Kampionati Italian
Faqja 2 e 2 • Share •
Faqja 2 e 2 •
1, 2
Juventus, Maksi Lopez objektivi i janarit

Drejtuesit bardhezinj kanë zgjedhur argjentinasin për të përforcuar sulmin
“Për mua është thjeshtë një ndeshje e rëndësishme, këtë e thotë renditja dhe historia e klubit bardhezi. Nëse mund të mposht Juventusin, do të jem i kënaqur. Zërat e merkatos? Më vjen mirë nëse një klub i madh interesohet për mua, ndihem krenar. Dhe nëse kjo ka ndodhur duhet të falënderoj Italinë dhe mbi të gjitha Katanian, që më kanë ringjallur. Si e shikoj veten me ngjyrat bardhezi? Shpresoj të shkoj një ditë te një skuadër e nivelit të parë dhe Juventusi është e tillë”. Nëse nuk është një ftesë e hapur për “Zonjën”, kundërshtare e Katanias të dielën në mbrëmje në “Masimino”, pak mungon.
Ka qenë vetë Maksi Lopez, objektivi i deklaruar i Marotës dhe i bashkëpunëtorëve të tij, që ka larguar dyshimet në lidhje me një trasferim të tij të mundshëm në janar te skuadra e Del Nerit. “Uroj të qëndroj te vendi që më ka adoptuar, ku ndihem si në shtëpinë time, shoh shumë ngjashmëri midis Argjentinës dhe Italisë, në aspektin e futbollit dhe jo vetëm”, ka thënë sulmuesi i Katanias, i cili ka përsëritur edhe një herë tjetër se nuk ka ndërmend t’i kushtojë vëmendje sirenave që vijnë nga klubet jashtë Italisë për të.
Ndërkohë, drejtori sportiv Pietro Lo Monako, beson se Katania mund të befasojë Juventusin nesër në mbrëmje. “Do ta shesim shtrenjt lëkurën, Juventusi do ta ketë shumë të vështirë, është një skuadër e madhe, ndoshta do të shënojë pikërisht Maksi Lopez. Thoni se këtë vit ka shënuar vetëm 4 gola, prej të cilëve 2 në Kupën e Italisë? Eshtë normale, por forma e tij është shumë e mirë, ai është një luftëtar. Eshtë gati për një skuadër të madhe, por merkaton e bëjnë klubet dhe jo menaxherët”, ka thënë drejtuesi katanez.
Sulmuesi bardhezi është përqendruar te kampionati pas eliminimit nga Europa
Iakuinta: Do të luftojmë për titullin
Vinçenco Iakuinta ka ndërruar faqe pas dështimit të Juventusit në Ligën e Europës dhe shikon përpara: “Jemi shumë të zhgënjyer për eleminimin në Ligën e Europës. Por në kampionat do të luftojmë deri në fund”. “Mjaftonte një fitore në këto pesë ndeshje për të kaluar turin, gjërat kanë shkuar ndryshe dhe tani duhet të mendojmë për kampionatin”, ka thënë Iakuinta. Bardhezinjtë i kanë dhënë lamtumirën Europës pas barazimit në fushën e Lek Poznanit. Eshtë luajtur në kushte atmosferike shumë të këqia:
“Sipas mendimit tim nuk duhej të kishim luajtur, fusha ishte e ngrirë, por arbitri ka vendosur të luhet. Ne kemi krijuar shumë raste, por nuk kemi arritur t’i shfrytëzojmë, ka qenë me të vërtet për të ardhur keq. Një gol arrijmë ta shënojmë gjithmonë, por duhet të përpiqemi të mos pësojmë asnjë, duhet të përmirësohemi në këtë aspekt. Të paktën tani, pa Ligën e Europës, gjatë javës mund të punojmë më shumë. Jemi të përqendruar te kampionati, që është shumë i ekuilibruar dhe ne do të luftojmë deri në fund”. Sipas Iakuintës, Juventusi nuk ka asgjë më pak se skuadrat e tjera të mëdha:
“Nuk jemi inferiorë ndaj Interit, Milanit dhe Romës”, ka nënvizuar. “Skuadra jonë është një skuadër e re që ka ndryshuar shumë. Trajneri punon shumë në aspektin taktik, mbi të gjitha në fazën mbrojtëse dhe përmirësimet janë parë”. Në lidhje me merkaton: “Eshtë për të ardhur keq që Amauri është dëmtuar, tani klubi do të vendosë se çfarë duhet të bëjë, por mua konkurrenca nuk më shqetëson. Përkundrazi, më karikon më shumë. Kam pasur shumë dëmtime, shpresoj të jem mirë. Gjithsesi me Juven kam luajtur 100 ndeshje dhe kam shënuar 40 gola, një mesatare e mirë”, ka thënë Iakuinta.
Sulmuesi francez
Trezege, e ardhmja kalon nga Juventusi
David Trezege nuk ka dëshirë të flasë për të ardhmen e tij, por zërat në lidhje me një rikthim të mundshëm në Itali që në janar po shtohen me kalimin e orëve. Në bazë të së përditshmes sportive “Sport”, që duket se ka marrë informacione nga stafi i lojtarit, sulmuesi franko-argjentinas ka dëshirë të qëndrojë në kampionatin spanjoll me Herkulesin të paktën deri në fundin e sezonit aktual.
Nëse nuk do të ndodhë kështu, gjithmonë sipas gazetës katalanase, që ka nënvizuar interesimin nga ana e Interit, edhe Juventusi, që verën e kaluar e ka lënë të lirë të largohet me parametër zero, mund të ndërhyjë, ndoshta për të penguar transferimin e tij te një skuadër rivale. Klubi i Alikantes, në momentin e marrjes së “Trezegol”, nuk ka fiksuar asnjë klauzolë për prishjen e kontratës dhe është i vetëdijshëm që aftësitë e sulmuesit 33-vjeçar pëlqehen nga të gjithë. Jo rastësisht, është folur edhe për Fiorentinën, Milanin dhe madje edhe për një interesim të Realit të Madridit.

r_3- Super Moderator

- Numri i postimeve: 793
Join date: 13/09/2010
Age: 24

Prandeli-Kasano, darkë sekrete për të ardhmen

Takimi mes trajnerit “axurr” dhe sulmuesit “rebel” u zhvillua gjatë ndeshjes Samp-PSV
Duhej të ishte një takim sekret, por nuk ishte. Të mërkurën në mbrëmje, pikërisht në momentin që Sampdoria po skualifikohej nga Liga e Europës ndaj PSV Eindhovenit, Antonio Kasano dhe Çezare Prandeli kanë darkuar së bashku në një fermë në Portovenere (Specia). Argumentet e mbrëmjes janë një imagjinatë e thjeshtë: nga rikthimi “axurr” i barezit, te skuadra e ardhshme e tij, që shihet tek Interi në ditët e fundit.
Kasano me siguri që i ka zbuluar trajnerit “axurr” interesimin e Interit ndaj tij dhe ka kërkuar konfirmime nga Prandeli për rikthimin e tij në kombëtare. Po, rikthimin, sepse për miqësoren e fundit me Rumaninë, “FantAntonio” nuk u grumbullua, pasi ishte lënë jashtë organikës nga Sampi. Trajneri nga ana tjetër nuk do ta braktisë sulmuesin dhe i ka ritheksuar besimin e tij, por me kusht ama, që të kthehet të luajë në një skuadër klubi. Mbetet vetëm një dyshim:
Prandeli a ka dhënë miratimin e tij për Kasanon tek Interi apo i ka këshilluar skuadra të tjera? Sipas shtypit italian, të dy kanë biseduar për disa orë përpara një darke të shkëlqyer të shefit të kuzhinës, Antonio Kaneze në fermën “La Marina”, përballë detit të Portoveneres. Një restorant që frekuentohet nga shumë “Vip”-a, mes të cilëve edhe nga ish-trajneri i kombëtares Marçelo Lipi. Për t’u takuar të dy thuajse kanë bërë gjysmë rruge: Kasano që vinte nga Gjenova dhe Prandeli nga Firence e tij. Ndërkohë për presidentin, Rikardo Garrone, për momentin nuk ekzistojnë kushtet për të marrë një telefonatë nga Masimo Morati për blerjen e Kasanos.
“Tani nuk janë kushtet, - tha presidenti blukaltër mbi rastin në fjalë, - e kemi hedhur çështjen në kolegjin gjyqësor dhe nëse do të marrim maksimumin e dënimit, zgjidhjen e kontratës për fajin tonë, besoj se Morati dhe të tijtë do të qëndrojnë duke vështruar: mund ta marrin me çmimin zero”. Po ashtu Garrone ka komentuar edhe kërkesën e mesfushorit dhe kapitenit të Sampdorias, Palombo, të bërë pas ndeshjen me PSV Eindhovenin, të ndërhyjë në merkato për të përforcuar skuadrën: “Kushtetuta lejon që secili të shprehë lirshëm mendimin e tij, por Palomboja mund edhe të heshtte. E bën me zemër, por kur flitet me zemër, arsyeja del mënjanë. Nuk i takon atij t’i thotë këto gjëra”.
Sulmuesi shqiptar
Bogdani, mes Leçes dhe Jang Bojsave
Çezena me shumë mundësi do ta shesë në janar Erjon Bogdanin. Qendërsulmuesi shqiptar, i cili ka shënuar deri tani 4 gola me fanellën romanjole, ka kohët e fundit konkurrencën e qendërsulmuesit tjetër të ekipit Igor Budan. Kroati, ndonëse nuk ka shënuar asnjë gol deri më tani (vjen nga një dëmtim i gjatë), ka karakteristikat e Bogdanit, që me sa duket ka ndër mend të ndryshojë ekip.
Mbi gjurmët e 33-vjeçarit shqiptar, sipas shtypit gjerman, qenka skuadra e Leçes. Salentinët, për të siguruar paraqitjen e sulmuesit, duhet të mundin ama konkurrencën e Jang Bojsave: klubi i Bernës mund t’i ofrojë mundësinë Bogdanit të luajë në Ligën e Europës. Zvicerianët në të vërtet janë kualifikuar një tur para mbarimit të ndeshjeve në grupe në kompeticionin ndërkombëtar.
Megjithatë, gjithçka është në aspektin e hipotezave, pasi Bogdani duhet të zgjedhë nëse dëshiron të qëndrojë në Itali: oferta e Leçes vjen si pasojë edhe e këmbënguljes së trajnerit De Kanio, që e ka pasur “Er-bomberin” lojtar kur drejtonte Sienën në Serinë A, pikërisht në vitin që shqiptari ka shënuar më shumë gola në Itali

r_3- Super Moderator

- Numri i postimeve: 793
Join date: 13/09/2010
Age: 24

Ranieri “ngrin” Adrin: Nëse do, të largohet

Trajneri i Romës për brazilianin: Thotë se është gati? Ka nga ata që janë më të gatshëm se ai
Një koment për Kievon, kundërshtari i ardhshëm në kampionat, dhe një për Lacion e Interin, armiqtë e përhershëm. Klaudio Ranieri është gati të ringrejë Romën e tij, sepse, ka thënë, “pres një reagim të madh. Deri tani kemi arritur gjithmonë t’i kuptojmë dhe kalojmë gabimet”. Më pas, në lidhje me sfidën midis Lacios dhe Interit që sezonin e kaluar i ka “dorëzuar” kampionatin zikaltërve: “Në lidhje me këtë çështje them vetëm se secili ka ndërgjegjen e tij dhe korrektësinë e tij sportive”.
Pas mbylljes së këtij kapitulli të hidhur për verdhekuqtë, trajneri i Romës ka provuar të rihapë një të ëmbël. Që fillon nga Kievo: “Deri tani kemi mësuar gjithmonë nga gabimet që kemi bërë. Kështu që pres një reagim të madh”. Në sfidën e “Bentegodit” Ranieri mund të bëjë rotacion dhe të lërë pushim fantazistin francez Zheremi Menez: “Të gjithë mund të qëndrojnë në stol. E rëndësishme është që të luajë Roma. Ajo që ka rëndësi është të shikohet një skuadër e përqendruar dhe që të japë maksimumin në një fushë të vështirë.
Ka momente bllokimi në rritjen e secilit nga ne. Zheremi është një djalë shumë i zgjuar, ka kuptuar gabimet që ka bërë, si të gjithë”. Me pak fjalë, ndoshta do të luajë ndoshta jo. Ndryshe nga Kastelini, titullar i sigurt në vendin e të dëmtuarit Rise: “Po, ka luajtur gjithmonë mirë kur e kam aktivizuar, - ka shpjeguar Ranieri. - Adriano thotë se është gati? Ka nga ata që janë më gati se ai. Ta japim borxh? Nuk di asgjë. Nëse unë nuk ndihem mirë në një vend, largohem. Unë nuk i jap llogari askujt, është një filozofi e imja”. Më pas, trajneri verdhekuq është kthyer të flasë për ndeshjen e sotme: “Kush do të zbresë në fushë me shiritin e kapitenit?
Një kapiten duhet të jetë përndryshe nuk mund të fillojë ndeshja”, ka thënë Ranieri duke iu shmangur përgjigjes në lidhje me një aktivizim të mundshëm të Françesko Totit. Nuk është në formë të mirë as Daniele De Rosi, që gjithsesi do të luajë që nga minuta e parë: “Ka qenë pak i ftohur dhe është stërvitur në ambiente të mbyllura, por nuk duhet të ketë probleme vetëm nëse nuk goditet nga një temperaturë e befasishme”. Në fund trajneri verdhekuq ka bërë një koment edhe për sulmuesin, Marko Borrielo, i cili ka shprehur një farë pakënaqësie në lidhje me një qëndrim të mundshëm në stol kundër Kievos: “Duhet të jetë më pak i bujshëm edhe në fushë…”.
Përgënjeshtrimi
Korinthiasi largon “Perandorin”
Adriano nuk do të kthehet në Brazil, të paktën në janar. Drejtori i përgjithshëm i Korinthiasit, Mario Gobi Filjo, ka përgënjeshtruar zërat në lidhje me një transferim të mundshëm të “Perandorit” në kampionatin brazilian: “Janë të tjerët që flasin për kalimin e Adrianos te skuadra e jonë, por jo ne dhe drejtues të tjerë të klubit. Nuk mund të gënjej tifozët. Kur kemi blerë Ronaldon ai nuk kishte asnjë kontratë me klube të tjerë. Nuk mund të përjashtoj mundësinë që Adriano të luajë me ne në të ardhmen. Por kjo nuk do të ndodhë tani”. Në ditët e kaluara edhe menaxheri i sulmuesit, Gilmar Rinaldi, ka përgënjeshtruar një transferim të brazilianit te Korinthiasi.

r_3- Super Moderator

- Numri i postimeve: 793
Join date: 13/09/2010
Age: 24

Fiore rigjen Mutun, Sampi fluturon me Pacinin
Skuadra vjollcë ka mundur Kaljarin me gol të rumunit, ndërsa bardheblutë fituan 3-0 kundër Barit
Sampdoria ka fituar dhe ka siguruar tre pikë shumë të rëndësishme në ndjekje të Europës. Në “Marasi” bardheblutë kanë mundur 3-0 Barin, edhe falë dy gabimeve të arbitrit, që në fillim ka dhënë një penallti që nuk ishte dhe më pas ka larguar me kartonin e kuq puljezin Rosi, fajtor vetëm se ka marrë disa shtyrje nga Kurçi. Ndeshja është vendosur nga goli i Pacinit nga 11 metrat në minutën e 17-të të pjesës së parë dhe nga dygolëshi i Gubertit në minutat 56-të dhe 61′. Në takimet e tjera, Fiorentina ka fituar falë një goli të Mutusë, i cili është rikthyer të shënojë pas 10 muaj e 20 ditësh.
Skuadra e Mihajlloviçit ka fituar 1-0 në “Franki” kundër Kaljarit. Tri pikë që i lejojnë ekipit vjollcë të kalojë sardët në renditje dhe të shkojë në kuotën e 19 pikëve. Pjesa e parë ka qenë e mërzitshme më pas në minutën e 52-të ka ardhur goli i rumunit me kokë pas një goditjeje dënimi të D’Agostinos. Në të 78-ën ka shënuar edhe Donadel: arbitri e ka anulluar golin për pozicion jashtë loje, lojtarët e Fiorentinës nuk e kanë kuptuar dhe kanë vazhduar të festojnë dhe për pak Matri nuk ka shënuar golin e barazimit 1-1 në kundërsulm. Boruc ka shpëtuar rezultatin.
Në fushën e Çezenës Bolonja ka marrë një fitore shumë të rëndësishme për të larguar kështu zërat e krizës financiare dhe për t’u larguar nga vendet e fundit të renditjes. Kuqeblutë kanë fituar derbin romanjol 2-0. Në “Manuci”, skuadra e Malezanit e ka filluar ndeshjen mirë dhe ka gjetur golin e avantazhit në minutën e 31-të me Di Vaion. Në të dytën ndeshja ka dhuruar më shumë emocione dhe Çezena është vënë në kërkim të barazimit, por në minutën e 87-të ka ardhur goli i Britos që ka mbyllur takimin.
Në “Tardini” dygolëshi i Hernan Krespos i ka rikthyer buzëqeshjen Parmës, që ka mundur Udinezen e ish-trajnerit të verdhebluve Guidolin, duke shkuar kështu vetëm dy pikë larg friulanëve. Vendasit kanë kaluar në avantazh në minutën e 24-t të pjesës së parë me penallti të fituar nga Xhiovinko dhe të transformuar nga argjentinasi: ka qenë goli i tij numër 150 në Serinë A. I kanë mjaftuar 11 minuta sulmuesit Di Natale për të barazuar nga një goditje dënimi, por në pjesën e dytë ka qenë sërish Krespo që ka shfrytëzuar siç duhet një krosim të Anxhelos. Pas këtij momenti miqtë nuk kanë patur forcën e duhur për të reaguar.
Lojtari më i rrezikshëm i bardhezinjve ka qenë si zakonsiht Di Natale: në minutën e 78-të është treguar i aftë Mirante duke bllokuar goditjen e sulmuesit napoletan, në minutën e 86-të, më pas një goditje dënimi e ekzekutuar nga ai ka krijuar rrëmujë në zonën e rreptësisë së Parmës, por rezultati nuk ka ndryshuar. Emilianët kanë vuajtur, por kanë siguruar tri pikët.Dy gola me kokë të Tonit dhe Ranokias dhe një gol në minutat e fundit nga Rosi i kanë dhënë Xhenoas fitoren në fushën e Leçes, që tani ndodhet në vendin e parafundit në renditje.
Leçe ka shënuar e para me Oferen në kohën shtesë të pjesës së parë dhe ka shpërdoruar një mundësi të artë për të shkuar në 2-0 me Di Mikelen në të dytën: menjëherë më pas, ka ardhur goli i Tonit (57′), që është pasuar nga ato të Ranokias në të 78-ën dhe Rosit në të 94-n.
Sampdoria ka fituar dhe ka siguruar tre pikë shumë të rëndësishme në ndjekje të Europës. Në “Marasi” bardheblutë kanë mundur 3-0 Barin, edhe falë dy gabimeve të arbitrit, që në fillim ka dhënë një penallti që nuk ishte dhe më pas ka larguar me kartonin e kuq puljezin Rosi, fajtor vetëm se ka marrë disa shtyrje nga Kurçi. Ndeshja është vendosur nga goli i Pacinit nga 11 metrat në minutën e 17-të të pjesës së parë dhe nga dygolëshi i Gubertit në minutat 56-të dhe 61′. Në takimet e tjera, Fiorentina ka fituar falë një goli të Mutusë, i cili është rikthyer të shënojë pas 10 muaj e 20 ditësh.
Skuadra e Mihajlloviçit ka fituar 1-0 në “Franki” kundër Kaljarit. Tri pikë që i lejojnë ekipit vjollcë të kalojë sardët në renditje dhe të shkojë në kuotën e 19 pikëve. Pjesa e parë ka qenë e mërzitshme më pas në minutën e 52-të ka ardhur goli i rumunit me kokë pas një goditjeje dënimi të D’Agostinos. Në të 78-ën ka shënuar edhe Donadel: arbitri e ka anulluar golin për pozicion jashtë loje, lojtarët e Fiorentinës nuk e kanë kuptuar dhe kanë vazhduar të festojnë dhe për pak Matri nuk ka shënuar golin e barazimit 1-1 në kundërsulm. Boruc ka shpëtuar rezultatin.
Në fushën e Çezenës Bolonja ka marrë një fitore shumë të rëndësishme për të larguar kështu zërat e krizës financiare dhe për t’u larguar nga vendet e fundit të renditjes. Kuqeblutë kanë fituar derbin romanjol 2-0. Në “Manuci”, skuadra e Malezanit e ka filluar ndeshjen mirë dhe ka gjetur golin e avantazhit në minutën e 31-të me Di Vaion. Në të dytën ndeshja ka dhuruar më shumë emocione dhe Çezena është vënë në kërkim të barazimit, por në minutën e 87-të ka ardhur goli i Britos që ka mbyllur takimin.
Në “Tardini” dygolëshi i Hernan Krespos i ka rikthyer buzëqeshjen Parmës, që ka mundur Udinezen e ish-trajnerit të verdhebluve Guidolin, duke shkuar kështu vetëm dy pikë larg friulanëve. Vendasit kanë kaluar në avantazh në minutën e 24-t të pjesës së parë me penallti të fituar nga Xhiovinko dhe të transformuar nga argjentinasi: ka qenë goli i tij numër 150 në Serinë A. I kanë mjaftuar 11 minuta sulmuesit Di Natale për të barazuar nga një goditje dënimi, por në pjesën e dytë ka qenë sërish Krespo që ka shfrytëzuar siç duhet një krosim të Anxhelos. Pas këtij momenti miqtë nuk kanë patur forcën e duhur për të reaguar.
Lojtari më i rrezikshëm i bardhezinjve ka qenë si zakonsiht Di Natale: në minutën e 78-të është treguar i aftë Mirante duke bllokuar goditjen e sulmuesit napoletan, në minutën e 86-të, më pas një goditje dënimi e ekzekutuar nga ai ka krijuar rrëmujë në zonën e rreptësisë së Parmës, por rezultati nuk ka ndryshuar. Emilianët kanë vuajtur, por kanë siguruar tri pikët.Dy gola me kokë të Tonit dhe Ranokias dhe një gol në minutat e fundit nga Rosi i kanë dhënë Xhenoas fitoren në fushën e Leçes, që tani ndodhet në vendin e parafundit në renditje.
Leçe ka shënuar e para me Oferen në kohën shtesë të pjesës së parë dhe ka shpërdoruar një mundësi të artë për të shkuar në 2-0 me Di Mikelen në të dytën: menjëherë më pas, ka ardhur goli i Tonit (57′), që është pasuar nga ato të Ranokias në të 78-ën dhe Rosit në të 94-n.

r_3- Super Moderator

- Numri i postimeve: 793
Join date: 13/09/2010
Age: 24

“Mbreti” Ibra, por Gatuzo s’është dakord!

Që në 2004-ën, kur erdhi te Juvja, suedezi ka fituar titullin në Itali. Mesfushori: Nëse luan i vetëm, humbet
Kush e di nëse zonja Helena të shtunën në mbrëmje do të ketë menduar për atë 12 shtator të gjashtë viteve më parë, kur Seria A ka zbuluar Zllatan Ibrahimoviçin. Juventusi luante në Breshia, Zllatani është aktivizuar në pjesën e dytë dhe ka shënuar golin e 3-0. Si të shtunën në mbrëmje në “San Siro”, sërish kundër Breshias. Atë 12 shtator Ibra dhe Helena akoma nuk e dinin, por ishte fillimi i një historie të bukur dashurie. Ibra dhe Italia, histori kampionatesh të fituara dhe pakënaqësish, lamtumirash, rikthimesh dhe tradhëtish. Por mbi të gjitha golash, të shënuar me tri fanella të ndryshme por shpesh vendimtarë.
ASIST DHE GOLA - Tetë në kampionat, katër në Ligën e Kampionëve: shifrat e këtij sezoni thonë se Ibrahimoviç është sulmuesi më i mirë i Milanit. Udhëheqësi, ai që siç thonë të gjithë trajnerët që kanë fatin e keq ta kenë si kundërshtar “bën diferencën”. Zllatani e ka bërë edhe kundër Breshias, edhe pse nuk ka qenë ai që ka zhbllokuar rezultatin. Por pas katër minutash ka gjetur hapësirë në krahun e majtë dhe ka dhënë një pasim të saktë për Boatengun për golin e parë me fanellën kuqezi të “Princit” ganez.
Njeriu asist si një javë më parë kundër Sampdorias, vetëm se Ibrahimoviç në Gjenovë nuk ka shënuar dhe Milani në fund ka barazuar (siç ka ndodhur edhe në Çezenë, në Madrid dhe me Katanian në Milano). Kështu suedezi këtë herë ka dashur të vërë qershinë mbi tortë, një goditje me të djathtën me gjithë forcën e mundshme. Një gol nga ato të Ibrës. Zllatani ka shënuar golin e 3-0 si gjashtë vite më parë, kur gjithçka ka filluar në Breshia.
“Më kërkon Juventusi, nëse do të vish me mua do të gëzohem”, i ka thënë një ditë bashkëshortes Helena. Ajo është përgjigjur po dhe që nga ajo kohë Italia është bërë një shtëpi tjetër, një familje tjetër. Ibra e ka lënë për një vit, për të provuar fatin te Barcelona, por më pas është kthyer në vendin ku ka fituar më shumë: dy kampionate me Juventusin (më pas të hequr) tre me Interin.
LUHET PER IBREN - Zllatani tani synon të fitojë gjithçka me Milanin. Kampionatin, por mbi të gjitha atë Ligë të Kampionëve që akoma i mungon koleksionit të tij. Ka marrë Milanin mbi shpatulla që nga dita e parë dhe menjëherë është bërë lider. Ibra ka dhuruar gola dhe spektakël. Nuk është kurrë i ngopur, kuptohet nga shprehja e fytyrës së tij kur Alegri e ka zëvendësuar në minutën e 69-të.
Publiku e ka duartrokitur, por ai do të kishte preferuar të qëndronte në fushën e lojës, edhe pse nëse do të merrte një karton të verdhë do të rrezikonte skualifkimin në takimin e ardhshëm. “Ibrahimoviç bën diferencën, por nëse luan i vetëm kundër njëmbëdhjetë kundërshtarëve humbet”, ka thënë Gatuzo në fundin e ndeshjes. Eshtë e vërtetë se Ibra nuk mund të bëjë gjithçka vetëm, por që kur ai ka kaluar te Milani muzika ka ndryshuar.
Trajneri
Alegri: Nuk mund të flasim për arratisje
Ka qenë i kënaqur Alegri pas fitores së Milanit kundër Breshias të shtunën në mbrëmje. “Midis pjesës së parë dhe të dytë kemi humbur pak përqendrimin, - ka thënë trajneri kuqezi, - por lojtarët janë treguar të aftë duke shënuar shumë shpejt. Tani nuk duhet të flasim për arratisje, 33 pikë nuk mjaftojnë. Boateng i preferuar para Ronaldinjos dhe Sedorfit si mesfushor i avancuar?
Ronaldinjo në këtë moment na duhet më shumë si sulmues, ndërsa Sedorf është mesfushori i avancuar më i rëndësishëm që kemi”. Në lidhje me grevën e mundshme të lojtarëve. “Do të ishte e drejtë të gjehej një marrëveshje në mënyrë që kampionati të mos bllokohet. Merkato? Nëse në janar do të gjejmë një lojtar të denjë për Milanin presidenti do të na bëjë këtë dhuratë. Dinjo? Ka luajtur mirë”, ka thënë Alegri.

r_3- Super Moderator

- Numri i postimeve: 793
Join date: 13/09/2010
Age: 24

Sensi: Ndeshja kundër Kievos duhej pezulluar
Pas barazimit zhgënjyes të marrë të shtunën mbasdite kundër Kievos në “Bendegoti”, presidentja e Romës, Rosela Sensi, është ankuar për kushtet e këqia të fushës: “Ndeshja nuk duhej të ishte luajtur. Eshtë një turp, edhe në nivel ndërkombëtar një fushë në një gjendje të tillë është një figurë e shëmtuar”. Ndërkohë, Hulio Serxhio ka kërkuar falje, pas gabimit të bërë në rastin e golit të parë të Kievos, që më pas ka arritur të barazojë kundër Romës.
“Topi ka kërcyer keq, por duhej të kisha bërë më shumë. Tashmë duhet të shikojmë përpara dhe të përgatitemi për takimin e ardhshëm”, ka pranuar portieri brazilian. Hulio Serxhio vinte nga një periudhë e gjatë jashtë fushave për shkak të një dëmtimit dhe vetëm javën e kaluar është rikthyer në formacion në vend të Lobontit.
“Topi ka kërcyer keq, por duhej të kisha bërë më shumë. Tashmë duhet të shikojmë përpara dhe të përgatitemi për takimin e ardhshëm”, ka pranuar portieri brazilian. Hulio Serxhio vinte nga një periudhë e gjatë jashtë fushave për shkak të një dëmtimit dhe vetëm javën e kaluar është rikthyer në formacion në vend të Lobontit.

r_3- Super Moderator

- Numri i postimeve: 793
Join date: 13/09/2010
Age: 24

Itali, futbollistët anullojnë grevën

Greva e futbollistëve italianë e parashikuar për këtë fundjavë që korespondon me javën e 16 të futbollit nuk do të bëhet. Pas një mbledhjeje që ka zgjatur 7 orë, me përfaqësues nga Shoqata e Futbollistëve, Liga e Futbollit dhe me ndërmjetësimin e zyrtarëve të Federatës është rënë dakord që greva të mos kryhet. Mësohet se palët në këtë mbledhje kanë nënshkruar një kontratë të re kolektive.
Është rënë dakord që në kontrata të ketë më tolerancë për futbollistët në rast se ekipi bie nga kategoria.
Aktivitetet e futbollistëve që nuk kanë të bëjnë me futbollin dhe që zhvillohen jashtë vendit të punës, duhet të diskutohen më parë me autoritetet e klubit.
Është rënë dakord gjithashtu që futbollistët mund të marrin kujdesin mjekësor në rast nevoje atje ku të dëshirojnë por gjithnjë nën mbikqyrjen e klubit.
Edhe masat disiplinore që klubet do të ndërmarrin ndaj futbollistëve të jenë në diskutueshme.

r_3- Super Moderator

- Numri i postimeve: 793
Join date: 13/09/2010
Age: 24

Cassano: Jam lojtar i Milanit
Sulmuesi i Sampdorias, Antonio Cassano, ka zbuluar se ai ka pranuar ofertën e Milanit dhe se do t’u bashkohet Rossonerëve jo më larg se muajin e ardhshëm.
Cassano e konfirmoi transferimin te gjiganti milanez në emisionin televiziv, Striscia La Notizia. Ai pranoi poashtu të veshte fanellën e Milanit të ofruar nga gazetari Mario Stafelli, ndërsa për fanellën u shpreh, “Nuk është e keqe, apo jo? Më shkon përshtati”.
Ai shtoi, “Kush nuk do të pranonte një ofertë nga Milani? Ai është ekipi më i madh në historinë e futbollit. Te Real Madridi ishte katastrofë e vërtetë, le të shohim çfarë do të ndodhë ditët e ardhshme. Ka edhe disa detaje qe duhet të finalizohen”.

Cassano e konfirmoi transferimin te gjiganti milanez në emisionin televiziv, Striscia La Notizia. Ai pranoi poashtu të veshte fanellën e Milanit të ofruar nga gazetari Mario Stafelli, ndërsa për fanellën u shpreh, “Nuk është e keqe, apo jo? Më shkon përshtati”.
Ai shtoi, “Kush nuk do të pranonte një ofertë nga Milani? Ai është ekipi më i madh në historinë e futbollit. Te Real Madridi ishte katastrofë e vërtetë, le të shohim çfarë do të ndodhë ditët e ardhshme. Ka edhe disa detaje qe duhet të finalizohen”.


r_3- Super Moderator

- Numri i postimeve: 793
Join date: 13/09/2010
Age: 24

Ibra : Dua të behem si Van Basten

Një ditë pas deklaratave të Marko Van Basten, se Zllatan Ibrahimoviç është një sozi e tij, suedezi nuk ka pritur gjatë për të shprehur lumturinë. I intervistuar nga Milan Channel, lideri i skuadrës së Alegrit ka shprehur simpatinë për ish-futbollistin holandez, ndërsa ka shprehur objektivat për këtë sezon.
“Dua të fitoj gjithçka, është normale, - tha ai. – Kemi tre objektiva: titull, Champions dhe Kupë Italie. Van Basten? Më pëlqejnë komplimentet, por nuk është se llastohem. Unë dua të jap gjithnjë më të mirën dhe dua të shkruaj historinë e Milanit. Më pëlqen shumë fakti që më krahasojnë me Marko Van Basten, por ai është një legjendë dhe nuk mund të bëhen krahasime me legjendat”, deklaroi sulmuesi i Milanit për holandezin.
Gjithsesi, Milani i këtij viti duket se varet totalisht prej tij. “Te Milani kam gjetur një traditë të madhe dhe një ambient të shkëlqyer, - thotë ai. – Nuk kam jetuar kurrë në një atmosferë të tillë, të gjithë shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin”.
Ibra më pas citon dy futbollistë: “Më mungon shumë Inzagi, brenda dhe jashtë fushe. Nëse kthehet para fundit të sezonit i premtoj një asist të bukur, jam i sigurt se do të jetë më i fortë. Ndërsa Gatuzo është një motivues i madh, adrenalinë e pastër. Në fushë është një bishë”.

r_3- Super Moderator

- Numri i postimeve: 793
Join date: 13/09/2010
Age: 24

Krasiç sfidon Milanin: Edhe ne për titull

Mesfushori bardhezi nuk kërkon të nxitohet, por konfirmon objektivin për kampionatin
Millosh Krasiç është idhulli i ri i tifozëve të Juventusit dhe për shtypin serb ka folur në 360 gradë për përvojën e tij me fanellën bardhezi, e cila deri më tani e ka kurorëzuar jo vetëm si vendimtar, por edhe si një nga futbollistët më të mirë të Serisë A. “Juventusi mendon për titullin, - saktëson mesfushori 23-vjeçar. - Nuk duam të nxitohemi, por po ecim hap pas hapi, duke i marrë ndeshjet me radhë. Kemi treguar cilësi dhe vazhdimësi në lojë.
Vijmë prej 12 ndeshjesh pa humbje dhe shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm. Të shohim çfarë do të ndodhë, por fitoret na japin besim dhe ushqejnë shpresat tona për titull. Goli “in extremis” ndaj Lacios? Ishte vërtet një kënaqësi e madhe, emocionuese, ishte fundi i ndeshjes dhe shënova golin e fitores, ndaj në një farë mënyre ishte akoma më e ëmbël. Isha shumë i lumtur, por unë jam edhe më i lumtur, sepse arritëm fitoren.
Ishte një ndeshje shumë e vështirë, por patëm shumë raste dhe e merituam të festonim. Tani jemi në vend të dytë në kampionat dhe mendoj që e meritojmë”. Gjithsesi, ish-mesfushori i CSKA-së së Moskës, e pranon se është akoma herët për t’i bërë llogaritë që tani, duke parë se Milani kryesues është gjashtë pikë para tri skuadrave të vendit të dytë.
“Milani, - vazhdon Krasiç, - e ka filluar sezonin shumë mirë, por është mjaft shpejt për të folur për objektiva të parakohshëm, duhen edhe disa ndeshje nga fundi i fazës së parë për të menduar pastaj për të gjithë fazën e dytë, që është për t’u luajtur”. Krasiç i ka idetë e qarta dhe sipas tij, “asgjë nuk është vendosur, ka shumë skuadra me pikë pranë e pranë dhe asgjë nuk mund të parashikohet.
Interi nuk e filloi mirë sezonin, por mendoj që është një skuadër e madhe dhe do të jetë sërish në garë. Do të jetë shumë emocionuese deri në fund të kampionatit”. Në fund Krasiç flet për Juventusin dhe ecurinë e tij: “Juventusi është një klub i madh me ambicie të mëdha. Kur flitet për jetën në Torino, përshtypjet janë të jashtëzakonshme, është një qytet i bukur me rreth 1 milionë banorë, njerëzit janë miqësorë dhe kam mbështetjen e klubit. Unë dhe familja ime po përshtatemi pak nga pak dhe tani gjithçka shkon mirë”, - përfundon serbi.
Merkato
Bufon, edhe Zeniti i Spaletit në garë
Nuk mund të mungonte Zeniti i Shën Pjetërburgut mes klubeve të interesuara për Xhixhi Bufonin dhe sipas adresës gjermane në Internet “4 4 2.com”, klubi i saposhpallur kampion në Rusi, i paska çuar përpara bisedimet me portierin e Juventusit: oferta qenka 18 milionë euro për bardhezinjtë sa i takon kartonit të Xhixhit dhe 6 milionë euro në sezon për katër vjet për lojtarin.
Kampionët e Rusisë, të drejtuar nga Luçiano Spaleti prej një viti, duket se kanë vështirësi mes dy shtyllave: një tjetër emër që shpesh i bashkangjitet skuadrës së zemrës së Kryeministrit Vladimir Putin, është ai i Samir Handanoviç, portieri slloven i Udinezes. Zeniti do të marrë pjesë direkt në Ligën e Kampioneve në sezonin që vjen dhe për t’ia dalë në mënyrën më të mirë, klubi nga Shën Pjetërburgu po kërkon të blejë disa mes lojtarëve më të mirë në Europë, ku në listën e Spaletit figuron edhe Bufon.

r_3- Super Moderator

- Numri i postimeve: 793
Join date: 13/09/2010
Age: 24

Van Basten: Ibra si unë? Krahasimet nuk më pëlqejnë

Ish-sulmuesi i Milanit ka pranuar se ka disa ngjashmëri midis tij dhe sulmuesit suedezi
Janë të shumtë ata që e krahasojnë vazhdimisht Zllatan Ibrahimoviçin me Marko van Bastenin. “Mjelma e Utrehtit”, në pritje për të marrë drejtimin e një skuadre dhe për të zgjidhur përfundimisht problemet e tij kronike në kavilje, ka dashur të japë mendimin e tij në lidhje me atë që shumë e konsiderojnë trashëgimtarin e tij: “Ibrahimoviç është një lojtar i mirë, por bën jetën e tij ashtu si unë kam bërë timen. Eshtë një lojtar i rëndësishëm për Milanin dhe shpresoj për të dhe për klubin që gjithçka të shkojë mirë dhe që të vijnë shumë suksese, - ka pranuar ish-sulmuesi i Milanit.
- Krahasimet në këtë moment nuk më duken të përshtatshme. Milani po bën gjëra të bukura, por nuk më duket se bën një lojë shumë të mirë. Ndonjëherë po, e shikoj veten te Zllatani, mbi të gjitha për sa i takon aspektit fizik. Ibrahimoviç ka një fuqi të jashtëzakonshme, por edhe një teknikë të mirë. Por vazhdoj të mendoj se krahasimi i dy lojtarëve të epokave të ndryshme është i vështirë dhe i kotë”.
Një nga qendërsulmuesit më të fortë në historinë e futbollit ka folur edhe për ish-skuadrën e tij: “Milani po bën gjëra të bukura, por nuk më duket se po zhvillon një lojë të nivelit të lartë. Për momentin më duket se po mendojnë më shumë për të fituar ndeshjet dhe kjo është e drejtë.
Më pas kur rezultatet pozitive do të jenë të vazhdueshëm do të mendojnë për të luajtur më mirë, objektiv që ka qenë gjithmonë në programet e Milanit, - ka shtuar Van Basteni. - Ibrahimoviç ka ndikuar në mënyrë të jashtëzakonshme te shokët e skuadrës dhe rezultatet po vijnë, por është akoma herët për të folur për një Milan të madh”.

r_3- Super Moderator

- Numri i postimeve: 793
Join date: 13/09/2010
Age: 24

Borrielo ndëshkon Milanin, Roma kërcënon kreun

Mjafton një gol me fat i ish-sulmuesit kuqezi Marko Borrielo për të mundur Milanin në “San Siro” dhe thyer hegjemoninë e kryesiimit që e mban prej javësh. Milani mundet 1-0 në shtëpi në një ndeshje luftarake, por e privuar nga emocione të veçanta. Ibrahimoviç ka pasur disa raste për gol, por pa finalizuar asnjë. Në lojë hyri edhe Ronaldinjo, që përveç se një roveshate mbi traversë nuk bëri gjë tjetër. Për Milanin dëmtohet Pirlo dhe Ibra merr një karton të verdhë, duke u pezulluar për ndeshjen e datës 6 janar. Milani e ka mbyllur me humbje 2010-ën, duke qëndruar në kuotën e 36 pikëve dhe duke u lënë shpresë ndjekëseve të saj, respektivisht Juventusit, Lacios dhe Napolit të afrohen edhe më shumë sot nëse fitojnë me kundërshtarët e tyre. Në të vërtetë kuqezinjtë kanë rrezikuar disa herë portën e Donit, në fillim me Robinjon, i cili pas një driblimi dehës ndaj Meksesit për pak shënon. Roma vetëm mbrohej dhe rrallë dilte në kundërsulm me Borrilon e Adrianon, i cili mbrëmë e nisi ndeshjen si titullar. Në pjesën e dytë skuadra e Alegrit e shton presionin, por sërish pa gjetur portën. Ishte sërish Ibra që në dy raste përballë portierit verdhekuq gabon gola të sigurt, duke goditur mbi traversë. Në fushë futet edhe Ronaldinjo, i cili në një moment, dy metra larg portës, godet me roveshatë, por jashtë. Robinjo ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, por protagonist i mbrëmjes u bë Marko Borrielo. Ish sulmuesi kuqezi ka ndëshkuar skuadrën e tij dhe ka festuar. Skuadra e Ranierit merr tri pikë të arta dhe ngjitet në kuotën e 29 të pikëve.
Është mbyllur me një fitore 2010 ta e Çezenës. Në ndeshjen e parë të javës së 17 të të Serisë A, romanjolët fitojnë ndaj Kaljarit 1 0 dhe marrin tri pikë vendimtare për t’i shpëtuar disi zonës së fundit të renditjes. Ndeshja u vendos në minutën e 17 të kur Himenez finalizon në rrjetë një kombinim të bukur me Xhiakerinin. Sardët u ndaluan edhe nga traversa e Akuafreskës para fundit të pjesës së parë, por në të dytën Çezena iu afrua golit të dytë.
Sulmuesi shqiptar Erion Bogdani, përveç se mori një karton të verdhë, u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë nga kroati Budan.
Milan-Roma 0-1
Shënues: Borrielo 69′
Milan: Abiati, Abate, Nesta, Bonera, Antonini, Gatuzo, Ambrozini, Pirlo (Sedorf 23′), Boateng (Ronaldinjo 85′), Ibrahimoviç, Robinjo. Tr: Alegri.
Roma: Doni, Burdiso, Mekses, Huan, Rise, Brigi, De Rosi, Simplisio, Menez (Tadei 80′), Borrielo (Okaka 90′), Adriano (Rosi 88′) Tr: Ranieri.
Gjyqtar: Damato.
Kartonë të verdhë: Brigi, Ibrahimoviç, Mekses.

r_3- Super Moderator

- Numri i postimeve: 793
Join date: 13/09/2010
Age: 24

Faqja 2 e 2 •
1, 2
Similar topics» Partnerët e ”Mabetexit” lypin nga Pacolli kthimin e borxheve në vlerë 3,6 milionë euro
» Ekipet nga Austria e Gjermania në evropianin e robotëve
» Ndue Marku: Mujo Ulqinaku,simboli i qendreses se popullit shqiptar kunder pushtuesit fashist
» Ilia S. Karanxha: Personaliteti i Nikolla Leonik Tomeos në artin rilindas italian
» Italianët, evropianët më seksi
» Ekipet nga Austria e Gjermania në evropianin e robotëve
» Ndue Marku: Mujo Ulqinaku,simboli i qendreses se popullit shqiptar kunder pushtuesit fashist
» Ilia S. Karanxha: Personaliteti i Nikolla Leonik Tomeos në artin rilindas italian
» Italianët, evropianët më seksi
Faqja 2 e 2
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi



» A E NJIHNI E KENI NDJER DASHURIN E VERTET???NESE PO...SI E KUPTONIE DINI QE ESHTE AJO DASHURIA E VERTET???
» te rejat nga sporti !
» Pergjigjuni duke ber dhe nje pyetje ne vazhdim
» te rejat rreth ekonomis shqipetare!
» Sekreti I Vatikanit Dhe Historia E Popullit Shqiptar Pergjate Viteve
» Champion Leauge
» Kampionati Italian
» Kampionati shqipetar