www.shpirti.albanianforum.net
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
Shtypi i Shkruar
Menu Shpirti.net
July 2016
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar


Historia e gjith qyteteve shqiptar...

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Historia e gjith qyteteve shqiptar...

Mesazh  r_3 prej Mon Dec 13, 2010 9:33 pm

Ktu do te mund te gjeni informacion mbi gjith qytete shqiptar historia e tyre krijimi i tyre si qytet etj.

...







Edituar për herë të fundit nga r_3 në Tue Dec 14, 2010 12:53 am, edituar 2 herë gjithsej

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e qytetit te Vlores

Mesazh  r_3 prej Mon Dec 13, 2010 9:40 pm

.
Vlora në lashtësi quhej Aulona. Ajo përmendet nga shumë udhëtarë dhe kronikanë të huaj, si një nga qytetet - skelë kryesore të Ilirisë së Jugut, që lulëzoi pas rënies së Apollonisë dhe Orikut.
Emri i Vlorës është ndër të paktët emra gjeografike të bregdetit lindor të Adriatikut që i ka qëndruar kohës qysh nga lashtësia. Në bregdetin e banuar sot nga popullsia shqiptare, ky emër gjeografik del i një lashtësie pak a shumë të përafërt me ato të Durrësit, Shkodrës, Lezhës dhe Ulqinit. Këta emra gjeografik nuk do t'i kishin rezistuar kohës në rast se vendbanimet e emërtuara prej tyre nuk do të kishin pasur një vazhdimësi përdorimi në radhë të shekujve… Një pjesë e mirë e popullsisë së trevave të banuara nga stërgjyshërit e shqiptarëve mundi t'i rezistonte proçesit të romanizimit dhe më pas të sllavizimit, që përfshiu pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik", nënvizon në studimet e veta akademiku Prof. Shaban Demiraj.

Sipas materialeve arkeologjike, dëshmohet se në bregdetin e Vlorës, ashtu edhe në prapavijën e tij, për vendbanime parahistorike e zhvillime ekonomike-kulturore të shumë qytezave e qendrave urbane dallohej karakteri i tyre fortifikues-mbrojtës.
Të tilla janë ato të "Shpellave të Velçës", "Shpellave të shkruara të Lepenicës" (nga më të rrallat në Ballkan e Mesdhe), "Shpellat e Spilesë" (Himarë) apo "Mozaikët e Mesaplikut", pasuri e rrallë kombëtare. Vendbanimet tumulare të Vajzës, Dukatit, Mavrovës, "Pitosa" të Mallkeqit tregojnë për autoktoninë dhe vazhdimesinë etno-kulturore të ilirëve në periudhën e bronxit dhe të hekurit.
E njëjta gjë dëshmohet edhe në vendbanimet e tjera të lashtësisë që janë qytete-kala si Amantia, Olympia, Kanina, Himara, Cerja, Armeni, Hadëraj, Triporti dhe vet Vlora (Aulona) etj.

Amantia, e themeluar në shek. V p.e s., është një nga qytetet e pakta të Ilirisë jugore që ka pasur jetë 1000 vjeçare, ku spikat më shumë ndërtimi në terren malor i stadiumit antik madhështor, i ndërtuar me blloqe të mëdhenj gurësh.
Në jug të qytetit të Vlorës gjendet qyteti i Orikumit, i cili ka qenë një nga portet më të lashte të bregdetit të Vlorës, i themeluar si vendbanim në shek. VI-V p.e s.
Oriku u bë port i fortifikuar, bazë e rëndësishme ushtarake në Adriatik dhe në shek. II-I p.e.s ishte kantier i rëndësishëm detar për ndërtim e riparim anijesh, gjë që favorizohej nga prania e madhe e pyllit me pisha të Llogarase dhe Sera e Selenicës. Në shek.I p.e.s. Oriku shërbeu si kryeurë e fuqive pushtuese të kohës, arenë luftrash midis Romës, Maqedonisë dhe Ilirisë, si dhe në luftën rivale midis Çezarit e Pompeut që i solli Orikut shumë shkatërrime. Në shek.II p.e.s., Oriku u godit nga një tërmet i fuqishëm dhe u shkatërrua duke e humbur rëndësine e tij, pa mundur të rimbëkëmbej më. Ishte pikërisht koha kur në gjirin e Vlorës del në pah një tjetër qytet-Skelë, që ishte "Aulona - Vlora e sotme". Dëshmi arkeologjike e lashtësisë dhe autoktonisë është edhe vetë simboli i saj - "Vajza aulonase", një skulpturë "hyjnesh" 87 cm., e gdhendur nga mjeshtër vendas me gurin gëlqeror të Kaninës, që simbolizon veshjen e grave ilire.

Emrin e qytetit - Skelë të Aulonës së lashtë e gjejmë të përmëndur në shek.II e.s., nga shkrimtari Lukani dhe nga gjeografi Aleksandrin Ptolemeu. Këto të dhëna burimore përputhen me të dhënat e tjera të përafërta, siç janë dëshmitë arkeologjike për një kështjellë, port e bankinë të madhe (kështjella e Jangjeçit, Triport), që kanë ekzistuar ndoshta kur lumi Vjosa e kish grykëderdhjen aty në Lagunën e Nartës. Por,ndoshta kur Vjosa u largua në drejtimin verior,Triporti humbi mundësinë dhe rëndësinë. Pikërisht në këtë kohë duhet të ketë origjinën Aulona port i spostuar në JL, e cila del si skelë - qëndër tregëtare - dhe Kanina - qëndër administrative - ushtarake në shek. VI e.s. Fakti që në shek.V-VI e.s., ka pasur në Vlorë edhe një peshkop,varur nga metropoliti i Durrësit, tregon se Aulona ka qenë vendbanim me rëndësi. Këtë e mbështet edhe zbulimi i viteve të fundit i traktatit të murit rrethues mbrojtës, fortifikues në qëndër të qytetit të sotëm të Vlorës (pranë monumentit të Pavarësisë) si dhe zbulimi i disa dëshmive të reja për ekzistencën e molit të vjetër, në afërsi të stacionit të trenit.


Gërmimet e fundit në Kaninë dhe Himarë kanë dhënë dëshmitë e tjera për kulturën ilire të antikitetit të vonë dhe mesjetës së hershme, për autoktoninë dhe vazhdimesinë iliro-arbërore dhe mesjetare shqiptare. Në shek. VI e.s., dhe vazhdimisht gjatë mesjetës, Aulona përmëndet në listën e qyteteve bregdetare si port i rëndësishëm, me detari të zhvilluar, që tregëton vaj ulliri, kripë, valanidh, lëndë drusore, ullinj si dhe panairet që bëheshin në afërsitë e Vlorës, ashtu edhe në vende të ndryshme të Europës. Edhe në grykën e Vjosës ishte skela e Spinaricës, ku zhvillohej tregti dhe aty ishin të pranishëm edhe konsuj tregtarë të Raguzës, Venedikut etj.
Në mesjetë Vlora dhe viset e saj ranë nën pushtimin normand më 1081, më pas nën pushtimin e Venedikut më 1205 dhe atë të sundimit të Hohenstaufenëve gjerman, siç e përshkuan edhe Jireçeku në studimin e tij.
Si një qëndër e zhvilluar dhe e kulturuar Vlora shfaqet edhe në mbrëtërinë e Arbërisë më 1272, ku kronikat e kohës shënojnë lulëzimin e zejtarisë, tregëtisë, blegtorisë dhe pemtarisë, të përfshirë si despotat më vete.


Një rol të madh në jetën politike, ushtarake e shoqërore të Vlorës, ka lozur edhe familja e madhe Arianitët, të cilët përmënden në shek.XI, nëpërmjet të parit të tyre Arianit Komnen Golemi Topisë, sidomos në shek. XV-XVI. Një nga figurat e shquara të shek.XV është Gjergj Arianiti, i cili organizoi qëndresën kundër pushtuesve osman më 1431-1432 e më pas në grykat e Labërisë. Me bëmat e tij, Gjergj Arianiti mori përgëzimet e Fuqive të Mëdha të Europës të asaj kohe. Edhe pse ishte aleat me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun dhe vjehrri i tij, pasi Donika, e bija e tij u martua me Skënderbeun, Gjergj Arianiti ishte i pavarur në zoterimet e tij në jug dhe në Shqipërinë e Mesme. Në Kuvendin e Lezhës, më 2 Mars 1444, për t'i bërë ballë rrezikut të pushtimit osman, Gjergj Arianiti u rradhit ndër të parët krerë sundimtarë shqiptarë, në këtë lidhje ushtarake mbarëkombëtare. Në shek.XV-XVI pushtuesit osman e kthyen portin e Vlorës në një nyje të rëndësishme të Adriatikut për pushtimin e Italisë.
Në regjistrin turk të vitit 1520 shënohen 701 familje vendase dhe 531 familje çifute. Kjo dëshmon për një klimë paqësore e tolerancë ndaj çifutëve në qytet në një kohë kur gjetke ata persekutoheshin egërsisht. Kështu qyteti përmblidhte 6300-6500 banorë. Nga Vlora u nisën fuqitë ushtarake osmane kundër Italisë së Jugut, më 1480, kundër kryengritjes së himarjotëve më 1492 dhe shërbeu si bazë e sulltan Sulejmanit kundër Korfuzit, më 1537. Po në këtë vit u ndërtua kështjella e qytetit (aty ku sot ndodhet stadiumi "Flamurtari"), gurët e së cilës u morën nga kështjella e Jangjeçit në Zvërnec dhe nga muri rrethues i Aulonës.


Në shek.XVII-XVIII Vlora ishte një nga limanet më të rëndësishëm të Shqipërisë së Jugut, pas Prevezës, pasi gjiri i saj u siguronte anijeve mbrojtje nga stuhitë. Në skelën e Vlorës ishin ndërtuar depo të mëdha për grumbullimin e prodhimeve buqësore e blegtorale të fshatarësisë, ku përfshiheshin zona e Beratit, Gjirokastrës dhe Myzeqesë. Në eksportin e tij ky qytet zhvillonte tregti më Triesten, Venedikun, Vjenën, Korfuzin, Stambollin, Izmirin, Breshian, Barin, Manastirin, Janinën, Maltën e Qipron. Në portin e Vlorës hynte rregullisht çdo javë vapori austriak "Lloid" dhe ai italian "Pulja", të cilët vetëm për vitin 1904 kishin kryer respektivisht 224 dhe 181 hyrje-dalje. Vlora eksportonte: vaj ulliri - 20.000 fuçi, ullinj të vjelur - 11.000 barrë, kripë - 1.5 milion kilogram, lesh të palarë - 15.000 okë, lëkurë qengji e lepuri - 20.000 copë, breshka - 40.000 copë, shushunja, shpende, dele, kuaj, mish të therur, peshk të kripur, vezë peshku, serë, asfalt, misër, tërshërë, thekër, fasule, dru zjarri, valanidh, mjaltë të bardhë Kanine, verë të Nartës dhe verë "Vlosh" të Vlorës.


Një artikull i kërkuar ishte edhe stralli i gurores së Drashovicës, që përgatitej me blloqe dhe ashkla. Për eksport, gëzofet prej lëkure, velenxat dhe brucat labe ishin artikuj mjaft të preferuar për Istrien, Triesten dhe vendet alpine...Ulliri i markës "Vlonjak", që ishte më i lashtë se marka italiane dhe frënge, dallohej për prodhueshmëri të lartë, vaji dhe regjie lëkure. Në vitin 1900 Vlora regjistronte mbi 100.000 rrënjë ullinj.
Vlora njihet si një vatër e rëndësishme e patriotizmit ndër shekuj, ku përpjekjet për liri, pavarësi dhe prosperitet kanë qenë në shpirtin e çdo vlonjati.
Luftrat kundër pushtimeve të huaja dhe përpjekjet për përhapjen e arsimit shqip bënë që në Vlorë të krijoheshin shumë shoqëri patriotike.
Në vitet 1908-1912 klubi "Labëria" u bë një vatër e ndezur e përpjekjeve për pavarësinë e vendit dhe luftën kundër pushtuesve xhonturq. Kryetar nderi i këtij klubi atdhetar ishte Ismail Qemali. Çelja e shkollës shqipe të Muradies (7 Gusht 1908) ishte një ngjarje e shënuar në jetën arsimore të Vlorës.
Por ngjarja më kulmore e qytetit të Vlorës ishte 28 nëntori 1912 kur plaku i urtë e diplomati i shquar Ismail Qemali, së bashku me delegatët e ardhur nga vise të ndryshme të vendit, shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe njëkohësisht ngriti flamurin kombëtar në Vlorë. Kështu Vlora u bë kryeqyteti i parë i Shqipërisë së pavarur.


Më 25 dhjetor 1914 Vlora u pushtua nga imperializmi italianë. Pas zgjerimit të pushtimit italian nisi rezistenca kundër pushtuesve. Në vitin 1920, pas Kongresit të Lushnjes, u krijuan Komiteti "Mbrojtja Kombëtare" me kryetar Osman Haxhiun, i cili organizoi forcat luftarake në Luftën e Vlorës. Lufta e Vlorës është një nga epopetë më të lavdishme të shqiptarëve. Vlora u kthye në "Termopilet" e Shqipërisë, siç thoshte patrioti Halim Xhelo.
Në vitet 1920-1924 Vlora u përfshi në rrjedhën e proçeseve të demokratizimit të jetës së vendit. Këtu u krijua Federata "Atdheu" (1921) dhe dega e shoqërisë "Bashkimi" (1922). Një rol të madh në këto vite ka lozur edhe shtypi me gazetat "Politika", "Mbrojtja Kombëtare", "Fjala e Lirë", "Shpresa Kombëtare" etj që botoheshin në Vlorë.
Në Luftën e Dytë Botërore Vlora u bë një nga vatrat e rëndësishme të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare kundër pushtuesve nazifashist. Ajo mbajti një barrë të madhe të Luftës dhe kontributi i saj ishte i shquar..

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e qytetit te sarandes..

Mesazh  r_3 prej Mon Dec 13, 2010 9:50 pm



Qyteti i Sarandes ndodhet ne jugperendim te vendit,buze detit Jon dhe eshte port
detar.Ekzistenca e tij permendet per here te pare nen emrin ONHEZEM ne shek I
p.k,sherbente si liman per kalimin nga Epiri ne gadishullin Italik,era juglindore shume e
preshtatshme per kete lundrim njihej me emrin e Onhezmit.Zhvillimin me te madh ky qytet i
vogel e pati nga shek i II-III p.k.Kesaj kohe i perkasi dhe disa renoja buze detit.Ne shek e IV
qyteti riperterihet rreth berthames se pare dhe rethohet me mure mbrojtese 2m te trashe,duke
mbajtur perbrenda rreth 5 ha toke.Brenda keshtjelles ne trajte gjysemrrethi,te perforcuar me
kulla,germimet arkeologjike kane zbuluar rrenoja banesash,sterrerash dhe nje bazilike
paleokristiane te shek V-VI,dyshemeja e te ciles ishte shtruar me moxaik te bukur
shumengjyresh.Ne nje sere aktesh kishtare te viteve 414-516 permendet si seli peshkopesh
dhe si qytet.Ne udherrefyesin e Hieroklit te shek VI del ne skene me emrin Anhiazmi si nje nga
12 qytetet e provinces se Epirit te vjeter.Sherbente si skele e Foinikes (Finiqi).Gjate mesietes
nuk permendet me ne burimet e shkruara.Muri rrethuae i epokes Bizantine ne pjesen
perendimore te qytetit te sotem,rrenojat e nje manastiri paleokristian me emrin Ajiu Saranda
(Dyzet Shenjtoret) qe ngrihet ne shpatin e malit mbi Sarande dhe ndertimi ne fund te shekullit
XVI-fillimi shek XVII i kalase se Lekuresit ne jugelindje te qytetit,tregon se Onhezmi eshte i
lashte,ndonese ne renie,ka vzhduar me emra te tjere.Emri ''Sarande'' hyri ne perdorim ne
fund te vitit 20 te shek te XX.madje deri ne vitin 1930 nga banoret quhej thjesht
''Skele''.Me 1876 ketu ishte nepunes dogane Naim Frasheri.Me 1878 u dogj e u shkaterua
nga banda anetaresh greke te ardhur nga korfuzi.Me 1927 kishte rreth 800 banore dhe nuk
hynte ne rradhen e Qyteteve.Dicka me shume u rit ne vitet 30-40,kur u zhvillua tregetia,u
ndertuan,dyqane,magazina,shtepi te tregetareve etj.Ne fillim te viteve 30 te shek te XX mer
trajte dhe urbanistika e Sarandes,vendosia e rugeve dhe e ndertesave shkalle-shkalle,u hap
shetitorja anes bregdetit (qe ne ditet tona eshte dyfishuar),u ndertua moli i ri,muri mbrojtes ndaj
dallgeve dhe 3 ruget kryesore.Saranda eshte porti i trete ne vend nga rendesia pas Duresit
dhe Vlores.Ne ditet e sotme Saranda cilesohet si nje nga qytetet Perla te Shqiperise dhe
aktiviteti i saj eshte bazuar kryesisht ne turizem dhe ne perpunimin portual.Ne vitin 1990
popullsia e saj qe rreth 16.400 banore.Numri i banoreve te rrethit te Sarandes (sipas
statistikave te vitit 1993) eshte 53.730 banore,ndersa siperfaqia eshte 1097km2

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e qytetit te Gjirokasters

Mesazh  r_3 prej Mon Dec 13, 2010 9:51 pm



Prejardhja e emrit të Gjirokastrës ka një shpjegim mitik dhe dy të tjerë me natyrë më historike. Sipas legjendës, gjatë rrethimit përfundimtar të qytetit nga turqit, Princesha Argjiro, motra e zotit të qytetit u hodh nga muret e kalasë bashkë me djalin e saj për të mos rënë e gjallë në duart e armikut. Që këtu rrodhi edhe emri “kalaja e Argjirosë”. (Por kjo duket e pamundur mbasi emri i qytetit përmendet që në kohën e Bizantit, pra para pushtimit osman). Sipas një shpjegimi tjetër më pak poetik, qyteti e ka marrë emrin sipas fjalës greke argjend, argyrokastron, që lidhet me ngjyrën e përhime të mureve, rrugëve dhe çative prej guri, të cilat vezullojnë si argjend kur lagen nga shiu. Një shpjegim tjetër lidhet me emrin e një fisi vendas që jetonte pranë Gjirokastrës: Argjirët.

Qyteti i sotëm i Gjirokastrës përfshin Qytetin e Vjetër, me kalanë (bërthama e parë e vendbanimit) dhe lagjet e tipit osman, ndërtuar mbi kreshta, që vijnë duke u larguar nga kalaja deri në tabanin e luginës, ku ndodhen ndërtimet bashkëkohore dhe kompleksi universitar. Lagjet tradicionale shtrihen në formë rrezesh rreth kalasë me emrat: Cfakë, Dunavat, Manalat, Palorto, Varosh, Meçite, Hazmurat, Pazari i Vjetër.

Historia e hershme e qytetit është relativisht e panjohur. Për shkak të afërsisë me qendrat klasike dhe helenistike: Jerma (Antigonea) dhe qyteti romak Adrianopolis pranë fshatit Sofratikë, është menduar shpesh që vendbanimi më i hershëm në Gjirokastër është kalaja mesjetare. Por mbi këtë tezë janë hedhur dyshime pasi zbulimet brenda në kala kanë nxjerrë në dritë qeramikë në 4 faza të ndryshme banimi përpara periudhës osmane: në shekujt V - II p.e.s., shekujt V - VII e.j., shekujt IX-X dhe shekujt XII - XIII. Më e hershmja nga këto faza solli gjurmë të një muri të konsiderueshëm ndërtuar me blloqe, gjë që bën të mendosh që ka pasur një fortifikim të rëndësishëm të periudhës para romake në këtë anë të luginës së lumit Drino (para vitit 168 p.e.s).

Për herë të parë burimet historike e përmendin qytetin me 1336, kur kronisti bizantin Johan Kantakuzeni shkruan për Argyrókastron. Nën Despotatin e Epirit, qyteti dhe rrethinat ishin nën sundimin e familjes feudale Zenebishi. Ndërsa Perandoria Osmane zgjerohej në Europë në fundin e shekullit të XIV, Gjirokastra ra nën ndikimin e sulltanëve dhe sundimtarët e saj u bënë vasalë të tij. Një nga Zenebishët përmendet se udhëhoqi një grup burrash nën komandën e Sulltan Bajazidit I (1389-1402), kur ky u mund nga Timurlengu i mongolëve në betejën e Ankarasë, më 1402. Më 1419 qyteti ra nën sundimin e plotë të Turqisë, ndërkohë që sipas regjistrave te taksave më 1431-32, ai kishte 163 shtëpi.

Kalaja ka pasur gjithnjë para së gjithash funksion ushtarak. Megjithëse kishte banesa brenda mureve, ato ishin të paracaktuara për garnizonin dhe dinjitarët e rëndësishëm. Ndërkohë gjatë Mesjetës, qyteti u zhvillua jashtë mureve të saj. Zbulime për banime të hershme në qytet nuk ka, megjithëse, në një rezidencë episkopale që ndodhej nën përkujtimoren e dikurshme, sot të zhdukur të Enver Hoxhës, është gjendur një kapitel i gdhendur bukur i shekullit të XIII. Në shekujt XVI dhe XVII qyteti, si qendër kryesore e Sanxhakut të Shqipërisë (Sanxhak quheshin njësitë kryesore administrative turke në periudhën e hershme të Perandorisë Osmane) qyteti lulëzoi dhe, si rezultat, lagjet e tij u zgjeruan me 434 shtëpi më 1583, që shënon pothuaj dyfishim brenda një shekulli. Kjo ndodhi në radhë të parë për shkak të një lëvizje të përgjithshme të popullsisë nga fshati në qytet. Rritja vazhdoi edhe kur qendra rajonale administrative kaloi në Delvinë, në kohën e Sulltan Sulejmanit të Shkëlqyerit (1520-1566). Gjirokastra mbeti një qendër administrative si seli e kadiut (gjykatës) dhe shumë banesa e xhami që mbijetuan deri në ditët tona datojnë në këtë periudhë. Popullsia e qytetit duket të ketë mbetur e njëjtë në shekujt XVIII dhe XIX.
Më 1811, qyteti ra në duart e Ali Pashë Tepelenës. Ai u kujdes që të kryheshin punime të reja fortifikuese në kala, si dhe të ndërtohej një ujësjellës 12 km i gjatë, që merrte ujë në malin e Sopotit. Ujësjellësi prej guri u vizatua nga piktori i famshëm britanik Eduard Lear (shih foton), i cili udhëtoi mjaft nëpër këtë krahinë. Ujësjellësi u shemb më 1932, por mbi lagjen “Dunavat” ka mbetur ende një hark i tij, që njihet me emrin “Ura e Ali Pashës”. Pasi Ali Pasha u vra nga forcat e Portës së Lartë (kështu quhej oborri i sulltanit në Stamboll), qyteti vazhdoi të funksiononte si qendër administrative, qendër tregtimi e bagëtive, leshit, shajakut, prodhimeve blegtorale, të mëndafshit dhe qëndistarisë.
Gjirokastra ka qenë gjithnjë vatër patriotizmi duke qëndruar në vijën e parë të përpjekjeve për identitet kombëtar shqiptar në shekullin XIX. Më 1880 Kuvendi i Gjirokastrës mbështeti aktivisht kauzën e vetëvendosjes dhe rezistencës ndaj sundimit otoman. Më 1908, u hap shkolla e parë shqipe në qytet me emrin “Iliria” dhe më pas u krijuan një sërë shoqatash e klubesh patriotike.

Në fillimet e shekullit XX Gjirokastra u bë një çështje e rëndësishme, ndërkohë që përcaktoheshin kufijtë e Shqipërisë së sotme. Për një periudhë që pasoi shpalljen e Pavarësisë Kombëtare më 28 nëntor 1912, ajo ishte pjesë e “Republikës Autonome të Epirit” nën gjeneralin Zografos, i cili kërkonte bashkim me Greqinë, por, pas Luftës I Botërore, fuqitë e Antantës (Britania, Franca dhe Rusia) e bindën Greqinë që të tërhiqte pretendimet e saj nga kjo hapësirë me shumicë shqiptare. Kufiri i tanishëm u ratifikua më 1921.

Gjatë mbretërimit të mbretit Zog (1828-1939) Gjirokastra u bë një nga qendrat më të rëndësishme kulturore dhe ekonomike të vendit. Në këtë periudhë u ndërtua edhe burgu i madh në Kala. Gjatë pushtimit fashist që pasoi, qyteti ishte qendër e rezistencës kundër forcave italiane dhe më pas atyre naziste. Krahinat rrotull Gjirokastrës u çliruan më 1944 nga forcat partizane, duke shërbyer si bazë për çlirimin e gjithë vendit më nëntor 1944.

Vitet e komunizmit shënuan përpjekje për një industrializim në shkallë të gjerë, por edhe përpjekje të mëdha për të mbrojtur trashëgiminë kulturore unikale të qytetit (për hollësi shihni seksionin e veçantë kushtuar periudhës komuniste). Rënia e komunizmit në fund të vitit 1990, e gjeti ekonominë e Gjirokastrës tashmë në rënie të shpejtë. Për të mbajtur punësim të plotë të popullsisë, komunistët kishin mbingarkuar me forcë pune përtej nevojave komplekset industriale të vjetruara dhe jo efiçente. Kështu që rënia e sistemit komunizmit, shkaktoi humbjen katastrofike të mijëra vendeve të punës. Me mijëra vetë emigruan ose u drejtuan në Tiranë në kërkim të punës. Trazirat që pasuan rënien e komunizmit shënuan edhe grabitje në Muzeun Kombëtar të Armëve. Statuja e madhe e Enver Hoxhës u rrëzua, duke ia lënë vendin parkimit të një bar restoranti.

Sapo nisi të dalë ngadalë nga kaosi fillestar pas rënies së komunizmit, Gjirokastra ra më 1997 në një kaos të ri pas rënies së skemave mashtruese piramidale, ku mijëra familje humbën kursimet e tyre. Një pjesë e konsiderueshme e Pazarit u dogj ose u dëmtua gjatë kësaj kohe kur qyteti lëngonte në një gjendje rrethimi dhe njerëzit luftonin për mbijetesë në një mjedis të dhunshëm dhe në mungesë të ligjit. Kriza shkaktoi një tjetër emigracion masiv dhe braktisje të ndërtesave historike, që nisën të prishen dhe të rrëzohen. Ditët e Qytetit-muze dukeshin të largëta, në një kohë kur shteti ishte i pazoti të kryente detyrën e vet ligjore për të financuar mirëmbajtjen dhe ruajtjen e ndërtesave historike të Gjirokastrës.

Sot Gjirokastra është duke u ringjallur. Baza e ekonomisë është bujqësia, por në rajon po rritet dhe industria e përpunimit të ushqimit, duke shfrytëzuar mundësinë që jep prodhimi i frutave, perimeve dhe nënprodukteve blegtorale. Qyteti ka universitet dhe është qendër administrative rajonale. Turizmi po tregon se është një nga shpresat më të mëdha për zhvillimin ekonomik të qytetit, duke u bazuar në trashëgiminë unikale kulturore, historike dhe arkitekturore.


Edituar për herë të fundit nga r_3 në Mon Dec 13, 2010 9:58 pm, edituar 1 herë gjithsej

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e qytetit te korces

Mesazh  r_3 prej Mon Dec 13, 2010 9:56 pm



Historia
Është vërtetuar nga studiuesit se zona ku nodhet sot qyteti
ka qenë e banuar që në kohët e lashta. Kështu, në rrethinën e qytetit
është gjetur ndër të tjera edhe një kodër varrimi e vjetër diku rreth 7
mijë vjetë me një diametër prej 10.47 metrash dhe lartësi 114
centimetra.
Ekonomia
Ekonomia e qytetit të Korçës i ka
themelet e saj ne zhvillimin bujqësor, por nuk mund të lihen pa
përmendur bizneset e mëdha të qytetit të cilat përfshijnë kryesisht
sektorin e ndërtimit civil dhe prodhimin e materialeve të ndërtimit,
sektorin ushqimor dhe atë të shërbimeve. Edhe pse Korça ofron mundësi
të mira për zhvillimin e turizmit, ngelet akoma shumë për të bërë në
këtë drejtim. Niveli ekonomik i qytetit aktualisht ndodhet në një
rritje kostante edhe pse duhet të sigurohet akoma stabiliteti ekonomik
sipas standarteve të BE-së.
Kultura
Korça përbën një nga qendrat
kulturore më të rëndësishme të Shqipërisë. Vetë muzeumet e shumta në
qytet përshkruajnë aktivitetin kulturor ndër shekuj. Është e mirënjohur
shkolla e parë shqipe në këtë qytet që daton në vitin 1887, shkolla e
parë ne Shqiperi për vajza, si dhe liceu Francez i ndërtuar në vitin
1917. Edhe pse ndër vite qyteti ka qënë pushtuar disa herë, ndikimet e
huaja përbejnë një pjesë të vogël te kulturës korçare
Transporti
Korça
është një nyje e rëndësishme për trasportin shqiptar. Qyteti ndodhet
181Km larg kryeqytetit. Aksi rrugor Korçë-Tiranë është pothuajse
tërësisht i rindërtuar dhe largësia kohore është rreth 3 orë. Aksi
rrugor Korçë-Kapshticë (Doganë) është nga të paktat rrugë në Shqipëri
që plotësojne standartet ndërkombëtare dhe mund të përshkohet në rreth
30'. Korça shërben edhe si pikë-lidhje me zonën Jugore të Shqipërisë,
por në këtë drejtim rrugët lënë shumë për të dëshiruar dhe ngelet akoma
shumë për të bërë. Linja hekurudhore kombëtare nuk ka perfshirë këtë
qytet për arsye te trajtave të ashpra të relievit. Vitet e fundit janë
bërë shumë investime dhe pritet që brënda pesë-vjeçarit të ardhshëm të
përmirësohet më tej sektori i transportit.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e qytetit te Tepelenes

Mesazh  r_3 prej Mon Dec 13, 2010 10:27 pm



Ne shekujt e pare te e.s. u vu re nje nderprerje e veprimtarise fortifikuese, qe perkon me te ashtequajturen “paqe romake”, por me tej për te perballuar dyndjet e barbareve dhe levizjet e brendshme ndertimet u gjalleruan. Ne kete periudhe te vone antike ne Tepelene u zhvilluan ndertime ne pika kyce, ne qytet dhe ne nyjet rrugore. Historianet trajtojne si te kesaj periudhe punimet ne Kalivac, Zharre, Qesarat (ku janë gjetur qypa, gdhendje mermeri e mbeturina te nje banje antike)…

Ne lashtesi, Tepelena bente pjese ne treven e Kaonise. Zona e Buzit lidhej me iliret e Antipatrese (Beratit), Krahesi me Bylynet (Mallakaster) dhe Lopesi me Amantinet (Plloca e Vlores). Ne fundin e shekullit te 9-te, Tepelena hyn ne Themen e Nikopopjes pastaj ne Despotatin e Epirit.Nga fundi i shekullit te 14-te, filloi depertimi i turqve ne Shqiperine e Jugut. Ky pushtim, perpjekjet për rregjistrimin e popullsise dhe për ndryshimet e fese se krishtere iu kundeshtuan me arme ne dore… Ne vitin 1492 ndaloi ne Tepelene për 24 dite, ekspedita ndeshkimore e sulltan Bajazitit te II. Ne shekullin e XVI, Tepelena bente pjese ne sanxhakun e Vlores. Nga fundi i ketij shekulli, filloi islamizimi masiv duke bere kerdine ne lemin e taksave dhe ne jeten shoqerore.

Tepelena është një vendbanim i hershem që lidhet me ndërtimin e një keshtjelle në shek IV-VI, të ngritur në këtë pikë strategjike në kryqëzimin e rrugëve të Vjosës, grykës së Këlcyres, Drinosit dhe Mallakastrës. Poshtë kështjellës rruhen gjurmë të një ure të madhe, pjesa e pare me harqe të shekullit të dytë. Pesë fazat e tjera janë ngritur nga shekulli VI deri XIX. Ajo u shkaterrua nga pushtuesit Osman në 1492.Në shekullin XVII Tepelena kishte 250 shtepi. Me 1789 Tepelenën e shtiu në dore Ali pash Tepelena. Kalaja aktuale u rindertua prej tij me 1819 me nje sipërfaqe 4-5 ha me tre hyrje dhe 3 kulla. Deri më 1820 ka qënë rezidenca e dytë e ApT. Më 1918 u krijua Klubi Atdhetar “Bashkimi” me pjesmarrjen aktive të patriotit Avni Rustemi, që në atë periudhë ishte mesues në Tepelenë.

Rrethi i Tepelenës është një nga 36-të rrethet e Shqipërisë. Rrethi i Tepelenës ka 55,000 banorë (sipas 2005), një sipërfaqe prej 817 km2.Në rrethin e Tepelenës mbizotëron relievi kodrinoro-malor. Lartesia mesatare mbi nivelin e detit është 732 m. Pika më e lartë gjendet në majën e Këndrevicës 2122 m, ndërsa më e ulta 105 metra në luginën e Vjosës. Litologjia e Tepelenës më së shumti përfaqesohet nga gëlqerorët, të cilat herë shfaqen pllakë e herë masive kompakte. Në këto të fundit, janë të zhvilluara puset, shpellatspeleologjisë turistike e studimore. Sizmika në rreth është tepër aktive. Fuqia sizmike e hasur në 1920 ka arritur në magnitudë 5.8 dhe intensitet 9 ballë. Tërmete të tjera ka patur dhe në vitet 1963, 1969 dhe 1978. Rrethi i Tepelenës ndodhet në zonën e klimes mesdhetare kodrinore e malore. Temperatura mesatare vjetore është 15.3 gradë celsius, ndërsa mesatarja vjetore e rreshjeve është 1426 mm. Ujrat sipërfaqesore përfaqësohen nga ato te lumit Vjosa dhe të degëve të tij (Drino-Bençe-Luftinje). Ujrat nëntokësore përfaqesohen nga burimet masive karstike si Uji i Ftohtë Tepelenë, Hormovë, Lekel, Bençë, Gurra në Progonat, Bambulli në Dukaj. dhe format e tjera karstike, mbi e nën tokësore me një interes të veçantë në fushën e turizmit dhe

Rrethi i Tepelenës ështëe i pasur me bimësi, si në lloje ashtu dhe në shtrirje. Në të ndeshen nga brezi i shkurreve, qe shtrihet deri ne lartesine 600-800 metra, brezi i dushkut 800-1200 metra, pyjet fletëgjere, halore e të perzier dhe deri në kullotat alpine me lartësi mbi 1000m.Kryeqendër e rrethit ështëTepelena.

Memaliaj
Qyteti Memaliaj është krijuar më 1946 si qëndër industriale për prodhimin dhe shfrytezimin e mineralit qymyrguri, por vëmëndja për kete zonë të pasur kishte lindur ne vitet ‘30 me ekspeditat e ndryshme te specialistve italian .Gjatë periudhes së monizmit Memaliaj ishte nje nga qëndrat prodhuese me kryesore të vendit.Në vitin 1990 ajo arriti kapacitetin 500.000 ton në vit.Me ndërrimin e sistemeve rëndesia e minierës u ul ndjeshëm.Kriza ekonomike dhe veshtirsitë e një ekonomie tregu bën që miniera të shkoj drejt mbylljes. Qyetit Memaliaj është i vendosur rreth 7 km në veri të Tepelenës.
Uji i Ftohtë është një zonë turistike 8 km në jugë qytetit të Tepelenës. Ka marrë emrin “Uji i Ftohtë” sepse zona është e mbizoteruar nga burime natyrore-shkëmbore ku uji rrjedh gjithmonë i ftohtë dhe i pastër. Kompania e ujit mineral “Tepelena”, ka ndërtuar një fabrikë prodhimi ku si lëndë e parë përdoret uji nga burimet e zonës.

Prodhimi i ujit, ështe një nga të ardhurat kryesore të rrethit, dhe përbënn një nga firmat më të suksesëshme të ujit mineral në rajon.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e qytetit te Lushnjes

Mesazh  r_3 prej Mon Dec 13, 2010 10:29 pm



Si qendёr e banuar Lushnja u krijua ne shek.XV dhe quhej “Lusme”. I pari regjistrim dokumentar i popullsisё sё Myzeqesё gjendet nё defterin turk te vitit 1431, ku Myzeqeja kishte 33 fshatra dhe 58 familje kurse Lushnja qё nё kёtё periudhё ishte njё katund na paraqitet me 15 shtёpi dhe 100 banorё.

Nё vitin 1850 Lushnja na paraqitet pёrsёri si katund dhe nё kёtё periudhё mori emrin Lushnje nga emri i njёrёs prej grave tё Pashait tё Beratit, Salushes tё cilёs kёtё territor ia bёri si dhuratё.

Lushnja filloi te dallohet si qendёr dhe tё marrё njё rёndёsi tё veçantё nё vitin 1970 duke u bёrё qendёr kёmbimi midis tregjeve te Beratit, jugut dhe veriut. Lushnja u bё qendra e tё gjithё krahinёs pёrreth.Rregjistrimet zyrtare pёr herё tё parё i gjejmё nё vitin 1923 ku duke pёrfshirё dhe zonёn e Libofshёs, Lushnja ka 28.348 banorё kurse nё vitin 1937 territori i Lushnjes ka nje siperfaqe 834 km² dhe nje popullsi prej 46.420 banorё.

Nga viti 1924-1939 Lushnja pati njё shtesё vetёm prej 18.000 banorё.Gjatё kёtij 15 vjecari ne territorin e Lushnjes erdhёn rreth 500 familje kosovare qё u shpёrndanё nё 30 fshatra, por edhe nga rrethi i Skraparit, pak familje çamёsh e çobanёsh. Ardhje qё vazhduan edhe nё vitet ne vazhdim. Rrethi i Lushnjes kishte 63 çifligje me 11.157ha tokё.

Banorёt e kёtyre viteve mbajnё emrin “Myzeqar”qё do tё thotё njerёz me prirje pёr muzikё, fakt i cili vёrtetohet edhe sot kur kёngёt myzeqare janё mё tё mirat dhe mё tё kёrkuarat e kёtij kombi.

Qyteti i Lushnjes mori pjesё aktive ne Shpalljen e Pavarsisё mё 1912.Nje moment historik tepёr i rёndёsishёm ёshtё “Kongresi i Lushnjes” qё u mbajt nё 21-31 Janar tё vitit 1920 nё tё cilin Tirana shpallet Kryeqyteti i Shqipёrisё. Nё 14 gusht 1920 nё kёtё qytet u mbajt Kongresi i Arsimit.

Mori pjesё aktive ne Luftёn Antifashiste –Nacionalçlirimtare dhe nё luftёn pёr pёrmbysjen e sistemit Komunist.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e qytetit te Fierit

Mesazh  r_3 prej Mon Dec 13, 2010 10:30 pm



Rrethi i Fierit perben njeren nga 36 ndarjet territoriale te Republikes se Shqiperise te quajtura rrethe. Ai shtrihet ne rajonin perendimor te vendit duke zene pjesen jugore te Fushes se Myzeqese. Territori i tij ndodhet midis ketyre koordinatave gjeografike: gjeresi gjeografike 40o57'05", (veri) dhe 40o33'06", (jug) si dhe gjatesi gjeografike prej 19o49'48" ne lindje dhe 19o18'29" ne perendim.
Fieri kufizohet nga veriu me rrethin e Lushnjes, ne lindje me rrethin e Beratit, ne juglindje me rrethin e Mallakastres, ndersa ne jug me rrethin e Vlores. Brenda kufijve te ketij rrethi shtrihet nje siperfaqe toke prej 793 km2 dhe nje popullsi prej 254 123 banoresh1.
Ketu perfshihen edhe qytetet Fier, Patos, Roskovec dhe 117 vendbanime rurale (fshatare). Fieri ka nje dalje te gjere ne detin Adriatik duke filluar nga grykederdhja e Lumit Seman ne veri e gjere ne grykederdhjen e Lumit Vjosa ne jug. Territori ka nje reliev kryesisht fushor me nje lartesi mesatare prej 154 m mbi nivelin e detit. Ne pjesen veriore dhe perendimore te rrethit shtrihet fusha e Myzeqese se vogel kurse ne pjesen juglindore shtrihet zona kodrinore e Mallakastres, e cila sherben si zone nderlidhjeje ndermjet ultesires perendimore dhe krahines malore jugore.
Ultersira e Myzeqese se Vogel qe shtrihet nga Semani ne Vjose nuk eshte krejt e rrafshet. Ne te shtrihen ne drejtimin jug-veri krodrat e Ardenices (174 m). Kjo fushe eshte perbere nga toka argjilore te papershkueshme. Ujerat nentokesore jane shume afer siperfaqes se tokes duke ndikuar shume ne perberjen e lageshtires ne kete treve.
1. Vjetari Statistikor Fier.1999
Formimi gjeologjik i kesaj ultesire eshte bere rreth 1.5-2 milion vjet me pare kur Semani dhe Vjosa filluan depozitimet e tyre aluvionale duke krijuar formacione lyshterore. Perberja e tokave eshte e tipit kafe, te kripura, te kripura te bardha, sodike etj. Kodrat qe pershkojne kete fushe perbehen nga masa te periudhes neogjenike. Ato nderpriten ne veri te qytetit ne bregun e lumit Seman, per te vazhduar ne vargun e kodrave te Pojanit (105 m) dhe te Peshtanit. Ketu ndodhet edhe kuota me e larte e tyre prej 302 m, Likovuni. Me ne jug te kodrave te Peshtanit ngrihet kurrizi kodrinor i Varibobit i cili zbret drejt lumit Vjosa.
Ne pjesen juglindore te Fierit shtrihet zona kodrinore e Mallakastres (se bute). Kodrat e saj shtrihen ne lartesine 200-300 m dhe jane te perbera prej flishit, molasave dhe gelqeroreve. Keto formacione ulen gradualisht drejt veriut deri sa zhduken ne Myzeqe. Pergjate ketyre kodrave dhe lumit Vjosa shtrihet fusha e Cakranit, e cila vazhdon pergjate lumit deri ne afersi te Hekalit. Ne pjesen jugore te Fierit pergjate bregut te djathte te Vjoses se Poshtme ndodhet edhe fusha e Frakulles, midis Myzeqese dhe fushes se Cakranit. Hidrografia e rrethit te Fierit perbehet nga lumenjte Seman, dega e tij Gjanica dhe Vjosa e Poshtme. Lumi i Semanit pershkon me dredhime 61 km ne Fier ne fushen e Myzeqese. Ne veri te qytetit prane fshatit Mbrostar ai merr me vete edhe Gjanicen, dhe derdhet ne det duke formuar nje delte te madhe. Gjanica eshte nje nga afluentet e Semanit. Pasi pershkon 42 km pergjate Mallakastres, ajo futet ne qytetin e Fierit dhe me pas bashkohet me Semanin. Lumi i Vjoses pershkon 75 km te rrjedhes se tij te poshtme duke sherbyer si kufi midis rretheve Fier dhe Vlore. Klima eshte tipike mesdhetare me vere te ngrohte dhe te thate dhe dimer te bute dhe te lagesht.
Temperatura mesatare vjetore eshte 15oC. Muaji me i ftohte Janari karakterizohet nga nje mesatare prej 7.2oC, ndersa muaji me i ngrohte Korriku shenon nje mesatare prej 23-24oC. Rreshjet bien ne forme shiu, kryesisht ne stinen e dimrit. Sasia mesatare e tyre arrin shifrat 986-1000 mm. Rrezatimi diellor llogaritet ne 226.32 kwh/m2 duke numeruar rreth 2000 ore ne vit. Kushtet e favorshme klimaterike dhe relievi i alternuar fushoro-kodrinor, pasurite ne faune dhe flore, me pellgje ujore kane ndikuar ne popullimin e kesaj treve qysh ne periudhen prejhistorike.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e qytetit te Mallakastres

Mesazh  r_3 prej Mon Dec 13, 2010 10:33 pm



Reformat e Tanzimatit ishin reforma me permbajtje kapitaliste. Ato do ti jepnin tjeter pamje Perandorise Osmane dhe filluan te zbatohen ne Shqiperi gjate vitit 1845.

Sipas tyre shqiptaret nuk njiheshin si kombesi me vete, ndersa mbi popullsine vendosej nje sistem i ri taksash si dhe futej sherbimi i rregullt ushtarak. Keto masa shoqeroheshin me riorganizimin dhe me vendosjen e administrates se re turke. Ne keto kushte filloi pakenaqesia e masave popullore ndaj autoriteteve osmane. Shkaku kryesor i saj ishte rekrutimi ushtarak dhe aplikimi i taksave nga nje administrate krejtesisht e huaj, turke. Kjo administrate shihej me armiqesi sepse, nga njera ane ajo nuk njihte gjuhen dhe zakonet e vendit, ndersa nga ana tjeter ajo kishe ardhur me deshiren per tu pasuruar nepermjet korrupsionit dhe abuzimeve. Per ti bere balle zbatimit te reformave, qe godiste interesat e tyre kreret e Shqiperise se jugut u mblodhen ne qershor te vitit 1847 ne Mesaplik te Vlores. Ketu u formua beselidhja e perfaqesuesve te Shqiperise se Jugut qe u quajt “Lidhja Kombetare Shqiptare”. Kjo organizate mori vendime me karakter politike. Nga Lidhja doli Komiteti i kryengritjes me ne krye Zenel Gjoleken. Ky komitet caktoi ne kete kuvend drejtimet e kryengritjes dhe frontet e luftimeve. Organizimin e kryengritjes ne krahinen e Mallakastres e mori persiper Rrapo Hekali.

Emri i vertete i Rrapo Hekalit ishte Rrapo Hasani. Ai rridhte nga nje familje me origjine nga fshati Hekal. Pasi sherbeu per nje kohe te gjate si ushtarak ne ushtrine turke ne Arabi, Rrapua beri karriere ushtarake duke u graduar oficer, ku grumbulloi nje fare pasurie. Me keto para ku u kthye ne atdhe dhe bleu nje çiflig ne Levan (Fier), ku nisi administrimin e tij. Ne fillimet e Tanzimatit Rrapo Hekali u pozicionua si kundershtar i tij. Fillimi i rekrutimit ushtarak dhe taksa e xhelepit, beri qe ne maj te vitit 1847 te shperthente kryengritja antiturke, ku ai luajti nje nga rolet kryesore. Gjate zhvillimit te saj Rrapua thirri kuvendin e quajtur Beselidhja e Sinjes, ne te cilen mori pjese paria e Mallakastres1 dhe krahines se lumit te Vlores.

Udheheqesit e Mallakastres ishin: Rrapo Hekali, Zeqo Xhafo Karbunara, Orhan Bardha, Shaban Peshtani, Zenel Xhafo Aranitasi, Lulo Duraj dhe Yzeir Mahmutaj nga Kalenja, Luman Elmazi nga Drizari, Yzeir Cakrani, Sulo e Muço Zeneli nga Greshica, Hyso Qesarati, Dule Mato, Sadik Luftinja, dhe Sulejman Çelo Toçi.
Ketu komanda qendrore iu caktua Rrapo Hekalit, i cili do te drejtonte formacionet e kryengritjes. Pas kesaj mbledhjeje Rrapua shkoi ne fshatin e lindjes ne Hekal dhe aty mblodhi popullin e fshatrave Aranitas, Klos, Kalenje, Cakran. Kjo mbledhje u pasua nga ajo e Povles ku u be bashkimi i luftetareve te Mallakastres, Myzeqese dhe lumit te Vlores, nen thirrjen “Besa-Bese”. Autoritetet turke te Beratit vendosen qe ne kushtet e zgjerimit te kryengritjes ta shtypnin ate, duke derguar trupat e tyre drejt Mallakastres se Siperme, ku ndodhej qendra e levizjes.

Ndeshja kryesore midis forcave osmane te drejtuar nga komandanti i tyre Hysen Pashe Vrioni dhe kryengritesve te drejtuar nga Rrapo Hekali, u be ne korrik 1847 ne fshatin Greshice. Pozicionet midis dy forcave kundershtuese kalonin ne nje front prej 3.5 km. Forcat osmane kishin nje efektiv prej 2400 ushtaresh,1 kurse forcat e kryengritesve arrinin ne 800 veta. Luftimet ne Greshice zgjaten 3 dite e 3 nete dhe perfunduan me thyerjen e ushtrise turke. U vrane 230 ushtare, u kapen rob edhe tre komandantet e batalioneve, midis tyre Isuf Bej Vrionin, Islam dhe Sulce beun. Kryekomandanti i ekspedites Hysen Pashe Vrioni mundi te çante rrethimin dhe nepermjet Gradishtes, Rromesit e Cakranit mberriti ne Fier, me nje pjese te forcave te shperndara nga luftimet.

Pas ketij suksesi kryengritesit ekzekutuan ne Sinje tre komandantet turq dhe ju drejtuan Beratit, te cilin e pushtuan ne 1 Gusht 1847. Kjo ishte nje tjeter arritje e rendesishme e kesaj levizjeje popullore, me e suksesshmja ngjarje e kryengritjes se Shqiperise se jugut kunder Tanzimatit. E shqetesuar per perpjestimet e luftimeve, Porta e Larte mori masa emergjente, duke derguar kunder kryengritesve te Rrapo Hekalit, Serasqerin e Rumelise Derbihor Reshit Pashen. Ai u nis nga Manastiri ne krye te 15 000 ushtareve te inkuadruar ne 7 divizione, dhe te paisur me artileri te lehte malore. Pas luftimeve te pabarabarta kryengritesit e braktisen qytetin e Beratit dhe u shperndane per te vazhduar qendresen te organizuar ne çeta. Me shtypjen perfundimtare te kryengritjes se vitit 1847 ne Shqiperine e jugut autoritetet turke munden te arrestonin Rrapo Hekalin.

Eqerem Yzeiri “130 vjetori i kryengritjes antiosmane e antifeudale te fshataresise se Mallakastres”, “Veprimet luftarake te kryengritjes fshatare te Mallakastres me 1847” fq. 42- 51, Fier 1978


Pasi e burgosen ne burgun e Manastirit ate e ekzekutuan mesnaten e 30 Dhjetorit 1847. Versioni zyrtar per vdekjen e tij ishte se ajo u shkaktua nga semundja e tifos. Pas shtypjes se kryengritjes ushtria turke beri raprezalje te renda ne Mallakaster, duke djegur fshatra te tille si: Greshica, Klosi dhe Fratari. Me vone me amnistine e vendosur fshataret iu rikthyen jetes se perditshme, megjithese vendi ishte rrenuar dhe ne Mallakastren e siperme gjithçka duhej te niste perseri nga e para. Disa vite me vone Porta e Larte perveç reformavve te lena pergjysme realizoi edhe reformen administrative. Treva e Fierit u fut ne vilajetin e Janines. Myzeqeja dhe Mallakastra ne kete vilajet gezonin statusin e Nahijeve. Me kete status ato qendruan deri ne Shpalljen e Pavaresise se Shqiperise ne 1912. Nahija administrohej nga Mydiri. Prane tij vepronte keshilli administrativ konsultativ (Mexhlis-i idare). Mexhlisi diskutonte te gjitha çeshtjet qe i perkisnin administrimit te Nahijes (krahinave).

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e qytetit te Skraparit

Mesazh  r_3 prej Mon Dec 13, 2010 10:34 pm



Vendbanimet e vetë popullsia e Skraparit historikisht i ka ndërtuar kryesisht mbi një terren të thellë malor. Pjesa më e madhe e tyre ka qenë e përqendruar në luginën e Osumit. Dendësi më të madhe me vendbanime kanë patur zonat në krahun e majtë të Osumit, të cilat dukej se ofronin kushte natyrorë më të mire dhe më tepër mundësi ekonomike për jetesë. Ndërsa një pjesë e vogël vendbanimesh janë ndërtuar përgjatë luginës së lumit Tomorrica (degë e majtë e Devollit), nga e cila ka marrë edhe emrin krahina.
Nga të dhënat e deritansihme del se në trevat e Skraparit janë vërejtur gjurmë të ekzistencës së jetës qytetare qysh në kohët më të lashta. Kryesore është se kjo jetë nuk është ndërprerë thuajse asnjëherë për të arritur e plotë deri në ditët tona.
Vend-ndodhja e banimeve të lashtë në Skrapar dëshmohet me të dhëna të shumta arkeologjike. Deri më sot, në këtë krahinë janë zbuluar mbi 20 qendra banimi me vlera të mëdha për studimin e kulturës ilire të kësaj treve dhe më gjerë. Fondi i madh i të dhënave arkeologjike i ka ndihmuar studiuesit të dalin në përfundimin se jeta njerëzore në to ka filluar të shfaqet qysh në mijëvjeçarin X p.K..
Gjetjet më të rendësishme që flasin për një periudhë të herëshme qytetare janë ato të zbuluara në vend-banimin prehistorik të Vlushës. Për studiuesit Vlusha klasifikohet si një nga pikat ë kryesore në shkallë kombëtare, që hedh dritë mbi kulturën prehistorike të popullit tonë, sipas tyre, materiali arkeologjik i kësaj pike përfaqëson qartazi kulturën qytetare të epokës së Mezolitit dhe Neolitit të hershëm.
Të njëjtën vlerë për studiuesit paraqet edhe pika arkeologjike e fshatit Leshnje. Materiali arkeologjik i kësaj pike, që ndodhet rreth 4 km në veriprëndim të Vlushës, i përket shekullit XIII – X p.K.. Sipas studiuesve, kultura e ofruar nga Leshnja ngjason me kulturën e hershme ilire, të zbuluar në fshatin Tren të Korçës.
Fondin më të madh të gjetjeve arkeologjike në këta dy stacione e përbën qeramika me pikturim. Kjo është një lloj kulture që ngjason në karakteristika e në tipare me qeramikën e zbuluar në shumë qendra arkeologjike të Shqipërisë Jug-Lindore.
Ekzistencën dhe zhvillimin e jetës qytetare ilire, në krahinat e Skraparit e vërtetojnë edhe një numër i madh vendbanimesh të fortifikuar. Siç dihet, kjo kulturë banimi në vendin tonë ka filluar të shfaqet qysh në epokën e Hekurit. Ndërsa në këtë krahinë, të dhënat tregojnë se vendbanime të tillë kanë lindur në periudhën e dytë të Hekurit e në vazhdim. Madje, siç dëshohet nga të dhënat arkeologjike, periudha ndërmjet mijëvjeçarëve V – I p.K., në zonat e Skraparit ka qenë mjaft e zhvilluar. Supozohet që kjo të ketë qenë dhe periudha e lulëzimit më të madh të jetës qytetare Ilire.
Materiale e përmbajtje domethënëse për kulturën Ilire në Skrapar, sjellin zbulimet në vendbanimin e fortifikuar të Gores, në fshatin Potom. Sipas studiuesve, ai daton ndërmjet shekujve IV – II p.K. dhe ka luajtur më tepër rolin e një qendre qytetare vrojtuese. Teknikat e ndërtimit e të punimit të përdorura në Gore, janë të njëjta me kulturën e qytetit antik të Antigonesë. Rolin e një qendre qytetare banimi të fortifikuar e sjell edhe qyteza antike e Tërrovës.
Sipas dëshmive arkeologjike, në shekujt IV – II p.K. jeta qytetare në trevat e fisit ilir të desaretëve njohu një lulëzim edhe më të madh. Pjesë përbërëse e saj mendohet të ketë qenë edhe qyteti Ilir i Zëlënckës. Ky qytet konsiderohet nga arkeologët si paraadhësi i qytetit të Çorovodës. Kjo lidhje bëhet duke u mbështetur si në objektet e shumtë arkeologjikë e muzealë, ashtu në fondin e madh të toponimeve.
Qyteti i Zëlënckës ishte ndërtuar në të dya anët e lumit Osum, të cilat i lidhte ndërmjet tyre ura e Sharovës. Nga kjo urë ruhen në gjendje të mirë këmbët e saj, që arrijnë në një lartësi prej 1.5 m. Madje mbi to është ngritur në kohët e vona ura ekzistuese.
Por qysh nga shekulli II p.K. dhe për shumë kohë më pas të dhënat mbi vazhdimësinë e jetës në këtë qytet janë mjaft të pakëta. Vetëm në shekullin VI, në periudhën e dyndjeve barbare sllave, ky qytet përmendet në publik, por tashmë me një emër të ri CernoVodë (Uji i Zi), sot Çorovodë.
Kur historianët antikë kanë kanë folur për luftërat Iliro-Romake të shek II-III p.K., përveç Antipatreas (Beratit), kanë përmendur edhe vendbanimet e fortifikuar në lindje të saj përgjatë luginës së Apsit (Osumit), si Orgesi, Karagu e Gerunti. Këto qyteza të fortifikuara përkojnë me Bargullasin, Kalanë e Skrparit dhe të Prishtës.
Dihet që një vend me rëndësi në zhvillimin e kulturës qytetare ilire në vendin tonë, zënë vendbanimet qytetarë të tipit kala. Edhe në trevat e Skraparit kjo lloj kulture është mjaft e pranishme dhe është identifikuar nga studiuesit në disa pika. Më e vjetra ndërmjet tyre është Kalaja e Gradecit në Tomorricë, që i përket shekullit VII – VI p.K.
Për nga arkitektura dhe teknikat e punimit, edhe Kalaja e Prishtës përfaqëson një qendër mjaft të zhvilluar të jetës qytetare ilire. Treguesit arkitekturorë të saj janë plotësist të njëjtë me ata të Kalasë së Beratit dhe Irmajt në Gramsh, por ndërkohë ngjasojnë shumë edhe me kalanë e Zgërdheshit në Krujë. Zhvillim më të vrullshëm, jeta qytetare në kala mori në periudhën e antikitetit të vonë. Disa nga kalatë me emër në historinë e trevës së Skraparit janë: Kalaja e Lavdarit, Dhoresit, Bregut të Koronit, Bargullasit, Prishtës, etj.
Traditat e jetës qytetare në kala e vendbanime të fortifikuar, në zonat e Skraparit e ruajtën vazhdimisinë e tyre edhe në periudhat e mëvonshme. Mjafton të përmendim faktin se qytetarët e krahinës ruajnë me kujdes vlerat kuturore të trashëguara nga Kalaja e Skraparit. Kjo kala sipas specialistëve është ndërtuar në të njëjtën kohë me kalanë e Tomorrit.
Kalaja e Skraparit është ngritur në majën e kodrës përballë qytetit të sotëm, e quajtur kodra e Cerovës, dhe që ndahet me të nga lumi Osum.
Një tregues tjetër i vazhdimësisë së jetës mesjetare në Skrapar, janë dhe ndërtimet e banjave (hamamet). Siç dihet, banjat ishin ndërtime ma karakter publik, ku njerëzit përmbushnin mjaft kërkesa të jetës qytetare mesjetare. Tipike për krahinën janë banjat e fshatit Sllatinjë, rreth 5 km në jugperëndim të qytetit të Çorovodës. Sllatinja ëstë një fshat që vazhdon të banohet deri në ditët tona, banjat atje ruhen ende në gjendje relativisht të mirë. Studiuesit mendojnë se këto banja janë të vetme në llojin e tyre, jo vetëm në Skrapar, por në të gjithë vendin.
Që në dekadate para të shek XV-të turqit kishin vënë nën kontroll të plotë trevat shqiptare nga Çamëria në Jug deri në lumin Mat. Të gjitha këto treva bënin pjesë në Sanxhakun e Shqipërisë, ku Skrapari ishte një nga 10 vilajetet e këtij Sanxhaku. Pushtimi turk, ashtu sikurse për të gjithë Shqipërinë, pati pasoja mjaft të rënda edhe për popullsinë e Skraparit. Gjithësesi edhe gjatë kësaj periudhe të vështirë krahina e Skraparit kishte zhvillimin e vet.
Historiani austriak Karl Patch na sjell një të dhënë mjaft të rëndësishme në këtë rrafsh, në shënimet e tij ai hedh dritë mbi një rrugë që niste nga qyteti i Beratit dhe pasi përshkonte një pjesë të luginës së Osumit, kthente në lindje, në kalanë e Tomorrit, priste tërthor Luginën e Tomorricës dhe përfundonte në Korçë.
Praninë e degëzimeve rrugore krahinore e ndërkrahinore gjatë mesjetës e vërtetojnë dhe mjaft ura, të cilat shquhen ehe për teknika ndërtimore solide. Për rëndësinë strategjike të tyre veçojmë urën e Kasabashit dhe urën e Sharovës.
Ura e Kasabashit mund të quhet me të drejtë një monument kulture me vlera të rralla arkitekturore. Ekzizston mendimi se projekti i saj është bërë nga arkitekt Kasëmi, një intelektual me fame evropiane. Sot kjo urë ruhet në gjendje të mirë dhe vazhdon të funksionjë si nyjë kryesore lidhëse midis zonave të krahinës.
Ura e Kasabashit dhe ajo e Sharovës janë ndërtuar mbi dy degë të lumit Osum. Ato ndodhen rreth 1 km larg qytetit të Çorovodës, përkatësisht në Veri dhe në Jug të tij. Specialistët mendojnë se ato janë ngritur rreth shekullit XVI-XVII, ndërtimi i këtyre urave lehtësoi së tepërmi komunikimin e popullsisë së Skraparit me qytetërimet krahinore fqinje. Qysh nga kjo kohë u rrit vëllimi i shkëmbimeve ekonomikë me qendrat e mëdha tregtare sidomos me Korçën e Beratin.
Për më shumë vizitoni Muzeun Historik të Skraparit.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e qytetit te Beratit

Mesazh  r_3 prej Mon Dec 13, 2010 10:36 pm



Berati është një ndër qytetet e rrallë, i cili i takon agimit të njerëzimit.
Një kohë, kur ujrat rridhnin të pakontrolluara dhe shkatërruese, në këtë zonë u krijua një masiv shkëmbi, i zbuluar nga natyra në sajë të këtij lumi, i cili duket të jetë vënë posaçërisht për të mirëpritur një qytet ku jeta filloi të organizohej për më shumë se 2400 vjetë.
Ky qytet, rezultat i fantazisë së rafinuar, tërhoqi poetët të shkruajnë dhe piktorët të pikturojnë.
Qytetet si Berati kanë një gjenezë jo të thjeshtë. Periudha e para-qytetërimit zgjati gati dymijë vjet. Zbulimi në muret e kështjellës, i dy çekiçëve prej guri dhe mbetjeve metalike (përbërë prej bakri dhe bronzi), që i përkasin fillimit të periudhës së bronzit (dymijë vjet para Krishtit) e provojnë këtë.Zbulimet e mëvonshme të shumë pjesëve prej qeramike, tregojnë shtimin e ngulimeve të bëra në këtë qendër, derisa në shekullin e IV para Krishtit vendi u transformua në një kështjellë në kodër djathtas lumit Osum, e cila shënoi origjinën e qytetit. Kështjella me bazamente ilire, u ruajt në shekuj dhe në shekujt VI, XIII, XV e XIX iu bënë modifikime. Si i tillë ajo nuk është vëtëm një ndër kështjellat më të mëdha të banuara, por edhe një arkiv gurësh, i cili ofron një varietet stilesh e kontributesh të epakave të ndryshme, si asaj Romane, Bizantine, Shqiptare e Otomane.
Gjithmonë së njejtës periudhë (shekulli IV para Krishtit) i përket edhe një tjetër kështjellë ajo e Goricës, e pozicionuar në kodrën përballë, krijon një fortifikim dopio në të dy anët, të cilat zbresin drejt lumit. Rezultat e këtij fortifikimi nuk ka qenë vetëm mundësia për të dominuar zonën, por edhe për efekt dekorativ për pamjen: kodrat ngjajnë si mbret me kurorat mbi koka, të fomuara nga kështjellat e bardha.
Historia duhet të ketë përqendruar këtu drama dhe tragjedi. Duke qenë një nga qytetet më të rëndësishëm të mbretërisë Ilire, u banua nga një tribu e madhe: Dasaretët. Gjatë luftrave Iliro-Romake dhe Maqedonase-Romake qyteti u mor një herë nga maqedonasit e një herë tjetër nga Ilirët. Është interesante të dihet se në Berat u lind Tolomeo Lagosi, i biri i Filipit të Maqedonisë dhe themeluesi i dinastisë Tolomene në Egjipt, e cila filloi pas vdekjes së Aleksandrit të Madh dhe që vjen deri në vdekjen e Kleopatrës.
Në vitin 200 pas Krishtit qyteti u dominua nga romakët. Qyteti i fortifikuar dhe i quajtur Antipatrea nga Polibio në vitin 216 para Krishtit. Me të njejtin emër e quan më vonë Tito Livio, që e përshkruan si qytet i madh e i fuqishëm i fiksuar në një qafë të ngushtë shkëmbore. Livio tregon edhe për ligësinë e konsullit romak, i cili u përgjigjej qytetarëve të cilët nuk i përuleshin me egërsi, «…vrau të gjithë nga gjashtëmbëdhjetë vjeç e lart, lejoi që ushtria të vidhte, të shkatëronte muret e t’i vinte hekurat dhe zjarrin qytetit».
Për sa i përket emrit të qytetit ekziston edhe një tjetër hipotezë: emërtimi i qytetit antik me emrin Bargul. Ky emër përmendet edhe nga Tito Livio kur flet për traktatin Romako-Maqedonas të vitit 205 para Krishtit, nënshkruar në qytetin e Dimalit. Ky emër, i cili në gjuhën Ilire do të thotë i bardhë, mbahet më vonë në traditën bizantine dhe sllave, ndërsa emri tjetër, Antipatrea, u përmend nga Dasaretët, që sot është zona midis Korçës dhe Pogradecit.
Romakët e quajtën qytetin edhe Albanorum Oppidum (Fortesa e shqiptarëve). Në vitin 148 para Krishtit qyteti u përfshi në provincën romake të Maqedonisë, ndërsa gjatë Dioklezianos (shekulli II pas Krishtit) në provincën e Epirit të Ri. Emri Pulcheriopolis u shfaq në shekullin e V, nga emri i motrës së perandorit të Lindjes Teodosio II i riu. Ky emër, Pulcheria, që do të thoshte i bukur, i fortë, i pasur, i ndritshëm, iu dha qytetit jo pa qellim : qyteti po bëhej në fakt një kryeqëndër dhe shfaqte një nivel të lartë kulturor, dhe dëshmi siç janë kodet e famshëm të Beratit, të cilat i përkasin kësaj periudhe.
Me kalimin në Mesjetë, fillon një periudhë e errët edhe për Beratin. Qytete të tjera të vogla shqiptare zhduken. Berati mbeti vetëm një hapësirë e gjerë : fusha para dhe malet pas. Qyteti mbijetoi vetëm falë rrjetit rrugor të Shqipërisë së Mesme rreth Beratit, por edhe për pozicionin gjeografik, sepse është pika në të cilën bashkohet fusha me malet, pozicion i cili siguron agrikulturë dhe blegtori. Megjithë kushtet e mbylljes së ekonomisë, Berati vazhdoi të zhvillohej, dhe filluan të shfaqen raportet e tipit feudal.
Në vitin 860 në Berat filloi i pari invazion bullgar, i cili zgjati deri më 927, kur u kthye dominimi bizantin, i cili vazhdoi deri në fund të vitit 969. Pas kësaj filloi menjëherë invazioni i dytë bullgar, i cili u largua përfundimisht në vitin 1018. Invazioni bullgar, në fazën e dytë, e pagëzoi Beratin me emrin Belgrad, fortesa e bardhë. Përveç këtij transformimi të emrit, qyteti nuk pësoi të tjera transformime nga ana e bullgarëve.
Pas rënies së mbretërisë bullgare (1018) qyteti luajti rolin e një qendre të rëndësishme. Fakt u bë edhe letra e viteve 1096-1105 e Theofilakt i Ohrit një ndër dijetarët më të përmendur të kohës, në të cilën e përshkruan peshkopin e Beratit si «një njeri tek i cili shkëlqen dituria».
Me rënien e perandorisë bizantine, Berati u bë një prej qendrave kryesore të autoriteteve religjioze të Epirit. U bë rezidenca e Mikele I Angelo Komneno zotëri i Dioqezës së Epirit. Në hyrje të kështjellës, në portën jugore, gjendet një monogramë e përbërë prej gurësh, një kryq e katër gërma ku shkruhet M.H.L.K., i cili është emri i dhespotit, M. (i) H. (a) L. K. (Omneni). Kjo rrënjë e familjes së madhe bizantine të Angelo Komneni merr fund në vitin 1216 por, pasardhësit e tij do të mbajnë këtë emër edhe për gjysëm shekulli.
Për perandorin bizantin, Berati ishte kaq i rëndësishëm, saqë tërhoqi menjëherë vëmendjen e Anxholinëve në vitin 1271. Disfata e Anxholinëve, të cilët kishin zaptuar qytetin për gati dhjetë muaj, u festua me gëzim të madh si në Berat,ashtu edhe në Kostandinopojë. Ngritja e Kishës së Shën Mërisë së Vllahernës, brenda Kështjellës së Beratit (një emër që të kujton pallatin perandorak të Kostandinopolit) lidhet me këtë fakt. Data e krijimit të kishës mban, në fakt, të njejtën periudhë. Në kodet antikë të Beratit, të vitit 1280, gjenden të parat lajme mbi daljen e qytetit jashtë mureve të kështjellës. Nga këto tekste evidentohet që ndërtime të reja filluan edhe jashtë edhe jashtë mureve.
Rëndësia e madhe e Beratit ndihet edhe në fillim të shekullit XIV (1302-1320) kur qeveritarët e Beratitmorën detyra të rëndësishme nga Bizanti; një prej tyre ishte kunati i Perandorit. Në atë kohë në Berat manifestohen shenjat e para të një revolte popullore dhe një tendencë për autonomi nga ana e latifondistëvë shqiptarë.
Revolta shpërtheu në vitin 1336 dhe, dhe revolta përfshiu edhe Beratin. Për të ulur revoltën popullore erdhi në Berat vetë Perandori. Në të njejtën periudhë afrohet fundi i erës bizantine. Në vitin 1345-1346 Perandoria Bizantine zhduket përfundimisht nga skena politike shqiptare. Filloi dominimi i mbretit serb Stefan Dushan, Berati u vu nën mbikqyrjen e tij dhe u quajt Belgrad, edhe pse më vonë u kthye nën dominimin e Muzakajve, një ndër familjhet më të fuqushme shqiptare.
Në vitin 1417 Berati u mor nga turqit. Heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, mori në konsideratë rëndësinë e qytetit, e rrethoi në korrik të 1455, por ardhja e papritur e 40.000 kalorësve turq shkaktoi një humbje të rëndë. Gati të gjithë ushtarët italianë, të cilët ishin vënë në dispozicion prej Alfonsit të V të Aragonës për t’i dhënë ndihmë Skënderbeut nën komandën e Raimondo Orsatës, mbetën të vrarë poshtë mureve të kalasë.
Sipas regjistrit turk të vitit 1431, në Kalanë e Beratit ndodheshin 227 familje, me një total prej rreth 1500 banorë. Në shekullin XVI Berati mori zhvillim paralelisht me rritjen e Perandorisë Otomane. Ndërtime të reja u bënë jashtë mureve të kalasë, në momentin e parë jug e jug-lindje, dhe më pas përgjatë anës së djathtë të lumit Osum, dhe, më në fund, përtej lumit, në anën jugore të kodrës së Goricës. Në fund të shekullit mund të numëroheshin 1019 shtëpi, me një total prej rreth 7000 – 8000 banorësh. Një zhvillim të madh mori artizanati, i cili dëshmohet nga lindja, bashkëpunimi dhe tregu i lulëzuar.
Gjatë invazionit otoman Berati mbetet një nga qytetet më të mëdha të Shqipërisë. Në fillim u bë kryeqendra e provincës, në shekullin XVII, qendër e dominimit të Pashallëkut të Beratit, i cili më vonë i bashkohet Pashallëkut të Janinës. Dominimi i Pashallëkut të Beratit u bë shumë i rëndësishëm nën Ahmet Kurt Pashain.
Deri në fillim të shekullit të XX qyteti kishte një infrastrukturë të mirë. Ishte, në fakt, një nyje lidhëse drejt Lindjes, për Kostandinopolin, por edhe drejt Jugut, për Janinën, e prej andej, për gjithë Greqinë.
Edhe Deti Adriatik u përdor si rrugë komunikimi e lejonte hapjen e rrugëve që lidhnin Beratin me qytetet e tjera; më e njohura ishte «Rruga e detit», e cila të çonte në Vlorë, dhe ajo në drejtim të Veriut, që bashkohej me lumin Shkumbin me rrugën Egnatia dhe përfundonte në Durrës.
Ka hipoteza se emri Berat rrjedh nga një variant shqiptar i quajtur Belgrad, por ekziston edhe një tjetër supozim sipastë cilin emri spjegohet nëpërmjet një dekreti (Berat), i cili në turqisht do të thotë imunitet, privilegj. Ky dekret i sulltanit Mehmet II Fatihu, nuk e trajtonte Beratin me autoritet dhe nuk i lojonte qytetarët të largoheshin, nuk njihte lirinë për të punuar, as dhe të drejtën për të mbajtur kostumet dhe zakonet e tyre.
Kalaja
Eshtë monumenti më antik, me një sipërfaqe 9.6 ha, i cili ngrihet në një kodër prej 187 m, e ribërë nga Mëhilli I Engjëll Komneno e pastaj, në vitin 400 , nga venecianët, ndodhet në pjesën e sipërme të qytetit dhe ka mure të larta rrethues të ndara nga 24 kulla të formave dhe dimensioneve të ndryshme, të ndërtuara në periudha të ndryshme. Eshtë ndërtuar me gurë gjigandë në formë katrori. Në periudhën bizantine kështjella ndodhej në listën e fortifikimeve të Justinianit., muri rrethues rrethon kodrën, e cila dominon qytetin aktual të Beratit dhe ka formën e një shigjete drejtuar nga veriu, në fakt, më parë formonte një zinxhir me kodrën përballë Goricës, e cila është 6 m më e lartë.
Lumi që kish formuar, në këtë pikë, një liqen dhe shumë larg një kaskatë gërrehu pak nga pak shkëmbin duke formuar një grykë të ngushtë. Për këtë motiv shpati i kësaj ane është shumë i pjerrët e shkëmbor, dhe plot shkëmbenj, që vështrojnë drejt qiellit.
Në pjesën e veriore në të cilën ndodhet porta kryesore, ka qënë ndërtuar një oborr i fortifikuar mirë, që është një nga ndërtimet e para të këtij lloji të realizuar në mesjetë me qëllim devijimin e sulmeve direkte.
Në pjesën jug-lindore gjendet një çisternë uji e ndërtuar mjeshtërisht, që ishte në gjendje të mbante ujë të freskët. Për të siguruar ujin në mesjetën e vonë, në pjesën jugore u ndërtua një tynel guri nëpërmjet të cilit bëhej transportimi i ujit nga lumi në kështjellë..
Në pjesën më të lartë të kështjellës ndodhet gjithashtu një akropol i rrethuar nga mure, brënda së cilës gjënden mbetjet e një garnizoni ushtarak, mbetjet e sarajeve të pashait dhe të Xhamisë së Bardhë në periudhën otomane.
Kështjella i ka qëndruar besnike planimetrisë së saj të shekullit IV para Krishtit. Hera – herës , sipas teknikave të përdorura, kështjella u përshtat, e kjo mund të vihet re në kullat e predispozuara për topa dhe në frengjitë për pushkët, që shfaqen në periudhën e pashallëqëve të mëdha shqiptare, të shekullit XVIII-XIX.Topat gjenden akoma edhe sot përgjatë mureve të kështjellës.
Vende të tjera për të parë dhe për të vizituar
Disa kapitele dhe kolona dëshmojnë egzistencën e kishave paleokristiane në Berat në shekullin IV-VI , për shembull bazamenti i kishës Shën Todri dhe një kolonë e vendosur kundrejt dritares së absidës. Gërmimet dëshmojnë që kisha e shekullit të XVI – XVIII janë ndërtuar sipër themeleve më antike. Ndërmjet ndërtimeve më të rëndësishme midis shekullit VII-XV janë tre kisha bizantine të konservuara mirë: Shën Maria e Vllahernës dhe Shën Triadha, në brendësi të qytetit të vjetër të fortifikuar, në anën jugore të kalasë gjendet Shën Mëhilli, ndërtuar mbi një shkëmb të thepisur jashtë mureve.
Kishat në Berat janë perla të arkitekturës mesjetare. Qyteti ka qënë një qëndër e rëndësishme kishtare. Ka një numër të madh kishash (42) të ndërtuara në brendësi të kështjellës. Këtu u gjend edhe një vepër tjetër e rrallë, Epitafi i Gllavenicës, (Foto) një vepër e famshme e artit të shekullit 1373, një qëndisje në ar, argjend e mëndafsh, në të cilën, me një finesë dhe plasticitet të papërsëritshëm shikohet Krishti i vdekur, me kurorën me gjëmba e rrethuar nga shkrime në greqisht.
Kishat e Beratit, të pasura me afreske të periudhës bizantine e post – bizantine, përmbajnë vepra të autorve të ndryshëm, duke u nisur nga të panjohurit e shekullit XII-XIV deri tek mjeshtrit e mëdhenj të shekullit XV si Onufri dhe i biri Nikolla .
Nga ndërtime të kultit musliman dy prej tyre gjenden në brendësi të kështjellës: Xhamia e Kuqe(shekulli XIV) dhe Xhamia e Bardhë(shekulli XV).
Xhamia më e bukur është Xhamia e Plumbit (shekulli XVI) ndërtuar nga Uzgurliu, anëtar i familjes Skuraj në Berat, një familje e fuqishme dhe feudale. Kjo Xhami është më e madhja i këtij lloji në Shqipëri. Në 1827 u ndërtua me një mjeshtëri të rrallë Xhamia e Beqarit, që harmonizohet më së miri me lagjen Mangalem, që duket si shigjeta e një peshoreje që mban ekulibrin e një kompleksi xhamash të një dritareje të madhe të lagjes.Xhamia Mbret (Xhamia e Bajazitit) nga ndërtimi antik i së cilës nuk ngelet tjetër veç bazamenti i minaresë, u rindërtua në fund të shekullit XVIII dhe fillim të shekullit XIX. Aktualishtpërbëhet nga Minareja, salla e lutjeve që ka një tavan elegant në dru të dekoruar dhe hyrjen . Kjo Xhami ndodhet në qëndër të qytetit në formën e një trupi unik me ndërtesa të tjera kulti siTeqea e Helvetive dhe ajo e Shën Qerimit. Xhamia përbënte në mesjetë elementin kryesor të një bashkësie vendesh kulti.
Berati numëronte disa Teqe që shërbenin për të përhapur doktrinat mistike të predikuesve të ndryshëm të ardhur nga lindja në shërbim të pushtuesve musulmanë. Në mesin e shekullit të XVII në Berat egzistonin 3 Teqe, aktualisht egziston vetëm e para, e quajtur Teqeja e Helvetiveqë ishte në formë tetëkëndore dhe që kishte 40 dhoma për dervishët, që aktualisht egziston vetëm një e fundit që ruan emërtimin antik të Helvetëve. Teqeja e Helevetëve është një tjetër vepër e një cilësie të lartë (mesi i shekulli të XVIII). Ajo është ndërtuar në lindje të Xhamisë Mbret. Eshtë një strukturë karakteristike e kultit islamik në qëndër të së cilës është një sallë lutjesh, dhe jashtë një varrezë me një portë me 6 harqe. Salla e lutjeve me planimetri katrore ka një tavan me dekoracion të pasur.
Mangalemi dhe Gorica
Mangalemi dhe Gorica, janë dy lagje të qytetit të Beratit që dallohen për harmoninë me terrenin në të cilën janë ndërtuar, duke shfrytëzuar mjeshtërisht gjuhën arkitektonike. Këto lagje së bashku me kështjellën, akoma të banuara, përbëjnë tre komplekset më karakteristike të qytetit.
Kompleksi i lagjes « Mangalem » është gur i çmuar në artin e ndërtimeve, në të cilën kompozimi harmonik i shtëpive ka arritur një nivel të lartë. Ka formën e një piramide elegante që imiton siluetën e kodrës, në majën e së cilës është ngritur kështjella. Ky kompozim, kaq i madh në volum aq sa delikat në kompozimin e saj, karakterizohet nga një transparencë intesive për shkak të numrit të madh të dritareve, nga e cila merr emrin «qyteti i një mijë e një dritareve». Vizitorit i tërheqin vëmendjen rrugicat, të cilat edhe pse janë të «fshehura» kanë një bukuri të jashtëzakonshme. Shumë intime, me errësirën e tyre këto rrugica duket sikur sfumojnë godinat e lagjes. Rrugica si këto nuk mund të harrohen me lehtësi.
Gorica
Gorica është lagjja përballë Mangalemit që nuk shikon kurrë diellin gjatë dimrit. Lagjet e tjera të qytetit janë në pjesën e djathtë të lumit Osum, ose përeth kodrave, konfiguracion, i cili i jep qytetit pamjen e një amfiteatri.
Ura e Goricës
Ura prej druri, e cila më vonë në shekullin XVIII u zëvendësua nga ajo prej guri, u ndërtua më 1780 nga Ahmet Kurt Pashai dhe u rindërtua më vonë në vitet 1920-1930. Eshtë e gjatë 129.3 m, e gjerë 5.3 m dhe me largësi harqesh prej 9 deri më 16.7 m. Ngrihet 10 m mbi nivelin e lumit dhe është një urë e bukur e përbërë nga shtatë harqe. Në brendësi të shtyllës së parë, deri në kohën e rikonstruksionit, ekzistonte një zgavër, një kamare e madhe e mbyllur me zgarrë hekuri, në të cilën, sipas legjendës, duhej që një vajzë të qendronte e mbyllur, e destinuar me vdekje nga uria si sakrificë për të qetësuar shpirtrat, të cilët kundërshtonin ndërtimin e urës. Në një tjetër shtyllë, gjatë restaurimit, u gjend një skulpturë prej druri, e cila përfaqësonte kokën e një gruaje.
E ndërtuar mbi një bazament të fortë, e gjithë ura është e veshur plotësisht me gurë të gdhendur, të cilat mbahen mes tyre nga ganxha metalike. Ura është një ndër mirësitë e qytetit, e karakterizuar nga eleganca e gurit të bardhë e përdorur për ndërtim.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e qytetit te Permetit

Mesazh  r_3 prej Mon Dec 13, 2010 10:38 pm



Sipas legjendës qyteti ka marrë këtë emër nga heroi i kohëve të lashta i quajtur Premt i cili për të mos ra i gjallë në duar të armiqve ishte hedhur nga maja e “Guri i Qytetit”, një shkëmb në afërsi të qendrës së qytetit.

Në qytetin e trandafileve siç e quajnë me përkëdhelje banorë e tij, nxënësi ndjekin mësimet në dy shkollat fillore, në shkollën “Nonda Bulka” dhe atë “Meleq Gosnoshti” dhe në gjimnazin “Sami Frashëri”.


Kultura
Në qytet vërehet një tolerancë fetare.

Përndryshe kultura e qytetit dallohet me një traditë të gjatë letrare dhe muzikore. Përpos Naimit vargjet e të cilit edhe në ditë tona janë të kërkuara nga Përmeti vijnë edhe shkrimtaret e njohur si p.sh.: Bardhyl Londo apo Sejfulla Malshova. Muzikanë të dalluar të nivelit kombëtarë si Mentor Xhemali e Laver Bariu janë përkujdesur që muzika përmetare të dallohet me karakteristikat e saja të një tradite të gjatë kulturore.

Përmeti është vendlindja e tre vëllezërve Frashëri dhe disa personaliteteve të njohura të kulturës mbarë shqiptare siç është skulptori Odhise Paskali, shkrimtari Nonda Bulka, aktorës artiste e popullit Tefta Tashko Koço dhe këngëtarës së muzikës së lehtë Anjeza Shahini.

Që nga gushti i vitit 2004 qyteti ka edhe një stacion televiziv AOS TV (Aoos=Vjosa në Greqisht) i cili përkujdeset për një informim më të dendëshëm të qytetarëve, kete vit është hapur edhe nje stacion televiziv i ri Tv Përmeti

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e qytetit te Pogradecit

Mesazh  r_3 prej Mon Dec 13, 2010 11:05 pm



POGRADEC- Pogradeci nuk do të kishte kuptim pa liqenin e tij pasi do të ishte si një qytezë pa zemër. Shëtit nëpër rrugë dhe ndjen llokoçitjen e valëve, kërcitjen e peshkut dhe klithjen e pulëbardhave. Fle natën dhe të duket sikur liqenin e ke aty nën jastëk, si një ninullë të bukur hipnotizuese. Por nuk ke si ndan nga ky liqen peshkatarët, varkat e tyre dhe mjetet e peshkimit me të cilat ata kanë jetuar në shekuj duke siguruar të ardhura për familjet e tyre.

Në vitin 1662 kronikani turk Evilha Çelebiu, në librin e tij të shkruar “Udhëtimet” ndër të tjera thotë “Pogradeci një qytet i ëmbël buzë gjolit (liqenit) me katër lagje dhe katër xhami, një medrese dy shkolla fillore një teqe, tre hane një banjë e 600 shtëpi me tjegulla e me kopshte”. Çelebiu thotë se në atë periudhë në Pogradec kishte 150 dyqane dhe në breg të liqenit ishin tabakët që regjeshin lëkurët .Vendasit merreshin me gjuetinë e peshkut me disa gjemi si kore. Peshkimi dhe tregtia ishin mjetet e jetesës së këtyre banorëve.

Peshkatarët e vjetër tregojnë se jo gjithmonë mjetet e lundrimit kanë qenë këto që shihen tani. Inxhinieri Vladimir Peshkatari, djali i Kolo Peshkatarit, një nga mjeshtrit e peshkimit që njihej nga pogradecarët si “Ujku i Liqenit, tregon se gjemia(varka) e parë ka ardhur aty rreth viteve 1919 nga gjyshi i tij Maxhari. Ajo është sjellë nga Ohri dhe ishte rreth tetë metra e gjatë, rreth 2.5 metra e gjerë dhe 1.2 metra e lartë. Atë varkë e punonin katër njerëz, tre lopataxhinj dhe një tjetër që mbante drejtimin. “Xha Kolua më ka treguar se Maxhari solli dhe rrjetat e para të peshkimit nga Ohri. Por sjellja e kësaj varke kaq të madhe dhe funksionale filloi të përdoret përveç peshkimit edhe për transport mallrash në vijën ujore nga Pogradeci në qytetin e Ohrit”,- tregon ai. Ustallarët e Ohrit filluan të prodhojnë gjemi e varka edhe për fqinjët e tyre pogradecarë Këta të fundit iu çonin dërrasa prej gështenje ndërsa ndërtimin e bënin mjeshtërit në Ohër.

Tashmë varkat që prodhoheshin në Ohër, jo vetëm që përdoreshin për peshkim dhe transport mallrash, por dhe shumë pogradecarë shkonin me këto varka të mëdha nëpërmjet liqenit në Ohër dhe Strugë për tregti. Po me këto varka pogradecarët shkonin në manastirin e Shën Naumit në Ohër në Strugë edhe për festa familjare apo fetare. Varkat përdoreshin edhe për piknik në liqen apo festa familjare për argëtime të ndryshme.

Por varka e parë në qytetin e Pogradecit nga vendasit është prodhuar rreth viteve `20. Ka qenë inxhinieri francez Albert Gariku, i cili solli fillimisht projektin dhe mjetet e ndërtimit të varkave. Zbatuesi dhe prodhuesi i parë i varkës në Pogradec është mjeshtri Sotir Shkurti, i cili më vonë këtë zanat ia trashëgoi djalit të tij Koços.

---------------------------------------

Ana e errët e liqenit tregon dhjetëra njerëz të mbytur ndër vite. Historitë e atyre që mbetën në fund të liqenit

Tragjeditë e liqenit të Pogradecit

Ky liqen me bukuritë e tij të pafund prej shumë vitesh numëron shumë tragjedi me varkat në liqen që nga kohët më të lashta kur një princeshë Ilire është mbytur në këtë liqen me një varkë gjatë një shëtitjeje në liqen në afërsi të Shën Naumit (vendi quhet Zaum që do të thotë për mend). Tragjeditë e liqenit me varka kanë vazhduar deri në ditët tona por ato më të bujshmet të cilat mbahen mënd kanë qenë më të mëdha ndonëse kanë kaluar shumë vite ato janë të veshur me një mister dhe shumë prej tyre kanë ngelur me shumë enigma. Adhon Polena është djali i kirurgut Kristaq Polena, i cili ende mban mend historinë e ngjarjes tragjike të xhaxhait të tij Niko Polenës.

“Ka qenë ditë e diel më 30 mars 1930. Me katër makina të vogla janë nisur herët në mëngjes në drejtim të Pogradecit, konsulli grek në Korçë, Joan Lazarou së bashku me bashkëshorten e tij, konsulli serb, doktor Aristidhi ,doktor Nikollaq Polena së bashku me të fejuarën e tij Julia Fundo dhe disa persona të tjerë. Rreth orës 9 e 30 minuta ata mbërritën në Pogradec dhe prej andej u nisën për në manastirin e Shën Naumit. U futën në kishë dhe pasi shëtitën manastirin ujin e bekuar dhe varrin e Shën Naumit duke kryer ritualet fetare dhe afër drekës u ulën për të drekuar por në çast marrin një njoftim nga qyteti i Ohrit se është nisur me një varkë me motor prefekti i Ohrit si dhe një kolonel i ushtrisë”,- tregon Polena. Sipas tij, Nuk vazhdoi as një orë dhe tek manastiri mbërritën nga Ohri, prefekti dhe koloneli i ushtrisë Jugosllave.

Në një nga ambientet e manastirit u shtrua dreka rreth orës 13 dhe nuk zgjati shumë. Disa nga gratë propozuan që të bënin një shëtitje në liqen dhe rreth orës 14 e 30 minuta nëntë persona u vendosën tek kabina e motobarkës. Por vetëm 100 metra larg bregut gjashtë persona bien nga barka. Asnjë prej tyre nuk dinte not dhe situata është bërë tepër kaotike. Përpjekjet e tyre për tu rikthyer në varkë bënë që edhe njerëzit e tjerë të binin prej saj. Nga të gjithë personat që ishin në varkë me not doli vetëm prefekti i Ohrit, i cili sapo doli në breg hoqi rrobat dhe u fut për të shpëtuar konsullin serb të Korçës, i cili doli me anën e një kamerdare emergjence që kishte motor varka.

Ndërkohë që kambanat e manastirit binin pa pushim konsulli serb rifutet në liqen për të shpëtuar gruan e sekretarit të konsullatës por sapo i afrohet asaj edhe ai zhduket nën ujë. Pas 20 minutash iu vjen një barkë nga Shën Naumi por ishte tepër vonë pasi gjithçka kishte mbaruar dhe nëntë persona ishin mbytur. Të mbyturit shqiptarë u nxorën në breg të liqenit dhe u lanë aty ndërsa serbët dhe grekët u vendosën në një nga dhomat e manastirit. Autoritetet jugosllave e fshehën përgjegjësinë e hoqën gjatë natës motobarkën e prishur nga vendngjarja.

Ata ishin katër shokë klase që ishin bërë miq që në gjimnaz dhe tashmë kishin profesione të ndryshme. Mjeku Gjergji Topalli që në fëmijëri kishte pasion gjuetinë e peshkut dhe enkas para pak ditësh kishte ndërtuar një varkë për të gjuajtur peshk. Ai takon paraditen e 27 prillit të vitit 1993 tre shokët e klasës së gjimnazit inxhinierin e ndërtimit Koço Ruvina, doganierin Qazim Zgjani dhe inxhinierin Nuçi Icka. Pasi pinë një kafe Gjergji i fron të gjithë për të parë varkën e tij, të sapo ndërtuar që e kishte ankoruar fare pranë hotel turizmit. Të gjithë vendosën që të futen pasdreke në liqen për gjueti korani më tepër për tu argëtuar.

Por në orët e pasdites kur kanë qenë në drejtim të fshatit Hudënisht, varka ka filluar të fusë ujë dhe me gjithë thirrjet e tyre në drejtim të bregutjanë mbytur në liqen mjeku Gjergji Topalli, Koço Ruvina dhe Qazim Zgjani. Të nesërmen është gjetur mbi bazamentin e varkës të kthyer përmbys Nuçi Icka. Ai ndodhej në mes të liqenit, i traumatizuar dhe i ngrirë por pa asnjë pasojë. Që nga ajo ditë ai nuk ka mundur të tregojë asgjë në lidhje me ngjarjen. Ka dhënë shpjegime në prokurori por me gjithë interesimin e familjarëve të personave të mbytur, ai nuk ka treguar asgjë. Por tragjedia u bë edhe më e rëndë pasi trupat e tyre nuk u gjendën në liqen dhe vetëm pas një muaji bashkia e qytetit organizoi një promemorie duke hedhur tufa lulesh në liqen.

Mister i dy djemve të Linit

Erio Bice, student në ekonomik në Elbasan dhe gjimnazisti Klarent Qyshko, mbytjen e tyre e kanë të veshur vërtet me një mister që i kalon përmasat e një tragjedie. Ai dhe varka e tij me jastëkë anash ajri dhe motorë të fuqishëm dhe konstruksion metalik kishte dhënë prova se nuk mund të mbytej. Në verë të atij viti, Erion Bice ndodhej duke gjuajtur për peshk në liqen së bashku me gjimnazistin Klarent Qyshko por nuk janë kthyer më. Banorët tregojnë se atë natë në liqen kishte të shtëna dhe është mbytur një maqedonas, ai që bënte “tregtinë” e koranit me pogradecarët. Ai sapo mori peshkun në varkën e tij është përplasur nga një dallgë dhe është mbytur. Së bashku me të thuhet se janë mbytur Erion Bice e Klarent Qyshko por edhe pse kanë kaluar tetë vite, prindërit e tyre nuk binden se fëmijët janë mbytur në liqen.

Një kafkë njeriu në rrjetat e peshkatarëve

Në 24 shtator të vitit 2003 disa peshkatarë pogradecarë gjatë mbledhjes së rrjetave të peshkimit në liqen midis peshqve të kapur u gjet edhe një kafkë njeriu, e cila kishte vetëm pak flokë në pjesën e pasme dhe i mungonte nofulla e sipërme e krahut të djathtë. Tek të gjitha familjet që kishin humbur të afërmit në liqen u krijua një ankth i paparë madje një pjesë prej tyre kërkuan me ngulm identifikimin e saj dhe të paktën ai qëkishtenjë shenjë prej të afërmit apo një varr ku të qante. Por policia kriminale nuk mund të identifikojë kafkën me anën e fotove në kompjuter pasi mungonin nofullat dhe ADN-ja nëpërmjet flokëve nuk iu bë pasi kushtonte shumë dhe kështu kafka ngeli në frigoriferët e kriminalistikës në Tiranë. Por përveç personave të mbytur aksidentalisht në liqen ka pasur në vitet 1980 që liqeni ka nxjerrë pjesë trupi të dy personave njëri nga fshati Potgorie, i cili punonte në Pogradec dhe një i ri nga qyteti i Pogradecit që ende nuk janë zbuluar.

Varkat në diktaturë edhe për arratisje nga liqeni

Por varkat në kohën e diktaturës komuniste janë përdorur edhe për arratisje nëpërmjet tyre në shtetin fqinj nëpërmjet liqenit .Kuptohet në vitet e diktaturës varkat ishin jo vetëm në inventar dhe vetëm për ndërmarrjen e peshkimit dhe ruheshin tek moli i qytetit nga policia. Por në 3 korrik të vitit 1975, ishin16 persona të familjes Fezollari që i bënë një sfidë diktaturës komuniste pikërisht në atë kohë ishte me pushime Enver Hoxha në këtë qytet. Ata u arratisën me një varkë primitive nëpërmjet liqenit dhe sot varka ndodhet në muzeun e Shkupit dhe ruhet aty si relike e veçantë që ka është realizuar një nga arratisjet më të mëdha me varkë primitive që u kalua liqeni nga që nga dy fëmijë të vegjël gjashtë muajsh dhe tre vjeç deri tek një plakë e moshuar, nënë Kushja dhe djemtë e saj me nuset dhe fëmijët e tyre. Sot numrii varkave ka arritur shifra marramendëse. Vetëm në qytetin e Pogradecit janë mbi 400 varka dhe po kaq edhe në fshatin Hudënisht dhe Lin të cilat përdoren për gjuetinë e peshkut. Sot liqeni shfrytëzohet barbarisht dhe pa kriter duke dëmtuar rëndë peshkun duke e gjuajtur edhe në kohën e shumimit.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e qytetit te Delvines

Mesazh  r_3 prej Mon Dec 13, 2010 11:11 pm




Delvina eshte nje qytet qe permendet qe ne antikitet.
Delvina është një nga qytetet me jugore te Shqipërisë. Ajo kufizohet në veri me Gjirokastrën (Mali i gjerë ose i quajtur ndryshe Mali i Sopotit ndan te dy qytetet), dhe ne jug-perëndim me Sarandën.

Qyteti shtrihet në një zonë kryesisht malore, dhe ndahet ne disa lagje:

Në veri: Lagjia Vare dhe Lagjia Kasapaj
Në qendër: Pazari dhe Lagjia Xhermahalle
Në lindje: Lagjia "Lejla Malo" (Llake)
Në Jug-perëndim: Lagjia "9 Tetori" ose e njohur ndryshe Lagjia Papuçi"

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e qytetit te Ballshit

Mesazh  r_3 prej Mon Dec 13, 2010 11:14 pm



Ne Ballsh u zbulua mbishkrimi i dyfishte mbi kristianizimin e bullgareve dhe epitafin e varrit te kryqtarit norman. Në rrënojat e bazilikës u gjet një nga mbishkrimet për ndërtimet e bëra në Bylis nga Perandori Justinian. Te gjitha rezultatet e gërmimeve dhe studimeve të tij Prashnikeri i përmblodhi në librin “Muzakia und Malakastra” (Myzeqeja dhe Mallakastra) të cilin e botoi në Vjenë në vitin 1922. Në gërmimet që kreu në qytetin1 antik të Apolonisë grupi i Prashnikerit iu nënshtrua goditjeve të artilerisë italiane që nga vija e frontit të luftimeve përtej Vjosës. Duke pasur rezultate të kufizuara ai u kujdes për të grumbulluar objekte arkeologjike që u grabiten nga muret e kishave dhe manastireve të zones2.

Ballshi ndodhet në zonën jugperëndimore të Shqipërisë në Mallakastër perçegjatë rrugës nacionale Fier Gjirokastër. Vet Ballshi si qytet është relativisht i ri i ngritur rreth 35 vjet më parë si pasoj e industrimit të zonës dhe ngritjes së Uzinës së Përpunimit të naftës. I veçante është fakti që qyteti i Ballshit është i vetmi që përmbledh gjithë rrethinat në trevën e Mallakastrës. Vendodheja e tij në rreze të kodrave të cilat për shkohën nga dy lumenj Gjanica dhe Vjosa i jep zonës dhe këtij qyteti bukurin natyrore mesdhetare vreshta e ullinj. Bukuria e natyra e kësaj treve ka bërë Mbretin e Pare Bullgar të Gjej prehje në këtë vend përgjatë rrugës së tije dëshmi për këtë është vendbanimi që ai ngriti në Ballsh (Bazilika). Ky mbret u pagëzua ne këtë vend dhe prej këtij akti edhe sot Bullgaria ushtron besimin ortodoks. Edomosdoshme por edhe synim i Bashkisë se qytetit te Ballshit sebashku me pushtetin vendor rreth tij, është ngritja e infrastrukturës se nevojshme për zhvillimin e turizmit kulturor e te trazhgimis ku me e rëndësishmja do te ishte një rruge lidhëse Ballsh, Bazilike me Bylisin (Qytetërimi I vjetër Ilir) me kalanë e Nikaias nder me te vjetrat ne Shqipëria dhe padyshim kjo rruge do te zbres 2-3 km me poshtë me Parkun e Pocemit. Kështu c’do vizitor mbas një udhëtimi te këndshëm do te shuante kureshtjen e tij ne qytetet e lashtësisë dhe do te gjente qetësin e c’lodhje ne freskinë e pyllit dhe te burimit natyror te ujit te Pocemit dhe ku rrjedha e rrëmbyeshme e lumit Vjose zhurmon natyrshëm.

Ne synimet e Bashkis ka qene dhe tashme është realizuar rikthimi ne përdorim te Ballshit Pallati i Kulturës i cili është bere rikonstruksion pjesërishte dhe mendohet te përgatitet një salle me 400 vende për koncerte te trupave artistike te zonës.

Është hapur biblioteka e qytetit rreth 13.000 banor. Në rrethin e Mallakastres ka 80.000 banor. Arsimi është i organizuar ne atë 8 vjeçar dhe atë te mesëm. Janë tre gjimnaze ne zone ne Ballsh, Hekal dhe Fratar.

Shërbimi shëndetësor është i përberë nga shërbimi ambulator, dhe ne qytetin e Ballshit ka një spital qe mbulon urgjencat dhe lindjet. Ndërhyrje kirurgjikale dhe te specializuara realizohen jashtë rrethit te Mallakastres. Veçori e zonës është mikpritja dhe bujaria.

Mallakastra është zone blegtorale dhe ndaj në tryezën Mallakastriote shërbehen mishi ne hell me shijen e kullotës së malit.

Ekonomia ballshiote mbështetet tek rafineria e përpunimit të naftës ose ndryshe Kombinati i Përpunimit të Thellë të naftës, shkurt K.P.Th.N. Rafineria ka punësuar një pjesë të konsiderueshme te qytetit te Ballshit dhe njëkohësisht shkakton një ndotje të madhe mjedisore. Sipas një studimi kjo rafineri shkurton jetën e punëtorëve, por edhe banorëve me dy deri në katër vjet. Pas këtij studim ka dalë në pah nga një sondazh i kryer nga bashkia së qytetarët do të zgjidhnin me pak jetë sesa mbylljen e rafinerisë.


r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e qytetit te KUCOVES

Mesazh  r_3 prej Mon Dec 13, 2010 11:16 pm



Historiku dhe kultura e rrethit Kuçove

Kjo trevë ka qënë vendbanimi i hershëm ilir i fisit desaret. Nga gërmimet e bëra në periferi të qytetit të Kuçovës (në komunën Perondi ku ndodhet sot Kisha e vjetër e Shën Nikollës) del se kjo trevë ka qënë një vendbanim i lashtë me një kulturë të zhvilluar, gjë që vërtetohet nga mënyra e ndërtimit të shtëpive dhe e shëtitores për banorët e saj. Kjo shëtitore ka përmasat e një bulevardi të vërtetë (10m gjerësi dhe 50m gjatësi) të shtruar me kalldrëm e me gurë të gdhendur bukur. Po kështu në kodrën e Omurit në verilindje të qytetit, janë gjetur punime mbrojtëse ilire e mbi të gjitha një pishtar (i ekspozuar në muzeun e Beratit), i cili shërbente për të sinjalizuar rrezikun armik nga njëra kala në tjetrën si dhe në të gjithë zonën. Nga gërmimet e bëra në vitet ‘40 – ‘50 të shekullit të kaluar u nxorrën në sipërfaqe amfora, shpata e mburoja të kohës ilire.


Në kohët e Mesjetës është shfrytëzuar për interesa jetike të banorëve vendas edhe nafta e dalë në sipërfaqe me vetërrjedhje. Në fund të viteve 1700 – fillimi i viteve 1800, banorë kuçovarë si fiset e vjetra të Brisqeve apo të Skurove e më vonë të Kurtëve, kanë shitur naftë bruto për myzeqarët, të cilët e përdornin për bucelat e rrotave të qerreve si vaj grasatues e më pas për djegie.
Në vitet e Luftës së Parë Botërore, në periferi të Kuçovës (aty ku sot janë varrezat e qytetit) u vendos një repart ushtarak austriak. Në vitin 1916, një inxhinier gjeolog, pjesëtar i këtij efektivi vuri re se uji i përroit që rridhte nga kodra e Omurit vinte me naftë. Pasi e shëtiti më këmbë vendin ai arriti në përfundimin se Kuçova ishte një vend me pasuri të mëdha nafte. Këtë fakt ai e bëri publik në vitin 1918. Që nga viti 1918 e deri në vitin 1924, në Kuçovë erdhën shumë shoqëri kërkuese nafte si AIPA (Azienda Italiana Petroli Albania), një shoqëri Anglo-Persiane, Shoqëria Amerikane e Naftës si dhe shoqëri franceze etj.

Në vitin 1928 në vendin që sot quhet “Dikatër” u shpua e dha naftë pusi i parë në Shqipëri. Që nga ky moment Kuçova u hodh në hartat gjeologjike të botës si vendburim nafte dhe më vonë edhe në hartat politike dhe ushtarake. Që nga viti 1928 e deri në vitin 1943, vendburimi i Kuçovës u shfrytëzua nga shoqëria italiane AIPA. Kjo shoqëri bëri marrëveshje me qeverinë e Mbretit Zog I, që nëse prodhimi i naftës në vit do t’i kalonte 50 000 tonët, kjo shoqëri do të ngrinte në Kuçovë një rafineri. Por ndonëse prodhimi i kaloi 170 000 tonët, rafineria nuk u ngrit, përkundrazi nafta e nxjerrë nisej për t’u përpunuar në Itali. Në historinë e Shqipërisë, Kuçova përmendet edhe si qyteti ku është organizuar greva e parë e punëtorëve në vitin 1936.

Zhvillimin më të madh Kuçova e ka njohur pas Luftës së Dytë Botërore, sidomos në vitet 1975 – 1990. Popullsia e rrethit në fund të viteve 1980 arriti 32 000 nga 6 400 banorë që ishte në vitin 1938. Në vitin 1944, për stabilizimin e gjendjes shumë të rënduar në Kuçovë si pasojë e djegieve dhe shkatërrimeve të bëra nga pushtuesi, Qeveria e Përkohshme e Beratit urdhëroi ngritjen e një Komisariati të Jashtëzakonshëm për naftën. Ky komisariat do të kishte atributet e një drejtorie të përgjithshme, e cila do të vinte në punë të tërë sistemin e shfrytëzimit të vendburimeve.
Në vitin 1951, me vendim të veçantë të Qeverisë Shqiptare, në Kuçovë u krijuan 11 ndërmarje ekonomike, ndërsa në vitin 1970 rradhitej ndër qëndrat më të zhvilluara në shkallë vendi. Në këtë periudhë në Kuçovë shtrinë veprimtarinë e tyre 15 ndërmarrje ku më të rëndësishmet ishin Uzina e Përpunimit të Naftës, Uzina Mekanike e Naftës, Shpim Shfrytëzimi, Ndërmarrja e Nxjerrjes së Naftës, TECI, Transporti, Ndërtim Montimi, Laboratori Shkencor i Naftës, Fabrika e Pluhurave Larës, Fabrika e Tullave, Shkolla e Mesme e Naftës etj. Edhe pse Kuçova ka patur një zhvillim industrial shumë të vrullshëm, deri në vitin 1991 ka qënë e përfshirë në rrethin e Beratit. Nga ai vit funksionon si rreth më vete, brenda Qarkut të Beratit.

Në jug të Kuçovës, më pak se 3 km nga qëndra e qytetit, në fshatin Perondi gjëndet një nga kishat më të vjetra, për të mos thënë më e vjetra në Ballkan akoma në këmbë. Ndërtimi i takon shek. të X dhe është një shprehje tipike e arkitekturës bizantine të veprave të kultit, ku në muraturë kombinohet guri me terrakotën dhe ku volumet modeste kompensohen me pasurinë e elementëve arkitekturore.
Pikërisht në skajin e kundërt, në veri-perëndim të qytetit, por këtë rradhë diçka më larg se kisha e parë, pra rreth 6 km, në vëndin e quajtur Salc-Kozare ndodhet një kishë tjetër e denjë për të qënë objekt admirimi për vizitorët. I takon një kohe më të vonëshme, por gjithashtu një shëmbull i shkëlqyer i arkitekturës së shek. XVII, e kishës me hajat të jashtëm dhe me një navatë të bollshme, në krye të së cilës është edhe ikonostasi prej druri, vepër e shquar e mjeshtërve shqiptarë të kohës.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e qytetit te Kavajes

Mesazh  r_3 prej Mon Dec 13, 2010 11:22 pm



Për herë të parë emri i Kavajës u përmend gjatë shekullit të XV. Asaj kohe Kavaja shkruhesh Kavalje. Kavaja shtrihet dhe në rrugën e njohur tregtar romake Via Egnatia e që vazhdon më pas në Durrës dhe Elbasan. Gjatë shekullit të XVII dhe XVIII Kavaja përjeton një lëvizje të madhe administrative dhe bëhet qendër tregtare. Më pas, qyteti pati dy fish më shumë shtëpi për dallim me Durrësin. Një udhëtar i asaj koheje raportoi se vendi në vitin 1670 kishte 400 shtëpi, 200 shitore, pazarin si dhe xhamitë, të cilat u ndërtuan në vitet 1561, 1589, 1625 dhe 1652. Që të katërtat u shkatërruan në shekullin e XX, si pasojë, disa nga luftërat e disa nga ndryshimet infrastrukturore. Ka mbetur vetëm Kulla e Orës.

Kavaja ishte e njohur për përpunimin e poçerinës, qylymave dhe bakrit.

Gjatë regjimit komunist, Kavaja u shndërrua në qytet industrial si dhe qendër e bujqësisë për rajonin e vet. Kavajasit ishin të parët që morën guximin në vitin 1990 ta mposhtin Regjimin Komunist. Në Mars qytetarët e Kavajës demonstruan për Liri dhe Demokraci. Gjatë konfliktit me policin e asaj kohë, humbi jetën një i ri. qe sot eshte shpallur deshmor i demokracise dhe qe emrin e tij e mban dhe nje nga rruget e kavajes JOSIF BUDO

Familja e aktorit botëror Aleksandër Moisiu, në fillim të shekullit XX njihet si aktori më i mirë në skenën Gjermane dhe Austriake, pra kishin prejardhjen nga Kavaja. Shqiptari i lindur në Trieste, disa herë ka vizituar qytetin e vet, mbase dhe një pjesë të fëmijërisë së vet e kaloi në Durrës. Gjatë regjimit komunist, shtëpia e Aleksandër Moisiut ishte çerdhe e fëmijëve.

Kavaja në luftën e Shkodrës
Si mbeti Shkodra në kufijtë e Shqipërisë zyrtare.

Katër muaj betejë e ashpër midis trupave malazezo-serbe në njërën anë dhe atyre shqiptaro–turke për të përcaktuar se kujt do t'i mbetej Shkodra. Një betejë më shumë të vrarë, me lagjet myslimane krejtësisht të shkatërruara, por që përcaktoi se kujt do t'i mbetej qyteti.

Ndërsa përfaqësuesit e vendeve evropiane në atë 15 Dhjetor të vitit 1912 po zinin vend në tryezën e bisedimeve të Konferencës së Paqes në Londër, që do të vendoste edhe kufijtë e Shqipërisë zyrtare, në cepin verior te saj luftohej. Lufta në Shkodër kishte filluar qysh ne tetor, me fillimin e luftës ballkanike. Në kohën që konferenca e Londrës po çelej, Shqipëria kishte vetëm dy jave që kishte shpallur Pavaresin, një nga vendimet e para te Qeverise se Ismail Qemalit ishte mbrojtja e territorit. Lufta do te përqendrohej mbi të gjitha në mbrojtjen e dy skajeve : Shkodrës dhe Janinës.

Konferencën e Paqes kishte vendosur ta shfrytëzonte edhe Mali i Zi. Pikërisht për këtë kishte vendosur qe t'i intensifikonte sulmet kundër Shkodrës. Mbreti Nikolla kishte vendosur t'i vendoste Fuqitë e Mëdha përpara një fakti të kryer : Shkodra e pushtuar duhej t'i ngelte Malit te Zi. Pas vendimeve te te dyja palëve, lufta që kishte filluar që nga Tetori do të intensifikohej, sulmet dhe qëndresa do te bëheshin gjithmonë e me te ashpra. Gjithçka do të mbaronte vetëm në prill të vitit 1913, me nënshkrimin e një marrëveshjeje. Qyteti do t'i kalonte për një vit për administrim Komisionit Ushtarak Ndërkombëtar dhe pastaj do të bëhej pjesë e Shqipërisë zyrtare.

Në tetor 1912, kur filloi lufta ballkanike, ushtria Shqiptare ende nuk ishte krijuar, kështu që shqiptarët ishin te detyruar që të shfrytëzonin edhe rezistencën e ushtrisë turke kundër ushtrive të aleateve ballkanike. Ndërkaq, në strukturat e ushtrisë otomane apo turke ishin të inkuadruar mjaft shqiptare, oficere, nizamë (ushtare aktive), redife (rezerviste), mustafez (forca vendore), etj. Vetëm në Elbasan, Janinë, Kosovë e Manastir, llogariteshin më shumë se katër divizione me rezervistë shqiptare, pa shënuar edhe numrin e konsiderueshëm të vullnetareve dhe luftëtareve vendorë.

Gjate luftës forcat shqiptare u përfshinë ne dy divizione ; i pari qe u dërgua ne Shkodër u plotësua kryesisht nga Shqipëria e Mesme dhe e Veriut, kurse tjetri që u dërgua për të mbrojtur qytetin e Janinës u plotësua nga Shqipëria e Jugut. Në krye te gjitha forcave shqiptare ishte gjeneral brigade Esat Pashe Toptani, i cili ishte njëkohësisht edhe zëvendëskomandant i Korpusit te Shkodrës. Komandant i te gjitha trupave, që përbënin efektivin e Korpusit te Shkodrës, ishte kolonel Hasan Riza bej, një ndër oficeret më të përgatitur dhe më të aftë të ushtrisë turke.

E gjithë ushtria malazeze e mbret Nikolles, me të katër divizionet e saj dhe tri divizione serbe Drini-1, Drini-2 dhe Shumadija, te pajisur me artileri, mitroloze, madje edhe me aeroplanë luftarake nuk munden ta pushtonin Shkodrën. Serbia përdori për herë të parë në këtë luftë, te vetmen skuadrilje të avionëve luftarake që kishte dhe i pari pilot serb, qe guxoi te fluturonte mbi qiellin e Shkodrës, u rrëzua.

Në prag te sulmit nga forcat malazeze me 8 Tetor 1912, Shkodra ishte qyteti me i madh i Shqipërisë, me një popullsi prej rreth 36 mije banoresh dhe një nyje me rendësi ekonomike, ushtarake e kulturore ballkanike. Ne këtë qytet ishin vendosur konsullatat e disa vendeve, si ajo e Austro-Hungarisë, Rusisë, Greqisë, Italisë, etj.

Për pushtimin e Shkodrës ushtria malazeze fillimisht bëri në plan që të hidhte ne sulm dy te tretat e forcave te saja prej 21 mije vetesh, te përberë nga dy grupime operative, te Zetes dhe atë Bregdetar, gjithsej 3 divizione. Me 10 tetor 1912, forcat malazeze te Grupimit te Zetes, prej 15 mije vetesh, filluan mësymjen kundër Garnizonit turko-shqiptar ne Tuz, i përberë prej tre mije trupash. Garnizoni i Tuzit, ne rrethim të plotë, luftoi me vendosmëri përballe një epërsie dërrmuese te kundërshtarit dhe pa asnjë ndihme nga jashtë. Shume luftëtare shqiptare u vranë nga zjarri i artilerisë malazeze dhe sulmet e parreshtura te shkresorisë. Vetëm nga batalioni i Kavajës, gjate këtyre luftimeve ranë 87 vete, ose një e pesta e efektivit. Në këto kushte të rënda, me 13 tetor forcat malazeze munden ta thyejnë qëndresën dhe te pushtojnë Tuzin.

Rënia e Tuzit që një goditje e rende ushtarake e psikologjike për forcat e Garnizonit te Shkodrës. Por Komanda e këtij garnizoni nuk ra ne disfatizëm, përkundrazi ajo përshpejtoi masat e gjithanshme për të pritur armikun në portat e qytetit, e ne radhe të parë intensifikoi punimet fortikuese në rajonet e mbrojtjes. Që në vitin [1911]] Komanda e Garnizonit kishte filluar fortifikimin e rajoneve te mbrojtjes te qytetit, në mënyre rrethore, duke shfrytëzuar vecorite natyrore, te cilat favorizonin veprimet mbrojtëse : në radhe të parë, pengesat e shumta ujore, liqeni, lumenjt e Bunës, Drinit dhe Kirit, kodrat dhe malet, që e rrethojnë qytetin.

Komanda përcaktoi pesë rajonet kryesore të mbrojtjes : rajoni i Taraboshit, i Shtojit, i Bardhajt, i Berdices dhe i Tepes. Cedildo rajon kishte organizuar mbrojtjen rrethore për të përballuar mundësinë e luftës në rrethim, sidomos në rastin e sulmeve te befasishme natën. Fortifikimi ishte i nivelit bashkëkohor, me tre deri ne katër transhe, të lidhur me njëra tjetrën me hendeklidhje, me tela me gjemba para vijës së parë, që shkonin nga pese deri ne dhjete radhe, me prozhektore për ndriçimin e fushës se luftimit natën, me qe shumica e luftimeve u zhvilluan natën, pengesa te ndryshme ujore si gropa thithëse, ne zona moçalore si në fushën e Beltojës e te Trushit, me sistem ndërlidhje dhe me strehime të mbuluara për efektivin. Në fortifikimin e Shkodrës, krahas trupave xheniere, një kontribut të madh dha popullsia e qytetit, kryesisht ajo pjese që nuk ishte e armatosur dhe nuk merrte pjese në luftime. Rreth 400-600 banore të qytetit punonin çdo ditë, te shoqëruar edhe nga banda muzikore e garnizonit.

Komanda e Larte malazeze, duke vlerësuar se rajoni i Shtojit duhet të ishte më i dobët për shkak se shtrihej ne zone fushore, vendosi të jepte aty goditjen kryesore. Me 25 Tetor 1912, pas një përgatitjeje te fuqishme me artileri, forcat e divizionit të dyte malazez dhe te divizionit të trete ndërmorën sulme te furishme ne Shtoj. U zhvilluan luftime kryesisht natën, në distancë të afërt, me bajonete dhe trup me trup, por armiku nuk mundi te përparoje asnjë hap përpara. Malazezet për tre ditë patën rreth 1500 ushtare të vrarë e të plagosur. Sipas një pohimi të mbret Nikolles, te cituar nga një historian ushtarak malazez, nga humbjet e renda të pësuara në Shtoj te gjithë forcave malazeze, me përjashtim te brigadës se Zetës, i kishte hyre paniku në zemër, aq sa një hap nuk mund të bënte përpara. Pikërisht në këtë moment, Mbret Nikolla, duke parë se nuk po e pushtonte dot Shkodrën me forcat e tre divizioneve thirri ne ndihme nga Gjakova edhe divizionin e katërt, me rreth 5500 vete. Kështu përreth Shkodrës, bashkë me divizionin e parë që po sulmonte Taraboshin, u përqendrua e gjithë ushtria malazeze, prej kater divizionesh.

Me 5 Nëntor 1912, pas disfatave që pësuan në sulmet e tyre te përsëritura ne Shtoj, Bardhaj e Tarabosh, para dite, artileria malazeze, filloi bombardimin e lagjeve myslimane te qytetit. Mjaft shtepi u shkatërruan dhe shumë gra e fëmije vdiqën nën rrënoja. Malazezet kishin menduar se familjet dhe objektet e kultit katolik nuk do t'i pranonin myslimanet, por ndodhi e kundërta. Familjet dhe kishat katolike të Shkodrës i strehuan me bujari familjet myslimane. Në këto kushte, artileria malazeze, vazhdoi bombardimin e te gjithë lagjeve te qytetit, myslimane e katolike.

Me 17 Nëntor trupat serbe te dy divizioneve Shumadia dhe Drini, se bashku me trupat malazeze te divizionit të parë, pushtuan kalanë e qytetit të Lezhës dhe portin e Shëngjinit, ku ndodheshin një pjesë e forcave shqiptare. Reshtu, u ndërpre rruga Shkodër-Lezhë prej nga vinin furnizimet dhe ndihmat. Është fundi i Nëntorit te vitit 1912. Pas shpalljes se Pavarësisë, vendoset armëpushim 3 Dhjetor 1912 për ndërprerjen e te gjitha veprimeve luftarake ndermjet ushtrisë otomane dhe aleateve ballkanike. Në këtë moment, Mbret Nikolla i Malit te Zi i dërgon komandantit te Garnizonit të Shkodrës, kërkesën për te dorëzuar qytetin e Shkodrës, por Hasan Riza Pasha i përgjigjet : Tashme, Shkodra është një qytet Shqiptar qe nuk mund te marre urdhra nga një komande turke dhe se qyteti dëshiron të mbroje pavarësinë e vet kundër malazezeve.

Në kushtet kur Garnizonit të Shkodrës nuk po i vinte asnjë ndihme nga jashtë dhe kur ishte shpallur Pavarësia e Shqipërisë, Hasan Rizaja vendosi që të hynte në marrëveshje me malësoret shqiptare për t'u rene bashkërisht trupave malazeze. Me 27 Janar 1913, ai mblodhi shtabin e Garnizonit dhe deklaroi se nuk mendonte ta mbronte me Shkodrën në favor të Turqisë, por për llogari të Shqipërisë. Data 31 janar 1913, ishte caktuar dita e ngritjes se flamurit shqiptar në kalanë e Rozafës dhe dita e fillimit te sulmit të përbashkët të forcave te Garnizonit të Shkodrës dhe malësoreve shqiptare kundër trupave malazeze e serbe.

Por me 30 janar 1913, pasdite Hasan Rizai u vra pabesisht nga njerëzit e Esat Toptanit. Komandën e Korpusit të Shkodrës e mori zëvendësi i tij, Esat Pashe Toptani. Ndërsa Konferenca e Londrës vazhdonte punimet, mbret Nikolles iu këshillua prej miqtë e tij me te ngushte evropiane se vetëm marrja sa me e shpejte e qytetit do te ndikonte qe Fuqitë e Mëdha, të ndodhura para faktit te kryer, të vendosnin qË t'ia jepnin Shkodrën Malit te Zi. Mbret Nikolla iu drejtua për ndihme të pakufizuar ushtarake Serbisë. Gjeneralët malazeze dhe serbe në fillim të shkurtit 1913 përgatiten planin e mësymjes se përbashkët për pushtimin e Shkodrës, ku do merrnin pjese forcat e katër divizioneve malazeze dhe tri divizioneve serbe.

Për të marrë Shtojin, malazezet formuan dy kolona sulmi, te përbëra nga forcat e tri brigadave te këmbësorisë. Serbet, me forcat e tri divizioneve, të vendosura në Mjede, Bushat, e Shkjeze, në bashkëveprim me një brigade malazeze të divizionit të parë, duhet te sulmonin rajonin e fortifikuar në Beltoje e Berdice. Me 7 shkurt 1913, pas tri orësh bombardimi me artileri, nga i cili sipas kujtimeve të një gjenerali malazez, Shkodra i ngjante një vullkani të shpërthyer, malazezet u hodhën në sulm. Përleshje të përgjakshme u zhvilluan te të gjithë vijat e frontit, në Shtoj, Tarabosh, e Bardhaj. Furia e parë u sulmit u drejtua kundër llogoreve në Shtoj dhe zgjati gjysem ore me shume egërsi. Malazezet lanë shumë të vrare, por Shtoji nuk ra. Ne një ore, malazezet ne Shtoj bene tri sulme me bajoneta, të cilat përfundonin ne ndeshje trup me trup. Pasi u hodhën në sulm të gjitha rezervat, malazezet munden të merrnin dy transhetë e para. Mbrojtësit e rajonit te Shtojit u detyruan te tërhiqen në transhenë e trete.

Të gjithë burrave te qytetit te Shkodrës, iu kërkua të shkonin në llogore. Ata që nuk kishin arme, u urdhëruan te transportonin te plagosurit, te cilët vinin në qytet nga të gjitha anët. Komanda e Garnizonit të Shkodrës, pasi vlerësoi situatën, i dha urdhër komandës se rajonit të Shtojit që të kundërsulmonte me rezervat e saj për te rimarre transhenë e parë dhe të dytë, të pushtuar nga malazezet. Në orët e fundit te po kësaj ditë, efektivat e mbrojtësve te Shkodrës në Shtoj, u hodhën në kundërsulm. Pas një gjysme orë, u mor transheja e dytë dhe për një çerek orë, e para. Malazezet, të zëne në befasi, u tërhoqën, por pasi u riorganizuan u hodhën përpara me shpejtësi, duke i pushtuar ato pjese - pjese. Për pak kohe, ata i rimorën te dy transhetë. Por suksesi i tyre nuk zgjati shume ; ne orën 02.30 te datës 8 shkurt, Komanda e Garnizonit të Shkodrës futi në luftim rezervat e saj dhe në orën 04:00 malazezet ishin flakur tutje nga dy transhetë, te cilat nuk i morën dot me.

Komanda e Garnizonit te Shkodrës, me datën 8 shkurt dha urdhër për kundërsulmuar. Sipas një historian malazez, ushtria e mbret Nikolles deri në atë kohë kishte pësuar rreth 7000 të vrarë dhe mezi po përballonte kundërsulmin e forcave të Garnizonit të Shkodrës. Në këto kushte të vështira, komanda e lartë malazeze ripërsëriti me këmbëngulje kërkesën që trupat serbe te sulmonin menjëherë Berdicen. Komandanti i forcave serbe vendosi te sulmoje natën Berdicen me dy kolona. Në orën 03:30 të datës 9 Shkurt 1913, trupat serbe te tri divizioneve kaluan në sulm kundër rajonit të fortifikuar të Berdicës. Në këtë sulm, serbet për 3-4 ore luftim lanë në fushën e betejës 1800 të vdekur, nga këta 39 oficere si dhe 300 robër. Shtypi serb i asaj kohë e quajti këtë përleshje Kasaphana e Berdicës dhe një nga katastrofat më të mëdha të ushtrisë serbe gjatë gjithë Luftës se pare Ballkanike.

Mbret Nikolla, me humbjet e renda të pësuara, përfundimisht nuk kishte me shpresa që ta pushtonte Shkodrën vetëm me ushtrinë e vet. Në këto kushte ai iu lut përsëri mbretit të Serbisë që ta ndihmonte ushtarakisht. Serbia vendosi të dërgonte në Shkodrër, rreth 15 mije forca te tjera, që do të emërtoheshin "Korpusi bregdetar i Shqipërisë", i cili, veç artilerisë se rende do të kishte edhe katër avione luftarake, nga shtatë që kishte gjithsej ushtria serbe. Ndërkohe, me 23 Mars 1913, Konferenca e Londrës kishte vendosur që Shkodra t'i mbetej Shqipërisë. Fuqitë e mëdha evropiane i kërkuan Malit te Zi dhe Serbisë që te tërhiqnin forcat e tyre nga rrethimi i Shkodrës. Por malazezet dhe serbet nuk donin të hiqnin dorë nga plani për të pushtuar Shkodrën.

Në marrëveshje me qeverinë greke nga Selaniku, nëpërmjet tri konvojeve, u transportuan në Shëngjin deri nga fundi i marsit, rreth 15 mije ushtare serbe, te pajisur, pervec artilerisë, edhe me aeroplanë luftarake. Njëkohësisht, ushtria malazeze u vu nën komandën e gjeneralëve serbe. Por humbjet e renda që kishin pësuar më parë në luftimet kundër Garnizonit të Shkodrës i bënin gjeneralët serbe që të hezitonin e të zvarritnin sulmin kundër Shkodrës, derisa erdhi urdhri që ushtria serbe te tërhiqej nga rrethimi i qytetit. Te mbetur vetëm, forcat malazeze me 31 Mars 1913 bën edhe një sulm të dëshpëruar kundër Taraboshit, por pa sukses.

Gjendja në Shkodër ndërkaq nuk ishte e thjeshte, që në Dhjetor 1912 njerëzit kishin filluar te vdisnin nga uria. Në kushtet e mungesës se ushqimeve dhe faktit se fati i Shkodrës ishte përcaktuar nga Fuqitë e Mëdha, Komanda e Garnizonit të Shkodrës vendosi te dilte nga qyteti. Me 23 Prill 1913, u arrit një marrëveshje me palën malazeze me 24 pika, sipas se cilës Garnizoni i Shkodrës do të dilte nga qyteti me të gjithë armatimin, pajisjet, dokumentacionin, etj.

Me 24 prill 1913, ne mengjez, forcat e Garnizonit të pathyeshëm te Shkodrës, të rreshtuara në kolone marshimi, me flamujt luftarake, se bashku me armatimin, mitralozet, topat dhe pajisjet e tjera, u nis për në drejtim të Lezhës. Pas një qëndrimi të shkurtër prej tre javësh te trupave malazeze, qyteti i Shkodrës i kaloi për një vit për administrim Komisionit Ushtarak Ndërkombëtar dhe pastaj u bashkua me pjesën tjetër të Shqipërisë zyrtare.

Kavaja është një qytet ku rolin kryesor ne te ardhurat e luan turizmi, sidomos gjate periudhës se verës ku mendohet se atë e vizitojnë rreth 400.000 turiste. Te ardhurat e tjera vijnë kryesisht nga bujqësia, kjo e ndikuar shumë nga relievi(fusha e Myzeqesë dhe fusha e Shkumbinit të Sipërm). Industria është pak e zhvilluar dhe është e përqendruar vetëm në nxjerrjen e gazit natyror ne Sinaballaj. Pa përmendur këtu edhe të ardhurat që vijnë nga emigrantet.

Kavaja ndodhet rreth 50 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Perveç rrugës automobilistike aty mund të shkohet edhe me tren

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e qytetit te Elbasanit

Mesazh  r_3 prej Mon Dec 13, 2010 11:27 pm



Historia e trevave të Elbasanit e ka zanafillën e saj në shekullin e IIte p.k. me vendbanimet e hershme ilire. Në shekullin e IIte qyteti njihet me emrin “SKAMPA” e më vonë me emrin “SKAMPINI” në varësi administrative të Durrahut. Duke qënë i vendosur ne kryqezimin e rrugëve Veri – Jug dhe Lindje – Perendim, ai ka shërbyer si pikë e rëndësishme kalimi dhe si stacion i rëndësishëm, duke u përmendur si qëndër urbane, ushtarake e peshkopale. Pas bllokimit të rrugës Egnatia nga dyndjet e barbarëve, qyteti nuk përmendet më dhe njeh shkatërrimin e tij gjatë migrimit sllavo – bullgar diku nga shekulli VI - VII.

Gjatë pushtimit turk të Shqipërisë, pas disfatës që pësoi në rrethimin e dytë të Krujës, Sulltan Mehmeti IIte, në kthim e rindërtoi kalanë e vjetër, për ta patur si pikë mbështetje të mëvonshme. Në vitin 1466 qyteti mori emrin Elba-san.

Ai shpejt u zhvillua si qëndër e rëndësishme strategjike, administrative, ushtarake dhe ekonomike e Shqipërisë së mesme. Zejtaria dhe tregtia mori përsëri një zhvillim te dukshëm duke shtrirë lidhjet dhe ndikimin në tërë zonat përreth.

Një zhvillim të ndjeshëm mori arti postbizantin i përfaqësuar nga mjeshtri dhe piktori i madh Onufri i Neokastrës (Elbasanit), i cili krijoi një art kulminant ku spikat me forcë të vecantë gërshetimi i shkëlqyer i gjeniut me traditën vendase. Si vepra të tij, të trashëguara deri në ditët tona, janë afresket dhe ikonat e kishave të Shelcanit dhe të Valshit të mesit të shek. XVI. Vazhdues i veprës së Onufrit përmendet Kostandin Shpataraku.

Një zhvillim të vrullshëm mori qyteti i Elbasanit në shek. XVII me krijimin, organizimin dhe funksionimin e 60 llojeve të zejeve në 45 Esnafe. Vlen të përmendet në këtë kohë “Kodiku i Esnafeve të Tabakëve”, 15 Maj 1658, i cili konsiderohet ndër më të vjetrit ne Ballkan.

Në dokumentacionin e kohës, dëshmohet se në mesin e shekullit të XVII, Elbasani kishte 2000 shtëpi, 900 dyqane, punoheshin lëkura, leshi, mëndafshi, metalet e sidomos argjendi.

Prodhimet e qytetit të Elbasanit gjenin treg shitje si brenda dhe jashte vendit. Këtë e dëshmon fakti që Turqia në dy ekspozita ndërkombëtare në Paris në vitin 1867 dhe në Cikago në vitin 1894 krahas artikujve të tjerë të artizanatit ekspozoi edhe pushkët, pistoletat dhe silahet e prodhimit shqiptar të Shkodrës, Elbasanit, Prizrenit, etj. E rëndësishme është se Elbasani shquhet për organizimin e panaireve. Panairi i parë është ai i vitit 1381 i pasuar me të tjerë në periudhat e mëvonshme.

Në këtë kohë Elbasani shquhet si qëndër e fuqishme arsimore dhe kulturore me përpjekjet që bënë Bugomili (anonimi i Elbasanit), Dhaskal Todri për përhapjen e gjuhës e të shkrimit shqip. Në epokën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare zë një vend të rëndësishëm Kostandin Kristoforidhi, autor i abetares shqipe, fjalorit gegërisht dhe toskërisht, i cili konsiderohet si babai i gjuhës shqipe.
Në etapën e fundit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare vecojmë Elbasanin si perhapës i mendimit përparimtar arsimor e kulturor.

Pas shpalljes së Hyrijetit, Kushtetutës Xhonturke, u krijuan nje sërë shoqërish dhe klubesh nga patriotët elbasanas ku detyrë kryesore kishin përhapjen e gjuhës dhe shkrimit shqip.
Më 2 – 9 Shtator 1909 u thirr Kongresi i Elbasanit i cili ndër vendimet më kryesore ka qënë hapja e Shkolles Normale e cila u realizua me 1 Dhjetor 1909 dhe krijimin e Shoqërisë Përparimi e cila do te mbështeste financiarisht këtë shkolle. Kjo shkolle ka qënë e para shkollë e mesme e arsimit kombëtar Shqiptar.

Qyteti i Elbasani konsiderohet si një nga vatrat më të rëndësishme të luftës për liri dhe clirim kombëtar. Si pika kulmore përmendim aktin e shpalljes së pavaresisë së Elbasanit më 25 Nëntor 1912, si i pari qytet i Shqipërise, pjesmarrjen aktive në Luftën e Vlorës në vitin 1920, në lëvizjen demokratike antifeudale të vitit 1921 – 1924, si dhe në luftën e Dyte Botërore.

Gjatë periudhës 1924 – 1939 qyteti i Elbasanit arriti një zhvillim të ndjeshëm në disa drejtime si p.sh. në infrastrukturë kryesisht me ndërtimin e rrugëve që lidhnin Elbasanin me Tiranën, Durrësin, Korcën, Gramshin, Dibrën, etj, ndërtimin e ujësjellësit të qytetit dhe ndërtimin e centralit elektrik.


Gjatë kësaj periudhe mori zhvillim edhe ekonomia, me ngritjen e disa objekteve si: fabrika e alkoolit, duhan cigareve, vaj sapunit duke vazhduar punën artizanale tradicionale. Në këtë kohë kemi ngritjen e degëve të bankave Shqiptare dhe të huaja të cilat nxisnin prodhimin bujqësor e industrial të Elbasanit.Në vitin 1945 u vendos diktatura e proletariatit, regjimi komunuist dhe qyteti vuajti për 45 vjet nga represioni që donte ta privonte nga prirjet e tij demokratike dhe kulturore.

U persekutuan personalitetet më të spikatura të qytetit të Elbasanit. U vu dorë mbi institucionet e kultit duke i transformuar sipas “ideologjise së re . Megjithatë qytetarët e Elbasanit morën pjesë aktive në proceset demokratike të vitit 1990. Personalitetet më të spikatura të këtij shekulli për qytetin e Elbasanit janë: Aqif Pashë Elbasani, Aleksandër Xhuvani, Lef Nosi, Ahmet Dakli, Et’hem Haxhiademi, etj.




r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e qytetit te Gramshit

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 14, 2010 8:07 am



Rrethi i Gramshit ndodhet në pjesën qëndrore dhe jugore të Shqipërisë, nga Qafa e Shënkollit, Lleshan në veri deri në Siman(Sqimar) në jug dhe nga Saraseli në perëndim deri në malin e Valamarës, Lenie në lindje. Sipas të dhënave statistikore të viti 2004 ky rreth numëron 42616 banorë Pjesa më e madhe e tij shtrihet në Krahinën Malore Qëndrore, e cila është ajo që quhet Krahina e Vërçës, kjo pjesë ndodhet në anën lindore të lumit të Devollit, pjesa lindore e tij shtrihet në Ultësirën Perëndimore, e njohur kjo si krahina e Sulovës dhe zona që shtrihet midis lumit të Devollit dhe të Tomorricës shtrihet në Krahinën Malore jugore dhe njihet si krahina e Ky rreth shtrihet në sektorin e mesëm të lumit të Devollit, i cili brenda rrethit ka një gjatësi prej 49 km, lumë, i cili sic e thamë, sëbashku me lumin e Tomorricës e ndan Rrethin e Gramshit në 3 krahina. Rrethi i Gramshit bën pjesë në prefekturën e Elbasanit. Ai kufizohet nga shtatë rrethe të tjera të cilat janë; Elbasani, Librazhdi, Pogradeci, Korça, Skrapari, Berati dhe Kuçova, dhe ka një sipërfaqe prej 695 km2. Përbëhet nga një bashki, 9 komuna dhe 95 fshatra. Sipas vendosjes gjeografike, ndodhet në zonën e klimës tranzitore, zonë që është mjaft e përshtatshme për zhvillimin e aktivitetit ekonomik. Këtë avantazh që ofron pozita gjeografike e dëmton karakteri i relievit, i cili në përgjithësi është mjaft i përthyer. Në tërësinë e vet territori i rrethit është një luginë. Lugina e Devollit dhe e Tomorricës përbëjnë pjesën më të shtruar të terrenit dhe ku gjenden edhe tokat më pjellore të tij. Në kurrizin jugor të vargut perëndimor janë zhvilluar mjaft fenomenet glaciale si liqene, të vendosura në lartësinë 1500-1800 m mbi nivelin e detit. Sipas ndarjes klimatike bën pjesë në zonon klimatike mesdhetare kodrinore nënzona jugperëndimore që shtrihet deri në 800-1000m mbi nivelin e detit dhe në zonën klimatike mesdhetare malore nënzona juglindore pjesa e sipërme e relievit deri në lartësinë 2373m. Temperatura mesatare e ajrit është 12.3oC-15.1oC për Zonat e ulëta dhe 9.5oC-10.9oc për zonën malore. Në ndërtimin gjeologjik të rrethit të Gramshit marin pjesë kryesisht shkëmbinjtë sedimentarë dhe në sasi të pakët ata magmatikë. Nga studimet e bëra në rrethin e Gramshit njihen 70 shfaqje burimesh të mineraleve të dobishme, metalore dhe jo metalore si dhe minerale industriale ndërtimore. Në këtë rreth gjenden edhe burime të pastra të ujit të pijshëm me rezerva të mëdha, siç janë ujrat e Kërpicës e Sotirës. Njihen gjithashtu burime ujrash Kurative si në Kërpicë, Holtë dhe Liqeni i Zi, të cilat nëpërmjet investimeve mund të përdoren për kurimin e reumatizmës. Mund të themi se rrethi i Gramshit ka një hidrografi dhe hidrologji të zhvilluar. Rrjeti hidrografik është shumë i dendur dhe mjaft aktiv në periudhën e shirave. Burimet ujore përbëjnë një pasuri të madhe potenciale për zhvillimin e industrisë energjitike të rrethit, me kosto jo shumë të lartë. Studimi i bërë për shfrytëzimin e rrjedhjes së lumit Devoll ka nxjerrë si konkluzion se mbi të mund të ndërtohen tre hidrocentrale të mëdhenj. Njëri prej tyre, ai i Banjës. Aktualisht Gramshi ka dy hidrocentrale të vegjël, një mbi lumin Grabovë, në Lenie, me kapacitet 400kw/h, dhe një në fshatin Kërpicë, me kapacitet 200kw/h. Lumi kryesor i rrethit është Devolli, i cili e përshkon atë thuajse mespërmes. Ai ka rëndësi të madhe ekonomike pasi në të dyja anët ka mjaft toka bujqësore të cilat ujiten prej tij. Në pasuritë ujore të Gramshit liqenet janë një pjesë e rëndësishme dhe nga elementët që krijojnë vende të bukura turistike. Ato gjenden të rrethuar nga pyje shumë të bukur ahu, dhe rrotull tyre ka lëndina e kullota me sipërfaqe të konsiderueshme e bukuri përrallore në pranverë e verë. Gramshi është 107 km larg Tiranës, 94km larg Korçës dhe 47 km larg Elbasanit. Pra, duhet theksuar fakti se ai është rreth afër autostradave, veçanërisht pranë aksit perëndim-lindje: Durrës-Qafë Thanë-Pogradec-Korçë-Follorinë. Për zhvillimin gjeologjik, përcaktohet zhvillimi i territorit mbi shkëmbinjë kryesisht sedimentarë dhe më pak mbi magmatikë. Lartësia mesatare mbi nivelin e detit është 804m, ajo më e larta është 2373m (Mali i Valamarës), ndërsa minimalja është 119m. Vendosja e kësaj zone në një territor të pasur me resurse natyrore, të populluar që në lashtësi, të shoqëruar me zhvillime të hershme dhe të vrullshme historike, duke siguruar dhe vazhdimësinë iliro-shqiptare, kanë kushtëzuar larminë e madhe e të jashtëzakonshme natyrore dhe materialo-shpirtërore në zonat e vërejtura.
[redakto] Kushtet natyrore

Rrethi i Gramshit bën pjesë në Krahina Malore Qendrore, Ultësirën Perëndimore, dhe Krahina Malore Jugore me një reliev Kodrinoro m-malor, me një mesatare prej 804 m mbi nivelin e detit, me lartësi minimale 119 m mbi nivelin e detit dhe maksimale 2373 m. Ka një reliev kryesisht të thyer, i cili vjen duke u ngritur nga perëndimi në drejtim të Lindjes. Lumi i Devollit është një urë ndarëse midis relievit më të ulët në perëndim dhe relievit më malor në lindje. Pikërisht në rrjedhjen e mesme të Devollit , aty afër mesit të gjatësisë së tij brenda rrethit të Gramshit, ndodhet qyteti i Gramshit, 230 m mbi nivelin e detit, ndërtuar ky në një nga tarracat lumore të krijuara nga lumi Devoll në këtë sektor. Përsa i përket ndërtimit gjeologjik, për rrethin e Gramshit përcaktohet zhvillimi i territorit mbi shkëmbinjë sedimentarë dhe më pak në ata magmatikë, këta të fundit gjenden më tepër në lartësitë e mëdha. Nga studimet e bëra në rrethin e Gramshit njihen 70 shfaqje burimesh të mineraleve të dobishme, metalore dhe jo metalore si dhe minerale industriale ndërtimore. Rrethi i Gramshit dallohet për një amplitudë të madhe hipsometrike, kjo për shkak të relievit shumë të thyer të tij, pasi në të janë të pranishme lartësitë 120m mbi nivelin e detit, por ka edeh lartësi që shkojnë deri në 2373 m mbi nivelin e detit, pa përmendur këtu malin e Tomorrit në kufirin jug-jugperëndimor të tij që arrin një lartësi maksimale prej 2415 m. këto kontraste kanë krijuar një reliev të larmishëm, por gjithsesi duke mbetur brenda kuadratit të relievit kodrinoro-malor.

Klima: Rrethi i Gramshit futet në zonën klimatike mesdhetare kodrinore nënzona jugperëndimore që shtrihet deri në 800-1000m mbi nivelin e detit dhe në zonën klimatike mesdhetare malore nënzona juglindore pjesa e sipërme e relievit deri në lartësinë 2373m. Temperatura mesatare e ajrit është 12.3oC-15.1oC për Zonat e ulëta dhe 9.5oC-10.9oc për zonën malore. Mund të themi se temperatura mesatare eajrit është/varion nga 12.3oC deri 15.1oC për zonat e ulëta dhe 9.5 oC deri 10.9 oC për zonat malore. Niveli i reshjeve varion, por mestarje e tyre është afërsisht 1200 mm shi në vit. Reshjet më së shumti janë në formë në shiut, por në zonat malore bien edhe reshje dëbore të cilat qëndrojnë pa shkrirë 2 deri në 3 muaj në vit. Reshjet më së shumti janë të përqëndruara në stinën e dimrit, vërehet një maksimum në nëntor dhe një minimum në korrik. Kushtet klimatike në përgjithësi janë të përshtatshme për zhvillimin ekonomik,sidomos atij bujqësor dhe blektorial, pasi sic e theksuam edhe më lart temperaturat janë optimale, gjithashtu eddhe reshjet janë të mjaftueshme. Shumë mirë këto reshje mund të shfrytëzohen për rritjen e kultutave bujqësore, pasi ajo lejon që të paktën në lartësitë më të vogla të merren edhe dy produkte bujqësore në vit, por gjithsesi ndihet nevoja e ujitjes artificiale sidomos në periudhën me reshje të pakëta, gjë e cila mund të rregullohet nëpërmjet shfrytëzimit të lumit të Devollit, ku në bazë të tij janë ngritur një rrjet kanalesh ujitëse, në kohën para viteve ‘90 rreth 30% e sipërfaqes së rrethit u vendos nën ujë. Gjthashtu një klimë e tillë ndikon pozitivisht edhe mbi shëndetin e njeriut, sidomos nbi luginën e Devollit, prandaj përqëndrimet e popullsisë janë më të mëdha mbi të ose shumë afër tij.

Hidrografia: Rrethi i Gramshit ka një hidrografi të pasur si me ujëra sipërfaqësore ashtu edhe nëntokësore, edhe pse burimet aktive gjithëvjetore janë të dendura vetëm nga lartësitë 1000 m mbi nivelin e detit, ndërsa në zonën e poshtme ato janë të rralla. Këtu mund të përmendim dy lumenjtë kryesorë të rrethit Devolli me gjatësi breda tij 49km dhe Tomorrica me një gjatësi prej 14km, gjithashtu janë të pranishme edhe disa lumenj të tjerë, por më të vegjël si ai i Holtës, Lenies, etj. Ndër liqenet mund të përmendim më të rëndësishmin prej tyre, liqenin e Dushkut me sipërfaqe prej 1km2. Në rrëzë të malit të Tomorrit gjendet burimi i Sotirës, që furnizon qytetin e Gramshit dhe shumë fshatra në të cilat kalojnë tubacionet e ujit të pijshëm, por edhe më gjërë, me ujë të pijshëm. Mund të themi se vetëm gjysma e tij shfrytëzohet për ujë të pijshëm, pjesa tjetër e pashfrytezuar derdhet në lumë. Gjithashtu, të pakëta por jo të parëndësishme janë dhe ujërat termale, të cilat kanë një shfrytëzim të kufizuar vetëm për popullsinë e zonës. Pra duke bërë një vlerësim të hidrografisë, mund të themi se ky rreth është mjaft i pasur me ujëra,si për të pirë, për ujitje dhe për aktivitete të ndryshme të ekonomisë siç mund të përmendim mullinjtë e bluarjes së miellit, të cilët përdorin ujin e rrjedhshëm 24 h për ushtrimin e aktivitetit të tyre punues. U bënë tashmë 8-9 vjet që qyteti i Gramshit ka ujë 24 h në ditë.

Tokat: Rrethi i Gramshit për vetë nga lartësitë mbi nivelin e detit që varjojnë ka të pranishme disa lloje tokash, të cilat janë:


Tokat e imëta kafe, të pranishme kryesisht nga lartësia 119 deri në 600-700m mbi nivelin e detit. Tokat e kafenjta, nga 700-1000 m Tokat e murrme pyjore, 1000 deri 1600-1800 m Tokat livadhore malore, mbi 1800 m mbi nivelin e detit.

Prania e këtyre tokave ka kushtëzuar edhe bimësinë, si atë natyrore dhe atë të kultivuar, tek këta të fundit përmendim praninë e pishave pranë fshatit Pishaj të pazakonta për këtë lartësi.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e qytetit te Tiranes

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 14, 2010 8:14 am



Për herë të parë emri i Tiranës përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut. Sundimtarë të tokave ku shtrihet sot Tirana në shekullin e XIV kanë qenë familja e Topiajve. Nga mesi i shekullit XIV deri më vdekjen e Skënderbeut kanë qenë pjesë e tokave Kastriote. Pas vdekjes së tij territoret e qendrës së banimit shpopullohen dhe braktisen ashtu që gjatë kësaj kohe nuk dukej ndonjë qendër vendbanim por shpërndahet në disa qendra në nivel të fshatrave.

Regjistrimi i tokave të këtyre fshatrave bëhet nga pushtimin otoman në vitet 1431-1432. Qendra e këtyre fshatrave, Tirana u themelua në 1614 nga Sulejman Bargjin - Pasha nga fshati Mullet, i cili ne fillim ndërtoi një xhami, një furrë pjekje dhe një hamam. Qendra e themeluar u mbajt nën sundimit e pasardhësve të tij Ibrahim Bargjin Beut dhe të birit të tij Ahmet Bargjin Pashës i cili lë pas vete katër vajza. Të katër vajzat e Ahmet Bargjin Pashës martohen me pjestarë të familjes së Kapllan Toptanit i cili merr në këtë mënyrë sundimin e Tiranës në vitin 1807 dhe e bartë qendrën e nën-prefekturës Krujë-Tiranë në Tiranë. Deri në këtë kohë, lagjet më të vjetra të Tiranës kanë qenë ajo e Mujos dhe e Pazarit, të ndodhura sot në zonën mes qendrës aktuale dhe rrugës së Elbasanit.

Pas vdekjes (1816) së Kapllan (Topia) Pashës së Krujës, më 1817 sundimin e merr përkohësisht Haxhi Et'hem Bargjin - Beu (nga fisi i Bargjinëve por jo trashëgimtar).

Më 1822 familja e Topijave merr prapë nën sundim Tiranë. Pas sundimit (1822-1837) të Abudrrahman Topisë - Beut, sundimin e Topiave në Tiranë e vazhdon i biri i tij, Ahmet Topia - Beu cili sundon deri më 1865 ku edhe merr fund sundimi i shefit të familjes sunduese. Me rritjen e rolit qytetar të parisë dhe me reformën në administratën Turke të vitit 1865 krijohet vilajeti i Shkodrës (i ngjashme me qarkun e Shkodrës) dhe Sanxhaku i Durrësit në të cilën Tirana ishte nënprefekturë.

Nga viti 1913 Tirana administrohet nga Kryebashkiak vendas.


Si kryeqytet i përkohshëm Tirana u shpall më 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor 1925.

Në vitin 1990 Tirana numëronte vetëm 244.200 banorë. Aktualisht, dyndja masive e banorëve nga gjitha anët e tjera të vendit përdrejt kryeqytetit, të cilët shpresojnë të gjejnë aty punë dhe jetë me të mirë, e ka rritur zhvillimin dhe numrin e popullsinë.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e qytetit te Durrsit

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 14, 2010 8:17 am



Durrësi mund te krahasohet me qytetet me te medhenj te Mesdheut antik dhe Mesdhetar.

Qyteti Epidamn Dyrak u ndertua nga Iliret Taulant, dallendyshasit ne shekuj XIII-XI p.K Banoret e pare te Dyrrahut, para ilireve te quajtur protoiler, pellazge, ngriten ne rrethinat e ketij qyteti, vendbanimet e para prehistorike. Ne kushtet e nje klime mesdhetare, zona me e pershtateshme per banim ishte ajo e lumit Erzen (Ululeus) si dhe Ultesira Perendimore perreth saj. Ne bregdetin e Gjirit te Durresit u vendos qendra e pare apo limani me emrin Dyrrah. Sipas autoreve antik, ky qytet u themelua nga dy mbreter me origjine ilire te quajtur Dyrah dhe Epidamn. Mbreti Epidamn, ndertoi pjesen e fortifikuar te qytetit ne juglindje te Malit te Durresit, kurse nipi i tij Dyrrak, ndertoi Portin qe per shume e shume shekuj mban emrin e tij. Nga keto dy emra mbijetoi deri ne ditet tona, emri Dyrrah-Durresi, per vete rolin e tij si liman-Port. Emri i vertet i mbretit vendas Dyrrah, indentifikohej dhe me konfiguracionin gadishullor te relievit, duke shprehur qenien e dy shpateve (dy rrahe), qe duken kur hyn ne Gjirin e Durresit.
Monedhat e vjetra të qytetit 450-350 para.K.
Monedhat pas vitit 350 para.K.

Qyteti u zhvillua me shpejtesi per te mundesuar zevendesimin e rolit te Troies, duke u bere pika me e pershtateshme nderlidhese midis Pelegi-Europe dhe Hesperise te populluar nga Tuske e Dardane. Ne shekujt X-VIII p.K u krijua Federata Taulante: Shtete me Kryeqender Dyrrahun. Ne shekujt VII-III p.K Federata Taulane e shendrroi Taulanine ne shtetin kryesor Ilire te Ultesires Perendimore Panadriatike, duke e bere kryeqendren Dyrrah, qytet me zhvillim te gjithanshem "Dere e dritare" te Europes. Ne shekujt II p.K deri X era e re , Europa Perendimore njihej me emrin Durres, qe ishte Shtet i Pavarur brenda Perandorise Romake-Bizantine.

Gjate periudhes Bizantine vazhdoi te mbetej qyteti me i rendesishem ne brigjet perendimore te Gadishullit te Ballkanit. Ai ishte kryeqendra e Provinces "Epiri i Ri", ku perfshiheshin krahinat nga lumi Mat deri tek lumi Vjosa. Ne kohen e Perandorit te Anastasit I (491-519) dhe Justianani I (527-565), qyteti pesoi transformime te ndjeshme ne strukturen urbane duke marre tiparet e nje qyteti tipik bizantino-kristian. Ne shekujt VIII u formua ne Durres, Njesia Administrative "Ahrondia e Dyrrahut", forme vetqeverisje e qytetit me krahinat perreth. Ne vitet e para te shek. IX u themelua "Thema e Dyrrahut", qe kishte per qellim mbrojtjen nga rreziku i sulmeve te Arabeve dhe Frengeve si dhe per te perballuar presionet tregtare te Venedikut. Kjo njesi ushtarake-administrative, perfshinte trojet nga Tivari ne veri e deri ne Gjirin e Vlores ne jug, ndersa ne lindje kufizohej me lumin Drin. Me Durresin, si kryeqender te saj, u krijua dhe u perhap Qyteterimi Mesjetar, kultura arbnore, u kalua ne sistemin feudal dhe ne krijimin gradual te nje shtrese fisnikesh te rinj. Gjithe ky proces, coi nga formalizimi deri tek shkeputja e plote e lidhjeve te zones Durres nga Bizanti.

Ne shek. XI-XV, Shteti Shqipetar njihet me emrin Shteti i Arberit. Ky shtet, kulmin e tij e arriti ne periudhen e mbreterimit te Gjergj Kastriotit. Sipas kronikeve Osman te shek. XVI, Durresi apo sic e cilesojne ata "Kostandinopoja e Dyte", u pushtua nga turqit me 13 Gusht 1501.
Hartë nga Giuseppe Rosaccio.

Pushtimi Osman pati pasoja te renda per Durresin. Qyteti me i madh dhe hijerende, u shendrrua ne nje qyteze me 100-120 shtepi, duke mbetur i tille per nje periudhe relativisht te gjate. Vetem ne shek XVII, qyteti filloi te rimare veten duke u bere qender e tregetise tranzite dhe skela kryesore e Shqiperise se Mesme.

Ne reformen administrative te vitit 1888, Durresi ishte Sanxhak i vilajetit te Shkodres. Ne fillim te vitit 1912 qyteti me rreth 4700 banore, ishte nyje kryesore nderlidhjeje midis qendrave te levizjes kombetare.

Me 21 Nentor 1912, ne Portin e Durresit, zbriten nje grup patriotesh te kryesuar nga atdhetari I.Qemali, te cilet vinin me misionin historik qe te shpallnin mevetesine e shtetit Shqiptar dhe me 26 Nentor ne Durres ngrihet flamuri i Pavaresise. Sundimit turk i kishte ardhur fundi, por duket se qytetin e lakmonin invazione te tjera: pushtimi serbe(1913), ai austro-hungareze (1916) dhe pushtimi italian (1918).

Gjate viteve te monarkise shqiptare (1924-1939) Durresi fitoi nje frymarrje te re dhe qytetaria fisnike durrsake e beri qytetin e vet model te zhvillimit ekonomik kapitalist. Me 7 Prill 1939 qyteti dhe rrethinat e tij u pushtuan nga trupat e ushtrise italiane dhe gjermane dhe me 14 Nentor 1944, Durresi u clirua. Periudhes se sistemit socialist (1945-1990), i perkasin investimet ne disa dege te industrise, kolektivizimi i bujqesise, masivizimi i arsimit, ngritja e nje seri objektesh social kulturore etjer. Ne fillim te viteve '90 zune fill normat e para te sistemit demokratik me shume probleme per fazen e tranzicionit, por me perspektive per te ardhmen. Sistemi i ri dhe reformat ekonomike qe u zbatuan ne Shqiperi dhe ne Durres pas vitit 1990, sollen transformime te ndjeshme ne jeten ekonomike.


Ne rrethin e Durresit jane aktualisht ne aktivitet 3511 subjekte ekonomike, midis te cilave 64 shoqeri te perbashketa (Filanto, Floryhen, Trumph, Eurotech), etjer qe merren me rieksportin e konfeksioneve te kepuceve, peshkut etjer. Ne Durres operojne aktualisht 9 banka, pjesa me e madhe e te cilave jane te huaja.

Porti i Durresit, eshte nje nga portet me te vjetra te Europes ne detin Adriatik dhe nje nga kryeurat ballkanike te komunikimit te perendimit me lindjen dhe anasjelltas. Ai eshte percaktuar si nje pike hyrje per Korridorin e 8-te te transportit qe fillon nga Shqiperia, kalon nepermjet Maqedonise dhe Bullgarise per te mbrritur ne portin e Varnas dhe Burgasit ne Detin e Zi. Objektivi kryesor i projektit eshte krijimi i nje transporti te sigurt, sipas standarteve te projektimit europian dhe nderkombetare. Gjithashtu eshte porti me i madh i vendit, i cili mbulon rreth 85% te import-eksporteve shqiptare te mallrave dhe me i rendesishem ne transportin detar te udhetareve.

Porti i Durresit ka nje siperfaqe te pergjithshme prej 1.4 km2 dhe nje akuatorium prej 0.67 km2. Kanali i hyrjes eshte 9.5m i thelle, 40 ml i gjere dhe 1.2 milje i gjate. Ne port funksionojne 11 kalata operues nga 6.60 -11m te thella me nje gjatesi rreth 2.200m. Siperfaqja totale per depozitimin e mallrave eshte 270.000m2 nga te cilat 27.000m2 jane te mbuluara. Ne portin e Durresit ngarkohen dhe shkarkohen te gjitha llojet e mallrave minerale, karburante, cimento dhe artikuj te kategorive te ndryshme. Ne port gjendet dhe terminali i trageteve, i cili ka ne dispozicion nje kalate me gjatesi 186ml dhe zhytje qe varion nga 7.40-7.90 ml. Ne kete terminal, gjate vitit 2002, u perpunuan 1.683 tragete me 600.500 pasagjere, 138.000 automjete dhe 368.000 ton mallra.

Terminali i konteniereve eshte ne fazen ndertimore. Pervec kalates dhe sheshit qe ka ne dispozicion, ne ndihme te terminalit te konteniereve ne portin e Durresit ndodhen edhe nje sere pajisjesh qe ndihmojne ne ngarkim-shkarkimin e tyre. Aktualisht ne portin e Durresit jane futur ne perdorim fondet e Bankes Boterore prej 23 milion USD, Programi PHARE me 11 milion USD, TDA me 1.9 milion USD investime keto qe kane si destinacion rehabilitimin e kalatave, shtrimin e shesheve, blerjen e elektrovincave dhe makinerive per perpunimin e konteinereve etjer. Porti i Durresit ka perfituar gjithashtu nje kredi prej 17 milion Euro nga Banka Europiane e Zhvillimit. Projekti perfshin ndertimin e teminalit te ri te trageteve dhe rikonstruksionin e tij ekzistues. 90% e vellimit te transportit detar ne Shqiperi kryhet nepermjet Portit te Durresit dhe kapaciteti vjetor i perpunimit te mallrave eshte rreth 3 miljon ton. Me krijimin e zones fiskale, kapaciteti i Portit do te arrije ne 5 milion ton mallra te perpunuara ne vit.

Ne port funksionojne rreth 75 agjensi detare spedicionere, nga te cilat 6 agjensi detare qe trajtojne 14 tragete udhetaresh dhe automjetesh. Me e madhja eshte agjensia publike “Taulantja sh.a”. Aktualisht, ne portin e Durresit eshte dyfishuar numri i trageteve krahasuar me nje vit me pare. Cdo jave ne kete port akostohen rreth 40 tragete dhe katamarane qe lidhin Durresin me portet e tjera te Mesdheut. Durresi eshte nyje e te gjitha llojeve te transportit. Nese do t’i referohemi shprehjes se vjeter qe ne kohen e Perandorise Romake se “Te gjithe rruget te cojne ne Rome”, ne Shqiperi, do te ishte: “Te gjithe rruget te cojne ne Durres”. Durresi, qytet 3000-vjecar ne zemer te Europes. Ne qender te tij ndodhet Amfiteatri me 20.000 vende, unik ne te gjithe Ballkanin.

Trashegimia arkeologjike e qytetit e ben te natyrshme qe cdo durrsak te ndjehet krenar per qytetin e tij. Durresi i cilesuar si Taverna e Adriatikut, mirepret ne kohet moderne, turist dhe vizitor nga e gjithe bota. Tashme Durresi eshte perfshire ne projekte te fuqishme te Bankes Boterore dhe Agjensive te rendesishme Nderkombetare. Ai ka hyre ne nje faze te rendesishme te zhvillimit ekonomik lokal. Turizmi dhe vlerat arkeologjike, presin cdo turist dhe vizitor per te shijuar bukurite natyrore dhe per te prekur dhe pare nga afer lashtesine.

Zhvillimi ekonomik dhe interesi i madh per te sjelle ne Durres eksperiencat me te mira te vendeve te zhvilluara, i ofrojne investitoreve dhe biznesmeneve mundesi dhe terren per te arritur sukses ne aktivitetet e tyre. Mjedisi shume i favorshem, mundeson krijimin e zonave industriale, krijimin e plazheve elitare ne zona te virgjera, studime e master plane, zbulime arkeologjike, ndertime te rrugeve te reja dhe permiresimin e infrastruktures. Politikat ekonomike financiare lokale, lehtesojne investitoret ne sipermarrjet e tyre. Nisur nga keto: Vizioni i strategjise se Bashkise per zhvillimin e qytetit te Durresit eshte: “Nyje kryesore e vendit per transportin detar, rrugor, hekurudhor, zona me e rendesishme e vendit ne fushen e turizmit masiv dhe ate elitar, qe ofron histori dhe arkeologji unike, qender kryesore per tregetine me jashte dhe industrine eksportuese, qytet i bankave dhe i shoqerive te sigurimit, me nje komunitet qe gezon nje cilesi jete te avancuar”.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e qytetit te Librazhdit

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 14, 2010 8:21 am



Qyteti i Librazhdit ndodhet ne rrugen nacionale Tirane - Korce ne kilometrin e 79 te gjatesise se saj. Rrethi i Librazhdit shtrihet ne qender te Krahines Malore Qendrore te Republikes se Shqiperise.Ky rreth shtrihet ndermjet koordinatave gjeografike 40° e 54' dhe 41° e 25' gjeresi gjeografike veriore se dhe 20° e 8' dhe 20° e 35' gjatesi gjeografike lindore.Kufizohet:Ne veri-me rrethet Bulqize e MatNa veriperendim-me rrethin TiraneNe perendim-me rrethin ElbasanNe jug-me rrethin GramshNe juglindje-me rrethin PogradecNe lindje-me Republiken e MaqedonisePer nga madhesia rrethi i Librazhdit ka nje siperfaqe prej 1.102 km². Gjatesia e pergjithshme e vijes kufitare eshte 170 km, teresisht kufi tokesor. Lartesia mesatare mbi nivelin e detit eshte 713 m. Lartesia maksimale absolute eshte 2253 m ne Majen e Kuqe te Malit Shebenik. Pika me e ulet mbi nivelin e detit eshte shtrati i Lumit Shkumbin, ne afersi te fshatit Mirake. Librazhdi ka teresisht nje reliev kodrinoro-malor. Relievin e ben me te larmishem fushgropat si ajo e Domosdoves ne Perrenjas dhe ajo e Studnes me ate te LetmitPozita gjeografike, konfiguracioni i relievit, lartesia absolute mbi nivelin e detit dhe largesia nga deti Adriatik ka mundesuar natyren kontinentale te klimes. Shprehja me e dukshme e ketij fenomeni eshte dimri i ftohte e i lagesht dhe vera e shkurter e nxehte dhe e thate.Temperatura mesatare vjetore regjistrohet 13.4°C, kurse temperatura maksimale e regjistruar me 14.08.1957 eshte 40.7°C. Temperatura minimale e regjistruar ne vitin 1968 eshte -15.7°C.Gjate nje viti ne Librazhd verehen 128 dite me vranesi dhe reshje.Historia e krijimit te qytetit te Librazhdit ze fill qe ne vitin 1929, kur, prane rruges se re dhe buze lumit Shkumbin, u ngrit qendra administrative e katundarise dhe nenprefektures Librazhd. Vec zyrave te nenprefektures dhe poste-telegrafes, ne Librazhd u ngriten dyqanet e shitblerjes, kafene dhe hane. Me e njohur ka qene kafja e Llaz Popes, qe konsiderohet si themelues i Librazhdit.Pas Luftes se Dyte Boterore Librazhdi u be qender rrethi. Aty u vendosen zyrat e administrates partiake e shteterore, spitali, shtepia e lindjes dhe reparti ushtarak. Ne vitin 1949 u hap shkolla 7-vjecare dhe disa vite me vone (1959) u ngriten shtepia e kultures, biblioteka, kinemaja, disa lokale ushqimore, sherbime sociale, punishte ushqimore etj. Me 18 Shkurt 1960 Librazhd u shpall qytet. Pas viteve 60 qyteti i Librazhdit mori nje zhvilim urbanistik te vecante

Klima
Pozita gjeografike,konfiguracioni i relievit, lartesia absolute mbi nivelin e detit dhe largesia nga deti Adriatik ka mundesuar natyren kontinentale te klimes me dimrin e ftohte e te lagesht dhe veren e skurter, te nxehte e te thate. Temperatura mesatare vjetore është 13.4 grade Celsius, temperatura max. e regjistruar është 40.7 grade Celsius me 14.9.1957 dhe temperatura minimale është regjistruar ne vitin 1968 e cila ishte -15.7 grade celsius.
Flora
1857 lloje bimesh spontane, enezore, te cilat perfaqesojne 58 % te flores Shqiptare ose 16 % te flores se Evropes e renditin Librazhdin ne nje nder rrethet me te pasura te vendit me bime te llojeve te ndryshme. Gjenden te gjitha katet bimore dhe mbulesa bimore ze rreth 72 % te territorit te Rrethit te Librazhdit.
Administrimi
Rrethi i Librazhdit është krijuar si njesi administrative ne vitin 1958. Sot ben pjese ne prefekturen e Elbasanit. Qendra administrative është qyteti i Librazhdit. Rrethi i Librazhdit perbehet nga 2 bashki dhe 9 komuna te cilat u krijuan pas riorganizimit te pushtetit local ne vitin 1992. Popullsia : Popullsia e rrethit te Librazhdit pergjithesisht paraqiitet autoktone. Me 1 Janar 1998 ajo arriti ne 82.411 banore edhe rreth 18.203 familje. Ne qytetet Librazhd e Perrenjas banojne rreth 27.963 banore ose 29.7 % e popullsise kurse pjesa tjeter banon ne fshat. Librazhdi ka nje moshe mesatare te popullsise e cila është 48 vjec.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e qytetit te Peshkopis+(Dibers)

Mesazh  r_3 prej Wed Dec 15, 2010 4:59 pm



ORIGJINA DHE HISTORIA E RRETHIT DIBER
Qyteti Peshkopis i ka fillesate tij qe 6000 vjete para eres ssone burimetarkeologjike te cetushit dhe te kalase se gradishtes ne lagjen bulkajte qytetit te sotem deshmojne qarte per gjurme popullimi ne kete rajon Ne kate lagje jane gjetur edhe rrenojat e nje kishe jashte mureve te keshtjelles duke na e bere te qarte se ka pasur edhe vendbanim tjeter vec kesaj keshtjelle.Keme edhe vendbanime te tjera si keshtjella e Zdojanit,Kallcishtit si edhe kishat e Dohoshishtit.Ne shekullin e 2 para eres sone del ne sken nje qytet me emrin debe, emer i njohur ky neboten antike jo vetem Ilire por sdhe ate greko-romake.
Deboret mendohet te kene qene para ardhesit e pare te Dibraneve te sotem,por qe mendohet qe ky fis te jete shperngulur nga atedheu i tyre historik dhe vendin e tyre takete zene nje nje fis tjeter me emrin Penest Fis qe ka lujtur nje rol te madh ne luften Iliro-Romake te III pre mendohet qe ne shekullin e II te jete liruar nga deboret dhe populluar nge penestet.Ne baze te gjuhes shqipe emri nuk thiret Dober po Diber .Po perseri per te deshmuar se ky popullim ka nje vazhdimesi ne fund te shekullit te X dhe fillim te shekullit XI mendohet te jete ndertuar edhe nje peshkopate ne Dibren e poshtme.Emri i Dibrës përmendet që nga shekulli i pestë para erës sonë nga Herodoti, e më vonë në shekullin e parë të erës sonë nga Straboni dhe Plini. Këta përmendin, fisin e Doberëve, të cilët themeluan qytetin e tyre me emrin Dober. Ptolomeu në shekullin e dytë të erës sonë konfirmon në hartat e tija planin e qytetit të quajtur Dober apo Doberos dhe banorët e tij Doberët.Hulumtimet arkeollogjike dhe historike të deritanishme konfirmojnë se Dibra është pasardhësi i qytetit të Doberos, prej nga rrjedh dhe emri i sotëm Dibër. Dibra ka qenë qendër e njohur tregtare dhe e artizanatit në të kaluarën dhe ka luajtur rol të ëndësishëm në historinë e këtij regjioni.Nga të dhënat historike rezulton se fillesat e tij qyteti i Peshkopisë i ka rreth vitit 527 – 565 perriudhë kjo kur perandori bizantin me origjine ilire, Justiani, ndërtoi 58 fortesa mes së cilave dhe kalaja e Gradishtës së Peshkopisë, afer lagjes Bulkaj dhe kjo kështjellë është identifikuar si keshtjella e Stefaniakës e ndërtuar nga ky perandor. Rreth vitit 1020 rezulton të ketë qenë qendra e banimit të një peshkopi të parisë së Dibrës. Në vitin 1467 ky fshat kishte emrin Peskopi dhe numëronte 32 shtepi, ndërsa 115 vjet më vonë, aty rreth vitit 1582 u njoh si qendër tregtare, me emrin e sotëm duke u konsideruar si vëndbanim i Peshkopatës së Dibrës së Poshtme dhe numëronte 102 familje. Në vitin 1920 (pas kongresit të Lushnjës) Peshkopia u shpall nga qeveria e asaj kohe si bashki me kryetar z. Shehat Shehu.Ky qytet ka qenë udhëkryqi kreysor i këtij regjioni nepër të cilin kalonte edhe Më vitin 1502 njihet si qendër e rëndësishme qytetare. Në vitet 30-40 të shek. XIX, ka afro 8400 banorë dhe 250 dyqane, dhe ishte një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike.Deri në vitin 1911 Dibra ka qenë një nga vendet më të zhvilluara në regjion si nga ekonomia, artizanatet, tregtia, ndërtimet dhe arhitek-turën e saj të veçantë por edhe në planin kulturo-social. Në këtë kohe Dibra numëronte 11.000 banorë dhe 462 shitore. Por mbas turbullirave dhe luftave Ballkanike ky vend e humbi rëndësinë e vet, ashtuqë sot është një nga vendet më të pazhvilluara ne Shqiperi. Si pasuri natyrore të qytetit mund të përmendim ujërat më të njohura termo-minerale në Evropë, Dibra ka qenë një nga vatrat e qëndresës kundër pushtuesve të ndryshëm dhe dha një ndihmesë të veçantë në luftrat shqiptaro-osmane nën udhëheqen e Skënderbeut.pasi ka qene edhe vend lindja e tij Dibra si vend i vjetër ka dhe traditën e vjetër të saj, e cila mund të themi se në mënyrë fanatike rruhet edhe sot. Ajo ka karakteristikat e saja të veçanta me të cila dallohet nga rrethet tjera. Edhe pse ka pasë ndikime të kulturave tjera, dibranët akoma i rruajnë zakonet e vjetra, këngët etyre të vjetra, lojrat,veshjen dhe të gjithë simbolet tjera etnografike.Në ditët e sotme si zonë historike konsiderohet zona e Teqesë me banesat e saj karakteristike të ndërtuara me nje stil specifik turk. Nga pikëpamja e interesit për turizëm si dhe për të përmiresuar identitetin e qytetit të Peshkopisë është shumë e rëndësishme të ruhet dhe të mirëmbahet pjesa e vjetër e qytetit.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e qytetit te Krujes

Mesazh  r_3 prej Wed Dec 15, 2010 5:05 pm



Historia mesjetare e qytetit, që bën krenarë krutanët

Eshtë historia e qytetit që ka mbajtur gjallë krutanët, histori për të cilën ata krenohen. Kruja është një qytet mesjetar dhe përmendet për herë të parë si një qendër episkopale në vitin 879. Vite më vonë turqit osmanë e pushtuan dy herë, në 1396 dhe 1415. Pas daljes në skenën e historisë së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit dhe të rikthimit të tij nga Turqia më 1443, Kruja u shndërrua në simbol të rezistencës popullore kundër rrezikut nga perandoria osmane. Ishte kjo kohë kur qyteti i Krujës u bë i njohur në të gjithë Evropën. Qyteti ndodhet në një lartësi prej 560 metrash mbi nivelin e detit, mbi një shpat mali, prej të cilit vizitorët kanë mundësinë të shikojnë një pamje mjaft të bukur drejt perëndimit në detin Adriatik. Kalaja e Krujës u ndërtua gjatë shekujve të 5-të dhe 6-të dhe ka formë eliptike, me sipërfaqe prej 2.25 hektarësh. Muret rrethuese janë të përforcuara nga 9 kulla, të cilat shërbenin për vëzhgim dhe sinjalizim gjatë periudhave të luftërave. Brenda mureve të kalasë gjenden ende disa shtëpi të banuara. Aty ndodhet muzeu etnografik “Gjergj Kastrioti” që i dedikohet luftërave të tij 25-vjeçare, me qëllim mbrojtjen e Shqipërisë nga pushtimi osman dhe të dyja këto elemente e kanë bërë Krujën një ndër qytetet më të vizituara në vend. Në muze ndodhen mjaft dokumente dhe elementë arkitektonikë, që i japin atij një atmosferë të veçantë, edhe pse mungon përkrenarja origjinale e heroit tonë kombëtar, e cila gjendet në muzeun e Vjenës. Në fillim të shekullit të shkuar Kruja gjallonte, e veç kësaj, në vitet e socializmit u mor në dorë të shtetit duke kryer ndërhyrje serioze për sistemimin e qytetit.

1982 viti
Në vitin 1982, pas një pune disavjeçare u inaugurua muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe u shpallën monumente kulture 7 shtëpi karakteristike krutane, të cilat u morën nën mbrojtjen e shtetit
1617 viti
Kështjella e Krujës u shkatërrua si pasojë e tërmetit të rënë në vitin 1617, duke u pasuar nga shkatërrimet e bëra prej osmanëve më 1832. Me gjithë rikonstruksionin e bërë në shekullin XIX, kështjella s’mundi të mbijetojë

Pazari

Sipas dokumenteve, ky pazar është ndërtuar rreth 400 vjet më parë dhe në të kishte 150 dyqane, që nisnin nga hyrja e kalasë së sotme e deri te Hani i Picorrit, aty ku është vendosur Bashkia e sotme e qytetit të Krujës. Në shekullin XVII, qyteti mori një zhvillim ekonomik dhe rrjedhimisht dhe zejet e vendosura në pazar. Në vitin 1959 ngrihet në Krujë monumenti i Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit kombëtar, i cili i dha namin e mirë qytetit. Pak vite më vonë, më 1968, Kruja merr nga shteti i asaj kohe emërtimin qytet-hero. Pazari i Krujës u mor nën kujdesin e qeverisë në vitin 1961, kurse më 1966 u krye ndërhyrja e parë serioze për rikonstruksionin e tij.




Kruja, nje qytet madheshtor.

Me nje popullsi reth 20.000 banore(me kordinata gjeografike 41.52° ne Veri dhe 19.48° ne Lindje).Si ish kryeqytet i Shqiperise ajo u be e njohur qe ne kohen e GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEUT,hero kombetar.

Ne prillin e vitit 1450 keshtjella e Krujes rezistoi per rreth pese muaj sulmesh nga turqit,duke u hakmarre keshtu me te gjithe boten e krishtere(nga vete fakti se popullsia e aso kohe ishte shumica e krishtere),te cilet shikonin te preokupuar avancimin qe Turqia po bente(Kostandinopoja do kishte rene tre vite me vone) .
Emri i qytetit ,ka prejardhien nga fjala “krua”,per vete faktin se duke qene ne faqen e nje mali te pasur me uje te fresket, ajo eshte plot me te tille.

Kruja eshte nje qytet turistik me vende mjaft te bukur, si psh. keshtjella ne te cilen brenda saj ndodhet dhe muzeu kombetar GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEU, dhe jasht saj ndodhet pazari i vjeter,i cili eshte i mrekullueshem.

Keshtjella eshte ndertuar ne shekullin 4-5 pas lindje se Krishtit.Ne fund te shekullit te XII keshtjella mori formen e kompletuar, duke u bere keshtu qender guarnicioni per bizantet.Si qender per Skenderbeun dhe e rezistences kunder turqve otoman, ajo u be nje nga qytetet me te njohur ne Evropen mesjetare



Sipas dokumenteve, ky pazar është ndërtuar rreth 400 vjet më parë dhe në të kishte 150 dyqane, që nisnin nga hyrja e kalasë së sotme e deri te Hani i Picorrit, aty ku është vendosur Bashkia e sotme e qytetit të Krujës. Në shekullin XVII, qyteti mori një zhvillim ekonomik dhe rrjedhimisht dhe zejet e vendosura në pazar. Në vitin 1959 ngrihet në Krujë monumenti i Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit kombëtar, i cili i dha namin e mirë qytetit. Pak vite më vonë, më 1968, Kruja merr nga shteti i asaj kohe emërtimin qytet-hero. Pazari i Krujës u mor nën kujdesin e qeverisë në vitin 1961, kurse më 1966 u krye ndërhyrja e parë serioze për rikonstruksionin e tij.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e qytetit te Lezhes:

Mesazh  r_3 prej Fri Dec 17, 2010 7:47 am



Lezha është qytet në Shqipërinë veriore, vendasit e të cilit quhen Lezhjanë. Lezha ndodhet në një pozicion gjeografik shumë të favorshëm për sa i përket klimës saj bregdetare. Bregdeti i detit Adriatik ndodhet jo më shumë se 8 km.

Emri i Lezhës

Qyteti antik i Lezhës cilësohet me emrin Lissitan. Jane bërë disa zbërthime etimologjike deri më sot nga dijetarë të ndryshëm. Është përngjasuar emri Lezhë, apo Liss me fjalën shqipe Lis çka përbën një etimologji popullore. Ka të tjerë që emrin Lezhë e lidhin me emrin e italiazinuar Alesio, ngaqë përmendet në dokumentet mesjetare shumë shpesh, me kuptimin Aleks, Aleksandër. Ky emër lidhet edhe me emrin e Llesh apo Lekë Dukagjinit, si derivate të emrit më të plotë Aleksandër. Këto shpjegime etimologjike janë gjithashtu në rrafshin e etimologjisë popullore, dhe duhet thënë, se emri topik Lissitam çka parakupton rrënjën Liss, është një emër i mirfilltë ilir, kuptimi i të cilit, për arsye të një lartësie tepër të skajshme mund të themi se nuk ka mbetur i zbërthyer shkencërisht kënaqshëm deri më sot.
[redakto]Pozita gjeografike

Aty ku Lumi Drin i jepte fund rrugëtimit të vet nëpër Shqipëri dhe bashkohej me Detin Adriatik për të krijuar Gjirin e Drinit; aty ku takohen zgjatimet e fushave pjellore të Zadrimës, të Torovicës (dikur kënetë) dhe të Bregut të Matës (krijuar nga prurjet e lumenjve Drin dhe Mat); aty në majen e një kodre në formë piramide (Mali i Shelbumit) dhe rrotull një kodre tjetër edhe më të vogël, në majen e së cilës sot dallohen bedenat e Kalasë Mesjetare, qarkuar nga V-L prej një kreshte malore (pika më e lartë, Vela-1171 m), dëshmohet në vijëmësi një ndër vendbanimet me të hershme mesdhetare: Lezha.
[redakto]Pak fjalë mbi Lezhën
Lezha si qytet dhe biostrukturë përfaqëson diçka shumë të rëndësishme dhe të veçantë. Nga pikëpamja gjeometrike dhe ekologjike, Lezha, përbën një kaleidoskop të mrekullueshëm të natyrës, gati një lloj principate të pashembullt ekologjike, ku mali, fusha, pylli, monumentet arkeologjike dhe historike, laguna dhe deti përbëjnë një bashkësi të spikatur. Në këtë kuptim, Lezha, është e preferuara e shekujve, një sintezë e veprsës së natyrës e të njerëzve me një vesk të ndritshëm të historisë e artit. Në portat e Lezhës mund të hysh pa trokitur, dhe duke e njohur fytyrën dhe thelbin e saj, vetëm mund te magjepsesh pambarimisht.
Lezha është një grishje e përhershme dhe një estetikë e gjallë e sendeve dhe qytetërimit iliro-shqiptar, një stacion diturak i mijëvjeçarëve dhe i kënaqësive të veçanta të banorëve dhe të udhëtareve. Çdo tregim mitologjik për Lezhën i paraprin historisë së saj plot motive dhe kontraste nga më të ndryshmet. Jo më kot, kronikania dhe eruditja bizantine Ana Komnena, në shek. XII, e quan Lezhën një qytet të ngritur në ajër, që mund të shihet nga të gjitha anët. Nuk është thjesht metafore e skajshme, por vetvetiu çdo shikues mund t'a vështrojë Lezhën në lartësinë e historisë së saj, në ajrin e shekujve si të dale nga frymëmarrjet poetike të poetit Ndre Mjeda, që ka shkruar mrekullisht për Lezhën. Ku nga të kater anët, të rrethojnë metaforat e historisë; çdo njeri jeton midis tyre dhe këtu qëndron vetë sekreti i mbijetesës.

Historia e njërit prej qyteteve me te vjetër te Shqipërisë
Muret rrethuese të Lisit përfshinin një sipërfaqe prej rreth 20 ha, duke zënë majën dhe shpatin perëndimor të një kodre pranë bregut të majtë të lumit Drin. Muret anësore, që zbrisnin nga shpati, vazhdonin edhe në terrenin e sheshtë rrëzë kodrës, duke përfunduar në breg të lumit me nga një kullë. Një mur tërthor që kalonte paralel me lumin, mbronte pjesën fushore. Pjesa tjetër e fortifikimit ndahej gjithashtu nga një mur tërthor, duke e ndarë qytetin në dy pjesë, të sipërmin dhe të poshtmin. Muret kanë një trashësi 3,20-3,50 m dhe janë ndërtuar me blloqe gurësh të punuara në forma trapezoidale dhe poligonale që kanë një gjatësi 0,60-1,60 m dhe lartësi 0,30-0,60 m. Faqja e jashtme e gurëve është lënë e gufmuar, e punuar ashpër me çekiç ose ashtu siç ka dalë nga gurorja. Stilet e ndryshme të ndërtimit, trapezoidali i rreshtuar dhe poligonali ndërthuren midis tyre dhe janë të njëkohshëm. Fortifikimi i Lisit ka pasur shumë porta, që hapeshin nga të gjitha anët e murit perimetral. Vetëm në qytetin e sipërm janë zbuluar 10 hyrje, ndërsa në qytetin e poshtëm për shkak të ruajtjes së dobët të linjes së murit rrethues akoma nuk është zbuluar ndonjë prej tyre. Shumica e hyrjeve kishin një gjerësi prej rreth 3-4 m, duke shërbyer në këtë mënyrë për qarkullimin e karrove, gjurmët e rrotave të të cilave ruhen akoma mbi pragjet prej guri. Hyrjet mbroheshin përgjithësisht nga kulla anësore. Porta instalohej në thellësi të një korridori, që formohej nga kulla dhe muri rrethues ose nga zhvendosja paralele e dy skajeve të murit. Ajo ishte dykanatëshe, e siguruar nga brenda me një tra, që lëvizte horizontalisht (katarah). Muret rrethuese janë pajisur edhe me kulla, të cilat kanë më tepër karakterin e bastioneve, duke qenë të mbushura përbrenda me gurë të mëdhenj deri në lartësinë e shtegut të rojeve. Kullat kanë forma drejtkëndëshe, me përjashtim të njërës që ka formë të rrumbullakët. Ato kanë një gjerësi ballore 6,00-10,50 m dhe projektohen nga muret 5,50x8,00 m, të vendosura zakonisht 40-50 m larg njëra tjetrës. Përveç kullave, për të kontrolluar kurtinat janë përdorur edhe kthesa muresh sidomos në terrene me pjerrësi të theksuar. Nga gërmimet akeologjike, muret rrethuese të Lisit, kur ai kishte marrë fizionominë e vërtetë të një qyteti antik, janë datuar në fund të shek. IV — fillimi i shek. III p.e.r., duke hedhur poshtë mendimin tradicional se Lisi ka qenë një koloni sirakuziane e themeluar në fillim të shek. IV nga Dionisi plak i Sirakuzës. [1]
Nuk mund të gabonte Ana Komnena, ne shek. XII, kur e quan Lezhën një qytet te ngritur në ajër, që mund të shihet nga të gjitha anët. Jo më shumë sesa metaforë, Lezha është një qytet, ku janë përplasur dallgët e pafundme të historisë së Shqipërisë. Atje ka qenë Jul Cezari, dhe po atje, Skënderbeu, u kërkoi besën princërve shqiptare. Duke iu "larguar" Krishtit, zbulimi më i madh arkeologjik i epokës së bronzit, është gjetja e thesarit prej 120 sopata prej bronzi, shumica të vogla, të tipit kelt dhe të tjerat më të mëdha te tipit "dalmato-adriatikas". Ky thesar u gjet në Torovicë, 13 km në veri të Lezhës. Për historianet, Lezha, si qytet me hershmërinë e saj, përfaqëson një qerthull te një fisi ilir, prej të cilit trashëgonte emrin e tij "Lissitan". Ka një rimëkëmbje të Lezhës në fillimin e shek. VI. Kështjella e Lezhës është ne listën e rindërtimeve të mëdha të Perandorit ilir Justiniani i Madh dhe përmendet në librin e Prokopit të Çezaresë.
Ftillëzimi i historisë njerëzore gjallon ne Lezhë që në periudhën parahistorike, në epokën e bronzit dhe të hekurit. Arkeologjia hap enigmat e mbyllura te zanafillës. I vetmi objekt përfaqësues i dorës së njeriut prehistorik, që është gjetur deri me sot, në ketë areal është një sopatë e vogël prej guri punuar, gjetur rastësisht, gjatë gërmimeve për hapjen e themeleve të një godine në qendrën e Lezhës. Është sopatë guri, e tipit të quajtur "gjuhë lope". Vetvetiu, kjo vepër në miniature, zmadhohet në përfytyrimin tonë, si dëshmi e ekzistencës së vendbanimit prehistorik dhe është një motiv ngacmues për zbulimet e ardhshme në rrafshin e prehistorisë.
Epoka e bronzit dhe e hekurit përfaqësohet nga një koleksion objektesh: armë, vegla pune, vathë, fibula, etj. Zona e Lezhës dhe zonat ne kufi te saj janë zona minerale të pasura me bakër. Ky resurs ka qenë gjithnjë burim i jetës dhe i punës. Zbulimi më i madh arkeologjik i epokës së bronzit është gjetja e thesarit prej 120 sopata prej bronzi, shumica të vogla të tipit kelt dhe të tjerat më të mëdha të tipit "dalmato-adriatikas". Ky thesar u gjet në Torovicë, 13 km në veri të Lezhës. Mes tyre, ishte dhe një sepatë bronzi e tipit italik, që saktësoi datimin e krejt thesarit në shek. X para erës sonë. Ky thesar shpreh një faze paraardhëse të sistemit monetar, sepse shkëmbimi i tyre, parakupton vlerat e sopatave, si simbole paramonetare të shkëmbimit. Kodër-varret, varrezat tumulare, që ndodhen në të gjithë hapësirën që rrethon të Lezhës, kanë dhëne objekte të rëndësishme te kulturës së hershme ilire. Mes tyre është gjetur dhe një shpate e tipit "Niken", prej bronzi, gjë që simbolizon trafikun dhe lidhjen me kulturën e gjeo-mikenas, vetëkuptohet nëpërmjet detit në ketë qerthull. Materiali arkeologjik, i zbuluar në Blinishtë në Troshan, në Daj, në Kallmet, në Spitë, në Malësi të Lezhës tregon për një cikël të vendbanimeve parahistorike të etnosit ilir. Madje, edhe në kreshtën e malit të Shetbunit, janë gjetur gjurme muresh të sistemit mbrojtës parahistorik, që i takon si kohë periudhës së vonë të bronzit.
Qendrat prehistorike vetvetiu shndërrohen në qendra protourbane, paraqytetare. Vendbanimet e fortifikuara protourbane janë jo vetëm në malin e Shelbunit, por edhe në vetë kodren e Lezhës. Këto vendbanime protourbane do të përqendrohen dhe do të krijojnë një simbiozë për të kaluar në fazën më të lartë atë urbane, pra të strukturës qytetare dhe të konceptit të ekzistencës dhe funksionimit të qytetit antik.
Faza urbane nis dhe dokumentohet nga autorët e lashtë dhe përmendet me emrat Lis, Lissos, Lisso, Lissum. Banorët e qytetit janë quajtur Lisitam. Emrat etnik, sipas Stefan Bizantinit qenë: Lissios dhe Lisseus. Jeta qytetare është fryt i zhvillimeve në strukturën ekonomiko-shoqërore në Ilirinë Jugpërendimore gjatë shekujve 5-6 para erës sonë. Në të vërtetë kemi të bëjmë me epokën e jetës qytetare, në të gjitha qendrat e mëdha në bregdetin lindor te Adriatikut, me njëkohësinë e strukturimit qytetar në Shkoder, Ulqin, Rizon etj. Duke u bazuar në formen e mirëfilltë dhe të plotë të qytetit të zhvilluar të Lezhës, me perfundimin tipik të sistemit mbrojtës, mund të caktojme se jeta urbane e tij lidhet me fundin e shek.IV para erës sonë. Të rralla janë qytetet antike të Shqipërisë, që kanë ndërtime mbrojtëse të fortifikuara, aq të bukura dhe të fuqishme për nga ndërtimi, teknikat e ndertimit dhe pozicioni. Lezha është një nga qytetet më të mëdha dhe më të fortifikuara të krejt Ilirisë. Madje, sistemi i fortifikimit të Lezhës, është më i fuqishëm se ai i Apolonisë.
Lezha funksionon si qytet bregdetar dhe njekohesisht si liman lumor, ne skajin me jugor te shtetit ilir te Ardianeve dhe spikat per rolin e rendesishem ne shek. III para. K. Lezha eshte pike strategjike per levizjen e Flotes Ushtarake Detare Ilire dhe behet nje qender emblematike ne kohen e sundimit te mbretereshes ilire, Teuta, e cila riorganizoi dhe fuqizoi Floten Detare Ilire per operacionet luftarake ndaj Epidamnit, Korkyres, qyteteve te tjera te Greqise, deri ne thellesi te Mesdheut. Qyteti i Lezhes dhe fortifikimi i tij Akrolisi, per here te pare, shenohet ne burimet historike nga historiani Polidi, i shek.II para eres sone. Ky autor i jep hapesire ne pershkrimet e tij luftrave iliro-romake, ngjarjeve, qe u zhvilluan ne token ilire gjate luftrave maqedono romake, gjate viteve 264 dhe 146 para eres sone. Qyteti i Lezhes eshte emer kryesor ne traktatin e paqes, ndermjet mbretereshes ilire Teuta dhe perfaqesuesve te Romes ne vitin 229 para eres sone. Lezha caktohet nga romaket si kufiri me jugor i lundrimit te anijeve luftarake ilire ne Adriatik. Fakti, qe romaket e njohin kete qytet, eshte domethenes. Por, kufizimi i levizjes se Flotes Ilire nuk u respektua gjate, ne vitin 220 para eres sone, strategu i famshem ilir Skerdelajdi se bashku me Demeter Farin, u nisen nga bregdeti i Ilirise me 90 anije, kaluan kufirin tabu te Lezhes dhe vazhduan lundrimin luftarak ne drejtim te ishujve Kylkade.
Eshte pikerisht Polibi, i cili thote se Filipi V, mbreti i Maqedonise shpresonte te shtinte ne dore Lezhen dhe Akrolisin. Ai perpiloi nje plan strategjik, u nis me ushtri te madhe tokesore dhe mbas nje udhetimi 2-ditor, qendroi prane lumit Ardoksan, prane Lezhes. Polibi u impresionua dhe qe i kujdesshem para ketij qyteti te fortifikuar shume mire. Akrolisi ishte me i larte dhe akoma me i fortifikur, duke e bere te pamundur pushtimin e tij. Filipi i V, synoi ne hapesiren midis Lezhes dhe rrezes se malit te Akrolisit. Ai pjesen me te zgjedhur te ushtareve te armatosur lehte e fshehu ne disa lugina te pyllezuara nga ana e brendshme e tokes. Me pjesen tjeter te ushtrise, ai sulmoi nga ana e detit nga perendimi. Polibi shenon "brenda ne Lezhe ishin grumbulluar forca te medha, nga krahinat e aferme ilire, te ardhura menjehere aty, sapo kishin degjuar per ardhjen e Filipit. Sa per Akrolisin iliret kishin besim aq te madh ne fortifikimin e tij, saqe kishin lene atje vetem nje ushtri te paket per ta ruajtur". Ahere Filipi V perdori nje strategji ushtarake, mbajti ne fushe ushtaret e armatosur rende, kurse ata qe ishin armatosur lehte i nisi sulm drejt kodrave. Vendasit i thyen lehte pararojat e Filipit dhe duke marre guxim nga kjo dolen nga qyteti dhe zbriten ne fushe. Te njejten gje, bene edhe ushtaret qe ruanin Akrolisin, qe kujtuan se Filipi u kthye dhe po terhiqej nga fusha e betejes. Por, ne kete cast, ushtaret maqedonas, qe ishin te fshehur u turren me force kunder ilireve. Gjithashtu edhe ushtaret e armatosur rende ne fushe te Filipit kundersulmuan. Trupa mbrojtëse e Akrolisit nuk pati kohe te rikthehet ne fortifikimin e tyre, sepse ju pre rruga nga ushtaret maqedonas, qe i kishin zene prite. Fale kesaj strategjie dinake, Filipi V, mbas luftimesh te medha dhe te pergjakshme e pushtoi Lezhën dhe Akrolisin. Kjo gje ndodhi ne vitin 213 para eres sone. Filipi V me 216 dhe 214 para eres sone kish sulmuar dy here edhe qytetin e Apolonise dhe kish kercenuar edhe Epidamnin, por nuk mundi t'i pushtonte. Por pushtimi maqedonas qe i shkurter. Eshte Polibi, qe e permend qytetin e Lezhes, ne shek e II para eres sone si qytet rezidencial i Gentit, mbretit te famshem dhe te fundit ilir. Ne kete qytet te fortifikuar, Genti, priti delegacionin maqedonas, te derguar nga Taseu, mbreti i Maqedonise, per te finalizuar nje marreveshje per lidhjen e nje alenace miqesore mes shtetit ilir dhe atij maqedon. Keto bisedime me kthim dhe dergim delegacionesh perfunduan ne qytetin Meteon te Labeatisë. Marreveshja u arrit dhe mbreti Gent dergoi perfaqesuesit e tij se bashku me ato te Perseut per te shkuar ne ishullin e Rodit per te bere se bashku nje aleance tripaleshe kunder Romes. Sipas kronikave historike, Genti i pozicionuar ne lufte te hapur kunder romakeve, mblodhi ne qytetin e Lezhes 15.000 luftetare te armatosur. Ai nisi nje njesi luftarake prej 1000 kembesoresh dhe 10 kaloresish te kryesuar nga i vellai, per te nenshtruar fisin e Kavove, ndersa vete u nis kunder qytetit ilir Basanje, 5 milje larg Lisit, qe ne ate lak kohor ishte aleat i romakeve. Gjithashtu, Genti dergoi dhe 80 anije, per te placitur tokat e epidamnasve dhe apoloniateve, qe ishin pro Romes. Këto veprime të Gentit patën një kundërveprim të fuqishëm të romakëve dhe në luftën iliro-romake të vitit 168 para.K., Genti u dorëzua në qytetin e tij, që ishte kryeqendër e shtetit ilir, Shkodër.
Duke parë burimet e lashta dhe të dhënat e autorëve antike, mësojmë se për themelimin e qytetit të Lezhës i atribuohet një rol kolonizues një personaliteti të njohur të kohës: Dionisi Plak, tiran energjik i Sirakuzës. Kështu, [[Diodori i Siçilisë]], që ka jetuar në kohën e Jul Çezarit dhe Augustit, thotë se Dionisi plak, kishte projektuar një fushatë të kolonizimit të bregdetit ilir të Adriatikut me drejtim nga përëndimi në lindje dhe kish dërguar kolonë për të themeluar qytetin e Lezhës, në vitin 385 para.K. Kjo e dhënë historike është marrë si e mirëqenë nga shumë dijetarë, por edhe është vënë në dyshim nga dijetarë të tjerë. Në të vërtetë, që në shek. XVIII, nga dijetari Lucius është vënë në dyshim themelimi i një kolonie sirakuziane në Lezhë, i cili thotë se ka një ngatërrim dhe lapsus grafik të emrit në kronika; se nuk është themeluar qyteti Lissos, por qyteti Issa, ne ishullin Hva ne bregdetin dalmat. Pra, ky ngatërrim toponimik, ka krijuar një debat në rrafshin e dijetarëve historianë. Një analizë të hollësishme të tezave mospërputhëse për kolonizimin ose jo nga ana e Dionisit Plak të Sirakuzës, është bërë nga dijetari G. Novak, i cili është nga njohësit më të mirë të veprimtarisë kolonizuese të Dionisit Plak në Adriatik.
Në të vërtetë teza se Lezha është themeluar nga Dionisi Plak i Sirakuzës më 390-394 para.K., është hedhur poshtë me argumente të shumta të dala nga gërmimet arkeologjike nga ana e dijetarëve shqiptare, por edhe më parë nga arkeologë të huaj. Ndonëse nuk mund të mohohet historikisht një ndikim nga përëndimi në Lindje i Dionisit Plak të Sirakuzës edhe në Lezhë, prapseprapë nuk mund të bëhet fjalë për një kolonizim, sepse mbarëvajtja e Lezhes si njësi e plotë qytetare në shek. IV para erës sonë, qe nje realitet i pamohueshem dhe se deri me sot nuk jane gjetur deshmi dhe gjurme te kultures saraguziane, as monedha dhe as objekte materiale te Sirakuzes ne qytetin e Lezhes.
Themelimi i Lezhes (?!)
Themelimi i qytetit te Lezhes eshte nje ceshtje e hapur shkencore, por teza e autoktonise ilire te qytetit te Lezhes, qe paralelizohet ne te njejten hapesire kohore edhe me qytete te tjera ilire te medha eshte me bindese dhe me e sakte. Lezha, si qytet me hershmerine e saj, perfaqesonte nje qerthull te nje fisi ilir prej te cilit trashegonte emrin e tij Lissitan. Ky emer dokumentohet nepermjet monedhave te prera nga qyteti. Me vone, Lezha, do te jete kryeqendra e krahines se banuar nga pirustet, qe sipas Strabonit benin pjese edhe ne fiset ilire panone, qe paten prijes Baton, gje qe terthorazi jepet edhe nga dokumente te tjera. Pirustet dhe desidiatet dalmate, ne gjysmen e dyte te shek.I, jane quajtur nga dijetari romak Paterkuli si te pathyeshem, jo vetem ne saj te pozites se vendeve dhe maleve, por dhe te natyres se tyre te eger dhe te zotesise se tyre te cuditeshme luftarake. Dijetari Tit Livi dimensionon zonen-ushtri te fisit ilir te pirusteve, konkretisht ndermjet taulanteve, desaredeve, banoreve te Rizonit, Ulqinit dhe Shkodres. Ne kohen e mbretit ilir Gent, fisi ilir i pirustëve perbente nje nga forcat kryesore te tij luftarake kunder romakëve. Edhe pas pushtimit romak te Ilirise, pirustet zhvilluan rezistence te ashper dhe per te shuar kryengritjet e pirusteve vjen vete ne Iliri, Jul Cezari. E tere historia e mesiperme, tregon jo vetem levizjet e medha nga Lindja (maqedonasit) dhe nga Perendimi (romaket), por edhe vete strukturen e organizuar te ilireve, lufterat e tyre per liri dhe mosnenshtrim dhe caktimin e Lezhes si nje qytet emblematik, emri i te cilit referohet ne traktate apo ne kronika te rendesishme te ngjarjeve me karakter nderballkanik por edhe mesdhetaro-adriatikas.
Zhvillimi urbanistik i Lezhes
Qyteti antik i Lezhes eshte i vendosur ne nje terren te dyfishte: kodrinor dhe fushor dhe muret rrethuese perfshijne nje siperfaqe prej 20 ha. Urbanistika e qytetit te fortifikuar ka kater zona kryesore: 1.Zona e pjeses se siperme. E vendosur ne maje te kodres, 2. Zona e pjeses se mesme eshte e shtrire ne shpatet kodrimore 3. Zona e pjeses se poshtme eshte poshte kodres 4. Zona breglumore eshte me shtrat te lumit Drin dhe murit perendimor te qytetit. Sipas studjuesit Koco Zhegu, sejcila nga keto zona, ka patur nje funksion te vecante dhe njekohesisht te nderlidhur. Keshtu, ka ekzistuar nga zona e I deri tek e IV, ku duke respektuar dhe pozicionin natyror te mbrojtur, dhe shtrirjet urbane kane qene vendosur institucionet shteterore, territori i banuar ne menyre te dendur, qendra zejtaro-tregtare dhe me poshte porti lumor, qe nderlidhte Lezhen me tere rruget detare te Adriatikut. Pjese perberese e Lezhes ishte Akrolisi, qe ishte ne piken kulmore dhe me te vecante te sistemit mbrojtes te qytetit. Planimetria urbanistike e Lezhes eshte e vecante dhe e paperseritur ne asnje nga qytetet ilire te njohura deri me sot. Mund te thuhet se moduli urbanistik i Lezhes antike nuk eshte bere sipas shembullit te qyteteve bashkokohore ne Greqi, Maqedoni dhe Epir, por nuk mund te karakterizohet tipologjikisht si qytet me akropol. Urbanistika e periudhes ilire trashegon deri me sot, planimetrine e mureve rrethuese, kullat mbrojtese, te gjitha hyrjet dhe nje pjese te rruges kryesore te pjeses se poshtme te ketij qyteti. Ne planimetrine e Lezhes ilire, percaktohen qarte 11 porta te medha dhe te vogla, qe lejonin te hyje ne qytet ne te gjitha drejtimet. Nga keto, dy jane ne pjesen e siperme, 6 ne te mesmen dhe 3 ne qytetin e poshtem. Ne qytetin e siperm, porta kryesore ka qene e vendosur ne anen lindore per te komunikuar me Akrolisin, porta e dyte qe ne anen Veriore, qe e lidhte qytetin me zonen fushore me krahinen veriore. Porta me e madhe ka nje hapesire drite prej 4,20 m dhe ne zgjidhje planimetrike eshte krejt e vecante ne krahasim me te tjerat. Nje tjeter porte e vecante e qytetit quhet porta e burimit, sepse kishte lidhje me nje burim uji ne afersi te saj. Ne qytetin e mesem porta kryesore quhet ajo e Gaviavit. Si element karakteristik te portave te qytetit jane permasat e tyre madheshtore, gje qe nuk vihet re ne qytete te tjera ilire. Zgjidhjet e tyre arkitektonike jane pershtatur me terrenin, pjerresine dhe funksionet perkatese. Brenda qytetit te Lezhes, ruhet dhe rrjeti i rrugeve te degezuara dhe te kryqezuara ne brendesi. Nga te jashtmet, qe hyjne ne qytet jane tri, ajo qe vinte nga Jugu, nje tjeter nga Veriu dhe e treta nga Verilindja.
Skema e mureve mbrojtese te Lezhes perfshin nje gjatesi pej 2600 m. Jo me kot, Polibi ka fiksuar pershtypjen shume te madhe, qe i ben keto mure mbretit Filipit V te Maqedonise. Pjesa e sipërme e quajtur Akrolis është pjesa më speciale e fortifikimit. Trajtimi stilistik i mureve permban dy stile ndertimi, qe i perkasin nje faze te vetme kohore, qe lidhen me vecorite stilistike dhe morfologjike te mureve epirote-ilire. Nga nje llogaritje e perafert del se jane afro 100 mije metro kub gure dhe mbi 80 mije cope blloqe. Kjo kryeveper inxhinierike ndertimore eshte e pashembullt ne territorin shqiptar.
Skulpturat
Arti i skulptures dokumentohet me disa deshmi unikale. Me 1978, gjate germimeve arkeologjike ne mes te Katedrales se Shën Nikolles eshte gjetur nje bazament ne formen e nje drejtkendeshi ne permasat 1,98 x 2,86 m, mbi te cilen ka qene ngritur nje statuje, qe sot nuk ruhet. Gjithashtu eshte gjetur nje fragment skulpturor i nje trupi gruaje, te kohes helenistike. Me mire nga te gjithe ruhet nje altorelief, qe paraqet nje figure mitologjike : Erosin. Kjo gdhendje eshte mjeshterore dhe e realizuar ne mermer te bardhe. Erosi eshte hyu i dashurise, ka krahe gjysem te hapur dhe eshte i shtrire ne pozicion fjetjeje. Ka mundesi t'i takoje llojit te eroseve te karakterit memorial, qe zbukurojne monumentet perkujtimore. Kjo kryeveper artistike i takon shekullit II-III para Krishtit. Nje skulpture tjeter eshte figura e nje njeriu, gdhendur ne nje bllok guri me shtat mesatar dhe me nje kapele te "tipit pileus" ne koke. Kemi dhe deshmine e skulpturave te vogla prej balte te pjekur. Eshte gjetur nje kallep prej balte te pjekur (nje matrice), qe ka sherbyer per riprodhimin e figurimave te quajtura terrakota. Nga kallepi riprodhohet nje skene mitologjike ne miniature, qe paraqet tre figura te vendosura ne mes te nje sfondi me elemente zbukurimore, te imituar nga arkitektura monumentale e kohes helenistike.
Artizanati dhe zejtaria
Artizanati ndertimor lidhet me prodhimin e tjegullave dhe pllakave prej balte, me pocerine vendase shume te zhvilluar. Nje numer tjegullash mbajne vulen e pronarit te punishtes me emrin EOBTAIO. Ky emer lidhet me te njejtin emer, qe gjendet edhe me monedhat e gur-varret e zbuluara ne qytetin e Durresit. I madh eshte numri i amforave te zbuluara ketu, disa prej te cilave kane edhe vula ne forme simbolesh apo monogramesh. Ne disa amfora vula ka te rafiguruar lulen e sheges, simbol ky i njohur per amforat me prejardhje nga ishulli i Rodit. Nje vule e nje amfore tjeter mban emrin ilir Gent dhe emrin tjeter po ilir Suri, pronar i punishteve vendase. Jane gjetur edhe ene tryeze me kanilyra te tipit inafie dhe ene te tipit megara. Keto objekte i perkasin si kohe shek.III-i para Krishtit.
Me interes jane dhe objektet prej bronxi apo dhe prej hekuri si fibula, byzylyke, unaza, gjilpera, grepa peshkimi, thumba dhe gozhde te vogla, maja heshtash, shpata etj. Nga nje gur varri i gjetur ne Lezhe, i shek.II para Krishtit, mesojme emrin e arkitektit Hieroni, i biri i Leonit. Eshte fjala per nje arkitekt, qe ka punuar ne kete qytet ilir.
Monedhat
Jane gjetur shume monedha prej bronxi dhe argjendi. Koleksioni numizmatik i Lezhes, perfshin shume monedha me origjine nga Durresi me siglen "DYRR". Ketu eshte gjetur dhe monedha e mbretit ilir Ballaios, prere me 167-135 para Krishtit. Nje numer i konsiderueshem monedhash jane nga prerjet autonome te qytetit te Lezhes, te cilat imitojne ato te Shkodres. Ato mbartin legjenden LISSITAN dhe kane elemente zbukurimore teper tipike, sic eshte figura e anijes Liburne. Keto prerje jane bere me 229-213 para Krishtit. Simbole te ketyre monedhave jane figura e Zeusit me trekendesh, e Artemisit me rrufe, ose me figuren e dhise. Perdoret dhe figura e mburojes dhe perkrenares ilire. Te gjithe keto elemente lidhen me boten e mirefillte ilire dhe duket qarte ndikimi labeat i Shkodres, si kryeqender e shtetit ilir.


Muret e Akropolit
Lezha gjate pushtimit romak
Mbas pushtimit romak te Ilirise se Jugut, me 168 para Krishtit, Lezha permendet si "Municip". Ajo e ruan rendesine si qender ushtarako-administrative dhe si baze detare per Adriatikun verior. Ne periudhen romake pati disa rindertime te rendesishme te qytetit ilir. Sidomos ne Akropol, ne zonen e qytetit kodrinor, ne qytetin e poshtem dhe ne portin lumor. Por trashegimia e traditave ndertimore vendase mbijeton dhe eshte gjithmone zoteruese. Ne zonen kodrinore ku qene vendosur kolonet romake jane gjetur dhe germadhat e banesave te tyre prej guri. Rindertimi romak i qytetit ka qene i pjesshem. Jane zbuluar dy mbishkrime ne latinisht, qe bejne fjale per kete rindertim. Mbishkrimi i pare i gjetur ne Porten e Gaviarit, ben fjale per rindertimin e portes dhe te kulles ne te djathte te Portes. Ne mbishkrimin e dyte, 20 m larg te parit, flitet per rindertimin e murit, nen kujdesin e magjistratit ekzekutiv te Luk Gaviarit dhe te Meges. Nje mbishkrim i trete i demtuar eshte gjetur ne nje bllok guri, ne anen veriore, por eshte i palexueshem. Kurse mbishkrimin e IV, e ka pare me syte e tij dhe e ka lexuar Qiriako i Ankones, i cili e ka vizituar Lezhen me 1463. Qiriako thote se mbishkrimi flet per rindertimin e mureve rrethuese prej te njejteve magjistrate romake. Rezulton se rindertimi romak i mureve eshte bere 250 vjet pas fortifikimit ilir. Ne periudhen romake pati ndertime te tipit termal me sistem hidraulik te zhvilluar, si dhe perdorimi i teknikave "Okus retikulatum" apo dhe thjesht "Retikulatum" te shek.I-II pas Krishtit.
Lezha ne Antikitetin e vone dhe periudhen bizantine
Lezha, ne shekujt e pare pas Krishtit nuk u zbeh si qender qytetare. Administrativisht bente pjese ne provincen e Prevalit, qe kishte si qender Shkodren. Ne periudhen e vone antike me emrin e Lezhes lidhen dy rruge. Rruga, qe lidhte Salonen me Dyrrahun dhe rruga qe nisje nga Lezha ne qytetin Nais. Ka nje rimekembje te Lezhes ne fillimin e shek.VI. Keshtjella e Lezhes eshte ne listen e rindertimeve te medha te Perandorit ilir Justiniani i Madh dhe permendet ne librin e Prokopit te Qezarese. Rindertimet e kesaj kohe jane te dukshme dhe qyteti bizantin i Lezhes hyn te qendrat me te medha te kohes. Qendra kthehet ne nje qender episkopale dhe madje permendet me emrin i peshkopit Gjon ne vitin 592.
Lezha ne shekujt VII-XII
Kronikani i njohur si Anonimi i Ravenes e permend Lezhen ne shek.VII-VIII si qytet bregdetar ilir. Ne kete periudhe ka ndodhur procesi me i rendesishem i transformimit te ilireve te lashte ne arberit e hershem. Kjo gje vertetohet edhe nga materiali arkeologjik i varrezes arberore te zbuluar ne Qafen e Kalase. Ky material arkeologjik eshte tipik me kulturen materiale arberore, qe lidhet me Durresin e qendrat e tjera te Shqiperise. Ka dhe nje rifortifikim tjeter te qytetit ne fund te shek.VIII. Me kete rast, ndertohen kulla te reja dhe perdoren teknika te reja. Keshtu keshtjella e Lezhes, perben nje simbioze te ndertimeve ilire, romake dhe bizantine. Autoret bizantine si : Konstandin Porfyro Gjeneti, Kedreni dhe Ana Komnena flasin per rendesine e madhe te qytetit te fortifikuar te Lezhes. Ana Komnena tregon se pikerisht ne Lezhe, perandori Aleks Komneni, grumbulloi forcat e tij per t'i cuar ne mbrojtjen e qytetit te Durresit, gjate rrethimit te Durresit nga ushtria normane e udhehequr nga Bohemundi me 1107.
Ne shekujt e mevonshem, Lezha perfshihet ne Principaten e Arberise, prane Dukatit te Durresit te krijuar nga Republika Veneciane. Nga aktmarreveshja e Dhimitrit "Kryezoti i Arberise" me Republiken e Raguzes, rreth viteve 1208-1215 ku behet fjale per shkembime tregtare dhe per transport mallrash pa taksa, si ne rruget tokesore ashtu dhe ne ato detare, vetekuptohet dhe rendesia e qytetit te Lezhes, si pike kyce te raporteve te Arberise me Republiken e Raguzes. Me 1393, qyteti i Lezhes, iu dorezua Republikes se Venedikut nga Progon Dukagjini. Keshtu Lezha perjeton perfshirjen ne shtetin venedikas, gje, qe me disa nderprerje vijoi deri me vdekjen e Gjergj Kastriotit, deri ne shek.XV. Viti 1478 eshte viti i pushtimit te Lezhes nga turqit.
Hyjnite ilire dhe Lezha
Gjate periudhes se shtetit ilir, deri ne pushtimi romak ne Lezhe mbijetojne kultet dhe hyjnite ilire. Ne kufijte e Lezhes kemi mbijetesen e te ashtuquajturit Zeus Pathius, nje interpretim vendas i kryehyjnise politeiste te lashte. Nga numismatika e Lezhes kuptojme ekzistencen e hyjnise Artemis, te quajtur edhe Diana apo Zana, mbrojtese e pyjeve dhe kopeve. Ajo qe eshte me e rendesishme dhe me kryesore eshte se pikerisht nga nje monedhe e Lezhes njihemi me Hyun e mirefillte te detrave, te njohur me emrin Redon. Kete zbulim e ka bere arkeologu Hasan Ceka, i cili vuri re ne nje monedhe te Lezhes ekzistencen e nje figure burri me kapele karakteristike me strehe te gjate, te quajtur "Kausia". Kjo monedhe ka te shkruar dhe legjenden Redon. Pjesa e prapme e monedhes ka figuren e nje anije ilire, nje liburne, te perdorur nga labeatet. Deri vone, portreti i burrit me kapele, eshte konsideruar si ai i mbretit ilir Gent, dikush tjeter e ka quajtur si nje Hermes. Por monedha e Lezhes me kete portret vazhdon te pritet edhe pas renies rob te mbretit Gent, me 168 para Krishtit. Ne nje prerje te vitet 135 p.K mbijeton monedha me portretin e burrit, gje qe perjashton mundesine, qe te jete portreti i mbretit ilir Gent. Hasan Ceka konkludoi me te drejte se kemi te bejme me figuren e Hyut Ilir te Detrave Redon, emri i te cilit mbijeton ne toponimin e Kepit te Rodonit, ne Veri te Durresit. Kete e perforcon edhe figura e anijes ilire ilire, Lempes ne shpine te monedhes dhe zbulimi para ca kohe i disa mbishkrimive ne Kepin Leuka, ne Jug te Italise te disa anijeve ilire, njera nga te cilat mban emrin Redon. Hyu Redon eshte nje kryeemer i mitologjise ilire dhe se bashku me Hyun e Luftrave Medaur, perben nje dyshe kryesore te mitologjise klasike ilire.
Kulti i Artemisit si kult ilir ka patur nje jehone te vecante ne territorin e Lezhes. Keshtu ne krahinen e Velipojes, ne mes te detit dhe malit te Rencit ekziston "Pylli i Zanave" ose edhe "Kodra e Nuseve". Sipas legjendes, qe mbijeton deri me sot, ketu ka patur 600 Zana, 300 te veshura me guna te bardha dhe 300 me guna te zeza. Sipas nje profecie te vjeter keto zana do t'i largonin nga ky territor njeriu me dy koke. Nje mbremje ato pane ne perendim te diellit nen nje peme dy barinj, qe flinin krye me krye. Keshtu, kujtuan se kish ardhur njeriu me dy koke dhe u larguan pergjithnje. Sipas Milan Shuflait emri Velipoje eshte toponim sllav, qe do te thote "Fusha e Zanave".
Ne shkrimin e Preng Docit te vitit 1885 flitet per fopografine e Lezhes. Ai deshmon se ka pare tri pllaka mermeri, njera kish fytyren e nje burri dhe te nje gruaje me mbishkrim greqisht, e dyta kish nje luan te ngritur perpjete ne kembe dhe e treta nje shqiponje krahehapur me nje gjarper me kthetra. Keto monumente nuk jane ruajtur. Mund te themi se keto monumente kane fiksuar kultin pagan te Aferdites dhe te Dionisit, stemen me luanin anzhuin te Topiasve dhe je tjeter steme, qe mund te lidhet me shqiponjen dukagjinase si hierladi e Principates se Arberise.
Shengjini, ose Ninfeumi
Nje qytet satelit i Lezhes eshte Shengjini, 8 km ne Veriperendim, ne bregun e Adriatikut. Jul Cezari, ne vepren "Lufta Civile" e permend emrin e ketij limani si Nymfeum ne vitin 48 para Krishtit. Ketu erdhi Flota e Mark Antonit ne fushaten e Cezarit kunder Pompeut. Emri Nymfeun lidhet me ceten e nymfave apo te zanave. Nymfeuni, eshte njohur ne epoken romake, si nje liman shume i mbrojtur "Tutisimuss portus". Ne mesjete ky lima njihet me emra te tjere, quhet limani Meduo. Ne nje harte te shek.XIII te Pjeter Viskontit njihet madje edhe me emrin Medea. Gjate mesjetes permendet ky liman si "Portus", "Medue", "Porto di Medea". Etimologjia e ketij emri ka mbetur ende pa u sqaruar. Sipas A.Majerit termi Medua, lidhet me emrin antik te qytetit Medeon - Meduni i sotem, ne bregun dalmat. Sipas disa dijetareve te tjere emri Medea eshte nje jehone e mitit te argonauteve dhe te princesesh Medea te Kolkites, gjate shtegtimit ne Adriatik nga Ulqini deri ne ishullin e Korfuzit. Emri i Medeas eshte lidhur edhe me emrin e fshatit Mjede. Gjithsesi ky toponim mbart nje jehone mitologjike te sterlashte. Kurse Shengjin eshte nje kalk i emrit te shenjtorit Shen Gjin, ose i shenjtorit Shen Gjon Pagezuesi, qe shkurtimisht ka dhene fjalen Shengjin. Ne hartat e P.Gasparit dhe P.Coronellit, limani quhet San Giovanni di Medua. Kemi keshtu nje nderthurje te nje toponimi mitologjik pagan te lashte me emrin e nje shenjtori te krishtere. Pra nje simbioze mendesisht mitologjike dhe fetare deri ne kohen e sotme.
Limani i Shengjinit ka qene ne te gjithe koherat limani detar i Lezhes. Kjo lidhje nuk eshte zhdukur asnjehere dhe ne ditet tona eshte perjetuar nje rol i ri i Shengjinit, lidhur edhe me rruget e lidhjes se Shqiperise me Kosoven. Limani i Shengjinit eshte me i rendesishmi liman detar ne Veri te Durresit. Vetvetiu merr atribute te vecanta per te ardhmen. P.Coronelli, kartograf i njohur venecian i shek.XVII ne harten e vet te Drinit dhe Bunes, e cileson Shengjinin si liman te afte per anije te medha (Porto Medua Capace di Grannavili). Krahas limanit te Shengjinit ne shekuj eshte shfrytezuar edhe nje tjeter lima fort i pershtatshem per strehimin e anijeve 2 km ne lindje te tij pikerisht ne vendin ku ndodhet sot e vecuar nga deti keneta e thelle e Knaves. Ky liman natyror permendet ne burimet dokumentare te shekujve XV-XVII me emrin "Saca", qe ruhet edhe sot si trashegim historik nga lagja Saka ne Jug te qytetit Shengjin. Rendesia e Limanit te Shengjinit u shtua mjaft vetem pas vitit 1880, kur Ulqini, ky qytet shqiptar ju dorezua padrejtesisht Malit te Zi, ne zbatim te vendimeve te Kongresit te Berlinit. Plazhi i Shengjinit perben nje nga resurset me te vecanta turistike detare, jo vetem te Lezhes por edhe te Shqiperise, sidomos duke patur parasysh parkun ekologjik te rrethines.
Krishterimi ne Lezhe
Ne territorin e Lezhes krishterimi eshte i hershem qe ne koherat apostolike, kjo deshmohet edhe arkeologjikisht, si dhe nga autoret e lashte. Nje rendesi te posacme per krishterimin e hershem ne Lezhe ka deshmia unikale e Marin Barletit ne librin e dyte te vepres se tij epokale "Historia e Gjergj Kastriot Skenderbeut". Barleti tregon per viset rreth Lezhes e Zadrimes perqark lumit Drin: atje shihen shume gjurme te lashtesise, qytete e tempuj fort te permendur te Perendise, te cilet tani te sheshuar dhe te bere germadhe po dergjen me shumice perpara syve tane. Po, ne kete vend, verehen dhe permendoret prej mermeri, ne te cilat mund te shikohen shume emra perandoresh romake etj. Ne to dhe disa gjurme, nga te cilat kuptohet me nje menyre te mjaftueshme se po ketu, apostulli i pare u ka predikuar njerezve besimin e Krishtit. Disa gjurme te bazilikave te Antikitetit te Vone flasin per nje krishterim te zhvilluar, i cili ne mesjete zoteron te tere zonen. Lezha permendet si qender peshkopale e rendesishme gjate periudhes se Perandorit ilir Justiani i Madh. Zbulimi 1 km larg Lezhes ne rrugen qe con ne Shengjin i absides se nje kishe te Antikitetit te Vone, i disa kapiteleve me gjethe akanti mund te identifikojne Katedralen e Peshkopit, njohur me emrin Joan, i cili emertohet peshkop i Lezhes me letren e Papa Georgit te I, derguar ne vitin 592. Ne shek.XIII shen Francesku i Asizit, gjate kthimit te tij nga Siria (para vitit 1221) ndali ne Lezhe, ku themeloi te parin kuvend franceskian ne Shqiperi. Dy dekada me vone ndertohet kisha e franceskaneve ne kodren perballe qytetit, e cila ka patur nje gur mbishkrimi te skalitur ne latinisht :
POC TEMPLUM FRATON MINORUM AEDIFICATUM EST ANNO MCC XV
Qe perkthehet ne shqip : Ky tempull i vellezerve minore franceskane eshte ndertuar me 1240. Nga te dhena te tjera historike, mesojme se ne keto treva kane levizur edhe pjesetaret e urdherit fetar te domenikaneve dhe te benediktineve. Sidoqofte, franceskanet jane urdheri fetar, qe ka mbijetuar me gjate ne kete zone. Nje gojedhene e ruajtur ne rajonet e Venedikut, sipas At Vincens Prenushit thote se Shen Francesku i Asizit, duke u larguar nga Shqiperia mori nje dege pishe te eger, qe e mbolli prane Kishes se Kuvendit Franceskan te ishullit Deserto afer Venecias. Pema u rrit dhe u quajt Kisha e Shen Franceskut. Deri vone eshte ruajtur trupi i thate i kesaj peme, grimcat e se ciles u shperndaheshin besimtareve per devocion. Kuvendet e vellezerve franceskane kane qene vatra te rendesishme intelektuale madje edhe te mesimit te gjuhes shqipe ne mesjete e me vone.
Te dhena te shumta per besimin katolik ne Lezhe kemi nga relacionet drejtuar Papatit ne shek.XVII, ku rendesi te vecante merr familja e Bardhejve. Nga kjo familje kane dale peshkope e dijetare te famshem shqiptare si Tosol Bardhi (1490-1582), Nikolle Bardhi (1551-1617), Gjergj Bardhi i shek.XVII dhe sidomos Frang Bardhi i nipi i Gjergjit, nje nga figurat me madhore te kulturen kombetare shqiptare. Si kishtar i njohur, permendet edhe Mihal Bardhi, Nino Bardhi dhe Pal Bardhi, po ne shek.XVII. Nga familja e Bardhajve, shquhen edhe prijsa ushtarake si Preng dhe Pal Bardhi, qe sherbyen ne flamurin e Venedikut. Lidhur me rendesine e madhe te fese katolike si nderlidhese e shqiptareve me Italine dhe Evropen Perendimore, theksojme se Lezha behet qendra e dy kuvendeve te medha historike, e Kuvendit te Lezhes me 1444 dhe e Kuvendit te Arberit me 1703.
Nga germimet arkeologjike, por dhe nga te dhenat e relacioneve te M.Bicit, B.Orsinit etj., mund te konstruktojme koleksionin e kishave te zones se Lezhes. M.Bici flet per nje kishe te madhe qe mbante 2000 vete, jashte qytetit ne breg te lumit te Drinit, ku sherbenin freterit franceskane, te cilet kishin edhe nje kuvend ne qytet. B.Orsini permend kishen e Shengjergjit ne qytet, kishen e Shen Marise se Bores, kishen e Shen Sebastianit, kishen e Shen Nuciates, kuvendin e vogel te freterve me nje kapele perbrenda, kishen e Shen Margarites, kishen e Shen Marise, kishen e Manastirit te Shen Antonit etj. Gjithashtu dokumentohet edhe kisha e Shen Ethumesie ne Kashnjet. Teodor Ipen flet per manastirin e vogel te Franceskaneve te rindertuar te shek.XX, ku ka qene dhe nje gur i murosur ne portal me mbishkrim ne gjuhen latine, pjese e nje arkitrau te portes se nje faltoreje me te vjeter.


Mauzoleu i Skenderbeut


Kuvendi i Lezhes
Me 2 mars 1444 ne qytetin e Lezhes, qe ishte ne zoterimin e Venedikut u organizua kuvendi i princerve shqiptare, ku moren pjese Gjergj Arianiti, Andrea Topia, Nikollë Dukagjini, Pal Dukagjini, Teodor Korona Muzaka, Lek Zaharia, Lek Dushmani, Gjergj Stres Balsha, Pjetër Spani, Stefan Cenojevici etj.
Ky kuvend u be ne Katedrelan e Shen Nikolles dhe jo rastesisht ne Lezhen venedikase. Kuvendi krijoi "Lidhjen Shqiptare" me Skenderbeun, si kryetar te saj me titullin :"Kapiten i Pergjithshem" (Capitaneus Generalis). Kuvendi i Lezhes eshte nga ngjarjet me te medha unifikuese te kombit shqiptar ne histori.
Kuvendi i Arbnit, Merqi 1703 Ne janar te vitit 1703 ne fshatin Merqi te Lezhes u mbajt Kuvendi i Arbenit, i njohur ndryshe si Koncili i Arbenit. Ky kuvend u be me nismen e Papes me origjine shqiptare Klementi i XI, si dhe te autoritetit te arkipeshkvit te Tivarit, Disk Smajevic (1701-1713). Kuvendi i Arbenit mori vendime te rendesishme, jo vetem te karakterit organizativ fetar, por edhe politik dhe atdhetar. Sipas Dr. Engjell Sedaj, Kuvendi i Arbenit eshte kujtese e dokumentuar dhe e pashlyeshme e historise se popullit shqiptar ne dimensionet me te gjera te jetes se tij. Ky Kuvend eshte me i rendesishmi mbas Kuvendit skenderbejan te Lezhes 1444.
Ne dokumentat historike turko-veneciane te shek.XV permendet shpesh Ishulli i Lezhes. Nje informacion i gjere per te eshte ne "Ditaret" e M.Sanutos. Lezha u pushtua nga turqit me 1478, qyteti u dogj, u shkaterrua, banoret e tij u zhvendosen ne nje zone, jo shume larg ne ishullin e formuar ne grykderdhjen e lumit te Drinit. Ishulli i Lezhes u be nje vendbanim kryesor per lezhianet.
Ne 5 mars 1501, ne ishullin e Lezhes, zbarkoi nga Italia me trupa ushtarake nipi i Gjergj Kastriot Skenderbeut, i njohur si Skenderbeu i ri. Ai kryesoi kryengritjen mbareshqiptare, por qe pesoi shume shpejt disfate. Ne vitet 1478-1501, per 23 vjet, Ishulli i Lezhes, qe i vetmi vend ne bregdetin e Shqiperise se Veriut, qe qendroi i lire, i pavarur dhe i veteadministrueshem.
Pushtimi otoman Me 1478 turqit pushtuan Lezhen, hapen varrin e Gjergj Kastriot Skenderbeut vdekur me 17 janar 1468, dhe e varrosen ne Katedralen e Shen Nikolles. Sipas tregimit te Marin Barletit, turqit i morren kockat e Skenderbeut, i mbeshtollen me flori dhe argjend per t'i perdorur si hajmali te pathyeshmerise ne beteja.
Me 1506 pushtohet nga turqit edhe ishulli i Lezhes. Keshtu vendoset pushtimi otoman kudo. Nga nje mbishkrim i gdhendur ne nje pllake mermeri, mesojme se ne vitin 1521 nje pjese e keshtjelles se Lezhes, eshte ndertuar nga Sulejmani, biri i Selimit, i cili qe gjithashtu bir i Bajazit Konit. Procesi i rindertimit qe bere nen mbikqyrtjen e Muhamet Dervish Orguzit. Pushtimi otoman beri ndryshime ne strukturen urbanistike dhe arkitektonike te Lezhes. Gjate shekujve te ketij pushtimi nuk kane rreshtur kryengritjet dhe revoltat e shqiptareve kunder pushtuesve.
Ne fillim te shek.XVIII Lezha ishte ne sanxhakun e Shkodres dhe ishte qendra e nahijes, qe quhej Nahi e Lezhes. Me 1768, Mehmet Pasha sulmoi lezhianet me nje ushtri 2500 vete po nuk i theu dot. Lezha, me 1770, u mor nga ushtria e Mehmet Pashe Bushatlliut. Me 1793, lezhianet perkrahen Kara Mahmut Bushatlliun, qe qe rrethuar ne Kalane e Shkodres nga turqit. Me 28 nentor 1793 lezhianet sulmuan ushtrine turke, qe kish rrethuar Shkodren, duke i shpartalluar ata. Lezha e perjetoi fuqishem epoken e Pavaresise se Shqiperise me 28 nentor 1912 si dhe te gjitha epokat e mepasshme deri ne ditet tona.
[redakto]Kultura dhe Etnografia

Katedralja e Shen Nikolles
Artikulli kryesorë: Katedralja e Shën Nikollës
Katedralja e Shën Nikollës ka një rëndësi të posaçme historike për shqiptarët, jo vetëm për Kuvendin e Lezhës, por edhe si vendvarrim i Gjergj Kastriot Skenderbeut. Kjo katedrale, ne shek. XVII, qe shndërruar ne xhami. Themelet e saj janë të shek. XIV, katedralja është e tipit bazilikë me gjatësi 17 m dhe gjërësi 8 m. Ruhet në muret e saj një afresk i Shën Nikollës. Sot rrënojat e Katedrales së Shen Nikolles janë shruar në memorialin e Gjergj Kastriot Skenderbeut, padyshim një nga monumentet më të mëdha të historisë kombëtare të shqiptarëve në të gjitha kohërat. Sipas studjuesit A. Mutjakoviç, mbështetur në disa dokumente shkrimore të arkivave të Raguzës, del se Andrea Aleks Durrsaku, skulptor dhe arkitekt gjenial i të ashtuquajturës Rilindje Dalmatine është me origjinë e të pareve të tij nga Lezha. Në shumë dokumente të artistit ai e quan veten "Andrea De Alesio", që lidhet me emrin e Lezhës në Mesjetë. Ruhet kopja e testamentit të bërë nga dora e Andreas, i cili e quan veten "Duca Sinovicch", që interpretohet si formë e konvertuar e emrit të familjes së njohur shqiptare, Familja e Dukagjinëve, që kanë qenë edhe zotërinj të Lezhës. Në këtë klimë të begatë, që herët u shquan individë me emër në kulturën tonë kombëtare si Lekë Dukagjini, Kanuni me emrin e tij (Shkodër 1933), që u mblodh në kapërcyll të shekujve XIX-XX nga At Shtjefën Gjeçovi, është monumenti më i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar. Ndër shprehjet e tij, që kanë mbërritur si fjalë të urta deri në ditët e sotme, mund të përmendim: "Je i lirë me mbajtë burrëninë tënde, je i lirë me u zhburrnue". Frang Bardhi (1606-1643) nga Kallmeti, ipeshkëv i Sapës (Zadrimës), është autori i më të parit Fjalor latinisht-shqip (Romë,1635) me rreth 5 mijë fjalë dhe i Apologjisë për Skënderbeun (Venecia, 1936), shkruar në latinisht. Pjetër Zarishi (1806-1866) prift nga Blinishti i Zadrimës, i doktoruar për teologji, është ndër poetët nismëtarë të Rilindjes sonë Kombëtare së bashku me franceskanin Leonardo De Martinon (1830-1923). Ky i fundit ishte arbëresh nga Grecia e Pulies (Itali), por jetoi në Lezhë dhe rrethinat e saj për mëse 30 vjet ku shkroi edhe pjesën më të madhe të vargjeve që u përmblodhën në librin voluminoz Harpa e një italo-arbëreshi (Venecia,1881). Për Lezhën Zarishi shkruan se prodhon “gjithçka asht nevoja e njeriut me jetue”, ndërsa De Martino në gojën e Zogut në Kafaz jep figurativisht gjendjen e rëndë të shqiptarit në robëri: ”Jo këtu s’muj me këndue/ Se kam zemren kah pelcet”. Dëshmi kulturore është edhe vepra e èèAli Ulqinaku ++t (1855-1913). Ai ishte lindur në Ulqin dhe u caktua hoxhë në qytetin e Lezhës me të mbaruar Medresenë e Shkodrës. Shkroi dy vëllime me poezi me alfabet arab dhe la në dorëshkrim Fjalorët turqisht-shqip, shqip-turqisht, të parët e këtij lloji në leksikografinë shqiptare dhe turke. Zotëronte disa gjuhë orientale, por deklaronte se “gjuha ime asht shqipja”. Me leksikologji u muar edhe Nikollë Gazulli (1894-1946), lindur në Dajç të Zadrimës ku mori edhe mësimet e para prej Ndre Mjedës, ndërsa studimet e larta teologjike i kreu në Austri. Veprat: Fjalori i fjalëve të rralla të malësive veriore (1941) dhe Fjalorthi i ri (1941). I lindur në Fishtë dhe nxënës i kolegjit të Troshanit (të dy fshatra zadrimorë në rrethinat e Lezhës), është poeti Gjergj Fishta (1871-1940). Vargjet e tij, ndonëse të ndaluara rreptësisht për gati një gjysmë shekulli, janë përcjellë gojë më gojë duke u deklamuar në tubime familjare apo duke u kënduar me lahutë e çifteli deri në skena masive. Duket si i pabesueshëm ky recepsion “letrar”, por kushdo që i ka shkelur këto treva e më gjerë, patjetër që ka takuar njerëz të thjeshtë që dinë përmendësh të 17 mijë vargjet e Lahutës së Malcis. Poezia e Fishtës jeton ende në këtë mënyrë me lexuesin e vet. Këtë fenomen të dimensioneve homerike vepra e Gjergj Fishtës e ka përjetuar çuditshëm në gjysmëshekullin e njëzetë, edhe kur mjetet e propagandës u përpoqën me sa fuqi patën ta bënin të harruar, armiqësore e dëshmi fajësimi politik. Për Lezhën ai ka shkruar: “Qielli i kaltër, toka e blerë,\Njeti dimen, këtu pranverë”. Përveç Lahutës, Gjergj Fishta është autor i shumë veprave, ndër të cilat: Mrizi i Zanave, Vallja e Parrizit, Anzat e Parnasit, Gomari i Babatasit, Juda Makabe, Jerina, Sh'Francesku i Asizit, Sh'Luigj Gonzaga etj. Nga gjiri i këtij populli, që jeton me poezinë edhe kur atë ia ndalojnë, kanë dalë poetë bashkëkohorë të talentuar. Ata i bashkon vokacioni tradicional i përjetimit poetik, por dallohen nga teknikat origjinale, ndjeshmëria leksikore dhe nga mënyra se si e përthithin poezinë moderne, prandja janë quajtur nga kritika e viteve ‘70-‘80 “fenomeni novator i poetëve lezhjanë”. Po kështu, një plejadë publicistësh lezhjanë, veçnërisht, të pas viteve ’90, i kanë dhënë tonet medias bashkëkohore shqiptare. Gazeta më parë e pavarur në Shqipërinë paskomuniste është “Koha Jonë”, që nismat i ka në Lezhë. Sot Lezha ka disa periodikë lokalë, shtypshkronjë dhe një numër shtëpish botuese, ndër të cilat: Lisitan, Gjergj Fishta, Kuvendi etj. Ka bibliotekën me mjedise komode, Galerinë e Arteve Pamore (Pallati i Kulturës) dhe një Galeri private “Studio Art Përvathi” etj.
Besime dhe praktika etnografike ne Lezhe Lezha është qyteti që bashkon tri treva me rëndësi të veçantë etno-kulturore për Shqipërinë e Veriut: Zadrimën, Mirditën dhe Malësinë e Madhe. Ato krahina, së bashku edhe me disa treva të tjera të Veriut, nuk e njohën asnjëherë tërësisht autoritetin e pushtetit religjozo-administrativ të osmanllinjve, por u vetëqeverisën sipas ligjeve të princit të tyre të fundit, Lekë Dukagjinit dhe jetuan me kujtimin e bëmave të Skenderbeut, flamurin e të cilit e ringritën në dhjetor të vitit 1912, pavarësisht se nëpër kembë kishin trupat e pushtuesve të rinj serbë. Zadrimorët dhe mirditasit janë popullsi autoktone, ndersa malësorët e Mbishkodrës kanë zbritur në fushat ndërmjet lumenjve Mat dhe Drin 200-300 vjet më parë. Në ish muzeun etnografik të rrethit, në një ndërtesë karakteristike qytetare, ka qenë pasqyruar kultura materialo shpirtërore e këtyre trevave, e pasur veçanërisht në shumëllojshmëri kostumesh, zbukurime grarishte, vegla pune, armë të stolisura dhe instrumente muzikore. Rrethinat e Lezhes kanë një folklor të pasur. Në dasma e gostira këndohen këngët e kreshnikëve dhe balada të qemotshme. Rapsodët konkurrojnë me krijimet e tyre të reja epike, lirike e satirike. Tæ grupuar në ansamblin Çiftelia ata janë fitues të shumë trofeve në shkallë kombëtare.
Tërheqëse janë për vizitorin disa rite në festa të motmotit, si ditet e kthimit të diellit për verë (22 - 23 dhjetor), Nata e Buzmit (24 dhjetor), Viti i Ri, Dita e Verës, Dita e Shën Gjergjit, Dita e Shën Gjinit, po dhe ne raste te tjera. Naten e Buzmit, vene ne zjarr nje trung e dy a tre shkopinj te pergatitur enkas per ritet e kesaj nate. Kur dy vete ne mbremje sjellin buzmin ne vater, tere njerezit e familjes ngrihen ne kembe e thonin: "po vjen buzmi bujas", me gjethe e me bare, me edha e shqerra," mbas dimrit vjen vera...". Me kashten rituale te bere ne mbremje nen tryezen e festes, shkonin ne mesnate e benin lemin ne are, nje rreth me nje iks ne mes. Me kashten rituale lidhnin dhe pemet me fruta. Te tera keto, beheshin per mbaresi ne njerez, ne bageti, ne ekonomi bujqesore.
Ditën e verës ndizeshin zjarre purifikues e për t'i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte. Nga gratë bëheshin rite magjike e kundër qënieve të tjera dëmtuese, grabitëse.
Artikulli kryesorë: Dita e Novruzit
Ditën e Novruzit (dita e Zojës) - 25 mars, besohej se nga çdo lloj bime kopshti e are, bëheshin rite në vreshta sidomos në atë që quhet Anë e Malit në Lezhë ku kishte më shumë hardhí më së hershmi duke rrokullisur një buke e një gogel djathë, një fëmijë të vogël, kjo për begati e mbarësi në prodhim.
Shën Gjergji ishte festë me shumë rite: gjelberim, ndezje e zjarreve rituale në vende publike, mbledhje lulesh e thurrje kurorash nga fëmijë, lagia e njerëzve të shtëpisë me "ujë pa fole", shilarthi i fëmijëve në pemë, rite në ara e ndër bagëti për mbarësi.
Në Zadrimë e në vise të tjera të Lezhës është shumë e njohur festa e shen Gjinit me ritet e saj teper ngazelluese. Ndizen zjarre nder ara, ku digjen tere byket e mbetur nga viti i kaluar. Behen shtellunga me kashte, lidhen me litare a me fije kurperi, u jepet zjarr e ashtu te ndezur i sjellin ne ajer duke vrapuar, neper ara e duke shqiptuar disa vargje rituale per mbaresi ne prodhim. Keto behen per mbaresi e per t'i dhene force diellit si simbol i prodhimit te deshiruar ne te ardhmen.
Kur nuk binte shi ne vere e thaheshin bimet e kopshteve e te arave, femijet, po me ndihme te plakave benin dordolecin. Mblidheshin bashke dege te gjelbra e qe quhej Dordoleci. E shetisnin ne fshat shtepi me shtepi e siper dordolecit i hidhnin uje duke shqiptuar kenget rituale ku kerkohej shi per arat. Kerkonin dhe dhurata ne shtepite ku shkonin... si shperblim per vepren qe benin.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Historia e gjith qyteteve shqiptar...

Mesazh  Sponsored content Today at 2:57 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi