www.shpirti.albanianforum.net


Join the forum, it's quick and easy

www.shpirti.albanianforum.net
www.shpirti.albanianforum.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» A mund te beni seks me nje te panjohur?
Historia e gjith qyteteve shqiptar... - Faqe 2 EmptyWed Jan 30, 2013 11:23 pm nga koti003@hotmail.com

» Nje pershendetje per Antaret e Rinj
Historia e gjith qyteteve shqiptar... - Faqe 2 EmptyWed Jan 30, 2013 11:21 pm nga koti003@hotmail.com

» Si Mendon Munte Duash Dy Njerez Ne Nje Kohe ?
Historia e gjith qyteteve shqiptar... - Faqe 2 EmptyMon Jul 16, 2012 10:23 pm nga ariani

» A mund ti ket te gjitha nje Femer?
Historia e gjith qyteteve shqiptar... - Faqe 2 EmptyMon Jul 16, 2012 10:22 pm nga ariani

» Pergjigjuni duke ber dhe nje pyetje ne vazhdim
Historia e gjith qyteteve shqiptar... - Faqe 2 EmptyMon Jul 16, 2012 10:19 pm nga ariani

» fraza poezi anglisht
Historia e gjith qyteteve shqiptar... - Faqe 2 EmptyFri Jul 13, 2012 11:25 pm nga ariani

» Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :)
Historia e gjith qyteteve shqiptar... - Faqe 2 EmptyTue Jun 19, 2012 5:33 am nga ariani

» pershendetje kur hyni dhe dilni nga forumi
Historia e gjith qyteteve shqiptar... - Faqe 2 EmptyMon Jun 18, 2012 9:10 am nga ariani

» A E NJIHNI E KENI NDJER DASHURIN E VERTET???NESE PO...SI E KUPTONIE DINI QE ESHTE AJO DASHURIA E VERTET???
Historia e gjith qyteteve shqiptar... - Faqe 2 EmptyThu Mar 03, 2011 3:56 pm nga r_3

Shtypi i Shkruar
Menu Shpirti.net
April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar


Historia e gjith qyteteve shqiptar...

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Historia e gjith qyteteve shqiptar... - Faqe 2 Empty Historia e qytetit te Matit:

Mesazh  r_3 Fri Dec 17, 2010 8:17 am

Historia e gjith qyteteve shqiptar... - Faqe 2 4757105645_29d989cdc4_m

Historia dhe kultura e Matit

Mati shtrihet ne pjesen qendrore te Shqiperise. Siperfaqja e rrethit eshte 997 km katrore.
Popullsia arrin ne 70 mije banore. Pefshihen kater qytete. Burreli, Klosi, Ulza dhe Shkopeti si dhe 72 fshatra.
Dendesia e popullsise eshte 69 banore per km katrore.
Ne qytet banojne 17% e popullsise ndersa pjesa tjeter banon ne fshat.Kufiri natyror i Matit fillon nga lindja me malin e Dejes, zbret ne Qafe-Murre pastaj ngjitet neper majat e maleve te Balgjajt., Q rradhiten ne drejtim te jugut, per te zbritur ne Qafe te Buallit, pastaj me ne jug kufizohet me malesine e Martaneshit duke u ndare nga rrethi i Dibres dhe Bulqizes.
Nga ketej kufiri vijon ne Malin me Gropa per te zbritur ne qafen e Murrizes, vazhdon me tej duke u ndare me rrethin e Tiranes, zbret ne Qafe Shtame, per tu ngjitur ne drejtim te veriperendimit ne vargmalet e Skenderbeut, ku kufiri ndahet me rrethin e Krujes, vazhdon me Qafen e Belegut dhe perfundon ne gryken e Shkopetit, Q ndan Matin me rrethin e Kurbinit.
Ndersa nga ana veriperendimore kufizohet me malet Kulmi i Dervenit, vazhdon nga ana e veriut me kodrat e Prosekut, ku terrenet jane me te hapura dhe me te kalueshme, pastaj kufiri mbyllet per tu ndare me rrethin e Mirdites.
Mati gjendet midis korrdinatave gjeografike 41o e 26 ` dhe 41o e 47`, gjeresi veriore dhe 19o e 52` dhe 20o e14` gjeresi lindore
Ulez Shkopet eshte vendi ku jane krijuar kanionet me te thelle e me te rendesishme ne Shqiperi.
Tipike per keto ngushtime eshte Gryka e Shkopetit(40 metra) disa metra e thelle e care nga lumi Mat para se te dale ne fushe.
Rilievi ngrihte mbi nivelin e detit ne lartesine me te madhe 2246 metra Q eshte Maja e Dejes.
Dallohen kater nivele tarracore, Q perbejne gropen e Matit nga Klosi deri ne Ulez. Ne njeren nga keto tarraca lumore eshte vendosur qyteti i Burrelit
Klima ne luginen e Matit eshte afersisht si mesatare e klimes ne gjithe Shqiperise, Q lidhet me brezin e klimes mesdhetare e cila karakterizohet nga vera e nxhete dhe e thate me shkelqim te madh te diellit dhe nga dimri relativisht i bute ne lugine dhe disi i ashper ne brezin malore.
Temperatura mesatare vjetore ne Luginen e Matit eshte afro 14 grade celsius ne ditet me te nxehta te korrikut arrin 38 grade.
Muaji me i ngrohte eshte korriku me temp. Mesatare 24 grade, ndersa me i ftohti eshte janari me temp, mesatare +4 deri 0 grade celsius.
Ditet me diell zene 88-90% te diteve te vitit.
Popullsia
Kerkimet me te reja arkeologjike, kane zbuluar gjurmet materiale te popullimit te kesaj treve qysh nga periudha e e palolitit te mesem ne neolit e me pas.
Deshmi per kete jane studimet e bera ne Shpellat e Blazit ne Bruc. Lugina e Matit del te kete qene e populluar vazhdimisht ne periudhat historike. Ne periudhen e hekurit deshmohet nga kerkimet, sidomos nga inventari i gjetur ne varret e asaj kohe, se kjo treve banohej nga fiset ilire e konkretisht nga Pirustet.
Pirustet i bene balle invazionit Romak per shume vite me rradhe deri ne shekullin e dyte te eres sone.
Thuhet se pas pushtimit te Ilirise qendrat e medha te banuara qytetare, sidomos ne bregdet, u romanizouan gati plotesisht, por ndryshe qendronte puna ne brendesi te vendit, ne Luguniat e banuara ne thellesi te maleve sic ishte pershembull Lugina e Matit e vendbanimet malore ne Mirdite, Puke, Diber e me ne veri. Ketej banoret vazhduan te flisnin gjuhen e tyr, respektonin hyjniite e tyre dhe varrosnin te vdekurit sipas menyres se tyre te lashte tradicionale, punonin token si dikur, ruajten veshjet dhe emrat e efemijeve, respektonin doket dhe zakonet e tyre.
Defteri syret i esami Vilajet Dibra i vitit 1467 jep te dhena te perhershme per numerimin e popullsise se Matit.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e gjith qyteteve shqiptar... - Faqe 2 Empty Historia e qytetit te Mirdites

Mesazh  r_3 Fri Dec 17, 2010 8:36 am

Historia e gjith qyteteve shqiptar... - Faqe 2 0

Rrësheni është qendra administrative e rrethit të Mirditës që nga viti 1949. Ndodhet në pellgun e Ndërfanës, në anë të lumit Fani i Vogël dhe përshkohet nga përroi i Zmesë. Vendi ku shtrihet qyteti quhej Fushë Lumth dhe kishte pak banorë. Rrësheni ka disa institucione të administratës publike: bashki, komisariat policie, gjykatë, prokurori, drejtori lokale të arsmit, shëndetësisë, bujqësisë, shërbimit pyjor, degë të tatim-taksave, agjensi te bankës së kursimeve, zyrë të rregjistrimit të pasurisë etj; shkollë të mesme dhedy shkolla 8- vjeçare, pallat kulture, muze, bibliotekë, kinema, arkiv, shtëpi botuese, shtyp dhe televizion lokal, spital dhe sherbime të tjera shendetësore.

Sheshi në qendër të qytetit mban emrin “Abat Prend Doçi”, kurse rrugët kryesore mbajnë emrat: “At Gjergj Fishta”, “Shën Vinçensi”, “Rruga e Arbërit”.

Në të kaluarën ka patur disa ndërmarrje shtetërore, kurse tani ka një rrjet të gjërë të bisnesit të vogël tregtar dhe prodhues etj. Ushtrojnë veprimtarinë private: 97 njësi tregtare, l4 njësi prodhuese, 91 njësi shërbimi, l4 kompani ndërtimi etj.

Rrëshenasit dallohen për bashkëjetesë në komunitet, mirëkuptim dhe si bashkëpunues në nisma dhe projekte për zhvillim.

Rrësheni është 74 km nga Tirana.



RUBIKU



Rubiku është qyteti i dytë i Mirditës pas Rrëshenit. Para l990-ës një nga qytetet industriale më të njohura të vendit, dhe qendra më e rëndësishme e industrisë së bakrit në Shqipëri. Që në vitet '30 të shekullit XX Rubiku ka patur minierën e bakrit dhe më vonë dhe metalurgjinë e uzinën e rafinimit dhe përpunimit të bakrit. Në Rubik ka patur ndërmarrje gjeologjike, ndërmarrje të ndërtim minierave etj. Në Rubik që nga viti l969 ka funksionuar shkolla e mesme industriale, që përgatiste metalurgë, teknikë gjeologë, teknikë miniere etj., ndërsa sot përgatit mekanikë, hidrosanitarë dhe elektriçistë tre vjeçarë.

Rubiku është qendër e vjetër historike me disa monumente të mesjetës, si kishën e Shën Salvadorit, kalanë e Judejve etj.

Rubiku është bashki që nga viti l992 dhe administron veç qytetit dhe fshatrat e zonës perreth: Vaushkjezë, Velë, Rraja e Zezë, Munaz, Katundi i Vjetër, Fierzë, Fang, Rrasfik.

Në Rubik ka bërë investime të dukshme sidomos Shoqata Austri-Shqipëri e përfaqësuar nga zonja Mariannë Graf, në objekte shkollore, kulturore, të shendetit publik etj



OROSHI



Oroshi është një emër i rëndësishëm i historisë dhe kulturës kombëtare. Fshati i vjetër përmendet si bërthamë e krijimit të krahinës së Mirditës në shekullin XV. Përbëhet nga fshatrat: Grykë Orosh, Nënshejt, Lgjin, Mashtërkor, Bulshar, Ndërshenë, Lajthizë që janë të vendosur në një terren të thyer nga Fani i Vogël, në pjerrësitë dhe lartësitë e Malit të Shejtë.

Oroshi ka qenë qendër e Abacisë së Mirditës, kuvendit benediktin dhe e selisë së Gjomarkajve, kapidanëve të Mirditës.

Bjeshkët e Oroshit përmendën si ndër më të bukurat në Mirditë me lëndina, pllaja, burime, kullota, shpella etj.

Nënshejti me burimet e ujit të rralla, Fushat Lugje e të tjerë favorizojnë një turizëm malor të preferuar.

Qendra e komunës së Oroshit është në Reps, 28 km nga Rrësheni.





SPAÇI



Zonë në jugperëndim të Munellës,në të djathtë të lumit Fani i Vogël,që përfshin Gurth Spaçin, Kodër Spaçin, Mushtën etj. Dëshmohet që nga shekulli XVI (l529).Në Spaç ka qenë një nga minierat më të mëdha të bakrit e piritit në shkallë vendi. Spaçi është i vendosur në një terrentë thyer malor. Banorë të shumtë të tij në dy shekujt e fundit janë shpërnglulur në Mnelë, zonën e Vaut te Dejës etj. Në Spaç ka qenë një nga kampet e të burgosurve politikë.
Gjegjani
Gjegjani dëshmohet si fshat i vjetër i pirustëve.Është i vendosur në të majtë të Fanit të Madh. Gjegjani është komunë dhe përfshin fshatrat Gjegjan, Gojan, Dom, Rras, Kalivare, Kimëz, Mesul, Shkozë të cilët në anën etnologjike i përkasin Mirditës. Ky areal mirditas shtrihet deri në Qafë të Malit,deri në kufijt më të epërm të Mirditës,ku ajokufizohet me Pukën dhe Kukësin. Gojani është një fshat i përmendur në Veri për punimin dhe tregtimin e enëve të dheut sipas mjeshtrisë tradicionale. Në Kalivare dëshmohet kisha më e vjetër e datuar e Mirditës me një mbishkrim të vitit ll54.

FANI

Një hapsirë gjeografike e Mirditës, në luginën e Fanit të Vogël dhe lartësitë perreth, që shtrihet nga Shtrungaj përkufi me Oroshin e gjer në Malin e Runës, përkufi me Kukësin. Ka qenë i banuar që në periudhën e ilirëve, siç dëshmojnë Qyteza e Batrave, Rrethi i Qytezës, Gurra e Domgjonit, ndër monumentet më të njohur të trevës.Për herë të parë, Fani si emër përmendet në një dokument të vitit l387 dhe gjithnjë më vonë në rregjistrat kadastralë,relacionet kishtare etj. Në shekujt XVI-XVI dhe në periudhën e Rilindjes ka qenë në luftëra të vazhdueshme kundër pushtuesve turq. Në vitin l929 Fani kishte 240 shtëpi.

Në gjysmën e dytë të shekullit XX Fani u konfigurua si një zonë dhe qendër me peshë për Mirditën,komunë me l5 fshatra e rreth l0 mijë banorë, prej të cilët në dhjetëvjeçarin e fundit jo pak janë shpërngulur për në zonat fushore.



SHENPALI



Fshat i lashtë i Mirditës në shpatin juglindor të Majës Kopil,në lartësinë 550 m. Ndër qendrat më të hershme e më të përmendura të trevës së Mirditës, dëshmuar që në shekullin XI-XII për praninë e kuvendit benediktin.

Në Shënpal janë organizuar për disa shekuj kuvendet më të rëndësishme historike të Mirditës.Te Lisat e Shpalit afër kishës ka qenë “parlamenti” i krahinës së Mirditës.

Luftime të ashpra kundër pushtuesve gjermanë janë zhvilluar me l9-22 tetor l944. Lufta e Shpalit u krye në kuadrin e mësymjes së Divizionit II Sulmues për çlirimin e Shqipërisë së Veriut.

Shpali ka qenë qendër e Nenprefekturës dhe e Rrethit të Mirditës deri në vitin l949.

Blinishti , afër Shpalit ka qenë vendbanim i Familjes arbërore të Blinishtëve që më l274. Ka patur kishën e njohur të Shën Shtjefnit. Në juglindje të Shënpalit, në kodrat që zbresin nga fshati Kullaxhi drejt luginës së Fanit të Vogël gjendet Bukli , ku është zbuluar varreza e kulturës arbërore e shekullit VI-VIII e. s., e zbuluar në vitin 1963. Kultura materiale e kësaj varreze është e ngjashme me kulturën e Komanit dhe të varrezave të tjera të periudhës arbërore. Bukli është një pikë referimi për arkeologjinë e Mirditës.
SELITA

Kurbneshi përmendet në dokumente që në shekullin XV. Gjendet në lartësitë e maleve të Selitës, rrëzë Gurit Gjon, një shkëmb natyror monumental. Qyteti i Kurbneshit ishte i vendosur në të majtë të lumit të Urakës. Ngritja e tij nisi me hapjen e minierës së bakrit në vitin 1956 dhe me ndërtimin e fabrikës së pasurimit më 1960, e para e këtij lloji në Shqipëri.

Kurbneshi sot është qendra e komunës Selitë,që përfshin fshatrat: Kurbnesh, Zajs, Lufaj, Bardhaj, Lëkundë, Kthellë Epër, Mërkurth, Kumbull.

Kurbneshi ndan me Lurën në kufirin lindor,në Qafën e Merkurthit. Disa nga lartësitë malore të Kurbneshit janë Kunora (E përbashkët me Lurën), Valmori, Didhja, Mulli, Tranga.

Kurbneshi është 43 kilometra nga Rrësheni.

GOMSIQJA

Është fshati më perendimor i Mirditës, përkufi me Shkodrën, në anë të rrugës Shkodër-Fushë Arrës. Në Gomsiqe At Shtjefën Gjeçovi mblodhi lëndën kryesore të Kanunit të Lekë Dukagjinit. Në Gomsiqe ndodhet një nga urat më monumentale të vendit tonë. Në Gomsiqe u formua njësiti i parë partizan i Mirditës.

Fshatra të tjerë të kësaj zone perëndimore janë Korthpula, Kaftalla, Vrithi, Mnela dhe Vigu. Ky i fundit u bë i njohur sidomos për epopenë heroike të Heronjve të Vigut gjatë luftës nacionalçlirimtare, të cilët ranë në gusht të vitit 1944 në përpjekje.
Në Korthpulë dhe në Vig ka patur miniera të vogla kaoline.

KASHNJETI

Qendër e bajrakut të Dibrrit në të kaluarën. Përbëhet nga fshatrat Rras i Butë, Gjobardhaj, Kashnjet, Kalivaç, Fregën, Ungrej, Kalor, Sukaxhi, Gjazuj. Ka patur disa vendbanime të lashta të kohës së bronzit në trojet e fisit ilir të pirustëve. Ndër dëshmitë historike janë vendi i quajtur Qyteza, tumat e Fushës Papërdhok Kalor, një përkrenare bronzi e zbuluar në regën, disa rrënoja kishesh të hershme etj. Përroi i Dibrrit që përshkon Kashnjetinështë i veçantë, pasi rrjedh nëpër këtë territor nga peremdimi në lindje, ndryshe nga të gjithë lumenjtë e tjerë. Ungrej në vitet '20 ishte qendra e Nënprefekturës së Mirditës. Kashnjeti sot administrohet nga një komunë me qendër në Ungrej.


1. Sulmet e para osmane mbi vendin tonë

Dinastia osmane nën sundimin e Sulltan Orhanit u bë shpejt një shtet despotik fanatik që projektoi zaptimin e krejt Europës. Më 1354 turqit kaluan Dardanelet, dhe u hodhën në Ballkan, në këtë periudhë Ballkani ziente nga anarkia feudale. Edhe në Shqipëri nuk kishte një shtet të centralizuar. Pas tërheqjes së Anzhuinëve më 1338-1340, vendi mbeti i ndarë në principata feudale të cilat grindeshin mes tyre për shtim influence e pronash. Në Shqipërinë Veriore përveç Balshajve ishin krijuar e po forcoheshin Dukagjinët, Zahariajt, e Kastriotët në vitin 1382 nën drejtimin e Timur Tashit shkelën për herë të parë turqit në tokat Shqiptare. Gjashtë vjet më vonë ata mbërritën në dyert e Lezhës. Beteja e parë mes turqve e ballkanasve u zhvillua më 15 qershor në Gazi Mestan të Kosovës. Pas kësaj beteje turqit vazhduan të pushtonin njëra pas tjetrës principata Ballkanike dhe i vunë sundimtarët e tyre në varësi vasaliteti. Mirditasit nuk morën pjesë në betejën e Fushë-Kosovës, pasi ata nuk e kishin formuar ende unitetin e tyre politiko-luftarak. Ata nuk kishin asnjë prijës të vetin që tu printe, nga që dhe Dukagjinët nuk morën pjesë në këtë betejë, as si pjestarë të koalicionit ballkanik e as si përkrahës të turqve. Ata edhe në betejën e Ankarasë në vitin 1402 nuk morën pjesë si reparte të Mirditës, por si ushtri të Gjergj Dukagjinit; zemra e zotërimeve të Dukagjinëve ishte krahina që më vonë do të njihej me emrin Mirditë.

2. Mirdita gjatë shek XV

Shekulli 15 si për gjithë popullin shqiptar edhe për Mirditën qe një shekull i tërë luftrash të pabarabarta me ushtritë e Perandorisë Osmane. Mirdita në këtë periudhë ishte akoma një krahinë e vogël që sundohej nga dera e Dukagjinëve. Natyrisht, zotërimet e Dukagjinëve shtriheshin shume më gjerë se Mirdita. Në dhjetëvjeçarët e parë të atij shekulli turqit vunë në kontrollin etyre të gjitha tokat fushore të Shqipërisë, vunë princërit feudalë në varësi vasaliteti dhe i ngarkuan banorët e këtyre krahinave me detyrime fiskale, jashtë kontrollit mbetën krahinat malore në të cilat ishin krijuar kohë më parë unitete krahinore të fuqishme, njëra nga këto unitete të fuqishme ishte ajo e Dukagjinëve që i ruajti zotërimet e veta, për një kohë të gjatë. Mirdita duke qenë pjesë e rëndësishme e këtij uniteti mori pjesë në luftërat kundër pushtuesve osmanë kur i udhëhoqën prijësit Dukagjinas.
Në Mirditë njihej qysh herët edhe dera e Kastriotëve si sunduese e unitetit me të njëjtin emër. Disa nga krahinat ku shtrihej influenca e tyre si Selita, Kthella, Rraza, Bulgri, që më vonë hynë në unitetin krahinor të Mirditës, e njihnin e dëgjonin derën e Kastriotëve, krahas sundimtarëve të tyre Dukagjinas. Pas kthimit të Gjergj Kastriotit në atdhe e veçanërisht pas Besëlidhjes së Lezhës (2 mars 1444) mirditasit u rreshtuan në ushtritë e atij Kryetrimi, si reparte të Lekë Dukagjinit, aleati më besnik i Gjergj Kastriotit. Mirditasit treguan trimëri, besnikëri, zgjuarsi të pashoqe në luftërat çlirimtare e mbrojtëese që udhëhoqi për 25 vjet Gjergj Kastiroti. Mungesa në kronika nuk na lejojnë të përmendim emrat e atyre luftëtarëve të medhenj. Deri në ditët tona na kanë ardhur të dhëna për ushtarët mirditas si Gjeneral Pjetër Përlati dhe Gjon Perlati të cilëve Gjergj Kastiroti u besoi mbrojtjen e Stefigradit. Mjaft mirditas u rreshtuan në ushtrinë e Kastriotit por ata nuk përmenden si reparte të Mirditës pasi merrnin pjesë në luftë si ushtri e Dukagjinëve. Shumë toponime vijnë deri sot nga ajo kohë; “Gjurmët e kalit të Skënderbeut” në Grykë të Selitës, “Shpella e Skënderbeut” në Lufaj, “Guri I Skëndrbeut” në Konaj etj. Pra në Mirditë ka një kult të veçantë për Gjergj Kastirotin siç për Lekë Dukagjinin.

3. Qëndresa popullore pas vdekjes së Gjergj Kastriotit

Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, më 17 janar 1468, turqit u lëshuan mbi tokat shqiptare si të gjithë pushtuesit mbi vendet e sulmuara, pushtuan njërën pas tjetrës kështjellat shqiptare deri sa më 1479 pushtuan dhe qytetin e fundit Shkodrën. Me tokat e pushtuara ata krijuan njësi administrative, sipas modelit të tyre, Sangjakët. Përveç Sangjakut të Ohrit krijuar qysh herët prej tyre, në përbërjen e të cilit hynin edhe Selita, Kthella, e Rraza krijuan dhe Sangjakun e Shkodrës në përbërjen e të cilit hynin dhe Manatia, Bulgëri, Kryezezi dhe Vela dhe në vitet ’90 të shek. 15 krijuan dhe Sangjakun e Dukagjinit në përbërjen e të cilit hynte dhe Mirdita, Fandi i Vogël, Fandi i Madh dhe Dibrri. Ndarja administrative dhe futja në to e krahinave vetqeverisëse kishte qëllim shuarjen e qëndresës së popullit Shqiptar. Sulltani urdhëroi qeveritarët lokalë, sangjakbejtë e Shqipërisë, të organizonin regjistrimin e popullsisë dhe të pronave të tyre dhe ti ngarkonin banorët vendës me taksa. Turqit në zonat malore i ngarkuan banorët me taksën e Xhizjes, dhe vazhduan përpjekjet e tyre për të realizuar urdhërin e sulltanit dhe në këto zona. Inkursionet e jeniçerëve që shoqëronin eminët osmanë për regjistrimine pronave në malet tona çuan në lëvizjet e para antiosmane. Në vite 1498 kryengritësit e nisur nga Mirdita e Puka sulmuan Lezhën, kapën e burgosën të gjithë qeveritarët e atij qyteti dhe bllokuan rrugën që kalonte nëpër luginën e Drinit e lidhte qendrën e Sangjakut - Shkodrën me krahinat e brendshme të Ballkanit. Në këto rrethana Sangjakbeu i Shkodrës, Feris Beu mori masa përforcuese për të mos e lëshuar qytetin në duar të kryengritësve, duke kërkuar edhe ndihmën e Sulltanit.
Zgjerimi i lëvizjes së Mirditës e Pukës në territoret fqinje të tyre në vitet 1499-1500 dhe kthimi i Skëndërbeut të ri më 1501 e thirrja e tij drejtuar gjithë bujarisë shqiptare “Për të rrokur armët kundër zaptuesit”, në një kryengritje të përgjithshme detyroi sulltanin të urdhëronte mobilizimin e të gjitha ushtrive të sangjaqeve shqiptare dhe nisi nga Stambolli mjaft reparte jeniçerësh për shtypjen e kësaj lëvizjeje, e cila kishte izoluar qeveritarët e Shkodrës e kishte rrezik të shëndërrohej në një kryengritje të përgjithshme shqiptare.
Kryengritësit Mirditorë e Pukjanë, të mbetur vetëm, pasi thirrjes së Skënderbeut të ri nuk iu përgjigjën krahinat e tjera, princërit e të cilave tash ishin vasalë te Sulltanit, përballë ushtrive të shumta turke e lëshuan Lezhën më 1506 dhe u tërhoqën, për të vazhduar qëndresën në malet e tyre.

4. Lufta kundër vendosjes së sistemit të timareve.
Jashtë kontrollit të turqve në shek 16 mbetën shumë krahina malore në veri e jug të vendit. Në krahinat Mirditë, Fandi i Vogël, Fandi i Madh, dhe Dibërr, turqit nuk caktuan detyrime për çdo prodhim si në zonat e ulta pasi nuk kishin mundur të bënin regjistrimin e plotë të banorëve dhe të pronave të tyre, prandaj caktuan një taksë fikse, xhizjen, që shkonte në arkën e Padishahut. Më 1515 banorët e krahinës së Mirditës nuk pranuan t’iu dorëzonin eminëve turq taksën e xhizjes dhe rrokën armët kundër tyre dhe ushtrive që i shoqëronin. Me banorët e Mirditës u bashkuan dhe ata të Fandit të Vogël, të Fandit të Madh dhe të Dibrrit. Fill pas këtyre u ngritën dhe ata të maleve të tjera të Dukagjinit ku ishte përgatitur një kryengritje e nxitur dhe e udhëhequr nga Progon Dukagjini, i sapoemëruar sangjakbe i Dukagjinit. Kryengritësit sulmuan Lezhën. Me ta u bashkuan dhe repartet e jeniçerëve të atij qyteti. Këto forca çliruan Lezhën dhe u bënë gati ti binin Shkodrës. Në këto kushte Sulltan Selimi II thirri në Stamboll Progon Dukagjinin dhe e ekzekutoi, i biri i Progonit u vu në krye të lëvizjes. Nën udhëheqjen e tij kryengritësit pasi çliruan Lezhën iu dejtuan Shkodrës dhe Krujës dhe i rrethuan ato kështjella .Rrethimi zgjati për rreth 6 muaj. Në këto kohë Sulltani u lirua nga lufta e Anadollit ndaj nisi shumë ushtarë kundër kryengritësve të cilët u detyruan të tërhiqen. Në regjistrimet e viteve 1529-1536 të dhënat për krahinat e Mirditës, Fandit të Vogël, Fandit të Madh, e Dibrrit nuk qenë të sakta pasi banorët nuk pranuan të paraqiteshin tek eminët osmanë. Më 1560 u hodhën në kryengritje banorët e Pukës, Dibrës dhe ata të Lurës, krahas tyre u bashkuan dhe ata të krahinës së Mirditës, Fandit të Vogël, e të Fandit të Madh si dhe të mjaft fshatrave të maleve të Dukagjinit. Për shuarjen e kësaj kryengritjeje të gjerë Sulltani urdhëroi Sangjakbejtë e Shkodrës, Ohrit, Elbasanit të bashkonin forcat e të sulmonin “rebelët”, siç i quante ai kryengritësit, të shkonin në shpatë të pabindurit, tu merreshin rob gratë dhe fëmijët, pasuritë e tyre të plaçkiteshin ose t’u digjeshin. Masat e rrepta të ndërmarra në vitet 1560-1570 krijuan njëfarë qetësie në sangjakët Shkodër, Ohër e Dukagjin. Në këtë periudhë sipas urdhërit të Sulltan Selimit II u krye regjirtrimi kadastral i tretë në vitin 1571, por sërish banorët vendas nuk u paraqitën ndaj dhe këto regjistrime nuk qenë të sakta, pasi u kryen jo nga vetë banorët po nga njohës të tyre. Nahia e Mirditës me 9 katunde dhe Dibrrit me 7 katunde u hoqën si timare të Spahinjëve, ne Dukagjin e Lezhë dhe iu dhanë si hase Sangjakbeut të Dukagjinit dhe të Shkodrës. Pas mbytjes me gjak të kryengritjeve të viteve 60-70 të shek. 16 turqit mundën të depërtonin dhe në krahinat malore. Depërtimi gradual në këtë etapë të tretë në 1571-1591 në Mirditë, Fand të Vogël, Fand të Madh, Dibërr dhe krahinat e tjera malore fqinje të tyre nuk qe gjë tjetër vecse zëvendësimi i pushtetit të Dukagjinëve me pushtetin qendror të Sulltanit, porse sundimtarët e rinj osmanllinj nuk kishin mundur të vendoseshin plotësosht përderisa nuk kishin arritur të cenonin vetqeverisjen e brendshme të tyre. Në krahinat tona malore nuk u vendos e nuk veproi asnjëherë legjislacioni turk, lidhur me posedimin e pronës. Ajo mbeti si dhe më parë pronë e familjeve dhe e përbashkët e fshatrave sado që në pikëpamje juridike ishte shpallur si pronë “mirie”.

r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e gjith qyteteve shqiptar... - Faqe 2 Empty Historia e qytetit te Pukes

Mesazh  r_3 Fri Dec 17, 2010 8:51 am

Historia e gjith qyteteve shqiptar... - Faqe 2 Puka_11

Mbi të tatëpjetën “thikë” që zbret në brigjet e Liqenit të Komanit në Pukë, ndodhet një prej shpellave më të vecanta në Shqipëri, për sa i përket historisë së saj. Ndonëse vetëm 40 minuta larg nga qyteti verior i Pukës, Shpella e Kaurit ishte thuajse e panjohur për banorët e zonës. Historia e saj e çuditshme, që zë fill në kohën e pushtimit nga hordhitë e para otomane e që lidhet me fenë, bëri që askush nga banorët e fshatit Buzhalë e të fshatrave të tjerë të Komunës së Qelzës të mos flisnin për të. Madje brezat e rinj në kohën e diktaturës, nuk e dinin se ekzistonte Shpella e Kaurit. Më të moshuarit që kishin dëgjuar për këtë shpellë, nuk guxonin të flisnin për të. Ky vendstrehim natyror e që të mahnit me misteret e saj, u “zbulua” vetëm 7 vjet më parë. Më në fund banorët e trevës thyhen “heshtjen” e misterin që mbarte kjo shpellë, duke provuar të hynin në brendësi të saj e të shuanin kuriozitetin. Ndërsa këto vitet e fundit Shpella e “Kaurit” ka befasuar dhjetëra turistë të huaj, kryesisht amerikanë. Ajo që habit të huajt, është fakti se në këtë shpellë, shekuj më parë, banorët katolikë të zonës turreshin të fshiheshin në labirintet e saj për t’i shpëtuar ndërrimit të fesë së tyre (në myslimanë) nga pushtuesit turq.

SHPELLA E KAURIT
Dikur e panjohur, Shpella e Kaurit, një objekt ky me vlera të rralla, kohët e fundit ka ngjallur interesimin e shumë studiuesve. Mjeshtri i Sportit, alpinisti Përparim Laçi nga qyteti i Pukës, tregohet i zellshëm për të shoqëruar vullnetarisht shumë prej turistëve të huaj që mbërrijnë në viset e kësaj zone, për në shpellën që daton para lindjes së Krishtit. Të huajt shtangen nga pamja që ofron ky vendstrehim shekullor, por edhe me bukuritë e rralla të natyrës që të shoqërojnë deri në vendin ku ndodhet shpella. Për të mbërritur tek Shpella e Kaurit, duhet të udhëtosh fillimisht me makinë e më pas me varkat e banorëve të zonës, me të cilat i afrohesh vendit ku gjendet ajo, në buzë të Liqenit të Komanit. Trajneri i ekipit alpinistik të Pukës (alpinist në ekipin kombëtar), Përparim Laçi, i cili ka prekur majën më të lartë të Himalajës, Everestin, thotë se Shpella e Kaurit daton që para lindjes së Krishtit dhe ka pasur si funksion mbrojtjen e malësorëve nga okupatori turk. Hordhitë turke detyronin shqiptarët që të ndryshonin fe. Që në hyrje të shpellës gjenden shumë gjurmë të krishterimit, ndërsa nuk mungojnë edhe disa prej almisçeve (vegla dhe enë prej guri të përdorura nga banorët e zonës). Alpinisti Laçi është shumë i apasionuar pas zbulimeve të tilla. Ai tregon se gjatë kësaj vere, ka shoqëruar me dhjetëra turistë që kanë vizituar Pukën.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e gjith qyteteve shqiptar... - Faqe 2 Empty Historia e qytetit te Tropojes..(Bajram Curri)

Mesazh  r_3 Fri Dec 17, 2010 8:56 am

Historia e gjith qyteteve shqiptar... - Faqe 2 Tragetkomansmalliw2

Tropoja apo shpesh përmendet si Tropoja e vjetër është vendbanim në Shqipërinë veriore dhe sot është zona me e lidhur me Kosovën.

Tropoja njihet historikisht si pjesë e Malësisë së Gjakovës. Gjatë Perandorisë Osmane ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës. Kufiri i vitit 1912 që shkëputi pjesën më të madhe të Kosovës nga Shqipëria la Tropojën në izolim dhe vështirësoi jetën e banorëve. Kufiri la të izoluar edhe ekonominë e Tropojës.
Nga çlirimi i Shqipërisë e deri në Luftën e dytë botërore Tropoja së bashku me të gjitha venbanimet e tjera të Tropojës, Hasit dhe Kukësit që kishin mbetur këndej kufirit ishte pjesë e Prefekturës së Kosovës, që ishte një nga 10 zonat administrative të Shqipërisë së lirë.
Sot Tropoja është pjesë e Rrethit të Tropojës, të cilit edhe i ka dhënë emrin. Me çlirimin e Kosovës në vitin 1999 fillon një fazë e re për jetën e banorëve të cilët tani mund të shfrytëzojnë shkollat apo spitalet në Kosovë.
Ekonomia

Tropoja ndodhet rreth 220 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, dhe 120 km larg Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës. Pozita gjeografike ka imponuar një lloj izolimi ekonomik nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Komunikacioni rrugor me Kosovën mundëson tregti të shpejtë. Tropoja ka sipërfaqe mjaftë të madhe të tokave të punushme, në të cilat kultivohen drithrat, mollët, gështenjat, kumbullat e degjuara tropojane, ndersa ne blegtori mbizotërojne të imtat.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e gjith qyteteve shqiptar... - Faqe 2 Empty Historia e qytetit te Shkodres

Mesazh  r_3 Fri Dec 17, 2010 9:00 am

Historia e gjith qyteteve shqiptar... - Faqe 2 5281133

Shkodra eshte nje nga qytetet me te lashta dhe me te medha te Shqiperise,qender e rendesishme ekonomike dhe kulturore.Shtrihet ne skajin jugor te Ultesires se Mbishkodres prane Liqenit te Shkodres,ne lartesi 16 m.,ndermjet lumenjeve Drin e Bune,malit te Taraboshit dhe keshtjelles se Rozafes.
Shkodra eshte themeluar aty nga shek. IV p.k. ne kodrat perreth Keshtjelles se Shkodres.Ishte qender e fisit ilir te Labeateve dhe gjate sundimit te Gentit (181-168 p.k.) u be kryeqendra e shtetit ilir.Te kesaj periudhe jane monedhat e prera me emrin e qytetit.U pushtua nga romaket me 168 p.k. Neper Shkoder kalonte rruga e njohur tregtare-ushtarake qe vinte nga veriu dhe neper luginen e Drinit kalonte ne Kosove e me tej.Me 1040 u pushtua nga serbet dhe ishte kryeqendra e Zetes.Gjate shek. XIV u be qender e rendesishme komune autonome me institucione te zhvilluara dhe me pas qender e feudaleve Balshaj.Me 1936 u pushtua nga venedikasit,sundimi i te cileve u nderpre nga nje varg kryengritjesh te popullsise.Shkodra. u beri balle dy rrethimeve osmane,me 1474 e 1478-79 dhe ra ne duart e tyre pas nje mbrojteje heroike qe pati jehone nderkombetare.Ishte vendlindja e humanisteve Marin Barleti e Marin Becikemi.Pas pushtimit popullsia u shperngul,qyteti u rrenua sa y kthye ne fshat.U rimekemb dhe ne shek. XVII arriti 1800 shtepi.U be qender kryesore ekonomike e Shqiperise se veriut dhe e sanxhakut te Shkodres, Lulezuan zejtarite,punimi i armeve,i mendafshit,argjendaria etj.. U ndertuan shtepi dykateshe prej guri me cardak,pazari,Ura e Mesit.Ne shek. XVIII u be qendra e pashallekut te Shkodres nen sundimin e Bushatllinjve (1757-1831).Edhe pas renies te pashallekut,banoret kane bere nje varg kryengritjesh kunder pushtuesit osman (1833-1836,1854,1861-62,1869).
Zhvillim te madh ekonomik arriti Shkodra nga mesi i shek. XIX.Me 1870 kishte 50.000 banore.Pervec si qender e vilajetit,ishte nyje e rendesishme per gjithe Ballkanin perendimor me 3500 dyqane.Me 1807-1808 ishte ndertuan bezisteni.Punoheshin pelhuret,veshjet kombetare,lekuret,duhani,baruti etj.Qe me 1718 ishin hapur agjensi konsullore te disa vendeve te huaja.Si port perdorej Oboti,por sodomos Ulqini dhe me vone Shengjini.Me nderhyrjen e fuqive te huaja ne mesin e shek. XIX u themeluan seminari jezuit dhe kuvendi franceskan.Gjate viteve te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit Shkodra ishte vater e rendesishme e levizjes kombetare.Banoret moren pjese ne luftimet per mbrojtjen e tokave shqiptare dhe nenshkruan boterisht ne sheshin kryesor te qytetit protestat drejtuar fuqive te medha.Dega e Lidhjes per Shkodren,qe pati dhe garden e vet,ishte nga me veprueset dhe dha ndihmese per mbrojtjen e Plaves e Gucise,te Hotit e Grudes dhe ne luften per Ulqinin.Ajo u shtyp e para me arme nga Porta e Larte.
Shkodra ka qene ne te periudhe gjithashtu edhe qender e rendesishme kulturore.Permendet bibloteka e Busha tllinjve,per te cilen ne vitet 40 te shek. XIX u ngrit ndertesa,qe sherbeu me pas si seli e deges se Lidhjes.U themeluan shoqeri letrare,kulturore e sportive,si shoqeria «Bashkimi» dhe «Agimi».U ngriten shtypshkronja,ku u botuan edhe te parat gazeta e revista brenda kufijve te Shqiperise.Me 1878 u ngrit e para bande muzikore e vendit dhe ne Shkodra nisi puna e fotografeve Marubi,nga e cila trashegohet nje fototeke shume e pasur.Shkodra eshte vendlindja e Pashko Vases,Zef Jubanit,Luigj Gurakuqit,Filip Shiroka e mjaft shkrimtareve te tjere.Me 1905 u festua per here te pare 1 Maji ne Shqiperi.Shkodra gjate Luftes Ballkanike dhe gjate Luftes se I Boterore u be pre e synimeve grabitqare e Malit te Zi e S erbise. Populli i Shkodres mbajti per shtate muaj rrjesht qytetin kunder ushtrive rrethuese malazeze e serbe,te cilat hyne ne qytet me 23.4.1913,me tradhetine e Esat Pashe Toptanit duke demtuar rende qytetin dhe duke djegur pazarin.Por ato u detyruan me 14.5.1913 ta linin Shkodren e cila ne baze te vendimit te Konferences se Ambasadoreve ne Londer ishte pjese e Shqiperise,por duke e vendosur ne nje administrim nderkombetar.
Me shperthimin e Luftes se I Boterore forcat malazeze perseri hyne me 27.6.1915 ne Shkoder. Me 22.1.1916 qyteti u pushtua nga Austro-Hungaria dhe u be qendra e tyre e pushtimit.Me mbarimin e luftes u vendos perkohesisht administrata ushtarake nderkombetare dhe me 11.3.1920 Shkodra u bashkua administrativisht me Qeverine kombetare te Tiranes.Ne gjysmen e dyte te vitit 1920 ajo perballoi nje rrezik te ri: nderhyrjen ushtarake te shtetit serbo-kroat-slloven (Lufta e Koplikut).
Shkodra. ka qene nje nga vatrat kryesore te levizjes demokratike-revolucionare ne vitet 1921-1924.Ne zgjedhjet per Asamblene Kushtetuese(27.12.1923),me shumice derrmuese votash,fitoi opozita.Naten e 31 majit 1924 forcat revolucionare moren ne kontroll qytetin dhe nga ketu u nisen per ne Tirane.Ne vitet 1924-1939 pati nje xhvillim industrial te ngadalte,u ngriten fabrika te vogla,punishte te industrise ushqimore,te tekstilit e cimentos.Me 1923 Shkodra kishte 20.000 banore.ndersa me 1939 kishte 29.000.
Shkodra ishte selia e arkipeshkvise,nga vareshin 30 dioqeza dhe ketu me 1930 u hap nje shkolle popullore laike,me 1922 Gjimnazi i Shtetit,Konvikti «Malet tona»,shoqeria sportive e kulturore «Vllaznia».
Pushtuesit fashiste u priten me arme ne dore,dhe qendresa kunder tyre vazhdoi me greva e demonstrata.
Shkodra u clirua me 29.11.1944 dhe kjo shenoi clirim e plote te vendit.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e gjith qyteteve shqiptar... - Faqe 2 Empty Historia e qytetit te Kuksit..

Mesazh  r_3 Fri Dec 17, 2010 9:13 am

Historia e gjith qyteteve shqiptar... - Faqe 2 18826764

Qarku Kukës përbëhet prej tri rretheve:
Kukës
Has
Tropojë
Kryeqendrat sipas rretheve janë: KUKËSI, për rrethin Kukës, KRUMA për rrethin Has dhe B. CURRI (ish-Kolgecaj) për rrethin Tropojë.
Kryeqendra e Qarkut Kukës: KUKËSI
Kukësi si qendër tregu dhe administrative është krijuar në vitin 1925 (me zhvendosjen e qendrës së Qarkut nga Kruma).
Bicaj njihet si qendër administrative e Lumës që nga viti 1884 (më parë si qendër e tillë ka qenë Kalaja e Dodës).
Në Malësinë e Gjakovës si qendër administrative pas krijimit të shtetit shqiptar (1921) ka qenë Kolgecaj (i njohur sot me emrin B. Curri).
Hasi si rreth më vete është krijuar në vitin 1993. Qendër e tij - Kruma. Kjo ka qenë gjithashtu qendër e Qarkut (Prefekturës) në vitet 1921 -1925.
Deri në vitin 1947 Malziu administrativisht varej nga Shkodra, ndërsa si qendër rrethi ka qenë Puka. Pas këtij viti Malziu i kaloi Kukësit.
Si qendër tregu, Hasi (një pjesë) dhe Malësia e Gjakovës kanë pasur Gjakovën; Luma (Prizrenin, Tetovën dhe Gostivarin)

Kukës
Përmendet së pari si fshat i Nahijes së Lumës, në vitin 1571 (Me 9 shtëpi të krishtera dhe 3 të muslimanizuara). Në vitin 1591 Kukësi kishte 11 shtëpi të krishtera e 6 të muslimanizuara.
Në vitin 1610, arqipeshkvi i Tivarit, M. Bici, e shënon Coccus, Vila di Cocus, me rreth 50 shtëpi, prej tyre 5 muslimane e të tjerat të krishtera (katolike). Më 1633, P. Mazreku, edhe ky arqipeshkv i Tivarit, përmend Vaun e Kukut. Ndërsa, në një hartë të vitit 1869 del me emrin Kukusa.
Për emrin Kukës ka disa legjenda, por etimologjia më e hershme është ajo, sipas një shpjegimi të P. Mazrekut. Sipas tij “Ky (Drini i Bardhë) e ka origjinën e vet nga malet që sot quhen të Pejës; rrjedh nga veriu në jug e shkon e bashkohet me të Ziun në Vaun e Kukut (al guado di Cucchi), i quajtur kështu nga familja me të njëjtin emër (Kukaj) që banon ku piqen dy lumenjtë e sipërthënë dhe vende të tjera pranë Prizrenit…”.
Gjithsesi, kjo është edhe etimologjia më e pranuar.

Luma
Në dokumente është pikasur, së pari, në fund të shek.XVI (1571 -1591), si nahije e Sanxhakut të Dukagjinit. Në sh. XVII e përmend F. Bardhi si cakun më lindor të dioçezës katolike të Sapës (Zadrimës).
Ndërsa Hahn ka shënuar i pari versionin se Krahina e Lumës e ka marrë emrin nga Përroi i Lumës.
“Lugina e këtij përroi, - ka shënuar ai, - përbën madje pjesën kryesore të të gjithë këtij territori, gjë që për mendimin tonë, i gjithë ky rreth e ka marrë emrin prej tij, pra prej luginës…”.
Kështu, emri i krahinës së Lumës është i lidhur me apelativin lumë (lum-i, lum-a) dhe ky vjen prej lat. Flumen (G. Meyer); E. Çabej ka shënuar se “Tipi Lumë që emërton një krahinë gjeo-etnografike është një krijim vendës nga “lumë” (em.) dhe ky nga apelitivi latin “flumen” (G. Meyer), ose një formë e ndikuar prej shumësit, si një shumës i singularizuar, i lym”.

Hasi
Në kadastrën osmane të fundit të sh. XVI (1571, 1591), krahina e sotme e Hasit ishte copëtuar në tri nahije: Rudina, Domeshtiçi e Pashtriku.
Sipas P. Mazrekut (1633) krahina që sot quhet Has njihej tradicionalisht nga populli edhe me emrin Shullani (vend i thatë, vend që e rreh dielli), por ky emërtim është zhdukur.
Emri Has, që sot e mban krahina, është i lidhur me emrin osman hass (hass-i: territori që jep detyrim vjetor mbi 100.000 akçe)

Malziu
Si emër Malziu është zënë në gojë disa herë gjatë shekujve dhe daton qysh në vitin 1444.
Mendimi më i pranuar është ai që e lidh këtë emër me pyjet e shumtë me pishë të zezë (pinus nigra).

KRAHINAT ETNOGRAFIKE
Në Qarkun Kukës përfshihen këto krahina etnografike:
Luma
Gora (pjesërisht)
Malziu
Hasi
Malësia e Gjakovës.
LUMA:
kufizohet në V. me Përroin e Poslishtit; në J. me Përroin e Veleshicës, Drinin e Zi, Qafën e Drajës e Përroin e Mallës; në L. kufiri shkon nga Maja e Koritnikut, në Kallabak, në malin e Sarakolit e në Korab; në P. Luma shkon deri në Malin e Zepës, Qafën e Komit, Truellin e Surrojt, Përroin e Kalimashit; në VP, Luma kufizohet me Drinin e Bashkuar (sot me Liqeni i Fierzës).
GORA:
ka nëntë katunde në Q. Kukës: Shishtavec, Borje, Oreshkë, Cernalevë, Orgjost, Zapod, Kosharisht, Pakisht.
MALZIU:
në L. kufizohet me Përroin e Kalimashit, në V. me Drinin e Bashkuar (sot Liqeni i Fierzës), P. me Përroin e Goskës dhe në J. me malin e Runës.
HASI:
si krahinë etnografike, në P. ka Përroin e Skatinës, në V. Drinin e Bashkuar (sot Liqeni i Fierzës), në VP Përroin e Erenikut dhe në L. e VL. Drinin e Bardhë, në J. Drinin e Bashkuar (sot Liqeni i Fierzës).
MALËSIA E GJAKOVËS:
shtrihet midis Rrafshit të Dugagjinit (L) Qafës së Prushit e Luginës së Skatinës (JL), Luginës së Nikajt (JP) e Qafës së Vranicës (Çerem), në Veri.

BAJRAQET

Historiografia shqiptare ka arritur në përfundimin se bajraku është krijuar kah fundi i shek. XVII, mbi bazën e bashkësive fisnore e vendore. Ai është njësi administrative ushtarake që ka pasur në krye plakun a kreun dhe si udhëheqës ushtarak në luftë ishte bajraktari.
Në territorin e Qarkut Kukës ka pasur këto bajrakë:
a) Në LUMË: Bajraku i Rrafshës (Bicaj), Bajraku i Tejdrines (Domaj), Bajraku i Qafës (Bushtricë), Bajraku i Kalisit (Zallë), Bajraku i Radomirës (Tejs), Bajraku i Çajës (Fshat), Bajraku i Topojanit (Brekijë).
b) Në HAS: Bajraku i Vogël (Helshan), Bajraku i Madh (Vlahën).
c) Bajraku i MALZIUT (Shikaj) ka qenë njëri prej shtatë bajrakëve të Pukës.
d) Në MALËSI TË GJAKOVËS: Bajraku i Bytyçit (Pac), Bajraku i Berishës (Rodogosh), Bajraku i Krasniqes (Bujan), Bajrakët e Gashit (në Kocaj dhe në Kasaj), Bajraku i Mërturit (Shëngjergj), Bajraku i Nikajve (Peraj).

FEJA
Pjesa më e madhe e popullsisë së Qarkut Kukës janë të besimit musliman; vetëm popullsia e Nikaj-Mërturit dhe e ndonjë fshati të Hasit rreth Pashtrikut (Zym) janë të krishterë katolikë.
Ndërrimi i fesë nga të krishterë në muslimanë ka vazhduar, pothuajse, deri në fund të shek. 18. Një proces i tillë është rezultat i presionit osman dhe i dobësimit të ndikimit të Romës mbi kishat katolike të Shqipërisë së Veriut (mungesa e klerit dhe e të ardhurave).
Në Lumë janë muslimanizuar të fundit fshatrat e Tejdrines (Arrës, Surroj, Ujmisht); në Has, fshatrat e Zgjeçit e të Letajt.
Sikurse dëshmojnë të dhënat dokumentare të shek. 17 (M. Bici -1610, F. Bardhi -1637, M. Skura -1641, 1644, etj.), si vise katolike kanë qenë fshatrat e Tejdrines së Lumës, të Malziut, të Hasit, të Malësisë së Gjakovës, katundi i Kukësit, ndërsa në krahinën e Lumës e të Gorës ka mbizotëruar orthodoksizmi.
Krishtërimi i dikurshëm dëshmohet në emrat e kishave që ruhen si toponime edhe në zonat muslimane.
Ndërkaq, në Qarkun e Kukësit ka dëshmi edhe të paganizmit.
Në majë të Gjalicës (në fillim të gushtit), të Pashtrikut (në gusht) dhe të Runës (korrik), njerëzit vazhdojnë të ngjiten, të falen e të luten për një shejt me emër Sarasalltik-baba.
Influencë të madhe kanë pasur e kanë edhe teqet e halvetinjve: Shtiqën, Nangë, Bicaj, Kolesjan, Fshat, Çajë, Gjegje, Vasije, Ceren, si dhe disa vende të Shenjta (Kollovoz, Dafke, Buzmadhe, Mustafaj, Osmanaj).

RRUGËT E LASHTA
Nëpër Luginën e Drinave kanë kaluar, në lashtësi, rrugë të rëndësishme.
Transversalja e Veriut që lidhte bregdetin e Adriatikut me Ballkanin e mesëm. Kjo nisej nga Lezha e Shkodra, delte në Va të Dejës, në Pukë, në Qafë të Malit, Luginës së Goskës e në Va-Spas. Këtu ndahej në dy degë: njëra kalonte Drinin dhe luginës së lumit të Krumës delte në Qafë Prush e Gjakovë. Dega tjetër ndiqte krahun e majtë të Drinit, e kalonte atë pa shkuar në Brrut dhe krahut të djathtë të Drinit arrinte në Kukës, duke kaluar Vaun e Kukut (në Dri të Bardhë), prej këtu, Lugut të Prizrenit delte Lumi i Lumës, në Kodër të Pecës e vijonte nga Veriu në Prizren.
Një degë e kësaj rruge ndalej në vendin ku do të ndërtohej më vonë Ura e Ezirit, vijonte nga jugu në Qafë të Kumbullës e në Fan, ose nëpër Surroj delte në Arrën e prej këndej në Lurë ose në Orosh.
Te Kulla e lumës, një degë e kësaj rruge, nëpër Grykë të Vanave vijonte nga lindja për në Maqedoni.
Rrugë e rëndësishme ka qenë edhe ajo që shkonte nga Prizreni (Theranda) për në Dibër.
Pra, në vendin ku takohen Dy Drinat, takoheshin rruga Labeate, Dardane, Maqedone dhe Penestiane.
Por ka pasur edhe një rrugë të lashtë që shkonte nga Sebastia (Laçi i sotëm) nëpër Luginën e Fanit të Vogël e në Kosovë.

URA TË LASHTA
Para se të ndërtoheshin urat, lumenjtë kaloheshin me vana (në këmbë ose hipur në kuaj a duke u mbajtur për bishti), me rrëshekë ose me trina.
Urat më të rëndësishme kanë qenë:
Ura e Vezirit
Ura e Ndërmjeme.
E para mbi Dri dhe e dyta mbi Dri të Bardhë. Kanë qenë ura të gurta, me pamje madhështore, me shumë harqe. Ura e Vezirit ka qenë ndër më të mëdhatë në Perandorinë Osmane. Të dyja këto ura kanë qenë ndërtuar nga Veziri i Shkodrës, në fund të shek. 18.
Edhe Ura e Lumës (te Kulla e Lumës) ka qenë e gurtë, por është ndërtuar më vonë se dy të parat dhe është më e vogël.

DOGANA MESJETARE
Në mesjetën shqiptare janë të njohura dy dogana të rëndësishme: dogana e vaut të Spasit dhe Dogana mbi Drin të Bardhë (në Vaun e Kukut).
Për doganën e parë flet udhëtari turk i shek. 17, Evlija Çelebi, i cili ka shënuar se në Vaun e Spasit kishte 1000 shtëpi, dhjetë dyqane e një xhami dhe 1000 burra të armatosur.
Për doganën te Vau i Kukut jepen njoftime nga regjistri kadastror osman i vitit 1571. Aty thuhet se banorët e Kukësit (Kukufic) merren me punë në doganë dhe janë të çliruar nga taksat.



NGJARJE HISTORIKE TË RËNDËSISHME, KU KANË MARRË PJESË EDHE PËRFAQËSUES OSE LUFTËTARË NGA KRAHINAT E KUKËSIT

Kuvendi i Dugagjinit (1601 -1602)
Këtu kanë marrë pjesë edhe krerë nga Shqipëria e sotme verilindore, ndër ta edhe Andrea Kolëshi dhe Teta Kuka; i pari nga Kolshi i Tejdrinës dhe i dyti nga familja e shquar Kuka e Kukësit dhe e Prizrenit, e njohur qysh në kohën e Skënderbeut.
Qëllimi i këtij kuvendi ka qenë organizimi i luftës kundër pushtuesit të huaj turk.

Lidhja e Prizrenit (1878 - 1881)
Një ndër kuvendet më të rëndësishme kombëtare, ku u krijua qeveria e parë kombëtare shqiptare, me në krye Ymer Prizrenin. Këtu morën pjesë përfaqësues nga Malësia e Gjakovës (Ali Ibra), Hasi (Ali Bajraktari i Vlahnës), Luma (Shaban Agë Luma), etj.

Kryengritjet e viteve 1884 -1885.
Janë kryengritje kundër forcave turke të Vesel Pashës. Qëllimi i tyre ishte që malësitë shqiptare të Lumës, Hasit dhe Malësisë së Gjakovës, etj, të ruanin autonominë territoriale dhe ekonomike që e kishin prej kohësh.

Lidhja shqiptare e Pejës (1899 -1900)
Në këtë organizatë politiko-luftarake kombëtare, që ndoqi rrugën e Lidhjes shqiptare të Prizrenit dhe luftoi për çlirimin e vendit nga pushtuesi osman morën pjesë edhe përfaqësues nga krahinat e Kukësit, ndër to, B. Curri dhe H. Zeka, i cili qe kryetar i saj.

Kryengritjet e viteve 1900-1912
Qenë kryengritje kundër forcave turke të Shemsi Pashës (1903-4, 1906), të Xhavit Pashës (1909), Dërgut Pashës (1910), etj. Luftime të ashpra janë zhvilluar gjatë kësaj kohe në Kaçanik, Carralevë, Duhle, Qafa e Ahmatit, Qafa e Morinës, Qafa e Prushit, Qafa e Kolesjanit, etj.

Betejat kundër serbëve (1912-1913)

Kryengritja e Qershorit (1924)
Në Margegaj, Krumë, Kukës, Qafë e Kolesjanit, Kala e Dodës - malësorët e Lumës, Hasit dhe Malësisë së Gjakovës kanë marrë pjesë masivisht në këtë kryengritje, ku kanë mbështetur Fan Nolin dhe zgjodhën deputet Avni Rustemin.

Kuvendi i Bujanit (31 dhjetor 1943 - 2 janar 1944).
Këtu u vendos që Kosova të ketë të drejtën e vetëvendosjes dhe të shkëputjes nga Jugosllavia.

Lufta antifashiste (1939 -1944)

Pritja e shqiptarëve të Kosovës (Pranverë 1999).
Në pranverë të 1999-s, popullsia e Qarkut Kukës tregoi akte të larta ndjeshmërie, humanizmi dhe qytetarie.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e gjith qyteteve shqiptar... - Faqe 2 Empty Re: Historia e gjith qyteteve shqiptar...

Mesazh  r_3 Fri Dec 17, 2010 9:14 am

nse do kem harruar ndo nje qytet mos harroni tna thoni ose nse mudnei ti plotsoni ju Smile))
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e gjith qyteteve shqiptar... - Faqe 2 Empty Re: Historia e gjith qyteteve shqiptar...

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi