te rejat nga sporti !
2 posters
Faqja 6 e 6
Faqja 6 e 6 • 1, 2, 3, 4, 5, 6
Anulohet edhe derbi Chelsea- Man United
Edhe derbi i nesërm i Ligës Premier, ai mes Chelseat dhe Manchester Unietd, është anuluar për shkak të motit të keq që dominon në ishull.
Më herët gjatë ditës u anuluan të gjitha ndeshjet e parapara për sot, me përjashtim të dy ndeshjeve, ndërsa më vonë u anuluan edhe ndeshet e nesërme, si ajo mes kampionit dhe nën-kampionit të Anglisë si dhe ndeshja tjetër në mes të Blackpool dhe Tottenham.
Ndeshjet e vetme që janë zhvilluar kanë qenë ajo mes Sunderlandit dhe Boltonit në Stadiumin e Dritave, që përfundoi me fitoren e vendasve (1-0), dhe tjetra që është duke u zhvilluar ku Blackburn pret West Hamin. Ende nuk dihet për fatin e ndeshjes tjetër të nesërme, asaj ku West Brom pret Wolves.
Ndeshjet e anuluara:
E shtunë:
Liverpool - Fulham
Wigan - Aston Villa
Arsenal - Stoke
Birmingham - Newcastle
E diel:
Chelsea - Manchester United
Blackpool - Tottenham
Interi, stuhi pas festës
Menjëherë pas triumfit të djeshëm në Botërorin e Klubeve, Rafa Benitez ka shfryrë ndaj drejtuesve. Masimo Moratit nuk i kanë pëlqyer kërcënimet e teknikut: krisja ka filluar.
Pak pas festës për suksesin në Abu Dhabi, Rafa Benitez kërcënoi se nëse Morati nuk fut dorën në xhep në merkaton e janarit, mund të rishohë pozicionin e vet në krye të zikaltërve. Mëngjesin e sotëm, disa qindra tifozë sfiduan të ftohtin për të pritur skuadrën në aeroportin e Malpensës. Mbështetje sidomos për teknikun: “Rri me ne Rafa Benitez, rri me ne”.
Por ana tjetër e medaljes ka të bëjë me faktin se presidenti Masimo Morati nuk i ka pritur mirë kërcënimet e trajnerit spanjoll. Numri një i klubit nga Milano e ka cilësuar të papërshtatshëm çastin e zgjedhur nga Benitez për të shprehur pakënaqësinë e tij. “Për Benitezin nuk flas, të paktën jo tani”, u shpreh sot Morati. “Momenti ishte paksa i papërshtatshëm, por tani për tani jemi mirë”.
Pra, trajneri do përforcime (të paktën katër lojtarë, siç pohoi). Por presidenti nuk ka ndërmend të ndërhyjë fuqishëm në merkaton e janarit. Pyetja që i shkon në mendje çdo tifozi interist është: ç’do të bëhet mandej?
Në pritje të një përgjigjeje, në mediat italiane kanë filluar të qarkullojnë emrat e parë si zëvendësues të mundshëm të spanjollit. Luçiano Spaleti, Fabio Kapelo, Valter Zenga dhe Leonardo përmenden fillimisht, me dy të parët në pole-position.
Baloteli: Dua “Topin e artë”, vetëm Mesi më i mirë se unë
Mario Baloteli i ka të qarta objektivat personale për të ardhmen: të bëhet futbollisti më i mirë në botë dhe të fitojë “Topin e artë”.
20-vjeçari e vë veten vetëm pas Leo Mesit, pasi “gjithë të tjerët vijnë prapa”. “Dua të jem futbollisti më i mirë në botë”, u shpreh SuperMario, i nderuar me çmimin “Golden Boy 2010” nga e përditshmja sportive e Torinos, “Tuttosport”.
“Është e drejtë të kesh ambicie. Kam thënë më parë që nuk më intereson ajo që të tjerët duan apo presin nga unë, sepse e di vetë ç’dua. Do të jap gjithçka, pasi dua të bëhem më i miri. Ky është synimi im dhe dua ta arrij”.
Në Brazil janë të sigurt: Ronaldinjo te Gremio
Presidenti i Gremios, Paulo Odone, ka pohuar se klubi ka arritur një marrëveshje me mesfushorin e Milanit, Ronaldinjo. 30-vjeçari është fare pranë rikthimit në skuadrën ku nisi karrierën si profesionist, me debutimin në 1998-ën në Kupën Libertadores.
Tashmë që sulmit të Milanit iu shtua edhe Antonio Kasano, për Dinjon bëhet përherë e më e vështirë gjetja e hapësirave. Me Ibrahimoviçin dhe Robinjon në formë të mirë, vështirë se Ronaldinjo do të ketë mundësi të gjejë një vend në formacionin e Alegrit. Prandaj, pritet që ai t’u kërkojë drejtuesve kuqezi largimin nga “San Siro”.
“Nga ana e Gremios dhe e Ronaldinjos gjithçka është pothuajse gati”, shpjegoi Odone për televizionin brazilian “RBS TV”. “Tani mbetet vetëm që agjenti të merret me zgjidhjen e kontratës që lojtari ka me klubin italian. E rëndësishme është që vetë Ronaldinjo dëshiron të vijë te Gremio, në shtëpinë e vet, aty ku mësoi futbollin”.
“Topi i artë 2006” iu bashkua klubit nga Milano në verën e vitit 2008 nga Barcelona për shumën e 18,5 milionë eurove. Së fundi ai u thirr në kombëtaren braziliane nga trajneri Mano Menezes, pasi u la jashtë nga paraardhësi Karlos Dunga në Botërorin e Afrikës së Jugut.
Leonardo trajner i ri i Interit ?
Leonardo do të rikthehet në San Siro në janar, por si trajner i Interit, njoftojnë mediumet nga Apeninet.
Gazeta torineze Tuttosport pohon se ish-trajneri i Milanit është takuar me Massimo Morattin dhe do të emërohet si trajner i Interit shumë shpejtë.
Plani i Morattit është që ta vë Leonardon në krye të Interit, pasi ta shkarkojë Benitezin. Përkundër deklaratave se kjo nuk është bërë, mediat tjera italiane njoftojnë se tashmë Benitez është shkarkuar.
Andrea Ranocchia eshte i Interit! Genoas i shkojne 17 Milion Euro dhe asnje lojtar ne marveshje!
Andrea Ranocchia eshte nje mbrojtes qendre , Ai esht titullar ne mbrojtjen e Italise se Prandellit dhe shquhet si nje nga talentet me te medhej ne Itali... Kto jan te dhenat e tij :
Datelindja 16 Shkurt 1988 (22 vjec) , I gjate 1.98 m !! Urime Andrea!!!
Datelindja 16 Shkurt 1988 (22 vjec) , I gjate 1.98 m !! Urime Andrea!!!
Talenti kosovar, Ylli Sallahi, 16 vjeçar, nënshkruan kontratë me Bayern Munih
Bayerni i Munihut planifikon për të ardhmen, dhe ate pikërisht duke nënshkruar kontratë me futbollistin 16 vjeçar, talentin kosovar, Ylli Sallahi, anëtar i skuadrës SV Kapfenberg, nga Austria. Shqiptari me prejardhje nga Kosova, Yll Sallahi tash për tash do të huazohet, por me mundësinë që në vitin 2012 Bayerni ta ketë në pronësi krejt kartonin e këtij super talenti.
Shqiptari nga Kosova, Ylli Sallahi është transferi më i ri i kampionit të shumëfisht gjerman, skuadrës Bayrn Munih.
Yll Sallahi është futbolist mesfushor ofanziv. Ai ka qenë i vëzhguar nga shumë skuadra të njohura evropiane. Në momentin kur Yll Sallahi kaloj me sukses të gjitha provat testuese te Bayerni, ky klub bëri çmos që ta lidhë me një parakontratë.
Sallahi i cili që nga mosha e tij 4 vjeçare luan për skuadren SV Kapfanberg, së pari do të angazhohet në skuadren U-19 te Bayernit nga Munihu. Kështu kanë njoftuar medie të ndryshme gjermane.
Kush është Ylli Sallahi ?
Ylli Sallahi ka lindur me 06.04.1994. Është i gjatë 1.76 cm. Është me shtetësi kosovare, por ka edhe shtetësinë e Austrisë. Prej moshes 4 vjeçare luan për skuadren SV Kapfenberg II, anëtare e bundesliges 1 të Austrisë. Ndërsa pozicioni që Sallahi luan është mesfushor ofanziv, qoftë i majt apo i djathtë. Në shpinë mban numrin 13. Me vetëm 16 vjet Ylli ka debutuar në skuadrën e parë me 14.08.2010.
Nëse Sallahi arrinë që të depërtoj deri te ekipi i parë i Bayernit të Munihut, atëherë kjo do të ishte edhe plotësim i dëshirës së tij që të luaj bashkë me idolin e tij, francezin Frank Ribery.
David Silva: Kampionati anglez më argëtues se ai spanjoll
Mesfushori spanjoll i Mançester Sitit, David Silva, mendon se Premierliga është “më argëtues dhe i kënaqshëm” në krahasim me Primera Divizionin.
Silva, i cili la Valencian për Sitin gjatë verës që shkoi, pohoi në faqen zyrtare të klubit në internet se “Barcelona dhe Reali i Madridit po ecin përpara duke krijuar distancë të madhe nga ndjekësit. Në Angli ka më tepër rivalitet. Këtu ka disa skuadra që luftojnë për kreun dhe kjo e bën më argëtues e të kënaqshëm këtë kampionat”.
Mesfushori i përfaqësueses spanjolle foli edhe për eksperiencën personale në “Eastlands” pas transferimit nga Valencia: “Jam integruar në skuadër dhe për këtë dua të falënderoj shokët. Ata ma bënë më të lehtë këtë proces. Ndeshjet në Angli janë më kompetitive, pasi ka shumë skuadra që mund të ta bëjnë jetën të vështirë. Është vërtet sfiduese, por ne po ecim mirë për momentin. Duhet të vijojmë kështu, për të qenë gati në pjesën e fundit”.
Ja më të mirët e 2010-ës sipas “L’Equipe”
E përditshmja e mirënjohur sportive franceze “L’Equipe” publikoi sot rezultatet e votimit online për futbollistët më të mirë të 2010-ës.
Në listën e më të mirëve të vitit bie në sy dominimi i Spanjës, me pesë futbollistë, katër prej të cilëve luajnë me Barcelonën.
Ja lista e plotë: Iker Kasiljas (Real Madrid); Maikon (Inter); Lusio (Inter); Xherard Pike (Barcelona); Serxho Buskets (Barcelona); Bastjan Shvajnshtajger (Bajern Mynih); Andres Injesta (Barcelona); Ksavi Hernandez (Barcelona); Fabio Koentrao (Benfika); Uezli Shnejder (Inter); Lionel Mesi (Barcelona).
Kaka tek Inter, arsyet pro e kundër
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është i vendosur t’i bëjë një dhuratë të madhe trajnerit të tij të ri, Leonardo-s dhe tifozerisë, gjatë merkatos së janarit.
Siç raporton shtypi italian prej disa ditësh, Kaka është vendosur në qendër të objektivit të kampionëve të Europës në fuqi. Përveçse do t’i rikthente entuziasmin skuadrës dhe tifozerisë, blerja e 27-vjeçarit do t’i lejonte interistët që t’i jepnin një goditje të madhe morale rivalëve të Milanit.Operacioni mund të lehtësohet nga dy arsye madhore. E para, miqësia që ekziston midis Moratti-t dhe Mourinho-s, ndërsa e dyta, dëshira e presidentit Florentino Perez dhe trajnerit portugez për të sjellë në skuadrën e tyre mbrojtësin Maicon.Për më tepër, njeriu që i solli Milan-it Kaka-në ishte pikërisht Leonardo. Raportet e shkëlqyera mes dyshes, sidomos në një moment kur Ricardo nuk aktivizohet pothuajse fare në “Santiago Bernabeu”, mund të rezultojnë përcaktuese. Me Cristiano Ronaldo, Di Maria dhe Ozil, tek madrilenët duket se nuk ka hapësirë për brazilianin që të shprehë talentin e tij të jashtëzakonshëm. Megjithatë, arsyet që ndërlikojnë këtë operacion gjithashtu nuk mungojnë.Reali i Madridit shpenzoi plot 65 milion euro për ta blerë një sezon më parë prej Milanit dhe lënia e lirë e tij do të ishte një lloj pranimi i një gabimi kolosal në merkato.Një arsye madhore kundër kalimit të Kaka-së tek Inter-i është edhe refuzimi i mundshëm i vetë brazilianit. Ai është një milanist i vërtetë brenda dhe u detyrua të largohej me kërkesë të klubit, pasi nuk dëshironte ta bënte këtë. Mbetet për t’u parë nëse Kaka do të mund të luante me një fanellë të urryer për milanistët, siç është ajo e Interit.
Kaka, Montolivo dhe Fabiano te Interi?
Trajneri i ri i Interit, Leonardo, duket t’i ketë përvjelur mëngët në hartimin e strategjisë anti-Rossonere, pasi që është duke planifikuar transferimin e një sërë lojtarësh gjatë afatit kalimtar dimëror.
Emrat që lakohen me transferim te gjiganti italian Inter janë legjenda Rossonere, Ricardo Kaka, mesfushori i Fiorentinës, Ricardo Montolivo dhe sulmuesi i Sevillas, Luis Fabiano.
Në ndërkohë La Gazzetta dello Sport shkruan se qendërmbrojtësi i Genoas, Andrea Ranocchia mund të konsiderohet tashmë lojtar i Interit, ndërsa Leonardo sipas sportives pranë klubit Nerazzur, është duke insistuar për ta transferuar edhe sulmuesin e Udineses, Alexis Sanchez.
Faqja 6 e 6 • 1, 2, 3, 4, 5, 6
Faqja 6 e 6
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Wed Jan 30, 2013 11:23 pm nga koti003@hotmail.com
» Nje pershendetje per Antaret e Rinj
Wed Jan 30, 2013 11:21 pm nga koti003@hotmail.com
» Si Mendon Munte Duash Dy Njerez Ne Nje Kohe ?
Mon Jul 16, 2012 10:23 pm nga ariani
» A mund ti ket te gjitha nje Femer?
Mon Jul 16, 2012 10:22 pm nga ariani
» Pergjigjuni duke ber dhe nje pyetje ne vazhdim
Mon Jul 16, 2012 10:19 pm nga ariani
» fraza poezi anglisht
Fri Jul 13, 2012 11:25 pm nga ariani
» Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :)
Tue Jun 19, 2012 5:33 am nga ariani
» pershendetje kur hyni dhe dilni nga forumi
Mon Jun 18, 2012 9:10 am nga ariani
» A E NJIHNI E KENI NDJER DASHURIN E VERTET???NESE PO...SI E KUPTONIE DINI QE ESHTE AJO DASHURIA E VERTET???
Thu Mar 03, 2011 3:56 pm nga r_3