te rejat nga sporti !
2 posters
Faqja 4 e 6
Faqja 4 e 6 • 1, 2, 3, 4, 5, 6
Dzeko, Bayern Munchen përpiqet për të nisur sulmin vendimtar
Duket se Bayern eshte gati te beje nje sulm qe ndoshta sdo te refuzohet nga Wolsburg.Edhe pse shume qe eshte vendosur nga klubi gjerman Wolsburg prej 40 milion euro kush deshiron te bleje Dzekon per Bayernin ndoshta seshte problem.
AC Milan dhe Juventus pas senegalesit Moussa Sow
Skuadrat italinane te Milan dhe Juventus jane ne ndejkje te sulmuesit te Liles Moussa Sow.Per te duket se interesohet edhe Totenham.Ky sulmues ne 16 ndeshje kete sezon ka shenuar 13 gola dhe duket nje sulmues me te ardhme.
Lazio, Real Madrid ofron 30 milionë euro për Hernanes
Real Madrid eshte ne kerkim te talentit te Lazios Hernanes.Ky i fundit u ble nga Lazio ne merkaton e veres dhe duket se edhe nese Real ben oferten prej 30 milion euro presidenti Lolito nuk do ta shese Hernanes
Ajax,Per Suarez hapet pista Liverpol
Skuadra e Liverpol eshte duke u interesuar per sulmuesin Urugujan Luis Suarez.Pasi Torres nuk po shpreh forme te mire.
Pepe mund të kalojë në Inter
Mbrojtësi portugez është dukshëm i frustruar me ngecjen e negociatave për kontratën e re. Pepe mbetet në mesin e lojtarëve më së paku të paguar të Realit, por kërkesat e tij deri tash nuk janë plotësuar nga drejtuesit e klubit spanjoll.
Gazeta italiane Panorama shkruan se Inter është duke menduar një transferim të Pepe muajin e ardhshëm, si një zëvendësim të drejtpërdrejtë me mbrojtësin Argjentinas, Walter Samuel.
Boateng: Milani, ekipi i jetës time
Kevin-Prince Boateng ka thënë se ai dëshiron të qëndrojë për një kohë të gjatë te Milani.
“Transferimi te Milani ishte gjë fantastike. Unë kurrë nuk e kam menduar se një ditë do të bart këtë fanellë. Unë erdha nga Genoa, por sinqerisht nuk më intereson se si erdha këtu, me rëndësi ka që jam këtu”.
“Unë jam pjesë e këtij ekipi dhe dua të qëndroj këtu. Ëndrra ime është që të qëndroj te Milani sa më gjatë që është e mundur sepse më pëlqen gjithçka: qyteti, stafi dhe rrethina. Milani është ekipi i jetës time”, theksoi Boateng.
Beckham pranë Tottenhamit
David Beckham është fare pranë rikthimit në Ligën Premier, pasi që besohet se Tottenhami është pranë arritjes së marrëveshjes me LA Galaxy për huazimin e superyllit anglez.
Beckham ka insistuar kohëve të fundit se nuk ka ndërmend të rikthehet në Evropë, mirëpo sipas miqve të tij, kjo do të ndodhte vetëm nëse ndonjë ekip i top katërshes do të bënte ofertë për të.
Një kalim te Manchester City për Becks është një utopi, ndërsa rikthimi te United një ëndërr e parealizueshme. Kështu, Chelsea, Arsenal dhe Tottenhami mbeten opsionet për superyllin anglez, ndërsa mediumet tashmë kanë filluar të spekulojnë se Spursat janë më pranë yllit të LA Galaxy.
Beckham, kryetar i FA?
Federata Angleze e Futbollit (FA), është duke e menduar seriozisht mundësinë e emërimit të David Beckhamit si kryetar të FA.
Sipas News of the World, FA e sheh Beckhamin si njeriun e vetëm i cili mund t’i rivendosë marrëdhëniet me FIFA-n, të cilat janë acaruar tepër pas ngjarjeve kontroverse kohëve të fundit, duke përfshirë këtu dhe dështimin e Anglisë për të fituar kandidaturën e organizimit të Botërorit 2018.
Nga ana tjetër, thuhet se Beckham mund të emërohet edhe si anëtar i komitetit ekzekutiv të FIFA-s
Bashkimi Shqipëri-Kosovë, vetëm dëshirë
Ditëve të fundit, ka filluar të flitet me të madhe për formimin e një lige të përbashkët në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, ide që ishte dhënë edhe para disa viteve, por që nuk ishte bërë shumë e madhe.
Mirëpo, ideja për formimin e kësaj lige, është ringjallur sërish. Këtë iniciativë e ka marrë televizioni shqiptar, ABC News, i cili çdo ditë është duke i kushtuar një minutazh të madhe kësaj ideje.
Kjo iniciativë po përkrahet nga shumë njerëz që merren me sport, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Madje edhe kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi ka e përkrahur fuqishëm këtë ide.
Por a është e realizueshme kjo ide në realitet? Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Shqipërisë (FSHF) këtë iniciativë e shohin vetëm si një dëshirë, e cila nuk ka gjasa të ndodhë.
“Kjo është vetëm një dëshirë, e cila edhe neve do të na pëlqente të ndodhë. Çdo shqiptar e ka këtë dëshirë, por është e pamundur të realizohet, sepse nuk lejojnë institucionet. Sikurse në aspektin politik që nuk lejohemi t’i bashkojmë trojet tona shqiptare”, ka thënë një zyrtarë i lartë i FSHF’së në kushte anonimiteti për Express.
“Të bësh gjëra të tilla në këtë kohë, nuk e di ...! Është e pakuptueshme. FFK-ja po synon të hyjë në FIFA e UEFA. Ne veç jemi anëtar të FIFA-s dhe UEFA-s. Ne nuk mund të bëjmë kampionat të përbashkët, përkundër dëshirës. Kjo është e sigurt”, ka vazhduar ai.
Zyrtari i lartë i FSHF’së tregon se me Federatën e Futbollit të Kosovës kanë mënyra të tjera të bashkëpunimit shumë të ngushtë, të cilat dita-ditës po shkojnë duke u zhvilluar më shumë.
“Për shembull, më 28 nëntor organizohet ‘Kupa Pavarësia’, për të cilin trofe merr pjesë edhe Liria nga Prizreni, një ekip tjetër nga Maqedonia dhe një nga Mali i Zi. Ne i kemi nisur këto forma, por kjo nuk bëhet kështu vetëm hajde po organizojmë kampionat të përbashkët”, theksoi ai.
Në anën tjetër, edhe sekretari gjeneral i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu ka treguar se ideja për formimin e ligës së përbashkët është edhe në kundërshtim me rregullore të UEFA’s.
“Ne shumë mirë i njohim rregullat e FIFA-s dhe UEFA-s, kështu që e dimë se është e pamundur në këtë moment të realizohet ajo. Kurrsesi nuk mund të ndodhë. Do të ishte kënaqësi të luanim ashtu, sikur të ishim një shtet i përbashkët, por kjo, dy shtete dhe të luajmë në një ligë, nuk është reale. Ka shumë probleme të mëdha, sa që ideatorët e kësaj teze nuk i kanë të qarta”, ka deklaruar Salihu.
“Kjo nuk është ide e FSHF-së, por ajo është ide jashtëinstitucionale. Ata që e kanë dhënë këtë ide, duhet pyetur pse nuk e kanë nisur këtë temë në vitet 1999, 2000, 2001 ...”, ka shtuar ai.
Para dy javëve, mediat serbe shkruanin se Kosova do të marrë pjesë në eliminatoret për Kampionatin botëror Brazili 2014. Sipas Salihut, këto shkrime nuk janë krejt të rastësishme.
“Tema në mediet serbe nuk është e rastit. Është e vërtetë se ka lëvizje. Por, zyrtarë të FIFA-s dhe UEFA-s nuk guxojnë tani të japin deklarata në favor tonin, sepse janë zgjedhjet. Zgjedhja e një kryetari të UEFA-s dhe FIFA-s është shumë më e madhe sesa zgjedhja e një kryetari shteti, sepse në këto organizata ka shumë shtete dhe financa të mëdha”, tregon Salihi, i cili beson se FFK-ja brenda dy viteve do të bëhet pjesë e FIFA’s dhe UEFA’s.
Mundësia e realizimit të ligës së përbashkët
Drejtori i kompanisë Think +, që merret me projekte të futbollit, Valon Syla mendon se e vetmja mënyrë e realizimit të kësaj ideje është regjistrimi i klubeve kosovare në Federatën Shqiptare të Futbollit.
“Klubet kosovare do t’i nisnin garat nga liga e tretë e Shqipërisë dhe do të vazhdonin derisa të ngjiteshin në Superligë. Por me këtë metodë mendoj se nuk pajtohen as drejtuesit e FSHF-së, e as të FFK-së”, thotë Syla.
Sipas Sylës, ideja për formimin e ligës së përbashkët mund të jetë presion për UEFA-n e FIFA-n për të gjetur zgjidhje më të shpejtë për Kosovën, pasi kështu kërcënohen këto dy organizata.
Ish-drejtori komercial i FC Prishtinës, tregon se e vetmja mundësi është organizimi i një kupe, në formë turneu, i cili do të përshtatej në protokollin dhe orarin e garave, sidomos për ekipet shqiptare që luajnë në gara ndërkombëtare.
“Ky eveniment do të ishte i favorshëm edhe për Kosovën, sepse klubet kosovare do të zhvillonin më shumë ndeshje, sepse dihet se pushojnë gjatë, e po ashtu lojtarët kosovarë do të dilnin jashtë kufijve dhe mund të shiteshin të paktën në ndonjë ekip të Shqipërisë”, deklaroi ai.
deklarata e shnajder pas skualifikimit per topin e art !!
Me sa duket, paraqitjet e mia nuk kanë qenë të mira aq sa duhet… Më vjen keq, por nuk mund të bëj asgjë dhe duhet të respektoj zgjedhjet e FIFA-s, sepse ka zgjedhur tre lojtarë të mëdhenj. U bëj urimet e mia Mesit, Ksavit dhe Iniestës, edhe pse është e natyrshme se jam shumë i mërzitur. Por nuk ka asgjë që mund të bëj.
Benitez do te largohet pavarsisht rezultatit qe do t kete ne kampionatin botror...
Nuk dihet nese do jet nje Interist si Zenga apo Leonardo... Ose ndoshta nje projekt me Spalletin... Ky esht lajmi qe vjen nga mediat italiane mbas takimit te zyrtarve t Interit...
Motta: "Tani Te Shkojme Ne Dubai Per Te Fituar..."
Kemi mundesine te luajme nje Boteror per Klube, mendoj se
eshte nje gje qe mund te ndodhe vetem nje here ne karrieren e nje
lojtari. Pas humbjes ne ndeshjen e mbremshme, duke pare e matematikisht
ishim te kualifikuar per ne turin tjeter te Champions League nuk na
mbetet gje tjeter vecse te analizojme gabimet dhe te shi...
eshte nje gje qe mund te ndodhe vetem nje here ne karrieren e nje
lojtari. Pas humbjes ne ndeshjen e mbremshme, duke pare e matematikisht
ishim te kualifikuar per ne turin tjeter te Champions League nuk na
mbetet gje tjeter vecse te analizojme gabimet dhe te shi...
Cambiasso: "Nuk Eshte Nje Drame. Tani Te Shikojme Drejt Boterorit Te Klubeve
Mund te them se e dinim mjaft mire situaten ne te cilen
gjendeshim, shkonim si te kualifikuar ne turin tjeter ne kete ndeshje,
tani nuk na mbetet gje tjeter vecse te mendojme per Boterorin e Klubeve,
trofe qe e kerkojme ka shume. Na duhet te shikojme gabime kete
ndeshje per te rikuperuar ne ndeshjet e ardhshme.
Reali i shqetësuar me kontratën e Pepe
Drejtuesit e Real Madridit janë shqetësuar për faktin se Pepe refuzon të nënshkruajë kontratën e re që i është ofruar.
Marca shkruan se qëndrimi i Pepe ka shkaktuar frikë në mesin e drejtuesve të Realit, të cilët mendojnë se ai mund të ketë tashmë një marrëveshje me ndonjë klub tjetër.
Pepe aktualisht merr 1.8 milionë euro në vit dhe kërkon një pagë prej 6 milionë eurosh për të rinënshkruar me të. Drejtuesit e Realit janë të befasuar dhe të zhgënjyer me qëndrimin e mbrojtësit.
Nani i ngazëllyer për derbin e radhës ndaj Arsenalit
Anësori i Manchester United, Nani, është i ngazëllyer për ndeshjen derbi të radhës ndaj Arsenalit.
Nani shënoi në fitoren e fundit prej 3-1 në Emirates Stadium dhe thotë se ndeshjet kundër Arsenalit gjithmonë do të tërheqin imagjinatën e tij.
“Është një ndeshje fantastike. Çdokush dëshiron të luajë në ndeshje të mëdha dhe mendoj se do të jetë një atmosferë fantastike. Arsenali po ia del mirë, por edhe ne po ia dalim mirë po ashtu. Ne vetëm duhet të përqendrohemi në performancën tonë dhe të përpiqemi të fitojmë”, ka thënë portugezi.
Dy gjigantët anglez do të përballen të hënën, më 13 dhjetor, në Old Trafford.
Gyan në axhendën transferuese të Realit
Sulmuesi i Sunderlandit, Asamoah Gyan, raportohet se është duke u përcjellë nga Reali i Madridit.
Trajneri i Realit, Jose Mourinho, është i paepur të shtojë opsionet në sulm në afatin kalimtar të janarit dhe është lidhur me një mori emrash të mëdhenj,
Cadena COPE shkruan se ylli i Ganës në Kupën e Botës 2010, Gyan, tash është duke u menduar si opsion nga drejtuesit e Realit. Sulmuesi u zhvendos në Sunderland nga Rennes gjatë verës për 14 milionë euro.
Shtypi spanjoll: Mourinjo e do Etonë te Reali në janar
Nga Spanja vijnë zëra që në merkaton e janarit e çojnë kamerunasin e Interit, Samuel Eto, te Reali, aty ku e kërkon Hoze Mourinjo.
E përditshmja sportive spanjolle “Mundo Deportivo” raporton se trajneri portugez i ka kërkuar presidentit Florentino Perez të investojë tek sulmuesi kamerunas që në merkaton e janarit. Mourinjo e sheh Etonë si njeriun e duhur për të mbushur hapësirën e lënë nga Higuain, i cili rrezikon operacionin për të korrigjuar hernien diskale.
Sa i përket lojtarit, në Madrid do të gjente trajnerin që e bëri të fitojë gjithçka në një vit dhe do të rikthehej po ashtu në ekipin prej të cilit u largua dhjetë vjet më parë. Eto nuk mund të luajë në Ligën e Kampionëve, pasi ka veshur fanellën e Interit në këtë kompeticion, por për madrilenët do të ishte arma shtesë kundër Barcelonës në luftën për titull në kampionatin spanjoll.
Milani ndjek nga afer Cassanon
Milani është duke monitoruar mirë situatën e sulmuesit të Sampdorias, Antonio Cassano.
Presidenti i klubit italian Riccardo Garrona është i bindur se ai do të prishë kontratën me sulmuesin pasi ata u përplasën, por edhe më tej lojtari vazhdon të jetë i lidhur në klub.
Milani është duke përcjellë zhvillimet nga afër se synon të transferojë Cassanon nëse ai bëhet një agjent i lirë.
Rossonerët e shohin Cassanon si zëvendësim për Ronaldinho, i cili është drejt largimit, dhe pritet t´i bashkohet klubit amerikan Los Angeles Galaxy.
Morati “ngrin” Benitezin: Të shohim pas Botërorit
Presidenti i Interit e ka lënë për më vonë diskutimin dhe vendimet e mundshme mbi të ardhmen e trajnerit Rafa Benitez.
“Nuk dua të krijoj probleme as para, as gjatë Botërorit. Mandej të shohim”. Numrit një të klubit zikaltër nuk i ka pëlqyer aspak loja e shëmtuar që skuadra shfaqi në ndeshjen e humbur 3-0 në fushën e Verder Bremenit të martën mbrëma. Gjithsesi, Morati nuk dëshiron të marrë asnjë vendim në prag të një veprimtarie kaq të rëndësishme, duke e lënë diskutimin mbi këtë çështje për një periudhë të mëvonshme.
“Benitezi duhet të tregojë karakter, sepse ndryshe nuk mund të fitohet një kompeticion si Botërori i Klubeve”, tha presidenti zikaltër, i cili komentoi edhe lojën e dobët që kampionët treguan në Bremen: “Psikologjikisht, humbja më bëri të ndjehem keq, por nuk u thashë asgjë lojtarëve. E parandieja paksa, por jo kaq shumë. Kur humbet, ndjehesh i tradhtuar. Megjithatë nuk mendoj se futbollistët e bënë me qëllim, thjesht nuk kishin karakter të mjaftueshëm për të kapërcyer atë pengesë”.
Palmeiras konfirmon interesimin për Ronaldinho dhe Adriano
Palmeiras ka konfirmuar se ata janë duke kërkuar dy yjet brazilian të Serie A, Ronaldinho dhe Adriano.
Që të dy, sulmuesi i Romës, Adriano, dhe mesfushori i Milanit, Ronaldinho, janë lidhur me një largim nga klubet e tyre së fundi, për shkak të mosangazhimit të rregullt. Dhe Palmeiras ka konfirmuar se ata dëshirojnë të arrijnë marrëveshje me dyshen sulmuese.
“Është vështirë, por ne punojmë në këtë drejtim, pasi ëndrrat mund të realizohen, edhe në rastin e Adrianos edhe Ronaldinhos”, ka thënë drejtori sportiv i Palmeiras, Salvador Hugo Palaia.
Eliminohet Juventusi. Nuk i mjafton nje barazim ( All goals and highlights)
Juventusi pati një mori rastesh ndaj skuadrës polake, por ishin vendasit ata që nën kushte të vështira klimatike ia dolën të triumfojnë të parët. Artjoms Rudvends kaloi në epërsi Lech Poznan vetëm pas 12 minutave lojë për 1-0. Juventusin e shpëtoi nga disfata por jo nga eliminimi Vincenzo Iaquinta që barazoi rezultatin (84’).
VALCKE: FIFA NUK E KA NDËRMEND QE TA ZHVILLOJ BOTERORIN 2022 NE DIMER
Kupa e Botës 2022 organizator i të cilës do të jetë Katari, do të fillojë ashtu siç është parashikuar në muajin qershor.
Një gjë të tillë e konfirmuar sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Zherom Valke, pas zërave se ky Botëror do të mund të zhvillohej në muajin janar për shkak të temperaturave të larta në Katar gjatë muajit qershor. Në fakt ishte legjenda e futbollit gjerman, Franc Bekenbauer, i cili paraqiti idenë që Botërori 2022 të fillojë në muajin janar, kur temperaturat në Katar janë zakonisht rreth 25 gradë celsius, pasi gjatë verës atje mbërrijnë temperaturat deri në 50 gradë celsius. “E kuptoj brengën e njerëzve të futbollit rreth temperaturave të larta, por FIFA nuk e ka ndërmend të ndryshojë terminin e zhvillimit të Kupës së Botës. Ai do të fillojë në qershor”, ka thënë Valke. Do theksuar se Katari ka vendosur ta kapërcejë këtë problem me pajisje klimatike në stadiume dhe në zonat e tifozëve, të cilat pritet që ta ulin temperaturën deri në 27 gradë celsius.
LINEKER: BËMË MAKSIMUMIN, POR FIFA NUK E VLERËSOI PUNËN TONË
Në Angli edhe më tutje po debatohet se për çfarë arsye nuk e fituan organizimit e Botërorit 2018. Ndonëse kandidatura e Anglisë llogaritej favorite në mediat botërore në fund ai mori vetëm dy vota nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, derisa Botërori iu besua Rusisë.
Njëri nga njerëzit me ndikim në promovimin e kandidaturës së Anglisë ishte Gari Lineker, sulmuesi më i mirë anglez i të gjitha kohërave. “Po shikoj dhe dëgjoj atë që po ndodh në Angli në ditët e fundit dhe mendoj se duhet t’i japim fund fajësimit të vetvetes. Mendoj se kemi bërë punën në mënyrë të shkëlqyer, kishim prezantimin më të mirë dhe dhamë maksimumin. Është krejtësisht një histori tjetër fakti pse humbëm, përkatësisht përse FIFA nuk e vlerësoi punën dhe angazhimin tonë”, ka theksuar Lineker, duke shtuar: “Mendoj se votimi në FIFA ishte i tmerrshëm, ashtu sikurse edhe vendimi përfundimtar”.
Morati: Ndihem i tradhëtuar, Benitez ikën nëse s`fiton botërorin e klubeve
Presidenti i Interit, Masimo Morati ia ka dhënë një porosi të qartë trajnerit, Rafael Benitez, për mundësinë e shkarkimit të tij në rast se skuadra vazhdon të zhgënjejë me lojë dhe rezultate.
“Ndjehem i tradhtuar. Rafael Benitez duhet të tregojë karakter dhe të fitojë Botërorin e klubeve. Këtu s’ka justifikim”, ka theksuar Morati, duke shtuar: “Nuk do të dëshiroja të shkaktoja probleme para Botërorit të klubeve, por pas përfundimit të këtij aktiviteti do të shohim se çfarë do bëjmë. Benitezi duhet ta fitojë këtë trofe. Ky nuk është ultimatum, por është shumë e rëndësishme të arrijmë ta fitojmë Botërorin e klubeve. Ai duhet të gjejë mënyrën për ta përmirësuar rrjedhën e deritashme të edicionit”. Interi të martën pësoi debakël para tifozëve të vet nga Verderi, 0:3, duke humbur mundësinë për t’i mbyllur garat në Grupin A në pozitën e parë dhe tashmë ka gjasa reale që në 18 e finales të përballet me kundërshtar të vështirë si Barcelona, Real Madrid, Mançester Junajted... “E kam pritur humbjen nga Verderi, por jo edhe një lojë aq të dobët. Ndjehem i tradhtuar, kështu ndjehem gjithmonë pas humbjeve të tilla. i pranoj keq humbjet, por nuk mendoj se futbollistët e kanë bërë qëllimisht një paraqitje aq të dobët”, ka përfunduar Morati.
Materazzi flet për takimin me Zidanen
Mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi, është shprehur për takimin e tij më të fundit me Zinedine Zidanen në Milano.
“Zidane e parkoi veturën e tij pranë times dhe unë e shfrytëzova rastin për t’i thënë disa gjëra të cilat mbetën mes nesh. Le të them se unë isha ai që foli më shumë dhe kur në fund ai ma zgjati dorën, unë e shtrëngova dhe nuk e lëshova derisa më shikoi në fytyrë”.
“Kjo është ajo që kërkova. Ishte mirë për mua, nuk e di se si është ndier ai”, tha Materazzi.
Marco Materazzi njihet për goditjen me kokë të pësuar nga Zidane në gjoks në finalen e Botërorit 2006, pas një konflikti verbal të ndodhur mes tyre në fushë.
Edituar për herë të fundit nga r_3 në Sat Dec 11, 2010 6:39 am, edituar 1 herë gjithsej
Faqja 4 e 6 • 1, 2, 3, 4, 5, 6
Faqja 4 e 6
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Wed Jan 30, 2013 11:23 pm nga koti003@hotmail.com
» Nje pershendetje per Antaret e Rinj
Wed Jan 30, 2013 11:21 pm nga koti003@hotmail.com
» Si Mendon Munte Duash Dy Njerez Ne Nje Kohe ?
Mon Jul 16, 2012 10:23 pm nga ariani
» A mund ti ket te gjitha nje Femer?
Mon Jul 16, 2012 10:22 pm nga ariani
» Pergjigjuni duke ber dhe nje pyetje ne vazhdim
Mon Jul 16, 2012 10:19 pm nga ariani
» fraza poezi anglisht
Fri Jul 13, 2012 11:25 pm nga ariani
» Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :)
Tue Jun 19, 2012 5:33 am nga ariani
» pershendetje kur hyni dhe dilni nga forumi
Mon Jun 18, 2012 9:10 am nga ariani
» A E NJIHNI E KENI NDJER DASHURIN E VERTET???NESE PO...SI E KUPTONIE DINI QE ESHTE AJO DASHURIA E VERTET???
Thu Mar 03, 2011 3:56 pm nga r_3