www.shpirti.albanianforum.net
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
Shtypi i Shkruar
Menu Shpirti.net
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar


Trafikoi vajzën e marrë peng, ekstradohet nga Brukseli Lefter Yzeiraj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Trafikoi vajzën e marrë peng, ekstradohet nga Brukseli Lefter Yzeiraj

Mesazh  Anxhela prej Fri Dec 10, 2010 8:47 pm

TIRANE – Lajmifundit - Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana realizoi sot ekstradimin nga Brukseli, drejt Shqipërisë, të shtetasit shqiptar Lefter Reuf Yzeiraj, 39 vjeç, lindur në Ballsh, Fier, i kërkuar për pengmarrje dhe trafik prostitucioni.
Sipas policisë së shtetit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, me vendimin nr. 133, datë 21. 10. 2008, e ka dënuar shtetasin e mësipërm me 18 vjet burg, për kryerjen e veprës penale te “Trafikimit të femrave për prostitucion“ e kryer në bashkëpunim, dhe “Rrëmbimit të personit“, parashikuar nga nenet 114/b/2 dhe 109/1, të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Shtetasi Lefter Yzeiraj, akuzohet se në vitin 2002 në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, përkatësisht Edmond MALCI dhe Ylli LUSHAJ, kanë rrëmbyer me qëllim trafikimi për prostitucion shtetasen M. R., e cila ishte e dashura e shtetasit Edmond MALCI. Pasi janë vënë në dijeni të kësaj ngjarje, autoritetet policore në datën 17.02.2002, kanë arritur të arrestojnë dy shtetasit
Edmond MALCI dhe Ylli LUSHAJ, janë arrestuar, ndërsa shtetasi Lefter YZEIRAJ ka arritur të largohet.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukselin, në datën 19.03.2010, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit Lefter YZEIRAJ.
Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për ekzekutimin e procedurave gjyqësore.

_________________

Nese rrezikon mund te humbasesh, nese nuk rrezikon ke humbur gjithesesi

WwW.Shpirti.albanianforum.net



Anxhela
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 184
Join date : 11/09/2010
Age : 34

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bie niveli i ujit, i ftohti “mbërthen” Shkodrën, 11 mijë Ha të përmbytura

Mesazh  Anxhela prej Fri Dec 10, 2010 8:52 pm

SHKODER – Lajmifundit – Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ra sot në 11 mijë hektarë, nga 13 mijë HA që ishte tri ditë më parë.
Por ndërkohë që gjendja po përmirësohet me tërheqjen e ujit, tashmë ne sfond ka dalë një sfidë tjetër, temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme sot, dhe kjo parashikohet të ndodhë edhe në ditët e ardhshme.
Në lagjen Xhabije në hyrje të Shkodrës, ka një rënie të ndjeshme të nivelit të ujit, megjithatë në qytet është e domosdoshme ende lëvizja me varka.
Niveli I ujit ka rënë rreth 20 cm në lagjen “Tophanë”, kurse në Kiras, 10 cm.
Rruga Xhabije-Ura e Bunës është e përmbytur dhe e kalueshme vetëm nga mjetet larta. Niveli i ujit ka rënë me 20 cm në Komunën Ana e Malit. Ndërkohë, situata e përkeqësuar mbetet në Obot, Goricë, Gur të Zi.

_________________

Nese rrezikon mund te humbasesh, nese nuk rrezikon ke humbur gjithesesi

WwW.Shpirti.albanianforum.net



Anxhela
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 184
Join date : 11/09/2010
Age : 34

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi