www.shpirti.albanianforum.net
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
Shtypi i Shkruar
Menu Shpirti.net
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar


Lajmet ...

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Lajmet ...

Mesazh  r_3 prej Sun Dec 05, 2010 9:52 am

ktu mudn te und te dergoni lajme nga me te ndryshmet dhe te fudit nga bota dhe rajoni ju flm per mirkuptimin Smile))

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përmbytjet, të dhënat më të fundit për Shkodrën

Mesazh  r_3 prej Sun Dec 05, 2010 10:19 am

Shtabi i Emergjencës bënë të ditur, raportin e detajuar për këto 24 orë
05 dhjetor 2010 21:02




Tokat e përmbytura në qarkun e Shkodrës
Gjatë 24 orëve të fundit, forcat e ushtrisë, policisë në bashkëpunim me strukturat e tjera, janë angazhuar në evakouimin e shtetasve në ndihmë të banorëve në zonat e përmbytura si dhe në sigurimin e rendit e qetësisë në këto zona. Veprimet e policisë, ushtrisë janë kryesisht të përqendruara dhe më intensive në zonat më problematike si në fshatrat e Komunës Dajç, në fshatin Obot të Komunës Ana e Malit, ne fshatin Mali i Jushit të Komunës Bushat, në Komunën Bërdice, në Komunën Velipoje dhe lagjet periferike te qytetit buzë Liqenit të Shkodrës (ne Livadhe).

Akset rrugore problematike, në qytetin e Shkodrës:

Unaza e re nga vendi i quajtur Shkolla “Sallo Halili” Ndocej, deri tek “Bexhisteni”, kalohet vetëm me mjete të larta, pasi në rrugë është rritur niveli i ujit.

Aksi rrugorë nga Pesëkatëshi me urë në Xhabije deri tek Ura e Bunës (Lokali “Freskia”) kalohet vetëm me mjete të larta.

Ura e Bunës ëshë e kalueshme me mjete të larta

Rruga e Shirokës ëshë e pakalueshme nga automjetet.

Më problematike, aktualisht paraqitet Komuna Dajç, sidomos fshatrat Mushan, Samrish e Grash, ku janë kërkesat më të shumta për evakuim. Sipas të dhënave të deritanishme, numri i popullsisë së evakuar është 12090, ndërsa numri i familjeve të evokuara është 2833.


Veprime të tjera të kryera nga policia:

Janë mbuluar me efektiva policie të gjitha zonat e përmbytura të cilët janë atashuar pranë Komunave dhe në fshatrat problematike me shërbim 24 – orë pa ndërprerje. Krahas efektivave të angazhuara me shërbime në zonat e përmbytura, me qëllim sigurimin e rendit e qetësisë publike dhe parandalimin e goditjen e kriminalitetit, në Rrethin e Shkodrës, janë shtuar e dubluar shërbimet e policisë në gjithë teritorin që gjendet brenda juridiksionit të këtij Rrethi, sidomos në mbikqyrjen e argjinaturave.

Veprimtaria e strukturave te DSHP dhe Spitaleve:

Eshtë instaluar shërbimi 24 oresh në te gjithë komunat e permbytura dhe nuk ka pasur deri tani rritje të sëmundshmërisë. Të gjitha lagjet e qytetit buzë liqenit të Shkodrës dhe buzë lumit Drin janë të përmbytura, situata shëndetësore është nën kontroll.


Koutat në hidrocentrale:

HC Vau Dejës:

• Kuota(niveli) i liqenit është 73.57 m
• Prurjet 1590 m3/s, nga të cilat 340 m3/s janë prurje anësore.
• Shkarkimet me gjithe agregatet 1659m3/s, 310m3/s me pak s ne mengjez

HC Koman:
• Kuota(niveli) i liqenit është 169.66 m
• Prurjet 1476 m3/s, nga të cilat 476 m3/s janë prurje anësore.
• Shkarkimet me gjithe agregatet 1621 m3/s

HC Fierzëe:
• Kuota(niveli) i liqenit është 291.54 m
• Prurjet 1092 m3/s
• Shkarkimet me gjithe agregatet 1092 m3/s
• Niveli i ujit ne liqenin e Shkodrës pranë urës së Bunës, në kuotë absolute është 10.08m.
• Niveli i ujit i lumit Drin pranë urës së Bahçallekut 09.93m
• Hidrovori në Velipojë po punon me kapacitet të plotë me kuotë -0.6
• Prurjet në lumin Kir janë 150m3/sek ndërsa prurjet e lumit Gjadër janë 100m3/sek

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkodër, Topalli thirrje për bashkëpunim

Mesazh  r_3 prej Sun Dec 05, 2010 10:23 am

Kryetarja e kuvendit, e vlerëson ende si të vështirë situatën në këtë qark
05 dhjetor 2010 19:36




Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli

Kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, që është në të njëjtën kohë edhe deputete e qarkut të Shkodrës po vazhdon të ndjekë nga afër prej disa ditësh situatën në këtë zonë. Zonja Topalli, sqaroi sot pasdite para mediave, situatën e deritanishme dhe masat e qeverisë shqiptare për përballimin e situatës, duke i bërë thirrje në të njëjtën kohë, komunitetit të bashkëpunojë akoma më shumë me strukturat shtetërore.

"Duke i falenderuar të gjithë banorët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tyre, unë i ftoj të gjithë banorët e zonave të përmbytura që të vazhdojnë këtë bashkëpunim, sepse ai ndihmon shtabin e emergjencave për të qënë edhe më efektiv", tha zonja Topalli në një konferencë për shtyp.

Kryeparlamentarja, e cilësoi si ende të vështirë situatën në qarkun e Shkodrës dhe bëri të ditur se aktualisht janë rreth 14 mijë ha tokë nën ujë, ndërsa 12 mijë njerëz janë evakuuar dhe po vazhdojnë operacionet me helikopterë në zonat problematike të Dajçit, Trushit e ndonjë tjetër, për të evakuar banorët e fundit.

Sipas zonjës Topalli, shpërndarja e ndihmave vazhdon të bëhet përmes mjeteve motorrike lundruese, qoftë në lagjet periferike të qytetit, qoftë në komunat, të cilat vazhdojnë të jenë nën ujë.

Kryetarja e kuvendit, falenderoi shtabin e emergjencave në prefekturën e Shkodrës, në krye të të cilit qëndron Zëvendëskryeministri Ilir Meta, që natë e ditë, po punojnë për përballimin e situatës së krijuar dhe për furnizimin e banorëve me gjithçka të nevojshme.

Zonja Topalli, përmendi edhe mbështetjen e NATO-s në përballimin e situatës së përmbytjeve, duke shpjeguar se kërkesës për ndihmë i janë përgjigjur edhe vende të tjera jashtë kësaj strukture.

Deri tani, kanë mbërritur helikopterë me kapacite të mëdha, të cilet do të lehtësojnë punën e ushtrisë dhe të policisë dhe do të mbështesin banorët që janë në vështirësi.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përmbytjet, policia në angazhim maksimal

Mesazh  r_3 prej Sun Dec 05, 2010 10:25 am

Në terren, 650 forca policore, 3 helikopterë, 10 kamionë, 76 automjete, 14 mjete lundruese



Policia e Shtetit, angazhim maksimal në zonat e përmbytura


Strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar maksimalisht për përballimin situatës së krijuar për shkak të reshjeve të shumta të ditëve të fundit në Qarkun e Shkodrës, si në dhënien e ndihmës së banorëve të zonave të përmbytura, evakuimit të tyre në rastet e nevojshme dhe transportit të bazës ushqimore dhe të gjësë së gjallë, ashtu dhe për menaxhimin e fluksit të lëvizjes në akset rrugore dhe garantimin e sigurisë publike.

Për menaxhimin sa më mirë të kësaj situate dhe përgjigjen në kohë të çdo kërkese për ndihmë të qytetarëve janë angazhuar në terren:

-650 forca policore

- 3 helikopterë të Policisë së Shtetit

-10 kamionë për transport

- 76 automjete të tjera të llojeve të ndryshme

- si dhe 14 mjete lundurese.

Shërbimet e policisë në terren, në bashkëpunim me forcat e ushtrisë dhe strukturat e pushtetit vendor janë angazhuar direkt në evakuimin e gjithsej të 11.960 shtetsve apo 2.850 familje, si dhe 14.646 krerë bagëti.

Veprimet e strukturave të Policisë së Shtetit kryesisht, kanë qenë të përqendruara dhe më intensive në zonat më problematike, si në fshatrat e Komunës Dajç, në fshatin Obot të Komunës Ana e Malit, në fshatrat Mali i Jushit e Trush i Poshtëm të Komunës Bushat, në fshatrat e Komunes Bërdicë, në fshatrat Kuç, Renc e Vukatanë të Komunes Guri i Zi, në fshatrat Ças, Pulaj e Reç te Komunës Velipojë, në lagjet periferike të qytetit buzë Liqenit të Shkodrës, si dhe në lagjet në hyrje të qytetit.

Të gjitha zonat e përmbytura janë mbuluar me efektiva policie, të cilët janë atashuar pranë Komunave dhe në fshatrat problematike me shërbim 24 – orë pa ndërprerje.

Përgjatë harkut kohor të kater ditëve strukturat e Policisë së Shtetit kanë evidentuar gjithsej 387 kërkesa për ndihmë nga familjarë të zonave të përmbytura, të cilëve u është dhënë ndihma e nevojshme kryesisht për evakuimin e tyre, për trajtimin mjekësor, apo për sigurimin e bazës ushqimore.

Me përparësi janë trajtuar rastet e personave të sëmurë, të të miturve dhe të moshuarve, ku vetëm gjatë ditës së djeshme janë evidentuar 37 ndërhyrje të tilla, ku janë evakuar dhe akomoduar në qendrat e akomodimit rreth 35 fëmijë të mitur, si dhe në dy raste janë dërguar pranë ambjenteve spitalore një e moshuar nga Komuna Dajç dhe një qytetare nga lagja Xhabiej që është dërguar pranë maternitetit Shkodër për lindje.

Gjithashtu, me qëllim për t’u ardhur në ndihmë të gjithë shtetasve në nevoje, nga strukturat e Policisë krahas numrave pa pagesë 129 dhe 126, janë vënë në dispozicion dhe 10 numra të tjerë telefonik, përmes të cilëve qytetarët mund të kërkojnë ndihmën e shërbimeve policore.

Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë marrë në ruajtje gjithashtu 3 Argjinatura në Komunën Velipojë, Bendin e Malit të Jushit në Komunën Bushat, Stacionin e Pompave në fshatin Trush, Stacionin Qendror të Pompave në fshatin Dobraç, si dhe Depon Qendrore të Ujit në Tepe.

Krahas angazhimit maksimal për përballimin dhe menaxhimin e kësaj situate, Policia e Shtetit ka marrë masa për përforcimin e shërbimeve policore në të gjithë qarkun, me qëllim sigurimin e rendit e qetesise publike dhe parandalimin e goditjen e kriminalitetit. Këtu vlen të theksohet fakti se gjatë kësaj periudhe nuk janë evidentuar probleme apo ngjarje përsa i përket sigurisë publike apo kriminalitetit, jo vetëm në zonat e përmbytura, por në të gjithë juridiksionin e Qarkut Shkodër.

Në vazhdimësi nga strukturat e Policisë së Shtetit është mbajtur kontakt me efektivat e angazhuara me shërbim në zonat e përmbytyra, Zyrën e Koordinimit Policor pranë Shtabit të Emergjancave të ngritur pranë Prefekturës dhe Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut, për të marrë informacion mbi situatën dhe nevojat e banorëve në këto zona, duke bashkëpunuar me Shtabin e Emergjencës për zgjidhjen e problemeve.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Situata e fundit, përmirësohet moti në Shkodër

Mesazh  r_3 prej Sun Dec 05, 2010 10:27 am

Raportimi minutë pas minute i detajuar


foto ilustruse

Situata më e fundit e krijuar nga përmbytjet në vend, tregon sesi po vihet re një përmirësim i motit në Shkodër, edhe pse niveli i ujit vazhdon të jetë i njëjtë me një natë më parë.

Ndërkaq, korrespondentët e “ABC News” nga zonat e Shkodrës bëjnë me dijeni se atje po vijojnë ende operacionet e evakuimit.

Dhe se po vazhdojnë shkarkimet në hidrocentralin e Vaut të Dejës.

Ndërsa luginën e Valbonës mësohet se vazhdojnë rrëshqitjet masive dhe se në Tropojë, në lartësinë mbi 1000 m, ka reshje dëbore, ndërsa komunat Margegaj dhe Lekëbibaj, janë të izoluara.

Sa I përket qarkut të Kukësit, panorama e fundit nga zonat e përmbytura, tregon sesi në komunën e Topojanit ka rrëshqitje masive të tokës, ndërsa komunat Shishtavec e Bushtricë janë të izoluara.

Por reshjet e shiut raportohet se kanë shkaktuar përmbytje edhe në Korçë, ku janë përmbytur rreth 300 ha tokë.

Vetëm në Devoll janë përmbytur 70 ha tokë, ku janë përmbytur edhe dy shtëpi.

Ndërkaq, mësohet se rrëshqitje toke ka patur edhe në komunën Qukës në Librazhd, ku janë shembur edhe disa shtëpi.

Ndërsa lumi Vjosë thuhet se ka dalë nga shtrati në Selenicë dhe ka përmbytur aksin rrugor Selenicë-Vlorë.

Aksi Selenicë-Vlorë, i pakalueshëm, 3 km rrugë nën ujë.

Ndërsa Shkumbini thuhet se përmbyt disa ha tokë bujqësore dhe e bën 3 kilometra m rrugë të pakalueshme.

Në Vlorë, në Novoselë përmbyten banesat pranë lumit dhe qindra ha tokë gjenden nën ujë nga lumi i Vjosës.

Për këtë, është ngritur Shtabi i Emergjencave në qytezën e Novoselës.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përmbytja, fatkeqësi që kërkon solidaritet

Mesazh  r_3 prej Sun Dec 05, 2010 10:29 am




Një shtrëngim dore, një makinë që duket së largu se po të afrohet, një polic apo ushtar që të evakuon larg së keqes e cila befas të ka mbërritur në derë …

Të gjitha këto gjeste njerëzore, nga zyrat e Tiranës nuk mund të kenë kurrë ndjeshmërinë e asaj që një banor i lagur atje në Veriun e përmbytur, përjeton këto çaste.

Flitet për këto ditë, kur fatkeqësia më shumë se një kërkesë llogarie apo kërkimin me ngulm se kush është fajtori, paraqet nevojën e madhe për solidaritet.

Të përmbyturit e dinë vetë nga sa lumenj dhe liqene rrethohen, apo sa shi ka rënë këto ditë e nuk kanë as kohën dhe as vëmendjen këto ditë që të bëjnë llogaritë apo të dëgjojnë ndokënd se përse uji mbërriti befas në shtëpitë e tyre.

Më shumë se kaq, kanë nevojë për një shtrëngim dore, një makinë që duket së largu se po u afrohet apo për një polic dhe ushtar që t’i evakuojë larg së keqes …

Koha për fjalë, apo për vepra?!

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqipëria nën ujë! Kryefjala e ditëve të fundit

Mesazh  r_3 prej Sun Dec 05, 2010 10:30 am

Toka të përmbytura, njerëz të evakuuar, shtëpi të përpira nga uji dhe pasuri të dëmtuara


foto ilustruse

Shqipëria nën ujë! Kjo është kryefjala e ditëve të fundit në vendin tonë.

Toka të përmbytura, njerëz të evakuuar, shtëpi të përpira nga uji dhe pasuri të dëmtuara.

1 Dhjetori do të mbahet mend për tronditjen që solli si pasojë reshjeve të pandërprera të shiut, të cilat provokuan prurje të mëdha të Drinit duke “gëlltitur rrugët” e qytetit të Shkodrës e duke u zgjeruar orë pas ore në mënyrë të frikshme në zonën e Nënshkodrës.

Por cili ishte shkaku i kësaj gjendje emergjente në vendin tonë…

Specialistët njoftuan se përmbytja u shkaktua nga rritja e nivelit të liqenit të Shkodrës si dhe pengimi rrjedhës normal i lumit Buna pas reshjeve të dendura të shiut.

Rrjedhja e këtij lumi ishte më e dobet se vërshimi ujrave të Drinit i cili ishte i tejmbushur nga shkarkimi i portave të hidrocentralit të Vaut të Dejës.

Lagjia Bahçallëk, Xhabije ishte fillimisht qendra e vëmendjes, më pas situata u përkeqësua në Harkun e Bërdices, i cili brenda vitit është përmbytur mbi 5 herë.

Më pas, harta e përmbytjes u zgjerua në Velipojë, Dajç, Obot dhe Ana e Malit, të cilat ndodheshin nën tmerrin e shtimit të ujit.

Qeveria shqiptare aktivizoi mekanizmat e saj duke mbledhur Shtabin e Emergjencës për t’i dalë në ndihmë familjeve të prekura nga përmbytja, duke organizuar evakuuimin e tyre dhe vendosjen në konvikte, hotele dhe vende më të sigurta për ta.

Ndërkohë energjia elektrike në shumë komuna u ndërpre.

Vetëm 24 orë pas përmbytjes u regjistruan 10500 ha tokë bujqësore nëë ujë dhe mbi 750 shtëpi të përmbytura, ndërsa mbi 1500 të tjera u regjistruan si të izoluara.

Gjatë ditës, u evakuuan rreth 315 familje nga ushtria shqiptare.

Data 3 dhjetor, 48 orë nga nisja e përmbytjes, e gjeti Shkodrën në situatë më të rënduar.

Ujrat e liqenit të Shkodrës përpinë edhe fushat e Torovicës, në të cilat ndahen rrethi i Shkodrës dhe i Lezhës.

Harta e përmbytjes u zgjerua në 13.950 mijë hektarë tokë, 2100 shtëpi të përmbytura dhe mijëra të tjera të rrethuara nga uji.

Evakuimi i banorëve arriti në 7.944 persona, ndërsa ndihmat për familjet realizoheshin nëpërmjet ajrit nga helikopterë të NATO-s dhe automjete ushtarake.

Në mbrëmjen e së premtes situata përkeqësohet edhe më.

Shirat e dendur përmbytën qytetin e Durrësit dhe të Lezhës duke bërë që qeveria të shpallë situatën e emergjencës civile.

Ndërkohë vetëm 12 orë më vonë, gjendja në këto qytete u qetësua, duke bërë që uji të tërhiqet, në veçanti në zonën e Fushë-Krujës.

Situatë jo e qëndrueshme u raportua edhe në Fier, Berat dhe Korcë, por jo me intensitetin e pjesës veriore të vendit.

Në qarkun e Burrelit, disa shtëpi u dëmtuan nga shëmbia e dheut, ndërsa banorët u vetëorganizuan për avakuuim.

Ndërkohë në orët e mesditës të datës 4 dhjetor, situatë alarmante u raportua në argjinaturën e Torovicës, ku niveli i ujit arriti pikën maksimale të tij.

Thirrja kryesore për banorët përreth ishte dhe mbetet të jetë vetëm evakuuimi.

Statistikat e fundit u raportuan nga Qendra kombetare e emergjencave civile deri në orët e pasdites së datës 4 dhjetor.

-13.950 ha të permbytura në Shkodër
- 2623 familje te evakuuara
- 11023 persona të evakuuar
- 4597 shtëpi të rrethuara nga uji
- 2561 nën ujë të permbytura

Kjo është Shqipëria e ditëve të fundit të cilës i kanë ardhur në ndihmë edhe forca të shteteve fqinje, por edhe mesazhe solidariteti për situatën e rëndë, e cila nuk është parë të ketë ndodhur prej vitesh …

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fushë- Kruja del nga harta e përmbytjeve

Mesazh  r_3 prej Sun Dec 05, 2010 10:32 am

Gjithsesi, 2 ditë më pas, ende banorët po i vuajnë pasojat e katastrofës natyrore dhe njerëzore


permbytje ne fush-kruj


Fushë-Kruja u shënua në hartën e përmbytjeve si një nga zonat më problematike.

Kamera e televizionit “ABC News” pasqyroi të gjithë situatën e krijuar në rrethinat e saj, duke sjellë para mikrofonit shqetësimin e banorëve dhe reagimin e pushtetit lokal.

Por dy ditë më pas, ende banorët po i vuajnë pasojat e katastrofës natyrore dhe asaj njerëzore.

Kudo sheh njerëz me fshesë në duar, kova dhe gjithçka tjetër që nevojitet për të hequr baltën që ka mbetur pas largimit të ujit.

Tashmë të gjithë banorët janë angazhuar në pastrimin e ambjentit brenda dhe jashtë shtëpisë.

Po kështu, ka filluar edhe pastrimi i rrugëve.

Gjithsesi, pasojat nga një përmbytje nuk janë vetëm llumi dhe papastërtitë brenda shtëpisë.

Por ato janë edhe dëmtimi i bizneseve, i orendive shtëpiake, i banesave në tërësi.

Fushë-Kruja është kështu një nga të parat zona të hequra nga harta e përmbytjeve duke shënuar fundin e një problemi dhe fillimin e zgjidhjes së një tjetri i cili është rehabilitimi i dëmeve.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkodra gdhihet nën ujë 1 jav

Mesazh  r_3 prej Sun Dec 05, 2010 10:34 am


Reportazhe
Shkodra gdhihet nën ujë …
Detaje që flasin vetë mbi një ditë përmbytjesh në qytetin verior
02 dhjetor 2010 18:42

Shkodra është përfshirë nga derdhjet e vazhduara të ujërave të lumenjve Drin dhe Buna.

Niveli i ujit i ka kaluar mbi 70 cm dhe në disa periferi të Nënshkodrës, edhe më shumë se 1 metër.

Kalimi me mjete transporti, qerre me kuaj, apo edhe më këmbë, është i pamundur në Lagjen Xhabije.

E vetmja mundësi për t’u larguar nga zonat e përmbytura, janë vetëm mjetet e transportit ushtarak, si dhe ato të Shtabit të Emergjencave.

Qeveria ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme, duke u bërë thirje banorëve që t’u afrohen grupeve të shpëtimit dhe të mund të akomodohen nëpër hotele apo konvikte.

Por shkodranët, të njohur për marrëdhënien e ngushtë që kanë me mallin dhe kafshët shtëpiake, hezitojnë të largohen nga shtëpitë e tyre, duke e bërë edhe më të vështirë menaxhimin e kësaj situate të rëndë.

Numri i shtëpive të përmbytura, po rritet me shpejtësi dhe numërohen rreth 1000 banorë, të cilët duhet të evakuohen, e vetëm 300 prej tyre, kanë pranuar.

Janë shpëtuar dhe dërguar në vend të sigurtë qindra krerë bagëti.

Të izoluar janë dhe banorët e dy pikave turistike Shirokë, Zogaj, pasi ura e Bunës e cila lidh qytetin me këto dy fshatra është mbuluar nga uji.

E bllokuar dhe pika kufitare e Muriqanit, që lidh Shkodrën me Malin e Zi, pasi uji ka bllokuar pjesë të aksit nacional Shkodër-Muriqan.
Vazhdojnë të jenë të izoluara komunat Dajc, Velipojë e Oboti, Darragjati, Bërdica.

Shkodër-Tiranë, Shkodër-Velipojë, Shkodër-Obot, Shkodër-Dajç, Shkodër-Bërdicë, Bogë-Shalë, Breglumi-Theth, në rrethin e Pukës i bllokuar aksi Fushë Arrëz-Iballë, në rrethin e Malësisë së Madhe i bllokuar aksi Tamarë-Vukaj.

Eshtë e pamundur që të kalohet në hyrje të lagjes Xhabije dhe në rrugën nacionale për shkak se niveli ujërave të liqenit, i cili ka shkuar në një metër.

Por nuk mjafton vetëm uji që ka përmbytur banorët në lagjet e Shkodrës, si dhe disa komunave në zonën e Nënshkodrës.

Prej tre ditësh, 60% komuna e Bushatit vazhdon të vuajë nga mungesa e energjisë elektrike.

Nuk ka energji as në Obot, Darragjat, Shirq e Velipojë.

Ndërprerje të energjisë ka pasur dhe brenda në Shkodër, në lagje kryesore si Perash, Kiras, Mark Lula, Partizani.

Me qindra banesa në katet e para janë nën ujë, ndërsa kanë dalë jashtë funksionit kabinat elektrike.

Lagje të tëra në Shkodër të cilat kanë prezencë uji janë të bllokuara.

Ujërat kanë bllokuar hyrjen e qytetit të Shkodrës duke e bërë të pakalueshme, ndërsa mësohet se uji ka bllokuar lëvizjen edhe në urën e lumit Buna, për shkak se lumi tani kalon mbi urë.

Sipërfaqja e përmbytur po zgjerohet me shpejtësi në qytet, ndërsa po kaq e rëndë është situata edhe në zonën e nënshkodrës e cila u përmbyt e para.

E vetmja mundësi komunikimi për banorët e Shkodrës është rruga nga Vau i Dejës dhe nga Malësia e Madhe, rrugë që nuk janë përmbytur.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përmbytjet, Shkodra mes orëve të ankthit

Mesazh  r_3 prej Sun Dec 05, 2010 10:36 am

Çdo minutë që kalon, më problematike; kurse evaukimi i detyrueshëm


Shkodra nen uje


Prurjet e mëdha të Drinit kanë penguar Bunën dhe për pasojë, uji mbuloi edhe rrugët e qytetit, kurse harta e përmbytjeve në zonen e Nënshkodrës u zgjerua orë pas ore në mënyrë të frikshme.

Herët, hyrja e qytetit të Shkodrës në lagjen Xhabije u mbulua nga uji.

Liqeni hyri në çdo rrugë dhe në çdo banesë të ulët. Automjetet lëvizin me vështirësi.

Policia e qarkullimit rrugor vendosi shirita në rrugë për të treguar vendet se ku makinat dhe njerëzit duhet të kalojnë për të mos rrezikuar rrëzimin në kanale apo edhe në vendet më të thella të liqenit të Shkodrës.

Tek “Harku i Bërdicës”, i cili brenda vitit është përmbytur mbi 5 herë, mund të kalohet vetëm me mjetet e larta për shkak nivelit të lartë të ujit që vërshoi në rrugë.

Specialistët njoftuan se përmbytja e orëve të fundit po shkaktohet nga rritja e nivelit të liqenit të Shkodrës, si dhe pengimi rrjedhës normal i lumit Buna.

Kjo për shkak se rrjedhja e këtij lumi ështe më e dobet se vërshimi ujërave të Drinit, i cili është i tejmbushur nga shkarkimi i portave të hidrocentralit të Vaut të Dejës.

Në orët e mesditës, disa banorë kanë pranuar të largohen nga shtëpitë e tyre, por të shumtët nuk kanë pranuar me gjithë thirrjet e vazhdueshme të drejtuesve të pushtetit lokal dhe të kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli.

Situata më kritike është në lagjen Livadhe ku niveli i ujit ka arritur deri në 1.5 metra dhe në disa vende të tjera, 2 metra.

Shtabi i Emergjencës vuri në dispozicion të kësaj lagje për evakuimin e banorëve, mjetet e ushtrisë dhe të policisë. Çdo minutë që kalon, situata bëhet edhe më problematike. Evaukimi i disa familjeve u bë i detyrueshëm.

Rreth 20 prej tyre u morën me automjetet ushtarake dhe u dërguan në konvikte, atje dhe ku do të qëndrojnë familjet e dëmtuara nga përmbytja.

Për “ABC News”, drejtoresha e konviktit tha se janë strehuar 118 banorë dhe janë 200 shtretër në gatishmëri.

Ndërsa nesër aty do të futen edhe 80 banorë të tjerë të rrezikuar prej përmbytjeve.

Por ndërsa në rrethinat e Shkodres është bërë evakuimi i disa familjeve, zona e Nënshkodrës është e bllokuar totalisht nga uji.

Velipoja, Dajçi, Oboti dhe Ana e Malit prej më tepër se tre ditësh ndodhen nën tmerrin e shtimit të ujit.

Drejt Velipojës mund të kalohet nëpërmjet një rruge dytësore, pasi aksi kryesor është i pakalueshëm, kurse në fshatrat e tjera as bëhet fjalë të realizohet një levizje normale.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Meta: Prisnim Ramën tek Shtabi i Emergjencave

Mesazh  r_3 prej Sun Dec 05, 2010 10:56 am

Përfundon mbledhja ditore e Komitetit Ndërministror të Emergjencave


Zv.kryeministri dhe ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës, Ilir Meta




Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes ditore të Komitetit Ndërministror të Emergjencave në Shkodër, zv.kryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Ilir Meta tha se gjatë ditës së sotme është kryer një volum i jashtëzakonshëm, si në drejtim të vijimit të procesit të evakuimit, ashtu edhe të furnizimit në banorëve në zonat e përmbytura dhe të izoluara me ushqime, me ujë.

“Ka patur disa raste ku është ndërhyrë për të transportuar në komunën e Velipojës një grua shtatzënë, gjë që tashmë është realizuar dhe nuk ka asnjë rrezik. Dhe disa raste të tjera, shqetësuese. Shërbimet shëndetësore pranë këtyre komuniteteve kanë funksionuar në mënyrë të vazhdueshme dhe pa ndërprerje. Është e rëndësishme të theksojmë se me vënien në përdorim edhe të helikopterëve që kanë ardhur nga Turqia dhe Greqia, me kapacitete transportuese më të larta, është bërë një punë e ndjeshme për të nisur një furnizim më afatgjatë për banorët.”, është shprehur zoti Meta.

Sipas tij, një punë e jashtëzakonshme është bërë dhe vazhdon të bëhet për të siguruar argjinaturën në Torovicë, ndonëse vazhdon të vlerësohet si shqetësuese për situatën, niveli i lartë i liqenit të Shkodrës.

“ Sipërfaqja nën ujë vlerësohet të jetë rreth 14 mijë hektarë, ndërkohë që numri total i të evakuuarve është 11 mijë. Përsa i takon shkarkimeve, ato kanë pësuar një ulje të ndjeshme. Megjithatë, shqetësim për situatën vlerësohet se është niveli i lartë i liqenit të Shkodrës. Ndihma të konsiderueshme po vijnë edhe nga Italia, po vijnë nga Austria, edhe nga vende të tjera. Sot është zhvilluar një takim në Ministrinë e Jashtme me përfaqësuesit e vendeve dhe organizatave ndërkombëtare në Tiranë. Ajo që dua të çmoj është edhe solidariteti i treguar nga biznesmenë dhe sipërmarrës vendas, ku ka filluar të vijnë ndihma, dhe njëkohësisht edhe angazhime për të garantuar kapacitete akomoduese për të gjithë ata që kërkojnë që të akomodohen në qendra, në kujdesin e qeverisë dhe të autoriteteve vendore”, ka sqaruar zv.kryeministri Meta.

Z. Meta hodhi poshtë deklaratat e opozitës sipas të cilës banorëve të Shkodrës i’u mungon uji i pijshëm, duke theksuar se ekipet e Ministrisë së Shëndetësisë, së bashku me ekipet e Shëndetit Publik të Shkodrës, kanë marrë të gjithë masat, duke realizuar një proces tepër të rëndësishëm në përpjekjet për të mbrojtur ujin e pijshëm dhe për ta kontrolluar atë, por edhe për të eliminuar çdo gjë që mund të sillte problem për shëndetin e këtyre banorëve.

Në lidhje me akuzat e Ramës të bëra sot nga Shkodra, që sipas tij opozita është e gatshme të ulet dhe të rishikojë dhe njëherë buxhetin, zv.kryeministri Meta tha :

“Rama do të kishte bërë mirë të kishte ardhur edhe këtu në Shtabin e Emergjencave, në mënyrë që këto ide t’i parashtronte, pasi këtu është gati treçereku i ministrave, në mënyrë të vazhdueshme, i angazhuar dhe gjithë drejtuesit e pushtetit vendor, por natyrisht që është kujtuar shumë vonë me idetë e tij, për arsye sepse buxheti vetëm tre ditë më parë u diskutua dhe këto propozime mund të ishin bërë në mënyrë konstruktive, aq më keq u kujtua pasi harxhoi ditë të tëra në qytete të tjera të vendit, sikurse ishte edhe vizita e fundit në qytetin turistik te Pogradecit, ku kërkohej hapja e kutive, ndërkohë që banorët dhe qytetarët e Shkodrës nuk kanë nevojë për bllofe, por kanë nevojë për një solidaritet të vërtetë njerëzor. Nuk kanë nevojë për cinizëm dhe nuk kanë nevojë për ta shndërruar një fatkeqësi në një kal beteje për qëllime krejtësisht të ngushta politike. Ne kemi qenë dhe jemi të hapur për të bashkëpunuar, edhe me përfaqësuesit e opozitës, të cilët janë të gatshëm që të ndajnë shqetësimin e tyre me këtë komunitet, në mënyrë të ndershme dhe në mënyrë vërtet qytetare..

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Doda: Drejt përmirësimit, situata në Fier

Mesazh  r_3 prej Sun Dec 05, 2010 10:57 am

Deputetja demokrate për qarkun e Fierit, pa nga afër situatën në terren


situata e permbytjeve ne fier drejt permisimit

Mesila Doda, deputetja e Partisë Demokratike për qarkun e Fierit pa sot nga afër situatën në terren dhe shprehu besimin, se situata e përmbytjeve në këtë qark e shkaktuar nga dalja nga shtrati e lumit Vjosë do të vijë drejt përmirësimit në orët në vijim, pasi vihet re një rënie e nivelit të ujit.


Para mediave, Doda tha se "reshjet e ditëve të shkuara kanë çuar në pikën më kritike nivelin e lumit Vjosë, gjë që ka sjellë edhe përmbytjen e disa zonave në mëngjesin e sotëm".


”Pas pak orësh do të japim lajme më të mira lidhur me rënien e prurjeve që po sjell Vjosa në këtë zonë. Për momentin jemi duke krijuar pengesa artificiale nëpërmjet ndërhyrjes me gurë dhe thasë rëre, me qëllim që të mbrojmë pjesën tjetër të fushës", është shprehur Doda.

Deputetja demokrate iu bëri apel banorëve të zonës që për çfarëdo lloj nevoje të kontaktojnë me organet e rendit, ndërsa siguroi se qytetarët do të kenë mbështetje të pandërprerë dhe të menjëhershme nga të gjitha strukturat shtetërore, si për ndihmën shëndetësore ashtu edhe atë ushqimore.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vërshimet e shiut në ditët e fundit, bllokohen rrugët në Kosovë

Mesazh  r_3 prej Sun Dec 05, 2010 10:59 am

Reshjet e shumta të shiut kanë fryrë lumin Prishtina duke përmbytur disa toka


qyteti perishtinies

Ashtu si në vendin tonë gjatë ditëve të fundit, mësohet se përmbytje ka paur edhe në Kosovë, ku nga reshjet e dendura të shiut dhe dëborës së imët, është shkaktuar përmbytja e shumë tokave bujqësore.

Siç bëhet me dije nga burimet vedase, reshjet e shumta të shiut kanë fryrë lumin Prishtina duke përmbytur disa toka dhe duke hyrë në shtëpitë e banorëve të Kosovës.

Vërshimet në Kosovë ndër të tjera kanë shkaktuar edhe bllokim të rrugëve kombëtare.

Shpresë për banorët duket se është vetëm ndalja e reshjeve të shiut.

E ndërsa janë përmbytur fshatra, faji u është hedhur zyrtarëve.

Konkretisht, reshjet e shumta të shiut kanë përmbytur edhe disa lagje të kryeqytetit kosovar, Prishtinë.

Thuhet se përmbytjet kanë shkaktuar dëme në disa lagje të Prishtinës dhe po ashtu edhe në banesa të shumta në Ulpian, të cilave u janë dëmtuar bodrumet.

Ndërkohë, nëpër rrugët e Prishtinës kanë qenë të shumta veturat e ngecura në ujë.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përmbytjet “pushtojnë” dhe Prishtinën, shiu nuk ndalet prej 5 orësh

Mesazh  r_3 prej Sun Dec 05, 2010 11:01 am

Përmbytjet shkaktuan dëme në disa lagje, po edhe në banesa të

Ulpianit
qyteti perishtines

Reshjet e shumta të shiut kanë përmbytur edhe disa lagje të kryeqytetit kosovar, Prishtinë.

Një banor i Prishtinës dhe familjarët e tij, për më shumë se 5 orë po mundohen të nxjerrin nga shtëpia e tyre ujin që ka hyrë në banesë.

Uji në shtëpi ka hyrë nga lumi i ujit që është formuar gjatë ditës në lagjen e tij.

Ata përballen me këtë lloj problemi pasi rruga e tyre nuk është asfaltuar që nga viti 1968.

Shiu nuk është ndalur në kryeqytetin e Kosovës gjatë gjithë ditës.

Përmbytjet kanë shkaktuar dëme në disa lagje të Prishtinës dhe po ashtu edhe në banesa të shumta në Ulpian, të cilave u janë dëmtuar bodrumet.

Ndërkohë, nëpër rrugët e Prishtinës kanë qenë të shumta veturat e ngecura në ujë.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajmet e Dates 6/12/2010

Mesazh  r_3 prej Mon Dec 06, 2010 6:17 am


Bie niveli i ujit, Shkodra nis të marrë frymë




6 ditë pas vërshimit masiv në lagjet dhe rrugët e qytetit të Shkodrës uji ka dhënë shenjat e para të tërheqjes së tij. Zbutja e Bunës ka bërë që niveli të bjerë me pak centimetra, ndonëse jo me ritme të shpejta.
Megjithë rënien e ujit, shumë banorë të lagjes Xhabie vijojnë evakumin nga banesat në të cilat mund të shkohet vetëm me mjete lundruese.
E njëjta panoramë është edhe në lagjet e tjera të Shkodrës, ku më problematike situata duket të jetë në lagjen Salo Halili. Në disa pjesë uji shënon ende nivele të larta, ndërsa është tërhequr në zonat më larg liqenit.Edhe Harku i Bërdicës, është çliruar nga pushteti i ujit. Punëtorë të mirëmbajtjes së rrugëve kanë nisur rehabilitimin e pjesëve të dëmtuara, ndërsa ka nisur dhe qarkullimi normal i automjeteve.
Megjithë përmirësimin e motit, uji vijon vazhdon të mbajë të përmbytura rreth 13 950 hektarë tokë, dhe 2 561 shtëpi në zonën e Nënshkodrës. Vëmendja e e ekipeve të emergjencës mbetët në komunën e Dajçit dhe Anamalit në të cilat vijon evakuimi i banorëve dhe shpërndarja e ndihmave. Nga kjo zonë por dhe komuna të tjera deri më tani janë evakuuar më shumë se 11 mijë persona.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Berisha: Gati plani për ndërhyrje afatgjatë në Shkodër

Mesazh  r_3 prej Mon Dec 06, 2010 7:07 am




Kryeminisitri Sali Berisha ka bërë një bilanc të të gjithë angazhimit qeveritar në operacionet më të komplikuara se asnjëherë, në ndihmë të banorëve të përmbytur. Gjatë Mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha u ndal kryesisht në situatën në Shkodër të cilën e konsideroi si epiqendrën e përmbytjeve për shkak të reshjeve të paprecedenta ku falë operacioneve të evakuimit jane shpërngulur me mijëra banorë por siç tha mbeten të ngujuar ne banesat e tyre, dhjetëra mijëra të tjerë.
Përpjekje e jashtëzakoshme është bërë për të ruajtur digën e Torovicës të cilën kryeministri e vlerësoi si kërcënim madhor me pasoja katastrofike. Po kështu janë ruajtur depot e ujit si dhe argjinaturat e lumenjve. Operacionet janë fokusuar dhe në furnizimin e popullatës me ushqim, furnizim që garantohet vetëm me varka, çfarë e ka komplikuar së tepërmi procesin. Siç tha kryetari i qeverisë, gjysma e qytetit të Shkodrës është shndërruar në një Venecia të vërtetë. Sipas kryeministrit, është garantuar kudo ndihma shëndetësore dhe është përballuar me sukses çdo situatë emergjence që ka lindur.
Po krahas Shkodrës, kryeministri listoi dhe zona të tjera të vendit ku situata paraqitet e vështire për shkak të përmbytjeve, çfarë ka sjellë shpalljen e gjendjes së emergjencës në të paktën 3 qarqe të vendit, Shkodër Lezhë dhe Durrës.
Kryeministri përfitoi nga rasti të falenderojë të gjitha strukturat e përfshira në operacione në ndihmë të popullatës së përmbytur, Forcat e Armatosura, policisë së shtetit, vendet anëtare të NATO-s dhe biznesmenë e kompani private.
Gjithashtu kryeministri garantoi se do të bëhet gjithçka që të zvogëlohen pasojat e krijuara nga përmbytjet.
Nisur nga situata e krijuar e cila kërkon një vëmendje të posaçme, kryeminsitri Sali Berisha njoftoi shtyrjen e festimeve me rastin e 20 vjetorit të themelimit të pluralizimit në Shqipëri dhe krijimit të PD-së. Duke e konsideruar tejet të domosdoshme praninë e deputetëve në terren në zonat më problematike, Berisha kërkoi të konsiderohet mundësia për shtyrjen e seancës plenare të kuvendit që sipas axhendës mbahet të enjten e çdo jave.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Imami:Velipoja, jashtë rrezikut

Mesazh  r_3 prej Mon Dec 06, 2010 7:08 am



Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, i cili prej ditësh po monitoron Komunën e Velipojës, zonë të cilën e ka në varësi, garantoi 12 mijë banorët e saj se falë argjinaturës së ngritur në fshatin Rejç si dhe ato në Urën e Vilunit, kjo zonë tashmë është jashtë rrezikut të përmbytjes.
Duke e cilësuar punë të jashtëzakonshme forcimin e kësaj argjinature me një gjatësi prej 1 km, ministri Imami tha se për shtrimin e saj me 5 shtresa thasësh me rërë, gurë dhe çakull kanë kontribuar banorët e zonës, forcat e ushtrisë dhe policia.
Për garantimin e jetëve të njerëzve sipas Kreut të Mbrojtjes është dashur të punohet pa ndërprerje gjatë 3 ditëve. Gjatë inspektimit të kësaj argjinature ministri Imami vlerësoi angazhimin e Forcave të Armatosura si nga toka, ajri dhe uji që sikundër tha ka qënë në nivele maksimale. Sipas tij operacionet e organizuara për furnizimin e popullatës nga deti me ushqime, karburant, ujë, mediakamente, e të tjera materiale jetike për jetën e qytetarëve, I ka shërbyer banorëve për të dalë nga situata emergjente në të cilën ndodhen prej disa ditësh.
Nëpërmjet detit nga Forcat Ajrore janë transportuar 40 ton ushqime, karburant, 10 ton ujë i pijshëm, 150 pako ushqimore me nga 20 kg secila për familjet e bllokuara nga përmbytjet, 2000 thasë rëre bosh, që do të përdoren për ngritjen e argjinaturave, 1000 qirinj, si dhe 16 ton koncentrat për bagëtitë.
Ndërkaq depozitimi i të gjitha ushqimeve që mbërrijnë në këtë zonë nëpërmet 5 helikopterëve të NATO-s depozitohen në magazinat e Gjadrit, ku prej së dielës janë në dispozicion të operacionit që po kryhet për emergjencat civile në qarkun e Shkodrës.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme > Aktualitet Mediat e huaja: Përmbytjet në Shqipëri, situatë ende kritike

Mesazh  r_3 prej Mon Dec 06, 2010 7:09 am



Mediat e huaja vazhdojnë t’u kushtojnë vëmendje përmbytjeve në Shqipëri dhe në gjithë Ballkanin. Rrjeti televiziv amerikan CNN e cilëson si tepër kritike gjendjen në veri-perëndim të Shqipërisë. Sipas këtij televizioni, pamja e përmbytjeve në Shkodër i ngjan një liqeni të madh ndërkohë që citon edhe faktin se Shqipëria i ka kërkuar ndihmë forcave të NATO-s për përballimin e kësaj situate.
Sky News ka raportuar gjithashtu për situatën e krijuar nga përmbytjet në Shqipëri, duke komentuar edhe përpjekjet e jashtëzakonshme të qeverisë për t’i bërë ballë kësaj katastrofe natyrore.
Edhe radiotelevizioni gjerman Dojçe Vele e ka cilësuar si alarmante situatën në Shqipëri, ku sipas tij përmbytjet, i kanë kthyer rrugët në përrenj të furishëm.
Situata në Shqipëri është pasqyruar edhe nga britanikja “The Telegraph”, e cila përshkruan situatën e krijuar nga përmbytjet si rezultat i reshjeve të rëna pa pushim për rreth një javë.
Ndërkohë që rrjeti televiziv europian Euronews vazhdon të transmetojë në çdo edicion lajmesh, pamje nga përmbytjet në Shqipëri si dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme > Aktualitet Përmbytje në mbarë Europën, shkatërrime e viktima

Mesazh  r_3 prej Mon Dec 06, 2010 7:10 am



Në fillim borë dhe tani përmbytje. Moti i keq po mban të mbërthyer të gjithë Europën që po përballet këto ditë me përmbytje masive që kanë sjellë shkatërrim e viktima. 60 numërohen në mbarë kontinentin. Ekspertët thonë se këto janë përmbytjet më të mëdha të para ndër dekada.
Së fundmi, prej tyre është prekur edhe Franca. Janë përmbytjet më masive në 60 vjet. Dalja e lumit Devet nga shtrati ka përmbytur edhe portin e Sherburgut në veri të vendit.
Drejtuesit lokalë thonë se të tilla përmbytje nuk ishin parë prej vitit 1949. Uji ka arritur në 2 metër. Në Francë, moti i keq ka shkaktuar 3 viktima.
Në Bosnjë-Hercegovinë, autoritetet zgjeruan hartën e gjendjes së emergjencës. Mijëra banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre. 5 persona u mbytën teksa përpiqeshin të largoheshin nga banesat.
Shkollat janë mbyllur. Shumë rrugë dhe ura janë dëmtuar si pasojë e reshjeve të rëna pa pushim për 5 ditë me rradhë.
Gjendjen e emergjencës e ka shpallur edhe Serbia, pasi lumi Drina arriti një nivel historik të prurjeve, më të mëdhatë që mbahen mend prej më shumë se 1 shekulli.
E njëjta gjendje është në Malin e Zi, ndonëse autoritetet nuk e kanë shpallur gjendjen e emergjencës, pavarësisht presionit te opozites. Mjaft rajone janë izoluar nga uji apo dëmtimi i rrugëve e urave.
Në Bullgari reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të mëdha të tokës e dëmtime të rrugëve kryesore që lidhin vendin me Greqinë. Lumi Struma ka dalë nga shtrati duke marrë me vete një automjet të tonazhit të rëndë dhe duke përmbytur zonat pranë tij.
Portugalia është goditur gjithashtu nga shirat e rrëmbyer. Ndërsa pjesa tjetër e Europës po vuan pasojat e një moti të ftohtë me stuhi dëbore që kanë marrë jetë njerëzish. Në Gjermani numërohen 3 viktima, 11 në Rusi dhe 40 në Poloni.

Viktimat nga moti i keq në Europë
Bosnjë- 5 viktima nga permbytjet
Francë- 3 viktima nga permbytjet
Gjermani- 3 viktima nga ngrica dhe dëbora
Poloni- 40 viktima nga ngricat dhe dëbora
Rusi- 11 viktima nga ngricat dhe dëbora

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Studimi: Nëntori, reshjet më të dendura në 10 vjet

Mesazh  r_3 prej Mon Dec 06, 2010 7:12 am



Nëntori i 2010-ës, ka shënuar sasinë më të madhe të reshjeve të shiut krahasuar me 10 vitet e fundit. Specialistët e MeteoAlb pohojnë se qyteti i Shkodrës, klimatikisht merr sasinë më të madhe të reshjeve , por nëntori i këtij viti i ka tejkaluar parashikimet pasi ka rënë 150 milimetra shi mbi mesataren mujore.
Por jo vetëm kaq, duket se viti 2010 ka qenë një vit i lagësht duke u krahasuar edhe me vitet 1970-1990. Nga një studim i kryer për reshjet në këto vite krahasuar me dhjetë vitet e fundit rezulton se dëbora është zevendësuar nga shiu.
Parashikimet e dhjetorit të vitit 2010 , mbeten një shqetësim akoma më i madh, pasi sipas specialistëve reshjet e shiut do të jenë mbi normën mujore.
Po ashtu edhe temperaturat për muajin dhjetor, pritet të jenë më të larta se norma duke e bërë dhjetorin e vitit 2010, më të ngrohtë se çdo dhejtor i kaluar.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

34 ton ndihma nga Italia: D’Elia: Solidarizohemi me tragjedinë

Mesazh  r_3 prej Mon Dec 06, 2010 7:13 am


Menjëherë pas kërkesës së bërë nga autoritetet shqiptare, në portin e Durrësit mbërritën ndihmat e para nga Italia të destinuara për zonat veriperëndimore të vendit. Pesë kamionë me 25 ton mallra ushqimore, 5 ton veshje si dhe 4 ton produkte për higjenën vetjake, i janë dorëzuar sot autoriteteve shqiptare në prani edhe të ambasadorit Italian S’aba Delia, i cili tha se populli italian është pranë Shqipërisë në këtë moment të vështirë.
Saba D’Elia: “Jemi pranë jush në këtë tragjedi për popollin shqiptar”
Zv/Ministër i Brendshëm Avenir Peka: “Gjej rastin të falenderoj qeverinë italiane për këtë ndihmë të çmuar”
Ndihmat janë dërguar nga departamenti i Mbrojtjes Civile, së bashku me Ministrinë e Jashtme dhe Kryqin e Kuq Italian, ndërkohë që pritet një paketë e dytë po nga Italia
Saba D’Elia: “Bëhet fjalë vetëm për karvanin e parë me ndihma, pasi në ditët e ardhshme do të vijojnë ngarkesa të tjera me ndihma”
Ndihma drejt zonave të përmbytura janë nisur edhe nga porti i Shëngjinit

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përmbytjet, Harasani: Rishikimi i buxhetit, aktualisht i pamundur

Mesazh  r_3 prej Mon Dec 06, 2010 7:14 am


Andis Harasani, një nga 2 deputetët e Partisë Socialiste që qëndruan në sallën e parlamentit për t’i bërë opozitë projektbuxhetit të 2011, mendon se është ende herët për të riparë buxhetin siç propozoi një ditë më parë kryetari i partisë së tij nga Shkodra e përmbytur. Sipas Harasanit, shteti funksion në bazë të ligjeve dhe pa u dekretuar buxheti nga Presidenti i Republikës nuk mund të risillet edhe njëherë drafti për t’i bërë amendimet që propozon Edi Rama, ndërsa shton se kjo mund të arrihet me anën e një marrëveshjeve mes 2 forcave politike PD-PS.
Harasani, anëtar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë e cilëson amatoreske propozimin e hedhur nga disa ekspertë që të gjitha fondet e parashikuara në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm për investimet në infrastrukturë të shkojnë për kompesimin e zonave të përmbytura në veri si dhe për investimin në mbrojtjen dhe risisteminin e argjinaturave apo sistemit të bonifikimit në të gjithë vendin.
Një ditë më parë, teksa vizitoi argjinaturën e Torovicës, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u shpreh se opozita do ta votonte buxhetin e vitit 2011, nëse ai do të kthehej në parlament e nëse do të parashikoheshin investime për të ndaluar përmbytjet. Buxheti u votua të enjten e shkuar, ndërsa socialistët braktisën votimin dhe amendimet e paraqitura prej tyre. Nga grupi parlamentar socialist votuan vetëm deputetët Malaj e Harasani.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

200 mjekë vullnetare, gati për të ndihmuar të përmbyturit

Mesazh  r_3 prej Mon Dec 06, 2010 7:16 am



Mjekësia shqiptare është vënë në gadishmëri për të përballuar çdo situatë të krijuar në zonat e përmbytura. Mbi 200 mjekë të Qendrës Spitalore Universitare janë gati të japin ndihmë mjeksore nëse do të lindë nevoja. Për sa i përket situatës shëndetësore të popullatës në Shkodër, Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili shprehet se aktualisht është e qetë dhe pa raste të veçanta.
Aktualisht gjendja shëndetësore e personave në zonat e përmbytura po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga vetë mjekët e zonave.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiptaret, me shume udhetime pas heqjes se vizave

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 07, 2010 10:21 am



Dihet qe shqiptaret, dhe jo vetem ata, nje nga pasionet e medha sot kane te udhetojne dhe eksplorojne boten. Nje pasion sa i lashte, por edhe me shume modern ky, i cili i ka bere agjencite e udhetimit kudo ne bote si nje nga bizneset me fitimprurese. E kane pasqyruar kete deshire ne keto 20 vite te renies se komunizmit edhe shqiptaret. Edhe pse teper te kufizuar nga vizat, shqiptaret shenojne nga viti ne vit nje numer ne rritje dhe te madh te udhetimeve apo pushimeve te kaluara jashte vendit. Kryesisht ne shtete ku mund te shkohet pa viza si, Turqia, Egjipti, Mali i Zi, Maqedonia etj. Dhe, sipas statistikave, aq sa turiste te huaj vijne ne Shqiperi, duke ndikuar ne rritjen e nivelit ekonomik te vendit, gati edhe me shume jane shqiptaret, te cilet nuk perqafojne ‘turizmin patriotik’ per te lene parate ne atdhe, por dalin per te udhetuar dhe pushuar pertej kufijve te vendit. Duke e firuar ne kete menyre gjithe prurjen qe na lene turistet e huaj. ‘Kjo pasoje eshte e natyrshme dhe shkaqet i ka sidomos tek fakti qe shqiptaret kane qene per 50 vjet te mbyllur, te izoluar pa deshiren e tyre per te pare boten. Plus disa vende fqinje ofrojne nje pervoje dhe infrastrukture turistike me te mire se sa vendi yne, i cili ne kete fushe eshte ende ne zhvillim”, thote Besnik Vathi, administrator i agjencise ‘ATHS’.

Dhe… ‘voyage, voyage’ neper bote, edhe pse ‘iu plaste buza’ per te marre nje vize. Po per festat e para pa viza, çfare parashikojne agjencite e udhetimit? “Me liberalizmin e vizave, sigurisht qe do te kete rritje dhe ne si agjenci e vjeter turistike arrijme ta parashikojme afersisht se sa, qe tani. Konkretisht presim nje rritje prej 20-30-40% te pronotimeve per kete fundvit dhe ne fakt rritja po ndjehet qe keto dite, sepse prenotimet kane filluar qe nje muaj perpara", thote Flogert Xhabrahimi, menaxher turizmi. ‘Por, megjithate, nuk po ndihet ndonje bum i madh, siç mund edhe te imagjinohet meqe tani u hoqen vizat. Ka vertet me shume kerkesa, por nuk behet fjale per nje dyndje te vertete.”, thote Klaudeta Begaviki. Me teper te kerkuara deri tani jane thjesht biletat, se sa prenotimet e tureve turistike, gje qe do te thote se kryesisht udhetojne per te pare femijet qe kane jashte. “Por dhe nese do te kemi dyndje, duke pare tendencen ne rritje i kemi marre masat duke prenotuar hotele, avione”, shton Flogerti.

Ndersa ata qe ‘ngordhin’te prenotojne per te fluturuar larg te njejtave pamje dhe te njejteve njerez te perditshmerise ne atdhe, kete here kane me shume mundesi per te zgjedhur. “Tani jane vertet me te lirshem. Edhe dikujt qe mund t’i kishte skaduar viza apo kishte neglizhuar te plotesonte nje dosje te lodhshme dokumentash, edhe pse mund te kishte parate e duhura si turist, tani nuk i ka me keto kokeçarje dhe vjen prenoton te udhetoje ku deshiron dhe mundet.”, thote Flogerti.Per te, me te mundshmit per te udhetuar dhe perballuar paketa te tilla jane perseri shtresat e mesme dhe te larta.
A kane frike se mos ndoshta turistet shqiptare aq duan sa te shkojne dhe nuk u kthehen me ? “Jo. Nuk kam frike. Po te duan te rrine dhe per kete iu nevojitet te maskohen, blejne bileta avioni vajtje-ardhje dhe jo pakete turistike.”, thote Nora Gjonpalaj e 'Globus'.
Vendet e preferuara tanime nuk jane ato fqinje, ku shkohet pa viza, dhe te cilave shqiptaret ‘ua kane nxjerre ujin e zi’. Por pikerisht ‘molla e ndalueme’: Parisi, Brukseli, Roma, Amsterdami, Barcelona etj. Keto perbejne prenotimet me te kerkuara ne keto dite pragfestash dhe ne prag te heqjes se vizave per te udhetuar ne BE.
“Por ne si paketa turistike ne fakt kemi bere disa perzgjedhje tonat per vendet me te rekomandueshme per t’ia kaluar mire.”, thote Nora. Pa lene menjane edhe dashurine e madhe boterore te viteve te fundit, Dubain.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pamje mahnitese te tokes te marra nga Stacioni Nderkombetar Hapsinor

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 07, 2010 10:22 am



Pamje mahnitese te tokes te marra nga Stacioni Nderkombetar Hapsinor gjate misionit STS-128 te bera nga Soichi Noguchi.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lajmet ...

Mesazh  Sponsored content Today at 10:53 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi