www.shpirti.albanianforum.net
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
Shtypi i Shkruar
Menu Shpirti.net
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar


Klubi i Futbollit Flamurtari

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Klubi i Futbollit Flamurtari

Mesazh  r_3 prej Mon Nov 22, 2010 5:48 am



Historia e Klubit te Futbollit "Flamurtari"

Nga gërmimet e zbulimet arkeologjike, nga dokumentet arkivore, nga dokumentet fotografike te shtypit te kohës, apo nga te dhenat gojore, konstaton se në qytetin bregdetar të Vlorës zanafilla e lojës “Top e këmbë” është shumë e hershme. Kurse si lojë e re futbolli, si garim sportiv, si lojë moderne e spektakolare mendohet të ketë filluar rreth vitit 1915. Kjo e dokumentuar edhe në “Sporti Shqiptar” Nr. 10 dt 28.11.1937.

Rinia vlonjate e viteve ‘20, një grup të rinjsh nga qyteti, studente të ardhur nga Kalabria e Italisë, themeluan të parën shoqëri sportive ne vitin 1921 te quajtur “Jeronim De Rada”. Kryetar i parë i saj zgjidhet Sezai Nota.

23 Mars 1923 mbahet si data e themelimit të klubit të futbollit vlonjat “Vlora”, kryetar i parë i te cilit, u zgjodh Milto Korçari, sekretar Malo Ismaili dhe financier Faslli Zoga.

Kjo shoqëri sportive rreth viteve 30’ kishte të anëtarësuar aq simpatizantë e aktivistë sa edhe qytetet e mëdha të asaj kohe si, Tirana, Shkodra apo Korça.

Anëtarët e shoqatës “Vlora” si veprimtari kryesore kishin sportin, veçanërisht atë futbollistik. Deri në fillimin e aktivitetit të parë kombëtar të futbollit kjo shoqatë ka zhvilluar një numër të konsiderueshëm ndeshjesh. Jo vetëm në qytetin tonë me ekipet e lagjeve, por rëndësi të veçante u kushtonte dhe ndeshjeve miqësore me ekipet e Kavajës, Fierit, Shkodrës, Korçës, Beratit etj.

Kampionati i parë 1930:

Shoqata Sportive “Vlora”: Apostol Malo, Neshat Agolli, Xhevdet Pustina, Jani Kosta, Pavllo Qiroko, Vasil Koço, Hasbi Tepelena, Zeko Koka, Syrja Gabrani, Remzi Verzivolli, Vasfi Semini, Abedin Bozhegu, Xhevdet Fishta, Hamdi Zoga.

Pjesemarrja e Shoqërisë Sportive “Vlora” :

Kampionatin I vendor, 1930, dhe me pas 1931, 1933 (Kategoria II), 1934, 1936 dhe 1937-1938.
Kupën “Vllaznia shqiptare”, 1939, pjesëtar në grupin C, bashkë me Durrësin, Beratin dhe Lezhën.
Pas Nëntorit 1944, çlirimit të vendit, do të riniste udhën e tij të re një nga sportet më të dashur, një nga sportet më popullor, futbolli. Ai do të krijonte aq emocione, dëshira, gëzime, thirrje.

2 Shtatori 1945 rinisi startin Kampionati Kombëtar i Futbollit për mos t’u ndalur më. Edhe në këtë startim të ri skuadra e qytetit te Vlores prezantohet me emrin “Vlora”.

Uniforma e përfaqësues vlonjate, ashtu si edhe e viteve të para të nisjes së futbollit zyrtar, ishte një bluzë e bardhë me shirita dy ngjyrësh, kuq e zi. Këto të përsëritura dy herë horizontalisht para gjoksit. Të mbathurat ishin të zeza dhe herë herë të bardha, si dhe geta të zeza me një shirit të kuq në qafë.

Ata që do ta vishnin këtë uniformë në 2 Shtator 1945 do të ishin:

Xhakomino Pozeli, italiani që kishte mbetur që pas luftës italiane në Vlorë, Xhelali (Veizi). Kokona, (Hata), Palla, M Mina, Bitri, Apostoli, Muçaj, Dumani, Shamo, Isaia, Çili, Vasili, Gjini, Saraçi, Naqe, Llambi. Mali, Vavypi, Manushi, Sotiri, Vyshka, Olldashi.

Më 22 qershor 1946 anëtarët e klubit të sportit “Ismail Qemali”, intelektuale e sportistë kërkojnë të ndryshohet emërtimi i klubit ne “Sport Klub Flamurtari”.

Emërtimi i ri u bë vërtetë flamur për sportin vlonjat.

Në kampionatin e 9 Kombëtar të futbollit, të vitit 1946 skuadra e futbollit e qytetit tonë zuri vendin e parë në grupin B dhe të dytin pas finales me ekipin e “Vllaznisë”.

Ecuria e futbollit vlonjat deri në vitin 1960 kur ai do të bëhej finalist i Kupës së Republikës ishte ajo e një skuadre me hope, me ngjitje e zbritje në klasifikim.

Ne vitin 1948 kuqezinjtë do të ishin përsëri finalistë për titullin kampion, por e fitojnë atë te kuqte e ushtrisë “Partizani”.

Në vitin 1949 pas disa takimesh do të përjashtoheshin nga vazhdimi i kampionatit.

Emrat e futbollistëve Mina, Ibrahimi, Bejkosala, Dupi, Arapi, Sallata, Opingari, Thomaj, Gjyli, Ferko, Llupa, Shehu, e trajneri Pelingu do të ishin pasqyrë për brezat e ardhshëm. Konsideratat më të mira si tregues për të cilësuar futbollin vlonjat si futboll teknik, spektakolar e që më vonë do të cilësohej dhe si “futboll i shkollës vlonjate”, kanë përcjelle për tifozerinë vlonjate dhe atë vendore mjeshtrit e futbollit shqiptar dhe emrat e spikatur të medias sportive.

Loro Boriçi : “Flamurtari” i Vlorës është ekip mjaft i fortë.

Anton Mazreku : “Flamurtari” i Vlorës është një nga ekipet me energjike dhe simpatike të vendit.

Sabri Peqini - “Flamurtari” i Vlorës luan thjesht dhe bukur. Zotëron një teknikë të pasur”.

Xhavit Shaqiri : “Tek “Flamurtari” pëlqehet guximi e loja me karakter sulmues, teknikisht e mirë”.

Zyber Konçi : “Zbatimi i skemës 1-4-2-4, skemë e re e eksperimentuar në skuadrat tona më mirë se kushdo skuadër tjetër e zbaton”Flamurtari”.

Trofetë:
1985: Fitues i Kupës së Republikës
1987: Fitues i Kupës së Republikës
1990-1991: Kampion Kombëtar i Kampionatit të 52-te të Futbollit

Ekipi i qytetit të Vlorës “Flamurtari” arritjet më të mira i ka në vitet kur është bërë dy herë fitues i Superkupës së Shqipërisë ; ne vitin 1990 dhe vitin 1992
Emrat që e ngritën lart këtë qytet në futbollin e atyre viteve do të ishin Arapi, Birçe, P.Ruci, Çipi, Taho, Lushaj, Iliadhi, Gjondeda, Ferka, Zijai, Daullja, Gjyli, Rexhepi, V.Ruci, F.Ferko, Kushta, Memushi, Canaj, Bubeqi, etj, me trajner L.Çuri e S.Elmazi.
Kurse ata që varën medaljonin e parë të kampionit do të ishin: Arapi, Bubeqi, Ciruna, Vito, Zijai, Behari, Shaqiri, Memushi, Lameborshi, Mëhilli, Lutaj, Dema, Biraçi, Çipi, Gjondeda, Iliadhi, Taho, Kushta, T.Arapi, Ziu, Daullja, V.Daullja me trajner E.Liçaj dhe Sh.Zile.
Fillimet e ndeshjeve me të huajt vlonjatët, thuhet e dokumentohet ta kenë luajtur rreth vitit 1918 me marinarë të huaj që zbresin nga porti i Skelës drejt qendrës së qytetit. Kurse pas organizimit në shoqatë sportive futbolli vlonjat nga viti 1925 deri në vitin 1937 ka zhvilluar rreth 10 takime. Kryesisht në gadishullin e Ballkanit, por edhe me futbollistet e Italisë . Kurse, ndeshjen e parë ndërkombëtare zyrtare e ka zhvilluar në Athinë me ekipin e AEK për Kupën Ballkanike, në vitin 1980.
Pra, majën më të lartë të cilësisë, mbresat e shkëlqyera të futbollit vlonjat janë në vitet 1980-1990 kur “Flamurtari” hodhi hapin e parë jashtë vendit për t’u ballafaquar me futbollin ballkanik e atë evropian.
Veçanërisht në vitin 1987 kur vlonjatët takohen për herë të dytë me “demat” spanjollë të “Barcelonës” dhe largohen nga kupa UEFA në tur të tretë, gjë që s’e kishte arrirë me parë ndonjë ekip shqiptar.
Për të përcjellë këtë futboll klasi që mbartin futbollistet vlonjat po citojmë anglezin Lineker, golashënuesin më të mirë të botërorit 1986, që luajti me ngjyrat e “Barcelonës” kundra “Flamurtarit” ;“Flamurtari”, thotë ai, luajti shumë mirë. Pashë dhe luajta për herë të parë me një skuadër shqiptare. Një skuadër shumë e mirë, aq sa nuk e mendoja”.
Nga plejada e madhe dhe e ndritur e futbollistëve vlonjat sot numërohen një numër i madh lojtarësh që kanë fituar titullin e lartë sportiv “Mjeshtër Sporti”. Por ata të cilët kanë fituar në anketa të ndryshme të medias, apo të vlerësuar e të votuar nga tifozeria e futbollit janë:

MEXHIT HAXHIU - Mjeshtër i Merituar i Sportit.
Viti 1972 fitues në anketën “10 sportistët më të mirë të vitit”.
Viti 1985 fitues në anketën “Mbresa më të mira në 40 vjet”.
Viti 1995 fitues në anketën “11 futbollistët me të mirë të 55 kampionateve”.

SPIRO ÇURRI- Mjeshtër sporti.
Viti 1971 fitues në anketën “Sulmuesi më i mirë i vitit, 18 vjeçar”.

ALFRED FERKO- Mjeshtër sporti.
Viti 1986 fitues në anketën “10 sportistët më të mirë të vitit”.

AGIM BUBEQI- Mjeshtër sporti.
Viti 1986+1987 fitues në anketën “Sulmuesi më i mirë i vitit”.

RAPO TAHO-Mjeshtër sporti.
Viti 1987 fitues në anketën “10 sportistët më të mirë të vitit”.

SOKOL KUSHTA-Mjeshtër sporti.
Viti 1988 në anketën evropiane”Guerin Sportive” të revistës”Bravo” vendi 18.

LATIF GJONDEDA- Mjeshtër sporti.
Viti 1988 fitues në anketën “ Mesfushori më i mirë i vitit.

VIKTOR DAULLJA- Mjeshtër sporti.
Viti 1988”Sulmuesi më i mirë i vitit për të rinjtë 18 vjeçar”.

Klubi i Futbollit “Flamurtari” - Bashkia Vlorë

Historia e Klubit Flamurtari

Një poezi kushtuar skuadrës së Flamurtarit në futboll. Poezia është gjetur në internet

Kushtuar Vasil Rucit dhe skuadrës së asaj kohe:

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Klubi i Futbollit Flamurtari

Mesazh  r_3 prej Mon Nov 22, 2010 5:49 am

Kushtuar te madhit futbollist Vasil ruci



17 dhjetor tetedhjete e nente,
kjo e diel do te mbahet mend
kush e la fushen e blerte
Vasil Ruci mjeshtri me flete

Vasil Ruci ngele figure,
Vlores nuk i vjen me kurre
Shume kujtime ne na le
brez pas brezi emer ke.

I gjithe stadiumi u merzit
Plot me lot i mbyshi syte
Na e ka, s'na e ka enda
Vasil Ruci, s'ben me nena.

Stafeten e Mexhit brigadierit
Me lat e coi Vasil xhongleri.
Nentedhjete e nente gola plot
Na i mbushe syte me lot.

Brohoret stadiumi, dhe tundet toka
E gjithe Vlora brohoret me nota
VASIL, VASIL TI JE BOTA.

Ti je bota ne Vloren tone
ti je bota ne Barcelone
ti je bota ne A.U.E
VISMUT A.U.E, TRE GOLA KE NGA NE

Nen kampion 5 here ke dale
Vetem 1 here ne vend te pare
Te ra shorti ne kupen U.E.F.A
Barcelone ty te gjeta.

Barazim dole ne Vlore
barazim ne Barcelone
u ktheve me koken larte
tregove futbollin vlonjat.

Dikush foli poshte larte
Flamurtari do haj 7
Ja qe nuk doli ashtu
Superklubi desh hengri dru

Shume i fryre vjen Beogradi
Deklaron fitojme tek labi
Ja qe prape nuk ndodhi ashtu
Flamurtari i dha dru.

Goli i rrepte i Iljadhit
Eleminoi Beogradin.
Ah po erdhen dot atje,
Pa 4 gola s'ikni nga ne.

Erdhi dita ne Beograd
Betohen do rrahin ekipin lab,
Del ne skene SOKOL DUKATI
Qe ben gol te Beogradi

100 here topin ta gjuaj
jam ne gjendje ta nenshkruaj
deklaron SOKOLI vete
se kuptoj si shkoj ne rrjete.

Vlora ne turin e trete
Se ka bere asnje brez
Me futbollin dinjitoz,
I tregove botes qe loz

Brez i arte brezi vlonjat
ansambel qe luan art.
Artin e futbollit modern
ne BRAZIL e ka folene

OSMAN MULA dergon leter
Berti jepja VASILIT patjeter
mos harro jepja ne dore
ta dergon OSMAN MULA regjizor

Shume te drejte kane shkodranet
Vlora u ka gjetur anen
i thone plot 15 vjet
qe ne Vlore kane pare gazep

Me Tiranen s'te ka ecur
kampionatin ta kan hequr
me ne fund ja gjete anen
2-0 rrahe Tiranen

Po e nis sipas rradhes
qe ti hyj ne zemer taves
po e nis me portierin
dhe ta mbyll me SOKOL sprintierin

Arapi shtate larte ne porte
ka ardhur ne forme te plote
po ta rruaj kete forme
ky portier te nderron

Mbrojtjen tone e kane zili
anembane ne Shqiperi
Cipi, Taho, Iljadhi, Dema
mbrojtesa klasi te ka enda

GjERGJI DEMA porsi skile
mbrojtes i djathte si XHENTILE
qendermbrojtesa si celik
RRAPO TAHO DHE KRESHNIK

RRAPUA floket krele-krela
eshte i shpejte si PASARELA
ILJADHI alamet djali
mbrojtes i majte si ORJALI

Mesfusha mjaft teknike
me lojtare yje drite
GJONDEDA mbi te tjere
si FALKAO timonier
te triblon me lehtesi
eshte i shpejte si PLATINI

edhe ti 18-vjecar VIKTORI
je teknik si ZHUNJORI
VASIL ZIU ,ZHIRESI i vogel
kur luan merr cmimin NOBEL

Memushi mushkrite e forta
e luan topin ne dy porta
DAULLJA ka fiziken
kur luan te kall friken
Ja dhe BUBEQI me i gjati
si SOKRATES ngjan nga shtati

I pari VASIL RUCI ne zemrat tona
luan ne fushe si MARADONA
BUBEQI pak esmer
sulmues i forte si Eder

Ai eshte kali i trojes
shkodraneve u ka marre gojen
gjithe golat qe ka shenuar
eshte koka qe e ka nderuar
plus kokes ben loje pa top
asnje mbrojtes se mban dot

Kushta po te loz
ben emer ne Evrope
sic ka qene vite me pare
nder me te miret ne 24-vjecare

I fizikshem shume i gjalle
kur luan te mer zvarre
po te njohesh aftesite e tija
me i miri qe ka SHQIPERIA

VLORA jone heroike
moj faqebardha simite
ne momente shume te renda
ti si det shperthen nga brenda

Te lumte FLAMURTARI YNE
ngule gjunje, shtyve syne
gjithe yjet e BARCELONES
ne gjunje perpara VLORES

I dhe mesim EVROPES
ti vere gishtin kokes
dhe ne jemi Evropian
ne te bukurin BALLKAN

Golin qe beri VASILI
s'ish buqete as lule prilli
ishte vule, vule dylli
rralle na e kishte pare syri

RRAPO TAHO u betua
LINEKER ke pune me mua
brez i arte je Flamurtar
VASIL RUCI ne plan te pare

Dy fjale per ty trajner
e gezofsh vendin me nder
Do te rruash ecurine?
ne ekip vendos disipline

Disiplina ka sukses
ka fitore ka progres
ilac qe perdor gjithe bota
ku kalon provime te forta

E nisa kete rradhe me VASILIN
pa vecuar kolektivin
ky brez eshte brez i arte
brezi me i mire i futbollit vlonjat

Dhe rezervat rrine ne stol
bashke me ne bertasin GOL GOL
FLAMURTAR ti je bota
ty zili te ka Evropa

E fillova dhe mbarrova me ty VASIL
ti per ne ishe dhe mbetesh yll
shembull merrni anembane
nga lojtari veteran...........

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Klubi i Futbollit Flamurtari

Mesazh  r_3 prej Mon Nov 22, 2010 5:51 am


I Përgjithshëm Brënda Jashtë
Ven. Skuadra Pik FI BA HU GS GP FI BA HU GS GP FI BA HU GS GP +/- ND.
1 Flamurtari 28 9 1 2 22 9 6 0 0 14 2 3 1 2 8 7 +13 12

2 Skënderbeu 25 8 1 3 23 13 6 0 0 18 4 2 1 3 5 9 +10 12
3 Dinamo 23 7 2 3 22 16 4 1 1 10 7 3 1 2 12 9 +6 12

4 Tirana 18 5 3 4 17 13 4 1 1 10 5 1 2 3 7 8 +4 12
5 Vllaznia 18 5 3 4 12 13 3 1 2 9 10 2 2 2 3 3 -1 12
6 Laçi 17 5 2 5 13 13 5 0 1 8 2 0 2 4 5 11 0 12
7 Teuta 15 4 3 5 13 12 4 1 1 12 4 0 2 4 1 8 +1 12
8 Shkumbini 14 4 2 5 16 17 3 2 1 12 9 1 0 4 4 8 -1 11

9 Kastrioti 11 2 5 4 11 16 2 2 1 7 4 0 3 3 4 12 -5 11
10 Bylis 11 3 2 7 14 23 3 2 1 9 6 0 0 6 5 17 -9 12

11 Besa 8 1 5 6 7 17 1 3 2 2 4 0 2 4 5 13 -10 12
12 Elbasani 6 2 3 7 11 19 1 3 2 6 7 1 0 5 5 12 -8 12

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndeshjet e javve ne vijim te kampionatit Shqiptar

Mesazh  r_3 prej Mon Nov 22, 2010 5:53 am

27.11.2010
Vllaznia - Kastrioti
Besa - Dinamo
Shkumbini - Laçi
Tirana - Flamurtari
Elbasani - Bylis
Teuta - Skënderbeu

04.12.2010
Kastrioti - Elbasani
Laçi - Vllaznia
Flamurtari - Besa
Dinamo - Teuta
Skënderbeu - Shkumbini
Bylis - Tirana

11.12.2010
Bylis - Flamurtari
Vllaznia - Skënderbeu
Shkumbini - Dinamo
Tirana - Kastrioti
Elbasani - Laçi
Teuta - Besa

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Satistikat e kampionatit shqiptar der tani jan kto si me psoht

Mesazh  r_3 prej Mon Nov 22, 2010 5:57 am

Ndeshje të luajtura 71
Fitore brënda 42 (59.15 %)
Fitore jashtë 13 (18.31 %)
Barazime 16 (22.54 %)
Gola të shënuar 181 (Media 2.55 në ndeshje)
Gola brënda 117 (Media 1.65 në ndeshje)
Gola jashtë 64 (Media 0.9 në ndeshje)

Fitorja më e mirë brënda
08.11.2010 Teuta - Bylis 6 - 0

Fitorja më e mirë jashtë
25.09.2010 Vllaznia - Dinamo 0 - 4

Ndeshja me më shumë gola
24.10.2010 Skënderbeu - Kastrioti 5 - 1
06.11.2010 Dinamo - Laçi 3 - 3
08.11.2010 Teuta - Bylis 6 - 0

Kto jan tani per tani te shofim me von cmund te ndodh:))




r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Klubi i Futbollit Flamurtari

Mesazh  r_3 prej Mon Nov 22, 2010 5:59 am

Flamurtari i viteve 86-87

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Klubi i Futbollit Flamurtari

Mesazh  r_3 prej Mon Nov 22, 2010 6:01 am

Flamurtari i viteve 84-85



Elbasan, February 10th, 1985:

Flamurtari Vlorë-Partizani Tiranë 2-1 (Vasil Ruci [F[ 32nd, Arian Hametaj [P] 41st, A. Bubeqi [F] 49th);

Flamurtari won Albanian Republic Cup, it's the first Albanian title -

eighth-final: Besa Kavajë-Flamurtari 0-1 1-3;

quarter-final: Apolonia Fier-Flamurtari Vlorë 1-1 0-0;

semifinal: Flamurtari-Vllaznia Shkodër 1-0 1-2;

final: Flamurtari-Partizani 2-1.

The 14 of final (not in photo order): L. Birçe, P. Ruci, K. Çipi, Rr. Taho, P. Lushaj, A. Ferko, V. Ziu, A. Zijai, L. Gjondeda, A. Bubeqi, V. Ruci (E. Memushi, 88th), Leonidha Çuri (tr.), Skënder Elmazi (tr.); the others kickers: Arben Rexhepaj, A. Aliraj, A. Berberi, B. Braho, E. Liçaj, K. Minga, P. Xhaho, R. Iljadhi, S. Xhihanka, U. Xhafa, V. Laluci, V. Mataj.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Klubi i Futbollit Flamurtari

Mesazh  r_3 prej Mon Nov 22, 2010 6:03 am



Sokol Kushta ne ndeshjen Flamurtari-Barcelona 1-0

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Klubi i Futbollit Flamurtari

Mesazh  r_3 prej Mon Nov 22, 2010 6:04 am



Fituese e kampionatit kombtar ne vitin 1990-1991

Vlorë, June 2nd, 1991:
Flamurtari Vlorë-Partizani Tiranë 1-0
(Viktor Daullja, 88th);

Flamurtari won Albanian Championship; up from left: Edmond Liçaj (tr.), Viron Daullja, Elidon Lameborshi, Alfred Zijai, Sokol Kushta, Agim Bubeqi, Gjergji Dëma, Erion Mëhilli, Gëzim Muka, Roland Iljadhi, Shemse Zilja; seated from left: Eqerem Memushi, Rapo Taho, Viktor Daullja, Latif Gjondeda, Anesti Arapi I, Kreshnik Çipi, Bashkim Shaqiri, Ardian Ciruna, Edmond Lutaj; down from left: Arben Vito, Anesti Arapi II, Roland Muka

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Klubi i Futbollit Flamurtari

Mesazh  r_3 prej Mon Nov 22, 2010 6:06 am




Vasil Ruci ne ndeshjen Flamurtari-Barcelona ne vitin 1986 luajtur ne stadiumin Flamurtari te Vlores

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Klubi i Futbollit Flamurtari

Mesazh  r_3 prej Mon Nov 22, 2010 6:08 am




Vasil Ruci ne ndeshjen Flamurtari - Partizani i beogradit nen vlore 1987

Flamurtari Vlorë-Partizan Beograd 2-0;

XXX UEFA Cup, thirty-second final, first leg; Vasil Ruci (second leg: Partizan-Flamurtari 2-1; Flamurtari qualifies)


r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Klubi i Futbollit Flamurtari

Mesazh  r_3 prej Mon Nov 22, 2010 6:11 am




Fotografi nga ndeshja e Flamurtari Vlorë-Wismut Aue 2-0, vlore 1987


Vlorë, November 4th, 1987:

Flamurtari Vlorë-Wismut Aue 2-0;

XXX UEFA Cup, sixteenth final, second leg (first leg: Wismut-Flamurtari 1-0; Flamurtari qualifies)

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Klubi i Futbollit Flamurtari

Mesazh  r_3 prej Mon Nov 22, 2010 6:13 am




Göteborg-Flamurtari Vlorë 0-0; 1991. ne foto portieri Refat Naco.

Göteborg, September 18th, 1991:

IFK Göteborg-Flamurtari Vlorë 0-0;

XXXVII Champion Clubs Cup, sixteenth final, first leg; Albanian goalkeeper, Refat Naço, in action (second leg: Flamurtari-IFK Göteborg 1-1, Viktor Daullja 26th, Johnny Ekström 67th)

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Magani “driblon” skuadren, zgjedh fushen nen uje para pallatit te sportit: “Jemi per futboll…”

Mesazh  r_3 prej Sun Dec 05, 2010 9:20 am

nga Flamurtari më 2010-12-05 në orën 12:13.MD

Paraditja e dites se djeshme, qyteti i Vlores, nuk ka bere perjashtim nga pjesa tjeter e vendit, ku moti ka qene me rreshje te dendura shiu. Nisur nga nje mot i tille, shumekush nuk kishte menduar me pare se tranjneri Magani do te zhvillonte nje seance te plote stervitjeje me skuadren ne aneksin e stadiumit. Por, dhe sikur te mos e kishte zhvilluar fare kete seance stervitje, askush nuk do t’i kerkonte llogari. Ne fakt ka ndodhur ajo qe ndryshe thuhet dhe vleresohet si “kujdes i duhur qe i behet punes”. Plot nje ore perpara se skuadra te paraqitej ne ambientet e klubit, trajneri Magani, se bashku me ndihmesit e tij, kane inspektuar cep me cep aneksin e stadiumit. “Ne vende te ndryshme aty-ketu kishte dhe uje, por jo ne ate nivel qe te na pengonte per te kryer stervitjen e programuar”, ka thene pas inspektimit qe ka kryer ne terren zv.trajneri Branica. Ende pa u fiksuar ora 10:30, futbollistet kane filluar t’i afrohen ambienteve te klubit. Nje shi i bute qe here-here kerkon te tregohet “i padisiplinuar” i jep motit ngjyre plumbi, pranine e nje dimri me shume rreshje. Grupi me madh i futbollisteve qe jane nisur, e ka ndare mendjen se me se shumti stervitja do te zhvillohet ne pallatin e sportit. Eshte dita e fundit e javes dhe mund te ndodhe edhe keshtu. Dikush mendon se me se shumti kjo seance mund te kryhet shume mire ne bregdet, siç ka ndodhur dhe here te tjera ne ditet me rreshje shiu. Por kur skuadra eshte plotesuar dhe orari ka shenuar fillimin e punes, trajneri Magani, si dhe here te tjera, ka prezantuar programin e dites se stervitjes perprara skuadres. Dikush kur degjoi nga goja e trajnerit se “pas disa veprimeve fizike per me shume se nje ore, do te zhvillojne nje ndeshje brenda grupit” ka shprehur habine e tij, ka marre pergjigjen nga Magani me togfjaleshin: “Ndeshjet e futbollit nuk zhvillohen asnjehere ne pallatin e sportit”. Pas kesaj, gjithçka eshte bere shume e qarte dhe ekipi ka zbatuar deri ne nje programin e kesaj dite stervitje. Pas disa minutave, ku jane kryer veprime fizike, dhe proçesi nxjemjes ka qene i permbushur plotesisht, eshte zhvilluar nje ndeshje shume e forte kontrolli. Menyra se si eshte ndare skuadra ne dy pjese, deshira qe kane treguar te gjithe futbollistet ne fushen e lojes bente te jetoheshin emocione si ne nje ndeshje te vertete. Edhe pse si tifoze te saj kjo ndeshje kishte te pranishem inspektorin e klubit Pertaq Bifsha dhe dy punonjesit e fushes, Taluantin dhe Xhiken, ajo nuk ka lene asgje mangut nga nje ndeshje e vertete. Dyluftime te forta ne mbrojtje, mesfushes dhe vijen e pare te sulmit i kane hapur shume pune dhe “vijerojtesve” te kesaj ndeshje, Branices dhe Gogunjes. Pas plot 90 minutave, rezultati i fiksuar eshte 2-1 me fitoren e ekipit te drejtuar nga kapiteni Sakaj. E sollem pak te detajuar seancen e stervitjes te zhvilluar dje nga skuadra e Flamutarit per te treguar ate se tek ky ekip ajo çfare programohet me pare nga stafi i trajnereve zbatohet deri ne nje nga gjithe ekipi, edhe pse shpesh moti ben qe te mendohet nga dikush se “eshte dite me rreshje shiu dhe do te shtyhet si shtyhet edhe kjo dite ne stervitje”. Dhe po t’i pyesje dje pas stervitjes futbollistet vlonjate prej tyre pa asnje perjashtim do merrje pergjigjen: “Sot jemi kenaqur edhe vete me sfiden qe i kemi bere motit me rreshje”.

Magani- Gjithsesi, pas kesaj ndeshjeje stervitore ne prononcimin e tij, trajneri Magani eshte shprehur: “Me vjen mire qe skuadra eshte shfaqur me nje angazhim te tille ne kete seance stervitjeje. Po te ndodhte qe te mos shtyheshin zhvillimet e ndeshjeve te kesaj jave, askush nuk do ta diskutonte qe Flamurtari do te ishte ne nje ndeshje te vertete kampionati ne stadium perballe Beses. Kete kam pasur mire parasysh kur kam vendosur qe diten e sotme te zbatoj kete program stervitje me skuadren. Me kete qe konstatova sot tek skuadra ime e kam kuptuar shume mire se futbollistet e Flamurtarit, dhe pse me merite kryesojne ne klasifikim, ata e dine shume mire se detyra qe duhet te bejne ne realitet ne ndeshjet e ardhshme kerkon dhe sakrifica te tilla. Jo çdo ndeshje do te kete rastin te zhvillohet ne kohe te mire dhe me diell. Jemi ne ditet e para te nje stine te nje dimri me shume rreshje shiu. Rasti do ta sjelle patjeter qe te luajme edhe ne ndeshje me nje terren te tille”, ka mbyllur prononcimin e tij, Magani.


r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Klubi i Futbollit Flamurtari

Mesazh  Sponsored content Today at 10:57 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi