www.shpirti.albanianforum.net


Join the forum, it's quick and easy

www.shpirti.albanianforum.net
www.shpirti.albanianforum.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» A mund te beni seks me nje te panjohur?
te rejat nga sporti ! - Faqe 5 EmptyWed Jan 30, 2013 11:23 pm nga koti003@hotmail.com

» Nje pershendetje per Antaret e Rinj
te rejat nga sporti ! - Faqe 5 EmptyWed Jan 30, 2013 11:21 pm nga koti003@hotmail.com

» Si Mendon Munte Duash Dy Njerez Ne Nje Kohe ?
te rejat nga sporti ! - Faqe 5 EmptyMon Jul 16, 2012 10:23 pm nga ariani

» A mund ti ket te gjitha nje Femer?
te rejat nga sporti ! - Faqe 5 EmptyMon Jul 16, 2012 10:22 pm nga ariani

» Pergjigjuni duke ber dhe nje pyetje ne vazhdim
te rejat nga sporti ! - Faqe 5 EmptyMon Jul 16, 2012 10:19 pm nga ariani

» fraza poezi anglisht
te rejat nga sporti ! - Faqe 5 EmptyFri Jul 13, 2012 11:25 pm nga ariani

» Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :)
te rejat nga sporti ! - Faqe 5 EmptyTue Jun 19, 2012 5:33 am nga ariani

» pershendetje kur hyni dhe dilni nga forumi
te rejat nga sporti ! - Faqe 5 EmptyMon Jun 18, 2012 9:10 am nga ariani

» A E NJIHNI E KENI NDJER DASHURIN E VERTET???NESE PO...SI E KUPTONIE DINI QE ESHTE AJO DASHURIA E VERTET???
te rejat nga sporti ! - Faqe 5 EmptyThu Mar 03, 2011 3:56 pm nga r_3

Shtypi i Shkruar
Menu Shpirti.net
March 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar


te rejat nga sporti !

2 posters

Faqja 5 e 6 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 Empty Ibra: Topi i Artë, çmim politik

Mesazh  r_3 Sat Dec 11, 2010 6:38 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 Z-Ibrahimovic-Milan-Fiorentina-zlatan-ibrahimovic-17165396-594-438

ulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, është fytyra më e re prominente që vë në dyshim kredibilitetin e FIFA-s për çmimin FIFA Topi i Artë, sidomos pas lënies jashtë treshes finaliste të Wesley Sneijder, i cili fitoi gjithçka sezonin e kaluar me Interin dhe arriti në finale të Botërorit me Holandën.

“Është vërtet pikëlluese që ai nuk mund të fitojë pas gjithë atyre të arriturave sezonin e kaluar, duke përfshirë këtu edhe Botërorin, por tani ai çmim është bërë politik dhe më nuk më intereson ta fitoj. Më shumë preferoj të fitoj tituj me Milanin”.

“Unë e kam ditur që nga dita e parë kur kam ardhur këtu, duke parë atmosferën e klubit, se është një ekip ku dua ta përfundoj karrierën time dhe të fitoj trofe të mëdha. Nuk është e vërtetë se ekipi varet nga Ibra, ne të gjithë varemi nga njëri tjetri”, u shpreh Ibrahimovic.

‘Ibracadabra’ në fund foli edhe për deklaratat thumbuese të presidentit të Interit, Massimo Moratti, i cili tha se Interi me Ibrën kurrë nuk do ta fitonte Ligën e Kampionëve. Sipas Ibrës, Moratti nuk duhet të merret më shumë me të, pasi që ai mund të duket interesant, por i tillë nuk është Moratti.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 Empty Ibra në kundërsulm: Si shumë flasin për mua Materaci e Morati

Mesazh  r_3 Sat Dec 11, 2010 6:43 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 Ibra_vs_materaci1

Suedezi i Milanit, Zllatan Ibrahimoviç, i është kundërpërgjigjur sot komenteve sarkastike që Marko Materaci bëri në drejtim të tij disa ditë më parë.
“Materaci flet ca si shumë për mua, ashtu si Morati. Duket që jam akoma i rëndësishëm për ta. Kurse unë për ta nuk flas kurrë, pra duket që s’janë fare të rëndësishëm për mua”. Fjalë të shtatlartit kuqezi gjatë një intervistë për “Studio Sport” në “Italia 1”.

I sertë ndaj Interit “të tij”, por jo ndaj Uezli Shndjderit, i lënë jashtë listës finale të kandidatëve për fitimin e “Topit të Artë”. “Është e trishtueshme që Shnejderi nuk e fiton ‘Topin e Artë’, pas gjithë asaj që bëri në sezonin e shkuar, përfshirë Botërorin. Por tashmë ky trofe është bërë çështje thjesht politike, prandaj nuk më intereson më ta fitoj. Më mirë të fitoj me skuadrën”.

Në Serinë A, Ibra s’ka asnjë dyshim: “Nuk i trembem as Interit, as Juves, As Romës, askujt. Tashmë e kemi dëshmuar që jemi më të fortët, thjesh duhet të vijojmë kështu dhe do t’i fitojmë të gjitha. Që ditën e parë kur mbërrita, e kuptova që Milani është skuadra ime dhe këtu dua ta mbyll karrierën. Nuk është e vërtetë që skuadra varet nga unë, të gjithë në ekip varemi nga njëri-tjetri”.

Në fund, një mendim për Mario Balotelin, i cili ka shprehur dëshirën për të luajtur përkrah Ibrës me fanellën kuqezi: “Për mendimin tim, është më mirë që të rrijë te Siti edhe për të paktën dy vjet. Do t’i shërbejë për t’u pjekur dhe për të fituar përvojë”.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 Empty Ualkot: Ndaj Junajtid të luajmë pa frikë

Mesazh  r_3 Sat Dec 11, 2010 6:46 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 Manchester+United+v+Arsenal+UEFA+Champions+QFtagcgm6b9l
Mesfushori anglez i Arsenalit, Teo Ualkot, u bën thirrje shokëve të skuadrës që të luajnë pa frikë në përballjen ndaj Mançester Junajtid.
Dy gjigantët e futbollit britanik do të përplasen të hënën në “Old Traford”, me “topçinjtë” që mbajnë kreun e renditjes dhe “Djajtë e kuq” që ndjekin me një pikë më pak, por me një ndeshje më tepër për të luajtur. Klubi nga Londra Veriore ka fituar pesë nga tetë ndeshjet e luajtura jashtë fushe në këtë sezon, duke barazuar dy dhe humbur vetëm një.

“Duhet të shkojmë në ‘Old Traford’ dhe të luajmë pa frikë”, citohet të ketë thënë Ualkot për tabloidin britanik “Sun”. “Junajtid nuk është në formën më të mirë, por mbetet i rrezikshëm. Ata ende nuk kanë humbur, por për fat të mirë i gjejmë në një moment jo fort të përshtatshëm për ta. Kurse ne jemi në formë të shkëlqyer dhe po luajmë mirë”.

Sipas anësorit 21-vjeçar, sfida ndaj nënkampionëve në fuqi është një tjetër provë për formacionin e Vengerit. “E kaluam me sukses ndaj Sitit dhe besoj se të njëjtën gjë mund të bëjmë sërish”, komentoi ai. “Në sezonin e shkuar nuk morëm shumë pikë kundër skuadrave të mëdha, por sivjet pretendentët po mundin njëri-tjetrin dhe kështu do të vazhdojë gjer në fund. Me lojën e mirë që po bëjmë jashtë fushe, mund të mundim këdo”.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 Empty Ançeloti i sigurt: Kam mbështetjen e Abramoviçit

Mesazh  r_3 Sat Dec 11, 2010 6:47 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 Article-1313270-0B2EF838000005DC-562_634x426
Pavarësisht rezultateve negative në javët e fundit, tekiniku italian i Çelsit, Karlo Ançeloti, nuk i trembet një shkarkimi të mundshëm nga detyra në klubin londinez.
“Kam folur me presidentin pas humbjes me Marsejën të mërkurën dhe mora mbështetjen e tij të plotë”, pohoi Karleto. “Më tha që e kishte kuptuar cilat ishin problemet e skuadrës dhe unë e di që mund të besoj te mbështetja e të gjithë lojtarëve të mi. Ky është aspekti më i rëndësishëm. Edhe klubi është me mua, prandaj besoj se çdo gjë do të shkojë në vend”.

Në listën e të shkarkuarve nga manjati rus që ka në pronësi klubin londinez që nga viti 2003, figurojnë emra të njohur: Hoze Mourinjo, Avram Grant dhe Felipe Skolari. Çelsi ka zbritur në vendin e tretë në kampionat, pas një ecurie që rezulton të jetë më e dobëta në dhjetë vitet e fundit: vetëm pesë pikë në gjashtë ndeshje. Të dielën blutë do të luajnë në fushën e Totenhemit.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 Empty Hicfeld: Bajerni mund të fitojë ChampionsiN

Mesazh  r_3 Sat Dec 11, 2010 6:49 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 Otmar_hicfeld1

Ish-tekniku i Bajernit të Mynihut, Otmar Hicfeld, beson se skuadra bavareze mund të ngrerë trofeun e Ligës së Kampionëve në fund të këtij sezoni.
Sipas teknikut gjerman që aktualisht drejton përfaqësuesen e Zvicrës, pozicioni jo i favorshëm në kampionat do të jetë një shtysë më tepër që formacioni i Luis van Galit të kërkojë maksimumin në kompeticionin elitar të futbollit evropian për klube.

“Jam i bindur se Bajerni ka një mundësi të mirë të fitojë Ligën e Kampionëve”, deklaroi 61-vjeçari për të përditshmen gjermane “Bild”. “Është situatë e ngjashme si në vitin 2001, kur kishim probleme në kampionat pas disa ndeshjeve të humbura. Falë kësaj, ishim të vendosur për të fituar Championsin”.

Gjithsesi, tekniku gjerman beson se gjigantët bavarezë kanë ende mundësi të fitojnë titullin në Gjermani, pavarësisht 17 pikëve që i ndajnë nga kryesuesit e Borusia Dortmundit. “Përderisa ekziston mundësia teorike, jam i bindur se mund t’ia dalin edhe në Bundesligë”, përfundoi Hicfeld.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 Empty Borxhet, Barça me sponsor 150 milionë euro

Mesazh  r_3 Sat Dec 11, 2010 6:51 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 Barcelona-home-2010-2011

Pas 112 vitesh, Barcelona më në fund do të vendosë logon e një sponsori në fanellë. Bëhet fjalë për një marrëveshje me vlerë 150 milionë euro për pesë vjet.
Që prej themelimit 112 vjet më parë, klubi katalanas asnjëherë nuk ka mbajtur në fanellë imazhin e ndonjë firme në këmbim të sponsorizimit financiar. Tani, më në fund, Barça vendos të “ndotë” bluzën me një sponsor. Në “Kamp Nou” bëjnë me dije se nuk bëhet fjalë për një marrëveshje tregtare, por për logon e një fondacioni.

“Qatar Foundation” do të shkruhet në pjesën e përparme të fanellës katalanase për pesë vitet e ardhshme, duke filluar nga 1 korriku i vitit 2011. Në këmbim, kampionët e Spanjës do të fusin në xhep 150 milionë euro, përveç shtesave për tituj të mundshëm. Ndërkaq, klubi do të përfitojë 15 milionë euro nga janari deri në qershor 2011 ende pa vendosur logon në fanellë.

30 milionët që Barcelona do të përfitojë në sezon përbëjnë shumën më të madhe të paguar ndonjëherë nga një sponsor për një fanellë futbolli. Tre vite më parë, klubi spanjoll nënshkroi një marrëveshje me UNICEF-in, duke u bërë i pari klub futbolli që paguan sponsorin e vet (1.5 milionë euro në vit), në vend që të marrë miliona në këmbim.

Gjithsesi, logoja e UNICEF-it do të mbetet në fanellën blaugrana, duke ndarë hapësirën me sponsorin e ri. Në “Kamp Nou” po mendojnë të krijojnë një logo të re, që t’i përfshijë të dy fondacionet, Qatar Foundation dhe UNICEF.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 Empty Figo: Inter prapa Benitez [Milanisti]

Mesazh  r_3 Sat Dec 11, 2010 7:00 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 33836_176671872351224_127643890587356_559917_3040512_n

Drejtori i Interit, Luis Figo, thotë se trajneri Rafa Benitez e ka mbështetjen e plotë të klubit.
Nerazzurët janë në Abu Dhabi për Kupën Botërore të Klubeve dhe Figo ka komentuar raportet e fundit që thoshin se trajneri do të shkarkohet nëse nuk e fiton trofeun.
“Ne të gjithë jemi në mbështetje të ekipit të tij dhe tash është koha të fokusohemi në pushtimin e Kupës Botërore të Klubeve, që është një objektiv shumë i rëndësishëm për ne”, ka thënë Figo. 
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 Empty Vieri i rikthehet futbollit?

Mesazh  r_3 Sat Dec 11, 2010 7:02 am

Ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit, Christian Vieri, është duke planifikuar t’i rikthehet fushës në Brazil.
Gazzetta dello Sport shkruan se Vieri, tash 37-vjeçar, është i gatshëm të luajë për klubin brazilian Boavista. Vieri aktualisht është në Brazil duke biseduar me Joao Paulo Magalhaes, djalin e presidentit të Boavista, Jose Luiz Lins de Filho.
Vieri kishte folur për mundësinë për të luajtur për Boavista në muajin nëntor të vitit të kaluar, por marrëveshja kurrë nuk u arrit. 

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 154339_176671039017974_127643890587356_559902_7955377_n
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 Empty Sissoko drejt largimit nga JuvE

Mesazh  r_3 Sat Dec 11, 2010 7:04 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 155125_176670785684666_127643890587356_559901_3205937_n
Agjenti i Momo Sissoko thotë se ish-mesfushori i Liverpoolit sipas gjasave do të largohet nga Juventusi.
Biankonerët dëshirojnë ta shndërrojnë në para Sissokon pas interesimit nga Wolfsburg dhe Aston Villa.
“Ne jemi duke kërkuar një marrëveshje të re për Sissoko. Mendoj se ai do ta përfundojë sezonin me Juventusin, pasi shitja tash do të ishte shumë e shtrenjtë [për klubet e interesuara]. Por besoj se ne jemi duke kërkuar një klub të ri në Gjermani, Spanjë ose Angli”, ka thënë agjenti i lojtarit, Jose Segui.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 Empty Capello bën presion në Benitez me vizitën në Abu Dhabi

Mesazh  r_3 Sat Dec 11, 2010 7:07 am

Përzgjedhësi i Anglisë, Fabio Capello, do të nxitë spekulime të reja për transferim te Interi, kur të fluturojë në Abu Dhabi javën e ardhshme për Kupën Botërore të Klubeve.
Kjo do të nxisë edhe më shumë spekulimet se italiani mund ta zëvendësojë trajnerin në telashe Rafa Benitez.
Benitez është duke u përballur me shkarkim për shkak të fillimit të dobët të sezonit. Dhe Inter beson se mund të sigurojë shërbimet e Capello, edhe pse italiani është zotuar se do të respektojë kontratën me Federatën Angleze, e cila zgjat deri në vitin 2012.
FA është e vetëdijshme se Capello bën një udhëtim si një mysafir special dhe thuhet se është e ‘relaksuar’ për këtë. Por, duke udhëtuar në Lindjen e Mesme, Capello është i vetëdijshëm se si mund të interpretohet vizita e tij. 
te rejat nga sporti ! - Faqe 5 150862_176670412351370_127643890587356_559890_1380911_n
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 Empty Garrone i bindur se do ta fitojë rastin Cassanose

Mesazh  r_3 Sat Dec 11, 2010 7:08 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 36263_176631095688635_127643890587356_559502_3223572_n
Presidenti i Sampdorias, Riccardo Garrone, është i bindur se ai do t’i japë fund kontratës së Antonio Cassano gjatë të hënës.
Gjykata nuk ishte në gjendje të marrë vendimin dje, pasi dëgjoi nga dëshmitarët, ashtu që e hëna do të sjellë edhe vendimin përfundimtar rreth kësaj sage.
“Kam shumë besim. Si viktimë në këtë situatë, ne kemi të gjitha të drejtat të intervenojmë dhe kjo përfshihet në gjykatë”, ka thënë Garrone, përplasja e të cilit me Cassanon nxiti atë të marrë hapa legal për t’i dhënë fund kontratës për shkak të mosnënshtrimit. 
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 Empty Blanc pret më shumë nga Benzema

Mesazh  r_3 Sat Dec 11, 2010 7:10 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 156383_176630929021985_127643890587356_559501_674148_n
Përzgjedhësi i Francës, Laurent Blanc, i ka thënë Real Madridit se sulmuesi Karim Benzema ende ka për të treguar veten.
Benzema shënoi hat-trick në fitoren e Ligës së Kampionëve ndaj Auxerre duke paralajmëruar se po kthehet në formë.
“Ai ende nuk e ka konfirmuar potencialin e tij, por ai është gur i çmuar. Shikoni në statistikat e tij, ai ka një avantazh ndaj të tjerëve në pozitën e tij dhe ai ka talent. Unë do të provoja të gjitha metodat për Benzema për të shfrytëzuar talentin e tij”, ka thënë Blanc. 
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 Empty Cesc: Edhe Liverpooli në garë për titull

Mesazh  r_3 Sat Dec 11, 2010 7:13 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 47668_176630872355324_127643890587356_559500_683286_n
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, beson se Liverpooli nuk mund të eliminohet nga gara për titullin.
Fabregas pranon se ekipet që do të luftojnë për titull do të dihen vetëm në muajin maj.
“Chelsea mendon njëjtë, Manchester United mendon njëjtë. Madje edhe Liverpooli mendon njëjtë. Liverpooli mund të thotë, ‘Ne mund të ishim 20 pikë larg, por jemi vetëm 10 pikë prapa. Ende kemi shans’”, ka thënë Fabregas. 
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 Empty Platini: Jam i detyruar të bëj tifo për Interin

Mesazh  r_3 Sun Dec 12, 2010 11:26 pm

Zilja e celularit të Mishel Platinisë ka rënë vazhdisht: i kanë ardhur shumë sms. “”Gëzuar ditëlindjen!”, “Komplimenta!”… Po çfarë dreqin është kjo, kam menduar, kush po bën shaka? Ndërsa kanë kaluar 25 vjet (8 dhjetor 1985) nga Ndëkontinentalja e Juventusit”. Nuk zhvillohet më në Tokio, por në Abu Dhabi, nuk quhet më Kupa Interkontinentale, por Botërori i klubeve, ku këtë radhë është Interi: “Si president i UEFA-s do të më takojë të bëj tifo për Interin. Që kur jam zgjedhur kanë fituar gjithmonë skuadra europiane, Milani, Mançesteri dhe Barcelona. Nuk mund të ma prishin mesataren”, ka thënë Platini. Nëse do të ndodhë kështu, do të ketë kohë numri një i UEFA-s, ta riekuilibrojë mesataren, teksa në Pragë UEFA ka diskutuar detajet e fundit në lidhje me përgatitjet e Kongresit të marsit në Paris, ku Platini mund të rizgjidhet. Edhe pse, midis Katarit, basteve dhe akuzave për korrupsion nuk janë ditë të lehta.

- Një skandal, vota për Rusinë 2018 dhe Katar 2022?

- Aspak. Kanë kritikuar vetëm ata që kanë humbur, si Italia në 2007-ën kundër Ukrainës dhe Polonisë.

- Po, por për çfarë duhen dosjet e mbushura me informacion të detajuar nëse më pas fitojnë vendet më të këqia?

- Shikojeni kështu. Dokumentacioni shërben për të përjashtuar dikë: këtu të gjithë mund të organizonin Botërorin.

- Edhe Obama është mërzitur.

- Sepse ka humbur. Nuk ka reaguar kështu për Lojërat Olimpike të 2016-ës, që nuk i janë dhënë Çikagos.

- Thuhet: Platini ka votuar Rusinë dhe Katarin.

- Të thonë atë që duan. Nuk kam asnjë pendim.

- Janë Botërorë që do t’i ndiqni si president i FIFA-s?

- Deri në 2015-ën do të jem tek UEFA, nëse dikush nuk më sfidon.

- Te FIFA mund të ndikoni te një “Top i Artë” që përcaktohet nga Botërori..

- Normale. Në vitin ‘82 ka fituar Rosi: nuk ishte më i miri, por në Spanjë po. Klasifikimi im është: Ksavi, më pas Shnejder që vetëm për një gol nuk ka fituar gjithçka, më pas Injesta. Që interisti nuk është midis tre të parëve është e padrejtë. Më të mirët janë Mesi dhe Ronaldo, por Botërori vjen para gjithçkaje.

- Barcelona vitin e kaluar nuk dukej kaq e fortë.

- Të gjithë flasin për fitoren 5-0 kundër Realit. E bukur, po nuk tregon të vërtetën. Luan mirë, por Championsi është akoma i gjatë. Dy vite më parë të gjithë thonin: finalet do të luhen midis skuadrave angleze. Nuk ka ndodhur kështu.

- Interi duket i shtrydhur?

- Mund të jetë kështu, fizikisht dhe psikologjikisht, pas një viti intensiv. Edhe Juventusi im. Në ‘82, nuk e ka nisur mirë.

- Po nëse Benitez do të shkarkohej pas fitores së Botërorit?

- Kjo është jeta e trajnerit. Ai e di ashtu si Lipi, Blank, Mou.

- Po Juventusi?

- E kam parë në Salzburg: nuk ka qenë një ndeshje e madhe. Jam shumë i lidhur me këtë ekip. Flas shpesh në telefon me Xhon Elkan dhe Andrea Anjelin. Por tashmë njoh më shumë drejtuesit se sa lojtarët. Gjithsesi, Juventusi nuk mund të përjashtohet asnjëherë nga lufta për titullin në kampionat.

- Cila betejë është më larg fitores: racizmi, dhuna, bastet ilegale?

- Racizmi dhe dhuna, sepse zhdukja e plotë e tyre do të jetë e pamundur deri kur do të ekzistojë njeriu. Ndërsa bastet janë sepse rezultati është fiksuar më parë nga futbollistët: një dëm i pabesueshëm për futbollin.

- Mourinjo që i urdhëron të tijët të marrin karton të kuq?

- Të jemi të sinqertë: e kemi bërë të gjithë. Mund të kishte zgjedhur një mënyrë më pak të bujshme. Por, nëse një lojtar do të marrë kartonin e kuq, mënyrën e gjen: mjafton një shqelm. Unë do t’i propozoja bordit të ndryshonte rregullat: nëse humb kohë, goditja e dënimit i kalon kundërshtarit, ashtu si rivënia anësore. Kështu lojtarët do të mendoheshin mirë.



Nga Juventusi te UEFA në 2007-ën

Mishel Platini ka lindur në Zhouf më 21 qershor 1995. I rritur te skuadra e Nansisë, me të cilën ka fituar Kupën e Francës, është konfirmuar te Sent Etien, klubi me të cilin ka fituar kampionatin në 1981-in. Nga 1982-shi më 1987-ën ka luajtur te Juventusi. Në “Librin e Artë” personal me bardhezinjtë bëjnë pjesë dy kampionate, një Kupë e Italisë, një Kupë e Kampionëve, një Kupë e Kupave, një Superkupë e Europës dhe një Interkontinentale. Eshtë tërhequr nga futbolli kur ishte vetëm 32 vjeç. Eshtë shpallur kampion i Europës me Francën në 1984-ën, ka fituar tri herë “Topin e Artë”. Eshtë zgjedhur nga “France Football” “Lojtari francez i shekullit të njëzetë”, dhe është bërë president i UEFA-s në 2007-ën. Në të kaluarën ka qenë edhe trajner i Francës, por pa arritur suksese të mëdha.



r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 Empty Benitez: Fitoj Botërorin dhe nuk largohem

Mesazh  r_3 Sun Dec 12, 2010 11:27 pm

Zërat në lidhje me shkarkimin e tij nuk e shqetësojnë. Benitez ka vetëm një objektiv. “Kam qenë gjithmonë i qetë, - ka thënë trajneri i Interit në Abu Dhabi në konferencën e parë për shtyp të Botërorit për klube. - Flitet për zëvendësuesit e mi të mundshëm, por trajneri i Interit jam unë, dua të fitoj dhe jam i sigurt se nëse do ta bëj do të qëndroj në drejtim të kësaj skuadre për një kohë shumë të gjatë. Kam folur me Moratin si para dhe pas ndeshjes së Bremenit. Presidenti ka kuptuar gjithçka, e dinte situatën dhe mua kjo më mjafton”. As fitorja e Botërorit për klube nuk do t’i mjaftonte për të ruajtur vendin e tij në drejtim të zikaltërve, por tekniku spanjoll në këtë moment ka në mendje një gjë të vetme: “Jemi këtu për të fituar Botërorin, nëse mund ta bëjmë këtë do të jetë e rëndësishme për të gjithë: për klubin, për skuadrën dhe për të gjithë tifozët, - ka thënë ai. -Jemi Interi dhe jemi këtu për të përfaqësuar një klub prestigjioz dhe shumë të rëndësishëm, me një numër të madh tifozësh që kanë ardhur të na mbështesin këtu dhe me disa lojtarë që kanë bërë shumë për të arritur deri këtu. Kur një trajner mbërrin në një pikë të tillë ka përballë tij një mundësi unike. Eshtë e qartë se objektivi është një i vetëm: të jemi të përqendruar për të fituar dhe për të fituar më shumë gjëja më e rëndësishme është të punohet në mënyrën e duhur. Unë punoj 14 orë në ditë me Interin. Jam i kënaqur dhe dua të arrij objektivin”. Në lidhje me të dëmtuarit: “Çdo ditë monitorojmë situatën e lojtarëve me doktorin dhe shikojmë se cili nga lojtarët ka pasur përmirësime, - ka vazhduar Rafa. - Kjo është një skuadër që ka cilësi, jam i bindur se mund të bëj mirë me këtë skuadër, sepse cilësia nuk fitohet ose humbet brenda një dite: duhet të kemi mentalitetin e duhur për ta fituar këtë trofe”. Asnjë zbulim të veçantë në lidhje me skemën dhe formacionin, që do të luajë më 15 dhjetor, data e gjysmëfinales. “Të ndryshoh për një ndeshje është gjithmonë e rrezikshme. Nëse humb ndeshjen dhe trajneri ka ndryshuar skuadrën, të gjithë pyesin se pse e ka bërë këtë. Kështu që duhet të fitojmë dhe kaq, në këtë mënyrë askush nuk do të thotë asgjë. Duhet të fitojmë, por mbi të gjitha të bindim”, ka përfunduar Benitezi.

r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 Empty Stankoviç: Ta mbyllim 2010-ën si kampionë bote

Mesazh  r_3 Sun Dec 12, 2010 11:57 pm

Mesfushori i Interit është i bindur që skuadra e tij mund të fitojë Botërorin për klube




Infermieria zikaltër ka filluar të boshatiset dhe ky është suksesi i parë, në pritje për të zbritur në fushë për Botërorin për klube. Një lajm pozitiv që ka gëzuar Dejan Stankoviçin, i cili po përgatitet bashkë me shokët e tjerë të skuadrës për gjysmëfinalen që do të luajnë të mërkurën kundër koreanëve të Seongnamit. “Kanë kaluar rreth 100 ditë që nga hera e fundit që kemi qenë të gjithë në fushë, pa mungesa, - ka nënvizuar mesfushori serb. - Kemi bërë dy stërvitje të njëpasnjëshme me 22 lojtarë. Kur të gjithë kemi mundësi të stërvitemi, dëshira për t’u përmirësuar është më e madhe.


Shtohet intensiteti, impenimi, përqendrimi”. Në fakt skuadra e Rafa Benitezit ka filluar të mendojë për këtë kompeticion prej shumë kohësh. “Që kur kemi marrë avionin nga Milano, ndoshta edhe më parë, mendojmë për këtë kopeticion”, ka pranuar Stankoviç, i cili është ndërprerë nga Samuel Eto. Sulmuesi kamerunas ka dalë para Stankoviçit dhe ka thënë: “Drago, shëno tre gola dhe do të fitojmë kupën…”. Por për të fituar trofeun, duhet të shkosh në finale.


Pengesa e parë në rrugën e kampionëve të Italisë dhe Europës përfaqësohet nga formacioni korean i Seongnamit, që do të përballet pikërisht me zikaltrit në gjysmëfinale të mërkurën. “Skuadrën koreanojugore e kemi parë të luajë në çerekfinale. Eshtë një formacion i mirë. Janë të organizuar dhe meritojnë respekt, sepse kanë bërë një rrugë të gjatë për të arritur deri këtu. Por një rrugë të gjatë kemi bërë edhe ne, - ka thënë Stankoviç, - dhe duam të vazhdojmë, deri në fund, për t’i patur nga viti 2010 një kujtim akoma më të bukur”.




HULIO SEZAR - “Jam mirë dhe kam dëshirë të luaj. Po stërvitem me përgatitësin e portierëve dhe me skuadrën. Besoj se për ndeshjen e 15 dhjetorit do të jem gati”. Hulio Sezar është shprehur optimist dhe ka dëshirë të mbrojë portën e Interit në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve. “Jemi të gjithë të vetëdijshëm për mundësinë që kemi, - ka thënë braziliani. - Mund të fitojmë 5 tituj. Na vjen keq pëe Superkupën e Europës, por fitorja e këtij turneu do të ishte fantastike”.




KAMBIASO - “Kemi dëshirë të paraqitemi mirë në këtë kompeticion për ta bërë akoma më të madh emrin e këtij klubi”. Esteban Kambiaso ka kërkuar të karikojë skuadrën: “Kemi rigjetur grupin dhe shpresojmë që stërvitja me njëri-tjetrin të ndryshojë gjërat. Jemi të kënaqur se jemi të gjithë në dispozicion për këtë Botëror, punojmë për të luajtur ndeshjen e parë dhe për të siguruar kalimin në finale”. Në lidhje me Benitezin: “Eshtë i sigurt në atë që bën: ashtu si skuadra, ai ka kërkuar gjithmonë të japë maksimumin. Jemi të sigurtë dhe të vetëdijshëm për forcën tonë dhe e dimë se do të jetë e rëndësishme të përqendrohemi te ndeshja e parë për të mos nënvlerësuar asnjë kundërshtar”, ka thënë mesfushori argjentinas.


Sulmuesi argjentinas

Milito: Jam gati të luaj për Botërorin

Eshtë rikthyer edhe ai, Diego, njeriu që më shumë se të tjerët e ka çuar Interin deri në Abu Dhabi. “Jam gati, do të luaja në të dy ndeshjet 90 minuta, më pas duhet të shohim nëse trajneri do të më aktivizojë. Duam të fitojmë për ta bërë vitin 2010-të të paharrueshëm: me rekuperimin e lojtarëve të dëmtuar jemi gjithmonë një skuadër e fortë. Benitez?Kërkon maksimumin si ne. Reali? Jo, mendoj për Interin. Nëse jemi favoritë? Kjo gjë në futboll nuk ekziston.


Edhe Paçuka dukej një skuadër e fortë, më pas është eleminuar”, ka thënë sulmuesi argjentinas. Ndërkohë, edhe Maikon ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur: “Mendoj se jam gati për gjysmëfinalen. Eshtë një moment historik i arritur falë fitoreve, dhe nuk duam të ndalemi. Reali? Eshtë një çështje e mbyllur, mendoj vetëm për Interin”, ka thënë braziliani.

r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 Empty Tevez kërkon të largohet, Siti nuk e lë

Mesazh  r_3 Mon Dec 13, 2010 12:01 am

Karlos Tevez ka kërkuar zyrtarisht largimin nga Mançester Siti, por klubi anglez ka refuzuar kërkesën e sulmuesit argjentinas.
Marrëdhëniet mes lojtarit dhe trajnerit Roberto Mançini prej kohësh nuk janë fort të kënaqshme, ndërsa sot erdhi konfirmimi zyrtar: Tevez bëri një kërkesë me shkrim për t’u nxjerrë në shitje, kërkesë të cilën klubi e refuzoi sot përmes një njoftimi zyrtar në faqen e internetit.
“Me zhgënjim u konfirmojmë tifozëve tanë se Karlos Tevez ka bërë një kërkesë me shkrim për t’u nxjerrë në shitje”, thuhet në komunikatën e Sitit. “Klubi bën të ditur që kjo kërkesë është refuzuar, duke mbetur të zhgënjyer për situatën e krijuar e në veçanti për sjelljen e Karlosit”.

Shkëndijat e para mes 26-vjeçarit dhe teknikut italian filluan në pushimin e ndeshjes me Njukasëllin më 3 tetor. Sipas tabloidit “Sun”, shkaku i zënkës verbale ishte skema taktike e aplikuar nga trajneri. Argjentinasi, që mban shiritin e kapitenit të skuadrës, ka kritikuar zgjedhjet e Mançinit dhe prej aty lindi një diskutim i nxehtë.

Mandej u duk se situata iu rikthye normalitetit, por stuhia rifilloi në sfidën e dy javëve më parë kundër Boltonit, kur sulmuesi nuk e kapërdiu zëvendësimin pak minuta nga fundi. Në fund të takimit, vetë futbollisti tentoi të mbyllë polemikën, duke pranuar diferencat me trajnerin dhe duke shprehur dëshirën për të fituar me Sitin.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 Empty Alves: Cristiano është arrogant

Mesazh  r_3 Wed Dec 15, 2010 1:06 am

Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Daniel Alves, është shprehur se Cristiano Ronaldo “është pak arrogant”.
“Për të qenë lojtari më i mirë në Botë jo vetëm duhet të luash mirë, por duhet të jesh edhe simpatik në sytë e tifozëve dhe disa sjellje të Ronaldos bëjnë që ai të duket arrogant. Kjo gjë i ul vlerat edhe si futbollist”, u shpreh braziliani në një intervistë për portugezen ‘A Bola”.
Alves saktësoi se futbollisti i Real Madrid është një lojtar me shumë cilësi dhe një nga më të mirët e momentit, por që ka edhe difekte.
“Mendoj se lojtari më i mirë i botës duhet të jetë i qetë dhe i përulur. Messi i ka këto cilësi ndërsa Cristiano jo”, shtoi Alves.


r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 Empty Benitez: Do të luajnë titullarët

Mesazh  r_3 Wed Dec 15, 2010 1:07 am

Trajneri i Interit, Rafael Benitez, nuk bën llogari.
Në ndeshjen e nesërme ndaj Seongnam, gjysmëfinalja e Botërorit të Klubeve, do të luajnë më të mirët.
“Ndeshja e parë është më e rëndësishmja. Përpara se të mendojmë për finalen duhet të mendojmë për ndeshjen ndaj ekipit korean. Do të luajë formacioni më i mirë i mundshëm”, theksoi Benitez.
Tekniku spanjoll do të ketë në dispozicion lojtarë si Snejder, Pandev, Eto’o dhe Milito.
“Jam shumë i lumtur sepse më në fund kam mundësinë të bëj zgjedhje. Lojtarët kanë punuar mirë dhe ambjenti është i qetë. Personalisht kam shumë besim tek këta lojtarë”, përfundoi Benitez
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 Empty Botërori i Klubeve, Mazembe në finale!

Mesazh  r_3 Wed Dec 15, 2010 1:18 am

Surprizë në gjysmëfinalen e parë të Botërorit të Klubeve.
Afrikanët e Mazembe mundin 2-0 favoritët e Internacional të Porto Alegre duke arritur finalen e madhe të kompeticionit që zhvillohet në Abu Dhabi.
Është hera e parë në historinë e kompeticionit që një ekip europian ose amerikanojugor mungon në finale.
Golat janë shënuar në pjesën e dytë nga Kabungu (’53) dhe Kaluyituka (’86).
Ekipi kongolez pret finalisten që do të dalë nga ndeshja e të mërkurës: Seongnam-Inter.



r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 Empty Maradona kërkohet nga Blackburn

Mesazh  r_3 Wed Dec 15, 2010 1:19 am

E ardhmja e Diego Armando Maradona mund të jetë në Premier League.
Sipas ‘The Mirror’, ish-trajneri i Argjentinës është piketuar si zëvendësuesi i Sam Allardyce në pankinën e Blackburn.

Pronarët e klubit anglez, vëllezërit indianë Rao, po bëjnë çdo gjë në mënyrë që të bindin Maradonën për të pranuar postin.

Allardyce, i shkarkuar nga detyra ditën e djeshme, është zëvendësuar përkohësisht nga Steve Keane.

Një zëdhënës i klubit Blackburn është shprehur: “Maradona është njeriu i duhur për pronarët e klubit. Do i ofrohet roli i trajnerit, por mund t’i ofrohet edhe vendi i drejtorit të përgjithshëm apo drejtorit teknik.”


r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 Empty Juventus interesohet për Benzema

Mesazh  r_3 Wed Dec 15, 2010 1:36 am

Karim Benzema mund të jetë përforcimi i sulmit për Juventus në merkaton e janarit.
Gazeta italiane ‘Corriere dello Sport’ nënvizon se sulmuesi francez i Real Madrid është në axhendën e bardhezinjve të Torinos.

Benzema do të mbërrinte në Torino në merkaton e dimrit në formën e huazimit me të drejtë blerjeje në fund të sezonit. Shitja e Amauri dhe Sissoko do siguronin për klubin torinez paratë e duhura për blerjen e lojtarit të Real Madrid.

Juventus është e interesuar gjithashtu për sulmuesit Giampaolo Pazzini (Sampdoria) dhe Edin Dzeko (Wolfsburg).


r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 Empty Corinthias arrin marrëveshjen me Adriano

Mesazh  r_3 Wed Dec 15, 2010 1:37 am

Zërat mbi një marrëveshje të arritur midis Corinthias dhe sulmuesit të Romës Adriano janë zyrtarizuar nga drejtori i ri teknik i klubit brazilian.
“Me Adriano kemi arritur një marrëveshje verbale dhe kontrata është gati, mungon vetëm firma. Presim se çfarë do të bëjë ekipi aktual i Adrianos, Roma”, u shpreh Roberto de Andrade.

Corinthias nuk është e gatshme sidoqoftë për të paguar shuma të mëdha për sulmuesin, por kërkon marrjen borxh të tij. Ndërsa vetë Adriano do të ulte ndjeshëm pretendimet për pagën në mënyrë që të rikthehet në Brazil.

r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 Empty Cek i bardhë për Guardiola

Mesazh  r_3 Wed Dec 15, 2010 1:42 am

Objektivi kryesor i presidentit të Barcelonës, Sandro Rosell, është rinovimi i kontratës së trajnerit Pep Guardiola, kontratë që skadon në qershor të 2011.
Presidenti Rosell po merret personalisht me këtë çështje dhe objektivi i tij është që Guardiola të jetë trajner i Barcelonës për 6 vitet e ardhshme, ose thënë ndryshe deri kur mandati i Rosell si president i klubit katalanas të përfundojë.

Për këtë arsye, Barcelona i ka ofruar Guardiolës një çek të bardhë për të rinovuar. Guardiola duhet të vendosë për pagën e tij dhe kohëzgjatjen e kontratës.

Marrëveshja pritet të bëhet publike në ditët e para të vitit 2011.


r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 Empty Interi – klubi më i mirë në botë

Mesazh  r_3 Sat Dec 18, 2010 9:39 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 F.1218195824858_m

Dy gola të hershëm dhe një gol tjetër i vonshëm në ndeshjen përballë afrikanëve të Mazembe, i kanë mundësuar Interit të shpallet kampion i botës në nivel klubesh dhe të ngrejë edhe trofeun e pestë këtë vit.

Interi bëri një paraqitje shumë sulmuese gjatë gjithë pjesës së parë të ndeshjes, derisa ishte më i qetë në pjesën e dytë të finales së Kupës Botërore të Klubeve, që u zhvillua në Abu Dhabi.

Nerazurrët arritën të kalojnë në epërsi në rastin e parë të mirë përballë ekipit nga Kongo, kur pas 13 minutash lojë Goran Pandev shënoi pas një asistimi të shkëlqyeshëm nga Samuel Eto’o. Pas më pak se pesë minutash tjera, ky i fundit shënoi kësaj here vetë, kur pas një harkimi të kapitenit Javier Zanetti, kamerunasi dërgoi topin në rrjet nëpër këmbët e mbrojtësve kundërshtarë.

Nerazurrët patën edhe disa raste shënimi në pjesën e parë, me Diego Milito që humbi dy raste të pastra shënimi, kur të dyja herët u gjend i vetmuar me portierin e ekipit afrikan, Muteba Kidiaba.

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 Milito350-AP

Pjesa e dytë ishte më e paktë në raste për kampionin e Italisë dhe Evropës, me Douglas Maicon që goditi shtyllën në fillim të kësaj pjese, derisa afrikanët patën dy tentime të dështuara nga Dioko Kaluyituka.

Por italianët nuk u kënaqën me vetëm dy gola, duke shënuar edhe një gol të tretë me pesë minuta të mbetura, me zëvendësuesin Jonathan Biabiany që shmangu mbrojtjen për të mposhtur portierin kundërshtar dhe për të vulosur edhe fitoren e Interit.

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 Sneijder350

Triumfi është i pesti për Interin, pas kampionatit italian, Kupës së Italisë, Superkupës së Italisë dhe Ligës së Kampionëve. I vetmi trofe që u ka ikur nga duart Nerazurrëve këtë vit, është Superkupa e Evropës, që shkoi në duart e fituesit të Europa League, Atletico Madrid.

Mazemba në anën tjetër, pavarësisht disfatës, bëhet klubi i parë afrikan dhe i parë jo-evropian dhe jo-amerikanojugor, që arrin në finalen e Kupës Botërore të Klubeve. Kampioni i Afrikës mposhti brazilianët e Internacionale në gjysmëfinalen e kësaj gare.

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 Samuel-Etoo

r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 5 Empty Re: te rejat nga sporti !

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 5 e 6 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi