www.shpirti.albanianforum.net


Join the forum, it's quick and easy

www.shpirti.albanianforum.net
www.shpirti.albanianforum.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» A mund te beni seks me nje te panjohur?
Kampionati shqipetar EmptyWed Jan 30, 2013 11:23 pm nga koti003@hotmail.com

» Nje pershendetje per Antaret e Rinj
Kampionati shqipetar EmptyWed Jan 30, 2013 11:21 pm nga koti003@hotmail.com

» Si Mendon Munte Duash Dy Njerez Ne Nje Kohe ?
Kampionati shqipetar EmptyMon Jul 16, 2012 10:23 pm nga ariani

» A mund ti ket te gjitha nje Femer?
Kampionati shqipetar EmptyMon Jul 16, 2012 10:22 pm nga ariani

» Pergjigjuni duke ber dhe nje pyetje ne vazhdim
Kampionati shqipetar EmptyMon Jul 16, 2012 10:19 pm nga ariani

» fraza poezi anglisht
Kampionati shqipetar EmptyFri Jul 13, 2012 11:25 pm nga ariani

» Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :)
Kampionati shqipetar EmptyTue Jun 19, 2012 5:33 am nga ariani

» pershendetje kur hyni dhe dilni nga forumi
Kampionati shqipetar EmptyMon Jun 18, 2012 9:10 am nga ariani

» A E NJIHNI E KENI NDJER DASHURIN E VERTET???NESE PO...SI E KUPTONIE DINI QE ESHTE AJO DASHURIA E VERTET???
Kampionati shqipetar EmptyThu Mar 03, 2011 3:56 pm nga r_3

Shtypi i Shkruar
Menu Shpirti.net
March 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar


Kampionati shqipetar

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

Kampionati shqipetar Empty Kampionati shqipetar

Mesazh  r_3 Mon Nov 22, 2010 5:30 am

po e nis kte tem me nuje fitore te madhe dhe te merituar te flamurtarit Smile)

Vlonjatët mposhtin një tjetër rival për titull, duke treguar forcën edhe një herë, sidomos në Vlorë

Flamurtari - Dinamo 3 - 1

Shënues: Bajevski 4′, D.Xhafaj 40′, 70′, Bakaj 78′

Flamurtari: Spaho, Brahja, Progni (Kuqi 77′), Sakaj, Veliu, Ahmataj, Liçaj (Roshi 46′), Devolli, Lena, Xhafaj, Bajevski (Grami 55′). Trajner: G. Magani.

Dinamo: Hoxha, Putinçanin, Malakarne, Pisha, Ambouret, Muzaka (Malota 67′), Vila (Garsia 80′), Sekseni (Sefa 46′), Orelesi, Martinena, Bakaj. Tajner: L. Blanko.

Gjyqtarë: B. Pashaj, E. Doda, E. Biçaku (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Liçaj, Roshi, Ahmataj, Spaho, Bakaj

Flamurtari e nis fazën e dytë po me fitore, duke i shkaktuar kampiones së vendit në fuqi humbjen e dytë në përballjet mes dy ekipeve, kur dihet që në fazën e parë kishte fituar 1 0. Flamurtari fiton sërish ndaj një tjetër ekipi pretendent, si Dinamo, ekipi kampin në fuqi. Vlonjatët kanë treguar më shumë dëshirë dhe grintë në fushën e lojës, të mbështetur edhe nga një publik i zjarrtë në shkallët e stadiumit të Vlorës.

Një fitore që e distancon Flamurtarin 5 pikë nga Dinamoja dhe tre nga Skënderbeu. Takimi i shumëpritur ka nisur me një dekor të mrekullueshëm të krijuar nga sportdashësit në shkallët e stadiumit, ndërkohë që Flamurtari e nis mjaft furishëm ndeshjen. Pikërisht, kalojnë vetëm katër minuta lojë dhe vlonjatët gjejnë golin e parë me anë të maqedonasit Bajevski, që duket se në ndeshje të rëndësishme shënon gjithmonë.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kampionati shqipetar Empty Re: Kampionati shqipetar

Mesazh  r_3 Mon Nov 22, 2010 5:33 am

Renditja e kampionatgit shqiptar vijon si me posht

Klasifikimi | Clasification
Skuadra Pik Sh-P
Flamurtari 28 22-9
Skënderbeu 25 23-13
Dinamo 23 22-16
Tirana 18 17-13
Vllaznia 18 12-13
Laçi 17 13-13
Teuta 15 13-12
Shkumbini 14 16-17
Bylis 11 14-23
Kastrioti 11 11-16
Besa 8 7-17
Elbasani 6 11-19
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kampionati shqipetar Empty Re: Kampionati shqipetar

Mesazh  r_3 Mon Nov 22, 2010 5:35 am


Te shikoj si blihen ndeshjet?? SI fitohen duke luajtur vetem ne fushe?Jo faleminderit, preferoj te luaj PES eshte me reale.... (PES = Pro Evolution Soccer – Lojë futbolli në kompjuter).

Po cfare te shikosh kur e di rezultatin qe me pare se kuptoj...edhe njerezit qe skane lidhje me futbollin ne Korce e dine se kur dhe si do fitoje/humbe Skenderbeu javen qe vjen...se kuptoj cfare mund te kete interesante nje ndeshje qe mbi te gjitha nuk ka futboll brenda...

Këto kanë shkruajtur më parë tifozët korçar, në një nga forumet që vetë tifozët i kanë dedikuar futbollit në Korçë. Skënderbeu luan jashtë fushe por në Vlorë do ti duhet të luaj në fushë dhe të tregoj vlerën reale të tij. Skuadra e privilegjuar nga ministri Bode dhe e mbështetur nga vetë qeveria Shqiptare - të cilës Bode i përket – do të duhet të djersi në fushë këtë radhë. Të vjen keq që futbolli shqiptar ecën në këtë rrugë duke vazhduar me privilegjet e vjetra të cilat i mbështet shteti, aq më tepër kur skuadra e shtetit dëmton futbollin shqiptar duke “detyruar” skuadrat e tjera të superligës të “hapin portën”. Do të ketë mendime kundër që do të thonë se këtë vit Skënderbeu ka blerë lojtarë cilësorë. Kjo është e vërtetë por ama një skuadër futbolli nuk ndërtohet në dy ditë dhe të shpallet kampion. Duhet të marrim si shembull Flamurtarin që ka vite që dalëngadalë ngjit kreun duke mbajtur 80% të lojtarëve që kanë luajtur tek Flamurtari së bashku për disa vjet rresht. Flamurtari është skuadra më e përpiktë në pagesën kundrejt futbollistave të tij dhe me korrekti në lojë, edhe këtë Flamurtar e drejton një politikan, ta quajmë kështu kryetarin e Bashkisë së Vlorës meqënëse edhe ai bën pjesë në politikë. Shpëtim Gjika, e dimë të gjithë, ka qenë tifoz i Flamurtarit para se të merrte në drejtim bashkinë e Vlorës dhe drejton Flamurtarin në mënyrë të ligjshme. Gjëja që të bën përshtypje është se Flamurtari është nga skuadrat më të ndershme të kampionatit tonë dhe është skuadra që në rolin e presidentit ka pikërisht kryetarin e bashkisë së Vlorës. Skënderbeu është një skuadër që asnjëherë ska qenë në majat e futbollit shqiptar dhe ministrat apo kryetarët e bashkisë së Korçës nuk janë interesuar shumë për futbollin, derisa........... doli në pah një ministër që të fusë “hundët” në futbollin tonë – me plot halle – dhe ti shkrepet në mëndje që përveç deputetëve (si ai i Peqinit) të lënë gjurmë edhe ministrat në futbollin shqiptar të viteve 2010. Të financosh një skuadër dhe ta ngresh atë nga hiçi është gjë e mirë, si është gjë e keqe kur financon skuadrat e tjera për të favorizuar skuadrën tënde, që në këtë rast është Skënderbeu. Por të financosh si ministër i Shqipërisë dhe i shqiptarëve (duke përmbledhur këtu edhe vlonjatët) një skuadër futbolli, kjo tregon që i korruptuar dhe i korruptueshëm në Shqipëri është kushdo, edhe ministrat edhe shteti por edhe çdo individ i shoqërisë tonë, duke filluar – normalisht – nga tifozët korçarë që pranojnë një “Skënderbe” të tillë. Skënderbeu në këtë sezon ka fituar shpesh në minutat e fundit të ndeshjes dhe kjo deri diku, në një kampionat tjetër mund të jetë normale, por në kampionatin shqiptar nuk është normale sepse njihet shumë mirë niveli i skuadrave. Këtë e ka treguar dhe ndeshja me Besën ku ishin të vetmit tifozë (apo të parët) që u revoltuan kundër.... nuk dihet se kujt. Krahasimi midis Flamurtarit dhe Skënderbeut qëndron tek një gjë shumë e rëndësishme e cila është loja e futbollit. Flamurtari ka luajtur dhe luan futboll gjithnjë me ndershmëri. Skënderbeu ka luajtur vjet dhe po luan edhe këtë sezon “futboll të pistë” jashtë fushe. Flamurtari është një skuadër që ka një gërshetim të mirë lojtarësh midis lojtarëve vlonjatë dhe atyre jabanxhinj. Flamurtari është ndërtuar pak nga pak për të fituar dhe bazohet pikërisht tek lojtarët vlonjatë, tek fidanishtja vlonjate. Skënderbeu është një skuadër që nuk bazohet tek korçarët por tek blerjet (mund ti quajmë blerje nëse lojtarët paguhen, këtë do ta shohim në fund) e lojtarëve jabanxhinj dhe sidomos tek shumat e caktuara që vendos në dispozicion të skuadrës kundërshtare, me qëllim që kjo e fundit ti ulet parasë së ministrit Bode dhe biznesmenëve, ortakë të tij. Skënderbeu i përdor paratë e “ministrisë” jo vetëm që të blej ndeshje me “këmbë të pastra” por edhe të paguaj deri diku median shqiptare. Media shqiptare - një pjesë e servilosur pas ministrit dhe pjesa tjetër e blerë prej tij dhe ortakëve të tij, si në rubrikat sportive po ashtu edhe në ndeshjet live që transmetohen herë pas here – tregohet gjithnjë e më tepër e njëanshme ndaj sëmundjes Skënderbeu, sëmundje e rrezikshme që rrezikon të përdoret si armë edhe nga skuadrat e tjera. Mediat sportive të shkruara ngrejnë në majë një fitore të Skënderbeut duke mos analizuar aspak se si kjo fitore është marrë. Flamurtari është skuadra e Vlorës, që mbështetet fuqimisht nga Bashkia e Vlorës dhe nga tifozat vlonjatë. Flamurtari – duke parë dhe rrjedhojat – nuk ka paguar media sportive, skuadra të tjera për të fituar prestigj dhe emër në Shqipëri, duke qenë se Flamurtari ka emrin dhe prestigjin. Skënderbeu njihej si skuadër e Korçës deri pak kohë më parë. Tani Skënderbeu njihet si skuadër e ministrit Bode dhe ortakëve të tij, të cilët mesa duket kërkojnë të fitojnë votat apo respektin e korçarëve duke paguar skuadrat, kundër të cilave luan skuadra e tyre e zemrës. Flamurtarit dhe tifozave të tij do ti pëlqente më shumë që të humbisnin me një Skënderbe si Skënderbeu i dikurshëm, si Skënderbeu i Korçës, sesa të fitonte – gjë që jemi të sigurtë se ka mundësitë për ta bërë – me Skënderbeun e ministrit, me Skënderbeun që kishte mundësinë të vendoste futbollin në vendin e parë, por që në të kundërt vendosi ta korruptonte këtë futboll.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kampionati shqipetar Empty Re: Kampionati shqipetar

Mesazh  r_3 Mon Nov 22, 2010 5:37 am

17 dhjetor tetedhjete e nente,
kjo e diel do te mbahet mend
kush e la fushen e blerte
Vasil Ruci mjeshtri me flete

Vasil Ruci ngele figure,
Vlores nuk I vjen me kurre
Shume kujtime ne na le
brez pas brezi emer ke.

I gjithe stadiumi u merzit
Plot me lot I mbyshi syte
Na e ka ,sna eka enda
Vasil Ruci;sben me nena.

i pa vdekshem legjenda e futbollit shqiptar Vasil Ruci
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kampionati shqipetar Empty Re: Kampionati shqipetar

Mesazh  r_3 Mon Nov 22, 2010 5:38 am

Kampionati shqipetar 260
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kampionati shqipetar Empty Re: Kampionati shqipetar

Mesazh  r_3 Mon Nov 22, 2010 5:41 am

lonjatët mposhtin një tjetër rival për titull, duke treguar forcën edhe një herë, sidomos në Vlorë

Flamurtari - Dinamo 3 - 1

Shënues: Bajevski 4′, D.Xhafaj 40′, 70′, Bakaj 78′

Flamurtari: Spaho, Brahja, Progni (Kuqi 77′), Sakaj, Veliu, Ahmataj, Liçaj (Roshi 46′), Devolli, Lena, Xhafaj, Bajevski (Grami 55′). Trajner: G. Magani.

Dinamo: Hoxha, Putinçanin, Malakarne, Pisha, Ambouret, Muzaka (Malota 67′), Vila (Garsia 80′), Sekseni (Sefa 46′), Orelesi, Martinena, Bakaj. Tajner: L. Blanko.

Gjyqtarë: B. Pashaj, E. Doda, E. Biçaku (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Liçaj, Roshi, Ahmataj, Spaho, Bakaj

Flamurtari e nis fazën e dytë po me fitore, duke i shkaktuar kampiones së vendit në fuqi humbjen e dytë në përballjet mes dy ekipeve, kur dihet që në fazën e parë kishte fituar 1 0. Flamurtari fiton sërish ndaj një tjetër ekipi pretendent, si Dinamo, ekipi kampin në fuqi. Vlonjatët kanë treguar më shumë dëshirë dhe grintë në fushën e lojës, të mbështetur edhe nga një publik i zjarrtë në shkallët e stadiumit të Vlorës.

Një fitore që e distancon Flamurtarin 5 pikë nga Dinamoja dhe tre nga Skënderbeu. Takimi i shumëpritur ka nisur me një dekor të mrekullueshëm të krijuar nga sportdashësit në shkallët e stadiumit, ndërkohë që Flamurtari e nis mjaft furishëm ndeshjen. Pikërisht, kalojnë vetëm katër minuta lojë dhe vlonjatët gjejnë golin e parë me anë të maqedonasit Bajevski, që duket se në ndeshje të rëndësishme shënon gjithmonë.



1 0 për Flamurtarin dhe natyrisht entuziazmi është mjaft i lartë. Flamurtari kërkon të diktojë në fushën e lojës dhe ia arrin t’i mbajë larg portës sulmuesit kundërshtarë, të cilët të vetmen mundësi mjaft të mirë në këtë pjesë e kanë në minutën e 28 të, por Martinena godet dobët me kokë. Magani është gjithmonë në këmbë, duke kërkuar të ushtrohet presion dhe pikërisht pesë minuta nga përfundimi i pjesës së parë, Xhafaj tregon të gjitha aftësitë e tij, duke shënuar pas një gjuajtjeje vërtet të mrekullueshme nga jashtë zonës.

2 0 për Flamurtarin dhe më këtë rezultat ekipet u drejtohen dhomave të zhveshjes. Me fillimin e pjesës së dytë, Magani kryen zëvendësim, duke larguar Liçajn dhe në fushë hyn Roshi, që kthehet pas dy muajve mungesë për shkak të dëmtimit. Ndërkohë, edhe Blanko vepron dhe hedh në fushën Sefën për Seksenin. 45 minutat e dyta nisin me një goditje të Bakajt, por largon Spaho, ndërsa Xhafaj rrezikon vetëm pak minuta më vonë.

Ndeshja zhvillohet më së shumti në mesfushë, ku nuk mungojnë dyluftimet nga futbollistët e të dy ekipeve, por Flamurtari kërkon të mbyllë gjithçka. Dhe është sërish Xhafaj, që pas një veprimi shumë të bukur të Ahmatajt, shënon golin e tretë për Flamurtarin në minutën e 70 të. Dinamo kërkon të dalë të paktën me një gol dhe Bakaj realizon pas një goditjeje dënimi, një gol shumë të bukur në minutën e 78-të ndeshjes.

Deri në fund, me gjithë minutat shtesë, nuk ka më gol, por vetëm një moment frike për sulmuesin Daniel Xhafaj, që largohet me barrelë. Përfundimisht, 3 1 për Flamurtarin, që tashmë ngjitet në kuotën e 28 pikëve, duke qëndruar në vend të parë të superligës. Për vlonjatët, është një tjetër sfidë e vështirë një javë më vonë jashtë, përballë Tiranës, ndërsa Dinamo udhëton drejt Kavajës, në një tjetër test jashtë kryeqytetit.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kampionati shqipetar Empty Re: Kampionati shqipetar

Mesazh  r_3 Mon Nov 22, 2010 5:42 am

Deklarojnë…

Gugash Magani, trajner i Flamurtarit:

“Jam i kënaqur me fitoren e ekipit tim. Natyrisht, ishte një ndeshje shumë e rëndësishme dhe do të doja që Dinamo të luante në çdo takim siç bëri në Vlorë ndaj Flamurtarit, duke iu referuar takimit të një jave më parë. Megjithatë, nuk dua të ndalem shumë te kundërshtari, por të shikoj Flamurtarin që unë drejtoj.

Kemi marrë një fitore shumë të merituar në këtë ndeshje dhe kemi treguar dëshirë gjatë gjithë 90 minutave të takimit, ku pa dyshim po shohim edhe një Daniel Xhafaj të rilindur këtë sezon me Flamurtarin. Pas kësaj fitoreje, e shpreh hapur se kemi objektiva madhorë për këtë sezon, ku pa dyshim mbetet titulli kampion. Ka ende shumë ndeshje dhe mendoj se tashmë kemi fituar ndaj një ekipi pretendent dhe e kemi treguar sot në këtë ndeshje. Dua të falënderoj edhe një herë publikun vlonjat që sot ka qenë i mrekullueshëm.”

Luis Blanko, trajner i Dinamos:

“Mendoj se ishte një takim ku Flamurtari ishte më shumë i karikuar. Për Flamurtarin, ishte një takim i konsideruar një finale dhe për Dinamon jo, pasi nuk kemi luajtur si kundërshtari. Mendoj se kemi pasur mundësi të cilat nuk i kemi realizuar gjatë ndeshjes. Gjithsesi, kjo humbje nuk ndikon në objektivin tonë, që dihet, është titulli kampion për këtë sezon. Pozicioni im pas ndeshjes së sotme? Jo, nuk është aspak i lëkundur, unë do të vijoj të drejtoj Dinamon deri në fund të kampionatit, natyrisht me synimin për titull.”
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kampionati shqipetar Empty Re: Kampionati shqipetar

Mesazh  r_3 Mon Nov 22, 2010 5:42 am

Flamurtari, vetëm fitore në shtëpi

Kishte 5 fitore në “shtëpi” në fazën e parë dhe po me fitore e nis në Vlorë ekipi i Flamurtari fazën e dytë. Janë gjashtë fitore në fushën e vet, çka e bëjnë këtë ekip të pathyeshëm, madje as barazim nuk njeh në shtëpi. Këtë sukses e ka edhe Skënderbeu, por vlonjatët kanë mundur tri ekipe të forta dhe rivale në Vlorë, Tiranën, Skënderbeun dhe së fundi Dinamon.

E kanë nisur fazën e parë me fitore në Tiranë dhe po me fitore e kanë nisur edhe fazën e dytë, duke dëshmuar se e kanë shumë seriozisht luftën për titull. Të shohim tani javën tjetër, teksa vlonjatët kanë një provë tjetër të vështirë, atë me Tiranën ne transfertë.”
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kampionati shqipetar Empty Re: Kampionati shqipetar

Mesazh  r_3 Mon Nov 22, 2010 5:43 am

Gjika: U gëzova edhe për tifozët vlonjatë

Ndeshja përballë Dinamos gjatë gjithë javës ishte në faqet kryesore të shtypit sportiv në vend dhe natyrisht për kryetarin e Bashkisë së Vlorës dhe presidentin Gjika ishte një tjetër takim pas asaj që vetë ai e kishte shpallur hapur faktin që Flamurtari do të synojë titullin dhe është pretendent. Pas ndeshjes me Dinamon, ai ka zbritur në fushën e blertë për të përgëzuar futbollistët dhe stafin teknik të ekipit, madje nga këta të fundit është ngritur në krah, duke i dedikuar Gjikës fitoren me Dinamon. Një atmosferë që është përshëndetur edhe nga publiku, duke kujtuar fitimin e Kupës së Shqipërisë dy sezone më parë, por që tashmë objektivi është edhe më madhor, titulli kampion, siç e deklaron vetë Gjika. “Një tjetër fitore shumë e rëndësishme për Flamurtarin, ‑ ka theksuar pas ndeshjes Gjika ‑ dhe natyrisht te të gjithë ne është i ligjshëm gëzimi pas një tjetër fitoreje ndaj një ekipi pretendent si Dinamo. E kishim vlerësuar makimalisht këtë ndeshje dhe tashmë jam pa dyshim shumë i kënaqur me lojën dhe rezultatin e arritur ndaj Dinamos. Mund të them që jam ndierë shumë i emocionuar pas përfundimit dhe prandaj kam dashur ta ndaj gëzimin me futbollistët, stafin teknik dhe natyrisht të gjithë atë publik të mrekullueshëm, që sot (dje) na ka përkrahur në shkallët e stadiumit në këtë ndeshje të madhe. Eshtë një fitore që përforcon objektivat tona për këtë sezon, që mbetet titulli kampion. Unë e kam shprehur në gazetën tuaj edhe pas ndeshjes me Elbasanin, që po ky Flamurtar është pretendent për titullin kampion dhe natyrisht kjo fitore përballë Dinamos e përforcon këtë thënie, ku tashmë Flamurtari do të vijojë të qëndrojë në krye të renditjes, për të arritur titullin e shumë pritur në Vlorë për këtë sezon futbollistik. Ndeshja e sotme (e djeshme) pati dy aspekte shumë të mira, jo vetëm që më gëzoi fitorja dhe tri pikët, por u rikthye në shkallët e stadiumit edhe publiku. Shenja e parë u dha në ndeshjen me Skënderbeun dhe tashmë me Dinamon në stadium kishte shumë më tepër publik. Besoj se ky numër shumë shpejt do të vijë në rritje, pasi shumë shpejt stadiumi do të jetë me drita dhe natyrisht mbështetja për këtë ekip nuk do të mungojë në asnjë ndeshje të këtij sezoni futbollistik. Tashmë na duhet të gëzojmë për këtë fitore, por mendoj se duhet të jemi gati për takimet e radhës. Këtë javë shkojmë në Tiranë në një tjetër përballje të vështirë, por besoj se jemi në rrugë të mbarë. Natyrisht, i falënderoj të gjithë futbollistët dhe këtë publik të mrekullueshëm, por pa harruar në asnjë moment stafin teknik dhe trajnerin Magani, që kanë bërë një punë shumë të mirë. Flamurtari është tashmë në elitë të futbollit shqiptar, aty ku e dëshirojnë të gjithë dhe natyrisht jo vetëm sportdashësit vlonjatë, por edhe më gjerë,” ‑ ka përfunduar presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika, pas fitores së arritur ndaj Dinamos, një tjetër fitore ndaj një ekipi pretendent. Ndërsa tashmë Gjika e shpall hapur objektivin, që mbetet pa dyshim titulli kampion.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kampionati shqipetar Empty Re: Kampionati shqipetar

Mesazh  r_3 Mon Nov 22, 2010 5:43 am

Xhafaj: Tani do të kemi më shumë presion

Daniel Xhafaj mbetet lojtari protagonist i Flamurtarit. Ka shënuar 9 gola gjatë këtij sezoni, si askush në këtë sezon, duke lënë pa dyshim shenjën e tij edhe në ndeshjen përballë Dinamos, duke realizuar dy herë. Duket se ky rikthim tek ekipi ku u formua dhe u rrit si futbollist, e ka rilindur atë. Kudo ku ka luajtur, Xhafaj ka qenë protagonist me lojën dhe golat e tij. Në fund të ndeshjes me Dinamon është larguar i dëmtuar, por duket, fatmirësisht për vetë futbollistin, dëmtimi nuk është shumë i rëndë dhe ndaj Tiranës do të jetë në fushën e blertë, duke kërkuar sërish protagonistin. Eshtë ndierë i lumtur për një tjetër fitore, por mbi të gjitha për tri pikët, ndaj një tjetër ekipi pretendent si Dinamo. “Më shumë se golat, - ka thënë vetë Xhafaj, ‑ jam i lumtur për fitoren e arritur dhe vendin e parë në krye të renditjes. Natyrisht, golat e shënuar janë një kënaqësi për çdo futbollist dhe unë nuk bëj përjashtim, ndaj mendoj se deri tani jam i kënaqur me atë çfarë kam bërë. Natyrisht, mbi të gjitha mbetet fitorja e ekipit dhe më kënaq vendi i parë në renditje. Unë do të vijoj të jap më të mirën time në çdo takim, ashtu siç kam bërë deri më sot. Në ndeshjen e sotme jam dëmtuar pas përplasjes me portierin kundërshtar dhe tashmë ndiej pak dhimbje, por besoj se do të kalojë dhe shumë shpejt do të jem në stërvitje për ndeshen e radhës me Tiranën në transfertë, një tjetër përballje e rëndësishme për Flamurtarin. Duhet të jemi të kënaqur me atë çfarë kemi treguar deri tani, por duhet të vijojmë me këtë ritëm, edhe pse mendoj se do të kemi më shumë presion, pasi jemi të parët në renditje. Megjithatë, ky ekip premton për shumë dhe duhet të vijojmë në këtë rrugë,” ‑ ka përfunduar sulmuesi i Flamurtarit, Daniel Xhafaj, me nëntë gola deri tani, duke kërkuar, veç titullit kampion, edhe “Këpucën e artë” të kampionatit, një trofe që e ka fituar edhe dy herë të tjera. Por më shumë se ky trofe, ai kërkon titullin me fanellën vlonjate, pasi ai është mësuar me tituj dhe trofe në skuadra të tjera, por vetëm në Vlorë, në vendlindje, nuk ka fituar asgjë. Më mirë se këtë sezon, me këtë ekip ambicioz, ai nuk ka se kur ta arrijë këtë, për t’i Vlorës atë Flamurtar që presin të gjithë tifozët vlonjatë ndër vite, atë Flamurtar kur bënte historinë e futbollit shqiptar.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kampionati shqipetar Empty Re: Kampionati shqipetar

Mesazh  r_3 Mon Nov 22, 2010 5:43 am

Bajevski, i huaji që u shënon rivalëve

Aleksandër Bajevski është ndoshta nga të vetmit lojtarë të huaj të Flamurtarit këtë sezon dhe të paktën në dy takimet e fundit ka treguar vlerat e tij. Ka shënuar në dy ndeshje përballë dy ekipeve të tjera pretendente për këtë sezon, ndaj Skënderbeut dhe Dinamos, dhe natyrisht tashë duket se kërkon më shumë, por mbi të gjitha, thotë ai, ka ardhur në Vlorë për titullin dhe beson se do ta arrijë në fund të sezonit. “Jam i kënaqur dhe natyrisht ky ishte një tjetër gol ndaj një ekipi pretendent dhe në një ndeshje shumë të rëndësishme. Golat janë meritë e të gjithë ekipit dhe na shërbejnë për t’u ngjitur më lart në vend të parë të renditjes. Mendoj se ndihem mjaft mirë në Vlorë, pasi edhe Flamurtari ka një grup shumë të mirë futbollistësh, një grup që punon për njëri-tjetrin. Natyrisht, pas Skënderbeut, më vjen mirë që shënova edhe ndaj Dinamos në këtë përballje, mbi të gjitha kur në shkallët e stadiumit kishte kaq shumë sportdashës, të cilët sot (dje) na kanë përkrahur shumë gjatë gjithë takimit. Pa dyshim që do të kërkoj në çdo ndeshje të jap më të mirën time dhe të shënoj në portat kundërshtare, por mbi të gjitha, për mua, ashtu si pjesa tjetër e ekipit, vlen fitorja. Tri pikët në çdo takim janë më shumë të rëndësishme se goli i shënuar nga Bajevski, edhe pse unë do të vijoj të jap kontributin tim të pakursyer në çdo përballje të Flamurtarit. E thashë, jam mjaft mirë në Vlorë dhe dëshiroj të arrij titullin kampion në këtë sezon. Kam ardhur te Flamurtari pikërisht për këtë fakt dhe besoj se do të dimë në fund të festojmë. Tashmë të gjithë na konsiderojnë pretendentë kryesorë për kampionatin, mbi të gjitha pas fitores së sotme,” ‑ ka përfunduar sulmuesi maqedonas i Flamurtarit, Aleksandër Bajevski, duke kërkuar tashmë të tjerë gola me fanellën e Flamurtarit, pikërisht për të arritur titullin kampion këtë sezon.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kampionati shqipetar Empty Re: Kampionati shqipetar

Mesazh  r_3 Mon Nov 22, 2010 5:45 am

Ndaj Dinamos ishte nje ndeshje teper e rendesishme dhe fitore super e rendesishme edhe per faktin se ashtu sic tha edhe Koti66 pak me poshte, Dinamo eshte skuadra me e forte qe ka zbritur ne Vlore kete sezon... Kur arrin fitore te tilla kunder gjithe rivaleve per titull (2 here Dinamo, pastaj Skenderbeu, Tirana e Vllaznia jane dorezuar pa kushte), atehere duhet te jemi me cdo kusht optimiste, edhe pse me kembe ne toke, sepse vetem nje muaj me pare kishte shume zera qe nuk e vleresonin Xhafen sa Memelli dhe thonin qe nuk kemi sulm... Shifrat flasin vete: Mbrojtja me e forte ne Shqiperi, sulmi i dyte me i forte (nje gol pas Skenderbeut)
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kampionati shqipetar Empty Re: Kampionati shqipetar

Mesazh  r_3 Mon Nov 22, 2010 6:18 am

kur te vim ne dark do postojm histri te tjera te klubeve si dinamo partizani tirana etj, klube qe kan ber e poken ne futbollin shqipetar
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kampionati shqipetar Empty Tirana - Flamurtari 2-1 (27-11-2010)

Mesazh  r_3 Sat Nov 27, 2010 8:56 am

TIRANA-FLAMURTARI 2-1

Shënues: Pejic 24’, Plaku 90+2’ / D.Xhafaj 56’

TIRANA (4-4-2): Lika, Sina, Dushku, T.Osmani, Gozdenovic, Karabeci (Zizovic 85’),

Muka (Morina 80’), S.Lilaj, A.Lila, Plaku (Hajdari 92’), Pejic

Trajner: Nevil Dede

FLAMURTARI (4-4-2): Spaho, Brahja, Sakaj, Veliu, Grami (Begaj 40’), Devolli,

Lena, Ahmataj, Prongni (Kuqi 46’), D.Xhafaj, Bajevski (Shehaj 82’)

Trajner: Gugash Magani

Gjyqtarë: E.Jorgji (Elbasan), R.Avdo (Tiranë), E.Zhuri (Gjirokastër)

Kartonë të verdhë: Muka, A.Lila, S.Lilaj, Karabeci / Devolli, Brahja



Nën dritat e projektorëve, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, në prani të shumë personaliteteve të politikës, ku nuk mund të mungonte as Presidenti i Republikës, Bamir Topi, është zhvilluar kryendeshja e javës së 13-të të superligës. Tirana, 24 herë kampione e vendit, ka pritur kryesuesit e superligës, vlonjatët e Flamurtarit, cka ngërthente edhe interesin e tifozërive respektive. Që, edhe pse jo aq të shumtë në numër, i kanë dhënë tjetër kuptim kësaj sfide. Bardheblutë janë shfaqur që në fillim të lojës mjaft të karikuar, ndërkohë që miqtë më të kujdesshëm, me qëllimin për të mos pësuar dhe, sipas llogarive të tyre, përmes kundërsulmit, në majën e të cilit funksiononte Daniel Xhafaj, t’i ndëshkonin 24 herë kampionët e vendit. Një strategji e tillë e ka përshkruar lojën e kuqezinjve të Vlorës shumicën e ndeshjes, por nuk ka rezultuar efikase, pasi kanë dalë të mundur, me rezultatin 2-1, nga kjo transfertë. Meritë për këtë ka padiskutim Tirana, e cila, e vendosur mjaft mirë në fushë, përmes një skeme 4-4-2, ku mesfusha funksiononte në formë rombi, ka triumfuar. Dy sulmuesit e saj, Pejic dhe Plaku, kanë “nënshkruar” këtë sukses bardheblu, duke frenuar kësisoji edhe Flamurtarin, që u shfaq pa shumë besim në forcat e veta, ndoshta poi a bënte hyzmetin një barazimi të mundshëm. Në fakt, këtij objektivi ia ka arritur për kohën e rregullt të ndeshjes, nëse një “fiksim” i tyre, Sebino Plaku, në minutën e dytë shtesë nuk do të “pikturonte” atë gol me kokë. Kësisoji, goli i barazimit të përkohshëm, i realizuar nga Daniel Xhafaj për miqtë, në minutën e 56-të, është zhvlerësuar në limitin e ndeshjes, kështu që Flamurtari ka dalë duarbosh nga “Qemal Stafa”. Nga ana e vet, Tirana, përvecse ka marrë 3 pikë të cmuara, duke vijuar ngjitjen drejt kreut, ka treguar forcë karakteri ndaj një rivali mjaft të fortë në këtë sezon.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kampionati shqipetar Empty Xhani i qan hallin Dinamos, por jo Partizanit

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 11:32 am

Kampionati shqipetar Presidenti-xhani-gjate-prezantimit
Çështja “Dinamo” ka sensibilizim të gjerë, ndërsa “funerali” i Partizanit u kalua në qetësi
Ka kohë që medias sportive i mungojnë deklarimet e presidentit të Partizanit, Albert Xhani, i cili ka preferuar që situatën që po kalojnë të kuqtë ta kalojë me “no comment”. Gjatë ditëve të fundit problemi më shqetësues në opinionin sportiv ka të bëjë me ekipin e Dinamos, që ka një urdhër shtetëror për të dorëzuar ambientet e klubit. Kjo çështje ka sensibilizuar mbarë opinionin sportiv, pasi pas Partizanit i vjen radha Dinamos të dalë nga shtëpia. Në këtë rast, blutë kanë përkrahje të gjerë dhe kërkohet që ky vendim të mos ekzekutohet.
Dje presidenti Xhani, në një të përditshme sportive, ka dhënë opinionin e tij për çështjen “Dinamo”. Në këtë prononcim presidenti Xhani me të drejtë solidarizohej me problemin e bluve të kryeqytetit dhe u qante hallin për largimin nga shtëpia, duke e paralelizuar fatin e tyre me atë që i ka ndodhur Partizanit. Nuk ka asgjë të keqe në këtë rast të jesh në krah të Dinamos, pasi je në krahun e së drejtës, por i habitshëm është fakti e pse Albert Xhani nuk e bëri këtë gjë edhe në rastin e Partizanit.
Në asnjë rast presidenti Xhani nuk mori një iniciativë, ku të kërkonte përkrahje nga të gjithë faktorët, që Partizani të mos “zbythej” nga ambientet e klubit. Rasti i Partizanit me atë të Dinamos kanë ngjashmëri vetëm me daljen jashtë shtëpisë, ndërsa gjërat e tjera nuk kanë gjë të përbashkët. Për largimin e Dinamos është bërë publike edhe një urdhër, mbi të cilin qëndrojnë firmat e krerëve më të lartë të shtetit. Ndërsa në rastin e Partizanit kemi një largim me “dëshirë”, pasi në asnjë rast nuk është paraqitur një urdhër që ka të bëjë me dëbimin nga klubi.
Mbase edhe mund të ketë një urdhër të tillë, por drejtuesit e kuq nuk kanë paraqitur asgjë. Madje në dyert e Partizanit nuk është paraqitur asnjë instancë shtetërore, ku logjikisht duhej të shkonte Zyra e Përmbarimit, që me një urdhër në dorë duhej të kryente zbrazjen e ambienteve. Mbetja pa strehë e Partizanit është kaluar në qetësi dhe të habit fakti se si simotrat e tij nuk e kryen misionin e tyre siç po e bëjnë tani me Dinamon.
Rreth një vit më parë, presidenti Xhani, gjatë një seance stërvitore të të kuqve, ka deklaruar se shumë shpejt Dinamo do të shkojë në gjurmët e Partizanit. Në këtë rast, parashikimi i Xhanit doli, por ai është deficitar në realizimin e morisë së premtimeve që ka bërë për Partizanin. Është momenti që Partizani të marrë një përgjigje nga presidenti, pasi në këtë rrugë askush nuk mund ta ndalojë “rënien e lirë.”
Xhani-Laçi, sot seanca e radhës në Gjykatën e Tiranës
Problematika mes dy aksionarëve të Partizanit, Albert Xhani dhe Paro Laçi, pret zgjidhje nga organet e drejtësisë, ku janë zhvilluar edhe disa seanca në Gjykatën e Tiranës. Seanca e fundit u zhvillua me 27 tetor dhe u vendos që seanca e radhës të kryhej më 6 dhjetor. Përveç padisë nga Paro Laçi në drejtim të Albert Xhanit, ka edhe një padi tjetër, ku gruaja e tij e quan të parregullt shitjen e aksioneve, sepse nuk është pyetur për këtë transaksion. Sot pritet që Gjykata e Tiranës të japë një vendim përfundimtar për mënyrën e administrimit të shoqërisë aksionare FK “Partizani”.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kampionati shqipetar Empty Halili: Kastrioti do të ngjitet shpejt

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 11:36 am

Kampionati shqipetar 23154_1789735929_8422_q
Portieri Argent Halili beson se ekipi krutan do të jetë më lart në klasifikim
Një nga pikat më të forta të skuadrës krutane është portieri 27-vjeçar nga qyteti i Vlorës, Argent Halili, i cili ka merituar duartrokitjet e sportdashësve krutanë, duke u kthyer në një lojtar kyç në arritjen e rezultateve pozitive të skuadrës. Prej dy javësh kanë nisur ndeshjet e fazës së dytë të kampionatit dhe vlonjati Halili bën rezymenë e rezultateve. “Kemi zhvilluar ndeshje të mira relativisht, por mundësitë për t’u pozicionuar më mirë në renditje ka qenë më se të mundshme. Në javët në vazhdim kemi mundësi të shënojmë rritje në shkallët e renditjes,” - shprehet ndër të tjera portieri i Kastriotit, Argent Halili, në intervistën e tij.

- Cili është komenti juaj për ndeshjet e zhvilluara deri më tani?
- Skuadra në përgjithësi ka zhvilluar ndeshje të mira, duke qenë jo vetëm të barabartë me kundërshtarin, por shpesh edhe superiorë ndaj tyre. Por ajo që duhet theksuar është se në momente të caktuara nuk na ka ndihmuar edhe fati.

- Pozicioni që keni aktualisht në renditje është real?
- Për të qenë realist, për vetë përbërjen që ka skuadra jonë, mundësitë për një pozicion më të mirë në renditje kanë qenë më se të mundshme. Duke përjashtuar ndonjë padrejtësi në gjykim, neve kemi pasur edhe fatin kundër.

- Cilën veçoni si ndeshjen më të bukur për sezonin deri tani?
- Ne kemi zhvilluar disa prej tyre. Personalisht do të veçoja ndeshjen me Shkumbinin, të zhvilluar në stadiumin tonë. Nuk ishte thjesht fitorja e arritur, por mbi të gjitha ishte loja dhe grinta, pavarësisht kushteve atmosferike, ditëm që me profesionalizëm t’i bënim ballë një skuadër potente, siç është Shkumbini.

- Në prag keni ndeshjen me Elbasanin…?
- Do të jetë një ndeshje mes rivalëve për mbijetesë. Por ne kemi avantazhin që luajmë para sportdashësve tanë dhe ky është avantazh plus për ne. Të gjithë jemi të bindur që skuadra jonë do të fitojë, pasi edhe grupi është drejt konsilidimit.

- Duke parë nga afër kalendarin e ndeshjeve në vazhdim, krijohet mendimi që skuadra juaj ka mundësi të pozicionohet më mirë në renditje, apo jo?
- Në pamje të parë kështu duket, por duhet kujdes në mënyrën e vlerësimit të ndeshjeve. Me këtë dua të them se secila ndeshje kërkon kujdesin e posaçëm. Skuadra ka treguar se me besimin te vetja di të përballojë çdo kundërshtar, qoftë brenda
fushës, ashtu dhe jashtë saj.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kampionati shqipetar Empty Daja: Politikanë, larg duart nga futbolli!

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 11:38 am

Kampionati shqipetar Daja
Sipas drejtorit teknik të Dinamos, Ilir Daja, shteti duhet të kthejë vendimin për kompleksin blu
Sporti shqiptar është në “humnerë”, por askush nuk e kupton. Një nga klubet më legjendare të Shqipërisë për futboll është pranë shkatërrimit. MTKRS kërkon të pronësojë kompleksin “Dinamo”, ndërkohë që presidenca dinamovite premton bojkot dhe dorëheqje. Kaosi është evident, por vëmendja e opinionit shqiptar në përgjithësi është përqendruar tek përmbytjet që kanë shoqëruar vendin tonë nga reshjet e shiut.
Por ka edhe nga ata njerëz që, pavarësisht këtyre fatkeqësive natyrore, mendojnë për të mbrojtur me mënyra të ndryshme dhe me argumente punën e tyre. I tillë është edhe drejtori teknik i Dinamos dhe i Akademisë së Dinamos, Ilir Daja. Ish-trajneri i Elbasanit dhe i Dinamos, me një deklaratë dhe tepër i indinjuar, ka bërë thirrje që organet pushtetare të largohen nga vendimi i tyre sa më parë për të mirën e lojës magjike të futbollit.

“Në këto javët e fundit (apo vitet e fundit) futbolli po përmbytet, jo nga ajo që po ndodh me pjesën më të madhe të Shqipërisë si pasojë e forcave të natyrës, por si pasojë e politikave shkatërruese të politikanëve tanë. “Nonsensi” i kësaj përmbytjeje nuk është se po shkatërrohet klubi i futbollit “Dinamo”, por familja më e madhe e sportit shqiptar, FUTBOLLI.

Ne njerëzit e sportit jemi të deklaruar si apolitikë, por nuk mund të rrimë pasivë kur politikanët ndërhyjnë me paturpësinë me të madhe për të shkatërruar familjen tonë. Nuk duhet të bëhemi cinikë e ta shikojmë problemin si një ndeshje ndërmjet shtetit dhe Dinamos, por duhet të kemi vizione që ta shikojmë si një shkatërrim kombëtar të futbollit, e të jemi të gjithë bashkë si komunitet futbolli për të mbrojtur interesat e lojës sonë.”
Pse?
‑ Të gjitha klubet e superiores dhe të kategorive të tjera janë pronë shtetërore dhe sikur të gjithë drejtuesit vendorë (të bashkive) të veprojnë si drejtuesit e shtetit shqiptar duhet t’u thonë të gjithë klubeve, si Flamurtari, Vllaznia, Tirana, Elbasani, Skënderbeu etj., të dalin nga “shtëpitë” e tyre, sepse këtë e bëjnë që të mbivendosin sporte të tjera, si federata sportive e gjuetarëve, pingpongut, shahut, alpinizmit etj., në terrenet e futbollit.
Ne si komunitet nuk duhet të jemi kundër këtyre federatave, por jemi që të zhvillohet infrastruktura dhe ato të gjejnë veten në ambiente komode e funksionale, por jo në “shtëpinë” e futbollit. Zhvillimi i kësaj infrastrukture duhet të jetë prioritet i politikave tuaja shtetërore me qëllim që të zbusë problemet e mëdha sociale që ka shteti ynë.

Po ju kujtojmë, zotërinj politikanë, ju që merrni vendime të papërgjegjshme, se në radhë të parë topi është i rrumbullakët. Ndoshta shumë nga ju mund ta njohin si “m2″ (metër katror), se ajo që bëjmë ne të futbollit është në ndihmë të fëmijëve dhe familjeve si dhe të shtetit shqiptarë.

1‑ Në ekipet e grup-moshave në të gjithë Shqipërinë mund të jetë ndonjë individ i izoluar që mund të përdorë alkoolin dhe të konsumojë cigare, kurse në të njëjtin raport vetëm një përqindje e vogël e nxënësve të shkollave të mesme nuk përdorin alkool e konsumojnë cigare (pa përmendur probleme madhore si drogën). Kjo përqindje e vogël, e them me shumë bindje, janë sportistët.

2‑ Në kohën kur këta sportistë edukohen me dimensionin profesional dhe edukativ, moshatarët e tyre janë duke mbushur kafenetë e shumta të shtetit tonë.

3‑ Në kronikat e zeza, që janë me bollëk në mediat vizive dhe të shkruara, shumë rrallë ose aspak, janë të implikuar futbollistë, ku në këto kronika shumë nga viktimat janë fëmijë apo të rinj.

4‑ Ne ndihmojmë që e ardhmja e kombit të jetë vitale, ku siç thotë dhe proverbi “mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë,” dhe jo si disa nga ju, që jeni dhjamosur si nga trupi dhe nga mendja.

Të kuptohemi drejt, ne nuk e kemi me të djathtë apo të majtë, por e kemi me të gjithë ata politikanë që vetëm po e shkatërrojnë familjen tonë dita-ditës, e kemi me një pjesë të mirë të familjes sonë që me pasivitetin e tyre harrojnë në këtë shkatërrim se radhën nesër e kanë ata.

E kam me drejtuesit e FSHF‑së, që nuk sensibilizojnë anëtarët e tyre që të bojkotojnë kampionatin në ndihmë të mbrojtjes së familjes së topkëmbës. Duam t’u kujtojmë drejtuesve të FSHF‑së që kur shteti shqiptar cënoi familjen e futbollit, UEFA reagoi në mbrojtje të anëtares së saj, ndërsa federata jonë hesht për të mbrojtur anëtarët e vet, siç heshti me Partizanin.

Duke përfunduar, u bëjmë thirrje edhe një herë politikanë të të gjitha ngjyrave: LARG DUART NGA FUTBOLLI! Shpresojmë të hiqni dorë nga politikat vrasëse sa s`është vonë, në mënyrë që të mbaheni mend gjatë për mirë dhe paralelisht duhet që të gjithë të shkundemi e të jemi bashkë për të mbrojtur këtë lojë të magjishme.”
Sot blutë presin te “syri magjik”
Pasi është lajmëruar se MTKRS dhe Agjencia e Sporteve do të mbërrijnë sot në klubin “Dinamo”, drejtues dhe fuksionarë të kampionëve të Shqipërisë në futboll pritet të jenë të pranishëm për të rezistuar sot në “pronën” e tyre. Flitet për një rezistencë të dinamovitëve, edhe pse gjithçka mbetet për t’u parë, pasi tashmë Vendimi i Këshillit të Ministrave është zyrtar. Skuadra e Dinamos është në dilemë për seancën stërvitore, pasi vemendja kryesore e të gjithë futbollistëve është përqendruar tek çështja e kompleksit blu.
Tifozët: Dinamo të stërvitet përpara Kryeministrisë!
Disa nga tifozët fanatikë të Dinamos, që e ndjekin çdo ditë skuadrën e tyre të zemrës gjatë seancave stërvitore, janë shprehur tepër të shqetësuar për fatin e kampionëve të Shqipërisë. Ata të dëshpëruar bëjnë edhe humor, duke thënë: “Nëse e marrin kompleksin “Dinamo”, atëherë ekipi i parë të stërvitet përpara Kryeministrisë, U-19 (të rinjtë) përpara Ministrisë së Mbrojtjes, U-17 (paratërinjtë) tek MTKRS-ja dhe Akademia tek lulishtja përpara kompleksit “Tajvan”, sepse s’mund të shkrihet një ekip si Dinamo legjendare,”- shprehen të dëshpëruar fansët dinamovitë.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kampionati shqipetar Empty Mesfushori Gilman Lika në objektivat e Vllaznisë

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 11:39 am

Kampionati shqipetar Gilman-lika-ne-stervitje-gjergj-kola

Në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, kur në krye të skuadrës shkodrane erdhi trajneri Edi Martini, Vllaznia bëri një ecuri shumë të mirë për disa javë radhazi. U arritën plot 8 rezultate pozitive, duke mos njohur në asnjë rast fjalën humbje gjatë kësaj periudhe. Kjo gjë i dha një plus të madh skuadrës për ecurinë e saj në fund të sezonit. Aktualisht, kuqeblutë janë duke përsëritur thuajse të njëjtën ecuri. Deri më tani, Vllaznia ka 6 ndeshje pa njohur fjalën humbje dhe objektivi i futbollistëve është për të thyer rekordin e vjetshëm.
Për këtë arsye, duhet pikësëpari, fitorja të mërkurën me Elbasanin për kupë, më pas kalimi pa humbje i ndeshjes së shtyrë me Laçin dhe thyeja e rekordit të Martinit do ishte në takimin me Skënderbeun për kampionat. Lojtarët janë të bindur se mund ta bëjnë këtë gjë, sepse me ardhjen e Josës shumë gjëra kanë ndryshuar për mirë te kuqeblutë

Mesfushori shkodran mund të rikthehet në ekipin mëmë, pasi gjërat nuk po i ecin mirë në Turqi

Merkatoja e skuadrës shkodrane pritet të mos ketë shumë lëvizje në janar. Thjesht do të bëhet ndonjë lëvizje e vogël sa për të plotësur ndonjë vend në formacion dhe kaq. Ndër këto lëvizjet e bujshme që mendohet të bëjë Vllaznisë, sigurisht që lëvizja kryesore pritet të jetë ajo e mesfushorit shkodran Gilman Lika. Ky i fundit aktualisht është pjesë e skuadrës turke të Diarbakirsporit, por duket se marrëdhëniet mes dy palëve nuk flasin për një vazhdim të mëtejshëm të kontratës.
23-vjeçari shkodran e ka pranuar edhe në mediat turke se ka disa kohë që nuk paguhet, ndërkohë që vetë këto media nga ana tjetër, kanë deklaruar se futbollisti bën gjoja si i dëmtuar, ngaqë nuk është paguar. Kjo nuk ka shumë rëndësi në fakt. Ajo që vlen mbi të gjitha është fakti se bashkëpunimi mes tyre nuk e ka të gjatë. Me rihapjen e merkatos, në ditët e para të vitit që vjen, Lika me shumë mundësi do të kërkojë të largohet nga kjo skuadër. Me shumë gjasa edhe nga Turqia, ku nuk ka kaluar përvoja shumë pozitive.
Duke qenë kështu, pista më e mundshme për vazhdimin e karrierës së tij është rikthimi në kampionatin shqiptar. Edhe këtu mund të ketë shumë variante, por mundësitë më të mëdha janë që ai të kthehet në Shkodër te Vllaznia, skuadra ku u bë i njohur. Futbollisti i kombëtares shqiptare edhe në verë ishte në bisedime me presidentin Fushaj, por oferta që i erdhi nga Diarbakirspori e bëri të ndryshojë mendje. Mosecuria e mirë te kjo skuadër, si pasojë e problemeve financiare të saj, natyrisht që i ka prishur jo shumë punë edhe për kombëtaren, ku ka humbur vendin e titullarit aktualisht.
Për këto arsye, një rikthim i shkurtër në kampionatin shqiptar do t’i jepte atij mundësinë që në verë të tentonte sërish një kontratë të re jashtë vendit. Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, është shprehur i gatshëm për ta marrë këtë lojtar, sepse ia njeh mirë vlerat, ashtu si dhe stafi drejtues me Josën, i cili e ka patur atë sportist edhe në periudhën e parë kur ka drejtuar kuqeblutë. Po ashtu, me një rikthim të mundshëm të Likës në Shkodër do të ishin shumë të kënaqur edhe tifozët e kësaj skuadre. Ai do të ishte përforcimi më i rëndësishëm në merkaton e janarit për këtë skuadër.
Drejtuesit e klubit duket se po kërkojnë një mesfushor të djathtë dhe në fakt Lika mund të luajë në këtë pozicion. Por një mundësi tjetër është që Shtubina të kalojë në të djathtë dhe Lika të luajë majtas në mesfushë. Kjo gjë do ta blindonte skuadrën shkodrane. Duke qenë kështu, afrimi i këtij lojtari duket se do jetë prioriteti kryesor i presidentit Fushaj. Por përveç tij, Vllaznia do të hidhet në merkato edhe për një sulmues cilësor. Aktualisht Sinani dhe Vajushi janë duke luajtur mirë në këtë repart, por sulmi kërkon edhe një lojtar tjetër me peshë.
Serbi Jovanoviç nuk është duke bindur shumë aktualisht me paraqitjet e tij dhe nuk konsiderohet më zgjidhje e parë nga ana e Josës. Në këtë mënyrë, duket se merkatoja kuqeblu në janar do të ketë prioritet të saj vetëm dy lojtarë: Gilman Likën dhe një sulmues. Largime me shumë mundësi nuk do të ketë, por edhe nëse do të largohet ndonjë, do të jetë pa shumë peshë dhe skuadra do të jetë më e fortë nga sa është tani.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kampionati shqipetar Empty “Loro Boriçi”, ndihmë të përmbyturve të Shkodrës

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 11:41 am

Kampionati shqipetar Loro-borici-2

Qëllimi i tij primar është të jetë në funksion të sportit të futbollit. Për të luajtur futboll, për të dëfryer futbollistët e trajnerët, për të kënaqur tifozët dhe sportdashësit. Por stadiumi i qytetit të Shkodrës, që mban emrin e të madhit të futbollit shqiptar, Loro Boriçi, për të dytën herë këtë vit është vënë në funksion të ndihmesës së familjeve të përmbytura në zonën e Veriut. Ashtu si në janar, edhe këtë herë, stadiumi është mbushur me helikopterë dhe makina të tjera ushtarake. Misioni i tyre është një dhe i vetëm: t’u vijë në ndihmë familjeve të përmbytura. Funksioni i tij i krijimit për futbollin ka dalë në plan të dytë, madje nuk dihet për sa kohë do të vazhdojë kështu. Që prej mesjavës në fushën e “Loro Boriçit” ka rreth 10 helikopterë të ushtrisë, të cilët ulen e ngrihen disa herë në ditë me destinacion dërgimin e ndihmave në zonat e përmbytura, por edhe për evakuimin e banorëve nga këta zona. Pranë tyre, në pistën e stadiumit, janë makinat ushtarake, të cilat sjellin ushqimet e ndryshme që do të shpërndahen më pas. Dominon ngjyra jeshile e helikopterëve, makinave, por edhe forcave të ushtrisë që janë angazhuar me këtë mision. Krahas tyre, janë edhe punonjësit e stadiumit dhe të klubit “Vllaznia”. Bashkia Shkodër së bashku me klubin “Vllaznia” dhe presidencën e tij, kanë vënë në dispozicion stadiumin dhe të gjitha ambientet e tij. Madje projektorët e stadiumit qëndrojnë të ndezur gjithë natën, sepse aty punohet në 24 orë dhe të gjithë janë në gatishmëri. Dyert e stadiumit dhe projektorët qëndrojnë të ndezur dhe po ashtu edhe punonjësit e stadiumit janë urdhëruar për të qenë gjatë gjithë kohës në dispozicion. Natyrisht, në këtë rast nuk bëhet fjalë për ndeshje futbolli, por për shumë më tepër. Helikopterët po punojnë për shpëtimin e mijëra njerëzve të ndodhur në rrezik nga përmbytjet e fundit në zonën e Shkodrës. Stadiumi “Loro Boriçi” duket jashtë funksionit të tij të zakonshëm. Për më tepër që fusha e këtij impianti sportiv, e inauguruar vetëm pak kohë më parë, ka filluar të dëmtohet dhe madje do të vazhdojë të dëmtohet edhe në vazhdim, sepse siç duket, kjo situatë e vështirë do të zgjasë edhe më tej. Por drejtuesit e klubit “Vllaznia” nuk duan t’ia dinë për dëmtimin e fushës. Ata janë solidarizuar me përpjekjet e pushtetit lokal dhe të atij qendror për t’u ardhur në ndihmë të përmbyturve dhe për t’ua larguar sa më shumë atyre dhimbjen. Sporti në këtë rast ka dalë në plan të dytë, sepse të tjera gjëra janë më prioritare në Veri të vendit. Vlen për t’u përmendur edhe nisma e vjetshme e presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj, për të organizuar miqësoren me skuadrën e Prishtinës, ku të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave shkuan në adresë të familjeve të përmbytura. Një gjest shumë fisnik, që duhet pasuar ndoshta nga të tjerë edhe në këtë rast, ndërkohë që për momentin ndihma po jepet me gatishmërinë e të gjithë stafit të stadiumit “Loro Boriçi” për të dhënë kontributin e tyre për emergjencën e krijuar.

Në dyshim ndeshja e Kupës me Elbasanin
Shtyrja e ndeshjeve të javës së 14‑të të kampionatit kombëtar duket se ka qenë zgjidhja më e mirë e FSHF-së për vetë situatën e krijuar në shumë qytete të vendit. Mbase me këtë vendim mund të mos kenë qenë dakord të gjithë klubet, por tashmë ajo gjë ka kaluar. Ajo që mbetet është kalendari i ndeshjeve të ardhshme. Ditën e mërkurën, në Shkodër duhet të luhet ndeshja e kthimit e Kupës në mes Vllaznisë dhe Elbasanit. Me shumë siguri, kjo ndeshje nuk do të luhet, pasi përmbytjet në këtë qytet vazhdojnë të jenë prezente dhe njëkohësisht edhe stadiumi “Loro Boriçi” vazhdon të jetë strehë e helikopterëve të ushtrisë. Në këtë mënyrë, pavarësisht se ekipi i Vllaznisë vazhdon përgatitjet, askush nuk di t’u thotë atyre nëse do të luajnë të
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kampionati shqipetar Empty Haxhiu: Merkatoja? Mendoj për Flamurtarin

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 11:43 am

Kampionati shqipetar Gerti-haxhiu

Trajneri i Besës, Gerti Haxhiu, mendon vetëm sfidat e mbetura të këtij viti

Kur kanë mbetur për t’u luajtur këtë vit edhe dy apo tri takime, normale që zërat për merkaton kanë nisur. Besa, më shumë se të tjerët, ka nevojë për prurje këtë janar. A ka ndonjë emër konkret deri tani të piketuar nga trajneri Gerti Haxhiu? I ndodhur dje pranë familjes së tij në Vlorë, ose aty ku vetëm pas disa ditësh do të zbresë si kundërshtar në qytetin e tij, trajneri vlonjat pyetjes sonë, iu përgjigj: “Shyqyr që doli dielli e po shfrytëzoj këtë ditë për të kaluar disa orë me familjen dhe fëmijët.
Për momentin mendjen e kam vetëm te sfida me Flamurtarin. Jam dyfish i angazhuar për këtë takim. E para, në aspektin emocional, sepse do të synoj të ndal Vlorën time. E dyta, një pjesë të futbollistë aktualë vlonjatë janë ish-futbollistë që i kam stërvitur e zbuluar vetë dhe më kryesorja, është rasti i vetëm besoj që do ta kem tifozërinë kundër. Tifozëria vlonjate do të kërkojë fitoren e unë do të kërkoj të kundërtën, t’i mund ata. Në çdo rast tjetër edhe unë do të isha duke bërë tifo për Vlorën time, diçka normale besoj kjo.
Kështu që për momentin mendjen e kam te kjo sfidë dhe për merkaton kemi biseduar me presidentin e kemi kohë. Momentalisht jam përqendruar të marr maksimumin në sfidat e mbetura të këtij viti. Sesa do t’ia dalim, kjo mbetet për t’u parë”. Kuptohet, Bizhdili dhe trajneri Haxhiu e kanë marrë shtruar punën e merkatos. Vitet e kaluara kanë treguar se Bizhdili, kur do, të befason me zgjidhjet e tij edhe brenda dy ditësh. Duket se teoria e tij është: Po pate lekë, s’ka gjë që s’bëhet.
Kështu pritet të ndodhë edhe në janar. Mbetet për t’u parë se kush do ta diktojë merkaton kësaj radhe, pasi kujtojmë që herët e fundit këtë gjë e ka bërë ish-trajneri Duro, i cili vjet rezultoi i suksesshëm, ndërsa në verë mund të themi që dështoi. Po ashtu, edhe nëse Bizhdili kërkon të afrojë lojtarë, ku do t’i gjejë ata, apo do t’i rikthehet pistët së huaj, ku numri një i Besës sillte nga 5-6 afrikanë për sezon? Megjithatë, duke parë problemet e Shkumbinit dhe Elbasanit, disa lojtarë është mirë të “rrëmbehen” që tani, “me një gur, vret dy zogj”, pasi edhe i dobëson këta rivalë.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kampionati shqipetar Empty Sinella: Synimi ynë jo kampionatizmi, por talentet

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 11:44 am

Kampionati shqipetar Sinella

Trajneri i Besës, Bledar Sinella, kërkon më shumë seriozitet tek grup-moshat
Ka vite që trajneri Bledar Sinella punon te grup-moshat e Besës, duke vendosur disa standarde. Te Besa U-19 tashmë mbizotëron një dispilinë vërtet profesioniste, ku luan vetëm ai që e meriton. Duket se Sinella, siç e shprehet vetë, kriter bazë të punës së tij ka përgatitjen e sa më shumë futbollistëve për te Besa mëmë: “Nuk më intereson rezultati i një takimi. Bie fjala, para dy javësh u mundëm nga Dinamo në Kavajë e pas saj shkova e pimë kafe me kolegët e mi, duke biseduar se çfar treguesish pozitivë pati takimi.
E rëndësishme në punën tonë është t’i mësojmë si luhet e këtu e kam fjalën për shumë aspekte. E para, të mësojnë të kryejnë detyrat e ngarkuara, të mos replikojnë për asnjë moment me gjyqtarët, shokët dhe publikun. Thjesht ata duhet të sillen si profesionistë. Pastaj, se kush ka talent më shumë dhe ecën përpara, se kush e kompenson talentin me punë dhe e kundërta, i lihet kohës. Aktualisht, te Besa kam disa lojtarë me të dhëna mjaft të mira të datëlindjes 1993 dhe 1994.
Shpresoj që krahas Cikalleshit e Shtinit, që tashmë janë përfshirë në ekipin e parë, Mateo Hasës (1993) që edhe ai është pjesë e Besës së madhe, duhet të përgatiten të tjerë elementë. Kjo mbetet motoja e punës sonë.” Por trajneri Sinella ka pakënaqësi lidhur me trajtimin që i bëhet garës së grup-moshave. Sipas tij, ka nënvlerësim mjaft të madh nga trajnerë dhe drejtues klubesh, që ushtrojnë presion te gjyqtarët për të marrë me çdo çmim fitoret. Më vjen keq, por shumë klube nuk punojnë me objektivin që kanë, por mendojnë vetëm sesi të fitojnë 3 pikët. Pas një viti pikët harrohen e asnjë prej element nuk afrohet tek ekipet e para, por përfundojnë rrugëve.
Atëherë lind pyetja: kujt i shërbejnë sot 3 pikë, kur s’ke prodhuar as futbollistë e as njerëz? Edhe gjykimet janë skandaloze, aq sa vetë kam ndërhyrë e u kam thënë kolegëve apo drejtuesve të ekipeve kundërshtare: fito sa të duash, por mos ma acaro lojën e mos lejo të dëmtohen futbvollistët. Pa folur pastaj për terrenet apo organizimin shpesh skandaloz të këtyre ndeshjeve. Themelore, e përsëris, mbetet edukimi dhe mësimi i moshave me disiplinë dhe kulturë sportive.
Shikoni sesi e pësojnë ekipet tona kombëtare të moshave, duke u diskredituar. Normale të ndodhë kështu, pasi mësohen të fitojnë me hile, të luajnë ashpër, të kundështrojnë çdo vendim gjyqtari. Loja për ta vjen e fundit. Tek Besa s’kanë ndodhur dhe as do të ndodhin, sa të jem unë trajner, veprime që bien ndesh me kulturën sportive brenda e jashtë fushe,” - ka përfunduar Sinella.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kampionati shqipetar Empty Shala: Të hënën marrim kompleksin “Dinamo”; kampionët hidhen në mes të katër rrugëve!

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 11:46 am

Kampionati shqipetar Kompelski-dinamo11

Agjencia e Shërbimit të Sporteve të hënën do të “zaptojë” ambientet e klubit “Dinamo”. Do të zbatohet vendimi i Këshillit të Ministrave, që ka urdhëruar MTKRS-në për kalimin e këtyre ambienteve nga pronësia e klubit “Dinamo” tek Agjencia e Shërbimit të Sporteve, që drejtohet nga Klodiana Shala. Pavarësisht se drejtuesit e futbollit të Dinamos kanë premtuar se nuk do të pranojnë të largohen, drejtoresha e kësaj agjencie, Klodiana Shala, shprehet e vendosur për zbatimit e vendimit të Këshillit të Ministrave. “Në fakt, ky vendim duhet të ishte zbatuar qysh më 3 dhjetor, por për arsye personale (shëndetësore) nuk kam mundur ta zbatoj. Ju siguroj që të hënën e ardhshme do të jem te këto ambiente për t’i marrë në dorëzim,” - është shprehur Shala për “Sportin shqiptar”. Kompleksi “Dinamo” përfshin godinën (dhomat e fjetjes, salla e konferencave, zyrat e drejtuesve, mensa, palestra, magazina) dy fushat e mëdha, një me bar sintetik (e përuruar në fillim të këtij viti) dhe ajo me bar natyral që shërben kryesisht për ekipin e parë, një fushë tenisi, dy minifusha ku stërviten moshat e vogla dhe një palestër të jashtme. Në bazë të këtij vendimi, Dinamo e futbollit mbetet pa shtëpi. E pyetur për ambientet që do ta marrë në pronësi Agjencia e Shërbimit të Sporteve, drejtoresha Shala përgjigjet: “Vendimi është i qartë. Do të marrim gjithçka përfshin ky vendim. Në momentin e ekzekutimit të vendimit do të jetë i pranishëm edhe përfaqësuesi i MTKRS-së. Pra, zyrat që përfshin kompleksi do t’i dorëzohen të hënën Agjencisë së Shërbimit të Sporteve.” Presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj, dy ditë më parë është shprehur i vendosur për të bërë rezistencë, për të mos lejuar “bastisjen” e zyrave. Mirëpo Klodiana Shalën nuk e shqetësojnë fare këto deklarata: “Nuk më intereson fare se çfarë thuhet në media. E përsëris, të hënën do të zbatohet vendimi, zyrat e këtij kompleksi do t’i kalojnë Agjencisë së Shërbimit të Sporteve. Nuk jemi në vitin 1997, kur mund të veproje me dhunë. Nëse dikush na del me kallash dhe nuk na lejon ta zbatojmë vendimin, sigurisht që nuk do të bëjmë luftë, pasi ka instanca të tjera që merren me zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave. Pastaj është MTKRS-ja që interesohet për zbatimin e këtij vendimi.” Klodiana Shala ka shpjeguar projektin që do të zbatohet, pasi Agjencia e Shërbimit të Sporteve të bëhet pronare e ambienteve të kompleksit “Dinamo”. Këto ambiente do të vihen në dispozicion të sportistëve elitarë. Më këtë dua të them se do të ndërtohet një kamping për t’u dhënë mundësi sportistëve të kenë kushte shumë më të mira stërvitore,” - ka përfunduar Klodiana Shala, drejtoreshë e Agjencisë së Shërbimit të Sporteve.

Vendimi i Këshillit të Ministrave hedh dinamovitët në rrugë
Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave duket se tashmë është bërë zyrtar, mungon vetëm evakuimi i dinamovitëve nga klubi “Dinamo”. Pikërisht dje, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka dërguar një faks në adresë të drejtuesve të Dinamos, e cila çuditërisht shkruhej se ishte dorëzuar më datën 1 dhjetor, kur data e marrjes së shkresës nga dinamovitët ishte 3 dhjetor. Në këtë shkresë shkruhej qartë se F.K. “Dinamo” duhet të lirojë ambientet sportive brenda datës 3 dhjetor, ndërkohë që dje skuadra është stërvitur deri në orët e fundit të pasdites në klub.
Por tashmë gjërat kanë ndryshuar. Pritet të mbërrijnë vetëm fuksionarë të Agjencisë së Sporteve, me drejtoreshë atleten Klodiana Shala dhe zyrat dhe ambientet sportive të F.K. “Dinamo” të zaptohet. Lëvizja e kalimit të klubit sportiv “Dinamo” në vartësi të MTKRS-s duket një “çark” i studiuar për t’u rrëmbyer pronat dinamovitëve. Lojtarët e skuadrës 18 herë kampione të Shqipërisë do të mbeten në rrugë. Mbase tashmë Kodrat e Liqenit mund të jenë zgjidhja emergjente për blutë.
Është vërtet e turpshme të mendosh që një skuadër tepër e lakmuar në Shqipëri si Dinamo, me kushte bashkëkohore për t’u marrë shembull nga të gjithë, tashmë është prishur nga dora “antisportive” e shtetit shqiptar. Ndërtojmë një stadium (kombëtarin “Qemal Stafa”) luksoz, por për të prishur syrin e keq duhen prishur disa infrastruktura moderne të futbollit në Shqipëri. Dinamovitët tashmë kanë dal si “çifuti në shkretëtirë” për të kërkuar fatin e tyre.
Më parë në këtë klub legjendë të Shqipërisë janë hedhur në rrugë sporte popullore, si volejbolli dhe basketbolli për femra edhe meshkuj, tashmë duket se edhe futbolli, kjo lojë tepër e dashuruar për shqiptarët, do të shkatërrohet dhe F.K. “Dinamo” është pranë shkatërrimit, ku urdhri i fundit për evakuim e ka dërguar me një këmbë në greminë skuadrën kampione në fuqi të Shqipërisë, kur çdo lojtar shqiptar e ka ëndërr ta veshë atë fanellë. Mbase më parë futbollistët e Dinamos janë “tallur” me kolegët e tyre të Partizanit, por tashmë duket se do të kenë të njëjtin fat të hidhur për të provuar.
Por veç skuadrës së parë të Dinamos, tashmë në rrugë janë hedhur edhe qindra fëmijë të talentuar që punojnë çdo ditë në kompleksin blu me pasion dhe përkushtim. Ëndrra e tyre s’mund të vazhdohet, pasioni mund të lihet në mes dhe do të ishte mirë që MTKRS, përpara se të mendonte hedhjen në rrugë të Dinamos, të kishte gjetur edhe një ambient tjetër për strehim. Edhe presidenca dinamovite, një nga më seriozet në Shqipëri, tashmë ka zëra se është në dilemë për vazhdimësinë e sponsorizimit.
MTKRS ka në institucion disa drejtues, të cilët futbollin e kanë pasur profesion dhe pasion në të kaluarën, ata më mirë se gjithkush tjetër e dinë mjaft mirë çfarë do të thotë për një klub futbolli të mbetet pa “shtëpi”, çfarë do të thotë për një futbollist të mos ketë fushë për t’u stërvitur. Por e rëndësishme dhe ajo që vlen është karrigia luksoze e pushtetarëve, “lapsi magjik” i tyre, i cili herë pas herë firmos “mrekulli” të tilla për futbollin shqiptar.

MTKRS: Lironi ambientet. Dinamo përgatit bojkotin
Rreth një muaj më parë, Këshilli i Ministrave nxori një vendim në pamje të parë pozitiv në lidhje me klubin e Dinamos, duke i kaluar përgjegjësitë administrative nga Ministria e Brendshme te Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Një kalim i tillë duket pozitiv, për vetë faktin se prej vitesh Ministria e Brendshme, duke mos pasur aspak lidhje me këtë klub, nuk tregonte asnjë lloj interesimi dhe u mendua se kalimi në varësinë e Ministrisës së Sporteve diçka do të ndryshonte për mirë. Nuk ka kaluar as një muaj nga ky vendim dhe klubit “Dinamo” nga Ministria e Sporteve i shkojnë disa vendime të reja, të marra nga MTKRS dhe një urdhër zbatimi. Në bazë të këtyre vendimeve, ambientet e klubit “Dinamo” i kalojnë në vartësi Agjencisë së Sporteve, e cila ka kërkuar kthimin e këtij hoteli e këtyre zyrave në zyra për federatat e sporteve që më parë ndodheshin pas stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, stadium i cili do të prishet. Këto vendime, edhe pse të nisura më datë 1 dhjetor, kanë mbërritur në zyrat e klubit “Dinamo” më 3 dhjetor dhe, sipas këtij urdhri, ambientet duhet të liroheshin nga klubi “Dinamo” pikërisht më datë 3. Ajo çka bën habi është lëvizja për administrimin e ambienteve të klubit “Dinamo”, mbi të gjitha nxitimi për të mbyllur gjithçka shumë shpejt. Të kontaktuar, drejtuesit e klubit blu të kryeqytetit, përveçse janë të paqartë nga ky urdhër, deklarojnë se nuk kanë ndër mend të lirojnë asnjë ambient për asnjë federatë, përveç ekipeve të futbollit zinxhir që ndodhen aktualisht në ato ambiente. Në rast këmbënguljeje, kampionët në fuqi do të bëjnë ç’është e mundur për të mos u zbatuar një urdhër i tillë, duke kërcënuar deri në bojkotimin e kampionatit. Klubi “Dinamo” është i vetmi klub futbolli në kryeqytet, pasi pjesa e shumësportëshit është shkrirë prej kohësh, sa u përket ambientëve është gjithashtu skuadra e vetme e kompletuar me gjithçka i duhet një skuadre, fusha, zyra apo hotele, pasi klubit tjetër që kishte ambiente të tilla, klubi “Partizani”, tashmë i ka mbetur vetëm emri, pasi u është kthyer pronarëve e i ka ndryshuar destinacioni, duke u ndërtuar pallate. Por ka edhe zëra që presidenca dinamovite mund të japë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës në rast se çdo gjë do të shkojë në favor të vendimit të MTKRS-së. Klubet e tjera të superiores dhe jo vetëm, janë solidarizuar me momentin e vështirë që po kalon skuadra kampione në fuqi e Shqipërisë. Futbolli shqiptar është në një tymnajë të vërtetë, teksa disa presidentë dhe trajnerë së fundmi janë tërhequr nga drejtimet e skuadrave, ku rasti më i fundit është ai i largimit të presidentit të Shkumbinit, Ylli Ndroqi, dhe e vijuar me dorëheqjen e trajnerit Agim Canaj.

Shteti s’pyet për traditën, i shkrin klubet
“Eliminimi” i klubit të futbollit të Dinamos është thjesht goditja e radhës që shteti shqiptar u bën skuadrave me traditë, që kanë shkruar histori në sportin shqiptar. Në fillim e pësoi volejbolli i Dinamos, më pas basketbolli dhe tani i erdhi radha futbollit. Në përgjithësi, skuadrat që kanë qenë në vartësi të organizmave shtetërore (Partizani dhe Dinamo), pavarësisht traditës dhe ndjeshmërisë së sportdashësve për këta emra, janë sulmuar në mënyrë të paskrupullt, duke i detyruar të falimentojnë. Volejbolli dhe basketbolli i Dinamos nuk ekzistojnë më, ndërsa futbolli është pranë greminës. Po kështu, edhe Partizani (dikur në vartësi të Ministrisë së Mbrojtjes) është katandisur si mos më keq, aq sa nuk ka as fushë për t’u stërvitur. Shteti nuk u ka dhënë asnjë alternativë të pranueshme këtyre dy emrave të traditës së sportit shqiptar, duke shprehur një lloj fobie per emra që lidhen vetëm historikisht me diktaturën komuniste.

Kampionati i 72-të kombëtar i futbollit drejt dështimit
Shkatërrimi i paramenduar i klubit të futbollti “Dinamo” do të thotë dështim për kampionatin e 72-të kombëtar. Nëse MTKRS do të jetë e vendosur për ta çuar deri në fund “zbythjen” e Dinamos, ky klub futbolli me shumë mundësi do të falimentojë, ose të saktë të “zhduket”, siç ka ndodhur me volejbollin dhe basketbollin. Një skenar i tillë do të të bënte që të dështonte kampionati i superiores, ku pa dyshim Dinamo mbetet protagonistja kryesore e garës. Pa skuadrën kampione në mes të garës kampionati i 72-të kombëtar nuk do të kishte më kuptim. Shumë presidentë klubesh, që kanë dhënë prej vitesh para për futbollin, sikurse kreu i Dinamos, Besnik Sulaj (11 vjet) janë shprehur kundër vendimit të Këshillit të Ministrave, që i grabit ambientet sportive futbollit të Dinamos. Sepse prej shumë vitesh ata hedhin para për futbollin, por nuk marrin asgjë prej tij, madje u grabiten edhe fushat apo ambiente të tjera, çka u heq mundësinë skuadrave edhe për t’u stërvitur.

Kampionët stërviten në kalçeto
Skuadra e Dinamos ditën e djeshme është stërvitur në fushat e kalçetos pranë klubit. Sigurisht, kjo seancë stërvitore ka qenë e detyruar në një ambient të tillë, si pasojë e shirave të vazhdueshëm që kanë shoqëruar Tiranën në ditët e kaluara. Blutë po përgatiten për ndeshjen e radhës në kampionat përballë Teutës në “Qemal Stafa”.

Asnjë “fytyrë e re” në kampin blu
Pas lajmit pushtetar për evakuimin e K.F. “Dinamos” nga ambientet e klubit të saj më datën 3.12.2010, edhe gjatë ditës së djeshme (data 4.12.2010) në rezidencën e kampionëve të Shqipërisë nuk ka mbërritur asnjë “fytyrë e re” nga MTKRS-ja, apo Agjencia e Sporteve. Gjithçka mbetet enigmatike për sa i takon largimit të kampionëve nga klubi i tyre.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kampionati shqipetar Empty Reshjet zhvendosin Kastriotin në kryeqytet

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 11:50 am

Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike që kanë përfshirë vendin tonë, skuadra krutane dje është stërvitur. Dje duhej të zhvillohej ndeshja me Elbasanin, por kushtet e vështira atmosferike nuk e mundësuan një gjë të tillë. Dje pasdite, Kastrioti ka qenë i pranishëm në ambientet e Liqenit Artificial të kryeqytetit, ku pasi vrapimit të lehtë, ai ka zhvilluar një ndeshje mes grupit në ambientet e kalçetos. Nisur nga vështirësitë që sjell moti në të tilla raste, skuadra nuk ka qenë e plotë. Kështu, disa nga futbollistë të skuadrës kanë qenë në Krujë, duke zhvilluar një seancë përgatitore në sallën e forcës në një nga palestrat e qytetit, ndërsa grupi tjetër, me numrin më të madh të futbollistëve, ka vijuar normalisht seancën e zakonshme stërvitore në kryeqytet. Babiç prej ditësh vuan nga një virus gripal, ndërsa mbrojtësi Djarmati ka “djegur shaminë e beqarit” dhe duket se ka qenë i preokopuar në përgatitjen e ceremonisë së dasmës së tij. “Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, skuadra dje ka vijuar procesin stërvitor. Të gjithë kemi qenë të gatshëm për të zhvilluar seancën e radhës. Jemi në formën tonë më të mirë sportive. Ishim përgatitur seriozisht për të zhvilluar ndeshjen ndaj Elbasanit, por vështirësimi i kushteve atmosferike bëri që të ndërpritej kampionati. Shpresojmë në përmirësimin e motit dhe rifillimin e shpejtë të ndeshjeve,” - thotë mbrojtësi Liridon Leci.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kampionati shqipetar Empty Kovaçi: Vetëm aksionarët kanë në dorë e Elbasanit

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 11:51 am

Kampionati shqipetar Kovaci
Sekretari i Elbasanit, Artin Kovaçi, shpreson që sot të jepet një përgjigje për bojkotin e futbollistëve

Sekretari i ekipit të Elbasanit, Artin Kovaçi, shprehet i shqetësuar për gjendjen e krijuar pas bojkotit që kanë zgjedhur të bëjnë futbollistët për moslikujdimin e pagave të prapambetura prej tre muajsh. Kovaçi shprehet se, pas lajmërimit në rrugë zyrtare që u ka bërë drejtuesve të ekipit, pret një përgjigje. “Pasi jam njohur me ngjarjen që kanë ndodhur ditën e shtunë në ekipin e Elbasanit si sekretari i ekipit, kam bërë një takim me kapitenin dhe trajnerin dhe vendosa që për kërkesat e futbollistëve të lajmëroj të gjithë aksionarët.
Tashmë jam në pritje të përgjigjes së tyre. Zgjidhja është vetëm në dorën e tyre. Pres që një gjë e tillë të ndodhë sa më shpejt. Uroj që dita e hënë të shënojë edhe zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi,” - ka theksuar Kovaçi. Nga dita e premte, kur ekipi vendosi të bojkotojë stërvitjen, kanë kaluar tri ditë. Mungesa e stërvitjes në këto momente të vështira nga rezultatet e dobëta është një tjetër goditje për vazhdimësinë. Në mesjavë elbasanasit, sipas kalendarit, duhet të udhëtojnë drejt Shkodrës për ndeshjen e kthimit të kupës.
Por për udhëtimin drejt Shkodrës dhe zhvillimin e ndeshjes ka akoma shumë pikëpyetje, të cilat duhet të zgjidhen sa më parë. “Mungesa e stërvitjes sigurisht që na dëmton shumë, sepse përpara na presin ndeshje shumë të vështira. Përballë Vllaznisë për kupë, por edhe në kampionat me Kastriotin, nuk do ta kemi aspak të lehtë për të arritur objektivat. Në gjendjen ku ndodhemi aktualisht, duhet të stërvitemi dyfish për të kapërcyer këtë ngërç që na ka mbërthyer,” - përfundon sekretari i klubit të Elbasanit, Artin Kovaçi.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kampionati shqipetar Empty Flamurtari, kampion i fazës së parë, Dinamo s’ua prish festën korçarëve, Vllaznia zë “2 herë mat“ Tiranën

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 11:53 am

Kampionati shqipetar Java114

E diela ka konsumuar edhe dy ndeshje të tjera të javës së 11-të të superligës, respektivisht në stadiumin “Qemal Stafa“ të kryeqytetit dhe në “Ruzhdi Bizhuta“ të Elbasanit. Ku luanin skuadra me emër dhe traditë të madhe në futbollin tonë, ndër të cilat edhe pretendente serioze për titull. Sic është Flamurtari, i cili i tregoi ambiciet e veta edhe në Elbasan. Ku arriti të fitojë me rezultatin 2-1, duke rikthyer disavantazhin e hershëm, të fiksuar nga verdheblutë vendës, në minutën e 14-të, me anë të E.Dalipit. Vlonjatët, e drejtuar nga Gugash Magani, sapo e kanë parë veten në disavantazh, kanë reaguar fuqishëm dhe me prepotencë, duke e spostuar lojën në prapavijën verdheblu. Mundohen të ngrenë “barrikada” para kuadratit të Llanit lojtarët e Elbasanit, por Daniel Xhafa me shokë duket se janë të kalitur mirë me cfarëdolloj pengese në këtë kampionat. Duhej të vinte minuta e 31-të, që golashënuesi kryesor i kuqezinjve, D.Xhafaj, të barazonte shifrat, duke kurorëzuar kësisoji iniciativën dhe dominimin e lojës nga miqtë, pas golit të vendësve. Nuk do të vononte shumë dhe Elbasanin do ta ndëshkonte një “ish” i tij, pikërisht Julian Ahmataj, që në minutën e 36-të do të realizonte golin e dytë për vlonjatët. Përmbysja ka ardhur në kohë rekord, teksa verdheblutë e shikojnë veten të mundur, edhe pse kishin shënuar të parët. Me rezultatin 2-1 do të mbyllej pjesa e parë, ndërkohë që e dyta është më e kujdesshme për Flamurtarin, që mendon shumë të ruajë epërsinë, ndërsa verdheblutë shfaqen të pafuqishëm dhe të pasaktë për t’i barazuar shifrat. Natyrisht, raste për të dyja skuadrat janë krijuar edhe në fraksionin e dytë, por portat respective nuk janë arritur më. Si ajo e Dushkut të Elbasanit, që ka zëvendësuar Llanin, në pjesën e dytë, ashtu ajo e Spahos së Flamurtarit, që ka ulur në stol prej disa javësh Mockën. Ky 3 pikësh e ka ngjitur skuadrën vlonjate në vendin e parë të klasifikimit, duke parakaluar kështu Dinamon, e cila pasohet më pas nga Skënderbeu. Vlonjatët janë edhe kampionët simbolikë të fazes së pare të kampionatit të 72-të kombëtar të futbollit.
Në “Qemal Stafa” ka fituar 2-0 Vllaznia, e cila i ka kapur “dy herë mat” bardheblutë e Nevil Dedes. Dy gola, realizuar në pjesën e parë, u kanë mjaftuar kuqebluve për t’i dërguar 3 pikët në Shkodër, për ta shokuar Tiranën, me një humbje në shtëpi, cka tregon situatën plot dritë-hije dhe luhatje të 24 herë kampionëve të vendit. Vajushi, në minutën e 18-të, dhe kapiteni Sinani, në minutën e 31-të, kanë vulosur rezultatin 2-0, i cili mbeti i pandryshuar deri në fund të lojës. Mirel Josa duket se ka ndryshuar disa gjëra për mirë te Vllaznia, cka e tregoi edhe fitorja ndaj Tiranës, ku është rritur si futbollist dhe ka trajnuar, ndërsa Nevil Dede ende nuk ka bindur ende me zgjedhjet e tij, pavarësisht se erdhi me shumë bujë në stolin bardheblu, duke zëvendësuar një trajner të sprovuar, si Sulejman Starova.
Korçë, vetëm pjesa e parë burrërore
Ka qenë një mbrëmje korcare, kjo e së shtunës, sepse gëzimi për juglindorët ka qenë i shumëfishtë. Ka fituar Skënderbeu, duke iu bashkangjitur Dinamos në krye, me një pikë më pak, aq sa ka edhe Flamurtari, pa e luajtur ende ndeshjen me Elbasanin, nga 22, ka përuruar stadiumin e rikonstruktuar tërësisht, bashkë me dritat, që janë ndezur për herë të parë në stadiumin “Skënderbeu”, por ka thyer edhe një rekord, sa i takon numrit të tifozëve në një ndeshje të superligës shqiptare, ndoshta në tërë dekadën e fundit, plot 12 mijë vetë. Ka nisur gjithcka me prerjen e shiritit të një stadiumi modern, si ai i Korcës, ku do të luajë më 17 nëntor edhe kombëtarja, ndaj Maqedonisë, në miqësore, ku presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dhe ministri i financave, Ridvan Bode, u kanë uruar të dyja skuadrave suksese. Më pas, nën dritat e projektorëve, në prani të shumë personaliteteve të futbollit shqiptar, të pranishëm në tribunën VIP, të rreth 12 mijë tifozëve në shkallët e stadiumit, ka nisur loja.
E fortë dhe burrërore, ku dinamovitët duken më të qartë taktikisht, ndërsa vendësit shfaqin dëshirë të madhe për fitore, por jo me efikasitetin e duhur. Pjesa e parë kalon më këtë “muzikë”, pa shumë raste evidente për shënim, ndërkohë që fraksioni i dytë i lojës ka një tablo tjetër. Madje nis në mënyrën më të mirë për miqtë, që shënojnë në minutën e 48-të me anë të Muzakës. Një kundërsulm i shpejtë finalizohet me një veprim të bukur të numrit 17 të Dinamos, që eviton edhe daljen e portierit Orges Shehu, duke e kaluar topin poshtë duarve të tij dhe gol. Stadiumi i Korcës bie në heshtje. Por, nuk do ta vuante shumë këtë situatë, sepse në minutën e 54-t do të dilte në dritë edhe goli i barazimit për vendësit, me autor Jolic. Ky i fundit, në një pozicion disi të dyshimtë, në pozicion jashtë loje, nga sa dukej në pamjet televizive, ka marrë një pasim nga Bërkic, duke realizuar në portën e mbrojtur nga Alban Hoxha. Që këtu nis edhe ndryshimi total i ndeshjes, ku Dinamo bën disa zëvendësime të cuditshme, duke nxjerrë nga loja lojtarët më të mirë të mbrojtjes. Madje, kampionët blu nuk shfaqin më asnjë dëshirë për të sulmuar dhe shënuar në portën korcare. Për pasojë, Skënderbu nuk e ka shumë të vështirë, për të mos thënë fare, të realizonte edhe dy gola të tjerë, në minutën e 69-të, me anë të Biskup dhe në minutën e 77-të, me anë të Bërkicit. Duket disi absurde, por pas golit të tyre, të realizuar nga Muzaka, mbrojtësit dhe portoieri dinamovit kthehen në “piramida” stërvitore për vendësit, duke i lejuar kuqebardhët të realizojnë me mjaft lehtësi. Dinamo nuk është më në fushë, pasi lojtarët e saj nuk tregojnë asgjë nga performanca e pjesës së parë. Duket se edhe vetë ata janë pajtuar me faktin për të mos ua prishur festn korcarëve, ndaj e pranojnë pa ndonjë vramendje të madhe humbjen në këtë transfertë. Në minutën e parafundit do të gëzonte edhe Bakaj, që ka realizuar golin e vet të 7-të personal në kampionat. Me rezultatin 3-2 mbyllet edhe kjo sfidë, duke konfirmuar në njëfarë mënyre “miqësinë” e zënë mes këtyre dy skuadrave qysh edicionin e shkuar, e cila duket se do të vijojë edhe këtë sezon. Një paralajmërim ky për Flamurtarin! Një ndeshje, me dy pjesë krejtësisht të kundërta. Ku Dinamo, tepër autoritare dhe profesioniste në pjesën e parë dhe deri në golin e Muzakës, ka hapur krahun, për t’i ;ejuar juglindorët të “vallëzojnë”. Duke mos ua prishur atyre festën e një mbrëmje të paharrueshme për Korcën, por jo aq të tillë për rivalitetin real të futbollit shqiptar….
Plas te Dinamo, sherr në dhomat e zhveshjes
Diçka që ra vërtet shumë në sy pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit ka qenë skuadra mike e Dinamos. Menjëherë futbollistët dinamovitë dhe stafi janë futur në dhomat e zhveshjes, atje ku duhet thënë se janë mbyllur edhe me çelës. Themi këtë pasi në këtë moment ka ndodhur diçka e pazakontë që rrallë ndodh te kampionët. Ulërima, sharje, ofendime ndaj njëri-tjetrit janë dëgjuar për minuta të tëra në dhomat e zhveshjes mes dinamovitëve, ndërkohë që janë përplasur dhe është dhunuar edhe dhoma e zhveshjes, edhe pse stadium kishte vetëm pak orë që ishte inauguruar. Në momentin që mediat u janë drejtuar dhomave të zhveshjes për të mësuar diçka, menjëherë disa drejtues të ekipit nuk kanë lejuar gazetarët, jo vetëm që të futeshin, por kërkonin nga ata që të qëndronin disa metra larg dhomës, për të mos dëgjuar fjalët banale që janë përdorur mes stafit teknik dhe futbollistëve. Dhe diçka vërtet ka ndodhur, pasi të gjithë nuk e kanë pranuar humbjen, por me sa duket trajneri Blanko ka kërkuar që të gjejë fajtorët e kësaj humbjeje menjëherë pas përfundimit të ndeshjes. Rrallë kishim parë që Dinamoja të sillej në këtë mënyrë në dhomat e zhveshjes, por me sa duket duhet pritur dita e sotme, ku pasi të qetësohet edhe gjendja në kampin dinamovit, të mësojmë më tepër se çfarë është thënë në dhomat e zhveshjes së Korçës, atje ku Dinamo ka lënë nam. Madje këto të shara dhe ofendime i ka dëgjuar në hollin e stadiumit edhe shefi i garave, Ilir Shulku, por askush nuk ka guxuar për t’u afruar te këto dhoma. Trajneri Luis Blanko ka qenë i mërzitur pas kësaj humbjeje, ndërkohë që kjo e djeshmja nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë me këtë Dinamo kampione të vendit.
Bylisi fiton “in extremis” ndaj peqinasve
Kujtojme se ndeshja e dytë e ditës së dytë të javës së 11-të të superligës ishte ajo mes Bylisit dhe Shkumbinit, e cila ka nisur 1 orë e 25 minuta me vonesë nga parashikimi përkatës u FSHF-së. Shkak për këtë është bërë transmetimi u ndeshjes në paketën televizive me pagesë, që ka fituar të drejtën televizive të superligës shqiptare. Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, nuk ka pranuar që ndeshja në fjalë të transmetohej nga kamerat e disa televizioneve të pranishme aty, as të “Supersportit”, që kishin mbërritur në Ballsh. Janë dashur më shumë se një orë negociata, mes drejtuesve të FSHF-së dhe krerëve të klubit mallakastriot, që Kapllanaj të bindej dhe ndeshja të fillonte të luhej dhe të transmetohej në televizionin me pagesë. Sapo kanë kaluar dhjetë minuta lojë, ka qenë Fjodor Xhafa, ai që ka prishur bardhësinë e shifrave të fillimit të sfidës. Por, miqtë janë kundërpërgjigjur me anë të Bekim Kulit, që ka rivendosur ekuilibrin momental, 1-1. Kronometri i gjyqtarit shënonte minutën e 40-të, ku kavajasi i Shkumbinit ka barazuar shifrat. Me këtë barazoeshë janë mbyllur edhe 45 minutat e para, për t’ia lënë vendin fralksionit të dytë të lojës, që ka qenë edhe më luftarak dhe me emocione. Për Bylisin do të mendojë sërish vlonjati Fjodor Xhafa, për të kaluar të tijtë në epërsi, pikërisht në minutën e 49-të. Më pas kanë reaguar miqtë nga peqini, që nuk pajtohen me humbjen. Dhe durrsaku I tyre, Mancaku, arrin të barazojë shifrat në 2-2, në minutën e 78-të. Duhej pritur minuta e 89-të, më pas, ajo e parafundit e ndeshjes, që mallakastriotët të gjenin golin e fitores, poikërisht asokohe kur Shkumbini nuk mund të bënte më asgjë. Ishte Gay, ai që i ka dërguar ballshiotët në delir, teksa ka vulosur fitoren 3-2 të Bylisit, duke shtuar 3 pikë tepër të cmuara në llogarinë e skuadrës së drejtuar nga maqedonasi Ilievski. Kësisoji, Bylisi bën njëfarë autokritike, pas humbjes tirpëruese të një jave më parë, në shifrat 6-0, në Durrës, me Teutën. Ndalet Shkumbini, që ka pretendime të mëdha në këtë sezon, por performance e tij deri më tani ka qenë me shumë luhatje.
Kastrioti-Teuta, ndeshja përmbyllëse e javës
Të hënën, në stadiumin e Krujës, do të luhet ndeshja përmbyllëse e javës së 11-të të superligës. Kastrioti do të synojë 3 pikët ndaj Teutës mike, e cila, nga ana e vet, po zhvillon një kampionat për t’u vendosur në kornizë. Të paktën deri tani. Në kuotën e 15 pikëve, “djemtë e detit” janë surpriza më e madhe e garës, sepse pa emra të spikatur, por me lojtarë të rinj dhe të panjohur më parë, kanë grumbulluar mjaft pikë në llogarinë e tyre. Duke qenë se vijnë nga një fitore shumë e thellë, 6-0, ndaj Bylisit, skuadra durrsake, e drejtuar nga Edi Martini, do të bëjë cmos për të mos dalë duarbosh as nga Kruja. Ku do ta presë Kastrioti vendës, me synime maksimale, për t’iu larguar sa të jetë e mundur fundit të klasifikimit.
Kujtojmë se kjo javë e ka ngritur siparin e vet të premten, me ndeshjen Laci-Besa, e fituar minimalisht nga kurbinasit, me golin e Shazivarit, në minutën e 89-të. Goli I vonë I vendësve ka irrituar pa masë presidentin verdhezi, Nexhat Bizhdili, që nuk e ka përmbajtur veten, por ka goditur, sipas burimeve zyrtare të policisë, me një tavull duhani gjyqtarin kryesor të ndeshjes, Emirjon Sino. Ka pasur zëra të tjerë, present në vendngjarje, se Bizhdili ka nxjerrë një pistoletë dhe e ka goditur gjyqtarin me qytën e saj, por një version i tillë duket se është maskuar nga të gjitha organet kompetente. Pavarësisht se Bizhdili ka përfunduar në polici, ku është shoqëeruar për disa minuta, për t’u lënë më pas i lirë.
Më poshtë, në mënyrë telegrafike, ja edhe pasqyra e plotë e javës së 11-të të superligës
Java 11-të, Superliga
(12.11.2010)
LACI-BESA 1-0
Shënues: Shazivari 89’
(13.11.2010)
BYLIS-SHKUMBINI 3-2
Shënues: F.Xhafa 10’, 49’, Gay 89’ / Kuli 40’, Mancaku 78’
SKËNDERBEU-DINAMO 3-2
Shënues: Jolic 54’, Biskup 69’, Berkic 77’ / Muzaka 48’, Bakaj 89’
(14.11.2010)
TIRANA-VLLAZNIA 0-2
Shënues: Vajushi 18’, Sinani 31’
ELBASANI-FLAMURTARI 1-2
Shënues: E.Dalipi 14’ / D.Xhafaj 31’, Ahmataj 36’
(15.11.2010)
KASTRIOTI-TEUTA
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kampionati shqipetar Empty Re: Kampionati shqipetar

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi