www.shpirti.albanianforum.net
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
Shtypi i Shkruar
Menu Shpirti.net
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar


Kampionati Italian

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kampionati Italian

Mesazh  Anxhela prej Sun Sep 12, 2010 9:55 pm

koment mbi ndeshjet e kampionatit Italian rezultatet etj ....

Anxhela
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 184
Join date : 11/09/2010
Age : 34

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rafael Benitez

Mesazh  r_3 prej Sun Nov 14, 2010 2:58 pm

Trajneri i Interit, Rafa Benitez, po tenton t’i japë jetë skuadrës së tij, ndërsa beson se fitorja ndaj Milanit do ta formësojë sezonin katastrofal të Interit.
“Ne e dimë se jemi ekip i fortë dhe ndeshja e të dielës do të na japë rastin për ta dëshmuar këtë. Ne duhet të tregojmë se ne besojmë që mund ta fitojmë derbin. Kjo mund të jetë një ndeshje e cila e vë sezonin tonë në drejtim të duhur. Sigurisht se dëshirojmë ta fitojmë këtë ndeshje”, theksoi Benitez.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Inter - Milan 0-1

Mesazh  r_3 prej Sun Nov 14, 2010 3:03 pm

Ka perfunduar derbi mandolines i shumprituri ne mbar europen dhe ne shqiperi
nje derbi qe ndiqet me shum interes nga shqiptaert ku fatekeqet kan qen zikaltrit e interit qe kan humbur 0-1 ndeshjen dhe milani tashme me kte fitore te te mar ne derbi me an te nje penalltije te realizuar nga Z.Hibraimovic ka arrit te kaloj ne eprsi skuadrene milant , Inter esht munduar me te gjitha forcat per ta permbys rezultatin por ka qen ekot mbasi milani ishte rreshtuar mir ne mbrojtje dhe ishte e veshtir te shnoje .

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hapeni dhe [Lexojeni]!! Ju boft dita 1000 atij qe e ka bo :)

Mesazh  r_3 prej Sun Nov 14, 2010 3:14 pm

Interi madh me shum demtime
kunder milanit me shume mundime
kunder tradhetareve te perbetuar
ia le vendin e huazuar
milanistet po fluturojne
poziten e tyre e harrojne
dolen nje here ne vend te par
me lojtarin si gomar
jeni pleq e te moshuar
se kuptoni qe ju kemi leshuar
interi sjell vetem supriza
ju me pas do vrisni miza
jemi skuader qe krenohet
per fitore kurre s ngurrohe
tkemi lojtare klasi
per ju fare sna plasi
do kuptoni dhe me shume
ndeshjen tjeter kunder nesh
ju a thash edhe me lart ju
akoma s merrni vesh
5vjet su dorezuam
fronin askujt sia trasheguam
gjithe evropen e kemi ne dore
loja s varet nga nje ore
90minuta interi ne forme s ishte
po as duart ne xhepa si kishte
nuk luftonte per fitore
qe te blinte akullore
sic po luajne ca plera
jane si lecka i mer era
jemi skuader me teknik
esna japin vleren disa pike
prandaj ne mendje ta keni
milani eshte skuader LEGENI Smile

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Inter, ja pse Benitezi nuk e bind Moratin

Mesazh  r_3 prej Mon Dec 06, 2010 8:59 am




Nga metoda e dobët teknike, që trajneri përdor me lojtarët, te mungesat që nuk janë më një alibi

Masimo Morati është i inatosur, ndonëse në mënyrën “e tij të qetë”. Situata e fundit “fotografon” gjendjen shpirtërore të një presidenti interist, i shqetësuar për humbjen e rëndë në Romë ndaj Lacios, por i ndërgjegjshëm që “gremina” e vërtetë sezonale do të vijë pas dhjetë ditësh në Abu Dhabi. Botërori për Klube rrezikon të jetë në të njëjtën kohë dhe fundi për Rafa Benitezin, stoli i të cilit do të ishte hedhur “në erë” nëse Morati nuk do të kishte mësuar në këto vite - dhe në këtë rast fitoret të ndihmojnë - që duke ndjekur instiktin, rrezikon vetëm të përkeqësosh gjendjen.

S’KA ALIBI - Dhe numrit një zikaltër nuk i kanë pëlqyer paraqitjet e fundit të skuadrës, por edhe sjellja e trajnerit, të cilit pas ndeshjes i shpëtoi një frazë e tepërt: “Me lojtarët që kemi…”. Morati, që shpesh herë ka lënë të kuptojë që stafi teknik korrespondon me shumë dëmtime sezonale (ai i Stankoviçit është i 42-ti), nuk pranon që mungesat të shndërrohen në një alibi. Në këtë kuptim, reagimi në fund të ndeshjes kundër Lacios, ka përkeqësuar humorin e presidentit. Sepse - edhe përballë një rënieje të dukshme të Lacios - nëse Interi iu afrua barazimit 2-2, do të thotë që problemi nuk është vetëm organika. Akoma para se të arrinte “tripletën”, “marka e fabrikës” së Interit ishte grinta, ajo aftësi për të qëndruar gjithnjë në pikën për të besuar gjithnjë tek të tijtë dhe për ta kthyer në pikë me peshë këtë bindje.

TAKTIKA - Tani skuadra duket e boshatisur, me lojtarë që kanë vështirësi dhe që nuk duken se e kanë zjarrin përbrenda. Edhe kjo dobësi i adresohet pikërisht Benitezit, i cili pranimin e humbjeve thuajse si normale, nuk e bind Moratin. Pa harruar që nga Rafa presidenti nuk pëlqen faktin se është mjaft “shkollaresk”: të përpiqesh t’u mësosh futboll lojtarëve që kanë fituar gjithçka, nuk duket metoda e duhur për të drejtuar këtë tip skuadre.
Dhe në këtë pikë, krahasimi me Mourinjon, i aftë të përfshijë edhe magazinierin e klubit, nuk ështe se e ndihmon shumë spanjollin. Jo rastësisht, humbi edhe atë të mbrojtjes më pak të mundur, Interit i ka mbetur vetëm kryesimi i korrektësisë: asnjë në Serinë A ka bërë kaq pak faulla (179) dhe marrë më pak kartonë (19 të verdhë). Dhe shqetëson edhe apatia me të cilën Zaneti me shokë, kanë pranuar disa sjellje jokorrekte të Matuzalemit e Radusë, me rumunin e Lacios që bëri gjithçka për të nervozuar Biabianinë. Vetëm disa muaj më parë kjo nuk do të kishte ndodhur.

BESIM ME KOHË - Tani duhet përqendrim vetëm tek e ardhmja. Interi i parë në “Olimpiko” rrezikon të humbasë edhe me koreanojugorët e Seongamit, kundërshtari më i mundshëm i ndeshjes së 15 dhjetorit. Interi i vërtetë dhe i plotë, mund të fitojë Botërorin dhe të kthehet nga Abu Dhabi me një entuziazëm të madh edhe sa i takon kampionatit e Championsit. Morati nuk kërkon t’i hyjë problemit se çfarë duhet të bëjë me Benitezin në janar nëse gjërat shkojnë keq. Edhe pse nuk do të ishte e lehtë të gjëndet gjatë sezonit një zëvendësues i mirë dhe sepse ndryshimi në stol mund të rrezikojë pjesën tjetër të sezonit. Megjithatë Botërori mbetet objektivi numër një i vitit. Skenarët për në qershor, janë gjë tjetër.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Braziliani i Lacios synon edhe kombëtaren

Mesazh  r_3 prej Mon Dec 06, 2010 9:00 am

Hernanes kërkon edhe “kokën” e Juves
Hernanes e kishte thënë: pas golit ndaj Katanias, donte të ndëshkonte Interin. Dhe ia doli. Goditja e tij standarde, me ndihmën edhe të Kastelacit, ka mbyllur ndeshjen në “Olimpiko”, e fituar 3-1 nga bardhekaltrit. “Në Itali ndihem mirë, - ka thënë “Profeti”. - Përshtatja vazhdon shumë mirë dhe kundër Interit ishte një mbrëmje e madhe. Tani po mendojmë për Juventusin, sepse nuk duam të ndalemi”.
Hernanesit ndoshta nuk i është komunikuar, që me përjashtim të ndonjë surprize, ndeshja me bardhezinjtë do “të dështojë” për shkak të grevës së paralajmëruar nga Shoqata e Futbollistëve Italianë. Hernanes po tregon se i meriton të gjitha përgëzimet e marra para se të zbarkonte në Itali dhe tani po gjen edhe golin me vazhdimësi, deri sa të meritojë një grumbullim në kombëtare: “Për momentin mendoj për Lacion, - minimizon braziliani, - por nëse vazhdoj kështu, besoj se pikërisht do të më thërrasin…”.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Argjentinasi mund të ritakojë Mourinjon

Mesazh  r_3 prej Mon Dec 06, 2010 9:01 am



Milito drejt Realit, Interi frikësohet
Nëse nuk do të jetë Dzeko, do të jetë… Milito. Lajmi i publikuar dje në shtypin italian, i ka frikësuar disi tifozët e Interit, që mund të shohin të largohet pikërisht njeriu që i udhëhoqi drejt të gjitha fitoreve sezonale vjet. I ashtuquajturi “Princi”, akoma në “bokse” për shkak të dëmtimit, mund të bëhet një përforcim për Realin e Madridit që në janar.Higuain ka ndaluar për një problem në hernien diskale, Benzema nuk e bind aspak Hoze Mourinjon, ndaj ëndërron që brenda një muaji të riketë të gatshëm qendërsulmuesin argjentinas.
Mirëpo bisedimet nuk janë të lehta për t’u çuar në fund, por Interi mund të përfitojë për të bërë para, duke filluar pikërisht nga shitja e 31-vjeçarit, rigjenerimin e organikës së tij. E vështirë, por jo e pamundur. Dhe ardhja e Kasanos te zikaltrit mund të zhbllokojë gjithçka.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Topi i Artë”: Fiton Injesta, Shnejder jashtë

Mesazh  r_3 prej Mon Dec 06, 2010 9:02 am




Vetëm Barcelona: I dyti Ksavi, pastaj Mesi. Holandezi i katërti. FIFA çmon autorin e golit të finales

Me sa duket është vetëm Barcelona. Pas “shuplakës” së stampuar në fytyrë ndaj Real Madridit të Mourinjos, vjen një tjetër triumf për katalanasit. Në të vërtet “Topi i Artë” është pronë e tyre. Trofeu prestigjioz, që revista e famshme franceze “France Football” jep çdo fundvit së bashku me FIFA-n tashmë, do t’i shkojë sigurisht një futbollisti të Pep Guardiolës. Thashethemet e fundit të pallatit dënojnë Uezli Shnejderin, një nga favoritët e trofeut. Për interistin nuk ka vend as në pod. Që nga ky vit kanë rëndësi vetëm tri të parët. Pjesa tjetër është detaj ceremonial. Dhe holandezi, kampion Europe dhe Italie me zikaltrit, finalist në Botërorin e fundit, por humbës, nuk ngjitet as në pod.

FOTOFINISH - Në këtë të fundit “rehatohen” në të vërtetë Injesta, Ksavi Hernandez dhe me shumë mundësi Leo Mesi. Me përjashtim të ndonjë surprize të “mera-Vilas” në orët e fundit. Argjentinasi, që trofeun e fitoi një vit më parë, së bashku me çmimin tjetër “FIFA World Player”, këtë herë duhet të kënaqet vetëm për të duartrokitur. “Topi i Artë”, siç ka ndodhur gjithnjë që nga 1998-ta e deri më sot, i jepet në vitin e Botërorit një kampioni bote në fuqi. Është për t’u theksuar epërsia në fotofinish e Andres Injestës, që i dhuroi Spanjës Kupën e Botës, duke qenë në avantazh edhe ndaj “binjakut” Ksavi, truri i mesfushës iberiko-katalanase.

ZHGËNJIM - Interisti në ditët e shkuara, ishte vendosur vetë mes favoritëve, duke vlerësuar një “curriculum” plot respekt, si protagonist i një Interi, që fitoi në Itali dhe Europë, duke i dhënë një leksion futbolli në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve edhe Barcelonës. Por fantazisti, përballë një jurie të përbërë nga gazetarë sportivë, trajnerë dhe kapitenë kombëtaresh, e pagoi shtrenjt çmimin në këtë fillimsezon katastrofik nën drejtimin e Benitezit, pavarësisht nga sponsorizimi i vetë Injestës.

VENDIMTARI - Spanjolli në të vërtet, që tre vite më parë nuk shfaqej as mes 50-të të parëve dhe në 2008-ën, as mes 30-të të parëve, duelon sërish me Ksavin, i pesti dy vjet më parë dhe që vitin e shkuar i shpëtoi vendi i tretë për 21 pikë. Por goli në Botëror ka vlera të veçanta në shtëpinë e FIFA-s, që e organizon vetë Kupën e Botës. Kurorëzimi i mesfushorit të Barcelonës, gjithsesi vjen si shkak i një liste kandidatësh, që përfshite gjashtë të tillë (së bashku me Pyjol, Vila e Alves) dhe që e ka kurorëzuar që tani futbollin spanjoll (shtatë iberikët).
Në “karron” e të 23-ve, të gjithë lojtarë Botërori, asnjë nuk është italian si në 2009-ën, por ka qëndruar në këmbë vetëm Milito, protagonist absolut i finales së Championsit me një dygolësh. Faji është i dështimit në Botëror, me Argjentinën që nuk i shkoi deri në fund, sikundër për Mesin. Sot, gjithsesi, “France Football”, zyrtarizon podin. Shampanja do të hapet më 10 janar në Zyrih, në pallatin e FIFA-s, kur të zbulohet renditja e plotë.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sekreti i Rejës, zyra dhe metoda stërvitore

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 07, 2010 6:37 am



Trajneri i Lacios ka një zyrë personale ku komunikon me lojtarët për gabimet dhe këshillat


Kush do ta kishte menduar që Lacio, pas sezonit shkatërrues të vitit që shkoi, do të gjëndej vetëm tri pikë larg kreut të renditjes? Mrekullitë e futbollit. Ose ndoshta më mirë, organizimi. Qarkullon kohët e fundit një anekdotë kurioze që i takon pikërisht Lacios. Pak pasi kishte ardhur në Formelo, Edi Reja, ka kërkuar një zyrë vetëm për vete, duke ngritur një mur ndarës kështu në dy dhoma që në fillim i ndante me magazinierët. Nuk është se bëhet fjalë për ndonjë zyrë moderne: tryezë, kompjuter, televizor dhe tualet: gjërat më minimale të nevojshme pra. Gjithçka shumë e thjeshtë. Dhe aty Reja ka ndërtuar mrekullinë.

Pikërisht aty Reja i merr me vete lojtarët, edhe në mënyrë individuale për të sqaruar problemet ose për t’u treguar një gabim ose zbuluar një kundërshtar. Ndër të tjera kurioz është edhe drejtimi i stërvitjeve: trajneri bardhekaltër në të vërtet kujdeset vetëm për fazën sulmuese, ndërsa për atë mbrojtëse detyra i është caktuar Xhiovani Lopezit, ish-mbrojtës i Viçencës dhe i Lacios (në sezonin 1997-98). Një ide e vjedhur nga futbolli amerikan.

Ndërkohë, Stefan Radu duhet të ndalojë për pak kohë për një ndërhyrje kirurgjikale në meniskun e gjurit: i pezulluar për ndeshjen e ardhshme, nëse greva e futbollistëve nuk do të bëhet në këtë fundjavë siç është paralajmëruar, mbrojtësi rumun do të rikthehet në janar 2011-të dhe kështu do ta shfrytëzojë këtë muaj stop “të sforcuar” për të zgjidhur problemin në gjurin e djathtë. Ndër të tjera Lacio vazhdon të jetë sërish e interesuar në merkato. Në të vërtet janë katër klubet që po vëzhgojnë nga afër Frederiko Fernandezin. Përveç Romës, Napolit e Udinezes, është edhe Lacio që tenton ta blejë në mënyrë surprizë që në merkaton e janarit. Mbrojtësi 22-vjeçar i Estudiantes de la Platës, ka edhe pasaportë italiane përveç asaj argjentinase dhe është një gjigant në zonën e rreptësisë.

Flet Marota

Juventusi “prenoton” Matrin e Pacinin

Nëse ekziston mundësia për të përmirësuar cilësinë në organikën e merkatos së janarit, Juvja do të kërkojë ta bëjë”. Janë fjalë të drejtorit të përgjithshëm bardhezi, Bepe Marota: “Vetëm nëse do të kemi mundësi financiare, pasi nuk kemi kushte për të bërë investime të mëdha në këtë seksion. Kontakte për Maksi Lopezin? Nuk kam folur me Katanian. Nuk më duket sulmi problemi”.


Me sa duket bardhezinjtë do të përforcojnë reparte të tjerë. Megjithatë spikasin dy emra, të mirë, jo për merkaton e janarit, por për atë të qershorit që vjen. Bëhet fjalë për Matrin e Pacinin, mbi të cilët Marota thotë: “Janë lojtarë që mund të jenë pjesë e një organike të rëndësishme si ajo e Juventusit ose e Milanit. Megjithatë, duhen bërë llogaritë me ata që zotërojnë kartonin dhe duhet parë nëse duan të privohen ose jo apo të rrisin ofertën nëse duan t’i shesin. Në këto momente strategjitë nuk parashikojnë investime të rëndësishme, por në qershor ose në korrik gjithçka mund të ndodhë dhe Matri e Pacini janë elementë super-interesantë, për një skuadër si Juventusi. Maksi Lopez? Besoj se është shpejt për të folur me Katanian”.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kualjarela: Në janar nuk na duhen sulmues

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 07, 2010 6:39 am



Protagonisti i Juves kundër Katanias me 2 gola “mbyll” merkaton: Presim rikthimin e Amaurit


I mprehur si një majë thike, ose si në një spot televiziv, si një shkop që çan më dysh peshkun. E mprehura është këpuca e kuqe “Ferrari” e Fabio Kualjarelës, “peshku’ mbrojtja e Xhiampaolos, mjaft e dobët për t’i bërë rezistencë mësymjes së parë të “bomberit” të Kastelmares. Mjaftonte të shiheshin numrat e vigjiljes për të kuptuar sesi një si Fabioja, që Ligën e Europës e sheh rregullisht në televizion, mund të ishte “mina shpërthyese” në “Masimino”.

Kualjarelës dhe Iakuintës, dhjetë gola të dy së bashku para mbrëmjes në ishull, Del Neri i kishte besuar çelësat për të hapur portën e një kundërshtari që deri në ato momente kishin lejuar pak ose asgjë: të pathyeshëm siçilianët që nga 13 dhjetori 2009-të, të mundur vetëm nga Livornoja. Deri tani Fabio ka shënuar 8 gola në 14 ndeshje. Nuk duhet të jenë golat më të bukur në karrierën e tij, por sigurisht të rëndësishëm për një rrokadë të mundshme të sezonit. “Një gol “ala Kualja”, pra nga larg e shënova, - qesh Kualjarela.

- Kishim nevojë të ktheheshim menjëherë te fitorja për të fshirë hidhërimin në Ligën e Europës. Dhe na mungon akoma Amauri, do të jetë ai blerja vendimtare e janarit për ne. Dhe kush e di, pse në të gjitha skuadrat ku kam luajtur, kanë kërkuar gjithnjë një sulmues”. Diçka ka ndryshuar ama në krahasim me daljet e para me bardhezinjtë. “Ndoshta luaj më shumë në qendër të fushës, në rolin tim, më pëlqen të marr pjesë në manovrën sulmuese”.

Një gol të tretë, në të vërtet Kualjarela e shënoi edhe të dielën, me bashkëpunimin e traversës, me topin që kaloi vijën fatale, por as gjyqtari Damato, as vijërojtësi Puxhioto nuk e panë. “Më vjen keq për mungesën e trigolëshit, - vazhdon sulmuesi juventin, - në të vërtet nga fusha dukej që topi hyri brenda, por e kuptoj që nuk është e lehtë të gjykosh aksione të tilla. Për fat të mirë rishënova menjëherë”. Nga ngrica e Poznanit në “qilimin” e Katanias. Një mbrëmje magjike për Iakuintën, në versionin “asist-men”, dy pasime të sakta për “luftëtarin” e tifozëve, i mësuar të shënojë pa shumë histori, si në Poloni, edhe pse në fund, nuk pati shumë vlerë.

Shumë vendimtar Vinçencoja, sa për të merituar përqafimin dhe duartrokitjet e stolit të Del Nerit. 100 ndeshje kundër Katanias, një shifër e rëndësishme për të me fanellën e Juves. Një objektiv i bukur që kur në verën e 2007-ës, Iakuinta mbërriti në Torino, ndonëse në fillim të sezonit pati jo pak probleme. Telashe në gju në ndeshjen e fundit në Botëror, që i vonoi përgatitjen, një dhimbje deri dhe fryrje e gjurit të djathtë, një “persekutim” që nuk e ka ndaluar të shënojë 4 gola në kampionat (3 duke hyrë nga stoli) dhe 2 në Ligën e Europës.

Rekordi

Del Piero, fitorja e 250-të në kampionat

Ndonëse luajti vetëm 10 minuta (14-të në të vërtet me gjithë kohën shtesë), Alesandro Del Piero, mbrëmjen e Katanias ndoshta do ta kujtojë si më të bukurën e karrierës së tij. Sigurisht do të mbesë një datë e shënuar në triumfet e tij: sulmuesi bardhezi, me ndeshjen e luajtur në “Masimino”, arrin fitoren e 250-të në Serinë A. Kapiteni numëron edhe 122 barazime dhe 64 humbje. Një objektiv i bukur, në pritje për të kuptuar cili do të jetë fati i tij në fund të sezonit.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Boateng këndon e vallëzon si Majkëll Xhekson

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 07, 2010 6:41 am



Ka një zë të bukur, në dhomat e zhveshjes së Milanit, ganezi shpesh imiton ish-yllin e muzikës


Kërcimi i dyfishtë për të festuar golin e tij të parë me Milanin ka qenë një shfaqje e vogël, ndoshta herën tjetër do të na tregojë një vallëzim në stilin e Majkëll Xheksonit. Kevin-Princ Boateng duhet ta ketë trashëguar nga pjesa afrikane e familjes së tij (babai është ganez, mamaja gjermane), pasionin për ritmin. “Princ vallëzon gjithmonë, edhe në dhomat e zhveshjes”, ka treguar Tiago Silva pas fitores kundër Breshias. Vallëzon dhe këndon, në homazh të idhullit të tij që ka vdekur, Majkëll Xhekson. Kur Kevin Princ Boateng është bërë një lojtar i Milanit është menduar se diçka po ndodhte midis thashethemeve milaneze.

Pas largimit të Borrielos në Romë, me Deivid Bekham të kthyer në Amerikë, të gjithë mendonin se “mbreti i ri i natës” mund të ishte gjermano-ganezi. Ndërsa, Boateng i ka dhënë fund një jete të tillë. Eshtë argëtuar mjaft në Berlin. “Atë botë e kam braktisur, më parë qëndroja gjithmonë në diskotekë, tani mendoj të bëj rolin e futbollistit”, ka thënë mesfushori i Milanit kohët e fundit. Edhe pse tani Kevin është një baba dhe të gjithë kohën e lirë e kalon me gruan Xhenifer Mishel (gjermane, por me baba italian) dhe të voglin Zhermein-Princ (dy vjeç e gjysëm).

Por pasioni për vallëzimin, dhe mbi të gjitha këngën, i ka mbetur. Dhe shfaqjet e tij tani ia dhuron shokëve të skuadrës në dhomat e zhveshjes. Kevin adhuron Majkëll Xheksonin dhe shpesh këndon këngë të tijat. Por jo vetëm: Boateng pëlqen edhe muzikën rep dhe këngë të pavdekshme si “Ëe are the Ëorld” (Ne jemi bota). Mjafton një iPod për ta ndezur. “Këndon pa muzikë dhe gjithmonë në anglisht. Eshtë i aftë, ka një zë të bukur.

Deri tani i ka zhvilluar shfaqjet e tij vetëm në dhomat e zhveshjes”, ka thënë Masimo Odo. Mario Jepes ka konfirmuar: “Kevin këndon mirë, adhuron Xheksonin dhe di edhe të kërcejë”. Përveç të kënduarit, specialiteti i Kevinit është edhe “Moonëlk” (Ecja në Hënë), lëvizja e famshme e vallëzimit që është bërë e pavdekshme nga Xheksoni. Shokët e skuadrës të shtunën i kishin kërkuar një festim të veçantë, janë kënaqur me saltot dhe një vallëzim.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

lamje rreth seria a

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 07, 2010 6:41 am

Kureshtia

Kievo, barazimi me Romën falë biçikletës

Sapo ka parë një pikë akulli midis flokëve, Stefano Pioli kuptoi se nuk kishte më kohë për të bërë shaka me ngricën. Dhe atëherë trajneri i Kievos shpik një ide tjetër për të mposhtur të ftohtin në stol: biçikletën (si ato që përdoren në palestër). Po, dhe më shumë se një, Kështu Granoke me shokë u nxehën në mënyrë komode të ulur dhe të mbuluar, në 45 minutat e para me Romën. “Kjo na lejon të shkurtojmë kohën e nxemjes”, saktësoi tekniku. “Dhe përveç stërvitjes, lojtarët mund ta ndjekin ndeshjen pa probleme”.

Eshtë hera e parë që Kievo eksperimenton këtë sistem (ndërsa, Pioli e ka bërë më parë edhe te Groseto dhe e përsëriti kundër Romës, duke parë se Granoke, autor i golit të barazimit 2-2, ka hyrë në fushë i nxehur nga biçikleta). Në të kaluarën ka patur një rast të ngjashëm. Disa sezone më parë Roma e Spaletit mori në fushë biçikletën e stërvitjes. Në Çezenë, në këtë sezon, i vunë buzë fushës, në dispozicion edhe të skuadrës mike. Por në Veronë nuk kanë dashur të bëjnë asnjë dhuratë. As në të ftohtë.

Argjentinasi

Krespo: Te Parma ndihem si në shtëpi

“Sekreti i karrierës time? Pasion dhe dëshirë për t’u vënë në dispozicion. Kthimi te Parma ka qenë një gjë e mirë, këtu ndihem si në shtëpinë time. Më pas në fushë arrij dhe të shënoj gola dhe jam i kënaqur. Çdo gol për mua është një ndjesi e veçantë”, ka thënë sulmuesi argjentinas Hernan Krespo, që ka realizuar dygolëshin e tij të dytë në dy javë. Por nëse me Interin golat e tij nuk kanë shërbyer, të dielën i kanë siguruar skuadrës tri pikë shumë të rëndësishme për Parmën. “Ishim të fundit, një pozicion aspak i këndshëm, - ka thënë Krespo.

- Po rigjejmë dëshirën për të luajtur një futboll të bukur. Besoj se është arma më e mirë për t’u ringritur”. Krespo, siç ka thënë trajneri i Udinezes, Guidolin, duhej të ishte lojtari që duhej bllokuar: “I kemi studiuar lëvizjet e tij gjatë gjithë javës, por mesa duket kemi gabuar. Mendoj se barazimin e kemi merituar. Nuk kisha asnjë shpagim për të marrë. Te Parma kam kaluar një moment të rëndësishëm të karrierës sime”.


r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Milani, me +10 nga Interi fiton titullin

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 07, 2010 6:42 am




Sa herë që diferenca e pikëve me “kushërinjtë” është e madhe kuqezinjtë fitojnë kampionatin


Silvio Berluskoni është shumë i kënaqur edhe pse i preferuari i tij Ronaldinjo vazhdon të qëndrojë në stol. Rino Gatuzo është kthyer të jetë Rino Gatuzo, pavarësisht viteve dhe kilometrave që kalojnë. Robinjo po rezulton thelbësor me zgjuarsinë e tij taktike, Zambrota dhe Pirlo janë rigjallëruar, Flamini entuziast. Duke përzier të gjitha këto situata dhe të tjera përftohet Milani i Masimiliano Alegrit. Njëri që ka shkuar në Milano me disa projekte në kokë dhe po i realizon, edhe pse për momentin asgjë nuk është fituar.


SINJALE - Milani nuk e shikonte Interin nga kaq lart prej më shumë se 4 vitesh: në fundin e sezonit 2005-2006, zikaltrit ishin 12 pikë larg. Pas skandalit të 2006-ës situata është përmbysur dhe Milani ka qenë gjithmonë në vështirësi. Leonardo kishte më shumë pikë se Mourinjo para derbit të fazës së parë në sezonin e kaluar, por kampionati sapo kishte filluar, dhe skuadra më pas ka luajtur mirë, por ka pasur vështirësi për të gjetur vazhdimësinë. Alegri është njeriu që i ka rikthyer krenarinë tifozëve që vuanin akoma më shumë për shkak të fitoreve të Interit. Por nuk është vetëm një çështje psikologjike: të kesh në dorë lidershipin milanez do të thotë pothuajse të jesh lider i Serisë A. Fakte, jo fjalë e statistika.


TITUJ - Sa herë që diferencat me kushërinjtë bëhen të mëdha, Milani fiton kampionatin: ka ndodhur në 2004-ën me Ançelotin në stol (+27 për kuqezinjtë në fundin e sezonit) më 1999 me Zakeronin (+24) dhe më 1996 me Kapelon (+19). Për vite në Milanelo është folur për diferencën që duhej ngushtuar dhe tani që duket se situata është përmbysur tifozët e Milanit pothuajse nuk u besojnë syve edhe pse sezoni filloi në një mënyrë tjetër, me politikën e kursimit të konfirmuar nga klubi. Më pas erdhën Ibra dhe Robinjo dhe gjithçka ndryshoi. Milani për javë të tëra pagoi ndryshimin e befasishëm të projektit, pa arritur të kuptojë çfarë donte të bënte.


LOJA E RE - Tani tensioni duket se është larguar: Alegri është mësuar me idenë se duhet të fitojë gjithçka, një mision që ndoshta do të dështojë, por që është i detyruar ta ndjekë dhe senatorët e skuadrës kanë rigjetur entuziazmin e dikurshëm: kanë kaluar tre vite nga suksesi i fundit në Botërorin për klube, megjithatë duket si një periudhë shumë e largët. Ndërsa, të shtunën Milani ka shkuar 10 pikë para Interit.

“Për të pasur sukses në futboll duhet të jesh i aftë dhe të kesh fat”, ka thënë disa ditë më parë presidenti Berluskoni. E vërtetë, por arritja e Alegrit qëndron, dhe mbështetet te fakti se ka bindur lojtarët të sillen siç do ai: vrapim, lëvizje pa top, presing, gjëra të rralla këto te Milani i viteve të fundit, i lodhur dhe i rënduar nga sukseset. Alegri është pak si një “rreshter i hekurt” dhe pak si një ish-lojtar, pak Kapelo dhe pak Ançeloti. Lojtarëve të tij u pëlqen kështu, edhe Berluskonit.



r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Galiani sfidon Barcelonën në Champions

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 07, 2010 6:44 am



Drejtuesi nuk i frikësohet një përballjeje në 1/8 me katalanasit dhe zbulon një prapaskenë për Ksavin


Ka qenë një Adriano Galiani shumë entuziast ai që është paraqitur para gazetarëve me rastin e rinovimit të bashkëpunimit me kompaninë “Compass” për kartën “Rroftë Milani”. Dhe nuk mund të ishte ndryshe, duke parë rezultatet komericale shumë pozitive për klubin kuqezi, që me sa duket ka filluar të mendojë që tani për “fair play”-in financiar që do të hyjë në fuqi pas dy vitesh. Nëse çdo klub do të duhet të shpenzojë aq sa fiton, Milan duket se ndodhet në një pozicion të mirë:

“Kemi rritur fitimet me rreth 15%, është një rekord absolut i të gjitha kohërave, - ka thënë Galiani. - Eshtë një moment magjik në të gjitha aspektet…”. Kaq magjik, me vendin e parë në kampionat dhe kualifikimin në 1/8 e Ligës së Kampionëve të arritur një ndeshje para fundit të fazës me grupe, sa drejtuesi kuqezi nuk ka pasur frikë t’i lëshojë një sfidë Barcelonës së mrekullueshme të parë të hënën e kaluar në “masakrimin” e Realit të Madridit: “Po, e kam parë, luan një futboll të mirë, por jo gjatë gjithë 12 muajve të vitit…

Eshtë një nga skuadrat me të cilat mund të përballemi në 1/8-at dhe nëse kjo do të ndodhte miku im Zllatan do të ishte i kënaqur…”, ka thënë Galiani, i cili ka shtuar se donte të rrëfente diçka: “Disa vite më parë kemi qenë shumë afër blerjes së Ksavit, më pas ai ka vendosur të rinovojë me Barcelonën. Eshtë një nga pengjet më të mëdha që kam”. Dhe për këtë arsye duket se administratori i deleguar i Milanit do të bëjë gjithçka është e mundur që të mos ndodhë e njëjta gjë me ish-sulmuesin e Interit, Mario Baloteli.

Ashtu si Ibrahimoviç do të ishte i kënaqur për t’i bashkohej në Milanelo ish-shoku i skuadrës te Interi. Dhe faktin që Galiani e ka shumë seriozisht kur thotë se “Milani do të ishte në radhë të parë për Marion nëse Siti do ta shiste”, e vërteton njohja e plotë nga ana e drejtuesit kuqezi e kontratës që sulmuesi italian ka me skuadrën angleze. “Klauzola anti-Milan? Jo, - ka thënë duke qeshur Adriano Galiani. - Ka disa klauzola, por nuk janë një pengesë për palët e treta, mund të kalohen…”. Ose e thënë ndryshe, mundësia për Interin të barazojë ofertat e mundshme që mund të bëhen për Balotelin dhe të ketë prioritet mbi këto të fundit.


Mbrojtësi

Milani blindon Mario Jepesin

Nuk do të jetë një nga zgjedhjet e para të Masimiliano Alegrit, por për të i ka idetë shumë të qarta: Mario Jepes nuk do të lëvizë, pavarësisht se për janë të interesuar Çezena dhe ish-skuadra e tij Kievo. Nga ana tjetër vetë kolumbiani, i kaluar te kuqezinjtë me parametër zero, të paktën në letër, si alternativa e parë në pozicionin e qendërmbrojtësit ndaj Nestës dhe Tiago Silvës, nuk ka asnjë qëllim të largohet nga Milani, me të cilin ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare që do të skadojë më 30 qershor të 2012-ës.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zaneti: Shnejder jashtë? Një vendim absurd!!

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 07, 2010 6:47 am



Duket se është e vërtetë. Dhe sigurisht nuk është e kuptueshme pse. Ai nuk bën pjesë midis tre të parëve dhe shprehja e tij e fytyrës pasi ka mësuar lajmin ka qenë e dikujt që nuk e priste një gjë të tillë. Nuk i besohej, me këto fjalë i është drejtuar miqve të tij në pritje të zyrtarizimit të lajmit. Sepse vetëm dje është publikuar podiumi i “Topit të Artë”: zëra të shumtë flasin për një përjashtim të fantazistit interist. Eshtë një periudhë kur Shnejderit nuk po i shkon mirë asgjë: dhe kjo është një thikë në krenarinë dhe në bindjet e tij.

Të hënën e kaluar Uezli ka thënë: “Injesta ka fituar Botërorin me një gol të tijin; unë kam fituar gjithçka në Europë, kam luajtur në finalet e Botërorit dhe kam shënuar 5 gola. Shpresoj që të kenë parasysh të gjithë sezonin”. Por duket se totali votave të grumbulluara nga ai nuk i ka dhënë të drejtë. Edhe kapiteni i Interit, Havier Zaneti, ka mbetur i zhgënjyer nga ky lajm: “Eshtë absurde, - ka thënë mbrojtësi argjentinas. - Uezli është një lojtar fantastik, nëse kemi fituar tre tituj në sezonin e kaluar kjo ka ndodhur falë tij. Do të ishte me të vërtet zhgënjyese sikur ai të mos ishte midis tre të parëve në renditje”.

Zgjedhja e podiumit e jurisë së “Topit të Artë” (e përbërë nga një grup gazetarësh plus trajnerët dhe kapitenët e mbi 200 federatave botërore) do të publikohet këto ditë: flitet se treshja do të jetë e përbërë nga Injesta, Ksavi dhe njëri midis Mesit dhe David Vilës. Të gjithë lojtarë të Barcelonës dhe shumë të Spanjës, dhe në fund të fundit është konfirmimi se në vitin e Botërorit ka rëndësi se kush e fiton atë dhe se nga katër kandidatët e Interit që gjithsesi kanë mundur Barcelonën në gjysmëfinalen e Championsit të fundit askush nuk do të ngjitet në podium.

“Sipas mendimit tim, - ka vazhduar Zaneti, - është akoma më e rëndë se midis kandidatëve nuk kanë marrë në konsideratë Militon. Kampionati jonë? Për momentin Milani kryeson me meritë, luan mirë, por kampionati është akoma i gjatë dhe kur do të rikthehemi të luajmë në 2011-ën do të duhet të mendojmë vetëm për të grumbulluar pikë, por nëse Milani vazhdon kështu…”.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Juventus, Maksi Lopez objektivi i janarit

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 07, 2010 6:50 am



Drejtuesit bardhezinj kanë zgjedhur argjentinasin për të përforcuar sulmin


“Për mua është thjeshtë një ndeshje e rëndësishme, këtë e thotë renditja dhe historia e klubit bardhezi. Nëse mund të mposht Juventusin, do të jem i kënaqur. Zërat e merkatos? Më vjen mirë nëse një klub i madh interesohet për mua, ndihem krenar. Dhe nëse kjo ka ndodhur duhet të falënderoj Italinë dhe mbi të gjitha Katanian, që më kanë ringjallur. Si e shikoj veten me ngjyrat bardhezi? Shpresoj të shkoj një ditë te një skuadër e nivelit të parë dhe Juventusi është e tillë”. Nëse nuk është një ftesë e hapur për “Zonjën”, kundërshtare e Katanias të dielën në mbrëmje në “Masimino”, pak mungon.

Ka qenë vetë Maksi Lopez, objektivi i deklaruar i Marotës dhe i bashkëpunëtorëve të tij, që ka larguar dyshimet në lidhje me një trasferim të tij të mundshëm në janar te skuadra e Del Nerit. “Uroj të qëndroj te vendi që më ka adoptuar, ku ndihem si në shtëpinë time, shoh shumë ngjashmëri midis Argjentinës dhe Italisë, në aspektin e futbollit dhe jo vetëm”, ka thënë sulmuesi i Katanias, i cili ka përsëritur edhe një herë tjetër se nuk ka ndërmend t’i kushtojë vëmendje sirenave që vijnë nga klubet jashtë Italisë për të.

Ndërkohë, drejtori sportiv Pietro Lo Monako, beson se Katania mund të befasojë Juventusin nesër në mbrëmje. “Do ta shesim shtrenjt lëkurën, Juventusi do ta ketë shumë të vështirë, është një skuadër e madhe, ndoshta do të shënojë pikërisht Maksi Lopez. Thoni se këtë vit ka shënuar vetëm 4 gola, prej të cilëve 2 në Kupën e Italisë? Eshtë normale, por forma e tij është shumë e mirë, ai është një luftëtar. Eshtë gati për një skuadër të madhe, por merkaton e bëjnë klubet dhe jo menaxherët”, ka thënë drejtuesi katanez.

Sulmuesi bardhezi është përqendruar te kampionati pas eliminimit nga Europa

Iakuinta: Do të luftojmë për titullin

Vinçenco Iakuinta ka ndërruar faqe pas dështimit të Juventusit në Ligën e Europës dhe shikon përpara: “Jemi shumë të zhgënjyer për eleminimin në Ligën e Europës. Por në kampionat do të luftojmë deri në fund”. “Mjaftonte një fitore në këto pesë ndeshje për të kaluar turin, gjërat kanë shkuar ndryshe dhe tani duhet të mendojmë për kampionatin”, ka thënë Iakuinta. Bardhezinjtë i kanë dhënë lamtumirën Europës pas barazimit në fushën e Lek Poznanit. Eshtë luajtur në kushte atmosferike shumë të këqia:

“Sipas mendimit tim nuk duhej të kishim luajtur, fusha ishte e ngrirë, por arbitri ka vendosur të luhet. Ne kemi krijuar shumë raste, por nuk kemi arritur t’i shfrytëzojmë, ka qenë me të vërtet për të ardhur keq. Një gol arrijmë ta shënojmë gjithmonë, por duhet të përpiqemi të mos pësojmë asnjë, duhet të përmirësohemi në këtë aspekt. Të paktën tani, pa Ligën e Europës, gjatë javës mund të punojmë më shumë. Jemi të përqendruar te kampionati, që është shumë i ekuilibruar dhe ne do të luftojmë deri në fund”. Sipas Iakuintës, Juventusi nuk ka asgjë më pak se skuadrat e tjera të mëdha:

“Nuk jemi inferiorë ndaj Interit, Milanit dhe Romës”, ka nënvizuar. “Skuadra jonë është një skuadër e re që ka ndryshuar shumë. Trajneri punon shumë në aspektin taktik, mbi të gjitha në fazën mbrojtëse dhe përmirësimet janë parë”. Në lidhje me merkaton: “Eshtë për të ardhur keq që Amauri është dëmtuar, tani klubi do të vendosë se çfarë duhet të bëjë, por mua konkurrenca nuk më shqetëson. Përkundrazi, më karikon më shumë. Kam pasur shumë dëmtime, shpresoj të jem mirë. Gjithsesi me Juven kam luajtur 100 ndeshje dhe kam shënuar 40 gola, një mesatare e mirë”, ka thënë Iakuinta.

Sulmuesi francez

Trezege, e ardhmja kalon nga Juventusi

David Trezege nuk ka dëshirë të flasë për të ardhmen e tij, por zërat në lidhje me një rikthim të mundshëm në Itali që në janar po shtohen me kalimin e orëve. Në bazë të së përditshmes sportive “Sport”, që duket se ka marrë informacione nga stafi i lojtarit, sulmuesi franko-argjentinas ka dëshirë të qëndrojë në kampionatin spanjoll me Herkulesin të paktën deri në fundin e sezonit aktual.

Nëse nuk do të ndodhë kështu, gjithmonë sipas gazetës katalanase, që ka nënvizuar interesimin nga ana e Interit, edhe Juventusi, që verën e kaluar e ka lënë të lirë të largohet me parametër zero, mund të ndërhyjë, ndoshta për të penguar transferimin e tij te një skuadër rivale. Klubi i Alikantes, në momentin e marrjes së “Trezegol”, nuk ka fiksuar asnjë klauzolë për prishjen e kontratës dhe është i vetëdijshëm që aftësitë e sulmuesit 33-vjeçar pëlqehen nga të gjithë. Jo rastësisht, është folur edhe për Fiorentinën, Milanin dhe madje edhe për një interesim të Realit të Madridit.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Prandeli-Kasano, darkë sekrete për të ardhmen

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 07, 2010 6:51 am




Takimi mes trajnerit “axurr” dhe sulmuesit “rebel” u zhvillua gjatë ndeshjes Samp-PSV


Duhej të ishte një takim sekret, por nuk ishte. Të mërkurën në mbrëmje, pikërisht në momentin që Sampdoria po skualifikohej nga Liga e Europës ndaj PSV Eindhovenit, Antonio Kasano dhe Çezare Prandeli kanë darkuar së bashku në një fermë në Portovenere (Specia). Argumentet e mbrëmjes janë një imagjinatë e thjeshtë: nga rikthimi “axurr” i barezit, te skuadra e ardhshme e tij, që shihet tek Interi në ditët e fundit.

Kasano me siguri që i ka zbuluar trajnerit “axurr” interesimin e Interit ndaj tij dhe ka kërkuar konfirmime nga Prandeli për rikthimin e tij në kombëtare. Po, rikthimin, sepse për miqësoren e fundit me Rumaninë, “FantAntonio” nuk u grumbullua, pasi ishte lënë jashtë organikës nga Sampi. Trajneri nga ana tjetër nuk do ta braktisë sulmuesin dhe i ka ritheksuar besimin e tij, por me kusht ama, që të kthehet të luajë në një skuadër klubi. Mbetet vetëm një dyshim:

Prandeli a ka dhënë miratimin e tij për Kasanon tek Interi apo i ka këshilluar skuadra të tjera? Sipas shtypit italian, të dy kanë biseduar për disa orë përpara një darke të shkëlqyer të shefit të kuzhinës, Antonio Kaneze në fermën “La Marina”, përballë detit të Portoveneres. Një restorant që frekuentohet nga shumë “Vip”-a, mes të cilëve edhe nga ish-trajneri i kombëtares Marçelo Lipi. Për t’u takuar të dy thuajse kanë bërë gjysmë rruge: Kasano që vinte nga Gjenova dhe Prandeli nga Firence e tij. Ndërkohë për presidentin, Rikardo Garrone, për momentin nuk ekzistojnë kushtet për të marrë një telefonatë nga Masimo Morati për blerjen e Kasanos.

“Tani nuk janë kushtet, - tha presidenti blukaltër mbi rastin në fjalë, - e kemi hedhur çështjen në kolegjin gjyqësor dhe nëse do të marrim maksimumin e dënimit, zgjidhjen e kontratës për fajin tonë, besoj se Morati dhe të tijtë do të qëndrojnë duke vështruar: mund ta marrin me çmimin zero”. Po ashtu Garrone ka komentuar edhe kërkesën e mesfushorit dhe kapitenit të Sampdorias, Palombo, të bërë pas ndeshjen me PSV Eindhovenin, të ndërhyjë në merkato për të përforcuar skuadrën: “Kushtetuta lejon që secili të shprehë lirshëm mendimin e tij, por Palomboja mund edhe të heshtte. E bën me zemër, por kur flitet me zemër, arsyeja del mënjanë. Nuk i takon atij t’i thotë këto gjëra”.

Sulmuesi shqiptar

Bogdani, mes Leçes dhe Jang Bojsave

Çezena me shumë mundësi do ta shesë në janar Erjon Bogdanin. Qendërsulmuesi shqiptar, i cili ka shënuar deri tani 4 gola me fanellën romanjole, ka kohët e fundit konkurrencën e qendërsulmuesit tjetër të ekipit Igor Budan. Kroati, ndonëse nuk ka shënuar asnjë gol deri më tani (vjen nga një dëmtim i gjatë), ka karakteristikat e Bogdanit, që me sa duket ka ndër mend të ndryshojë ekip.

Mbi gjurmët e 33-vjeçarit shqiptar, sipas shtypit gjerman, qenka skuadra e Leçes. Salentinët, për të siguruar paraqitjen e sulmuesit, duhet të mundin ama konkurrencën e Jang Bojsave: klubi i Bernës mund t’i ofrojë mundësinë Bogdanit të luajë në Ligën e Europës. Zvicerianët në të vërtet janë kualifikuar një tur para mbarimit të ndeshjeve në grupe në kompeticionin ndërkombëtar.

Megjithatë, gjithçka është në aspektin e hipotezave, pasi Bogdani duhet të zgjedhë nëse dëshiron të qëndrojë në Itali: oferta e Leçes vjen si pasojë edhe e këmbënguljes së trajnerit De Kanio, që e ka pasur “Er-bomberin” lojtar kur drejtonte Sienën në Serinë A, pikërisht në vitin që shqiptari ka shënuar më shumë gola në Itali

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ranieri “ngrin” Adrin: Nëse do, të largohet

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 07, 2010 6:52 am



Trajneri i Romës për brazilianin: Thotë se është gati? Ka nga ata që janë më të gatshëm se ai


Një koment për Kievon, kundërshtari i ardhshëm në kampionat, dhe një për Lacion e Interin, armiqtë e përhershëm. Klaudio Ranieri është gati të ringrejë Romën e tij, sepse, ka thënë, “pres një reagim të madh. Deri tani kemi arritur gjithmonë t’i kuptojmë dhe kalojmë gabimet”. Më pas, në lidhje me sfidën midis Lacios dhe Interit që sezonin e kaluar i ka “dorëzuar” kampionatin zikaltërve: “Në lidhje me këtë çështje them vetëm se secili ka ndërgjegjen e tij dhe korrektësinë e tij sportive”.

Pas mbylljes së këtij kapitulli të hidhur për verdhekuqtë, trajneri i Romës ka provuar të rihapë një të ëmbël. Që fillon nga Kievo: “Deri tani kemi mësuar gjithmonë nga gabimet që kemi bërë. Kështu që pres një reagim të madh”. Në sfidën e “Bentegodit” Ranieri mund të bëjë rotacion dhe të lërë pushim fantazistin francez Zheremi Menez: “Të gjithë mund të qëndrojnë në stol. E rëndësishme është që të luajë Roma. Ajo që ka rëndësi është të shikohet një skuadër e përqendruar dhe që të japë maksimumin në një fushë të vështirë.

Ka momente bllokimi në rritjen e secilit nga ne. Zheremi është një djalë shumë i zgjuar, ka kuptuar gabimet që ka bërë, si të gjithë”. Me pak fjalë, ndoshta do të luajë ndoshta jo. Ndryshe nga Kastelini, titullar i sigurt në vendin e të dëmtuarit Rise: “Po, ka luajtur gjithmonë mirë kur e kam aktivizuar, - ka shpjeguar Ranieri. - Adriano thotë se është gati? Ka nga ata që janë më gati se ai. Ta japim borxh? Nuk di asgjë. Nëse unë nuk ndihem mirë në një vend, largohem. Unë nuk i jap llogari askujt, është një filozofi e imja”. Më pas, trajneri verdhekuq është kthyer të flasë për ndeshjen e sotme: “Kush do të zbresë në fushë me shiritin e kapitenit?

Një kapiten duhet të jetë përndryshe nuk mund të fillojë ndeshja”, ka thënë Ranieri duke iu shmangur përgjigjes në lidhje me një aktivizim të mundshëm të Françesko Totit. Nuk është në formë të mirë as Daniele De Rosi, që gjithsesi do të luajë që nga minuta e parë: “Ka qenë pak i ftohur dhe është stërvitur në ambiente të mbyllura, por nuk duhet të ketë probleme vetëm nëse nuk goditet nga një temperaturë e befasishme”. Në fund trajneri verdhekuq ka bërë një koment edhe për sulmuesin, Marko Borrielo, i cili ka shprehur një farë pakënaqësie në lidhje me një qëndrim të mundshëm në stol kundër Kievos: “Duhet të jetë më pak i bujshëm edhe në fushë…”.

Përgënjeshtrimi

Korinthiasi largon “Perandorin”

Adriano nuk do të kthehet në Brazil, të paktën në janar. Drejtori i përgjithshëm i Korinthiasit, Mario Gobi Filjo, ka përgënjeshtruar zërat në lidhje me një transferim të mundshëm të “Perandorit” në kampionatin brazilian: “Janë të tjerët që flasin për kalimin e Adrianos te skuadra e jonë, por jo ne dhe drejtues të tjerë të klubit. Nuk mund të gënjej tifozët. Kur kemi blerë Ronaldon ai nuk kishte asnjë kontratë me klube të tjerë. Nuk mund të përjashtoj mundësinë që Adriano të luajë me ne në të ardhmen. Por kjo nuk do të ndodhë tani”. Në ditët e kaluara edhe menaxheri i sulmuesit, Gilmar Rinaldi, ka përgënjeshtruar një transferim të brazilianit te Korinthiasi.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fiore rigjen Mutun, Sampi fluturon me Pacinin

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 07, 2010 6:53 am

Skuadra vjollcë ka mundur Kaljarin me gol të rumunit, ndërsa bardheblutë fituan 3-0 kundër Barit


Sampdoria ka fituar dhe ka siguruar tre pikë shumë të rëndësishme në ndjekje të Europës. Në “Marasi” bardheblutë kanë mundur 3-0 Barin, edhe falë dy gabimeve të arbitrit, që në fillim ka dhënë një penallti që nuk ishte dhe më pas ka larguar me kartonin e kuq puljezin Rosi, fajtor vetëm se ka marrë disa shtyrje nga Kurçi. Ndeshja është vendosur nga goli i Pacinit nga 11 metrat në minutën e 17-të të pjesës së parë dhe nga dygolëshi i Gubertit në minutat 56-të dhe 61′. Në takimet e tjera, Fiorentina ka fituar falë një goli të Mutusë, i cili është rikthyer të shënojë pas 10 muaj e 20 ditësh.

Skuadra e Mihajlloviçit ka fituar 1-0 në “Franki” kundër Kaljarit. Tri pikë që i lejojnë ekipit vjollcë të kalojë sardët në renditje dhe të shkojë në kuotën e 19 pikëve. Pjesa e parë ka qenë e mërzitshme më pas në minutën e 52-të ka ardhur goli i rumunit me kokë pas një goditjeje dënimi të D’Agostinos. Në të 78-ën ka shënuar edhe Donadel: arbitri e ka anulluar golin për pozicion jashtë loje, lojtarët e Fiorentinës nuk e kanë kuptuar dhe kanë vazhduar të festojnë dhe për pak Matri nuk ka shënuar golin e barazimit 1-1 në kundërsulm. Boruc ka shpëtuar rezultatin.

Në fushën e Çezenës Bolonja ka marrë një fitore shumë të rëndësishme për të larguar kështu zërat e krizës financiare dhe për t’u larguar nga vendet e fundit të renditjes. Kuqeblutë kanë fituar derbin romanjol 2-0. Në “Manuci”, skuadra e Malezanit e ka filluar ndeshjen mirë dhe ka gjetur golin e avantazhit në minutën e 31-të me Di Vaion. Në të dytën ndeshja ka dhuruar më shumë emocione dhe Çezena është vënë në kërkim të barazimit, por në minutën e 87-të ka ardhur goli i Britos që ka mbyllur takimin.

Në “Tardini” dygolëshi i Hernan Krespos i ka rikthyer buzëqeshjen Parmës, që ka mundur Udinezen e ish-trajnerit të verdhebluve Guidolin, duke shkuar kështu vetëm dy pikë larg friulanëve. Vendasit kanë kaluar në avantazh në minutën e 24-t të pjesës së parë me penallti të fituar nga Xhiovinko dhe të transformuar nga argjentinasi: ka qenë goli i tij numër 150 në Serinë A. I kanë mjaftuar 11 minuta sulmuesit Di Natale për të barazuar nga një goditje dënimi, por në pjesën e dytë ka qenë sërish Krespo që ka shfrytëzuar siç duhet një krosim të Anxhelos. Pas këtij momenti miqtë nuk kanë patur forcën e duhur për të reaguar.

Lojtari më i rrezikshëm i bardhezinjve ka qenë si zakonsiht Di Natale: në minutën e 78-të është treguar i aftë Mirante duke bllokuar goditjen e sulmuesit napoletan, në minutën e 86-të, më pas një goditje dënimi e ekzekutuar nga ai ka krijuar rrëmujë në zonën e rreptësisë së Parmës, por rezultati nuk ka ndryshuar. Emilianët kanë vuajtur, por kanë siguruar tri pikët.Dy gola me kokë të Tonit dhe Ranokias dhe një gol në minutat e fundit nga Rosi i kanë dhënë Xhenoas fitoren në fushën e Leçes, që tani ndodhet në vendin e parafundit në renditje.

Leçe ka shënuar e para me Oferen në kohën shtesë të pjesës së parë dhe ka shpërdoruar një mundësi të artë për të shkuar në 2-0 me Di Mikelen në të dytën: menjëherë më pas, ka ardhur goli i Tonit (57′), që është pasuar nga ato të Ranokias në të 78-ën dhe Rosit në të 94-n.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Mbreti” Ibra, por Gatuzo s’është dakord!

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 07, 2010 6:55 am



Që në 2004-ën, kur erdhi te Juvja, suedezi ka fituar titullin në Itali. Mesfushori: Nëse luan i vetëm, humbet


Kush e di nëse zonja Helena të shtunën në mbrëmje do të ketë menduar për atë 12 shtator të gjashtë viteve më parë, kur Seria A ka zbuluar Zllatan Ibrahimoviçin. Juventusi luante në Breshia, Zllatani është aktivizuar në pjesën e dytë dhe ka shënuar golin e 3-0. Si të shtunën në mbrëmje në “San Siro”, sërish kundër Breshias. Atë 12 shtator Ibra dhe Helena akoma nuk e dinin, por ishte fillimi i një historie të bukur dashurie. Ibra dhe Italia, histori kampionatesh të fituara dhe pakënaqësish, lamtumirash, rikthimesh dhe tradhëtish. Por mbi të gjitha golash, të shënuar me tri fanella të ndryshme por shpesh vendimtarë.


ASIST DHE GOLA - Tetë në kampionat, katër në Ligën e Kampionëve: shifrat e këtij sezoni thonë se Ibrahimoviç është sulmuesi më i mirë i Milanit. Udhëheqësi, ai që siç thonë të gjithë trajnerët që kanë fatin e keq ta kenë si kundërshtar “bën diferencën”. Zllatani e ka bërë edhe kundër Breshias, edhe pse nuk ka qenë ai që ka zhbllokuar rezultatin. Por pas katër minutash ka gjetur hapësirë në krahun e majtë dhe ka dhënë një pasim të saktë për Boatengun për golin e parë me fanellën kuqezi të “Princit” ganez.

Njeriu asist si një javë më parë kundër Sampdorias, vetëm se Ibrahimoviç në Gjenovë nuk ka shënuar dhe Milani në fund ka barazuar (siç ka ndodhur edhe në Çezenë, në Madrid dhe me Katanian në Milano). Kështu suedezi këtë herë ka dashur të vërë qershinë mbi tortë, një goditje me të djathtën me gjithë forcën e mundshme. Një gol nga ato të Ibrës. Zllatani ka shënuar golin e 3-0 si gjashtë vite më parë, kur gjithçka ka filluar në Breshia.

“Më kërkon Juventusi, nëse do të vish me mua do të gëzohem”, i ka thënë një ditë bashkëshortes Helena. Ajo është përgjigjur po dhe që nga ajo kohë Italia është bërë një shtëpi tjetër, një familje tjetër. Ibra e ka lënë për një vit, për të provuar fatin te Barcelona, por më pas është kthyer në vendin ku ka fituar më shumë: dy kampionate me Juventusin (më pas të hequr) tre me Interin.


LUHET PER IBREN - Zllatani tani synon të fitojë gjithçka me Milanin. Kampionatin, por mbi të gjitha atë Ligë të Kampionëve që akoma i mungon koleksionit të tij. Ka marrë Milanin mbi shpatulla që nga dita e parë dhe menjëherë është bërë lider. Ibra ka dhuruar gola dhe spektakël. Nuk është kurrë i ngopur, kuptohet nga shprehja e fytyrës së tij kur Alegri e ka zëvendësuar në minutën e 69-të.

Publiku e ka duartrokitur, por ai do të kishte preferuar të qëndronte në fushën e lojës, edhe pse nëse do të merrte një karton të verdhë do të rrezikonte skualifkimin në takimin e ardhshëm. “Ibrahimoviç bën diferencën, por nëse luan i vetëm kundër njëmbëdhjetë kundërshtarëve humbet”, ka thënë Gatuzo në fundin e ndeshjes. Eshtë e vërtetë se Ibra nuk mund të bëjë gjithçka vetëm, por që kur ai ka kaluar te Milani muzika ka ndryshuar.

Trajneri

Alegri: Nuk mund të flasim për arratisje

Ka qenë i kënaqur Alegri pas fitores së Milanit kundër Breshias të shtunën në mbrëmje. “Midis pjesës së parë dhe të dytë kemi humbur pak përqendrimin, - ka thënë trajneri kuqezi, - por lojtarët janë treguar të aftë duke shënuar shumë shpejt. Tani nuk duhet të flasim për arratisje, 33 pikë nuk mjaftojnë. Boateng i preferuar para Ronaldinjos dhe Sedorfit si mesfushor i avancuar?

Ronaldinjo në këtë moment na duhet më shumë si sulmues, ndërsa Sedorf është mesfushori i avancuar më i rëndësishëm që kemi”. Në lidhje me grevën e mundshme të lojtarëve. “Do të ishte e drejtë të gjehej një marrëveshje në mënyrë që kampionati të mos bllokohet. Merkato? Nëse në janar do të gjejmë një lojtar të denjë për Milanin presidenti do të na bëjë këtë dhuratë. Dinjo? Ka luajtur mirë”, ka thënë Alegri.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sensi: Ndeshja kundër Kievos duhej pezulluar

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 07, 2010 6:55 am

Pas barazimit zhgënjyes të marrë të shtunën mbasdite kundër Kievos në “Bendegoti”, presidentja e Romës, Rosela Sensi, është ankuar për kushtet e këqia të fushës: “Ndeshja nuk duhej të ishte luajtur. Eshtë një turp, edhe në nivel ndërkombëtar një fushë në një gjendje të tillë është një figurë e shëmtuar”. Ndërkohë, Hulio Serxhio ka kërkuar falje, pas gabimit të bërë në rastin e golit të parë të Kievos, që më pas ka arritur të barazojë kundër Romës.

“Topi ka kërcyer keq, por duhej të kisha bërë më shumë. Tashmë duhet të shikojmë përpara dhe të përgatitemi për takimin e ardhshëm”, ka pranuar portieri brazilian. Hulio Serxhio vinte nga një periudhë e gjatë jashtë fushave për shkak të një dëmtimit dhe vetëm javën e kaluar është rikthyer në formacion në vend të Lobontit.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Itali, futbollistët anullojnë grevën

Mesazh  r_3 prej Fri Dec 10, 2010 7:29 am



Greva e futbollistëve italianë e parashikuar për këtë fundjavë që korespondon me javën e 16 të futbollit nuk do të bëhet. Pas një mbledhjeje që ka zgjatur 7 orë, me përfaqësues nga Shoqata e Futbollistëve, Liga e Futbollit dhe me ndërmjetësimin e zyrtarëve të Federatës është rënë dakord që greva të mos kryhet. Mësohet se palët në këtë mbledhje kanë nënshkruar një kontratë të re kolektive.
Është rënë dakord që në kontrata të ketë më tolerancë për futbollistët në rast se ekipi bie nga kategoria.
Aktivitetet e futbollistëve që nuk kanë të bëjnë me futbollin dhe që zhvillohen jashtë vendit të punës, duhet të diskutohen më parë me autoritetet e klubit.
Është rënë dakord gjithashtu që futbollistët mund të marrin kujdesin mjekësor në rast nevoje atje ku të dëshirojnë por gjithnjë nën mbikqyrjen e klubit.
Edhe masat disiplinore që klubet do të ndërmarrin ndaj futbollistëve të jenë në diskutueshme.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cassano: Jam lojtar i Milanit

Mesazh  r_3 prej Sat Dec 18, 2010 10:14 am

Sulmuesi i Sampdorias, Antonio Cassano, ka zbuluar se ai ka pranuar ofertën e Milanit dhe se do t’u bashkohet Rossonerëve jo më larg se muajin e ardhshëm.

Cassano e konfirmoi transferimin te gjiganti milanez në emisionin televiziv, Striscia La Notizia. Ai pranoi poashtu të veshte fanellën e Milanit të ofruar nga gazetari Mario Stafelli, ndërsa për fanellën u shpreh, “Nuk është e keqe, apo jo? Më shkon përshtati”.

Ai shtoi, “Kush nuk do të pranonte një ofertë nga Milani? Ai është ekipi më i madh në historinë e futbollit. Te Real Madridi ishte katastrofë e vërtetë, le të shohim çfarë do të ndodhë ditët e ardhshme. Ka edhe disa detaje qe duhet të finalizohen”.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ibra : Dua të behem si Van Basten

Mesazh  r_3 prej Sat Dec 18, 2010 10:24 am



Një ditë pas deklaratave të Marko Van Basten, se Zllatan Ibrahimoviç është një sozi e tij, suedezi nuk ka pritur gjatë për të shprehur lumturinë. I intervistuar nga Milan Channel, lideri i skuadrës së Alegrit ka shprehur simpatinë për ish-futbollistin holandez, ndërsa ka shprehur objektivat për këtë sezon.

“Dua të fitoj gjithçka, është normale, - tha ai. – Kemi tre objektiva: titull, Champions dhe Kupë Italie. Van Basten? Më pëlqejnë komplimentet, por nuk është se llastohem. Unë dua të jap gjithnjë më të mirën dhe dua të shkruaj historinë e Milanit. Më pëlqen shumë fakti që më krahasojnë me Marko Van Basten, por ai është një legjendë dhe nuk mund të bëhen krahasime me legjendat”, deklaroi sulmuesi i Milanit për holandezin.

Gjithsesi, Milani i këtij viti duket se varet totalisht prej tij. “Te Milani kam gjetur një traditë të madhe dhe një ambient të shkëlqyer, - thotë ai. – Nuk kam jetuar kurrë në një atmosferë të tillë, të gjithë shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin”.

Ibra më pas citon dy futbollistë: “Më mungon shumë Inzagi, brenda dhe jashtë fushe. Nëse kthehet para fundit të sezonit i premtoj një asist të bukur, jam i sigurt se do të jetë më i fortë. Ndërsa Gatuzo është një motivues i madh, adrenalinë e pastër. Në fushë është një bishë”.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Krasiç sfidon Milanin: Edhe ne për titull

Mesazh  r_3 prej Sat Dec 18, 2010 10:35 am



Mesfushori bardhezi nuk kërkon të nxitohet, por konfirmon objektivin për kampionatin

Millosh Krasiç është idhulli i ri i tifozëve të Juventusit dhe për shtypin serb ka folur në 360 gradë për përvojën e tij me fanellën bardhezi, e cila deri më tani e ka kurorëzuar jo vetëm si vendimtar, por edhe si një nga futbollistët më të mirë të Serisë A. “Juventusi mendon për titullin, - saktëson mesfushori 23-vjeçar. - Nuk duam të nxitohemi, por po ecim hap pas hapi, duke i marrë ndeshjet me radhë. Kemi treguar cilësi dhe vazhdimësi në lojë.

Vijmë prej 12 ndeshjesh pa humbje dhe shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm. Të shohim çfarë do të ndodhë, por fitoret na japin besim dhe ushqejnë shpresat tona për titull. Goli “in extremis” ndaj Lacios? Ishte vërtet një kënaqësi e madhe, emocionuese, ishte fundi i ndeshjes dhe shënova golin e fitores, ndaj në një farë mënyre ishte akoma më e ëmbël. Isha shumë i lumtur, por unë jam edhe më i lumtur, sepse arritëm fitoren.

Ishte një ndeshje shumë e vështirë, por patëm shumë raste dhe e merituam të festonim. Tani jemi në vend të dytë në kampionat dhe mendoj që e meritojmë”. Gjithsesi, ish-mesfushori i CSKA-së së Moskës, e pranon se është akoma herët për t’i bërë llogaritë që tani, duke parë se Milani kryesues është gjashtë pikë para tri skuadrave të vendit të dytë.

“Milani, - vazhdon Krasiç, - e ka filluar sezonin shumë mirë, por është mjaft shpejt për të folur për objektiva të parakohshëm, duhen edhe disa ndeshje nga fundi i fazës së parë për të menduar pastaj për të gjithë fazën e dytë, që është për t’u luajtur”. Krasiç i ka idetë e qarta dhe sipas tij, “asgjë nuk është vendosur, ka shumë skuadra me pikë pranë e pranë dhe asgjë nuk mund të parashikohet.

Interi nuk e filloi mirë sezonin, por mendoj që është një skuadër e madhe dhe do të jetë sërish në garë. Do të jetë shumë emocionuese deri në fund të kampionatit”. Në fund Krasiç flet për Juventusin dhe ecurinë e tij: “Juventusi është një klub i madh me ambicie të mëdha. Kur flitet për jetën në Torino, përshtypjet janë të jashtëzakonshme, është një qytet i bukur me rreth 1 milionë banorë, njerëzit janë miqësorë dhe kam mbështetjen e klubit. Unë dhe familja ime po përshtatemi pak nga pak dhe tani gjithçka shkon mirë”, - përfundon serbi.

Merkato

Bufon, edhe Zeniti i Spaletit në garë
Nuk mund të mungonte Zeniti i Shën Pjetërburgut mes klubeve të interesuara për Xhixhi Bufonin dhe sipas adresës gjermane në Internet “4 4 2.com”, klubi i saposhpallur kampion në Rusi, i paska çuar përpara bisedimet me portierin e Juventusit: oferta qenka 18 milionë euro për bardhezinjtë sa i takon kartonit të Xhixhit dhe 6 milionë euro në sezon për katër vjet për lojtarin.

Kampionët e Rusisë, të drejtuar nga Luçiano Spaleti prej një viti, duket se kanë vështirësi mes dy shtyllave: një tjetër emër që shpesh i bashkangjitet skuadrës së zemrës së Kryeministrit Vladimir Putin, është ai i Samir Handanoviç, portieri slloven i Udinezes. Zeniti do të marrë pjesë direkt në Ligën e Kampioneve në sezonin që vjen dhe për t’ia dalë në mënyrën më të mirë, klubi nga Shën Pjetërburgu po kërkon të blejë disa mes lojtarëve më të mirë në Europë, ku në listën e Spaletit figuron edhe Bufon.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kampionati Italian

Mesazh  Sponsored content Today at 10:55 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi