www.shpirti.albanianforum.net


Join the forum, it's quick and easy

www.shpirti.albanianforum.net
www.shpirti.albanianforum.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» A mund te beni seks me nje te panjohur?
Cmendim keni per ekonomin dhe biznesin e sotshem EmptyWed Jan 30, 2013 11:23 pm nga koti003@hotmail.com

» Nje pershendetje per Antaret e Rinj
Cmendim keni per ekonomin dhe biznesin e sotshem EmptyWed Jan 30, 2013 11:21 pm nga koti003@hotmail.com

» Si Mendon Munte Duash Dy Njerez Ne Nje Kohe ?
Cmendim keni per ekonomin dhe biznesin e sotshem EmptyMon Jul 16, 2012 10:23 pm nga ariani

» A mund ti ket te gjitha nje Femer?
Cmendim keni per ekonomin dhe biznesin e sotshem EmptyMon Jul 16, 2012 10:22 pm nga ariani

» Pergjigjuni duke ber dhe nje pyetje ne vazhdim
Cmendim keni per ekonomin dhe biznesin e sotshem EmptyMon Jul 16, 2012 10:19 pm nga ariani

» fraza poezi anglisht
Cmendim keni per ekonomin dhe biznesin e sotshem EmptyFri Jul 13, 2012 11:25 pm nga ariani

» Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :)
Cmendim keni per ekonomin dhe biznesin e sotshem EmptyTue Jun 19, 2012 5:33 am nga ariani

» pershendetje kur hyni dhe dilni nga forumi
Cmendim keni per ekonomin dhe biznesin e sotshem EmptyMon Jun 18, 2012 9:10 am nga ariani

» A E NJIHNI E KENI NDJER DASHURIN E VERTET???NESE PO...SI E KUPTONIE DINI QE ESHTE AJO DASHURIA E VERTET???
Cmendim keni per ekonomin dhe biznesin e sotshem EmptyThu Mar 03, 2011 3:56 pm nga r_3

Shtypi i Shkruar
Menu Shpirti.net
April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar


Cmendim keni per ekonomin dhe biznesin e sotshem

2 posters

Shko poshtë

Cmendim keni per ekonomin dhe biznesin e sotshem Empty Cmendim keni per ekonomin dhe biznesin e sotshem

Mesazh  Anxhela Sun Sep 12, 2010 9:29 pm

mendimin tuaj
Anxhela
Anxhela
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 184
Join date : 11/09/2010
Age : 41

https://shpirti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cmendim keni per ekonomin dhe biznesin e sotshem Empty Re: Cmendim keni per ekonomin dhe biznesin e sotshem

Mesazh  r_3 Sun Nov 14, 2010 3:27 pm

Në industrinë bankare islame et-tevarruk është një term, i cili ka të bëjë me likuiditetin e mallit (zakonisht metale në bursë, ose aksione të ndryshme), dhe për dallim nga përkufizimi i lartshënuar i shtohet edhe pjesa “shitja palës së tretë bëhet me anë të bankës, e cila është ndërmjetës dhe i autorizuar i klientit në shitjen e mallit”, dhe për këtë quhet et-tevarruk i organizuar. Pra nga përkufizimi shohim se në këtë shitblerje janë të inkuadruara disa palë,
1. Pronari i mallit (bursa)
2. Banka, e cila blen mallin nga bursa
3. Klienti, i cili blen mallin nga banka me afatizim me qëllim likuiditeti
4. Klienti i dytë, të cilit banka ia shet mallin me autorizim nga klienti i parë me të gatshme, të cilat ia dorëzon autorizuesit (klientit të parë)
Kush është vendimi i Islamit për et-tevarruk?
Theksuam se kjo temë është trajtuar në librat e dijetarëve të hershëm muslimanë. Pjesa më e madhe e fukahave janë të mendimit se et-tevarruk (i thjeshtë) është një transaksion i lejuar, ndonëse disa të tjerë janë të mendimit se nuk është i lejuar. Dijetarët muslimanë në këtë çështje kanë konsensus në disa pika:
- Nëse blerja e mallit bëhet për shkak të tregtimit dhe fitimit nga ai mall duke ia shitur një pale të tretë, është e lejuar.
- Nëse blerësi ia shet mallin shitësit nga i cili e ka blerë, nuk është e lejuar.
- Ata kanë mospajtime nëse blerësi ia shet dikujt tjetër me një çmim më të ulët vetëm me qëllim likuiditeti pra për të arritur të hollat e gatshme.
Pjesa më e madhe e dijetarëve muslimanë në kuadër të katër medhhebeve për et-tevarruk të thjeshtë mendojnë se është i lejuar, duke u mbështetur në argumentet vijuese:
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cmendim keni per ekonomin dhe biznesin e sotshem Empty Re: Cmendim keni per ekonomin dhe biznesin e sotshem

Mesazh  r_3 Sun Nov 14, 2010 3:29 pm

Si zhvillohet procedura e transaksionit et-tevarruk i organizuar?
1. Banka blen një sasi të madhe metalesh nga bursa të ndryshme në botë -ngase metalet kanë zakonisht çmime të qëndrueshme ndërkombëtarisht- ky mall depozitohet në magazina të mëdha ndërkombëtare, pastaj organi përkatës i lëshon bankës një dokument pronësie, duke përshkruar llojin e mallit, sasinë dhe vendin ku gjendet.
2. Klienti paraqet kërkesën për të blerë sasi të caktuara nga ky mall me anë të plotësimit të aplikacionit të gatshëm, të cilin e ka përgatitur banka për klientët e et-tevarruk të organizuar.
3. Banka studion gjendjen financiare të klientit dhe mundësinë e tij për t’i përmbushur obligimet e reja ndaj bankës në fjalë.
4. Banka me klientin bëjnë një marrëveshje për t’iu përmbajtur kushteve të ofruara nga banka.
5. Banka ia ofron klientit mallin duke ia përshkruar cilësinë, llojin dhe sasinë, e cila përputhet me kërkesën e tij për të holla.
6. Klienti pasi ta kryejë blerjen e autorizon bankën për ta shitur mallin e tij të blerë më parë nga e njëjta bankë, me kontratë autorizimi për t’ia shitur një pale të tretë që do ta gjejë vetë banka.
7. Pasi banka t’ia shesë palës së tretë, paratë e përfituara i vendos në llogari të klientit të parë (autorizuesit).
Kjo është përgjithësisht procedura e et-tevarruk të organizuar. Dijetarët bashkëkohorë kanë vendosur disa kushte, të cilat kjo kontratë duhet t’i plotësojë për të qenë në pajtueshmëri me sheriatin islam. Këto kushte janë:
1. Malli (metalet) të jenë në pronësi të vërtetë të shitësit (bankës), të gjendet në depot e saj.
2. Duhet t’i mundësohet klientit marrja e mallit nga depoja nëse dëshiron, t’i mundësohet shitja e tij në formë private një pale të tretë (pra, të mos i kushtëzohet shitja përmes bankës).
3. Nëse banka ka blerë një sasi të madhe dhe klientëve ua shet pjesërisht, për çdo klient duhet të specifikojë sasinë e shitur dhe pjesën e saktë që i takon klientit, e jo në formë të përgjithshme, sepse klienti nuk ka të drejtë ta shesë e as ta autorizojë dikë ta shesë një mall të pa-specifikuar.
4. S’ka problem nëse klienti e autorizon bankën për ta shitur mallin e tij, porse duhet që autorizimi të jetë pas pronësimit të mallit nga ana e klientit.
5. Malli nuk bën të jetë ar apo argjend, ngaqë këto të dyja kanë trajtim të posaçëm në shitblerje, ku nuk lejohet afatizimi i çmimit për to.
6. Këstet e afatizuara nëse vonohen nga klienti në rast të pamundësisë për t’i paguar, nuk lejohet të shtohet përqindje e caktuar për shkak të vonimit, sepse kjo është kamatë e qartë.
7. Klienti mund t’i referohet shitblerjes et-teverruk i organizuar vetëm në rastin e pamundësisë për gjetjen e një zgjidhje tjetër financiare, si ndonjë hua pa kamatë.
8. Të mos mbështetet në et-tevarruk të organizuar për të zgjeruar biznesin e tij, apo për ndonjë investim material, por vetëm në rast për të përmbushur nevojat personale, si martesa, shtëpia, arsimi, larja e borxhit etj.
9. Të qenët i sigurt se kontratat mes palëve janë reale dhe të ndara nga njëra-tjetra e jo të ndërhyjë njëra në tjetrën e as të jenë vetëm formale.
Dijetarët bashkëkohorë nuk kanë mospajtime në thelbin e çështjes et-tevarruk, por në praktikën e saj, që do të thotë se disa konsiderojnë se praktikat në bankat islame janë formale, pra, vetëm grumbuj letrash dhe kontratash të nënshkruara, ndërsa malli i kontraktuar as që ekziston, ose ekziston, por nuk mund të pronësohet dhe të veprohet me të sipas dëshirës së blerësit, gjë të cilën e ndalojnë të gjithë dijetarët, ndërsa ata që e lejojnë et-tevearruk të organizuar, bazohen në atë se malli është i vërtetë dhe blerësi mund ta marrë atë dhe ta përdorë sipas dëshirës, dhe kjo në bazë të mbikëqyrjes të bërë nga borde të ndryshme sheriatike të bankave të caktuara islame, gjë për të cilën janë shumë skeptik bordet e bankave, që nuk e praktikojnë et-tevarrukun.
Pjesa më e madhe e dijetarëve bashkëkohorë e ndalojnë et-tevarrukun e organizuar sipas praktikave të sotme në disa banka islame e sidomos në filialet e bankave konvencionale dhe kjo për disa arsye:
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cmendim keni per ekonomin dhe biznesin e sotshem Empty Re: Cmendim keni per ekonomin dhe biznesin e sotshem

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi