www.shpirti.albanianforum.net


Join the forum, it's quick and easy

www.shpirti.albanianforum.net
www.shpirti.albanianforum.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» A mund te beni seks me nje te panjohur?
Historia e Popullit Shqipetare EmptyWed Jan 30, 2013 11:23 pm nga koti003@hotmail.com

» Nje pershendetje per Antaret e Rinj
Historia e Popullit Shqipetare EmptyWed Jan 30, 2013 11:21 pm nga koti003@hotmail.com

» Si Mendon Munte Duash Dy Njerez Ne Nje Kohe ?
Historia e Popullit Shqipetare EmptyMon Jul 16, 2012 10:23 pm nga ariani

» A mund ti ket te gjitha nje Femer?
Historia e Popullit Shqipetare EmptyMon Jul 16, 2012 10:22 pm nga ariani

» Pergjigjuni duke ber dhe nje pyetje ne vazhdim
Historia e Popullit Shqipetare EmptyMon Jul 16, 2012 10:19 pm nga ariani

» fraza poezi anglisht
Historia e Popullit Shqipetare EmptyFri Jul 13, 2012 11:25 pm nga ariani

» Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :)
Historia e Popullit Shqipetare EmptyTue Jun 19, 2012 5:33 am nga ariani

» pershendetje kur hyni dhe dilni nga forumi
Historia e Popullit Shqipetare EmptyMon Jun 18, 2012 9:10 am nga ariani

» A E NJIHNI E KENI NDJER DASHURIN E VERTET???NESE PO...SI E KUPTONIE DINI QE ESHTE AJO DASHURIA E VERTET???
Historia e Popullit Shqipetare EmptyThu Mar 03, 2011 3:56 pm nga r_3

Shtypi i Shkruar
Menu Shpirti.net
March 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar


Historia e Popullit Shqipetare

2 posters

Shko poshtë

Historia e Popullit Shqipetare Empty Historia e Popullit Shqipetare

Mesazh  Anxhela Sun Sep 12, 2010 11:41 pm

Në vitin 1959 u botua në Tiranë vëllimi i parë i Historisë së Shqipërisë, i cili, së bashku mevëllimin e dytë, që doli më 1965, përbën veprën e parë shkencore përgjithësuese përHistorinë e Shqipërisë, të hartuar nga një grup autorësh.Historia e lashtë (Ilirët) përbënte pjesën e parë të vëllimit të parë të botimit të vitit 1959. Ajoshërbeu si bazë për hartimin e tekstit të ri të Historisë së Shqipërisë që u përgatit dhe u botuasi maket për diskutim në vitin 1973. Pjesa e parë e vëllimit të parë të këtij botimi të ri (1973)përfshinte periudhën e historisë së lashtë, nga fillimet e shoqërisë njerëzore e deri në fillimete mesjetës së hershme shqiptare. Ajo u përgatit nga prof. Selim Islami (redaktor përgjegjës),prof. dr. Muzafer Korkuti, prof. Frano Prendi dhe prof. dr. Skënder Anamali. Në vitin 1977,historia e lashtë u botua e ripunuar dhe e plotësuar me të dhëna të reja nga këta autorë, nëformë dispense, për përdorim të brendshëm. Kytekst, me pak shkurtime, u botua edhe nëfrëngjisht më 1985 si vëllim më vete, për t’u shfrytëzuar nga studiuesit dhe nga lexuesit ehuaj, me titullin Les Illyriens - Aperçu historique, Tirana, 1985.Pjesa e parë, Ilirët, që përfshihet në këtë botim të ri (vëllimi i parë), është mbështetur nëvariantet e vitit 1977 dhe 1985, por të ripunuara dhe të plotësuara prej të njëjtit grupautorësh:Krerët I dhe II janë hartuar nga prof. dr. Muzafer Korkuti.Krerët III dhe V janë hartuar nga prof. Selim Islami.Kreu IV është hartuar nga prof. Frano Prendi.Krerët VI, VII dhe VIII janë hartuar nga prof. dr. Skënder Anamali.Prof. dr. Edi Shukriu ka shkruar në pjesën Mbretëria Dardane (Kreu VI) sythet:Territori,popullsia e kultura dhe Dardania paraurbane.Përgatitja për botim (redaktimi) e pjesës Ilirët, me ndryshimet përkatëse u bë nga prof. dr.Muzafer Korkuti.
Anxhela
Anxhela
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 184
Join date : 11/09/2010
Age : 41

https://shpirti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Popullit Shqipetare Empty Re: Historia e Popullit Shqipetare

Mesazh  Anxhela Sun Sep 12, 2010 11:43 pm

Rilindja Kombetare dhe veeorite e saj dalluese
Zhvillimi ekonomik dhe shoqeror i Shqiperise gjate shek. XIX - fillimi i shek XX
Levizja Kombetare Shqiptare ne vitet 30-70 shek XIX
Mendimi Politik dhe Kultura Kombetare ne vitet 50-70 te shek. XIX
Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878 - 1881)
Zhvillimi i Levizjes Kombetare ne Shqiperi ne vitet 1882 - 1895
Ngritja e Levizjes Kombetare ne vitet. Lidhja Shqiptare e Pejes (1899-1900)
Rritja e Levizjes Kombetare ne Shqiperi ne vitet 1901-1908
Zhvillimi i Ideologjise dhe i Kultures se Rilindjes Kombetare, (vitet 80 te shek. XIX - 1912)
Levizja Politike Kulturore ne Shqiperi pas shpalljes se Kushtetutes Turke (1908 e 1910)
Kryengritja e Kosoves e vitit 1910
Kryengritja ne malesine e Mbishkodres (1911)
Kryengritja e Pergjithshme e vitit 1912.
Shpallja e Pavaresise se Shqiperise


P A R A T H e N I E

Rilindja Kombetare Shqiptare, se ciles i kushtohet vellimi i dyte i Historise se Popullit Shqiptar, eshte shkruar nga keta autore:
Kreu I eshte shkruar nga prof. Stefanaq Pollo dhe eshte ripunuar e eshte plotesuar nga prof. dr. Kristaq Prifti.
Kreu II eshte shkruar nga prof. dr. Kristo Frasheri.
Kreu III/1 e 2 jane shkruar nga prof. dr. Petrika Thengjilli. Pjesa Kryengritja e vitit 1847 ne Shqiperine e Jugut e Kreut III/2 eshte shkruar nga prof. Aleks Buda.
Kreu III/3, 4 e 5 dhe Kreu IV jane shkruar nga prof. Aleks Buda.
Kreu V eshte shkruar nga prof. dr. Kristo Frasheri.
Kreu VI eshte shkruar nga prof. dr. Hysni Myzyri.
Kreret VII e VIII jane shkruar nga prof. dr. Kristaq Prifti.
Kreu IX/1 eshte shkruar nga keta autore: Pashko Vasa (1825-1892) nga prof. dr. Jorgo Bulo; Sami Frasheri (1850-1904) nga prof. Zija Xholi; Shtypi nga prof. dr. Kristaq Prifti; Levrimi i gjuhes shqipe dhe perhapja e shkrimit shqip nga prof. Shaban Demiraj dhe prof. dr. Kristaq Prifti.
Kreu IX/2 eshte shkruar nga keta autore: Letersia nga prof. dr. Jorgo Bulo; Folklori dhe folkloristika nga prof. dr. Agron Xhangolli; Artet figurative nga prof. dr. Dhorka Dhamo; Teatri dhe muzika nga prof. dr. Josif Papagjoni.
Kreu X eshte shkruar nga prof. dr. Kristaq Prifti.
Kreret XI, XII e XIII jane shkruar nga prof. dr. Gazmend Shpuza.
Kreu XIV eshte shkruar nga prof. Stefanaq Pollo dhe eshte plotesuar nga prof. dr. Kristaq Prifti.
Redaktimi shkencor i vellimit te dyte eshte bere nga prof. dr. Kristaq Prifti.
Ne hartimin e ketij vellimi eshte pasur parasysh botimi Historia e Shqiperise, vellimi i dyte, Tirane, 1984.
Anxhela
Anxhela
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 184
Join date : 11/09/2010
Age : 41

https://shpirti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Popullit Shqipetare Empty Re: Historia e Popullit Shqipetare

Mesazh  Anxhela Sun Sep 12, 2010 11:44 pm

K R E U I

ZHVILLIMI EKONOMIK I TOKAVE SHQIPTARE
(SHEK. XVI - MESI I SHEK. XVIII)

1. VENDOSJA E PLOTE E SISTEMIT TE TIMARIT NE SHQIPERI.
FORMAT E PRONESISE

Vendosja e sistemit te timarit.
Ndarja administrative (shek. XVI-XVII)
Zgjerimi i Perandorise Osmane, pas pushtimeve te realizuara ne shek. XV, beri te nevojshem ndryshimin e organizimit te saj shteteror. Per ta vene ate mbi baza me te qendrueshme administrative e juridike, gjate mbreterimit te sulltan Sulejmanit II (1520-1566), te njohur me emrin Ligjvenesi (kanuniu), u krye nje organizim i ri i shtetit dhe u rishikuan e u plotesuan ligjet ekzistuese me urdheresa te tjera ne pershtatje me kushtet e reja, me synim qe te arrihej ne radhe te pare centralizimi i pushtetit ne duart e sulltanit.
Ne perfundim te ketij riorganizimi, territoret e gjithe perandorise u ndane ne 32 ejalete, qe ishin njesi me te vogla administrative. Ne krye te edo ejaleti kishte nje bejlerbej. Krahinat e Gadishullit Ballkanik u perfshine ne tri ejalete: ejaleti i Bosnjes ne veri te gadishullit, ejaleti i Rumelise ne qender dhe ejaleti i Detit ne ishujt e detit Egje dhe ne nje pjese te bregdetit jugor. edo ejalet u nda ne nje numer sanxhakesh.
Territoret e Shqiperise benin pjese ne ejaletin e Rumelise. Ato u ndane ne disa sanxhake. Numri, shtrirja dhe emertimi i tyre ka ndryshuar here pas here. Sanxhakut te Shkodres, te cilit me 1499 i ishin shtuar krahina te Malit te Zi dhe ne fillim te shek. XVI edhe krahina te Rrafshit te Dukagjinit, iu shkeput krahina e Gjakoves, qe i kaloi sanxhakut te Dukagjinit; sanxhakut te Vlores iu shkeputen krahinat e Delvines dhe te eamerise, me te cilat u krijua sanxhaku i Delvines. Sanxhaket e Elbasanit, te Ohrit, te Dukagjinit, te Prizrenit, te Vueiternes, te Shkupit dhe te Janines mbeten sie ishin me pare. Ne filim te shek. XVI sanxhaku i Manastirit fitoi nje rendesi te veeante, sepse selia e bejlerbeut te Rumelise u zhvendos nga Shkupi ne Manastir, prandaj ai njihet edhe me emrin pashasanxhaku i Manastirit.
edo sanxhak ishte nje unitet administrativ e ushtarak qe perfshinte timaret, ziametet dhe forcat e tyre ushtarake perkatese. Sanxhake u ndane ne njesi me te vogla, te cilat u quajten kaza, kurse keto te fundit u ndane ne nahije. Ne edo sanxhak kishte nje mekembes te sanxhakbeut (myteselim) dhe komandant te spahinjve (allaj-bej), kurse ne edo kaza nje gjykates (kadi) qe varej drejtperdrejt nga sulltani. Pervee ketyre pati edhe funksionare te tjere te nje rendesie me te vogel neper nahijet. Shumica derrmuese e funksionareve, ashtu si dhe shumica e feudaleve, ishin me origjine shqiptare. Numri i tyre tashme ishte rritur. Ndersa nje pjese e tyre vinte nga radhet e klases feudale para pushtimit, pjesa tjeter, qe perbente shumicen, vinte nga radhet e ushtarakeve te shquar ne lufte ose te femijeve te rritur neper shkollat e korpuset jenieere. Kishte mbetur ndonje sasi e vogel spahinjsh turq, te cilet me vone u larguan ose u asimiluan, sikurse ndodhi me kolonet turq te sjelle ne Koxhaxhik, Elbasan, Kruje etj.
Me organizimin e ri, osmanet i copezuan se tepermi trojet shqiptare, duke u dhene njesive ushtarake e administrative shqiptare nje shtrirje territoriale me te vogel ne krahasim me sanxhaket e tjere te Rumelise. Disa prej tyre, pervee popullsise mbizoteruese shqiptare perfshinin edhe pakica malazeze, serbe e maqedone.
Gjate mbreterimit te Sulejman Ligjvenesit, juriskonsultet osmane perpunuan, si per te gjithe sanxhaket e tjere te perandorise, edhe per ata shqiptare, nga nje kanuname te veeante. Kanunameja me e vjeter nga ato qe jane ruajtur e qe njihet deri me sot, eshte ajo e sanxhakut te Shkodres (1529). Kanuname te veeanta paten edhe sanxhaket e Vlores, te Elbasanit, te Prizrenit, te Ohrit, te Vueiternes. Burimin e tyre kanunamete e kishin gjithnje te eLigji i Sheriatite (ligji i shenjte) dhe ne menyre te veeante te Kurani, qe ishte nje fare kushtetute e perjetshme e perandorise se osmaneve. Por ne hartimin e tyre jane marre parasysh edhe kushtet shoqerore-ekonomike te edo sanxhaku, si dhe traditat dokesore te trasheguara nga shekujt e kaluar. Kanunamete e sanxhakeve shqiptare ligjeruan gjendjen e pronesise tokesore, poziten e spahinjve ndaj shtetit e rajave, detyrimet fiskale dhe detyrimet e tjera te popullsise shqiptare. Kanunamete permbanin gjithashtu dispozita te ndryshme mbi rregullimin ushtarako-politik te sanxhakeve, mbi emimet e prodhimeve bujqesore, mbi regjimin doganor etj.
Ne fillim keto kanuname kishin mjaft mungesa, por kohe pas kohe ato u plotesuan me dekrete (fermane) dhe me vendime (fetva), sidomos me fetvate e kryetarit te fese islame, Ebusudit, i cili ishte figura kryesore ne perpilimin e kanunameve. Me vone u hartuan kanumame te reja me te plota. Kanunameja e dyte e Shkodres u perpilua afersisht gjysme shekulli me vone nga e para.
Pervee kanunameve te sanxhakeve dhe te shtesave te mevonshme, kadileret kishin per udheheqje ne punet e tyre edhe kanunamene qendrore te njohur me emrin eKanunameja e sulltan Sulejmanite, qe u kodifikua pas mesit te shek. XVI. Kjo permblidhte dispozitat themeltare te regjimit feudalo-ushtarak dhe te marredhenieve shoqerore-ekonomike te krejt Perandorise Osmane.
Kanunamete e sanxhakeve shqiptare kishin te perbashketa normat kryesore te regjimit feudal-ushtarak. Ne mjaft raste, ato kishin ndryshime nga njera-tjetra dhe pasqyronin shkallen jo te barabarte te zhvillimit ekonomik e shoqeror te popullsise qe jetonte ne secilin sanxhak.
Ne vitin 1506 u be nje regjistrim i pergjithshem i te gjitha tokave shqiptare. Ato u perfshine ne dy zona te medha. Ne njeren zone benin pjese tokat, ku ishte zbatuar sistemi i timarit. Kjo quhej ndryshe zona e se dhjetes (yshyrit), kurse zona tjeter perfshinte krahinat malore te vetqeverisura, ku nuk u zbatua sistemi i timarit. Ato i jepnin pushtetit qendror nje takse (harae) fikse, prandaj quheshin zona e haraeit.
Zona e timarit ishte e shtrire ne pjesen me te madhe te tokave shqiptare. Si ne gjithe Gadishullin Ballkanik, dhe ne shumicen e viseve te tjera te Perandorise Osmane, gjithe toka ishte shpallur etoke shteteroree (erazi mirie). Megjithate, pronesia mbi token, qe i perkiste shtetit osman edhe ne Shqiperi, pati tri forma te ndryshme: tokat shteterore qe zinin siperfaqen me te madhe te vendit dhe perbenin bazen e sistemit te timareve, tokat ne zoterim privat (erazi mylk) qe zoteroheshin nga pjesetare te aristokracise feudale dhe tokat vakef (erazi vakf), qe ishin prone e institucioneve fetare myslimane.
Pjesa me e madhe dhe me e rendesishme e tokave shqiptare i perkiste formes se tokave shteterore. Keto perbenin fondin e tokave te perfshira ne sistemin e timarit, ne disa kategori: ne radhe te pare, benin pjese tokat e punueshme, arat, livadhet ne zoterim te fshatareve. Tipar dallues i ketyre tokave (rajatike) ishte fakti se fshataret qe i zoteronin ato, ishin te detyruar tei shlyenin nje varg detyrimesh, si spahiut dhe shtetit. Legjislacioni nuk lejonte ndryshimin e statusit te tyre dhe ruante dallimin fetar midis bashtines dhe eifligut. Ne rast se nje mysliman merrte nje bashtine, i shlyente detyrimet si i krishtere.
Pervee tokave rajatike kishte edhe disa toka jorajatike: truallishtet (mezra) ishin toka djerr te fshatrave, dikur te banuara, por qe ishin braktisur nga popullsia. Ato mund te punoheshin e te mbilleshin nga fshatrat fqinje. Prej tyre merrej vetem e dhjeta e prodhimeve bujqesore. Spahiu kishte te drejte tei jepte me tapi dhe taksen e tapise e merrte shteti. Punimi i tyre mund te behej edhe nga fshatare te ardhur. Sipas regjistrit te vitit 1520, fshati Levan i Vogel ne regjistrimin e vjeter figuronte truallishte, por fshataret qe erdhen nga viset perreth, u vendosen aty me banim dhe e punonin token, duke i shlyer te dhjeten te zotit te tokes. Krahas truallishteve ishin tokat e perbashketa (mysha), toka te papunuara, te ndodhura midis fshatrave me kufij te papercaktuar dhe ne perdorim te perbashket te tyre. Punimi dhe mbjellja e tyre kushtezohej me pagimin e se dhjetes. Nje kategori tjeter tokash jorajatike ishin tokat e hapura rishtas (zemin e tarlla), prej vendeve djerr, pyjesh, vendesh malore, te cilat me kalimin e kohes nga nje regjistrim ne tjetrin, punoheshin e mbilleshin. Spahiu kishte te drejte tei jepte me tapi qe te punoheshin. Te njejtin status kishte toka djerr brenda timareve te lena si kullota dimerore dhe verore. Spahiu kishte te drejte te vilte taksen per dimerimin dhe verimin e bagetive nga fshataret e jashtem qe sillnin bagetite per kullotje, por jo nga fshataret e fshatit ku ndodhej kullota. Ne periferi te qyteteve tokat nuk ishin private, por as toka rajatike. Perreth qyteteve kishte mjaft eifligje te ngarkuara vetem me te dhjeten dhe taksen e kashtes. Nje kategori me vete perbenin tokat e dhena ne zoterimin e personave te ngarkuar me sherbime ushtarake ne lufte, ne prapavije ose me sherbime administrative. Keto u jepeshin si bashtina ose eifligje vojnukeve, stalliereve, rritesve te shpeseve te gjuetise (doganxhinj), ruajtesve te grykave te rrugeve (derbendxhinj), pjesetareve te korpusit ushtarak te kaloresve (myselem) dhe te kembesoreve. Tokat ushtarake trashegoheshin dhe ishin falur nga e dhjeta, xhizja, taksat e jashtezakonshme shteterore dhe nga edo detyrim tjeter kundrejt sherbimit ushtarak. Me kalimin e kohes kjo kategori sa vinte e zvogelohej. Keshtu me 1506 ne sanxhakun e Vlores kishte 229 shtepi vojnukesh qe ishin kthyer ne raja. Me 1593 numri i vojnukeve ne kete sanxhak numerohej me gishta. Ne kategorine e tokave shteterore benin pjese edhe tokat ne zoterim personal te spahinjve (hasa-eiflig).
Toka shteterore u nda ne zoterime te veeanta, te cilat ne varesi nga shuma e te ardhurave qe jepnin, u quajten has, ziamet dhe timar. Te ardhurat vjetore maksimale te hasit qe u jepeshin pjesetareve te aristokracise feudale (sulltanit, vezireve, bejlerbejve, sanxhakbejve), i kapercenin te 100 000 akeet, te ziametit deri ne 99 999 akee, kurse te ardhurat e timarit, qe u jepeshin zakonisht feudaleve te vegjel nuk i kapercenin te 19 999 akeet.
Numri i zoterimeve ne tokat shqiptare u rrit krahas me zgjerimin dhe me forcimin e pushtetit osman ne krahinat e mbetura ende jashte administrates se tij. Sipas regjistrimit te vitit 1431, ne Sanxhakun Shqiptar kishte 471 timare, kurse me regjistrimin e kryer ne vitin 1533, vetem ne sanxhaket e Shkodres, te Vlores, te Ohrit, te Elbasanit, te Vueiternes dhe te Prizrenit numri i timareve arriti ne 2 070.
Ne Shqiperi haset ne zoterim te sulltanit u formuan pas perfundimit te pushtimit te saj dhe me perforcimin e pushtetit osman ne vend. Sipas deshmive dokumentare ato ishin krijuar per here te pare ne sanxhakun e Shkodres, ne vitin 1485, pastaj nga fillimet e shek. XVI u duken ne te gjithe sanxhaket e tjere. Te ardhurat e tyre i kalonin thesarit shteteror dhe perdoreshin per te mbuluar shpenzimet e administrates qendrore te shtetit. Ne perputhje me kushtet ekonomike e politike te seciles treve, ato perfshinin zakonisht te ardhurat me te rendesishme te vendit qe vinin nga taksat e shitblerjes se mallrave ne tregjet kryesore, nga taksat doganore te skelave te Vlores, Durresit, Lezhes, Shkodres, qe ishin nyje kryesore te tranzitit tregtar me boten e jashtme, nga monopoli i kripes ne kriporet e bregdetit, nga peshkimi ne liqenet e Shkodres, Ohrit, ne grykat e lumenjve etj., nga minierat e Novoberdes, Janieves, Trepees, Prizrenit, Vlores dhe nga te ardhurat e nje numri qytetesh apo fshatrash. Vjelja e ketyre te ardhurave zakonisht behej me anen e sistemit te sipermarrjeve vjetore (mukata). Haset ishin mjaft te medha dhe zinin nje vend te konsiderueshem ne sasine e te ardhurave (te rentes) qe shkonin ne dobi te klases feudale. P.sh. ne vitet 30 te shek. XVI haset zinin 44,8% te ketyre te ardhurave dhe arrinin ne 10 649 730 akee. Te ardhurat e hasit te sulltanit ne Vlore vinin nga peshkimi, doganat, monopoli i kripes, nga taksa e dhenve ne sanxhaket e Vlores e te Elbasanit, dhe nga detyrimet spahiore te 26 fshatrave. Ne hasin perandorak ne Vueitern te ardhurat kryesore vinin nga minierat e Novoberdes e te Janieves, te punishtes per prerjen e monedhes, nga taksat e qytetareve dhe nga detyrimet spahiore te 290 fshatrave.
Hase te rendesishme zoteronin edhe vezire e bejlere, si Sinan Pasha ne sanxhakun e Vlores dhe Osman Pasha ne sanxhakun e Delvines etj. Sanxhakbejleret, si mbajtes te pushtetit ushtarak e civil ne krahinat e perfshira ne njesite administrative qe qeverisnin, zoteronin 8-9 hase te rendesishme qysh ne shek. XV. P.sh., hasi i sanxhakbeut te Shkodres me 1485 arrinte ne 389 912 akee. Ai perfshinte te ardhurat e qyteteve te Shkodres, te Drishtit, te Pejes si dhe 161 fshatra kryesisht ne Malesine e Madhe. Ne shek. XVI, haset e sanxhakbejlereve leviznin nga 200 000 deri ne 550 000 akee secili. Te ardhurat e haseve te funksionareve te larte arrinin ne fund te shek. XVI ne 2 593 998 akee, d.m.th., ne 10,4% te sasise se pergjithshme te te ardhurave nga detyrimet spahiore. Me i vogli ishte hasi i sanxhakut te Elbasanit (117 138 akee) dhe me i madhi ishte ai i Ohrit (383 450 akee). Vendin kryesor ne te ardhurat e ketyre haseve e zinin te ardhurat nga detyrimet spahiore, te vjela nga 260 fshatra.
Pjesa me e madhe e tokave dhe e popullsise ishte dhene ne ziamete dhe timare. Ne fillim te shek. XV kishte 30 timare e 837 ziamete me 3 352 000 akee, kurse ne fund te shek. XVI 212 ziamete dhe 2 043 timare me 15 500 000 akee. Sasia me e madhe e timareve dhe e ziameteve gjendej ne sanxhaket e Vlores, te Ohrit, te Vueiternes, ne viset e Rrafshit te Dukagjinit etj. Ziametet dhe timaret perfshinin pjesen me te madhe te te ardhurave (te rentes) te zoterimeve spahiore, 32% te shumes se pergjithshme. Gjate shek. XVII-XVIII numri i timareve dhe i ziameteve erdhi duke u zvogeluar, perkatesisht ne 2 043 e 93.
U pakesua me shume (gjate shek. XVII-XVIII) numri i ziameteve dhe me pak ai i timareve. Kjo dukuri deshmon per copetimin e ziameteve dhe rritjen e haseve. Edhe ne keta shekuj ruhej tradita e meparshme, sipas se ciles shumicen e timareve e perbenin timaret e vogla me te ardhura deri ne 3 000 akee. Keshtu timaret e vogla ne fillim te shek. XVII ne sanxhakun e Shkodres zinin 55% te numrit te pergjithshem, ne sanxhakun e Vueiternes 66% dhe ne ate te Elbasanit 64%. Vendin e dyte e zinin timaret me te ardhura 5 000-6 000 akee. Timaret dhe ziametet thuajse teresisht kishin te benin me token dhe fshatarin raja. Ato lidheshin me prodhimin bujqesor te nje vendbanimi te caktuar. Ziametet perfshinin disa fshatra te tera, kurse timaret fshatra te plota ose pjese fshatrash.
Timaret, ziametet dhe haset u jepeshin spahinjve kundrejt detyrimeve te caktuara ndaj pushtetit qendror. Timarliu ose zaimi e gezonte timarin apo ziametin me kusht qe me shpenzimet e veta, te shkonte ne lufte si kalores i armatosur nen urdhrat e sanxhakbeut sa here ta therriste sulltani. Timari, te ardhurat e te cilit ishin deri ne 3 000 akee qe nevojiteshin per shpenzimet e jeteses se spahiut, quhej ekellee timare, d.m.th., timar sa per nje shpate. Ne rast se te ardhurat e kalonin kete shume, atehere spahiu ishte i detyruar te eonte nje kalores te armatosur (xhebeli) per edo 3 000 akee me shume, ndersa zoteruesit e ziameteve e te haseve eonin nje kalores per edo 5 000 akee.
Kushtezimi i dhenies se zoterimit me sherbimin ne ushtri, i jepte sistemit te timareve ne fazen e pare te tij nje karakter te theksuar ushtarak. Kur sulltani, me ane te nje urdhri (fermani), kerkonte grumbullimin e forcave ushtarake, atehere te gjithe spahinjte se bashku me xhebelite, te armatosur dhe te pajisur per lufte me shpenzimet e tyre, paraqiteshin prane sanxhakbeut, i cili ishte i detyruar te shkonte me te gjitha forcat ushtarake te sanxhakut te vet prane bejlerbeut te Rumelise e te vihej nen urdhrat e tij. Ne qofte se spahinjte nuk i pergjigjeshin thirrjes per lufte, ata zhvisheshin nga feudet, te cilat u jepeshin personave te tjere. Ne kohe paqeje spahinjte ishin te detyruar te mos largoheshin nga vendet ku ndodhej zoterimi i tyre. Kur ata tregoheshin besnike dhe kryenin mire sherbimin ushtarak, shperbleheshin me zmadhimin e zoterimit dhe gezonin keshtu te ardhura me te medha. Ne kete menyre pushteti qendror ruajti disiplinen dhe gatishmerine luftarake te spahinjve dhe krijoi garancine per forcimin e zgjerimin e Perandorise Osmane.
Zoterimi i tokes, qe kishte per veeori sherbimin e detyrueshem ne ushtri ose ne administrate, ishte baza e gjithe sistemit te timareve. Ky sistem pronesie me kusht i siguronte pushtetit qendror nje ushtri te madhe e te interesuar per luftera pushtuese, si dhe nje aparat administrativ te pershtatur me nevojat e sundimit.
Zoterime u jepeshin edhe personave qe kryenin sherbime ne administraten qendrore ose lokale. Keshtu, p.sh., gjate shek. XV ne tokat shqiptare u ishin dhene timare kadilereve, shkruesve etj. Ne kete shekull, kur pozitat e pushtuesve nuk qene konsoliduar plotesisht, u ishin dhene timare edhe disa peshkopeve te krishtere. Edhe mitropolitit te Beratit dhe peshkopeve te Krujes, te Kanines e te eartallozit iu njohen ne fillim ne sanxhakun shqiptar si timare fshatrat qe zoteronin si metohe para pushtimit. Por, ne shek. XVI, kjo praktike u hoq. Tashme nuk kishin mbetur elemente te krishtere vendas ne gjirin e timarlinjve osmane, ashtu sie kishte pasur ne periudhen e lufterave te shek. XV. Per te ruajtur pozitat e veta ekonomike dhe politike, ish-pjesetaret e parise se vjeter feudale vendase kishin perqafuar fene e pushtuesit, islamin.
Zoterimi nuk ishte i perjetshem. Biri i spahiut mund te trashegonte zoterimin, vetem nese ai permbushte po ato detyrime qe kishte i ati ndaj sulltanit. Spahinjte nuk gezonin pronesine e plote mbi tokat e zoterimit, mbasi as mund tei shisnin dhe as mund tei dhuronin. Sipas juriskonsulteve osmane etoka miriee nuk ishte as e timarliut, as e atij qe punonte token, d.m.th., e fshatarit raja. Pronari i vertete i ketyre tokave ishte shteti osman. Rrjedhimisht spahiu konsiderohej vetem zoterues i tokes (sahibi erz). Duke qene pronar toke i kufizuar, edhe pushteti i tij mbi fshatarin raja ishte gjithashtu i kufizuar. Megjithese ne legjislacionin osman ai cilesohej edhe zoterues i rajave (sahibi reaya), ai nuk gezonte te drejten ta gjykonte vete fshatarin raja dhe nuk mund ta debonte ate nga toka po qe se ky permbushte detyrimet qe kerkonte ligji.
edo familje fshatare banuese ne nje feud kishte ngastren e tokes qe e punonte me pjesetaret e vet. Ngastrat qe u ndodhen ne duart e fshatareve te krishtere, u quajten si dhe me pare bashtina, kurse ato qe ishin ne perdorim te fshatareve myslimane u quajten eifligje (eift-nje pale, nje pende, ne kuptimin e nje toke qe mund te punohej me nje pende qe). Meqenese bashtinat dhe eifligjet ishin toke shteterore, fshatari gezonte mbi to vetem te drejten qe ta punonte dhe ta shfrytezonte kundrejt detyrimeve qe duhej te jepte. Fshatari gezonte disa te drejta te kufizuara, ai nuk mund te debohej nga toka prej spahiut po qe se e punonte dhe paguante detyrimet. Gjithashtu fshatari raja mund teia shiste te drejten e perdorimit te bashtines pa e copetuar ate, nje fshatari tjeter, por vetem me lejen e spahiut, te cilit me kete rast, bleresi duhej tei paguante taksen e tapise (resmi tapu). Kur fshatari nuk paguante rregullisht detyrimet e caktuara ose kur e linte token pa punuar me teper se tre vjet, spahiu kishte te drejte teia merrte token dhe teia jepte nje tjetri, duke i marre ketij taksen e tapise.
Fshatari raja gezonte te drejten e nje trashegimie te kufizuar mbi bashtinen apo eifligun e vet. Djali ose djemte e tij e trashegonin te drejten e punimit te tokes, por pa e pjesetuar ate. Ata nuk ishin te detyruar te nxirrnin tapi te re dhe te paguanin taksen e tapise. Te drejten e trashegimise e gezonin edhe te afermit e tjere te fshatarit raja (bijat, vellezerit, motrat), kur ky nuk linte trashegimtar mashkull, por ne kete rast trashegimia nuk ishte e lire, meqenese keta duhej te nxirrnin tapi te re dhe te paguanin taksen e tapise.
Pra, e drejta e pronesise se tokes mirie ishte e pjesetuar midis shtetit, qe ruante per vete te drejten e disponimit, dhe spahiut, qe gezonte te drejten e zoterimit, kurse fshatari kishte te drejten dhe detyren e punimit e te shfrytezimit.
Kjo pronesi solli si pasoje qe pushteti i spahiut ne pronen osmane te mos kishte pavaresi dhe imunitet te plote financiar, administrativ dhe gjyqesor.
Duke qene vazhdimisht nen kontrollin e organeve te pushtetit qendror, spahinjte ishin kufizuar te mblidhnin vetem te ardhurat e zoterimeve qe u perkisnin, sepse pushteti qendror i vilte te ardhurat e veta me anen e organeve te veeanta te tij.
Ne kategorine e tokave shteterore bente pjese edhe hasa-eifligu (ose hasa). Kjo ishte nje ngaster toke ne madhesine e nje bashtine qe brenda zoterimit te vet e mbante ne zoterim personal spahiu. Keto ngastra u jepeshin dhe u merreshin spahinjve se bashku me te. Ato nuk shiteshin si pronat ne zoterim privat.
Si ekonomi personale te spahinjve, hasa-eifligjet ishin te eliruara nga edo lloj detyrimi dhe taksa te zakonshme ose te jashtezakonshme shteterore.
Per punimin, mbjelljen etj., te ketyre ngastrave, spahinjte perdornin punen angari te fshatareve te timareve te tyre, dhenien me qira ose me gjysmatari. Ne shek. XV haset e eifligjet e spahinjve ishin zakonisht vreshta, kopshte, ullishte, peme frutore, mullinj etj. Ne shek. XVI numri i hasa-eifligjeve vjen e zvogelohet, meqenese spahiu ishte i lidhur me lufterat dhe shteti lejoi dhenien e tyre me tapi. Mbas nje shekulli zoterimet personale nuk permenden fare.

Tokat private (mylk) dhe te institucioneve fetare
Nje kategori te dyte te pronave tokesore nen sundimin osman e perbenin tokat ne pronesi private. Zakonisht fshataret kishin prane banesave te tyre nga nje siperfaqe te vogel toke, mbi te cilen gezonin pronesine e plote private dhe qe nuk e kalonte nje dynym. Ato ishin kryesisht kopshte, vreshta, ullishta etj. Prona private ishin edhe ndertesat (kasollet, plevicat e shtepite) dhe mullinjte. Keto prona mylk mund te shiteshin dhe te dhuroheshin nga pronaret e tyre pa kufizimet qe ekzistonin per tokat shteterore. Vetem ne rast se fshatari e humbiste token e bashtines ose largohej nga timari pa lejen e spahiut, atehere ky kishte te drejte te vinte dore mbi pronat e tij mylk.
Ne kategorine e pronave private mbi token, vendin kryesor e zinin zoterimet e dhena pergjithmone dhe te pakushtezuara me detyrimin ushtarak. Nga fondi i tokave shteterore, me ane te nje akti te veeante pronesimi (mylkname), sulltanet u dhuronin komandanteve te shquar te ushtrise ose funksionareve te larte te administrates, per merita te veeanta ndaj shtetit osman, fshatra ose krahina te tera ne forme mylku, te quajtura edhe mylqe tokesore. Pronaret e ketyre zoterimeve gezonin mbi to te gjitha te drejtat e nje prone te plote. Ata mund tei shisnin, teua linin trashegim pasardhesve te tyre, tei dhuronin ose tei kthenin ne prona institucionesh fetare myslimane.
Pronareve te mylqeve tokesore u ishte dhene e drejta te vilnin nga rajate jo vetem detyrimet qe nxirrte zakonisht edo spahi, por edhe nje pjese te atyre qe kalonin ne dobi te arkes shteterore. Veese me gjithe keto te drejta, sulltani kishte gjithmone pushtet teua merrte keto mylqe kur ta shihte te arsyeshme.
Mylket tokesore u shfaqen ne trojet shqiptare qysh nga fundi i shek. XIV, kur sulltan Murati I i dhuroi nje mylk te madh nje komandanti te shquar ne pushtimin e Rumelise, Evrenoz Beut. Ne kufijte e ketij mylku perfshihej edhe krahina e Bilishtit. Ato u shtuan ne fund te shek. XV dhe gjate shek. XVI. Keshtu, p.sh., me 1484 sulltan Bajaziti II i dhuroi si mylk ish-sanxhakbeut te Janines dhe dhendrrit te sulltan Mirahor Iljas beut, fshatrat Peshkopje (aty ku u shtri me vone qyteti i Korees), Panarit, Treske, Leshnje, Boboshtice dhe Vithkuq te krahines se Korees. Pronat mylk me te medha ne Shqiperi iu dhane nga sulltan Sulejman Ligjvenesi Mustafa Pashes (1523), njerit nga pinjollet e myslimanizuar te familjes se Dukagjineve. Ato perfshinin 33 fshatrat e nahijeve fqinje te Zadrimes dhe te Ragamit. Krahas mylqeve tokesore ndeshen edhe disa forma te tjera te pronesise private. Nje nga keto ishte mylku i dhene kundrejt dergimit te luftetareve (eshkinxhinj). Ne rast se ato nuk kryenin detyrimin merrej prodhimi i nje viti. Nje forme tjeter ishte eifligu mylk, i ngarkuar me sherbimin ushtarak. Tri eifligje te tilla ndeshen ne fillim te shek. XVII ne fshatrat Dushnik te Beratit, ne Zhezhare e ne Rizove te Shpatit. Pronat mylk ne trojet shqiptare zinin nje siperfaqe shume te vogel te tokes se punueshme ne krahasim me siperfaqen e tokes se shpallur shteterore dhe te ndare ne zoterime ushtarake e administrative si ne vendet e tjera te perandorise. Ne shek. XVI thuajse u nderpre praktika e dhurimit te mylqeve tokesore, kurse ato ekzistuese u shnderruan ne shumicen e tyre ne vakefe.
Ne truallin shqiptar gjendeshin edhe toka ne pronesi te institucioneve fetare myslimane (vakefe). Keto ishin prona te kategorise private, sepse perbeheshin nga toka te dhuruara prej sulltaneve ne forme mylku dhe nga toka mylk te dhuruara nga besimtaret. Ne vakefe u kthyen sie u tha me siper, edhe shumica e mylqeve tokesore qe gezonin feudalet e medhenj.
Tokat ne pronesi te institucioneve fetare myslimane ishin te paprekshme edhe nga vete sulltani. Per kete arsye, shumica e pronareve te mylqeve tokesore nuk ngurruan tei kthenin pronat e tyre te kesaj kategorie ne prona institucionesh fetare myslimane sipas rregullave te institucionit te vakefit, duke caktuar sipas vullnetit te tyre administratorin (myteveliun) dhe menyren e ndarjes se te ardhurave te kesaj prone. Duke perfituar nga keto rregulla, pronaret e ketyre mylqeve, pasi linin nje pjese te te ardhurave ne dobi te ndonje institucioni fetar, siguruan per vete dhe per trashegimtaret e tyre brez pas brezi pjesen tjeter te te ardhurave, si dhe te drejten e administrimit te pronave te veta. Ne kete menyre, ata iu shmangen rrezikut te konfiskimit nga ana e sulltanit.
Tokat e vakefuara nuk mund te shiteshin, te dhuroheshin ose te ktheheshin ne prona individuale. Tokat e para vakefe ne Shqiperi ndeshen nga fillimi i shek. XVI. Me 1505 Mirahor Iljas beu tokat e tij ne fshatrat Peshkopje, Vithkuq, Leshnje, Boboshtice etj., te kazase se Korees, i ktheu ne toka vakef. Ne kohen e sundimit te sulltan Sulejman Ligjvenesit u kthyen ne vakef edhe mylqet tokesore te Zadrimes dhe te Ragamit. Procesi i vakefimit vazhdoi edhe ne shekujt e mevonshem.
Me 1641 Arkitekt (mimar) Kasemi ktheu ne vakef eifligje, kullota dimerore, banja, eezma, mullinj ne sanxhaket e Vlores e te Elbasanit, pervee objekteve ne krahina te tjera te perandorise. Sheqere Pare, nje nga grate e oborrit perandorak, i ktheu ne vakef fshatrat Voskopoje e Podgorie te krahines se Korees, qe i ishin dhuruar si prone private (1647). Po ne kete kohe vakefit te Arkitekt Kasemit iu shtuan tri eifligjet mylk ne fshatrat Dushnik te Beratit dhe ne Zhezhare e Rizove te kazase se Shpatit.
Sipas kodeve osmane vakefet perbeheshin vetem prej pronash private, por ne shek. XVII-XVIII jane vakefuar edhe toka shteterore. Ne vitin 1678, Aishja, banore e fshatit Syzeze te Mallakastres, la vakef nje pjese te pasurise se saj te perbere prej nje shtepie perdhese, nje kopshti, nje vreshte, nje hambari dhe nje are ne madhesine qe punohej me nje pende qe, 15 koke bageti dhe gjysma e nje kullote. Keto vakefe vetem formen kishin te perbashket me vakefet e ngritura ne baze te sheriatit, prandaj Koei Beu, nga Mborja e Korees, i quan vakefe te paligjshme.

Marredheniet shoqerore
Ashtu si ne krejt perandorine, edhe ne Shqiperi shoqeria u nda ne klasen ushtarake dhe ne rajate. Tek ushtaraket perfshiheshin te gjithe ata qe ishin ne sherbim te drejtperdrejte te sulltanit dhe qe nuk merreshin me prodhimin. Sipas funksionit, ushtaraket ndaheshin ne njerez te shpates dhe te penes. Ne njerezit e penes perfshiheshin ulemate, kadileret, nepunesit e finances. Ne te shpates hynin ne radhe te pare zoteruesit e timareve, te ziameteve dhe haseve te lidhur me sherbimin ushtarak, zoteruesit e feudeve te lidhur me sherbime ne administraten shteterore, pronaret e mylqeve tokesore. Per te gjithe keta i perbashket ishte fakti se, si zoterues te tokes, ata gezonin te drejten te merrnin prej fshataresise nje pjese te te ardhurave.
Ne shek. XVI-XVII shtresa drejtuese ne rajonet e ish-principatave shqiptare, duke perjashtuar ndonje sanxhakbej, myfti apo kadi te derguar nga vise te tjera, ishte me prejardhje vendase. Per me teper, nje pjese e saj vinte nga radhet e fisnikerise shqiptare te parapushtimit, por tashme, pavaresisht nga kjo prejardhje, ajo ishte pjese e pandare e teresise se klases feudale osmane. Rol te rendesishem per kete ndryshim luajti edhe ndikimi i fese e i kultures turko-islame. Fakti se ne fillim te shek. XVI spahinjte e krishtere ishin shume te rralle, dhe se, pak me vone, ata u islamizuan qe te gjithe, tregon se integrimi i feudaleve me prejardhje shqiptare ne gjirin e klases osmane u be i plote qysh ne kete shekull. Ne trevat verilindore shqiptare te Rrafshit te Dukagjinit dhe te Kosoves struktura etnike e feudaleve pesoi ndryshime te thella. Si rrjedhim i pushtimit te ketyre trevave ne shek. XV, i vendosjes dhe i perforcimit te administrates shteterore osmane si dhe i shpronesimit te ish-shtreses sunduese ne to, u shkaterrua perfundimisht ish-aparati shteteror, kurse vete fisnikeria e meparshme, nje pjese e se ciles u asgjesua edhe fizikisht ne konfliktet luftarake, u zhduk si force e pavarur ekonomike dhe politike. Te 259 feudet qe u krijuan ne ato rajone ne vitin 1455, iu dhane ne zoterim pjesetareve te klases se re sunduese osmane. Ne kete force te re sunduese u integrua nje numer i kufizuar feudalesh te vegjel te krishtere. Ne fillimet e pushtimit shtresa e re sunduese perbehej ne shumicen e vet nga spahinj myslimane, kryesisht turq per nga kombesia, dhe nga feudale te islamizuar prej trevave te tjera ballkanike. Elementi shqiptar ne gjirin e saj, qe ishte i paket ne fillim, u shtua ne periudhen kalimtare nga shek. XV ne shek. XVI per te zene pak nga pak vendin kryesor. Ky fenomen u arrit nga elemente shqiptare, qe ishin vendas dhe jo nga elemente etnike serbe, sepse feudalet serbe ishin te ardhur dhe ndodheshin ne nje truall etnik te huaj. Pra, mbushja e klases feudale osmane me me shume elemente te dale nga gjiri i popullsise vendase shqiptare u krye ne trojet verilindore shqiptare, pikerisht ashtu sie u krye edhe ne rajonet e ish-principatave shqiptare. Edhe pushtuesit osmane ishin te interesuar per nje mbushje te tille nga elemente vendas, sepse keshtu siguronin nje mbeshtetje shoqerore vendase.
Ne gjirin e shtreses se re sunduese, ashtu si kudo ne perandori, e sidomos ne pjesen evropiane te saj, per shkak te vete sistemit feudal-ushtarak osman, u krye nje diferencim i theksuar. Ky diferencim vihet re qysh ne regjistrimin e vitit 1485 ne sanxhakun e Shkodres. Sipas ketij regjistrimi, masa e spahinjve te vegjel perfitonte vetem 1/4 e sasise se pergjithshme te detyrimeve te sanxhakut, kurse 3/4 e saj i ndanin sanxhakbeu dhe nje zaim. Ne kete faze te pare te pushtimit osmanet u mbeshteten me teper tek aristokracia feudale dhe te forca ushtarake qe nxirrte ajo, sesa te spahinjte timarlinj ende te pafuqishem dhe te pakte ne numer.
Ne Shqiperi ekzistonte edhe nje shtrese ushtarakesh qe, ne vend te rrogave, gezonin te ardhura deri ne 1 400 akee nga timare te vogla te quajtura etimar gjedike te leshuara ne emer te keshtjellave, te ardhurat e te cilave u ndaheshin pjesemarresve te garnizoneve te tyre. Keta ushtarake sherbenin sidomos ne objekte te fortifikuara malore.
Ne grupin e dyte hynin ata qe merreshin me prodhimin dhe qe shlyenin nje varg taksash. Ata njiheshin me emrin e pergjithshem raja. Me kete emer dallohej fshataresia e vendosur ne sistemin e timarit. Ajo kishte detyrime kundrejt spahiut dhe shtetit. Frytet e prodhimit te saj ndaheshin midis tyre. Nje kategori tjeter ishte fshataresia e varur drejtperdrejt nga pushteti qendror, si jyryket dhe vojnuket, zoterues te bashtinave te lira. Nje kategori e trete ishte fshataresia me origjine skllavi (gulame e ortakeinj) qe varej nga feudali. Pushteti qendror nuk kishte kompetenca mbi ta. Ligji nuk i konsideronte ata juridikisht te lire. Zakonisht ata punonin hasa-eifligun e spahiut, si dhe token qe u jepte spahiu se bashku me faren, dhe prodhimin e ndanin pergjysme (ortakeinj). Se fundi, ne sistemin e timarit ishte nje kategori fshatare e ngarkuar me disa detyra speciale nga pushteti qendror. Ndaj feudalit shlyente te gjitha detyrimet si gjithe fshataresia e vendosur nen timar, kurse shteti e kishte eliruar nga disa taksa. Midis ketyre kategorive te rajase kishte dallime rigoroze nga legjislacioni osman. Biri i rajase ishte raja. Ortakeinjte nuk mund te martoheshin me gra rajash, sepse femija konsiderohej raja.
Kufijte midis ketyre dy grupeve (ushtarake dhe raja) ishin te percaktuar qarte. Spahinjte qe nuk kryenin sherbimin ushtarak, humbisnin zoterimin dhe kalonin ne grupin e dyte, kurse kalimi nga grupi i dyte ne te parin behej shume rralle dhe me dekret te sulltanit.
Marredheniet midis spahinjve dhe fshatareve raja shqiptare u percaktuan jo vetem nga ligjet e shtetit osman, por edhe nga traditat qe ekzistonin ketu me pare. Ne shek. XV, kur institucionet feudale osmane ishin ne formim e siper, pushtuesit nuk ishin ne gjendje te ndryshonin njeheresh format e pronesise dhe marredheniet ekonomiko-shoqerore qe ishin konsakruar per shekuj me radhe. Kjo i detyroi ata qe tei merrnin parasysh dhe madje te pervetesonin te gjitha ato forma e institucione qe perputheshin me interesat e tyre. Nje institucion i tille ishte pronia, e cila kishte ngjashmeri ne disa drejtime me institucionin e timareve qe osmanet kerkonin te zbatonin pas pushtimit. Gjate shekullit te pare te pushtimit, ata ruajten ne disa zona masen dhe format e meparshme te shlyerjes se rentes feudale, me qellim qe te mos acarohej me tej qendresa e fshataresise. Ne nje pjese te krahines se Shkodres fshataresia fushore vazhdoi te shlyente detyrimet ne baze te sistemit proniar te dukatit e modit, kurse fshataresise malore te Mbishkodres dhe te Dukagjinit iu njoh e drejta e shlyerjes se rentes feudale, nje dukat per edo vater, sie ishte para pushtimit. Qe nga fillimi i shek. XVI fshataresia raja filloi te lidhej me token. Sipas kanunameve te sulltan Selimit I dhe te Sulejman Ligjvenesit, spahiu gezonte te drejten tei kthente te ikurit ne vendbanimet e tyre brenda nje periudhe 10-vjeeare, kur ishin vendosur ne qytete, dhe brenda nje periudhe 15-vjeeare, kur ishin vendosur ne fshatra. Detyrimi i fshatarit per te mos braktisur token e spahiun e vet dhe e drejta e ketij te fundit per te ndaluar largimet e fshatareve ishin kufizime te rendesishme per rajane. Ne kete periudhe tapia per fshatarin raja ishte nje akt ligjor, qe i sherbente mbajtesit si deshmi per te provuar te drejten e zoterimit per nje toke te caktuar, duke marre mbi vete te gjitha detyrimet mbi te. Ndersa per spahiun tapia shprehte te drejtat e tij mbi token e dhene ne zoterim dhe rrjedhimisht te drejten per te vjele detyrimet si zot i tokes. Tapia sherbente jo vetem si dokument zoterimi, por edhe si deshmi qe shprehte varesine e fshatarit raja ndaj spahiut e tokes. Ajo percaktonte lidhjen e fshatarit me token dhe detyrimet ndaj spahiut. Detyrimi per te punuar dhe mbjelle token nenkuptonte ne vetvete nje detyrim te fshatarit per te mos u larguar prej saj, per te qene i lidhur me te. Ai nuk mund ta linte token mbi tre vjet pa punuar. Kjo e lidhte ate me shume me token. Nje mase me rendesi qe e detyronte fshatarin shqiptar te punonte token dhe te mos largohej prej saj ishte taksa e pendeprishjes (eift-i bozan resmi). Kur fshatari braktiste token dhe merrej me nje veprimtari tjeter, ishte i detyruar te paguante barazvleren e se dhjetes dhe te takses se eiftit ne fillim 72 akee per edo mysliman dhe 87 akee per edo te krishtere. Gjate gjysmes se dyte te shek. XVI madhesia e saj u ngrit ne 330 akee per nje eiflig te plote dhe 150 akee per gjysme eifligu. Ajo mund te kerkohej per sa vjet qe toka mbetej pa punuar. Shuma nuk ishte e vogel, prandaj fshatari do te mendohej mire para se te largohej nga toka. Sipas disa fermaneve te viteve 1635-1636, rajate duhet te ktheheshin ne vendbanimet e perhershme ne rast se nuk kishin mbushur 40 vjet, kurse me vone nuk u mor parasysh as kjo kohe dhe fshataret mund te ktheheshin edhe pas kalimit te kesaj kohe. Keshtu fshatari shqiptar u lidh perfundimisht me token. Varesia e fshatarit ishte e dyfishte: nga toka dhe nga spahiu. Varesia kishte forma te reja. Ajo shprehej ne detyrimin per te punuar token, per te mos e braktisur ate, per te mos lejuar largimin e fshatarit, ne detyrimin e shlyer kur toka lihej pa punuar dhe ne taksat ndaj spahiut dhe shtetit. Megjithate varesia nuk arriti ne ate shkalle qe kishte arritur gjate mesjetes ne Evrope.

Detyrimet e fshataresise shqiptare
Fshataresia shqiptare, e perfshire ne sistemin e timareve, kishte nje varg detyrimesh qe kalonin ne dobi te spahiut dhe te shtetit osman.
Detyrimet ne dobi te spahinjve perfshinin pjesen me te rendesishme te detyrimeve te fshatarit raja. Ne keto detyrime perfshihej e dhjeta (yshyri) mbi prodhimet bujqesore te bashtines ose te eifligut te fshatarit raja. Ky detyrim vilej ne natyre ne masen nje pjese ne dhjete mbi grurin, elbin, thekren, bathet, thjerrezat, lirin, urovin, perimet, rrushin, vajin e ullirit, mjaltin, meshikezat e mendafshit etj.
Pervee se dhjetes spahiu i merrte fshatarit ne natyre edhe salarijen, qe ishte detyrimi mbi kashten e grurit, te elbit dhe te thekres. Kur salarija vilej bashke me te dhjeten, spahiu merrte nje ne tete pjese te prodhimeve bujqesore.
Fshatari paguante nje numer te madh detyrimesh qe lidheshin kryesisht me personin e spahiut, si zoterues i rajase. Me te rendesishmet e ketyre detyrimeve ishin taksat e rajallekut: ispenxha per te krishteret dhe taksa e eiftit dhe e eifligut per myslimanet.
Ispenxha vilej nga te krishteret e martuar ose jo, qe kishin arritur moshen e pjekurise, pavaresisht nese ishin apo nuk ishin pajisur me toke. Ne shek. XV-XVI, ispenxha vilej ne masen 25 akee, kurse ne shek. XVIII u ngrit ne 35 akee.
Fshataret raja te besimit mysliman, te cilet shfrytezonin nje sasi toke qe punohej me nje pende qe, paguanin taksen e eifligut ne masen 22 akee. Djali mysliman me teu martuar ishte i detyruar te jepte taksen e benakut. Ata qe kishin ne perdorim deri ne gjysme pende toke, paguanin 12 akee, kurse ata qe sekishin toke 6-9 akee. Djemte myslimane, qe kishin arritur moshen 20 vjee, por ishin te pamartuar, paguanin taksen e beqarit (myxhered) ne madhesine 6 akee. Madhesia e takses se pendes mbeti e pandryshuar. Edhe qytetaret myslimane qe kishin toke e paguanin kete takse. Meqenese ispenxha dhe taksa e eiftit lidheshin me personin e feudalit, ne rast se nje fshatar raja lejohej nga spahiu i vet te punonte toke ne timarin e nje spahiu tjeter, ketij i paguante te dhjeten dhe salarijen, kurse spahiut te vet i paguante taksen e rajallekut.
Ne te holla fshataret raja u paguanin spahinjve edhe nje varg te gjate detyrimesh te tjera. Ne rast se ne token e spahiut kishte ndonje mulli, ai merrte tatimin e mullirin. Me 1701 madhesia e tij ishte 30 akee nga mulliri qe punonte gjithe vitin dhe 15 akee nga ai qe punonte gjysmen e vitit.
Fshataresia shqiptare ishte e detyruar te paguante nje sasi te caktuar te hollash per edo mall te shitur e te blere si takse pazari (baxh-i pazar), taksat e peshimit dhe te matjes, taksat e doganes per mallrat e sjella nga jashte ose te nxjerra jashte vendit.
Pervee ketyre ajo shlyente nje varg taksash qe lidheshin me imunitetin financiar-administrativ te zoterimit osman. Ato permblidheshin me emertimin badihava e nijabet. Taksat me kryesore ishin ajo e marteses, gjoba per faje e delikte, taksa e tapise, e sendeve qe lene sklleverit e arratisur, e dhjeta e kullotes, e bejtylmalit etj. Sipas kanunameve te reja, ne qofte se nusja ishte bije myslimani, madhesia e takses se marteses qe dhendrri duhej tei jepte spahiut ishte 60 akee, ne rast se nusja ishte vejushe dhendrri duhej tei jepte po spahiut 30 akee. Kur nusja ishte bije jomyslimani, dhendrri jepte gjysmen e saj. Gjobat ishin ne varesi te fajit te bere, per shkelje te normave te se drejtes dokesore, si per rrahje, plagosje, vrasje, vjedhje, perdhunim, dehje me vere etj. Gjobat jepeshin ne perputhje me gjendjen ekonomike te fajtorit. Ne dobi te spahiut shkonin edhe konfiskimet (java, kaegun, kull ve xharije myzhdegani) qe lidheshin me shitjen e kafsheve te humbura, me lajmin per gjetjen e skllavit ose te skllaves se arratisur, me ndarjen e pasurive te atyre qe nuk linin trashegimtar ose kur trashegimtaret nuk ndodheshin aty.
Ne rast se rajaja vinte e dimeronte ne nje zoterim tjeter, pa u marre me bujqesi, paguante taksen e dimerimit ne madhesine 6 akee ne vit. Taksa e tapise ishte nje shume qe paguhej paraprakisht ne disa raste: gjate shitblerjes se te drejtes se zoterimit te fshatarit, kur vdiste nje fshatar e nuk linte trashegimtar. Bleresi i paguante te zotit te tokes kete takse dhe i premtonte atij se do ta mbillte edo vit dhe do tei shlyente te gjitha detyrimet qe i takonin. Keshtu, me 1766 vdiq Haxhi Aliu pa lene trashegimtar. Qeveritari i sanxhakut te Elbasanit, Sulejman Pasha, dhe i vellai i moren me tapi tokat me kusht qe tei mbjellin per vit dhe tei dorezojne te dhjetat ligjore te zotit te tokes. Kete takse e merrte spahiu edhe prej tokave te hapura rishtazi. Madhesia e takses se tapise caktohej nga personat e paanshem ose me prodhimin njevjeear te asaj toke. Fshatari paguante taksen e tapise per vendin e shtepise (dam tapusu) ne madhesine 50 akee per toke te mire. Per dimerimin ose verimin e bagetive ne nje zoterim tjeter, zoteruesit e kopeve i jepnin spahiut si takse nje dele per edo 300 dhen. Ne rast se ne territorin e zoterimit ndodhte ndonje vrasje dhe nuk gjendej vrasesi, popullsia ishte e detyruar te shlyente gjoben enje e dhjete e gjakute.
Sipas legjislacionit osman, fshatari raja duhej te kryente 7 dite ne vit pune angari per ndertimin e hambarit, per transportimin e prodhimeve deri ne tregun me te afert ose deri te hambari etj. Ne realitet angarite ishin shume te medha. Ato dalin qarte ne nje relacion te Frang Bardhit ne vitin 1641. Midis te tjerave atje thuhej se angarite perdoren ekurdohere qe turqit kane nevoje per punetore qe te korrin te vjelat, te lerojne token, te mbjellin, te ndertojne shtepi e kulla, te mbartin drure ne edo kohe edhe po te bjere debore dhe pa u paguar asgje ...e.
Me rastin e vjeljes se prodhimeve ose te festave fetare, fshataresia u jepte spahinjve dhurata te ndryshme, si pula, fruta etj.
Fshataresia raja i shlyente detyrimet ne angari, ne natyre e ne te holla. Angarite ligjerisht ishin te pakta. Perpjesetimi midis formes ne natyre e asaj ne te holla nuk ishte i njejte ne te gjitha krahinat. Ai varej nga statusi e pjelloria e tokes, por mbizoteronte forma ne natyre. Me kalimin e kohes, me zhvillimin ekonomik te vendit, ndonese me ngadale, filloi te rritet pesha e detyrimeve ne te holla ne dem te atyre ne natyre.
Ne dobi te shtetit fshataresia shqiptare shlyente nje varg detyrimesh te ndara ne dy grupe kryesore: te zakonshme dhe te jashtezakonshme.
1. Detyrimet e zakonshme ishin te mbeshtetura ne sheriat, ku perfshiheshin taksa per koke (xhizja) dhe ajo e bagetive (xhelepi). Taksa per koke ne tokat shqiptare, deri ne vitin 1690, shlyhej ne baze te hanese (shtepise). Ne shek. XV-XVI haneja perfaqesonte nje shtepi, ku kryefamiljar ishte burri, dhe nje bive (e ve), ku kryefamiljar ishte gruaja. Madhesia per krahinat e ndryshme levizte nga 14 akee deri ne 51 akee per hane. Ne shek. XVII nje hane perfshinte disa shtepi te zakonshme. Ne fillim te ketij shekulli madhesia e xhizjes arriti ne 40 akee per hane, kurse ne fund te tij u ngrit ne 300 akee. Qe nga viti 1690 u perdor nje sistem tjeter llogaritjeje. Popullsia u nda ne tri kategori: te pasur, te mesem e te varfer. Nga nje i pasur merreshin 1 200 akee, nga nje i mesem 600 akee dhe nga nje i varfer 300 akee. Deri ne fillim te shek. XIX madhesia e xhizjes u ngrit vetem 10%, nderkohe monedha ishte zhvleftesuar tri here.
Mbi kurrizin e fshataresise binte edhe detyrimi kolektiv. Popullsia e fshatit ishte e detyruar te paguante edhe pjesen e atyre qe ishin larguar. Per rrjedhoje, ne vend qe te shlyente 300 akee per nje hane, madhesia arrinte 1 450 akee.
Xhelepi permblidhte ne vetvete disa tatime e taksa: detyrimi i dhenve, i vathes, e dhjeta nga kafshet e trasha, taksa e kalimit ne gryka e ne ura. Madhesia e tyre ka ardhur duke u rritur. Ne shek. XVI merrej si detyrim te dhenve 1/2 akee per koke, ne mes te shek. XVII arriti nje akee per koke dhe ne shek. XVIII u ngrit ne 3 akee per koke.
2. Detyrime te jashtezakonshme. Ashtu si ne te gjithe Perandorine Osmane, edhe ne tokat shqiptare vileshin kater detyrime kryesore te jashtezakonshme: avarizi, nuzuli, sursati dhe ishtira. Avarizi e nuzuli jane vjele bashke. Gjate shek. XV-XVI ato vileshin ne natyre ne edo 4-5 vjet, kurse ne shek, XVII ato pothuajse u bene te pervitshme dhe vileshin ne te holla, ne baze te sasise e te cilesise se tokes. Njesia baze perseri ishte haneja e cila llogaritej me 10 shtepi te zakonshme. edo hane ne vitin 1646 paguante 325 akee si avariz e 300 akee si nuzul, kurse ne mesin e shek. XVIII u ngrit respektivisht ne 350 e 600 akee. Prej mesit te shek. XVIII deri ne vitin 1831 te dy taksat arrinin 1 180 akee. Per shkak te garancise kolektive madhesia ngrihej deri ne 1 600 akee.
Per nevojat e luftes fshataresia shqiptare ishte e detyruar te dorezonte sasira kulturash bujqesore ose kundervleften e tyre ne te holla. Sipas nje fermani te vitit 1679, kazaja e Beratit se bashku me Mallakastren duhej te dorezonte 2 000 kg elb ne vleften 40 000 akee, 200 vukije vaj, dru, kashte, gjithsej 158 000 akee. edo hane duhej te shlyente 523 akee si sursat (1716). Jo rralle sursati eshte zevendesuar me ndonje sherbim, si mirembajtje ure etj. Pervee rekuizimit falas, shteti kerkonte sasira rezervash ushqimore me emime te caktuara dhe me te uleta se ato te tregut. Ne vitin 1712, vetem nga ndryshimet e emimeve, nje hane ne krahinen e Beratit i takonte te jepte 340 akee si ishtira.
Krahas kater detyrimeve kryesore, fshataresia raja shlyente edhe disa taksa te tjera te jashtezakonshme, si ete holla per rrogat e ushqimin e ushtareve me rrogee, emarrje me qira te kafsheve te ngarkeses e te karrocavee. Ne vitet 1745-1746 u volen nga 1 560 akee per hane ne kazane e Beratit si takse per kafshet e ngarkeses dhe karrocat. Nje takse tjeter ishte ete hollat per menzilete. Prane stacioneve (menzil), mbaheshin nje numer kuajsh per nevojat e korriereve. Per mbajtjen e tyre popullsia perreth stacionit shlyente kete takse; qeveria organizonte posten, ndersa popullsia paguante detyrimin. Ne kete grup perfshihej edhe taksa ete hollat e garancisee, me te cilen fshataresia detyrohej te mbante rendin e qetesine pas shtypjes se kryengritjeve.
Qysh nga mesi i shek. XVII, me rastin e heqjes se haseve, nje pjese e ketyre detyrimeve iu dha valinjve dhe mytesarifeve si plotesim i rrogave te tyre. Keto njiheshin si taksat e renda (tekalif i shakka). Me kryesoret ishin: endihme ne kohe luftee, endihme ne kohe paqejee, ete holla per rezervat ushqimoree(zahire baha), eper veshjene (kaftan baha), eper inspektime (devri kudrimije). Ndihme ne kohe lufte i jepej kryekomandantit per te mbuluar shpenzimet e luftes. Ne vitin 1742 popullsise se Peqinit i kerkohej kjo takse per llogari te valiut te Rumelise dhe te qeveritarit te sanxhakut te Elbasanit. Ndihme ne kohe paqeje ishte nje lloj rroge e valiut te Rumelise ne kohe paqeje. Po ate vit popullsia e Peqinit duhej te shlyente ate takse per te njejtet persona. Me 1750 ne sanxhakun e Vlores u volen 4 500 groshe per llogari te kesaj takse. Taksa per rezervat ushqimore ishte per te perballuar shpenzimet per blerjen e ushqimeve te valiut te Rumelise dhe te njerezve qe e shoqeronin, kur ai dilte jashte vendqendrimit te perhershem. Per vitin 1675-1676 ruhet nje regjister i ndarjes se ketij detyrimi midis fshatrave te kazase se Beratit. Ne tokat shqiptare taksa per veshjen kishte nje kuptim me te gjere. Ajo sherbente jo vetem per veshjen e bejlerbeut te Rumelise, por te te gjithe ushtareve me rroge te mobilizuar. Prej vitit 1716 detyrimet qe shkonin ne dobi te pushtetit lokal mbeten dy: endihme ne kohe luftee e endihme ne kohe paqejee.
Pervee ketyre detyrimeve te ligjshme, pushteti lokal vilte edhe detyrime te jashteligjshme, si detyrimin e ezotimite (pokllon), ete hollat per ushtaree (sekban akeesi), eper bajrakune, egjobat per vrasjee, ete holla per shuajt e kepucevee, eper mikpritjee, eper shkembim monedhee etj.
Edhe pjesa qe shkonte per llogari te shtetit realizohej ne tri forma: ne pune angari, ne natyre e ne te holla. Angaria zinte nje vend me te vogel dhe lidhej me meremetimin e rrugeve e te urave; ne natyre vilej nepermjet rekuizimeve, kurse ne te holla nepermjet detyrimeve te zakonshme.
Perpjesetimi midis pjeseve qe shkonin ne dobi te spahiut e te shtetit percaktohej nga nje varg faktoresh. Ai nuk mund te ishte i njejte per te gjitha kategorite e fshataresise raja, si per myslimane e te krishtere. Perpjesetimi varej nga shteti, i cili me urdhra te posaeme falte nga detyrimet krahina, zoterime apo institucione fetare. Megjithate, prirja e rritjes ishte ne dobi te pjeses qe merrte shteti. Gjendja e fshatarit raja rendohej edhe nga menyra e vjeljes se detyrimeve. Si spahinjte, edhe shteti, perdoren dy menyra: e para, me ane te nje perfaqesuesi, kurse e dyta, me ane te sipermarrjes disashkalleshe. Te dyja menyrat linin shteg per grabitje.
Pa dyshim, rritja e madhesive te detyrimeve sillte rritjen e shkalles se varferimit te fshataresise raja. Per kete mund te gjykohet nga evoluimi i pjeses qe shkonte ne favor te shtetit. Ne baze te fermaneve ne vitet 70 te shek. XVII nje hane i shlyente shtetit e vjelesve te detyrimeve 375 ose 405 akee si xhizje, kurse ne vitin 1592, vetem 100 akee. Me fjale te tjera madhesia ishte rritur 3,7-4 here, kurse monedha ishte zhvleftesuar 3,4 here, d.m.th. rritja nuk ishte e madhe. Ne baze te detyrimit kolektiv ne vitin 1681 ne krahinat e Beratit u volen nga 960 akee per hane. Keshtu, madhesia u rrit 8 here ne krahasim me vitin 1592. Me kthimin e detyrimeve te jashtezakonshme nga periodike, edo 4-5 vjet, ne te pervitshme pati nje rritje prej 4-5 here. Nga ana tjeter, ato pesuan nje rritje te vazhdueshme. Keshtu avarizi u rrit tri here, nuzuli 2 here, sursati 2 here. Gjate periudhes mesi i shek. XVII-mesi i shek. XVIII, pjesa ne dobi te shtetit u rrit nga 172% ne 295%, kurse monedha u zhvleftesua 110%. Pa dyshim, shkalla e rritjes se detyrimeve ishte e ndryshme. Rritja me e madhe ishte te te krishteret, pastaj vinin rritesit e shpezeve te gjuetise etj.

2. KRAHINAT MALORE Te VETeQEVERISURA.
SHTRIRJA TERRITORIALE DHE ORGANIZIMI AUTONOM

Krahinat malore
Pervee zones se timarit, rajonet e tjera ishin krahinat malore autonome te njohura ligjerisht nga pushteti qendror. Ne kete zone benin pjese ato krahina, qe i bene qendrese sistemit te timarit i cili nuk gjeti kushte te pershtatshme zbatimi. Ne kete zone, ne Shqiperine e Veriut perfshiheshin krahinat e Hotit, te Pultit te sotem, te Shales, te Shoshit, te Nikaj-Merturit e te Kelmendit, te Iballes, te Spasit, te Fanit te Madh, te Fanit te Vogel, te Mirdites, te Pukes e te Dibres. Ne Shqiperine e Jugut benin pjese krahina e Kurveleshit dhe ajo e Bregdetit, ne te cilat perfshiheshin 33 fshatra, si dhe ajo e Sulit, 50 km ne jugperendim te Janines. Sie shihet, krahinat e veteqeverisura zinin nje vend shume me te vogel se zona e timarit.
Sipas te dhenave te regjistrimeve osmane te fundit te shek. XV dhe atyre te shek. XVI, ne keto malesi fshatrat ishin te rralla e ne pergjithesi te vogla dhe gjendeshin mjaft larg njeri-tjetrit. Popullsia e tyre ishte e paket ne numer. P.sh., ne malesite e sanxhakut te Dukagjinit kishte rreth 100 fshatra me 2 400 vatra.
Duke pasur pak toke buke, fshataresia e lire merrej me shume me blegtori. Ekonomia bujqesore e blegtorale e tyre mbeshtetej ne metoda primitive. Bagetite, toka e bukes dhe banesa perbenin pronen private te seciles familje fshatare, ndersa kullotat e pyjet perbenin pronen e perbashket te secilit fshat. Duke u mbeshtetur ne radhe te pare ne pronen private te mjeteve kryesore te prodhimit, shoqeria malesore gjendej e ndare ne dy shtresa te ndryshme nga njera-tjetra, ne kreret qe ishin mbeturina shtepish aristokrate te periudhes se parapushtimit ose qe perfaqesonin farefisni te ndryshme, te cilet zoteronin mjete prodhimi me te shumta se te tjeret, dhe ne malesoret e thjeshte, qe ishin pronare te vegjel. Por ne fund te shek. XV e ne shek. XVI diferencimi ekonomik i ketyre dy shtresave ishte ende i ceket.
Njesia baze e kesaj shoqerie ishte familja. Ati i saj ishte zot absolut i pasurise dhe i gjithe femijeve te rrjedhur nga gjaku i vet. Pas vdekjes se tij, pasuria u kalonte me te drejta te barabarta djemve te tij, veese te drejten e kreut te familjes e trashegonte kryesisht djali i pare. Kreu i familjes drejtonte ekonomine e saj dhe e perfaqesonte ate ne kuvendin e fisit dhe ne ate te fshatit.
edo familje ruante lidhjet e veta farefisnore me familjet e tjera te rrjedhura, sipas tradites, nga nje i pare i perbashket. Keto familje perbenin, sipas emertimeve dokesore, nje efis te caktuare. eeshtjet e perbashketa, qe u interesonin te gjithe pjestareve te enje fisie, zgjidheshin nga kuvendi i efisite. Ky perbehej nga te gjithe kryetaret e familjeve nen drejtimin e kreut te efisite, i cili rridhte nga djali i pare i themeluesit te ketij lloji efisie.
Meqenese ne gjysmen e dyte te shek. XV fshatrat perbeheshin nga familje efiseshe te ndryshme, zgjidhja e problemeve te tyre ekonomike e shoqerore kryhej ne kuvendin e fshatit, ku benin pjese te gjithe kryetaret e familjeve nen drejtimin e plakut apo te pleqve te zgjedhur nga kuvendi.
Zgjidhja e problemeve te ndryshme nga keto kuvende mbeshtetej ne normat e se drejtes dokesore, te krijuara e te ndryshuara sipas kushteve te reja qe kishte krijuar zhvillimi shoqeror per secilen malesi. Normat dokesore, qe vepronin ne malesite e Dukagjinit dhe qe mbeten deri vone, tradita gojore i lidhi me emrin e Leke Dukagjinit (kanuni i Leke Dukagjinit), ato te malesive te Krujes, Matit e Dibres i lidhi me emrin e Skenderbeut (kanuni i Skenderbeut), kurse ato te Malesise se Madhe i ruajti me emrin ekanuni i Malevee. Edhe krahinat e Kurveleshit, Himares, Sulit etj., paten kanunet e tyre, me te cilat rregulluan marredheniet e brendshme me karakter ekonomik e shoqeror te malesoreve. Mungesa e autoriteteve dhe e administrates osmane ne malesite e lira beri qe keto kanune te ruheshin gjate, edhe pse kohe me kohe pleq kodifikues anonime i pasuruan ose dhe i ndryshuan ne perputhje me ndryshimet qe sillte zhvillimi i malesive.
Mirepo me nje organizim te tille nuk mund te zgjidheshin as problemet midis efisevee e as ato midis fshatrave. Veeanerisht me kete organizim te ngushte nuk mund te zgjidheshin problemet e rendesishme me karakter politik e ushtarak per veteqeverisjen dhe per mbrojtjen e malesive te lira nga rreziku i depertimit te spahinjve osmane. Ne keto kushte doli nevoja e organizimit te nje administrate veteqeverisese te re, te mbeshtetur ne bashkimin e nje vargu fshatrash malesore ne nje unitet te vetem, ne nje krahine. Krahina te tilla u bene ato te Kueit, Piperit, Kelmendit dhe te Hotit qysh ne gjysmen e dyte te shek. XV. P.sh., vellazerite e Kueerve, Lazorceve, Bankeqeve, Lopardeve etj., te vendosur ne fshatra te ndryshme, por qe, sipas tradites, kishin midis tyre lidhje farefisnore, martesore, dokesore, ekonomike etj., formuan krahinen e Kueit. Mbi lidhje te tilla, te krijuara prej kohesh, u mbeshtet formimi i krahinave te tjera autonome. Por, per formimin e bashkesive te Shales, Nikaj-Merturit, Krasniqes, Mirdites etj., u desh te kalonte jo vetem shek. XV, por dhe shek. XVI. Sidoqofte procesi i bashkimit krahinor u krye nen udheheqjen e vellazerive, te cilat kishin mundur te ngriheshin ne nje pozite shoqerore-ekonomike me te larte se te tjerat. Keto vellazeri mbizoteruan mbi te tjerat dhe ne nje varg rastesh i dhane emrin e tyre gjithe krahines ose perdoren emrin e saj, si p.sh., krahines se Kueit, te Hotit, te Piperit, te Nikajt, te Mirdites etj. Ne raste te tjera krahinat moren emrat e fshatrave ku u vendosen se pari vellazerite mbizoteruese, si: Shala, Shoshi, Merturi etj. Edhe fshatrat e reja, qe u krijuan nderkohe prej vellazerive te shkeputura nga fshatrat me te vjetra, moren zakonisht emrat e krereve te vellezerve themelues, si: fshatrat Lekbibaj, Gjonpepaj, Lekaj etj., ne krahinen e Shale-Shoshit.
Bashkimet krahinore vetvetiu perftuan nevojen e krijimit te Kuvendit Krahinor te perbere, me sa duket, prej krereve te vellazerive dhe te udhehequr prej kreut te vellazerise mbisunduese. Ky organ tashme ishte ne gjendje te ngrinte me kembe, ne rast mbrojtjeje ose dhe sulmi, nje force luftarake mjaft te rendesishme te perbere nga burrat qe dergonin fshatrat sipas parimit burre per shtepi. Luftetaret e nje efisie i udhehiqte djali pas kreut te efisite, qe rridhte nga djali i dyte i themeluesit te efisite. Ne raste te jashtezakonshme, te qendreses kunder ekspeditave ushtarake osmane, kuvendi krahinor leshonte kushtrimin per mobilizimin e gjithe burrave te krahines te afte per lufte. Me nje bashkim te tille krahinat e veteqeverisura u paraqiten si forma organizimi shoqeror shume te pershtatshme per nevojat e luftes per ruajtjen e veteqeverisjes dhe per elirim.
Pa toke te mjaftueshme e prodhuese dhe me nje organizim patriarkal qe i bente ato forca shume te qendrueshme ndaj sundimit osman, malesite e veteqeverisura shqiptare nuk permbushnin kushtet e pershtatshme ekonomike e shoqerore per te zbatuar sistemin e plote te timarit. Per kete arsye, dhe veeanerisht per te mos acaruar me tej konfliktin politik derisa te konsolidonin dora-dores sundimin e tyre, autoritetet osmane e lane gjendjen e malesive gjate dy dhjetevjeeareve te fundit te shek. XV pothuajse ashtu sikurse ishin para pushtimit. Duke u perfshire ne haset e sulltanit ose te sanxhakbejlereve dhe duke u ngarkuar me detyrimet e meparshme, krahinat e veteqeverisura nuk nderruan veese kryezotin e dikurshem me nje kryezot te ri. Gjendja e tyre ishte pothuajse e njejte me ate te tokave te quajtura haraxhije, te cilat paguanin nje detyrim global.
Me regjistrimin e vitit 1485, kur pjesa me e madhe e Malesise se Madhe dhe e Dukagjinit, si dhe disa fshatra te Tejbunes, u perfshine ne haset e sulltanit dhe te sanxhakbejlereve te Shkodres e te Dukagjinit; ato u ngarkuan te paguanin ne forme globale aq sa u paten paguar kryezoterve shqiptare, d.m.th., nje flori osman ose nje dukat venedikas (baraz me 50 akee) per shtepi. Per kete arsye keta fshatare e malesore u quajten florixhinj. Ky detyrim global duhej paguar nga secila krahine me vete.
Nga viti 1485 e deri me 1497, pasi e shtrine sundimin e tyre ne malesite e Veriut, te Verilindjes e te Jugut dhe e perforcuan poziten ne viset fushore e ne qytetet, sundimtaret osmane u perpoqen te zbatonin kudo sistemin e timarit me te gjitha karakteristikat e tij. Florixhinjte malesore i shnderruan ne derbendxhinj, ne roje e mirembajtes te rrugeve qe kalonin neper malesite. Keshtu banoret e gjithe krahinave malore te sanxhakut te Shkodres nga Hoti e Kelmendi, ne perendim, deri ne Tropoje e Peje, ne lindje, duhet te siguronin qarkullimin e lire ne rruget qe lidhnin Shkodren me Podgoricen, me Pejen e me gjithe Kosoven, kurse ata te krahines se Kurveleshit ne sanxhakun e Delvines, rrugen qe lidhte Vloren me Gjirokastren. Njekohesisht ata duhet te hapnin rruget nga debora dhe te ndertonin e te mirembanin urat. Perkundrejt ketyre sherbimeve atyre u falej detyrimi per te paguar taksat e jashtezakonshme, por nuk u faleshin detyrimet e se dhjetes, ispenxhes, xhizjes dhe takses se dhenve qe duhej tei paguanin ne forme globale. U perjashtua nga kjo mase krahina e Kelmendit, e cila u ngarkua te paguante vetem 1 000 akee xhizje dhe 1 000 akee ispenxhe, per arsye te varferise ekonomike.
Duke e shnderruar florixhiun ne derbendxhi, nga njera ane, shteti osman e rendoi shfrytezimin por, nga ana tjeter, ai i la krahinat malore nen kontrollin e malesoreve dhe ligjeroi keshtu te drejten e tyre te veteqeverisjes.
Ne malesite e Veriut dhe te Verilindjes nuk u krye regjistrimi i detyrimeve sipas sistemit te timarit. Por edhe ne ato te Himares e te Sulit, kur u krye nje regjistrim i tille, pronesia shteterore mbi token nuk u vendos dhe nuk u zbatua sistemi i leshimit te tapise. Prona e perbashket e bashkesive fshatare dhe e vellazerive malesore mbi kullotat si dhe prona private mbi tokat e punueshme mbeten te lira dhe te pacenuara. Rrjedhimisht, detyrimet mbeten te ngulitura dhe menyra e pagimit te tyre ruajti formen globale per secilen krahine me vete. Ne malesite e Kurveleshit sundimtaret osmane bene nje hap me perpara drejt vendosjes se plote te sistemit te timarit. Mbas ekspedites ndeshkimore te sulltan Bajazitit II e gjer me 1506, spahinjte munden te depertonin ne fshatrat derbendxhinj. Ky hap beri qe, ndryshe nga derbendxhinjte e veriut, ata te Kurveleshit u detyruan teu jepnin spahinjve dhe nga nje kille (20 oke ose 25,6 kg) per te dhjeten e badihavate dhe nga 10 akee per koke si ispenxhe.
Derbendxhinjte shqiptare nuk i paguanin rregullisht detyrimet, prandaj keto, ne me te shumten e rasteve, mbeteshin vetem ne leter. Per rrjedhim, autoritetet pushtuese organizonin here pas here ekspedita ushtarake kunder tyre. Por qendresa e fshataresise se lire malore te veriut e te verilindjes me organizimin e vet shoqeror e ushtarak ishte e fuqishme. Malesoret, te lidhur me njeri-tjetrin dhe pa ndonje faktor pereares me rendesi, perbenin nje force mjaft kompakte qe i jepte qendrueshmeri e gjalleri luftes se tyre kunder ekspeditave te qeveritareve osmane per tei nenshtruar e per tei shfrytezuar.
Edhe pse kishin perballe nje force te tille si dhe kushte ekonomike e shoqerore te papershtatshme per sistemin e timareve, osmanet nuk i reshten perpjekjet e tyre per tei futur nen shfrytezimin e vet dhe per tei dhene fund veteqeverisjes se malesive. Keto perpjekje e acaruan dhe e mbajten hapur konfliktin politik dhe ekonomik me fshataresine malore, trevat e se ciles u bene vatra te patunduara te qendreses se gjate e te ashper, si dhe nje mbeshtetje e rendesishme e qendreses se pergjithshme te popullit shqiptar kunder pushtimit osman.

Depertimi i spahinjve ne krahinat autonome
Ne vitet 70 te shek. XVI u rriten me shume perpjekjet e pushtetit osman per te vene malesite e veteqeverisura nen administrimin e saj te drejtperdrejte. Duke perdorur forcen e madhe ushtarake, ai mundi te fuste spahinjte dhe te rriste numrin e timareve ne malesite, duke copezuar haset e dikurshme te sanxhakbejlereve. Kjo u shpreh qarte ne te dy regjistrimet e tokave qe u kryen ne vitin 1571 dhe 1590.
Hasi i madh i sanxhakbeut te Shkodres, qe ishte krijuar me 1485, u zvogelua shume dhe pjesa me e madhe e tij u nda ne timare me te vogla. Krahina e Hotit u perfshi ne ziametin e dy spahinjve: ajo e Piperit u kthye ne dy timare e ne nje ziamet, krahina e Kelmendit iu dha ne zoterim dy spahinjve, krahina e Kueit u be timar i garnizonit te keshtjelles se Medunit, Palabardhi u copetua ne pese timare, kurse tokat e Pultit te sotem, te Shales e te Shoshit u perfshine ne trembedhjete timare, ne dy zeamete dhe ne hasin e sanxhakbeut. Edhe krahina fushore e Tejbunes, qe gezonte dikur statusin e florixhinjve, ne ate kohe u copetua ne 25 timare e ne nje ziamet.
Me 1582 ne sanxhakun e Shkodres numri i timareve u rrit ne 298, kurse ai i ziameteve ne 22. Me fjale te tjera, numri i timareve u rrit 70 per qind me shume se gjysmeshekulli me pare.
Si rrjedhim i ketyre ndryshimeve, ne gjysmen e dyte te shek. XVI statusi i florixhinjve mori fund, kurse ai i derbendxhinjve u kufizua se tepermi. Sipas kanunamese se Shkodres te vitit 1570, secili prej ish-florixhinjve duhej te paguante tani te dhjeten, sipas pjellorise se tokes. Normat e zakonshme te timarit u vendosen mbi nje pjese te rendesishme te malesoreve dhe e keqesuan se tepermi gjendjen ekonomike te tyre. Ne kushtet e varferise se tokave dhe te veshtiresive shume te medha per shtimin e siperfaqeve te mbjella, apo te numrit te bagetive, pesha e detyrimeve ishte per ta me e rende sesa per rajate e fushes. Me te rende e beri ate edhe ngritja e taksave qe u krye ne gjysmen e dyte te shek. XVI. P.sh., kelmendasit detyroheshin te paguanin dyfishin e shumave qe u ishin caktuar me 1497. Edhe kueasit, megjithese kishin nje pakesim ne numrin e shtepive, pesuan te njejtin fat, kurse banoreve te Pultit te sotem, te Shales dhe te Shoshit iu trefishuan detyrimet ne krahasim me ate periudhe.
Ne vitin 1570 kushte me te renda u vendosen edhe mbi kater malesite e sanxhakut te Dukagjinit: te Dibres, te Spasit, te Pukes dhe te Iballes. Ndryshe nga krahinat e tjera te ketij sanxhaku, duke bere pjese ne hasin e sanxhakbeut, keto kate
Anxhela
Anxhela
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 184
Join date : 11/09/2010
Age : 41

https://shpirti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Popullit Shqipetare Empty Re: Historia e Popullit Shqipetare

Mesazh  Anxhela Sun Sep 12, 2010 11:45 pm

K R E U II

JETA POLITIKE NE TROJET SHQIPTARE.
KRYENGRITJET E ARMATOSURA
(SHEK. XVI - MESI I SHEK. XVIII)

1. KRYENGRITJET E ARMATOSURA TE SHEK. XVI

Kryengritja e Himares
Gjate shek. XVI vater e kryengritjeve u bene veeanerisht tri krahina: Laberia, Dukagjini dhe Malesia e Madhe.
Laberia u perfshi ne sistemin e timarit gjate periudhes midis viteve 1492-1506, por banoret e kesaj treve te gjere e vazhduan qendresen e tyre kunder ketij sistemi. Me 1507 fshatrat Veliqot, Dragot, Vasiar, Tatzat, Kudhes, Dhermi, Kallarat etj., vazhdonin te mos paguanin xhizjen dhe me arme ne dore u kundershtonin spahinjve. Ne vitin 1537 fshataresia labe organizoi nje kryengritje te madhe qe shqetesoi edhe sulltanin per shkak se, ashtu si me 1492, kjo u be pengese per zbatimin e planeve qe po pergatiste Sulejmani II per te pushtuar Italine. Nenshtrimi i Laberise do te sherbente si baze operacionesh per te kaluar ne bregdetin perendimor. Mirepo qeveritaret e sanxhakut te Vlores, me forcat e tyre ushtarake, nuk qene ne gjendje ta shtypnin kryengritjen. Ashtu si Bajazidi II, edhe sulltan Sulejman Ligjvenesi vendosi te bente me kete rast nje rruge e dy pune, te nenshtronte Laberine, per te nxjerre te gjitha detyrimet e prapambetura qe nuk u ishin paguar spahinjve dhe shtetit, dhe pastaj te hidhej me floten e tij ne bregun tjeter te detit Adriatik. Per kete qellim, ne pranveren e atij viti ai u nis ne drejtim te Shqiperise dhe ne muajin korrik 1537 e vendosi kampin ushtarak ne afersite e Vlores. Ne te njejten kohe arriti para bregdetit te Himares edhe flota osmane.
Ardhja e ushtrise perandorake ne Shqiperine Jugore u be shkak qe tere krahina e Laberise te ngrihej ne lufte. Filluan sulmet kunder kampeve ushtarake osmane dhe karvaneve ushqimore.
Per te shtypur kryengritjen sulltani ngarkoi Vezirin e Madh, Ajaz Pashen, me prejardhje nga Himara, i cili i njihte shtigjet e ketyre krahinave. Por nuk e pati te lehte tei shtypte kryengritesit shqiptare. Pasi u qendruan me trimeri sulmeve armike, kryengritesit me shkathtesi te madhe kaluan ne kundersulme te shpeshta.
Luftimet vazhduan gjate veres se vitit 1537, por pushtuesit nuk munden ta shtypnin kryengritjen. Gjate ketyre sulmeve, nje himariot i quajtur Damian hyri ne kampin perandorak per te vrare sulltanin, por nuk ia arriti qellimit, sepse u kap nga rojet. Gjersa iu pre kryet, Damiani u qendroi torturave dhe nuk u tregoi armiqve pozitat e bashkeluftetareve.
Sukseset e kryengritesve shqiptare te korrura ne keto luftime te pabarabarta, i dhane kohe mbretit te Napolit per te organizuar mbrojtjen e vendit nga inkursionet e flotes osmane. Nga ana tjeter, ato e detyruan sulltanin te nderpriste sulmet ne bregdetin perendimor dhe te hiqte dore nga zbarkimi ne Pulje. Kontributi i madh i shqiptareve per mbrojtjen e Italise prej nje shkaterrimi te mundshem osman, pasqyrohet qarte ne deshmite e nje relatori bashkekohes, i cili shkruante: eKur edo gje ... ishte gati per te kaluar ne Pulje, ... shqiptaret, kryesisht himariotet, u shkaktuan ushtareve te sulltanit pengesa e trazira te medha... Keta ... u bene shkaku kryesor qe shpetoi Pulja, dhe ajo mbreteri (e Napolit) nga nje rrenim i madh dhe nga zjarri qe u rrinin mbi kokee. Me kete rast sulltani, me qellim qe te forconte sundimin e vet ne krahinat e bregdetit shqiptar, vendosi te pushtonte ishullin e Korfuzit, qe ishte nen pushtetin venedikas.
Edhe per pushtimin e Korfuzit shqiptaret u shkaktuan trupave te sulltanit pengesa te medha. Per nje muaj te tere ata nuk i lejuan forcat osmane te kalonin nga Vlora gjate bregdetit te Himares. Keto forca u detyruan te nderronin drejtim dhe te ndiqnin rrugen Tepelene-Gjirokaster-Delvine gjersa dolen ne bregdet perballe ishullit te Korfuzit. Kampi perandorak u vendos ne Butrint.
Lufta e kryengritesve labe u dha mundesi venedikasve te perforconin nderkohe mbrojtjen e ishullit, prandaj edhe sulmi osman kunder Korfuzit deshtoi. Megjithekete, sulltani nuk u largua pa bere edhe nje perpjekje per te nenshtruar krahinen kryengritese te Kurveleshit. Per kete qellim ai urdheroi te ndertohej keshtjella e Cerjes (ne Mesaplik). Por ne shtator, duke hequr dore nga pushtimet e enderruara drejt Italise dhe pa arritur ta nenshtronte plotesisht Laberine, pasi i vuri zjarrin Butrintit, sulltani u largua nga bregdeti jugor shqiptar per ne Stamboll.
Nderkohe qeveritaret lokale, me ndihmen e forcave te pushtetit qendror, me se fundi arriten tei nenshtronin, qofte dhe perkohesisht, krahinat kryengritese te Kurveleshit dhe te Himares, por duke u njohur privilegjin e veteqeverisjes.

Kryengritjet antiosmane ne gjysmen e dyte te shek. XVI
Ne nje kohe me nenshtrimin e krahines se Laberise ne jug, qeveritaret osmane i shtuan perpjekjet per te forcuar pozitat e tyre edhe ne Shqiperine e Veriut dhe te Mesme, ne krahinat fushore si edhe ne ato malore te veteqeverisura. Duke i nisur sulmet e tyre nga keshtjellat e Shkodres, e Podgorices, e Zhabjakut, e Medunit, e Plaves dhe nga qytezat gjate rruges Shkoder-Prizren, spahinjte u perpoqen te depertonin e te vendoseshin ne edo krahine te kesaj treve. Malesoret dhe fshataresia fushore iu pergjigjen ketyre sulmeve me nje qendrese te armatosur, e cila gjate dhjetevjeearit 1560-1571 u shnderrua ne nje kryengritje te gjere qe perfshiu shume krahina te Shqiperise Veriore e te Mesme si dhe krahinen e Laberise. Ne menyre te veeante kryengritja u perhap ne Malesine e Madhe, ne zonen e Dukagjinit, te Dibres, te Kurbinit dhe ne krahinat fushore te Shkodres, Lezhes, Mysjes, Ishmit etj.
Ne muajt shkurt-prill 1560, me shume se 500 fshatare nga Reei, Dardha e nga fshatra te tjere te Lures e te Dibres se Poshtme, ngriten krye, vrane spahinjte dhe u dogjen shtepite. Sulltani dergoi eaush Koeiun, njohes shume i mire i terrenit dhe ngarkoi per te shtypur kryengritjen forcat e sanxhakbejlereve te Ohrit, Elbasanit e te Dukagjinit. Kryengritesit nuk munden teu benin balle ushtrive osmane. Pese vjet me vone flaka kryengritese u perhap ne nahijen e Pukes dhe ne zonen midis liqenit te Ohrit e bregdetit, deri ne krahinen e Mysjes. Rruget u prene ndersa kryengritesit sulmuan keshtjellat. Ashpersia e Stambollit per shtypjen e kesaj kryengritjeje duket ne urdhrin e sulltanit, ku thuhej: ete pabindurit tei shkoni ne shpate, femijet dhe grate e tyre tei beni rober, kurse pasurite dhe plaekat teua grabitnie.
Per shtypjen e kryengritjes, u mobilizuan forcat ushtarake te sanxhakbejlereve te Ohrit, te Elbasanit dhe te Dukagjinit, por as keto forca te bashkuara, nuk arriten ta mposhtnin ate. Madje, gjendja u ashpersua me teper dhe kryengritja pak nga pak u perhap ne te gjitha tokat e sanxhakeve te Ohrit, te Dukagjinit dhe te Shkodres.
Ne shkurt te vitit 1565 u ngriten perseri malesoret e krahinave te Pukes, Iballes, Spasit, Mirdites dhe te Lumes. Vatra te rendesishme te luftes u bene sidomos fshatrat Riba, Rapi, Dushi, Kullumbria, Fandi i Vogel, Mirdita e Madhe dhe e Vogel, Qerreti i Siperm e i Poshtem, Ujmishti, Syroj etj. Kryengritesit prene rrugen Shkoder-Prizren dhe i shtrine sulmet e tyre ne viset fushore. Nderkohe kryengritja u perhap edhe ne krahinat malore te Kelmendit, Kueit, Piperit si dhe ne fshatrat e rrethines se Shkodres, si ne Kakariq, Balldren, Trush i Siperm dhe i Poshtem, Ree, Obod, Shenkoll, Shas etj. Kryengritesit debuan perfaqesuesit e pushtetit lokal dhe kundershtuan tei bindeshin legjislacionit osman. Kreret e tyre kishin zene tani vendet e kadilereve dhe te subasheve.
Kunder kryengritesve u hodhen forcat ushtarake te bashkuara te sanxhakbejlereve te Dukagjinit, te Ohrit dhe te Shkodres, por edhe keto nuk arriten ta permbushnin urdhrin e sulltanit eper teu dhene fund nje here e mire trazirave ne Shqiperie. Kryengritjet vazhduan edhe pas vitit 1565, kur u bene me te pergjithshme, meqenese u shtrine edhe ne Shqiperine Jugore.
Dy vjet me vone (me 1567) ngriten krye perseri malesoret e Laberise. Forcat ushtarake te sanxhakbejlereve te Vlores dhe te Janines hyne ne thellesi te krahines, ku ndeshkuan disa fshatra, duke i plaekitur e djegur, por levizjen nuk munden ta shuanin. Kryengritesit u hakmoren menjehere, sie thuhet ne nje dokument bashkekohes, eduke sulmuar lemin e luftes te sanxhakbeut te Janines, te cilin e thyen, e vune ne ikje, e plaekiten dhe vrane me shume se 800 turqe.
Ne nentor te vitit 1568, banoret e disa fshatrave te sanxhakeve te Dukagjinit dhe te Ohrit, veeanerisht ata te krahinave te Dibres se Poshtme, Lumes, Mirdites, Mysjes u hodhen perseri ne kryengritje, vrane perfaqesuesit e pushtetit osman dhe refuzuan te paguanin xhizjen. Gjendja ne vend nuk ishte qetesuar aspak. Pushteti osman ne nje varg krahinash u permbys dhe kryengritjet vazhduan te shperthenin dhe ne vitin 1570, kur me krijimin e nje gjendjeje te jashtme nderkombetare te favorshme, arriten kulmin e zhvillimit te tyre.
Ne gjysmen e dyte te shek. XVI Perandoria Osmane ishte ne kulmin e fuqise se vet. Epersia e saj ushtarake qendronte jo vetem ne forcat tokesore, por edhe ne fuqine e madhe detare, me te cilen rrezikonte ishujt e deteve Egje e Jon, qe ishin kryesisht nen sundimin e Republikes se Venedikut. Me 1570 nje flote e madhe osmane sulmoi ishullin e Qipros. Hyrja ne veprim e kesaj fuqie te rendesishme detare shqetesoi Venedikun dhe shtetet e tjera mesdhetare evropiane. Si rrjedhim, u formua nje koalicion nga shtetet pjesemarrese kunder Perandorise Osmane. Spanja, Papati e Venediku ishin me te interesuar ne shperthimin e kryengritjeve shqiptare, me te cilat synonin tei gozhdonin osmanet ne Shqiperi. Venediku kerkonte te mbronte me ane te kryengritjeve zoterimet e veta te Ulqinit e te Tivarit si dhe ishullin e Korfuzit. Prane krereve kryengrites u dergua si perfaqesues i koalicionit princi roman Prosper Kolana. Kreret e levizjes kryengritese shqiptare u vune menjehere ne lidhje me koalicionin e shteteve evropiane, duke shpresuar te gjenin te ky koalicion nje aleat te jashtem, qe do tei ndihmonte per ta hequr qafe zgjedhen osmane. Prandaj me shperthimin e luftes midis Perandorise Osmane dhe koalicionit te shteteve evropiane, levizja kryengritese shqiptare, qe nuk ishte nderprere, mori hov me te madh dhe karakteri i saj elirimtar doli ne plan te pare.
Levizja mori nje hov te tille sidomos ne krahinat e sanxhakeve te Shkodres e te Dukagjinit. Pervee malesoreve u hodhen ne lufte edhe banoret e rrethines se Shkodres, te cilet kishin vendosur lidhje me garnizonet e fortesave te Tivarit dhe te Ulqinit. Ne shkurt te vitit 1570, 7 000 deri 8 000 kryengrites shqiptare, te bashkuar me forcat e ketyre garnizoneve, sulmuan per tri dite rresht qytetin e Lezhes, por nuk arriten ta elironin. Pasi u bashkuan me malesoret dukagjinas, ata eliruan Ishullin e Lezhes. Nderkohe ngriten krye edhe banoret e Mysjes, te Kurbinit e te Krujes, te cilet i shtrine sulmet deri ne keshtjellen e Lezhes. Pas elirimit te Ishullit te Lezhes, forcat e kryengritesve ne bashkeveprim me forcat venedikase iu drejtuan Shkodres dhe sulmuan qytetin. Mbrojtesve te Shkodres u erdhi ne ndihme ushtria e ejaletit te Rumelise, ndaj sulmi nuk pati sukses. I alarmuar nga perpjesetimet e medha qe mori kryengritja, pushteti qendror osman dergoi forca te medha ushtarake dhe mundi ta kufizonte ate vetem ne viset malore.
Nderkohe vazhduan luftimet veneto-osmane ne bregdetin shqiptar e dalmat. Ne qershor te vitit 1570 flota e Venedikut u perpoq te pushtonte Durresin, por garnizoni osman mundi ta perballonte sulmin. Pas kesaj flota mori rrugen drejt bregdetit te Himares, ku banoret prej kohesh ishin hedhur ne kryengritje. Ne bashkepunim me stratiotet qe erdhen me anije, himariotet shtine ne dore keshtjellen e Sopotit dhe eliruan te gjithe krahinen e Himares. Por edhe kjo fitore nuk zgjati shume. Forcat e sanxhakbejlereve te Vlores dhe te Delvines, te perkrahura nga trupa te shumta jenieere, qe erdhen me floten osmane, e shtypen kryengritjen dhe vendosen perseri pushtetin e tyre.
Pastaj flota osmane kaloi ne ujerat e Ulqinit per te bashkevepruar me forcat ushtarake qe vepruan kunder kryengritesve ne sanxhaket e Shkodres e te Dukagjinit. Pasi ishin eliruar tashme nga pesha e madhe e kryengritjes se Veriut, forcat osmane rrethuan garnizonin venedikas te Ulqinit qe qendroi gjate dhe u dorezua vetem ne gusht te vitit 1571. Sanxhakbeu fitimtar e la te lire garnizonin venedikas te shkonte ne Raguze, kurse popullsine vendase shqiptare e ndeshkoi me egersi te madhe. Nje pjese te qytetareve i kaloi ne shpate, kurse pjesen tjeter, sidomos grate e femijet, i mori me vete si skllever.
Pak me vone forcat e sanxhakbeut te Shkodres rrethuan Tivarin, mirepo garnizoni venedikas e dorezoi qytetin pa lufte. Keshtu kaluan edhe pjeset e fundit te truallit shqiptar nen zgjedhen osmane.
Ne tetor te vitit 1571, flota e koalicionit te shteteve evropiane e shpartalloi floten osmane ne gjirin e Korintit, ne afersi te Lepantit. Por kjo fitore e madhe nuk u shfrytezua, sepse kontradiktat qe linden midis pjesemarresve te koalicionit euan shpejt ne prishjen e tij. Republika e Venedikut, duke mos pasur me frike nga epersia osmane ne det, u shkeput nga aleanca dhe lidhi paqe me Stambollin (1573).
Shpresat qe kishin shqiptaret per te gjetur te Venediku nje aleat te jashtem, qe do tei ndihmonte ne menyre aktive ne luften per elirim nga zgjedha osmane, moren fund kur venedikasit lidhen marreveshje me osmanet dhe i braktisen kryengritesit ne fatin e tyre. Nen presionin e forcave te medha ushtarake te sundimtareve osmane, kryengritesit u detyruan te terhiqeshin nga Ishulli i Lezhes per teu mbrojtur ne malet e tyre (1574).
Me ekspeditat e shpeshta ushtarake qe ndermoren me vone, sundimtaret osmane arriten te perforconin pushtetin e tyre te lekundur dhe me se fundi te futnin spahinjte ne te gjitha krahinat malore te sanxhakut te Shkodres dhe te Dukagjinit. Depertimi i spahinjve ne keto malesi ishte i perkohshen.
Levizjet kryengritese nuk pushuan edhe gjate viteve 80-90 te shek. XVI. Ato u shtrine ne krahinat e Kueit e te Kelmendit, Piprit, ne sanxhaket e Prizrenit e te Shkupit. Me 1586 qindra kryengrites kishin zene Gryken e Kaeanikut, pasi kishin vrare kadiun se bashku me familjen e tij. Perpjekja per te vjele xhizjen ne krahinen e Matit (1590) u be shkak per kryengritjen ne krahinat e Ohrit, te Dibres e te Tetoves. Ketu, sipas burimeve bashkekohore, vepronin 10 000 kryengrites shqiptare. Megjithate kryengritjet deshtuan.
Per shtypjen e tyre u perdoren nje sere masash: forcat e armatosura dhe dhuna, ndertimi i keshtjellave te reja dhe vendosja e garnizoneve ushtarake, copetimi i sanxhakeve te medhenj ne me te vegjel, shperngulja me force e kryengritesve nga zonat malore ne ato fushore, kundervenia e qytetareve kunder fshatareve, duke i falur nga disa taksa shteterore, vrasjet, djegiet deri ne marrjen rob te grave e te femijeve. Si perfundim i nje vargu ekspeditash ushtarake, spahinjte u vendosen edhe ne krahinat malore te sanxhakut te Shkodres dhe atij te Dukagjinit.
Fitorja e Lepantit u tregoi shteteve te ndryshme te Evropes se ushtria osmane nuk ishte ee pamposhture. Prandaj Fuqite e Medha evropiane projektuan organizimin e ekspeditave te tjera ushtarake kunder Perandorise Osmane, ne te cilat nje rendesi te posaeme do te kishin edhe kryengritjet ne Shqiperi. Spanja, Papati dhe pak me vone Austria, u orvaten te vendosnin lidhje me kryengritesit shqiptare, ato derguan ne Shqiperi misionare te huaj dhe shqiptare, me anen e te cileve perpiqeshin te afroheshin me kreret shqiptare.
Interesimi i ketyre shteteve gjeti nje pritje te mire ne Shqiperi. Kreret e krahinave te ndryshme e shfrytezuan rastin per te kerkuar nga shtetet e huaja ndihme ne arme e ne mjete te tjera lufte, duke shpresuar, njekohesisht, se do te gjenin tek ata aleate ne luften e perbashket kunder osmaneve. Me 1577 dhe 1581 himariotet i kerkuan papes teu jepte ndihme ne te holla per te blere arme kunder osmaneve. Si Papati, ashtu dhe Spanja e Austria, zakonisht u pergjigjeshin shqiptareve me premtime dhe keshilla qe te prisnin ekohe me te mirae per te filluar luften kunder sundimtareve osmane.
Ndryshe nga keto, Republika e Venedikut mbajti nje qendrim te hapur armiqesor ndaj kryengritjeve shqiptare. Pas paqes qe lidhi me turqit me 1573, ajo nuk kishte me interes tei prishte marredheniet me Perandorine Osmane. Me shkaterrimin e flotes osmane ne Lepant, kjo nuk e kercenonte me epersine e Venedikut ne det. Senati venedikas i trembej me teper fuqise se madhe detare te Spanjes dhe sidomos kalimit te saj ne bregdetin shqiptar e ballkanik. Per tei dale para ketij rreziku, ai u perpoq qe te asgjesonte edo lidhje te shqiptareve me Spanjen, duke mbytur qe ne lindje edo kryengritje te tyre. Pervee disa krereve dhe prelateve qe ishin nen ndikimin e tij, senati perdori edo mjet qe nga korruptimi me te holla e deri ne komplotet e armatosura per te bere qe shqiptaret jo vetem te mos fitonin lirine me ndihmen e ndonje shteti tjeter, por te beheshin ne nje te ardhme shtetasit e tij. eVenedikasit, shkruante Gjergj Vlladenji, nje personalitet shqiptar i njohur i shek. XVII, meqenese pretendojne te behen nje dite zoter te Shqiperise, nuk lejojne te elirohet ky vend nga duart e te tjereve, madje kur u bie ne vesh ndonje marreveshje e tille, ua zbulojne vete turqve, sie vepruan ne vitet e kaluara kur qe fjala per te shtene ne dore Shkodrene. Nje qendrim te tille mbajti Republika per gati 70 vjet (1573-1644).
Edhe shtetet e tjera evropiane, te interesuara per shperthimin e kryengritjeve ne Shqiperi, u perpoqen tei perdornin keto ne interes te planeve te tyre luftarake. Kur pergatiteshin te hynin ne lufte kunder Perandorise Osmane, ato u premtonin kryengritesve shqiptare ndihma dhe i nxitnin te intensifikonin luften. Por, kur lidhnin paqe me te, i linin pa ndihma dhe te vetem perballe ekspeditave ndeshkimore osmane. Nga ana tjeter, secila fuqi evropiane, ne rivalitet me te tjerat, duke dashur tei lidhte kreret shqiptare pas politikes se vet, shkaktonte me anen e premtimeve dhe mjeteve propagandistike qe perdorte, perearjen e forcave te kryengritesve vendas. Si rrjedhim, ne fund te shek. XVI, kreret himariote dhe nje pjese e atyre te Shqiperise se Veriut e te Mesme me peshkopin e Stefaniskes (Shqiperia e Mesme) ne krye, Nikolle Mekajshin, anonin nga Papati dhe Spanja. Te tjere krere te veriut nepermjet peshkopit te Zadrimes, Nikolle Bardhit, mbanin anen e Venedikut. Nga mbarimi i shek. XVI disa krere te veriut dhe personalitete te Shkodres, te Lezhes, te Durresit, te Prizrenit, filluan te orientoheshin edhe nga Austria. Ndersa kryepeshkopet e Ohrit, ne jug te vendit, anonin nga Moska.
Ne keto rrethana nuk u realizua detyra e rendesishme, nuk u ndihmua lufta e popujve te Ballkanit dhe ne menyre te veeante e popullit shqiptar per teu eliruar nga sundimi osman. Permbushja e ketij objektivi, sie vinin ne dukje shpeshhere perfaqesuesit e kryengritesve shqiptare, ishte edhe ne interes te popujve dhe shteteve te Evropes.
Kryengritjet e armatosura te shek. XVI deshtuan. Ato nuk u zhvilluan ne te njejten kohe, ne menyre te organizuar dhe nuk ia dolen te shkriheshin ne nje kryengritje te vetme. Pushteti osman ndoqi politiken eperea e sundoe. Kreret shqiptare civile e klerike nuk kishin nje unitet mendimi sidomos per zgjedhjen e aleatit te jashtem. Se fundi, mungoi edhe ndihma konkrete nga jashte.

2. KUVENDET SHQIPTARE

Kuvendet e shek. XVI
Depertimi i spahinjve neper malesite e veteqeverisura, perhapja e sundimit osman, rritja e detyrimeve ndaj fshataresise shqiptare, shkaktuan nje qendrese me te fuqishme te malesoreve, gjalleruan levizjen e pjeses tjeter te fshataresise shqiptare, si dhe perpjekjet e krereve shqiptare laike e fetare per tei shnderruar kryengritjet e veeanta te armatosura dhe pakenaqesine e shqiptareve ne nje levizje te pergjithshme per elirim, me nje organizim me te larte e me te gjere se deri atehere.
Pervoja luftarake e deshtimi i kryengritjeve te shek. XVI u tregoi kryengritesve malesore se mbrojtja e veteqeverisjes dhe lufta per elirim nga zgjedha osmane mund te arriheshin duke bashkuar forcat e tyre me ato te krahinave te tjera, dhe me forma organizative me te pershtatshme. Nje forme e tille u be ne kuvendet shqiptare, qe ishin nje institucion i ri politik me karakter nderkrahinor, nje bashkim forcash me i larte e me i gjere, i cili u arrit mbi bazen e kuvendeve krahinore ekzistuese. Ne kuvendin shqiptar, pervee krereve te krahinave te veteqeverisura malore, moren pjese perfaqesuesit e krahinave te tjera. Me keto kuvende u bashkuan edhe nje varg prelatesh katolike e ortodokse, interesat e te cileve, sikurse ato te fshataresise, nuk pajtoheshin me sunduesit osmane.
Kalimi ne kete forme te re organizative prapa se ciles qendronte fshataresia dhe kreret e saj laike e klerike, e ngriti luften ne nje shkalle me te larte, me te gjere e me te ashper, e futi ate ne nje faze te re. Malesite shqiptare, te favorizuara edhe nga terreni malor, u bene tani qendrat e shtabeve drejtuese dhe vatrat kryesore nga shperthyen dhe u perhapen ne pjesen tjeter te vendit levizje kryengritese te papara deri atehere per gjeresine e forcen e tyre.
Pervoja e luftes i mesoi kreret shqiptare te perqafonin nje forme te re lufte per tei bere balle me me sukses fuqise se madhe te pushtuesve: te bashkonin e te drejtonin nepermjet kuvendeve shqiptare te gjitha vatrat e qendreses shqiptare, dhe te bashkerendonin luften e tyre per liri me ate te popujve te shtypur te Gadishullit Ballkanik e me luften e shteteve evropiane per debimin e osmaneve nga Evropa.
Ne kuvendet shqiptare u hartuan nje sere projektesh. Ato iu drejtuan shteteve evropiane per elirimin e te gjitha tokave shqiptare. Ne promemorjet tregohej gatishmeria e shqiptareve per lufte, sasia e luftetareve, strategjia dhe taktika qe do te ndiqej per elirimin e vendit, duke perfshire ketu edhe bashkepunimin e kryengritesve me rojtaret e keshtjellave, te cilet kishin prejardhje shqiptare. Aty beheshin perpjekje per tei bindur qeverite e shteteve evropiane te ndermerrnin nje aksion kunder Perandorise Osmane, i cili do te bashkerendohej me veprimet luftarake te kryengritesve shqiptare dhe ballkanike. Njekohesisht kuvendet kerkonin prej tyre edhe arme zjarri, meqenese me shpatat, heshtat e shigjetat, kryengritesit shqiptare gjendeshin ne kushte inferiore ne krahasim me forcat osmane.
Ne periudhen midis viteve 1590-1620 u organizuan nje varg kuvendesh te tilla. Qendra ku u zhvilluan keto kuvende u be krahina e Matit. Lufta e kryengritesve te krahinave te veriut e arriti kulmin e vet ne vitet 1590-1595, kur 10 000 kryengrites te krahinave malore te sanxhakeve te Ohrit e te Dukagjinit i debuan autoritetet e pushtetit osman nga malesite dhe i shtrine sulmet ne krahinat fqinje. Kryengritja ushtroi nje ndikim te madh brenda dhe jashte kufijve te tokave shqiptare, e ne menyre te veeante ajo gjalleroi luften elirimtare te popullsise maqedone.
Ne flaken e ketyre kryengritjeve, me 7 nentor te vitit 1594, u mblodh ne manastirin e Shen Merise ne Mat nje kuvend i pergjithshem i krereve shqiptare per te hartuar projektin e kryengritjes dhe te elirimit te krejt vendit. Krereve shqiptare, Tom Plezhja e Mark Gjini, te cilet mbanin edhe titullin e kaloresit, si dhe ipeshkvit Nikolle Mekajshi, iu ngarkua detyra te hynin ne bisedime me papen per zbatimin e projektit te kryengritjes. Fshehtaz Republikes se Venedikut, qe nuk donte te prishte paqen me Stambollin, projekti iu paraqit delegatit te papes ne shkurt te vitit 1595. Kerkesat e perfaqesuesve shqiptare ne Rome per te siguruar arme nuk dhane asnje fryt. Papa i keshilloi shqiptaret qe te prisnin mbasi nuk kishte ardhur koha e duhur. Nga ana tjeter, Venediku, mundi tei pereaje radhet e pjesemarresve te kuvendit duke shfrytezuar ndikimin e vet mbi disa krere. Ne qershor te vitit 1595 kur ne Shqiperi u mor vesh formimi i koalicionit evropian kunder shtetit osman, kreret shqiptare njoftuan papen se shqiptaret katolike e ortodokse ishin gati te fillonin kryengritjen sapo te niste lufta.
Ne te njejten kohe edhe ne krahinat e Shqiperise Jugore u bene perpjekje per te siguruar arme e mjete per kryengritjen nga shtetet evropiane. Me 1595, patriku i Ohrit, pasi u kthye nga Moska, shkoi ne Butrint dhe, me anen e qeveritarit te Korfuzit, i kerkoi senatit venedikas ndihme per kryengritjen. Por senati e hodhi poshte kerkesen e tij.
Arme iu kerkuan edhe Papatit e Spanjes (1596), por Papa nuk dergoi asnje ndihme, duke paraqitur si pretekst shpenzimet e medha qe bente ne Hungari per luften e ketij vendi me Perandorine Osmane. Oborri i Spanjes premtoi dhe nisi nje kontingjent te vogel ushtaresh. Gati 10 000 kryengrites te armatosur me jatagane e shigjeta e te nisur nga krahinat rreth e qark Vlores, e sulmuan ushtrine osmane ne qytet me shprese se ne portin e Vlores do te vinin ndihmat spanjolle. Por kjo ndermarrje shkoi kot, se edhe ato arme qe ishin nisur u sekuestruan ne det prej venedikasve.
Ky qendrim i shteteve evropiane dhe i Vatikanit, i demtoi kryengritjet ne Shqiperi, por nuk mundi tei ndalte perpjekjet per perhapjen e tyre ne shumicen e krahinave. Me 1598 u organizua Kuvendi i dyte nderkrahinor ne Blinisht te Zadrimes. Ai iu drejtua per ndihme perandorit austriak. Venediku kapi perfaqesuesit e kuvendit dhe sabotoi aleancen. Megjithate ideja e organizimit te nje kryengritjeje te pergjithshme u perhap ne krejt tokat shqiptare. Nje rol per perhapjen e saj luajten kleriket e prelatet. Me kreret e prelatet e krahinave te Mbishkodres dhe te Dukagjinit u bashkuan edhe shume krere te krahinave te tjera veriore, te mesme dhe jugore. Me pjesemarrjen e perfaqesuesve te tyre ne vitin 1601 u mbajt nje kuvend i madh prane kishes se Shen Lleshdrit (Aleksandrit) ne fshatin Dukagjin. Ne punimet e tij, qe vazhduan edhe me 1602, moren pjese 2 656 delegate laike e fetare te ardhur nga 14 krahina te Shqiperise (nga Malesia e Shkodres, Zadrima, Dukagjini, Kosova, Lezha, Kurbini, Mati, Dibra, Petrela, Durresi, Elbasani, Shpati e nga Myzeqeja). Kuvendi u drejtua nga Nikolle Mekajshi, Nikolle Bardhi dhe Gjin Gjergji. Ai mori vendimin ta fillonte luften per elirimin e vendit. Kete vendim historik e nenshkruan 52 krere kryesore, 4 nga secila krahine. Por mbeti si problem sigurimi i aleateve dhe i armeve.
Per te larguar dyshimet e Venedikut dhe per ta terhequr ate ne anen e vet, kuvendi vendosi kete radhe tei drejtohej me pare Republikes se Shen Markut per tei kerkuar ndihme dhe arme. Per kete qellim dy perfaqesues, Nikolle Bardhi dhe Pal Dukagjini u derguan ne Venedik. Por edhe kete here senati i percolli perfaqesuesit shqiptare me porosine e zakonshme per te pritur pasi enuk kishte ardhur koha per lufte kunder turqvee.
Kuvendi vendosi qe tei niste perseri dy perfaqesuesit e vet ne Venedik per tei deklaruar senatit se po te mos e ndihmonte levizjen e armatosur, te 40 mije kryengritesit shqiptare do te ishin te shtrenguar tei drejtoheshin mbreterise tjeter evropiane, duke pasur parasysh Spanjen, rivalen e Venedikut. As keto kercenime nuk e binden Republiken, e cila me shume se kurdohere donte te ruante paqen me osmanet, per arsye se ne kete kohe midis Stambollit dhe Vjenes kishin filluar bisedime per paqe. Edhe kete here Republika veproi aty per aty per te mbjelle faren e perearjes ne radhet e udheheqesve te kuvendit me qellim qe te menjanonte rrezikun e afrimit te shqiptareve me Spanjen. Ajo mundi te korruptonte me ar dhe te bente per vete Nikolle Bardhin e Pal Dukagjinin, si dhe disa krere te tjere.
Keshtu perpjekjet per te siguruar nje aleat te jashtem aktiv si dhe arme, nuk dhane asnje fryt. Situata politike nderkombetare nuk ishte e pjekur per veprime luftarake kunder Perandorise Osmane, sepse, te nisura nga interesat e tyre per te ruajtur paqen me Stambollin, shtetet kryesore evropiane nuk u dhane shqiptareve ndihmen e kerkuar.

Debimi i spahinjve nga malesite
Krahas kuvendeve ne Shqiperi shperthyen edhe nje varg kryengritjesh. Sipas letres se Nikolle Mekajshit drejtuar papa Klementit VIII ne vitin 1603, dukagjinasit vazhdonin te ishin ne kryengritje. Pervee zonave autonome kryengritja u shtri edhe ne zonen e timarit. Nje levizje e tille qe kryengritja e vitit 1607, e drejtuar nga Andrea (Idar) Manesi. Ai shpalli se do te behej nje Skenderbe i dyte. Thirrjes per lufte te Andrea Manesit iu pergjigjen 3 000 veta. Ai pretendonte se zoti i kishte besuar Perandorine Osmane per te ndeshkuar te keqijat qe ndodhnin ne te. Per te permiresuar gjendjen e fshatareve ai zbriti madhesine e taksave ne 3/4 e tyre. Andrea Manesi ishte per te qeverisur me drejtesi, prandaj u beri thirrje kadilereve ne rast se do te kryenin me ndershmeri detyren, do ta mbanin ate, ne te kundert, do te ndeshkoheshin. Shume qeveritare braktisen detyren. Brenda nje kohe te shkurter, numri i kryengritesve u rrit shume. Kryengritja perfshiu krahinat e Dukagjinit, te Kthelles e te Selites. Kjo kryengritje ishte me mbulese fetare dhe kerkonte rivendosjen e drejtesise ligjore islamike. Sulltani e thirri ne Stamboll Andrea Manesin per te vertetuar profecine e tij. Andrea e kuptoi se ftesa ishte nje kurth per ta eleminuar, prandaj nuk u paraqit ne pallat. Atehere sulltani mobilizoi forca te shumta per ta shtypur kete kryengritje qe zhvillohej krahas atyre te malesive dhe qe mund te perhapej ne te gjitha zonat fushore dhe me tej ne gjithe vendin. Megjithate, udheheqesi i saj, bashke me ndjekesit e vet me te afert, arriti te shpetonte dhe u strehua ne Dukagjin. Prej kendej ai zbriste kohe me kohe ne krye te eetes se vet ne zonat fushore te Shqiperise se Mesme, duke mbajtur gjalle nje levizje kaeake gjer me 1610. Andrea hyri ne lidhje me mbretin e Spanjes dhe kerkoi ndihmen e tij, por nuk mori pergjigje. Kryengritja u shtyp me 1610.
Ne vitin 1608 ne zonen e Tivarit e te Ulqinit, fshataret u ngriten kunder grabitjeve te bera nga sanxhakbeu i Shkodres gjate nje vizite ne ate krahine. 3 000 shqiptare e rrethuan ate dhe e detyruan te mbyllej ne keshtjellen e Shkodres. Numri i kryengritesve para qytetit te Shkodres arriti ne 10 000 veta. Tre vjet me vone, shqiptaret qe ndodheshin ne Malin e Zi e priten me arme sanxhakbeun, i cili kishte shkuar per te vjele haraein, dhe e vrane ate se bashku me spahinjte qe e shoqeronin. Qeveria osmane dergoi kunder tyre pashain e Bosnjes ne krye te 10 000 ushtareve.
Gjate dhjetevjeearit te pare te shek. XVII edhe levizja elirimtare ne malesite erdhi duke u rritur. Kryengritja e malesoreve, e udhehequr nga kreret e tyre pjesemarres te kuvendeve, filloi me thyerjen e sigurise se rrugeve dhe u zhvillua me sulme plaekitese kunder karvaneve tregtare ne rruget Shkoder-Prizren e Shkoder-Podgorice-Peje dhe me operacione kunder keshtjellave e qytezave te fortifikuara, te mbrojtura nga garnizone ushtarake. Me gjithe varferine e te dhenave rreth kesaj kryengritjeje, dokumentet deshmojne per faktin se njeri pas tjetrit u debuan te gjithe spahinjte dhe vojvodet e vendosur ne krahinat malore te sanxhakeve te Shkodres dhe te Dukagjinit.
Fitorja e kesaj kryengritjeje ishte shume e rendesishme. Spahinjte u debuan e nuk munden te fitonin pozitat e humbura dhe keto krahina u bene vatrat kryesore te luftes kunder sundimit osman. Pas ketyre fitoreve te viteve te para te shek. XVII, malesoret kryengrites u derdhen per nje kohe te gjate edhe kunder fushave qe rrethonin malesite e tyre, duke demtuar ne radhe te pare bazat ushtarake dhe ekonomike te sunduesve osmane ne tokat shqiptare dhe ne viset fqinje.
Qeveritaret osmane, duke vleresuar humbjet qe kishin pesuar nga levizjet kryengritese te malesoreve, organizuan ekspedita ndeshkimore veeanerisht kunder vatres kryesore te ketyre levizjeve - malesive te Dukagjinit. Ne menyre te veeante nderprerja e rruges Shkoder-Prizren i shtyu sundimtaret osmane te ndermerrnin ekspedita te fuqishme. Nje ekspedite e pare prej 1 500 ushtaresh, e komanduar nga Ahmet bej Kuka, sulmoi kryengritesit ne krahinen e Iballes, por nuk arriti ta hapte rrugen dhe deshtoi krejtesisht. Prandaj sanxhakbejleret e Shkodres dhe te Prizrenit, me teu kthyer nga fronti i luftes me Austrine, moren masa te rendesishme per te hapur kete rruge te domosdoshme qe lidhte bregdetin me viset e brendshme te Shqiperise dhe me ato te Gadishullit Ballkanik.
Gjate kesaj periudhe si nga vete shqiptaret, ashtu edhe nga te huajt, u hartuan projekte per elirimin e Shqiperise dhe te krejt Ballkanit nga sundimi osman. Kaloresi boshnjak Bertuei hartoi dhe u perpoq te vere ne jete nje projekt te vetin per elirimin e Shqiperise e te Ballkanit. Per vite me radhe ai u end neper kryeqytetet e Evropes si udheheqes i nje ushtrie kryengritesish prej 30 000 shqiptareve dhe 50 000 boshnjakeve. Mbreti i Spanjes dhe zevendesmbreti i Napolit nepermjet kaloresit Dofisti dhe personave te tjere, u perpoqen te hartonin ne bashkepunim me Nikolle Mekajshin, Lala Drekalin etj. nje plan per elirimin e Shqiperise. Anton Kaboja dhe Aleksander Kastro u paraqiten ketyre disa projekte te tjera. Por edhe keta u ftohen nga ky plan kur pane qendrimin e shqiptareve, te cilet me mire pranonin sundimin osman sesa te kalonin nen sundimin spanjoll. Ne vitet 1609-1610 Nikolle Mekajshi i paraqiti mbretit te Spanjes, Filipit II dy relacione. Por te gjitha projektet mbeten ne leter.
Me 1610, ushtrite e dy sanxhakbejlereve, te nisura njera nga Shkodra dhe tjetra nga Prizreni, hyne ne luginen e Drinit. Malesoret, duke mos siguruar nga jashte asnje lloj ndihme dhe duke qene te armatosur vetem me arme te vjetra, nuk munden te ndalonin marshimin e tyre. Keto dy ushtri perparuan gjate rruges, vendosen garnizone neper qytezat e keshtjellat dhe u takuan te Vau i Dejes. Duke u versulur ne brendi te krahinave perreth rruges, repartet osmane u shkaktuan deme te ndjeshme malesoreve, por nuk munden te vendosnin kontrollin e tyre ne thellesi.
Kjo ekspedite e tronditi mjaft rende vatren e qendreses ne malesite e Dukagjinit. Vendosja e garnizoneve beri qe Dukagjini ta humbiste rendesine e vet si vatra kryesore e qendreses se malesoreve te Shqiperise Veriore. Nje vater e re qendrese tashme u be Mirdita. Duke u nisur nga nje krahine e vogel fillestare qe mbante kete emer, qendresa perfshiu ne kete periudhe edhe nahijet e Fanit te Madh dhe Fanit te Vogel. Pak me ne jug midis krahinave malore te Shqiperise se Mesme u krijua nje bashkim politiko-ushtarak me emrin eLidhja e Arbenite. Por, vatra me e rendesishme e qendreses se malesoreve u bene krahinat ne veri te lumit Drin. Nga malesite e sanxhakut te Dukagjinit, qendra e kryengritjeve kaloi ne malesite e sanxhakut te Shkodres. Krahinat e Kastratit, Shkrelit, Hotit, Kueit, Piprit, Vasojeviqit, Palabardhit etj., te cilat njihen me emrin e perbashket Malesia e Madhe ose Malesia e Mbishkodres, u lidhen midis tyre ne luften kunder te njejtit armik dhe formuan nje bashkim politik e ushtarak qe njihet ne dokumentet e kohes me emrin eMalet shqiptaree. Ne kuvendet e perbashketa, kreret e tyre lidhen besen se do teu benin balle me edo kusht ekspeditave ushtarake, se do te luftonin bazat e ketyre ushtrive ne viset fqinje dhe se do ta mbronin veteqeverisjen e vet, per te mos lejuar te vendoseshin perseri ne trojet malore pushteti osman dhe spahinjte. Nen drejtimin e ketyre kuvendeve, malesoret filluan sulme te shpeshta, duke demtuar veeanerisht pronat e spahinjve ne Plave dhe ne krahinat e Bosnjes dhe te Maqedonise.
Qeveritaret osmane i drejtuan tani sulmet e tyre kunder kesaj vatre te re te qendreses se malesoreve. Me 1612, ne krye te nje ushtrie prej 25 000 vetash, qe u grumbullua ne Podgorice, ata filluan ekspediten ndeshkimore kunder Malesise se Madhe.
Per tre muaj rresht keto forca luftuan rreth shtigjeve kryesore per te depertuar ne brendi te kesaj malesie, mirepo nuk ia arriten qellimit. Pasi dogjen vetem Palabardhin, ato u detyruan te terhiqeshin duke lene 300 spahinj te vrare.
Nje vit me vone, forcat e bashkuara ushtarake te sanxhakbejlereve te Shkodres, te Dukagjinit, te Prizrenit dhe te Elbasanit, nen komanden e Asllan Pashes, ndermoren nje ekspedite te re kunder Kelmendit, qendres kryesore te levizjes, per ta shkaterruar nje here e mire dhe per te vendosur ketu me ne fund sundimin e sulltanit. Pas dy jave luftimesh, edhe kjo ekspedite deshtoi. Meqe nuk munden te thyenin luftetaret malesore, keto forca ushtarake u mjaftuan me shkaterrimin e nje vargu fshatrash te braktisura dhe me roberimin e nje numri grash e femijesh. Gjate rruges se kthimit, ato u sulmuan rrepte nga eetat e kryengritesve dhe pesuan humbje te renda ne njerez, ne kafshe, ne ushqime dhe ne veshmbathje, qe i lane ne fushen e luftes, nga iken te shpartalluar.
Fitorja e arritur kunder ketyre dy ekspeditave, si dhe nevoja per teu bere balle te tjerave ne te ardhmen, e rriten autoritetin e Lidhjes se Maleve dhe e fuqizuan luften elirimtare. Ishin kreret e malesoreve te Kelmendit dhe te Kueit ata qe do te luanin tani e tutje rolin kryesor si udheheqes te kuvendeve te Lidhjes dhe qe u njohen si te tille edhe nga perfaqesuesit e krahinave te tjera perreth Malesise se Madhe. Lufta qe bene malesoret me forcat e veta te kufizuara nen udheheqjen e kuvendeve kushtonte shume shtrenjte. Prandaj ata nuk i reshten perpjekjet per te fituar aleate dhe per teu lidhur me kryengritjet antiosmane edhe te vendeve fqinje, ku luftimet dhe fitoret e kryengritesve shqiptare paten nje jehone te madhe. Ne disa raste malesoret shqiptare ndermoren veprime luftarake te perbashketa me kryengritesit fqinje, veeanerisht me malesoret malazeze.

Kuvendet nderballkanike
Ne dhjetevjeearin e pare te shek. XVII, lufta antiosmane e popujve ballkanas kaloi ne nje faze me te larte, qe karakterizohet nga perpjekjet per te bashkerenditur levizjet elirimtare te vendeve te veeanta. Nje rol te dores se pare ne kete drejtim luajten kreret shqiptare, te cilet u bene nga organizatoret me te rendesishem te luftes se popujve te shtypur. Fryt i perpjekjeve te tyre ishin mbledhjet e disa kuvendeve ballkanike qe u mbajten ne Kue, ne Prokuplje dhe ne Beograd. Me 13 dhjetor 1608 ne manastirin e Moraees, prane liqenit te Shkodres, nen drejtimin e patriarkut te Pejes, u mblodhen krere serbe, shqiptare, bullgare, boshnjake, hercegovinas e serbe ku u diskutua per debimin e osmaneve dhe iu kerkua ndihme dukes se Savojes. Kjo mbledhje sherbeu si pikenisje per organizimin e disa kuvendeve ballkanike.
Kuvendi i pare u mblodh me 1614 ne Kue, ne zemren e Maleve shqiptare, me pjesemarrjen e perfaqesuesve te kryengritesve te Shqiperise, te Malit te Zi, Bosnjes, Hercegovines, Serbise dhe te Maqedonise. Ai u zhvillua ne dy sesione, njeri ne korrik e tjetri ne shtator. Nga te gjashte kreret kryesore ballkanas te ketij kuvendi dy ishin shqiptare, Gjergj Bardhi i Mirdites dhe Lala Drekali i Kueit, kurse nga 44 perfaqesuesit ballkanas nje e katerta vinin nga vatrat e qendreses shqiptare.
Ne sesionin e dyte te kuvendit u hartua plani i operacioneve luftarake. Rendesi e veeante per pergatitjen dhe fillimin e veprimeve ushtarake ne Gadishullin Ballkanik iu kushtua vatrave malore kryengritese shqiptare. Ne keto vatra do te dergoheshin per ndihme nga te gjitha krahinat ballkanike 12 000 luftetare, te cilet do te pajiseshin me arme dhe, se bashku me kryengritesit shqiptare, do te shperthenin prej andej sulmet kunder garnizoneve osmane. Nga Himara do te kryhej sulmi per elirimin e Vlores, nga malesite e Dukagjinit do te zhvilloheshin operacionet per elirimin e Krujes, nga Malesia e Madhe do te fillonte sulmi per elirimin e Shkodres; po keshtu edhe nga Mali i Zi do te sulmohej Kastelnovo ne Gryken e Kotorrit. Ne themel te ketij plani qendronte gatishmeria per lufte si dhe pervoja shumevjeeare e kryengritjeve te deriatehershme te popujve te Ballkanit, e veeanerisht ajo e shqiptareve. Ne kryengritje do te merrnin pjese edhe mitropoliti i Durresit e peshkopet ortodokse te Janines e te Artes.
Ne kete sesion u shtrua perseri si eeshtje kryesore ajo e sigurimit te armeve. Te deshperuar nga deshtimet e meparshme, pjesemarresit moren nje vendim te ri, qe ishte nje goditje e rende per princat katolike, te cilet i kishin mbajtur deri tani me fjale per organizimin e ekryqezatavee dhe nuk kishin dhene ndihme efektive ne arme. Kuvendi ngarkoi te derguarin e vet diplomatik, shqiptarin Gjon Renesi, qe te deklaronte ne oborret katolike te shteteve italiane se kuvendi nuk do te ngurronte teu drejtohej per ndihme shteteve protestante, si Anglise, Holandes dhe princave te tjere protestante te Gjermanise.
Midis burrave te shtetit te Evropes Perendimore, qe filluan te inkurajonin kryengritesit ballkanas me shprese se fitorja do teu jepte atyre mundesi te vinin dore mbi tokat e eliruara, ishin duka i Parmes ne Itali dhe duka i Neverit ne France, prapa te cileve qendronte ne fakt Spanja. Duka i Parmes pranoi ta ndihmonte me arme kryengritjen e projektuar dhe nisi nje anije te ngarkuar me furnizime per ne brigjet shqiptare, por kjo u sekuestrua rruges nga venedikasit. Atehere kuvendi vendosi te bashkerendiste kryengritjen me ekspediten qe pergatiste duka i Neverit per te zbarkuar ne Gadishullin Ballkanik. Mirepo edhe perpjekjet e ketij princi freng deshtuan per shkak te kontradiktave politike evropiane.
Meqenese hapat e pare nuk dhane rezultatet e deshiruara, pas kuvendit te Kueit u bene perpjekje per nje kuvend te ri. Me 11 nentor 1616 ne Prokuplje moren pjese, sie thote nje burim bashkekohes, ezotnite kryesore te mbreterise se Bosnjes, te Kosoves, te Serbise, te Shqiperise, te Maqedonise dhe te Arkidukatit te Hercegovinese. Per shkak te kushteve te reja qe ishin krijuar me rritjen e rolit te Austrise si kundershtari kryesor i Perandorise Osmane, kete here kuvendi nxori ne plan te pare si detyre per te eliruar se pari Bosnjen, meqenese kishte mundesi me te medha te ndihmohej nga ana e Austrise. Megjithekete edhe ne kete kuvend u pa i nevojshem nje zbarkim ne Shqiperi, sepse kryengritjet shqiptare mbanin vazhdimisht te hapur nje plage ne anet me te dobeta te Perandorise Osmane. Ne bregdetin shqiptar, prej nga niseshin rruget drejt viseve te brendshme te Ballkanit dhe se, - sie thuhej ne vendim, - nje pjese e popullit te ketij vendi enuk i bindet sulltanit dhe jeton i lire (sie jane e shen. i aut.) zotnite e Dukagjinit, e Kelmendit, e Piprit, e Palabardhit dhe te Malit te Zie. Prandaj ne edo plan ushtarak, si me perpara edhe tani, Shqiperia zinte nje vend nga me te rendesishmit. Me te zbarkuar flota evropiane ne brigjet shqiptare, 10 000 burra do te bashkoheshin me forcat hercegovinase. Me 40 000 veta nga Dukagjini, Kelmendi, Pipri, Palabardhi e nga Mali i Zi do te merrnin keshtjellen e Shkodres e prej andej do te shkonin drejt Sofjes, ku do te bashkoheshin me forcat e tjera per te parashtruar planin per marrjen e Stambollit. Projekti mbeti perseri ne leter. Duka i Neverit e zgjati shume pergatitjen e ekspedites. Ne pragun e nisjes flota u dogj. Spanja i druhej luftes me shtetin osman.
Nje deshmi tjeter e levizjes elirimtare ballkanike u be kuvendi i Beogradit, qe u mblodh me 18 nentor 1620. Aty u shqyrtuan me me hollesi planet e dy kuvendeve te meparshme dhe u theksua nevoja e elirimit te Shkodres nga kryengritesit e Malesise se Madhe dhe te malesive te Dukagjinit, si dhe elirimi i Krujes nga banoret e malesive te Shqiperise se Mesme.
Nga te 24 kreret e kuvendit te Beogradit, qe nenshkruan planin e luftes, me te rendesishmit ishin Lala Drekali i Kueit, Gjin Gjergji i Dukagjinit dhe Vuk Gjeei i Kelmendit, pas te cileve vinin kreret e tjere te ardhur ne kuvend nga malet shqiptare. Te bashkuar ne eLidhjen e Arbenite, Dukagjini, Pipri e Kelmendi do te nxirrnin 14 000 luftetare. Te gjithe do te grumbulloheshin ne Peje, ku do te krijohej nje ushtri prej 50 000 kembesoreve e 30 000 kaloresve prej forcave te Shqiperise, Maqedonise e Serbise. Edhe kete here kuvendi zgjodhi shqiptarin Gjon Renesi si njerin nga te derguarit e vet per ne oborret evropiane. Por, ndihma e kerkuar me arme dhe zbarkimi ne brigjet shqiptare nuk u siguruan as kete here.
Kuvendet nderballkanike nuk arriten te organizonin nje aksion te perbashket per debimin e osmaneve nga Evropa. Popujve ballkanas e ne radhe te pare kryengritesve shqiptare iu desh te luftonin me forcat e veta. Shkaqet e deshtimeve te perpjekjeve per organizimin e nje aksioni te perbashket ballkanik qendrojne kryesisht ne kontradiktat midis shteteve evropiane, te cilat ishin ne rivalitet me njera-tjetren ne zoterimet osmane.
Gjate periudhes se kuvendeve ballkanike u hartuan mjaft projekte. Patriku i Ohrit, Athanasi, hartoi nje projekt me 1615-1616. Ai kishte vene ne levizje peshkope e klerike te te gjitha rangjeve. Si njohes shume i mire i gjendjes ne Ballkan, krahas kultures teologjike, Athanasi kishte njohuri edhe nga arti ushtarak, aq sa ishte ne gjendje te hartonte planin e kryengritjes. Ai kishte hyre ne lidhje me dukagjinasit, kelmendasit dhe pastroviqasit dhe shqiptaret e tjere, te cilet prisnin ndihmen nga Spanja e Napoli.
Ne vitin 1621, Pjeter Budi hartoi nje relacion me te cilin perkrahte projektin e Bertueit dhe kerkonte venien e tij ne jete. Sipas tij, 30 000 shqiptare te krishtere e myslimane, ishin gati te rrembenin armet. Shqiptaret kishin nevoje per arme, municione dhe per nje princ per tei udhehequr. Koha me e pershtatshme ishte viti 1621, mbasi forcat ushtarake osmane te tokave shqiptare kishin shkuar ne lufte kunder Polonise. As relacioni i P. Budit nuk gjeti perkrahje.

Ekspedita ne Malesine e Madhe ne vitin 1638
Rrezikshmeria e kryengritjeve te malesoreve shqiptare dhe mundesia e shnderrimit te Malesise se Madhe ne qender te nje aksioni te perbashket ballkanik dhe evropian kunder Perandorise Osmane, shqetesoi, bashke me sundimtaret osmane ne Shqiperi edhe vete Stambollin. Prandaj ekspedita te shumta ushtarake u leshuan njera pas tjetres mbi malesite e te dy krahinave te lumit Drin, e veeanerisht mbi Malesine e Madhe.
Keto ekspedita deshtuan pa arritur qellimin e tyre, vendosjen e pushtetit osman. Fitoret kunder tyre ishin fryt i sakrificave te medha te malesoreve. Sipas misionareve te kishes katolike qe vepronin ne keto malesi, popullsia e ketyre viseve ishte pergjysmuar. Kleriket, si p.sh. arkipeshkvi i Tivarit, Marin Bici, mundoheshin tei bindnin malesoret te nenshtroheshin dhe te paguanin haraein per te mos u shfarosur krejt. Malesoret trima mendonin se liria ishte me e shtrenjte se gjitheka.
Me 1638, para se te hynte ne lufte kunder Bagdatit, sulltan Murati IV mori masa per te mbrojtur kufijte perendimore te shtetit nga ndonje sulm ose zbarkim i mundshem i shteteve evropiane, qe mund te perfitonin nga levizjet kryengritese shqiptare. Per kete qellim ai organizoi nje ekspedite te madhe per te nenshtruar nje here e mire vatren kryesore te levizjes, Malesine e Madhe. Me kete detyre te rendesishme ai ngarkoi Vueo Pashen, bejlerbeun e Bosnjes.
Bejlerbeu grumbulloi ne Podgorice ushtrite e shtate sanxhakeve te krahinave te Shkodres dhe te Dukagjinit. Numri i ushtareve i kaloi te 15 000 vetat. Mbasi nenshtruan ne fillim krahinat e Piprit dhe te Palabardhit, ne ditet e para te shkurtit 1638, ushtaret e Vueo Pashes u nisen ne drejtim te Kelmendit, qendres se kryengritesve. Komandanti i ekspedites parashikonte qe per shkak te debores, do tei gjente malesoret ne shtepite e tyre dhe do te bente kerdine mbi ta.
Mirepo, kur ushtaret e Vueo Pashes hyne ne luginat e Kelmendit, malesoret i kishin braktisur vendbanimet e tyre me gjitheka dhe ishin terhequr neper shpella. Pasi dogji disa fshatra, ne mungese te nozullimeve dhe nga frika e mbylljes se rrugeve prej debores, Vueo Pasha pas dy javesh dha urdhrin e terheqjes. Nderkohe malesoret kelmendas, te stervitur ne keto vende malore te mbuluara me debore, nen udheheqjen e Vuk Dodes, u mbyllen armiqve dy shtigjet nga mund te dilnin prej Kelmendit dhe i sulmuan me vrull. Ushtria e bejlerbeut pesoi deme te renda. Frang Bardhi shkroi disa muaj me vone se vetem ne perleshjen e pare u vrane nje mije ushtare armiq. Duke e goditur pareshtur andej nga nuk e priste, malesoret e vune ushtrine osmane ne ikje dhe e shpartalluan keqas, e detyruan te linte shume te vrare dhe plaeke te madhe lufte. Deri ne ditet tona ruhet kujtimi i heroizmave te kelmendasve ne keto luftime, si ajo e malesores Nora qe sakrifikoi veten per te vrare pashain osman, zgjuarsia e malesorit Dede Gjesi qe ndertoi nje top duke gdhendur nje trung lisi etj.
Jehona e kesaj disfate te bejlerbeut te Bosnjes dhe e trimerive te malesoreve u perhap gjeresisht ne Gadishullin Ballkanik dhe ne vendet e tjera evropiane. Por demet e malesoreve ne njerez e ne mjete jetese dhe humbja e edo shprese per ndihma e aksione nga jashte, i detyruan kuvendet malesore te lidhnin marreveshje me sundimtaret osmane.
Sipas kesaj marreveshjeje krahinat e Malesise se Madhe do te ruanin veteqeverisjen, me kusht qe te paguanin haraein, nje flori ne vit per edo shtepi, dhe qe te pranonin te dergonin nje burre per dere ne rast lufte. Te drejten e veteqeverisjes me te njejtin kusht e ruajten edhe malesite e Dukagjinit. Por, ne nje varg rastesh, sundimtaret osmane i shkelen marreveshjet dhe i sulmuan malesite. Atehere malesoret i kundershtuan me lufte, sie benin kurdohere ne raste te tilla. Me 1639, sanxhakbeu i Dukagjinit u orvat te hynte ne Shale per te nenshtruar banoret. Megjithese keta i derguan fjale se ishin gati tei paguanin detyrimet dhe i kerkuan qe te hiqte dore nga synimi per te shkelur krahinen, ai nuk pranoi. Atehere Shala, e bashkuar me fqinjet, e sulmoi dhe e vuri perpara ushtrine e sanxhakbeut kokeforte, gjersa ky dhe shume pasues te tij mbeten te vrare.
Me 1648 Venediku perhapi lajmin se do te niste ne Shqiperi nje ekspedite nen drejtimin e sulltan Jahjase, nje pretendent per fronin e sulltanit qe endej ne kryeqytetet e vendeve evropiane. Kjo i dha nje gjalleri levizjes kryengritese. Nje vit me vone kelmendasit sulmuan keshtjellen e Medunit dhe, pas tri dite luftimesh, e shtine ne dore. Kryengrites te tjere goditen Rizanon ne Gryken e Kotorrit. Kryepeshkopi i Durresit, Mark Skurra, me 7 000 luftetare sulmoi Shkodren. Himariotet rrembyen armet dhe prisnin ekspediten. Me pretekstin e vdekjes se sulltan Jahjase, Venediku hoqi dore nga ekspedita. Mungesa e armeve dhe e mbeshtetjes politike nga jashte, ndikuan ne menyre te ndjeshme ne renien e perkohshme te hovit te kryengritjes.
Kryengritjet e shek. XVI dhe ato te gjysmes se pare te shek. XVII, megjithese shpeshhere moren perpjesetime te gjera dhe kerkuan sakrifica teper te medha, nuk e realizuan dot synimin e tyre kryesor, elirimin e vendit. Sidoqofte ato paten nje varg rezultatesh shume pozitive. Ne radhe te pare mbajten gjalle frymen e qendreses e te luftes per liri, ruajten te pacenuar individualitetin kombetar te shqiptareve. Ne radhe te dyte, krahinat malesore e ruajten te drejten e veteqeverisjes se brendshme ne baze te normave dokesore vendase dhe nuk lejuan zbatimin e sistemit te timarit dhe vendosjen ne to te perfaqesuesve te administrates osmane. Pervee ketyre, malesoret ruajten edhe te drejten te mbanin armet kudo qe te ishin, madje edhe para autoriteteve me te larta te sanxhakut. Kundrejt ketyre te drejtave ata detyroheshin, sipas marreveshjeve te perfunduara me perfaqesuesit e pushtetit osman, te paguanin nga nje flori ne vit per edo shtepi dhe te dergonin nga nje burre per dere ne ushtrine e sanxhakbeut ne rast lufte brenda sanxhakut.
Lufta e popullit shqiptar vazhdoi te luante nje rol te rendesishem nderkombetar gjate shek. XVI deri ne mesin e shek. XVII. Ajo nuk lejoi qe pushtuesit e huaj te krijonin ne tokat shqiptare nje baze te fuqishme ushtarake per teu hedhur pertej Adriatikut. Kryengritesit shqiptare gozhduan ne vend per nje kohe te gjate nje pjese te konsiderueshme te forcave ushtarake armike dhe penguan vershimin e tyre drejt Italise dhe Evropes Perendimore.
Kryengritjet e shek. XVI-XVII e shnderruan vendin tone ne nje nga vatrat kryesore te luftes elirimtare kunder sunduesve osmane ne krejt Gadishullin Ballkanik. Me luften e tyre shqiptaret ndikonin ne menyre aktive ne luften e popujve te tjere te Perandorise Osmane per elirim. Pikerisht kjo lufte beri qe ne projektet e shteteve evropiane kunder Perandorise Osmane, Shqiperia te zinte vendin kryesor, nga ku mund te fillonin operacionet luftarake. Megjithese projektet e shteteve evropiane mbeten vetem ne leter dhe shqiptaret nuk gjeten nje aleat te jashtem qe tei perkrahte aktivisht, ata e vazhduan luften dhe e rriten bashkepunimin me popujt e tjere fqinje, qe luftonin ne nje front te perbashket kunder pushtuesit osman. Ky bashkepunim gjeti shprehjen me te qarte edhe ne kuvendet ballkanike.

Kryengritjet antiosmane
(mesi i shek. XVII-mesi i shek. XVIII)
Thellimi i shfrytezimit ekonomik dhe grabitjet e feudaleve e te nepunesve osmane sillnin ne menyre te domosdoshme rezistencen kunder tyre. Lufta qe zhvilloi fshataresia shqiptare pati forma te ndryshme, qe nisnin me qendresen, vazhdonin me arratisjet dhe perfundonin me kryengritjet e armatosura. Rezistenca u zhvillua me dy rruge: rruga e pare, ishte qendresa ekonomike. Kjo mori formen e perpjekjeve te fshatarit per te rritur te ardhurat e tij dhe per te pakesuar vellimin e rentes qe merrte feudali dhe shteti. Kjo ishte forma me e ulet e qendreses se fshatareve kunder shtypjes feudale.
Ne keto forma bejne pjese edhe perpjekjet e fshatareve per te shtene ne dore tokat e hapura prej tyre.
Ne kushtet e punes me mjete primitive, rritja e rendimentit, qe mund te eonte ne shtimin e te ardhurave te fshatarit, ishte shume e vogel, prandaj fshatari qe kishte krahe pune perpiqej te gjente rruge te tjera per te siguruar toke buke e per te shtuar te ardhurat. Nje nga keto rruge ishte kthimi i kullotave verore ose dimerore ne toka buke. Keshtu, ne vitin 1671 eifeinjte e eifligut Moealas ne kazane e Myzeqese kishin hapur pa leje toke ne kulloten dimerore dhe e kishin kthyer ne are. Pervee kullotave, fshataret prisnin druret e pyjeve dhe tokat i kthenin ne toka buke. Ne vitin 1655 eifeinjte e eifligut Lifaj kishin prere pyllin dhe e kishin kthyer ne are, duke e mbjelle me grure e elb. Por, sipas legjislacionit, toka e hapur mund teu jepej me tapi atyre qe e hapen ose personave te tjere ne rast se te paret nuk pranonin ta merrnin me tapi. Keto toka kalonin shpesh ne duart e eifligareve. Keshtu ndodhi ne Barbullinje (1654), ne fshatin Dukas te Mallakastres (1686).
Pervee luftes ekonomike, qendresa e fshataresise mori edhe forma te hapura, sie ishin ankesat e protestat qe shkonin deri te sulltani. Ankimi ishte nje rruge ligjore, te cilen e lejonte sheriati, per te vene ne dukje dhunen, grabitjen e shkeljen e legjislacionit osman.
Ankuesit u drejtoheshin organizmave shteterore per eeshtjet qe ishin ne kompetencat e tyre dhe, ne rast se ato nuk i zgjidhnin, u drejtoheshin organeve me te larta. Zakonisht ato fillonin nga kadiu per problemet qe i takonin atij. Ankesat preknin aspekte te ndryshme te shtypjes. Ato drejtoheshin kunder nepunesve ose vjelesve te detyrimeve shteterore, qe benin kerkesa me te medha sesa ishte parashikuar ne defteret, kunder marrjes se te hollave me teper se plani, angarive te paligjshme etj. Me te shpeshta ishin ankesat e protestat kunder grabitjes nga ana e feudaleve dhe nga vjelesit e taksave shteterore. Keto ankesa pasqyronin rastet e shkeljes se legjislacionit osman. Edhe ankesa te tjera, qe nuk ishin te parashikuara ne sheriat, deshmojne per faktin se gjendja e fshataresise sa vinte e keqesohej me shume.
Meqe ankesat nuk sillnin ndryshimin e gjendjes, fshataresia shqiptare e rriti qendresen ne nje shkalle me te larte, duke kundershtuar ne menyre kategorike shlyerjen e detyrimeve te mbeshtetura ne sheriat e ne urdhrat e sulltanit. Ky refuzim ishte individual dhe kolektiv. Refuzimet beheshin edhe me te organizuara ne baze fshati. Banoret e fshatit Pobrat ne vitin 1685 kundershtuan shlyerjen e se dhjeten e te salaries. Kjo vendosmeri i detyronte feudalet te kerkonin ndihmen e gjyqit ne veeanti e te shtetit ne pergjithesi.
Gjyqi ne pergjithesi ndihmonte feudalet. Ne grindjen e organizuar midis popullsise se Libofshes e Mahmut Tabakut, gjyqi i besoi spahiut dhe urdheroi fshataresine tei jepte pjesen qe pretendonte spahiu.
Si rezultat i kundershtimit te fshatareve, feudalet dhe shteti ishin te detyruar te hartonin lista me taksa te prapambetura qe duheshin paguar me vone. Ne vitin 1680 ne sanxhaket e Shkodres, Ohrit, Vlores, Elbasanit, Delvines, Prizrenit e te Dukagjinit nuk ishin vjele xhizja, avarizi, nuzuli e surati per vitet 1670-1680.
Ne raste te veeanta fshataresia vinte dore mbi kullotat dimerore e verore te spahinjve ose te eifligareve. Ne vitin 1644 popullsia e fshatit Gribe hyri ne kulloten verore dhe deboi bagetite e spahiut. Ne vitin 1678 banoret e fshatit Qereshnik pohuan perpara kadiut se feudalet, zoterues te kullotes se fshatit, u kishin marre kulloten arbitrarisht, kishin ngritur stane e vatha dhe kishin sjelle 1 500 dhen per tei kullotur.
Kur keto forma te qendreses nuk sillnin ndonje perfitim, fshataresia zgjidhte si rrugedalje nga gjendja e mjeruar, ikjet nga vendbanimi i meparshem. Ikjet synonin shkeputjen e plote ose te pjesshme te varesise feudale. Fshataret e arratisur deshironin te gjenin kushte me te mira jetese ne krahina te tjera. Duke u larguar pa lene adrese, ata shpresonin se do tei kepusnin lidhjet me feudalin. Per rrjedhoje do te shpetonin nga detyrimet ndaj tij si zot i rajase. Po keshtu ata shpresonin te shpetonin perkohesisht nga taksa per koke.
Ikja kishte perfshire disa shtresa te fshataresise. Ne radhe te pare ikte fshataresia raja. Shume raja arratiseshin nga vendbanimi i perhershem dhe vendoseshin ne vise te tjera, ku merreshin me punera te ndryshme. Shkaqet e shpernguljeve lidheshin me gjendjen e rende te rajave dhe me perpjekjet per te shpetuar nga kjo gjendje. Ne disa dokumente theksohet se qellimi kryesor i largimit te fshatareve ishte shmangia per te mos paguar taksen per koke, ne disa te tjera per teiu shmangur pagimit te avarizit e te nuzulit. Ne nje ferman te sulltanit te 5 shtatorit 1716 pohohet se rajate jane rrenuar si mos me keq.
Vendstrehimi i fshatareve te shperngulur u bene edhe eifligjet. Ne fermanet e sulltaneve te viteve 1644, 1696, 1700, 1702 e 1707, drejtuar qeveritareve te sanxhakeve shqiptare, pohohet se eifligaret fshihnin rajane e arratisur. Nje vendstrehim tjeter i fshatareve te ikur ishin pronat tokesore te institucioneve fetare myslimane (vakfet) e te atyre te krishtere (te manastireve), institucione qe perfitonin nga keto largime. Per tei terhequr ne pronat e tyre, ata i joshnin te ikurit duke i vene perkohesisht ne disa kushte te favorshme vetem per disa vjet. Megjithate ata kishin perfitime te medha sepse siguronin krahe pune per eifligjet e tyre. Duke filluar nga vitet 80 te shek. XVII, kur gjendja e eifeinjve u be me e mjerueshme, edhe keta filluan te largohen ne mase nga eifligjet.
Nje vend tjeter grumbullimi i fshatareve te ikur ishin qytetet shqiptare si edhe qytetet me te medha te perandorise, si Stambolli, Edreneja e Bursa, te cilat ndodheshin shume larg tokave shqiptare. Ne vitin 1646 sulltani pranonte se fshataret ishin larguar nga kazate e Vlores, Skraparit e te Myzeqese dhe ishin vendosur neper qytete.
Arratisjet ndodhnin ne kushte te veshtira. Shteti perpiqej te forconte presionin ndaj individit ose krejt fshatit per te penguar largimet. Xhizjedaret e vjelesit e tjere te detyrimeve shteterore ishin pajisur me dokument per teua vjele taksat kudo qe te ndodheshin. Ata dhe spahinjte caktonin njerez per te mbledhur fshataret e shperngulur. Shteti kishte vendosur garancine kolektive, me ane te se ciles detyrimet e te shperngulurve ndaheshin midis atyre qe kishin mbetur ne fshat. Strehuesit e fshatareve te shperngulur ishin vene nen trysnine dhe kercenimet e shtetit qe nuk ngurronte tei denonte edhe me varje.
Megjithate arratisjet vazhdonin. Ne vitin 1738 ato kishin perfshire 40% te fshatrave te krahines se Beratit, ndersa numri i shtepive te arratisura kapte afro 12% te numrit te pergjithshem te shtepive. Ne disa raste largimet ishin aq masive sa fshatrat ishin rrenuar krejtesisht. Ne regjistrat e taksave te jashtezakonshme gjen shenimin ei rrenuar krejtesishte, ei braktisure etj.
Ndonese ishin me shume nje qendrese spontane dhe e paorganizuar, arratisjet krijonin veshtiresi serioze per pushtetin osman, i privonin feudalet nga pjesa e rentes qe u takonte, i shkaktonin veshtiresi administrates fiskale per te grumbulluar detyrimet shteterore. Ato ishin shprehje e nje mosbindjeje te forte dhe e nje bojkotimi te vertete ndaj regjimit feudal osman.
Arratisjet ishin nje prolog i elirimit te fshataresise. Si rrjedhoje e tyre siperfaqe te tera toke mbeteshin pa punuar, gje qe sillte pakesimin e prodhimeve bujqesore. Nga kjo demtoheshin si feudalet, ashtu edhe shteti. Meqenese drejtimi kryesor i largimeve ishte nga vendet ku niveli i shtypjes ekonomike ishte me i larte per ne vendet me nje shtypje me te ulet, ato ndihmonin ne barazimin e gjendjes se fshataresise. Per te penguar ose pakesuar shpernguljet nga vendet e para, feudalet detyroheshin te ulnin shkallen e shtypjes ekonomike. Ikjet ndihmonin sadopak ne kapercimin e izolimit feudal dhe ndihmonin ne lidhjen e metejshme te nje krahine me nje krahine tjeter, te qytetit me rrethinen dhe te nje qyteti me nje qytet tjeter.
Arratisjet nuk mund ta shpetonin fshataresine nga gjendja e keqe, prandaj ajo perdori edhe forma me te ashpra te luftes, si organizimin e eetave te armatosura, qe formoheshin neper pyje e male. Levizja kaeake ne tokat shqiptare pati disa veeori qe e dallojne nga viset e tjera te Ballkanit. Si nje shfaqje e vetvetishme e luftes elirimtare, ajo nuk pati ate fizionomi dhe perhapje te madhe si ne viset e tjera te Ballkanit. Kjo lidhej kryesisht me kushtet konkrete historike te tokave shqiptare, ku kryengritjet ndiqnin njera-tjetren. Ne keto kushte i arratisuri bashkohej me valen kryengritese, gje qe e zvogelonte shume rolin e kaeakerise. Me shthurjen e sistemit te timarit dhe me perhapjen e sistemit te eifligut, mjaft fshatare humben te drejten e perdorimit te tokes dhe pronen private. Zhveshja teresisht ose pjeserisht e fshatarit nga pronesia eonte ne rrenimin e tij. Te shtyre nga kjo gjendje, nje pjese e fshatareve moren rrugen e kaeakut. Meqenese deri ne mesin e shek. XVIII sistemi i eifligut nuk pati nje shtrirje te madhe, edhe levizja e kaeakeve nuk mori nje perhapje te gjere.
Ne eetat grumbulloheshin fshatare qe kishin humbur te drejten e shfrytezimit te tokes ose qe kishin ngritur doren kunder feudaleve dhe mbledhesve te detyrimeve shteterore. Nje perberje tjeter kishin eetat e malesoreve te varfer, te cilet nuk ishin ne gjendje te shlyenin detyrimet. Ne keto eeta merrnin pjese gjithashtu ish-spahinjte, te zhveshur nga zoterimet, elemente te klases feudale qe ishin fuqizuar e rivalizonin ne sipermarrjet e detyrimeve ose te nepunesive, klerike myslimane etj. Te gjithe keta perfaqesues te shtresave te ndryshme shtyheshin nga motive te veeanta. Ndaj lufta e kaeakeve merrte tipare te anarkise feudale. Anarkia feudale la, pa dyshim, gjurmet e veta ne levizjen kaeake.
eetat mund te formoheshin nga fshatare te nje fshati, te dy a me shume fshatrave, te nje nahije ose kazaje. eetat e armatosura sulmonin edhe spahinjte, shtepite e tyre dhe u merrnin pasurine, madje nuk kursenin as familjet e tyre. Keshtu ne vitet 1681-1682, kaeake nga fshati Pobrat sulmuan dhomat dhe haremet e Ahmet Agait e te Ali Efendiut dhe u rrembyen plaekat e sendet ushqimore. Ne vitin 1708 kaeaket nga fshati Kaee i Zadrimes rrembyen pasurine e bejlereve te Zadrimes. Ne vitet 1712-1713 kaeake nga fshati Qidhne sulmuan shtepine e spahiut Ahmet dhe i rrembyen gjene e gjalle. Shpeshhere objekt sulmi ato benin edhe pronat shteterore, si vivaret (daljanet) etj. Ne vitin 1707 kaeake nga fshatrat Margellee, Kue e Glloboear sulmuan vivaret e mukatase shteterore dhe ne bashkepunim me eifeinjte vune dore mbi eifligjet shteterore. Objekt sulmi ishin edhe taksambledhesit e nepunesit e shtetit, si dhe konaket e tyre. Ne vitin 1606 nje eete nga Kurveleshi sulmoi sanxhakbeun e Delvines, i cili kishte marre persiper te vilte taksat ne sanxhaket e Vlores, Delvines, Elbasanit etj., dhe i rrembyen xhizjen e vjele.
eetat ne te njejten kohe merrnin nen mbrojtje masat e varfra fshatare e qytetare dhe nuk lejonin vjeljen e taksave shteterore. Ne vitin 1713, Ali Hoxha, se bashku me te tjere, pengoi vjeljen e taksave shteterore.
Levizja e eetave te armatosura ishte me e rendesishme se format e tjera te ulta te qendreses. Duke marre nen mbrojtje fshataret, ato nuk lejonin vjeljen e detyrimeve. Me vrasjen e spahinjve e te nepunesve, eetat e shpetonin perkohesisht fshataresine nga dhuna. Ne mjaft raste eetat sherbenin si qendra te grumbullimit te fshatareve te pakenaqur dhe ne periudha te caktuara, ato u bene berthama te levizjeve kryengritese. Ne edo proteste, ne edo refuzim per te shlyer detyrimet, ne edo arratisje dhe sidomos ne luften e eetave te armatosura, qendronte mundesia per ta kthyer qendresen ne kryengritje te armatosur.
Nga gjysma e dyte e shek. XVII, kur Perandoria Osmane filloi luften kunder koalicionit te Austrise, Venedikut, Polonise dhe pastaj Rusise, levizjet fshatare moren hov me te madh dhe, si ne jug, ashtu dhe ne veri, u shnderruan ne kryengritje te armatosura me karakter elirimtar. Disa pr
Anxhela
Anxhela
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 184
Join date : 11/09/2010
Age : 41

https://shpirti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Popullit Shqipetare Empty Re: Historia e Popullit Shqipetare

Mesazh  Anxhela Sun Sep 12, 2010 11:46 pm

K R E U III

NDRYSHIMET NE STRUKTUREN FETARE TE POPULLIT SHQIPTAR. PERHAPJA E FESE ISLAME
(SHEK. XV - XIX)

Depertimi i islamit ne tokat shqiptare
Vendosja e sundimit osman ne tokat shqiptare u shoqerua me ndryshime te thella jo vetem ne fushat politike, shoqerore dhe ekonomike, por edhe ne strukturen fetare te popullsise. Perkatesia e krishtere e shqiptareve (pjeserisht ne ritin ortodoks dhe pjeserisht ne ate katolik) filloi te cenohej ne dobi te perhapjes se islamit, fe zyrtare e shtetit osman. Kontaktet e shqiptareve me fene islame jane me te hershme sesa pushtimi osman i tokave shqiptare, perderisa qe ne kohet paraosmane keto toka jane shkelur here pas here nga tregtare, forca ushtarake apo perfaqesues te tjere te botes orientale-islamike. Megjithate, fillimet e islamizimit te popullsise shqiptare ne trajten e nje procesi historik, kohesisht jane te lidhura me fillimet e vendosjes se sundimit osman ne Shqiperi.
Pjesa e siperme e piramides shoqerore, fisnikeria shqiptare, ishte e para qe provoi dukurine e kalimit ne islamizem. Qe nga gjysma e dyte e shek. XIV, kur inkursionet osmane drejt Ballkanit dhe Shqiperise sa vinin e dendesoheshin, princat shqiptare u shtrenguan, kush me heret e kush me vone, te pranonin suzerenitetin e sulltanit dhe, si vasale te tij, te dergonin djemte e vet si pengje prane oborrit osman. Ketu, pasi ktheheshin ne myslimane dhe merrnin edukaten perkatese, ata ngarkoheshin me sherbime te caktuara ushtarake e civile, duke arritur ne shume raste edhe ne funksione te larta, si sanxhakbejlere, subashe etj. Nder pinjollet e islamizuar te familjeve feudale shqiptare te derguar prane oborrit te sulltanit si ieoglane ishin edhe Gjergj Kastrioti (i islamizuar me emrin Skender), nje nga djemte e Gjon Kastriotit, Jakup Beu, i biri i Teodor Muzakes (ne fund te viteve 30 te shek. XV qeveritar i Sanxhakut Shqiptar), i vellai, Kasem Pasha, nje nga komandantet me te shquar te Muratit II dhe te Mehmetit II; dy djemte e Gjin Zenebishit (njeri prej tyre, i quajtur Hasan Beu, ne vitin 1455 mbante funksionin e subashit te Tetoves) etj. Islamizimi i nje pjese te elites feudale shqiptare qe ne dhjetevjeearet e pare te sundimit osman formoi keshtu kontingjentin fillestar te popullsise se islamizuar shqiptare.
Dinamika e procesit te islamizimit ne hapesiren shqiptare u pershpejtua me vendosjen pas vitit 1402 te nje detyrimi te veeante te quajtur devshirme. Sipas ketij detyrimi, familjet e krishtera te vendeve nen sundimin osman, periodikisht duhet te jepnin djem (devshire) per te mbushur repartet e jenieereve (axhemiogllane) ose per nevoja te tjera te pallatit sulltanor (ieogllane).
Shqiperia ishte nje nder vendet e pushtuara, ku detyrimi i devshirmese u zbatua me rigorozitetin me te madh. Detyra e mbledhjes se djemve te krishtere dhe e dergimit te tyre ne Stamboll i ngarkohej njerit prej funksionareve te korpusit te jenieereve, i cili, i pajisur me ferman te sulltanit dhe i shoqeruar edhe nga nje sekretar, shkonte ne te gjitha krahinat, te cilat fermani ne fjale i ngarkonte me detyrimin e devshirmese. Ne bashkepunim me kryepleqte (koxhabashet) i derguari i Stambollit mblidhte kryefamiljaret e edo fshati dhe u kerkonte te sillnin prane tij te gjithe djemte e moshes 12-15 vjee. Mes ketyre djemve zgjidheshin me te miret persa i perket paraqitjes fizike dhe aftesise per te perballuar sakrificat. Zakonisht merrej nje djale per edo familje te krishtere, qofte kur familjet kishin disa, qofte kur kishin edhe nje djale te vetem. Djemte e perzgjedhur, pasi visheshin me nje livre cohe te gjate deri ne toke dhe u vendosej nje kesule me pupel ne koke, dergoheshin ne kryeqytetin e perandorise. Diten qe arrinin ketu, shperndaheshin dy nga dy neper familjet e atjeshme dhe pastaj, te prire prej agait (komandantit) te jenieereve, kalonin per shikim perpara sulltanit, i cili me te pershtatshmit i mbante ne sarajet e veta, ndersa nje pjese tjeter ua kalonte per stervitje instruktoreve te posaeem. Teprica u jepej familjeve osmane ne Rumeli dhe Anadoll, ku mesonin turqishten, kryenin pune te ndryshme bujqesore etj. Edhe keta te fundit, sipas nevojave te pallatit te sulltanit dhe te korpusit te jenieereve, nese kishin mesuar mire gjuhen, brenda 2-3 vjetesh mund te merreshin nga familjet per teu perfshire me sherbim prane institucioneve te mesiperme.
Nje sasi jo e vogel djemsh nga familjet e krishtera, pasi ktheheshin ne myslimane, dergoheshin me sherbim edhe prane pallateve te sanxhakbejlereve ose bejlerbejlereve. Keta te fundit quheshin gulame dhe shfaqen dendur ne defteret osmane te shek. XV si zoterues timaresh.
Praktika e devshirmese, e cila vijoi deri nga fundi i shek. XVII, luajti rolin kryesor ne krijimin e shtreses ushtarake shqiptare si pjese perberese e klases ushtarake osmane. Elementet e islamizuar nga trevat shqiptare, te cilet u edukuan prane pallatit sulltanor ose prane sarajeve te qeveritareve osmane te provincave, pergjithesisht, ose mbushen korpusin e jenieereve (ushtrise osmane), ose formuan aparatin qeverises te shtetit osman ne Shqiperi. Duke qene e inkuadruar ne hierarkine osmane, kjo pjese e popullsise shqiptare u be zoteruese e timareve, zeameteve dhe haseve, dhe luajti keshtu nje rol te madh per shtrirjen e islamizmit edhe ne pjesen tjeter te popullsise.
Nje pjese e fisnikerise shqiptare deri ne fillimet e shek. XVI mundi ta ruante identitetin e vet fetar te krishtere, edhe pse ishte zoteruese e timareve. Zoteruesit e krishtere te timareve te quajtur ndryshe etimariote te krishteree ekzistuan vetem perkohesisht si kategori shoqerore. Lejimi i ekzistences se perkohshme te timarioteve te krishtere nga ana e shtetit osman ishte jo vetem shenje e demonstrimit te nje fare tolerance fetare, por edhe nje rruge per integrimin gradual ne sistemin e timarit te kesaj kategorie shoqerore, me qellim islamizimin dhe osmanizimin e ardhshem te saj. Burimet dokumentare te shek. XV shenojne mjaft raste te kalimit te timareve nga duart e timarioteve te krishtere ne zoterim te pasardhesve te tyre te islamizuar.
Timarioret e krishtere formonin nje pakice ne krahasim me timariotet shqiptare te islamizuar. Kjo duket qarte jo vetem ne sasine e timareve qe zoteronin, por edhe ne sasine e taksave qe ata merrnin nga keto timare. Keshtu, p.sh., ne Sanxhakun Shqiptar, ne vitet 1431-1432, nga 335 timare qe numeroheshin gjithsej, vetem 56 syresh u perkisnin zoteruesve te krishtere, ndersa nga 107 zoterues timaresh te regjistruar me 1485 ne sanxhakun e Shkodres, vetem 16 syresh ishin te krishtere. Megjithate, kishte krahina ku gjate shek. XV numri i timarioteve te krishtere ishte relativisht i madh. Ne viset e Krujes dhe te Dibres ne vitin 1467, nga 40 zoterues timaresh gjithsej, vetem 16 syresh ishin myslimane, ndersa pjesa tjeter ishin timariote te krishtere. Pergjithesisht procesi i kalimit ne islamizem te timarioteve te krishtere nuk zgjati me shume se dy breza qe prej momentit te perfshirjes se tyre ne sistemin e timarit, gje qe flet per ate se fisnikeria shqiptare u islamizua relativisht shpejt. Me shuarjen e kategorise se timarioteve te krishtere ne fillimet e shek. XVI ishte arritur islamizimi teresor i klases feudale shqiptare. Edhe perfaqesuesit me te shquar te familjeve feudale shqiptare te Arianiteve, Dukagjineve, Muzakajve etj., pas shtypjes se qendreses antiosmane te shek. XV ose u larguan nga Shqiperia, ose u bene pjese e popullsise se islamizuar, duke krijuar keshtu bazen e nevojshme per fillimin e depertimit masiv te islamit ne shtresat e tjera te popullsise shqiptare. Kjo lidhej jo me peshen numerike qe feudalet zinin ne teresine e shoqerise shqiptare te kohes, por me ndikimin e fuqishem shoqeror dhe politik qe ata kishin ne mesin e popullsise.
Depertimi ne shkalle te gjere i fese islame ne radhet e popullit shqiptar gjeti shprehje pikesepari ne qytete. Me vendosjen e sundimit osman, qytetet shqiptare filluan te funksionojne si qendra administrative, ekonomike dhe kulturore te sistemit te ri politik. Ne pershtatje me rolin e tyre ekonomik e shoqeror, ne qytete u perqendrua jo vetem shumica e personelit administrativ e ushtarak osman, por edhe kleri islamik bashke me institucionet e kultit qe u shumuan me shpejtesi.
Qytetet kryesore shqiptare, si Elbasani, Berati, Prizreni, Shkodra, Vueiterna (sot: Vushtria) etj., u bene seli e dinjitareve kryesore te pushtetit provincial osman, si e sanxhakbejlereve, allajbejlereve, kadilereve etj. Qytete te tjera me te vogla u shnderruan ne qendra te kazave apo te nahijeve. Nga ana tjeter, deget kryesore te veprimtarise ekonomike ne qytete, zejtaria dhe tregtia, filluan te modelohen ne perputhje me kerkesat e ushtrise dhe te funksionareve te pushtetit osman ne provinca dhe ne qender. Ne keto rrethana, fillimi i rimekembjes ekonomike dhe shoqerore te qyteteve shqiptare ne fund te shek. XV dhe ne fillim te shek. XVI perkon ne kohe edhe me fillimet e depertimit te islamit ne masen e gjere te popullsise qytetare. Ndersa per mjaft qendra qytetare fillimet e ketij procesi verehen vetem ne vitet 20-30 te shek. XVI, per disa te tjera duket se feja e re ka nisur te ezbresee nga paresia e islamizuar ne masen e popullsise qytetare te krishtere, te pakten qe nga vitet 80 te shek. XV.
Keshtu, p.sh., qytetet e Vlores, Gjirokastres dhe Beratit ende ne fillim te shek. XVI nuk kishin te regjistruar asnje shtepi myslimane (ketu perjashtohet klasa ushtarako-administrative dhe kleriket myslimane, te cilet nuk regjistroheshin ne defteret osmane, sepse nuk benin pjese ne popullsine taksapaguese). Ndryshe nga qytetet e lartpermendura, qe ne vitin 1485 qyteti i Shkodres numeronte 26 shtepi myslimane, ndersa qyteti i Pejes 23 syresh. Per me tej, ne qytetin e Vueiternes me 1487 ekzistonte bashkesia e myslimaneve me 33 shtepi nga 107 shtepi qe kishte gjithsej qyteti; po kete vit, ne qytetin e Prishtines numeroheshin 51 shtepi te islamizuara nga 299 shtepi qe kishte gjithsej qyteti; ndersa qyteti i Tetoves qe me 1468, kishte te regjistruara 41 shtepi te kthyera ne islame nga 264 shtepi qe numeronte gjithsej ky qytet.
Islamizimi i popullsise se qyteteve shqiptare kryhej permes dy rrugeve: e para, nepermjet kalimit ne islam te vete popullsise banuese neper qytete dhe, e dyta, permes levizjes mekanike te popullsise fshatare drejt qyteteve. Veeanerisht per disa qytete rruga e dyte, d.m.th., ardhja ne qytet e elementeve te sapoislamizuar nga rrethinat fshatare, evidentohet qarte ne dokumentacionin historik te kohes. Gjallerimi i veprimtarise ekonomike ne qytete krijoi mundesi per ardhjen dhe punesimin ketu te zejtareve te specialiteteve te ndryshme nga fshatrat perreth. Mirepo per personat e ardhur nga fshati perqafimi paraprak i islamit donte te thoshte lehtesim i hyrjes se tyre ne qytet, pas se ciles ata fitonin edhe statusin e qytetarit (shehirliut).
Shembullin me te qarte te shtimit te popullsise qytetare me kontingjente njerezish te islamizuar me prejardhje nga fshati, rrjedhimisht te perparimit te procesit te islamizimit ne qytetet shqiptare, e japin qyteti i Beratit dhe ai i Elbasanit. Ne vitin 1583 ne te parin jane regjistruar 185 zejtare myslimane te ardhur nga fshatra te ndryshme, si Fratar, Gjerbes, Tozhar, Dobronik, Gjeqar etj., ndersa ne Elbasan jane regjistruar 39 zejtare te tille (hajmanagen).
Edhe pse zhvendosja e mjaft elementeve zejtare nga rrethinat fshatare drejt qyteteve luajti rol jo te pakte ne formimin e popullsise myslimane te qyteteve, vendin kryesor ne kete proces e zinte islamizimi gradual i vete popullsise qytetare. Kete e tregon me se miri shtesa natyrore e popullsise se krishtere, e cila sa vinte e pakesohej, pasi nje pjese e rendesishme e kesaj popullsie del te jete kthyer ne besimin islam. Nje karakteristike e dukshme e pamjes fetare te popullsise qytetare gjate shek. XVI-XVII ishte edhe fakti se zejtaret formonin perqindjen kryesore te popullsise se islamizuar, gje qe flet per rolin e rendesishem te zejtarise ne jeten ekonomike te qyteteve shqiptare pas vendosjes se sundimit osman. Kjo pjese e popullsise dallohet qarte ne regjistrimet osmane, sepse pas ose perpara emrave te banoreve myslimane te regjistruar, shenohen emrat e zejeve perkatese.
Pavaresisht nga dallimet qe vihen re ne intensitetin e islamizimit te popullsise se qyteteve shqiptare, diagrama e ketij procesi gjate shek. XVI ishte ne ngjitje te panderprere. Ne dhjetevjeearet e fundit te ketij shekulli nje pjese e rendesishme e kesaj popullsie kishte kaluar ne islamizem. Feja e re kishte shenuar sukses te madh ne qytete te tilla te rendesishme, si Shkodra (ne kete kohe ishte islamizuar 100%), Peja (90%), Vueiterna (80%), Elbasani (79%), Tetova (71%), Kereova (65,5%), Kruja (63%), Berati dhe Prishtina (me nga 60%), Prizreni (55,9%), Dibra (51%), Tepelena (50%), Permeti (41%), Novoberda (37%), Struga (24%), Vlora (23%), Korea dhe Trepea (me nga 21%), Janieva (14%), Delvina (4%) etj.
Nga shqyrtimi i ritmeve te procesit te islamizimit te popullsise qytetare gjate shek. XV-XVI, del se dinamika e ketij procesi paraqitej veeanerisht e shpejte ne qytetet e Kosoves. Nje gje e tille shpjegohet, midis te tjerash, me rrethanat politike te veeanta qe ekzistonin ne Kosove ne momentet e vendosjes se sundimit osman. Popullsia shqiptare e Kosoves ndodhej kesaj kohe nen sundimin politik te shtetit serb, ndersa pushtetin fetar ketu e ushtronte kryesisht Patrikana Serbe e Pejes. Per rrjedhoje, likuidimi i sundimit serb dhe dobesimi i pozitave te kishes serbe me vendosjen e sundimit osman, u dha rast banoreve te krahines qe tei shpetonin ndikimit te kishes se lartpermendur, duke perqafuar fene islame si nje nga mjetet e shprehjes se dallimit te tyre etnik nga serbet. Nga ana tjeter, shkalla e larte e islamizimit te hershem (shek. XV-XVI) te qyteteve shqiptare ne Kosove dhe ne Maqedoni (per kete te fundit mund te permenden Tetova dhe Kereova) eshte fakt mjaft domethenes per te treguar pavertetesine e tezes se historiografise serbe dhe joserbe, sipas se ciles rajoni i Kosoves dhe ai i Maqedonise Perendimore u jane nenshtruar ndryshimeve etnofetare ne dobi te eshqiptarizimite dhe eislamizimite, si pasoje e eshpernguljevee te popullsise sllave (desllavizimit) pas ngjarjeve te fundit te shek. XVII dhe dyndjes drejt ketyre rajoneve te popullsise shqiptare te malesive veriore e lindore.
Ndersa ne pjesen qytetare te popullsise shqiptare feja islame u perhap me ritme relativisht te shpejta, veeanerisht gjate gjysmes se dyte te shek. XVI, dukuria e apostazise (leshimit te fese) ende kesaj kohe nuk ishte karakteristike per popullsine fshatare. Dallimet e medha midis popullsise qytetare dhe asaj fshatare persa i perket shkalles se islamizimit, duken ne faktin se ne fundin e shek. XVI perqindja e islamizimit te se pares kapte shifren 49% ne nje kohe qe e dyta ishte islamizuar vetem ne rreth 17% te saj. Megjithate, kalimi teresisht ne islam i parise shqiptare, konsolidimi i pozitave te fese islame ne qytete nepermjet depertimit masiv te saj ne radhet e popullsise qytetare, ishin premisa te fuqishme per shpejtimin e ritmeve te islamizimit edhe ne pjesen fshatare te popullsise.
eshte per kete arsye qe, duke filluar nga shek. XVII, burimet historike flasin per braktisje masive te fese se krishtere dhe perqafimit te islamit edhe nga popullsia fshatare. Gjate kesaj kohe fshatra te tera kaluan ne fene islame. Ne mjaft fshatra te tjera verehet renie e dukshme ne numrin e shtepive te krishtera nga njera ane, dhe shtim i shtepive myslimane, nga ana tjeter. Keshtu, p.sh., ne vilajetin e Prishtines numri i shtepive te krishtera ne vitin 1688 ishte pakesuar 49% ne krahasim me numrin e shtepive te regjistruara ne vitet 1551-1555, ndersa ne vilajetin e Novoberdes kjo shifer shkonte deri ne 73%. Vetem brenda viteve 1620-1624 ne 200 fshatra te rrethit te Prizrenit ishin islamizuar 3 000 banore.
Ne vitin 1624 ne tere dioqezen katolike te Tivarit nuk numeroheshin me shume se 2 000 banore te besimit katolik, nderkohe qe ne qytetin me te njejtin emer, kishte mbetur vetem nje kishe e ritit te lartpermendur, e cila mundi te sherbente si e tille deri ne fund te shek. XVII. Feja islame kishte bere per vete me shume besimtare meshkuj sesa femra. Aty nga mesi i shek.XVII ky tipar i procesit te islamizimit dukej mjaft qarte, po te mbahet parasysh se shumicen e bashkesise se krishtere shqiptare ne kete kohe e formonin femrat, ngaqe popullsia mashkullore kishte perqafuar me masivisht fene e re. Sipas nje relacioni te kreut te Arkipeshkvise se Tivarit V. Zmajevie, perpiluar me 1703, procesi i islamizimit ne dioqezat e perfshira brenda juridiksionit te Arkipeshkvise se lartpermendur (Shkodra, Pulti, Zadrima, Lezha dhe Durresi) kishte arritur ne kuota te konsiderueshme. Keshtu ne 109 fshatra te dioqezes se Shkodres mesatarisht ishte islamizuar 51% e popullsise, ne 52 fshatra te Zadrimes (Sapes) 20%, ne 69 fshatra te Lezhes 11%, ndersa ne 114 fshatra te Durresit 49%. Ne vitet 20 te shek. XVIII, ne nahijet dhe ne kazate e Shqiperise se Mesme popullsia, pothuajse teresisht, kishte perqafuar besimin islam. Gjate shek. XVIII edhe popullsia e krahinave te Shqiperise Jugore u fut ne rrugen e islamizimit masiv. Ne vitet 1735-1740 pjesa derrmuese e banoreve te Vlores, Beratit dhe te krahinave perreth leshoi fene ortodokse dhe kaloi ne fene islame.
Vrojtimi i dinamikes se procesit te islamizimit tregon se rreth mesit te shek. XVIII struktura e re fetare e popullit shqiptar, d.m.th. perpjesetimet sasiore midis popullsise se krishtere dhe asaj te islamizuar, kishin arritur pak a shume ne nivele te qendrueshme, te cilat, me ndryshime te pakta, do te ruhen deri ne ditet tona. Kalimet e mevonshme ne islam, nga ana numerike nuk ishin te asaj shkalle sa te kishin ndikime te ndjeshme ne strukturen konfesionale te popullit shqiptar.
Pranimi i islamit nga nje pjese e konsiderueshme e popullsise se krishtere shqiptare ishte nje proces qe nuk u zhvillua gjithnje e gjithkund pa reagime. Nje nga format e qendreses ndaj depertimit te fese se re ishte krishterimi i fshehte (kriptokristianizmi). Krishterimi i fshehte perfaqesonte nje gjendje kalimtare dybesimi, permes se ciles individe te krishtere e pranonin islamin vetem formalisht, me qellim qe te shmangnin pagesen e takses se xhizjes (haraeit) dhe te gezonin barazine me popullsine myslimane ne jeten shoqerore. Ndersa ne publik keta individe paraqiteshin si myslimane qe mbanin emra te sferes islamike, shkonin ne xhami etj., ne familje, fshehtas, ata ushtronin ritin e krishtere.
Ne shume raste, nga nje familje e pranonte fene islame vetem kryetari i saj, perfaqesues i familjes ne marredheniet me pushtetin osman, ndersa pjesetaret e tjere te familjes mbeteshin te krishtere. Ne kete menyre, ne disa krahina popullsia e te cilave ne dukje ishte islamizuar, ne te vertete per nje fare kohe vijoi te ruhej fshehtas feja e krishtere.
Krishterimi i fshehte ishte nje dukuri e pranishme si ne mesin e popullsise katolike, ashtu edhe te asaj ortodokse. Veeanerisht gjate shek. XVI-XVIII gjendja e krishterimit te fshehte iu imponua popullsise katolike shqiptare. Duke bashkepunuar me ngushte me fuqite katolike te Perendimit per teu eliruar nga sundimi osman, sidomos me rastin e lufterave veneto-austro-osmane te vitit 1683-1690 etj., mjaft individe te besimit katolik, per tei shpetuar ndeshkimit te pushtetit osman pas mbarimit te lufterave ne fjale, pranonin publikisht fene islame duke ruajtur fshehtas besimin e krishtere.
Numri i katolikeve te fshehte (laramaneve) u shtua sidomos pas luftes midis Austrise dhe Perandorise Osmane te viteve 1737-1739. Pas terheqjes se forcave austriake drejt veriut, kryengritesit shqiptare te udhehequr nga arkipeshkvi Mihal Suma mbeten te vetmuar perballe ndeshkimit te pushtetit osman. Per teu shpetuar masave ndeshkuese te autoriteteve osmane, nje pjese e banoreve katolike te Shqiperise Veriore pranoi formalisht fene islame, duke praktikuar fshehurazi besimin e krishtere.
Ekzistenca e dukurise se krishterimit te fshehte ne radhet e popullsise katolike here pas here shkaktonte debate dhe peshtjellim ne mesin e klerit katolik kur ishte fjala per administrimin e sherbesave fetare per individet qe ndiqnin fshehurazi ritin katolik. Vemendje te veeante kesaj eeshtjeje i kushtoi edhe Koncili i Arbenit (Kuvendi Kishtar Shqiptar), i mbledhur ne afersi te Lezhes me 1703, me nxitjen e drejtperdrejte te papa Klementit XI. Ky forum, qe u kryesua nga arkipeshkvi i Tivarit V. Zmajevie, vendosi qe teu jepej fund dilemave per kete eeshtje, duke urdheruar qe ne te ardhmen individet, te cilet publikisht silleshin si myslimane dhe privatisht i permbaheshin fese se te pareve te vet, te braktisnin islamin dhe publikisht te ushtronin krishterimin, ne menyre qe keshtu ata te gezonin te drejten e sherbesave te shenjta (sakramenteve). Per te krishteret katolike, qe kishin leshuar besimin dhe kishin perqafuar islamin ne momente te veeanta deshperimi, u vendos qe sherbesat e shenjta teu jepeshin vetem pasi ata te deklaroheshin hapur si perpara kishes, ashtu dhe autoriteteve osmane per kthimin ne besimin e meparshem. Klerikeve katolike u ndalohej qe te kryenin sherbesat per grate katolike te martuara me burra te islamizuar, si dhe per grate, burrat e te cilave ishin islamizuar pas marteses. Megjithate, ne praktike kryerja e sherbesave te shenjta edhe per keto kategori personash ne pergjithesi vijoi te zbatohej deri ne vitin 1744, kur per kete qellim doli nje dekret i veeante papal. Dekreti ne fjale lejonte vetem pagezimet e femijeve te kriptokristianeve ne momentet kur keta te fundit ishin duke vdekur.
Qendrimi i Kishes Ortodokse ndaj kriptokristianeve ishte me i bute sesa ai i Kishes Katolike. Gjate procesit te islamizimit ne rrjedhen e shekujve edhe ne mesin e popullsise ortodokse shqiptare kishte me shumice individe te islamizuar, te cilet fshehurazi ndiqnin ritin e krishtere. Mirepo keta individe nuk u privuan nga sherbesat kishtare te klerit ortodoks.
Krishterimi i fshehte perfaqesonte nje situate kalimtare ne jeten e nje pjese te popullsise se islamizuar shqiptare, situate e cila pas nje kohe merrte fund me triumfin e besimit islam ose te atij te krishtere. Ne pergjithesi kjo kategori njerezish mbeti ne besimin islam, por pati raste kur ajo iu rikthye krejtesisht krishterimit. Keshtu ndodhi, p.sh., me popullsine e krahines se Shpatit ne sanxhakun e Elbasanit. Banoret e kesaj krahine edhe pse fshehurazi mbanin emra te sferes se krishtere dhe vijonin te ndiqnin ritin ortodoks, ne publik paraqiteshin me emra myslimane dhe si te tille njiheshin edhe nga autoritetet osmane. Keshtu ne dokumentet osmane te viteve 20 te shek. XVIII popullsia e krahines se Shpatit pergjithesisht eshte regjistruar si popullsi e islamizuar. Vetem ne vitin 1832, kur qeveria osmane i thirri nen arme duke i konsideruar shtetas myslimane, shpataraket e deklaruan veten publikisht te krishtere, duke marre persiper te gjitha detyrimet qe rridhnin nga nje status i tille.

Sektet islamike ne Shqiperi. Bektashizmi
Islami u perhap ne tokat shqiptare jo vetem ne variantin e vet kryesor, sunit, por edhe ne formen e sekteve (tarikateve) te ndryshme, sie ishin bektashizmi, halvetizmi, rufaizmi etj. Deshmi te pranise se ketyre sekteve mistike ne territorin shqiptar jane teqete e ndertuara ne nje numer vendbanimesh. Midis sekteve islamike ne fjale, bektashizmi fitoi nje popullaritet dhe shtrirje te konsiderueshme ne viset shqiptare.
Bektashinjte u shfaqen se pari ne formen e nje urdhri dervishesh ne pjesen aziatike te Perandorise Osmane (Anadoll). Themelues dhe mbrojtes i ketij urdhri mistik ishte Haxhi Bektashi, i lindur ne Iran me 1249 dhe i vendosur ne Turqi me 1284. Rol te veeante ne ngjizjen e ideve te Haxhi Bektashit paten kontaktet e tij me besimet aziatike te budizmit dhe te hinduizmit gjate udhetimeve qe ai kreu ne Indi, Tibet e ne Kine. Themeluesit e bektashizmit qe ne fillim dolen kunder rreptesise doktrinare dhe dogmatizmit, duke shpallur dashurine per te gjithe, vellazerine dhe bashkimin. Ndryshe nga tradita islamike, bektashinjte e zhvilluan letersine e vet fetare kryesisht ne gjuhen osmane dhe jo arabisht dhe persisht.
Nje nga misionaret kryesore te Haxhi Bektashit, i cili u be i famshem per predikimin e urdhrit bektashian ne hapesirat ballkanike, ka qene Sari Sallteku, per te cilin qarkullojne mjaft tregime dhe legjenda. Sari Sallteku, i cili u shnderrua ne nje nga personalitetet me te shquara te bektashizmit, ne fillim te shek. XIV u dergua nga Haxhi Bektashi ne Ballkan e ne Shqiperi dhe i maskuar me veladonin e nje murgu te krishtere, me durim e maturi te veeante, punoi per te mbjelle faren e besimit bektashian. Shkupi, Ohri, Kruja dhe Janina ishin disa nga qytetet kryesore, ku ndaloi Sari Sallteku per te permbushur misionin e lartpermendur. Shenjtori bektashian ndihmohej ne punen e vet nga nje numer dervishesh, te cilet i perhapnin parimet bektashiane duke u paraqitur publikisht ne emer te profetit Jezu Krisht dhe jo te Haxhi Bektashit. Madje Sari Sallteku dhe bashkepunetoret e vet themeluan ne Korfuz edhe nje einstitut ortodokse, i cili ne te vertete u perdor per te perhapur ne popull idete e lirise, dashurise dhe te disiplines bektashiane.
Qe prej kohes se themelimit sekti (tarikati) bektashian erdhi duke u plotesuar nga pikepamja ideore dhe organizative, derisa ne fundin e shek. XV Balim Sulltani do tei jepte trajten perfundimtare ketij urdhri.
Bektashizmi qe ne fillimet e veta u paraqit si nje sekt islamik liberal, duke qene i afert ne shume aspekte edhe me krishterimin. Tri ishin elementet kryesore mbi te cilat mbeshtetej besimi bektashian: e verteta (hakikati), dituria (marifeti) dhe ligji (sheriati). Keta tre elemente konsiderohen si shtylla te ketij besimi dhe si parimet udheheqese te veprimtarise se njeriut. Ne kete menyre porositej qe ndjekesit e ketij urdhri te ishin te drejte dhe te sinqerte kudo dhe kurdo, te luftonin per te qene sa me te ditur dhe te zbatonin ligjet e vendit ku jetonin.
Ndryshe nga besimtaret sunite, bektashinjte nuk e kishin te ndaluar perdorimin e pijeve alkoolike dhe nuk e pranonin mbulesen e fytyres se grave kur dilnin ne publik. Bektashizmi respektonte ekzistencen dhe zhvillimin e lire te kombeve dhe te besimeve te ndryshme fetare. Parajsa (xheneti) dhe ferri (xhehenemi) per bektashinjte seishin gje tjeter veese prehja e shpirtit kur njeriu ben mire dhe vuajtja e tij kur njeriu ben keq ne jete. Falja gjithashtu pakesohej nga pese here vetem ne dy here ne dite, ndersa agjerimi, nga nje muaj ne dhjete dite, duke nderprere vetem te piret e ujit.
Natyra liberale dhe eklektike e bektashizmit e beri kete sekt mjaft te pranueshem e terheqes per mjedisin ballkanik e veeanerisht per ate shqiptar, ku feja e krishtere bashkejetonte me elemente te fuqishem te trashegimise pagane te periudhes parakristiane. Ne kete menyre, perhapja e bektashizmit ne tokat shqiptare u be nje nga aspektet kryesore te procesit te islamizimit te popullsise, duke e shoqeruar kete proces qe nga fillimet e tij. Edhe pse, sie u theksua me siper, tradita bektashiane duhet te kete qene e hershme ne Shqiperi (fundi i shek. XIV-fillimi i shek. XV), burimet historike te njohura deri me tani i regjistrojne gjurmet e saj qe nga gjysma e dyte e shek. XVII. Sipas te dhenave te perftuara nga udhepershkrimi i gjeografit osman Evlija eelebiu, ne disa qytete shqiptare te kesaj kohe ekzistonin vende te shenjta dervishesh, si teqe, tyrbe etj. Me terma me konkrete permendet teqeja e Haxhi Bektash Veliut ne Kanine te Vlores e ndertuar nga Sinan Pasha si veper bamiresie. Ne qytetin e Vlores gjithashtu ekzistonte nje teqe bektashiane me emrin e Baba Sulltanit (e njohur ndryshe me emrin Kuz Baba). Prania e bektashizmit deshmohet ne kete kohe edhe ne qytetin e Gjirokastres, kur thuhet se shumica e popullsise se ketij qyteti ulej dhe ngrihej duke thirrur per Aliun (eshte fjala per dhendrin e profetit Muhamed, imam Aliun, per te cilin bektashinjte kishin adhurim te veeante); festonin krahas dy Bajrameve si dite te shenjta, Shen Gjergjin, Nevruzin, Shen Mitrin, Sari Salltekun, dhe ne keto festa pinin vere te kuqe dhe raki. Edhe ne vendbanime te tjera shqiptare, si ne Pogradec, Mitrovice, Kaeanik etj., sipas burimit te mesiperm, ekzistonin teqe bektashiane, eka flet per shtrirjen relativisht te gjere te ketij sekti islamik deri ne vitet 60-70 te shek. XVII.
Nje nga qendrat e spikatura te bektashizmit shqiptar ishte bere qyteti i Krujes, ku disa deshmi interesante, sie jane guret e varreve me simbole bektashiane qe datojne perkatesisht ne vitet 1717 e 1728, flasin qarte per pranine e ketij urdhri ne qytet te pakten qe nga dhjetevjeearet e pare te shek. XVII. Lidhjet e ngushta te Krujes me bektashizmin duken qarte edhe ne faktin se, krahas disa teqeve e zavijeve (teqe te vogla) bektashiane, ne rrethinen e qytetit ka ekzistuar ne Kreshten e Malit edhe vendi i shenjte me emrin e Sari Salltekut, qender e njohur pelegrinazhi jo vetem per besimtaret e ketij sekti, por edhe per njerez te besimeve te tjera.
Ritmet e perhapjes se bektashizmit ne radhet e popullit shqiptar u shpejtuan gjate gjysmes se dyte te shek. XVIII dhe fillimeve te shek. XIX, kohe kur urdhri i mesiperm fitoi mbeshtetjen e Ali pashe Tepelenes, sundimtarit te Pashallekut te Janines. Duke qene kundershtar i pushtetit qendror osman, ne menyre te vetvetishme pashai tepelenas u afrua me korpusin e jenieereve, ne kete kohe opozitar i pushtetit sulltanor. Me kete shpjegohen prirjet e tij adhuruese ndaj sektit bektashian, i cili ishte fe sunduese ne radhet e jenieereve. Madje, thuhet se vete Ali Pasha perqafoi bektashizmin dhe beri emos per fuqizimin e ketij urdhri ne Shqiperi. Sundimtari i Janines u lidh ngushte edhe me nje nga misionaret e bektashizmit ne Shqiperi, Sheh Memiun (Sheh Mimi), veprimtaria e te cilit ishte veeanerisht e spikatur ne Kruje dhe ne rrethin e saj, ku u ndertua ne vitin 1802 edhe nje teqe me emrin e tij.
Kryeqendra e pashallekut, Janina, ishte kthyer ne vendqendrim per mjaft dervishe e misionare te ndryshem te urdhrit bektashian, te cilet vinin nga Stambolli apo qendra te tjera te Perandorise Osmane, te larguar prej andej per arsye te ndryshme. Brenda territorit te pashallekut dervishet bektashiane gjenin kushte te pershtatshme dhe trajtim te privilegjuar nga ana e Ali Pashes. Atyre u viheshin ne dispozicion shuma te hollash dhe ndertesa per banim, ndersa ne mjaft raste edhe prona te konsiderueshme. Keshtu, Sheh Bursaliu i ardhur nga Anadolli, shef i nje teqeje ne Preveze, gezonte nje benefic vjetor prej 20 000 frangash dhe nje shtepi te kushtueshme, kurse nje tjeter dervish me prejardhje nga Maroku, Seid Ahmet Efendiu (misionar diplomatik i Ali Pashes), u pajis me prona tokesore te konsiderueshme me te ardhura prej me se 20 000 frangash, duke u emeruar njekohesisht edhe si sheh i nje teqeje prane qytetit te Parges.
Nje tjeter dinjitar i urdhrit bektashian ne Pashallekun e Janines, Sheh Ahmeti nga Siria, shef i nje teqeje ne hyrje te qytetit te mesiperm, zoteronte gjithashtu siperfaqe te gjera tokesore me te ardhura te lakmueshme.
Pas likuidimit te korpusit te jenieereve nga sulltan Mahmuti II me 15 qershor 1826, ne Stamboll dhe ne qendra te tjera te Perandorise Osmane, shpertheu nje stuhi e forte dhune e represioni kunder urdhrit bektashian. Ne kryeqytetin e perandorise u shkaterruan mjaft teqe te ketij urdhri, u arrestuan, u burgosen, u ezekutuan ose u debuan baballare, dervishe, si dhe u konfiskuan libra te shumte. Mirepo nuk kaloi shume kohe dhe urdhri bektashian filloi ta rimarre veten me shpejtesi. Nga ana tjeter, furtuna kunderbektashiane e sulltan Mahmutit II ne viset shqiptare kaloi pa pasoja te renda, duke mos perjashtuar ketu ndonje ndikim negativ qe ushtroi ne kete drejtim rivaliteti midis Ali pashe Tepelenes si mbrojtes i bektashizmit dhe Bushatllinjve te Shkodres si mbrojtes te islamit sunit dhe kundershtare te bektashizmit.
Pas bektashizmit, halvetizmi ishte sekti (tarikati) kryesor islamik qe depertoi ne viset shqiptare. Emri i ketij sekti lidhet me themeluesin e tij Omer el Halveti nga Tabrizi i Iranit (shek. XIV). Rendesi te veeante ne historine e ketij sekti ka figura e Sejid Jahja Shirvaniut (mesi i shek. XV) nga Bakuja, i cili njihet si themelues i vertete i tij. Praktika fetare e sektit halveti konsiston ne terheqjen e besimtarit ne nje dhome te veeuar per te kryer ritin e ezikrite, rit i cili lidhet me permendjen e Zotit me ze te larte nen emra te ndryshem te gjetur posaeerisht per nje gje te tille.
Shehleret dhe dervishet halvetinj ne te shumten e kohes, kane qene aleate te pushtetit politik osman ne ruajtjen dhe konsolidimin e islamit sunit ne vendet e sunduara dhe ne lufterat e tij kunder fuqive te krishtera.
Fillesat e perhapjes se halvetizmit ne tokat shqiptare i takojne fundit te shek. XIV dhe gjysmes se pare te shek. XV. Megjithate, depertimi i ketij sekti ne mesin e popullit shqiptar behet me i dukshem duke filluar nga gjysma e pare e shek. XVI. Vendperhapja e tij fillestare u bene krahinat e Shqiperise Jugore. Qendrat kryesore ku u vendosen misionaret halvetinj qene Delvina dhe Vlora. Nxitesi kryesor i ketij procesi ishte Jakup Efendiu, nje nga shehleret e degjuar te ketij sekti ne kete kohe, ndersa qender e rrezatimit halvetian per krahinat e lartpermendura ishte qyteti i Janines, ku, qe ne vitin 1390 ishte themeluar nje teqe e ketij sekti nga Gazi Evrenoz beu me autorizimin e sulltan Bajazitit I.
Duke u nisur nga fakti se ne Berat, Koree, Elbasan dhe ne Vlore ne fund te shek. XV dhe fillim te shek. XVI deshmohet te jene themeluar teqe halvetiane, do te pranohet se perhapja gjeografike e ketij sekti ishte zgjeruar jo pak. Evolucioni i ketij procesi shpejtohet edhe me shume gjate shek. XVIII, shekull gjate te cilit tarikati halvetian shton pranine e vet edhe ne Kosove dhe ne trevat shqiptare ne Maqedonine Perendimore. Kjo shihet ne rrjetin e teqeve halvetiane qe themelohen gjate kesaj kohe ne keto treva. Keshtu, Prizreni, Gjakova, Rahoveci, Manastiri, Kereova etj., u bene qendrat kryesore te halvetizmit.

Faktoret ndikues ne islamizimin e popullsise shqiptare
Rrethanat politike dhe ekonomiko-shoqerore
Perhapja e islamit ne tokat shqiptare ishte nje dukuri e shkaktuar prej bashkeveprimit te nje numri faktoresh te natyrave te ndryshme: politike, ekonomike, kulturore dhe fetare. Perandoria Osmane ishte nje shtet islamik qe pranonte te drejten e ekzistences brenda kufijve te tokave nen sundimin e vet edhe te komuniteteve fetare joislamike, mjafton qe keto te fundit te njihnin pushtetin e sulltanit dhe te paguanin nje takse te caktuar (xhizjen) si kompensim per embrojtjene qe gezonin nen hijen e sovranit osman. Keshtu edhe ne Shqiperi, pushtimi osman nuk u shoqerua me perdorimin e dhunes se organizuar e te drejtperdrejte shteterore me synim errenjosjen e fese ekzistuese (krishterimit) dhe imponimin e islamit ne vend te saj. Dy prej sulltaneve osmane, Selimi I dhe Murati IV, qe projektuan islamizimin me force te te gjithe popullsise se krishtere te perandorise, u detyruan te hiqnin dore qe ne fillese prej ketyre projekteve per shkak te kundershtimit te vendosur te drejtuesve te larte te klerit islamik dhe te qarqeve kishtare. Mbijetesa e komuniteteve te krishtera ne Shqiperi, pavaresisht nga tkurrjet e tyre per llogari te kalimeve masive ne fene islame, e verteton me se miri ate qe u tha me siper.
Megjithate, mjaft aspekte te politikes se shtetit osman kundrejt vendeve te krishtera te perfshira nen sundim, rrjedhimisht edhe ndaj Shqiperise, sherbyen si shkaqe te mirefillta qe inkurajuan procesin e perhapjes se fese islame nder shqiptaret. Ne radhe te pare ketu duhen permendur mekanizmat politike, qe u perdoren per terheqjen e fisnikerise feudale vendase ne hierarkine ushtarako-administrative osmane. Qofte nepermjet marrjes se pinjolleve te familjeve feudale shqiptare si pengje vasaliteti ne Stamboll, qofte nepermjet terheqjes se nje pjese tjeter drejtpersedrejti ne sistemin e timarit (si timariote te krishtere dhe me pas te islamizuar), shteti osman ia arriti te islamizoje dhe te inkuadroje brenda strukturave te veta nje pjese te madhe te elites se shoqerise shqiptare te kohes. Pjesa tjeter, e cila vendosi te mos pajtohet me sundimin osman duke organizuar dhe udhehequr nje qendrese te armatosur disa dhjeteravjeeare gjate shek. XV, pas mposhtjes se kesaj qendrese, ose u detyrua te braktise vendin ose pranoi islamizmin, duke u integruar gjithashtu ne sistemin e ri politik osman.
Nga ana tjeter, nje nder parimet baze te ndertimit administrativ te shtetit osman ishte sigurimi i nepunesve dhe i funksionareve te te gjitha niveleve te administrates kryesisht nga kontingjentet e islamizuara te individeve te grumbulluar ne Stamboll nepermjet detyrimit te devshirmese ose nga burime te tjera, sie ishin roberit e luftes te kapur ne betejat e ndryshme te ushtrive osmane gjate operacioneve luftarake. Nje sistem i tille i quajtur esistemi i robervee (kul sistemi) u perdor me sukses sidomos gjate shekujve te pare te sundimit osman, duke u bere burim i fuqise dhe i qendrueshmerise se perandorise, ngaqe kuadri drejtues i administrates shteterore ishte pergatitur dhe edukuar rreptesisht me frymen e besnikerise ndaj fese islame dhe sulltanit. Per shkak te pozites gjeopolitike delikate (ndodhej ne brezin kufitar perendimor te Perandorise Osmane), si dhe te prirjeve luftarake te spikatura te banoreve te saj, Shqiperia u be jo vetem nje nga vendet ku detyrimi i devshirmese gjeti zbatimin me te gjere, por edhe vendi qe pergjithesisht u qeveris nga shqiptare te dale nga kontingjentet e lartpermendura. Ne kete menyre, klasa ushtarako-administrative osmane ne viset shqiptare, duke qene etnikisht e njejte me te qeverisurit e vet, duke zoteruar jo vetem pushtetin politik, por edhe ate ekonomik (ishte pronare e timareve, zeameteve, haseve etj.), u be nje faktor i rendesishem per depertimin e islamit ne radhet e bashkekombesve te vet.
Permasat e gjera te perhapjes se islamizmit ne tokat shqiptare kane lidhje edhe me ballafaqimet e ashpra te armatosura te popullit shqiptar me ushtrite osmane ne kushtet e nje qendrese te pashembullt disa dhjeteravjeeare per mbrojtjen e lirise dhe te pavaresise se tokave shqiptare. Qendresa antiosmane e shqiptareve gjate shek. XV, e cila kulmoi me lufterat nen udheheqjen e Skenderbeut, u shtyp ne vitin 1479 me renien e qytetit te Shkodres ne duart e osmanllinjve. Demet e medha njerezore, materiale e kulturore qe pesoi populli shqiptar ne kete lufte u bene kushte lehtesuese per depertimin e islamizmit ne radhet e popullsise vendase te mbetur, sidomos asaj te perfshire brenda rrezes se veprimeve luftarake. Braktisja e mjaft qendrave te banuara nga popullsia e krishtere, e cila mergoi jashte atdheut, krijoi mundesine per islamizimin e ketyre vendbanimeve, duke pasur parasysh ne kete rast edhe grumbullimin e elementeve te islamizuar perreth. Shembull domethenes per kete ishte qyteti i Shkodres, i cili vetem disa vjet pas renies ne duart e osmanllinjve, ne defterin osman te regjistrimit te vitit 1485 rezulton i islamizuar ne masen 48%.
Ne mjaft raste leshimi i besimit te krishtere dhe perqafimi i fese islame nga popullsia shqiptare shihej si mjet shpetimi nga ndeshkimi i pushtetit osman per shkak te pjesemarrjes se saj ne kryengritjet e ndryshme elirimtare, duke bashkepunuar edhe me shtete te ndryshme te Perendimit. Keshtu, p.sh., ndodhi pas shtypjes se kryengritjes shqiptare qe shpertheu gjate luftes veneto-osmane te viteve 1646-1649, kur e gjithe popullsia katolike e qytetit te Tivarit dhe periferise se tij u detyrua te mohoje besimin e vet dhe te kaloje ne islamizem. Rredhoja te tilla ne procesin e islamizimit paten edhe ngjarje te tjera te kesaj natyre, si lufterat austro-osmane te viteve 1683-1699 dhe 1737-1739.
Braktisja e fese se krishtere dhe perqafimi i islamizmit u stimuluan fuqishem edhe nga detyrimi i popullsise se krishtere per tei paguar shtetit osman taksen e xhizjes. Ne nje mjedis shoqeror ku sundonte varferia dhe skamja, pamundesia per ta paguar rregullisht nje takse te tille, qe me zhvleresimet e monedhave te kohes rritej progresivisht ne vlere monetare, bente qe nga viti ne vit barra e te prapambeturave nga kjo takse te rendohej deri ne ate mase, sa qe te krishteret taksapagues te eliroheshin nga ky detyrim duke gjetur si zgjidhje shpetimtare braktisjen e besimit ekzistues dhe kalimin ne fene islame. Relatoret katolike te shek. XVII-XVIII, pergjithesisht, xhizjen (haraein) e konsiderojne si faktor kryesor per gerryerjen e krishterimit dhe perhapjen e islamit nder besimtaret shqiptare. Sipas nje raporti te vitit 1610 derguar Vatikanit nga arkipeshkvi i Tivarit, Marin Bici, fshatra te tera te Shqiperise kishin mohuar besimin e krishtere per tei shpetuar pageses se haraeit (xhizjes). Me qellim qe te shpetonin besimtaret e vet nga rreziku i mohimit te fese se krishtere dhe kalimit ne islam, si rrjedhoje e rendimit gjithnje e me shume te barres se xhizjes, njerez te rendesishem te hierarkise kishtare katolike shqiptare, sie ishte p.sh. arkipeshkvi i Tivarit Vineens Zmajevie, sugjeruan edhe rrugedalje te tilla nga kjo gjendje. E tille ishte nderhyrja prane autoriteteve osmane per te perjashtuar nga kjo takse kategorite me te varfra te popullsise, ose gjetja e mundesive per tei shperngulur ne vendet katolike te Perendimit, ku do teu siguroheshin edhe kushtet e nevojshme per pune dhe jetese. Keshtu, me 1704, 117 banore nga dioqeza e Tivarit ishin derguar ne Venedik ku ishin punesuar duke u inkuadruar me pagese ne ushtrine e ketij vendi.
Shume individe e nderruan fene duke pranuar islamizmin edhe si mundesi per te shmangur rrezikun e diskriminimit shoqeror dhe si mjet per te siguruar perparesite politike dhe ekonomike qe ofronte shoqeria osmane e kohes. Nga ana tjeter, prirjet dhe zotesite luftarake te shqiptareve ne rrethanat e sundimit osman, kur nevojat ushtarake te perandorise ishin aq te shumta, u ofronin atyre shanse te medha per te permiresuar kushtet ekonomike dhe per te siguruar mbijetesen nese perqafonin islamin. Keshtu qe nuk ishin te pakte te krishteret shqiptare qe braktisnin fene e tyre dhe perqafonin islamin, ne menyre qe te mundesonin perfshirjen e tyre ne sherbime te ndryshme me karakter ushtarak. Rasti i mbrojtesve shqiptare te keshtjelles se Zhulatit (fshat ne rrethin e Gjirokastres), te cilet nderruan fene pasi vetem keshtu mund te mbeteshin ne sherbimin e lartpermendur, eshte fakt teper domethenes per ate eka u theksua me siper.
Mendimtare te shquar shqiptare, si Sami Frasheri, Fan S. Noli, Faik Konica etj., kane vene ne dukje rolin jo te vogel qe kane luajtur karakteristikat e lartpermendura ne shtyrjen e popullsise shqiptare drejt perqafimit te islamit. Ne vepren e vet eShqiperia eeka qene, eeeshte e eedo te beheteee, S. Frasheri shkruan midis te tjerash se, eshqiptaret kishin zene te marrene besenee tyrqet (turqve - shen. i aut.) e te behene myslimane qe pa rene Shqiperia ne duar te tyrqet. Po si u bene keta zoterinjte (sunduesit - shen. i aut.) e Shqiperise, kethyerjee beses u shtua shume me teper edhe me te gjithe anet te Shqiperise zune te marrene besene e mundeset (fitimtareve - shen. i aut.) duke thene tek eshte kordha, eshte besa! Shqipetarete kane kete vetie qe rendonene epejt nga nje bese e duane gjithenje ta nderojne; si pane qe tyrqite seu bejne nder atyre qe sejane ne beset te tyre, sepertuane per te marreate besee.
Praktika e nderrimit te fese per hir te pragmatizmit politik, ne te vertete kishte ekzistuar qe ne kohet mesjetare. Veeanerisht princat shqiptare e kishin bere zakon qe perkatesine e vet fetare teua pershtasnin aleancave me shtete te ndryshme te Lindjes ose te Perendimit.

Gjendja kishtare ne viset shqiptare
Me gjithe rendesine e padiskutueshme te faktoreve politike, ekonomike dhe shoqerore ne nxitjen e procesit te kalimit ne islamizem te nje pjese te madhe te popullit shqiptar, nje rol percaktues ne kete proces luajten veeorite e situates fetare ne viset shqiptare ne momentet e kontaktimit te shqiptareve me islamin.
Ndryshe nga popujt e tjere fqinje ballkanike, shqiptaret nuk kishin nje kishe te vetme kombetare. Perkundrazi, duke u ndodhur ne nje pozite gjeopolitike te veeante, territori shqiptar u gjend ne vijen kufitare midis dy kishave universale te kohes: Kishes Katolike Romake me seli ne Vatikan dhe asaj Ortodokse me seli qendrore ne Konstandinopoje (Stamboll).
Ne menyre te perafert, kufirin midis popullsise shqiptare te ritit katolik dhe asaj te ritit ortodoks e formonte vija Durres-Elbasan-Diber-Shkup. Megjithate, edhe ne veri te vijes se lartpermendur, veeanerisht kur eshte fjala per trevat shqiptare veriore dhe verilindore (perkatesisht viset brenda kufijve te sotem te Malit te Zi dhe te Kosoves), ekzistonin perzierje te popullsise katolike me ate ortodokse, qe bente pjese ne juridiksionin e Patrikanes se Pejes. Edhe pas vendosjes se sundimit osman ne tokat shqiptare, marredheniet midis dy kishave kryesore karakterizoheshin nga rivaliteti per te zgjeruar hapesirat e ndikimit dhe per te shtuar numrin e besimtareve ne kurriz te njera-tjetres. Mungesa e harmonise, grindjet dhe tensionet ne marredheniet midis institucioneve kishtare te dy riteve kryesore (katolike dhe ortodokse), paten ndikime te forta ne dobesimin e pozitave te krishterimit ne mesin e shqiptareve dhe ne lehtesimin e depertimit te islamit ne radhet e tyre.
Ne kushte me te veshtira u gjend sidomos Kisha Katolike, e cila u shtrengua te vuante rrjedhojat negative te ashpersimit te politikes se Portes se Larte si kunderpergjigje ndaj rolit paresor qe kishte Selia e Shenjte Romake ne projektimin e fushatave luftarake antiosmane te ndermarra prej shteteve perendimore.
Organizimi administrativ i Kishes Katolike ne trojet shqiptare pergjithesisht mbeti i pandryshuar gjate kohes se sundimit osman, perjashto ketu ndryshimet si pasoje e ngushtimit hapesinor te Katolicizmit per shkak te perhapjes se islamizmit. Ne Veri, Arkipeshkvia e Tivarit vijonte te ishte kryeqendra e krishterimit katolik shqiptar. Ne varesi te saj ishin dioqezat (ipeshkvite) katolike te Tivarit, Shkodres, Lezhes, Sapes (Zadrimes), Pultit dhe Prizren-Shkupit (ne juridiksionin e kesaj te fundit perfshihej popullsia katolike shqiptare nga Prizreni deri ne Shkup).
Ne jug ndodhej Arkipeshkvia e Durresit, nga e cila vareshin nje numer dioqezash (ipeshkvish), sie ishin ato te Durresit, Krujes, Arberise (perfshinte kryesisht fshatrat midis Elbasanit dhe Tiranes), Lisit (Mat), Bendes (perfshinte fshatrat e krahines se Shengjergjit, rrethi i Tiranes), Kunavise (perfshinte famullite ne zonen midis Durresit, Tiranes, Peqinit dhe Kavajes).
Megjithate, struktura administrative e Kishes Katolike ne trojet shqiptare, si rrjedhim i perparimit te procesit te islamizimit te popullsise, ne disa perberes te saj kishte mbetur vetem simbolike, pasi masa kryesore e besimtareve ne nje numer dioqezash kishte braktisur fene katolike duke kaluar ne islamizem. Nje dukuri e tille aty rreth gjysmes se dyte te shek. XVII ndeshej jo vetem ne krahinat e Shqiperise se Mesme (rrethet e Elbasanit, Kavajes, Durresit, Krujes dhe Matit), por edhe ne mjaft krahina shqiptare veriore e verilindore (Tivar, Ulqin, Shkoder, viset e Kosoves etj.).
Me qellim qe te ndalonte renien e metejshme te krishterimit katolik dhe valen e apostazise (leshimit te fese) ne ballafaqim me islamin dhe me levizjet reformatore ne Evrope, ne fillim te shek. XVII Selia e Shenjte e Romes mori masa te rendesishme per gjallerimin e veprimtarise se misionareve katolike ne Shqiperi dhe ne Ballkan. Me 1622 u themelua Shoqata e Shenjte e Perhapjes se Fese (Sacra Congregatione de Propaganda Fide). Ndersa ne vitin 1634 shoqata ne fjale rithemeloi ne Shqiperi misionet franeeskane (dega e Minoreve Observante te Reformuar), te cilet, te stervitur ne kryerje detyrash ne vende me shkalle te larte veshtiresie, luajten nje rol jo te vogel ne fuqizimin e qendreses se katolicizmit perballe depertimit gjithnje e ne rritje te fese islame. Misionaret e urdhrit franeeskan ne tokat shqiptare kishin organizimin e vet te veeante ne pika te caktuara misionare, duke pasur bashkerendites te pergjithshem te veprimtarise se tyre prefektin e misioneve. Pika te tilla ku ishte perqendruar veprimi misionar franeeskan ndodheshin ne Shkoder (fshatrat Grude e Shas), Pultin e Siperm, Puke, Zadrime (fshati Troshan), Lezhe (fshati Pedhane), Mirdite, Kruje (Derven) dhe ne Pult. Ne keto pika ishin ngritur edhe kisha te vogla (oratore). Duke qene se misionaret franeeskane ishin pergjithesisht me kombesi te huaj, nje nga detyrat e tyre kryesore ishte mesimi sa me shpejt i gjuhes shqipe me qellim qe te predikonin dhe te komunikonin si duhet me besimtaret ne gjuhen vendase.
Anxhela
Anxhela
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 184
Join date : 11/09/2010
Age : 41

https://shpirti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Popullit Shqipetare Empty Re: Historia e Popullit Shqipetare

Mesazh  Anxhela Sun Sep 12, 2010 11:46 pm

Krahas ngritjes se pikave misionare franeeskane per frenimin e kalimit ne fene islame te besimtareve katolike, Selia e Shenjte e Romes dendesoi veprimtarine e vet per zgjerimin e hapesirave te ndikimit te Kishes Katolike, duke u perpjekur te perfshinte brenda rrezes se administrimit te vet edhe krahina me popullsi ortodokse. Per kete qellim u nxit praktika e uniatizmit, e cila nenkuptonte lidhjen e popullsise ortodokse me Seline e Shenjte te Romes vetem duke njohur Papen si At shpirteror dhe duke vijuar, nga ana tjeter, tei permbahej liturgjise se Kishes Ortodokse.
Aktivistet kryesore te levizjes uniate u bene murgjit baziliane, te cilet qe nga fillimi i shek. XVI u derguan grupe-grupe nga Italia ne Shqiperine e Mesme dhe ne ate te Jugut. Keta ishin kryesisht me prejardhje nga arbereshet e Sicilise dhe e dendesuan veprimin e vet misionar veeanerisht gjate shek. XVII-XVIII. Ne viset jugore (kryesisht ne Himare), uniatizmi njohu disa suksese, qe lidhen me faktin se popullsia e Himares njohu per nje fare kohe autoritetin shpirteror te Papes se Romes. Kjo duket qarte ne kerkesen qe perfaqesuesit e popullsise himariote i drejtuan me 1577 papa Gregorit XIII per tei ndihmuar ne rindertimin e rezidences episkopale te shkaterruar nga osmanllinjte. Ky ndikim i uniatizmit u pa sidomos ne propozimin qe himariotet bene kater vjet me vone, per te ngritur flamurin e revoltes antiosmane nen emrin e Papes dhe te mbretit te Spanjes, Filipit V, ne se do teu premtohej te futeshin nen juridiksionin e Kishes Katolike, duke njohur Papen si ekreun shpirteror te vertete dhe me te lartee, me kusht qe te ruanin sherbesat kishtare ne perputhje me traditen dhe ritin e vet.
Rol te rendesishem per nxitjen e levizjes uniate luajten edhe kolegjet e Grottaferrates (afer Romes) dhe Mexojusos (Sicili), te cilat drejtoheshin nga murgjit baziliane dhe pergatisnin prifterinj te ritit uniat. Terrenin me te pershtatshem uniatizmi e gjeti te arbereshet e Italise, te cilet formuan masen me te madhe te besimtareve ortodokse me prejardhje nga krahinat e Shqiperise se Mesme, asaj te Jugut, si dhe nga ngulimet arberore te Greqise, te cilet u perfshine nen qeverisjen shpirterore te Kishes Uniate, strukture kjo, e posaeme, e Kishes Katolike Romake. Persa i perket krahines se Himares, uniatizmi nuk mundi tei qendroje kunderveprimit te Kishes Ortodokse dhe si rrjedhoje, aty nga vitet 60-70 te shek. XVIII, popullsia e krahines se lartpermendur u rikthye nen autoritetin kishtar lindor.
Me gjithe veshtiresite e krijuara pas vendosjes se sundimit osman ne tokat shqiptare, Kisha Romake kishte arritur te mbante nje status te caktuar, sipas te cilit, ajo ruante lirine e administrimit dhe te predikimit fetar ne mesin e popullsise katolike. Kjo duket qarte edhe ne beratin (dekretin) e sulltanit qe, krahas diplomes se leshuar nga zyra perkatese e Vatikanit, konfirmonte ne postin e tij titullarin e Kishes Katolike ne Shqiperi, arkipeshkvin e Tivarit. Ky i fundit duhet ta ushtronte funksionin ne perputhje me zakonet dhe ligjin, si dhe me kerkesat e ritit te vet. Atij duhet tei bindeshin te gjithe prifterinjte vartes duke iu drejtuar per te gjitha eeshtjet e Arkipeshkvise (kryepeshkopates). Titullarit te kishes i njihej e drejta te posedonte pasurite e te gjithe prifterinjve vartes qe vdisnin, kur keto pasuri llogariteshin nen 5 000 akee. Autoritetet porositeshin te miratonin dhe te mos pengonin asnje procedure qe lidhej me lenien e pasurive nga ana e fetareve ne dobi te te vobekteve te kishes sipas ritit dhe zakoneve. Kreu i kishes gezonte te drejten te emeronte e te shkarkonte lirisht varesit e vet ne pershtatje me ritin e zakonin, pa pesuar asnje nderhyrje prej administrates shteterore. Vee kesaj, atij i njihej e drejta mbi kurorezimet e martesave dhe divorcet brenda juridiksionit te vet kishtar. Nga ana tjeter, tere inventari i pasurive te luajtshme dhe te paluajtshme te Kishes Katolike ne Shqiperi ishte nen posedimin dhe administrimin e arkipeshkvit te siperpermendur.
Vetem pasi te kishte siguruar beratin sulltanor, nje kopje e te cilit i percillej kadiut te Tivarit, vendi ku ishte selia qendrore e Kishes Katolike Shqiptare, mund te fillonte lirisht nga ushtrimi i funksionit te vet kreu i kishes ne fjale.
Masat e marra per te siguruar mbijetesen e krishterimit katolik ne Ballkan dhe veeanerisht ne tokat shqiptare, nuk munden te shmangnin nje varg keqkuptimesh, mungesash dhe dukurish negative qe vijonin te ishin te pranishme ne gjirin e bashkesise katolike shqiptare. Ne vetvete ato ishin shkaqe te mirefillta per lehtesimin e depertimit islam ne radhet e saj.
Ne radhe te pare Kisha Katolike ne viset shqiptare duhet te perballonte veshtiresite e medha, qe lidheshin me bindjen e besimtareve te vet per te pranuar e per te zbatuar ne jeten e tyre te perditshme kalendarin e ri gregorian, i cili me 1582 zevendesoi ate julian. Kjo reforme kalendarike e ndermarre prej papa Gregorit XIII, per nje kohe te gjate shkaktoi keqkuptim e hutim nder besimtaret katolike, te cilet nuk e kishin te lehte te braktisnin traditen e gjate qe kishte formuar kalendari i vjeter (julian) si persa u perket datave te festave fetare, ashtu edhe kalendarizimit te veprimtarise ekonomike dhe shoqerore. Per me teper, reagimet negative ndaj kalendarit te ri nxiteshin edhe nga fakti se bashkekombesit e tyre ortodokse vijonin tei permbaheshin kalendarit te vjeter. Ngaterresat dhe shqetesimet e shkaktuara nga nderrimi i kalendarit jo rralle nderlikoheshin deri ne ate mase, saqe nxisnin edhe braktisje te besimit katolik dhe kalime ne ritin ortodoks ose ne fene islame.
Nje nga eeshtjet shqetesuese per ushtrimin e katolicizmit ne Shqiperi ishte edhe gjendja aspak e kenaqshme e kishave. Me vendosjen e sundimit osman, nje pjese e tyre ose u shkaterrua, ose u kthye ne xhami. Keshtu p.sh. pas pushtimit nga osmanet me 1571 te qytetit te Tivarit, kryeqender e katolicizmit shqiptar, kisha arkipeshkvnore e Shen Gjergjit, nje ndertim madheshtor ne llojin e vet, u shnderrua ne xhami. Te njejtin fat pesoi edhe selia e arkipeshkvit te Tivarit, e cila u shnderrua ne vendqendrim te kadiut te ketij qyteti. Edhe ne dioqezat e tjera katolike shqiptare shume kisha ishin rrenuar, ndersa disa te tjera kishin nderruar destinacion, duke sherbyer hera-heres edhe si depo armatimi per ushtrine osmane, sie ndodhi me kishen e Shen Merise se Bores ne Lezhe. Gjithashtu nje tjeter kishe e rendesishme e ketij qyteti, katedralja e Shen Kollit (vendvarrim i Gjergj Kastrioti-Skenderbeut), per nje periudhe 40-vjeeare sherbeu si xhami. Ne rrethana misterioze qe djegur ne vitin 1592 edhe kisha e Zonjes se Ngritur ne Qiell ne qytetin e Prizrenit, bashke me te cilen u dogjen edhe mjaft libra te vjeter, si dhe nje ikone teper e emuar. Nje sasi e madhe librash u dogjen edhe ne katedralen e Krujes kur kjo u pushtua nga osmanllinjte. Vee ketyre, edhe ne shumicen e kishave qe shpetuan nga shkaterrimi apo ndryshimi i funksionit te tyre, vereheshin mungesa ne pajisjet e brendshme dhe kujdes i pamjaftueshem per mirembajtjen e tyre.
Mjaft problematike per Kishen Katolike ne Shqiperi ishte bere edhe eeshtja e nivelit arsimor dhe teologjik te klerit, si dhe shkalla e respektimit te etikes dhe e disiplines kishtare ne veprimtarine e tij te perditshme. Persa i perket nivelit arsimor e teologjik, me perjashtim te klerikeve te niveleve te larta (titullare dioqezash e arkipeshkvish etj.), te shkolluar ne kolegje dhe shkolla te larta teologjike ne Itali, pjesa me e madhe e klerit ishte e shkolluar pak ose aspak. Nje gje e tille veshtiresonte se tepermi komunikimin e tyre me besimtaret, i bente ata te paafte per te celebruar si duhet meshat dhe per te kryer detyrimet e tjera te shenjta. Vee kesaj, kishte mjaft klerike qe nuk respektonin etiken dhe disiplinen kishtare. Ishin jo te rralla rastet kur klerike te ndryshem bashkejetonin me gra (konkubina), linin pas dore sherbesat e shenjta, nuk mbanin si duhet evidencat kishtare per martesat, lindjet dhe vdekjet etj. Nga ana tjeter, ne mjaft dioqeza katolike shqiptare kishte mungesa jo te vogla ne numrin e prifterinjve. eShpirtrat po bjerren jo aq nga tirania e turkut (administrata osmane - shen. i aut.), sesa nga mungesa e meshtarevee, shkruante ne nje relacion te vetin drejtuar Vatikanit me 1633, kryepeshkopi i Tivarit, Pjeter Mazreku. Kombi shqiptar, vijonte ai, eshte me i mjere dhe me i braktisur nder te gjitha kombet qe jane ne Evrope, sepse e... arberit qe as per zell besimi, as per bindje e perkushtim ndaj te parit te Kishes Romake, nuk i leshojne vend asnje kombi tjeter, po vuajne mjerisht dhe po bien perdite, sepse jane pa shkolla, pa kolegje e pa asnje ndihme shpirteroree. Mese nje here edhe perfaqesues te tjere te larte te klerit katolik shqiptar te shek. XVII, si Frang Bardhi etj., shtruan dhe argumentuan domosdoshmerine e themelimit te nje kolegji fetar, i cili do te perballonte ne nje mase nevojat e pergatitjes se klerikeve katolike vendas. Kjo do te shmangte vendosjen e prelateve te huaj ne funksione te ndryshme kishtare ne Shqiperi, te cilet duke mos ditur gjuhen e vendit, nuk ishin frytdhenes ne veprimtarine e vet ne mjedisin shqiptar.
Veeanerisht e mprehte behej eeshtja e mungeses se prifterinjve katolike ne rastet e konflikteve ushtarake te shtetit osman me shtetet evropiane, kur, per shkak te bashkepunimit me keto te fundit te klerit katolik, duke nxitur ose udhehequr popullsine ne kryengritje elirimtare antiosmane, autoritetet zbatonin masa te ashpra ndeshkuese. Ne kete menyre nje pjese e mire e klerit, veeanerisht pjesa e mesme dhe e larte e tij, shtrengohej te arratisej per tei shpetuar represionit. Per ta zbutur kete situate hera-heres autoritetet osmane, te ndodhura edhe nen presionin e fuqive perendimore, nxirrnin urdheresa te posaeme, me te cilat garantonin levizjen e lire dhe ushtrimin pa probleme te misionit fetar nga ana e prelateve katolike. Keshtu, ne vitin 1704 (pa kaluar shume kohe nga lufta austro-osmane e viteve 1683-1699), qeveritari i pergjithshem i sanxhakeve te Shkodres dhe te Dukagjinit, Hydaverdi pashe Begolli (nga Peja), shpalli nje urdherese me anen e se ciles porosiste kadileret dhe mekembesit e vet ne sanxhaket e lartpermendur qe askush te mos lejohej te trazonte peshkopet, prifterinjte ose freterit dhe qe te gjithe keta te kishin liri te plote per te mesuar te krishteret e tyre pa kundershtim nga kushdoqofte, si dhe te shetisnin ngado, te vizitonin te krishteret e te vepronin sie ua kerkonte rregulli i tyre.
Tendosja qe karakterizonte ne pergjithesi marredheniet midis administrates osmane dhe krereve te Kishes Katolike ne Shqiperi per shkak te rolit te ketyre te fundit ne organizimin e qendreses antiosmane, nuk perjashtonte momentet e mirekuptimit dhe te bashkepunimit midis dy paleve ne periudhat e qetesimit te gjendjes. Ne kete kontekst mund te vleresohet edhe urdheresa e permendur me siper. Veeanerisht marredheniet e kryepeshkopit tivaras Zmajevieit dhe Hydaverdi pashe Begollit jane nje shembull tipik i bashkejeteses normale midis ketyre dy institucioneve, eka ka qene inkurajuese per mbijetesen e katolicizmit ne Shqiperi.
Shpresat per nje frymemarrje me te lire te bashkesise katolike shqiptare perballe rrezikut te tkurrjes gjithnje e me shqetesuese si rrjedhoje e depertimit te fese islame ne radhet e besimtareve, u ngjallen me shume kur fuqi te medha katolike te Perendimit, si Franca dhe me pas edhe Austria, ne baze te marreveshjeve nderkombetare te nenshkruara me shtetin osman, fituan te drejten e protektoratit (mbrojtjes) per popullsite katolike brenda kufijve te shtetit osman. Qe ne kohen e Luigjit XIV Franca e shtoi interesimin e vet per te krishteret shqiptare e veemas per ata katolike. Nje gje e tille u qartesua me shume me rritjen e pranise franceze ne tokat shqiptare, gje qe u konkretizua me hapjen ne shek. XVII te konsullatave ne qytete te ndryshme, si ne Durres etj. Artikulli 42 i Kapitulacioneve te vitit 1673 ishte baza juridike mbi te cilen vendosej e drejta e Frances per te qene mbrojtese e bashkesise katolike shqiptare. Kjo e drejte e shtetit francez u perforcua edhe me pas me nje artikull te veeante te marreveshjes se Kapitulacioneve te vitit 1740.
Me aktive ne qendrimet e veta ndaj fateve te katolicizmit ne territoret e sunduara nga Perandoria Osmane ishte Austria. Traktatet nderkombetare te perfunduara midis shtetit osman dhe fuqive evropiane gjate shek. XVII-XVIII, veeanerisht ai i Sistovos i vitit 1791, duke njohur permes neneve te posaeme lirine dhe te drejtat e besimtareve katolike te perandorise per te ushtruar besimin e tyre, i jepnin gjithashtu Austrise privilegjin e mbrojtjes se interesave te bashkesise katolike e ne rastin konkret, edhe te bashkesise katolike shqiptare. Kete te drejte te njohur historikisht si eKultus-Protektoratie (Mbrojtja e Kultit), Perandoria Austro-Hungareze do ta ushtroje me fuqishem gjate shek. XIX, kur dhe interesimi i saj per bashkesine katolike shqiptare dhe per Shqiperine ne teresi behet me i ndjeshem dhe me konkret. Rritja e ndikimit te Vjenes ne kete drejtim favorizohej shume edhe nga acarimi gjithnje e me i shtuar i marredhenieve osmano-ruse duke filluar nga gjysma e dyte e shek. XVIII.
Mbrojtja e drejtperdrejte ose e terthorte e shteteve te krishtera te Perendimit ishte faktor i rendesishem per mbijetesen e krishterimit katolik shqiptar, sidomos persa i perket garantimit te nje statusi te qendrueshem te tij ne kushtet e sundimit osman, ashtu sikunder armiqesimi periodik i Perendimit me shtetin osman ndikonte ne ashpersimin e qendrimeve te tij ndaj bashkesise katolike, duke inkurajuar keshtu depertimin e islamit ne radhet e saj.
Ndryshe nga Kisha Katolike, veprimtaria e Kishes Ortodokse ne viset shqiptare zhvillohej ne kushte me te favorshme. Qendra drejtuese kryesore e ortodoksise shqiptare dhe asaj ballkanike ne teresi, Patrikana Ekumenike e Konstandinopojes, qe nga koha e pushtimit osman, siguroi marredhenie te mira me sundimtaret e rinj dhe ruajti nje status disi te privilegjuar brenda strukturave te Perandorise Osmane. Menjehere pas pushtimit te Konstandinopojes dhe shpalljes se saj kryeqytet te perandorise, sulltan Mehmeti II e shpalli veten protektor te Kishes Ortodokse dhe emeroi kreun e ri te Patrikanes Ekumenike. Ne kete post te larte ai vendosi peshkopin Genadios (i mbiquajtur Skolaris), nje klerik ky i dalluar si kundershtar i bashkimit te Kishes Lindore me ate Perendimore.
Dekreti sulltanor per emerimin e patrikut te ri ekumenik i garantonte ketij te fundit, dhe gjithe hierarkise kishtare ortodokse ne varesi te tij, ruajtjen e privilegjeve qe ata gezonin ne Perandorine Bizantine. Patrikanes dhe strukturave vartese te saj u njihej e drejta e administrimit te plote te jetes shpirterore dhe kishtare te besimtareve ortodokse. Per me teper, Patrikana e Stambollit pajisej edhe me pushtet te gjere civil. Ajo kishte mjaft kompetenca gjyqesore per te trajtuar e vendosur per eeshtjet qe lindnin midis shtetasve ortodokse te perandorise. Gjykata kishtare ortodokse mund te vendoste gjoba, te burgoste fajtoret, madje te jepte edhe denime kapitale. Per kete arsye, Patrikanes i ishte rezervuar edhe nje burg i veeante. Gjykatat kishtare, lokale dhe qendrore, kishin gjithashtu atribute ekskluzive te shqyrtimit dhe te vendosjes per eeshtje qe lidheshin me te drejten familjare (martesat, divorcet etj.).
Nje tjeter aspekt domethenes i statusit te veeante te Kishes Ortodokse ne kuadrin e Perandorise Osmane ishin edhe privilegjet fiskale. Pushteti osman edhe ne kete drejtim u njihte patrikeve, mitropoliteve dhe krereve te tjere te hallkave te ndryshme te administrates kishtare ortodokse, te drejten qe, ne emer te kishes, te posedonin pasuri te shumta te tundshme dhe te patundshme dhe te mblidhnin nje sere taksash nga besimtaret.
Patrikana e Stambollit perfaqesonte qendren kryesore drejtuese te bashkesive ortodokse ballkanike (perfshi ketu edhe ate shqiptare) dhe autoritetin me te larte kishtar ortodoks perpara sulltanit.
Megjithate, ne Ballkan vijuan te ekzistojne e te funksionojne, edhe pas vendosjes se sundimit osman ne keto hapesira, dy organizata kishtare ortodokse me status te kishave autoqefale: Kryepeshkopata e Ohrit dhe Patrikana e Pejes. Ndersa e para nuk pati nderprerje te ekzistences se saj, e dyta u suprimua per nje kohe rreth njeshekullore per teu rikrijuar me 1557. Brenda statusit te tyre autonom, dy kishat e lartpermendura gezonin ne nivel lokal te njejtat privilegje qe kishte Patrikana Ekumenike e Stambollit.
Ne kushtet e ketij organizimi administrativ te ortodoksise ballkanike gjate sundimit osman, nga pikepamja administrativo-kishtare popullsia ortodokse shqiptare ishte
Anxhela
Anxhela
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 184
Join date : 11/09/2010
Age : 41

https://shpirti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Popullit Shqipetare Empty Re: Historia e Popullit Shqipetare

Mesazh  Anxhela Sun Sep 12, 2010 11:47 pm

K R E U IV

PASHALLEQET E MEDHA SHQIPTARE
(1771 - 1831)

Veshtrim i pergjithshem i periudhes
Si ne te gjithe Perandorine Osmane, edhe ne tokat shqiptare, gjate shek. XVIII e sidomos ne gjysmen e dyte te tij, filloi te mbizoteronte nje situate e re, e cila solli zhvendosje te rendesishme ne raportin e forcave ekonomiko-shoqerore dhe politike te vendit.
Ne jeten ekonomike mori perhapje te metejshme ekonomia e mallrave, vazhdoi te fuqizohej sistemi i eifligjeve si prone feudale private dhe u thellua diferencimi ne gjirin e klases feudale, u shtypen njera pas tjetres kryengritjet fshatare, te gershetuara me rebelimin e feudaleve ushtarake te rene ekonomikisht, dhe filloi afrimi i feudaleve qeveritare me kreret ushtarake malesore. Lufta e familjeve eifligare me te fuqishme per te marre e per te mbajtur pushtetin, terhoqi me vete forca te rendesishme te shoqerise shqiptare. Kjo lufte e acaroi per disa dhjetevjeeare gjendjen anarkike ne te gjithe vendin, por edhe i dha fund asaj per te filluar nje faze te re zhvillimi ne lemin ekonomik e kulturor dhe ne ate shoqeror e politik.
Ne gjysmen e dyte te shek. XVIII ne tokat shqiptare pati nje zhvillim me te madh ekonomik e kulturor ne krahasim me shekujt pararendes, u rrit prodhimi bujqesor e blegtoral per treg, dhe lidhur me kete, qytetet shqiptare njohen nje zhvillim mjaft te shpejte. Ato u bene tregje te rendesishme ne radhe te pare per artikujt e bujqesise e ne menyre me te kufizuar per prodhimet e esnafeve vendase. Sfera e veprimtarise se ketyre qyteteve u shtri pertej tokave shqiptare, duke zhvilluar nje tregti mjaft te gjalle tranzite midis viseve perendimore e qendrore te Gadishullit Ballkanik dhe Evropes.
Lidhjet qe u krijuan euan ne forcimin e dy tregjeve me rendesi nderkrahinore qe paten si bosht dy qytetet kryesore, Shkodren dhe Janinen. Formimi i ketyre tregjeve ishte nje hap i rendesishem perpara drejt bashkimit ekonomik te vendit. Ketu filloi te vepronte nje shtrese e re shoqerore qe po zhvillohej ne qytete, borgjezia tregtare shqiptare.
Por lidhjet me sferen e veprimit te ketyre tregjeve ishin ende te dobeta, ato hasnin ne veshtiresite dhe pengesat qe krijonte sistemi i timarit me mjedisin e vet feudal rrethues, i cili nuk lejonte shkrirjen e tyre ne nje treg te vetem kombetar. Borgjezia tregtare ishte e dobet ne numer dhe e varur nga perfaqesuesit e parise se vjeter feudale, qe kishte ne dore pushtetin politik.
Ndryshimet qe u kryen ne planin ekonomik, sollen pasoja te rendesishme edhe ne fushen shoqerore e politike, qe u pasqyruan ne fuqizimin e pronareve te medhenj eifligare vendas, ne kurriz te pushtetit qendror, i cili pa ata nuk ishte ne gjendje te ushtronte sundimin e vet mbi provincat. Keto familje te medha feudale, oxhaqet, bashkuan me pushtetin ekonomik edhe ate vendor, vendosen sundimin e tyre ne vend, te cilin e bene ne fakt te trashegueshem.
Te interesuar ne fillim per te mos ndare me me osmanet pushtetin ekonomik te vendit, ku kishin zoterimet e veta, oxhaqet shqiptare u drejtuan me ne fund edhe kunder pushtetit qendror dhe perpjekjeve te tij per te mbajtur ende ne kembe sistemin e vjeter feudal ushtarak te timareve dhe per te ushtruar, nepermjet funksionareve te derguar nga qendra, pushtetin e vet ne tokat shqiptare.
Edhe pse ishte e lidhur me interesat e feudaleve te medhenj eifligare, lindja e ketyre pashalleqeve, objektivisht, u pergjigjej edhe interesave te shtresave te reja shoqerore, elementeve te borgjezise tregtare. Keta kishin nevoje per krijimin e nje pushteti te forte ne vend, qe te ishte ne gjendje tei vinte fre anarkise, gje qe see bente me pushteti qendror osman, dhe per krijimin e uniteteve politike me te medha se sanxhaket, tek te cilet shihnin jo vetem nje zgjerim te tregut te brendshem, por edhe nje perpjekje per te shkeputur trevat shqiptare, te Veriut e te Jugut nga kontrolli i administrates osmane. Ne keta faktore i kishte rrenjet formimi e fuqizimi i pashalleqeve shqiptare gjysme te pavarura te Shkodres e te Janines ne gjysmen e dyte te shek. XVIII dhe ne fillim te shek. XIX.
Pashalleqet shqiptare te shek. XVIII - fillimi i shek. XIX, shenuan nje hap te pare drejt bashkimit politik te vendit, sie ishte arritur deri diku deri ne shek. XIV. Por, te ngritur mbi themele ekonomike ende jo te shendosha, kur mungonte uniteti ne gjirin e klases feudale shqiptare dhe, te ndodhur ne kushte jo te favorshme nderkombetare, keto pashalleqe nuk munden te benin hapin vendimtar te shkeputeshin vete nga varesia e Stambollit dhe te shkepusnin edhe Shqiperine nga sundimi i Perandorise Osmane.
Krahas ketyre ndryshimeve, shek. XVIII shenoi dukuri te reja me interes edhe ne fushen e kultures. U zhvillua me tej kultura popullore, sidomos poezia, qe kishte arritur vlera artistike me poezine epike. Qytetet u pajisen me ndertesa monumentale, civile dhe te kultit, kurse ne ambientin e kishes ortodokse piktura murale shenoi nje lulezim te ri me elemente realiste. Ne qytete zhvillohej nje tip i ri letersie ne gjuhen amtare, e cila ne krahasim me letersine e meparshme kishtare, merrte tani karakter kryesisht didaktik, permbante elemente laike e realiste. Krijohet nje shtypshkronje, rritet numri i librave te botuar ne gjuhen shqipe dhe numri i shkollave, ku veprojne tashme mesues te ditur laike, te cilet pereojne deri diku ndikimin e racionalizmit evropian.
Shtypja me arme e ketyre pashalleqeve nga ana e pushtetit qendror osman e acaroi me tej konfliktin e sundimtareve osmane me popullin shqiptar. Per te realizuar politiken e tij centralizuese ne Shqiperi, pushteti sulltanor shtypi qendresen e shtreses drejtuese vendase, e cila nuk donte te hiqte dore nga pozitat e veta ne administrimin e vendit. Zbatimi i kesaj politike centralizuese, qe u quajt epushtimi i dyte osman i vendite, e vuri Stambollin perballe levizjeve popullore, te cilat u nderthuren me ato te krereve feudale. Keto levizje euan ne vitet 30 te shek. XIX, ne nje varg kryengritjesh te tjera kunder sundimit osman, te cilat, krahas faktoreve ideologjik, kulturor dhe politik, pergatiten truallin per zhvillimin e levizjes kombetare te epokes se Rilindjes ne Shqiperi.
Ne periudhen e sundimit te sistemit feudal ushtarak osman, me gjithe kushtet e veshtira ne te cilat ndodhej Shqiperia, u pergatiten nje varg elementesh te reja ekonomike, shoqerore, politike e kulturore, qe krijuan premisat per kalimin ne nje periudhe historike me permbajtje te re, te Rilindjes Kombetare.

1. ANARKIA FEUDALE DHE PeRPJEKJET PeR KAPeRCIMIN E SAJ

Fuqizimi i pushtetit te feudaleve krahinore.
Oxhaqet shqiptare
Procesi i shnderrimit te prones shteterore te tokes ne pronen feudale private dhe diferencimi i metejshem ne gjirin e shtreses feudale vendase shpune, ashtu si ne pjeset e tjera te perandorise, ne fuqizimin politik te eifligareve neper sanxhaket shqiptare dhe, rrjedhimisht, ne dobesimin e pushtetit qendror ne to.
Duke pasur nevoje per forca ushtarake qe te mund te perballonte rreziqet e brendshme e te jashtme, dhe duke qene e detyruar qe te siguronte me anen e feudaleve vendas shuma sa me te medha te hollash per te mbuluar shpenzimet gjithnje ne rritje, Porta e Larte jo vetem nuk mundi ta ndalte procesin e fuqizimit politik te feudaleve provinciale, por edhe u mbeshtet kryesisht tek ata me te fuqishmit. Sulltanet qene te detyruar teu besonin feudaleve te medhenj vendas detyrat me te rendesishme administrative e ushtarake dhe tei njihnin ata zyrtarisht si pari (si ajane). Nga ana tjeter, kjo shtrese, ende e dobet, nuk kishte aspak ndermend te shkeputej nga Stambolli. Perkundrazi, ajanet mundoheshin te perfitonin sa me shume nga pushteti qendror per te dale ne krye te pushtetit provincial.
Si rrjedhim, sipas pasurise dhe forcave te armatosura qe dispononte, secili ajan kishte vendosur ndikimin e tij mbi nje krahine me te madhe a me te vogel, ku zakonisht ai kishte edhe eifligjet. Rreth ajaneve ishin grumbulluar eifligare me te vegjel, kurse jashte krahines ata kishin lidhur krushqi e aleance per ndihme reciproke me feudale te tjere te medhenj. E mbeshtetur kryesisht mbi eifligjet e veta te trashegueshme, mbi pasurine monetare dhe mbi aleancat feudale, kjo shtrese e ajaneve e ndiente veten me pak te lidhur me pushtetin qendror sesa feudalet ushtarake. Familjet e ketyre ajaneve formuan ne Shqiperi nje elite aristokrate feudale, oxhaqet.
Nga keto oxhaqe, disa ishin ngritur ne kete pozite shoqerore pasi u bene pronare te medhenj eifligjesh dhe sipermarres kryesore te taksave. Ata fituan gjithashtu grada pashallaresh e veziresh, sipas funksioneve qe u detyrua teu jepte pushteti qendror. Te tilla oxhaqe ishin dyert e Kryezinjve ne Gjakove, te Bieakeinjve ne Elbasan etj. Kurse oxhaqet e Begollajve ne Peje, te Bushatllinjve ne Shkoder, te Toptaneve ne Kruje, te Asllanpashallive ne Janine e ne Gjirokaster etj., kishin qene familje feudale ushtarake te vjetra e me funksione te larta. Duke shfrytezuar ofiqet e tyre, keto familje u pasuruan, krijuan eifligje dhe, ndryshe nga e kaluara, burimin e fuqise tashme e kishin kryesisht te keto prona, dhe jo aq te funksionet e dhuruara nga sulltani.
Nga keto familje Porta detyrohej te zgjidhte funksionaret e vet per qeverisjen e sanxhakeve, sepse vetem ato ishin ne gjendje ta kryenin kete detyre ne saje te marreveshjes me ajane te tjere te sanxhakut. Ajani me i fuqishem, qe ngarkohej me detyren e qeveritarit, qe kishte ofiqet administrative neper krahinat e sanxhakut, ua ndante komandat e keshtjellave dhe sipermarrjet e dyta te taksave te besuarve te tij nga paria e ketyre krahinave. Kishte ikur tani ajo kohe kur pushteti qendror dergonte neper sanxhaket shqiptare njerezit e vet dhe vendasit i bindeshin. Pati raste kur Porta e Larte emeronte si qeveritare perfaqesues nga oxhaqet e fuqishme te sanxhakeve fqinje, por as keta nuk mund ta mbanin pushtetin pa perkrahjen e ajaneve me te fuqishem vendas.
Shtresa e ajaneve perbente tani shtyllat e pushtetit neper sanxhaket shqiptare. Kjo ishte shprehje e qarte e dobesimit te pushtetit qendror osman ne periudhen para formimit te pashalleqeve te medha ne vendin tone.

Lufta e parise vendase per pushtet
Fuqizimi ekonomik e politik i shtreses se ajaneve nuk u arrit pa konflikte me pushtetin qendror, qe e kishin burimin ne mosperfilljen e interesave te tij, pa qendresen e vazhdueshme e shpeshhere te armatosur te fshataresise dhe pa grindje e luftime te ashpra e te gjata ne gjirin e vete parise vendase. Te gjitha keto u bene shkak qe i gjithe vendi u fut per nje kohe te gjate ne nje gjendje anarkie gjithnje e me te rende, pasojat negative te se ciles u pasqyruan ne pergjithesi ne zhvillimin ekonomik e ne veeanti ne gjendjen ekonomike te popullsise se thjeshte te fshatit e te qytetit.
Nje nga shkaqet e konflikteve te shpeshta ne gjirin e shtreses feudale vendase ishin abuzimet e funksionareve te medhenj ne shperndarjen e timareve. Keta, duke pasur si qellim te grumbullonin rreth vetes sa me shume pasues dhe te merrnin tapite e tokave, te cilat synonin tei akaparonin, propozonin per zoterim timaresh vakante njerezit e tyre, pavaresisht nese keta kishin timare te tjera. Keto shkelje, edhe pse shkaktonin qortime dhe madje ndeshkime nga ana e sulltanit, i cili disave u konfiskoi edhe pasurine, nxisnin ne radhe te pare zemerimin e spahinjve te zhveshur nga timaret. Keta spahinj, tashme te shpronesuar, formonin zakonisht eeta te armatosura dhe hidheshin ne sulm, digjnin e grabisnin prona eifligaresh te medhenj, prona shteterore, qytete, nderprisnin rruget etj., dhe sepyesnin per autoritetet qeveritare. Regjistrat e kadilereve te qyteteve shqiptare tregojne se grindjet shkaktoheshin edhe midis eifligareve e spahinjve per faktin se eifligaret, pasi shtinin ne dore tapite ose zinin ndonje ofiq zyrtar me rendesi, fillonin te mos u njihnin spahinjve te drejtat qe u takonin si tapileshues.
Mosmarreveshje e konflikte te ashpra shkaktonin sidomos sipermarrjet e taksave. Heqja e nje sipermarrjeje nga dora e nje familjeje dhe dhenia e saj nje tjetre, qe ofronte me shume ose kishte miq me te forte ne Stamboll, pasohej zakonisht me turbullira. Nga interesat qe kishin familjet e fuqishme me sipermarrjet, percaktoheshin edhe aleancat dhe kundershtine midis tyre. Te pakenaqurit, duke bashkepunuar me tarafet e veta, u krijonin rivaleve veshtiresi te medha. Ato ne raste te veeanta, sikurse feudalet e shpronesuar, dergonin kunder objekteve te sipermarrjeve shteterore ose pronave te rivaleve banda te armatosura. Keto formoheshin nga eetat e feudaleve te shpronesuar, nga ato te krereve ushtarake malesore dhe ne disa raste nga luftetare me rroge te liruar pas perfundimit te lufterave, te cileve nuk u ishin dhene plotesisht pagesat qe u takonin. Kreret e Matit, nga familjet e Zogolleve dhe e eelajve me rreth njemije veta, te lidhur fshehurazi me zevendesin e qeveritarit te sanxhakut te Manastirit, qe deshi te diskreditonte eprorin dhe rivalin e vet per postin e mytesarifit te Manastirit, ne vitin 1711 sulmuan e plaekiten dy here kete qytet dhe penguan grumbullimin e taksave. Ne gusht te vitit 1712 disa feudale te vegjel peqinas, te cilet kishin tre vjet qe cenonin rendin ne qytetin e Peqinit, duke prere rrugen tregtare te Durresit dhe duke grabitur kripen e shtetit, qe shpihej me karvan ne Elbasan, demtuan rende sipermarresin e te ardhurave te skeles se Durresit. Ne maj-qershor te vitit 1714, feudalet frasherllinj, permetare e kolonjare dhunuan Voskopojen, Shipsken etj., duke grabitur bageti e plaeka deri te vathet e grave. Ne te njejten kohe, eeta prej 200-400 vetash nga Margelleei e Kuei grabiten e dogjen dajlanin e Prevezes dhe shkaterruan eifligjet e fshatrat perreth.
Ne disa raste antagonizmi nderfeudal arrinte deri atje saqe, perfaqesues te feudaleve, perkrahnin levizjet fshatare kunder pagimit te taksave per te demtuar rivalet, sikurse ndodhi ne vitet 1703-1704 dhe ne vitet 1714-1715.
Nga te gjitha keto forma te grindjeve feudale perfitonin ne fund te fundit familjet me te fuqishme, oxhaqet. Keto shfrytezonin forcat e feudaleve te vegjel, qe i merrnin ne mbrojtje kur ua kishin nevojen dhe i futnin nen varesine e tyre, ose i luftonin ato me ane te forcave ushtarake qeveritare kur nuk ua kishin nevojen. Keshtu oxhaqet forcuan pozitat e veta dhe u bene jo vetem shtyllat e pushtetit krahinor ne sanxhaqe, por edhe mbeshtetja kryesore e pushtetit qendror, i cili tashme nuk bente dot pa ta.
Disa perfaqesues me te fuqishem oxhaqesh nga radhet e ajaneve te krahinave, Porta e Larte i ngarkonte me detyren e qeveritarit te sanxhakut. Por, qofte per te frenuar fuqizimin e tyre, qofte per te marre shperblime nga ata, qofte edhe per te ndeshkuar te pabindurit, ajo brenda nje ose dy viteve i shkarkonte dhe emeronte rivalet e tyre. Familje te tilla rivale, ne gjysmen e pare te shek. XVIII, kishte pothuajse ne edo sanxhak: ne sanxhakun e Shkodres ishin eaushollajt e Bushatllinjte; ne ate te Dukagjinit ishin Begollajt e Pejes dhe Kryezite e Gjakoves; ne sanxhakun e Elbasanit ishin Verlacet e Bieakeinjte; ne ate te Beratit ishin Vlorajt, Velabishtajt e Ngurzajt; ne sanxhakun e Delvines ishin Asllanpashallite e Kokajt; ne ate te Janines ishin gjithashtu Asllanpashallite e Alizotajt.
Secila nga keto familje feudale, e mbeshtetur ne tarafet e veta e qe perbeheshin nga feudale me te vegjel dhe nga bylykbashe e krere ushtarake malesore te krahinave, si dhe nga udheheqes esnafesh neper qytete, perpiqej te merrte e te ruante pushtetin ne vend ne kundershtim me politiken e ekuilibrimit te forcave rivale qe ndiqte Porta e Larte. Si pasoje, konfliktet u shtrine ne gjithe vendin, erregullimet kapnin gjithe aparatin shteteror, pasiguria e jetes dhe e pasurise kercenonte kedo, zhvillimi ekonomik pengohej per kohe te tera.
Ne sanxhakun e Shkodres, per shkak te rivalitetit midis familjes se Bushatllinjve dhe asaj te eaushollajve, ne vitet 30 te shek. XVIII munden te sundonin familjet kryesore te sanxhakut te Dukagjinit, ajo e Begollajve te Pejes dhe ajo e Kryezinjve te Gjakoves. Rivale midis tyre edhe per pushtetin e sanxhakut te Dukagjinit, keto dy familje arriten te qeverisnin ne Shkoder duke u mbeshtetur here te Bushatllinjte e here te eaushollajt, pa siguruar qetesine e domosdoshme. Ne vitet 40, nevoja per tei dhene fund anarkise i zhvendosi forcat e brendshme, esnafet dhe malesoret, ne favor te eaushollajve, te cilet qeverisen thuajse pesembedhjete vjet me ndonje nderprerje te vogel. Megjithate, as keta nuk munden ta shuanin grindjen me Bushatllinjte derisa keta te fundit arriten te grumbullonin rreth tyre masen kryesore te zejtareve e te malesoreve dhe, ne vitin 1755, i debuan perfundimisht eaushollajt nga Shkodra. Bushatllinjte, te mbeshtetur nga shumica e shtresave shoqerore te qytetit dhe te krahines, jo vetem nuk e leshuan me pushtetin nga duart e tyre, por duke e shtrire ate mbi sanxhaket e Shqiperise Veriore, u dhane fund grindjeve te feudaleve lokale, te cilet i nenshtruan me dhune ose me marreveshje.
Ne Shqiperine Jugore, lufta per pushtet vazhdoi me gjate. Ne sanxhakun e Beratit, deri me 1764, ajo u zhvillua kryesisht midis familjes se vjeter te Vlorajve dhe deges se saj ne Berat, Velabishtajve, kur ate e mori nje familje e trete, ajo e Ngurzajve qe perkrahte Velabishtajt. Por edhe Ngurzajt nuk munden ta mbanin pushtetin veese gjer me 1788, kohe ne te cilen kundershtaret e tyre e moren dhe e mbajten deri ne 1810, kur thuajse gjithe Shqiperia Jugore ra nen sundimin e vezirit te Janines, Ali pashe Tepelenes. Ashtu si Bushatllinjte, edhe ky pasha i fuqishem i kishte dhene fund luftes per pushtet si ne sanxhakun e Janines (1787), ku grindeshin Asllanpashallite me Alizotajt, ashtu dhe ne sanxhakun e Delvines, ku mosmarreveshjet midis familjeve rivale vendase nuk reshten thuajse gjate gjithe shek. XVIII.


2. PASHALLeKU I SHKODReS NeN SUNDIMIN E BUSHATLLINJVE.
LUFTA PeR SHKePUTJE NGA STAMBOLLI
(1771-1796)

Ardhja ne fuqi e Bushatllinjve
Qeverisja e sanxhakut te Shkodres nga perfaqesuesit e pashallareve te Gjakoves dhe te Pejes, nuk mundi te ndalte gjendjen anarkike; konfliktet nuk reshten as ne qytete e as ne krahina ku vepronin perkrahesit e dy familjeve te fuqishme feudale shkodrane: eaushollajve dhe Bushatllinjve. Me 8 shtator 1736 ne mes te tregut te Shkodres u vrane e u plagosen 29 veta nga tarafet e esnafeve te tabakeve (qe perkrahnin Bushatllinjte) dhe te terzijve (qe perkrahnin eaushollajt). Tete dite me vone u vrane e u plagosen 87 veta ne nje konflikt midis krahinave te Shkrelit dhe te Kastratit, i cili filloi me arme zjarri dhe perfundoi me shpata.
Gjate luftes austro-osmane te viteve 1736-1739 banoret e Malesise se Madhe u ngriten perseri kunder sundimit osman nen nxitjen e kryepeshkopit te Tivarit, Mehill Sumes, dhe, duke u bashkuar me ushtrite austriake, u bene balle me sukses ekspeditave ndeshkimore te vezir Mahmud pashe Begollit. Nderkohe feudalet shkodrane e vleresuan fuqine e tyre luftarake dhe bene pereapjet e duhura per ta perdorur ate ne dobi te synimeve te veta. Qe ne kete kohe malesoret filluan te luanin rol me rendesi ne luften e familjeve rivale vendase per te shtene ne dore pushtetin e sanxhakut. eaushollajt ishin te paret qe e shfrytezuan kete force kunder vezirit pejan, Mahmut pashe Begollit, dhe perkrahesve te tij, Bushatllinjve. Me ndihmen e malesoreve eaushollajt, me 5 shkurt 1739 vrane vezirin ne mes te rruges dhe arriten te merrnin pushtetin ne sanxhakun e Shkodres qe e mbajten thuajse per dhjete vjet rresht. Gjate kesaj kohe deshtuan orvatjet e Bushatlinjve dhe te perkrahesve te tyre, tarafit te fuqishem esnafor te tabakeve te Shkodres dhe agallareve te pasur e guximtare te Ulqinit, per te permbysur eaushollajt. Keta, duke bere per vete malesoret dhe duke gezuar perkrahjen e tarafit esnafor te terzijve, qe mbronte edhe interesat e tregtareve shkodrane, arriten te hynin ne lufte dhe te sprapsnin me arme forcat e valiut te Rumelise, te cilat erdhen ne Shkoder per te nxjerre disa taksa te reja, qe tregtaret shkodrane nuk deshen tei paguanin. eNuk ka krahine ne bote kaq te pabindur ndaj sulltanite, shkruante ne kete kohe zevendeskonsulli venedikas, Anton Duoda. Duke organizuar nje sulm rrethues, eaushollajt vrane me 8 gusht 1731 ne sarajin e vet edhe Ethem pashe Begollin me te vellane, te cilet Porta e Larte i kishte derguar te qeverisnin ne Shkoder pas revoltes se eaushollajve kunder valiut te Rumelise. Por dy vjet me vone, me 1753, Porta u detyrua teu ligjeronte pushtetin. Megjithate, lufta e eaushollajve kunder Begollajve, Kryezinjve dhe Bushatllinjve, vazhdoi te ashpersohej dhe te demtonte veeanerisht zhvillimin ekonomik te vendit, gjer ne tetor te vitit 1755.
Paaftesia e eaushollajve per te vendosur hegjemonine e tyre mbi kundershtaret dhe per tei dhene fund anarkise ne sanxhak, e detyroi tarafin e terzijve te mos i perkrahte me ata dhe te pajtohej me tarafin e tabakeve, ne krye te te cilit kishte dale Mehmet bej Bushatlliu (vdiq me 1775). Ne kete menyre ata shpresonin qe te vendosej nje pushtet i vetem e i forte, per te cilin ishin te interesuar kryesisht zejtaret e tregtaret. Lufta shpertheu dhe ne keto rrethana, eaushollajt te braktisur nga forcat kryesore te tarafeve te tyre, u debuan nga Shkodra. Bushatllinjte mbeten e vetmja familje e madhe vendase qe mundi te merrte pushtetin e sanxhakut.
Pas debimit te eaushollajve, Mehmet bej Bushatlliu ende nuk ishte emeruar qeveritar i sanxhakut te Shkodres, por, i perkrahur nga dy tarafet esnafore dhe nga forca malesoresh me rroge, ai ishte ne fakt sundimtari i vertete i vendit, derisa Porta e njohu ate si mytesarif te sanxhakut te lartpermendur ne gusht te vitit 1757, duke i dhene edhe titullin pashe. Nga kjo kohe e deri me 1831 familja e Bushatllinjve, e mbeshtetur ne shumicen e ajaneve te sanxhakut, te bylykbasheve dhe te bajraktareve, si dhe nga nje pjese e mire e zejtareve, te tregtareve e te detareve, mbajti pa nderprerje kete pushtet duke e trasheguar.
Per perforcimin e pushtetit te vet, Mehmet pashe Bushatlliu ndoqi ne pergjithesi nje politike te brendshme qe u pershtatej edhe interesave kryesore te vendit. Synimi i kesaj politike ishte ne radhe te pare te vendoste rregullin e qetesine kaq te deshiruar si nga fshataresia, ashtu edhe nga qytetaret e demtuar rende gjate periudhes se anarkise.
Arritja e ketij synimi ishte e pashkeputur nga zgjidhja e nje vargu eeshtjesh. Nje nga keto ishte mposhtja e ajaneve te fuqishem kundershtare. Qe para njohjes se tij si mytesarifi i sanxhakut, Mehmet Pasha e kishte filluar kete detyre dhe thuajse kishte eleminuar kreret e tarafeve esnafore te tabakeve dhe te terzinjve, si dhe nje varg kreresh te tjere. Disa krere kishin mundur te arratiseshin, por ai nuk i la te qete gjate gjithe jetes se vet.
Mehmet Pasha i kushtoi vemendje mbeshtetjes se pushtetit te tij nga ana e elementit te krishtere, forca ushtarake e te cilit ne sanxhakun e Shkodres ishte shume e rendesishme. Kete mbeshtetje ai e arriti duke mbrojtur tregtaret e krishtere e duke bashkepunuar me ta, duke shtuar pjesemarrjen e malesoreve katolike ne ushtrine e tij me pagese dhe duke mos penguar veprimtarine e klerit katolik. Me perkrahjen e krereve ushtarake malesore dhe me njohjen e privilegjeve te tjera te malesive, ai arriti te siguronte prej ketyre nje burre per shtepi ne rast lufte dhe pagesen e nje dukati per shtepi ne vit.
Nje eeshtje e rendesishme, kryesisht me karakter ekonomik, ishte zgjidhja e mosmarreveshjeve midis ulqinakeve dhe venedikasve, te cilat pengonin zhvillimin e lire e te sigurt te tregtise ne sanxhakun e Shkodres. Konkurrenca e pameshirshme e venedikasve me floten ulqinake ne rritje e siper, kishte shtyre nje pjese te mire te agallareve te Ulqinit qysh ne vitet 20 te shek. XVIII te lidheshin shume ngushte me nje rival te fuqishem te Venedikut, me Beun e Tripolit. Si rrjedhim, flota e Ulqinit dhe e Tripolit bashkepunonin per mbrojtje, por ne disa raste sulmonin edhe flotat perendimore e sidomos ate te Venedikut. Keshtu, pirateria kishte marre hov ne Adriatik dhe Ulqini ishte bere nje fole piratesh. Mehmet Pasha e luftoi me ashpersi piraterine e ulqinakeve si dhe lidhjet e tyre me Tripolin, duke djegur te gjitha anijet pirate qe shtiu ne dore. Keshtu brenda nje kohe te shkurter Ulqini u kthye ne nje qytet normal tregtie e lundrimi dhe Bushatlliu siguroi marreveshjen si me agallaret e ketij qyteti, qe kerkonin te punonin me anijet e tyre ne kushte te qeta brenda e jashte vendit, ashtu edhe me autoritetet e Republikes se Venedikut, ne duart e se ciles ishte nje pjese e mire e tregtise ne Adriatik. Si rrjedhim, Anton Duoda njoftonte: easkush nuk guxon me te shkoje ne Berberi (eshte fjala per Tripolin - shen. i aut.)e, se u shpall urdhri qe ene brigjet e Tivarit, Valdanosit e Shen Gjinit te Medues si dhe ne Gryken e Bunes, askush te mos guxoje te trazoje shtetasit venedikas, sepse i shkon kokae.
Frytet e nje politike te tille te brendshme, qe vendosi me te vertete rregullin e qetesine, u pane qysh ne dhjete vitet e para te sundimit te Mehmet Pashes, sidomos ne fushen e prodhimit dhe te qarkullimit te mallrave.

Qyteti i Shkodres, qender e tregut nderkrahinor te Shqiperise se Veriut
Ndryshe nga qytetet e tjera shqiptare, Shkodra kishte kushte shume te favorshme per teu bere qendra me e rendesishme ekonomike e vendit.
E vendosur anash nje liqeni te madh, te pasur me peshk dhe te lidhur me detin nepermjet lumit te lundrueshem te Bunes, e rrethuar me fusha, qe udhetaret i kishin cilesuar ete bukura e pjelloree, e pershkuar nga rruge tregtare qe vinin nga Kosova, nga Shqiperia Qendrore e Jugore, nga Maqedonia e nga Bosnja, Shkodra u rrit jo vetem si qendra administrative e nje sanxhaku te rendesishem, por para se gjithash si qender zejtare e tregtare. Pervee skeles se saj ne lumin Bune, limanet e Tivarit, Ulqinit, Lezhes dhe te Durresit ishin gjithashtu skela te saj. Me 1736, zevendeskonsulli venedikas ne Shkoder, qe ishte tregtari shkodran Anton Duoda, shkruante se qyteti i Shkodres numeronte nje mije dyqane ne treg. Tre vjet me vone, gjeografet venedikas njoftonin se Shkodra ishte enje qytet i madhe, ishte eqyteti kryesor i Shqiperisee. Aty nga fundi i shek. XVIII ajo numeronte 6 700 shtepi, d.m.th rreth 30-35 mije banore, ndersa konsulli rus ne Raguze, himarioti Gjika, e emonte popullsine e qytetit deri ne 60 000 fryme.
Per fuqizimin ekonomik te Shkodres sherbeu ne menyre te veeante qyteti shqiptar i Ulqinit me 7-8 mije fryme, i cili qysh ne fillim te shekullit kishte nje flote tregtare prej 250 njesish te medha e te vogla te ndertuara ne kantieret e veta, prej nga vazhdimisht hidheshin ne det anije te ndryshme te tipave tartane, polake, pink, trabekull, felike si dhe nje numer i madh barkash. Punetoret, te gjithe myslimane, zoteronin dijeni te shumta e te shumellojshme per ndertimin e anijeve. Duke qene fare afer kesaj skele dhe duke qene pjesetare ne investimet e flotes ulqinake, tregtaret e Shkodres, e rrjedhimisht edhe qytetaret e saj, paten te kjo flote nje mjet te rendesishem per tregtine e mallrave.
Tregtaret shkodrane, ashtu si shume tregtare te tjere shqiptare, e lidhen veprimtarine e tyre me Venedikun qysh ne fillim te shek. XVIII. Me kalimin e viteve, duke shfrytezuar me zgjuarsi konkurrencen midis porteve rivale te detit Adriatik, ata lidhen marredhenie tregtare edhe me Ankonen, Triesten etj. Jo vetem ne skelat veriore te vendit, por edhe ne skelen me rendesi nderballkanike te Durresit, ku ishin vendosur konsujt e Venedikut, Raguzes, Frances, Anglise, Holandes dhe te Austrise, shkodranet u dalluan si me aktivet. Mbi 80 per qind e tyre ishin myslimane qe tregtonin pjesen derrmuese, rreth 90 per qind te vellimit te mallrave. Kjo pasqyronte jo vetem perberjen fetare te banoreve te Shkodres, por edhe fuqine ekonomike te popullsise myslimane qe ishte me e madhe nga ajo e te krishtereve.
Hov me te madh tregtia shkodrane mori pas ardhjes ne fuqi te Bushatllinjve e sidomos ne dhjete vitet e para te sundimit te Mehmet Pashes. Krahas zhdukjes se piraterise dhe rregullimit te mosmarreveshjeve me venedikasit, rol vendimtar ne zhvillimin ekonomik te Shkodres luajti rritja e prodhimit bujqesor e blegtoral per treg. Ekonomia bujqesore u lidh me tregun ne te tille shkalle, sa eifligaret, per te realizuar fitime te medha, filluan te mbillnin ato kultura qe kerkonte me shume tregu. Nje nder keta eifligare ishte vete Mehmet Pasha, i cili qysh ne vitin 1764 mbolli siperfaqe te medha me oriz e pambuk, dhe, si shume feudale te tjere, u be pjesetar ne tregti dhe ne lundrim duke investuar ketu shuma te konsiderueshme. Ne kete periudhe tregtia shkodrane u gjallerua edhe per shkak se ajo filloi te perdore gjeresisht kreditin. Konsulli venedikas i Durresit shkruante me 1762 se pjesa me e madhe e tregtise shqiptare ishte ne duart e tregtareve shkodrane dhe se ata ishin bere eshpirti i saje. Tregtaret shkodrane grumbullonin lesh, dylle, lekure te punuara, drithera dhe prodhime te tjera bujqesore e zejtare sidomos nga Tirana, Elbasani, Kavaja, Berati, Gjakova, Prizreni, Ohri e nga tregje te tjera shqiptare, ku kishin arritur te percaktonin edhe emimet e blerjes dhe te shitjes se mallrave. Ata futeshin edhe ne Rumeli, e sidomos ne Manastir, Shkup, Seres dhe ne krahinat perqark tyre gjer ne zonen e Selanikut, ku grumbullonin lesh, pambuk, lekure etj. Pervee Rumelise tregtaret e Shkodres kalonin thelle edhe ne Serbi, Vllahi, prej nga sillnin dylle, mendafsh etj. Keto mallra ata i blinin ose kundrejt te hollash, ose kundrejt coherash, pelhurash mendafshi etj. Ne vitet 1760-1769, nga i gjithe vellimi i mallrave qe eksportoheshin per ne Venedik prej limaneve te Durresit dhe te Shkodres, shkodraneve u takonte 87,4 per qind e leshit, 95,3 per qind e dyllit, 98,3 per qind e mendafshit, 56,8 per qind e lekureve te punuara dhe keshtu edhe per artikujt e tjere.
Duke qene se kapitali tregtar shkodran ishte bere nderlidhes kryesor i krahinave te ndryshme te Gegerise me Shkodren, pavaresisht nga copezimi administrativ-politik ekzistues, lidhjet ekonomike te krijuara qysh nga gjysma e pare e shekullit, u perforcuan aq shume ne kohen e sundimit te Bushatllinjve sa moren trajten e nje tregu te madh nderkrahinor. Ky treg ishte nje hap shume i rendesishem perpara drejt formimit te tregut te brendshem kombetar. Pjesa kryesore e kapitalit tregtar, ne forme mallrash, anijesh, magazinash e parash, ndodhej ende ne duart e eifligareve, e veeanerisht te ajaneve te medhenj.

Formimi i Pashallekut te Shkodres
Nen qeverisjen energjike te Mehmet Pashes, i cili nuk la pa perdorur edhe pushtetin e vet ne dobi te perforcimit te lidhjeve ekonomike te Shkodres me krahinat e tjera, tregtaret vendas arriten te vinin ne duart e tyre, me perjashtim te duhanit, gjithe tregtine qe kryenin venedikasit ne bregdetin shqiptar dhe ta detyronin kapitalin venedikas te rriste kreditin ne favor te tregtareve shqiptare, ne menyre qe mallrat e tyre te mos kalonin ne skelat e tjera te Adriatikut e veeanerisht ne Trieste. Por edhe ketu sa vinte e po shtohej numri i agjencive tregtare shqiptare.
Lidhjet e tregut te Shkodres me krahinat e tjera nuk mund te kryheshin pa pengesa e rreziqe. Dihet se skelat e rruget tregtare gjendeshin ne sanxhaket fqinje, ku rivaliteti i grupeve te ndryshme feudale per eeshtjen e pushtetit dhe te sipermarrjeve te taksave, i kishte bere keta sanxhake fole grindjesh te vazhdueshme dhe njekohesisht qendra te rrezikshme edhe per vete pushtetin e Bushatllinjve ne sanxhakun e Shkodres. Keshtu, bejleret e Lezhes, qe sundonin ne fushen e Zadrimes, benin pjese ne tarafin e rivaleve kryesore te Bushatllinjve, te Begollajve te Pejes, dhe gezonin perkrahjen luftarake te forcave mirditore te komanduara nga Gjon Marku; Toptanet e Krujes ishin lidhur me eaushollajt e arratisur dhe kercenonin aleatet e Bushatlliut; ne gjirin e familjes se Alltuneve te Kavajes, te cilet ishin sipermarres te dyte te skeles se Durresit, kishte hyre nje grindje per pune te kesaj sipermarrjeje. Nje gjendje e tille kerkonte medoemos vendosjen e nje pushteti te vetem mbi keto krahina. Mehmet pashe Bushatlliu nuk ngurroi tei hynte kesaj detyre me energji e zgjuarsi ne kohen e luftes ruse-osmane te viteve 1768-1774.
Pasi mori pjese me te gjitha forcat e sanxhakut ne luften kunder Malit te Zi me 1768, ai dergoi nen komanden e djalit te madh, Mustafa Beut, nje repart te forte luftetaresh ne frontin rus ne mars te vitit 1769, ndersa nje repart tjeter nen komanden e djalit te dyte, Mahmut Beut, mori pjese ne shtypjen e nje kryengritjeje ne More me 1770. Keshtu ai mundi te fitonte besimin e Vezirit te Madh osman. Ky, pasi denoi me vdekje Kahreman pashe Begollin e Pejes per rebelizem dhe shperdorim financiar, i dha Mehmet pashe Bushatlliut qeverisjen e sanxhakut te Dukagjinit dhe, nga ana tjeter, e gradoi Mustafa Beun pashe per nje akt trimerie ne lufte. Duke marre zemer nga keto ofiqe, Mehmet Pasha u versul kunder krereve kundershtare te Lezhes, te cilet i vari dhe mori ne zoterim Zadrimen. Ne te njejten kohe ai nderhyri ne Tirane. Keshtu beri hapin e pare drejt vendosjes se pushtetit te vet mbi keto zona, qe benin pjese ne tregun nderkrahinor te Shkodres.
Ne vitin 1771 Mehmet Pasha beri hapin e dyte qe do te shpinte ne formimin e Pashallekut te madh te Shkodres. Pas disfates se flotes osmane ne betejen detare te eesmes ne Detin e Zi, ai i kerkoi Portes se Larte komanden e nje armate detare, te cilen u zotua ta krijonte me forcat e veta per mbrojtjen kunder ruseve ne det dhe kunder aleateve te tyre, malazezeve, ne toke. ePer faktin se rrethanat dhe gjendja e tanishme kerkojne vendosjen e nje personaliteti te fuqishem ne krye te punes, ne ate te frontit, - thuhet ne dekretin perkates te emerimit te tij si vezir, - doli urdhri i larte mbreteror qe Mehmet Pashes tei jepet posti e grada e larte e vezirit..., dhe te birit te tij, Mahmudit, tei jepet sanxhaku i Shkodres me titullin mirimiran, ndersa djalit tjeter tei jepet nje sanxhak sikurse Elbasanie. Grada e vezirit u shoqerua me shtrirjen e kontrollit te vezirit shkodran edhe ne sanxhakun e Ohrit. Per kete ngjarje, konsulli venedikas i Durresit njoftonte qeverine e vet ne fillim te vitit 1772, se Mehmet Pasha u be aq i fuqishem, sa eprej kufijve venedikas gjer nen Manastir komandon absolutisht dhe e druajne te gjithee.
Keshtu u zgjerua pushteti i Bushatllinjve mbi trojet e kater sanxhakeve, atje ku shtrihej me e forte rrezja e veprimit te tregut nderkrahinor te Shkodres. I perbere nga sanxhaket e Shkodres, te Dukagjinit, te Ohrit dhe te Elbasanit, qysh ne vitin 1771 u krijua keshtu nje formacion politik i bashkuar ne doren e nje pashai te fuqishem shqiptar, Pashalleku i madh i Shkodres.
Skela e Durresit kishte nje rendesi po aq te madhe per tregtine e Pashallekut te Shkodres sa edhe skela e Shkodres. Mirepo oxhaqet e Alltuneve te Kavajes dhe te Toptaneve te Krujes ishin bere pengese e madhe per vendosjen e rregullit dhe te qetesise ne kete zone te varur drejtperdrejt nga veziri i Shkodres. Toptanet kishin mbyllur rruget tokesore per tregtaret shkodrane. Per me teper, keta tregtare si dhe lundertaret ulqinake nuk gjenin ne skelen e Durresit mbrojtjen e duhur. Tarafet e tabakeve dhe te terzinjve, si dhe, ne radhe te pare, tregtaret e Shkodres kerkonin me edo kusht, bashke me lundertaret e Ulqinit, permiresimin e gjendjes se krijuar ne zonen Durres-Kavaje-Kruje.
Per zgjidhjen e kesaj eeshtjeje urgjente e me shume rendesi veziri i Shkodres beri per vete Alltunet nga Kavaja dhe u detyrua te pajtohej me Toptanet e Krujes. Keshtu u hapen rruget tregtare dhe zona e skeles se Durresit u fut nen ndikimin e pushtetit te Shkodres.
Nderkohe Mehmet Pasha, sipas premtimit te tij, kishte marre urdher nga Porta per te derguar ne lufte me ruset nje armate detare dhe nje ushtri tokesore. Por ne vend te tridhjete anijeve te medha me gjashte mije detare, veziri pergatiti vetem nje te treten. Edhe kete fuqi, qe e armatosi keq, e vonoi dhe e nisi ne shtator 1772 nen komanden e te birit, Mustafa Pashes, vetem kur midis paleve nderluftuese ishte arritur nje armepushim. Po keshtu ai i ktheu ne Stamboll me duar zbrazur te derguarit e sulltanit, te cilet kishin ardhur ne Shkoder per te derguar ushtrine tokesore ne frontin rus. Veziri nxori si shkak per kete rritjen e rrezikut malazias, sepse prijesi i Malit te Zi, agjenti rus i quajtur Stefani i Vogel, po kercenonte Podgoricen.
Ne kete menyre veziri Bushatlli i shkeli urdhrat perandorake dhe zotimin e tij lidhur me luften per te rregulluar punet e veta. Qe te siguronte kufirin verior nga sulmet e kueasve mbi fushen e Podgorices dhe qe te pengonte bashkimin e tyre me Malin e Zi, Mehmet Pasha u propozoi atyre te largoheshin me te mire nga malet ku jetonin dhe te zgjidhnin brenda pashallekut nje truall tjeter per banim. Kur ky propozim nuk u pranua prej kueasve, ushtria shkodrane hyri ne muajin maj 1774 ne Kue dhe shkaktoi deme te medha me qellim qe ta bente te pabanueshem, por edhe pas kesaj ekspedite kueasit nuk iu nenshtruan.
Pas nenshkrimit te traktatit te paqes se Kyeyk Kajnarxhes, Porta e Larte, e eliruar nga barra e luftes, e drejtoi vemendjen nga Pashalleku i Shkodres, kreu i te cilit po behej teper i fuqishem dhe i rrezikshem. Mjeti me i mire per ta neutralizuar ishte ndezja e armiqesise me oxhaqet me te fuqishme kundershtare.
Mehmet pashe Bushatlliu, duke ofruar 9 000 qese groshe per te marre ne sipermarrje haset e sulltanit ne Myzeqe, kishte dale si rivali kryesor i Ahmet Kurt pashes se Beratit. Kurse ky ishte rival i Bushatlliut ne sipermarrjen e taksave te skeles se Durresit dhe per komanden e zones qe perfshinte kjo sipermarrje, e cila shtrihej gjer ne afersi te Lezhes.
Megjithese veziri i Shkodres paraqiti nje oferte me te madhe, motra e sulltanit, qe e administronte dhe merrte te ardhurat e kesaj skele si sipermarrese e pare, pranoi oferten e sundimtarit te Beratit. Mehmet pashe Bushatlliu vendosi te mos bindej. Kur Ahmet Kurt pasha, ne prill te vitit 1775, hyri me 12 000 ushtare ne maliqanene e Durresit, veziri i Shkodres dergoi kunder tij ushtrine shkodrane te komanduar nga dy bijte e vet. Me kete veprim filloi hapur konflikti me Stambollin dhe me veglen e tij, Ahmet Kurt pashen.
Me 14 korrik 1775 vdiq veziri plak i Shkodres. Porta e Larte emeroi ne vendin e tij nje besnik te saj, vezirin Mehmet pashe Kystendilin, dhe urdheroi Ahmet Kurt pashen te hynte ne zonen e Durresit. Mirepo ky vendim nuk perputhej me interesat e Bushatllinjve dhe te ajaneve aleate te tyre ne ate zone. Aq me pak ai nuk pajtohej me interesat e tregtareve shkodrane, te lundertareve ulqinake si dhe te tregtareve te tjere te Veriut te Shqiperise, qe do te humbisnin perkrahjen e Bushatllinjve dhe monopolin e tregtise se vendit.
Ne kundershtim me pushtetin qendror, ajanet shkodrane e fqinje te grumbulluar ne Shkoder u betuan te mos i bindeshin vezirit nga Kystendili dhe vendosen ta ndalnin me lufte hyrjen e Ahmet Kurt pashes ne zonen e Durresit. Ata zgjodhen Mustafa pashe Bushatlliun per komandant te ushtrise shkodrane.
Me 12 shtator te vitit 1775 kjo ushtri prej 14 000 vetash u ndesh me forcat e Ahmet Kurt pashes ne afersite e Peqinit, por u thye keqas duke humbur 4 000-5 000 veta, nder te cilet ishte edhe kreu ushtarak mirditas Gjon Marku me 60 veta.
Pas kesaj disfate Porta e Larte vendosi tei shfaroste Bushtallinjte dhe te nenshtronte perkrahesit e tyre. Per kete qellim ajo organizoi dy ekspedita ndeshkimore kunder tyre, duke ngritur me kembe oxhaqet kundershtare te Bushatllinjve, te cilat i vuri nen komanden e vezirit, Mehmet pashe Kystendilit. Ne keto ekspedita moren pjese Ahmet Kurt pasha, eaushollajt, Toptanet dhe agallaret e Ishmit. Ndersa ekspedita e pare pesoi disfate, e dyta nuk u realizua gjer ne fund, sepse paria shkodrane i mbeti besnike Bushatllinjve. Porta e Larte, pasi kishte shpallur luften me Persine, pranoi tei falte rebelet shkodrane duke e kufizuar pushtetin e tyre vetem ne sanxhakun e Shkodres dhe duke i detyruar ata te paguanin nje demshperblim prej 2 000 qesesh.
Pashalleku i Shkodres u gjymtua rende, por vetem perkohesisht. Nderkaq mbeten shkaqet ekonomike e shoqerore qe kerkonin nje pushtet vendor te forte e te perqendruar.

Qendresa e Mahmud pashe Bushatlliut kunder Stambollit
Sipermarrja e skeles se Durresit qendroi ne doren e Ahmet Kurt pashes rreth pese vjet. Ky feudal i fuqishem dhe paria qe e perkrahte ate ne Kavaje, Peqin, Ishem e ne Tirane, u perpoqen te nxirrnin per vete perfitime te shumta e shpesh ne dem te banoreve. Ata mbyllen rruget tregtare dhe limanet per shkodranet e ulqinaket. Kjo mase u dha mundesi venedikasve te shtinin perseri ne dore monopolin e tregtise dhe te lundrimit qe kishin pasur para ardhjes ne fuqi te Bushatllinjve. Si pasoje, pakenaqesia e banoreve arriti kulmin. E pakenaqur ishte edhe motra e sulltanit, se ciles iu pakesuan se tepermi te ardhurat nga maliqaneja e Durresit.
Veprimtaria e tregtareve elbasanas, beratas, kavajas, krutane e tiranas nuk mund ta zevendesonte ate te tregtareve shkodrane e ulqinake, si dhe rolin vendimtar te kapitalit tregtar shkodran ne jeten ekonomike te skeles se Durresit. Prandaj motra e sulltanit nuk ngurroi me 1781 teia hiqte komanden e sundimtarit te Beratit dhe teia jepte Mahmud pashe Bushatlliut (1749-1796). Per te siguruar mbrojtjen e rruges tregtare midis Shkodres e Prizrenit, ajo nderhyri qe Bushatlliut te ri tei jepej edhe qeverisja e sanxhakut te Dukagjinit.
Pas vendosjes se pushtetit te Mahmut Bushatlliut ne keto vise, rruget u hapen e u sigurua qarkullimi i lire nga bregdeti gjer ne thellesi te Kosoves e te Maqedonise, prodhimet e te cilave drejtoheshin per ne skelat e Adriatikut. Jeta ekonomike u gjallerua shume shpejt. Mahmud Pasha, duke ndjekur politiken ekonomike te te atit, e zgjeroi pjesemarrjen ne tregti e ne lundrim dhe shtiu ne dore sipermarrje te shumta, nder te cilat edhe ate te nxjerrjes dhe te shitjes se seres se Selenices se Vlores. Ashtu si i ati, ai perdori pushtetin e vet per te perkrahur tregtaret vendas kunder atyre venedikas, te cilet humben perseri ate pjese te tregtise se drithrave, te vajit e te ziftit qe kishin vene ne dore gjate viteve 1775-1780.
Me 1784 Mahmud Pasha arriti te siguronte per vellane e vet, Ahmet Beun, qeverisjen e sanxhakut te Ohrit bashke me graden pashe. Nderkohe ai i siguroi kunatit te vet, Sulejman pashe Verlacit, qeverisjen e sanxhakut te Elbasanit. Ne kete menyre Mahmud pashe Bushatlliu e perteriu Pashallekun e Shkodres. Ndryshe nga sundimtaret e sanxhakeve te tjere, ai e lidhi fuqizimin e tij politik me zhvillim ekonomik te pashallekut.
Kujdes te veeante Bushatlliu i ri tregoi per ushtrine. Krijoi nje ushtri te rregullt, e cila dy-trefishohej me forcat luftarake te ajaneve aleate vartes dhe me ato, qe vinin prej malesive sipas zakonit eburre per shtepie, kur bente thirrje me tri te shtena topi nga keshtjella e Rozafes.
Qysh nga viti 1782, Mahmut Pasha kishte forcuar pushtetin ne pashallek e po vepronte me vullnetin e vet, duke mos perfillur fermanet e Portes se Larte. Konsujt venedikas njoftonin qeverine e tyre se ai po punonte per teu bere sa me i pavarur. Komandantin e keshtjelles se Shpuzes, qe kishte ngritur krye me rastin e dy ekspeditave te vitit 1775-1776, ne shkurt te vitit 1785 e detyroi te largohej pa kundershtimin me te vogel. Kater muaj me vone, me ushtrine e riorganizuar, shkeli dhe nenshtroi Malin e Zi te rebeluar qysh nga lufta e viteve 1768-1774. Pasi mori tributin e prapambetur dhe pengjet e bindjes dhe te nenshtrimit, ne rrugen e kthimit per ne Shkoder ndeshkoi rende krahinen e Pastroviqit per pune te nje provokimi te armatosur te kryer me nxitjen e autoriteteve te Venedikut. Qellimi i ketij provokimi kishte qene shpresa se Porta e Larte, per te mos krijuar nje skandal politik me Republiken e Shen Markut, do ta hiqte qafe kete pasha te pabindur dhe te rrezikshem si per autoritetin e sulltanit ne Shqiperi, ashtu edhe per sigurine e zoterimeve venedikase ne kufi te Pashallekut te Shkodres dhe per interesat ekonomike te republikes ne kete treve.
Menjehere pas nenshtrimit te Malit te Zi, Mahmud Pasha u versul ne drejtim te Elbasanit e te Beratit, sepse armiku i vjeter i Bushatllinjve, Ahmet Kurt pasha, kishte terhequr nga ana e vet pashane e Elbasanit dhe u kishte mbyllur limanet ulqinakeve. Gjate muajve korrik e gusht 1785, pasi siguruan nga ana juglindore bashkepunimin e Ali pashe Tepelenes, armikut te sundimtarit te Beratit, qe e kishte penguar te merrte qeverisjen e sanxhakut te Janines, Mahmud Pasha dhe i vellai Ahmed Pasha, e nenshtruan qeveritarin e Elbasanit dhe e ndeshkuan Ahmet Kurt pashen, duke i rene kryq e terthor sanxhakut te tij. Duke u kthyer nga Korea, Mahmud Pasha dhe Ahmet Pasha nga Buzi i Tepelenes, thyen ushtrine kryesore te qeveritarit te Beratit ne Peqin, pikerisht aty ku ushtria shkodrane kishte pesuar disfaten e madhe dhjete vjet me pare.
Keto fushata e ngriten me lart autoritetin e Bushatllinjve ne sy te te gjithe feudaleve shqiptare dhe i ndane ata ne perkrahes e ne kundershtare te tyre. Ne te njejten kohe, keto fushata shkaktuan zemerimin e Portes se Larte dhe te Senatit te Venedikut dhe, nga ana tjeter, terhoqen vemendjen e atyre shteteve evropiane qe kishin interesa te kunderta me Perandorine Osmane. Ne radhe te pare ishte diplomacia e Austrise, qe filloi ta inkurajonte Bushatlliun per veprime me te guximshme kunder varesise ndaj Stambollit.
Per shkak te fushates kunder sanxhakeve te Elbasanit e te Vlores, qe Porta e Larte e quajti veprim rebel, sulltani i shpalli dy Bushatllinjte dhe Ali pashe Tepelenen si kryengrites dhe ne vjeshte te vitit 1785 dha urdher per te pergatitur nje eksedite te madhe ndeshkimore kunder Shkodres. Keto masa e shtyne Bushatlliun qe ta shnderronte mosbindjen e tij ne kryengritje. Nderkaq afrimi i luftes se Rusise dhe Austrise kunder Perandorise Osmane qe po shqetesonte diplomacine evropiane, i nxiti disa nga pashallaret shqiptare, me Mahmud Pashen ne krye, ta shikonin kryengritjen si rrugen e vetme per shpetimin nga sundimi i nje perandorie qe dukej se po shembej. Ndaj Mahmud Pasha, ne vend qe te pranonte faljen dhe graden e vezirit qe i ofroi Porta e Larte ne prag te luftes me Rusine e Austrine, ne prill te vitit 1786, shpalosi zyrtarisht flamurin e luftes.
Forcat e ushtrise kryengritese te perbera, sikurse shkruante nje funksionar i larte osman ne nje raport derguar Portes se Larte, nga ushtare e bylykbashe shqiptare, te veshur me kostumet e tyre popullore te krahines se Shkodres dhe te atyre fqinje me te, gjeten shume shpejt perkrahje ne te gjithe Kosoven gjer ne Kystendil. Ato paten ndihmen e nje vargu feudalesh te Kosoves, te cilet autori i ketij raporti i quante etradhtaree. Pastaj kryengritja u shtri edhe ne Shqiperine e Jugut. Ahmet Kurt pasha i Beratit ndoqi shembullin e Bushatllinjve, i shtyre nga i njejti shqetesim per fatin e Perandorise Osmane, dhe u ngrit kunder Stambollit, duke u pajtuar dhe duke u bashkuar me Mahmud Pashen. Keshtu forcat ushtarake kryengritese te dy feudaleve me te fuqishem shqiptare u shtrine ne te gjithe Shqiperine dhe ne Maqedoni.
Nga muaji prill i vitit 1786 e gjer ne mars te vitit 1787, kryengritja thuajse nuk ndeshi ne ndonje qendrese serioze si nga forcat kundershtare ne Shqiperi, ashtu edhe nga forcat ushtarake te vezireve te Rumelise dhe te Bosnjes. Veziret e Rumelise dhe te Bosnjes, te urdheruar nga Porta e Larte, e cila shpresonte se mund tei kthente kryengritesit ne rrugen e bindjes, mbajten qendrim pasiv. Ne keto kushte Bushatlliu pervetesoi te gjitha te ardhurat shteterore, vuri dore mbi shtate barre te hollash nga thesaret e Beogradit dhe te Vidinit dhe, me ane te njerezve te vet, mori ne dore qeverisjen e viseve te pushtuara. Hovi i papermbajtur luftarak, trimeria dhe guximi i rralle, si dhe fitoret kunder pashallareve rivale, bene qe pashai shkodran te mbiquhej eKara Mahmud Pashae (Mahmud Pasha i zi, i tmerrshem). Mirepo, kur Porta e Larte pa se shpresat per tei bindur kryengritesit ishin te kota dhe se eifligaret e tjere shqiptare mund te bashkoheshin me ta, mori masa per te pereare forcat shqiptare, si edhe per pergatitjen e nje ekspedite te madhe kunder Shkodres. Per kete qellim ajo i kenaqi ambiciet per pushtet te kater personaliteteve politike shqiptare: Ali pashe Tepelenes i dha qeverisjen e sanxhakut te Terhalles, Ibrahim bej Vlores i dha graden e pashes dhe sanxhakun e Janines, Mehmet pashe eaushollit qeverisjen e sanxhakut te Shkodres dhe Mustafa bej Toptanit komanden e maliqanese se Durresit. Me ne fund, ne mars te vitit 1787, Porta e Larte arriti te menjanonte Ahmet Kurt pashen, duke e helmuar me ane te mjekut te tij, dhe futi te birin dhe dhendrin ne grindje per trashegimin e pushtetit. Me keto menyra ajo arriti te bente per vete kreret e Toskerise dhe tei shkepuste ata nga levizja kryengritese e kryesuar nga Kara Mahmud Pashe Bushatlliu.
U be e qarte se feudalet e Toskerise, te terhequr edhe nga interesat e tyre vetjake, nuk qene ne gjendje te arrinin ne nje bashkim politik te qendrueshem me ata te Gegerise. Keshtu, Porta krijoi kushtet e nevojshme per te ndermarre ekspediten e saj te madhe ndeshkimore kunder Shkodres. Kjo ekspedite sherbeu per te pereare edhe radhet e feudaleve te Gegerise, vartes e aleate te Bushatllinjve.
Megjithekete, Kara Mahmudi nuk hoqi dore nga rruga e nisur. Per ta fuqizuar kryengritjen, ai u mundua te terhiqte ne te sa me shume njerez nga radhet e shtresave te gjera popullore. Per kete qellim ai premtoi se do te lehtesonte gjendjen ekonomike te shtresave popullore duke shpallur se do tei falte nga taksat per 20 vjet. Ai shfrytezoi njekohesisht edhe urrejtjen e trasheguar te shqiptareve kunder sunduesve te huaj osmane, e sidomos emrin e heroit kombetar te shek. XV, qe vazhdonte te rronte ne popull si simbol i luftes per liri dhe e shpalli veten pasardhes te Skenderbeut. Si pasoje, Mahmud Pasha dhe i vellai korren disa fitore ushtarake kunder Mehmet pashe eaushollit ne afersite e Prishtines dhe kunder Mahmud pashe Ajdoslliut prane Shkupit, si dhe bene nje qendrese kembengulese e me shume humbje per armikun ne kufijte e sanxhakut te Shkodres. Me keto fitore ata arriten te vononin per disa muaj perparimin e fuqive te shumta ushtarake te Portes drejt Shkodres. Por epersia numerike e forcave osmane, lekundjet e feudaleve, aleate te Bushatllinjve dhe veeanerisht tradhtia e disa funksionareve te tij, bene qe, ne pjesen e dyte te muajit gusht, teu dorezoheshin njeri pas tjetrit forcave detare e tokesore osmane qytetet e Tivarit, Ulqinit dhe me ne fund edhe qyteti i Shkodres. Keshtu forcat kryengritese u pereane. Me 26 gusht, pas vrasjes se Ahmet pashe Bushatlliut ne nje pusi, Kara Mahmudi bashke me 250-300 veta nga me besniket e tij, u mbyll ne keshtjellen e Shkodres. Ushtria e Portes filloi rrethimin e keshtjelles se Rozafes. Keshtu u krijua nje gjendje shume e veshtire per Bushatlliun.
Nderkohe edhe ne radhet e rrethuesve linden veshtiresi serioze, sie qene ato lidhur me furnizimin e trupave me municione, ushqime e te holla, qe filluan te shfaqeshin menjehere pas fillimit te luftes me Rusine. Keto veshtiresi shkaktuan perearje ne radhet e komandes osmane. Valiu i Rumelise dhe Mehmet pashe eausholli moren masa qe tei nxirrnin ushqimet e nevojshme me ane grabitjesh dhe dhunimesh te popullsise vendase. Valiu i Bosnjes dhe komandanti i flotes, bashke me forcat e tyre, u larguan nga veprimet luftarake. Kjo perearje e ndryshoi situaten ne favor te Bushatlliut. Rol vendimtar pati nderhyrja e qytetareve te Shkodres, e fshatareve rreth saj dhe e malesoreve te Hotit, te Shales, te Shoshit, te Postribes etj. Te zemeruar nga grabitjet, vrasjet dhe nga perdhunimet e kryera prej forcave ushtarake te valiut te Rumelise dhe te Mehmet pashe eaushollit, me 25 nentor, 8 000 ushtare vendas u versulen njekohesisht bashke me garnizonin e keshtjelles mbi rrethuesit dhe i shpartalluan aq keq sa, ne Shkoder e neper rruget gjer ne Drin, mbeten rreth gjashte mije te vrare pervee roberve. Nder te vraret ishte edhe vete Mehmet pashe eausholli.
Nje disfate te tille trupat osmane nuk e kishin pesuar prej shume vitesh ne Shqiperi. Me qellim qe konflikti te merrte fund dhe te mos beheshin me viktima te nje ekspedite ndeshkimore te re, qytetaret e Shkodres kerkuan qysh te nesermen e fitores qe sulltani te falte Kara Mahmudin dhe ky te lironte roberit e te pajtohej me pushtetin qendror.
Pas shpartallimit te valiut te Rumelise dhe Mehmet pashe eaushollit, raporti i ri i forcave ne lemin nderkombetar dhe ne pashallek e vuri Mahmud pashe Bushatlliun para dy rrugeve: ose te pajtohej me Porten e Larte, ose te ecte ne rrugen e shkeputjes dhe te lidhej me fuqite armike te saj per te vazhduar luften.
Ata feudale te sanxhakut, qe e kishin braktisur dhe tradhtuar gjate kryengritjes, nuk perbenin per te nje mbeshtetje te sigurt. Perkundrazi, ata kerkonin nenshtrimin ndaj sulltanit e madje largimin e Bushatlliut nga pushteti i pashallekut. Edhe pronaret e vegjel, qe perbenin shumicen myslimane te banoreve te qyteteve, sidomos te Shkodres, ndonese e kerkonin per qeveritar, e kushtezonin kete me nenshtrimin e tij ndaj sulltanit. Ne kete qendrim ndikuan edhe demi qe shkaktoi bllokimi i rrugeve tokesore e detare, i cili paralizoi veprimtarine ekonomike te qytetit dhe frika e nje ekspedite te dyte. Ndersa banoret e krishtere dhe ne veeanti malesoret te cilet perbenin shumicen e ushtrise se Bushatlliut, ishin per vazhdimin e kryengritjes, per teu marre vesh me fuqite e krishtera armike te Portes, me Rusine e sidomos me Austrine, nen mbrojtjen e se ciles ishte futur kisha katolike. Duke mos pasur me besim te falja nga ana e Portes dhe duke qene i bindur per shkaterrimin e shpejte te Perandorise Osmane, Mahmud Pasha prirej per rrugen e dyte.
Ngjarjet e Shkodres terhoqen vemendjen e diplomacise ruse e austriake, sidomos pas hyrjes ne lufte te Perandorise Austriake kunder Portes se Larte, ne janar te vitit 1788.
Oborret e Petersburgut dhe te Vjenes ngarkuan diplomatet e tyre qe tei premtonin Bushatlliut perkrahje ekonomike e ushtarake per te vazhduar kryengritjen kunder Stambollit dhe per te marre pjese ne lufte ne ndihme te veprimeve te tyre ushtarake. Porta e Larte, nga ana e vet, u kerkoi shkodraneve koken e qeveritarit te tyre, perndryshe Shkodra do te shkaterrohej nga nje ekspedite e dyte dhe banoret e saj do te trajtoheshin si rober per pese vjet rresht. Ne shkurt te vitit 1788 filluan te gjalleroheshin pashallaret e Sarajeves dhe te Beratit, si dhe komandanti i maliqanese se Durresit, Mustafa pashe Toptani, qe bashkepunoi me kreret kundershtare ne sanxhakun e Shkodres. Krahinat e Pogradecit, te Shpuzes, te Kueit dhe te Piprit ngriten krye me arme, kurse Mustafa pashe Toptani kercenoi me lufte aleatet e Bushatlliut ne Kavaje e ne Tirane dhe mbylli rruget.
Me gjithe kete gjendje te rende, Mahmud Pasha me forcat e tij ushtarake arriti te nenshtronte perseri krahinat e Veriut, te ndeshkonte kreret e tyre kundershtare dhe ata te qytetit te Shkodres, qe ishin lidhur me ta, dhe te debonte nga qyteti nje varg familjesh te dyshimta. Por ai nuk mundi teu shkonte ne ndihme aleateve evropiane, sepse keto ngjarje kishin shkaktuar levizje ne popullsine qytetare dhe ai ruhej nga ndonje kryengritje ne Shkoder.
Ne muajin maj te vitit 1788, Mahmud Pasha u takua ne keshtjellen e Rozafes me nje perfaqesues te ambasadorit rus ne Venedik. Ne kete takim Bushatlliu pranoi te vazhdonte kryengritjen kunder earmikut te perbashkete (Perandorise Osmane) dhe u zotua te lehtesonte hyrjen e trupave ruse ne Stamboll, duke pushtuar Shqiperine deri ne Manastir e nje pjese te Maqedonise deri ne Selanik. Kundrejt kesaj pjesemarrjeje ne lufte, ai kerkoi tei jepej nje shume te hollash per te bere per vete pashallaret shqiptare dhe te dergohej ne bregdet nje skuader anijesh luftarake per te kercenuar ose, po te ishte nevoja, per te bombarduar ato qytete qe do te mbanin anen e Portes. Gjithashtu ai kerkoi te njihej autonomia e tokave te kontrolluara prej ushtrise shqiptare, nje autonomi politike e fetare, nen mbrojtjen e fronit perandorak rus, sie ndodhi me Hanatin e Krimese. Kjo marreveshje duhej te miratohej nga Katerina II e Rusise.
Ndersa pritej ky miratim, sipas nje kerkese qe kishte bere vete Bushatlliu me ane te kryepeshkopit te Tivarit, Gjergj Radovanit, oborri i Vjenes dergoi perfaqesuesit e vet ne Shkoder. Kjo perfaqesi mberriti ne Shkoder ne mesin e muajit qershor, pavaresisht se diplomatet ruse ishin perpjekur per ta penguar.
Kerkesat e Bushatlliut ishin pothuajse te njellojta me ato qe iu parashtruan perfaqesuesit rus. Por kerkohej qe vendi te vihej jo nen mbrojtjen e Rusise, por te shtepise se Habsburgeve. Austriaket synonin terheqjen e forcave te qeveritarit te Shkodres, ne ndihme te ushtrive te tyre ne luften per pushtimin e Bosnjes. Por, kur dergata austriake mori rrugen e kthimit, forcat kundershtare te Bushatlliut kapen dhe vrane te gjithe pjesemarresit e saj. Keshtu nuk mbeti asnje shprese per lidhje me Vjenen. Petersburgu nga ana e vet nuk dha pergjigje. Bushatlliut nuk i mbeti veese rruga e pajtimit me Porten e Larte.
Nderkohe, i detyruar nga rrethanat e luftes, divani i sulltanit kishte ndryshuar mendim dhe i premtoi Kara Mahmudit faljen dhe graden e vezirit, ne qofte se ai merrte pjese ne lufte me forcat e veta ne frontin e Bosnjes kunder austriakeve. Bushatlliu e pranoi kete premtim, por duke i shkeputur Portes se Larte qeverisjen e sanxhakut te Ohrit dhe atij te Elbasanit, si dhe graden e pashes per te vellane, Ibrahim Beun, dhe per te nipin, Mehmet Beun. Keshtu Pashalleku i Shkodres e perforcoi perseri poziten e vet. Jeta ekonomike filloi te gjallerohej.
Pjesemarrja e Bushatlliut ne kete lufte, gjersa u nenshkrua me Austrine traktati i paqes se Sistoves (4 gusht 1791), i sherbeu pergatitjes per kryengritjen e dyte. Duke shfrytezuar graden e vezirit dhe te kryekomandantit te frontit te Vidinit, Kara Mahmudi grumbulloi sasi te rendesishme te hollash dhe armatimesh, te cilat i dergoi ne Shkoder.
Por lufta nuk vazhdoi me tej. Duke iu trembur perhapjes se ideve te revolucionit freng edhe Rusia, ashtu sie kishte bere me pare Austria, shpejtoi te nenshkruante traktatin e paqes me Perandorine Osmane ne Jassi, me 2 janar 1792. Keshtu shteti osman shpetoi nga shkaterrimi. Por kriza e brendshme e tij u thellua me tej, prandaj sulltan Selimi III filloi perpjekjet per te perqendruar pushtetin e per te modernizuar ushtrine. Keto reforma, qe njihen me emrin eNizam-i-xhedide, nuk perputheshin me interesat e parise se provincave. Per rrjedhim, kunder reformave te sulltan Selimit u organizua me shpejtesi nje qendrese e gjere e kryesuar nga ulemate dhe nga feudalet e eifligaret me te fuqishem te provincave. Mahmud pashe Bushatlliu e Ali pashe Tepelena ishin nga me kryesoret ne Gadishullin Ballkanik.
Pasi u kthye ne Shkoder, Bushatlliu dha shenjat e para te nje kryengritjeje te dyte. Ai e filloi ate me nje fushate ndeshkimore e nenshtrimi te feudaleve perkrahes te Stambollit. Kete e beri jo vetem brenda kater sanxhakeve qe perbenin Pashallekun e Shkodres gjer ne ate kohe, por edhe ne sanxhaket e Prizrenit e te Shkupit, ku, per shkak te lidhjeve te tyre ekonomike me Shkodren dhe te prirjeve separatiste te vezirit te saj, nje pjese e parise feudale dhe tregtare te ketyre qendrave moren anen e tij. Kundershtaret e vezirit shkodran ne qytetet e rrethet e Pejes, te Prishtines, te Shkupit, te Ohrit dhe te Elbasanit njohen tani goditjen e rende te tij qe i eoi deri ne shfarosje. Keshtu filloi periudha e kryengritjes se dyte, e cila synonte shkeputjen e plote nga varesia e Portes. Veziri i Shkodres tanime nuk i nenshtrohej fare autoritetit te Portes. Ai nuk nxirrte me taksa per thesarin perandorak, por i debonte gjyqtaret e Stambollit dhe vetem fjala e tij ishte ligj. Kjo kryengritje e shkeputi faktikisht pjesen me te madhe te tokave shqiptare nga perandoria.
Politika e re e Mahmudit shkaktoi nje reaksion te forte, qe filloi ne gjirin e vete familjes se Bushatlliut, te vellai dhe nipi i tij. Keta u vune ne krye te atij grupi feudalesh, te cilet ishin kundershtare te shkeputjes se vendit nga Perandoria Osmane, duke e quajtur ate te rrezikshme per jeten, pasurite dhe per postet e tyre. Prandaj e braktisen ate. Kjo i dha dore sulltanit te merrte masa te shpejta. Ne fillim te vitit 1793 ai nisi kunder Shkodres nje ekspedite ndeshkimore. Ekspedita, e perbere nga forcat e shtate pashallareve shqiptare me ne krye valiun e Rumelise, Beqir Pashen, mundi te mberrinte ne Shkoder vetem pas tete muajsh. Pas nje qendrese te forte, Mahmud Pasha u detyrua me se fundi te mbyllej ne keshtjelle me 1787. Edhe kete here shumica e parise vartese dhe e aleateve e braktisen, duke u besuar premtimeve te Portes se Larte qe kishte shpallur se do teu njihte privilegjet qe kishin. Por fshataret e malesoret dhe shtresat e gjera qytetare shkodrane, te shqetesuara nga mundesia e kthimit te anarkise, nuk ndoqen rrugen e krereve feudale. Te mbushura edhe me urrejtjen e nje populli qe nuk mund tei duronte aktet e dhunshme te pushtuesit te huaj, ato u bashkuan me vezirin kryengrites dhe i shpartalluan perseri forcat qeveritare, duke u shkaktuar deme shume te renda.
Perearja e lekundjet e aleateve te vet vendas si dhe frika nga nje ekspedite tjeter e Portes e detyruan Mahmud Pashen, me gjithe fitoren qe korri, te shpallte perseri faljen e te gjithe atyre qe e kishin braktisur, te lironte roberit e kapur dhe te padiste vellane e nipin si shkaktare te vertete te konfliktit, kurse sulltanin ta paraqiste si viktime te mashtrimit te tyre. Nderkaq, me anen e klerit katolik ai siguroi ndermjetesine e oborrit te Spanjes, per tei kerkuar falje sulltanit. Por te gjitha keto veprime, ashtu si edhe me 1787, nuk shprehnin ndjenjat e mendimet e verteta te tij.
Ndermjetesimi i perfaqesuesit diplomatik te Spanjes ne Stamboll, veshtiresite e medha financiare te perandorise e, mbi te gjitha, pamundesia e Portes per te organizuar nje ekspedite te re bene qe ne muajin mars te vitit 1795, sulltan Selimi III tei jepte Bushatlliut faljen, me kusht qe te zotohej se nuk do te ngrinte krye me, te derdhte ne thesarin perandorak shumat e medha te taksave te prapambetura nga e kaluara dhe te pranonte zbatimin e reformave ushtarake e financiare.
Gjersa erdhi falja, Bushatlliu e perforcoi perseri poziten e vet dhe i nenshtroi sanxhaket e Ohrit dhe te Elbasanit duke ua dhene per qeverisje te vellait dhe te nipit, te cilet ishin kthyer ne Shkoder e i kishin kerkuar falje. Veziri i Shkodres i kerkoi edhe Ali pashe Tepelenes te hiqte dore nga orvatja e te birit, Myftar Pashes, per te qeverisur sanxhakun e Ohrit dhe per te vene dore mbi sipermarrjen e Durresit. Ne vjeshten e vitit 1795 ai shpartalloi edhe forcat e pashallareve kosovare, te cilet ishin lidhur kunder tij dhe kishin marre pushtetin ne Prizren. Kete fat pesoi edhe Jusuf bej Dibra, i cili kishte guxuar te debonte nga Dibra qeveritarin e vendosur prej Bushatlliut.
Keto veprime qe ishin ne kundershtim me kushtet e faljes, i acaruan perseri marredheniet e Stambollit me vezirin e pabindur te Shkodres. Por Porta e Larte, e mberthyer nga reaksioni i brendshem kunder reformave, nuk ishte aspak ne gjendje te merrte masa energjike kunder tij.
Mahmud Pasha e drejtoi tani vemendjen kunder krahinave malore shqiptare te Kueit, te Piprit e te Palabardhit, te cilat, qysh nga lufta ruso-turke e viteve 1787-1792, ishin bashkuar me Malin e Zi dhe i kishin dale duarsh vezirit te Shkodres. I zene me ngjarjet e lartpermendura, Kara Mahmudi nuk kishte pasur kohe te merrej me to. Kurse tani rrethanat nderkombetare kishin ndryshuar. Franca ishte hedhur ne sulm kunder monarkive evropiane, dhe oborret e Vjenes e te Petersburgut i kishin lene mbas dore synimet e tyre ne Mal te Zi. Kjo gjendje e re politike i dha mundesi Bushatlliut te pergatitej per nenshtrimin e tyre. Edhe diplomacia frenge, per te mos lejuar qe Mali i Zi tei sherbente si baze politikes ruse e austriake dhe, me qellim qe te terhiqte qeveritarin e Shkodres nga ana e Frances, krijoi lidhje me Bushatlliun me ane te ambasadorit te saj ne Venedik. Gjeneral Bonaparti, i cili pas nenshtrimit te Italise Veriore projektonte te pushtonte edhe Dalmacine, dergoi ne Shkoder ne muajin maj 1796 shtate specialiste ushtarake per organizimin me te mire te ushtrise shqiptare si dhe shtate galera me municione e ushqime per fushaten qe Kara Mahmud Pasha kishte parasysh te ndermerrte kunder Malit te Zi. Por keto te fundit u konfiskuan ne det prej venedikasve, qe dyshonin se fushata e Bushatlliut drejtohej edhe kunder tokave te tyre.
Ne korrik te vitit 1796 tri reparte te sundimtarit te Shkodres hyne ne Mal te Zi. Malazezet dhe malesoret e tri krahinave shqiptare te lidhur me ta i kishin derguar fjale vezirit te Shkodres se do te luftonin gjer ne piken e fundit te gjakut po tei sulmonte. Dhe me te vertete forcat e Bushatlliut ndeshen ne nje mbrojtje shume te forte, qe i detyroi ato te terhiqeshin dhe qe beri te deshtonte sulmi. Ne shtator, Kara Mahmud Pasha e perseriti sulmin mbi Malin e Zi, por edhe kete here ushtria e tij nuk perparoi dot, kurse ai vete bashke me shtabin e tij, ne te cilin ishin edhe kater oficere franceze, ra ne kurth, me sa duket i tradhtuar, u rrethua dhe u vra nga malazezet (1796).

Rendesia dhe karakteri i Pashallekut te Shkodres
Deshmite shkodr
Anxhela
Anxhela
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 184
Join date : 11/09/2010
Age : 41

https://shpirti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Popullit Shqipetare Empty Re: Historia e Popullit Shqipetare

Mesazh  Anxhela Sun Sep 12, 2010 11:48 pm

K R E U V

KULTURA DHE ARSIMI NE SHEK. XVI-XVIII

Koha e perhapjes se fjaleve shqip, shqiptar dhe Shqiperi
Pas shpernguljes se arberesheve per ne Greqi dhe ne Itali (shek. XV), fjalet e dikurshme Arben/Arber, (i) arbenesh/arberesh dhe arbenisht/arberisht, ne vete trojet shqiptare erdhen e u zevendesuan dalengadale me fjalet shqip, shqip-tar dhe Shqip-eni/Shqip-eri. Nga keto me heret dokumentohet fjala e parme shqip, te cilen e ndeshim nje here te vetme qysh ne Mesharine e Gjon Buzukut (1555, faqe XXV): eqi vjen me thashune shqipe Fjala shqip, me vlere ndajfoljore, ndeshet pastaj kater here ne veprat e Budit (1618 dhe 1622), tek i cili, ashtu si te Buzuku, nuk ndeshet fare ndajfolja arbenisht. Kurse Bardhi ne Fjalorin latinisht-shqip te vitit 1635 perdor vetem ndajfoljen arbenisht. Ndajfoljen shqip e gjejme te perdorur (dy here) edhe ne vepren e Bogdanit te vitit 1685. Por te Budi, Bardhi e Bogdani gjejme te perdorur rregullisht (dheu) i Arben-it dhe (gjuha) e arbeneshe.
Fakti qe fjalen e parme shqip Buzuku, Budi dhe te tjere pas tyre e kane perdorur ne vend te fjales se prejardhur arben-isht, deshmon qe ndajfolja shqip eshte me e hershme se shekulli i Buzukut (shek. XVI), por mbetet e paqarte perse ajo nuk ndeshet ne materialet e ruajtura nga arbereshet e Greqise dhe te Italise. Gjithsesi, kuptimi i saj nistor duhet te kete qene eqarte, hapur, troee dhe vetem me pas ajo ka marre kuptimin e ndajfoljes arben-isht/arber-isht, te cilen me vone edhe e ka zevendesuar dalengadale ne trojet e banuara nga vete shqiptaret. Me kalimin e kohes, mbi bazen e kesaj fjale me ane te prapashteses etar eshte formuar fjala e prejardhur shqip-tar, qe deshmohet se pari te Kuvendi i Arbenit i vitit 1703 (botimi i vitit 1706, faqe 76): e e a dine gjuhen e shqipetarevet.e Edhe Johann Thunmann-i, ne vitin 1774, pohon: Albanet e quajne veten skipatar (shqiptar e shen. i aut.), por burimin e kesaj fjale ata nuk e dine.e Nga keto dy deshmi kuptohet se fjala e prejardhur shqiptar eshte shfaqur para shek. XVIII, gjithsesi pas shpernguljeve te arberesheve per ne Greqi dhe ne Itali. Kurse fjala Shqip-eni/Shqip-eri eshte shfaqur jo me heret se fundi i shek. XVIII.
Fjalet e prejardhura shqip-tar dhe Shqip-eni/Shqip-eri jane krijuar per te zevendesuar fjalet e meparshme (i) arbenesh/arberesh dhe dheu i Arbenit/Arberit, qe kishin nisur te dilnin jashte perdorimit. Disa dijetare shqiptare kane shprehur mendimin se fjala e prejardhur shqiptar eshte shfaqur ne periudhen e pushtimit turk, per te dalluar shqiptaret myslimane nga bashkekombesit e tyre te krishtere. Por nje mendim i tille nuk eshte i mbeshtetur, sepse kjo fjale e prejardhur ndeshet se pari pikerisht ne nje burim te krishtere, sie ishte Kuvendi i Arbenit i fillimit te shek. XVIII. Vee kesaj, dihet se turqit i kane quajtur shqiptaret ne pergjithesi me emrin arnaut, per te cilin na deshmon edhe Frang Bardhi ne Fjalorin e tij te vitit 1635. Dhe mund te pohohet se ne dokumentet turke nuk eshte bere ndonje dallim i tille ne emertimin e shqiptareve myslimane e te krishtere, duke i quajtur te paret shqiptare dhe te dytet arnaute, apo anasjelltas. Gjithashtu nuk ka asnje te dhene, qe te vertetoje se ky dallim emertimi eshte bere nga vete shqiptaret.
Ne te vertete, eeshtja e zevendesimit te etnonimit me te hershem (i) arbenesh/arberesh me shqiptar eshte pasoje e pergjithesimit te ndajfoljes shqip ne vend te ndajfoljes me te hershme arbenisht/arberisht. E ky zevendesim eshte bere ne truallin shqiptar nga vete shqiptaret, pa dallim feje. Keshtu, nuk duhet te jete rastesi qe Buzuku ne te vetmin rast qe i eshte dashur te perdore nje ndajfolje te tille, ka perdorur pikerisht fjalen shqip. E njejta verejtje vlen edhe per Budin, qe perdor nje gjuhe shume popullore dhe qe ne 1014 faqet e veprave te tij ka perdorur kater here fjalen shqip dhe asnje here fjalen arbenisht. Pra, ne nje faze te dhene te evolucionit te gjuhes shqipe ndajfolja shqip eshte bere mbizoteruese. E me perdorimin gjithnje e me te dendur te ndajfoljes shqip nder te gjithe shqiptaret, pa dallim krahine dhe feje, erdhi e u be gjithnje e me e ndjeshme kundervenia midis kesaj fjale dhe etnonimit (i) arbenesh/arberesh, me te cilin e quanin veten dikur ata qe flisnin shqip. Kjo kundervenie binte ndesh me perdorimin e pergjithshem te emertimit te popujve dhe te gjuheve a dialekteve perkatese me fjale te se njejtes rrenje. P.sh. te krahasohen grek ~ Greqi ~ greqi-sht, italian ~ Itali ~ itali-sht, turk ~ Turqi ~ turqi-sht, gjerman ~ Gjermani ~ gjermani-sht etj.; toske ~ Toskeri/Toskeni ~ toskerisht/toskenisht, gege ~ Gege-ni/Gege-ri ~ gegeni-sht/gegeri-sht, eam ~ eameri ~ eameri-sht etj. Prandaj, kundervenia midis ndajfoljes shqip, nga njera ane, dhe fjaleve arbenisht/arberisht, (i) arbenesh/arberesh dhe Arben/Arber, nga ana tjeter, nuk mund te vazhdonte pergjithmone. Ajo nje dite do te zgjidhej me menjanimin e pashmangshem ose te fjales shqip, ose te fjaleve qe kishin si baze fjalen Arben/Arber. Ne kete rast, fjala shqip u tregua me e gjalle duke menjanuar nga perdorimi me pare ndajfoljen me pak te perdorur arbenisht/arberisht. Ne kete menyre u hap rruga edhe per menjanimin e shkalleshkallshem te fjaleve te tjera te se njejtes rrenje Arben/Arber dhe (i) arbenesh/arberesh nepermjet krijimit te fjaleve te prejardhura shqiptar dhe Shqipeni/Shqiperi. Gjithsesi, kjo dukuri kerkon hulumtime te metejshme.

Letersia shqiptare ne shek. XVI-XVII
Pas vdekjes se Skenderbeut (1468) dhe renies se keshtjellave te fundit te qendreses shqiptare (1468-1479), per popullin shqiptar nisi nje periudhe e gjate pushtimi gati peseshekullore, pasojat e te cilit u ndien ne gjithe jeten e vendit. Invazioni osman dhe lufterat shkretuese qe turqit i imponuan popullit shqiptar, krahas te tjerave i sollen deme te medha edhe kultures shqiptare. U nderprene proceset e natyrshme te zhvillimit ekonomiko-shoqeror e kulturor dhe vendi hyri ne nje sistem marredheniesh te prapambetura, ne nje faze historikisht te kapercyer prej tij. Humbja e forcave te gjalla njerezore, eksodi biblik i dhjetera mijera banoreve te tokave shqiptare qe moren arratine per t`i shpetuar zgjedhes osmane, shkaterrimi i vendit, rrenimi i shume qyteteve, vatra te rendesishme te kultures, qe groposen nen germadhat e tyre vlera te medha kulturore (monumente te arkitektures e vepra te artit, dokumente te shkruara e arkiva te tera etj.), te krijuara nga shqiptaret gjate shekujve, u duk se sollen nje shkreti ne jeten e vendit. Shqiptaret kishin hyre ne nje roberi te rende qe, bashke me zhdukjen e vlerave shpirterore, rrezikonte te sillte humbjen e identitetit dhe zhdukjen e tyre si popull. Pervee kesaj, kultura shqiptare u vu nen trysnine e asaj turko-arabe. Sundimtaret osmane, bashke me islamizimin ne mase te popullsise shqiptare, nepermjet nje diskriminimi te gjithanshem kombetar dhe politik te shqiptareve synonin tei shkombetarizonin, tei asimilonin dhe tei turqizonin ata.
Procesi i zhvillimit kulturor te shqiptareve pesoi nje thyerje, por nuk u nderpre krejtesisht. Nga nje ane, tradita e nje qyteterimi dhe e nje kulture te hershme dhe ekzistenca e shqipes, nje nga gjuhet me te lashta te kontinentit qe i dallonte shqiptaret prej popujve te tjere perreth e, nga ana tjeter, ekzistenca e nje qendrese kunder pushtuesit, qe shfaqej me shperthimin e kryengritjeve te herepashershme antiosmane, ishin faktoret qe mundesuan mbijetesen e nje kulture tradicionale, materiale e shpirterore, gojore dhe te kultivuar, si dhe zhvillimin e nje letersie te shkruar ne gjuhen shqipe, sidomos nga shek. XVI e ketej.
Ne prag te pushtimit osman populli shqiptar kishte arritur te dilte si nje etni dhe kombesi e dalluar, me kulturen e tij te veeante, te shprehur ne menyren e jeteses, ne arkitekture dhe ne veprat e artit, ne ruajtjen e gjuhes dhe ne krijimtarine popullore. Me zhvillimet ekonomiko-shoqerore dhe kulturore shqiptaret nuk mbeten pas popujve fqinje te pellgut te Adriatikut e te Gadishullit Ballkanik. Ne kulturen dhe ne mendimin shqiptar kishin nisur te hynin idete e Rilindjes evropiane, ne to u ndie ndikimi i levizjes se madhe te Humanizmit.
Kur pushtimi osman e beri te pamundur lulezimin e kultures humaniste ne vend, ajo pjese e inteligjencies shqiptare qe ishte formuar nen ndikimin e kesaj levizjeje, emigroi jashte vendit dhe e zhvilloi veprimtarine e saj ne viset e huaja ku u vendos, kryesisht pertej Adriatikut. Prej saj u shquan figura qe bene emer ne boten humaniste, si historianet Marin Barleci (1458-1512) dhe Marin Beeikemi (1468-1526), ndersa Gjon Gazulli (1400-1465), Leonik Tomeu (1456-1531), Mikel Maruli (shek. XV), Maksim Artioti (1480-1556) u dalluan ne fusha te ndryshme te shkences, te artit e te filozofise.
Por vendin e pare midis tyre e ze Marin Barleci, historiani i pare i madh shqiptar, autori i vepres se njohur eHistoria de vita et gestis Scanderbegi epirotarum principise (Historia e jetes dhe e bemave te Skenderbeut, princit te epiroteve), botuar ne Rome midis viteve 1508-1510. Kjo veper u perkthye ne shume gjuhe te botes dhe u be burim i nje literature te gjere per Gjergj Kastriotin-Skenderbeun. Vepra eshte shkruar ne frymen e humanizmit, me nje stil te ngritur e emocional permes te cilit himnizohet Skenderbeu si luftetar i lirise, si mbrojtes i krishterimit dhe si njeri. Me gjithe teprimet, duke qene bashkekohes i ngjarjeve, Barleci ka sjelle ne vepren e tij frymen e kohes dhe te dhena historike qe i qendrojne kritikes. E shkruar ne latinisht, e cila ishte ne ate kohe gjuha universale e kultures, vepra e Barlecit ka ne qender boten shqiptare dhe i perket kultures e letersise se popullit, qe shkroi me luften e tij nje nga faqet me te ndritura te historise se tij, duke u bere gardhi i pathyeshem qe pengoi vershimin e osmaneve pertej brigjeve te Adriatikut.
Edhe perpjekjet qe nje pjese e klerit beri, per nevojat e jetes shpirterore e konfesionale ne vend, per te shpetuar besimin e krishtere nga vershimi i islamit, paten jo vetem nje kuptim fetar, por dhe atdhetar. Duke mbrojtur fene e krishtere, ne kushtet kur gati dy te tretat e popullates ne fund te shek. XVII ishin konvertuar ne fene islame, klerike, si Gjon Buzuku, Pjeter Budi, Frang Bardhi e Pjeter Bogdani, me veprimtarine e tyre kishtare e letrare-kulturore synonin te menjanonin rrezikun e asimilimit te shqiptareve nga pushtuesi i ri. Ndryshimi drastik i struktures fetare dhe masat e pushtuesit per nenshtrimin e popullates vendase dhe rrafshimin e veeorive te saj etnike, nxiten qendresen e shqiptareve edhe ne fushen e kultures. Kultura shqiptare pati nje zhvillim te vetin, te brendshem, sado te penguar, edhe ne kushtet e pushtimit disashekullor osman, nen trysnine e botes kulturore te orientit, qe ushtroi nje ndikim te thelle e te gjithanshem ne te, por pa arritur te shtype natyren shqiptare te kultures vendase.
Qendresa ne fushen e kultures u shpreh ne radhe te pare permes levrimit te shqipes ne leme te botimeve te teksteve kishtare, kryesisht te qarkut konfesional katolik, ne veri, por dhe ortodoks, ne jug.
Reforma Protestante ne Evrope kishte gjalleruar shpresat e zhvillimit te gjuhes e te tradites letrare vendase dhe ne kete klime prifti katolik Dom Gjon Buzuku botoi me 1555 nje eMeshare shqip me pjese te perkthyera nga ungjilli, rituali dhe liturgjia. Vepra duhet te jete vene ne listen e librave te ndaluar (index) nga Kunderreforma, e cila me vendimet e koncilit te Trentit me 1562 lejonte te ktheheshin ne gjuhet e folura te vendit vetem katekizma (libra mesimi fetar), por jo libra liturgjie, sie ishte eMesharie. Me kete veper Buzuku hidhte nje hap te madh historik, duke dashur te ngreje shqipen ne rangun e nje gjuhe liturgjie. eMesharie i Gjon Buzukut ka rendesine e te parit monument si liber te dokumentuar te shqipes se shkruar ne shek. XVI, si dhe rendesine e nje nisme qe hapte udhen e levrimit te metejshem te gjuhes shqipe permes perkthimit te teksteve kishtare, eka do t`i ndihmonte nje procesi sado te ngadalshem, por me pasoja te medha, perdorimit te shqipes ne sherbesat fetare dhe kombetarizimit te kishes ne Shqiperi.
Nga libri i Buzukut njihet vetem nje kopje e cunguar qe ruhet ne Biblioteken e Vatikanit. Vepres i mungojne fletet e para, nder to dhe fleta e pare me titullin dhe vendin e botimit. Per kete te fundit, Eqrem eabej, qe botoi me 1968 tekstin e plote te njohur te vepres, me kritere te rrepta tekstologjike shkencore, i permbahet mendimit te albanologut francez Mario Rok, se shtypshkronja ku u shtyp libri, duhet te kete qene venedikase ose e burimit venedikas e se ka shume gjasa qe libri te jete shtypur ne Venedik.
Gjuha e vepres se Buzukut eshte gegerishtja e shek. XVI, por me nje perpjekje te vetedijshme te autorit per ta ngritur ne nje shkalle mbidialektore. Perkthimi nuk eshte mbeshtetur mbi nje tekst te vetem origjinal, por mbi tri modele te ndryshme: latinisht, italisht e serbokroatisht dhe kjo i ka dhene Buzukut liri me te madhe. Per te perballuar lenden qe perktheu ai eshte nisur nga shqipja popullore, duke vene ne perdorim gurra te gjalla te gjuhes amtare. Kjo e ben gjuhen e tekstit te rrjedhshme, vise-vise me nje bukuri stilistike gjuhesore te rralle; dallohen sidomos psalmet qe mbeten shprehja e nje shqipeje klasike. eKemi te bejme pikesepari, pohon eabej, me nje gjuhe letrare, prodhim dhe i nje zhvillimi te meparme te shkrimit dhe te perpunimit nga ana e ketij shkrimtari, i perpjekjes individuale per te ngritur te folet popullor ne nje shkalle me te larte te perdorimite.
Libri i Buzukut eshte shkruar me alfabetin latin te tipit gjysme gotik. Per pese tinguj te shqipes qe nuk i ka latinishtja autori perdor shkronja te perngjashme me ato te alfabetit cirilik.
Vepra u shkrua per t`u ardhur ne ndihme klerikeve vendes dhe per ta pajisur kishen katolike shqiptare me nje liber qe te permbushte nevojat e perditshme te sherbimeve fetare. Por ajo u shkrua dhe ense dashunit se botes sanee, sie shkruan autori ne pasthenien e vepres, pra dhe nga dashuria per polemin e vet. Sidoqofte botimi i librit, sie ka vene ne dukje prof. Eqrem eabej, i kalon caqet e literatures dhe merr vleren e nje dokumenti historik, jo vetem per gjendjen e shqipes ne shek. XVI, por dhe si edeshmi letrare e levizjes fetare katolike te shek. XVI ne vendin tonee.
I se njejtes kohe eshte nje doreshkrim shqip toskerisht, i quajtur Ungjilli i Pashkeve, i cili deshmon perpjekjet per perdorimin e shqipes edhe ne sherbesat kishtare te ritit ortodoks.
Ne kohen kur ne Shqiperi nisen te vinin edhe misionare katolike, sidomos nxenes te kolegjit te Loretos, per organizimin e shkollave fillore prane kuvendeve dhe famullive te tyre, per nevojat e ketyre shkollave, nje prift tjeter katolik Pjeter Budi (1566-1622) botoi njera pas tjetres eDottrina Cristianae, 1618 (Doktrina e Kreshtene), eRituale Romanume 1621 (Rituali Roman) dhe eSpecchio di Confessionee 1621 (Pasqyra e terrefyemit). Sikurse shkruante ai, qellimi i botimit te ketyre veprave ishte et`u vije ndihme ketyre popujve dhe vete prifterinjve me shembella te pershpirtshme, duke shkruar vazhdimisht libra ne gjuhen e tyree. Te tria veprat jane ne pjesen me te madhe perkthime te lira katekizmash, komente sakramentesh te rrefimit dhe ligjerata qe i perkasin po atij, si dhe poezi fetare. Autori here pas here fut ne mes te kesaj lende fetare edhe pjese qe flasin per realitetin shqiptar, duke shprehur dhe ndjenjat e tij atdhetare.
Budi me vepren e tij shenon nje hap perpara ne letersine shqipe, sepse me te kemi shkrimtarin e pare te prozes origjinale dhe vjershetorin e pare te letersise shqipe me nje prodhim me afer 3 300 vargje, te gjitha pershtatje nga latinishtja e italishtja, po shume here nje pershtatje e lire me vlera stili.
Pjeter Budi pati disa pergjegjesi te larta ne hierarkine kishtare, deri ne ate te Peshkopit te Sapes dhe te Sardes (krahina qe i pergjigjen Zadrimes se sotme) dhe te Zevendesit te Pergjithshem te Serbise, ku u emerua nga sinodi kishtar, me 1599, detyre qe e mbajti per 17 vjet. Por krahas veprimtarise kishtare ai u angazhua dhe ne disa projekte te guximshme per organizimin e nje levizjeje elirimtare antiosmane. Letra qe ai i dergon me 1621, kur eshte Peshkop i Sapes dhe i Sardes, Kardinal Gocadinit eshte nje nga dokumentet me te rendesishme te historise sone kombetare te shek. XVII, deshmi e aspiratave per liri te shqiptareve dhe e vetedijes se tyre per te luftuar te bashkuar, pa dallime fetare e krahinore kunder zgjedhes osmane. Letra paraqet nje projekt te gjere per elirimin e Shqiperise. Permes saj kuptohet se Budi pati marre persiper rolin e promotorit te bashkimit kombetar dhe te organizatorit e te veprimtarit te shquar te levizjes elirimtare.
Gjate veprimtarise se tij kishtare e atdhetare Budi ra ne konflikt edhe me disa klerike te huaj, sidomos pas vendimit qe mori mbledhja e klerit shqiptar te peshkopates se Shkodres, Zadrimes e Lezhes, e organizuar prej tij me 1622, per te mos pranuar asnje peshkop me kombesi te huaj. Nuk shkoi shume kohe dhe ai u mbyt, si u tha, aksidentalisht ne lumin Drin. Vdekja e tij ne keto kushte le shteg per te dyshuar se nuk ka qene aksidentale.
Autor i trete i rendesishem i letersise shqiptare te shek. XVI-XVII te zhvilluar ne Veri, eshte Frang Bardhi (1606-1643). Ai ze nje vend te veeante ne levizjen kulturore e letrare te kohes, sepse veprat e tij lidhen me shume me traditen e humanizmit. Lindi ne Kallmet te Zadrimes, studimet teologjike i kreu ne kolegjin e Loretos e te Propaganda Fides ne Itali dhe punoi si klerik. Si dhe Budi, ai hyri ne konflikt me kleriket e huaj dhe mendoi e punoi per t`u ardhur ne ndihme vendit te vet e popullit te vet dhe klerit vendes. Ne nje relacion qe i dergon Papes me 1641, Bardhi shpreh shqetesimin e nje atdhetari qe e vuan roberine e pushtuesit osman, i mbushur me urrejtje ndaj mizorive te tij dhe me shpresa per ndihme nga Vatikani. Relacioni ka edhe vleren e nje dokumenti historik me te dhena per jeten e banoreve te krahinave, ku ai ushtroi detyren e klerikut, per gjendjen e tyre ekonomike dhe shpirterore nen zgjedhen e huaj dhe per zakonet e popullit.
Por veprat me te rendesishme te Frang Bardhit jane eDictionarium latino-epiroticume (Fjalor latinisht-shqip), botuar me 1635 dhe nje veper per Skenderbene e shkruar ne latinisht dhe e botuar ne Venedik me 1636 me titull eGeorgius Castriotus Epirensia, vulgo Scanderbeg...e (Gjergj Kastrioti, Epiroti, i quajtur pergjithesisht Skanderbeg, princi shume trim e i pathyeshem i Epiroteve qe u kthehet bashkatdhetareve e atdheut te vet, nga Frano Bardhi).
Fjalori u hartua per t`u ardhur ne ndihme klerikeve shqiptare qe nuk e dinin latinishten, por nuk mungoi ne kete pune dhe frymezimi nga ndjenja e dashurise per shqipen. Ne parathenien e vepres ai shenon se me te donte te ndihmonte gjuhen tone eqe po bdarete e po bastardhonete sa me pare te vee (qe po humbet e po prishet me te kaluar te kohes). Vepra e Bardhit hapi udhen ne historine e fjaloreve te shqipes, duke qene i pari i ketij lloji. Ai permban rreth 2 500 fjale te zgjedhura nga fondi kryesor i gjuhes. Kjo veper i hapi udhen edhe nje dege tjeter te dijes shqiptare, folkloristikes, sepse ne te jane perfshire mbi 100 proverba, shumica origjinale dhe vetem pak te perkthyera.
Vepra tjeter eshte nje apologji, nje mbrojtje qe i ben Bardhi shqiptaresise se Skenderbeut. Kjo veper eshte shkruar prej autorit ne valen e zemerimit, brenda dy javeve, si pergjigje dhene peshkopit te Bosnjes, Tomko Marnavie, i cili ne nje liber latinisht botuar me 1631, e nxirrte Skenderbeun me origjine boshnjake.
Kjo e ben librin e Bardhit nje veper historike dhe polemike. Bardhi zoteron shume mire lenden historike dhe e njeh mire dokumentacionin perkates; ai, sie shkruan Mario Roku, di te beje kritiken e dokumenteve, di te argumentoje tezat e veta, me nje stil energjik, te shkathet e here-here emfatik per shkak te vete argumentit qe trajton.
Njeri me kulture te gjere dhe me mendje te mprehte, Frang Bardhi, duke vazhduar traditen e Barlecit ne fushe te historiografise skenderbejane dhe duke hapur udhe te re ne fushe te leksikografise e te gjurmimeve etnologjike, u be nje figure e shquar e kultures shqiptare te shek. XVII.
Perfaqesuesi i fundit dhe me i shquari i letersise shqiptare te shek. XVI-XVII eshte Pjeter Bogdani (1625-1689). Ishte nga Guri i Hasit, katund ne afersi te Prizrenit. Pas studimeve te mesme ne kolegjin ilirik te Loretos, kreu studimet e larta ne kolegjin e Propaganda Fides, po ne Itali, ku mori dhe titullin e doktorit ne filozofi e teologji. Pati detyra te ndryshme kishtare: ne krye meshtar ne famulline katolike te Prizrenit, pastaj peshkop i Shkodres, i ngarkuar njekohesisht dhe me administrimin e kryepeshkopates se Tivarit dhe ne fund kryepeshkop i kishes katolike shqiptare te Shkupit. Jetoi vazhdimisht i perndjekur nga pushtuesit per shkak te veprimtarise se tij aktive kishtare e atdhetare. Per t`u shpetuar ketyre ndjekjeve per nje kohe iu desh te merrte malet e te jetonte i fshehur. Por kjo e ndihmoi te njihte nga afer gjendjen e popullit te vet nen zgjedhen osmane, te vendoste lidhje me malesoret e kreret e tyre per veprime te perbashketa kunder sunduesve osmane, si dhe te mblidhte te dhena per vendet ku kalonte, te njihte doket dhe traditat e popullit, gojedhenat, folklorin dhe gjuhen popullore. Me 1685 u kthye perfundimisht ne Kosove dhe u vu ne krye te levizjes elirimtare antiosmane qe shpertheu atje me 1689, vit ne te cilin edhe vdiq ne Prishtine i prekur nga epidemia e koleres.
Veprimtaria politike, kishtare e letrare e Bogdanit u zhvillua ne tri fronte: per mbrojtjen e kombesise se tij nga asimilimi osman, nga asimilimi serb dhe nga asimilimi grek. Relacionet e shumta qe i ka derguar Bogdani Vatikanit deshmojne per aspektet e kesaj lufte te panderprere prej tij dhe perbejne nje korpus me rendesi dokumentesh per historine dhe gjeografine historike te Shqiperise se kohes dhe te disa krahinave te tjera kufitare.
Vepra kryesore e tij eshte libri ne dy vellime eCuneus Prophetarume (eeeta e profetevee), botuar ne Padove me 1685. Teksti eshte dhene ne dy shtylla per edo faqe, shqip e italisht.
eeeta e profetevee eshte nje traktat teologjik-filozofik qe trajton, duke shkrire te dhena nga burime te ndryshme, eeshtje kryesore te teologjise dhe nje histori biblike te plote, si dhe probleme te nderlikuara te skolastikes, te kozmogonise, te astronomise, te pedagogjise etj. Me kete veper Bogdani solli ne kulturen shqiptare frymen humaniste dhe vleresoi rolin e dijes e te kultures ne jeten e njeriut.
Nga ana tjeter, me vepren e Bogdanit letersia dhe gjuha letrare shqipe hodhen nje hap te madh perpara, sepse ajo eshte e para veper origjinale e prozes shqipe dhe jo nje perkthim a pershtatje, si veprat para saj. Kjo veper mund te quhet laboratori me i madh i perpunimit te vetedijshem e mjeshteror te shqipes mesjetare. Per ta bere shqipen te afte te shprehte koncepte te veshtira teologjike e filozofike, Bogdanit iu desh pune e madhe per te njohur e shfrytezuar mjetet e lashta te gjuhes shqipe, arsenalin e saj bashkekohor, visarin e pasur leksikor dhe mundesite e vlerat potenciale qe ruante gjuha popullore. Si rezultat i kesaj perpjekjeje krijuese, ne penen e Bogdanit shqipja ka fituar vlera te reja stili. Kjo e ben vepren e Bogdanit te jete perpjekja e pare dhe e mirefillte per diferencimin e stileve funksionale ne shqipen letrare.
Me idete e saj iluministe, me frymen humaniste dhe me gjuhen e saj te paster e te perpunuar, ajo qendron me afer Rilindjes dhe njerezve te saj, te cilet e emuan dhe u mbeshteten ne shembullin dhe ne traditen qe ajo krijoi.
*
* *
Ne ngulimet e arberesheve te Italise tradita e shkrimit shqip nis me katekizmen e priftit Leke Matrenga (1569-1619) eE mbsuame e kreshteree (1592). Ky liber, i dyti monument i shqipes se shkruar, pas eMesharite te Gj. Buzukut, eshte perkthim i nje katekizme, i shkruar me alfabetin latin, me rendesi edhe per te ndjekur zhvillimin historik te te folmeve arbereshe ne Kalabri.

Letersia shqiptare gjate shek. XVIII
Gjate shek. XVIII ne zhvillimin e kultures dhe te letersise shqiptare u shfaqen dukuri te reja. Keto dukuri u percaktuan nga nje varg faktoresh te jetes ekonomike, politike e kulturore te vendit. Ne radhe te pare zhvillimi i forcave te brendshme prodhuese, i ekonomise monetare, solli me vete lindjen e shtresave te reja tregtare-zejtare, te cilat ishin te interesuara per nje zhvillim te pavarur ekonomik e kulturor. Me kete lidhet forcimi i prirjes per perdorimin e shqipes se shkruar jo vetem ne sferen kishtare, por dhe ne veprimtarine e perditshme ekonomike. Kjo kerkonte pa dyshim perdorimin e alfabeteve te veeanta per shqipen, qe e dallonin ate nga gjuhet e tjera, por objektivisht edhe per ta shkeputur me se fundi levizjen kulturore ne Shqiperi nga zhvillimi i varur prej kulturave te huaja, sidomos osmane e greke. Me forcimin e kesaj prirjeje shpjegohen nismat e nje anonimi nga Elbasani, te Koste Beratit, te Grigor Voskopojarit, mitropolit i Durresit nga viti 1769 dhe te Theodor Haxhifilipit (rreth vitit 1730-1805) nga Elbasani, i njohur me emrin Dhaskal Todri, qe krijuan alfabete te posaeme te shqipes. Ky i fundit nismen e tij e pagoi me jeten e tij duke mbetur i vrare, pa arritur te ngrinte nje shtypshkronje ne Elbasan qe do te botonte vepra shqip.
Gjate ketij shekulli njohu nje gjallerim me te madh literatura e qarkut kulturor konfesional ortodoks e mysliman. Anonimi i Elbasanit solli ne shqip copa te ungjillit, si dhe Grigor Voskopojari, kurse Dhaskal Todri solli ne shqip eDhiaten e vjeter dhe te ree, ndonese nuk arriti ta botonte. Keto perpjekje u shumuan ne shekullin pasues me botimin me 1827 te tekstit te plote te eDhiates se ree te perkthyer nga Vangjel Meksi dhe te redaktuara nga Grigor Gjirokastriti, si dhe me korpusin e madh te perkthimeve fetare te Konstandin Kristoforidhit (1827-1895) ne dy dialektet e shqipes.
Qyteti i Voskopojes ne kete shekull u be nje qender e rendesishme kulturore, me nje levizje te gjere arsimore e me institucione perkatese.
Edhe pse letersia qe u zhvillua ne Voskopoje ishte kryesisht ne gjuhen greke, nevoja per t`i vene gardh rrezikut te asimilimit, beri te pashmangshme edhe perdorimin e gjuhes amtare, duke inkurajuar objektivisht zhvillimin e kulturave kombetare. Ne shkollat e Voskopojes u perdoren edhe shqipja e arumanishtja per mesimin e greqishtes.
Dukuria me e rendesishme e zhvillimit letrar ne Shqiperi gjate shek.XVIII eshte poezia shqipe me alfabet arab, qe u quajt poezia e bejtexhinjve. Kjo ishte nje dukuri kontradiktore, sepse ne te poetet bejtexhi shprehen nga nje ane, prirjen per ta dalluar veten nga kombesite e tjera permes shkrimit te shqipes, si gjuhe e poezise se tyre, nga ana tjeter, ata ishin nen ndikimin e forte te kultures orientale dhe te moralit islam.
Pas perhapjes se gjere te islamizmit, ne Shqiperi ne shek. XVIII u ngrit nje rrjet i gjere institucionesh arsimore e kulturore islame, mejtepet e medresete ku jepej feja islame, letersite orientale ne gjuhet osmane e arabe. Numri i njerezve te shkolluar ne keto institucione u rrit, duke formuar keshtu nje shtrese intelektualesh te brumosur me kulturen dhe ideologjine e pushtuesit. Prej kesaj shtrese dolen poetet bejtexhinj, qe sollen ne krijimtarine e tyre idete e fese e te moralit islam, te shprehura me nje gjuhe te mbytur nga orientalizmat. Ata e shkruan shqipen me alfabet arab, ndoqen modelet e poezise orientale dhe rimoren kryesisht motivet e atyre letersive.
Megjithate krijimtaria e bejtexhinjve pati rendesi per zhvillimin e letersise shqipe nga disa ane. Ne radhe te pare, sepse permes saj shqipja beri jeten e vet te shkruar, edhe pse me alfabet arab, ne nje kohe kur tradita e letersise fetare-katolike te shek. XVI-XVII ishte fashitur dhe tradita e letersise kishtare ortodokse ne jug ishte fare e kufizuar, edhe kur shqipja u shkrua me alfabetin grek ose me alfabete te krijuara enkas. Duke shkruar ne gjuhen shqipe poetet bejtexhinj deshmonin vetedijen e kombesise se tyre; ata e dallonin veten nga popujt e tjere te perandorise, si kombesi me gjuhen e vet te veeante.
Nga ana tjeter, edhe pse e mbeshtetur ne motivet dhe modelet e poezise orientale, ajo nuk mund te ishte e shkeputur nga trualli ku lindi, nga bota e njeriut shqiptar. Per pasoje ajo u tregua e ndjeshme edhe ndaj perjetimeve te individit dhe ndaj konflikteve te tij morale me institucionet e kohes. Ne kete veshtrim krijimtaria e bejtexhinjve shenon nje hap perpara ne zhvillimin e brendshem te poezise shqipe. Duke mbetur jo vetem ne kufijte kronologjike te letersise se vjeter, por edhe brenda caqeve te permbajtjes se saj, ajo perseri e kaperceu ate ne disa drejtime. Me te nisi trajtimi ne rrafsh te gjere i temes laike dhe pasqyrimi i disa elementeve te jetes shqiptare te kohes.
Me rendesi te veeante eshte shkeputja e saj nga letersia e vjeter, si akt krijimi. Poezia e bejtexhinjve nuk ploteson funksione didaktike, utilitare, ajo eshte produkt i perjetimeve subjektive dhe i frymezimit krijues, sepse solli ne traditen poetike shqipe boten subjektive te individit, edhe kur zhytet ne mjegullen e misticizmit ose shkeputet prej saj, edhe kur ngrihet ne spekulacione metafizike ose zbret ne toke, duke trajtuar disa ane te jetes dhe te realitetit te kohes.
Krijimtaria e bejtexhinjve u shfaq si nje rryme e gjere poetike qe u shtri ne te gjitha trevat shqiptare. Ajo ishte rezultat i zhvillimit te jetes intelektuale ne disa qytete e qendra te medha shqiptare, si Berati, Elbasani, Prishtina, Shkodra, Prizreni, Tetova, Gjakova, Gjirokastra, Kolonja, Frasheri, Konispoli etj.
Nje nga me te shquarit perfaqesues te saj eshte Nezim Frakulla (vdekur me 1760) nga Berati. Ai eshte autor i shume poezive turqisht, arabisht e persisht, por vepra e tij kryesore eshte eDivanie shqip qe thyen skemen tradicionale te divaneve orientale, sepse, krahas motiveve te njohura ne to, poeti solli disa aspekte te jetes se kohes ne Shqiperi. Nje pjese e mire e vjershave te tij jane gazelet, ku i kendohet bukurise e dashurise, por nuk mungojne dhe vjersha me nota kritike per disa vese morale e dukuri negative te kohes.
Bashkekohes me te eshte dhe Sulejman Naibi (vdekur me 1772) po nga Berati. Edhe ky shkroi nje eDivane. Vjershat e pakta qe njohim prej tij jane te frymezuara e me vlera artistike. Ndryshe nga poete te tjere myslimane, ai shkruan me nje shqipe me te paster e me te lakuar.
Tahir Efendi Gjakova (fundi i shek. XVIII-shek. XIX) hartoi nje veper shqip, ne vargje dhe ne proze, me titullin eEmni Vehbijee qe permban porosi e keshilla ne frymen e moralit islam. Vepra u botua me 1835 ne Stamboll, kuptohet me alfabetin arab. Ajo paraqet interes si dokument gjuhesor i te folmes se Gjakoves.
Muhamet Kyeyku (1784-1844) nga Konispoli eshte autor i dy poemave me subjekt me motive biblike e kuranike eErvehejae dhe eJusufi e Zelihajae, te pershkuara nga fryma e moralit islam. Poeti qe me krijimtarine e tij qendron me afer jetes se kohes eshte Hasan Zyko Kamberi (shek. XVIII-XIX) nga Starja e Kolonjes. eshte autor i nje eMevludie dhe i shume poezive lirike, me teme shoqerore e erotike. I lidhur me jeten e fshatit dhe jo me jeten orientale te qyteteve e mjediseve feudale, ai pasqyroi ne poezine e tij halle dhe dilema te njeriut te varfer, zakone e probleme shoqerore te kohes. Vjersha me e fuqishme e tij eshte eParajae, nje satire e forte ndaj realitetit te korruptuar dhe ndaj rolit shkaterrues te parase. Vjershat e Hasan Zyko Kamberit kane gjurmet e ndikimit te tradites poetike popullore dhe jane shkruar me nje gjuhe me te paster, afer se folmes popullore.
Poezia e bejtexhinjve mbeti brenda disa mjediseve te mbyllura dhe shterroi gradualisht perpara zhvillimit te nje letersie te re te shekullit qe erdhi, te frymezuar nga idete e Rilindjes. Ajo mbijetoi pertej shekullit te saj per arsye historike te njohura vetem ne disa qendra kulturore e fetare te Kosoves.
*
* *
Gjate shek. XVIII pati nje gjallerim te levizjes letrare e kulturore edhe te arbereshet e Italise. Autori me i shquar i letersise arbereshe te ketij shekulli eshte Jul Variboba (1724-1788), i cili botoi me 1762 vepren eGjella e Shen Merise virgjere nje poemth qe shtjellon jeten e Marise dhe te Krishtit, e pershkuar nga nje note humanizmi tokesor e lirizmi te vetvetishem, e shkruar ne frymen e poezise popullore, me nje ngjyrese lokale. Vepra ka rendesi si nje krijim artistik i frymezuar qe shenoi kercenimin nga kuadri i ngushte didaktik-utilitar, drejt nje letersie me vlera te dukshme artistike.
Midis autoreve arbereshe te ketij shekulli duhen permendur edhe poetet Nikolle Brankati (1675-1741), Nikolle Filja (1691-1769) dhe Nikolle Keta (1742-1803). Ky i fundit eshte edhe autor i nje vepre historiko-etnografike me titull eThesar njoftimesh per maqedonasite, qe u botua pjeserisht te revista eLa Siciliae (Palermo, 1867).
Letersia e shek. XVI-XVIII ka rendesi jo vetem si etapa e pare e zhvillimit te letersise shqiptare, por edhe sepse ajo vuri bazat e shkrimit shqip.

Shkolla dhe arsimi ne tokat shqiptare (shek. XVI-XVII)
Perandoria Osmane nuk njihte ne zoterimet e veta kombesi, por vetem komunitete fetare - myslimanet, rumet (ortodokset) dhe latinet (katoliket). Rrjedhimisht edhe shqiptaret ishin grupuar ne keto tri komunitete fetare dhe nuk njiheshin si nje njesi kombetare me vete. Atyre u lejohej ushtrimi i funksioneve arsimore-kulturore vetem ne gjuhet turko-osmane, greke dhe latine-italiane. Ndersa te popujt fqinje ortodokse sllave u ruajt, kunder vullnetit te Patrikanes greke, tradita e perdorimit te gjuhes popullore ne kishe e ne arsim, shqiptaret ishin privuar nga perdorimi i gjuhes amtare shqipe ne kisha e ne arsim. Pervee kesaj, komunitetet e tyre fetare ishin te varura nga tri qendra te ndryshme te huaja kishtare e kulturore.
Institucionet kryesore arsimore qe u ngriten ne periudhen e sundimit osman ne Shqiperi, ishin shkollat e komuniteteve myslimane, me mesim ne gjuhet turko-osmane dhe arabe. Ne fillim te shek. XVI, me te ardhurat qe vinin nga pasurite e vakefuara te feudaleve dhe besimtareve te tjere te pasur myslimane, u hapen ne disa qendra te Shqiperise, kryesisht prane xhamive, shkolla fillore ose mektepe. Ketu mesuesit-hoxhallare u mesonin nxenesve leximin e librit te shenjte, te kuranit, dhe pak shkrim me shkronja arabe. Ne shek. XVII, kur ndodhi islamizimi masiv i shqiptareve, filloi te shtohej numri i mektepeve qe hasen tani edhe ne disa fshatra. Prane mektepeve ne qytetet kryesore te vendit u eelen edhe shkolla te nje shkalle me te larte, medresete, ku nxenesit mesonin gramatiken dhe leksikun e arabishtes, te persishtes dhe te osmanishtes, retoriken e letersise orientale dhe doktrinen islame. Numri i nxenesve te tyre ishte i kufizuar. Ne keto medrese pergatiteshin kleriket qe sherbenin ne institucionet e kultit islamik dhe ne aparatin shteteror. Ne tokat shqiptare u krijua keshtu nje shtrese intelektualesh te pajisur me kulture islame, disa prej te cileve kishin studiuar edhe ne medresete e Stambollit, te Aleksandrise ose te Bagdatit.
Me e veshtire ishte gjendja e arsimit te popullsise se krishtere, e cila nuk gezonte mbeshtetjen e shtetit dhe i nenshtrohej diskriminimit. Ortodokset dhe katoliket kishin pak shkolla fillore (fetare) qe ishin ngritur zakonisht prane ndonje manastiri ose kishe dhe ne raste te veeanta prane ndonje fshati. Edhe ata pak nxenes qe i frekuentonin ato ishin te paracaktuar, kryesisht, per teu bere klerike. Mesuesit ishin gjithashtu klerike, ndersa programi i tyre perbehej nga lende krejtesisht fetare.
Shkollat e komunitetit ortodoks, qe funksiononin ne Shqiperi qysh nga shek. XVI-XVII, ishin nen mbrojtjen e Patrikanes se Stambollit, ndaj paten nje jete me te qendrueshme. Mesimi ne keto shkolla jepej greqisht, ne gjuhen e kishes. Fondet per mbajtjen e tyre formoheshin nga dhuratat e besimtareve per kishen dhe qysh nga gjysma e dyte e shek. XVII edhe nga kontributi financiar qe jepnin esnafet ortodokse te qyteteve per kete qellim. Per pergatitjen e mesuesve patrikana kishte organizuar shkolla ne Malin Atos dhe ne Stamboll.
Shkollat katolike ishin nen drejtimin e kishes se Romes dhe kishin si detyre te pergatisnin mesues-klerike. Si mesues sherbenin klerike shqiptare e te huaj, te pergatitur ne kolegje te veeanta, sie ishte p.sh. Kolegji Ilirik ne Loreto. Kur misionaret e Romes vune re se veprimtaria e tyre ne Shqiperi nuk po jepte rezultatet qe priteshin, per shkak se zhvillohej latinisht ose italisht dhe jo ne gjuhen e popullit, Roma filloi te perdorte edhe gjuhen shqipe ne shkollat fetare katolike. Ne keto rrethana u hapen disa shkolla te tilla, ku mesohej edhe gjuha shqipe dhe ku sherbenin si tekste mesimore katekizmat e hartuar nga shkrimtare klerike si Pjeter Budi. Keto ishin ngritur kryesisht prane famullive dhe manastireve. Nje shkolle e tille funksiononte ne vitet 1628-1675 ne Pedhane dhe po ne ate kohe edhe ne Blinisht (te dyja ne rrethin e Lezhes), si dhe ne Kurbin (rrethi i Krujes). Ne 1669-1670 funksiononte nje shkolle katolike ne gjuhen shqipe edhe ne Himare. Ne Pedhane e ne Blinisht u krijuan me vone edhe shkolla me te larta, gjimnaze, ku perdorej gjithashtu gjuha shqipe. Keto shkolla u ngriten nga murgj franeeskane. Shkolla te mesme shqipe katolike u hapen edhe ne Janieve te Kosoves (1671), ne Velje te Mirdites (1699), ne qytetin e Shkodres (1699). Ne keto shkolla te mesme nxenesit, qe ishin destinuar per teu bere klerike, studionin teologjine, gjuhet latine e italiane dhe disa prej tyre dergoheshin per studime me te larta ne Itali.
Mesimi i gjuhes shqipe ne keto shkolla, edhe pse teper i kufizuar, ishte ne interes te popullsise vendase, qe i perkrahte ato. Keshtu gjimnazi i Blinishtit u ngrit me kerkesen e krereve te vendit dhe kur ne vitin 1648 shkolla e Pedhanes u rrafshua nga nje ekspedite ndeshkimore osmane, banoret e fshatit e rindertuan ate perseri.
Zhvillimi i arsimit ne gjuhen shqipe ne shek. XVII u pengua per shkak te ndjekjeve te qeveritareve osmane. Megjithate, ne shek. XVII, ne shtresat e larta te shoqerise shqiptare ishte zgjeruar rrethi i njerezve te mesuar. Por edhe keta, te pergatitur ne institucione fetare ne gjuhet e medha te kultures, ne latinisht, greqisht ose ne arabisht, parapelqenin te perdornin keto gjuhe. Ne eerekun e pare te shek. XVII Pjeter Budi shprehej shume ashper per nje pjese te madhe te klerit te larte katolik shqiptar, qe tregohej indiferent dhe mosperfilles ndaj levrimit te gjuhes shqipe, si dhe ndaj gjendjes se mjerueshme kulturore te popullit shqiptar.
Ne vitin 1622 kisha katolike krijoi institucionin me emrin eDe Propaganda Fidee me qender ne Rome. Ky ngriti disa shkolla per pergatitjen e klerikeve shqiptare, si Kolegji ilirik i Fermos (1633), qe drejtohej nga misionaret jezuite, shkolla e Montorinos ne Rome, nen drejtimin e misionareve franeeskane dhe dy shkolla per nxenesit nen drejtimin e bazilianeve, njera ne Grota Ferra afer Romes dhe tjetra ne nje koloni arbereshe te Sicilise. Rrethana me te favorshme per arsimin shqip u krijuan, kur ne fronin e papes hipi Klementi XI, me origjine shqiptare. Me nismen e tij u mblodh me 1703 Koncili i peshkopeve te Shqiperise, qe njihet me emrin eKoncili i Arberite, i cili vendosi te perhapte letersine fetare ne gjuhen shqipe. Tete vjet me vone, me 1711, ne shkollen e Montorinos ne Rome u hap katedra e gjuhes shqipe.

Arsimi dhe kultura ne qytetin e Voskopojes
Ne shek. XVIII, nje sere qytetesh shqiptare, si Shkodra, Prizreni, Prishtina, Elbasani, Berati njohen nje zhvillim kulturor te dukshem per kohen e pushtimit osman, u pajisen me shkolla dhe me vepra te arkitektures artistike. Ky zhvillim qe me i theksuar ne qytetin malor te Voskopojes, nje nga me te rendesishmit e vendit ne ate kohe.
Voskopoja, sot fshat ne jugperendim te Korees, ne saje te zejtarise dhe te tregtise, qe nga fundi i shek. XVII kishte marre trajten e nje qyteti qe po ecte shpejt perpara. Ne fillimin e shek. XVIII ka pasur rreth 25 000-30 000 banore. Si qender e nje krahine etnikisht shqiptare, Voskopoja banohej ne shumice nga shqiptaret, por kishte edhe popullsi vllahe (arumune).
Kulmin e lulezimit ky qytet e arriti ne vitet 1720-1769. Ndryshe nga qytetet e tjera qe administroheshin e shfrytezoheshin nga ajanet feudale, Voskopoja gezonte nje fare autonomie: ajo administrohej nga koxhobashet e vet, te cilet vareshin nga organet e pushtetit qendror osman. Nje rrethane e tille lejoi qe te ardhurat e realizuara te shkonin, ne pjesen me te madhe, ne dobi te zhvillimit zejtar e tregtar te qytetit. Nga ana tjeter, duke reshperuar dendur me vendet e Ballkanit e te Evropes Perendimore dhe Qendrore, voskopojaret paten krijuar atje agjenci te tyre, me pas edhe disa koloni, si ne Vjene e Budapest, ne Mishkolc etj., te Perandorise Austro-Hungareze. Prej ketyre kolonive, qe mbanin lidhje te vijueshme me vendlindjen, Voskopojen, po dhe me qendra te tjera ne Shqiperine e Mesme dhe te Jugut, depertuan ndikime te ndryshme kulturore-mendore te Evropes se perparuar.
Voskopoja u be nje nga qendrat kulturore me te perparuara te Shqiperise dhe te Ballkanit ne teresi ne shek. XVIII. Por, sulmet e perseritura grabitqare te feudaleve perreth, ne gjysmen e dyte te shek. XVIII, ne kohen e anarkise feudale, shkaktuan rrenimin katastrofal te qytetit aq te zhvilluar, duke e kthyer ate ne gjendjen e nje fshati me 1 000 banore. Sulmi me i rende ka qene ai i vitit 1769. Shumica derrmuese e voskopojareve moren atehere arratine, u perndane dhe u vendosen ne qytetet e tjera te Shqiperise, ne vendet e Ballkanit, ne Greqi dhe ne Maqedoni po sidomos ne viset danubiane, ato austro-hungareze dhe rumune.
Ne fillim te shek. XVIII, ne qendrat e Shqiperise Jugore, per shkak se osmanet ndalonin mesimin e shqipes, nisi te perhapet me shume se ne te kaluaren arsimi ne gjuhen greke. Ne Voskopoje shkolla greqisht u eel me 1710. Ketu mesonin jo vetem femijet e qytetit, por edhe nga krahinat perreth, disa edhe nga viset me te largeta. Shkollen e drejtonte kleri dhe mbahej me mjetet financiare te esnafeve dhe te tregtareve te qytetit. Per t`iu pergjigjur nevojave ne rritje te zhvillimit ekonomik te banoreve, shkolla fillore e Voskopojes u ngrit me 1740 ne shkallen e nje gjimnazi dhe u quajt Akademia e Re, duke marre tiparet e nje shkolle laike.
Me 1720, qyteti ishte pajisur edhe me nje shtypshkronje, ku u shtypen libra fetare-kishtare dhe ndonje liber mesimi.
Zhvillimi i arsimit dhe i kultures ne Voskopoje ndodhi nen ndikimin e levizjes iluministe te Evropes Perendimore, ku prinin mendimtare si Volteri, Rusoi, Didroi etj. Megjithate, ne rrethanat e sundimit te feudalizmit, kjo levizje e perparuar nuk gjeti kushte te favorshme zhvillimi ne Shqiperi.
Levizja mendore ne Voskopoje shenoi nje hap me rendesi ne krahasim me misticizmin si dhe me skolastiken aristoteliane mesjetare, qe deri atehere kishte zoteruar ne Kishen e Lindjes. Nder perhapesit e ideve te reja ne Ballkan ishin mendimtaret e kohes, si greket Metod Antrakiti, Evgjen Bullgari e te tjere, qe u luftuan nga Patriarkana greke e Fanarit. Rektori i pare i Akademise se Re ne Voskopoje ishte Sevast Leontiadhi, kosturiot. Pasues te tyre kane qene vendesit, voskopojaret Theodhor Kavaljoti, qe drejtoi Akademine pas Leontiadhit, Grigor Voskopojari, qe ishte zevendesrektor, si dhe autor e redaktor i librave qe botonte shtypshkronja e qytetit, dijetari Mihal Gorari e te tjere.
Bartesit e ideve iluministe te Akademise se Re te Voskopojes rane ndesh me Patriarkanen e Stambollit dhe me Malin e Shenjte, qe ngulmonin ne paprekshmerine e traditave dogmatike te kishes ne fushen e arsimit e te kultures. Por idete e reja perparimtare depertonin megjithate ne shkollat qe u shtuan nder te krishteret e Shqiperise se Mesme dhe te Jugut, edhe pse keto qene nen drejtimin e klerit. Ato ide i beri te veta edhe nje pjese e avancuar e klerit, qe luftoi dhe u rrezikua per to nga kisha. Megjithese si gjuhe mesimi ishte greqishtja ne shkollat e Voskopojes mesohej edhe gjuha shqipe e pas saj vllahishtja.
Zhvillimi i kultures ne Voskopoje shenoi nje hap me rendesi ne perparimin e pergjithshem kulturor te vendit. Duke futur shkencen pozitive ne programet mesimore, dijetaret voskopojare i dhane nje goditje konservatorizmit te kultures feudale dhe kontribuan ne lindjen e iluminizmit shqiptar. Voskopoja u be nje qender ndikuese edhe per viset perqark, por edhe me larg, ne Greqi e Maqedoni. Ne Voskopoje vinin te mesonin djem nga Vithkuqi, Berati, Elbasani dhe qendra te tjera te Shqiperise, shumica e te cileve beheshin mesues ne vendlindjet e tyre. Te tille kane qene Theodhor Haxhifilipi ose Dhaskal Todri i Elbasanit, Koste Ikonomi i Beratit, Evstrat Vithkuqari me shoke, qe vepruan ne shek. XVIII-XIX.
Disa prej tyre qene nder veprimtaret dhe personalitetet me te njohur ne ate qytet dhe ne mbare vendin. Nje nder ta ishte edhe Theodhor Kavaljoti, filozof qe jetoi ne vitet 1728-1789. Shkroi traktate si eLogjikae (1749), eFrikae (1752) dhe eMetafizikae. Sie tregon emri i tij, por edhe shqipja me te cilen ai shkroi (me elemente te dialektit verior), i perkiste nje familjeje me origjine nga Shqiperia e Mesme, nga Kavaja. Ne vepren e tij eProtopiriae (Liber fillestar mesimi, Venedik 1770), Kavaljoti botoi edhe nje fjalor tri gjuhesh, me mbi nje mije fjale greqishte, shqipe dhe vllahishte te krahasuara. Edhe voskopojari Dhanil Adam Haxhi (rreth 1754-1825), ne eIsagogjinee e tij (eMesime fillestaree, Venedik 1802), rreshton bisedime te krahasuara ne po ato tri gjuhe.
Ne vitin 1762, Grigor Voskopojari (fundi i shek. XVII-1772), te cilin e hasim ne fillim te shek. XVIII ne Berat, ku me sa duket kishte origjinen e tij, kishte perfunduar shqiperimin e te dyja Dhiatave (te se Vjetres e te se Rese). Ishte ky nje aksion shume i madh, qe kishte te bente me perkthimin ne gjuhen e vendit te librave baze te kishes. Liturgjia ne kisha pjeserisht thuhej me kohe edhe ne shqip. Kjo vazhdoi edhe ne shek. XVIII, edhe me pas. Ne procesin mesimor te shkolles se drejtuar nga kleri hynte dhe shqipja, se pari permes teksteve fetare, qe zinin vendin me te madh ne programet, por edhe permes lendeve te tjera. Ne tekstin e Theodhor Bogomilit (njohur me shume si Anonimi i Elbasanit), i shek. XVII, perfshihet edhe nje predikim i lire fetar. Dhaskal Todri na ka lene edhe nje fabul te shqiperuar te Ezopit. Edhe Koste Ikonomi hartoi tekste tri gjuhesh (ne greqishte te vjeter, ne ate te re dhe ne shqip). Keto tekste i ka perdorur edhe mesuesi vithkuqar Koste Cepi (shek. XVIII-XIX), prej te cilit i njohim te kopjuara. Ai ka dhene mesim jo vetem ne vendlindje, por edhe ne Elbasan e gjetiu.
Grigor Voskopojari shkruante me nje alfabet origjinal, si edhe Bogomili, qe e kishte shpikur vete per shqipen qe shkroi. Te njejten gje beri edhe Dhaskal Todri, ndofta nen ndikimin e Bogomilit, por edhe te Grigorit, te cilin e pati mesues ne Voskopoje. Edhe ky perdori nje alfabet origjinal, qe e shpiku vete e qe u perhap edhe ne njerez te tjere ne Elbasan. Njihen edhe te tjera alfabete origjinale te shqipes ne Shqiperine e Jugut, si ne Gjirokaster, Janine etj. Keto perbejne fakte me rendesi per levrimin e shqipes si gjuhe me vete, qe kerkonte edhe nje alfabet me vete. Grigori u be kryepeshkop i Durresit dhe u njoh edhe si Grigori i Durresit, por ai ka jetuar edhe ne Elbasan.
Keshtu, Voskopoja ishte edhe qender e levrimit te shqipes. Kete gjuhe nuk e shkruanin vetem Kavaljoti, Adam Haxhiu dhe Grigori, por edhe te tjere, duke arritur te shqiperoheshin Dhiatat ne ate qytet, te perdorej jo vetem alfabeti grek, por edhe nje alfabet i krijuar posaeerisht per shqipen.

Arkitektura ne shek. XV-XVIII
Ne shek. XV-XVIII, ne territorin e Shqiperise u zhvilluan gjini te ndryshme te arkitektures, duke filluar qe nga ndertimet me karakter mbrojtes, ndertimet shoqerore dhe ato te kultit islam, arkitektura kishtare postbizantine dhe se fundi banesat popullore.
Ne shek. XVI kishte perfunduar ndertimi i sistemit te fortifikimit nga ana e turqve dhe ishin ngritur nje sere qendrash te reja administrative. Ndertimi i fortesave vazhdoi ne ato zona ku kishte trazira, kryesisht ne afersi te bregdetit. Ne dhjetevjeearet e pare te shek. XVI u ndertua nje sisem fortifikimi prane detit Jon, ndersa ne vitin 1574 keshtjella e Ishmit ne veri te Durresit. Keshtjellat osmane te kesaj periudhe ne pergjithesi nuk u pergjigjeshin kerkesave te kohes; ne kushtet e perdorimit ne stil te gjere te armes se artilerise, ato ishin ndertuar per te permbushur detyra lokale perballe nje armiku te paarmatosur. Ne kete kuptim ato qendronin larg fortesave per artileri te mesit te shek. XV.
Por nje perjashtim ben keshtjella e Vlores e ndertuar nga sulltan Sulejmani ne vitin 1531, per ta pasur ate si baze ushtarake dhe kantier ndertimi anijesh per zbarkimin e tyre ne Pulje te Italise. Keshtjella ndodhej prane skeles se sotme te qytetit, rreth 150 m larg bregut te detit. Ajo ka pasur formen e nje tetekendeshi te rregullt me gjatesi brinjesh 90 m dhe nje siperfaqe prej 3,5 ha. Muret rrethoheshin nga nje hendek i mbushur me uje qe kishte nje gjeresi prej 30-40 m. Ky hendek qe rrethonte keshtjellen nga ana e tokes, lidhej me detin nepermjet dy mengeve.
Muret te punuara me gure te latuar kishin nje gjeresi prej 5,60 m dhe lartesi rreth 15 m. Keshtjella ishte e pajisur me kulla poligonale e drejtkendeshe, me ura te levizshme para hyrjeve dhe me nje kryekulle prane murit qe shihte nga deti. Kjo e fundit ishte nje kulle cilindrike, masive qe mbizoteronte mbi gjithe ndertimet e tjera me lartesine e saj te madhe. Kulla ishte 7-kateshe dhe mbulohej me nje kupole te veshur me plumb mbi nje tambur te ulet poligonal. Brenda kulles gjendeshin magazina dhe banesa e komandantit te keshtjelles. Ajo ishte e ngjashme me kullen e bardhe te Selanikut, Kullen e Rumeli-Hisarit dhe kullen qendrore ne Kastel de Mare ne Modon. Keshtjella e Vlores ishte pa dyshim nje nga ndertimet ushtarake me te arritura te Perandorise Osmane. Udhetari osman i shek. XVII Evlia eelebiu shkruan se eata qe sekane pare fortesat e Sekedinit, Benderit dhe Vlores nuk kane dijeni mbi mjeshterine e osmanevee. eelebiu thote gjithashtu se arkitekt i keshtjelles se Vlores ishte Sinani, autori i kulles se bardhe te Selanikut.
Ngaqe vemendja ishte perqendruar me teper ne ndertimet mbrojtese, qe pushtuesit i ngrinin per nevojat e tyre ushtarake, ndertimet e tjera te nje fare rendesie arkitektonike, qofte dhe ato te kultit mysliman fillojne te duken vetem nga fundi i shek. XV.
Faltoret e para te kultit islam ishin ne stil te importuar, por shume shpejt filloi te ndihet ne to ndikimi i arkitektures vendase. Duke ruajtur te njejten ide arkitekturore (planimetrike e vellimore), qe lidhej me destinacionin e ketyre ndertimeve, hetohen dhe veeanti qe verehen shpeshhere ne trajtimin dekorativ te fasadave, ne futjen me veshtiresi te disa elementeve ndertimore e zbukurues si harku, ne forme lundre etj. Me kalimin e kohes keto dallime thellohen duke u shtrire deri diku edhe ne formulimin e shtrirjes planimetrike. Ato harmonizohen gjithnje e me teper me arkitekturen popullore dhe ansamblet e qyteteve tona mesjetare. Elemente te arkitektures popullore fillojne te futen ne objektet e kultit edhe ne gdhendjen e elementeve prej druri te interiereve etj.
Xhamite e para sherbenin per garnizonet ushtarake dhe ndertoheshin mbi portat e keshtjellave, sie qene ato ne keshtjellen e Elbasanit, Tepelenes, Bashtoves etj., qe ishin te thjeshta si ndertesa dhe mbuloheshin me eati druri.
Por duke filluar qe nga vitet e fundit te shek. XV kristalizohet nje arkitekture e mirefillte ne ndertimin e xhamive. Nga ana tipologjike ato mund te ndahen ne dy grupe te medha. Ato te tipit me eati druri (Berat, Elbasan, Gjirokaster) dhe te tipit salle me kupole, shembulli i pare i te cilave eshte xhamia e Mirahorit ne Koree e ndertuar ne vitin 1494. Pothuajse te gjitha xhamite kane qene pajisur me portike. Fillimisht portiket ndertoheshin me mure guri te mbuluara me qemere e kupola, si ne xhamine e Mirahorit (Koree), sipas modeleve te xhamive te Stambollit. Por gjate shek. XVII e sidomos ne shek. XVIII-XIX perdoren gjithnje e me shume hajatet me strukture druri qe zinin siperfaqe te medha (Kavaje, Berat, Tirane). Hapesira e brendshme e xhamive ishte me shume drite, muret dhe kupolat ishin shpesh te mbuluara me piktura murale.
Per vlerat e tyre arkitektonike dhe dekorative dallohen xhamia e Mirahorit 1496 (Koree), Xhamia e Plumbit 1553-1554 (Berat), xhamia e Muradijes, shek. XVI (Vlore), xhamia e Ethem Beut 1794 (Tirane), Xhamia e Plumbit 1773-1774 (Shkoder), xhamia e Daut Pashes 1605 (Prizren), Xhamia Mbret fundi i shek XV (Elbasan), xhamia e Nazireshtes 1600 (Elbasan), xhamia e Gjin Aleksit shek. XV (Delvine), xhamia e Allajbegise shek. XVI (Peshkopi), Xhamia e Beqareve shek. XVIII (Berat), kompleksi i Xhamise dhe i Sahatit ne Peqin 1820 etj.
Nje gjini tjeter ndertimesh kulti qe u perhap ne kete periudhe ishin teqete. Prej tyre vlen te permendet teqeja e Xhelvetive ne qytetin e Beratit, pjese e nje kompleksi te perbere nga Xhamia Mbret, konaket e banimit dhe vete teqeja e Sheh Qerimit, e ndertuar ne fund te shek. XVIII. Ajo shquhet per trajtimin me hijeshi te fasadave me nje teknike ndertimi te persosur me gure te skuadruar, per vellimet e barazpeshuara dhe per vlerat e larta artistike te tavanit te gdhendur ne dru e te pikturuar.
Nga tyrbet qe ndertoheshin si mauzole per persona te shquar te fese bektashiane, prane teqeve apo te veeuara vlen te permendim tyrben e Tasllojes ne Kruje, e cila shquhet kryesisht per pikturen murale.
Nje gjini e veeante ndertimore ishin hanet, te cilat sherbenin per buajtje te tregtareve qe vinin nga zonat fshatare apo edhe nga qytete te tjera. Per teu permendur eshte Hani i Elbasanit ne pazarin e vjeter te qytetit te Korees, ku qendronin kryesisht tregtare nga Elbasani.
Prane pazareve, por edhe ne brendesi te lagjeve te qyteteve, u ndertuan nje sere hamamesh (banje turke), te cilat u sherbenin si tregtareve qe vinin me mallrat e tyre ne ditet e pazarit, ashtu edhe banoreve te qytetit. Te tilla jane hamamet ne Elbasan, Kruje, Shkoder, Durres etj.
Pushtimi osman shenoi mbylljen e nje periudhe te gjate arkitektonike me tiparet e veta specifike ne gjinine e ndertimeve te kultit te krishtere. Kjo tradite e lashte ne arkitekturen e ndertimeve te kultit te krishtere rishfaqet ne momentin e volitshem. Duke filluar nga gjysma e dyte e shek. XVI deri ne fillim te shek. XIX ndertohet nje numer i madh kishash ne territorin e Shqiperise.
Ne kete periudhe trashegohen mjaft parime figurative dhe konstruktive te ndertimeve bizantine, por me nje interpretim me te lire te tipave dhe formave, ne perputhje me rrethanat e reja ekonomiko-shoqerore, duke ndjekur nje rruge te veten te zhvillimit dhe duke arritur shpeshhere ne konceptime arkitektonike te veeanta. Ishte kjo nje periudhe e veeante arkitektonike, e njohur si arkitektura pasbizantine, e cila ka fillimet e veta, arritjet me te shquara dhe renien e saj.
Ne baze te formulimit planimetrik dhe kompozimit vellimor, ndertimet pasbizantine mund te ndahen ne tri grupe te medha: 1- Kisha nje nefeshe, 2 - Kisha me strukture ne forme kryqi me kupole dhe, 3 - Bazilika. Keta tipa nuk perputhen gjithnje me shtresezimin kohor dhe ndarjen krahinore, por ata percaktohen me teper nga kushtet te caktuara ne krahina dhe vende te veeanta.
Tipi i pare i kishave te mbuluara me eati druri me tjegulla apo me rrasa jane te thjeshta ne ndertim dhe me pak te kushtueshme. Keto kisha u ndertuan qe ne periudhen e pare te pushtimit osman dhe duke qene pak te kushtueshme, i gjejme kudo dhe ne edo kohe. Megjithese ato nuk dallohen per vlerat arkitektonike, shume prej tyre ruajne piktura te nje niveli te larte artistik. Te tilla jane: kisha e Shen Kollit ne Shelcan (gjysma e pare e shek. XVI), Shen e Premtja (1554) dhe Shen Kolli (1604) ne rrethin e Elbasanit, Shen Thanasi ne Pece (1525), Shen Gjergji ne Leshnice te Siperme (1525) ne rrethin e Sarandes, Shen Mitri (1607) dhe Shen Konstandini dhe Elena (1644) ne keshtjellen e Beratit etj. Ketij tipi i perkasin dhe disa kisha te shek. XVI-XVII ne rrethin e Gjirokastres dhe te Sarandes, te cilat mbulohen me qemere cilindrike dhe nga ana konstruktive ruajne ne disa raste lidhjet me tipat e vjeter bizantine.
Ne kete grup bejne pjese dhe kishat e tipit salle me kupole, disa prej te cilave me pamjen e jashtme shfaqen me nje tambur te larte, si Shen Kolli ne Dhiver dhe Shen Gjergji ne Deme te Sarandes.
Kishat me strukture ne forme kryqi me kupole jane me te zhvilluarat si nga pikepamja strukturore, ashtu edhe arkitektonike. Ato jane te ngjashme persa u perket strukturave dhe kompozimit planimetrik me kishat bizantine te ndertuara para pushtimit osman.
Shembujt me karakteristike jane: kisha e Shen Merise ne Zervat (1569), kisha e manastirit te Shen Qiriakut dhe Julise ne Dhuvjan (1588) ne rrethin e Gjirokastres, kisha e manastirit te Shen Merise ne Kameno (1580), kisha e manastirit te Shen Merise ne Krorez (1672) ne rrethin e Sarandes, kisha e manastirit te Shen Triadhes ne fshatin Pepel te Gjirokastres (1750), kisha e Manastirit te Ungjillezimit ne Vanishte (1582) etj.
Kishat e tipit bazilikal linden si nevoje e perfshirjes se nje numri sa me te madh besimtaresh ne sherbesat fetare. Ato karakterizohen nga zgjatja e boshtit gjatesor, nga lidhja hapesinore e ambienteve ne brendesi, si dhe nga trajtimi i pamjes se jashtme. Ndertimet bazilikale hasen ne variante te ndryshme ne Shqiperine e Mesme dhe te Jugut duke filluar nga gjysma e dyte e shek. XVII, gjate gjithe shek. XVIII deri ne fillim te shek. XIX. Nje numer i madh i ketyre kishave shquhen per permasat e medha dhe per kriteret e tyre arkitektonike. Ato sherbenin si katedrale qytetesh, qendra peshkopatash, si kisha ne qendra banimi relativisht te medha dhe disa here edhe si kisha manastiresh.
Per vlerat e tyre arkitekturore dallohen bazilikat e medha te Voskopojes, si Shen Meria (1712), Shen Kollli (1721), Shen Mehilli (1722), katedralja e Shen Merise ne keshtjellen e Beratit (1797), Shen Meria e Sopikut ne Gjirokaster, kisha e manastirit te Ardenices (1730), Shen Gjergji ne Libofshe (1776).
Pushtimi osman pati si pasoje rrenimin ekonomik te nje sere qytetesh, si Shkodra, Lezha, Kruja, Durresi, Vlora, ndersa disa qytete te tjera, si Drishti, Deja, Shurdhahu (Sarda) u shkaterruan krejtesisht. Gjate shek. XV deri ne fillim te shek. XVI qytetet shqiptare ishin reduktuar ne qendra te vogla, qe kryenin dhe funksionin e tregjeve lokale. Shek. XVI shenoi nje rritje te pergjithshme te qendrave qytetare, te cilat zgjerohen nga banore te rinj te ardhur nga fshati.
Ndersa ne shek. XVII filloi nje etape me rendesi ne zhvillimin e qytetit shqiptar, i cili hyn ne rrugen e rritjes dhe te forcimit ekonomik.
Gjate ketij shekulli pazaret shnderrohen ne qendra te mirefillta jo vetem shkembimi, por edhe prodhimi, ato rriten duke u pasuruar dhe me ndertimin e dyqaneve-punishte dhe per shitje, qe formojne ansamble te medha mbi bazen e mjeshterive.
Ne shek. XVIII rritja e rolit ekonomik te qyteteve solli krijimin e tregjeve te medha me karakter nderkrahinor. Krahas qendrave qe perbeheshin nga pazaret, ndertimet e kultit dhe ndertimet shoqerore, shtresat e pasura ndertojne banesa te medha, duke arritur ne variantet me te zhvilluara te tipologjise se baneses qytetare te kohes, nderkohe qe shume banesa ruanin vulen e prejardhjes se tyre nga fshati. Ky zhvillim pati si pasoje permiresimin e infrastruktures rrugore si dhe ndertimin e nje numri te madh urash guri. Te tilla jane: Ura e Mesit (Shkoder), Ura mbi Osum ne Berat, Ura e Urakes (Librazhd), Ura e Kollorces (Gjirokaster).
Arkitektura e baneses popullore dallohet per nje vazhdimesi te qarte formash dhe zgjidhjesh ne rrugen e saj te zhvillimit, duke ndjekur e pasqyruar ecurine e kushteve dhe te menyres se jeteses.
Banesa qytetare e shek. XVI-XIX zhvillohet ne kater tipa kryesore:
1 - Banesa me shtepi zjarri, karakteristike per qytetin e Tiranes dhe fshatrat perreth, perfaqeson nje nga tipat me te lashte dhe me karakteristike per arkitekturen e baneses shqiptare. Qendra e kompozimit te kesaj banese eshte shtepia e zjarrit, qe ngrihej ne lartesine e te dy kateve, rreth se ciles ndertoheshin shkalle-shkalle mjediset e tjera qe kryesisht sherbenin si dhoma per eiftet.
2 - Banesa me hajat eshte nje tip tjeter banese qe zhvillohet ne disa variante. Banesa e hapur me hajat eshte tipi sundues ne qytetet e Shqiperise se Mesme. Karakteristike kryesore e ketij tipi eshte lidhja e tij me oborrin dhe natyren. Duke perfituar nga trualli i sheshte kjo banese tregon gjithashtu per lidhjet me ekonomine bujqesore, prej te ciles nuk ishin shkeputur qytetet shqiptare.
3 - Banesa me eardak ndeshet shpesh ne Berat, me rralle ne Lezhe, Kruje etj., dhe mbizoteron ne Shkoder. Te tilla jane ndertesa e Muzeut Etnografik ne Kruje, e Luigj Gurakuqit ne Shkoder, banesat e Toptanasve ne Tirane etj. Ne keto banesa eardaku luan nje rol te dores se pare ne kompozimin e baneses. Ashtu si dhe tipat e pare, banesa eshte konceptuar te qendroje brenda mureve rrethuese, kopshteve te gjera dhe vetem rralle del ne rruge ne njeren apo te dy faqet.
4 - Banesa gjirokastrite, e emertuar kulla qytetare, per shkak te tipareve te saj mbrojtese. Ne variante me pak te zhvilluara ate e ndeshim dhe ne qytete te tjera si Berati, Kruja dhe Shkodra si dhe ne fshatra te Shqiperise Veriore, e sidomos ne Jug. Kjo banese qytetare arriti kulmin e zhvillimit te saj ne shek. XVIII. Nje shembull tipik per kete lloj banese eshte ajo e Zekateve ne Gjirokaster.
Gjate shek. XVIII, si pasoje e dobesimit te pushtetit qendror osman dhe e krijimit te pashalleqeve shqiptare, qe ishin ne lufte midis tyre per zgjerimin e territoreve te veta, vihet re nje rritje e ndertimeve me karakter mbrojtes. Keshtjellat e vjetra u rifortifikuan, nderkohe qe u ndertuan fortesa te reja. U dallua per ngritje fortifikimesh Ali pashe Tepelena.
Ne kufijte shteterore te Shqiperise ndodhet vetem nje pjese e keshtjellave te ndertuara prej tij, si ne Tepelene, Gjirokaster, Shen Triadhe, Porto-Palermo, Butrint etj. Ai ndertoi gjithashtu fortifikime ne Janine, Arte, Preveze dhe ne Sul. Ne ndertimet e tij ushtarake Aliu perdori nje numer te madh arkitektesh dhe inxhinieresh ushtarake te huaj, por ne krye te punimeve qe nga viti 1800 deri rreth vitit 1822 qendronte Petro Koreari, nje mjeshter shqiptar, te cilin konsulli i pergjithshem i Frances ne Shqiperi Fransua Pukevili e quan eVobane te tij (Sebastien Vauban - inxhinier ushtarak i shquar dhe mareshal i Frances).
Ndertimet ushtarake te Ali Pashes dallohen nga teknika e ndertimit me gure te skuadruar me kujdes, nga format e rregullta gjeometrike kur e lejonte terreni, kullat dhe muret e uleta me faqe te pjerreta ne anen e jashtme, frengjite e medha per toja si dhe nga kornizat dekorative prej guri qe konturojne zakonisht pjesen e siperme te mureve dhe kullave. Ne shumicen e rasteve ne ndertimin e keshtjellave Ali Pasha u kushtonte vemendje jo vetem qellimeve utilitare dhe qendrueshmerise, por edhe persosurise estetike me te cilen synonte te shprehte ndjenjen e madheshtise e te pushtetit.
Ne vitin 1819 Aliu ndertoi keshtjellen e Tepelenes, punimet e brendshme te se ciles mbeten te paperfunduara per shkak te konfliktit me Porten e Larte. Brenda keshtjelles ai ndertoi nje saraj madheshtor me synimin qe vendlindja e tij te behej nje rezidence e dyte pas Janines, qe te mos binte poshte saj nga shkelqimi dhe madheshtia. Keshtjella e Porto-Palermos (1804) eshte model i nje fortese garnizoni, kompakte, e pajisur mire dhe me mure te fuqishme.
Ndryshe na paraqitet keshtjella e Libohoves, qe sherbente si rezidence e motres se tij Shanishase; drejtkendeshe ne plan ajo mbrohet nga 3 kulla poligonale ne tri nga kendet dhe nga nje bastion ne forme te erregullt gjeometrike ne kendin tjeter. Format e mprehta dhe kercenuese te bastionit ne pjesen me te dukshme te keshtjelles, punimi i persosur me gure te latuar, kornizat dhe format trungkonike te theksuara te kullave, fshehin ne te vertete dobesine e mureve te holla te saj. Ideja e madheshtise dhe e pushtetit kane mbizoteruar ne ndertimin e kesaj keshtjelle.
Keshtjella e Gjirokastres (1812-1813) eshte nje nga ndertimet me te rendesishme e me te arritura te Ali pashe Tepelenes. Pershtatja me terrenin shkembor te kodres, konstruksionet e guximshme, kullat e larta 30 m, sistemi i galerive i mbuluar me harqe e qemere, kazematet e shumta dhe ujesjellesi 7 km i gjate i ngritur mbi nje sistem kanalesh dhe urash madheshtore, e bejne te admirueshme kete veper gjigante te arkitektures ushtarake, e cila edhe per aq sa ruhet ne ditet tona, mbetet terheqese per vizitorin.

Artet figurative ne shek. XVI-XVIII. Piktura
Ne shek. XVI ne fushen e arteve figurative vazhdoi te zoteronte ne Shqiperi ikonografia, qe shenoi atehere kulmin e saj. Ne kete periudhe u realizuan mjaft vepra pikture te kishave dhe ikona, te cilat sot jane nga kryeveprat e kesaj fushe.
Shek. XVI eshte ne artet figurative shekulli i Onufrit (Onufer Neokastritit), mjeshtrit me te madh te ikonografise shqiptare, i cili krijoi stilin e tij dhe ishte i pari qe beri kthesen ne pikturen postbizantine ne Shqiperi. Historianet i atribuojne vitin 1500 si vit t
Anxhela
Anxhela
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 184
Join date : 11/09/2010
Age : 41

https://shpirti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Popullit Shqipetare Empty Re: Historia e Popullit Shqipetare

Mesazh  r_3 Tue Nov 16, 2010 2:27 am

a tu befsha une ty anxhela po ti ske len gje per ne ktu hihihi me gjith mend ca e ke pas hixtorin ti ca note se mir qenke nga historia Smile)))
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Popullit Shqipetare Empty Re: Historia e Popullit Shqipetare

Mesazh  r_3 Tue Nov 16, 2010 10:01 am

Prova gjuhësore autoktonin e Racës Shqiptare – Zbulimet Arkeologjike – Mendimi i Antropologvet – Besimi i Diellit dhe Bestytni të Sotshme – Përfundim.

Pesë vjetë më parë, Shpend Bardhi pati botuar në Përpjekjen Shqiptare një studim sintetik mbi origjinën e popullit t’onë. Duke marrë për bazë gjurmimet e linguistëve dhe t’albanologëve më të rëndësishëm të botës, ai rrihte me radhë hipotezat e ndryshme që mbështeten sidomos në gjuhë.

Kemi shumë rasje që provojnë se origjina e gjuhës së folur nga një popull nuk ka asnjë lidhje me racën së cilës ky popull i përket.
Kështu, për shëmbull, s’kanë të bëjnë aspak me arjanizmin, e posaçërisht me racën nordike t’Anglosaksonëve, të gjitha ato fise me ngjyrë të ndryshme që, në të pesë kontinentet e dheut, meren vesh në mes të tyre me anën e anglishtes.
Por, për Shqiptarët gjak e gjuhë kanë burim të njëjtë e prandaj studimi i Shpend Bardhit do t’i zinte me shumë të drejtë faqet e kësaj kaptine, sikur mos të donim të kërkojmë edhe ndonjë burim tjetër për të provuar më me siguri se ç’është kjo raca shqiptare duke nxjerë argumentat jo vetëm nga gjuha, por edhe nga arkeologjija, nga mitologjija e nga kërkimet antropologjike.

Linguistët ndahen nga njëri tjetri për origjinën e gjuhës e të popullit t’onë, me gjithë se kurrkush nuk mohon prejardhjen e saj indo-europjane. Kjo prejardhje ësht vulosur nga Franz Bopp-i ,që nëpër studimet filologjike, ka vërtetuar preras karakterin arjan të gjuhës e pra të popullit t’onë.

J. G. von Hahn-i, konsulli zë-madh i Austris në Janinë, në veprën e tij “Albanesische Studien”, e gjen shqipen e sotshme bijë t’ilirishtes dhe Gustav Meyer-i, m’i madhi albanolog i shekullit të kaluar, e pranon dhe mundohet t’a provojë këtë hipothezë. Glotologë të tjerë, ndër të cilët Hirt e Pedersen, nuk e
konsiderojnë gjuhën t’onë të rrjedhur nga ilirishtja, por nga thrakishtja; ndërsa albanologu sërb Bariq thotë për të se ësht një thrakishte e ilirizuar. I famshmi studjonjës i shqipes, Norbert Jokl, të cilit i detyron shumë Kombi i ynë dhe albanologjija, është i mendimit se shqipja është një gjuhë thrako-ilire.

Këtyre mendimeve që nuk qëndrojnë kaq shumë larg njëri nga tjetri, i janë shtuar edhe dy të tjera krejt të ndryshme.
Njëri i August Schleicher-it që ve shqipen në një degë indo-europiane bashkë me latinishten e me greqishten dhe i përmbledh që të trija nën emrin «grupi pelazgjik»;
tjetri i August Friedrich Pott-it që thotë se shqipja është një gjuhë iliro-pelazgjike para-indo-europjane.

Por të dyja këto mendime kanë gjetur kundërshtime të forta ndër glotologë. E para është lënë thuaj se më nj’anë; e dyta ka shumë shkencëtarë kundra dhe në qoftë se brenda caqeve të filologjisë ka ndonjë mbështetje, nuk pranohet n’asnjë mënyrë nga shumica e historjanve dhe e arkeologve. Ndër këto kohët e fundit as historjanët as glotologët nuk po flasin më për një gjuhë e një popull pelazgjik para-indo-europian, por për një popull proto-ilir arjan, 2) për të cilin as ata vetë nuk dinë se ç’ësht me saktësi.

Vlejnë pra të mirren në shqyrtim tri hipotezat e para.

Të provosh në se Shqiptarët janë prej origjine thrake apo ilire ka rëndësi të veçantë për ne, sepse po të pranohet njëra ose tjetra nga këto hipoteza, do të thotë të vërtetohet nëse Shqiptarët kanë qënë ngulur që prej kohëve më të lashta në viset që zënë afër e ngjat edhe sot, apo janë të shpërngulur prej ndonjë treve tjetër që ndodhet më afër Detit të Zi.
Shpërngulja sjell me vehte edhe përzierje gjaku, sepse një popull që largohet prej një toke e vendoset në një tokë tjetër, duhet të ketë pasur përpjekje, medoemos, më parë me fiset q’e kanë dëbuar e pastaj me fiset që ka gjetur në vendin e ri. Midis tij dhe këtyre dy grupeve janë bërë kryqëzime që, në përpjestim me kohën e përpjekjes e me numrin e përbërësve të fiseve të huaja, kanë lënë gjurmë shumë pak të dukëshme në brumimin e racës.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Popullit Shqipetare Empty Re: Historia e Popullit Shqipetare

Mesazh  r_3 Tue Nov 16, 2010 10:01 am

A kanë banuar, vallë, stërgjyshët t’anë në viset ku stërnipët e tyre ndodhen edhe sot ? A po kanë ardhur këtu prej një treve që gjëndet më nga veri-lindja e që kishte për qëndër Nishin, domethënë prej Dardanis që përputhet me Kosovën e sotëshme, ashtu si ç’thot Jokl-i ? A po, më në fund, përpara shkeljes së Serbëve në Ballkan, banonin më afër Detit të Zi, në trekëndshin Nish – Shkup – Sofie, ashtu si pohojnë Samdfeld-i e Weigand-i?

Ndër këto kohët e fundme pesha është duke rënduar më tepër nga ana e iliricitetit të popullit shqiptar dhe nga anasija (autoktonija) ë këtij populli. Një albanolog i ri gjerman, Georg Stadtmueller, duke u mbështetur gjithnjë në gjuhë e duke shqyrtuar fjalët e huaja greke e latine të Kishës, që kanë hyrë prej kohësh më shqipen, e gjen djepin e fisit t’onë në një vend që duhet të ndodhet patjetër afër Greqisë nga njëra anë dhe afër Dalmacisë nga ana tjetër, do me thënë n’atë pjesë të buzës lindore t’Adriatikut që banohet edhe sot prej Shqiptarve. Bilé, siç do të shohim edhe më pas, autori i përmëndur ngul këmbë për të provuar se në kohën e shkeljes së Sllavëve të hershëm, hapësira jetësore e të parëve t’anë, kufizohej në bjeshkët e Shqipërisë së veriut e, pikërisht, në malet e në luginat e krahinës se Matit. 3)

Përkrahsi m’i madh i origjinës ilirike dhe i autoktonisë së Shqiptarve është profesori i Universitetit të Palermos Francesco Bibezzo, që njihet prej të gjithë botës si autoriteti m’i lartë në studimet mesapo-japige.
Për të provuar marrëdhëniet që në kohë e në hapësirë lidhin shqipen me ilirishten e vjetër dhe për të vërtetuar vazhdimin historik e gjeografik të shqiptarve të sotshëm nga Ilirët e lashtë, ai mbështetet në monumentet dhe inskripsionet mesapike të gjetura në Pulje e në Kalabri, të cilat kanë përgjasim të madh me inskripsjonet e rralla ilirike që janë zbuluar përkëtej detit Adriatik. Për shpjegimin e këtyreve duhet përdorur patjetër shqipja e sotshme e prandaj — arsyeton Bibezzo — kur shqipja dhe ilirishtja janë të barabarta me një gjuhë të tretë, duhet të jenë të barabarta edhe me shoqja-shoqen.
Në këtë studim shumë të vlershëm, të cilit Shkencëtari i madh po i kushton mund e djersë prej vjetësh, ai arrin duke ndjekur tri rrugë:
«I. Rindërton në të gjithë hapsirën sipërfaqen gjuhësore t’ilirishtes së herëshme;
II. shtrin dhe thellon mardhënjet leksikore, fonetike e gramatikore të shqipes me japigo-mesapishten; III. në suazën e përkatsive t’ilirishtes intensifikon kërkesën e ndonjë isoglose që, edhe në se numri i mbeturive gjuhësore ësht i vogël, të lidhet posaçërisht shqipja me dialektet e folura lashtë në tokën me iliricitet ethnologjik e glosologjik të provuar. 4) Në lidhje me thrakishten, Gjurmonjsi i çquar e thjeshtëson mjaft punën, pse ai nxjer prova të shumta për të vërtetuar se Thrakas e Ilirë kanë folur një gjuhë ti vetme. 5)
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Popullit Shqipetare Empty Re: Historia e Popullit Shqipetare

Mesazh  r_3 Tue Nov 16, 2010 10:02 am

Çështja e selisë ku kanë zënë fill Shqiptarët ka dalë në shesh rastësisht ndër fusha të ndryshme studimi dhe prandaj nuk ësht rrahur aq sa duhej prej shkencëtarvet. Në këto kushte përfundimet nuk duhen koinsideruar të sakta, pse pikat e nisjes kanë qënë të kuifizuara. «Në heshtjen e shkrimtarvet, thot Ribezzo, problemi u zgjith, si të thuash, negativisht nga Hahn-i n’Albanesische Studien I (1853 faqe 213 e tutje): në qoftë se përjashtohet invadimi sllav, në Mesjetën e lashtë e të ré nuk ka lajme për asnjë tjetër migracjon që të ketë mundur të ndryshojë strukturën ethnike e gjuhësore të Shqipëris dhe të cungojë kështu vazhdimin e evolucjonit të shqipes prej ilirishtes. Ky përfundim nuk ësht pikërisht një circolo vizioso, siç mendon H. Hirt, do me thënë që shqipja ësht zëvëndësja e ilirishtes vetëm pse Shqiptarët ndodhen në selin e Ilirvet. Sot, mbeturit e pakta gjuhësore t’ilirishtes në fushën toponomastike kanë nisur të gjejnë në shqipen elemente përgjegjse edhe për etimologjinë edhe për fonetikën e tyre.» 6)

Më poshtë, një soj si Stadtmueller-i, Profesori i Palermos thot se “po të mendohet që fisi shqiptar vetëm në këtë krahinë (në Shqipërin e sotëshme) ësht në mardhënje me helenizimin e vjetër të Maqedhonis e t’Epirit, me romaniziimin e krahinës danubiane e të Dalmatis, me sllavizimin e Thrakës, rrjeth vetvetiu se kjo bërthëmë (populli Shqiptar) mbetet në vëndin ku gjëndej dhe ku historikisht e linguistikisht mund të pritet, në qoftë se ka lidhje kaq të ngushta me thrakishten dhe me ilirishten, të cilat ishin sipërfaqe që shtriheshin për bri njëra tjetrës në kohën romake.» 7)

Më në funt, përgjasimi i ilirishtes me shqipen, nga njëra anë, dhe i shqipes me thrakishten, nga ana tjetër, toponimet e përbashkëta dhe qënja e fiseve — si për shëmbull Peonët — që thirren herë ilire herë thrakase, të bëjnë të besosh se Thrakët dhe Ilirët përfaqsojnë dy emra të një ethnos-i të vetëm të ndarë dysh vetëm politikisht e gjeografikisht.
Të shkojmë më tutje në rrjeshtimin e provavet gjuhësore e historike që vërtetojnë iliricitetin e popullit shqiptar, do të zgjatemi shumë e do të kapërcejmë qëllimin e kësaj vepre. Për të përkrahur ndryshimin ethnik në mes të popullit që banoi dikur në Shqipëri dhe këtij të sotëshmit nuk mbetet veç se të pranojmë hipothezën e një pushtimi të huaj që duhet të ketë ngjarë pas rënjes së Perandoris së Romës. Por arkeologjija na jep prova të mjafta për t’a rrëxuar edhe këtë pretendim.

Gërmimet arkeologjike që kanë të bëjnë me qytetrimin dhe me popullin ilir janë shumë të kufizuara. Ato të Feniqit,” të Butrintit, t’Apollonis, të Durrsit e të ndonjë vëndi tjetër nuk kanë rëndësi të madhe për kërkimet ilire, pse këto qëndra janë, në përgjithsi, kollonira të themeluara prej Grekësh që kaluan më vonë në dorë të Romakvet e prandaj pika ku, mbi një nën-shtresë ilirike, vihen dy mbishtresa, njëra helenike dhe tjetra italike.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Popullit Shqipetare Empty Re: Historia e Popullit Shqipetare

Mesazh  r_3 Tue Nov 16, 2010 10:03 am

Por këtë mungesë të dukëshme e plotson, deri diku, Nekropoli i Komanit, zbuluar në një luginë të Pukës që përshkohet nga Drini. Gjurmë të qytetrimit që tregojnë varret e këtij Nekropoli gjinden edhe nëpër shumë krahina të tjera të Shqipëris, në disa vise të Greqis dhe, ça ka për ne rëndësi, n’Afionën e ndodhur n’ishullin. e Korfuzit. Englezi Bulle, që ka bërë një studim t’imtë mbi këto varret e fundit, nxjer argumenta bindës për të provuar se këto, përveç ndonjë përjashtimi të vogël, i përkasin shekullit të shtatë e.s.. Varrezat e Komanit, si pas këtij Autori, janë pak më të reja se ato të-Korfuzit. 9) Dhe me të vërtetë edhe arkeologët e tjerë kanë pranuar se grumbulli m’i math i tumuleve 10) të Komanit duhet të jetë i shekullit të tetë e.s.; por ka edhe mjaft asosh q’i përkasin një kohe shumë më të lashtë. Materjali i mbledhur provon hapët se në popullin ilir ka pasur një vazhdim të qytetrimit halstattjan, 11) që ësht përhapur an’ e kand tokës së banuar prej fisevet të tij. Rëndësija e veçantë që ka për thezën që po rrahim Nekropoli i Komanit rrjeth pikërisht nga shkaku se varret qenë hapur ndër epoka të ndryshme. Arkeologët që kanë marrë në studim materjalin e mbledhur mendojnë se një pjes’ e tij rrjeth prej një kohe përpara shkeljes së Romakvet në Shqipëri. Kemi, pra, një vazhdim traditash dhe ndikimet e ndryshme qe ka pësuar populli ilir mbrënda një periudhe njëmij-vjeçare. «Nelkropoli, prandaj, provon evolucjonin e qytetrimit iliro-romak krahinor dhe vazhdimin e elementit ethnik.» 12) Të njëj mendimi me Mustilli-n janë edhe Nopcsa, Traeger, Zeiss e shumë studjozë të tjerë.

Ka ndonjë shkencëtar që beson se në varret e Komanit duhet të gjënden edhe përfaqsonjës të popullsis sveve ose avare ose sllave. Hipotheza e parë ësht rrëxuar prej dijetarvet më të rëndësishëm, megjithse ndonjë shënj’ e racës nordike gjëndet në këtë Nekropol. Për Avarët dihet me siguri se n’ushtrin e tyre kishte shumë Sllavë. Këta në shekullin e gjashtë shkelën Ballkanin dhe në krye të shekullit të shtatë elementi sllav q’erdhi me ta u përhap në të gjithë Gadishullin duke lënë të paprekura vetëm qytetet e Dalmatis, me përjashtim të Salonës, bregdetin e Egjeut dhe një rrip toke rreth e rrotull Konstantinopolit. Ësht vërtetuar historikisht se Avarët vetëm të shoqëruar nga Sllavët kanë shkelur në tokët t’ona dhe se këta të fundit, për të hyrë në vise shqiptare, kanë gjetur vështirsira të mdha, ça vërtetohet edhe nga numri shumë i kufizuar i mbeturive linguistike të kësaj epoke që janë futur në shqipen. Ësht e vërtetë se në tumulet e Bosnjës, ku elementi sllav zuri rrënjë të thella, gjejmë shumë sende që i u përngjaijnë atyreve q’u zbuluan në Koman ; por dijetarët janë të sigurt se këto sende janë më të vjetra nga pushtimi sllav.

Qytetrimi i Komanit, pra, ësht një fazë e mëvonëshme e qytetrimit të zbuluar në Bosnjë. Ai i përket kohës romake. Edhe sikur të mos pranohet se një pjes’ e varrevet të zbuluara janë të kohës romake, duhet përjashtuar një herë e mirë mundësija e njohjes së përfaqsonjësve të ndonjë fisi sllav ose avar, t’ardhur në Shqipëri në mes të shekujvet gjashtë e shtatë e.s., ndër të vdekurit e Komanit. Përkundrazi, duket krejtë e natyrëshme që ata t’i përkasin atij ethnos-i që banonte në këtë krahinë edhe në kohën romake dhe që kishte zënë vënt që prej epokës së hekurit, në të cilën epokë gërmimet arkeologjike vërtetojnë pranin e tij. 13) Zbulimi i varrezavet ilirike të Korfuzit nuk ësht spjeguar akoma ; por ka të ngjarë që disa familje të visevet t’ona të kenë shkapërcyer detin për hkaqe të panjohura prej nesh dhe të jenë vëndosur n’ishullin më të math të Jonit.

***

Anthropologët i akuzojnë pa prerë arkeologët, pse këta, në gërmimet që bëjnë, nuk çajnë kokën për të ruajtur kafkat e mbeturit e skeletrave të njerzve që zbulojnë. Bëjnë, në këtë mënyrë, një mëkat të math, pse nuk i u japin rasje përfaqsonjësvet të shkencës së rëndësishme t’anthropologjis që të çfaqin mendimin e tyre mbi racën që ka banuar në një vënt. Kjo mungesë kujdesi e arkeologve, për të cilën kaq dëndur fshan Eugéne Pittard-i, bje në sy me një herë në gërmimet e shumta që janë bërë në Shqipëri. Nga këto gërmime, për fat të keq, vetëm katër kafka Shqiptarësh të lashtë janë mbledhur e studjuar gjer më sot; që të katra janë nxjerë nga varret e Komanit, në Kalan e Dalmaces afër Shkodrës. Dy ndër to vërtetojnë dolikoqefalin e Ilirvet, kurse dy të tjerat janë brakoide. 14) Por një numër kaq i vogël nuk mjafton për të provuar me një farë saktësije në se Shqiptarët e sotshëm janë apo jo pasardhësit e Ilirvet. 15)

[img]

Kemi, veç, një nekropol të vjetër që ka një farë rëndësije për ne: ësht ai i Glasinacit që gjëndet në Bosnje 26 kilometra lark Sarajevës, në një vënt, domethënë, që ndër kohët e moçme, banohej funt e majë prej Ilirësh. Gërmimi në varret e tij ka nisur gjashtdhjetë vjetë më parë. Kafkat e gjetura në to janë studjuar që më 1907 nga Weisbach-u. Përfundimi i këtyre studimeve vërteton se midis sosh ndodhen disa të tipit dolikoqefal, disa të tipit mesoqefal dhe disa të tjera të tipit brakiqefal. Shifet pra, se të paktën dy raca të ndryshme, ajo nordike e ajo dinarike përfaqsohen në Nekropolin e Bosnjës. Si pas Schwidetzky-t, numri i këtyre racave arrin në tri: nordike, mesdhetare e dinarike. Tipi nordik ose verjak
çfaqet në dy variante, në një trajtë me kafkë të lartë dhe në një trajtë me kafkë t’ulët. Ndër kafkat mesoqefale shihet qartë një kalim drejt tipit dinarik, sidomos në trajtim të kafkës mbrapa. Pjesa nordike ësht m’e shumta (gati gjysma), pastaj vjen pjesa dinarike (gati një e treta), kurse tipi mesdhetar ësht më i vogli në numër.

«Po t’i ikqyrim rrashtat në pikëpamje të kohës — shton Anthropologu gjerman — shohim se këtu kemi të bëjmë me rrashta të një periudhe mjaft të gjatë, pra të kohëve të ndryshme. Racat atëherë na tregojnë një çnordizim, domethënë një paksim të racës verjake në dobi të racave të tjera. Raca verjake na çfaqet m’e rrallë në grupet më të reja». 16) Por, le të flasim më vonë për këtë çnordizim që nuk vërteton se kemi të bëjmë me gjak t’ardhur, por ësht vetëm një kalim prej dolikioqefalije në brakiqefali, një fenomen, pra, shkencorisht i zbuluar, me gjithë se nuk ësht spjeguar endé.

Otto Reche, në veprën e vetë Raca dhe djepi i Indo-giermanvet (1936), duke pranuar se të gjakut ilir kanë qënë edhe fiset që banonin në kohët e para të metalit krahinën Picenum t’Italis lindore, merr në shqyrtim skeletet e nxjerra nga varret që janë zbuluar afër Novilara, Belmonte dhe Ancona. Kafkat janë, të gjitha, të gjata e të ngushta, me fytyrë të hequr e të gjatë e me hundë të hollë. Gjatsija mesatare e skeletevet arrin në cm. 167,7. Shihet çiltas se i përkasin racës nordike. 17)

Një dëshmi tjetër mbi racën ilirike munt t’a nxjerrim nga sa kanë shkruar kronikanët e vjetër mbi nëntë nga perandorët e Romës a të Bizancit që kishin arrijtur kulmin e hierarqis politike e ushtarake në buzë të Teverit ose të Bosforit duke u nisur prej visevet t’ona. Këta janë Klaudi, Apoloni, Probi, Valentiniani i Parë, Kostandini i Math, Kostanci i dytë, Juliani, Kostanc Klori dhe Kostandin Gali. Me përjashtim të Julianit që kishte flokë të zezë, të tetë të tjerët ishin flokartë. 18) Historiani latin Taciti i përshkruan Ilirët si një popull i fuqishëm, me flokë e me sy t’errët, i përkurmë, i matur, guximtar, kryelartë, që do më shumë blegtorin se sa bujqësin dhe nxjer ushtarë shumë të mirë. 19) Po t’u hedhim një sy mozaikvet të Justinianit të Madh dhe të së shoqes së tij Theodhora, që janë ndërtuar në Ravenna në shekullin e gjashtë, i pari në Kishën e Shën Apolinarit të Ri dhe i dyti në kishën e Shën Vitalit, do
të na bjenë në sy me një herë tiparet dinarike të Ligjvënsit të math Kosovar, ndërsa Perandoresha duket se ësht e racës mesdhetare. 20)

Nga këto pak shënime kuptojmë se anthropologjija nuk ka në dorë lëndë të nxjerë nga tumulet që të mjaftojë për të vërtetuar origjinën ilire të Shqiptarvet, me gjithë se nuk e mohon n’asnjë mënyrë këtë të vërtetë. As kronikat e vjetra nuk na japin përshkrime që të kenë një farë rëndësije në këtë drejtim. Veç, që të gjitha këto provojnë katërçipërisht se Ilirët ishin indogjermanë me tipare q’i u përngjanin pak a shumë nordikvet.

Por antropologët nuk mbështeten vetëm në matjen e të vdekurvet për të shprehur mendimin e tyre mbi origjinën e një populli. Ata, edhe duke vëzhguar përfaqsonjsit e gjallë dhe duke bërë analize të holla, munt të thonë se cilës race i përket një popull. Kështu, për shëmbull, Pittard-i, i mbështetur në përfundimet e anthropometris, thotë këto fjalë për origjinën t’onë: “Nuk e di në se linguistët kanë rënë në godi për të caktuar origjinën e gjuhës shqipe. Por besoj se anthropologët do të mirren vesh shumë lehtë për të caktuar vëndin e kësaj race. Duket që tashi, me gjithë se kërkimet nuk janë në gjëndje të na e mësojnë preras, që ne mund t’i vëndosim Shqiparët në një nga suazat e klasifikimit të sotshëm të racave evropjane: n’atë të racës dinarike. 21)

Në racën dinarike hyjnë popujt që banojnë, përveç viseve të tjera, Alpet Dinarike, që prej Istries gjer në jugë të Shqipëris, duke ndjekur gjithkund bregdetin lindor t’Adriatikut e prandaj popujt që ndodhen në viset ku më parë banonin Ilirët. Raca dinarike, ose adriatide e Biasuttit dhe raca ilirike janë sinonime. 22)

Në parathënjen e një vepre të hartuar nga Lumo Skëndua, Pittard-i e jep vëndimin e tij mbi origjinën e popullit t’onë me këto f jalë: “Shqiptarët më duken të jenë stërnipat më autentikë t’ilirvet të vjetër.» 23)
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Popullit Shqipetare Empty Re: Historia e Popullit Shqipetare

Mesazh  r_3 Tue Nov 16, 2010 10:07 am

Raca shqiptare

Por, thuaj se të gjithë anthropologët kanë vëzhguar në popullin t’ënë tipare që provojnë se duhet të ketë, me doemos, kryqzime me raca të huaja. Krerët dolikoqefalë, syt e kaltërt e flokët e verdhë, që hasen aty këtu edhe ndër ne, nuk janë veçorira të racës dinarike. Lindin, pra, dyshime që duhen sqaruar. Spjegimin na e jep, deri diku, Marcello Boldrini. Ky, me gjithë se nuk e largon preras dyshimin e kryqzimevet, qoftë edhe shumë të kufizuara, me racat sllave, thot se “kushtet gjeografike, faktorët ekonomikë, ndryshimet e përgjasimet anthropologjike me popujt fqinjë, gjuha, zakonet përkrahin hipothezën e përzierjevet të vjetra që munt të kenë ndodhur edhe përpara vëndosjes së këtij populli në selin e sotëshme…” 24)
Kush munt të thotë, atëherë, se Ilirët e lashtë, kur zunë vënt në Gadishullin ballkanik, nuk ishin, që të gjithë, të një tipi të vetëm fizik, por kishte midis tyre individë të pajosur me te gjitha tiparet që shihen edhe sot në popullin shqiptar ?

Tashi duhet bërë edhe një pyetje me rëndësi që ka lidhje vetëm me tregonjsin qefalik: kur përshkrimet e vjetra dhe kafkat e të vdekurvet thonë se llirët kanë qënë kokë-gjatë, si munt të spjegohet brakiqefalija e fortë që vihet ré në Shqiptarët e sotshëm e, përgjithësisht, edhe në përfaqsonjsit e tjerë të racës dinarike? Anthropologët për shumë kohë janë orvatur t’a spjegojnë këtë fenomen. Kanë thënë në krye se, kur në disa varre, si për shëmbull në Glasinac, shihen ndër kohë të ndryshme kafka që kalojnë nga dolikoqefalija në brakiqefali, ka një popull kokë-shkurtër që vjen prej së largu dhe përzihet me vëndësit kokë-gjatë. Bile, pas një hipoteze të dytë — të dalë gjithnjë në kohën kur anthropologjija gjendej në shpërgënjt e foshnjëris — brakiqelalija kishte origjinë aziatike, domethënë ngastrat që popujt brakiqefalë zinin në kartën e Evropës ishin trevat ku popujt indo-gjermanë ishin përzierë me popujt jo të gjakut arjan t’ardhur prej kontinentit lindor. Por sot të dyja këto hipotheza janë rrëxuar preras dhe prej të gjithë shkencëtarëvet ësht pranuar se popujt kokë-shkurtër kanë rrënjë kryekëput evropjane. 25) Anthropologët janë, gjithashtu, të mendimit — me gjithë që fenomeni nuk ësht spjeguar edhé — se në disa zona tregonjësi qefalik vjen duke u rritur; po kalohet pra vazhdimisht prej kafkave dolikoide në kafka brakoide pa patur përzjerje gjaku. Pittard-i këtë fenomen e ka vënë ré në komunën e Londrës dhe në krahinën e Savojës; 26) Biasutti thot se këtë shndrrim të trajtës së kokës nuk -duhet të lodhemi për t’a kërkuar ndër gërmime të banesavet të dikurshme të popujvet, pse sot, në shumë krahina t’Evropës, nga të cilat në disa lugina t’Alpeve, ësht e dokumentuar shtesa e brakiqefalis. 27)

Në kohën kur Franz Bopp-i dhe shkolla e tij bënin krahasime ndërmjet gjuhësh të ndryshme për të zbuluar në to karakterin hindo-gjerman, një studjonjës i math engles, Max Mueller-i, shkruante se popujt që flitnin gjuhë të një rrënje, kishin edhe besime që i përngjanin mjaft njëri tjetrit. 28) Theorija e tij qe luftuar prej shumë kuj për një kohë të gjatë, por më vonë u kuptua se lufta qe e pavënt. 29) U pranua gati nga të tërë mithologët se në themel theorija e Max Mueller-it ishte e drejtë e prandaj, edhe një herë nisën kërkimet në këtë drejtim.

Ësht pohuar prej të gjithvet se baza e mithologjis arjane ësht besimi i diellit. Ky besim, si ndër popuj të tjerë të lashtë me gjuhë arjane ashtu edhe ndër Ilirët, qe në pah të math dhe, për çudi, pjesë të tij kanë mbetur gjallë gjer në ditët t’ona në popullin shqiptar.

Disa vjetë më parë u zbulua n’Austri kryeqyteti i krahinës Noricum që banohej prej Ilirësh.30) Thirrej Noreia dhe gjëndej në malin Lugenboden. Ndër sa ndërtesa të tjera u zbulua edhe pallati mbretror dhe, jo shumë lark këtij, një tempull i goditur në të tretin shekull p.e.s.. Ky tempull ësht i rrumbullakët, 31) me tetë metra diametër dhe i rrethuar me një postrehë, pullazi i së cilës mbahej, si duket, me shtylla të drunjta. Në mes ishte altari, i përbërë prej katër rrasash të të mëdha e të rënda, të latuara e të ngritura mbi tokë. Ndën altar ndodhej vatra e zjarmit për flit që truheshin. Ndonjë statujë Perëndije nuk u gjet në këtë vënt të shënjtë, pse besimi i Ilirvet ishte pa ikona. Por mënyra e ndërtimit të kujton me një herë tempujt e vjetër të Romës ku nderohej dielli.Në majë të një kodre që gjëndet pranë katundit Igls në malsi të Tirolit, Zonja Miltner ka zbuluar një tempull tjetër ilir, në mes të të cilit u gjet shtrirë një rras’ e madhe që përbënte altarin. 32) Në mëngjes, kur dielli dilte për të parën herë në buzë të malit, rrezet e tij binin mu në mes t’altarit duke-kaluar nëpër një gallustër të hapur, për këtë qëllim, në pullas. Që kjo ndërtesë ësht faltore nuk duhet të kemi asnjë dyshim; varret rreth – e – rrotull sajë vërtetojnë se, një soj si sot, edhe Ilirvet të moçëm i u pëlqente t’i varrosnin të dashurit e tyre afër tokës së bekuar.

Ndër popujt e tjerë të vjetër që banonin në Ballkan, kulti i diellit ka qënë shumë i përhapur. 33) Ky kult as nuk ka qënë i njohur në kohën greke arkaike e klasike me përjashtim të Helios-it në Rodi; por edhe për këtë dyshohet se mos ka origjinë të huaj. Një filozof platonik, Maksimi prej Tiros, tregon se fisi ilir i Peonvet adhuronte diellin në trajtë të pafytyrzuar të një disku të vogël të lartësuar mbi një shkop të gjatë. Në monedhat e mbretit Lykkeios të Peonis, që qe aleat i Ilirvet të tjerë e i Thrakasvet kundër Mbretit të Maqedhonis, shihet dëndur koka e Apollit stolisur me dafina; ky ka qënë perëndi që përfytyronte diellin.

Edhe Thrakasit që, si ç’thamë, janë të njëj gjaku e gjuhe me Ilirët, e adhuronin diellin. Sofokliu, në tragjedin e çdukur Tereus, vë këto fjalë në gojën e Thrakasit Orfé: “O Diell hyll shumë i nderuar prej Thrakasvet, miq të kuajve.” Në një tragjedi tjetër t’Eskilit, Bassaridet, Orfeu squhet që me natë për t’u ngjitur përpara agimit në majën e malit Pangeo që t’i falej Diellit, i cili për të ishte Perëndija m’e madhe.


Saimiri 17/10/2010
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Popullit Shqipetare Empty Re: Historia e Popullit Shqipetare

Mesazh  r_3 Tue Nov 16, 2010 10:10 am

Origjina e Races Shqiptare

Nuk ka shënja të shumta t’adhurimit të diellit anikonik nga ana e Thrakasvet. Por provohet mirë besimi i tyre ndaj Apollit, të cilit shumë herë i ngjiten mbiemra vendës, si për shëmlbull Sitalkas, ashtu si ç’janë thirrur shumë nga princat e vëndit, dhe Zerynthois që përfaqson emrin e një fisi të tyre. Fytyra e “kalorsit thrakas” ka zakonisht rreth kokës një kurorë rrezesh, shënj’ e qartë kjo që vërteton lidhjen shpirtrore të popullit me diellin

Të përmëndim, me qënë se ra rasja, edhe një legjendë maqedhonase, mbassi edhe populli që polli Lekën e Math ësht, si pas mendimit të shumicës së historjanvet, i një origjine me Ilirët. Perdika, themelonjsi i shtëpis mbretnore të Maqedhonis, ishte m’i vogli i tre vllezërve të cilët, nga toka e Iliris, kishin shkuar në Lebaia dhe ishin marrë në shërbim si barinj’ prej mbretit të vëndit. Kur mbretresha mbrunte bukët, kishte vënë ré se kurdoherë buka e Perdikës bymehej dy herë më shumë nga bukët e tjera. I a kallxon këtë gjë Mbretit dhe ky, i trëmbur prej këtij farë paralajmërimi, i dëbon të tre vllezrit. Ata kërkojnë rrogën q’u qe caktuar, por mbreti nuk u a jep. Veç, u tregon këtyreve diellin që n’atë çast po hynte në shtëpi nga një bir’ e pullazit, dhe u thotë: “kjo ësht rroga që ju meritoni.” Dhe ja ku Perdika përgjigjet në këmbë e në dorë: “edhe ne e pranojmë” dhe, me një thikë që kishte me vehte, shkroi mbi tokë rrethin e diellit. Pastaj hyri tri herë mbrënda këtij dielli të vizatuar për dhé e u largua bashkë me të vllezrit. Vepra me karakter magjik dha përfundimin e pritur, pse Perdika, kur pushtoi të gjithë Maqedhonin, u bë edhe zot i Lebaia-s. Legjenda dëshmon hapët se edhe ndër Maqedhonas dielli adhurohej.

Ndërsa ky adhurim i diellit tregon me saktësi vulën arjane që mbante populli ilir dhe popujt q’ishin të njëj gjaku me të, traditat e mbetura gjer më sot ndër Shqiptarë flasin hapet mbi origjinën ilire të popullit t’onë.

Populli i malevet dhe i fushavet beson edhe sot me këmbëngulje në diellin. Njëzet shekuj krishterimi e myslimanizmi nuk kanë mundur t’i a çrrënjosin këtë besim. Ai vazhdon të hetohet për diell e për rreze të tij. Një varg bestytnish (supersticjonesh) e lidhin me të. Në folklorin t’onë gjënden pjesë të shumta këngësh në të cilat kreshnikët flasin me diellin si të flisnin me një vehtje të gjallë, i kërkojnë atij të mira dhe i binden.

Por ka edhe më. D. Nikollë Gazulli na tregon se Ilirët kishin për simbol të diellit kryqin me grepça, atë që kanë pasur edhe të gjithë popujt arjanë dhe që përfaqsonte zjarmin, flakën e gjallë. 34) Ky simbol, na siguron Autori, ësht i njohur edhe sot ndër malsit e Snkodrës. Shumë gra e qëndisin kryqin me grepça ndër xhubleta të tyre. Në hetimet që ai ka bërë duke pyetur ato që mirren me këto qëndima, ka nxënë se ky trashgim u ka mbetur prej plakash të moçme.

***

Tashi të përmbledhim mendimet mbi origjinën e racës shqiptare.

Pamë në këto faqe se Ilirët janë popull me gjak e gjuhë indo-gjermane dhe se Shqiptarët janë bijt e tyre të vëndosur në krahinat e sotshme që nga kohët më të lashta.

Nga theorit e ndryshme linguistike, shkencëtarët po përkrahin më shumë atë që thotë se gjuha shqipe ësht një gjuhë thrakoilire dhe, duke qënë se po provohet se Thrakas e Ilir janë dy degë të një ethnos-i të vetëm, duhet pranuar mendimi i Ribezzo-s, si pas të cilit Shqiptarët e sotshëm janë pasardhësit e Ilirvet.

Kërkimet arkeologjike na vijnë në ndihmë pikërisht atje ku lajmet historike mungojnë dhe provat gjuhësore nuk kanë fuqi. Ësht një periudhë kur karta ethnografike e Ballkanit ësht përzier shumë, pse popuj të ndryshëm aziatikë janë dyndur mbi tokët e Gadishullit dhe popujt anas (autoktonë) kanë qenë të detyruar të ndryshojnë vënt. Zbulimet e tumuleve të Komanit dhe ato të Afionës japin lëndë të mjaftë për të vërtetuar vazhdimin e elementit ethnik që nga shkatrrimi i Perandoris së Romës gjer në shekullin e tetë e.s.. Pas kësaj kohe historija nuk flet më për migrim fisesh të huaja në tokën e banuar prej Shqiptarvet.

Anthropologët nuk kanë lëndë të mjaftuarshme skeletrike për të vëndosur se Shqiptarë e Ilirë janë një racë e vetme. As kronikanët e vjetër nuk përshkruajnë gjë me saktësi. Por nga studimet e bëra mbi Shqiptarët e sotshëm provohet se këta janë të një race të vetme që thirret dinarike ose ilirike dhe kanë afrim vetëm me ata popuj që janë vëndosur në vise ku historikisht provohet se ka një nënshtresë të dëndur Ilirësh.

Më në funt, nga mithologjija nxjerrim gjith ato prova për të vërtetuar se të parët t’anë ishin
arjanë dhe se Shqiptarët e sotshëm ruajnë edhe sot shumë besime në lidhje me diellin. Këto bestytni na kanë mbetur trashgim nga besimet e Ilirvet.

Saimiri 17/10/2010
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Popullit Shqipetare Empty Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Mesazh  r_3 Tue Dec 14, 2010 12:55 am

Historia e Popullit Shqipetare Shqiperia_etnike001

Pavarësia e Kosovës formalizoi vullnetin e shqiptarëve për liri dhe pavarsi. Gjatë nëntë viteve me radhë, bisedimet me ndërkombëtarët rezultuan në një marrëveshje që duhet të merrte parasysh vullnetin e Shqiptarëve për pavarësi nga Serbia, të garantonte sa më shumë të drejta për serbët e Kosovës dhe të parashikonte një mekanizëm ndërkombëtar, i cili do të kujdesej për mbarëvajtjen e kësaj marrëveshjeje.

Ky mekanizëm ndërkombëtar, i shprehur në fillim në formën e UNMIK, ndërsa tashti edhe në formën e EULEX, ka ngatërruar shpesh misionin për shoqërimin e Kosovës në rrugën e saj drejt pavarësisë me mbrojtësin e interesave, jo të serbëve të Kosovës, por të vetë Serbisë, duke anashkaluar vullnetin e kosovarëve për pavarësi.Eshte e natyrshme prania e forcave ushtarake të NATO-s për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës deri në formimin dhe konsolidimin e një force të mirëfilltë mbrojtëse të Kosovës. Asht e pranueshme që misioni civil i EULEX të shoqërojë institucionet kosovare drejt forcimit të tyre.Por asht e papranueshme që segmente të caktuara, të cilat bëjnë vend në këta organizma ndërkombëtarë të cenojnë integritetin territorial të Kosovës dhe vullnetin e popullit të saj për vetëvendosje.
Duke filluar nga 17 Shkurti i vitit të kaluar, Kosova asht njohur nga një numër i rëndësishëm vendesh dhe institucionet e saj kanë marrë formë. Njohjet e pamjaftueshme ndërkombëtare, roli i paqartë i organizmave ndërkombëtarë dhe pengesat që vazhdojnë t‘i vijnë nga Serbia dhe aleatët e saj kanë prerë hovin e zhvillimit të shtetit të ri shqiptar.Duket sikur institucionet e Kosovës janë vënë në pozita pritëse qoftë në lidhje me zhvillimet e mrendshme, sidomos në Veri të Kosovës, qoftë në lidhje me ato ndërkombëtare. Për sa i përket organizimit politik, përcaktimi i lokaliteteve me shumicë serbe asht bë në mënyrë plotësisht arbitrare, duke futur në to edhe shumë fshatra të populluar vetëm ose pothuajse vetëm me shqiptarë. Zmadhimi artificial i lokaliteteve me shumicë serbe, që i jep një pakice të popullsisë rreth 25% të territorit, reflektohet edhe në mungesën e proporcionalitetit të pushtetit qendror që u asht garantuar serbëve.Kjo vjen nga papërgjegjshmëria e organizmave ndërkombëtarë, por edhe nga mefshtësia e autoriteteve shqiptare, jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri e gjetkë. Ky proces cenon jo vetëm zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës, por edhe të Shqipërisë dhe të trevave të tjera shqiptare. Zhvillimet politike, ekonomike dhe shoqërore nuk duhet dhe nuk mund të shihen si të veçuar. Prandaj, ky proces duhet të kundërshtohet me forcë, jo vetëm nga institucionet e Kosovës, por nga të gjithë shqiptarët.

Simbolika dhe retorika politike, e këshilluar nga ndërkombëtarët dhe e përdorur nga institucionet e Kosovës, nuk kënaqet me ngritjen në këmbë të institucioneve që garantojnë të drejtat e minoriteteve, por kërkojnë të japin pamjen e një shteti shumetnik, i cili funksionon në bazë të marrëveshjes midis grupeve etnike. Kërkohet të krijohet një identitet i ri kombëtar sikur shtetforcimi i Kosovës të varej nga riformatimi kombëtar i saj. Kërkohet të ruhet një distancë e pashpjegueshme midis dy shteteve shqiptare sikur Kosova të kishte kërkuar pavarësi prej Shqipërisë dhe jo prej Serbisë.Bashkimi Evropian na jepet si shembull i zhdukjes së identitetit kombëtar dhe në emër të tij na kërkohet të heqim dorë nga përkatësia jonë kombëtare. Ndërkohë që çdo bashkëpunim midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës shihet si hap drejt krijimit të një Shqipëri Etnike.Ne na jepet një imazh i gabuar për Bashkimin Evropian dhe për veten tonë, pasi në të vërtetë, BE nuk i ka kaluar caqet e një organizmi ndërkombëtar dhe ne si shqiptarë nuk duam veçse të krijojmë mekanizmat e nevojshëm për zhvillimin tonë. Kjo bën që sot marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë të mos jenë as në nivelin e marrëdhënieve midis dy vendeve të BE-së. Për më tepër, ideja e një Shengeni mbarëshqiptar, e cila u hodh në takimin midis dy Presidentëve shqiptarë, nuk mori asnjë reagim nga qeveritë përkatëse.

Pavarësia e Kosovës, e shpallur më 17 Shkurt 2008, nuk asht një qëllim në vetvete. Mundësitë që na jepen nga ekzistenca e një shteti të dytë shqiptar të pavarur duhet të shfrytëzohen në funksion të zhvillimit politik, ekonomik dhe shoqëror të të gjithë shqiptarëve. Zhvillim politik pikë së pari, pasi kuadri i marrëdhënieve shqiptaro-shqiptare asht hala i paqartë. Marrëdhëniet midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës nuk duhet të synojnë “fqinjësinë e mirë”, por mbrojtjen e interesave kombëtare të shqiptarëve. Marrëdhëniet midis shteteve shqiptare nuk duhet të jenë “diplomatike” por “vëllazërore”.Kur do të mblidhet Këshilli i përbashkët i Ministrave i bashkëkryesuar nga kryeministrat shqiptarë për t‘u dhënë zgjidhje çështjeve me karakter jo vetëm ndërshtetëror, por edhe kombëtar? Kur do të mblidhen në seancë të përbashkët Parlamentet shqiptare? Po Gjykatat e Larta të të dyja shteteve shqiptare kur do të marrin parasysh, edhe pse jo në mënyrë të detyrueshme, vendimet e njëra-tjetrës? Pak rëndësi ka nëse qeveritë përkatëse do ta shesin këtë bashkëpunim si parakusht i integrimit evropian apo si mbrojtje të interesave kombëtare.

Ajo që ka rëndësi asht nevoja që kanë shqiptarët për këtë bashkëpunim. Për sa i përket zhvillimit ekonomik, ai mbetet i vakët. Shkëmbimet tregtare midis Kosovës dhe Shqipërisë janë të papërfillshme dhe kjo si pasojë, sidomos, e mungesës së infrastrukturave rrugore, energjetike, financiare dhe asaj të telekomunikacioneve. Këto përbëjnë matricën e zhvillimit ekonomik ndërshqiptar. Heqja e taksave të aeroporteve do të përmirësojë ndjeshëm komunikim ajror, ndërsa rruga Durrës Prishtinë do ta zbehë edhe më shumë rolin e kufirit shqiptaro-shqiptar. Në fushën energjetike, asht e nevojshme të mendohet nga të dyja qeveritë një strategji e përbashkët në fushën e energjisë. Krijimi i një tregu të përbashkët energjetik nënkupton ngritjen e një autoriteti rregullues të përbashkët dhe lejimin e operatorëve të prodhimit dhe të shpërndarjes së energjisë të veprojnë lirisht në të dyja shtetet.Kjo do të ketë si pasojë rritjen e konkurrencës, uljen e çmimeve për konsumatorët dhe rritjen e numrit të shërbimeve që do të ofrohen nga operatorët. Përmirësimi ose ngritja e infrastrukturave të mësipërme duhet të shoqërohet nga krijimi i një infrastrukture të përbashkët financiare, ku do të spikasin veçanërisht rregullatorë të përbashkët sidomos për bankat, kompanitë e sigurimeve dhe institucionet e tjera financiare dhe një bursë e përbashkët në formën e një platforme elektronike me dyer hyrëse në Tiranë dhe në Prishtinë.Mbi të gjitha, a nuk do të ishte më mirë të kishim një Kombëtare të vetme? Erërat e ngrohta dhe të ftohta të globalizimit që po fryjnë në hapësirën shqiptare kanë nevojë për një shoqëri shqiptare të fortë, të ditur dhe të zhvilluar. Globalizimi përkthehet në mundësi për shoqëritë e zhvilluara dhe në vështirësi për shoqëritë më pak të zhvilluara.Mirëpo, zhvillimi ynë kalon nga bashkëpunimi në rang kombëtar.



Edituar për herë të fundit nga r_3 në Wed Dec 15, 2010 5:14 pm, edituar 1 herë gjithsej
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Popullit Shqipetare Empty Luftojm per nje Shqiperi

Mesazh  r_3 Tue Dec 14, 2010 12:57 am

1. Luftojmë për Flamurin Kuq e zi, për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar.

2. Luftojmë për një Shqipëri të Lirë, Etnike, demokratike, me bazë shoqërore moderne.

3. Luftojmë për një Shqipëri ku do të mbretërojë liria e fjalës dhe e mendimit.

4. Luftojmë për një Shqipëri të rregullueme ekonomikisht dhe shoqërisht, në mënyrë që të mos ketë shfrytëzues dhe të shfrytëzuem, d.m.th të mos ketë njerëz që jetojnë në kurriz të të tjerëve; mos të ketë bujq pa tokë të vetën të mjaftueshme, puntorë krahu dhe mendjeje pa banesë dhe jetë të sigurueme, pra një Shqipëri të rregullueme me një sistem ekonomik rrënjësisht të reformuem simbas shpirtit dhe nevojave të popullit shqiptar.

5. Luftojmë për një Shqipëri ku do të zbulohen, do të përkrahen dhe do të rriten vlerat e fshehura në çdo shtresë të popullit, me anë të shkollës shqiptare.

6. Luftojmë për një Shqipëri ku do të çmohen drejtësisht të gjitha vlerat, pa dallim moshe, krahine, besimi apo klase.

7. Luftojmë për të formue një Shqipëri të drejtueme nga njerëz të pa kompromentuem, nga shqiptarë që nuk janë kursyer në çdo kohë e në çdo rrethanë për shpëtimin dhe të mirën e këtij vendi, prej burrash puntorë, të aftë e të ndershëm.

8. Luftojmë për një Shqipëri që të dënojë pa mëshirë dhe në mënyrë shembullore antipatriotët, tradhëtarët, të shiturit, ngatërrestarët, spekulluesit, spiunët; për një Shqipëri ku nuk do të kenë vend dallkaukët, servilët dhe të gjithë ata që pengojnë zhvillimin dhe përparimin e Shqipërisë së Rilindur.

9. Luftojmë për të harmonizue dhe bashkue energjitë e Kombit, për të gatue bashkimin mendor dhe shpirtëror të të gjithë shqiptarëve.

10. Luftojmë për mobilizimin e të gjitha fuqive të gjalla të Kombit, kundra pushtuesit, për realizimin e idealit të lartë kombëtar:

Shqipëria Shqiptarëvet!
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Popullit Shqipetare Empty Rënia e Krujës, e Shkodrës dhe e kështjellave të tjera

Mesazh  r_3 Wed Dec 15, 2010 5:15 pm

Luftimet e vitit 1474 treguan se luftëtarët shqiptarë ishin ata që mbrojtën me gjakun dhe jetën e tyre qytetin e Shkodrës, duke përballuar me heroizëm sulmin e forcave osmane. Shqiptarët luftonin me vetëmohim kudo që ndodheshin, si mbrojtës të kështjellës, si sulmues në rrethinat e Shkodrës etj. Prandaj Republika e Venedikut u kujdes të forconte lidhjet me ta, duke u kushtuar vëmendje sidomos marrëdhënieve me fisnikët shqiptarë, si me Dukagjinët, Gjurashët, Stres Balshajt, Arianitët etj.
Pas rrethimit të parë të Shkodrës, sulltan Mehmeti II i angazhoi ushtritë osmane kryesisht me pushtimin e brigjeve të Detit të Zi dhe pas dy vjetësh i drejtoi ato kundër Shqipërisë Qendrore e të Epërme.
Dështimi i fushatës ushtarake të vitit 1474 e bindi sulltan Mehmetin II se për pushtimin e kështjellave shqiptare duhej përdorur i gjithë potenciali ushtarak i Perandorisë Osmane dhe se ato duhej të sulmoheshin radhazi.
Për zbatimin e këtij plani trupat osmane erdhën përsëri në Shqipëri në vitin 1476, rrethuan Krujën, që ishte për ta pengesa më e rëndësishme në drejtim të Shkodrës.
Republika e Venedikut duke vlerësuar rëndësinë strategjike të Krujës për mbrojtjen e zotërimeve te saj në Shqipëri, u përpoq të lidhej sa më shumë me shqiptarët dhe kërkoi që të kthehej në Shqipëri djali i Skënderbeut, Gjon Kastrioti, i cili jetonte në pronat që kishte trashëguar në Mbretërinë e Napolit. Për mbrojtjen e Krujës Venediku vendosi këtu 300 stratiotë shqiptarë të sjellë nga Moreja.
Për të liruar Krujën nga rrethimi u formua një ushtri e përbashkët shqiptaro-veneciane, e cila në vitin 1477 sulmoi trupat osmane, që mbanin të rrethuar Krujën, dhe u shkaktoi atyre humbje të rënda. Në vend që fitorja të çohej në fund, ushtria shqiptaro-veneciane ra pas plaçkës së madhe të kampit armik, veprim ky që u dha mundësi forcave kundërshtare të riorganizoheshin menjëherë dhe të ndërmerrnin një sulm të befasishëm. Trupat osmane siguruan një fitore të plotë mbi ushtrinë shqiptaro-veneciane dhe vazhduan kështu rrethimin e Krujës.
Në pranverë të vitit 1478 trupa të freskëta osmane filluan të marshonin mbi tokat shqiptare dhe më 14 maj kontingjentet e para të tyre rrethuan Shkodrën. Brenda një kohe të shkurtër, deri më 15 qershor, ato u përforcuan me ardhjen e ushtrive të tjera të drejtuara nga bejlerbeu i Rumelisë, nga bejlerbeu i Anadollit, si dhe nga vetë sulltan Mehmeti II.
Pas një rrethimi dyvjeçar mbrojtësit heroikë të Krujës dhe banorët e strehuar në kështjellë, të mbetur pa asnjë lloj ushqimi, u detyruan të pranonin kërkesën e sulltanit për dorëzimin e kështjellës me kusht që të largoheshin të lirë nga qyteti. Më 16 qershor të vitit 1478 trupat osmane hynë në kështjellën e Krujës, por sulltani nuk e mbajti premtimin dhe ata, me përjashtim të qeveritarit venecian, vranë të gjithë meshkujt e rritur që gjendeshin në Krujë, ndërsa gratë e fëmijët i kthyen në skllevër.
Pasi mori Krujën, sulltani kërkoi pushtimin e menjëhershëm të Shkodrës. Prandaj të gjitha forcat ushtarake osmane u përqendruan në luftë për pushtimin e saj.
Ashtu si gjatë rrethimit të vitit 1474, krahas qytetarëve shkodranë, në luftën për mbrojtjen e Shkodrës në 1478 morën pjesë edhe banorë të rrethinave e të viseve të tjera shqiptare, duke përfshirë edhe bashkëluftëtarë të Skënderbeut. Në radhët e tyre ishin edhe anëtarë të familjes së njohur shkodrane Dukagjini, nga të cilat ranë në fushën e nderit Teodori dhe Budomiri.
Për të mposhtur mbrojtësit e Shkodrës, si asnjëherë më parë, osmanët përdorën gjerësisht artilerinë, të cilën e vendosën rreth kështjellës. Vetëm topa të rëndë ishin mbi 10. Prej më se një muaji mijëra predha goditën vazhdimisht muret e Rozafës, të cilat i dëmtuan rëndë. Edhe pse në shumë vende muret u rrafshuan, mbrojtësit e kështjellës u përleshën trup me trup me forcat osmane dhe i zbrapsën e i thyen sulmet e vazhdueshme të tyre. Në këto luftime të rrepta krahas burrave morën pjesë edhe gratë e strehuara në kështjellë.
Humbje të rënda trupave osmane u shkaktuan edhe luftëtarët që vepronin në rrethinat e Shkodrës. Këta sulmonin vazhdimisht nga drejtime të ndryshme, sidomos duke ardhur me varka nga liqeni i Shkodrës dhe nga bregu i përtejmë i Bunës.
Deri në fillim të muajit gusht të vitit 1478 trupat osmane e sulmuan vazhdimisht kështjellën e Rozafës, por pa ndonjë përfundim dhe me humbje të rënda për ta. Prandaj sulltan Mehmeti II vendosi t'i mposhtte mbrojtësit e saj nëpërmjet urisë duke forcuar rrethimin e tyre. Për këtë ai ndërmori sulme mbi të gjitha kështjellat e tjera në afërsi të Shkodrës, si Zhabjaku, Drishti e Lezha, që shërbenin si baza të rëndësishme strehimi e furnizimi për luftëtarët shqiptarë që vepronin jashtë kështjellës së Rozafës.
Detyra për pushtimin e kështjellës së Zhabjakut, që ishte në brigjet e liqenit të Shkodrës, iu ngarkua ushtrisë së bejlerbeut të Rumelisë. Mbrojtësit e Zhabjakut, ku e kishte selinë Gjon Gjurashi (Cërnojeviçi), djali i Stefanit që kishte vdekur rreth vitit 1465, nuk bënë asnjë qëndresë dhe ua dorëzuan kështjellën trupave osmane.
Pushtimi i Drishtit, ku po përhapej sëmundja e murtajës, iu ngarkua ushtrisë së bejlerbeut të Anadollit. Për tri javë mbrojtësit e Drishtit përballuan me burrëri sulmet e trupave osmane. Vetëm pasi shkatërruan me artileri nga të gjitha anët muret e fortesës (muret rrethuese të qytetit), më 1 shtator ushtritë osmane u futën në qytetin e shkretuar të Drishtit, kurse kështjella e tij mbeti ende e papushtuar. Rreth 300 drishtianë të zënë rob, ata i vranë nën muret e Rozafës për të ligështuar mbrojtësit e saj. Disa ditë më vonë, pasi morën më parë Lezhën, osmanët pushtuan edhe kështjellën e Drishtit. Edhe me mbrojtësit e kështjellës së zënë rob ata vepruan si me të tjerët, duke i vrarë nën muret e kështjellës së Rozafës.
Më 5 shtator trupat e bejlerbeut të Rumelisë u futën lehtësisht në kështjellën e Lezhës, sepse ajo u braktis nga komandanti venecian që drejtonte mbrojtjen e saj. Banorët e qytetit, që ishin strehuar në ishullin e Lezhës, u kapën dhe u vranë para mureve të kështjellës së Shkodrës.
Pas pushtimit të kështjellave të mësipërme, që e përforconin mbrojtjen e Shkodrës, sulltan Mehmeti II me pjesën më të madhe të ushtrisë, më 8 shtator të vitit 1478, mori rrugën e kthimit në Stamboll. Trupat që mbetën në Shqipëri kishin për detyrë të vazhdonin rrethimin e Shkodrës derisa uria të mposhtte qëndresën heroike të shqiptarëve.
Ndërkohë, pas përpjekjeve shumëvjeçare, më 25 janar 1479, Venediku arriti të siguronte nënshkrimin e paqes me sulltan Mehmetin II. Në traktatin e paqes, ndër të tjera, ishte përfshirë edhe çështja e Shkodrës. Në bazë të tij Shkodra kalonte në duart e osmanëve, kurse mbrojtësit e banorët e saj mund të largoheshin të lirë prej qytetit të tyre. Më 25 prill të vitit 1479 forcat osmane hynë në Shkodër. Banorët e Shkodrës e të rrethinave të saj i braktisën ato masivisht dhe u vendosën kryesisht në rajonin e Venedikut. Bashkë me ta emigruan edhe personazhe të shquara të jetës politike shqiptare, si Lekë e Nikollë Dukagjini, Gjon Gjurashi (Cërnojeviçi) etj.
Po gjatë vitit 1479, Republika e Venedikut u dorëzoi osmanëve në Shqipërinë e Poshtme kështjellat bregdetare të Himarës, të Sopotit (Borshi) e të Kastrovilës. Osmanët morën edhe zotërimet e fundit që despoti Leonard I (IV) Toko kishte në Shqipërine e Poshtme.
Edhe pas rënies së këtyre kështjellave në duart e osmanëve, lufta e shqiptarëve kundër pushtuesve nuk u shua, ajo mbeti gjithnjë e gjallë dhe iu përshtat rrethanave të reja, kur qytetet e kështjellat e vendit kishin rënë përfundimisht në duart e pushtuesve.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Popullit Shqipetare Empty Historia e Trevave Shqiptare

Mesazh  r_3 Fri Dec 17, 2010 1:47 pm

Në pikëpamje të organizimit të përgjithshëm kishtar, kisha shqiptare ishte në varësi të Papës së Romës. Ky i fundit ushtronte autoritetin e vet në trevat shqiptare nëpërmjet mëkëmbësit (vikarit) të tij të përgjithshëm, me seli në Selanik. Por, duke filluar nga shek. V, Patriarkana e Konstandinopojës u përpoq t’i vërë në varësinë e vet peshkopatat shqiptare. Ballafaqimi midis Romës e Konstandinopojës për hegjemoni kishtare në Shqipëri (në kishën e Ilirikut) doli veçanërisht në pah gjatë së ashtuquajturës “Kriza akaciane” (484-519). Me atë rast, peshkopët iliro-shqiptarë konfirmuan besnikërinë e tyre ndaj Romës. Veçanërisht të vendosur në komunionin me Papën ishin kleri i provincave të Dardanisë, Epirit të Vjetër dhe Prevalit. Kurse në provincën e Epirit të Ri qëndrimi qe i pavendosur. Sipas raporteve të të dërguarit të papës Hormisda, më 519, populli dhe kleri i Skampës apo i Liknidit (Ohrit) ishin besnikë të vendosur të Papatit, ndërkohë që peshkopë të tjerë të provincës kishtare të Epirit të Ri, midis tyre edhe kryepeshkopi i Durrësit, anonin nga Patriarkati i Konstandinopojës. Perandori Anastasi I (491-518), me origjinë nga Durrësi, ndikoi nga ana e tij për të forcuar lidhjet e mitropolisë së Durrësit me Patriarkatin e Konstandinopojës. Gjithsesi, perandori tjetër bizantin me origjinë iliro-shqiptare, Justiniani I (527-565), e njohu juridiksionin e Romës mbi kishën e Ilirikut, aq më tepër që, nën sundimin e tij, Italia u bashkua me Perandorinë Bizantine dhe kontrolli i Perandorit përfshiu edhe territoret nën juridiksionin e Papës së Romës. Nën sundimin e tij u krijua edhe një vikariat i dytë në Justiniana Prima (Shkup), që mori nën juridiksion provincat kishtare të Dardanisë dhe të Prevalit. Epiri i Ri dhe Epiri i Vjetër vazhduan të varen nga vikariati i Selanikut. Ndryshe nga bashkëpatrioti i tij nga Durrësi, perandori Anastas, që u përpoq t’i shkëpuste lidhjet e episkopatit të Ilirikut me Romën dhe ta vendoste atë nën juridiksionin e Konstandinopojës, Justiniani rikonfirmoi lidhjet e peshkopatave të Ilirikut me Papën e Romës, duke u vënë fre ambicieve të Patriarkut të Konstandinopojës për t’i shtënë ato në dorë.
Ndryshimet politike që ndodhën në trevat shqiptare dhe në krejt rajonin në shek. VI-X, u shoqëruan me ndryshime të rëndësishme edhe në kuadrin e organizimit kishtar. Në përfundim të dyndjeve të popujve, një sërë qendrash peshkopate u rrënuan dhe nuk përmenden më; të tilla qenë: Onkezmi, Skampa, Amantia, ndërkohë që të tjera seli peshkopate shfaqen për herë të parë: Cerniku, Deja, Kruja, Himara, Devolli, Kolonja, Dibra etj.
Në kohën e sundimit bullgar (shek. IX-X), selia mitropolitane e Nikopojës (Epiri i Vjetër) u zhvendos më në jug, në Naupakt, ajo e Dardanisë nga Shkupi kaloi në Ohër, kurse mitropolia e Prevalit nga Shkodra kaloi në Tivar.
Por ngjarja më e madhe në kuadrin e organizimit kishtar të trevave shqiptare ishte vendimi i vitit 732 i perandorit bizantin ikonoklast, Leoni III, për t’i hequr peshkopatat shqiptare nga varësia e Papës së Romës dhe për t’i kaluar ato nën juridiksionin e Patriarkut të Konstandinopojës. Tashmë një pjesë e mirë e Italisë bashkë me Romën ndodhej nën sundimin e frankëve, rivalë të rreptë të bizantinëve, kështu që pushoi së vepruari edhe ndikimi i perandorit bizantin mbi Papën e Romës.
Gjithsesi, edhe pas kësaj date vazhdoi ndikimi i Romës në një varg dioqezash të Shqipërisë së Epërme, në Preval e Dardani në mënyrë të veçantë. Në këtë drejtim luajtën rol lidhjet gjithnjë të gjalla ekonomike, tregtare e kulturore midis dy brigjeve të Adriatikut (atë kohë Italia e Jugut ishte gjithmonë provincë bizantine). Por një rol të veçantë në ruajtjen e lidhjeve kishtare me Romën luajtën manastiret e mëdha të urdhrit të Shën Benediktit, që shfaqen në trevat shqiptare që prej shek. VI dhe që vazhduan të mbijetojnë përgjatë gjithë mesjetes..
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Popullit Shqipetare Empty Mali zi nje nga trevat e shqiperis

Mesazh  r_3 Fri Dec 17, 2010 1:49 pm

Malësia e Madhe është pjesë e trojeve shqiptare dhe shtrihet në lindje të Podgoricës(Mal të Zi)e vazhdon deri në pjesen veriore të Liq.Shkodres, duke perfshirë një pjesë të mirë të Qarkut Malësi e Madhe në Shqipëri.Është zonë malore me lartësi mbidetare midis 800 e 1700 m. Në tërë këtë hapësirë rrjedh lumi i Cemit, i cili buron nga Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna) dhe derdhet në Moraçë.Kjo krahinë shqiptare shtrihet në pjesën veri-përëndimore të Shqipërisë, që nga Shala deri te Shpella e Berishës në brigjet e lumit Moraça.Në Mesjetë ky regjion njihet si Pulti ose Pulati ne dokumentat Bizantin.Ky regjion ka një popullsi autoktone shqipetare.Qendra kryesore eshtë Tuzi ne Mal të Zi kurse Kopliku në Qarkun Malësi e Madhe në Shqipëri.Rrethi Malësi e Madhe në Shqipëri përbëhet nga Bashkia Koplik dhe nga 5 komuna: Komuna Kelmend, Kastrat, Shkrel, Rrethinat e Koplikut dhe Komuna Gruemirë, të cilat, në vitin 2009 numërojnë rreth 40 015 zgjedhës..Kurse pjesa e M.Madhe ne Mal te Zi kanje popullsi prej 60.000 banoresh kryesisht shqiptar.

Historia e Malsisë
Sipas traditës popullore të Malsisë,të parët e ketyre fiseve shqiptare ishin nga Bosna dhe Hercegovina,te cilet ishin detyruar te shpernguleshin drejt jugut pas invazionit sllav dhe pushtimit osman,dhe ishin vendosur ne keto anë.Pikërisht Eposet e kreshnikve shqiptar(Cikli i kengevë Muja dhe Halili,nga Lugjet e Verdha (Jutbina) diku ne Kroaci ose Bosnje)e vertetojne me së miri tezen se Iliro-Shqipetarët ishin deri vone prezent ne brendesi të Bosnjes dhe Hercegovinës.Tradicionalisht besohet se në fillim ishin 12 fise shqiptare te Malsisë;Kelmendi, Hoti, Gruda(Sumasi), Shkreli, Kastrati, Trieshi(Triepshi), Piperi, Kuçi, Vasojeviçi, Krasniqja, Gashi dhe Bytyçi.Sipas Legjendës i pari i tyre që erdhi ne Malesi quhej KEQ PREKA dhe kishte 5 djem;Lazar Keqi (Hoti), Ban Keqi (Trieshi), Kras Keqi (Krasniqi), Piper Keqi (Piperi), dhe Vaso Keqi (Vasojeviçi).Trieshi ishte vellau i vogël i Hotit ndersa Piperi dhe Vasojeviçi me kalimin e kohës u sllavizuan plotesisht,sikurse nje pjesë e Kuqit,kurse Krasniqi me ardhjen e turqve u islamizua.Në veri keto fise kufizoheshin me sllavët, ne jug me Arberinë dhe ne prendim me Shkodrën. Nuk eshtë e qartë se cilit fis i perkisnin Rrancat e Malsisë, Kopliku, Grizha, Buza e Ujit, Jubica, Reçi, Lohja e Rrjolli, por ato ishin pjese e Malsisë.Më vonë erdhen Dukagjinasit(Shala,Shoshi etj) dhe u futen si pyke ne mes të Malsisë duke e ndare në dysh;Malesi të Madhe(Hoti, Gruda, Kelmendi,Koja e Kuçit, Kastrati, Shkreli dhe Triepshi)dhe Malesi të Vogël(Krasniqja, Gashi, Bytyçi).

Malësia e Madhe ndahet në tri zona: zonat bjeshkore, zonat malore dhe zonat fushore.

Zonat bjeshkore janë: Triepshi, Korita e Hotit, Kelmendi dhe disa zona të Shkrelit.

Zonat malore janë: Koja, Fudnat, një pjesë e Grudës, pjesa e madhe e Hotit, një pjesë e Kastratit dhe e Shkrelit.

Zonat fushore janë: Kopliku, Gruemira, Buz-Uji, një pjesë e Kastratit dhe e Hotit, si dhe Gruda, e cila ka më së shumti fushë: Fusha e Cemit, Dheu i Zi, Fusha e Vllanës, Fusha e Vranës, Fusha e Tuzit, Fusha e Mileshës dhe Fusha e Dinoshës
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historia e Popullit Shqipetare Empty Re: Historia e Popullit Shqipetare

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi