www.shpirti.albanianforum.net
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
Shtypi i Shkruar
Menu Shpirti.net
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar


Thashetheme nga me te ndryshmet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Thashetheme nga me te ndryshmet

Mesazh  Anxhela prej Sun Sep 12, 2010 8:47 pm

Erion Zeqiraj – ‘Jo’ bashkëjetesës me Bertinën, nuk ia prezanton as prindërve


Për Erionin dhe Bertinën, vazhdimi i lidhjes pas shumë konflikteve dhe keqkuptimeve brenda shtëpisë së”Big Brother 3″ ishte si një diell pas shiut. Por tashmë duket se kjo lidhje nuk po thellohet ashtu siç fansat e tyre do të kishin dëshirë. Edhe pse kalojnë shumë kohë bashkë, shfaqet si një lidhje thjesht për argëtim. Miq të përbashkët të ish-banorëve të BB3 kanë treguar se është Erioni ai që nuk dëshiron ta bëjë gjithçka serioze në lidhjen e tyre, duke e shijuar deri tani pa ndonjë kokëçarje dhe preokupim të veçantë. Ndërsa nga ana e saj, Bertina thuhet se ka bërë të pamundurën për të qenë sa më afër Erionit si një partnere e vërtetë. Ajo jo pa qëllim ka marrë disa javë më parë një apartament me qira në rrugën e Elbasanit në Tiranë, duke u ndarë nga jeta me shoqet që bënte para se të hynte në këtë “reality show”. Por kryesorja ka qenë një apartament për t’i krijuar mundësinë Erionit të kalojnë kohë të gjatë bashkë. Por edhe pse ajo tashmë jeton vetëm, Erioni nuk ka vendosur ende të marrë rrobat dhe të nisë një bashkëjetesë me Bertinën, si një çift që mund të planifikojnë më mirë jetën e tyre të përditshme. Këtij fakti i shtohet edhe e vërteta që Erioni nuk ua ka prezantuar të dashurën prindërve të tij, apo të prezantohet vetë me mamanë e Bertinës, e cila jeton në Delvinë. Në fakt udhëtimi i tyre i parë si çift jashtë Tiranës ndodhi javën e kaluar, kur ata u nisën të dy drejt Vlorës pas ftesës që u bëri Jetmiri, për të festuar fitoren e tij. Bashkë me ta ka qenë edhe Rezarta, të cilën Jetmiri e ka marrë me vete në qytetin ku jeton, dhe ua ka prezantuar prindërve si të dashurën e tij. Jetmiri nuk e ka lënë me kaq këtë thellim të lidhjes së tij me vajzën kosovare, pasi këtë javë kanë udhëtuar bashkë me të drejt Kosovës, për t’u takuar me familjen e Rezartës.

Anxhela
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 184
Join date : 11/09/2010
Age : 34

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Elvana gjata

Mesazh  Snow prej Wed Sep 15, 2010 12:12 pm

Do të ishte vërtet mëkat nëse ajo do të kishte braktisur muzikën. Atëherë kur juria e “Etheve të së premtes mbrëma”, vazjën e vogël por me një interpretim interesant do ta dërgonte në shtëpi. Një telefonatë e kantautorit Flori Mumajesi do të ndryshonte të ardhmen e saj dhe do ta motivonte të vazhdonte ëndrrën.
Tashmë ëndrra për të kënduar është një realitet i pakthyeshëm. Dhe Elvana Gjata është sot një nga këngëtaret më të mira në tregon shqiptar. Në këtë intervistë me të sot do të zbulojmë shumë gjëra interesante për verën dhe sukseset e saj. I fundit ishte padyshim koncerti “live” që dha të shtunën që lamë pas ne Tirane.


Elvana, si ka qenë kjo verë për ju?
Ka qenë një verë relativisht e lodhshme po e mbushur me shumë emocione brenda. Kjo sepse kam kaluar mbrëmje dhe koncerte të paharrueshme këtë vit edhe kam kaluar dhe pushime shumë të mira. Pra kjo verë ka pasur shumë ngjyra brenda.


Në fakt disa nga fotot e pushimeve i kemi parë edhe në Bluetooth, apo jo?
Po është e vërtetë. Ajo ka një gjysmë dite pushimi, pas një koncerti në Himarë dhe kalova shumë mirë si me fansin që kishte dalë në fotografi edhe me familjen time, sepse unë kam qenë me mamin dhe me babin atë dite dhe jam kënaqur vërtet shumë.
Gjithmonë nëpër koncerte dhe pushime, Elvana shkon me prindërit?
Ka rastisur që në fotografitë e “Bluetooth”-it gjithmonë kam qenë me ta e në të vërtetë gjithmonë nëpër koncerte më shoqëron familja, kryesisht babi, po kohët e fundit ka qejf të vij dhe mami kështu që vjen dhe ajo. Ndërsa sa i përket pushimeve absolutisht mendoj që pushimet e para në verë t’i realizoj me to, kjo sepse kam kaluar gjithmonë shumë mirë dhe mendoj që t’i nis me ta pushimet dhe pse jo t’i mbaroj me to.
Po vazhdimi?
Vazhdimi pastaj (qesh), me shoqërinë.
Vetëm me shoqërinë?
Po, po, vetëm me shoqërinë. Elvana këtë vit i është përkushtuar shoqërisë në maksimum. Kam kaluar disa pushime të mrekullueshme ne Itali, me shoqen time të ngushtë dhe me tre shoqe të tjera, mikesha të miat, pesë vajza në Itali.

I keni çmendur çunat italianë apo jo?
Po, po, po, padiskutim fare (qesh).
Ndërkohë përsa i përket koncerteve, keni lëvizur në shumë qytete të Shqipërisë, cili ka qenë koncerti më mbreslënës?
Përveçse kam bërë koncerte në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni këtë vit kam realizuar dhe koncerte në Shqipëri edhe në vende që nuk kam qenë më përpara. Kam bërë katër koncerte, kam qenë shumë selektive në fakt sepse koncertet kanë qenë shumë më të shumta në numër, por kam zgjedhur, kam ditur ku të shkoj. Kam qenë në Velipojë, në Himarë, në Divjakë, edhe në Tiranë së fundmi. Realisht ky vit ka qenë viti më i bukur i koncerteve, mbase edhe puna ka qenë më e madhe, siç duket gjithçka është në rritje e sipër dhe kam kaluar me të vërtetë shumë shumë bukur. Nuk mund të ndaj as koncertin e Himarës, Sarandës, Velipojës, të Tiranës e veçoj pak sepse në Tiranë ishte hera e parë pas pesë vitesh që këndoja. Kam bërë një koncert për herë të parë që kam promovuar albumin, kam qenë shumë e vogël, nuk më njihte askush. Tani gjërat kishin ndryshuar shumë dhe me të vërtetë që u emocionova shumë, sepse kam pasur oferta në Tiranë të këndoj, ndërkohë kam bërë koncerte të shumta jashtë Shqipërisë, por Tiranën e kisha lënë për një moment shumë special. Mendoj që ishte momenti i duhur, koha e duhur, dhe gjithçka shkoi shumë shumë mirë. Jam shumë e lumtur që pata përkrahjen e publikut tiranas, sepse këtë gjë nuk e kisha provuar dhe me të vërtetë që jam ndjerë shumë e vlerësuar. I falenderoj të gjithë ata që kanë qenë të pranishëm atë natë pasi më kanë bërë të ndihem vërtet shumë mirë.
Ndërkohë përmendët që fillimet tuaja kanë qenë 5 vjet më parë. E kishit parashikuar këtë sukses, këtë famë?
Jo, absolutisht. Çdo gjë bëhet me një pasion të madh, me një qëllim të caktuar, por ama asnjëherë nuk i dihet fundi dhe rezultati. Mendoj që kam arritur shumë me punën që kam bërë, jo vetëm sigurisht, bashkë me Florin, me muzikën që kemi bërë, mendoj që jam duke lënë hapat e para në karrierën time që mendoj se do të jetë shumë e gjatë.
Kthehemi tek dy sukseset e fundit që janë dy këngë mjaft interesante të kthyera dhe në hite. Cilën do të veçoje prej tyre dhe na thuaj diçka rreth mënyrës se si ato janë pritur tek publiku?
“A ke ti zemër” dhe “Mamani nejen” janë dy këngë mendoj aq sa të njëjta edhe të ndryshme. “A ke ti zemër” doli në fund të korrikut, doli pak vonë për verën, por ama e kapi verën në kohë rekord, më mirë se aq nuk bëhet. Ka pasur sukses shumë të madh sidomos në Kosovë, edhe në Shqipëri gjithashtu është pëlqyer shumë. Më pas erdhi “Mamani nejen”, më duhet të bëj një përkthim të vogël këtu se më kanë pyetur shumë fansa në dialektin tonë do të thotë “Ma mbani mbrëmjen”, digjeni mbrëmjen sa më shumë të mundeni. Kjo këngë është realizuar në dialektin kosovar për arsye se tekstin e ka bërë një rreper kosovar, i njëjti që këndon me mua, Fugaa, kështu që vendosi ai për titullin e këngës.
Në koncertet tuaja cila këngë pëlqehet aktualisht më shumë? Kë kërkojnë më shumë njerëzit, kë këndojnë ata bashkë me ju?
Po ata që janë shumë të dashuruar kërkojnë “A ke ti zemër”. Duke qenë së “A ke ti zemër” ka dalë më parë se “Mamani nejen” është më e dëgjuar dhe njerëzit reagojnë më shumë. Por, për të pëlqyer më shumë, pëlqejnë “Mamani nejen”, sepse në fakt për të është punuar më shumë me imazhin, me këngën, me stilin, me gjithçka, ka më shumë punë aty dhe mendoj që ajo ka shkëlqyer shumë shumë mirë.
Në fakt kjo gjë duket më së miri edhe në komentet e fansave në internet të cilët e krahasojnë nivelin e këngës me këngët europiane. Si ndiheni përë këtë cilësim?
Më vjen shumë mirë, në rradhë të parë më vjen mirë që punët e Florit, janë në nivele jo vetëm evropiane, por edhe më lart mendoj se janë në nivele botërore. Vërtet muzika e tij është për t’u admiruar dhe gjithmonë e më shumë bën përshtypje stili i tij. Një ndër to, për të cilat unë jam krenare dhe e nxjerr si të thuash më në pah këtë stil jam unë dhe më vjen vërtetë shumë shumë mirë për këtë gjë. Vërtet ka një pjesë të publikut që arrin të kuptojë se në Shqipëri po bëhet vërtetë muzikë e mirë.
Ndërkohë këngët përgjithësisht janë bërë hite. Vetë kë veçon Elvana, kë ka të preferuarën e saj?
Nga këngët e mia? Bobobobo…është e pamundur që t’i ndaj. Domethënë secila nga ato ka bukurinë e vetë, unë tek secila prej tyre kam derdhur pak dashuri, i kam kënduar me shumë dëshirë, kështu që s’mund të ndaj asnjërën prej tyre. Për mua janë të gjitha shumë të bukura. Mos të them më të bukurat.
Elvana ju kishit parashikuar edhe një këngë që u lançua edhe në media, një këngë që do të ishte shumë e gjatë, do të ishin 2 këngë brenda. Si shkoi puna për të?
Është e vërtetë që patëm disa probleme gjatë rrugës, ishte një punë shumë e madhe dhe natyrisht që kërkonte shumë kohë. Kërkonte më shumë kohë seç ne menduam, absolutisht që projekti vazhdon duke u punuar, xhirimet janë mbyllur, tashmë do të kaloj në produksionin “Entermedia” për t’u rishikuar edhe njëherë dhe besoj që do të jetë gati, në fillim të tetorit mendoj që do të jetë në transmetim.
Një pyetje për profesionin tuaj që pak njerëz e njohin. Ju sapo jeni diplomuar për regji, sa pranë dhe sa larg e sheh të ardhmen si regjisore Elvana?
Jam diplomuar për regjisurë teatri, është e vërtetë. Mendoj që do merrem goxha me të, sepse ka qenë një nga pasionet e mia të hershme absolutisht, dhe shfaqja e diplomës më ka dhënë një mbështetja akoma edhe më të madhe për të vazhduar këtë rrugë, sepse rezultoi një shfaqje shumë e suksesshme, ishte një monodramë, një bashkëpunim me aktoren e mrekullueshme Valbona Imami. E falenderoj për këtë mbështetje që më dha në këtë projekt, pasi neve ishin dy studente, sepse unë diplomën se kam realizuar vetëm, së bashku me Jonida Vokshin që është mikesha ime dhe personazh shumë i njohur sigurisht. Mendoj që do merrem me këtë fushë, momentalisht unë i kam dhënë më shumë rëndësi muzikës sepse jam në momentin tim më të mirë dhe nuk mund ta lë pas dore, por kjo nuk do të thotë që unë s’do të merrem me regjisurën, do të gjej kohën më të përshtatshme dhe do merrem me të. Mendoj që do realizoj një projekt të ri, një shfaqje të re, jam duke zgjedhur midis 2-3 pjesëve, por diçka konkretisht nuk mund të them, megjithatë mund të filloj punën nga muaji shkurt ose mars, mbasi ka rënë ai vrulli i koncerteve që fillon tani në tetor.
Nga një sezon koncertesh në një tjetër. Klipe të reja, do të pulikoni ndonjë album apo s’është një projekt që është në axhendën tuaj?
Albumi ka tre vjet që po punohet dhe mendoj që do të jetë një album shumë i mirë, shumë i arrirë, sepse jo vetëm për faktin që kemi tre vjet por, kemi zgjedhur shumë këngë, kemi hequr shumë këngë, kemi punuar shumë këngë, këngët që janë në album janë punuar shumë herë, më shumë se 2-3 herë. Është punuar me detaj çdo këngë dhe absolutisht që të gjitha ato këngë, por dhe këngë të tjera që nuk janë lanncuar, do të përmblidhen në një album, në albumin tim të dytë që me kismet sepse nuk them më datë, se asnjëherë nuk i dihet, por mendoj që këtë vit, brenda këtij viti absolutisht do ta dalë. Ne jemi gati, dy këngë janë lançuar, dy të tjera priten të dalin edhe 6 të tjera që nuk janë lançuar do të përmblidhen brenda në album, kështu që mendoj se brenda këtij viti të gjithë fansat më në fund do të kenë albumin tim të dytë.
Ju urojmë suksese ndërkohë Elvana vetë, kë këngëtare ka të preferuar aktualisht në botë?
Atë këngëtare që kam pasur gjithmonë. Beyonce më frymëzon shumë me vokalin e saj, teknikat e saj, mund të them që është një divë që duhet pasur parasysh si pikë referimi jo vetëm për imazhin që ajo përcjell, apo për modën që bën me stilin e saj, por të paktën unë që e vogël kam parë diçka tjetër tek ajo, kam parë vokalin, teknikat e zërit që gjithmonë vijnë ndryshe në këngët e saj dhe kjo gjë më ka bërë shumë shumë për vete dhe këtë gjë jam munduar ta transmetoj edhe në këngët e mia, që të kem gjithmonë diçka ndryshe për të treguar nga vokali im tek këngët e mia.
Ç’mendoni për Lady Gaga?
Për Lady Gaga mëndoj që është një këngëtare me vokal shumë të mirë edhe ajo, edhe tek ajo fillimisht këtë gjë kam vlerësuar. Mendoj që ka bërë një revolucion të jashtëzakonshëm, por që kohët e fundit e kam parë që është ekzagjeruar shumë. Mendoj që është një imazh që i kaloi kufijtë, mendoj që nuk ka asnjë njeri në botë që mund të marrë diçka nga ajo, diçka të mirë, sepse mendoj që çdo klip i saj, nuk përcjell diçka të mirë, nuk përcjell një mesazh të mirë dhe për këtë më vjen shumë shumë keq.
Ndërsa fansat e tu janë të kënaqur me këngët e tua, me hitet e tua gjatë kësaj vere, vetë Elvana kë nga këngët e kësaj vere ka pëlqyer më shumë?
Më ka pëlqyer hiti absolut, dhe më ka bërë përshtypje sepse është realisht hiti më absolut i të gjitha kohërave dhe që ka më shumë klikime në mbarë historinë e youtube nga këngëtarët e shqipërisë, që është Aurela Gaçe dhe Marseli. Ka qenë një hit shumë i madh dhe më është bërë shumë qejfi, sepse kënga ka qenë shumë e bukur, Aurela dihet divë e muzikës shqiptare, Marseli gjithashtu me mënyrën e tij të kënduarit bëri për vete venat e mbarë shqiptarëve, por që ka qenë një këngë shumë e suksesshme më ka pëlqyer shumë. Ka pasur edhe këngë të tjera shumë verore, këtë vit më ka bërë përshtypje sepse ka pasur vërtetë shumë më shumë hite se sa vjet. Këngëtarët domethënë kanë marrë shumë më shumë energji dhe forca për të sjellë muzikë të bukur dhe më bëhet qejfi uroj të jetë kështu edhe vitin tjetër

Snow
Co Administrator
Co Administrator

Numri i postimeve : 151
Join date : 13/09/2010

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi