www.shpirti.albanianforum.net
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
Shtypi i Shkruar
Menu Shpirti.net
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar


Champion Leauge

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Champion Leauge

Mesazh  Anxhela prej Sun Sep 12, 2010 9:53 pm

se shpejti fillon Champion Leauge liga e kampioneve
le te diskutojm bashk cdo ndeshje mbi te

Anxhela
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 184
Join date : 11/09/2010
Age : 34

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Barcelona dhe pathyeshmëria e Rubinit

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 07, 2010 6:04 am


Skuadra ruse nuk ka humbur në asnjë nga tri përballjet e mëparshme me “blaugranat”

Ndërkohë që shumica e skuadrave dridhen kur shkojnë në “Nou Kamp”, Rubini i Kazanit shkon në fushën e Barcelonës për ndeshjen e fundit në grup me një rekord shumë të mirë kundër spanjollëve. Rusët, që janë në vend të tretë në grup me një pikë më pak se Kopenhageni i vendit të dytë, kanë një shans për të shkuar në raundin tjetër, por që të kualifikkohen, ata duhet të mundin Barçën, që e ka siguruar vendin e parë në grup, me shpresën që Panathinaikosi të mos mundet në Danimarkë.

Rubini është ndeshur tri herë me kryesuesit e kampionatit spanjoll në dy sezonet e fundit dhe kanë marrë një fitore dhe dy barazime. Fitorja tronditëse me rezultatin 2-1 për rusët erdhi në fushën e Barcelonës, që atëherë ishte kampione e Europës. “Ne nuk kemi alternativë tjetër përveçse të mundim Barcelonën”, ka thënë kapiteni i Rubinit, Kristian Noboa pas fitores 1‑0 kundër Kopenhagenit dy javë më parë. Ajo ishte fitorja e tyre e parë në grup dhe i dha shpresë për t’u kualifikuar. “

Ne kemi fituar një herë dhe mund t’ia dalim mbanë sërish”, ka thënë lojtari nga Ekuadori. Rubini, skuadra kampione e Rusisë në dy vitet e fundit, e ka siguruar vendin e tretë këtë sezon dhe do të luajë në Ligën Europa. Në kampionatin rus Rubini zuri vendin e tretë këtë sezon dhe do të jetë në Champions edhe vitin që vjen, por me anë të ndeshjeve kualifikuese. Barcelona ka qenë në formë të jashtëzakonshme dhe kryeson kampionatin spanjoll me dy pikë më shumë se Real Madridi. Ata kanë fituar shtatë ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet dhe nuk kanë pësuar asnjë gol në katër ndeshjet e fundit, duke shënuar 19 gola.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mançester-Valencia, sfida për vendin e parë

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 07, 2010 6:06 am



Gjithçka është përcaktuar në Grupin C. Spanjollëve u duhet fitorja në “Old Trafford” për ta mbyllur të parët

Lojtarët e Mançester Junajtid nuk e mendojnë të lehtë ndeshjen e sotme kundër Valencias, edhe pse e kanë siguruar kualifikimin në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve. Tri herë kampionët e Europës kanë nevojë për të paktën një pikë që të kenë një short më të favorshëm për raundin tjetër. “Ne jemi të kualifikuar, por duam të zëmë vendin e parë në grup për të shmangur skuadrat e forta në raundin tjetër”, ka thënë portieri i Junajtid, Edvin van der Sar. “Këtë duhet të bëjmë kundër Valencias”, ka shtuar ai.

Duke qenë se shumica e lojtarëve të Junajtid kanë më shumë se një javë që nuk luajnë, ata duhet të jenë të çlodhur për ndeshjen kundër Valencias, që kërkon vendin e parë në grup gjithashtu, por është mundur 2-0 në fundjavë nga Real Madridi. Trajneri Ferguson ka futur në lojë thuajse formacionin e dytë në ndeshjen e javës së shkuar në Kupën e Ligës kundër Uest Hemit, kurse ndeshja e Junajtid kundër Blekpulit në Premier Ligë u shty për shkak të borës. Që prej fitores 1-0 në Spanjë, në muajin shtator, Junajtid tani ka nevojë vetëm për një barazim për të qenë para Valencias në renditje.

Golavarazhi më i mirë i Valencias do të thoshte se fitorja e saj do ta çonte atë në vend të parë në Grupin C. Rejnxhërsi luan në fushën e Bursasporit në ndeshjen tjetër dhe klubi skocez e ka siguruar praninë në Ligën Europa. Pas ndeshjes kundër Valencias, Junajtid nuk do të luajë deri të hënën që vjen në Premier Ligë kundër Arsenalit, kështu që Fergusoni pritet të fusë në fushë formacionin më të mirë, pasi e di se lojtarët kanë një javë kohë për të marrë veten.

Van der Sar, Dimitar Berbatov dhe Uejn Runi janë në mesin e lojtarëve që nuk luajtën në fitoren 7‑1 kundër Blekbërnit më 27 nëntor dhe pritet të luajnë. Junajtid është e vetmja prej 32 skuadrave që nuk ka pësuar gol në ndeshjet në grup, por sulmi i Valencias mund t’i krijojë probleme. Edhe pse spanjollët nuk ia dolën mbanë të shënonin në shtator dhe Junajtid fitoi me golin e minutës së 85-të nga Havier Hernandez, sulmuesi Roberto Soldado ka shënuar pesë gola në Ligën e Kampionëve, dy më pak se golashënuesi më i mirë, Samuel Eto.



r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pyeli “gjen” Lopezin, Lioni “rilind”

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 07, 2010 6:07 am



Sulmuesi argjentinas është kthyer vendimtar te francezët. Sot ndeshja ndaj Hapoelit

Sulmuesi i Lionit, Lisandro Lopez, i ka sqaruar dallimet mes tij dhe trajnerit Klod Pyel, duke u dhënë një shtysë të madhe përgatitjeve të kësaj skuadre para ndeshjes kundër Hapoelit në Ligën e Kampionëve. Pas një fillimi të vështirë të sezonit, që e dërgoi këtë klub në zonën e rënies nga kategoria, Lioni tani është ngjitur në vendin e pestë në kampionat, me dy pikë pas kryesuesve të Lilës falë fitores 2-1 kundër Montpeliesë në fundjavë. Fitorja e çoi në nëntë ndeshje pathyeshmërinë e Lionit në kampionatin francez.

Lioni ka një pikë më pak se Shalke dhe duhet të mundë Hapoelin dhe të shpresojë që Shalke të mos fitojë kundër Benfikës në Grupin B. Edhe Pyel edhe Lopez kanë qenë në telashe në fillim të sezonit, pasi trajneri ka qenë nën presion për rezultate të dobëta dhe tifozët kërkonin largimin e tij. Por mbështetja e presidentit Zhan-Mishel Ola i siguroi atij qëndrimin deri në fund të sezonit. Ndërsa Lopez ishte i pakënaqur me kritikat që Pyel i ka bërë atij për peshën e tepërt para sezonit.

Dyshja në fjalë ka pasur një takim tjetër muajin që shkoi kur Lopez reagoi ashpër pasi u zëvendësua në minutën e fundit të barazimit 2‑2 kundër PSG-së. “Le të themi se Lopez është pak me temperament të ndezur dhe ne duhet ta pranojmë si është”, ka thënë Pyeli pas asaj ndeshjeje. “Ai dëshiron të fitojë dhe mua më pëlqen të jetë ashtu, sesa apatik. Marrëdhëniet tona janë shumë të mira. Mos e interpretoni reagimin e tij pas zëvendësimit si problem në marrëdhëniet tona. Nuk ka të bëjë fare me të”, ka shtuar Pyel.



r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Verder-Inter, luhet veç për krenari

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 07, 2010 6:14 am




Gjermanët janë eliminuar, ndërsa italianët janë kualifikuar dhe shpresojnë te vendi i parë

Verder Bremeni nuk do të ketë shtysë tjetër përveç krenarisë kur të luajë sonte kundër Interit në ndeshjen e fundit në grup, aq më shumë kur të dyja skuadrat e kanë formalitet këtë ndeshje sepse janë të preokupuara me kampionatet respektive. Bremeni do të jetë në fund të renditjes sido që të jetë, kurse Interi do të kapte vendin e parë nëse Totenhemi do të merrte më pak pikë kundër Tventes. As Verderi as Interi nuk janë duke ecur mirë në kampionatet e tyre këtë sezon.

Verderi barazoi 0‑0 kundër Volfsburgut dhe të shtunën luan kundër Borusias së Dortmundit, që kryeson Bundesligën. Verderi ka 21 pikë më pak se Dortmundi dhe është në vend të 11-të, prandaj i duhen pikë në kampionat që të kthehet në kompeticionet europiane, vitin që vjen. Sulmuesi Klaudio Pizarro dhe mbrojtësi Mikael Silvestre janë në stërvitje pas dëmtimit, edhe pse Tomas Shaf nuk ka vendosur nëse do të luajnë apo jo. “Unë duhet të shoh se çfarë mbresash do të lënë ata. Kur nuk luan prej një farë kohe, është më mirë të kesh pak praktikë më parë”, ka thënë Shaf duke folur për ndeshjen kundër Dortmundit.

Interi vjen pas humbjes 3‑1 kundër Lacios në Serinë A, humbja e katërt e këtij sezoni, aq sa ka pasur vjet gjatë tërë sezonit. Interi është në vend të gjashtë tani dhe ka disa lojtarë të dëmtuar, pasi portieri Hulio Sezar, Maikon dhe Koutinjo nuk janë të disponueshëm, kurse mbrojtësi Valter Samuel është jashtë fushave këtë sezon. Megjithatë, sulmuesi Diego Milito duket se do të kthehet pas dëmtimit të tij të fundit në këmbë dhe mbrojtësi Kristian Kivu është gjithashtu pranë rikthimit.

Mesfushori Dejan Stankoviç mund të luajë, edhe pse u dëmtua në ndeshjen kundër Lacios. “Ne duhet të përpiqemi më shumë. Kohët e fundit kemi humbur gjysmën e skuadrës dhe nuk është e lehtë”, ka thënë kapiteni Havier Zaneti. “Por ne kemi dëshirën për të fituar, besojmë te vetja dhe duhet të kemi bindjen se do të fitojmë.” Më pas Interi do të shkojë në Abu Dhabi për të luajtur në Kupën e Botës së Klubeve. Totenhemi, debutues në Ligën e Kampionëve, duhet të marrë po aq pikë sa Interi për të qëndruar në krye të grupit.



r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Roma në delir: Një ndeshje historike

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 07, 2010 6:17 am

Presidentja e Romës, Rozela Sensi ka shprehur gëzimin pas fitores kundër Bajernit të Mynihut

“Kështu do të na vdesësh…”. Pas 84 minutash që kanë qenë një rrezik i vërtetë për zemrat e tifozëve, edhe telekronisti ka qenë i mbaruar. I ka folur me ti Romës, që ka arritur të kalojë Bajernin falë zemrës. Një spektakël i vërtetë. Një natë futbolli antik, domethënë, romanist. Një ndeshje e çmendur dhe sigurisht romaniste. Një hap më tej, drejt fazës së dytë të Ligës së Kampionëve, dhe një zhytje në të kaluarën, kur ky kompeticion quhej Kupa e Kampionëve dhe një banderolë që shoqëronte ndeshjet në fushën e saj të Romës së Lidholmit:

“Të huajt nuk do të fitojnë!”. Takimi ka mbaruar me skuadrën poshtë sektorit të tifozëve ultras verdhekuq, me notat e “Faleminderit Roma”, në një “Olimpiko” që ka humbur zërin. Rosela Sensi, pothuajse e mallëngjyer. “Nuk kisha më besim te fitorja, kjo ndeshje do të futet në historinë e Romës, do ta mbajmë mend përgjithmonë”. Ka kërkuar me sy Totin, që për të është si një vëlla. “Askush nuk është i rëndësishëm sa ai te kjo skuadër për një mijë arsye”.

Toti ka qenë në stol, i dëshpëruar, më pas më në fund është futur në fushën e lojës, për 15 minuta të lavdishme. “Një gol vendimtar, më në fund”, ka thënë. Analiza e tij për ndeshjen: “Kemi bërë një nisje shumë të keqe, me dy gola në disavantazh duhej një mrekulli, ia kemi dalë mbanë me dëshirën dhe vendosmërinë e skuadrës së madhe”. Ka ardhur edhe premtimi në krahët e entuziazmit: “Jemi një skuadër e madhe, mund të themi fjalën tonë edhe në Europë”.

Edhe Borrielo ka qenë entuziast. “Një reagim i madh, publiku ka qenë fantastik, ka qenë goli më i rëndësishëm i karrierës sime”, ka thënë sulmuesi verdhekuq. Ndërsa Ranieri ka kërkuar të frenojë entuziazmin e të tijëve: “Duhet të qëndrojmë të përulur, nuk duhet të tregohemi mëndjemëdhenj në Palermo”, ka thënë ai. Për të shtuar më pas: “Fakti që kemi mundur nënkampionët e Europës do të na japë një shtysë të madhe”.

Roma ka ruajtur hapin e Milanit edhe në Champions. “Nëse do të ndalen në kampionat, ne do t’i kapim. Duam të rikthehemi në garë, të luajmë për titullin deri në fund”. Në lidhje me ndeshjen: “Në pjesën e parë i kam kërkuar skuadrës të ishte më agresive. Më pas para se të riktheheshim në fushë në pjesën e dytë i kemi thënë njëri-tjetrit se nuk mund të humbisnim”, ka thënë Ranieri.

Borrielo: Milani është e kaluara
Për të kompletuar festën e verdhekuqve kanë ardhur fjalët e Borrielos: “Zërat që flasin për një rikthim timin në Milano pas dëmtimit të Inzagit? I bëj urimet e mia Pipos, përsa i takon Milanit e falenderoj për atë që më ka dhënë në të kaluarën në aspektin njerëzor dhe në aspektin profesional, por është e kaluara, sepse e tashmja dhe e ardhmja është Roma.

Ndihem plotësisht një lojtar i Romës, rikthimi në Milano është i pamundur”, ka thënë sulmuesi verdhekuq, i cili me golat e shënuar që nga fillimi i këtij sezoni, si në kampionat ashtu edhe në Europë, ka një mesatare të pabesueshme shënimi: një gol për çdo ndeshje. Pikërisht sulmuesi që i duhej verdhekuqve prej vitesh. Tashmë e kanë në shtëpi.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ibrahimoviç: Jemi gjithnjë e më të fortë

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 07, 2010 6:18 am



Sulmuesi suedez i Milanit ka vlerësuar paraqitjen e bërë nga skuadra e tij kundër Okserit

Duhet të ketë qenë Galiani, ai që e ka zemëruar duke folur për kampionatin. “Po si kështu, pikërisht këtë vit që jam unë duhet të mendojmë vetëm për kampionatin”, ka thënë para disa ditësh Ibrahimoviçi. Pikërisht, sepse nëse nuk është akoma e qartë, ai ka shkuar te Milani mbi të gjitha për Championsin, duke parë se me kampionate është “ngopur”.

Kur Zllatani zemërohet mundësitë janë dy: i kundërpërgjigjet direkt personit që e ka zemëruar, një zgjidhje jo shumë e këshillueshme, duke parë se bëhet fjalë për punëdhënësin, ose e shfryn inatin e tij në fushën e lojës. Më mirë kjo e dyta. Nëse ky është viti i duhur për të marrë shpagime personale në Europë, ishte e domosdoshme të rigjehej filli i humbur pas Amsterdamit, ku Ibra ka shënuar golin e tij të fundit në Ligën e Kampionëve para dy ndeshjeve zhgënjyese me Realin.

GJITHMONE VENDIMTAR - Tani është në kuotën e 4 golave: një e pesta e golave të shënuar në Champions para këtij viti. Dhe të gjithë vendimtarë, që nga dygolëshi në ndeshjen e parë kundër Okserit, goli i barazimit në Amsterdam dhe i pari në mbrëmjen e së martës, që ka zgjidhur ndeshjen. Këtë herë ka qenë më vendimtar se zakonisht, pra aq sa e ka çuar Milanin në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve një ndeshje para fundit të fazës me grupe, duke përfituar nga fitorja me poker golash e Realit në Amsterdam.

“Mbresëlënës”, e ka përkufizuar Galiani, i cili lidhur me suedezin po i harxhon të gjitha epitetet. Ndërsa, Zllatani ka thënë: “Ishte një ndeshje e vështirë, në një fushë të vështirë. Kundërshtarët kanë qenë shumë agresivë. Kam bërë një gol të bukur, por e gjithë skuadra ka luajtur mirë. Tani mund të qetësohemi pak. Me kë skuadër do të doja të përballeshim në turin tjetër? Nuk e di, por çdo ndeshje që kalon ne përmirësohemi dhe për këtë arsye do të jetë më e vështirë për kundërshtarët të ndeshen me ne”.

DUARTROKITJE - Ndonjëherë Ibra provon të pushojë. Provon të çojë të tjerët drejt golit. Ia ka dalë me Paton, Robinjon, Inzagin. Të martën në mbrëmje ka bërë spondën për Robinjon dhe Sedorfin, më pas ka ardhur momenti ku e ka kuptuar se duhej të mendonte ai. Ishte gjuajta e parë në portë e Milanit. Ka mjaftuar për të zgjidhur takimin, para se të zëvendësohej nga Alegri dhe t’i linte vendin Ronaldinjos.

Mbrëmja që ka dërguar kuqezinjtë në 1/16 e Championsit është siguruar nga një magji e Dinjos, i aftë në shfrytëzimin e minutave të pakta, që i ka vënë në dispozcion trajneri i tij. Të martën për të ka ardhur dhe ndeshja e pestë radhazi që ka qëndruar në stol, dhe pavarësisht nga kjo është çuar në këmbë për të duartrokitur golin e Ibrës.

Një sinjal i bukur për grupin dhe për drejtuesit e skuadrës. “Dinjo nuk është në formacion, - ka thënë Galiani, - por në futboll gjithçka ndryshon brenda disa minutave. Nuk ka asgjë përfundimtare. Ka bërë një gol të bukur, jam shumë i kënaqur me atë”.

Galiani entuziazmohet: Milani po më bind

“Po paraqitemi shumë mirë si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Kemi siguruar vendin e dytë në grup dhe tani duhet të mendojmë për kampionatin”. Këto kanë qenë fjalët e Adriano Galianit, administratori i deleguar i Milanit, në përfundim të ndeshjes kundër Okserit.

“Jemi skuadra e parë italiane që kemi siguruar kualifikimin në fazën tjetër, por unë vazhdoj të mendoj për renditjen e UEFA-s, ku Italia vazhdon të humbasë pozicione”, ka thënë drejtuesi kuqezi. Sipas Galianit, Milani gjithsesi do kishte luftuar për titullin, por me Ibrahimoviçin mund të përfitojë diçka më shumë. “Të gjitha skuadrat e mëdha kanë lojtarë të mëdhenj. Këto varësi janë të mirëpritura edhe pse kjo fjalë nuk më pëlqen”, ka thënë Galiani.

Alegri: Të kualifikuar dhe më të fortë
“Jemi kthyer në Milano më të fortë, ky kualifkim është shumë i rëndësishëm”. Masimiliano Alegri i ka dhënë fitores kundër Okserit, që ka sjellë kualfikimin në turin e dytë të Championsit, një rëndësi shumë të madhe dhe jo atë të një rezultati të thjeshtë. “Gjëja pozitive është se, edhe këtë herë, nuk kemi pësuar gol. Jemi një skuadër e fortë, po luajmë mirë dhe ata që përballen me ne duhet të shqetësohen”, ka thënë Alegri.

“Shpresojmë në një short të mirë tani, kohët e fundit nuk kemi qenë shumë me fat. Shpresoj që në fazën e dytë të mos ndeshemi me Mançester Junajtid ose Çelsin”, ka thënë Alesandro Nesta, që me sa duket ka zgjidhur çdo dyshim në lidhje me potencialin e Milanit të tij, që të martën në mbrëmje ka siguruar kualifikimin në Champions.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mateus, goli më i bukur i karrierës

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 07, 2010 6:20 am

Sulmuesi ishte protagonisti i fitores 2-0 të Bragës ndaj Arsenalit

Mateus e ka cilësuar golin e tij kundër Arsenalit si më të bukurin e karrierës së tij, pasi ai gol i mbajti gjallë shpresat e Bragës për një kualifikim të papritur në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve. Klubi portugez ishte vetëm shtatë minuta larg eliminimit nga Liga e Kampionëve para se sulmuesi 27-vjeçar të shënonte dy gola të bukur: i pari erdhi pas pasimit të saktë të Elton, ndërsa i dyti me aksion individual.

Ai e mori topin nga mesfusha, shmangu tre mbrojtës dhe e dërgoi topin në rrjetë duke u dhënë shpresa portugezëve për kualifikim kur ka mbetur vetëm një ndeshje në grup. “Jemi shumë të lumtur me fitoren”, ka thënë ai. “Unë pata fatin të shënoja dy gola, por e tërë skuadra duhet përgëzuar.” Duke përfshirë edhe ndeshjet kualifikuese të Championsit, braziliani Mateus ka shënuar pesë gola në po aq ndeshje të Ligës së Kampionëve në “Estadio Municipal” këtë sezon, por asnjëri prej tyre nuk ka qenë më i bukur se goli i dytë i shënuar në kohë shtesë.

“Mendoj se ishte goli më i bukur i karrierës sime dhe jam i emocionuar që pata fatin të jetoj një moment të tillë. Eshtë një ëndërr që realizohet. E dinim se do të ishte një ndeshje tepër e vështirë, sepse Arsenali është ndër skuadrat më të mira në Europë, por ne punuam shumë gjatë gjithë ndeshjes dhe dolëm fitues falë potencës sonë”, ka thënë lojtari më i mirë i ndeshjes së luajtur në Portugali. Por që Braga të kualifikohet duhet shumë punë dhe fat, pasi ka mbetur vetëm ndeshja e fundit në grup.

Fitorja e lehtë e Shaktjar Donetskut kundër Partizanit të Beogradit do të thotë që skuadra portugeze duhet të fitojë kundër Shaktjarit në Ukrainë më 8 dhjetor dhe me rezultat më të mirë se Arsenali, që pret Partizanin e vendit të fundit. Nëse Arsenali fiton, Bragës do t’i duhet fitore me katër gola më shumë kundër Shaktjarit, që të eliminojë ukrainasit.

Megjithatë, Mateus ka thënë se fitorja kundër Arsenalit i ka dhënë Bragës një mësim të madh, ashtu si humbja 6-0 përballë anglezëve në ndeshjen e parë në grup që e kishte demoralizuar skuadrën. “Në futboll gjithçka është e mundur. Ne do të bëjmë maksimumin dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë, por një gjë është e sigurt: ne do të luftojmë deri në minutën e fundit për të realizuar objektivin tonë. Mendoj se ne mund të fitojmë në Ukrainë”, ka thënë Mateu

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Champions League, kater ekipe në garë për kualifikimin

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 07, 2010 6:31 am



Champions League mbyll fazën e grupeve me ndeshjet që do të zhvillohen në martën dhe të mërkurën. 12 ekipe janë kualifikuar në turin me eliminim direkt, ndërsa 4 të tjerë janë ende të pritje. Llogaritë duhen sot më shumë se kurrë.
Në grupin D, Barcelona e ka të sigurtë vendin e parë dhe Panathinaikos të fundit. Gara për vendin e dytë është mes Kopenhagen me 7 pikë dhe Rubin Kazan me 6. Nëse Rubin barazon në Barcelonë dhe Kopenhagen humbet me Panathinaikos, do të kalojë ekipi rus falë golavarazhit më të mirë. Këto ekipe kanë bilance të njëjta në përballjet direkte. Më i favorizuar shfaqet Kopenhagen, që në sfidën e fundit në grup ka rivalin më të dobët.
Në grupin E, Bayern Munchen është i pari për epërsinë që i jep golavarazhi po ta vendosim përballë me Roma. Skuadra italiane dhe Basel janë në kërkim të vendit të dytë. Roma ka 9 pikë, ndërsa Basel 6. Roma i mjafton vetëm një barazim me Cluj për të shkuar më tej. Basel e ka të vështirë pasi duhet të fitojë në Mynih me Bayren dhe Roma të humbasë. Golavarazhi më i mirë në takimet direkt kalon ekipin zvicerian dhe jo atë italian.
Në grupin H, shanset janë më të mëdha, pasi nuk është përcaktuar asnjë ekip për turin tjetër. Shakhtar Donetsk, Arsenal dhe Braga janë kandidatët. Shakhtar ka nevojë vetëm për një barazim, që të kualifikohet por edhe ta mbyllë në krye. Ekipi ukrainas ka 12 pikë, 3 më shumë se Arsenal dhe Braga. Topçinjtë janë të dytët për momentin falë golavarazhit më të mirë. Nëse Shakhtar humbet në fushën e tij me Braga dhe Arsenal mund Partizan Beograd. Në këtë rast të tre ekipet do të kishin 12 pikë. Arsenal do ta mbyllte i pari, ndërsa Braga do të renditej e dyta vetëm nëse do të fitonte me Shakhtar Donetsk me 4 gola diferencë.
Ndeshjet e fundit në grupe ashtu si të gjithë këtë aktivitet ju do t’i ndiqni direkt në Klan dhe Supersport.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Champions, ndeshjet e fundit në grupe

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 07, 2010 6:32 am



Sot në mbrëmje në 4 grupet e para të Champions League do të luhen ndeshjet e fundit. Tashmë pjesa më e madhe e skuadrave janë kualifikuar, por ka edhe nga ato që luajnë për një vend në Europa League. Në grupin A, Tottenham ndaj Twente dhe Inter në fushën e Werder Bremen luajnë për vendin e parë në grup pasi janë të dyja të kualifikuara. Twente do të zbresë në Europa League.
I paqartë është grupi B. Schalke do të përpiqet në brojë vendin e parë në transfertë në fushën e Benfikës. Skuadra portugeze është në vështirësi pasi i rrezikohet pjesëmarrja në UEFA Europa league nga Hapoel Tel – Aviv. Izraelitët sigurisht nuk do ta kenë të lehtë në fushën e Olympique Lyon. Schalke dhe Lyon kanë kaluar në fazën tjetër mes Benfikës dhe Hapoel në Europa League.
Manchester United do të mjaftojë edhe një barazim në ndeshjen e fundit të grupit C me Valencian për të mbajtur vendin e parë. Edhe spanjollët janë kualifikuar ndërsa Glasgoë shkon në Europa League.
Në grupin D, Barcelona është e kualifikuar dhe e sigurtë. Vendi tjetër do të diskutohet në distancë mes Copenhagen dhe Rubin Kazan.


r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Uefa Champions Leauge

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 07, 2010 7:01 am

Group A
20:45 FC Twente Enschede ? - ? Tottenham H.
20:45 Werder Bremen ? - ? Inter Milan
Group B
......20:45 Benfica ? - ? Schalke
20:45 Lyon ? - ? Hapoel Tel Aviv
Group C
20:45 Bursaspor ? - ? Rangers
20:45 Manchester U. ? - ? Valencia
Group D
20:45 Barcelona ? - ? Rubin Kazan
20:45 FC Copenhagen ? - ? Panathinaikos

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Inter-Werder:Formacioni i mundshëm 4-4-2

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 07, 2010 8:05 am



Janë shfaqur edhe formacionet e mundshme të të dy ekipeve Inter dhe Werder Bremen.

Benitez ka vendosur të pushojë disa nga lojtarët kyq (Lucio,Sneijder,Stankovic dhe Milito) per boterorin e klubeve që do mbahet ne Dubai.

Në ndeshjen e sontme pritet të luajë edhe mbrojtësi Cordoba (i cili ndjehet më mirë) dhe Materazzi.Esteban Cambiasso do jetë në stol.

Këto janë formacionet e mundshme:

INTER (4-4-2):Castellazzi, Zanetti, Cordoba, Materazzi, Biraghi, Biabiany Nwankwo, Motta, Muntari, Eto’o, Pandev. Trajner: Benitez

W.BREMEN (4-2-3-1):Wiese; Fritz, Mertesacker, Prödl, Pasanen; Frings, Bargfrede; Arnautovic, Hunt, Marin; Hugo Almeida. Trajner: Tomas Shaf

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Benitez:Jemi te fokusuar 100% per Werderin

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 07, 2010 8:22 am



Ne prag te ndeshjes Werder Bremen-Inter e cila zhvillohet neser me fillim nga ora 20:45 ne Weser-Stadio ne kuader te xhiros se 6 te Liges se Kampioneve traineri i Interit Rafa Benitez i eshte pergjigjur pyetjeve te gazetareve ne nje konferenc per shyp per kete takim.

”Milito eshte nuk eshte i gatshem per kete ndeshje ndersa per Sneijder ne kemi preferuar qe ai pushoi pershkak te shum angazhimeve sa per Lucion ai eshte prekur nga nje grip.Te gjithe te tjeret te cilet jane te ftuar per kete ndeshje jane te gatshem te luajn por per kete do te vendos neser pasi me duhet te vlersoj gjendjen e se cilit.

”Per ne eshte e rendesishme te fitojm neser per tu kualifikuar si te paret ne tabel.Sigurisht ne do te hyjm ne kete ndeshje me iden per te fituar.”Ne gjithashtu e dimë – shtoi Benitez – se fitorja jonë mund të ndikojë në futbollin italian, në lidhje me koeficientin ne UEFA .

I pyetur nese ka ne plan qe ne te ardhmen te drejtoi nje skuader Gjermane Benitez shtoi:”Tani per tani jam pjes e Interit me te cilen dua te fitoj kupen e botes dhe trofe tjer.Per ne sfida e neserme ka vleren 10′Unë vetëm e di se Inter dëshiron që të fitojë.Ne fush ne do te jemi te perqendruar 100%.

Me pas Benitez rikthehet te flas perseri per MIliton.?

”Milito ende nuk është njëqind për qind, është një vendim mjekësor nuk rrezikon per kupen e botes por ende nuk eshte ne nivelet me te mira.Ne nderkohe Sneijder eshte i lidhur dhe e kemi lene ne shtepi qe te jete i karikuar per Abu dabin.Ne anen tjeter per Julio Cesar dhe Maicon mendoj qe ata do te jene te gatshem per kupen e botes por ne do te vlersojm situaten e tyre ne seancat stervitore.

I pyetur per podiumet per topin e arte Benitez deklaroi:Nuk kam asgjë kundër kampionëve spanjoll te cilet jane te nominuar per topin e arte.Por unë nuk e kuptoj se çfarë kritere ishin votuar. Ndjehem keq për Weslyn ashti si më vinte keq për Militon, por unë nuk mund të them nëse kjo llogaritet më shumë tek kupa e botes apo tek skuadrat qe fitojn gjat sezonit.

”Mendoj qe Inter ka bere shum mire ne ligen e kampioneve.Ne kete gare kemi bere nje fitur shum te mir dhe per kete jam krenar per skuadren time.

‘Presidenti e din ate qe e tham para fundit te merkatos une,ai dhe Branca dhe ate qe e tham pas perfundimit te Merkatos.Une e di qfare mendonte ai,tani ai e di qfare mendoj une.

Unë, Presidenti Moratti dhe Marco Branca kemi biseduar para dhe pas mbylljes se merkatos. Ne e dim se qfare kemi thene dhe punojm se bashku.. Ajo që ne thamë është mes nesh, sigurisht.Presidenti deshiron te shoh skuadren duke fituar dhe kete e dua edhe une.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Werder-Inter: Do të drejtohet nga Cakir

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 07, 2010 8:23 am



Do të jetë arbitëri nga Turkia, Cuneyt Cakir, ai që do ta drejtoj ndeshjen Werder-Inter, e vlefshme për fazon e grupeve në Ligën e Kampionëve, e cila do të zhvillohet të martën (7 dhjetor) prej orës 20:45 në “Weser-Stadion, Bremen”

Cakir debutimin në UEFA e bëri në shtator të vitit 2010 në ndeshjen Rubin Kazan – Barcelona.Ndihmësit e tij do të jenë Bahattin Duran dhe Tarik Ongun, arbitër i katër do të jetë Suleyman Abay, ndërsa dy arbitërit prapa portave do të jenë Tolga Ozkalfa dhe Huseyin Gocek.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kualifikohen dhe 8 skuadra te tjera per raundin tjeter ...

Mesazh  r_3 prej Wed Dec 08, 2010 2:11 pm



Arsenali Kualifikohet
Arsenali është kualifikuar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve pas fitores së vështirë ndaj Partizanit në Emirates, ndërsa Shakhtari ka siguruar pozitën e parë në Grupin H të Ligës së Kampionëve.

Arsenali filloi më mirë takimin dhe ishte skuadër dominuese, por se Partizani do të mbante të frikësuar 60 mijë Revolveristë në Emirates këtë nuk e ka pritur askush.

Fillimisht Robin Van Persie realizoi në penaltia pas gjysmë ore lojë (30'), për t’i dhënë Arsenalit epërsinë dhe për të na sinjalizuar se Arsenali do të stërvisë me serbët tashmë pa gjasa për asgjë.

Në pjesën e dytë, situata ndryshon. Në minutën e 52-të golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve deri në këtë moment, Cleo, shokoi tifozët e Arsenalit me golin e barazimit për 1-1.

Wenger reagoi dhe solli në lojë Theo Walcott, i cili shfrytëzoi për mrekulli një harkim në zonë nga Bacary Sagna, të cilin me gjoks e ndali për ta fundosur më pas topin në rrjetë dhe për të zgjuar në këmbë stadiumin Emirates (73’). Fitoren dhe rezultatin përfundimtar të kësaj sfide e konfirmoi Samir Nasri me golin e tij të 12-të këtë sezon për 3-1 (77’).

Shakhtari me lehtësi mposhti me rezultat 2-0 portugezët e Bragas në Donetsk të Ukrainës.

Shakhtari përfundon si lider i Grupit H, me 15 pikë, tri më shumë se Arsenali në pozitën e dytë me 12 pikë. Braga siguroi Europa League. Në fazën e eliminimit direkt Arsenali mund të ketë punë me skuadra të tilla si Real Madrid apo Barcelona.

Bayerni fiton, Roma barazon


Bayern Munichu ka shënuar fitore bindëse prej 3-0 kundër Baselit, për ta mbyllur me sukses fazën grupore të Ligës së Kampionëve me një humbje të vetme, ashtu që kryeson në Grupin E.

Me dy golat e Franck Ribery (35’ dhe 50’) dhe një gol të Anatoliy Tymoshchuk (37’), bavarezët dominuan ndeshjen.

Ndërkohë, Roma ka barazuar me rezultat 1-1 mysafir i CFR Cluj, për ta mbyllur fazën grupore në vend të dytë.

Pas xhiros së fundit, Bayerni gjendet në krye të Grupit E me 15 pikë, Roma kualifikohet nga vendi i dytë me 10 pikë, ndërsa Baseli në vend të tretë me gjashtë pikë do të luajë në Europa League.

Benzema shkëlqen, Milani zhgënjen


Befasia e xhiros së fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve pa kurrfarë dyshimi është skuadra e Milanit, e cila ka pësuar disfatë në San Siro me rezultat 2-0 nga Ajaxi, përderisa nga ana tjetër Karim Benzema i vetmuar mposhti Auxerre, të dy këto ndeshje pa kurrfarë rëndësie.

Ishte pritur që Jose Mourinho të pushojë disa prej futbollistëve të tij kryesorë, mirëpo pos Iker Casillasit dhe Mesut Ozilit, të gjithë lojtarët tjerë prominent të Los Blancos u paraqitën.

Fillimisht rezultatin e zhbllokoi Karim Benzema me një gol me kokë të realizuar pas asistimit fantastik nga Cristiano Ronaldo (12’).

Në pjesën e dytë u konfirmua fitorja e Realit. Cristiano Ronaldo me një goditje të pandalshme (50’), e dyfishoi epërsinë, para se Karim Benzema (50’ dhe 88’) ta regjistrojë hettrikun e tij të parë këtë sezon, që e vendosi dhe rezultatin përfundimtar të sfidës prej 4-0.

Nga ana tjetër Massimilano Allegri vendosi ta pushonte Zlatan Ibrahimovicin ashtu si disa lojtarë tjerë të rëndësishëm. U paraqit Ronaldinho i cili tregoi formë relativisht të mirë, por në fund holandezët përmbyllën me fitore fushatën e tyre në garën më prestigjioze evropiane, Ligën e Kampionëve.

Në pjesën e parë gola nuk pati, por Ajaxi ishte ekipi dominues dhe ishte në pikëpyetje vetëm koha kur do të realizonin holandezët. Demy de Zeeuw kaloi në epërsi Ajaxin (57’), për ta detyruar Allegrin ta fusë në lojë Ibrën.

Inkuadrimi i suedezit vetëm sa i motivoi mysafirët të cilët e përmbyllën ndeshjen në të mirë të tyre me anë të Toby Alderweireld, i cili e vuri rezultatin përfundimtar prej 2-0.

Real Madridi e siguroi kualifikimin një xhiro më parë, ndërsa del si lider nga Grupi G me 16 pikë. Milani siguroi pozitën e dytë me tetë pikë, ndërsa Ajaxi luan në Europa League me shtatë pikët e tubuara dhe vendin e tretë. Milani në fazën e eliminimit direkt mund të ketë punë me Barcelonën ose Arsenalin.

Marseille mposht Chelse


Skuadra e Chelseat ka pësuar dështimin e vetëm në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, duke u mposhtur nga Marseille me rezultat minimal prej 1-0.

Heroi i ndeshjes ishte Brandao, i cili në minutën e 81-të shënoi për fitoren e vendasve.

Blutë kualifikohen nga vendi i parë në Grupin F me 15 pikë, ndërsa Marseille në vend të dytë ka 12 pikë.

Ndërkohë në takimin tjetër, Spartaku i Moskës është duke fituar kundër Zilinas, dhe do të luajë në Europa League

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Champions, përcaktohen verdiktet në 4 grupet e para

Mesazh  r_3 prej Wed Dec 08, 2010 2:12 pm


Totenhemi, Interi, Shalke 04, Olimpiku i Lionit, Mançester Junajtid, Valencia, Barcelona dhe Kopenhageni janë tetë skuadrat e para që përfundimisht kanë siguruar një biletë për fazën e 1/8-ave në Ligën e Kampionëve.
Grupi A: Barazimi 3-3 në fushën e Tuentes i mjafton Totenhemin për të siguruar kreun e grupit, ndërkohë që disfata 3-0 në transfertën me Verder Bremenin i lë kampionët e Interit në vendin e dytë. Tuente në Ligën e Evropës, Verder Bremeni jashtë.

Grupi B: Shalke 04 e mbyll grupin si kryesuese, falë suksesit 2-1 në fushën e Benfikës që do të luajë në Ligën e Evropës. Vendi i dytë për Olimpikun e Lionit, që nuk shkoi më tepër se barazimi 2-2 përballë Hapoel Tel Avivit në shtëpi. Izraelitët mbeten jashtë.

Grupi C: Barazimi i vuajtur në sfidën me Valencian në “Old Traford” i mjafton Mançester Junajtidit të ruajë vendin e parë në grupin C. Gllasgou Rejnxhërsi në Ligën e Evropës, kurse turqit e Bursasporit, prej kohësh të eliminuar, siguruan sonte pikën e parë në Ligën e Kampionëve (1-1 ndaj Rejnxhërsit).

Grupi D: Asnjë surprizë: Barcelona e pati siguruar që në ndeshjen e parë kreun e grupit dhe sot bëri formalitetin përballë Rubin Kazanit (2-0). Skuadra ruse mbetet në Ligën e Evropës, ndërkohë që Kopenhageni kalon grupin në vendin e dytë duke lënë përfundimisht jashtë Panathinaikosin.


Liga e Kampionëve, takimet e fundit në grupet A, B, C dhe D:

Grupi A
Tuente 3 - 3 Totenhem
Verder Bremen 3 -0 Inter

Grupi B
Benfika 1 - 2 Shalke 04
Olimpik Lion 2 - 2 Hapoel Tel Aviv

Grupi C
Mançester Junajtid 1 - 1 Valencia
Bursaspor 1 - 1 Gllasgou Rejnxhërs

Grupi D
Barcelona 2 - 0 Rubin Kazan
Kopenhagen 3 - 1 Panathinaikos

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shorti i Championsit në “gojën” e protagonistëve

Mesazh  r_3 prej Sat Dec 18, 2010 11:53 am

Ja cilat kanë qenë reagimet e 16 skuadrave në Ligën e Kampioneve, pas shortit të djeshëm…
Inter - Bajern
Finalja e Madridit përsëritet në 1/8-t
Pasi kaloi tronditja e shortit, Interi dhe Bajerni i Mynihut kanë deklaruar se e pritën me kënaqësi përballjen për raundin tjetër. Këto dy skuadra janë finalistët e vjetshëm të Ligës së Kampionëve, ku Interi fitoi me dy golat e Diego Militos më 22 maj 2010 në “Santiago Bernabeu”.
Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Tomas Myler, ishte entuziast për ripërsëritjen e sfidës. “Ne kemi hesape për të larë me Interin”, ka thënë ai. “Duke qenë se do ta luajmë ndeshjen e dytë në fushën tonë, kam besim se do të fitojmë dhe do të kualifikohemi.” Trajneri Luis van Gal ishte optimist:
“Nuk mendoj se është short i keq, pasi i kemi të gjithë lojtarët që luajtën në Madrid në finale. Pronari i Interit, Masimo Morati, ka shtuar: “Eshtë short interesant. Bajerni mund të marrë hak për finalen e Championsit. Por do të presim të shohim se cila do të jetë gjendja e skuadrave në muajin shkurt.”
Arsenal - Barcelona
“Topçinjtë” kanë mundësinë e revanshit
Pep Guardiola ka paralajmëruar se do të jenë dy ndeshje të bukura ato kundër Arsenalit. “Vjet bëmë dy ndeshje të bukura falë stilit të ngjashëm të lojës së këtyre skuadrave. Forma e momentit nuk është e rëndësishme për këtë ndeshje, pasi do të luajmë në shkurt.
Arsenali ka lojtarë të shkëlqyer, si Nasri, Fabregas dhe Shamakh. Ndoshta nuk kanë fituar vitet e fundit, por janë me më të mirët. Ata vazhdojnë të luajnë mirë me stilin e tyre. Ata të detyrojnë të luash mirë në mbrojtje sepse mund të të fundosin.
” Trajneri i Arsenalit ka qenë i pranishëm në pesë përballje me Barcelonën. “Reagimi im është i thjeshtë: short i vështirë, por i mundshëm. Të gjitha skuadrat janë të vështira. Por avantazhi ynë është që do të jemi të përgatitur se çfarë na pret.
Duam të kualifikohemi dhe duhet ta mundim Barçën. Eshtë e vështirë? Po. Eshtë e mundshme? Po”, ka thënë Venger. Barcelona është sigurisht favorite, por as ata nuk do të donin të luanin me ne.”
Milan - Totenhem
Alegri: Mund të na shkonte më keq!
Pas suksesit kundër Interit në fazën e grupeve, Herri Redknap i Totenhemit do të ketë përballë në raundin tjetër skuadrën tjetër të Milanos, kuqezinjtë e Milanit. “Ata e kanë fituar shtatë herë këtë trofe, një rekord fantastik.
Ata janë në krye të ligës së tyre dhe për mua është një ndeshje fantastike dhe njëkohësisht sfidë e madhe për ne. Ata kanë lojtarë cilësorë dhe do të jetë një ndeshje drithëruese. Unë nuk i frikësohesha asnjë skuadre para shortit”, ka deklaruar Redknap, skuadra e të cilit do ta luajë ndeshjen e parë në transfertë.
Masimiliano Alegri, trajneri i Milanit, ka deklaruar: “Totenhemi është skuadër e mirë dhe e pamë kundër Interit. Por duke parë çfarë ofronte shorti, mund të na kishte shkuar edhe më keq. Por do të na duhet të bëjmë dy ndeshje të bukura që të kualifikohemi, sepse të gjitha skuadrat në këtë fazë janë të forta. Totenhemi luajti shumë mirë në fazën e grupeve dhe mund të jetë një skuadër shumë e rrezikshme në fazën me eliminim direkt.”

Lion - Real Madrid
“Merengesit” sfidojnë “macen e zezë”
Nëse hakmarrja është e ëmbël për dikë, atëherë për Iker Kasiljasin kjo vlen edhe më shumë pasi Realit i ra shorti të luajë kundër Olimpikut të Lionit në raundin tjetër të Championsit për të dytin vit radhazi. Vjet ata u eliminuan nga Lioni.
Presidenti i Lionit, Zhak Mishel Ola, ka thënë: “Madridi nuk është ai i vjetshmi dhe për ne do të jetë e vështirë të kualifikohemi, por do të përgatitemi sa më shumë të mundemi. Edhe ne do të jemi më të fortë. Fitorja kundër Madridit na dha krahë vjet dhe skuadra ka ende kujtime të bukura nga suksesi i vjetshëm.
” Ndërsa drejtori teknik i Realit të Madridit, Emilio Butragenjo, ka shtuar: “Para shortit po bisedoja me përfaqësuesit e Lionit dhe ata më thoshin se nuk donin të luanin kundër nesh. Por kështu thanë edhe vjet dhe në fund na eliminuan.
Tani është koha të ndreqim gabimin. Le të shohim se si do të jetë skuadra në atë moment të sezonit.” Reali nuk ka fituar asnjë nga gjashtë ndeshjet e luajtura kundër Lionit.
Marsejë - Mançester
Ferguson e njeh atmosferën në “Velodrome”
Sër Aleks Ferguson ka folur për “atmosferën fantastike” që pret të shohë në “Stade Velodrome” të Marsejës pasi Mançester Junajtidit i ra shorti me kampionët francezë për raundin tjetër.
“Marseja është e fortë në fushën e vet, me atmosferën e bukur dhe mbështetjen e madhe që marrin prej tifozëve. Në dy vitet e fundit kanë pasur përmirësime dhe mendoj se do të jetë një përballje e vështirë. Didië Deshamps është trajner i tyre dhe ata kanë edhe Gabriel Heinzen, ish-lojtarin tonë. Do të jetë bukur të luajmë kundër tyre”, ka thënë Ferguson.
Deshamp e di se është një short i vështirë dhe ka thënë: “Shorti është i mirë. Për ne do të jetë arritje të kualifikohemi, por duhet të presim shkurtin. Duhet të shfrytëzojmë shanset tona. Do të jetë si të sheshojmë një mal të lartë, prandaj duhet të kemi ritmin e duhur dhe të shpresojmë që ata të jenë në një ditë të keqe.”
Kopenhagen - Çelsi
Danezët nuk heqin dorë nga “mrekullia”
Kopenhagen shpreson se bilanci i mirë në fushën e tyre do t’i ndihmojë kundër Çelsit në raundin tjetër. Kjo ndeshje është shumë erëndësishme për trajnerin St le Solbaken.
“E presim me kënaqësi ndeshjen kundër një skuadre të madhe, me histori të madhe”, ka thënë trajneri norvegjez. “Eshtë mirë ta luajmë ndeshjen e parë në fushën tonë sepse po të luanim në “Stamford Bridge” të parën, ndeshja e dytë nuk do të kishte më vlerë. Ne nuk jemi mundur kurrë në fushën tonë as nga kampionë të tjerë.
” Trajneri i Çelsit i ka vlerësuar lart kundërshtarët danezë duke thënë: “Eshtë short i favorshëm, pasi shmangëm skuadrat e mëdha, por në Kopenhagen nuk do ta kemi të lehtë.
Eshtë e vështirë të luhet në atë fushë sepse kanë talente në skuadër. Ata kanë bërë disa ndeshje të mira në fazën e grupeve, madje barazuan edhe me Barcelonën. Liga e Kampionëve është synimi ynë këtë sezon.”

Valencia - Shalke
Rauli do të rikthehet kundërshtar në Spanjë
Raul Gonzalez mezi pret të kthehet në Spanjë tani që shorti vuri përballë Shalken me Valencian. Rauli është përshtatur mirë në Gjermani tashmë, duke shënuar edhe disa gola.
“Nuk do të jetë e thjeshtë, por personalisht kam kujtime të mira nga stadiumi i Valencias”, ka thënë Raul, i cili ka luajtur shumë ndeshje kundër tyre kur ishte në radhët e Real Madridit. Ndeshja e parë do të luhet në “Mestaja” më 5 shkurt, kthimi më 9 mars në “Gelsenkirchen”. Duke folur për shortin, dy trajnerët respektivë kanë qenë të kënaqur me sfidën që i pret.
“Eshtë një short tërheqës dhe në të njëjtën kohë i vështirë”, ka thënë Feliks Magat i Shalkes. Ndërsa trajneri i Valencias, Unai Emeri, ka shtuar: “Shalke përfaqëson një rival të fortë e kompetitiv.
Eshtë një short që na jep të gjithëve shpresë. Kemi kohën e mjaftueshme për të analizuar këtë ndeshje, por mbresa ime e parë është se do të jetë një përballje shumë e bukur.”
Roma - Shakhtjor
Ranieri premton një ndeshje të bukur
Trajneri i Romës, Klaudio Ranieri, pret të shohë një ndeshje të bukur mes Romës dhe Shakhtjorit në 1/8-at e Championsit. “Skuadra ukrainase luan futboll të bukur. Eshtë një skuadër me kualitete dhe ka lojtarë shumë të fortë fizikisht.
Unë nuk kam pasur preferenca para shortit, por e vetmja gjë që kërkoj është që të kem të gjithë lojtarët në formë atë ditë”, ka thënë Ranieri. Drejtori i përgjithshëm i Shaktjorit, Serhij Palkin, ishte më i qartë në analizën e tij.
“Kemi përballë një kundërshtar të fortë, por jam i kënaqur që shmangëm Milanin, Interin dhe Valencian”, ka thënë Palkin, dëshmitar i dy ndeshjeve të shkuara mes këtyre klubeve.
“Ne nuk kishim përvojë ndërkombëtare në takimin e parë mes nesh, të humbur 4-0 në Romë, kështu që nuk pritej të mundnim njërin prej klubeve më të mirë të Europës, edhe pse kishim disa lojtarë të mirë. Tani kemi përvojë dhe shpresoj se mund të kualifikohemi.”

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shorti i Championsit dhe ndeshjet do te luhen ne kto date

Mesazh  r_3 prej Sat Dec 18, 2010 11:56 am

15 shkurt 2011

ora 20:45 Milan - Totenhem
ora 20:45 Valencia - shalke 04

16 shkurt 2011

ora 20:45 Roma = shaktar Doniesk
ora 20:45 Arsenal - Barcelona


22 Shkurt 2011

ora 20:45 København - Chelsea
ora 20:45 Lyon - Real Madrid

23 Shkurt 2011

ora 20:45 Marseille - Man. United
ora 20:45 Inter - Bayern

Ndeshjet e kthimit do te luhen ne kto data Smile


8 Mars 2011

ora 20:45 Roma Shaktar Donjesk
ora 20:45 Barcelona - Arsenal

9 Mars 2011

ora 20:45 Totenhem - Milan
ora 20:45 Shalke 04 - Valencia

15 Mars 2011

ora 20:45 Man. United - Marseille
ora 20:45 Bayern - Inter

16 Mars 2011

ora 20:45 Chelsea - Kopenhagen
ora 20:45 Real Madrid - Lyon

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Champions”: Inter-Bajern Mynih, rikthehet finalja

Mesazh  r_3 prej Sun Dec 19, 2010 10:42 am



Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampioneve. Për “Topcinjtë e Londrës” ndodhi ajo që kishte ´frikë´ trajneri Arsen Venger. Arsenali do të ketë përballë fuqinë më madhe aktuale të futbollit europian, skuadrën e spektaklit futbollistik, Barcelonën. Një ndeshje po ashtu intriguese do të jetë edhe përsëritja e finales së vitit të kaluar, ku kampioni në fuqi i kësaj gare, Interi, do të ketë përballë finalistin tjetër Bajern Mynih. Edhe Real Madridi do të ketë një rival të njohur nga gara e vitit të kaluar, Lionin, ndërsa ekipi tjetër spanjoll, Valencia, është caktuar përballë skuadrës gjermane të Shalke 04. Shorti i hedhur në selinë e UEFA-s, po ashtu ka nxjerrë Romën përballë Shakhtar Donetsk. Ndryshe nga Arsenali dhe Tottenhami, dy ekipet e tjera angleze në këtë garë do të kenë sfida më të lehta. Manchester United është caktuar të përballet me kampionin e Francës, Olimpik Marsejë, ndërsa Celsi do të ketë përballë Kopenhagenin.

Tetë sfidat e Ligës së Kampionëve:

Tottenham-Milan
Schalke-Valencia
Man Utd-Marseille
Barcelona-Arsenal
Bayern Munich-Inter
Chelsea-Copenhagen
Real Madrid-Lyon
Shakhtar Donetsk-Roma

Secila sfidë e dalë nga ky short do të zhvillohet në dy ndeshje, me sistemin vajtje-ardhje. Ndeshjet e para do të luhen më 15 dhe 16 shkurt 2011, por edhe me 22 dhe 23 shkurt 2011, ndërsa ato të kthimit konkretisht më 8 dhe 9 mars 2011, por edhe më 15 dhe 16 mars 2011.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Champion Leauge

Mesazh  Sponsored content Today at 10:54 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi