www.shpirti.albanianforum.net

Join the forum, it's quick and easy

www.shpirti.albanianforum.net
www.shpirti.albanianforum.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
Display results as :
 
Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» A mund te beni seks me nje te panjohur?
Festa e 28 Nentorit po afron do ju ishim mirnjohes qe te na sillnin sa me shum info rreth kasj historije te madhe peer shqiperin :)) EmptyWed Jan 30, 2013 11:23 pm nga koti003@hotmail.com

» Nje pershendetje per Antaret e Rinj
Festa e 28 Nentorit po afron do ju ishim mirnjohes qe te na sillnin sa me shum info rreth kasj historije te madhe peer shqiperin :)) EmptyWed Jan 30, 2013 11:21 pm nga koti003@hotmail.com

» Si Mendon Munte Duash Dy Njerez Ne Nje Kohe ?
Festa e 28 Nentorit po afron do ju ishim mirnjohes qe te na sillnin sa me shum info rreth kasj historije te madhe peer shqiperin :)) EmptyMon Jul 16, 2012 10:23 pm nga ariani

» A mund ti ket te gjitha nje Femer?
Festa e 28 Nentorit po afron do ju ishim mirnjohes qe te na sillnin sa me shum info rreth kasj historije te madhe peer shqiperin :)) EmptyMon Jul 16, 2012 10:22 pm nga ariani

» Pergjigjuni duke ber dhe nje pyetje ne vazhdim
Festa e 28 Nentorit po afron do ju ishim mirnjohes qe te na sillnin sa me shum info rreth kasj historije te madhe peer shqiperin :)) EmptyMon Jul 16, 2012 10:19 pm nga ariani

» fraza poezi anglisht
Festa e 28 Nentorit po afron do ju ishim mirnjohes qe te na sillnin sa me shum info rreth kasj historije te madhe peer shqiperin :)) EmptyFri Jul 13, 2012 11:25 pm nga ariani

» Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :)
Festa e 28 Nentorit po afron do ju ishim mirnjohes qe te na sillnin sa me shum info rreth kasj historije te madhe peer shqiperin :)) EmptyTue Jun 19, 2012 5:33 am nga ariani

» pershendetje kur hyni dhe dilni nga forumi
Festa e 28 Nentorit po afron do ju ishim mirnjohes qe te na sillnin sa me shum info rreth kasj historije te madhe peer shqiperin :)) EmptyMon Jun 18, 2012 9:10 am nga ariani

» A E NJIHNI E KENI NDJER DASHURIN E VERTET???NESE PO...SI E KUPTONIE DINI QE ESHTE AJO DASHURIA E VERTET???
Festa e 28 Nentorit po afron do ju ishim mirnjohes qe te na sillnin sa me shum info rreth kasj historije te madhe peer shqiperin :)) EmptyThu Mar 03, 2011 3:56 pm nga r_3

Shtypi i Shkruar
Menu Shpirti.net
March 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar

Festa e 28 Nentorit po afron do ju ishim mirnjohes qe te na sillnin sa me shum info rreth kasj historije te madhe peer shqiperin :))

Shko poshtë

Festa e 28 Nentorit po afron do ju ishim mirnjohes qe te na sillnin sa me shum info rreth kasj historije te madhe peer shqiperin :)) Empty Festa e 28 Nentorit po afron do ju ishim mirnjohes qe te na sillnin sa me shum info rreth kasj historije te madhe peer shqiperin :))

Mesazh  r_3 Mon Nov 22, 2010 12:52 am

28 nëntori është një nga ditët më të bekuara te kalendarit shqiptar. Kjo ditë është festa më e madhe kombëtare për ne shqiptarët pasi brenda saj festojmë shumë festa.

- 28 nëntor, 1443 - Rikthimi triumfant i Gjergj Kastriotit në Kruje (Nentori i Pare)
- 28 nëntor 1912 - Ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë (Nëntori i Dytë)
- 28 nëntor 1944 - Clirimi i Shqiperisë nga pushtimi nazifashist (Nëntori i Tretë)

Në këtë 28 nëntor, kemi edhe një gëzim ndryshe nga vitet e tjera, pasi ky 28 nëntor e gjen Kosovën si shtet sovran e të pavarur. Viti i parë ky ku shqiptarët në Kosovë dhe shteti kosovar do të festojë së bashku me shtetin am shqiptar.

GËZUAR FESTËN KOMBËTARE, DITËN E PAVARËSISË!
GËZUAR 96 VJETORIN E SHTETIT SHQIPTAR!
GËZUAR 100 VJETORIN E GJUHËS SHQIPE!
GËZUAR 64 VJETORIN E ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË!

Por krahas urimeve të kësaj dite të shënuar, desha t'iu ftoj që të reflektoni për disa minuta dhe të shprehni edhe mendimet tuaja mbi këto cështje:

- Cilat janë arritjet më të mëdha të popullit shqiptar në këto 100 vjetët e fundit?
- Cilat janë sfidat më të mëdha të kohës në të cilat jetojmë?
- Cilat janë aspiratat tuaja kombëtare për të ardhmen?

Do tju lutesha me kenaqsi te na jepnit reagimin tuaj Smile)))

me respekt Saimir
22/10/2010
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Festa e 28 Nentorit po afron do ju ishim mirnjohes qe te na sillnin sa me shum info rreth kasj historije te madhe peer shqiperin :)) Empty Re: Festa e 28 Nentorit po afron do ju ishim mirnjohes qe te na sillnin sa me shum info rreth kasj historije te madhe peer shqiperin :))

Mesazh  r_3 Mon Nov 22, 2010 1:02 am

28 Nandor 1912

Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani

Kapitulli i pestë

28 NANDOR 1912

Porsa u sigurue pranimi i kushteve të
tyne, udhëheqësit e kryengritjes shqiptare e
lanë punën kryekëput në duert e qeveris
turke për të krijue nji Shqipni të
vetqeverisun, në suazën e Perandoris
Otomane. Ata nuk mbajtën në kambë nji
fuqi të armatosun për me i ba ballë rrezikut
të nji sulmi nga ana e fqinjve të Balkanit.
Ky rrezik ishte dukë në mënyrë të
pagabueshme qysh në fillim të vitit 1912.
Nga ana tjetër, ushtërija turke ishte
dizintegrue si fuqi e disiplinueme nga
shkaku i kryengritjes shqiptare dhe nuk do
të mund të mbronte Shqipnin në rast të nji
lufte. Tue lidhë fatin e Shqipnis me atë të
Perandoris Otomane deri në pikën e
fundit, udhëheqësit e lëvizjes kombëtare
prunë pikërisht at rrezik qi kishin dashtë
me i shpëtue: ushtërit e shteteve të Balkanit
zaptuen tokat shqiptare, tue sulmue nga
veriu, nga lindja dhe nga jugu, ndërsa
Shqiptarët nuk kishin asnji fuqi të
organizueme për me u mbrojtë me sukses.

Lufta Balkanike

Emerimi i nji valiu (guvernatori) prej
origjine shqiptare në Janinë nga ana e
qeveris së Stambollit shkaktoi nji stuhi
zemrimi në shtypin grek. Argumenti ma
tipik dhe plot kërcënime gati të hapët ishte
ky: në rast se Shqiptarët do të mundohen
me shtie në dorë toka qi i përkasin Greqise,
nji frymë solidarësije do të krijohet në mes
të Shteteve balkanike, interesat e të cilve
janë vue në rrezik nga sjelljet e Shqiptarve.
Kjo fushatë e shtypit grek ishte e para re e
zezë qi errësoi triumfin e kryengritjes
shqiptare. Kërcënimi se shtetet e Balkanit Faqe 221

do të vepronin së bashku për të pengue
formimin e nji shteti shqiptar të pamvarun
me të katër vilajetet nuk ishte vetëm nji fjali
propagandë. Qysh në fillim të vitit 1912
shtetet e Balkanit kishin fillue bisedime të
mëshefta për të lidhë nji aleancë politike
dhe ushtarake kundër Perandoris
Otomane. Politika e "otomanizimit" e
qeveris "Xhonturke" shërbeu si nxitja ma e
fortë për të bindë Grekë, Sërbë e Bullgarë
me harrue grindjet në mes të tyne dhe me
bashkue fuqit për me i dhanë grushtin e
vdekjes "Njeriut të sëmundë të Europës"
me qëllim qi me nda tokat e Turkis në
Balkan. Për të justifikue lakmit e tyne, ata
kishin sajue plot argumenta etnike,
historike, kulturore dhe strategjike. Disa
krahina, si Maqedonija, kishin ma shum
se nji kandidat. Negociatat e gjata dhe të
ngatërrueme qi u shvilluen mrapa skenës,
në muajt e parë të vitit 1912, kishin
pikërisht për qëllim me i nda tokat turke në
Europë në mënyrë qi secili shtet i Balkanit
të kenaqej me hisen e vet për të marrë pjesë
në luftën qi po pregatitej. Hapi i parë për
të çelë kto negociata ishte ba tepër i
vështirë mbasi marrëdhaniet në mes të
qeverive balkanike kishin qene acarue deri
ne kulm dhe çdo iniciativë diplomatike
ishte ba e pamundun. Nga ana tjetër,
aleanca balkanike duhej të bahej pa
ndihmën e fuqive të mëdha, të cilat ishin
kundër çdo orvatje me i ba luftë regjimit të
"Xhonturqve".
Për të thye akullin në mes të Sërbis dhe
Bullgaris shërbeu si ndërmjetës gazetari
anglez I. D. Bourchier, korrespondent i
fletores Times në Balkan. Me iniciativën e
tij, kryeministrat e të dy qeverive patën
disa takime mrapa dyerve të mbylluna dhe
u nenshkrue nji aleancë difensive serbo-
bullgare me 13 mars 1912. Aleanca u
justifikue në syt e botës tue shpallë se të dy
shtetet do t'i vinin në ndihmë njani-tjetrit

në rast se Turkija sulmohej nga nji fuqi e
madhe. Po të paraqitej rasti për ndarje
tokash, Sërbija do të merrte të gjitha viset
në veri dhe perëndim të Vargmalit Sharr,
kurse pjesa e Bullgaris do të përbahej nga
tokat në lindje të Maleve Rodop dhe të
lumit Struma. Kusuri i Maqedonis do të
përbante nji krahinë autonome. Në rast se
nji zgjidhje e tillë bahej e pamundun,
atëhere Maqedonija duhej të ndahej në tri
pjesë; kufijt e Bullgaris të shtriheshin deri
në brigjet perëndimore të liqenit të Ohrit,
Serbija të merrte edhe nji copë të Shqipnis
deri në qytetin Strugë. Carit të Rusis i lihej
barra me caktue fatin e tokave rreth
Shkupit dhe Dibrës.

Dy muej mbas aleances serbo-bullgare
u nënshkrue nji marreveshtje e njillojtë në
mes të Bullgaris dhe Greqis. 1 vetmi
ndryshim asht se, në ket traktat të fundit,
nuk bahej fjalë për ndarje mirazi, domethanë
se kush do të përvetësonte krahina, mbasi të
shëmbej Perandorija Otomane.

Përcipe, aleanca balkanike u paraqitë si
nji masa difensive, domethanë se caktonte
mënyrën e veprimit në rast të nji lufte
shkaktue nga të tjerët. Kurse bisedimet e
mësheftë në mes të shtatmadhnorivë të
shteteve firmuese treguen se qëllimi i
vërtetë ishte nji luftë agresive kundër
Turkis. U hartuen plane për nji ofensivë të
koordinueme të ushtërive sërbe, bullgare
dhe greke; u caktue numri i divizioneve qi
seicili shtet do të vinte në veprim për të
realizue qëllimet e aleancës.
Lufta e Balkanit u shpejtue nga triumfi i
kryengritjes shqiptare. Sikur e thekson
historiani anglez I. Marriott: "Greqija dhe
Sërbija u alarmuen nga suksesi i
Shqiptarve, të cilët kërkojshim tash haptazi
vilajetet e Manastirit dhe të Shkupit. Me 8
tetor 1912, Kral Nikolla i Malit të Zi muer

r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Festa e 28 Nentorit po afron do ju ishim mirnjohes qe te na sillnin sa me shum info rreth kasj historije te madhe peer shqiperin :)) Empty Re: Festa e 28 Nentorit po afron do ju ishim mirnjohes qe te na sillnin sa me shum info rreth kasj historije te madhe peer shqiperin :))

Mesazh  r_3 Mon Nov 22, 2010 1:05 am

tetor 1912, Kral Nikolla i Malit të Zi mori

inciativën me fillue luftën kundër Turkis.
Pjestarët e tjerë të aleancës balkanike i
dërguen nji ultimatum qeveris turke tue
kërkue zbatimin e reformave në
Maqedoni. Qeverija e Stambollit u
përgjegj tue u shpallë luftë shteteve të
Balkanit. Mbrenda pak ditve u duk se
ushtërija turke nuk ishte ma arma e
dikurshme. Entuziasmi që kishte ngjallë
kryengritja e "Xhonturqve" ishte kthye në
dishpërim dhe urrejtje kundër regjimit të ri.
Kryengritja shqiptare e kishte shpejtue kët
proces demoralizimi në mes të rekrutve të
rij. Vetëm njësit e përbame nga ushtarë
profesional luftuen me zotësin dhe trimnin
e zakonshme, por qindresa e tyne, sado
heroike, nuk mjaftoi par të ndalue hovin e
ushtërive të aleancës balkanike. Europa u
habit dhe u trondit nga disfatat qi pësoi
regjimi i "Xhonturqve", i cili kishte ngjallë
shum shpresa për të rimëkambë
Perandorin Otomane.

Pak dit mbasi u shpall lufta, ushtërija
serbe fitoi betejën e Kumanovës dhe
marshoi kundër Shqipnis. Në nji
proklamatë drejtue trupave, mbreti Pjetër i
Sërbis shpalli se qëllimi i qeveris së tij ishte
me i prue "liri, barazi dhe vllaznim"
Serbve dhe Shqiptarve pa dallim feje, qi
vuejshin nden zgjedhën otomane. Pak
kohë ma parë aggjentët e organizatës
terroriste serbe "Dora e Zeze" kishin hye
ne kontakt me Isa Buletinin dhe i kishin
propozue bashkëpunim, tue i dhanë
premtimin solemn se të drejtat kombëtare
të Shqiptarve do të respektoheshin me
shum kujdes. Natyrisht ky premtim nuk
ishte i sinqertë mbasi nji mot ma parë
kryeministri sërb Milovanoviç i kishte
deklarue ministrit të jashtëm austriak
Kontit Achrenthal, se Shqiptarët nuk ishin
të zotët me qeveris vetvehten dhe prandaj
duhej të pësonin fatin e Myslimanve të
Algjeris. Me fjalë të tjera, në rast të
likuidimit të Perandoris Otomane në
Europë, tokat shqiptare duhej të
ndaheshin në mes të Serbis dhe Greqis.
Mbasi mungonte nji fuqi e organizueme
për të mbrojtë tokat shqiptare në veri, në
lindje dhe në jugë, Isa Buletini bani
detyrën patriotike me ata pak njerës qi i
shkojshin mrapa.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Festa e 28 Nentorit po afron do ju ishim mirnjohes qe te na sillnin sa me shum info rreth kasj historije te madhe peer shqiperin :)) Empty Re: Festa e 28 Nentorit po afron do ju ishim mirnjohes qe te na sillnin sa me shum info rreth kasj historije te madhe peer shqiperin :))

Mesazh  r_3 Mon Nov 22, 2010 1:07 am

Tue mbetë pa nji drejtim të
përgjithshem në kët orë vendimtare
Shqiptarët vepruen ndën influencën e
rrethanave krahinore dhe ndën drejtimin e
krenve lokal. Në nji vënd, ushtërija sërbe ti
lejue të kalonte pa asnji pengesë, në nji
vënd tjetër atdhetarët luftuen deri në pikën
e fundit për të pengue avancatën e
anmikut. Natyrisht, kjo rezistencë e
kufizueme në numur dhe në siperfaqe nuk
mund të ndryshonte rrymën e
përgjithëshmë të operacioneve ushtarake,
ose të zevendesonte pazotësin e ushtëris
turke me i ba ballë situatës. Kështu qi,
para mbarimit të nandorit 1912, ushtërija
sërbe kishte dalë në Llesh. Sukseset e
ushtëris sërbe nuk i pëlqyen Knjazit të
Malit të Zi, i cili ushqente ambicjen me
zaptue i pari Prizrenin dhe me proklamue
vehten Car të Shkjeve të Balkanit. Për me
dalë në Prizren, duhej kalue nëpër Shkodër
dhe Kral Nikollës i ishte mbushë mendja
se do të shtinte në dorë kryeqytetin e Ilirve
gati pa shkrefë asnji pushkë. Kurse
Shkodra shkruejti nji tjetër faqe të
shkëlqyeshme në historin e Shqyptaris,
sikur kishte me e thanë Patër Fishta.
Komandanti i garnizonit prej 14.000
vetësh, Hysein Riza Pasha, kishte ndërtue
fortifikata të improvizueme për të mbrojtë
qytetin, tue i kushtue nji vërejtje të veçantë
Malit Tarabosh. Ushtërija Malazeze, e
përforcueme nga 20.000 Serbë, rrethoi
Shkodrën dhe filloi nji varg sulmesh të
furishme. Tue pa planet e tij në rrezik nga
kjo rezistencë e papritun, Kral Nikolla
urdhnoi bombardimin e qytetit për të
terrorizue popullatën civile, tue vra gra,
pleq dhe fëmijë. Nervat e mbrojtësve të
metropolës shqiptare të veriut nuk u
tronditën dhe rrethimi i Shkodrës vazhdoi
me muej.
Ndërkaq, në Shqipnin e jugut, krahu i
majtë i ushtëris greke ndën komandën e
Princit Kostandin po gatitej me sulmue
ushtërin turke prej 15.000 vetësh qi ishte
tërheqë nga Manastiri në Korçë. Çetat e
patriotëve shqiptar, të armatosun mirë dhe
plot zell për të mbrojtë atdheun, luftuen
krahpërkrah me ushtërin turke. Por
vetmohimi dhe heroizma individuale nuk
mjaftuen me ndalë ofensivën e nji ushtërije
të stërvitun dhe ma të madhe në numur.
Korça u pushtue dhe ushtërija greke
vazhdoi sulmin drejt Janinës. Tue ndjekë
shembullin e Shkodrës, Janina e Ali Pashë
Tepelenës, qëndroi trimnisht dhe ra në
duert e anmikut mbas nji rrethimi të ggjatë
dhe të kushtueshem. Për të pasë nji ide
mbi rreptësin me të cilën u shvillue lufta
për Janinën mjafton me thanë se, në dy ditë
vetëm, ushturija greke hudhi 25.000 gjyle
topi kundër fortifikatave të qytetit. Ditën qi
u ba dorzimi, numri i viktimave nga ana e
mbrojtjes arrinte 7500 vet.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Festa e 28 Nentorit po afron do ju ishim mirnjohes qe te na sillnin sa me shum info rreth kasj historije te madhe peer shqiperin :)) Empty Re: Festa e 28 Nentorit po afron do ju ishim mirnjohes qe te na sillnin sa me shum info rreth kasj historije te madhe peer shqiperin :))

Mesazh  Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi