www.shpirti.albanianforum.net


Join the forum, it's quick and easy

www.shpirti.albanianforum.net
www.shpirti.albanianforum.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» A mund te beni seks me nje te panjohur?
te rejat nga sporti ! - Faqe 2 EmptyWed Jan 30, 2013 11:23 pm nga koti003@hotmail.com

» Nje pershendetje per Antaret e Rinj
te rejat nga sporti ! - Faqe 2 EmptyWed Jan 30, 2013 11:21 pm nga koti003@hotmail.com

» Si Mendon Munte Duash Dy Njerez Ne Nje Kohe ?
te rejat nga sporti ! - Faqe 2 EmptyMon Jul 16, 2012 10:23 pm nga ariani

» A mund ti ket te gjitha nje Femer?
te rejat nga sporti ! - Faqe 2 EmptyMon Jul 16, 2012 10:22 pm nga ariani

» Pergjigjuni duke ber dhe nje pyetje ne vazhdim
te rejat nga sporti ! - Faqe 2 EmptyMon Jul 16, 2012 10:19 pm nga ariani

» fraza poezi anglisht
te rejat nga sporti ! - Faqe 2 EmptyFri Jul 13, 2012 11:25 pm nga ariani

» Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :)
te rejat nga sporti ! - Faqe 2 EmptyTue Jun 19, 2012 5:33 am nga ariani

» pershendetje kur hyni dhe dilni nga forumi
te rejat nga sporti ! - Faqe 2 EmptyMon Jun 18, 2012 9:10 am nga ariani

» A E NJIHNI E KENI NDJER DASHURIN E VERTET???NESE PO...SI E KUPTONIE DINI QE ESHTE AJO DASHURIA E VERTET???
te rejat nga sporti ! - Faqe 2 EmptyThu Mar 03, 2011 3:56 pm nga r_3

Shtypi i Shkruar
Menu Shpirti.net
March 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar


te rejat nga sporti !

2 posters

Faqja 2 e 6 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 Empty Kategoria Superiore/ Kampionati rifillon te shtunen, aty ku u nderpre

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 11:22 am

Pas nderprerjes nje javore per shkak te permbytjeve ne te gjithe Shqiperine, te shtunen do te rifilloje kampionati. FSHF-ja ka vendosur qe te luhet java e XIV, e cila nuk u luajt javen e kaluar.

Kalendari per javen e XIV

Nr Ndeshjet Data Ora Vendi
1 Laci-Vllaznia 11.12.2010 13.00 Lac
2 Bylis-Tirana 11.12.2010 13.00 Ballsh
3 Kastrioti-Elbasani 11.12.2010 13.00 Kruje
4 Flamurtari-Besa 13.12.2010 13.00 Vlore
5 Skenderbeu-Shkumbini 12.12.2010 13.00 Korce
6 Dinamo-Teuta 12.12.2010 13.00 Tirane


te rejat nga sporti ! - Faqe 2 156664_10150099204860960_48935080959_7275333_6501664_n
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 Empty Sondazhi me tifozët tek Sproti Shqiptar: Shkëlqim Muça, trajneri i vitit 2010! Gugash Magani i dyti!!!

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 11:25 am

Tema e sondazhit:
Votoni trajnerin shqiptar më të mirë të superligës për vitin kalendarik 2010
1.Shkëlqim Muça (35%, 434 vota)
2.Gugash Magani (19%, 236 vota)
3.Edi Martini (10%, 127 vota)
4.Mirel Josa (10%, 121 vota)
5.Nevil Dede (6%, 77 vota)
6.Shpëtim Duro (5%, 62 vota)
7.Stavri Nica (4%, 55 vota)
8.Sulejman Starova (4%, 54 vota)
8.Agim Canaj (4%, 46 vota)
9.Ramadan Ndreu (2%, 22 vota)
10.Krenar Alimehmeti (1%, 18 vota)
Votues në total: (1252 vetë)

Gazeta "Sporti Shqiptar" e ka tejkaluar tashmë një vit kalendarik, që kur implementoi versionin e saj online, me lajme të minutës së fundit, me rubrika të shumta dhe të larmishme për lexuesit e vet, por edhe me sondazhet javore, referuar problematikave dhe temave aktuale. Rezultatet e të cilëve i kemi publikuar edhe këtu, në gazetën print, herë pas here. Me një fluks vizitorësh prej rreth 20 mijë personash në ditë, "Sporti Shqiptar" online (ëëë.sportishqiptar.com.al) është kthyer tashmë një një prej faqeve më të klikuara në internet, duke shuar kështu edhe "oreksin" e asaj pjese të lexuesve shqiptarë, që jetojnë në vende të ndryshme të globit, atje ku nuk kanë mundësi të marrin në dorë median e përditshme sportive, në versionin print. Përveç lajmeve informuese, lexuesit tanë kanë mundësi të komentojnë e të debatojnë me njëri-tjetrin për çdo shkrim, të marrin pjesë aktive në debatet e hapura për çështje të ndryshme, por edhe të votojnë në sondazhet e përjavshme. Muajin dhjetor, versioni i gazetës sonë online do t'ia kushtojë sondimit të opinionit futbolldashës shqiptar në lidhje me "Trajnerin e vitit 2010", "Lojtarin e ri të vitit 2010", "Gjyqtarin e vitit 2010" dhe "Lojtarin e kombëtares për vitin 2010". Secila prej këtyre temave sondazhi do të qëndrojë e hapur në "Sporti Shqiptar" online nga një javë dhe rezultatet e tyre do të publikohen në mënyrë të rregullt edhe në gazetën tonë print, që del në treg çdo ditë.Tema e parë e sondazhit, që startoi në dy ditët e fundit të muajit nëntor dhe u mbyll të dielën e 5 dhjetorit ishte: "Votoni trajnerin shqiptar më të mirë të superligës për vitin kalendarik 2010", ndërkohë që tashmë për lexuesit tanë qëndron e hapur tema tjetër javore për votim: "Votoni lojtarin e ri të superligës, për vitin 2010, që premton edhe për kombëtaren".Plot 1252 vetë kanë votuar në sondazhin e parë të muajit dhjetor, duke shpallur si "Trajnerin shqiptar më të mirë të superligës për vitin 2010" Shkëlqim Muçën, i cili, gjatë këtij limiti kohor ka drejtuar në dy skuadra. Trajneri kryeqytetas, fillimisht shpalli Dinamon kampione, në gjysmën e parë të 2010-ës, pastaj u transferua në Korçë, në verën e këtij viti, për të marrë në dorë "frenat" e Skënderbeut, që aktualisht renditet i dyti në superligë, me 25 pikë, 3 pikë më pak se Flamurtari i vendit të parë. Nga totali i atyre që kanë marrë pjesë në këtë sondazh, Shkëlqim Muçën e kanë votuar si "trajnerin më të mirë për 2010-ën" 434 persona, ose e thënë ndryshe, 35 përqind. Duke zënë vendin e parë në rang-listën e trajnerëve të tjerë, që vijnë pas tij në preferencat e tifozëve shqiptarë. Diferenca e Muçës me ndjekësin më të afërt në këtë sondazh është e madhe, ndërkohë që Gugash Magani, që renditet i dyti, me 236 vota, ose 19 përqind e totalit të pjesëmarrësve në sondazhin në fjalë, aktualisht drejton Flamurtarin. Skuadra vlonjate gjendet para Skënderbeut të Muçës në renditjen aktuale të superligës, në kuotën e 28 pikëve, pas 13 javësh kampionat. Në harkun kohor të vitit 2010, Gugash Magani ka drejtuar dy skuadra të superligës, respektivisht Shkumbinin e Peqinit, në javët e para të kampionatit të shkuar, ku dha dorëheqjen pas humbjes me Besën, për të marrë më pas drejtimin e kuqezinjve të Vlorës, "prijës" i të cilëve vijon të jetë prej asaj kohe. Vendin e tretë, në bazë të 127 votave të grumbulluara në sondazh, ose 10 përqind e totalit prej 1252 pjesëmarrësish, e ka zënë shkodrani Edi Martini. Një trajner i ri në futbollin shqiptar, por që brenda pak vitesh ka provuar të drejtojë tri skuadra. Fillimisht Laçin, që e nxori në superligë para dy sezonesh, pastaj Vllazninë, një periudhë kohore në fundin e kampionatit të shkuar dhe tashmë Teutën e Durrësit, me rezultate surprizuese pozitive. Performanca e Martinit, trajner i dy skuadrave për vitin 2010, i Vllaznisë dhe i Teutës, duket se ka fituar admirimin e një pjesë të konsiderueshme të opinionit futbolldashës shqiptar. Më poshtë, në vendin e katërt, me 121 vota, ose 10 përqind e pjesëmarrësve në sondazh, pozicionohet Mirel Josa, trajneri aktual i Vllaznisë, por që brenda vitit 2010 ka drejtuar edhe Teutën, Skënderbeun dhe Shkumbinin. Në kuadrin e kampionatit në vazhdim, Josa u shkarkua nga Shkumbini pas javës së dytë, për t'u vendosur në krye të kuqebluve, pas shkarkimit të malazezit Radonjiç.Me 77 vota të marra, ose 6 përqind e totalit, vendin e pestë në rang-listën e këtij sondazhi e ka marrë Nevil Dede. Një nga trajnerët më të rinj në kampionatin shqiptar, që për vitin në mbarim ka provuar të jetë zëvendës i Shkëlqim Muçës te Skënderbeu, për të pasuar më tej Sulejman Starovën e shkarkuar te Tirana. Ku drejton edhe aktualisht. Shpëtim Duro, trajneri që korri mjaft suksese me Besën në edicionin e shkuar, duke fituar Kupën e Shqipërisë, Superkupën e Shqipërisë, por u shpall edhe nënkampion i vendit, është pozicionuar në vendin e gjashtë në këtë sondazh, me 62 vota të marra, ose 6 përqind e të gjithë votuesve. Mesa duket ecuria e dobët e Duros në krye të verdhezinjve në këtë kampionat, prej të cilëve u detyrua të japë dorëheqjen, ka ndikuar në këtë vlerësim jo fort pozitiv të lexuesve tanë, tifozë futbolli njëkohësisht. Kujtojmë se trajneri në fjalë, për vitin 2010 ka qenë i lidhur tërësisht me Besën, ndërsa prej pak muajsh gjendet pa skuadër. Stavri Nica, trajneri besnik i Laçit për vitin 2010, pozicionohet në vendin e shtatë të sondazhit tonë, me 55 vota të marra, ose 4 përqind e totalit të tyre, falë asaj arritjeje historike për skuadrën kurbinase, që falë performancës së edicionit të shkuar mori pjesë për herë të parë në Kupat e Europës. Nica ka parakaluar në këtë sondim të opinionit futbolldashës një emër të njohur të trajningut shqiptar, Sulejman Starovën, që është renditur i teti, me 54 vota, ose 4 përqind e të gjithë votuesve. Starova, për vitin 2010, ka drejtuar vetëm skuadrën bardheblu, duke e kaluar pjesën më të madhe të kohës i paangazhuar. Diku afër "Bobit", në vendin e 8-të, me 46 vota të grumbulluara, ose 4 përqind e totalit të tyre, është renditur Agim Canaj, trajneri i porsa dorëhequr i Shkumbinit. Për vitin kalendarik në mbyllje, Canaj ka drejtuar jo vetëm peqinasit, por edhe Gramozin. Me më pak vota në këtë sondazh kanë dalë dy trajnerët; Ramadan Ndreu i Kastriotit dhe Krenar Alimehmeti i Elbasanit. I pari, trajneri krutan, ka marrë 22 vota, ose 2 përqind e totalit prej 1252 pjesëmarrësish në sondazh, ndërsa Alimehmeti ka grumbulluar më pak se askush, 18 vota, ose 1 përqind e numrit të përgjithshëm të tyre.

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 154622_10150098998005960_48935080959_7272484_1683927_n
te rejat nga sporti ! - Faqe 2 150233_501843600959_48935080959_7115394_270974_n
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 Empty Veliu në sparkatë të plotë: Pa fituar titullin, nuk largohem nga Flamurtari!

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 11:27 am

Edhe pse duhet gati një muaj që të hapet merkato e janarit, në adresë të mbrojtësit elegant të Flamurtarit, 22-vjeçarit Franc Veliu kanë mbrritur oferta nga skuadra të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Dy futbollistët e ekipit kombëtar, Ervin Skela dhe Lorik Cana janë duke ndërmjetësuar tek manaxherët e tyre, për të bërë të mundur kalimin e tij në kampionatet e huaja. Nga ana tjetër mbetet interesi nga menaxherët Adrian Aliaj dhe Sokol Murati, që operojnë për kampionatin francez dhe atë belg. Gjithsesi, djaloshi vlonjat ruan qetësinë në respekt të angazhimit te kuqezinjtë, ndaj dhe thotë qartë e prerë: “Pa fituar titull, nuk largohem nga Flamurtari”.

- Franc, flitet se këto ditë jeni i “rrethuar” nga shumë oferta?

- Është normale që, kur afron koha e merkatos të ndodhi kështu. Pak ditë janë dhe vjen janari, ndaj janë shtuar shumë dëshirat dhe hipotezat për lëvizje. Kohët e fundit kam marrë disa sinjale, që ndoshta në ardhmen mund të kthehen në oferta konkrete. Por, deri tani gjithçka deri tani është në kuadrin e diskutimeve.

- Flitet më shumë për oferta brenda vendit?

- Nuk mungojnë dhe oferta të tilla, të cilave edhe në të kaluarën dhe tani i përgjigjem shkurt: Do ta kërkoj suksesin e punës sime vetëm tek Flamurtari! Këtu ndihem shumë mirë dhe synoj të realizoj disa projekte për të ardhmen time.

- Projekte?

- Së pari, pas Kupës të Shqipërisë, fituar në vitin 2009 me Flamurtarin, dëshiroj fort që këtë sezon të shpallem kampion tek skuadra e qytetit tim. Më duket se kjo dëshirë deri tani është në rrugë të mbarë. Po nga ky Flamurtar, duke bërë paraqitje sa më të pëlqyeshme, dua të meritoj një vend në ekipin kombëtar. Dhe, pse ta fsheh, pasi të arrij të plotësoj këto objektiva, do të shikoj mundësinë e kalimit në një kampionat të huaj.

- Të flasim më konkretisht. Për çfarë ofertash flitet?

- Janë disa drejtime për klube turke, gjermane, belge dhe franceze. Me sa di është duke u punuar nga manxherët dhe besoj se nuk do të jetë largët që të ketë një ofertë konkrete. Rëndësi ka këtu fakti që të bëhet zgjidhja më mirë për të ardhmen time.

- Është e vërtetë se Lorik Cana dhe Ervin Skela po bëjnë rolin e ndërmjetësit?

- Me Lorikun jam njohur në Vlorë tre vjet më parë dhe kam patur kontakte të vazhdueshme në grumbullimet me ekipin kombëtar. Kemi një miqësi sportive të mirë dhe kohët e fundit kemi folur edhe për këtë qëllim. Kurse për Ervinin, dihet që është një vlonjat i mirë, që kërkon t’i ndihmojë dhe shikojë bashkqytetarët e tij gjithmonë e më mirë.

- Vlonjat është dhe Adrian Aliaj, por zërat përmendin edhe menaxherin tjetër Sokol Murati …

- Unë jam futbollist profesionist dhe mirëpres çdo interesim të atyre që punojnë nmë këtë fushë. Dëshira e tyre ekziston dhe siç më kanë pohuar, kanë në planet e tyre dhe lëvizjen time në një nga kampionet e vendeve perëndimore.

- Nuk është se do të keni poengesë nga presidenti Gjika?

- E vërteta është se presidenti Gjika, jo vetëm për mua, por për këdo, nuk bëhet pengesë për lëvizje të tilla. Ai kërkon vetëm që gjërat të jenë serioze, pra të ketë një ofertë zyrtare, konkrete dhe që menaxherët të mos luajnë me fatet e lojtarit. Unë e kam provuar këtë gjë dy vite më parë, kur kam kryer një provë tek ekipi skocez i Sëlltikut.

- Po ndodhi që në janar të keni një ofertë konkrete, do ta lini Flamurtarin?

- Një pyetje shumë e vështirë për mua. Jo për t’u shmangur, por këtë, më së pari, duhet ta vendosë presidenti. Por me sa jam në dijeni në merkaton e janarit ka pak lëvizje, ndaj nuk duhet të tregohem i nxituar në zgjidhjen që duhet të bëj. Fjalët që thashë në fillim të intervistës se, nuk largohem nga Flamurtari pa fituar titullin kampion, janë më të pranueshmet për momentin.

- Mendoni se aktivizimi në një kampionat të huaj vijon të mbetet një trampolinë për ekipin kombëtar?

- Këtë mendim e kam shprehur tre vjet më parë dhe vijoj t’I qëndroj. Natyrisht që varet edhe nga preferencat që kanë trajnerët. Trajneri Kuzhe është pak më ndryshe nga të tjerët, sepse iu ka dhënë shansin për luajtur mjaft futbollistëve nga kampionati shqiptar.

- Ju besoni se Kuzhe do t’ju grumbullojë për ndeshjen me Bjellorusinë?

- Përpara se të shkojmë tek ajo ndeshje e marsit të vitit e ardhshëm, janë përpara zbori i muajit janar dhe ndonjë ndeshje miqësore në shkurt. Më parë kam provuar disa grumbullime me trajnerin Kuzhe dhe shpresoj që kjo të ndodhë që rastin më të parë. Këtë radhë shpresoj shumë se do ta fitoj besimin e tij.

- Të kthehemi tek Flamurtari që është në krye. Keni humbur në ndeshjen e fundit me Tiranën…

- Humbja në ndeshje të tilla është dhe e pranueshme. Ajo ishte një ndeshje bukur, me shumë rivalitet, deri në minutën e fundit të saj. Natyrsiht që nuk ështëb gjë e bukur, por na ngushëllon fakti që jemi ende në krye. Tani duhet kujdes për të qëndruar me këmbë në tokë përballë çdo kundërshtari.

- Si e shikon “filxhanin” e Flamurtarit në këtë sezon?

- Unë shoh fushën! Flamurtari është i vendosur për të luftuar në të dy frontet, Kupë e kampionat. Çdo futbollist i skuadrës sonë e ka të shkuar në ballë: Duam trofe për skuadrën dhe qytetin tone! Nuk do të jetë e lehtë, por dhe parealizueshme nuk është.

Ne bëjmë llogaritë tona dhe në fund do të rezultojë një Flamurtar me trofe në dorë

- Cilin shikoni si rival më të fortë?

- Për mendimin tim, nuk është një, por katër të tillë. Skënderbeu, Dinamo, Tirana dhe Vllaznia. Të katër janë të fortë dhe kanë përvojë. Më duket një pesë2she që i është future një gare shpejtësie. Uroj që ta presim ne shiritin… Flamurtari ka avantazhin e diferencës në pikë dhe do të kërkojë ta mbyllë këtë garë me sukses.

- Skënderbeu pritet të hyjë fort në merkaton e janarit.

- Eshtë shpejt për të thënë për diçka konkrete nga merkato.Megjithatë çdokush mendon për skuadrën e tij. Dhe me sa di, edhe ne do të bëhen përforcime.

- Kush është sulmuesi që ju ka hapur më shumë punë ?

- Në skuadrat e kampionatit tonë janë disa sulmues shumë të mirë si, Sinani, Plaku, Bakaj, Brkiç, Cikalleshi, Nora, Fjodor Xhafa e të tjerë. Të gjithë duan kujdes gjatë ndeshjes. Në përgjithësi nuk mbivlerësoj e nënvlertësoj askënd, përqendrohem të kryej mirë detyrën time si mbrojtës.

- Në 13 javë, jeni ndër të paktit që keni minuta të plota. Rekord?

- Deri tani nuk kam bërë asnjë gjysmën e asaj të kampionatit të kaluar, kur pas 28 javëve kampionat kam patur ndalesën e parë për plotësim të numrit tre të kartonave të verdhë. Këtë kampionat jam mirë, kam vetëm një karton dhe shpresoj që vetëm kur të jetë kampionati në javën e tij të tridhjetë, mund të bëj ndoshta një ndalesë për “shlodhje”. Të përkohshme, sigurisht.
te rejat nga sporti ! - Faqe 2 76517_501843440959_48935080959_7115388_4066492_n
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 Empty Flamurtari-Besa, e treta herë që shtyhet

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 11:29 am

Ka një fakt interesant mbi ndeshjet Flamurtari‑Besa të zhvilluar në Vlorë. Dy sezone më parë, ndeshja e parashikuar në Vlorë u shty për shkak të tragjedisë së Gërdecit, ndeshje e cila u vendos për një afat tjetër. Ndërkohë, edhe sezonin paradhës, ky takim u zhvillua sërish pas vendimit të FSHF‑së ku u zhvillua pa praninë e tifozëve. Ky është sezoni i tretë që një ndeshje mes Flamurtarit dhe Besës së Kaajës në Vlorë nuk zhvillohet në datën e përcaktuar më parë, por shtyhet.te rejat nga sporti ! - Faqe 2 148419_501842830959_48935080959_7115370_4656312_n
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 Empty Lena: Kurdo që të luajmë, fitojmë me Besën

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 11:30 am

Ndërsa tashmë është vendosur nga FSHF-ja për ndërprerjen e kampionatit, te Flamurtari ditën e shtunë kanë vijuar gjithsesi sërish seancat stërvitore, edhe pse duket se ka pasur ndryshim në programin që duhej të ndiqnin lojtarët. Ndërprerja e kampionatit ka bërë që tashmë vlonjatët të kenë më shumë ditë kohë për të menduar për ndeshjen e radhës ndaj Besës, edhe pse në Vlorë gjithçka ishte gati për të pritur takimin përballë ekipit kavjas. Ishte një ndeshje ku gjatë gjithë javës te Flamurtari e quanin mjaft të rëndësishme ndeshjen me Besën dhe natyrisht dukej se të gjithë ishin të përgatitur për të marrë një fitore. Megjithatë, tashmë planet kanë ndryshuar dhe ekipi vlonjat duhej të vijojë sërish përgatitjet, kjo edhe në kuadër të ndeshjes për Kupën e Shqipërisë, parashikuar për ditën e mërkurë në Vlorë përballë Bylisit, me qëllimin kryesor kalimin për më tej, kur dihet që në takimin e parë ndeshja është mbyllur në barazim pa gola, ndërsa janë edhe në pritje të ditës së kur do të luhet përballë Besës. Ndërkohë, vetë futbollistët, por edhe stafi teknik janë përqendruar tashmë në përgatitjet e tyre dhe në seancat stërvitore, pavarësisht se edhe moti gjatë paradites së të shtunës nuk ka qenë fort i qëndrueshëm dhe lojtarët gjithsesi kanë vijuar normalisht gjithçka sipas programit. Mesfushori i Flamurtarit, Njazi Lena, megjithatë nuk duket se kërkon të ulë vëmendjen për ndeshjen e radhës, por sipas tij, tashmë duhet të dihet se kur do të luhet përballë Besës. “Ishim përgatitur për të zhvilluar një ndeshje të mirë dhe natyrisht për të marrë një fitore, ku pa dyshim ekipi kërkonte të kthehej te fitorja. Por tashmë ky është vendimi dhe ne duhet ta respektojmë edhe për atë se shumë ekipe e kanë të vështirë të udhëtojnë dhe në shumë fusha është e vështirë të luhet futboll. Megjithatë, ne kemi vijuar seancat stërvitore edhe ditën e shtunë për të mos humbur asgjë rreth programit stërvitor dhe natyrisht të përgatitemi për ndeshjen e radhës. Tashmë na duhet të mësojmë se me kë do të luajmë javën e radhës në kampionat, përballë Besës apo do të vijojë kalendari siç është parashikuar. Por në të njëtën kohë ne duhet të mendojmë edhe për Kupën e Shqipërisë, ku të mërkurën do të presim në Vlorë ekipin e Bylisit, me synimin e vetëm për të kaluar turin. Gjithsesi, fillimisht do të mësojmë edhe programin që do të përcaktohet, edhe pse ne jemi gati për të luajtur përballë çdo kundërshtari. Nuk mendoj se ndryshon gjë përballë kujt ekipi do të luajmë. Për Flamurtarin, tashmë dihen objektivat dhe ato mbeten për të marrë fitore në çdo ndeshje. Dëshirojmë ta mbyllim këtë vit me fitore në të gjitha ndeshjet që do të luajmë dhe natyrisht në vend të parë, pozicion në të cilin ndihesh mjaft mirë dhe nuk mund ta lëshojmë,” ‑ ka përfunduar mesfushori shqiptaro‑maqedonas i Flamurtarit, Njazi Lena.
te rejat nga sporti ! - Faqe 2 155936_10150093487720960_48935080959_7179698_4520694_n
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 Empty Mesi dhe K.Ronaldo i përgjigjen njëri-tjetrit

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 12:39 pm

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 Ronaldo-messi

Barcelona la pas shpine një udhëtim prej katër orësh me makinë drejt Osasunës dhe i mposhti vendasit 3-0, duke “fluturuar” në krye të klasifikimit. Ndeshja filloi me 45 minuta vonesë, sepse ekipi i Guardiolës mbërriti në “Pamplona” vetëm 20 minuta para orës 20:00 kur ishte përcaktuar starti i sfidës. Kjo ishte fitorja e tetë radhazi për Barçën. Lionel Mesi i dha Pedro Rodrigezit mundësinë që të shënonte golin e parë për miqtë, pastaj argjentinasi shënoi edhe dy gola të tjerë, duke konfirmuar momentin e shkëlqyer të formës që po kaloi ai dhe skuadra “blaugrana”. Goli i dytë ishte me të vërtet mbresëlënës, teksa me një triblim të shpejtë ndaj mbrojtjes kundërshtare doli i vetëm përballë portierit Rikardo, të cilin e mposhti me një goditje të saktë. Golin e tretë, Mesi e shënoi me 11-metërsh. Ky ishte goli i 15-të për Mesin në këtë kampionat, një më pak se Kristiano Ronaldo. Portugezi rezultoi edhe një herë vendimtar për Realin e Madridit, teksa shënoi dy golat e fitores ndaj Valencias. “Merengesit” vuajtën shumë në sfidën e mbrëmshme. Valencia ishte në lartësinë e duhur deri pas një ore lojë, kur mbeti me dhjetë futbollistë, pas daljes me karton të kuq të David Albeldës. Në minutën e 72-të, Kristiano Ronaldo tundi rrjetën i shërbyer nga Mesut Ozil. Tri minuta para fundit, portugezi bëri “bis”. Barcelona kryeson me dy pikë avantazh ndaj Realit të Madridit, të cilin e mundi 5-0 në përballjen e gjashtë ditëve më parë. Në ndeshjen tjetër të luajtur dje për kampionatin spanjoll, Atletiko e Madridit dha një tjetër paraqitje zhgënjyese dhe humbi 2-0 ndaj Levantes. Kjo fitore i jep mundësinë Levantes të ardhur nga kategoria e dytë që të ngjitet përkohësisht në vendin e 15-të, katër pikë mbi zonën e ftohtë. Atletiko mbetet e shtata. “Ishte një ndeshje e keqe dhe këto janë momente të vështira, momente krize,” -tha trajneri Kike Sançez Flores, pas humbjes së tretë radhazi që pësoi skuadra e tij. Sot do të luhen ndeshjet e tjera për javën e 14-të të kampionatit spanjoll, ku spikat Vilareal-Valencia. Saragoza shkon në Almeria, Espanjoli pret Gijonin, Santanderi përballet me Malagën, ndërsa Sociedadi do të luajë ndaj Bilbaos. Të hënën mbyllet kjo javë me ndeshjen Deportivo-Herkules.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 Empty Moratti deklaron rruge pa kthim per interin.

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 3:15 pm

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 2Q==
moratti eshte shprehur ne media se eshte e ndaliuar rreptesisht humbje ne champions. nuk e toleroj dhe nuk dua loje te bukur eshte shprehur ai. dua fitore dhe vendin e pare. me pak fjale eshte shprehur qarte presidenti i interit pas disa humbjeve te pafalshme te interit ne keto kohet e fundit.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 Empty S’ka më ndërprerje të kampionatit, topi rrotullohet

Mesazh  r_3 Tue Dec 07, 2010 5:37 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 162870_10150099671020960_48935080959_7281492_7239704_n

Nesër do të luhen 8 ndeshjet e turit të dytë të kupës, ndërsa në fundjavë java e 14-të e superiores



Futbolli shqiptar pritet t’i rikthehet normalitetit pas ndërprerjes së aktiviteteve futbollistike fundjavën e kaluar, për shkak të reshjeve të dendura të shiut në të gjithë vendin. Dje, në Tiranë dhe në pjesën më të madhe të Shqipërisë njerëzit kanë parë sërish diell në sy, çka do të thotë se, përveçse më shumë shpresë për zonat e përmbytura (sidomos në Shkodër), për tifozët e futbollit topi do të rrotullohet sërish. Madje shumë shpejt, këtë të mërkurë, me ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Kupës së 59-të të Shqipërisë.



Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani, është shprehur pas interesimit të medias se situata fundjavën e kaluar ka qenë e pazakontë edhe për faktin se ka pasur me mijëra shtëpi nën ujë. Sipas tij, u vendos për ndërprerjen e kampionatit në të gjitha kategoritë edhe për t’u solidarizuar me familjet në Shkodër dhe në qytete të tjera. “Mund t’ju them se nuk do të ketë më shtyrje të kampionatit, ndonëse parashikohen sërish shira në fundjavë. Morëm vendimin për të mos u luajtur asnjë ndeshje edhe në shenjë solidarizimi për njerëzit që po vuajnë nga vërshimi i ujërave në shumë zona të Shqipërisë.



Nuk ishte normale që në një situatë kaq të rëndë të luhej futboll. Pra, nuk është vetëm koha e keqe që ka ndikuar në moszhvillimin e kampionatit, pasi në shumë qytete fushat kanë qenë në gjendje shumë të mirë dhe mund të luhej pa asnjë problem,” - është shprehur fillimisht Prodani. Sekretari i FSHF-së ka konfirmuar zhvillimin sipas kalendarit të ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë, por edhe rinisjen e kampionatit aty ku u la, në javën e 14-të, këtë fundjavë. “Kampionati do të luhet në fundjavë dhe ju siguroj që nuk do të ketë më shtyrje.



Edhe në rast të rifillimit të reshjeve, çka mund ta bëjnë ta pamundur zhvillimin e ndonjë takimi, kampionati do të luhet. Mund të kemi shtyrje të ndeshjeve të veçanta, kuptohet në rast se kjo do të jetë e dosmosdoshme, por jo të krejt javës,” - ka vijuar më tej Prodani. Sektori i garave, në bashkëpunim me kompaninë Supersport, që ka të drejtën e transmetimit të kampionatit të superiores, kanë bërë shpërndarjen e re të ndeshjeve. Të shtunën do të luhen tri ndeshje të superiores, të dielën dy dhe të hënën vetëm një.



Kupa e Shqipërisë, nesër kualifikohen 8 skuadra

Javës së 14-të të superiores i paraprin Kupa e 59-të e Shqipërisë. Nesër, në orën 13:00, do të luhen ndeshjet e kthimit të turit të dytë. Janë dy grupe, A dhe B, me nga katër ndeshje secili. Në fund të 90-minutëshit të radhës (në ndonjë ndeshje 120 minuta, pasi mund të kemi shtesë) do të përcaktohet 8 skuadrat që do të kualifikohen për në turin e tretë. Ky kompeticion nuk ka prodhuar asnjë të papritur deri tani. Janë në garë të gjitha skuadrat e superiores dhe katër (ndër më të mirat) e kategorisë së parë.



Grupi A: Në këtë grup, ku bëjnë pjesë të dyja kryeqytetaset, Dinamo dhe Tirana, thuajse gjithçka është përcaktuar në ndeshjet e para. Dinamo do të presë Kamzëm, të cilën e ka mundur 3-2 në takimin e parë, ndërsa Tirana Adën e Velipojës (bardheblutë kanë fituar pastër 3-0 në transfertë). Shkumbini duhet të bëjë thjesht detyrën e shtëpisë me Kastriotin, ndërsa më i hapur, ndonëse vlonjatët janë favoritë për kalimin më tej, mbetet takimi Flamurtari-Bylis.



Grupi B: Disi më të ekuilibruara ndeshjet e këtij grupi, ku gjithsesi, skuadrat pritëse janë favorite. Besa dhe Laçi kanë barazuar në takimet e para me Lushnjën dhe Gramozin dhe vetëm nënvlerësimi i mundshëm mund t’i nxjerrë jashtë garës përballë dy skuadrave të kategorisë së parë. E lehtë në pamje të parë edhe detyra e Vllaznisë, që e ka mundur 1-0 Elbasanin në “Ruzhdi Bizhuta”. Elbasanasit nuk e kanë luksin t’i kushtohen me të gjitha forcat kupës, pasi gjendja e tyre në kampionat lë për të dëshiruar.



Gjithçka mbetet e hapur në “Niko Dovana”, ku Teuta vendase pret Skënderbeun pretendent për titull. Takim i parë ka përfunduar në barazim pa gola. Korçarët, pavarësisht pozicionit komod në kampionat, ndiejnë presionin e ndeshjes së 10 ditë më parë, ku u mundëm (2-0) me lojë dhe rezultat nga djelmoshat e Teutës. Ky takim intrigues do të tërheqë më së shumti vëmendjen e opinionit futbolldashës.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 Empty Norion Spaho s’ndoqi këshillat, pret rikuperimin

Mesazh  r_3 Tue Dec 07, 2010 5:38 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 155032_501844135959_48935080959_7115418_1506578_n

Dëmtimi para dy javësh i futbollistit Norion Spaho, i cili këtë sezon ka kaluar nga ekipi i Apolonisë në atë të Flamurtarit, rriti preokupimin e tij dhe të ekipit për të ardhmen e karrierës së tij sportive. Spaho, i operuar nga stafi kirurgjikal i Ortopedia Italiane në Tiranë, më 28 maj, për rikonstruksion të ligamentit kroçat anterior, i mobilizoi të gjitha forcat për të rikuperuar sa më shpejt dhe për t’u kthyer në kampionat me energji të reja, pas fazës fillestare të fizioterapisë së kryer në Tiranë dhe asaj përgatitore, të kryer në Vlorë, nën kujdesin e kroatit Dario Zrniç.



Megjithëse trauma që 22‑vjeçari Spaho pësoi gjatë një ndeshjeje nuk shkaktoi dëmtim të ligamentit kroçat të rikostruktuar vetëm 5 muaj më parë, bëri që futbollisti të ndalet përsëri dhe të rifillojë fizioterapinë dhe rikuperimin me objektiv kampionatin. Mendjelehtësia e Spahos, i cili pas operacionit u paraqit vetëm një herë për kontroll te specialistët italianë dhe moskujdesja e tij për një fizioterapi të rregullt në muajin e parë menjëherë pas operacionit, e vuri përpara një “pikëpyetjeje të madhe” karrierën e tij. Sidoqoftë, tani Norion Spaho ka marrë përsëri programet e rikuperimit dhe mbi të gjitha konfirmimin që brenda një periudhe 2‑3 mujore do të mund të kthehet përfundimisht në fushën e futbollit.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 Empty Zeqiri “ngre flamurin” në Vlorë: Flamurtari, kampion dimri dhe vere!

Mesazh  r_3 Tue Dec 07, 2010 5:41 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 157064_10150099671820960_48935080959_7281507_3222336_n

Mesfushori vlonjat Hair Zeqiri beson se ekipi nuk ka për ta lëshuar më vendin e parë deri në fund



Flamurtari, pas një dite pushim, ka startuar sërish përgatitjet, ndërsa duket se gjithçka po kryhet edhe në funksion të ndeshjes që pritet të zhvillohet ditën e mërkurë për Kupën e Shqipërisë, ku vlonjatët presin në shtëpi ekipin e Bylisit, teksa në ndeshjen e parë kanë barazuar në shifrat 0‑0. Po jo vetëm Kupa, por edhe kampionati mbetet në vëmendjen kryesore të futbollistëve dhe stafit teknik të Flamurtarit, të cilët kërkojnë ta mbyllin vitin 2010 në vend të parë të renditjes së superligës.



Janë dy rikthimet për Flamurtarin, ku tashmë si Zeqiri, ashtu edhe Progni, janë të gatshëm për trajnerin Magani, megjithatë, nuk dihet nëse do të aktivizohen në upë apo do të ruhen për ndeshjen e kampionatit në fundjavë. Pikërisht, duke folur rreth këtij fakti, është mesfushori vlonjat Hair Zeqiri që pranon se për Flamurtarin tashmë rëndësi kanë vetëm fitoret. Ndërkohë, rikthimi i tij në fushën e blertë korrespondon edhe me atë se Zeqiri është përzgjedhur edhe mes 75 lojtarëve të rinj më premtues në Europë.



“Jam i kënaqur që ndodhem mes 75 lojtarëve të rinj më premtues në kampionatet europiane, por përkundër këtij fakti, mendoj veç për të luajtur dhe për të dhënë kontributin tim për Flamurtarin. Eshtë një periudhë e gjatë mungese dhe për çdo futbollist nuk është aspak e këndshme të qëndrojë jashtë fushës, pasi kur luajnë shokët e tu, ke pa dyshim dëshirë për të qenë krah tyre në fushën e lojës. Megjithatë, tashmë jam rikthyer dhe jam gati për të dhënë kontributim tim për fanellën kuqezi.



Aktualisht jemi në vend të parë të renditjes dhe pa dyshim dëshirojmë që këtë vend ta kemi deri në fund, por fillimisht të mbyllim 2010‑ën me sukses, si kampionë të dimrit dhe më pas të shohim, pasi dihet që objektivi është pa dyshim titulli kampion për Flamurtarin, një trofe që mungon prej shumë vitesh, prej vitit 1991. Në ekip jemi disa futbollistë që kemi fituar edhe Kupën e Shqipërisë me këtë fanellë dhe së bashku me të gjithë futbollistët e tjerë duam të sjellim në Vlorë titullin. Por na duhet që në çdo ndeshje të luajmë si një finale dhe natyrisht jemi duke menduar për to.



Kampionati u ndërpre për një javë dhe besojmë se do të nisë këtë javë, ku në bazë të programit, fillimisht do të luajmë për Kupën e Shqipërisë ndaj Bylisit këtë të mërkurë. Dëshirojmë që fillimisht të kalojmë në çerekfinale të kupës dhe më pas të mendojmë për kampionatit. Besoj se do të luajmë në kampionat ndaj Besës ashtu siç është parashikuar në program të superligës dhe pa dyshim presim një ndeshje shumë luftarake deri në fund. Mendoj se kemi zhvilluar përgatjet e duhura deri më tani gjatë kësaj periudhe dhe presim të luajmë në fushë për të vijuar sërish me rezultatet pozitive.



Besoj se ajo ndaj Besës do të jetë një takim i vështirë, pasi është një ekip mjaft simpatik, pavarësisht renditjes që ka në superligë, që, për mendimim tim, nuk e meriton. Na duhet të bëjmë ndeshjen tonë edhe për fitore, por më parë të mësojmë se kur do të luajmë, pasi dëshirojmë të jemi në fushën e lojës, kjo që futbolli të kthehet edhe në një kënaqësi sadopak të vogël edhe për ata banorë që vuajnë nga përmbytjet në Veri të vendit,” ‑ përfundon mesfushori i Flamurtarit, Hair Zeqiri.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 Empty Java e 14 e Kampionatit te Kategoris superiore .. ja si renditen skuadrat

Mesazh  r_3 Tue Dec 07, 2010 5:43 am

1.....FLAMURTARI....28
2.....Skenderbeu....25
3.....Dinamo....24
4.....Tirana....21
5.....Vllaznia....21
6.....Teuta....18
7.....Laci....17
8.....Shkumbini....17
9.....Kastrioti....14
10.....Bylis....11
11.....Elbasani....9
12.....Besa....9
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 Empty Werder Bremen do te prese sot (20:45) ne shtepi Kampionet e Europes, Internazionalen e Milanos.

Mesazh  r_3 Tue Dec 07, 2010 5:49 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 151075_485784341590_91884646590_5658467_7823056_n

Per Werderin nuk ka me asnje shans per te kaluar grupin (ndodhet ne vend te katert, me 2 pike) ndersa Interi do te kerkoje fitoren per te mbyllur fazen e grupeve me vendin e pare.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 Empty Shpallen portieret me te shtrenjte te momentit. Neuer, Adler dhe Wiese ne TOP 20.

Mesazh  r_3 Tue Dec 07, 2010 5:51 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 57991_485772936590_91884646590_5658333_3808513_n
- Vendi i 6, Manuel Neuer (Schalke) – Vlera: 20 Milion Euro

- Vendi i 10, René Adler (Leverkusen) – Vlera: 16 Milion Euro

- Vendi i 16, Tim Wiese (Werder Bremen) – Vlera: 10 Milion Euro
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 Empty Zyrtare, Barcelona pushton “Topin e Artë”

Mesazh  r_3 Tue Dec 07, 2010 6:38 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 Maskerano1

Zyrtarizohet podiumi i trofeut prestigjioz. Ksavi, Injesta dhe Mesi në garë. Shnejder mbetet jashtë

Lojtarët e Barcelonës, Andres Injesta, Ksavi Hernandez dhe Lionel Mesi ishin tre të nominuarit për “Topin e Artë” të FIFA-s për këtë vit. Mesfushorët Injesta dhe Ksavi e ndihmuan Spanjën të fitonte Kupën e Botës, kurse Mesi i dha Barcelonës një tjetër titull kampion në Spanjë. Mesi e fitoi këtë trofe vitin që shkoi, kur revista “France Football” e zgjodhi si lojtarin më të mirë në Europë. “Topi i Artë” është shkrirë këtë vit për herë të parë me çmimin “Lojtari i vitit” nga FIFA, duke krijuar një trofe të vetëm.

Çmimi inaugural i “Trajnerit të Vitit” diskutohet mes Hoze Mourinjos, që me Interin fitoi Ligën e Kampionëve, Serinë A dhe Kupën e Italisë, trajnerit të Spanjës, Visente del Boske, që fitoi Kupën e Botës dhe Pep Guardiolës së Barcelonës. “Barça është futur në histori duke pasur tre lojtarë të vetët në krye të listës”, shkruan faqja e internetit të Barcelonës. Milani ka pasur tre lojtarë në podiumin e “Topit të Artë”, por nuk i ka pasur nga akademia e vet, siç i ka Barcelona.

Marko van Basten, Rud Gulit dhe Frank Rajkard ishin në vendet 1‑2‑3 në vitin 1988; pasuar nga Van Basten, Franko Barezi dhe Rajkard në vitin 1989. Barezi iu bashkua Milanit kur ishte 17 vjeç, ndërsa treshja holandeze Van Basten, Rajkard dhe Gulit ishin të importuar. Liga spanjolle i zuri tre vendet e para edhe vjet me Mesin, Kristiano Ronaldon dhe Ksavin. Fituesit shpallen më 10 janar. “Barcelona është duke dominuar ligën spanjolle për momentin”, ka thënë sekretari i FIFA-s, Zherom Valke. “Por nuk është vetëm futbolli spanjoll që dominon, por edhe Barcelona. Futbolli spanjoll është mirë që prej vitit 2008.”

Injesta shënoi golin e fitores kundër Holandës në finalen e Kupës së Botës 2010, një ndeshje e tensionuar dhe paksa brutale. Ai mori një pasim nga mesfushori i Arsenalit, Çesk Fabregas, dhe e dërgoi topin në rrjetë kur duheshin edhe disa minuta që ndeshja të shkonte me penallti. Ksavi ishte pa dyshim lojtari më i mirë i Spanjës në botëror, duke kombinuar shumë mirë me Injestën në mesfushën spanjolle, që luante me një prekje topi dhe shumë saktë. Spanja kishte mesfushë të ngjashme edhe para dy vitesh, kur fitoi Europianin, kur në atë formacion luanin disa lojtarë të Barcelonës. Mesi ishte një zhgënjim në Kupën e Botës 2010 dhe nuk arriti të tregonte vlerat e tij si te Barcelona.

Ai nuk shënoi dot asnjë gol në Afrikë të Jugut, ndonëse kishte shënuar 34 në ligën spanjolle para botërorit. Argjentina u mund 4-0 nga Gjermania në çerekfinale. Por Mesi e ka vazhduar formën e tij shumë të mirë këtë sezon me Barcelonën dhe ka shënuar 15 gola deri tani në vetëm 12 ndeshje. Edhe pse nuk shënoi në fitoren e thellë 5-0 kundër Realit, ai ishte arkitekti i saj me pasimet e sakta dhe asistet. Ai dha asistin për golin e David Vilës në pjesën e dytë. Barcelona e Guardiolës konsiderohet sot si standardi për futbollin e shpejtë, sulmues dhe elegant dhe ka shënuar 19 gola në katër ndeshjet e fundit, pa pësuar asnjë.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 Empty Guardiola: Treshja e Barcelonës meriton Topin e Artë

Mesazh  r_3 Tue Dec 07, 2010 7:11 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 39450_175746392443772_127643890587356_554733_2973684_n

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se tre yjet e ekipit të tij i kanë merituar nominimet për FIFA Topin e Artë.Xavi, Andres Iniesta dhe Lionel Messi që të tre janë emëruar në treshen e ngushtë që do të luftojnë për çmimin prestigjioz."Nuk ka asgjë për t´u thënë atyre që votojnë, pasi i shohin këta në TV dhe e dinë formën e shkëlqyeshme të të treve. Ata janë aty falë suksesit që kanë arritur me klubin dhe ekipet kombëtare"."Argjentinasi është më i mirë në botë, edhe pse dy të tjerët po ashtu kanë një karrierë të mahnitshme", ka thënë Guardiola.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 Empty Moratti: Skudetoja nuk është humbur

Mesazh  r_3 Tue Dec 07, 2010 7:12 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 154311_175746772443734_127643890587356_554735_3741695_n

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, thotë se gjasat e tyre për të mbrojtur titullin ende nuk janë shuar.Edhe pse qëndron 10 pikë prapa liderit të tabelës Milanit, pas 15 ndeshjesh këtë sezon, Moratti thotë se ekipi i tij beson se mund ta fitojë Skudetton."Ne nuk mendojmë të dorëzohemi. Ne do të përpiqemi t´ia dalim mirë në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve", ka thënë Moratti.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 Empty Shevchenko lë futbollin pas "Euro 2012

Mesazh  r_3 Tue Dec 07, 2010 7:13 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 156957_175747105777034_127643890587356_554737_4043483_n

Futbollisti ukrainas, Andriy Shevchenko, fitues i Topit të Artë 2004, bëri të ditur sot se do të lërë futbollin pas “Euro 2012”, kompeticion që do të zhvillohet në Ukrainë dhe PoloniShevchenko u bë i njohur me Dinamon e Kievit (ekip tek i cili është rikthyer sërish në vitin 2009) kur në vitin 1999 arriti deri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve ku u eliminua nga Bayern Munchen.Më pas, sulmuesi ukrainas luajti shtatë sezone me Milanin ku u shndërrua në një yll të futbollit botëror dhe shënoi 127 gola. Në 2006 u shit tek Chelsea dhe pas dy sezonesh të dështuara në Londër u kthye sërish tek Milan në formë borxhi.

Shevchenko ka debutuar që në moshën 17-vjeçare me kombëtaren ukrainase duke shënuar 45 gola në 100 ndeshje.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 Empty Lënia anash e Sneijder është absurde!

Mesazh  r_3 Tue Dec 07, 2010 7:14 am

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, ka kritikuar lënien anash të mesfushorit Wesley Sneijder në garën për FIFA Topin e Artë. 

Sneijder fillimisht ishte në mesin e favoritëve për çmimin prestigjioz, por mungoi në listën e ngushtë, ku u gjendën tre lojtarë të Barcelonës, Lionel Messi, Xavi dhe Andres Iniesta.“Është absurde. Wesley është një lojtar fantastik. Nëse ne kemi fituar tre tituj, është e gjitha falë atij. Është vërtet zhgënjyese të mos e shohim atë në mesin e tre më të mirëve në listë”, ka thënë Zanetti.te rejat nga sporti ! - Faqe 2 155276_175748032443608_127643890587356_554740_3888911_n
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 Empty UEFA ulë dënimet për Madridlenët

Mesazh  r_3 Tue Dec 07, 2010 7:17 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 74632_175748665776878_127643890587356_554741_6284941_n

Komisioni i apelit i UEFA-s i ka reduktuar sanksionet e dhëna ditë më parë për Real Madrid, pas ndëshkimeve të qëllimshme me kartonë të kuq të dy lojtarëve, më 23 nëntor përballë Ajaxit. Shtëpia e futbollit evropian e ka reduktuar dënimin prej 30 mijë eurosh ndaj klubit spanjoll: në vend se t’i paguante 120 mijë euro, tash Reali do t’i paguajë si gjobë 100 mijë euro, kurse trajneri Jose Mourinho, në vend se t’i paguajë 40 mijë euro, do t’i derdh nga xhepi 30 mijë sosh.Ndër të tjera, trajneri portugez nuk rrezikon diskualifikimin në tri vitet e para në rast të ndonjë gjesti antisportiv, siç ishte vendosur më parë. Kurse, gjobat dhe dënimet për Sergio Ramos, Xabi Alonso, Iker Casillas e Jerzy Dudek, nuk kanë ndryshuar.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 Empty Reali vë në shitje Benzeman!

Mesazh  r_3 Tue Dec 07, 2010 8:01 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 Benzema

Vijn lajme të rëndësishme nga Spanja e në veqanti nga gazeta katalunase ‘Mundo Deportivo’.

Sipas gazetës e cila është e afërt me Barcelona, Real Madrid ka vendosur për të shitur sulmuesin francez me prejardhje algjeriane, Karim Benzema.
Për Benzeman interesim kan shprehur Interi, Juventusi, Milano, Arsenali dhe Manchester City.Klubi madrilien po mendon që ish-sulmuesin e Lyonit ta përdor për shkëmbimin me Edin Dzekon, mirpo mund të jetë francezi ai që do ta kundërshtonte një gjë të till, ngase do të dëshironte një klub më të madh.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 Empty Biabiany: Sakho është gati për një klub të madhë

Mesazh  r_3 Tue Dec 07, 2010 8:02 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 Sakho22

Jonathan Biabiany në një intervist për ‘fcinter1908.it’, foli për shokun e tij tek kombëtarja U21 e Frances, Mamadou Sakho, i cili njëkohësisht është në shënjestër të Interit.

“Kam luajtur me të në kombëtaren U21, është teknikisht i fortë dhe shumë i fuqishëm.Unë mendoj se ai është i gatshëme për një ekip të madh”.

Sakho qe një kohë është duke u ndjekur nga Nerazzurrët, ndërsa çmimi i tij thuhet të jetë rreth 15-17 milion euro, një shifër mjaft e larta për një lojtar i lindur në vitin 1990.

Vendos ne Facebook29
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 Empty Tuttosport: Inter-Juventus, dueli për Moretti

Mesazh  r_3 Tue Dec 07, 2010 8:04 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 Emiliano-Morett

Sipas raporteve nga ‘Tuttosport’, Inter do të ketë konkurrent Juventusin për të marrë shërbimet e mbrojtësit të Genoas, Emiliano Moretti.

Drejtor i përgjithshëm i Juventusit, Beppe Marotta, në fakt është në kërkim të një alternative për të zëvendësuar Fabio Grosson, ku pritet të hyjë në negociata për të transferuar mbrojtësin 29 vjeqar.Mirpo edhe Interi ka shprehur interesim për të, dhe marrdhëniet e shkëlqyera të Massimo Morattit me presidentin e Genoas, Enrico Preziosi, mund të lehtësojm punët e Nerazzurrve në këtë qështje.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 Empty Shevchenko:”Sneijder meritonte te ishte ne podium”

Mesazh  r_3 Tue Dec 07, 2010 8:07 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 D4121ee15716a112d9df383873167d2a-01376-1291722091

Sulmuesi i Dinamo Kiev dhe fiuesi i Topit te Artë në vitin 2004,Andry Shevchenko ka folur mbi “prejashtimin” e Sneijder nga podiumi.

Ai tha:”Sneijder pa asnjë dyshim meritonte së pak në podium për Topin e Artë.Unë tani çimin do ia jepja Andres Iniestës sepse qëllimi i tij ishte vendimtar ne finale”.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 Empty Interi e dëshiron talentin ganez, Salifu

Mesazh  r_3 Tue Dec 07, 2010 8:08 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 Amidu-Salifu

E përditshmja torineze, “Tuttosport”, sot raportoi interesimin e Interit për talentin ganez të Vicenzas, Amidu Salifu.

Ganezi ka rën tashmë edhe në gjurmët e Juventusit, që kan kërkuar ta vëzhgoj atë.Talenti premtues 18-vjeçar, bëri debutimin e tij kohën e fundit në kampionat dhe Kupën e Italisë, me fanelën kuq e bardhë, ku menjëherë u vrejt shpejtësia e tij dhe personaliteti i tij.
Dy skuadrat Interi dhe Genoa, të cilat kanë një kuptim të mirë në merkato, për të mundur konkurrencën e Bianconerve mund ta transferojn atë së bashku në qershor, dhe pastaj ta huazojn prap te Vicenza ose në një skuadër tjetër, për të marr më shumë përvoj.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 Empty Agjenti:Santon ne Genoa?Nuk ka asgje per te thene

Mesazh  r_3 Tue Dec 07, 2010 8:10 am

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 633e99a52b6f65204d1bda325ab762bc-38652-1291719056

Ne nje intervist per ‘Calciomercato’Renzo Contratto agjenti i Davide Santon ka folur per klientine tij per te cilin diteve te fundit kane qarkulluar zerat qe ai mund te transferohet tek Genoa.

”Nuk kam asgje per te thene keto i kam lexuar ne shtyp.

A ka pasur ndonjë kontakt nga Inter dhe Genoa?
“E pra, e vetmja gjë që unë mund të them është se Interit nuk i duhet nje qendermbrojtes por dy.

Santon mund te pranoi te huazohet tek Genoa?

Keto gjera ende nuk kane ndodhur dhe nuk mund te flas.

Ndaj Lazios Santon eshte lene ne banken rezerv si eshte ndier ai…?

‘Davide, është një profesionist dhe ka pranuar vendimin e trajnerit me profesionalizem

Nuk ka asnjë problem me Benitez ?
“Unë nuk mund të them se ai ishte i kënaqur, natyrisht jo, por siç thashë është një profesionist dhe do të pranojë çdo vendim.Deshira e tij eshte te qendroj ne Inter.’
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! - Faqe 2 Empty Re: te rejat nga sporti !

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 6 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi