www.shpirti.albanianforum.net
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
Shtypi i Shkruar
Menu Shpirti.net
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar


Heqia e vizave per Shqiperin!!!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Heqia e vizave per Shqiperin!!!

Mesazh  r_3 prej Sun Dec 12, 2010 8:13 am

“Pasi komisioni monitorues do të konfirmojë se janë përmbushur të gjitha kushtet për heqjen e vizave dhe se i gjithë Udhërrëfyesi është implementuar në masën 100%, askush nuk do kërkojë ta vonojë këtë çështje një orë apo një ditë më tepër". Kështu ka deklaruar lidhur me çështjen e heqjes së vizave me Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Stefan Fule.
Fule po ashtu është shprehur se “shpreson se politika në Shqipëri do të gjejë një zgjidhje kompromisi për t’i dhënë fund ngërçit politik, përpara se Parlamenti dhe Këshilli Evropian të marrin vendimin mbi heqjen e vizave”. E megjithatë, sipas tij, ky është proces që nuk do të ketë asnjë vonesë.

Duke folur në konferencën mbi përshpejtimin e integrimit të Ballkanit në Bashkimin Evropian, e organizuar nga “EU Observer”, Fule tha se Shqipëria dhe Bosnja kanë përmbushur pjesën më të madhe të kushteve të Udhërrëfyesit për vizat, ndërsa 2 apo 3 çështje të tjera janë të manaxhueshme dhe brenda një periudhe të shkurtër mund të implementohen dhe vëzhgohen nga një komision monitorues.

"Komisioni monitorues mendohet se do të jetë i pranishëm në të dyja këto vende diku nga Korriku i këtij viti, kështu që vendimi do të merret më pas. Por duke folur me përfaqësuesit e vendeve anëtare dhe të Parlamentit Evropian kam ndjenjën, besimin se pasi komisioni monitories do të konfirmojë se janë përmbushur të gjitha kushtet, i gjithë udhërrëfyesi është implementuar në masën 100 %, askush nuk do kërkojë të vonojë këtë çështje një orë apo një ditë më tepër", deklaroi ai lidhur me një fakt të tillë.

Ndërsa lidhur me situatën politike në Shqipëri, Fule u shpreh se ka një ngërç për të cilin po punohet për krijimin e një strukture për arritjen e një kompromisi. "Shpresoj që të gjejmë një zgjidhje, për të gjetur një kompromis nga të dyja palët, përpara se PE dhe këshilli të marrin vendimin mbi heqjen e vizave. Shpresoj që nuk do të na duhet të bezdisemi nga fakti se dikush mund të bëjë një lidhje midis politikës në një vend dhe vendimit për heqjen e vizave"

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

BE heq vizat për Shqipërinë

Mesazh  r_3 prej Sun Dec 12, 2010 8:14 am

Bashkimi Evropian të hënën ka marrë vendimin përfundimtar për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe të Bosnje-Hercegovinës.
Bëhet e ditur se vendimi që u bë publik pas mbledhjes së zhvilluar në Bruksel, u miratua me unanimitet nga të gjithë ministrat e brendshëm të Bashkimit Evropian. Kjo është një ngjarje historike për shqiptarët dhe boshnjakët, ndërkohë që lëvizja e lirë do të hyjë në fuqi në muajin dhjetor.

Sipas këtij vendimi dhe pas botimit në Fletoren Zyrtare, shtetasit e Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës do të mund të udhëtojnë pa viza në të gjitha vendet e zonës Shengen, duke përjashtuar këtu Anglinë dhe Irlandën.

Sipas kushteve konkrete të përcaktuara në rregullat e lëvizjes së lirë, parashikohet që liria me vizat do të jetë vetëm për 3 muaj dhe pas kësaj, të gjithë ata që do të shkelin rregullat, do t’u duhet të kthehen mbrapsht dhe për 5 vjet ta kenë të hequr mundësinë për të udhëtuar drejt vendeve të zonës Shengen.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë do të thotë liberalizim vizash?

Mesazh  r_3 prej Sun Dec 12, 2010 8:18 am

Pas vendimit për heqjen e vizave, shqiptarët do të mund të udhëtojnë në të gjitha vendet e Evropës, përjashtuar Anglinë dhe Irlandën. Gjatë udhëtimit atje, ata nuk do të mund të qëndrojnë më shumë se 90 ditë dhe pas kthimit në atdhe, ata mund të rikthehen sërish pas tre muajsh. Kushtet për të lëvizur pa viza janë: pasja e një pasaporte biometrike (kusht) si dhe të mos kenë urdhërndalimi nga asnjëri prej vendeve përkatëse.

Nëse njëri nga vendet e Bashkimit Evropian ka vendosur që për një shtetas ndalimin e hyrjes, i njëjti vendim vlen për të gjitha vendet e tjera, pasi të dhënat hyjnë në sistemin SIS, që transmeton në kohë reale të dhënat për të gjitha pikat kufitare të të gjitha vendeve evropiane

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A do të ekzistojnë vizat edhe pas liberalizimit të tyre?

Mesazh  r_3 prej Sun Dec 12, 2010 8:23 am

Heqja e regjimit të vizave për qytetarët e Shqipërisë që duan të lëvizin në hapësirën Schengen, varet tani nga vendimi i Këshillit të Ministrave të Brendshëm të vendeve anëtare që do të bëhet i njohur më 8 nëntor.
Nuk janë të shumtë qytetarët e zakonshëm në Shqipëri që dinë çfarë përmban legjislacioni i vendeve në hapësirën Schengen për hyrjen në këtë hapësirë. Gazmend Turdiu, diplomat karriere, Sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme, thotë për “DW” se ky legjislacion përmban 4 lloje vizash, që emërtohen sipas 4 shkronjave të para të alfabetit. “Viza A është viza transit, aero-portuale, është ajo vizë, me anë të së cilës kontrollohet kalimi transit, në zonën e aeroportit. Shqiptarët nuk e kanë provuar këtë lloj vize në hapësirën Schengen, por vetëm kur udhëtojnë në aeroportet e Mbretërisë së Bashkuar. Viza e llojit B është viza transit, që vlen për të hyrë nga njëra pikë e kufirit të një vendi të hapësirës Schengen në atë të një vendi tjetër, ku nuk mund të qëndrosh më shumë se 5 ditë. Viza C është viza e qëndrimit afatshkurtër, që i lejon çdo qytetari të hyjë në hapësirën Schengen, të qëndrojë 90 ditë në 180 ditë apo 6 muaj, të cilat mund t’i shpenzojë të gjitha njëherësh ose mund të hyjë një numër të pakufizuar herësh, por shuma e të gjitha ditëve të qëndrimit duhet të jetë 90. Kusht i rëndësishëm është që gjatë kësaj periudhe personi nuk ka të drejtë të punojë.”
Është pikërisht kjo lloj vize, viza C, e qëndrimit afatshkurtër që pritet të hiqet edhe për Shqipërinë dhe B-H më 8 nëntor. Por, ka edhe një vizë tjetër që njihet si viza D ose e ndryshe e qëndrimit afatgjatë. “Ajo merret nga ata persona që kanë siguruar një kontratë pune. Me këtë vizë paraqiten në vendin e hapësirës Schengen, ku do të punojnë dhe marrin leje-qëndrimi. Këtë vizë e marrin edhe të gjithë ata që bëjnë bashkim familjar, që studiojnë në një vend të zonës Schengen për periudha më të gjata se 90 ditë në 6 muaj. Vendet e BE-së, së hapësirës Schengen, nuk liberalizojnë këtë lloj vize”, – thotë z. Turdiu. Kjo do të thotë se të gjithë qytetarët e Shqipërisë që kërkojnë të shkojnë në vendet e hapësirës Schengen për qëndrime më të gjata se 90 ditë duhet të paraqiten në zyrat konsullore të ambasadave të vendeve të BE në Tiranë, me dokumentacionin përkatës.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë duhet të dini para se të udhëtoni pa vizë në Schengen ?

Mesazh  r_3 prej Sun Dec 12, 2010 8:26 am



Procesi i liberalizimit të vizave mes Shqipërisë dhe vendeve të “Schengen” nuk është vetëm një vendim me të drejta por dhe me detyrime të shumta.
Tashmë që vendimi është bërë fakt nga ana e ministrave të Brendshëm të BE, gazeta “Tirana Observer” boton të gjitha sanksionet që kanë shtetasit nëse shkelin rregullat. Parlamenti Europian ka miratuar më 7 tetor raportin e eurodeputetes Tanja Fajon për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën. Shqiptarët e boshnjakët nuk duhet të kërkojnë vizë për të qëndruar në vendet e zonës Shengen për një periudhë të shkurtër kohe, ose më saktë për një periudhë maksimale deri në 90 ditë.
Rregullat Ajo që do të ndodhë, ka shumë mundësi të jetë njëlloj me ç’ka ndodhur para gati një viti me shtetasit e Serbisë, Malit të Zi dhe të Maqedonisë. Për të mund të përfituar nga liberalizimi i vizës, duhet të kesh pasaportë biometrike, nëse nuk e ke, viza është e nevojshme. Pasaporta biometrike ka brenda një mikrocelulë (mikroçip) ku janë të regjistruara edhe shenjat e gishtërinjve. Rregullat e reja do të vlejnë vetëm për ata që udhëtojnë për turizëm, mision, biznes, me ftesë të dikujt, për studime maksimumi për një periudhë tre-mujore. Me liberalizimin e vizave, shqiptarët e boshnjakët do të mund të lëvizin në hapësirën e Shcengenit, që praktikisht janë të gjitha vendet e Bashkimit Europian, me përjashtim të Britanisë së Madhe, Irlandës, si edhe në Zvicër, Norvegji dhe Islandë, maksimumi, për 90 ditë nga data e hyrjes, brenda një periudhe prej 180 ditësh (6 muaj). Kjo do të thotë që mund të bëhen udhëtime të shkurtra, me kusht që kohëzgjatja e tyre të mos i kapërcejë të 90 ditët brenda një periudhe prej gjashtë muajsh (180 ditësh). Ata që udhëtojnë lirisht në vendet e zonës Shcengen me pasaportë biometrike nuk duhet të dëshmojnë kushte të veçanta financiare ose administrative, megjithatë duhet mbajtur parasysh që mbeten në fuqi të gjitha rregullat standard për ardhjen e qytetarëve të vendeve të treta. Pra mund të ndodhë që kur mbërrin në kufi mund të të kërkohet që të dëshmosh shumën që ke parashikuar për shpenzimet e udhëtimit ose mund të të kërkohet që të tregosh saktë vendin ku do të banosh.
Sanksionet- Autoritetet kufitare të vendeve të zonës Schengen kanë të drejtë që të mos lejojnë hyrjen, nëse këto kushte nuk respektohen, dhe të marrin një vendim përfundimtar për sa i përket aprovimit për të hyrë në vend. Nuk duhet harruar që këto rregulla të reja do të vlejnë vetëm për të udhëtuar për periudha të shkurtra, nuk do të të japin mundësinë për të qëndruar më shumë se tre muaj ose për të gjetur punë. Për këtë duhet paraqitur kërkesa për një vizë afatgjatë pranë Ambasadës ose Konsullatës së vendit të zonës Shcengen ku dëshiron të shkosh.
Vetëm 90 ditë- Me liberalizimin e vizave, shqiptarët e boshnjakët do të mund të lëvizin në hapësirën e Shengenit, që praktikisht janë të gjitha vendet e Bashkimit Europian, me përjashtim të Britanisë së Madhe, Irlandës, si edhe në Zvicër, Norvegji dhe Islandë, maksimumi, për 90 ditë nga data e hyrjes, brenda një periudhe prej 180 ditësh (6 muaj). Kjo do të thotë që mund të bëhen udhëtime të shkurtra, me kusht që kohëzgjatja e tyre të mos i kapërcejë të 90 ditët brenda një periudhe prej gjashtë muajsh (180 ditësh).
Paratë e xhepit – Pra mund të ndodhë që kur mbërrin në kufi mund të të kërkohet që të dëshmosh shumën që ke parashikuar për shpenzimet e udhëtimit ose mund të të kërkohet që të tregosh saktë vendin ku do të banosh. Këto mund të ndikojnë që të të refuzohet kalimi i kufirit nëse polici kufitar krijon dyshime për qëllimet e vizitës jashtë vendit.
Punësimi – Nuk duhet harruar që këto rregulla të reja do të vlejnë vetëm për të udhëtuar për periudha të shkurtra, nuk do të të japin mundësinë për të qëndruar më shumë se tre muaj ose për të gjetur punë. Për këtë duhet paraqitur kërkesa për një vizë afatgjatë pranë Ambasadës ose Konsullatës së vendit të zonës Shengen ku dëshiron të shkosh.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pa viza, por nën kontroll dhe xhepin plot

Mesazh  r_3 prej Sun Dec 12, 2010 8:32 am



Agjensitë e huaja të lajmeve kanë shkruar dje sërish mbi liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe shqetësimin që egziston për mbarëvajtjen e këtij procesi. Sipas tyre, qeveria shqiptare duhet t’i informojë qytetarët shqiptarë mbi rregullat e kalimit në vendet e listës Schengen dhe fondet minimale që kërkohen në postat kufitare të çdo shteti.
Në qoftë se qytetarët nuk kanë fondet e duhura, atyre mund t’u refuzohet kalimi në këto vende, siç qe rasti i një çifti shqiptar nga Maqedonia, të cilëve ju refuzua hyrja në Belgjikë, sepse kishin 52 Euro më pak se minimumi i lejuar.
Qytetarët shqiptarë sërish do të jenë në mbikëqyrje të rreptë nga autoritetet kufitare dhe të emigracionit, për shembull:
- biletat e avionit duhet të jenë me rikthim, ndryshe refuzohet hyrja në vendet Schengen.
- Atyre që shkelin afatet e qëndrimit, ose kërkojnë azil, do t’iu refuzohet hyrja në vendet Schengen nga 3 deri në 5 vjet.
- Atyre që kryejnë vepra penale do t’iu mohohet hyrja përgjithnjë.
Këtu janë lista e vendeve të Schengenit dhe fondet minimale që do t’iu kërkohen qytetarëve tanë:
* Austria - Prova e fondeve vlerësohet në bazë të rasteve
* Belgjika - 38 euro në ditë për qytetarët që vizitojnë familjarë apo miq dhe 50 euro për ata që prenotojnë hotel
* Republika Çeke – 0. 5 herë minimumin jetik në ditë, nëse qëndrimi nuk kalon 30 ditë. 15 herë minimumin jetik, nëse qëndrimi i kalon 30 ditë, ndërsa kjo shumë do të rritet dyfish për çdo muaj të qëndrimit. Shuma të reduktuara me 50% për udhëtarët nën moshën 18 vjeç
* Danimarkë – 350 DKK (50 euro) për çdo ditë të qëndrimit
* Estoni – 600 ËK (38.5 euro) për çdo ditë të qëndrimit
* Finlandë – 30 euro për çdo ditë të qëndrimit
* Francë – 56,20 euro në ditë, ekuivalente me pagën minimale (SMIC) në baza ditore
* Gjermani – 45 euro për çdo ditë qëndrimi
* Greqi - 20 euro në ditë me një minimum prej 100 euro. Sasi të zvogëluar me 50% për të miturit, të cilët janë pjesëtarë të familjes së udhëtimit
* Hungari - 1000 HUF (3.6 euro) për çdo hyrje
* Itali - 1 deri në 5 ditë shumë fikse 269.60 euro / 6 deri në 10 ditë shuma për ditë 44.93 euro / 11 deri 20 ditë fikse + shuma ditore për person: 51.64 euro + 36.67 euro / 20 ditë fikse + shuma ditore për person: 206.58 euro + 118.79 euro
* Letonia – 10 LVL (14 euro) në ditë për qytetarët që vizitojnë familjarë apo miq dhe 30 LVL (42.3 euro) për ata që prenotojnë hotel
* Lituania – 40 euro për çdo ditë qëndrimi
* Luksemburg - Prova të fondeve vlerësohet në bazë të rasteve
* Maltë – 37 euro për çdo ditë të qëndrimit
* Poloni - PLN 100 (25.4 euro) për çdo ditë të qëndrimit
* Norvegji – 500 NOK (62 euro) për çdo ditë të qëndrimit me miq apo familjarë
* Sllovaki – 3450 SKK (114.51 euro) për çdo ditë të qëndrimit, shuma ulet 50% për udhëtarë nën 16 vjeç
* Slloveni – 70 euro për çdo ditë qëndrimi, shuma ulët 50% për të miturit, të cilët janë pjesëtare të familjes së udhëtimit
* Spanjë – 57,06 euro në ditë, me një minimum prej 513.54 euro për person
* Suedi - 360 SEK (38.67 euro) për çdo ditë të qëndrimit.
Gjatë vizitës së saj në Tiranë komisionerja e BE-së për çështjet e brendshme Cecilia Malmstrom tha se Shqipëria duhet të bëjë të pamundurën që t’i përmbahet kontratës me BE, që të mos shpërdorohet besimi i dhënë. ‘Ju lutem, mos na zhgënjeni’-tha Malmstrom
Ajo theksoi se kjo është një mundësi e shkëlqyer për qytetarët, bashkë me këtë vijnë përgjegjësitë. Kemi parë një abuzim në proces ne vendet e tjera, tha ajo, përdoreni këtë mundësi me seriozitet dhe përgjegjësi.
Që herët vendet e BE-së kanë shprehur shqetësim lidhur me fluksin e qyetatarëve drejt vedneve të Europës që mund të pasojë lëvizjen e lirë dhe kërkesat për azil, që sipas vendimit janë të palejueshme.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbushni xhepin me para kur të niseni në Schengen,përndryshe do t’u kthejnë në doganë!

Mesazh  r_3 prej Sun Dec 12, 2010 8:34 am


Në hidhërim po shndrrohet gëzimi i shqiptarëve për liberalizimin e vizave,pas shpalljes së tarifave që duhte të ketë me vete çdo qytetar që do të udhëtojë në Schengen.
Mesa duket vetëm biznesmentë do ta “shijojnë” liberalizimin e vizave dhe jo qytetarët e thjeshtë ,pasi do të duhen shumë para të kenë me vete.

Në qoftë se qytetarët shqiptarë dhe boshnjakë nuk kanë fondet e duhura,atyre mund t’u refuzohet kalimi në vendet e zonës Schengen.Qeveria shqiptare duhet të informojë qytetarët e vet për liberalizimin e vizave dhe rregullat që shoqërojnë këtë process.Kjo është një një kërkesë që zyrtarët e Bashkimit Europian ia kanë parashtruar shpesh herë qeverisë shqiptare,para dhe pas vendimit që i ndezi dritën jeshile lëvizjes së lirë të shqiptarëve.
Rreth kësaj kërkese të përsëritur kanë shkruar edhe mediat shqiptare dhe ato të huaja.Jo më larg se dje shumë media të huaja kanë shkruar sërish rreth liberalizimit të vizave për Shqipërinë,madje kanë publikuar edhe listën e vendeve të zonës Shengen dhe fondet minimale që do t’ju kërkohen qytetarëve tanë.Ndër të tjera thuhet se qytetarët shqiptar do të jenë në mbikëqyrje të autoriteteve kufitare dhe të emigrcionit.
Na rastet kur shkelen afatet e qëndrimit ose paraqitet kërkesë për azil,do t’iu refuzohet hyrja në vendet Schengen nga 3 deri në 5 vjet.Nëse kryeni vepra penale do t’ju ndalohet hyrja përgjithnjë.Do t’iu refuzohet hyrja nëse bileta e avionit/autobusit/tragetit nuk është me rikthim.
Qeveria shqiptare ka ndërmarrë fushata informuese për liberalizimin e vizave para dhe pas marrjes së vendimit,por ende konstatohet një paqartësi nga ana e qytetarëve.Nga njëra anë vërehet një dyndje e justifikuar e qytetarve për t’u pajisur me pasaporta biometrike,nga ana tjetër ka një konfuzion mes tyre sa i përket rregullave që shoqërojnë lëvizjen e lirë.
Kjo është lista e vendeve të zonës Shengen dhe mjetet monetare të nevojshme që duhet të dispononi për të shkuar në këto vende
Austria – Prova e fondeve vlerësohet në bazë të rasteve
Belgjika – 38 euro në ditë për qytetarët që vizitojnë familjarë apo miq dhe 50 euro për ata që prenotojnë hotel
Republika Çeke – 0. 5 herë minimumin jetik në ditë, nëse qëndrimi nuk kalon 30 ditë. 15 herë minimumin jetik, nëse qëndrimi i kalon 30 ditë, ndërsa kjo shumë do të rritet dyfish për çdo muaj të qëndrimit. Shuma të reduktuara me 50% për udhëtarët nën moshën 18 vjeç
Danimarkë – 350 DKK (50 euro) për çdo ditë të qëndrimit
Estoni – 600 ËK (38.5 euro) për çdo ditë të qëndrimit
Finlandë – 30 euro për çdo ditë të qëndrimit
Francë – 56,20 euro në ditë, ekuivalente me pagën minimale (SMIC) në baza ditore
Gjermani – 45 euro për çdo ditë qëndrimi
Greqi – 20 euro në ditë me një minimum prej 100 euro. Sasi të zvogëluar me 50% për të miturit, të cilët janë pjesëtarë të familjes së udhëtimit
Hungari – 1000 HUF (3.6 euro) për çdo hyrje
Itali – 1 deri në 5 ditë shumë fikse 269.60 euro / 6 deri në 10 ditë shuma për ditë 44.93 euro / 11 deri 20 ditë fikse + shuma ditore për person: 51.64 euro + 36.67 euro / 20 ditë fikse + shuma ditore për person: 206.58 euro + 118.79 euro
Letonia – 10 LVL (14 euro) në ditë për qytetarët që vizitojnë familjarë apo miq dhe 30 LVL (42.3 euro) për ata që prenotojnë hotel
Lituania – 40 euro për çdo ditë qëndrimi
Luksemburg – Prova të fondeve vlerësohet në bazë të rasteve
Maltë – 37 euro për çdo ditë të qëndrimit
Poloni – PLN 100 (25.4 euro) për çdo ditë të qëndrimit
Norvegji – 500 NOK (62 euro) për çdo ditë të qëndrimit me miq apo familjarë
Sllovaki – 3450 SKK (114.51 euro) për çdo ditë të qëndrimit, shuma ulet 50% për udhëtarë nën 16 vjeç
Slloveni – 70 euro për çdo ditë qëndrimi, shuma ulët 50% për të miturit, të cilët janë pjesëtare të familjes së udhëtimit
Spanjë – 57,06 euro në ditë, me një minimum prej 513.54 euro për person
Suedi – 360 SEK (38.67 euro) për çdo ditë të qëndrimit.
Duke marrë në konsideratë nivelin e jetesës së shqiptarëve dhe të ardhurat mesatare mujore të tyre,por edhe faktin që remitancat (dërgesat e emigrantëve) janë ulur ndjeshëm këto dy vitet e fundit,mund të themi se për shumicën e shqiptarëve levizja drejt shengenit do të mbetet luks.
Kjo e drejtë do t’u mohoet shumë qytetarëve që realisht nuk e përballojnë dot financiarisht lëvizjen në vendet e shengenit.Megjithatë ky fakt nuk ia zbeh rëndësinë liberalizimit të vizave,si një ngjarje e madhe dhe e shumëpritur për vendin tonë .Pavarësisht se nuk do të jetë i prekshëm nga të gjithë liberalizimi i vizave do t’i japë një tjetët dimension zhvillimeve ekonomike,politike dhe social kulturore në vend.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lëvizja pa viza/Çfarë duhet të dini para se të shkoni në kufi ?

Mesazh  r_3 prej Sun Dec 12, 2010 8:38 am



Sipas informacionit,që është bërë publik nga zyrtarët e latë europianë,lëvizja e lirë pa viza pritet të bëhet e prekshme duke filluar prej datës 15 dhjetor.

Edhe pse qeveria ka ndërmarrë një fushatë informuese për qytetarët,përpara se Ministrat e Brendshëm të BE-së të thonin fjalën e fundit,ende ekziston një paqartësi mes njerëzve rreth levizjes së lirë.Intesifikimi i fushatave informuese rreth lëvizjes së lirë,është kërkuar vazhdimisht nga europianët,madje edhe së fundmi nga komisionerja Malmstrom,gjatë vizitës së saj në Tiranë.Por cilët janë dokumentet,që duhet të keni në kufi dhe cfarë duhet të dini,përpara se të udhëtoni në zonën shengen ?

1.Në cilat vendet mund të shkoni pa vizë ?
Austri, Bullgari,Belgjikë,Danimarkë,Estoni,Francë Finlandë,Gjermani,Greqi,Hungari, Holandë,Islandë,Itali,Luksemburg,Lituani,Letoni,Maltë,Norvegji,Poloni,Portugali,Qipro,Republika Çeke,Rumani,Slloveni,Spanjë,Suedi,Sllovaki dhe Zvicër

2.Cilat janë detyrimet që duhet të respektoni ?
Kushti kryesor është që të jeni të pajisur me pasaportë biometrike.Keni të drejtë qëndrimi 90 ditë në 180 ditë

3.Në cilat raste iu ndalohet hyrja në zonën shengen ?
Nëse keni qenë subjekt i një urdhëri largimi (deportimi,kthimi apo dëbimi) që merren si pasojë e qëndrimit të paligjshëm
Nëse ka të dhëna se personi ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale apo ka qëllim të përfshihet
Nëse personi është dënuar për një vepër penale për të cilën Kodi Penal parashikon dënim minimal 1 vit burg

4.Cilat janë dokumentet që shtetasit shqiptar duhet të paraqesin në kufi tek punonjësit e kontrollit të kufirit ? Dokumente që justifikojnë qëllimin dhe kushtet e qëndrimit.
Nëse shkoni për vizitë tek një i afërmi juaj do të duhet të jepni informacion mbi të dhënat e personit që ju pret,adresën e tij,profesionionin,numrin e telefonit etj.
Nëse udhëtoni për turizëm apo për pushime,pra jeni të pavarur nga pritja apo shoqërimi i një personi tjetër,rezident apo shtetas në atë vend,duhet të keni një rezervim hoteli,biletën e kthimit nëse udhëtoni me avion ose mjete të transportit ujor
Nëse udhëtoni për arsye shëndetësore,kërkohet konfirmimi i institucionit shëndetësor ku do të shkoni apo rekomandim nga institucioni shëndetësor shqiptar (në rastet e kryerjes së analizave apo ekzaminimeve të tjera)
Nëse udhëtoni për aktivitete të ndryshme, dokumentacion mbi aktivitetin për të cilin ju jeni ftuar.
Për minorenët kërkohet të respektohen kushtet e levizjes së minorenëve,në rastin kur nuk janë të shoqëruar nga të dy prindërit
Duhet të dispononi mjetet e mjaftueshme monetare,si për periudhën e qëndrimit të synuar,për kthimin në vendin e origjinës ose tranzitin në një shtet të tretë,në të cilin jeni të sigurt që do të pranoheni, ose jeni në gjendje të përfitoni mjete të tilla në mënyrë të ligjshme.
Në të gjitha rastet duhet të keni siguracionin shëndetësor në udhëtim dhe nëse udhëtoni me makinë, dokumentacionin e nevojshëm të makinës.

5.Çfarë do të ndodh nëse do të shkelni rregullat e qëndrimit në zonën Schengen?
Menjëherë do të bëheni subjekt i largimit me forcë dhe gjithmonë do t’u ndalohet hyrja për në zonën shengen nga 1-5 vjet.Krahas kësaj,për kategori të tjera shkeljesh të rregullave të qëndrimit,shtet anëtare të BE-së,aplikojnë masa administrative si gjoba,të cilat arrinë deri në 3000 euro .
Bashkimi Europian i trembet një situate të ngjashme me atë të një viti më parë,ku mijëra qytetar serbë,maqedonas dhe malazez,kërkuan azil politik në vende të ndryshme të zonës shengen.Nëse liberalizimi i vizave do të shoqërohet me kërkesa për azil politik dhe me shkelje të rregullave,atëherë mund te rikthehet serish në fuqi regjimi i vizave.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Edhe nje dit na ndajen nga e hena e madhe per shqiperin.

Mesazh  r_3 prej Sun Dec 12, 2010 8:44 am

Kanë mbetur edhe pak orë kur do të merret vendimi i paralajmëruar për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, duke shënuar kështu një vendim historik për të dyja vendet, të fundit në Ballkan, duke përjashtuar këtu Kosovën.
Shqiptarët do të mundet të udhëtojnë pa pasur nevojë të pajisen me vizë për në Paris, Athinë, Romë, Vjenë, Pragë, Madrid, Lisbonë, Bukuresht, Stokholm, Oslo, Bruksel, Helsinki, Kopenhagën, Berlin, Budapest, Vilnius, Varshavë, Ljubljanë, Luksemburg, Amsterdam, etj.

Gjatë ditës së hënë, mblidhet Këshilli i Ministrave të Drejtësisë dhe Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian, të cilët për dy ditë me radhë do të marrin vendime të rëndësishme.

Edhe pse ka pasur vende skeptike në këtë proces, si Franca dhe Holanda, votat e tyre kundër nuk do të mund ta bllokojnë vendimin përfundimtar, një vendim ky historik për Shqipërinë dhe shqiptarët, që më fund do të mund të lëvizin pa viza për pjesën më të madhe të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, e njohur ndryshe edhe si zona Shengen.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se marrëveshja është arritur tashmë, pavarësisht kundërshtive. “Ne shpresojmë në arritjen e konsensusit në mënyrë unanime, bëjnë të ditur burimet diplomatike nga Brukseli, megjithatë një vend i vetëm nuk mund ta bllokojë vendimin që do të merret me shumicë të kualifikuar”, shkruan agjencia e lajmeve ANSA.

Ndërsa agjencia tjetër e lajmeve, EurAsia shkruan sot se Ministrat e Brendshëm të BE pritet të heqin vizat për shtetasit shqiptarë dhe boshnjakë gjatë takimit të tyre dyditor, që zhvillohet të hënën dhe të martën.

Gjatë takimit do të vendoset gjithashtu edhe masat shtesë të sigurisë. Bashkimi Evropian ka kërkuar nga dy vendet siguri për procesin pas heqjes së vizave, pasi mund të ketë shumë ikje nga të dyja vendet duke kërkuar azil në vendet perëndimore. Një vit më parë, pra më 30 nëntor 2009, BE-ja vendosi udhëtim pa viza në zonën e Shengen për shtetasit e tre shteteve ballkanike, Maqedonia, Mali i Zi, dhe Serbia.

Tirana në festë...

Tashmë kur kanë mbetur pak orë nga marrja e vendimit, Tirana dhe e gjithë Shqipëria është mbushur me flamuj të Bashkimit Evropian. Në Tiranë, flamujt, banderolat, dhe tabelat shihen lehtësisht të shpërndara në të gjitha rrugët kryesore.

"Berlin 1.334 km", "Cyrih 1.117 km", "Milano 971 km", mund të duken si reklama të agjencive turistike, por në fakt janë tabelat e vendosura në çdo kryqëzim të kryeqytetit, që lajmërojnë udhëtimin pa viza drejt destinacioneve evropiane.

Përveç dekorit festiv që ka veshur rrugët e kryeqytetit, festimet për këtë ngjarje historike do të kulmojnë pasditen e së martës, me një koncert madhështor në sheshin "Nënë Tereza", ku aktualisht po ndërtohet një skenë gjigante.

Çfarë do të thotë liberalizim vizash?

Pas vendimit për heqjen e vizave, shqiptarët do të mund të udhëtojnë në të gjitha vendet e Evropës, përjashtuar Anglinë dhe Irlandën. Gjatë udhëtimit atje, ata nuk do të mund të qëndrojnë më shumë se 90 ditë dhe pas kthimit në atdhe, ata mund të rikthehen sërish pas tre muajsh. Kushtet për të lëvizur pa viza janë: pasja e një pasaporte biometrike (kusht) si dhe të mos kenë urdhërndalimi nga asnjëri prej vendeve përkatëse.

Nëse njëri nga vendet e Bashkimit Evropian ka vendosur që për një shtetas ndalimin e hyrjes, i njëjti vendim vlen për të gjitha vendet e tjera, pasi të dhënat hyjnë në sistemin SIS, që transmeton në kohë reale të dhënat për të gjitha pikat kufitare të të gjitha vendeve evropiane

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kalojnë shqiptarët e parë pa viza

Mesazh  r_3 prej Wed Dec 15, 2010 12:51 am

Sapo ora ka shënuar 24:00, në orën lokale të Greqisë, në doganat e jugut të vendit, në Kapshticë dhe Kakavijë janë paraqitur personat e parë pa viza, të cilët kanë kaluar kufirin.(UPDATE)

Ajo që u vu re në terren ishte fluksi shume i ulet i personave qe kerkuan te shkojne ne Greqi me hyrjen ne fuqi te liberalizimit te vizave.

72-vjecarja Sheqere Manushi nga Elbasani ishte personi pare qe kaloi kufirin pa vize per t’u pasuar me pas edhe nga te tjere.

Autoritetet doganore në Kapshtice kanë organizuar edhe një feste te vogel ku te ftuar ishin te gjithe ata qe po kalonin kufirin pa viza, festa eshte shoqeruar edhe me flamurin kombetar. Mesohet se prej ores se hyrjes ne fuqi te heqjes se vizave afatshkurtra deri ne oren 6:00 te mengjesit te sotem ne kete pike doganore kane kaluat 110 persona pa viza.

Nderkohe jane marre masat per perballimin e rritjes se fluksit te personave qe deshirojne te udhetojne duke patur parasysh edhe sezonin e festave. Edhe ne Kakavije ka qene shume i ulet numri personave qe kaluan kufirin pa viza. Te paret kaluan vetem ne oren 4:00 te mengjesit me autobuzat e linjes.

Aty ndodheshin vetem tre persona, dy prej te cileve ishin nje cift nga Lezha.

Ne minutat e para te hyrjes ne fuqi te liberalizimit te vizave afatshkurtra autoritetet greke kthyen pas nje 63-vjecar nga shkodra. I kthyeri quhet Nikolla Rama dhe sipas autoriteteve greke kthimi eshte bere per oparregullesi ne adresen e destinacionit dhe mungesen e sigurimit te jetes.

Ne doganen e Tre Urave ne permet, personi pare qe kaloi kufirin ishte nje 50-vjecar nga qyteti Permetit. Kalimi tij u be vetem ne oren 7 te mengjesit te sotem. Ne procedurat e para ne doganat greke personave pa viza u eshte kerkuar garanci nga personi prites dhe te dhenat e sakta ose nje pronotim hoteli, nje siguracion jete per kohen e qendrimit ne greqi dhe 50 euro per cdo dite qendrimi.

Mbremjen e djeshme ne portin e Durresit jane nisur edhe personat e pare qe duan te shkojne ne Itali pa viza.

Ne portin e Vlores tragetet e para u nisen paraditen e sotme.



r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pala greke refuzon qytetarët

Mesazh  r_3 prej Wed Dec 15, 2010 12:52 am

Gjatë paradites së sotme është vene re nje numer i larte i refuzimit per te hyre ne token greke pa viza te shtetasve shqiptare qe kane kerkuar te udhetojne per ne Greqi.
Sipas autoriteteve greke shkak eshte mungesa ne dokumentacionin qe duhet te paraqitet ne dogane pervec pasaportes biometrike.

Kanë qenë të paktën 20 persona që janë kthyer mbrapsht palës greke.

Në doganën shqiptare ka një numër të madh sportelesh hapur, ndërsa në doganën greke është vetëm një i tillë.

Pretendimi se qytetarët nuk kanë siguracion mund të plotësohet shumë lehtë me anë të një kuponi prej 5 eurosh që mund të pritet në doganë.


r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Topi: Sot shqiptarët lëvizin të lirë

Mesazh  r_3 prej Wed Dec 15, 2010 12:53 am

Presidenti i Republikës Bamir Topi përshëndeti sot gjithë shqiptarët për heqjen e vizave dhe lëvizjen e lirë të tyre.
"Sot shqiptarët janë të lirë pasi realizohet ëndrra e shumë viteve. Ky është një moment që do të shkruhet me shkronja të arta në historinë e shqiptarëve. Të ndihesh i lirë do të thotë shumë", u shpreh presidenti Topi.

Kreu i vendit vlerësoi kontrobutin e të gjithëve për rrugën e gjatë dhe të vështirë.

Deklarata e kreut të vendit u dha në ceremoninë e diplomimi të brezit IV të shkollës së studimeve politike.



r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Basha drejt Brukselit më të rinj e gazetarë

Mesazh  r_3 prej Wed Dec 15, 2010 12:57 am

Kryeministri Sali Berisha përcolli sot në mëngjes për në Bruksel një grup studentësh, gjimnazistësh dhe gazetarësh, që së bashku me ministrin e Brendshëm Lulzim Basha kanë programuar një vizitë në institucionet e vendimmarrjes europiane. (UPDATE)
Ne diten e pare te udhetimit pa viza, kryeministri shpjegoi me pak fjale simboliken e udhetareve te rinj.

“Nuk mund te nisej kush para tyre, sepse gjithnje, sa here gjendem midis tyre, ne syte dhe fytyren e tyre shoh Europen. Dhe faktikisht, ata jane fytyra europiane e Shqiperise. Keshtu qe ata sot ulen ne Bruksel si europiane te vertetë”, tha Berisha.

Per kryeministrin Berisha, udhetimi pa viza i shqiptareve eshte jo vetem nje premtim i mbajtur i qeverise se tij, por ai e konsideron lirine e levizjes si kthimin e vertete te shqiptareve ne identitetin europian.

“Ne shekuj shqiptaret kane qene njerez imperiale, pra i kane dashur hapesirat. Tani, Europa eshte perandoria e vlerave, keshtu qe gjenden ne shtepine e tyre”, tha Berisha.


r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Berisha: Opozita tentoi të pengonte liberalizimin

Mesazh  r_3 prej Wed Dec 15, 2010 1:01 am

Kryeministri Sali Berisha përshëndeti qytetarët shqiptarë për heqjen e vizave dhe lëvizjen e tyre të lirë në zonën shengen.

Shefi i qeverisë theksoi se opozita do të bëjë të pamundurën për të ndaluar heqjen e vizave dhe për t'i futur ato në kuti.

"Sot e deklaroj se opozita dështoi sepse të gjitha reformat e qeverisë ishin konkrete. Edhe vendet më skeptikë votuan për heqjen e vizave për shqiptarët", tha Berisha.

Sipas tij, të gjithë kanë kontribuar në këtë rrugë të gjatë dhe të vështirë

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Heqia e vizave per Shqiperin!!!

Mesazh  Anxhela prej Fri Dec 17, 2010 6:13 am

me ne fund nje jet e re per te gjith shqipetaret e meritojm nje gje te till

_________________

Nese rrezikon mund te humbasesh, nese nuk rrezikon ke humbur gjithesesi

WwW.Shpirti.albanianforum.net



Anxhela
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 184
Join date : 11/09/2010
Age : 34

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Heqia e vizave per Shqiperin!!!

Mesazh  Lorenc mbrostaraku prej Fri Dec 17, 2010 6:24 am

lajme i mire per te gjithe ata qe e kane mundesine te udhetojne por nje pjese e mire e shqiptareve nuk udhetojne dot sepse e kane nga nje denim 5 vjecar!!!!

Lorenc mbrostaraku
Cun Flori
Cun Flori

Numri i postimeve : 20
Join date : 13/09/2010
Age : 32
Location : Diku ne ballkan

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Heqia e vizave per Shqiperin!!!

Mesazh  Anxhela prej Fri Dec 17, 2010 6:27 am

e drejt vertet kjo qe thua Lorenc ashtu eshte shumica e njerzeve kan marr denim per ne shtet europiane dhe seshte aspak e kendeshme

_________________

Nese rrezikon mund te humbasesh, nese nuk rrezikon ke humbur gjithesesi

WwW.Shpirti.albanianforum.net



Anxhela
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 184
Join date : 11/09/2010
Age : 34

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Heqia e vizave per Shqiperin!!!

Mesazh  r_3 prej Fri Dec 17, 2010 1:45 pm

po thuaj te pakten esht nje jes e mir qe e kan prit kte dit me shum se kurr dhe do te kemi dhe ne mundsin si te gjith evropianet te levizim lirshm pasiu gjith atyre skarificave qe kemi ber pas gjith atyre vuajtjeve qe kemi heq si kob per te dal jashk kufijve edhe pse von por prap esht nje gje emir per ne nje gje qe na jep liri dhe neve si komb dhe me ne fund jemi te barabart me evropen ne kte pik Smile)

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Heqia e vizave per Shqiperin!!!

Mesazh  Sponsored content Today at 10:52 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi