www.shpirti.albanianforum.net


Join the forum, it's quick and easy

www.shpirti.albanianforum.net
www.shpirti.albanianforum.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» A mund te beni seks me nje te panjohur?
Historia e gjith qyteteve shqiptar... - Faqe 2 EmptyWed Jan 30, 2013 11:23 pm nga koti003@hotmail.com

» Nje pershendetje per Antaret e Rinj
Historia e gjith qyteteve shqiptar... - Faqe 2 EmptyWed Jan 30, 2013 11:21 pm nga koti003@hotmail.com

» Si Mendon Munte Duash Dy Njerez Ne Nje Kohe ?
Historia e gjith qyteteve shqiptar... - Faqe 2 EmptyMon Jul 16, 2012 10:23 pm nga ariani

» A mund ti ket te gjitha nje Femer?
Historia e gjith qyteteve shqiptar... - Faqe 2 EmptyMon Jul 16, 2012 10:22 pm nga ariani

» Pergjigjuni duke ber dhe nje pyetje ne vazhdim
Historia e gjith qyteteve shqiptar... - Faqe 2 EmptyMon Jul 16, 2012 10:19 pm nga ariani

» fraza poezi anglisht
Historia e gjith qyteteve shqiptar... - Faqe 2 EmptyFri Jul 13, 2012 11:25 pm nga ariani

» Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :)
Historia e gjith qyteteve shqiptar... - Faqe 2 EmptyTue Jun 19, 2012 5:33 am nga ariani

» pershendetje kur hyni dhe dilni nga forumi
Historia e gjith qyteteve shqiptar... - Faqe 2 EmptyMon Jun 18, 2012 9:10 am nga ariani

» A E NJIHNI E KENI NDJER DASHURIN E VERTET???NESE PO...SI E KUPTONIE DINI QE ESHTE AJO DASHURIA E VERTET???
Historia e gjith qyteteve shqiptar... - Faqe 2 EmptyThu Mar 03, 2011 3:56 pm nga r_3

Shtypi i Shkruar
Menu Shpirti.net
March 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar


Historia e gjith qyteteve shqiptar...

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Historia e gjith qyteteve shqiptar... - Faqe 2 Empty Historia e qytetit te Kuksit..

Mesazh  r_3 Fri Dec 17, 2010 9:13 am

Historia e gjith qyteteve shqiptar... - Faqe 2 18826764

Qarku Kukës përbëhet prej tri rretheve:
Kukës
Has
Tropojë
Kryeqendrat sipas rretheve janë: KUKËSI, për rrethin Kukës, KRUMA për rrethin Has dhe B. CURRI (ish-Kolgecaj) për rrethin Tropojë.
Kryeqendra e Qarkut Kukës: KUKËSI
Kukësi si qendër tregu dhe administrative është krijuar në vitin 1925 (me zhvendosjen e qendrës së Qarkut nga Kruma).
Bicaj njihet si qendër administrative e Lumës që nga viti 1884 (më parë si qendër e tillë ka qenë Kalaja e Dodës).
Në Malësinë e Gjakovës si qendër administrative pas krijimit të shtetit shqiptar (1921) ka qenë Kolgecaj (i njohur sot me emrin B. Curri).
Hasi si rreth më vete është krijuar në vitin 1993. Qendër e tij - Kruma. Kjo ka qenë gjithashtu qendër e Qarkut (Prefekturës) në vitet 1921 -1925.
Deri në vitin 1947 Malziu administrativisht varej nga Shkodra, ndërsa si qendër rrethi ka qenë Puka. Pas këtij viti Malziu i kaloi Kukësit.
Si qendër tregu, Hasi (një pjesë) dhe Malësia e Gjakovës kanë pasur Gjakovën; Luma (Prizrenin, Tetovën dhe Gostivarin)

Kukës
Përmendet së pari si fshat i Nahijes së Lumës, në vitin 1571 (Me 9 shtëpi të krishtera dhe 3 të muslimanizuara). Në vitin 1591 Kukësi kishte 11 shtëpi të krishtera e 6 të muslimanizuara.
Në vitin 1610, arqipeshkvi i Tivarit, M. Bici, e shënon Coccus, Vila di Cocus, me rreth 50 shtëpi, prej tyre 5 muslimane e të tjerat të krishtera (katolike). Më 1633, P. Mazreku, edhe ky arqipeshkv i Tivarit, përmend Vaun e Kukut. Ndërsa, në një hartë të vitit 1869 del me emrin Kukusa.
Për emrin Kukës ka disa legjenda, por etimologjia më e hershme është ajo, sipas një shpjegimi të P. Mazrekut. Sipas tij “Ky (Drini i Bardhë) e ka origjinën e vet nga malet që sot quhen të Pejës; rrjedh nga veriu në jug e shkon e bashkohet me të Ziun në Vaun e Kukut (al guado di Cucchi), i quajtur kështu nga familja me të njëjtin emër (Kukaj) që banon ku piqen dy lumenjtë e sipërthënë dhe vende të tjera pranë Prizrenit…”.
Gjithsesi, kjo është edhe etimologjia më e pranuar.

Luma
Në dokumente është pikasur, së pari, në fund të shek.XVI (1571 -1591), si nahije e Sanxhakut të Dukagjinit. Në sh. XVII e përmend F. Bardhi si cakun më lindor të dioçezës katolike të Sapës (Zadrimës).
Ndërsa Hahn ka shënuar i pari versionin se Krahina e Lumës e ka marrë emrin nga Përroi i Lumës.
“Lugina e këtij përroi, - ka shënuar ai, - përbën madje pjesën kryesore të të gjithë këtij territori, gjë që për mendimin tonë, i gjithë ky rreth e ka marrë emrin prej tij, pra prej luginës…”.
Kështu, emri i krahinës së Lumës është i lidhur me apelativin lumë (lum-i, lum-a) dhe ky vjen prej lat. Flumen (G. Meyer); E. Çabej ka shënuar se “Tipi Lumë që emërton një krahinë gjeo-etnografike është një krijim vendës nga “lumë” (em.) dhe ky nga apelitivi latin “flumen” (G. Meyer), ose një formë e ndikuar prej shumësit, si një shumës i singularizuar, i lym”.

Hasi
Në kadastrën osmane të fundit të sh. XVI (1571, 1591), krahina e sotme e Hasit ishte copëtuar në tri nahije: Rudina, Domeshtiçi e Pashtriku.
Sipas P. Mazrekut (1633) krahina që sot quhet Has njihej tradicionalisht nga populli edhe me emrin Shullani (vend i thatë, vend që e rreh dielli), por ky emërtim është zhdukur.
Emri Has, që sot e mban krahina, është i lidhur me emrin osman hass (hass-i: territori që jep detyrim vjetor mbi 100.000 akçe)

Malziu
Si emër Malziu është zënë në gojë disa herë gjatë shekujve dhe daton qysh në vitin 1444.
Mendimi më i pranuar është ai që e lidh këtë emër me pyjet e shumtë me pishë të zezë (pinus nigra).

KRAHINAT ETNOGRAFIKE
Në Qarkun Kukës përfshihen këto krahina etnografike:
Luma
Gora (pjesërisht)
Malziu
Hasi
Malësia e Gjakovës.
LUMA:
kufizohet në V. me Përroin e Poslishtit; në J. me Përroin e Veleshicës, Drinin e Zi, Qafën e Drajës e Përroin e Mallës; në L. kufiri shkon nga Maja e Koritnikut, në Kallabak, në malin e Sarakolit e në Korab; në P. Luma shkon deri në Malin e Zepës, Qafën e Komit, Truellin e Surrojt, Përroin e Kalimashit; në VP, Luma kufizohet me Drinin e Bashkuar (sot me Liqeni i Fierzës).
GORA:
ka nëntë katunde në Q. Kukës: Shishtavec, Borje, Oreshkë, Cernalevë, Orgjost, Zapod, Kosharisht, Pakisht.
MALZIU:
në L. kufizohet me Përroin e Kalimashit, në V. me Drinin e Bashkuar (sot Liqeni i Fierzës), P. me Përroin e Goskës dhe në J. me malin e Runës.
HASI:
si krahinë etnografike, në P. ka Përroin e Skatinës, në V. Drinin e Bashkuar (sot Liqeni i Fierzës), në VP Përroin e Erenikut dhe në L. e VL. Drinin e Bardhë, në J. Drinin e Bashkuar (sot Liqeni i Fierzës).
MALËSIA E GJAKOVËS:
shtrihet midis Rrafshit të Dugagjinit (L) Qafës së Prushit e Luginës së Skatinës (JL), Luginës së Nikajt (JP) e Qafës së Vranicës (Çerem), në Veri.

BAJRAQET

Historiografia shqiptare ka arritur në përfundimin se bajraku është krijuar kah fundi i shek. XVII, mbi bazën e bashkësive fisnore e vendore. Ai është njësi administrative ushtarake që ka pasur në krye plakun a kreun dhe si udhëheqës ushtarak në luftë ishte bajraktari.
Në territorin e Qarkut Kukës ka pasur këto bajrakë:
a) Në LUMË: Bajraku i Rrafshës (Bicaj), Bajraku i Tejdrines (Domaj), Bajraku i Qafës (Bushtricë), Bajraku i Kalisit (Zallë), Bajraku i Radomirës (Tejs), Bajraku i Çajës (Fshat), Bajraku i Topojanit (Brekijë).
b) Në HAS: Bajraku i Vogël (Helshan), Bajraku i Madh (Vlahën).
c) Bajraku i MALZIUT (Shikaj) ka qenë njëri prej shtatë bajrakëve të Pukës.
d) Në MALËSI TË GJAKOVËS: Bajraku i Bytyçit (Pac), Bajraku i Berishës (Rodogosh), Bajraku i Krasniqes (Bujan), Bajrakët e Gashit (në Kocaj dhe në Kasaj), Bajraku i Mërturit (Shëngjergj), Bajraku i Nikajve (Peraj).

FEJA
Pjesa më e madhe e popullsisë së Qarkut Kukës janë të besimit musliman; vetëm popullsia e Nikaj-Mërturit dhe e ndonjë fshati të Hasit rreth Pashtrikut (Zym) janë të krishterë katolikë.
Ndërrimi i fesë nga të krishterë në muslimanë ka vazhduar, pothuajse, deri në fund të shek. 18. Një proces i tillë është rezultat i presionit osman dhe i dobësimit të ndikimit të Romës mbi kishat katolike të Shqipërisë së Veriut (mungesa e klerit dhe e të ardhurave).
Në Lumë janë muslimanizuar të fundit fshatrat e Tejdrines (Arrës, Surroj, Ujmisht); në Has, fshatrat e Zgjeçit e të Letajt.
Sikurse dëshmojnë të dhënat dokumentare të shek. 17 (M. Bici -1610, F. Bardhi -1637, M. Skura -1641, 1644, etj.), si vise katolike kanë qenë fshatrat e Tejdrines së Lumës, të Malziut, të Hasit, të Malësisë së Gjakovës, katundi i Kukësit, ndërsa në krahinën e Lumës e të Gorës ka mbizotëruar orthodoksizmi.
Krishtërimi i dikurshëm dëshmohet në emrat e kishave që ruhen si toponime edhe në zonat muslimane.
Ndërkaq, në Qarkun e Kukësit ka dëshmi edhe të paganizmit.
Në majë të Gjalicës (në fillim të gushtit), të Pashtrikut (në gusht) dhe të Runës (korrik), njerëzit vazhdojnë të ngjiten, të falen e të luten për një shejt me emër Sarasalltik-baba.
Influencë të madhe kanë pasur e kanë edhe teqet e halvetinjve: Shtiqën, Nangë, Bicaj, Kolesjan, Fshat, Çajë, Gjegje, Vasije, Ceren, si dhe disa vende të Shenjta (Kollovoz, Dafke, Buzmadhe, Mustafaj, Osmanaj).

RRUGËT E LASHTA
Nëpër Luginën e Drinave kanë kaluar, në lashtësi, rrugë të rëndësishme.
Transversalja e Veriut që lidhte bregdetin e Adriatikut me Ballkanin e mesëm. Kjo nisej nga Lezha e Shkodra, delte në Va të Dejës, në Pukë, në Qafë të Malit, Luginës së Goskës e në Va-Spas. Këtu ndahej në dy degë: njëra kalonte Drinin dhe luginës së lumit të Krumës delte në Qafë Prush e Gjakovë. Dega tjetër ndiqte krahun e majtë të Drinit, e kalonte atë pa shkuar në Brrut dhe krahut të djathtë të Drinit arrinte në Kukës, duke kaluar Vaun e Kukut (në Dri të Bardhë), prej këtu, Lugut të Prizrenit delte Lumi i Lumës, në Kodër të Pecës e vijonte nga Veriu në Prizren.
Një degë e kësaj rruge ndalej në vendin ku do të ndërtohej më vonë Ura e Ezirit, vijonte nga jugu në Qafë të Kumbullës e në Fan, ose nëpër Surroj delte në Arrën e prej këndej në Lurë ose në Orosh.
Te Kulla e lumës, një degë e kësaj rruge, nëpër Grykë të Vanave vijonte nga lindja për në Maqedoni.
Rrugë e rëndësishme ka qenë edhe ajo që shkonte nga Prizreni (Theranda) për në Dibër.
Pra, në vendin ku takohen Dy Drinat, takoheshin rruga Labeate, Dardane, Maqedone dhe Penestiane.
Por ka pasur edhe një rrugë të lashtë që shkonte nga Sebastia (Laçi i sotëm) nëpër Luginën e Fanit të Vogël e në Kosovë.

URA TË LASHTA
Para se të ndërtoheshin urat, lumenjtë kaloheshin me vana (në këmbë ose hipur në kuaj a duke u mbajtur për bishti), me rrëshekë ose me trina.
Urat më të rëndësishme kanë qenë:
Ura e Vezirit
Ura e Ndërmjeme.
E para mbi Dri dhe e dyta mbi Dri të Bardhë. Kanë qenë ura të gurta, me pamje madhështore, me shumë harqe. Ura e Vezirit ka qenë ndër më të mëdhatë në Perandorinë Osmane. Të dyja këto ura kanë qenë ndërtuar nga Veziri i Shkodrës, në fund të shek. 18.
Edhe Ura e Lumës (te Kulla e Lumës) ka qenë e gurtë, por është ndërtuar më vonë se dy të parat dhe është më e vogël.

DOGANA MESJETARE
Në mesjetën shqiptare janë të njohura dy dogana të rëndësishme: dogana e vaut të Spasit dhe Dogana mbi Drin të Bardhë (në Vaun e Kukut).
Për doganën e parë flet udhëtari turk i shek. 17, Evlija Çelebi, i cili ka shënuar se në Vaun e Spasit kishte 1000 shtëpi, dhjetë dyqane e një xhami dhe 1000 burra të armatosur.
Për doganën te Vau i Kukut jepen njoftime nga regjistri kadastror osman i vitit 1571. Aty thuhet se banorët e Kukësit (Kukufic) merren me punë në doganë dhe janë të çliruar nga taksat.



NGJARJE HISTORIKE TË RËNDËSISHME, KU KANË MARRË PJESË EDHE PËRFAQËSUES OSE LUFTËTARË NGA KRAHINAT E KUKËSIT

Kuvendi i Dugagjinit (1601 -1602)
Këtu kanë marrë pjesë edhe krerë nga Shqipëria e sotme verilindore, ndër ta edhe Andrea Kolëshi dhe Teta Kuka; i pari nga Kolshi i Tejdrinës dhe i dyti nga familja e shquar Kuka e Kukësit dhe e Prizrenit, e njohur qysh në kohën e Skënderbeut.
Qëllimi i këtij kuvendi ka qenë organizimi i luftës kundër pushtuesit të huaj turk.

Lidhja e Prizrenit (1878 - 1881)
Një ndër kuvendet më të rëndësishme kombëtare, ku u krijua qeveria e parë kombëtare shqiptare, me në krye Ymer Prizrenin. Këtu morën pjesë përfaqësues nga Malësia e Gjakovës (Ali Ibra), Hasi (Ali Bajraktari i Vlahnës), Luma (Shaban Agë Luma), etj.

Kryengritjet e viteve 1884 -1885.
Janë kryengritje kundër forcave turke të Vesel Pashës. Qëllimi i tyre ishte që malësitë shqiptare të Lumës, Hasit dhe Malësisë së Gjakovës, etj, të ruanin autonominë territoriale dhe ekonomike që e kishin prej kohësh.

Lidhja shqiptare e Pejës (1899 -1900)
Në këtë organizatë politiko-luftarake kombëtare, që ndoqi rrugën e Lidhjes shqiptare të Prizrenit dhe luftoi për çlirimin e vendit nga pushtuesi osman morën pjesë edhe përfaqësues nga krahinat e Kukësit, ndër to, B. Curri dhe H. Zeka, i cili qe kryetar i saj.

Kryengritjet e viteve 1900-1912
Qenë kryengritje kundër forcave turke të Shemsi Pashës (1903-4, 1906), të Xhavit Pashës (1909), Dërgut Pashës (1910), etj. Luftime të ashpra janë zhvilluar gjatë kësaj kohe në Kaçanik, Carralevë, Duhle, Qafa e Ahmatit, Qafa e Morinës, Qafa e Prushit, Qafa e Kolesjanit, etj.

Betejat kundër serbëve (1912-1913)

Kryengritja e Qershorit (1924)
Në Margegaj, Krumë, Kukës, Qafë e Kolesjanit, Kala e Dodës - malësorët e Lumës, Hasit dhe Malësisë së Gjakovës kanë marrë pjesë masivisht në këtë kryengritje, ku kanë mbështetur Fan Nolin dhe zgjodhën deputet Avni Rustemin.

Kuvendi i Bujanit (31 dhjetor 1943 - 2 janar 1944).
Këtu u vendos që Kosova të ketë të drejtën e vetëvendosjes dhe të shkëputjes nga Jugosllavia.

Lufta antifashiste (1939 -1944)

Pritja e shqiptarëve të Kosovës (Pranverë 1999).
Në pranverë të 1999-s, popullsia e Qarkut Kukës tregoi akte të larta ndjeshmërie, humanizmi dhe qytetarie.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e gjith qyteteve shqiptar... - Faqe 2 Empty Re: Historia e gjith qyteteve shqiptar...

Mesazh  r_3 Fri Dec 17, 2010 9:14 am

nse do kem harruar ndo nje qytet mos harroni tna thoni ose nse mudnei ti plotsoni ju Smile))
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi