www.shpirti.albanianforum.net


Join the forum, it's quick and easy

www.shpirti.albanianforum.net
www.shpirti.albanianforum.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» A mund te beni seks me nje te panjohur?
Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!! EmptyWed Jan 30, 2013 11:23 pm nga koti003@hotmail.com

» Nje pershendetje per Antaret e Rinj
Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!! EmptyWed Jan 30, 2013 11:21 pm nga koti003@hotmail.com

» Si Mendon Munte Duash Dy Njerez Ne Nje Kohe ?
Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!! EmptyMon Jul 16, 2012 10:23 pm nga ariani

» A mund ti ket te gjitha nje Femer?
Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!! EmptyMon Jul 16, 2012 10:22 pm nga ariani

» Pergjigjuni duke ber dhe nje pyetje ne vazhdim
Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!! EmptyMon Jul 16, 2012 10:19 pm nga ariani

» fraza poezi anglisht
Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!! EmptyFri Jul 13, 2012 11:25 pm nga ariani

» Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :)
Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!! EmptyTue Jun 19, 2012 5:33 am nga ariani

» pershendetje kur hyni dhe dilni nga forumi
Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!! EmptyMon Jun 18, 2012 9:10 am nga ariani

» A E NJIHNI E KENI NDJER DASHURIN E VERTET???NESE PO...SI E KUPTONIE DINI QE ESHTE AJO DASHURIA E VERTET???
Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!! EmptyThu Mar 03, 2011 3:56 pm nga r_3

Shtypi i Shkruar
Menu Shpirti.net
March 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar


Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!!

Shko poshtë

Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!! Empty Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!!

Mesazh  r_3 Tue Nov 16, 2010 10:41 am

"ISMAIL (BEJ) QEMALI"

AI QE U BETUA NE EMER TE KOMBIT







Burr i Shtetit dhe Diplomati me Largpames Shqiptar

Ismail Qemal Bej Vlora, Burri me i Larte i Shtetit Shqiptar. figura më madhore, luftëtari i orëve të para për krijimin e një Shqipërie etnike, personaliteti më i shquar dhe më i veçantë i luftës për liri, demokraci dhe bashkim kombëtar, intelektuali i mirëfilltë, një drejtues largpamës dhe njeriu liridashës.

Ai lindi në Vlorë në vitin 1844 nga një familje me prejardhje çifligare. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin në shkollën "ZOSIMEA" në Janinë të Greqisë. Për të gjithë shqiptarët Ai është personaletiteti më i lartë i Kombit mbas Gjergj (Skender Bej) Kastriotit pasi mundi t'i fal Shqipërisë

më 28 Nëntor 1912, Pavarësine Kombëtare -Territoriale

Përkrah tij u gjendën patriotët më të mire shqiptarë, ata që u betuan përjetësisht Në Emët të Kombit. Këtë ngjarje e cila përbën në vetvete aktin më të madh historik të kombit shqiptar e përkrahën fuqishëm mendja dhe duart e forta të Isa Boletinit, Luigj Gurakuqit dhe një gupi të madh patriotësh shqiptarë. Nga Kosova përveç Isa Boletinit kishin ardhur edhe Mehmet Pash Deralla, Tafil Boletini, Dervish Mitrovica, Zenel Begolli, Halim Mus Bajgora, Ahmet Ali Llapi, Riza Beg Gjakova, Vehbi Dibra, etj.

Mbas pushtimit të gjatë rreth 500 vjeçar Otomano-Turk më në fund Shqipëria gëzoi pavarësinë e saj të plotë në trojet e saj duke valëvitur për here të pare mbas duarve të Skënderbeut Flamurin e Arbrit.

Flamuri që ngriti në Vlorë Ismail Qemali u qendis nga vajza vlonjate Marigo Posia.

Më në fund Shqipëria kishte Kryeministrin e saj të Parë me një Shqipëri të Pavarur.

Përpara kësaj ngjarjeje kaq të madhe qysh nga viti 1859 ai jetoi në Stamboll së bashku me familjen e tij nga ku u përpoq për percaktimin e një alfabeti të përbashkët të gjuhës shqipe dhe formimin e një shoqërie kulturore shqiptare.

Ai u zgjodh atje deputet i Perandorisë Osmane dhe përfaqësues i Sanxhakut te Beratit. Kërkesat e Ismail Qemalit për reforma demokratike e çuan atë në një konflikt të ashpër me qarqet konservatore të atëhershme të Stambollit.

Gjat periudhës së tij si deputet ai ndihmoi levizjen çlirimtare të bashkëatdhetarëve të tij dhe lehtesoi me sa mundej gjendjen e veshtire te popujve te shtypur te Perandorise.

Por keto nuk kaluan pa u vene re nga Porta e Larte e cila e denoi ate me internim duke e ndeshkuar per shtate vjet me rradhë.

Ne maj te 1900 per t'ju shpetuar ndjekjeve te Sulltanit ai u arratis nga Stambolli dhe u vendos ne Paris e me vone ne vende te ndryshme te Evropes prej nga vendosi edhe lidhjet me rrethet politikes se Levizjes Kombetare Shqiptare.

Ai Mbrojti pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe pranë Fuqive të Mëdha të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar dhe tërësinë territoriale të vendit.

Në Vlorë kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar e cila shpalli duke valevitur per here te pare mbas Gjergj (Skender Bej) Kastriotit, Flamurin e Pavaresise se Shqiperise se Pavarur.

Nga Ballkoni i Shtepise se Vogel historike ne Skele

Më 28 Nëntor te vitit 1912

u shpall

Pavarësia Kombetare-Teritoriale e Shqipërisë se Pavarur

Ai ishte burri me i Larte i Shtetit Shqiptar mbas Gjergj (Skender Bej) Kastriotit dhe Diplomati me Largpames i Politikes Shqiptare te te gjitha koherave.

Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemalit në kushte shumë të vështira mori një varg masash në fushën e ekonomisë, të organizimit shtetëror dhe të kulturës kombëtare te cilat i hapën nje rruge te re Shqiperise se asaj kohe. Taban i cili ishte me i forti se kurre mbi te cilin ecen edhe sot e kesaj dite Shqiperia.

Qeveria e Ismail Qemalit ra ne Vitin 1914.

Vitet e fundit të jetës së tij Ismail Qemali i kaloi në mergim duke i perdorur ato deri na çastet e tij te fundit në dobi të çështjes shqiptare.

Nje pyetje me gerryen vazhdimisht mendjen:

Perse Shqiperia nuk diti t'i mbaj kurre prane vetes bijt e saj me te mire...?

Ai Vdiq në Itali në vitin 1919 dhe para se te mbyllte syte la nje porosi "nje amanet", i cili nuk u plotësua....

Me varrosni ne Kanine

Te kem Skelen perkashi, ...




ISMAIL (BEJ) QEMALI

Saimiri 17/10/2010
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!! Empty Re: Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!!

Mesazh  r_3 Tue Nov 16, 2010 10:48 am



Hito Labi (Lekdushi) 100 vjet më parë
Nga Gëzdar Serjani



Lekdushasit përkujtojnë 100

vjetorin kur biri I tyre, dalë

nga gjiri I këtij fshati, me

histori të madhe, Hito Labi (Lekdushi) zbrazi gjashtoren mbi trupin e bimbashit turk. Më 87 mars 2008 fshatarët e Lekdushit dhe ët gjithë ata qytetarë me origjinë nga ky fshat, nga Tepelena, Fieri, Patosit, Gjirokastra etj, u bashkuan disa dhjetëra vetë në Sheshin e Çerçiz Topullit në Gjirokastër. Me një program të përgatitur mirë nga Dega e Shoqatës Labëria Tepelenë me kryetar Dr. Xhafer Majko bënë aktivitete në përkujtim të 100 vjetorit të këtij atentati. Ashtu si çdo fshat dhe krahinë që ka nxjerrë nga gjiri I tyre dhe I kanë bërë shërbime të mëdha lirisë e pavarësisë kombëtare, radhitet edhe Hito Labi (Lekdushi) që me guxim e trimëri qëlloi mbi Bimbashin turk. Le të kujtojmë pak historinë e kësaj ngjarjeje. Ishte marsi I 13 I vitit 198, Bimbashi ishte bërë një armik I urryer dhe I egër që tmerronte popullin dhe përpiqej të shuante çdo shkëndijë të Lëvizjes Kombëtare, prandaj Komiteti Kryengritës në Gjirokastër ngarkoi çetën e Çerçiz Topullit për zhdukjen e këtij armiku sa më parë dhe vrasjen e tij. Kapedani Çerçiz Topulli kishte dërguar dy herë radhazi trimat në qytet, por Bimbashin nuk e kishin vënë dot në shteg sepse ruhej shumë. Por ky ishte vendimi I çetës dhe gjallë apo vdekur do të zbatohej Si zakonisht trimat e çetës të gjithë dilnin vullnetarë për të kryer atentatin dhe herën e tretë u caktua Hito Labi (Lekdushi) dhe Bajram Ligu (Prongjia) ndërsa shokët e tjerë do të mbulonin krahët-siç shkruan Shemzi Hajro. Kështu u organizua atentati dhe Mihal Gramenua në librin "kryengritja Shqiptare" shpjegon:

" Ditë tregu kur u nisën Hito Labi me bajramin për në Gjirokastër, si u veshën me rroba tregtare sipas planit që kishin bërë, ata hynë në orën 8:00 në Gjirokastër? në orën 11:15 minuta kohë darke, dëgjohen të zbrazura ?dhe pas pak sekondash shikojmë Hiton dhe Barjamin që dilnin duke rendur me gjashtoret ne dorë dhe po largoheshin nga qyteti".

Dy trimat si ranë në gjurmë të Bimbashit, nga një banor dolën drejt për së drejti e ballë për ballë i dhanë një letër dhe Bimbashi sa filloi hapjen e letrës Hitua me shpejtësi nxjerr gjashtoren nga nën shpatulla dhe qëllon Bimbashin kështu mbi trupin e tij u zbrazën 6 plumba ndërsa Bimbashi po binte trimat e hutuar dhe të shurdhuar nga krismat e befasishme u tmerruan. Të dy trimat e çetës si rrufeja u futën në kthesën e rrugës. Ndodhi sipas parashikimit. Mbas kryerjes së aktit heroik nga trimat . Armiqtë I ndoqën nga mbrapa të përbërë nga një numër I madh osmanlinjsh dhe në të dalë të qytetit midis çetës dhe turqve u bë një luftë që zgjati, dhe shumë forca u

hodhën kundër kësaj pjese të çetës, por ata I përballuan sulmet dhe u bashkuan me pjesën tjetër të çetës, dhe u larguan në male. Vrasja e këtij armiku të urryer gëzoi shumë gjithë popullin. Krismat për vrasjen e tij tronditën deri kryeqytetin e perandorisë Turke Stambollin. Vrasja e Bimbashit u bë prologu I një epopeje të lavdishme , I luftës historike të Mashkullorës ku çeta e udhëhequr nga Çerçiz Topulli u bëri ballë sulmeve të njëpasnjëshme të forcave turke. Në këtë ditë marsi me shi dhjetëra Lekdushas sipas programit u mblodhën në Gjirokastër për të përkujtuar trimërinë e bashkëfshatarit në ato vite Hito Lekdushin. Në sheshin e Çerçizit pranë monumentit u vendosën tufa me lule u varganisën në rrugën ku ndodhet pllaka në përkujtimore të vrasjes së Bimbashit. Aty të grumbulluar flet Lekdushi dhe kryetar I shoqatës Labëria e dega Tepelenë, Dr. Xhafer Majko, Prof. Delo Resuli të cilët u shpjeguan të pranishmëve mbi historinë e kësaj ngjarjeje. Në sallën e Kinoteatrit Osman Buzi u zhvillua një sezon përkujtimor kushtuar Hito Labit (Lekdushit) luftëtar I Çetës Çerçiz Topulli dhe Luftës së Mashkullorës në këtë përkujtimore kishin ardhur edhe qytetarë të Gjirokastrës të komunës ANTIGONE, nga Shoqata "Avni Rustemi" "Lunxhëria" foli edhe kryetari I Shoqatës "Avni Rustemi" si dhe përfaqësuesi I shoqatës "Lunxhëria" I moshuari Kana Zanaj solli kujtimet mbi bazat e çetës së Çerçiz Topullit streha e tyre ishte kurdoherë gjiri i popullit të trevave të jugut, të cilat u dëgjuan me shumë vëmendjen nga të rinjtë pjesëmarrës të këtij aktiviteti. Lekdushasit e kanë bërë traditë që mblidhen çdo vit në takimin brezave në datën përkujtimore që kujtojnë heroizmin e bijve të Lekdushit mot pas moti e brez pas brezi. Lekdushasit si Edmond Llapi, me banim në Fier kishte bërë me shpenzimet e tij një pllakat përkujtimore për fshatin e Lekdushit. Këtë aktivitet të dobishëm e patriotik betonojnë në pavdekësi historinë e kombit tonë.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!! Empty Re: Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!!

Mesazh  r_3 Tue Nov 16, 2010 11:02 am

Historia e vërtetë e Bajo dhe Çerçiz Topulli!!!!!!!

Nipi i Bajo dhe Çerçiz Topullit hedh dritë mbi figurat e heronjve. Jo thjesht komitë, por edhe intelektualë dhe reformatorë. Një material i dendur me dëshmitë e kohës mbi vrasjen e Dhespotit të Korçës, Bimbashit, përplasja me Faik Konicën, deri tek ceremonitë e lamtumirës për të dy figurat

Këngët, që iu kushtuan, trashëguar brez pas brezi, i theksuan edhe më shumë konturet “fantastike” që portretizonin këto dy figura. Por faktet historike tregojnë që Bajo dhe Çerçiz Topulli, nuk janë thjesht komitët që rrëmbyen armët e dolën maleve. Në një monografi të zgjeruar, që Bajo Topulli (nipi i Topullarëve, që ka marrë emrin pikërisht nga xhaxhai Bajo) na tregon se më së pari, Çerçizi e më së shumti Bajoja, ishin intelektualët, që luftuan jo vetëm për mëvetësinë e Shqipërisë, por edhe për gjuhën shqipe. Janë diplomatët, që shëtitën kryeqytetet evropiane e Amerikën, për të gjetur mbështetjen ndërkombëtare dhe për të organizuar shqiptarët, kudo që ishin për të ndihmuar çështjen e pavarësisë.

Për autorin e librit “Topullarët e Gjirokastrës: Bajo dhe Çerçizi - pararendësit dhe pasardhësit”, botimi i kësaj vepre vinte si një shtysë e brendshme. U rrit me bëmat e heronjve, jetoi në po ato oda, ku u ulën këmbëkryq ata, në çdo gëzim gjirokastrit, dëgjoi të këndohej e famshmja “Tek Rrapi në Mashkullorë”, ndërsa në qendër të qytetit pa të ngrihej madhështor monumenti i Çerçizit. Gjatë jetës së tij ndoqi sesi politikat dhe sistemet vepruan me dy xhaxhallarët e tij heronj, glorifikimin e figurës gjatë diktaturës, por edhe cungimin e historisë së tyre, duke lënë jashtë momente të rëndësishme në jetën e dy vëllezërve, por edhe figura të shquara që shoqëruan në të gjallë e në të vdekur Topullarët.

Pas ndërrimit të sistemit iu desh të shihte harresën e qeverive demokratike, rrënimin e shtëpisë-muze, dëmtimin e varreve. Një gjendje për të ardhur keq, që nuk mund ta linte më indiferent. Në një volum prej rreth 460 faqesh na ofrohet një material i bollshëm mbi historinë e familjes së madhe Topulli, por më së shumti të Bajos dhe Çerçizit. Një material i mbledhur nga burime gojore dhe arkivore. Janë shfrytëzuar Arkivat e Shtetit, por edhe shtypi i kohës, ku bëmat e dy heronjve gjetën hapësira të mëdha. Ka edhe citime nga fjalime e dorëshkrime të vetë heronjve, nga ato të pakta që i rezistuan kohës.

Për ta drejtuar lexuesin deri tek Bajoja e Çerçizi, autori ofron disa faqe histori, që lidhen me paraardhësit e Topullarëve, që nga zbritja e tyre nga veriu i Shqipërisë, në jug të vendit, ndërrimi i fesë nga katolike, në ortodokse e më pas në islame. Këtë e dëshmon edhe një pllakë varri, ku i pari i familjes quhej Vasil Sulioti (gërma V fshihet më pas), brez pas brezi, me shndërrimin e mbiemrit në Karagjozi e më tej Topi- Topulli (për shkak të një beteje të ashpër që Mehmet Karagjozi bëri me Ali Pashë Tepelenën). E më pas tregohet mbi një dokumentacion të dendur jeta e Bajo dhe Çerçizit, dy nga 15 djemtë e Ago Topullit.

Mësohet se qysh 11 vjeç Bajo niset për të studiuar në Stamboll, ku brumoset me idetë përparimtare dhe patriotike të vëllezërve Frashëri, Samiut dhe Naimit, por edhe Jani Vretos, të cilin ai e vlerësonte shumë. Sipas këshillave të tyre ai hidhet në Selanik, ku fillon një aktivitet të gjerë si propagandues i gjuhës shqipe, edhe pse nuk ishte e thjeshtë, duke qenë se ndodhej mes dy zjarresh, atij turk e atij grek. Më pas, në vjeshtën e vitit 1904, Bajon do ta shohim në Manastir, ku bëhet pedagog dhe nëndrejtor i gjimnazit të Manastirit. Bashkë me lëndët mësimore, nisi t’iu mësonte edhe gjuhën shqipe djemve të gjimnazit e të shpërndante libra në gjuhën shqipe, edhe pse ishte gjithnjë në shënjestër.

Gjatë qëndrimit të Bajos në Manastir solli ngritjen e “Komitetit për Lirinë e Shqipërisë”(1905), ku mblodhi rreth vetes patriotë shqiptarë. Në nyjën (nenin) e parë të Kanonizmës së komitetit thuhej se “qëllimi i këtij komiteti është të ngjallurit e Shqipërisë, duke mbjellë vëllazërimin, dashurinë, bashkimin, duke përhapur udhën e qytetërimit me anën e librave që do të shtypen, duke dërguar njerëz në të gjithë anët e Shqipërisë të mbjellin këto mendime… për mbrothësinëkombit dhe të shpëtuarin nga zgjedha dhe errësira në të cilën gjendet sot”.

Do të ishte po Bajo Topulli, që disa muaj më pas do të ishte vullnetari i parë, në të parën çetë çlirimtare, duke u quajtur “Garibaldi i Shqipërisë”. Pas aktivitetit në Jug të Shqipërisë dhe vrasjes së Dhespotit të Korçës, për të larë gjakun e Papa Kristo Negovanit, Bajo Topulli e pati shumë të vështirë qëndrimin në Shqipëri, ndaj dhe në fund të nëntorit, Bajo i shoqëruar nga Çerçizi dhe Zeman Haskua udhëtojnë drejt Sofjes, ku e priti një grup shqiptarësh me në krye Shahin Kolonjën. Aty gjejnë një situatë po aq të ndezur patriotike, në Sofje e Bukuresht u njohën me figura të njohura, mes të cilëve dhe Mihal Gramenon (kronikanin e betejave).
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!! Empty Re: Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!!

Mesazh  r_3 Tue Nov 16, 2010 11:04 am

Historia e ballo dhe Cerciz topullit.. Vazhdon

Redaksia e gazetës “Drita” do të bëhej një shkollë e vërtetë për Çerçizin, i cili përmes faqeve të saj u bënte thirrje shqiptarëve për luftë. Pasi nis Çerçizin, Mihalin dhe lufttarë të tjerë drejt Shqipërisë, Bajo ndërmerr një udhëtim të gjatë në kryeqendra të Evropës dhe në Amerikë (ku u shoqërua nga Fan Noli), për të gjetur mbështetje për çështjen shqiptare. Ndërsa Bajo Topulli merrej me propagandë jashtë vendit, çeta e drejtuar nga Çerçiz Topulli, kishte nisur veprimtarinë e saj, madje ishte vënë në shënjestër. Ndodhi pikërisht në këtë kohë, në 9 mars të vitit 1908 kur në Gjirokastër vritet Bimbashi turk Halil Musa Beu. Një ngjarje që do të bënte bujë të madhe në atë kohë, por që do të shënohet në histori si bëma më e madhe e Çerçiz Topullit.

Nëntë ditë më vonë, do të zhvillohej dhe beteja e famshme e Mashkullorës. Por një ngjarje më e madhe do të ndodhte në po atë vit. Është Kongresi i Manastirit, ku merrte pjesë dhe Bajo Topulli, madje ai u zgjodh në komisionin e ngushtë të Alfabetit, prej 11 vetësh, ku ndër të tjerë bënin pjesë edhe Fishta, Mjeda, Mit’hat Frashëri, Sotir Peci, etj. Bajo Topulli ishte përkrahës i variantit të alfabetit me gërma latine, i cili u pranua si një nga dy variantet, bashkë me alfabetin e Stambollit, që të përdoreshin mes shqiptarëve. Kjo ngjarje e madhe u pasua me hapjen e shkollave dhe klubeve të gjuhës shqipe.

Nga autori i librit, por edhe historianë të tjerë enigmë mbetet mungesa e Bajos dhe Çerçizit në ngjarjen e madhe të shpalljes së Pavarësisë, një moment për të cilin ata kishin luftuar për vite të tëra. Ishte një tërheqje e vetë Topullarëve, apo një “gabim” i Ismail Qemalit? Të dhënat historike janë të mangëta dhe nuk hedhin dritë mbi këtë fakt.

Emri i Çerçiz Topullit do të ndeshet sërish pa shpalljes së Pavarësisë, në disa kryengritje të armatosura, për sprapsjen e grekëve nga tokat e pushtuara në jug (pas konferencës së Londrës), por edhe kundër rebelimit të Haxhi Qamilit në Shqipërinë e Mesme. Në shtator të vitit 1914 Çerçiz Topullin e Muço Qullin i gjejmë në Shkodër, ku mendohet të kenë shkuar për t’ju bashkuar mbrojtjes së trojeve nga pushtimi serbo-malazez. Arrestohen për të parën herë në 28 qershor dhe lirohen shumë shpejt. Por arrestohen sërish në 7 korrik. Tre ditë më vonë do të ekzekutoheshin duarlidhur rrugës për në Çetinë.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!! Empty Re: Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!!

Mesazh  r_3 Tue Nov 16, 2010 11:05 am

Për 20 vjet eshtrat e dy heronjve mbetën pa varr, në Shtoj të Shkodrës, deri sa u zbuluan në vitin 1936 nga Javer Hrushidi, mik fëminie me Çerçizin dhe prefekt i Shkodrës aso kohe. Ishte pikërisht ai që identifikoi dhe eshtrat e Çerçizit nga një dhemb floriri, që e kishin të dy të njëjtë. Autori na thotë se në zhvarrimin e eshtarve të tyre mori pjesë edhe Enver Hoxha, i cili mbajti edhe një fjalë lamtumire në emër të Gjirokastritëve. (Dy vjet më pare, në 18 mars 1934, në Gjirokastër do të ngrihej monumenti i tij, i realizuar nga skulptori Odhise Paskali me kontributin financiar të shqiptarëve brenda e jashtë vendit.) Madhështore ishte përcjellja e eshtrave të heronjve në Shkodër. Prekëse janë fjalët e mbajtura nga patër Anton Harapi e Ernest Koliqi, të pabotuara më parë në kohën e diktaturës.

Ndërkohë, të dhënat janë të pakta për aktivitetin e Bajo Topullit pas shpalljes së Pavarësisë. Mësohet se për 15 vjet jetoi e punoi në Turqi, ku pati poste të larta drejtuese në kohën e Mustafa Qemal Ataturkut. Thuhet se shërbeu si vali e prefekt. Në vitin 1925 ai kthehet në Gjirokastër. Gjirokastritët shënuan kandidaturën e tij si kryetar bashkie, edhe pse Bajo, tashmë i sëmurë nuk e dëshironte një gjë të tillë.

Megjithë fushatën e shkurtër, Bajo Topulli zgjidhet kryetar Bashkie, të cilën e drejtoi për tri vjet. Gjatë kohës së drejtimit ndërmori një sërë reformash. E nisi që me pritjen e popullit në zyrat e bashkisë, pastërtia e qytetit, tregjeve, kontrolli ushqimor, ndriçimi, marrja nën kontroll e rendit publik, përkrahja e familjeve të varfëra, caktimi i ndihmave sociale, ngritja e shkollave, regjistrimi i të gjitha fëmijëve, heqja e ferexheve tek gratë, shpallja zyrtarisht e së dielës ditë pushimi, etj. Gjithashtu ai u bë nismëtar i ngritjes të së parës shoqëri aksionere tregtare në Shqipëri, e cila u quajt “Dele”.

I sëmurë rëndë, Bajo Topulli u nda nga jeta në 24 korrik të vitit 1930, në shtëpinë e të vëllait në Sarandë. Një ceremoni lamtumire madhështore u organizua që nga Saranda deri në Gjirokastër.

“Në emër të djalërisë vinj t’i them Bajo Topullit lamtumirën e fundit. Jo me lot grarie do ta varrosim, se sot nuk është ditë për zi. Ne do ta varrosim si burra. Sikundër thotë i madhi Leonardo da Vinçi: “Sikur njeriu gëzon muzgun e mbrëmjes pas një dite me punë plot, ashtu dhe vdekja është lumturi në fundin e jetës pas një jete të përdorur mirë”, ashtu edhe ti o shpirt bujar, derdhe tërë gazin e jetës për këtë Shqipëri dhe tani, hero re dhe do flesh në këtë tokë që t’i e deshe gjithë jetën më tepër sesa shpirtin”. Kështu do të shprehej për bajo Topullin, Eqerem Çabej në fjalën e lamtumirës.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!! Empty Re: Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!!

Mesazh  r_3 Tue Nov 16, 2010 11:06 am

Në ceremoninë e përcjelljes së Çerçizit

Nga fjala e lamtumirës së Pater Anton Harapit

Citim:
“Ndaluni! Ku veni burra?!

Çerçiz e Muço, dy fjalë ka me ju Shkodra Kreshnike, ktu në log të kuvendit para se të daheni. Do ta leni Shkodrën, të shkoni e të pushoni atje, ku së parit pat t’amblat rreze të diellit, ku, si filiza të shndoshtë, gëzueshëm e rritët shtatin, atje prej kah Shqypnija u qiti dhe u ndriti!

…Veç, o burra, qi, dekun, flitni, të metun, njalleni, të hupun, sod ndritni, kah rreth e rrokull t’i bini Shqypnis, deh, lshonie nji za, at zanin t’uej kumbues si të luajve, diftoni djelmnis shqiptare shka u ushqeu idealin, shka u mbajti karakterin, shka u bani të pavdekshëm.

….T’i diftojm, po, botës, se shqyptarët janë njimend burra; se mund të jemi Toskë e Gegë, muhamedan e kristjan, e njiherit shqyptarë të njimendtë.

Zoti i vërtetë e atdheu le të na bashkojn, Zoti e atdheu të na mbajn, me Zot e me Atdhe të lumnojm!”
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!! Empty Re: Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!!

Mesazh  r_3 Tue Nov 16, 2010 11:10 am

Citim:

E ju, o ju Hije madhore të Çerçiz Topullit e të Mustafa Qullit, nisnju kah vendet jueja tue ngjallun nëpër të gjitha buzët nji kangë shprese. Zgjoni në kalim zemrat e fjetuna; fuqizoni shpirtrat e ligshtuem. Shka kërkon djalëria prej Shqypnis? Drejtësi të plotë shoqnore.

O ti, Çerçiz, o ti Mustafa qulli, që ma t’kuq e batë flamurin tonë me gjakun e pastër t’uj, shpallnja djalëris se përparimi më i drejtë se drejtësia ma e plotë shoqnore mund t’arrihen n’emën të shqypnis…
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!! Empty Rruga qe pershkoi plaku i Vlores per ne Vlore ka nevoj te plotesohet me fakte

Mesazh  r_3 Sun Nov 28, 2010 7:03 am



Muzeu në Skelë të Vlorës nuk e ka të shkruar gjithë atë histori as të arkivuar.As të digitalizuar. Është e shkruar në muzen e Kavajës. Bëhët fjalë për dy ditë përpara se të shpalosej flamuri kombëtar dhe të shpallej pavarësia. Nëse se të gjitha fokusimet mbeten b,renda një qyteti sic është Vlora që realisht ka qenë kryeqendra e asajdite tw rwndwsihme , por të mos i lëmë historisë asgjë mangut. Një dokumnetacion, që mbartet nëpër qytete të tjera të vendit duhet të jetë edhe në atë që ne e quajmë muze kombëtar. Është rrugëtimi i grupit që shkonte në Vlorës .Vetëm dy vjet më parë nxorra nga një gazetë “Flamuri” ,quhej tre fotografi historike pwr këtë rrugëp ërshkim të grupit, që shkonte në Vlorë.

Në SHBA ka pasur gazeta shqiptarësh deri vitet e fundi, që kan sjellur dokumetna historike e foto të ruajtur nga kjo ngjarje historike, fotografi të cilat u muarrën me vete nga mërgimtarët të cilat i botuan ose i arkivuan nëpër vendet që mërguan.Ne kemi nevojë të njihemi dhe ti kemi të përhershme nëpër memuarë , arkiva të gjitha fotot apo dokumentat shqiptare, që kanw gjesdisur botën. Shqiptarët e diasporës e shkruanin ndryshe historin e kësaj dite pa retushme nëpër gazetat apo mediat që kishin ku hidhin lajmet e ndryshme. Dokumente të tjera gjënden nëpër arkiva të shqiptarëve të cilët i ruajnë si sytë e ballit, por nuk ekspozojnë sepse askush nuk ua kërkon dule i lënë këto dokumente të mbeten të harruar të groposura dhe të paekspozuara . Shumë studiues dhe të tjerë të inetersuar në këtë fushë shprehen se disponojnë ose kanë parë matëriale që gjenden nëpër arkive të ndryshme personale .

Këto dokumente mund të thithten nga institucioonet të cilat kanë këtë mision dhe për të cilin shteti ynë i paguan. Nuk mund të presim dhe gjithë kohën të shpresojmë se një ditë këto do të bëhen dhe kurse do të bëhen. Muzue kombëtar I pavarësisë në Skelë nuk është vetëm godina origjinale e këtillë nuk duhet të mbetet, por janë edhe dokumentat që kanë arkivat e shqiptarëve nëpr botë. Duhet të mblidhen të gjurmohen dhe të bëhen publike dhe të mos I lëmëtë varrosura në ndonjë qoshe apo arkiv të mbytur nga pluhuri. Kjo është historia jonë prandaj kërkohet që ajo të vendin e saj. Vetëm F.SH në Vlorë ka të trashguar një arkiv të madh me dokumente dhe gazeta, që do të mund të plotësonin dhjetwra hapwsira boshe të këtij muzue. Më e thjeshta këto dokumente të ruhen të fotokopjuara . Karahas kësaj këto dokumnetet kërkohen të studiohen dhe të shikojnë dritëzën e botimit .Kush do ti sjell në media dhe si ,cili studiues apo punonjës shkencor i instituicionit e bënë këtë në ditët e sotme ?

Ndër rrugët më të thjeshta është heshtja .Ndër rrugët më të vështira është të bëshë këtë punë si gjeologu kërkon diademin e skërkave. Ditët e këtij muzgu ne i kemi parë herët.

Sepse jemi më të përvëluarit për arkivat sepse ato ose i gjetwm të djegura ose të grisura, ose të zhdukura nëpër mjegulla historie. Nga të gjitha studimet flitet vetëm për ditën kryesore, pra 28 nëntorin. Kurse për ditët e mëvonshme ka fare pak dokumentacion. Kjo mund të jetë edhe për ditët e para 28 nëntorit. Kwshtu wshtwrasti botimit tw firmatwrve tw flamurit nw Elbasanw.Apo si rasti i mposhtwm:Me 27 nentor 1912, me porosi te Ismail Qemalit, atdhetaret Kavajas ngriten flamurin kuq e zi me shkaben dykrenare ne ndertesen trekateshe ku me vone ish vendosur komanda e zhandarmerise, qe eshte djegur nga rrufeja ne vitin 1936. Po keshtu atdhetari Mustafa Cara ngriti flamurin kombetar edhe ne shtepine e vet. Atdhetaret kavajas shoqerojne Ismail Qemalin per ngritjen e flamurit ne Vlore. Patrioti kavajas, Qazim Merhori vuri ne dispozicion te I.Qemalit dhe shoqeruesve te tij kuajt e vet dhe i percolli deri ne Vlore. Ky patriot ka deklaruar: "Une e kam çue I. Qemalin ate mot qe u ba Shqipnia, me tre kuajt e mi. Na ka percjelle Bajram Xhani. Kur mbrritem ne Vlore Ai (I.Qemali) na pat dhane nga nje lire turke para rruge. Une nuk kam pranue"... (muzeu Kavaje.

Ky matërial përbënë një fakt pak të dokumentuar. Por shpreh të dhëna të cilat duhet të përmblidhen në një vijë të në udhë përshkimin e grupit në krye I.Qemali drejt ditëve qytetit të tij të lindjes në fund nëntorit, për misioin e madh të Pavarësië. Ndërkaq, më ka bërë përshtypje imtësia dhe faktet, që ka hedhur Fieri në ëeb e tij. Këto fakte dhe dokumnete duhen shkruar në gjithë atë histori. Kjo histori e vogël e dokumentuar është pjesë e asaj historie të madhe. Ky është një tregues, që duhet të kenë të gjithë vendet nga ku kaloi grupi I pavarësië drejt qytetit të Flamurit. Kështu mund të bëhej udhëpërshkrimi I plakut të Vlorës me detaje drejt qytetit të Vlorës. Janë të rëndësishme të dhënat sepse sintetizojnë historinë, cdo detaj është një fakt, më tepër në këtë mision të rëndësishëm të vendit tonë. Rruga, që përshkoi plaku i Vlorës për në Vlorë ka nevojë të plotësohet me fakte të reja. Ka nevojë të detajohet. Ka nevojë të plotësohet dita kur u ngrit flamuri në Elbasan, Durrës dhe në qytete të tjera .

Vitet e fundit janë botuar mjaftë dokumente, që të grishin për këto datat,por ende nuk është një e tërë sepse ato ndodhen diku të botuara, në ndonjë speciale periodiku por ende nuk janë bashktë të gjitha të dhënat. Po i kësaj rëndese mbetet edhe dita e ngritjes së Flamurit. Një periodik e përcjell ndryshe , tjetri ndryshe dhe tek secili gjene fjalë të ndryshme të I.Qemalit. Pyetja, që shtreson gjith këtw radhw është : E verteta e fjalëve të plakut të Vlorës ku është thënë e plotë?

A do të mund studuesit të na sjellin një ndërtim të saktë me të gjitha këto dokumentet që janë zbuluar ,që janë publikuar deri në Amerikën e largët ? Sepse ende mbetet dossier periodikësh shqiptar dhe jo studim i zërave të njohur të historiagrafisë shqiptare.Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!! 1290863945-rruga_qe_pershkroj_plaku_vloresHistoria e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!! 1290863945-rruga_qe_pershkroj_plaku_vloresHistoria e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!! Ismail%20Qemali
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!! Empty Gezuar festen e 98 vjetorit te clirimt te shqiperis

Mesazh  r_3 Sun Nov 28, 2010 7:05 am

Ju urojme te gjithe shqiptareve gezuar diten e pavaresise! Sot 98 vjet me pare u ngrit flamuri kombetar dhe u deklarua fillimi i shtetit modern shqiptar.

Si sot 98-vite me pare delegate nga e gjithe Shqiperia mberriten ne Vlore per te ngritur flamurin ate qe ne histori njihet Dita e Flamurit. Ne ate kohe kryengritjet te shumta shperthyen ne te gjitha zonat e Ballkanit.

Disa shtete te tjera si Greqia e kishin fituar pavaresine me perpara. Perandoria Osmane e cila ekzistoi per rreth 5 shekuj tashme i kishte ardhur fundi. Ne 28 nentor 1912 plaku i urte i Vlores Ismail Qemali rreth ores 1400 perpara qindra njerezve ngriti flamurin kombetar duke shpallur ne kete menyre pavaresine e Shqiperise.
Pak muaj me vone goditja e madhe e flamurit te Bashkimit u dha ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer ku Shqiperia etnike u copetuan ne disa pjese duke lene jashte territorin te Shqiperise shume zona.
Sot Festa e Flamurit festohet kudo ku jetojne e punojne shqiptaret Shqiperi Kosove e diaspore.

Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!! Isa_boletini_ismail_qemali_pavaresia_ngritja_e_flamurit_ne_vlore
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!! Empty http://www.shqiperia.com/assets/images/isa_boletini_ismail_qemali_pavaresia_ngritja_e_flamurit_ne_vlore.gif

Mesazh  r_3 Sun Nov 28, 2010 7:16 am

Shtëpia e selisë së Qeverisë së Vlorës është buzë detit.Një godinë me dy kate.Ngjyer në të verdhë.Futur mes lokaleve.Kjo është ndërtesa autoktone ,origjinale e selisë Qeverisë së Ismail Qemalit,sot Muzeu Kombëtar i Pavarësisë.I vetmi në llojin e vetë.Gjithshka origjinale.Por i lënë në harresën e madhe,nga investimet.Nuk është ndonjë godinë me arkitekturë moderne,një ngrehinë e asaj kohe,që ishte godinë publike dhe spital me ballkon me fytyrë nga deti.Ka 8 dhoma,8 pavione dhe 2 sallone.Ka qënë selia e parë e qeverisë së I.Qemalit.

NJË COPËZ HISTORIE

Në 1962 shpallet muze kombëtar i pavarësisë.Në të vërtetë rreth saj flet edhe Eqrem B.Vlora.Kompleksi historik muzeal i Vlorës është i ndarë në dy pjesë,na shpjegojnë tek muzeu.Në qëndrën e sheshit të Flamurit.Aty gjëndet monumenti i Pavarësisë.Një masiv bronxi ,17 m e lartë,përfunduar në 28 nëntor 1972.Lulishtja “I.Qemali”,është varri i patriotit I.Qemali,obelisku me luftëtarin e lirisë.Ndërtuar në vitin1932.Kanë ekzistuar disa shtëpi,por u prishën me vendim të bashkisë së Vlorë në vitin ’32,për të ndërtuar lulishten “I.Qemali”.Eshtrat e plakut të Vlorësu sollën nga Kanina,ku ishte varrosur në 1919 sëbashku me dy kryeminstrat e tjerë në kopshtin e teqes së Kaninës.Nga shtëpitë e Vlorajve, kanë ekzistuar shtëpia e Xhemil Beut,Syrja Beut,Eqrem Vlorës.Tek shtëpia e Xhemilit,është pritur në jetë ardhja e ëngjëllit shqiptar Ismail Qemali.

MUZEU

Dhoma e parë e godinës së muzeut është “parathënia e pavarësisë”, ku është pasqyruar rrugënisja drejt Rilindjes Kombëtare,me fakte dhe dorëshkrime të pakta.Të pasqyruara janë edhe 3 vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizërenit 1878-1881.Fotot e Abdyl Frashërit,Ymer Prizërenit,Sulejman Vokëshit,Iliaz Dibrës.Libra origjinale shqipe si gramatika të gjuhës shqipe në toskërisht,abetarja e S.Frashërit,libri”Vdekja e Pirros”,”Bageti dhe bujqësi” e Naimit,gazetat e kohës’Koha”,”Shkupi’,”Drita”.”Liri e Shqiptarëve”.Deri në rrugëmbritjen e vitit ’12 është përshkruar një vargan ngjarjesh.Lexohen pas shkollave shqipe në Korcë,normalja në Elbasan,në Kosovë,kongresi i alfabetit me kryetar Gj.Fishtën.Ardhja e librave shqip, që ndiqte tre drejtime drejt Manastirit në itenerarin Stamboll,Sofie,Bukuresht.Memorandumi i Gërçes,Lufta e Pejës.Mbledhja e Bukureshtit.Udhërrëfyesi i këtij muzeu, B.Fifo përshkruan intenerarin e ardhjes së diellit,Ismail Qemali në rrugëtimin Stamboll-Bukuresht-Vjenë-Trieste-Durrës,i shoqëruar nga l.Gurakuqi,S.Ilo,Dh.Berati.Pikturuar nga piktori artist Nestor Jonuzi,rruga e tyre është e gjallë.Në Vlorë I.Qemali erdhi nga kushtet,që ju diktuan.Kleri ortodoks i pengoi në misonin e tyre.Me ftesat e bëra në Bukureshtë u lajmërua Vlora, pikëmbritja e tyre.Në Vlorë u mblodhën 78 delegatë thuhet në dokumentat e muzeut.Në fakt ftesat ishin 84,por 6 delegat ishin zgjedhur dy herë.I.Qemali edhe në Vlorë, në Berat,Toptani në Durrës dhe një vend tjetër,Mitat Frashëri në Kosovë dhe në jugë.

AKTI I SHPALLJES SË PAVARËSISË

Mbledhja e rëndësisë shqiptare është mbajtur në shtëpinë e I.Qemalit.Në 28 nëntor,pasdite.U nënshkrua akti i Pavarësisë rreth 1.5 faqe dhe ju dërgua fuqive të mëdha.Me këtë punë dokumentat citojnë se është marrë Lef Nosi,duke dërguar qeverive njoftimin.Në 4 dhjetor 1912 formohet Qeveria e Vlorës.Numëri i ministrave ishte10 ministra.Raporti midis feve 5 me 5.Kryeministër I.Qemali musliman,zvkryeministër Dom N.Kacorri katolik.7 ditë është regjistruar kohëzgjatja e kuvendit të Vlorës,me fillesë 28 nëntorin,por brenda këtij intervali,data 5 s’ka ndonjë aktivitet.Ministrat ishin të shkolluar në shkollat e Romës,Vjenës,Stambollit,Athinës,Mehmet Pashë Dërhalla,ministër i luftës ishte gjeneral.Në këtë kuvend, nuk kanë marrë pjesë patrioti Hasan Prishtina,saktëson cicëroni dhe Idriz Seferi.Ata ndodheshin të izoluar në burgkalan e Beogradit,si elementë të rrezikshëm.Nga historianë të kohës së dikaturës është cituar se këta persona kanë qënë prezentë në Vlorë,ndërsa faktet që disponojnë në këtë muze flasin për të dhëna të tjera.Isa Buletini mbriti me vonesë për shkakun e pritave, që i kryenin rrugës.Por erdhi plot me 400 trima,të zgjedhur, që formuan gardën nacionale.Në këtë ndërtesë janë zyrat e Lef Nosit,Mehmet Dërhallës,Luigj Gurakuqit,salla e kabinetit ministror,ku mblidhej qeveria e Vlorës.Gazeta e parë e shtetit shqiptar është Razzëlindja e Shqipëniës”,botim i Qeverisë së Vlorës,nxorri dritëzën e parë në gusht,viti 1913 deri në 26 mars 1914. Në këtë gazetë zyrtare kontriboi publicisti M.Grameno i thirrur urgjent nga Vlora ai mbriti aty rreth 2 dhjetorit.Largimin e Esat Pashës i pakënaqur nga vendi i ministrit të punëve të Brendshme ,Grameno i përgjigjet tek “Pëlindja…Shqipëria pasha do të bëhet për shqiptarët gjithë të krishterë e muhamedanë edhe edi fort bukur ,që s’bëhet Turqi e vogël…”..Në këto zyra gjënden dokumenta origjinale.Zyra e kryeminstrit I.Qemali ka karrigen,tavolinën e punës,raftet e librave.Një foto origjinale I.Qemali dhe qeveria në ballkon,poshtë populli duke pritur me ankth vendimet e konferencës së ambasadorëve në korrrik ’12.Në fillim citon udhërrfyesi, ministrat punon nëpër shtëpit e vlonjatëve.Ministri i arsimit L.Gurakuqi e kishte zyrën tek shkolla Nr 1,mes nxënësve.Në kuvendin e Vlorës u zgjodh edhe senati me 19 veta më kryetar Vehbi Dibrën.Përbërja e delegatëve të kuvendit të Vlorës.14 delegatë ishin nga Kosova,4 nga Camëria,6 nga Vlora,7 Elbasani,12 Durrësi,4 Korca,11 Dibra,4 delegatë nga kolonitë shqiptare jashtë vendit.
DHOMAT E TJERA TË MUZEUT

Gjënden flamuj origjinal.Një flamur të patriotit Sali Butka, ngritur në Kolonjë.Një portret dhe një pikturë e Marigos.Një grup shqiptarësh me banim në Kosovë në një fundjave erdhën në këtë muze buzë detit të përmalluar.Kur shënuan emrat ishin Vlora,Marigo,Saranda.Kur i pyetën,përgjigjia:Në Kosovë he burra ka shumë Vlora e Marigora,Korab etj,

Në zyrën e ministit Lef Nosi janë pjesë të aparatit telegrafik i llojit mors,që shpërndau mesazhin e ditës kombëtare të pavarësisë shqiptare.Kutia e duhanit e patriotit Isa Buletinit.

RETUSHIMI Ii i i FOTOVE TË MUZEUT

Një fakt nga fotot.Tregon ciceroni.Erdhi nga qyteti i Korcës një djalë gjimnazistë.N.Kotherja.Në shtëpinë e tij në Korcë kishte foto, filma , dokumenta shumë të vyera.Ky djalosh i pasionuar shqiptar me zemër, pa se në 2-3 foto që ndodheshin në këtë muze kombëtar ishin bërë retushime.Fjala ishte për çetën e Korcës të ekspozuar në foto në muzen e Vlorës.Fotua, që dispononte korcari nuk ishte e njëjtë me origjinalen.Në foton e muezut në Vlorë ishte retushuar fytyra e Kiço Ballkamenit,vëllait të Spiros,luftëtarit të lirisë.Kjo figurë ishte zvëndësuar me një tjetër.Kjo duhet të ketë ndodhur shpjegojnë në muze në kohën e diktaturës,arsyet mbeten për tu saktësuar.Të dhënat, që kanë pasuruar këtë muze janë për Tring Smajlen.Gruaja e njohur me këtë emër.në të vërtetë quhej Zekrie Krasta e diplomuar në Robërt Kollexh,ngelur jetime,martuar me një mjek elbasanas.


KRYEMINISTRI

Kryeminstri Ismail Qemali punoi 40 vjet në administratë deputet,vali.17 vjeç ishte përkthyes në Ministrinë e Jashtme,guvernator në Varna,Tripoli.U internua nga perandoria osmane në Anadoll në një munges prej 7 vjetësh.1900 arratiset në Greqi me një anije angleze.Kryeminstri kishte 9 fëmijë.6 djem, 3 vajza.Në zyrën e kryeminstrit është një foto e tij me 6 djemtë e tij.Në këtë zyra janë kujtimet e tij, që fillimisht u nxorrën në dritë nga shqiptarët e Amerikës.

QEVERIA

1-Kryeministër ,ministër i punëve të jashtme- Ismai Qemali lindi në Vlorë më 24 janar të vitit 1844, vdiq në Itali më 24 janar të vitit 1919. Ishte udhëheqës i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe kryetar i parë i Shqipërisë së pavarur. Pasi kreu shkollën fillore në qytetin e lindjes dhe gjimnazin "Zosimea" në Janinë, më 1859 u vendos me familjen e tij në Stamboll, ku u aktivizua në lëvizjen patriotike shqiptare: mori pjesë në përpjekjet për caktimin e një alfabeti të përbashkët të gjuhës shqipe dhe për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare. Në Perandorinë Osmane pati funksione të rëndësishme administrative dhe u shqua shumë shpejt si personalitet me pikëpamje liberale. Postet e tij i përdori jo vetëm për të ndihmuar lëvizjen çlirimtare të bashkatdhetarëve, par edhe për të lehtësuar sado pak gjendjen e vështirë të popujve të shtypur të perandorisë duke luftuar kundër obskurantizmit e dallimit racor dhe duke përkrahur përhapjen e kulturës e të dijeve shkencore. Kërkesat e Ismail Qemalit për zbatimin e reformave demokratike e çuan në konflikt me rrethet konservatore të Stambollit. U dënua nga Porta e Lartë me internim, të cilin e vuajti për 7 vjet. Në maj të 1900, për t'u shpëtuar ndjekjeve të Sulltanit, u arratis nga Stambolli dhe qëndroi në vise të ndryshme të Evropës, ku vendosi lidhje dhe bashkëpunoi me rrethet politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Ismail Qemali zhvilloi një aktivitet të dendur politik për njohjen e Shqipërisë në opinionin evropian. Ai shpalli botërisht programin e tij autonomist në intervista e artikuj të botuar në shtypin shqiptar të kohës dhe në organe të huaja. Mori pjesë aktive në lëvizjen xhonturke, në krahun përparimtar të saj që ishte për njohjen e të drejtave të kombeve të Perandorisë dhe u hodh kundër xhonturqve kur këta morën pushtetin dhe vendosën diktaturën ushtarake. Në dhjetor të 1908, me gjithë luftën që i bënë autoritetet xhonturke, u zgjodh deputet i sanxhakut të Beratit në parlamentin osman ku, së bashku me grupin e deputetëve patriotë, mbrojti interesat e kombit shqiptar. Në këtë kohë ai kaloi në pozitat më të përparuara duke e konsideruar kryengritjen e armatosur si mjet për sigurimin e autonomisë së Shqipërisë. U dallua si frymëzues dhe organizator i kryengritjeve antiosmane të viteve 1910-1912. Së bashku me L.

Gurakuqin e patriotë të tjerë hartoi memorandumin e Greçës të qershorit 1911 dhe në fund të atij viti mori nismën për organizimin e kryengritjes së përgjithshme të 1912. I ngarkuar nga rrethet patriotike të vendit shkoi në Stamboll për ta bindur qeverinë osmane t'u jepte shqiptarëve autonominë. Pas fillimit të Luftës së Parë Ballkanike ndërmori së bashku me Luigj Gurakuqin një aksion të ri politik për të shpëtuar atdheun. Në mbledhjen e Bukureshtit më 5 nëntor 1912 gjeti përkrahjen e kolonisë shqiptare të atjeshme dhe prej andej shkoi në Vjenë ku u takua me personalitete politike austro-hungareze dhe me përfaqësues diplomatikë të Fuqive për të shtruare mbrojtur çështjen shqiptare duke pasur parasysh kontradiktat që ekzistonin midis fuqive. Ai për çlirimin e plotë të vendit. Më 19 nëntor 1912 njoftoi në atdhe se do të shpallej pavarësia nga Kuvendi Kombëtar që do të mblidhej për të vendosur mbi të ardhmen e vendit. U kthye me bashkëpunëtorët e tij në Shqipëri. Në Vlorë kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombëtar që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 28 Nëntor 1912.Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, ndonëse në kushte shumë të vështira të brendshme e të jashtme, mori një varg masash në fushën eekonomisë, të ndërtimit shtetëror dhe të kulturës kombëtare që hapnin rrugën e zhvillimit demokratik të atdheut. Mbrojti pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe pranë kancelarive të Fuqive të Mëdha të drejtat e ligjshme të popullit shqiptar, tërësinë territoriale të vendit. Në të gjitha këto veprime Ismail Qemali u tregua burrë shteti dhe diplomat largpamës. Me politikën e tij ngjalli kundërshtimin e rretheve konservatore e reaksionare çifligare si edhe të imperialistëve, të cilët e rrëzuan qeverinë kombëtare të kryesuar prej tij në janar 1914. Vitet e fundit të jetës së tij të kaluara në mërgim Ismail Qemali i përdori në dobi të çështjes shqiptare. Kryeministri kishte 9 fëmijë.6 djem, 3 vajza. Në zyrën e kryeministrit është një foto e tij me 6 djemtë e tij. Në këtë zyra janë kujtimet e tij, që fillimisht u nxorën në dritë nga shqiptarët e Amerikës.

2-Zv kryeministër-dom Nikoll Kacorri Nënkryetar i Qeverisë së Vlorës l9l2. Një personalitet i spikatur i kishës katolike, sekretar i Argjipeshkvisë së Durrësit, me qendër asokohe në Delbnisht të Kurbinit, ku shërbeu për njëzet vjet, duke patur në administrim dhe kishat e famullitë e Kthellës, Selitës dhe Lurës. Ishte monsinjor. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit në vitin 1908, ku u vendos për alfabetin e gjuhës shqipe, përkrah Fishtës dhe personaliteteve të tjera të kohës. Në vitin l909 mori pjesë në Kongresin Kombëtar të Ebasanit, ku u diskutuan probleme të shkollës shqipe. Çdo 28 Nëntor, së bashku me Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin përkujtohet dhe atdhetari i madh Dom Nikoll Kaçorri. U lind në Krejë Lurë në vitin l862 dhe vdiq në Vjenë në vitin l9l7, pas një sëmundje të rëndë në moshën 55 vjeçare. Emri i tij është përmendur rrallë gjatë viteve të komunizmit, duke mos i dhënë vendin që meriton këtij kleriku katolik në panteonin e figurave të shquara të kombit tonë.

3-Ministër i Brendshëm –Myfit Libohova

Myfit Libohova ose Mufid Bej Libohova, lindi në vitin 1876 dhe vdiq në vitin 1927, ishte politikan shqiptar, ish kryeministër i Shqipërisë si dhe kryerës i detyrave të disa Ministrive në Shqipëri. Myfit Libohova rrjedh nga oxhaku i vjetër i familjes Libohova që për shumë vjet me radhë (afro 300 vjet ) kanë sunduar Janinën. Ky oxhak i ka dhënë Shqipërisë për vite me rradhë shumë njerëz të shquar në politikë dhe në drejtimin e shtetit shqiptar. Mufid bej Libohova është një nga 15 anëtarët e kësaj familje që kanë kontribuar në krijimin dhe mbarvajten e shtetit . Një nga më të rëndësishmit e kësaj familje është pa dyshim Mufit bej Libohova. Ai ka qenë kryeministër i Shqipërisë gjatë një periudhe të shkurtër gjatë viteve 1913 - 1914. Në anën tjetër ai ishte pjesë e udhëheqësish së shtetit shqiptarë për nëntë vite nga viti 1912 e gjer në vdekje si Ministër i Drejtësisë, Ministër i Punëve të Brendshme, Ministër i Financave dhe Ministër i Punëve të jashme. Ishte themelues i Bankës së Shqipërisë. 4-Ministër i Drejtësisë -dr.Petro Poga Lindi në Erind të Gjirokastrës ku edhe ndoqi mësimet e para. Më pas shkollohet në Gjimnazin e Janinës dhe pastaj në degën e Drejtësisë së Universitetit të Stambollit ku fitoi një kulturë të gjerë. Njihte mirë disa gjuhë të huaja si frëngjisht, gjermanisht, greqisht dhe turqisht. Në Stamboll bashkëpunoi me vëllezërit Naim Frashëri, Sami Frashëri, Abdyl Frashëri, si dhe me Jani Vreton, Koto Hoxhin, Shahin Kolonjën, Hasan Tahsinin dhe Ismail Qemalin. Në vitin 1884 themeloi dhe botoi gazetën "Drita" të Stambollit, që me pas e vijoi botimin patrioti rilindas Pandeli Sotiri. Ne kujtimet e tij, Petro shkruan: "Fletorja Drita e zgjoi idealin e shenjtë Kombëtar dhe ndikoi për çrrënjosjen nga zemrat e shqiptarëve të mendimit që fetë nuk e ndryshojnë kombin, duke mos mundur të ndryshojnë gjuhën dhe zakonet që formojnë Kombin." Në vitet 1906-1908, Petro Poga gjendet në Gjirokastër ku dha ndihmesën në përhapjen e gjuhës shqipe dhe ndjenjave Kombëtare. Roli i tij më i dukshëm u shfaq në themelimin e Klubit Patriotik "Drita" të Gjirokastrës, të cilin bashkë me të e udhëhoqën atdhetarët Hasan Xhiku, Idriz Guri, Hysen Hoxha dhe Elmas Boce. Në vitin 1912 Petro Poga mbështeti fuqimisht kryengritjen antiosmane të Shqipërisë së Jugut. Në Nëntor të vitit 1912, parësia e Gjirokastrës e zgjedh delegat në Kuvendin Kombëtar të Vlorës. Petro Poga bëhet kështu një nga nënshkruesit eShpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912. Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Vlorës, Petro Poga caktohet Ministër i Drejtësisë si pjesë e Qeverisë së Parë Shqiptare, post të cilin e mban deri në vitet '20. Krahas kësaj detyre, Ismail Qemali dhe Qeveria e Vlorës e ngarkuan edhe me detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë 1913-1915. Së bashku me avokatët e shquar Taq Tutulani dhe Feim Mezhgorani harton Statusin që shkëputi Gjykatën Shqiptare nga juridiksioni i Perandorisë Osmane. Pas veprimtarisë në Vlorë, shkoi në Durrës ku iu dha posti i Ministrit të Drejtësisë në Qeverinë e Princ Vidit. Më 25 dhjetor, 1918 ishte përfaqësues i Gjirokastrës në Kongresin e Durrësit, ku u zgjodh nënkryetar dhe anëtar i kabinetit të Turhan Pashës. Së bashku me Luigj Gurakuqin në diskutimet e tij në këtë Kongres ata kërkuan të respektoheshin liritë fetare sipas parimeve evropiane. Një pjesë të madhe të jetës Petro Poga ia kushtoi Drejtësisë Shqiptare. Mendja e tij u shfaq edhe në hartimin e Legjislacionit Shqiptar dhe ndërtimit të Kushtetutës së Mbretërisë më 1928. Vitet e fundit të jetës Petro Poga i kaloi në vendlindjen e tij, Erind.

5-Ministër i Bujqësisë- Pandeli Cale Lindi në Korçë. Kreu liceun klasik francez të Aleksandrisë në Egjipt. Në vitet 19001904 punon në koloninë e Bukureshtit. Më 1904 kthehet në Shqipëri. Bashkë me Themistokli Gërmenjin dhe Mid’hat Frashërin vuri bazat e Komitetit të Fshehtë Shqiptar në Selanik. Kryetar i shoqërisë “Banda e Lirisë” më 1908. Në shkurt 1909, sekretar i shoqërisë “Lidhja orthodhokse”. Në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1910 – 1912 drejtoi çetat e zonës së Korçës. Merr pjesë në mbledhjen e 5 nëntorit 1912dhe si vetëdashës shoqëron Ismail Qemalin për në Shqipëri. Më 28 nëntor 1912, si delegat i Korçës, firmos manifestine pavarësisë me siglën “Pandeli Cale”. Emërohet Ministër i Bujqësisë, Industrisë dhe Tregtisë. Vitet e Luftës së Parë Botërore kalon në Zvicër, Ukrainë, Bullgari, Francë. Më 1919 kthehet në atdhe. Më 1920 hartues dhe firmëtar i Protokollit të Kapshticës. Më1920 Prefekt i Korçës. Në shkurt 1921 deputet në të parin parlament shqiptar. Vdiq i sëmurë në një spital të Selanikut

6-Ministër i Financave- Abdi Toptani 7-Ministër i Arsimit- Dr Luigj Gurakuqi Luigj Gurakuqi është një nga figurat kryesore të lëvizjes sonë atdhetare dhe demokratike. I përkushtuar tërësisht ndaj çështjes së atdheut, veprimtaria e tij lidhet me ngjarjet më të rëndësishme të kohës. Lindi në Shkodër më 1879. Mësimet e para dhe një pjesë të shkollës së mesme i bëri në vendlindje, pastaj shkoi në Itali. Aty mbaroi kolegjin e Shëmitër Koronës në Kalabri, ku ishte nxënës i De Radës,dhe vijoi studimet e larta në shkencat biologjike në Napoli. Që kur ishte student, bëri emër në shtypin shqiptar si poet dhe publicist (me pseudonimin Cakin Shkodra dhe Lekë Gruda). Më 1908 Gurakuqi u kthye në Shqipëri dhe u bë shpejt një nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare.. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, ishte drejtori i parë i Shkollës Normale të Elbasanit dhe një nga udhëheqësit e kryengritjeve të Veriut (1911-1912). Ai ishte krahu i djathtë i Ismail Qemalit në gjithë atë punë të madhe për shpalljen e Pavarësisë. Më 1916 ishte nga themeluesit e Komisisë Letrare në Shkodër. Në vitet 1921-1923 L.Gurakuqi si deputet i Shkodrës Bashkëluftëtar i F. Nolit, Gurakuqi ishte ndër udhëheqësit më aktivë të Revolucionit Qershorit të vitit 1924. emigroi në Itali, dhe në mars 1925 u vra në Bari 8-Ministër i Luftës- Mehmet Dërralla. Lindur më 1843 në Gradec të Tetovës, Mehmet Deralla është regjistruar në memorien historike, si një ndër protagonistët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878. Arsimin fillor e mori në Tetovë, kurse atë të mesëm në Shkup .Pas shkollimit në vendlindje, ai ndoqi studimet e larta në Akademinë Ushtarake të Stambollit, të cilat i përfundoi me rezultate të shkëlqyera.. Pas diplomimit do të shërbente për disa vite në një regjiment këmbësorie në Anadolldhe njëherazi, atij do t'i jepej e drejta për të ndjekur shkollën e lartë të Shtatmadhorisë në Stamboll, që ishte niveli më i lartë i arsimimit ushtarak në Turqi. Suksesi në karrierë falë aftësive dhe shkallës së lartë të përkushtimit në të gjitha detyrat e ngarkuara, do ta bënin Mehmetin që në moshën 35vjeçare të përligjte kualitetet e titullit të "Pashait", që nënkuptonte atë të gjeneralit. I graduar kështu me gradën më të lartë të kohës do të niste nga detyrat e reja që do t'i besonte komanda e lartë, fillimisht si komandues xhandarmërie në Bagdad të Irakut dhe, më vonë, në Halep të Sirisë për t'u transferuar më tej në Selanik, i cili në atë periudhë përfaqësonte një nga portet më të rëndësishëm të Perandorisë Osmane në Ballkan. Prej Selanikut Mehmet Pashë Dërralla, do të merrte emërimin në vilajetin e Kosovës për të shërbyer në kryeqendrën e tij, në Shkup për të vijuar më vonë në funksionin e komandantit të qarkut të Prizrenit në të cilin bënte pjesë edhe Tetova, Gjakova dhe Luma. Pikërisht me këtë detyrë gjeneral Dëralla, do t'i jepte fund karrierës si oficer i Ushtrisë osmane. Më tej, për të fillon një karrierë tjetër, me një profil të ri. Ai në shenjë proteste hoqi spaletat dhe yjet e gjeneralit të Ushtrisë turke dhe iu përkushtua çështjes kombëtare. Pas këtij momenti gjenerali u vu në dispozicion të Ushtrisë Vullnetare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Jemi në kohën kur Lëvizja Kombëtare Shqiptare kulmonte një moment historik. Mehmet Pashë Dërralla u caktua këshilltar i Sulejman Vokshit, i cili bënte detyrën e ministrit të Mbrojtjes të kabinetit qeveritar, Në të njëjtën linjë vazhdon aktiviteti atdhetar i Mehmet Dërrallës edhe pas shtypjes së Lidhjes së Prizrenit nga ushtria osmane e dërguar nga Stambolli. Prej këtij momenti trishtues, gjenerali Dërralla do të kontribuonte në Lidhjen e Pejës. Janë përpjekjet e personaliteteve shqiptare të vitit 1899, të cilët në drejtimin e Haxhi Zekës, ndërmorën aksionin për të realizuar atë që nuk mundi ta bënte Lidhja e Prizrenit. Sidoqoftë përballë taborëve osmane, kjo lëvizje detyrohet të dështojë. Në këtë krizë Mehmet Pashë Dërralla u kap nga forcat okupatore dhe u internua në shkretëtirat e Irakut prej nga u kthye aty nga viti 1908, falë një amnistie të përgjithshme, që u dha pas kryengritjes xhon-turke. Në situatën e mëvonnshme Mehmet Dërrallës, ju ofrua një funksion i lartë në ushtrinë osmane, por aie refuzoi prerazi, duke vënë në dukje se, tanimë i përkiste tjetër kauze që kishte të bënte me idealin kombëtar. Roli i Mehmet Pashë Dërrallës në organizimin dhe drejtimin e kryengritjeve të mëdha të Kosovës të viteve 1910, 1911 dhe 1912. Ishin këto beteja që kulmuan me atë të verës së vitit 1912, e cila shënoi marrjen e Shkupit, ish- qendrës së vilajetit të Kosovës. Kryengritësit shqiptarë, tashmë tronditën tërë mjedisin ballkanik, në të cilin faktori shqiptar filloi të bëhej dominant. Në fokusin e lëvizjes së tyre u vendos në këtë periudhë shpërfillja e hegjemonizmit të shteteve fqinje siç ishte, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia, të cilat prej kohësh investonin për strategjinë e tyre që kishte të bënte me mohimin e ekzistencën e kombit shqiptar, në mënyrë që të zgjeronin teritoret e tyre. Gjenerali Dëralla ishte një nga protagonistët kryesorë të qëndresës shekullore përballë sulmeve serbo-malazeze, të cilat synonin pushtimin e Shqipërisë veriore. Nën komandën e tij, luftëtarët shqiptarë i gozhduan forcat serbe në hapësirën ndërmjet Drinit të Bardhë e Drinit të Zi 9-Ministër - Punëve Botore -Mit’hat Frashëri Mit’hat Frashëri lindi më 25 mars 1880 në Janinë; vdiq më 3 tetor 1949 në New York, SHBA. Ishte i biri i Abdyl Frashëritdhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit. Ai e njohu shumë pak babain e tij dhe u rrit nën kujdesin e Samiut dhe Naimit. Edukimin akademik e mbaroi në Stamboll. Pas mbarimit të shkollës, deri në vitin 1905, punoi në administratën turke dhe më pas kaloi në Selanik, në administratën shtetërore. Në 4 prill 1929 Mit'hat Frasheri në testamentin e tij i lë shtetit shqiptar pasurinë e tij, të tundshme dhe të patundshme me qëllim krijimin e një instituti albanologjik në Tiranë, i cili do të merrej me studime në fushën e historisë së Shqipërisë. Filloi të aktivizohet në politikën shqiptare që në fund të shekullit XIX. Një nga figurat më të spikatura në politikën shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX. Në vitin 1908, ai fillon botimin e gazetës "Liria" në Selanik. Gjatë kësaj periudhe bashkëpunon ngushtë me Kristo Luarasin, i cili drejtonte shtypshkronjën/shtëpinë botuese "Mbrothësia". Ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit, i njohur ndryshe edhe me emrin Kongresi i alfabetit me 14 nëntor- 22 nëntor 1908. Mit'hat Bej Frashëri u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit të hartimit të alfabetit (kryetar i Komisionit ishte At Gjergj Fishta). Në moshën 32-vjeçare largohet përfundimisht nga Stambolli dhe udhëton për në Shqipëri duke kaluar nga Kosova në Shkup dhe pastaj në Elbasan. Në vitin 1912, në qeverinë e pavarësisë të krijuar nga Ismail Qemali ai zgjidhet ministër i botores. Më 30 mars 1913, ai jep dorëheqjen nga detyra. Ai mirëpriti ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri dhe ndihmon në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pas largimit të Princ Vidit, Mit'hat Frashëri largohet nga Shqipëria dhe deri në vitin 1918 jeton në disa shtete të Ballkanit. Në vitin 1916 vendoset në Bukuresht ku arrestohet nga policia dhe internohet në Moldavi. Në vitin 1918, me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, lejohet të largohet dhe vendoset në Lozanë, Zvicër. Aty ai i drejtohet me një promemorie konferencës në të cilën po përgatitej krijimi i Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene. Në promemorie ai deklaron "Pa zgjidhjen e problemit shqiptar nuk do të ketë as Jugosllavi të re dhe as një zgjidhje përfundimtare të kufinjve në Ballkan". Në vitin 1920 ai vendoset në SHBA. Kthehet në Shqipëri në vitin 1922. Në janar 1923 fillon detyrën e Ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë. Këtë detyrë e kreu deri në dhjetor 1925. I zhgënjyer nga zhvillimet politike në Shqipëri ai jep dorëheqjen dhe deklaron largimin e tij nga aktiviteti politik. Në vitin 1927, fillon të botojë në Tiranë, revistën Dituria dhe themelon librarinë Lumo Skëndo. Në vitin 1939, pas pushtimit të vendit nga Italia fashiste vendos të rikthehet aktivitetit politik. Në vitin 1941, ai është ideologu kryesor dhe një nga themeluesit ePartisë Nacionaliste, e njohur më shumë me emrin Partia e Ballit Kombëtar. Kundërshtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë, u detyrua në nëntor 1944, të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali. Gjatë një udhëtimi për në Nju Jork, SHBA ai vdes si pasojë e një ataku kardiak. 10-Ministër i Postëtelegrafës -Lef Nosi I lindur në Elbasan më 9 prill 1877, Lef Nosi u arsimua fillimisht në vendlindje e më pas në Athinë. Megjithëse nuk i përfundoi studimet e larta për farmaci (kreu vetëm 2 vjet), pas kthimit në qytetin e tij, iu kushtua me zell punës për njohjen e gjërë dhe të thelluar të historisë dhe të kulturës shqiptare. Më 1909, ai u zgjodh kryetar i Klubit "Vllaznia" në Elbasan, në të njëjtin vit themeloi shoqërinë "Afërdita", një vit më vonë, botoi gazetën "Tomorri". Ai ishte një nga figurat qendrore që kontribuan në organizimin dhe zhvillimin e Kongresit Arsimor Kombëtar të Elbasanit (tetor 1909) si edhe të çeljes të së parës shkollë normale në vend (1 dhjetor 1909). Ishte nënshkrues i Aktit të Pavarësisë dhe anëtar i kabinetit të Ismail Qemalit, krijuesi i filatelisë shqiptare, Kryetar i Bashkisë së Elbasanit në periudhën e Qeverisë së Fan Nolit.Iu përkushtua gjurmimit të dokumenteve historike, materialeve folklorike, etnografike, botimeve me vlera albanologjike, u shqua si arkivist, folklorist, etnograf, numizmat, arkeolog etj. Botoi fletoren "Dokumente historikë" dhe në 1937 një fletëpalosje me Aktin e Pavarësisë të vitit 1912, me rastin e 25- vjetorit të asaj ngjarjeje Në tetorin e vitit 1943, ishte anëtar i Këshillit të Regjencës, për shkakun e të cilës u quajt "kolaboracionist", gjë që u shfrytëzua nga pushteti i pasluftës, nga regjimi komunist që e ekzekutoi me pushkatim më 1946. Qeveria e Vlorë filloi funksionet në datën 4.12.1912.Punoi deri në 22 janar 1914. 7 ditë është regjistruar kohëzgjatja e kuvendit të Vlorës,me fillesë 28 nëntorin,por brenda këtij intervali,data 5 s’ka ndonjë aktivitet. Ministrat ishin të shkolluar në shkollat e Romës,Vjenës,Stambollit,Athinës.Mehmet

Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!! 1290932348-muzeu_kombetar_i_pavaresise
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!! Empty Re: Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!!

Mesazh  r_3 Sun Nov 28, 2010 7:33 am

Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!! 2364_53104204259_809419259_1373310_8309_n
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!! Empty Re: Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!!

Mesazh  r_3 Sun Nov 28, 2010 7:35 am

Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!! 12503278
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!! Empty Re: Historia e e burrave qe ndertuan kte shtet qe derdhen gjak per kte komb e flamur!!!

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi