe rendesia e Pjeter Bogdanit

Mesazh  r_3 Tue Nov 23, 2010 11:39 pm

Veçoritë Dhe Rëndësia E Pjetër Bogdanit Sipas Kritikës Bashkëkohore Shqiptare

Me rastin e 300-vjetorit të vdekjes së Pjetër Bogdanit, më 1989, Redaksia e Botimeve e "Rilindjes" në Prishtinë botoi veprën e tij "Çeta e profetëve".
Që në hyrje të analizës së vepres ceket se duke filluar prej Pal Engjëllit, autorit të Formulës së pagëzimit (1462), e deri tek De Rada, Pjetër Bogdani zë një vend qendror në gjithë letërsinë shqiptare, sidomos si prozator i madh, e njëherësh si poet, filozof, shkencëtar, teolog, etj. Eqrem Çabej e vlerëson si një stilist të rrallë, i cili arriti nivelin e lartë të përsosshmërisë gjuhësore dhe artistike.
Aty ceket edhe se vepra në fjalë e P. Bogdanit është vlerësuar si një nga "kryeveprat e letërsisë shqiptare" dhe se vlerat e larta filozofike (teologjike) dhe artistikoletrare të saj imponuan që vepra të botohet në qendrën më të njohur të Rilindjes evropiane, në Padovë. Vepra gjeti interesim edhe tek lexuesit jashtë gjuhës shqipe, sidomos në Itali. Në Palermo të Italisë, tek arbëreshët, shërbente si libër shkollor, e po ashtu ceket se edhe gramatika e parë e botuar në gjuhën shqipe qe mbështetur në alfabetin e Bogdanit, ngase ai ishte më i përsosur se i Budit dhe i Bardhit. Pra, përmes fjalorit dhe Gramatikës, që në një mënyrë u hartua mbi bazë të veprës së P. Bogdanit, u vu.në themelet për mësimin e gjuhës shqipe.
Këtë vepër të madhe, të njeriut të madh, sipas A. Stratikoit, duhet marrë si objekt të denjë për studime të mëdha jo vetëm shqiptarët, por edhe dijetarët e kombeve të tjera. Mijatoviqi, p.sh., mahnitet me pasurinë e detajeve dhe qartësinë e veprës dhe i duket gati e pabesueshme që një vepër e tillë të ketë mundur të shkruhet në shek. xvn, gjë që, siç e thotë ai, tregon pasurinë e gjuhës shqipe, pasi ka mundur te thuhen shqip gjithë ato tema abstrakte që thuhen edhe italisht.
Mijatoviqit dhe mund t'i duket e pabesueshme, kurse ne për një çast edhe mund të krenohemi me këtë thënie të tij, por kur të kujtohemi se ne kemi prejardhje shumë të hershme dhe traditë mijëravjeçare, si pasardhës të popullit të lashtë ilir, atëherë thënia e Mijatoviqit më tepër na tingëllon si një ironi e idhët sesa një befasi jona e këndshme me të cilën e kënaqim mikun. Fundi i fundit kultura 2000-vjeçare, e cila pretendohet se na takon, nuk do të duhej të linte hapësirë për t'u befasuar miku Mijatoviq. Por, ne dimë që të gëzohemi si fëmija kur mendojmë se dikush është duke na lavduar.
Sa u përket të dhënave jetësore për Bogdanin, aty thuhet se pas kryerjes së shkollimit fillor dhe të mesëm, si dhe pas përfundimit të studimeve në Loreto apo Padovë, ai u shugurua prift, e pastaj sërish shkoi në Itali për studime të Farta në teologji dhe filozofi, por talii në Romë, ku edhe doktoroi. Me t'u kthyer punoi si ipeshkëv i Shkodrës 21 vjet dhe kishte nën mbikëqyrje edhe argjipeshkvinë e Tivarit.
Gjatë udhëheqjes së tij me selinë e Shkupit shkroi dhe botoi "Çetën e profetëve". Po ashtu thuhet se ishte kundërshtar i rreptë i turqve dhe i metodave të tyre që përdornin kundër popujve të shtypur, sidomos kundër klerikëve, dhe se në bazë të marrëdhënieve që kishte me Romën dhe Vjenën, angazhohej për një kryengritje gjithëpopullore. Ai personalisht e kishte pritur komandantin e ushtrisë austriake dhe e kishte përcjellë gjer në Prizren, ku gjenerali sëmuret nga murtaja, vdes dhe varrosetnë në një kishë në Prizren. Pas një viti, më 6 dhjetor 1689 nga e njëjta sëmundje vdes në Prishtinë edhe P. Bogdani.
I nipi i P. Bogdanit, Gjergj Bogdani, më 20 dhjetor 1689 përmes një letre dërguar në Romë bën me dije se trupin e P. Bogdanit, arqipeshkëvl, turqit e kishin nxjerrë nga varri dhe ua kishin hedhur qenve në tregun e Prishtinës. Kjo është pak a shumë historia jetësore e cila na jepet për Bogdanin.
Sa i përket historisë së krijimit të veprës, aty ceket se ajo fillon prej 25.6.1675, kur ai me një leter dërguar Kuvendit të Propagandës kërkon për t'ia shtypur veprën. Megjithatë, thuhet aty, vepra iu shtyp në Padovë, tek më 1685, pasi që e kishte përkthyer edhe në italishte dhe pranuar që të shkruhet posi një fjalor në dy shtylla italisht e shqip, çka u prit mirë edhe tek lexuesit italianë, e që bëri që ajo të botohet edhe në dy botime të njëpasnjëshme (1691, 1702).
Botimit të parë të veprës i paraprijnë 23 parathënie dhe përkushtime të autorëve të ndryshëm në gjuhën shqipe, italiane dhe serbokroate, cka thuhet se ishte një dukuri e rrallë e kohës dhe paraqet përkrahjen nga personalitete të ndryshme të vlerës së madhe të veprës dhe respektin ndaj autorit.
Edhe Bogdani, thuhet aty, i shkroi tri parathënie, në të cilat paraqet motivet kryesore që e frymëzuan që të shkruante veprën, idealet e larta njerëzore dhe patriotike, ngase "po dergjet atdheu në robëri të errët, i verbuar me dy palë mjegulla të zeza mbi faqe, qëjanë mëkati dhe mosdija".
Në letrën "lexuesit të nderuar" thotë: "Nuk shkrova për lavdin tim, por për dobi të shenjtës fe".
Shtatëmbëdhjetë përkushtimet dhe tekstet e tjera ngrisin lart fytyrën e Bogdanit dhe veprën e tij, ngase patriotizmi dhe humanizmi i Bogdanit dhe i veprës, si dhe përcaktimi i tij në luftë konsekuente kundër turqve dhe angazhimi i tij organizativ për rezistencë, siç thuhet, i paska frymëzuar këta poetë që ta krahasojnë me Skënderbeun dhe epopenë e tij të lavdishme.
Për t'u vërejtur më mirë madhështia e Bogdanit, fillohet të numërohen gjuhët të cilat i ka njohur ai e që ishin: italishtja, latinishtja, greqishtja (e vjetër), serbokroatishtja, turqishtja, si dhe (për nevojat e biblikumit) hebraishtja, arabishtja, armenishtja dhe sanskritishtja dhe jepet për t'u kuptuar se ndoshta e njihte edhe frëngjishten dhe gjermanishten.
Në fund, si përfundim i qëndrimit kritik për veprën "Çeta e profetëve" qëndron:
"Vetëm vetëdija dhe besimi i thellë në forcën e gjuhës shqipe, këtë intelektual dhe patriot të madh e shtyri të shkruajë një vepër kaq të madhe. Në personalitetin e tij duhet parë gjeniun në punën e tij: shkriu dijen e kohës së përparuar, artin e vet e vuri në mbrojtjen e idealeve të veta, duke ia kushtuar në radhë të parë kombit.
Prej vlerave të shumta shencore dhe artstiko-letrare të veprës së P. Bogdanit dallohet trajtimi dhe vendosja e drejtë e çështjeve etnopsikologjike dhe historike, pasuria e madhe gjuhësore në shtjellimin e lëndës në prozën shkencore, humanizmi i lartë në paraqitjen e realitetit të kohës, filozofia, intelekti i rrallë letrar, etj.
Ai hapi shtigje dinjitoze kah vlerat evropiane, çka shihet në idenë për lëvizjen ballkanike, për liri kombëtare dhe shpirtërore.
I. Rugova shkruan: "Kjo vepër, thënë metaforisht, ashtu si e thotë Bogdani për parimin e tij filozofik, Zotin, është një krua i gjallë, ku mendja dhe shpirti ynë do të gjejë kënaqësi dhe shqetësim intelektual, ku shumëkush mund të marrë ujë, e s'do të shteret lehtë".
Arti i të shkruarit dhe ligjërimit që mishërohet në vepër si tregues i nivelit të kulturës dhe zhvillimit intelektual të tij dhe angazhimi dinjitoz si prijës dhe tribun popullor e ngrisin lart veprën e tij madhore, të lindur në gurrat e një humanizmi të thellë, duke i treguar popullit rrugën e zhvillimit të lirë e të pavarur, andej kah bota e përparuar."
KREU I PARË
Ishte kjo pra, shkurtimisht, reklama ne ngjyra që i bëhet veprës "Çeta e profetëve" të shkruar para më se 300 vjetësh nga Pjetër Bogdani.
Me reklamën e kritikës bashkëkohore cilido lexues do të pajtohej në tërësi, me një të vetmin kusht: që vetë veprën të mos e lexojë fare.
Mirëpo lexuesi ynë, i shtyrë nga një patriotizëm që ia përvëlon shpirtin, e pse jo ndoshta edhe i nxitur nga krimbi i kërshërisë, atij mbreti të dijes, ka mundësi, e sigurisht se edhe do të pajtohet në tërësi me analizën e bërë nga aspekti letrar-historik dhe gjuhësor në përgjithësi, kurse nga aspekti filozofiko-historik, e pse jo edhe humanist dhe njerëzor, po ta lexojë veprën, do të hasë në një konfuzion të thellë dhe në një mospajtim total në mes të reklamës së ylbertë, e cila i bëhet veprës, dhe poshtërsive të cilat i has në vetë veprën.
Pluhuri i filozofisë së hirit tek Boodani, doktor filozofie dhe teologjie, nuk shkëlqen fare si na servohet me dhunë nga bashkëmendimtarët e tij dhe interesxhinjtë e tjerë.
Që në fillim dëshirojmë të cekim se Bogdanit ia pranojmë të drejtën që ta mbrojë besimin e tij, fenë e krishterë, me argumente dhe fakte. Mirëpo, nuk do t'ia pranojmë të drejtën as Bogdanit e as të tjerëve që atëherë kur tezat e tij janë të tejdukshme, kundërthënëse dhe jobindëse, që të drejtën e tij rnbi të vërtetën të provojë ta realizojë përmes fyerjeve të pashembullta të kundërshtarit ideologjik, besimit islam, pa le të jenë ato edhe fyerje prej "humanisti".
Qëndrimi i I. Rugovës se vepra është një krua ku mendja dhe shpirti ynë do të gjejë kënaqësi dhe shqetësim intelektual, po të mos kishte në vete atë vrerin e hipokrizisë, do të të bënte për t'u qeshur. Mbase Rugova kur e ka thënë këtë ka menduar në ateistë, të cilët veprën e kanë marrë për një përrallë të bukur të gjuhës shqipe të cilës, kuptohet, nuki besojnë, pore lexojnënga arsyeja se është një vepër e vjetër e shkruar në gjuhën shqipe. Me këtë rast, si duket, Rugova e kishte harruar popullin e vet shumicë të konfesionit islam. Ai sikur është i tascinuar me germat dhe shprehjet që i përdor Bogdani, ngase janë të shkruara shqip, dhe nuk i është me rëndësi se çka krejt përmban fjalia në vete. E fjalia, qoftë edhe shqip e shkruar, mund të shprehë një të pavërtetë, por edhe mundet që të lëndojë në shpirt.
Konstatimi i tij për shqetësim intelektuai është i vërtetë dhe real, por për kënaqësi do të duhej pyetur 90 përqindëshin e popullit shqiptar! Kemi bindjen se askush nuk do të ndiente kënaqësi po qe se fyhet, qoftë edhe në gjuhën e tij amtare, pra në gjuhën shqipe, siç kemi të bëjmë me këtë rast.
Letra e P. Bogdanit dërguar patronit të tij Barbadik, nga aspekti letrar vërtet është e shkruar bukur dhe e vetmja gjë që i pengon krenarlsë së njohur shqiptare është lajkatimi i tepërt i Bogdanit që i bën atij. Mbase koha do të ketë kërkuar ashtu.
Në "Të primit përpara letrarit " Bogdani thotë:
"Ku lulëzojnë shkencëtarët, letrarët dhe dija, lulëzon e mira". "E duke qenë dheu i Arbërit në mesin e të parëve, nuk mund të qëndroj në hiri të Tinëzot, e as nuk mund të shelbohet pa pasur kush ta ndriçoi në dije e në fe, ngase fej a fitohet nga të dëgjuarit". Pra, të dëgjuarit i nevojitet që të ndriçojë besimin e krishterë, i cili është në vend të parë, kurse patriotizrni nuk duket, porse kuptohet, ngase feja pa njerëz nuk është fe. Pra, patriotizmi tek Bogdani paraqitet tek pas fesë.
Qëllimit kryesor të Bogdanit, propagandimit të fesë së krishterë, si besirn i vetërn idea dhe i drejtë sikur i shmangen me qëllim analitikët e kohës sone, me çka autorit të "çetës së profetëve" i bëhet e padrejtë. Ai parathënien - "lexuesit të nderuar" - e përfundon këto fjalë : "Ta kesh me dije se unë shkrova per njerëz të padijshëm, pra për dobi të shenjtës fe, e jo për lavdin tim", e as për patriotizëm, do të thoshin gojëkëqinjët, kurse, ne qetë konstatojmë: - feja i ishte në vend të parë, pastaj kombi. Themi kështu dhe plotësisht pajtohemi me këtë rradhutje të gjërave primare siç bën edhe Bogdani.
Kur therni kështu, mendjen e kemi tek fakti se fej a si mishërim i së vërtetës, mirësisë dhe drejtësisë për të gjithë njerëzimin, e cila e mëson njeriun për vetveten e tij, prejardhjen dhe qëllimin e ekzistencës, duke i caktuar njëherit rrugët më të mira të zhvillimit të tij individual dhe shoqëror, e fisnikëror dhe përparon moralisht njeriun si personalitet dhe njerëzimin në tërësi pa kufizime kombëtare. Feja, si mësim mbi të vërtetën dhe vetë e vërteta janë sinonim i së mirës dhe të drejtës, kurse për kombin kjo nuk mund të thuhet, ngase kombi në vete përmban çdo gjë.
Të jesh i pastër dhe i vërtetë në besim fetar të drejtë, do të thotë që të integrosh në vete të gjitha virtytet njerezore nga të cilat kanë dobi të gjithë, edhe kombi. Kjo nuk do të mund të thuhet për kombin, ngase pjesëtarë i një kombi është edhe i ndershmi e edhe i pandershmi, hajni dhe mirëbërësi, vrasësi dhe... cilijo? Kombit i takojnë edhe të mirët e edhe të këqijtë, patrioti i vërtetë së bashku me tradhtarët dhe faqezinjtë. Kombi nuk është dhe nuk mund të jetë dëshmi e së mirës, e as e së keqes. Aty edhe pjesëtari më i ndershëm i tij mund të jetë i pandershëm ndaj pjesëtarit më të ndershëm të kombit tjetër, ngase vetëdija kombëtare i dikton që të anojë ne dobi të bashkëkombasit vrasës, e në dëm të njeriut të ndershëm të kombit të huaj. Bindja dhe besimi i vërtetë fetar këtë nuk do ta bënte dhe besimtari gjithherë do ta përkrahte të vërtetën dhe drejtësinë, njeriun si qenie e jo si komb, cka besojmë se paraqet një shkallë më të lartë të moralit nj'erëzor, sesa mund të jetë morali kombëtar.
Dhe kështu, derisa Bogdani shkruan, siç thotë vetë "për dobi të shenjtës fe", meritorët tanë ia dëgjojnë me vëmendje vetëm të rrahurit Mieshtëror të çekanit me germat e përdorura, shprehjet dhe presjet, pa e shikuar fare godinën të cilën e ndërton ai, thuajse Bogdani shkruan për hir të muzikës që lëshon tingëllima e çekanit! Kjo është një padrejtësi e madhe ndaj tribunit të popullit, i cili tenton te renovojë godinën e vjetruar të krishtërimit, e cila po i shembej çdo herë e më tepër para syve të tij të mjegulluar.
I bindur se populli kishte nevojë për atë godinël, ai i përvishet punës për renovimin e sai. Ky ishte qëllimi parësor i tij, kurse mjetet e punës, germat dhe fjalët, presjet dhe pikat etj. i paraqiten vetëm si domosdoshmëri për kryerjen e punës, madje me moton: sa më të mira mjetet dhe veglat e punës, puna më e lehtë dhe më e efektshme.
Kaq sa i përket Bogdanit patriot, qëllimi i të cilit, pra, ishte ngritja e vetëdijes së popullit të tij të paarsimuar dhe të prapambetur prej kohësh për nevojën dhe arsyen e besimit në Tinëzot, pikëfillimin dhe përfundimin e çdo gjëje. Ai këtë popull, i cili sipas bindjes së tij kishte më së tepërmi nevojë, dëshiron që ta edukojë sipas besimit fetar të krishterë, në mënyrë që edhe ai të fitojë dije dhe të fisnikërohet moralisât Për t'i bërë këtë të mirë kombit, ai shkroi shqip, në të vetmen gjuhë të kuptueshme për shumcën dërrmuese të popullatës dhe ç'është e vërteta, shkroi në këtë gjuhë më bukur se paraardhësit e tij, për çka gjithësesi edhe duhet t'i shprehim mirënjohjen tonë.
Por, meqenëse ai nuk shkroi shqip vetëm sa për të shkruar, por shkroi me qëllim të caktuar: - propagandimi i besimit të caktuar fetar, ne duhet bërë analizën e mënyrës së shtjellimit filozofik të qëllimit, gjegjësisht idesë së tij, dhe vetëm pastaj do të na ishte më e qartë madhësia apo vogëlsia bogdaniane si filozof dhe teolog.
Është për keqardhje dhe mashtruese deviza sipas së cilës veprojnë shumica e intelektualëve tanë, e cila gjithherë kërkon, pa përjashtim, që të gjendet një veti e mirë në popull, sado e vogël të jetë ajo, dhe pastaj të zmadhohet me mijëra herë, të zbukurohet gjerë ne fascinim, aq sa fillojnë të të mirren mendtë nga madhështia kombëtare. Kështu, studiuesi i vogël mund të fitojë epitetin doktor i madh, kurse guximtari i rrallë i vërejtjeve dhe pikëtimeve të vetive negative në popull shpallet hiç më pak se tradhtar. Këto janë ato shkëlqimet momentale që sillen rrotull mbi mjerimin e popuilit tonë, pa dijetarë dhe me përplot doktorë shkencash, shkëlqime mashtruese të drejtimit të gabuar në edukim, tërë bardhësi të qelqtë falso, e cila thyhet për të parën mundësi të përvetësimit të pandershëm material.
KREU I DYTË
Kur Bogdani shkroi në "Çetën e profetëve" (shk 1, ligj. 1, par. 2) se - nuk giendet njeti në botë aq shtazarak që do të thoshte se nuk ekziston Hyji, - ai nuk pandehte se mu në gjirin e popullit të tij do të gjenden njerëz të tillë, të cilët si të ditur që shtihen, me shembullin e tyre personal i bien moh këtij konstatimi dhe njëherit vërtetojnë pikën apo paragrafin e shtatë të kësaj ligjërate, gjegjësisht profecinë aktuale të profetit David:
"Detisa njetiu qe me nder, nuk u muar vesh, mi're"po kur u barazua me shtazël e padittira, atyre u përngiait". (Psalmi 40)
A s'është e vërtetë se edhe shkenca jonë, e cila prejardhjen e njeriut e nxjerr mga teoria darviniane, nuk kërkon asgjë tjetër përveç një barazimi të tillë!
Në tërë ligjëratën e parë të shkallës së parë teologjia dhe filozofia e Bogdanit qëndrojnë në lidhje të fortë kohezioni, duke e mbështetur njëra-tjetrën për mrekulli. Mirëpo, me kalimin në ligjëratën e dytë, ku Bogdani dëshiron që në mënyrë filozofike të dokumentojë "si është një Hyj në tri veta", gjërat komplikohen dhe ngatërrohen aq tepër sa ajo që thuhet me një rast si konkludim i prerë, në rreshtin pasues shkatërrohet me tërë vullgaritetin e një sharlatani, çka filozofisë së "hollë" të Bogdanit ijep ngjyrën e nj'ë filozofie mjeruese.
Bogdani filozof shumë shpejt e harron thënien e tij, të cilën e kishte cekur në shkallën 1 dhe ligjëratën 1, paragrafi 21, ku kishte përfunduar:
"Hyji i pakufishëm dhe i përsosur është larg ktijesave, që kanë zënë fïll dire janë të sosura, nuk mund të jepet ndonjë përjetësim në mes të Hyjit dhe njetiut."
dhe e cek shën Augustinin:
Marrim vesh aq sa mundemi, kur nuk mundemi besojmë, dhe vetminë, si ligj njerëzor që të bën përtac, të sillesh posi kafshë e pa të mirë, sic thotë Bogdani, e aplikon edhe në spjegimin e Hyjit të tij, me çka faktikisht vendos njëfarë përjetësimi. Ata të pafetë, siç i quan ai besimtarët e tesë islame, patën aq besim dhe fe sa që kurrë nuk u kujtuan që ta bëjnë një krahasim të tillë të marrë dhe njëherit ofendues.
A ndej nga lind ideja, vazhdon Bogdani, i thonë i Ati, e ideja që lindel i thonë i Biri. I ati, duke u sodittir giithherë në qenien e vet prodhon idenë e vet, te birin, posi njetiut të cilit, duke u sodittit pa ndërpretë në pasqyrë, pandërprerë edh e i prodhohet pamja e tij, gjegjësisht vetvetja.
Së pari, një soditje e tillë e pandërprerë do të ishte monotone edhe për vetë Hyj in dhe, së dyti, me atë soditje apo prodhim të vetvetes si në pasqyrë, do të prodhohej pamja e jo edhe vetvetja, do të reprodukohet një emitim jo i gjallë i asaj vehtjeje hyjnore, një si hije e vdekur e qenies se gjallë ekzistuese. Megjithatë, slç do të shihet më vaine, Bogdani me cdo kusht tenton që këtë tezë mbi trininë ta mbrojë me të gjitha mjetet e mundshme, duke përdorur edhe shprehje të cilat nuk i takojnë fare kulturës së një shkencëtari të mirëfilltë, siç tenton ndokush ta quajë Bogdanin. Aq më tepër na bën për t'u qeshur mendimi që dikush, duke reprodukuar pamjen e vet në pasqyrë asaj pamjeje t'i thoshte: biri ose bija ime!
"Birëria nuk qëndron ashtu se një send lind prej tjetrit, por duke lindur në shëmbëlltyrën e atit prej të cilit lind",
thotë Bo dani, dhe sqaron:
"Lisaave nuk u thonë bijtë e dheut, porfryt i dheut, sepse nukjanë në ngjashmëri me dheun".
Konfuzion i qëllimtë apo gabim i doktorit të filozofisë? Me ç'arsye, meqenëse një send lindka në shëmbëlltyrën e të atit, ai e merr dheun për atë të lisit, e jo lisin atë dhe farën e tij? Është e vërtetë dhe cdo kush pajtohet se lisi nuk është në ngjashmëri me dheun, por problemi as që mund të shtrohet në këtë mënyrë, përveç nëse nuk dëshirohet që të qitet fall. Edhe po të merrej si shembull i atërisë lisi, prapëseprapë nuk do të thuhej: lisi i biri i lisit, ngase atëria dhe bijëria janë shprehje të cilat sidomos kanë kuptim nëse përdoren si shprehje cilësimi tek njerëzimi si qenie e botës së gjallë organikel, e më pak në botën shtazore dhe aspak në atë bimore.
Mendja, sipas mësimit të krishterë dhe shpjegimit filozofik të Bogdanit, është Hyji, kurse ideja e mendjes, që është e ngjashme me mendjen, është i Biri. Shpirti i shenjtë nuk është në gjasim me ta, por sipas vullnetit njedh prej të dyve, andaj edhe quhet jo i biti, por shpirti i shenjtë.
Pra, vazhdon Bogdani, detyrohemi të rrëfejmë se Hyji është në tri veta e një në natyrë, sikur rrota e diellit, rrezja që lind prej saj dhe të nxehtët që njedh prej të dyjave. Rrota e diellit është diell, rrezja që lind prej tij është diell, e të nxehtët që rrjedh prej të dyjave është diell, ashtupra s'janë tre shpirtra, as tre diej, por një shpit i vetëm dhe një diell i vetëm.
Në këto tri veta asnjëra nuk është e para apo e fundit, më i madh apo me i vogël, por të tre në vte janë të njëmendtë dhe të amshueshëm.
Duke u mbështetur në këtë rezonim të Bogdanit, lehtë del të kuptohet se qenia e cila e reprodukon painjen e vet duke e soditur si në pasqyrë është e njëjtë me pamjen e reprodukuar dhe dashurinë që e lidh qenien me vetë pamjen e saj, dhe se asnjëra s'është as e para as e fundit, çka rrjedhimisht le të kuptohet se nga pamja mund të reprodukohet qenia, që s'ka fare logjikë, si dhe që nga dashuria mes qenies dhe pamjes të lindin që të dyja - qenia dhe reprodukimi i pamjes së saj, gjë që po ashtu nuk mund të qëndrojë. S'ka qenie - s'ka as reprodukim. Nga pasqyra e zbrazët nuk mund të prodhohet qenia, kurse për t'u reprodukuar reprodukimi i pamjes së qenies në pasqyrë, duhet së pari të ekzistojë qenia, ndryshe nuk mund të ketë reprodukim. Kjo madje i është e njohur çdo laiku. Po ashtu edhe dashuri në vete, pa qenie, nuk mund të ketë. Prandaj edhe qëndrimi filozolik se këtu nuk kemi të parë as të mbramë nuk qëndron. I pari gjithmonë duhet të ekzistojë, në mënyrë që të tjerët të mund të rriedhin prej tij.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. Empty Veçoritë Dhe Rëndësia E Pjetër Bogdanit Sipas Kritikës Bashkëkohore Shqiptare

Mesazh  r_3 Tue Nov 23, 2010 11:41 pm

Nevoja mbi ekzistimin e të parit shihet shumë mirë edhe tek Bogdani gjatë shtjellimit të ligjeratës së parë në shkallën e parë, atëherë kur Hyji ishte në vete, por me kalimin në ligjëratën e dytë, kur tentohet të shpjegohet ajo që edhe nuk mund të shhjegohet, si është një Hyj në tri veta, atëherë i humbet filli logjikës, e me këtë edhe mundësia për ta gjetur të vërtetën.
Thënia e Platonit, të cilën Bogdani e apostrofon në fund të kësaj ligjërate. për të sforcuar qëndrimin e vet teologjiko-filozofik mbi treshin hyjnor, po ashtu nuk qëndron.
Platoni tha, cek Bogdani:
"Njoha njërin që bëti të gjitha gjërat dhe tjetrin, nga i cili u bënë të gjitha gjërat", me ç'rast mendon në të Atin dhe në të Birin, kurse shprehja - një që bëri - ka të bëjë me idenë si qenie, kurse - nga i cili u bënë - shpreh materien e nënshtruar vullnetit të idesë dhe ndërrimit të formes se saj.
Se ideja në filozofinë platonike është primare, kurse materia shprehet si domosdoshmëri e dorës së dytë, Bogdani e ka ditur. Mirëpo, duke dashur diç krejt tjetër, ai thënien e Platonit e përdor dhelpërisht në atë mënyrë sa lë mundësinë për t'u kuptuar se qysh Platoni paska vertetuar për Atin dhe të Birin. Këtë e kanë ditur edhe papët, kardinalët dhe tërë ajo botë e përparuar sipas teneqerrahjes së inteligjencisë sonë, por heshtën, siç thotë Ahmed Deedati, si minjtë e kishave. Dhe si të mos heshtin kur ai përparim i tyre nuk u mundësonte që në mënyrë bindëse ta dëshmojë tezën e marrë teologjike mbi trininë.
Megjithatë, siç do të na njoftojë më vonë I. Rugova, libri nuk mori vizën për botim, por u botua pas një vargu dredhish të ndërmarra nga tribuni ynë. Gënjeshtrat, mashtrimet, poshtërsitë, si dhe falsifikimet e Bogdanit humanist, tani e tutje nuk do të kenë të ndalur.
KREU I TRETË
Falsifikimi i shkrimit shenjtë - T r i n i a
Gjeneza (kreu 1): "Ta bëjmë njetiun sipas gjasimit dhe shëmbëlltyrës sonë", - Hyji, për të kallëzuat- shoqërinë e tre vetave, thotë bëjmë e jo bëj, shëmbëlltyrën tonë e jo timen. - Kështu e komenton fjalinë Bogdani, dhe për ata që mund të dyshojnë, me nguti vazhdon: Ky interpretim për fenë deklarohet nga Kuvendi i Sirmiensit në kreun 14; "Nëse thotë dikush, meqë është shkruat-, të bëjmë njeriun etj., se nuk i flet i ati të birit, por se ai i flet vetvetes, qoftë mallkuar, lidhui, e mbajtur."
Ç't'i thuhet kësaj klithjeje dëshpëruese të të paaftit, i cili duke mos pasur aftësi për të rezistuar me fakte, kërkon bindje të pakushtimtë, symbyllazi dhe me duar të lidhura përtndryshe të bjer mallkimi… !
Çfarë besimi mund të jetë ky dhe çfarë filozofie është kjo, kur të gjitha degët dhe pipat e arsyes së shëndoshë të trungut fetar i shkurton njëanshëm dhe me mallkim tenton që të mbrojë "bukurinë" e cungut të ngurtë fetar? Në qoftë se pranohet ky besim dhe kjo filozofi, e cila e përjashton arsyen e logjikës së shëndoshë, atëherë feja e krishterë do t'i përngjante një këshillimoreje për memecë, të cilët nuk guxojnë të flasin as të mendojnë, por të cilët kanë vetëm një detyrë: që të binden dhe të mos nxënë kurrë në gojë fjalën logjikë, e cila është mëkatare sa edhe vetë djalli dhe e cila është e përjashtuar nga fjalori kristian!
Kreun 18 të Gjenezës: - "Iu paraqit Zoti ynë Abrahamil dhe iu dukën afër tij tre veta, të cilat ai i adhuroi deli në tokë ditke thënë, 0 Zot, nëse gieta hir në sytë e tu" etj, Bogdani e komenton në atë mënyrë që Zotynë, thotë, është në tre veta njaj Hyj i vetëm, prandaj abrahami atyre tre vetvie u thotë "O Zot", dhe i adhuron për një të vetmin Hyj. Vetëmse Bogdani i mirë, këtu, nuk na e sqaron se cilit nga ata tre veta Abrahami iu drejtua me "O Zot ... ", pasi që ata tre veta do të duhej qenë një i vetmi Hyj, por me pamje të njëjtë të tre vetave. Iu drejtua Atit, Birit apo Shpirtit të shenjtë? Natyrisht se përgjigjja e saktë do të ishte: Asnjërit! Asnjërit nga ata të tre, por vetëm Zotit të vërtetë, i cili edhe pse me pamje nuk ishte prezent, Abrahami Atij iu falënderua për mysafirët e ardhur dhe atij i drejtohet me "O Zot", po sikur ne në raste të ndryshme falënderimi gjatë bisedës me bashkëbisedues themi - "O Zot shyqyr", etj., por me atë rast nuk e titullojmë bashkëbiseduesin. Ose, në raste të dëshpërimit kur bashkëbiseduesit apo grumbullit të njerëzve i thuhet: "O Zot, po ç'po bëhet kështu?!"
Me këtë nuk do të thotë se ne i jemi drejtuar cilitdo nga ata, duke e titulluar dhe njohur për Zot. Prandaj Abrahami nuk iu drejtua asnjërit nga ata tre vetat me thirrjen "O Zot, nëse gjeta hir në sytë e tu" etj., por si mikpritës që ishte dhe i përmalluar për mysafirë, ai falënderoi Zotin për mirësinë që pati duke i sjellë atij vizitues, ngase bindja e besimtarit është se asgjë nuk ndodh pa dijen dhe lejen e Perëndisë.
Megjithatë, duke dashur që me çdo kusht ta dokumentojë trininë, në paragrafin 7 të ligj. iii, shk. I, duke komentuar fjalët e kreut 3 të Eksodit, në të cilat thuhet:
"'Unë jam ai që jam, kështu thuaju të bijve të Izraelit, ai që është më dërgoi mua tek ju. Pastaj u ndal e tha: Ke për tu thënë të bijve të Izraelit, Zotynë, Hyji i Abrahamit e Hyji i Izakut e Hyji i Jakobit më dërgoi te ju, ky emërpër mua është i përjetshëm",
Bogdani thotë: -
Ato fjalë tri herë në Tinëzot do të thotë se ai është në tir veta, ndonëse një në natyrë apo qenie, dhe se të tre vetat janë të përjetshme.
Është e vërtetë se të përsëriturit e emrit Hyj tri herë, si Hyj i Abrahamit, i Izakut dhe i Jakobit nuk është i rastësishëm, po jo për të treguar farë trinie, por për të dokumentuar më bindshëm të vetmin Zot, gjithnjë dhe në periudha të ndryshme kohore, i cili nuk ndërrohet dhe është i përjetshëm. Prandaj ai edhe është Hyj i Abrahamit, siç është edhe me vone po i njëjti Hyj i pandryshuar i Izakut, dhe po ashtu i nj'ëjti Hyj i Jakobit. Me këtë përsëritje vetëm dëshirohet të tregohet pandryshueshmëria e Hyjit në krahasim me ndryshimin kohor të kësaj bote. Këtu, në këtë botë, çdo gjë ndryshon dhe rrjedh sipas ligjeve të caktuara. Njerëzit lindin dhe vdesin, kurse Hyji qëndron, për të gjithë i njëjtë, vetëm një, prej fillimit e gjer në të sosur të çdo gjëje. Ai është ligjdhënës dhe të gjitha ligjet i nënshtrohen atij, kurse vetë nuk u nënshtro het asnjërit nga ato. Kjo dokumentohet me përsëritjet e cekura.
Si do ta komentonte Bogdani fjalinë në të cilën Hyji do të përmendej pesë herë: si Hyj i Adamit, Hyj i Noeut, ngase i njëjti Hyj ishte edhe i tyre, e pastaj të cekeshin edhe tre të përmendurit? Qëndrimin që do ta kishte Bogdani dhe bota e krishterë në lidhje me këtë mundësi nuk e dimë, por arsyen përse u përmend Hyji tri herë e jo pesë, e marrim me mend: bota ishte përmbytur në moshën 600-vjecare të Noeut. Jeta kishte filluar prej së pari dhe gjuhët ishin ndarë në 72 sosh. Abrahami, nga i cili kishte prejardhjen populli izraelit, të cilit përmes profetit Mojse po i drejtohej Zoti, lindi 161 vjet pas kësaj ndarjeje. Nga ai lindi Izaku, e nga Izaku - Jakobi. Oë të tre ishin besimtarë dhe adhurues të një të vetmit Zot, dhe ishin paraardhës të popullit, të cilit përmes profetit Moise i drejtoheshin fjalët e Perëndisë. Prandaj ai edhe ishte Hyj i Abrahamit, paraardhësit të izraelitëve, por edhe i njëjti Hyj i Izakut, po ashtu njëri nga paraardhësit izraelit, si dhe ishte Hyj i Jakobit, i cili s'ishte askush tjetër përveç vetë paraardhësi i drejtpërdrejtë i izraelitëve, d.m.th. i njëjti, vetëm një, i cili është Po ashtu i njëjtë edhe për kohën e Mojsiut kur edhe po i drejtonte fjalët, po sikur kishte qenë gjithmonë i njëjtë edhe më herët dhe sikur do të jetë gjithmonë i njëjtë edhe më vone,porjo në tresh, por njësh, unikat i papërsëritur. Meqë populli izraelit ishte i vetmi popull besimtar, kurse të tjerët ishin paganë, është e arsyeshme që përmenden profetët e atij populli: Abrahami, Izaku dhe jakobi. E Hyji ishte i vetmi Zot në të cilin ata kishin besuar, i njëjti Hyj.
Në paragrafin pasues 8 të shk. dhe ligj. së njëjtë, Bogdani cek se si Davidi profet (psalmi 66) thotë:
"Na bekoftë neve Hyji, Hyji ynë na bekoftë neve" dhe përfundon:
Hyji do të thotë Hyji Ati, na bekoftë neve i Biri, Hyji ynë - dhe duke dashur që të krijojë trininë, fjalisë së Davidit i shton nga vetja - "sepse e bëri njeri, na bekoftë neve Shpirti i shenjtë.
Dhe, natyrisht, këtë trillim të vetëdijshëm dikush e quan filozofi.
Pra, "Na bekoftë neve Hyji, Hyji ynë na bekoftë neve", është thënie e profetit David Shtesa "na bekoftë neve Shpirti i shenjtë" nxirret kinse si konkludim nga një shtesë e mëhershme, "sepse e bëri njeri''
08-23- 2002..

r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. Empty Pjetër Budi

Mesazh  r_3 Tue Nov 23, 2010 11:42 pm

Hyrje

Pjetër Budi është një nga figurat më të shquara të botës shqiptare për kohën kur jetoi. Ai u përket atyre klerikëve, që u dalluan për një veprimtari të dendur atdhetare. Ishte organizator dhe udhëheqës i masave popullore në luftën për çlirim nga zgjedha osmane, përkthyes dhe krijues origjinal në fushën e letrave shqiptare për të mbrojtur identitetin etnik e kulturor të pupullit tonë. Për jetën veprimtarinë dhe formimin e tij intelektual nuk kemi shumë të dhëna të drejtpërdrejta. Edhe ato që dimë, i nxjerrim kryesisht nga thëniet e veta në librat që botoi, veçanërisht nga letra latinisht që i dërgoi më 1621 një kardinali të quajtur Gocadin. Kjo letër është një dokument me rëndësi të veçantë jo vetëm për jetën dhe personalitetin e autorit, por edhe për gjendjen e vendit në atë kohë, dhe mbi të gjitha ajo është një program i plotë për organizimin dhe zhvillimin e luftës së armatosur kundër pushtuesit. Në këtë letër Budi pas hyrjes bën edhe një autobiografi të shkurtër , nëpërmjet së cilës mësojmë dicka të sigurt për jetën e tij.
Lindi në Gurë të Bardhë të Matit me 1566 nga një familje e dëgjuar dhe e vjetër. Mësimet e para dhe formimin e tij intelektual e mori në vend, pranë disa ipeshkevet të ndryshëm, deri në moshën 21-vjeçare. Më 1587 u caktua meshtar dhe shërbeu si famulltar i thjeshtë për 12 vjet në Kosovë dhe me vonë 17 vjet të tjerë si zëvendës i përgjithshëm i dioqezave të Serbisë. Gjatë viteve 1516-1522 bëri disa udhëtime në Itali, kryesisht për qëllime atdhetare si dhe për të botuar veprat e tij. U mbyt në dhjetor të vitit 1622 duke kaluar Drinin, por vdekja e tij nuk ndodhi aksidentalisht; atë e shkaktuan qarqet anti shqiptare, që shikonin tek Budi një atdhetar të flaktë dhe një nga organizatorët e luftës së popullit për çlirim nga zgjedha e huaj. Këtë e vërteton më së miri aktakuza me të cilën hidhet në gjyq personi që thuhet se e shkaktoi këtë vdekje dhe aktet e gjyqit përkatës. Në këtë mënyrë Budi është një nga martirët e parë të kulturës shqiptare.
Gjatë 29 vjetëve që shërbeu në vise të ndryshme, i veshur me petkun e klerikut, Pjetër Budi u shqua edhe për një veprimtari të dendur atdhetare. Ai gjithë jetën dhe energjitë e tij ia kuhstoi çlirimit të vendit. Hartoi plane për dëbimin e pushtuesit dhe u përpoq të siguronte edhe ndihma nga Vatikani e nga vende të tjera. Ai bënte pjesë në atë shtresë të klerikëve, që u lidhën me krerët e fiseve shqiptare dhe iu kundërvunë jo vetëm sundimit të egër osman, por edhe Vatikanit, kur ishte fjala për çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj dhe ruajtjen e vetëdijes kombëtare të popullit shqiptar. Clirimin dhe shpëtimin e vendit Budi, e shikonte te fshatarësia e lirë, sidomos te malësorët, të cilët nuk u pajtuan asnjëherë me pushtimin dhe e vazhduan me ngulm qëndresën e tyre.
Siç del nga letra që i dërgoi Gocadinit, misioni kryesor për të cilin ai shkoi më 1621në Romë, ishte që të bëhej zëdhënës i kërkesave të shqiptarëve dhe të kërkonte ndihma. Letra e tij është një projekt i një kryengritjeje të armatosur që një klerik ia drejton një kardianli dhe organeve të administratës kishtare për të kërkuar ndihmë për popullin e tij, që të çlirohej nga zgjedha e huaj. Ndër të tjera shkruan: "Kur u nisa prej këtyre vendeve, fort m'u lutën ata kryetarë fisesh, si dhe disa kryetarë myslymanë, që t'ia shfaqja Papës ose ndonjë princi tjetër këtë dëshirë të tyre e t'u lutesha që të na sigurojnë mbrojtje e ndihmë … për t'u çliruar. Dhe jo vetëm të krishterët, por edhe të parët e myslimanëve… Të gjithë duan të dalin një herë e mirë prej kësaj gjendjeje të mjeruar ose të vdesin me armë në dorë. Grushti që do të marrë Turqia këtu, do të jetë ndihmë edhe për polakët„ .
Por shpresat e tij, si gjithmonë, mbetën të zhgënjyera. Megjithatë, ai asnjëherë nuk u ligështua. I dëshpëruar nga mosrealizimi i planeve të tij, iu vu punës për të përkthyer e botuar veprat e veta në gjuhën shqipe. Budi është i pari nga klerikët që do të thotë se perëndia nuk e degjon atë që i lutet në gjuhë të huaj, atë që përsërit vetëm fjalë boshe pa i kuptuar ato që thotë. Me këmbëngulje dhe përpjekje të mëdha arriti që më 1618 të botonte në Romë veprën e parë "Doktrina e krishtenë„ dhe më 1621 dy veprat e tjera "Rituali roman" dhe "Pasqyra e të rrëfyemit". Veprat e Budit janë kryesisht përkthime ose përshtatje të lira tekstesh fetare, por qëllimi i botimit të tyre është, në radhë të parë, qëllim komëtar. Ato do t'u shërbenin klerikëve në Shqipëri për ngritjen e tyre profesionale në shërbesat fetare, por më tepër do t'i shërbenin ruajtjes së gjuhës shqipe, që shprehte në atë kohë shtyllën kryesore të kombësisë, do t'u shërbenin përpjekjeve për çlirimin e vendit, zhvillimit e përparimit të arsimit dhe kulturës së popullit shqiptar, që ky të mos mbetej më prapa se popujt e tjerë. Për qëllimin dhe rëndësinë e tyre autori është i vetëdijshëm kur thotë se librat shqip do t'i shërbenin kur të kthehej në viset e Shqipërisë për të pregatitur kryengritjen e përgjithshme dhe për të fhsehur në sy të pushtuesëve këtë veprimtari të lartë kombëtare. Po të studjohen me kujdes veprat e Budit, duket qartë se shpesh herë ai del jashtë tekstit origjinal nga përkthen dhe përshkruan doke e zakone shqiptare, të cilat janë krijime origjinale në prozë. Kjo gjë bie më tepër në sy në veprën "Pasqyra e të rrëfyemit", që ka një rëndësi të veçantë edhe për historinë e etnografinë. Në faqet e fundit të veprës autori ka vendosur një letër të gjatë, afro 70 faqe ku shkruan plot dashuri për atdheun e popullin dhe ankohet për mungesën e shkollave dhe për klerin që nuk përpiqej t'u hapte sytë bashkatdhetarëve. Deri më sot letra është konsideruar si proza e parë origjinale në letërsinë shqiptare, që buron drejtpërdrejtë nga zemra e një atdhetari. Kjo e bën Budin shkrimtarin e parë të letërsisë shqiptare që lëvroi prozën origjinale. Në këtë letër pasqyrohen elemente të jetës shqiptare të kohës dhe ndihet shqetësimi i klerikut patriot për fatet e popullit e të gjuhës së tij amtare. Budi përshkruan traditat e zakone shqiptare, por, mbi të gjitha, ndalet në gjendjen e mjeruar ku e ka hedhur pushtimi i huaj dhe padija e popullit të vet. Për këtë gjendje ai akuzon edhe bashkëatdhetarët e vet "djesitë„ e "leterotetë„ (dijetarët e letrarët), që u vjen dore ta ndihmojnë popullin për të dalë nga kjo gjendje, por që nuk po bëjnë asgjë…
Proza e Budit dëshmon jo vetëm për idetë përparimtare, por edhe për aftësitë e tij letrare. Edhe pse në të ndihet ndikimi i leteraturës kishtare latine, ai është munduar t'i japë gjuhës shqipe një shprehje e formë të bukur, duke shfrytëzuar pasurinë e gjuhës popullore dhe frazeologjinë e saj të pasur.
Faqe me rëndësi në krijimtarinë e Budit përbëjnë vjershat e tij. Para tij njohim vetëm një vjershë të shkurtër me 8 vargje, të shkruajtur nga arbëreshi Matrënga, kurse Budi na ka lënë 23 vjersha me mbi 2.300 vargje, prandaj me të drejtë ai mund të quhet nismëtari i parë i vjershërimit shqip.
Vjershat e Budit kryesisht janë të përshtatura nga latinishtja e italishtja, vetëm pak janë origjinale. Është e vërtetë se në hartimin e tyre nuk kemi një frymëzim e teknikë të lartë, por vihet re një përpjekje serioze për ta pasuruar gjuhën shqipe edhe me krijime që synojnë të shprehin në vargje të bukurën në artin e fjalës shqipe.
Në njërën prej tyre, në formën e një pyetje retorike, poeti shpreh ndjenjën e trishtimit dhe të kotësisë që e pushton kur mendon se të gjithë njerëzit i rrëmben vdekja:

"Ku janë ata pleq bujarë,
që qenë përpara ne,
e ata trima sqimatarë,
të shpejtë si rrufe?„

Pengesë serioze për zhvillimin dhe përparimin e vendit dhe të kulturës kombëtare, përveç pushtuesit osman, Budi, shikonte edhe klerikët e huaj, që shërbenin në famullitë shqiptare. Këta, duke shpifur e duke përçmuar vlerat kombëtare të popullit tonë, cënonin sedrën e shqiptarëve, mundoheshin t'i përçanin ata dhe të dëmtonin përpjekjet e tyre për çlirim. Në këto rrethana, Budit iu desh të luftonte në disa fronte: edhe kundër pushtimit të huaj, edhe kundër Vatikanit e të dërguarve të tij në Shqipëri. Prandaj më 1622 organizoi një mbledhje të të gjithë klerikëve shqiptarë të zonës së Shkodrës, Zadrimës, e Lezhës dhe i bëri të betoheshin e të nënshkruanin një vendim se nuk do të pranonin kurrë klerikë të huaj. Rrjedhimet e këtij vendimi të guximshëm u dukën shpejt. Forcat kundërshtare u bashkuan në një front të përbashkët, duke përdorur si mjet valët e rrëmbyeshme të Drinit, për ta eleminuar Budin në një ditë të dhjetorit të vitit 1622.
Jeta e Budit është një jetë kushtuar fund e krye çështjes shqiptare. Programi fisnik i gjithë kësaj veprimtarie atdhetare mund të përmblidhen në këto fjalë që shkroi me dorën e tij: "…aqë sa munda luftova me gjithë zemër jo për qishdo lakmi e lavdi të mrazët, po me një të madh dëshirë për ndihmë të patries e të gjuhës sonë„ .
Figura e Pjetër Budit ngrihet si shembull heroizmi e vetëmohimi për vendin dhe popullin e vet, duke u bërë në disa drejtime pararendës i rilindësve.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. Empty Pjetër Budi ( 1566 - 1622 )

Mesazh  r_3 Tue Nov 23, 2010 11:44 pm

I madhi zot,qofsh lëvduom

I madhi Zot,qofsh lëvduom
për gjithë kaqë të mirë
që së kam u' merituom
me ndoonjë shërbetyrë;

qi më dhee kaqë hijr
këtë kafshë me mbaruom,
si q paçë zanë fijll,
gjithëherë tue shkruom.

Posi mendja më përcijll
nd'Arbënë me ua dërguom,
për kishë e për munështjir
pak ndë mend me i trazuom.

Ata merrë mbë dëshijr
mkatit me u peenduom,
posi pemëtë ndë prijll
ndë shpijrt me lulëzuom;

e si zogzitë ndë pyyllt,
Zoti im me të lëvduom,
ndjerë vetë nata mbyyllt,
me një zaa t'amblëtuom.


(1618)







Madhështi e njerëzve

Ku janë ata pleq bujarë,
që qenë përpara ne,
e ata trima sqimatarë,
të shpejtëtë si rrufe?

Ku janë ata djelm të ri,
të bukur e të lulzuom,
që pate pamë me sy,
me ta folë e ligjëruom?

Ku janë ata zotëninj,
që dojin me zotënuom
ndë sqimë e ndë madhështi,
këte jatë tue shkuom?

Ku janë ata perandorë
gjithë shekulli nalcuom,
në krye me një kunorë
gurëshi cë paçëmuom?

Ku janë ata letërorë
t'urtë e dijes të ndëgjuom,
të bardhatë posi borë
letëra tue kënduom?

Ku janë ato gra e vasha
ndë sqimë e ndë madhështi,
me petëkat të mëndafshta
nalcuom mbë zotëni?

Gjithë mortja i rrëzoi,
sikur i pret me shpatë,
për të ri s'i shikoi,
as të vobegë,as të begatë.


(1618)
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. Empty Ali Riza Ulqinaku (1855-1913)

Mesazh  r_3 Tue Nov 23, 2010 11:46 pm

Hafiz Ali-Riza Ulqinaku lindi në Ulqin në vitin 1855, në familjen e një barkatari, që banonte në lagjen Rana pranë bregut të detit. Babai i tij quhej Jakub Behluli, prej fisit Usta Ali. Në Ulqin e thërrisnin Hafiz Ali Gjoku, sipas familjes që njihej edhe me këtë emër. Mësimet i filloi në Ulqin te myderrizi Sali ef Hylja. Në Medresenë e Ulqinit mësimet i ka ndjekur deri në librin Fenari. Me rënien e Ulqinit nën Mal të Zi, më 1880 familja e tij emigroi në Shkodër bashkë me 413 familje të tjera që u shpërngulën nga Ulqini. Në kohën kur iu lehtësua pikëllimi dhe mjerimi i madh, që e dërrmoi moralisht e materialisht familjen e tij, Hafiz Aliu vendosi të vazhdonte mësimet në Medresenë e Shkodrës dhe aty e mori ixhazetin (diplomën e medresesë). Pas kryerjes së Medresesë në Shkodër, Hafiz Aliu në vitin 1882 emërohet mësues i shkollës fillore në lagjen Dudas të Shkodrës. Ishte djalosh në moshë 27- vjeçare. Diskutabil duhet të jetë edhe transferimi i Hafiz Aliut nga Shkodra për në Lezhë. Në disa burime thuhet se, me kërkesën e popullit të qytetit të Lezhës, në vitin 1889 emërohet imam dhe mësues në shkollën fillore e këtij qyteti, si dhe myfti pranë Babu-Meshihatit. Mirëpo gjuhëtari dhe orientalisti i njohur Tahit N. Dizdari (tani i ndjerë), autor i veprës madhore ''Oriental-izmat në gjuhën shqipe'' pohon se prej disa ulemave regresistë u përgatit një ''mazbatë'' kundër tij, çka i kushtoi edhe transferimin për në Lezhë. Sidoqoftë, në Lezhë Ali Ulqinaku do të vendoset familjarisht edo të qëndrojë 24 vjet radhazi, deri në fund të jetës së vet. Ky qytet do ti bëhet si një vendlindje e dytë. Këtu do të njohë kulmin e karrierës së tij, do të realizojë prodhimtarinë më të rëndësishme kulturore dhe dotë lërë pasardhësit që të jetojnë edhe sot e kësaj dite Hafiz Aliu vdiq në Shkodër më 23 prill1913. Është varrosur në xhaminë e Shaban-efendisë në Mahallë të Re. Varri i tij sot nuk gjendet.


Veprimtaria letrare

Hafiz Ali-Riza Ulqinaku u muar me krijimtari letrare e me veprimtari filo-logjike dhe pedagogjike jo i shtyrë vetëm nga feja, por i shtyer fuqimisht nga nevojat e popullit për dije dhe arsim, për kulturë dhe shkencë, i motivuar nga dashuria për gjuhën shqipe, për ruajtjen e kësaj gjuhe si kushtim më parësorë, për ruajtjen e kombësisë shqiptare të popullsisë shqiptare islame. Opusi krijues i Hafiz Aliut është mjaft i gjërë. Ai ka lënë disa vepra, qofshin ato të botuara, qofshin dorëshkrime. Ka botuar një përmbledhje me tri vepra të veçanta:

1) përkthimin shqip të veprës turke Huda Rabbim të dijetarit dhe filozofit turk Ibrahim Hakki Erzurum,
2) Mevludin me titull: ''Terxheme-i-mevlud ala lisani arnaud'', dhe
3) Një fe-rrëfenjës me titull: "'Mexhmuat-ul- avah". Në dorëshkrim kë lënë një ''Abetare'' shqipe dhe tre fjalorë që i quajti ''Ulqin''. Fjalori i parë Bedi-ul-Mukattar është një fjalor në vargje turqisht-shqip, sipas modelit të shkollës orientale, që përvetësohej nga nxënësi duke e mësuar përmendësh. Fjalori i dytë Axhib-ul-menzar është fjalor alfabetik turqisht-shqip, ndërsa fjalori i tretë Garib-ul-me. Ôsar është fjalor shqip-turqisht. Ky fjalor paraqet më tepër interes dhe përbëhet prej 4000 fjalëve. Si kryevepër e Hafiz Ali-Riza Ulqinakut merret Mevludi Sherif. (Trajta burimore e kësaj fjale arabe është mevlid dhe ka domethënien: vendlindje, ditë-lindje ose vjershë për lindjen e profetit Muhamed). Në realitet fjala është për Mevludin e poetit të shquar turk Sylejman Çelebiut, të cilin Hafiz Aliu e ka përkthyer në gjuhën shqipe. Përveç përkthimit origjinal kjo vepër ka edhe adaptime, përshtatje dhe poezi origjinale. Mevludin Hafiz Aliu e ka shkruar me metrin remel tri herë failatun. Nga vetë përkthimi mësojmë që Hafiz Aliu mirë e ka njohur mjeshtrinë e vargëzimit, duke patur parasysh meloditë e Mevludit. Është me ineteres të theksojmë se përkthimin e Mevludit Hafiz Aliu e bëri në Ulqin në moshë të djalërisë, në vitin 1873. Duke u shpërngulur nga Ulqini veprën e mori me vete në dorëshkrim. Mjaftë i diskutueshëm është viti i botimit të Mevludit. Por sipas të dhënave që jep vetë Hafiz Aliu në autobiografinë e tij, del se ky Mevlud është botuar në vitin 1884-85. Vepra letrare e Hafiz Aliut, ajo e botuar dhe pjesa në dorëshkrim, ka bërë ndikim të madh në krijuesit letrarë me alfabet arab pas tij. Vargjet e ngritura shqip të Hafiz Aliut dhe gjuha e tij, ndonëse plot me orientalizma, paraqesin interes të posaçëm për studime letrare dhe gjuhësore, kurse përmbajtja moralizuese e tyre shërben dhe mund të shërbejë si udhëzim, si doracak për sjellje praktike të besimtarit në islam nëjetën individuale dhe në kolektivitetin kombëtar. Hafiz Ali Ulqinaku në veprat e tija është nënshkruar me pseudonimin poetik Ali-Riza, ndërsa mbiemrin Ulqinaku me siguri do ta ketë marrë pas emigrimit në shenjë kujtimi për vendlindjen e tij.

Hafiz Aliu i takon frymës fetare në krijimtarinë e bejtexhinjve ulqinakë. Për këtë na flet bejtja në vazhdim:

U ndriçue jeta, kur leu Ai Resul,
Qiell e tok' m 'at sahat u mbush me Nur.
Kushdo të don prej xhehenemit nexhatë,
Le të bin tuj qa me lot ai sallavatë.

ose:

llahi mi gjunaqar banqerem hem kti Ali-Riza, me na fal neve për hatër t'ati Ahmed resulull-llah.

Duke i bërë Mevludit një parathënie të vjershëruar, duke i shtuar poezi origjinale, vepra mori karakter didaktik dhe patriotik, sepse siç thotë autori: Zoti i di të gjithë gjuhët. pra edhe shqipen. Kjo parathënie ka gjithsej 20 vargje dhe autori atë e fillon me një lutje:

Bismil-lahi thaç me izën t'Perenis hem me nim t 'Zotit qi na ka jaratis.
Xuna me shkrumun ni mevlud un si ka, ardhun n 'dynja aj Muhamed Mustafa.

Është shumë me rëndësi të theksohet një varg e këtij Mevludi për të vërtetuar vetëdijen kombëtare të Hafiz Ali Ulqinakut, të cilin e shpreh në parathënien e tij:

Arnaudçe me qerem t 'Zotit u lenis isht nji gjuh qi kalem s'isht kollanis
Kushda qi ta ven hesab danji hata mej gadit aj qi ta shofi banj rixha

Nga ky varg mund të vërehet edhe ajo që Hafiz Aliu ishte i mendimit që i pari filloi ta shkruante shqipen me alfabetin arab. Frika e gabimit, qartë mund të vërehet në këto vargje. Mirëpo, duhet theksuar se, shqipen me alfabetin arab në Shkodër, sipas Zef Jubanit, të parët e kanë shkruar bejtexhinjtë shkodranë mulla Hysen Dobraçi dhe mulla Salih Pata, i cili njëkohësisht ishte poet satirik i oborrit të Bushatlinjve. Flitet, pra, për gjysmën e dytë të shekullit XVIII.
Hafiz Aliu ishte modest në vlerësimin e aftësive të veta. Për këtë bën fjalë vargu në vazhdim:

Nji vesile për me ba Aj Dhylxhealë,
Me qerem t 'Vet mue gjynahet me m'ifalë.

Dhe shefaat Aj Muhamed Mustafa,
Ktij gjynahqari Hafiz Ali Riza.

Nga ky detaj mësojmë se para se të shpërngulej në Shkodër e të merrte mbiemrin Ulqinaku sipas vendlindjes, ai quhej Ali-Riza. Ai ishte atdhetar i kulluar, poet i talentuar, përkthyes i shkëlqyeshëm, leksikograf i dalluar dhe alim i nderuar në rrethin ku jetoi dhe veproi e më gjerë.

N'qoft, qi prej qyfrit me kast, ose gabim, Fjalë, qi nuk duhen, e kamfol'pa mendim.
Jo se shejatit muhalifndonji punë, Prej gjith atyne u largova un.

Njerëzit që e njihnin thonë se ka qenë bejtexhi shumë i talentuar, kurse njëri prej tyre, I hafiz Hasan Mavriqi ka thënë: ''Ka qenë i zoti, sidomos si shair. Letrën ka pas mujt me e ba në bejte''.

Me interes të posaçëm për mendimin letrar e fetar është vjersha ''Farzet e Nemazit''. Poezia ka 20 vargje, përkatësisht pesë strofa katërvargëshe. Është bejte moralizuese dhe është e dedikuar masave të gjera, gjegjësisht besimtarëve në islam. Poezia fillon me:

Ashtu dhe namazi dymdhet farze ka,
Njenin mangut t'a lan, namaz nuk ka.
Përpara nemazit, gjasht jan pa.fillue,
Farzi i par 'P: gjith vuxhudin me mbulue.

Pasi besimtarët në islam i njofton që nemazi ka gjithsej 12 farze, ai jep njëkohësisht edhe këshilla që kanë të bëjnë më të, siç janë: besimtari duhet plotësuar të gjitha 12 farze dhe, kështu, me qëllim në strofën e parë e thekson se: ''vuxhudin me mbulue''.
Pasi bëri njoftime themelore që kanë të bëjnë me nemaz, në strofat që vijojnë bën fjalë për abdesin, Kiblen, mënyrën e të falunit etj. Autori vjershën e përfundon me këshillë:

Gjith e cilin ryqën n 'vend të vet e ban,
Kush s'i ruen, nemazin s'e ka tamam.
Me mendue qije n 'huzur të Perendis,
Mir 'e ke dal, shejtanit mos i ujdis.

Bejtexhiu kijametin e sheh si realitet, gjë që do të vijë. Në poezinë ''Shenjat e kijametit'' thotë:

Kijameti dit' për dit 'vjen tuj afrue
Dhe nishanet për kijamet tuj zbulue.
Padishahi gjith dynjas Aj Pejgamer,
Për disa nishane ka dhanun haber.
Zor, me rujt imanin për at qi mendon,
Edhe dielli ka me lemun kah prendon.
Kah prendon, Dielli kur t'lejn, Zot na ruj,
Tobja ma kabull s'i bahet hiç ndokuj.

Siç vërehet, bejtexhiu përpiqet që në hollësi të na informojë se nishanet e kijametit janë evidente dhe vërehen. Besimtarët sipas tij, imanin zor do ta rujanë kur të vijë kijameti, të cilin e sheh me shumë çrregullime në natyrë. Jeta e njeriut nuk është e përhershme. Njeriut i vjen mbarimi, mbarim ky që përfundon me vdekje. Ky autor njeriut në përgjithësi ia shtron një pyetje, të formuluar në vjershë, si vijon:

A ti Dynjanë, a Dynjaja t 'mujti ty?
A e mblodhe mallin ti a malli ty?
A e le Dynjanë, a Dynjaja t 'la ty?
A ti Dynjanë a Dynjaja t 'rrejti ty?

Varrin e sheh si një vend të përhershëm për njeriun. Këtë e përshkruan me një realizëm, kur thotë:

Natën e vetme Zotyn n'a e baft kollaj,
Veç qeverimit t 'Z;otit, s'asht tjetër uzdaj.
Vorri nuk njefkend të madh as padish,
Kushdo qi t'i vijn s'asht aty veç nji All-llah.
__________________
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. Empty Hafiz Ali Ulqinaku (1853-1913)

Mesazh  r_3 Tue Nov 23, 2010 11:48 pm

Hafiz Ali Ulqinaku i përket plejadës se nderuar të figurave të shquara të kulturës shqiptare në periudhën e Rilindjes Kombëtare.

Jeta e tij nuk ka qenë e qetë, përkundrazi ajo qe e vështirë, plot shqetësime e brenga, me lëvizje të detyruara nga rrethanat tragjiko - historike në prag e gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Nga gjurmimi i literaturës së shumtë e nga autobiografia e tij mësojmë se lindi në Ulqin më 1853 dhe pati disa emra, si: Ali Riza, Ali Gjoka dhe Ali Ulqinaku, mbiemër të cilin e mori nga vendlindia.1 Babai i tij quhej Jakup Behluli prej fisit Usta Ali, me profesion barkatar, me banim pranë plazhit të vogël të Ulqinit.2

Shkollimi i Hafiz Aliut u bë në dy faza; shkollën fillore dhe një pjesë të medresesë i kreu në Ulqin, ndërsa vazhdimin dhe përfundimin e saj në Shkodër, në medresenë e Bushatllinjve, ku mori edhe ixhazetin (diplomën). Në medresenë e Ulqinit pati myderriz (profesor) myftiun Sali ef. Hylen, një patriot që përfaqësonte interesat e popullit, që kishte ndikim të madh në të dhe që luftoi heroikisht për mbrojtjen e Ulqinit kundër agresionit të Malit të Zi e ushtrisë turke në vitet 1876-77 dhe 1880; Me këtë rast Sali Hylja deklaroi botërisht me anë të një fetfaje se nuk ishte gjynah, por përkundrazi detyrë nderi të rrëmbeje armët e të luftoje për mbrojtjen e vendit, qoftë edhe kundër sulltanit-halif.3 Ky veprim ishte ndër rastet e rralla e të admirueshme që një drejtues fetar të ftonte popullin të luftonte kundër ushtrisë me të njëjtin besim fetar, duke u nisur nga parimi "Atdheu mbi të gjitha". Në të dy betejat për mbrojtjen e Ulqinit me armë në dorë mori pjesë edhe i riu Ali Ulqinaku. Për këtë kontribut u dekorua nie medaljen"Për veprimtari patriotike" si aktivist i dalluar dhe luftëtar i Lidhjes së Prizrenit.4

Nga profesori i tij medresisti Aliu nuk mësoi vetëm për hoxhë, për dije, për kulturë, por edhe për edukatë të shëndoshë patriotike, të cilën e thelloi në vitet e mëvonshme në shkollë, gjatë jetës e punës në Shkodër e në Lezhë.

Me rënien e Ulqinit nën Malin e Zi familja e tij, bashkë me qindra familje të tjera ulqinake u shpërngulën në Shkodër si emigrantë, ku gjetën strehim, punë, mikpritje e përkrahje dashmirëse për inkuadrim familjar e shoqëror, ashtu si shqiptarët e tjerë nga viset shqiptare në Mal të Zi e në Kosovë.

Aliu në Shkodër, përveç përfundirnit të shkollës fitoi një përvojë të pasur nga personalitete atdhetare, kulturore e përparimtare të kohës, si: Daut Boriçi, Isuf Tabaku, Sheh Shamia etj., nga traditat e shquara të qytetit të lashtë e me histori të shkëlqyer, si dhe nga ndikimi i qytetërimit dhe'kulturës perëndimore.5

Djali i Hafiz Aliut, Seiti, në parathënien e Mevludit përshkruan gjendjen shpirtërore të babait në atë kohë, na jep disa cilësi të portretit të tij intelektual: "Në Shkodër nuk gjente asnjë mjet për të ngushllue shpirtin e vet të dishpruem nga humbja e vatrës prindërore.I ndjeri hafiz Ali, kishte me vedi një shpirt të madh të pajosun me një kulturë të naltë theologjike, me natyrë të mprehtë poetike e me ndërgjegje të kullueme dhe të edukueme simbas parimeve t'Islamizmës..."6

Në vitin 1882 emërohet mësues i shkollës fillore në lagjen "Dudas" të Shkodrës. Është me shumë interes autobiografia e tij e paraqitur në Ministrinë e Arsimit të Turqisë për t'u pranuar mësues. Në të ai deklaronte: "Gjuha ime asht shqipja, shkruaj e flas arabisht, turqisht e shqip".7

Ndonëse me kulturë orientale, hoxhë, nën pushtimin turk, me rrogë nga sulltani, ai pohon me krenari identitetin e tij kombëtar.

Në vitin 1884 u transferua në Lezhë, ku fillimisht kreu detyrën e mësuesit e të imamit. Falë cilësive të tii pozitive, ai arriti të fitojë shpejt dashurinë, nderimin dhe vlerësimin e lezhjanëve, të cilët propozuan për ta graduar me titullin honorar, myfti i Lezhës, i cili u miratua më 1889 nga autoriteti më i lartë fetar në Stamboll.8 Vdiq më 1913 në Lezhë dhe u varros në Shkodër me një ceremoni prekëse, me pjesëmarrje të gjërë popullore.

Veprimtaria e Hafiz Ali Ulqinakut shtrihet në disa fusha kryesore: në atë të letërsisë, të gjuhësisë, të arsimit e në atë fetare.

Në fushën e letërsisë ai është kryesisht përkthyes. Ka përkthyer që në vitin 1873 në Ulqin Mevludin nga poeti i famshëm turk Sulejman Çelepi nga Bursa, duke përdorur alfabetin araboosman me titull "Përkthimi i Mevludit në gjuhën shqipe". Përveç përkthimit ka edhe elemente përshtatjeje dhe vargje originale, që nuk gjënden në librin turqish,t. Bashkë më Mevludin ka përkthyer edhe vargje me titull "Huda Rabbim" të dijetarit dhe filozofit turk Haki Erzurum. Krahas këtyre përktheu dhe përshtati në vargje edhe disa njohuri fetare si një libër besimi i vogël. Këto tri vepra u shtypën në Stamboll në vitin 1887 në një libër të vetëm. Në vitinn 1936, nën kujdesin e të birit, hafiz Seitit, doli ribotimi me alfabet shqip nën titullin "Mevludi Sherif".

Hafiz Ali Ulqinaku, djalosh rreth 23 vjeç, shkroi Mevludin në gjuhën shqipe. Ai me dorën e vet shënon: "Tue kenë n'Ulqin, përpara emigrimit, përktheva e kompilova në gjuhën amtare t'emen qi asht shqipja, "Mevludin e Profetit a.s.". Ai me krenari pohon: "Atdheu e vendlindja ejonë asht Ulqini ... Gjuha e jonë asht shqipja. Shkruej e flas arabisht, turqisht e shqip".9 Jo vetëm kaq, por edhe në parathënien e Mevludit shënon :

"N'gjuhën shqipe kam qëllim un me i tregue
Që kështu vllaznit sa do pak me përfitue",10
sepse .... Asht nji gjuh' qi me kalem s'asht kollanis".11

Në trevat e Shqipërisë Veriore në atë kohë Mevludi këndohej në gjuhën turke, shkruar prej Sulejman Çelepisë, nga Bursa në vitin 1409.12 Pikërisht, prej këtij Mevludi të përhapur në të gjithë Perendorinë Osmane Hafiz Ali Ulqinaku përshtati Mevludin e vet.

Poeti është i vetëdijshëm për dobësitë e veprës, prandaj me përvujtni lutet:

"Kushdo, qi t'a vejn hesap ndonji hata
M'godit aj qi t'a shof, i baj rixha".13

Në të gjitha kohërat, në të gjithë popujt edhe sot e kësaj dite në fushën e edukatës janë përdorur shurnë mjete. Që në Romën e lashtë, Seneka porosiste: "Njeriu të shqyrtojë për ditë veprimtarinë që zhvillon, të dallojë të mirën prej të keqes, të dijë të pëlqejë çfarë është e mirë e të përbuzë çfarë sjell dëm" e kjo sipas tij, mes tjerash, mund të arrihet nëpërrnes ushtrimesh, shoqërisë së mirë e shëmbullit të mirë. Pra, shembulli i rnirë ka qenë e mbetet një faktor i rëndësishëm edukimi.

Dijetari Imam Vehbi Ismaili, Kryetar i Komunitetit Mysliman të shqiptarëve të Amerikës e të Kanadasë shkruan: "Të gjithë kombet e popujt e ndryshëm, simbas rastit e vendit, festojnë ditëlindjen e njerëzve të tyre në za, të dalluar për vepra trimërie, bamirëse, letrare, filozofike e shkencor,e tue i shërbye jo vetëm kombeve përkatëse, por edhe mbarë njerëzisë. Këta njerëz të mëdhaj, jo vetëri,- i kanë sjellë dobi e përfitim popujve të ndryshëm, por bahen ma vonë shembuj për blrezat e ardhëshëm për të shkelë ndër gjurmët e këtyne.

Po, në qoftë se ka ndonji ngjarje e cila mund të shkaktojë me të vërtetë gëzim dhe pjesëmarrje të përbotshme, ajo asht pa dyshim Lindja e Profetit të Shejtë, Muhammedit. Ai i pruni mbarë botës mesazhin e paqes dhe harmonisë, n'atë kohë kur ajo botë kishte nevojën ma të madhe për të '. 14

E pikërisht për këtë në popuj të ndryshëm lindi një letërsi e pasur, e frymëzuar nga cilësitë morale e shpirtërore të Profetit, Muhammed a.s., me vlera të mëdha edukative dhe estetike, ku në plan të parë është shembulli qëi riu dhe i rrituri të kenë një model përsosmërie morale e shpirtërore. Në Mevludin e Hafiz Ali Ulqinakut kemi një vepër plot vlera edukative. Kushdo që lexon apo këndon Mevludin, patjetër që edhe edukohet prej tij. Besimtari islam shqiptar, duke kënduar për profetin e vet, beson në atë që këndon, përtërihet e lartësohet shpirtërisht, por edhe frymëzohet për të punuar e vepruar mirë e drejt, ashtu si veproi Ai. Natyrisht që shembulli pozitiv merr vlera edhe më të mëdha, kur paraqitet me cilësitë e tij të larta, por edhe me nivel estetik. Këtu qëndron vlera e Hafiz Ali Ulqinakut, i cili në momente të caktuara, duke përshkruar cilësitë e Profetit, me poezinë e tij të bukur, me fjalën e zgjedhur, me figurën e goditur letrare e paraqet me një dritë të re e të kapshme për lexuesin. E, mendoni se sa vlera të mëdha edukative merr ky shembull, kur thuhet e përshkruhet në gjuhën amtare. Jemi në vitet '70 të shekullit të kaluar., kur të gjitha ceremonitë fetare zhvilloheshin në gjuhën arabe. Jemi pikërïsht në ato vite, kur Haxhi Hasan Sheh Shamia luajti një rol të madh në përdorimin e gjuhës shqipe ndër predikime e këshilla fetare, ai është krijuesi i hytbeve shqipe në Shkodër. E mendoni pastaj, të shkruash një Mevlud në gjuhën shqipe. Kjo i binte ndesh një tradite shekullore, kjo ishte një risi, thyerje e rregullave të krijuara tashmë. Është e natyrshme që nuk kaloi aq lehtë, pa kundërshti, sepse çdo e re futet me vështirësi. E kjo e re s'ishte e thjeshtë, ajo lidhej me probleme fetare, gjuhësore, letrare e politike. Por koha tregoi se ç'vlera pat puna e Hafiz Ali Ulqinakut. Kanë kaluar 120 vjet nga koha, kur është krijuar, pavarësisht nga ribotimet e shumta, ai është ruajtur ndër breza, është mësuar e kënduar nga besimtarët në xhami, nga oda në odë në Shkodër, Ulqin, Tivar, Lezhë, Krajë, në të gjitha trevat veriore.

Vepra shquhet për momente me të vërtetë emocionale me vlera edukative. Portreti i Profetit është i një njeriu normal, poeti as nuk ka marrë mundimin të përshkruajë, porjanë cilësitë shpirtërore, morale e mendore, është sjellja e tij, që e ngrë lart mbi të tjerët. Që në lindje autori bën të njohur se:

... si djali jot hurit me thanë,
Ndonji nanës Zoti kuj nuk ja ka dhanë".15

Dy cilësi vë në pah autori që në fillim:
E para, ai ëslitë i dërguari i Zotit,
E dyta, " ... ka qi po'vjen t'miren pre t'keqes e danë".

E sipas poetit, ai do të shëronte zemrat e njerëzve, zemrat e prishura prej veseve të këqia, do t'i zbuste, do t'i mjekonte, ai do t'u hapte e ndriçonte sytë, që njerëzit të shohin drejt, të dallojnë të mirën prej të keqes, të drejtën prej të shtrembërës, të bukurën nga e shëmtuara, ai do të ishte shpëtimtari i shpirtrave të humbur njerëzorë, që do t'i udhëzonte, në rrugen e se vërtetës, duke u ripërtërirë besimin e shpresën e humbur.

Ai do të ishte ilaç i zemrave të njerëzve të vuajtur, të mjerë e të varfër, ai do t'u jepte besimin, ai do të nxiste e organizonte ndihmën bujare për të varfërit. Por këtu s'është fjala vetëm për lëmoshë, sadaka e fitër, por për ushqim shpirtëror e moral, zemër të paqtë e bujari, gëzim e ngushëllim në çdo vatër të varfër e zemër të lënduar.

E mbi të gjitha, ai është shpresa e shpëtimit njerëzor, shembulli i tij do t'i udhëheqë njerëzit për t'iu shmangur gjërave të ndaluara (haramit) e për të përqafuar të lejuarën (hallallin).

Përmes një kontrasti të goditur autori ballafaqon sjelljen e qëndrimin e Profetit a.s., i cili që fëmijë i përulet me nderim Perëndisë, ndërsa njeriu, edhe pse ka përvojë e moshën për t'i kuptuar travajet e jetës, e harron rrugën e drejtë, për të cilën është porositur, prandaj autori, në fonnën e një fjalie esklamative, duke shprehur një kritikë të dukshme thotë : "e ti tue qenë plak e len rrugen e Tij".

Në vepër Profeti a. s. paraqitet si shembull thjeshtësie për të gjithë:

"Hangër ka buk' elbit. Ai gjallë sa me rrnue
Dhe ka vesh' kmish me bar sa m'u mëlue".16

E jo vetëm kaq, por nuk është ankuar, përkundrazi është gëzuar, apo siç thotë poeti " ... ja ka ba shyqyrin".

Edhe në çastin e vdekjes ai s'mendon për vete, por për njerëzimin. I lutet engjëllit që merr shpirtrat që:

... kur t'i vish, me ngadal
Shpirtin e atyne me t'mir' me m'iu marr". 17

Ai pranon që të marrë mbi vete vuajtjet e vështirësitë e vdekjes së njerëzve " ... mue me m'i dhan ... zërin e tyne un e hjek, po ndigjo".18 Edhe në këto çaste agonie ai nuk harron miq, dashamirë, farefisin që ka pranë "Krye për krye të gjithëve ju dha "Lamtumirë". E në mënyrë të veçantë ai tregohet i dashur e shumë i dhembshur me vajzën e vet, të cilës i drejtohet "Lamtumir' nuri i syve, Fatime". Ky varg ka ngarkesë të madhe emocionale. Fatimja kishte qenë vajzë e vetme, ajo kishte qenë gëzimi i shpirtit, bukuria e jetës, rrezja shpresëdhënëse, drita engjëllore, e afërt e shumë e dashur në këto çaste. Poeti i kursyer thotë thjeshtë, me shumë pak fjalë, duke shprehur mallin e jetës "Lamtumir' nuri i syve, Fatime". E bija e dashur me lot i përgjigjet "Unë po bëhem ej baba, kurbani jot".

Në vepër autori shpreh një mendim shumë interesant për vlerën e studimeve e në mënyrë të veçantë për dijetarët. Pyet dhe përgjigjet.

Cilëtjanë njerëzit më të nderuar, kujt i takon përpara mëshira e Zotit, cilët do të hyjnë të parët në parajsë?

Ata që kanë nderuar Profetin duke vizituar Qaben? Haxhinjtë?
Ata që kanë dhënë jetën në luftë, dëshmorët?
Ata që kanë bërë vepra bamirësie duke dhënë zeqate ? Apo dijetarët ? Secili grup pranon se për çdo problem janë këshillue me dijetarët e prandaj mëshira iu takon në radhë të parë atyre por jo dijetarët u lëshojnë rrugën, i nderojnë bamirësit. Dhe arësyeja është bindëse:

"Sado, qi na kemi çalltis me këndue,
Kta na kan mbajt, me kta ' na kemi qindrue".19

Mevludi shquhet edhe për vlerat estetike, e këto janë të dyfishta.

Si vepër letrare lexohet, por ajo edhe këndohet me një melodi të caktuar, që në zonën e Shkodrës ka pasur në themel tonet e këngës popullore shkodrane. Jo vetëm kaq, por organizimi i festave popullore, ceremoniali i krijuar ka nxitur miqësinë, bashkimin popullor, mirëkuptimin, vëllazërimin dhe afrimin shpirtëror të njerëzve. E kjo është një fushë, ku duhen kërkuar vlerat etnografike të Mevludit, fushë disi e panjohur, e pastudiuar dhe e parrahur nga mendimi shkencor. .Vepra ka figura artistike me vlera të rralla estetike, që tregojnë për aftësitë krijuese letrare të autorit. Në disa momente forca krijuese është më e fuqishme e poeti përshknian skena prekëse, reale, afér natyrës njerëzore. Kështu psh përshkruhet lindja e Profetit. Emineja, nënë lehonë,e rreshkur nga vështirësitë e lindjes apo siç thotë poeti: "u etçova" (nga emri et, kam et, më ka marrë etja) i sjellin një mashtrapë me sherbet:

"Ma i ftoft' se bora, ma i bardh' pernjimend,
Ma i ambel se sheqeri kishte qenë"20

Autori nuk thotë sherbet i freskët, as i ftofitë si bora, por Më i ftoft' se bora, më i ambel pergjimend. E së bashku me nënën gëzohet gjithçka për rreth:

"Shpirt e pa' shpirt, gur e dru thiren me za,
Gjith' e thojshin mirëse erdhe Mustafa'.21

Për të shprehur gjëndjen emocionale të nënës e gëzimin e saj poeti thotë:
"Mendja prej kreje i shkoi e i erdh përsëri".

E banorët për rreth, sapo morën vesh lajmin, vijnë "pa fes e pa këpucë, në kambë". E jo vetëm kaq, por edhe Qabja u çua në këmbë për të përshëndetur qoshja qoshen.

Poeti bën që Qabja të flasë:

"Qabeja thirri e i foli m'atë ças
sonte ka le Dielli i gjith' dynjas".

Po kështu është përshkruar me nota prekëse vdekj a e Profetit a.s.. Kur pasuesit e Muhammedit a.s. mësuan se ai ishte i sëmurë rëndë "Sytj 'u rrodlien gjak e lot". Poeti në vepër ka përdorur epitete e krahasime të goditura, shumë personifikime, që veshin mendimet me forma shprehjeje, që i japin gjallëri shprehjes dhe provojnë se Hafiz Ali Ulqinaku, ndonëse i ri, ishte një poet i lindur. Vini re krahasimet "buzët i ndritshin si hana", "dhambët si kokrra inxhi", 'si erë myshku" etj.

Vargjetjanë metrike, me masën Fa-i-la-tun, fa-i-la-tun, fa-i-lat. (trokaik 11 rrokësh me vargie dyshe me rimë të puthur, AA, BB, psh:

"Kur i lunte, buzt' e Tij ndritshin si Han,
Por si Dielli e ndriçojshin gjith dynjan.
Prej ndriçimit dhamvet si kokrra inxhi,
Gjylpanën natën e gjinte plak e'j ri".22

E për t'i qëndruar besnik masës së vargut, poeti përdor teknika të ndryshme, sidomos asimilimet, psh Jo me hanger sa'j xe barku prsi lopë.

Vini re kadencën e vargut:

'molli nji hurm vet me dor' Aj Padisha,
bini e u rrit, m'at sahat kokrra i dha".

"Mevludi" është shkruar në vitet '70 të shekullit të kaluar, kur autori ende nuk kishte rënë në kontakt me letërsinë shqipe të kultivuar dhe kishte marrëdhënie të pakta me të. Për të vlerësuar gjuhën e veprës duhen marrë parasysh disa rrethan:

- Sipas Hafiz Ali Ulqinakut gjuha shqipe ishte e palëvruar ... me kalem s'asht kullanisë". Ai shkruan një vepër fetare, të përshtatur nga një autor turk shumë i njohur, Sulejman Çelepi, hartuar në agimet e shekullit XV, prandaj edhe do të ndikohej nga leksiku turk, gjuha zyrtare e kohës.

- Vepra është e sferës fetare. Në atë kohë të gjitha ceremonitë fetare zhvilloheshin në gjuhën arabe, e është krejt e natyrshme që të ketë një ndikim të fuqishëm nga një gjuhë kulture fort e përhapur në atë kohë. A s'të bën të krahasosh edhe sot gjuhën e përdorur në disa fushatë dijes. P.sh. vini re gjuhën që përdorin mjekët, a s'është kjo plot fjalë latine? Në një rreth mekanikësh është mjaft e vështirë të kuptohet leksiku i tyre teknik etj. Prandaj nuk është aspak për t'u çuditur që edhe "Mevludi" i Hafiz Ali Ulqinakut ka fjalë e shprehje fort të zakonshme në sferën e terminologjisë fetare islame, që në atë kohë, por edhe sot është e vështirë të zëvendësohen. Megjithatë leksiku i veprës sot na duket i ngarkuar me fjalë turke, arabe. Por sistemi motfologjik dhe ai sintaksor janë shumë të pasur dhe krejt të paprekur nga ndikimi i huaj. Ata janë vërtetë kështjella të shqipes, ku s'u fut dot ky ndikim.

Ndikimet turke, arabe dhe të persishtes ishin të zakonshme në letërsinë shqipe e kjo vazhdoi deri vonë. "Nga nji fjalë turke e ban lazem" pat thanë poeti e ne ju kujtojmë se Ndue Bytyçi pat shkruar poezinë patriotike "Memleqeti" ("Atdheu"), ndërsa "Vaji i Bylbylit" i Mjedës u pat botue te "Shahiri elierz" ("Poeti i ndershëm").

Dëshirojmë të theksojmë se të shkruash në gjuhën shqipe një vepër fetare në vitet '70 të shekullit XIX nga një autor.mysliman ishte një akt i shquar atdhetàrie e njëheri një guxim i veçantë, sepse perandoria turke nuk njihte kombësi, por fe, e banorët e kësaj perandorie të gjërë ndaheshin në myslimanë, romë e të krishterë. Ështe i njohur fakti që banorët katolikë të ritit roman të perandori'së turke kishin mbrojtjen e Austrisë, e cila në bazë të marrëveshjes me Turqinë e sipas kushtetutës austriake mund të përdornin gjuhën amtare. Prandaj në shkollat e mbajtura nga kleri katolik mësohej edhe gjuha shqipe. Një gjë e tillë nuk mund të bëhej në shkollat e për fèmijët e besimit mysliman apo ortodoks, prandaj edhe ndiqeshin e persekutoheshin ata mësues që guxonin t'u mësonin shqipen fémijëve myslimanë apo ortodoksë. E dini që Papa Kriston e vranë në vitin 1909.

E Hafiz Ali Ulqinaku jo vetëm që luftoi me armë në dorë kundër ushtarëve turq për mbrojtjen e Ulqinit, por pati guximin edhe të shkruajë një vepër fetare në gjuhën shqipe. Pikërisht, të shkruajsh shqip e të luftosh kundër ushtrisë turke, pra kundër vëllezërve të besimit është një akt i dyfishtë atdhetarie e emancipimi kulturor e shoqëror. Mendoni se nuk ka qenë aspak e lehtë. Edhe sot çdo gjë e re nuk është e lehtë. Kështu duhet kuptuar vlera gjuhësore e letrare e "Mevludit" shqip.

Mendojmë se gjuha e autorit në disa vise është shumë e kursyer, shumë e zhdërvjelltë, me forma morfologjike e sintaksore me vlera historike dhe aktuale.

Disa shprehie të autorit janë bërë popullore dhe përdoren edhe sot e kësaj dite:

"Grat' si trimat, trimat m'u vesh porsi gratë,
Prishet gjith dynjaja, mbushet Me fesatë".24

"Vorri nuk njef kënd të madh, as padishah", "N'dash ta vrasin, n'dash ta mbysin s'des gabim.'25 "Mjer i shtrenjti, vet s'e ha as kujt s'ja jep'.26 Analiza e gjuhës së autorit paraqet dukuri ineresante, që janë objekt i veçantë studimi, ku duken dukuri kalimtare e forma të dvzuara foljesh me mbaresat -um e -umun, por edhe ue- ; ka forma shumë interesante përemrash pronorë e vetorë, ndajfoljesh e sidomos disa emra interesantë për nga formimi si shëndim, foljesh, u gazmue etj. Së fundi theksojmë se gjuha e Hafiz Ali Ulqinakut duhet parë edhe si e ndërmjetme mes të folmes së Ulqinit (e botimi i transliteruar në alfabetin latin nuk na lë të kuptojmë qartë, sepse këtu ka vënë dorë i biri i tij, Hafiz Sait Ulqinaku) dhe të folmes së Shkodrës.

Vlera e Mevludit në gjuhën shqipe, siç e kanë vënë në dukje edhe mjaft studjues, ka luajtur një rol me rëndësi për ruajtjen e kësaj gjuhe, nga ndikimi sllav në trevat shqiptare, që përdhunisht iu dhanë Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Do të shtonim se edhe ky mevlud i ribotuar disa herë, i kënduar e i mësuar përmendsh nga shqiptarët që emigruan në vende të ndryshme të botës, në Amerikë, Australi e gjetkë ka ndikuar ndjeshëm për ruajtjen e gjuhës amtare të shqiptarëve kudo që banojnë.

Duke marrë parasysh vlerat fetare, edukative, letrare dhe gjuhësore të Mevludit ai mbetet një vepër dinjitoze e Hafiz Ali Ulqinakut, një poet që meriton qjë vëmendje të veçantë edhe sot.27

Nëfushën e giuhësisë Hafiz Aliu në Lezhë hartoi tre fjalorë, të parin turqisht-shqip në vargje, të dytin turqisht-shqip me rend alfabetik dhe të tretin po me këtë kriter shqip-turqisht. Të tre fj alorët në nderim të vendlindjes i quajti "Ulqin". Të tre sëbashku kanë gjithësej 1334 faqe. Më me vlerë është ai shqip-turqisht me 9021 fjalë që, duke hequrtrajtat e pashtjella të foljeve e fjalët e përsëritura, mbesin rreth 4000 fjalë. Fjalorët kanë për bazë të folmen e Ulqinit me ndikime nga të folmet e Shkodrës e të Lezhës. Ata kanë vlerë leksikografike, leksikologjike, dialektologjike e për historinë e gjuhës.28

Në fushën e arsimit hartoi një abetare shqipe të shkruar me shkronja arabe. Fillon me alfabetin prej 40 shkronjash, 30 bashkëtingëllore dhe 10 zanore, që ai i krijoi vetë dhe pastaj faqet e tjera kanë ushtrime për praktikimin e tyre. Abetarja nepërmjet fjalëve jep edhe njohuri gramatikore, për mjedisin e nxënësve, për natyrën etj.29

Në,fushën fetare ai ka kryer detyra të ndryshme si hoxhë, si imam e si myfti. U shqua për zhvillimin me cilësi të riteve fetare, për predikimet, për drejtimin e vartësve e administrimin e shkollave fetare, për ngritjen e xhamisë në Lezhë në vitin 1909, për komunikimin me besimtarët, për sigurimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit, të tolerancës e të harmonisë ndërfetare, duke krijuar një jehonë pozitive që ruhet e përmendet gojë më gojë edhe pas dekada Vitesh. Autoritetin e lartë fetar, erudicionin në problemet teologjike dhe kompetencën e thellë të Hafizit Aliut e dëshmon qartë një shkresë e Kryemyftinisë së Stambollit vitit 1900 ku thuhet:

"Të nderuarit Hafiz Ali Efendi nga ylematë e kazazë së Lezhës,
Duke pasur parasysh nevojat e popullsisë së kazazë së Lezhës si dhe duke u mbështetur në aftësinë dhe zotësinë tuaj, sipas shkresës së dërguar nga ana e këshillit administrativ të kazasë për emërimin tuaj për zbatim të porosisë së vilajetit për gradim, lënien në dorën tuaj të myftinisë së kazasë së sipërpërmendur, konfirmoni me shkrim që jeni myftiu i kazasë se sipërpërmendur".30

Fjalorët dhe abetarja mbetën dorëshkrime. Me gjithë interesimin e autorit, botimi i tyre qe i pamundur. Ky është një fakt domethënës. Ndokujt nuk i pëlqente, dikush pengonte, Stambolli nuk donte abetare e fjalorë për gjuhën shqipe, sepse ata mbillnin farën e shqiptarizmës, të lirisë e të përparimit të vendit.

Në ndonjë tekst e në ndonjë studim pa të drejtë vepra e Hafiz Aliut është inkuadruar në letërsinë e bejtexhinjve. Kjo është bërë me qëllim nënvleftësues e dashakeq o nga paaftësia profesionale. Fjalorët e abetarja nuk janë letërsi. "Mevludi" është përkthim. Ç'objekt kanë bejtet e ç'objekt ka Mevludi '? Këtyre autorëve e studjuesve mjafton t'u kujtojmë se Mevludi përmban filozofi, teologji ' edukatë, didaktikë, atdhetarizëm e se në pikëpainje fetare ka vlera universale. Me bejtexhinjtë Hafiz Aliu ka lidhje vetëm me alfabetin arab; mevludet duhen trajtuar e pasqyruar si segment i veçantë i letërsisë me alfabet arab.

Për veprimtarinë e Hafiz Ali Ulqinakut në të kaluarën është shkruar pak, më parë për mungesë gjunnimesh e studimesh, më vonë për shkaqet e njohura ideologjizuese e polit zuese, pse ai ishte kle rik, si dhe për mungesë studiuesish kompetentë e mungesës së kontaktit me botimet j ashtë vendit. Këndej themi se ai nuk u harrua, por as nuk u paraqit sa duhej e si duhej.

Duke paraqitur veprën e Hafiz Ali Ulqinakut me të drejtë lind pyetja: Cilët qenë motivet që e shtynë atë për të krijuar e botuar? Kësaj pyetjeje, nga njëra anë i përgjigjet vetë autori, ndërsa nga ana tjetër këto kuptohen nga destinacioni i veprave të tij dhe nga vlerësimet e studjuesve kompetentë për të.

Autori në parathënien e fjalorëve është shprehur: "ashtshkrue për fëmijët dhe asht ndërtue me vargje për t'u nxanë prej tyre lehtë përmendësh" dhe në një rast tjetër po këtu "Shumë vetë dhe veçanërisht gra dhe kalamajtë i kam parë se janë n'errësinë dhe s'kuptojnë ç'u lypset..."31 Në atë kohë shkollat kishin nevojë për abetare e ai hartoi abetare, kishin nevojë për fjalorë e përpiloi fjalorë, kishin nevojë për libra me karakter fetar, edukativ dhe didaskalikë dhe ai i përktheu, i përshtati dhe i pasuroi me materiale origjinale; shkolla kishte nevojë për mësues dhe ai u bë mësues, kishte nevojë për gjuhë shqipe dhe ai fliste, shkruante, lexonte, mësonte e predikonte në gjuhën shqipe.

Këndej del qartë se veprat letrare, gjuhësore, fetare e arsimore i përktheu dhe i hartoi jo thjeshtë i shtyrë nga qëllime fetare, por edhe nga dashuria për gjuhën shqipe, nga dëshira e popullit, të rinisë e të fèmijëve pgr dije dhe arsim, për kulturë e përparim, për ruajtjen e mbrojtjen e kombësisë shqiptare.

Vitet e fundit studimet e botimet për Hafiz Ali Ulqinakun u shtuan shumë, hodhën më tepër dritë për të pasqyruar e ndriçuar veprimtarinë e tij me realizëm, me objektivitet e pa paragjykime në tërë gjërësinë e saj, me të mirat e të metat e veta.

Me jetën e veprimtarinë e Hafiz Ali Ulqinakut mburren tre qytete : Ulqini, Shkodra e Lezha. Studjues të ndryshëm të këtyre qyteteve e vlerësojnë atë nga këndvështrime të ndryndyshme disa në tërësi, disa në aspekte të veçanta.

Studiuesi ulqinak Sytki Malo Hoxha nënvizon se "Hafiz Aliu ishte një figurë e shquar e kulturës sonë në përgjithësi. Ishte atdhetar i kulluar, poet i talentuar, përkthyes i shkëlqyeshëm, leksikograf i dalluar dhe alim i nderuar në rrethin ku jetoi e veproi e më gjërë".32 Dr. Ruzhdi Ushaku e mg. Nail Draga në librat33 e studimet e tyre34 në përmasa të ndryshme, paraqesin aspekte nga jeta e krijimtaria dhe e konsiderojnë "emër të nderuar të kulturës shqiptare, si një ndër krijuesit që u përpoq për ruajtjen e kultivimin e gjuhës shqipe të shkruar".35

Shkodranët i kanë kushtuar vlerësime të shumta. Po ndalemi në disa prej tyre; "Mësuesi i Popuilit" Hamdi Bushati, në veprën e tij të rëndësishme "Materiale për Shkodrën" thekson : "Mevludi i H.Ali Ulqinakut u ba nji vepër e dashtun për besimtarët myslimanë të kohës dhe u prit me entuziazëm të madh. Shumica e familjeve myslimane ia kishin vu detyrë vedit me e pasë në shtëpi nj i kopj e të këtij Mevludi. Bile deri ndër shkolla (mejtepe) Mevludi u vu si mësim suplementar për nxanësit, djelm e varza".36

Studjues të ndryshëm e kali vlerësuar si luftëtar atdhetar, si pjesëmarrës aktiv në luftrat popuilore për mbrojtjen e Ulqinit, si veprimtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Studjuesi letrar Lezhjan Tonin Çobani për kontributin e gjithanshëm të Hafiz Aliut, ndër të tjera, ka përgjithësuar: "Me punërt e tij të palodhur, në radhë té, parë si leksikograf, si hartues i abetares shqipe në Lezhë, si përkthyes e vjershëtar në gjuhë shqipe me alfabet arab, Ali Ulqinaku radhitet përkrah figurave të shquara të rrethit të Lezhës që i kanë dhënë kulturës kombëtare të së kaluarës përkrah Frang Bardhit, Pjetër Zarishit, Leonardo De Martinos, Gjergj Fishtës etj.37 Artikuj e gjurmime ka bërë edhe studjuesi i historisë së arsimit e të kulturës Cijon Simoni, i cili ka dhënë vlerësime për punën e tij si mësues, si krijues e si njeri me cilësi të larta morale e njerëzore, historiani Muhamet Lika për rolin e tij për mirëkuptimin mes besimeve fetare.38

Jashtë këtyre qyteteve, të shumtë janë studjues të tjerë me autoritet e reputacion të lartë shkencor që kanë pasqyruar në studimet e tyre konsiderata të favorshme e lavdëruese për krijimtarinë e larmishme të Hafiz Ali Ulqinakut.

Meritën e parë për zbulimin e të dhënave për jetën e veprimtarinë e tij e ka stuqjuesi erudit Lumo Skendo, i cili qysil në vitin 1926 në revistën "Dituria" ka paraqitur fakte interesante e të pabotuara për Hafiz Ali Ulqinakun.39

Dijetarët e mëdheni gjuhëtarë: A.Xhuvani, E.Çabej, Sh.Demiraj etj. në veprat e tyre e citojnë si poet, si përkthyes e si hartues fjalori duke vënë në dukje meritat në këto drejtime. Studjuesi i shquar orientalist Osman Myderrizi me një varg,punimesh të gjata cilësore, ndër të tjera e vlerëson lart duke thënë se "Zëvendësimi i turqishtes në Mevludin dhe i arabishtes në hytben kishte rëndësi, se sillnin me vehte një konsakrim të gjuhës dhe të shkrimit shqip", ndërsa për fjalorin shqip-turqisht pohon se "ky fjalor paraqitet me vlerë të madhe, se përmban shumë fjalë të rralla, në mes të të cilave edhe terma detarie; Një pjsë e këtyre fjalëve pa dyshim do të kaloje edhe në fjalorin e përgjithshëm të gjuhës dhe do të shërbejë për zhvillimin e gjuhës letrare kombëtare".40

Orientalisti tjetër i shquar, 'Fahir Dizdari, në veprën e tij madhore "Fialori i orientalizmave në gjuhën shqipe" çmon tepër personalitetin e Hafiz Aliut, Për Mevludin nënvizon: "Edhe pse i vjetër i ka rezistuar kohës, sepse autori ka ditur t'u flasë mirë ndjenjave të besimtarëve me frymën poetike që e dallon ndai të tjerëve, me shprehje të përmailshme e rrjedhshme. Ky Mevlud është në përdorim dhe kërkohet prej njerëzve". Për konkretizim të tertnave hoxhë e hafiz ai shënon se "Të denjë për t'u përmendur krahas Hoxha 'Fahsinit, floxha Kadri Prishtinës radhitet edhe Hoxhë Ali Ulqinaku", iidërsa pranë Hafiz Ali Korçës vendos Hafiz Ali Ulqinakun.41

Edhe studjues shqiptarë nga Kosova e Maqedonia kanë dhënë ndihmesën e tyre të rëndësishme për njohjen dhe vlerësimin e figurës së flafiz Ali Ulqinakut. Studjues të afirrnuar, si: prof Hasan Kaleshi, Dr. Jashar Rexhepagiqi, Dr. Muhamet Pirraku, Dr. Feti Mediu, Nehat Krasniqi etj.bëjnë parashtrime, analiza e konkluzione me vlerë, ijapin ati . 1 vendin e merituar ndër intelektualët e dalluar të kohës.42

Jehona e studimeve e vlerësimeve nuk përfundon me kaq; ajo shtrihet edhe në diasporë. Idriz Lamaj, ndonëse vetë një autor Mevludi shqip në SHBA, pohon në një studim për historinë e Mevludeve se "versioni i Mevludit të H.Aliut ka kalue deri në ditët e sotme si ma i përsosuni, ma i popullarizuemi dhe ma i përhapuni në gjuhën shqipe".43

Fama e Hafiz Aliut kapërcen edhe kufinjtë e Shqipërisë. Në Turqi dy nga enciklopeditë me prestigj ndërkombëtar, si ajo Islamike dhe Inonu i lënë vend veprave të Hafiz Aliut si poet e linguist i përmendur Edhe orientaliste të tjerë dhe albanalogë të huaj në studimet e'tyre trajtojnë dhe vlerësojnë punën e tij përkthyese e krijuese letrare, gjuhësore e fetare.

Nga parashtrimi i mësipërm i fakteve për jetën, veprat e vlerësimet për Hafiz Ali Ulqinakun nxjerrim disa përfundime:

Së pari, Hafiz Ali Ulqinaku shkriu në nj ë në personalitetin e tij kompleks cilësitë e tij të dalluara atdhetare, fetare, shkencore, kulturore, arsimore e qytetare, duke shfrytëzuar për formimin e tij shkollën e kryer, studimin individuel dhe mjedisin intelektual, patriotik e progresist të kohës.

Së dyti, Hafiz Aliu qe një figure shumëplanëshe, punoi e krijoi si përkthyes, poet, leksikograf, leksikolog, hartues abetareje, mësues, hoxhë dhe drejtues fetar.

Së treti, Autoriteti i Hafiz Aliut qe gjithnjë në rritje, nga një njohje lokale, kapërceu kufinjtë e një qyteti, të një krahine, duke u bërë i përmendur në mbarë vendin, në të gjitha trevat shqiptare, në diasporë e në vendet e huaja, duke u vlerësuar si një personalitet i merituar dhe i padiskutueshëm i kulturës kornbëtare.

Së katërti, Për jetën dhe veprimtarinë e Hafiz Ali Ulqinakut janë aktivizuar me studime, citime, analiza, krahasime e konkluzione akademikë, studiues të letërsisë, të historisë së gjuhës, të leksikografisë, të leksikologjisë, të dialektologjisë, të historisë së Shqipërisë, të historisë së arsimit, të kulturës islame, teologë, enciklopedistë, specialistë të Arkivit të Shtetit, gazetarë, bibliografë dhe albanologë të huaj.

Së pesti, Figura dhe veprimtaria e Hafiz Ali Ulqinakut është cituar, pasqyruar e vlerësuar në monografi, vepra madhore, libra e përmbledhje të veçanta, në revista, në gazeta, në enciklopedi, në Fjalorin Enciklopedik shqiptar, në albumin "Në gjurmë të historisë kombëtare në fototekën Marubi", në bibliografinë "Kontribute për bibliografinë shqipe", në parathëniet e studimet hyrëse të Mevludeve, në tema dizertacionesh për histori arsimi, në leksione e seminare të lëndës 'Historia e gjuhës shqipe" në Universitetin "L.Gurakuqi" etj.

Së gjashti, Për kontributin e H. Ali Ulqinakut janë zhvilluar veprimtari të shumëllojshme, që kanë shpalosur më mirë vlerat e tij të gjithanshme. Për këtë është organizuar "Tribuna shkencore" në Ulqin, është përfshirë në kumtesë në Simpoziumin e parë ndërkombëtar të mbajtur në Prishtinë me temë "Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët", është cituar ndër kumtesa në sesionin shkencor në Shkodër kushtuar përkujtimit të 100 - vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në seminarin e parë ndërkombëtar në Shkodër me temë "Shkodra ndër shekuj", është folur në rubrikën "Kujtesë" të RTSH, është hartuar emision i veçantë në Radio Shkodra në rubrikën "Kontribute për gjuhën shqipe", janë programuar fragmente të veprës së tii në koncertin festiv me rastin e festës së Bajramit në teatrin "Migjeni" në Shkodër, janë organizuar e sesione shkencore në Shkodër e në Lezhë dhe Mevludi i tij ka qenë dhe është materiali bazë i ceremonive përkujtimore të ditëlindjes së Profetit Muhamed a.s.

Së fundi, Hafiz Ali Ulqinaku është një nga ata figura të rëndësishme të kulturës shqiptare që dhanë shembullin frymëzues të zhvillimit të njëkohshëm e të bashkërenditur të veprimtarisë atdhetare, shkencore arsimore, e fetare duke çuar më përpara traditën pozitive të krijuar në vendin tonë në këtë fushë.44

Duke përfunduar këtë vështrim të përmbledhur të jetës, të veprimtarisë e të vlerësimeve për Hafiz Ali Ulqinakun kuptohet sa i drejtë ka qenë propozimi dhe miratimi për dekorimin e tij me titullin e lartë nderues "Mësues i Popullit" dhe sa i bukur i përshtatet atij motivacioni përkatës : "Klerik dhe intelektual i shquar, studjues i apasionuar, mësues dhe edukator i nderuar i rinisë dhe i masave popullore, hartues e përkthyes i veprave fetare e shkencore".45"
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. Empty Lekë Matrënga ( 1560 - 1619 )

Mesazh  r_3 Tue Nov 23, 2010 11:49 pm

Lekë Matrënga (1567-1619), njihet në italisht si Luca Matranga. Ai ishte nje klerik Orthodox i komunitetit te Italo-Shqiptareve ne Sicili. Ai ishte gjithashtu autori i nje prej veprave me te njohura te letersise se vjeter shqiptare titulluar "E mbsuame e krështerë", Rome 1592 (Doktrina Kristiane). Ky ishte perkthimi nga latinishtja i nje katekizmi me 28faqe. Hyrja e vepres se Matrëngës eshte ne italisht, ndersa vete katekizmi, pra mesimet e doktrines se kishes ne formen e pyetjeve dhe pergjigjeve si dhe nje poeme me tete vargje jane ne shqip


Këngë e përshpirtëshme

Gjithëve thëres,kush do ndëlesë,
të mirë të krështë,burra gra,
mbë fjalët e Tinëzot të shihi meshë,
se s'ishtë njerii nesh çë mkatë s'kaa;
e lum kush e kujton se ka të vdesë,
e mentë bashkë mbë Tënëzonë i kaa,
se Krishti ndë parrajsit i bën pjesë,
e bën për bijr të tij e për vëlla.


(1592)
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. Empty Nicola Chetta (Nikollë Keta)

Mesazh  r_3 Tue Nov 23, 2010 11:51 pm

Shkrimtari dhe poeti italo-shqiptar Nikollë Keta, lindi diku rreth vitit 1740 në Contessa Entellina (Kundisa), një nga vendbanimet më të hershme shqiptare në Sicili, themeluar në vitin 1450 dhe 1467.

Keta mësoi në seminarin grek në Palermo. Ai u vendos si drejtor i këtij seminari në vitin 1777. Si poet, ai shkroi krijime fetare si dhe vargje poetike në shqip dhe greqisht. Keta, njihet si shkrimtari shqiptar i cili ka shkruar sonetin e parë në shqip në vitin 1777.

Ai vdiq në vitin 1803!
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. Empty Re: Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme ..

Mesazh  r_3 Tue Nov 23, 2010 11:52 pm

Krijimet më poshtë janë përkthyer në anglisht nga Robert Elsie. Shpresoj që ndonjëri nga ju t'i sjellë dhe në shqip.


Of honourable lineage
(Farie së ndeerme në Kuntisë u bii)

Of honourable lineage in Contessa was born
Nick Chetta, a scion of the Albanian soil.
He went to Palermo, to the Albanian home
Which received him like a featherless bird in a nest.

It clothed him, girded him with manners, with wisdom,
In the heat it refreshed him with its shade, like
The vine-stock readorning its withered branches,
And now a priest, the church took him for her spouse.

Like a lost bird he stretched his two wings
In Palermo and Contessa, both here and there
He sought honour for the Albanians in all his writings.

Like a silkworm he exhausted himself
And wove, embellished and wrote this treasure
To enrich Albania in every possible way.

[1777, u publikua për herë të parë në anglisht tek History of Albanian literature, New York 1995, vol. 1, p. 147]



I Travelled the Earth
(Po rraha dhera)

I travelled the earth in search of treasures,
Caused all Albania to blush at my sins,
Alas, how this hellish life deceived me,
Promised me honours, gold and pleasures.

On the verge of seizing that golden trove,
Those vile wooden boards enclosed my worn body...
Around my tomb weep the folk of Contessa,
I beg you, Lord, forgive them their sins.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. Empty Sulejman Naibi

Mesazh  r_3 Tue Nov 23, 2010 11:53 pm

Midis poetëve bejtexhinj, që u shqua në shekullin XVIII, është edhe Sulejman Naibi. Ai ishte nga Berati dhe jetoi e vdiq aty duke qenë bashkëkohës me Nezim Frakullën.
Sulejman Naibi ka shkruar një divan në shqip por kopja e plotë e tij nuk është gjetur. Krijimtarinë e tij e njohim vetëm përmes 4-5 vjershave në dorëshkrim. Megjithatë, ato e paraqesin si një nga bejtexhinjtë më të talentuar, me frymëzim e kulturë poetike. Karakteristikë për vjershat e Naibit është lirizmi i këndshëm, që u jep atyre ngrohtësi.
Ai i këndon vashës së bukur, natyrës, dhe ëmbëlsisë së jetës. Përmes një figuracioni të pasur e plot ngjyra të gjalla, Naibi e jep me shumë natyrshmëri bukurinë e femrës, ndjenjën e dashurisë. Vjershat e tij janë shumë afër natyrës së këngëve popullore edhe ndonjëra prej tyre si: "Mahmudeja e stolisurë„ këndohet edhe sot në Elbasan e në Berat. Ja disa vargje të saj;

Këjo sevdaja e insanit(1)
Gjallë njerinë ç'e përvëlon,
Mahmudeja e Sulejmanit
Me gazep sokakut shkon.
Jelek kadife veshurë
Si mosnjeri në këtë dhè,
me buzë duke qeshurë,
ç'të ka hije moj Mahmude!

Veçanërisht e bukur dhe e frymëzuar është vjersha "Si kandil i djegurë„ , me një figuracion të pasur e plot ngjyra.

Cullufet e tua-lulet e zymbylit,
je vet'bukuriae kopshtit ku ke hyrë,

Pra, ka hak bilbili të shikonj' me sy,
ta lër trëndafilin, të këndonj' për ty.

Të këndoj për buzët të kuqe shafran,
të këndonj' për ballin, që nuk zihet kurrë…

Në krijimet e Naibit bie në sy se gjuha është më e pastër, pa shumë fjalë orientale, si te bejtexhinjtë e tjerë. Ky kujdes i Naibit duhet të ketë qenë i vetëdijshëm. Naibi ka përdorur tetërrokshin dhe dymbëdhjetë rrokëshin.
Në rrymën e bejtexhinjve Sulejman Naibi mbetet në shkallën e një liriku me talent të vetëdijshëm.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. Empty Asdreni, Aleksandër Staver Drenova

Mesazh  r_3 Tue Nov 23, 2010 11:54 pm

Himni i Flamurit

Rreth flamurit të përbashkuar,
me një dëshirë e një qëllim,
të gjithë atij duk'iu betuar
të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ai largohet
që është lindur tradhëtor,
kush është burrë, nuk frikohet,
po vdes, po vdes si një dëshmor!
Në dorë armët do t'i mbajmë,
të mbrojmë atdheun në çdo kënd,
të drejtat tona ne si ndajmë;
këtu armiqët s'kanë vend.
që kombe shuhen përmbi dhe,
po Shqipëria do të rrojë,
për të, për të, luftojmë ne!
O flamur, flamur, shenj' e shtrenjtë
tek ti betohemi këtu,
pë Shqipërin, atdheun e shtrenjtë,
për nder'edhe lavdimn e tu.
Trim, burrë quhet dhe nderohet
atdheuet kush iu bë therror.
Përjetë ai do të kujtohet
mbi dhe, nën dhe si një shenjtor!
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. Empty Kjo eshte nje satire e mbetur ne doreshkrim e Asdrenit

Mesazh  r_3 Tue Nov 23, 2010 11:54 pm

PORTRET DIPLOMATI SHTATANIK

E ka shtatin tri pellembe
Dhe fytyren qeramidhe
Si sqepare ka ca dhembe
Dhe nje t'ecur karavidhe

Nje grusht kembe i ka miku
Ne kepuce fron te larte
Bark e koke si shiniku
Dhe nje pamje sysh, te tharte.

Dhe nga duart eshte i gjate
Po:shpesh-her i ka te gjata...
Gjith te duket t'jet'i urte
Po ne shpirt m'i zi se nata.

Kur shkon rruges s'e nxe vendi
Shkel e mfryhet si gjel deti
Djathte e mengjer hedh sy shpendi
Me menyra mendje-lehti.

Kur me shoket rri me fjale
Per t'i bindur sa q'u thote
Perpelitet mun si ngjale
Pa dhe trupn' e kthen si rrote.

Miqesine e ka per cipe
Peshe kurre s'i ka vene
Dhe sado q'i shtije kripe
Kripa shije s'i ka lene.

Di te sillet qysh te duash
Plot menyra ledhatare
Por menyrat po t'ia gjuash
Sheh si dhelper qenka fare.

Jet' e tija plot mistere
Si dhe letrat sibiline
Veperat si gjemba ferre
Rend si korbi pas stervine.

Ndrron perdita mij besime
Per qellime satanike
merr e jep e cfaq mendime
Me dredhi makjavelike.

Fjal' e tija ka te bindur
Vec per sa qe nuk e njohin
Sa per vepra s'eshte i lindur
Flas per vepra qe te ngrohin.

Nje bisede porsa nisi
I cthur fjalet si te doje
Djallezi q'e ka prej fisi
Sipas castit ne nevoje.

Se ka fryme diplomati
Le te mburret zoterija
Por qashtu me q'e do fati
Si lum ne dhe Shqiperija!

r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. Empty Asdreni (Aleks Straver Drenova, 1872-1947)

Mesazh  r_3 Tue Nov 23, 2010 11:55 pm

Poet i shquar dhe publicist. Lindi me 11 Prill 1872 ne Drenove. I mbetur jetim ne moshe te re la shkollen e mesme dhe mergoi ne Rumani me 1889. Ishte aktivist ne komunitetin e shqiptareve te Bukureshtit. Nisi te shkruante poezi dhe publicistike nga fillimi i shek XX. Ne krijimet e para poetike te cilat i permblodhi ne librin “Rreze dielli” (1904), Asdreni vijoi ne traditat e poezise se Naim Frasherit, te cilat kishin karakter atdhetar. Nje tjeter permbledhje eshte “Endrra e lote” (1912), e cila shquhet per pasurine e motiveve dhe nivelin artistik. Disa nga poezite e ketij vellimi titullohen “Zeri i kryengritesve”, “Cperblimi” etj. Ngjarjet qe pasuan renien e shtetit te lire kombetar shkaktuan tek poeti nje deshperim te thelle, qe u shpreh ne krijimet e periudhes 1914-1920 “Shqiperia me 1914” Ne kete periudhe Asdreni shkroi nje sere poemash si “Burri i dheut” (1920), "Hymni i festes", "Fisniket e Shqiperise", "Republika Shqiptare", "Psallme murgu" (1930) "Trashegimi" (1935). Vellimin e vete te katert “Kambana e Krujes” nuk arriti ta botonte kur ishte gjalle. Asdreni vdiq ne Bukuresht ne 1947. Sot eshtrat e tij gjenden ne atdhe.

Lulekuqja

Lulekuqja e mjera
Asgjekundi s’ka shtepi
E shkon jeten n’arrati
Ajo s’eshte si te tjera
S’ka stoli!

Fushes, kodres, del vetiu
Veres ngrohet, dimrit ngrin
Vete shkunde, vete mbin
Dhe, kur skuqe, vjen veriu
Dhe e perfshin

Neper kembe gjith’ e shkelin,
Vend ne kopshtet ajo s’ka
Dore ndihme kurrre s’pa;
As e mbjellin, as e vjelin
Shkoi u tha…

Po vec ngjyra e saj si zjarri,
Si nje yll qe xixellon
Tere bota e imiton
Eshte shenje per se mbari
Nga shikon

Ajo ngjyre kur ze shfaqet
Mbreti frone shkon e le
Njerez rober fare s’sheh
Vjen e drejta del ne faqet
Si Zot je

Ajo ngjyre nd’ato flete
Eshte shpresa qe tregon
Nje te ardhme q’enderron
Eshte flamuri yne vete
Qe valon!
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. Empty Asdreni (Aleks Straver Drenova, 1872-1947)

Mesazh  r_3 Tue Nov 23, 2010 11:56 pm

KTHIME

Kur te pashe me s'te lashe,
T'u afrova e s'tu ndashe
Dhe me ze t'embel te thashe:
"Sa te dua o moj vashe!"
edhe ne gjunje te rashe,
T'u luta gjersa u vrashe
Po nga zemera psheretita
U treta, u lebetita,
Se asnje fjale s'te qita,
Gjersa shpresen far' e ngrita
Se m'u merzit sa te prita,
Aq sa u ngrys edhe dita.
Vetem pastaj une u zgjova
Dhe mendjen time nderrova
Kur zemeren ta kuptova
Dhe ika e te harrova,
Nga tere mundimet shpetova
Si dhe shpirtin e qetova.
Pastaj ti mbremanet heret
Me vjen rrotull si nje shqerre
Si nje fytyre ne vere
Dhe me lutesh aqe here
Po tashti shëko te tjere
S'e ste dua moj e mjere.

DASHURO!

Shëko lisi si me flet
Fjale t'embla si me ushton,
Deget unj e me therret
Dashuro, se koha shkon!

Maj' e plepit gjithënje,
Kur tunt kryet me qorton,
Perpjek flete me çon ze
Djale ç'pret e s'dashuron!

Er' e malit me nje ushtim
Dhe mburimi qe kullon,
Gjithe me thone plot gezim:
Dashuro, se koha shkon!

Kopeshtit vasha qe po pret
Si zog pylli qe kendon,
Buzeqeshur me therret,
Djale ç'pret e s'dashuron!

Mua zemera gjith me rreh
Brenda gjaku me valon
Ma ndes mallin me ve re
Dashuro, se koha shkon!

Çdo gje rrotull me pyet
Djale ç'pret e s'dashuron
Ditet shkojn, jeta shket
Dashuro, se koha shkon!
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. Empty Asdreni (Aleks Straver Drenova, 1872-1947)

Mesazh  r_3 Tue Nov 23, 2010 11:57 pm

NJE ORE LUMTESIE

Hena ndrinte porsi argjent
Kur nde kopshtije bashke vinim
Dhe me doren mbi krahun tend
Te ndihnja mbi bar te rrinim.

Ah, sa embelsire ndjeva
Kur doren ma zgjate
Atthere fare me s'e msheva
Miredashjen zemres sate.

Lulet na çonin nje ere
Shume te embel e te pelqyer
Edhe zefiret nga here
Na kujtonin pa kursyer.

Rrezet qe na pergezonin
Kur ishim te perqafuar
Dashurine na e shtonin
Me nje mall te pa rrefyer.

Sa fjal' t'mbla me thoshe
Kur perkedheleshim te dy
Dhe me syçkat bukuroshe
Me benje te mos ndahem nga ty.

Po dyshimi nuk me linte
te te besonj se ti me do
Si hena qe rrezet mshifte
Dhe i çonte ku desh ajo.

Veç athere kupetova
Se je zemer plot meshire
Dhe veten time e ngrova
Kur me puthe me deshire.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. Empty Asdreni (Aleks Straver Drenova, 1872-1947)

Mesazh  r_3 Tue Nov 23, 2010 11:57 pm

Asdreni

--------------------------------------------------------------------------------

Hyrje

Aleksandër Stavre Drenova, i njohur në letërsinë tonë me pseudënimin Asdreni qe nga ata poetë krijimtaria e të cilëve u përket njëherësh dy periudhave. Poezia e tij u shkri që nga faza e fundit e Rilindjes deri në periudhën e Pavarësisë. Poeti pati një jetë të gjatë krijuese, rreth dyzet vjet.
Asdreni lindi në fshatin Drenovë të Korçës më 1872. Mësimet e para i mori në Korçë. Që në moshën trembëdhjetëvjeçare shkoi në kurbet, në Rumani, ku vazhdoi shkollën e mesme, dhe më vonë fakultetin e shkencave politike, të cilin nuk arrit ta mbaronte. Për të fituar bukën e gojës dhe për të vazhduar studimet djali i ri detyrohet të bëjë gjithfarë punësh të rënda. Që herët lidhet me lëvizjen atdhetare të shqiptarëve të Bukureshtit dhe bëhet një nga përfaqësuesit më të shquar të saj. Në vitin 1900 filloi të botojë vjershat e tij të para në shtyp dhe të bëhet i njohur si talent i ri që premtonte. Poezia e tij e kësaj kohe ka karakter kushtrues, po poeti i ri nuk ka gjetur ende individualitetin e vet, është nën ndikimin e Naimit. Në të njëjtën kohë Asdreni botoi në shtyp artikuj me formë të përparuar demokratike dhe antifeudale. Më 1904 botoi vëllimin me poezi "Rreze dielli" që do të pritej mirë nga lexuesi dhe nga shtypi dhe do të përshëndetet nga Çajupi me fjalët entuziaste; "Tani besoj se Naim beu nuk vdiq, se vendin që la ai bosh e zure ti".
Asdreni u bë një nga udhëheqësit e lëvizjes atdhetare ndër shqiptarët e Rumanisë. Ai çeli një shkollë shqipe në Kostancë për fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë, pasqyroi në shkrimet e veta ngjarjet e Shqipërisë, mblodhi ndihma për kryengritësit e Kosovës, bashkpunoi me Nolin për shkëputjen e kishës shqiptare nga kisha greke, ishte sekretar i mbledhjes së Bukureshtit që e kryesonte Ismail Qemali në vjeshtë të vitit 1912 dhe ku u vendos shpallja e menjëhershme e Pavarësisë. Jo më kot pikërisht në atë vit del në dritë vëllimi i dytë me vjersha i Asdrenit "Ëndërra dhe lotë" ku shfaqet plotësisht talenti i tij dhe që solli një ndihmesë të shquar në letërsinë shqiptare të Rilindjes.
Më 1914 Asdreni erdhi në atdhe që të ndihmonte në forcimin e pushtetit kombëtar, po, i zhgënjyer nga turbullimet e kësaj kohe, u kthye në Rumani. Ai priti me gëzim Kongresin e Lushnjes, i bëri jehonë flakë për flakë luftës së Vlorës. Pas vitit 1924 u tërhoq nga jeta politike, duke shprehur kështu në heshtje qëndrimin e tij kundërshtues ndaj regjimit të Zogut. Në fakt në vëllimin e tij të tretë me vjersha "Psallme murgu" të botuar më 1930 gjejmë aludime për këtë qëndrim të tij. Revoltën e tij Asdreni e derdhi edhe nëpër disa vjersha të mbetura në dorëshkrime. Por zhgënjimi i tij nga realiteti shoqëror politik i frymëzoi edhe vjersha pesimiste ose vjersha të ftohta që nuk janë që nuk janë veçse ushtrime formaliste. Gjejmë kështu çaste, rënieje në krijimtarinë e tij. Me rastin e 25-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, Asdreni u kthye në Shqipëri, po gjeti një pritje tepër të ftohtë nga përfaqësuesit e regjimit. Poeti shkoi sërish në Rumani për të mos u kthyer më kurrë në atdhe. Vitet e fundit të jetës përgatiti një vëllim "Këmbanat e Krujës".
Asdreni u bë i njohur si publiçist, por ishte edhe autor tekstesh shkollore e përkthyes. Po ai, para së gjithash, mbetet në letërsinë tonë si një poet i talentuar lirik.
LIRIKA ATDHETARE E SHOQËRORE
Në lirikën e vet poetike Asdreni u rikthehet të gjitha temave të poezisë së Rilindjes, po u jep një frymë më të hapur kushtruese. Jo më kot ai lëvron kryesisht llojet e himnit dhe të marrshit. Të njohura janë vjershat "Betimi mbi flamur" (1907) që pas vitit 1912 u bë dhe është Himni ynë Kombëtar, vjersha "Përpara", që dallohen nga një stil patetiko-oratorik, i cili shpreh një patos të zjarrtë të brendshëm. Vargjet e shumta dhe dinamike dhe njëkohësisht të thjeshta, kanë një forcë komunikuese të veçantë.

Lart, Shqipëri,
ti je e zonja,
nga lufta sot mos ndalesh;
me trimëri
porsi shqiponja
armiqve mos iu falesh.

Krahas kësaj retorike që shkrihet në vjershën "Përpara" me një ndjenjë të sinqertë, gjejmë edhe lirika të tjera ku dashuria për atdheun shprehet më me thjeshtësi e spontanitet ndjenje përmes shkrimit të mallit për atdhe të mërgimtarit të djegur:

Me sa mall e sa dëshirë
Atë ditë po e pres,
që edhe unë atje i lirë
pranë prindërve të vdes!
("Në mërgim")

Asdreni si Çajupi, vë gishtin te plaga e dhimbshme e kurbetit dhe e dënon atë si shkëputje të forcave më të mira nga atdheu, dënon ata që e harrojnë vendin e tyre.
Poeti vijon ta lëvrojë lirikën atdhetare dhe pas Shpalljes së Pavarësisë. Më vonë kjo lirikë u drejtohet temave historike, merr një karakter më meditativ, po i ftohet deri diku frymëzimi.
Asdreni ka meritë të veçantë për thellësinë e problematikës shoqërore që lëvron për herë të parë në letërsinë tonë: ai shtron hapur çështjen e frymëzmit klasor, pasqyron konfliktin ndërmjet shtresave të larta dhe popullit, duke e parë këtë të fundit si forcë lëvizëse të historisë. Asdreni, madje, ëndërron për një çlirim shoqëror të masave të shtypura, po s'e ka të qartë prespektivën. Problematika shoqërore i frymëzon Asdrenit vjersha tepër të fuqishme si "Zëri i kryengritësve" (1912) "Çpërblimi" ku ballafaqohen klasat kundërshtare me një varg dinamik e një fjalor të ashpër. Edhe në këto vjersha ka retorikë, po ajo tretet në dufin e fuqishëm të revoltës. Te "Burri i dheut", duke i kënduar Luftës së Vlorës, Asdreni thekson karakterin popullor të saj dhe krijon një portret kolektiv të popullit të shfrytëzuar. Më vonë, më 1935 Asdreni do të shkruajë një vjershë po aq të fuqishme. "Trashëgimi", që jep një tabllo tronditëse të gjendjes së mjeruar politike, ekonomike, shoqërore e kulturore të Shqipërisë në kohën e Zogut. Një patos satirik tepër i ashpër përshkon vjershat "Fisnikët e Shqipërisë" dhe "Republika Shqiptare".
Tema shoqërore i ka frymëzuar Asdrenit edhe vjersha ku ai shfaq shpresën tek populli, si vjersha "Lulëkuqja" (1912), çuditërisht e thjeshtë dhe plot lirizëm, po edhe plot forcë ku nëpërmjet këtij simboli të gjetur bukur himnizohet populli dhe pohoet besimi tek ai.
Asdreni e pasuron letërsinë tonë edhe në lirikën e dashurisë dhe në lirikën e natyrës. Lirika e tij e dashurisë trajton tema të ndryshme dhe dallohet nga konkretësia, çiltërsia, thjeshtësia, nga një lirizëm i ngrohtë që shkrihet herë-herë me një humor të lehtë. Asdreni shkruan edhe balada me subjekt me këngë dashurore që u përhapën në popull.
Në fazën e dytë të krijimtarisë Asdreni shkruan lirika dashurie disi të stërholluara dhe abstrakte që dëshmojnë se rënia shpirtërore për shkak të atmosferës mbytëse që e rrethon, i ka dëmtuar edhe frymëzimin. Poeti kërkon shumë në fushën e formës dhe thith edhe nga rrymat moderniste të kohës, po jo me shumë sukses.
Në lirikën e natyrës Asdreni tregohet tepër origjinal duke na e dhënë natyrën (për herë të parë në krahasim me rilindësit e tjerë) të shkrirë me jetën e vet. Më shpesh në lirikat e veta të natyrës. Asdreni do na japë tablo të gjalla, konkrete e të dhimbshme të vendlindjes.
Asdreni e pasuron në mënyrë të veçantë poezinë tonë edhe në lëmin e formës, duke krijuar lloje të reja strofash e vargjesh, duke lëvruar madje edhe vargun e lirë. Ai sjell në letërsinë tonë një figuracion të begatshëm. Simbolet, krahasimet dhe epitetet e tij shquhen në përgjithësi për origjinalitetin e tyre. Poezitë më të bukura Asdreni i shkruan kur shkrin origjinalitetin në brendi e në formë me thjeshtësi. Poeti ka meritën që e lidhi poezinë tonë me poezinë bashkëkohore evropiane.
Veçse në kërkimet e tij për forma të reja Asdreni nuk ka sukses kur nuk i mbetet besnik individualitetit të vet krijues.
Në poezinë e Asdrenit ka një farë racionalizmi që në vjershat më të mira mënjanohet nga shpërthimi i ndjenjës ose vështrimi i realitetit nëpërmjet prizmit të humorit të shëndetshëm fshatarak.
Asdreni është një figurë tepër origjinale dhe e ndërlikuar si poet. Poezia e tij, ndonëse nuk pati ndikimin e asaj të Naimit dhe të De Radës, e pasuroi në mënyrë të ndjeshme letërsinë tonë.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. Empty Asdreni (Aleks Straver Drenova, 1872-1947)

Mesazh  r_3 Tue Nov 23, 2010 11:58 pm

Dua

Mbi bar dua të prehem,
të këndoj, të dëfrehem,
të shoh rreth bagëtinë,
kur hanë dhe pinë;

të shoh fushat e blerta,
bimët kur i fryen era,
njerzit kur punojnë
dhe çupat kur këndojnë!

Ah, dua dhe lulet,
kur i shfaqin pekulet,
dhe fluturat që venë,
mbi to dua të jenë;

bilbili t'ia thotë
nën diellin e ngrohtë.

Dua dhe Shqiperinë,
se atje kam shtëpinë,
kur rrija nepër ferrat
edhe lozja me sheqerrat;

për këtë kam dëshirë
dhe s'dua më mirë,
atje dua të shkoj,
sa të jem e të rroj!
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. Empty Asdreni (Aleks Straver Drenova, 1872-1947)

Mesazh  r_3 Tue Nov 23, 2010 11:58 pm

Sa të dua o Shqipëri

Sa të dua, o Shqipëri,
sa me mall ndiej e sa dëshirë,
për ty gaz e dashuri
mu në zemër më ka mbirë!
Se për mua, o Atdhè,
je një lule aq e vyer,
sa nuk gjendet përmbi dhè
shpirtin tim për të ushqyer!
---------------------------------------------------------------------------------------------------

Vlorës

Ti je balli me florinj,
ti je lulja e Shqipërisë
dhe trumbeta e lirisë.
Pleq që ngjalle dhe të rinj,
tërë kombi të sjell nder,
me lavd emrin ta ka shkruar
se ti trime vet' me duar
fij't e flamurit ke tjerr!

Je kurora me shkëlqim
gurështrenjt', margaritarë,
që do mjeshtër magjistarë
t'i radhuan me qëllim.
Zjarr lëshojnë, që verbon,
si yj rrotull të shëndrisin,
rreze njyrash, llamburisin,
për sy bërë që lakmon!...

...Rrotull fqinjët sa fuqi,
sa mënyra nuk përdorin,
me pahir që të na korrin
çdo send, Vlorë, mban në gji!
Mund e bij ke pas' armiq,
me syt' katër gjith' pas arit,
jasht' zakonit të shqiptarit,
që s'shet besën për ca fiq.

Por ti, Vlorë, mos u dro!
Mbaj mburojën me qëndresë,
se kush vetes i zë besë,
e mat grushtin me këdo.
Se dhe Deti mik kur fle,
n'ëndrrat kryen një dëshirë
mbret të jet' e zot i lirë
veç për tokën q'i dha bè.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. Empty Asdreni (Aleks Straver Drenova, 1872-1947)

Mesazh  r_3 Tue Nov 23, 2010 11:59 pm

VJESHTA NGA AZDRENI
U zhduk vapa,shkoi vera,
dhe bilbili me s'kendon.
erdhi vjeshta me te tjera,
syri yne qe i shikon
teret koha hapen ret
ngjyra plumbi perseri
duket prap tjetr jete
qe natyra nderron tashti
era fryen fletet bien
pemet zhvishet si nga mot
mali ,fusha me s'ka hijen
qe e kishte gjer ne sot.
bukurite jane zhdukur shiu e bryma zuri vend
bari lulet kopshti i bukur
u ndryshuan ne cdo kend.


por e mire eshte vjeshta
sepse bujku gjithmon punon
per te vjelur sot ka vreshta
neser arat po leron.
njerezit ne cdo ane
posa ngrihen ne mengjez
neper fusha cdo gje kajn
rendin mbledhin me kujdes.

Pra me pune gjith te rrojme
se vec puna ne na vlen
sepse ndryshe s'trashegojme
veren tjetr qe po vjen.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme .. Empty Re: Letersia shqiptare qe nga rilnidsit tan e deri ne ditet e sotme ..

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi