www.shpirti.albanianforum.net
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
Shtypi i Shkruar
Menu Shpirti.net
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar


te rejat rreth ekonomis shqipetare!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

te rejat rreth ekonomis shqipetare!

Mesazh  Anxhela prej Fri Dec 10, 2010 9:09 pm

Letër nga lexuesit: Çmimi i benzinës, padrejtësisht 1530 lekë

Benzina pa plumb ka arritur në kuotën e 153 lekëve për litër në Tiranë & Durres, ndërkohë që në nivele rekord (149 lekë) ishte edhe litri i naftës eurodiesel.
Në prill të këtij viti u shënua rritja e parë e çmimeve, me 136 lekë për dieselin e thjeshtë, ndërsa 1 litër benzinë pa plumb kapi 148 lekë. Në fund... të po këtij muaji, benzina u ankorua në 150 lekë/litri.
Dhe kjo ka ardhur si arsye e ngritjes se takses se aksizesh per karburantet duke e cuar ate ne 370 lekë per liter pra e thene thjeshte 370 lekë per liter I do shteti per vete. Ne Nevv Jersey, USA eshte $2.80 ne gallon, ose afersisht $0.73 litri! Pa bejeni pak llogarine me rrogen qe mer nje Shtetas Amerikan me ate Shqipetar dhe beni diferencen.
Nuk e kuptoj se ç’fare populli jemi ne? Qe po durojme kaq shume padrejtësi ne kurrizin tone.

_________________

Nese rrezikon mund te humbasesh, nese nuk rrezikon ke humbur gjithesesi

WwW.Shpirti.albanianforum.net



Anxhela
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 184
Join date : 11/09/2010
Age : 34

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rritja e çmimit të energjisë, ERE rrëzon kërkesën e KESH, CEZ dhe OSSH

Mesazh  Anxhela prej Fri Dec 10, 2010 9:10 pm

Rritja e çmimit të energjisë, sindikatat protestë para Entit Rregullator

TIRANE – Lajmifundit – UPDATE - Enti Rregullator i Energjisë Elektrike, deklaroi se hedh poshtë plotësisht kërkesën e tri kompanive, KESH, CEZ dhe OSSH për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në

masën 12 për qind për vitin 2011.
Kërkesa e tri kompanive u depozitua sipas procedurave disa javë më parë ndërsa sot, ERE kishte planifikuar seancën në të cilën do të shpallej vendimi për kërkesën e rritjes së çmimit të energjisë.
Fillimisht ERE hodhi poshtë kërkesën për faturimin më të shtrenjtë të abonentëve që harxhojnë nën 300 kilovat orë energji në muaj dhe më pas u shpreh se e gjithë kërkesa për rritjen e çmimit të energjisë, është e pa motivuar dhe e pa bazuar në fakte.
Rrjedhimisht, ERE refuzoi rritjen e çmimit të energjisë. Në janar 2010, ERE kishte miratuar rritjen e parë të çmimit të energjisë me 13 për qind.

_________________

Nese rrezikon mund te humbasesh, nese nuk rrezikon ke humbur gjithesesi

WwW.Shpirti.albanianforum.net



Anxhela
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 184
Join date : 11/09/2010
Age : 34

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Projekt-buxheti 2011, zbulohen amendamentet Malaj-Harasani

Mesazh  Anxhela prej Fri Dec 10, 2010 9:12 pm

TIRANE—Lajmifundit—Zbardhet përmbajtja e amendamenteve të buxhetit të shtetit që janë hartuar nga deputetët socialistë Arben Malaj dhe Andis Harasani. Ato pritet të diskutohen në seancën e sotme parlamentare të shtyrë për në orën 19:00 për shkak të përmbytjeve. Socialistët kanë deklaruar se do të marrin pjesë në votimin e këtyre amendamenteve përmirësuese të buxhetit të vitit 2011. Më poshtë përmbajtja e plotë e amendamenteve:

Se pari, qe buxheti i vitit 2011 te jete buxheti I konsolidimit fiskal. Kjo behet e domosdoshme pasi dy vitet e fundit kemi renie te konsiderueshme te rritjes ekonomike, kemi rritje te niveleve te deficitit, borxhit publik dhe kostos se financimit te tij. Njekohesisht, ne vleresojme qe politikat buxhetore per konsolidimin fiskal duhet te fillojne pa vonese, mbajme parasysh edhe rekomandimet/kerkesat publike edhe te institucioneve financiare per te ulur nivelin e deficitit, per te ulur borxhin publik dhe per te lehtesuar koston e financimit te ekonomise.
Ne kete konstekst, ne propozojme uljen e deficitit buxhetor ne 2.5%, nga 3.5% qe eshte varianti I derguar nga qeveria.
Duke ndjekur diskutimet e eksperteve per paketat e konsolidimit fiskal ne shume vende te tjera, ne sugjerojme qe ulja e deficitit te vije 67% nga ulja e shpenzimeve buxhetore dhe 33% te arrihet nga rritja e te ardhurave buxhetore.
Se dyti, buxheti I vitit 2011 duhet te jete realist. Ne kete kontekst ne propozojme te rillogaritet treguesi I PBB duke patur si rritje ekonomike jo nivelin 5.5% ne te cilen bazohet drafti I qeverise, por te llogaritet mbi nje rritje ekonomike 4.5%, e cila eshte me afer nje opsioni realist per vitin 2011
Se treti, buxheti i vitit 2011 duhet te jete sa me kredibel, duhet te pasqyroje efektet e ligjeve fiskale te ndermarra gjate vitit 2010 qe krijojne te ardhura buxhetore ne rritje gjate vitit 2011 dhe te cilat duhet te perfshihen drejtperdrejte, qartesisht dhe te sakta ne te ardhurat buxhetore.
Se katerti, buxheti i vitit 2011 duhet te ruhet nga tendencat populiste elektorale, te cilat konstatohen ne fshehjen e te ardhurave per rreth 5.2 miliard leke, konstatohen ne copezimin e investimeve publike dhe njekohesisht ne kembenguljen per te mos reduktuar deficitin buxhetor te vitit 2011, edhe pas kerkesave publike te FMN-se, BE dhe Bankes se Shqiperise.
Te kater keto momente baze te propozimeve tona metarializohen ne propozime konkrete si me poshte:
• Te rivleresohet rritja ekonomike ne vend per ta bere buxhetin sa me realist nga 5,5 ne 4.5 % te PBB-se
• Te reduktohet deficiti buxhetor nga 3,5% ne 2,5 ose 3 % e PBB-se
• Ulja e deficitit buxhetor te perballohet nga
o 50% nga ulja e shpenzimeve operative,
o 17 % nga ulja e investime dhe
o 33 % nga rritja e te ardhurave
• Te rriten te ardhurat nga privatizimi ne masen 4 miliard leke nga shitja e licences se 3G
o Keto te ardhura mund te perdoren ne disa opsione:
? 100% per ulje te deficitit nga 3.5% ne 2.5%, ose
? 50% per ulje te deficitit dhe
? 50% per investime, te gjitha ne arsim shendetesi, (ne arsim te perfshihet fillimi i kampusit te Universitetit te Tiranes)

• Te rriten te ardhurat me 1,2 miliard leke nga rritja e akcizes se cigareve, te cilat te perdoren
o Ne ulje te deficitit buxhetor
o Ne rritja e rimbursimit nga TVSH.Kjo rrit mundesine qe kompanite private te shlyejne kredite e keqia, kjo ndihmon bankat te ulin perqindjen e kredive te keqia, te te rrisin kreditimin e biznesit, duke ulur edhe kostot e kreditimit te konsumatorit dhe investitorit privat.
o Ne rritje te investimeve publike ne arsim dhe shendetesi
o Ne kompensim pjesor te shumes 2.3 miliard leke humbje te te ardhurave te drejtpedrejta te pushtetit vendor

• Te kompesohet buxheti i pushtetit vendor me 2,3 miliard leke, ne menyre te drejtperdrejte me nje ze te vecante humbja e te ardhurave nga tatimi biznesit te vogel per shkak te ligjit per kasat
• Te vendosen kritere te qarta per financimin e investimeve publike, duke synuar qe afati maksimal te jete 3 vjete. Investimet publike te financohen cdo vit me jo më pak se 33 % te vleres se tyre totale.

Efektet e propozimeve ne ligjin e buxhetit 2011
o Deficiti buxhetor te ulet ne 2,5%, ose 33 miliard leke, pra kemi reduktim me 13,7 mild leke.
o Deficiti buxhetor 3%, te PBB-se eshte 39,6 mild leke ose 7,1 miliard leke me pak.
• Ulja e deficitit ne 2,5% ose 13,7 miliard leke me pak duhet te perballohet nga:
o 50% nga shkurtimi i shpenzimeve operative ose 6,8 miliard leke me pak
o 17 % nga shkurtimi i investimeve (jo ne arsim dhe shendetesi) ose 2,3 mild leke me pak
o 33 % nga rritja e te ardhurave ose 4,6 mild leke me shume
• Ulja e deficitit ne nivelin 3% kerkon shkurtim te tij me 7,1 miliard leke
o 50% nga shkurtimi i shpenzimeve operative ose 3,6 miliard leke
o 17 % nga shkurtimi i investimeve (jo ne arsim dhe shendetesi) – 1,3 mild leke
o 33 % nga rritja e te ardhurave ose + 2,2 mild leke
• Sa eshte pesha e faktoreve te reduktimit te deficitit ne opsionin e 2,5% dhe 3 % te PBB-se?
o .Shkurtimi shpenzimeve operative - 2,5 % ose 1,2% e totalit te tyre
o Shkurtimi i investimeve publike te brendeshme - 5,4% ose 2,8%
o Rritja e te ardhurave tatimore 2,4 % ose 0,7% .
• Sa eshte pesha e shkurtimeve ne raport me PBB-ne e ekonomise sone?
o Shkurtimi shpenzimeve operative - 0,52 % ose 0,27 %
o Shkurtimi i investimeve publike te brendeshme - 0,18 % ose 0,09 % .
o Rritja e te ardhurave tatimore 0,34 % ose 0,17%

_________________

Nese rrezikon mund te humbasesh, nese nuk rrezikon ke humbur gjithesesi

WwW.Shpirti.albanianforum.net



Anxhela
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 184
Join date : 11/09/2010
Age : 34

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Celulari i katërt, PLUS zyrtarisht në treg. Berisha: Është mosha e internetit

Mesazh  Anxhela prej Fri Dec 10, 2010 9:13 pm

TIRANE – Lajmifundit – Kompania e katërt celulare hyn zyrtarisht në tregun shqiptar duke premtuar një revolucion në tarifat dhe shërbimet për qytetarët.
Kryeministri Sali Berisha ishte sot i pranishëm në ceremoninë e përurimit të operatorit celular Plus Comunication ku ka vënë theksin tek interneti.
“Shqipëria është përdoruese e lartë e internetit ndaj ne sot do të qëndrojmë dhe do të vendosemi në treg me 14 % në penetrimin e telefonise mobile”, tha Berisha.
Ai e ka cilësuar këtë përurim si një arritje të madhe, ndërsa evidentoi përparimin që ka bërë shërbimi i ofrimit të internetit gjatë viteve të fundit. Sipas Berishës, Shqipëria është në moshën e internetit.
“Para katër vitesh Shqipëria ishte ndër vendet më të ulëta në planet për përdorimin e internetit, gjithsej 4.8%. Sot ne në treg vendosemi me shifra përmirësuese pasi shkalla e përdorimit të internetit është dyfishuar”, tha Berisha.

_________________

Nese rrezikon mund te humbasesh, nese nuk rrezikon ke humbur gjithesesi

WwW.Shpirti.albanianforum.net



Anxhela
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 184
Join date : 11/09/2010
Age : 34

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

HEC-et rekord prodhimi dhe eksporti

Mesazh  r_3 prej Sat Dec 11, 2010 6:24 am



Korporata elektroenergjetike KESH e ka futur sistemin e prodhimit te energjise ne kapacitete maksimale. Kete jave shtimi i reshjeve ka bere qe prodhimi te jete rreth 26 milion kilovatore ne dite dhe gjysma e kesaj sasie eksportohet ndersa pjesa tjeter hidhet ne tregun e brendshem.

Keto shifra maksimale kane sjelle permiresime te ndjeshme ne financat e KESH i cili nga ana tjeter po ndjek situaten e krijuar ne hidrocentralet e kaskades se Drinit. Sipas te dhenave me te fundit hidrocentrali i Fierzes eshte ne nje kuote prej rreth 285 metra dhe ka prurje 950 meter kub ne sekonde. Rreth 4 meter me poshte se niveli maksimal eshte edhe hidrocentrali i Vaut te dejes i fundit ne kaskade dhe ku itensiteti i reshjeve por edhe ruajtja e kuotave ne hidrocentralet e tjera i ben te domosdoshme shkarkimet.

Sipas te dhenave nga Vau i Dejes po shkarkohen rreth 400 meter kub uje ne sekonde te cilave po tu shtohen edhe shkarkimet nga turbinat e bejne te veshtire situaten per permbytje ne zonen e Nenshkodres.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fullani Kujdes me borxhin publik

Mesazh  r_3 prej Sat Dec 11, 2010 6:27 am



Ekonomia shqiptare ka pesuar rritje pozitive por megjithate borxhi publik mbetet ende i larte.
Keshtu eshte shprehur Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani ne nje konference per shtyp duke theksuar se ecuria e ekonomise ka ruajtur trendet e zhvillimit.
Sipas tij bazuar ne te dhenat e Bankes se Shqiperise aktiviteti ekonomik ka vijuar te rritet ne termat vjetor dhe stabiliteti makro-ekonomik eshte zhvilluar me tej. Fullani gjithashtu duke e cilesuar si mjaft te larte borxhin publik theksoi duhet te behet kujdes me rritjen e tij edhe ne vitet e ardhshme.
Borxhi publik eshte 60 perqind dhe ne gjykojme te ruajme vigjilencen fiskale edhe ne vitet e ardhshme theksoi Fullani.
Ai gjithashtu theksoi se buxheti i vitit 2011 duhet te bazohet mbi parashkime te kujdeshme duke analizuar edhe faktoret potencial te rrezikut.
Gjithashtu Fullani theksoi se Banka e Shqiperise ka vendosur te mos ndryshoje normen baze te interesit duke e lene ate ne kuoten e 5 perqindeshit.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tatimet Do te rimbursohen kasat per 53 mije biznese

Mesazh  r_3 prej Sat Dec 11, 2010 6:29 am

Plani Nis puna per kompensimin e efektit prej 2.3 miliarde lekesh
Brenda dates 28 shkurt bizneset do te kene mundesine te rimbursohen per nje pjese te vleres se kases fiskale qe kane blere te nje nga shoqerite e autorizuara. Grupi i punes ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve ne bashkepunim me ekspertet e financave pjesa e buxhetit jane duke punuar per kalimin e transfertes se kompensimit qe do tu behet njesive te pushtetit vendor.
Projektligji i miratuar me shume diskutime nga Keshilli i Ministrave rreth dy muaj me pare parashikon rimbursimin ne shumen 44 mije leke nga taksat e biznesit te vogel qe shkojne direkt per pushtetin vendor. Pra efekti negativ shkarkohet te pushteti vendor pasi biznesi i vogel do te deklaroje shpenzimin per kasen si te njohur ne bilanc per efekt tatimi.
Mesohet nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve se jane rreth 53 mije biznese te vogla qe preken nga skema e kompensimit te kases fiskale ne shumen prej 44 mije lekesh.
Nga Ministria e Financave mesohet se shuma nga faturat financiare shkon ne vleren 23 miliarde dhe aktualisht po bashkepunohet me drejtorine e buxhetit per kompensimin e te ardhurave qe do te humbase pushteti vendor nga transfertat e pushtetit qendror.
Lidhur me mekanizmat e transferimit te ketij kompensimi me transferta apo me dicka tjeter tatimet dhe drejtoria qe mbulon politikat fiskale jane duke e diskutuar me drejtorine e buxhetit.
Ceshtja e instalimit te kasave fiskale mori permasa te medha deri ne instancat e larta te qeverise dhe politikes pasi nje kategori biznesesh tregtaret e vegjel kundershtuan me force vendosjen e pajisjeve. Pas negociatave me ministrin e Financave ne zyren e tij tregtaret arriten kompromisin per ta blere kasen fiskale me cmim me te mire duke plotesuar kushtin e respektimit te afatit.
Te dhenat nga administrata tatimore tregojne se aktualisht jane pajisur me kase fiskale rreth 15 per qind e biznesit aktiv kurse brenda muajit dhjetor te ketij viti duhet te mbyllet procesi per te gjitha llojet e bizneseve perjashto ambulantet.[img][/img]

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

FULLANI Pozitive rritja e ekonomise

Mesazh  r_3 prej Wed Dec 22, 2010 9:30 am

Tiranë/ 22 Dhjetor - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani në një deklaratë për mediat, tha se këtë vit inflacioni është në rënie, konkretisht ne muajin nëntor ka qënë 2.8 për qind. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka deklaruar gjithashtu se ecuria e aktivitetit ekonomik të vendit është pozitive, edhe pse me ritme të ngadalta.

Përsa i përket ecurisë së ekonomisë, Guvernatori Fullani ka vlerësuar ritmet pozitive të rritjes, por sipas tij, problem mbetet konsumi që vuan nga pasiguria, ndërkohë që investimet duhen orjentuar.

Një tjetër element shqetësues për ekonominë është edhe rënia e kërkesës nga bizneset për kredi, c`ka tregon se sipërmarja private po stepet në investime.“Tregjet financiare kanë qëne të qeta.Rritje te ngadaltë të investimeve private”.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: te rejat rreth ekonomis shqipetare!

Mesazh  Sponsored content Today at 10:50 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi