www.shpirti.albanianforum.net


Join the forum, it's quick and easy

www.shpirti.albanianforum.net
www.shpirti.albanianforum.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» A mund te beni seks me nje te panjohur?
Historiku i Camris EmptyWed Jan 30, 2013 11:23 pm nga koti003@hotmail.com

» Nje pershendetje per Antaret e Rinj
Historiku i Camris EmptyWed Jan 30, 2013 11:21 pm nga koti003@hotmail.com

» Si Mendon Munte Duash Dy Njerez Ne Nje Kohe ?
Historiku i Camris EmptyMon Jul 16, 2012 10:23 pm nga ariani

» A mund ti ket te gjitha nje Femer?
Historiku i Camris EmptyMon Jul 16, 2012 10:22 pm nga ariani

» Pergjigjuni duke ber dhe nje pyetje ne vazhdim
Historiku i Camris EmptyMon Jul 16, 2012 10:19 pm nga ariani

» fraza poezi anglisht
Historiku i Camris EmptyFri Jul 13, 2012 11:25 pm nga ariani

» Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :)
Historiku i Camris EmptyTue Jun 19, 2012 5:33 am nga ariani

» pershendetje kur hyni dhe dilni nga forumi
Historiku i Camris EmptyMon Jun 18, 2012 9:10 am nga ariani

» A E NJIHNI E KENI NDJER DASHURIN E VERTET???NESE PO...SI E KUPTONIE DINI QE ESHTE AJO DASHURIA E VERTET???
Historiku i Camris EmptyThu Mar 03, 2011 3:56 pm nga r_3

Shtypi i Shkruar
Menu Shpirti.net
April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar


Historiku i Camris

Shko poshtë

Historiku i Camris Empty Historiku i Camris

Mesazh  r_3 Fri Dec 17, 2010 9:30 am

Revista “Shqip”, publikon për herë të parë një studim të panjohur për Çamërinë të botuar në revistën “Vatra Shqiptare” që nxirrte Radio-Tirana në vitin 1941, i cili është bazuar mbi ngjarje, fakte dhe dokumente historike. Ku hidhet dritë mbi masakrat e genocidin e pashembullt grek ndaj popullsisë shqiptare çame autoktone, që e ka zanafillën qysh nga viti 1780 kur ajo ishte e gjitha e besimit ortodoks.

Në kuadrin e 28 qershorit, ditë e cila ne shqiptarëve na kujton fillimin e genocidit të egër e të pashembullt te bandave shoviniste greke të gjeneralit Napolon Zerva ndaj popullsisë shqiptare autoktone të Çamërisë (e cila me vendim të Parlamentit Shqiptar është caktuar si datë përkujtimore për të kujtuar vuajtjet e persekucionin e asaj popullsie martire), revista “Shqip” po publikon këtë shkrim për Çamërinë dhe historinë e saj të dhimbshme nën okupimin e shtypjen e grekëve, e cila ka vijuar në mënyrë sistematike në këto tre-katër shekujt e fundit.

Në këtë artikull studimor (ku autori nuk ka vënë emrin e tij), edhe pse i shkruar në një kohë kur Italia ishte në luftë me Greqinë, e gjithë historia e marrëdhënieve të Çamërisë me Greqinë, trajtohet me një objektivitet shkencor, duke filluar nga viti 1870, kur ajo popullsi ishte e gjitha e besimit ortodoks, e deri në vitin 1941, kohë kur është botuar edhe shkrimi në fjalë, të cilin po e publikojmë me disa shkurtime dhe duke mos i bërë asnjë ndryshim në aspektin gjuhësor.

Tokat e Nanës Shqipni

Shënime mbi Çamërinë, mbi historinë e saj dhe mbi ambientin gjeografik

Çamëria qysh prej kohëve të lashta ka qenë gjithmonë Shqiptare dhe në historitë e vjetra çamërit quhen titanë, kurse gegët quhen viganë (me pa Odhisenë). Të gjithë shkrimtarët grekë i quanin barbarë sikur quanin barbaroglotë të gjithë të huajtë që fjaloseshin në gjuhë të huaja.

Çamët kanë qenë gjithmonë të krishterë deri në kohën e Ali Pashë Tepelenës, por edhe në periudhën e muslimanzimit ka ekzistuar gjithmonë midis të krishterëve dhe muhamedanëve një bashkëpunim i plotë për mbrojtjen e interesave Kombëtare dhe për luftën kundra grekëve.

Në 1913, kur Çamëria e shkretë u detyrua të pranojë sundimin grek iu imponoj ushtrive zaptuese kondidat që vijojnë:
1) Vetëm ushtrija e rregullshme kishte të drejtë të zaptonte vëndin.
2) Respektin e nderit dhe zakoneve të vendit.
3) Dorëzimin e armëve vullnetarisht.

Por megjithëkëtë fatkeqësisht grekërit me të hyrë në Çamëri, filluan t’i bëjnë të padurueshme jetesën popullsive duke u munduar ta çkombtarizojnë. Një vjedhje e parë në dëm të shqiptarëve u paraqit nga plot 25.000 kokë bagëti përveç të hollave dhe sendve me vleftë; kryetarët me më rëndësi ose shpëtuan duke ikur mal më mal ose pyll më pyll ose u therën. Nuk është e mundur që të bëhet një listë e viktimave dhe ende sikur të bëhej kjo nuk do ta pakësonte rëndësinë e tragjedisë së tmerrshme, sepse grekërit u suallën krejt si barbarë edhe si njerëz pa pikë feje.

Masakrat greke ndaj çamërve dhe traktati greko-turk

Në prill të 1913-ës, me urdhër të Kolonel Ebitis, u arrestuan dhe u vranë barbarisht Subbi bej Dino, Pronjo-ja nga Paramithia dhe Alush Gjyzeli nga Margëlliçi në Nimize, arrestime dhe vrasje q’u bënë pa akuzë, pa gjyq, por vetëm pse ishin shqiptarë.

Menjëherë pastaj, në një pusi të vetme u masakruan 72 veta që qenë thirrur për t’u paraqitur autoriteteve në Paramithi. Në mes të tyre janë për t’u shënuar Mehmet bej Kasiqani, Resul Çene, Sadhua Dine, Adem Bedleni, Fejzo Nazisi, Jusuf Bezhani, Malo Kasëmi, Bego Kasëmi dhe Refik Tahiri. Martirizimi i popullit Çam arriti kulmin në mars të 1917-ës, aq sa 400 familje orthodhokse shqiptare , natyrisht u çuan në këmbë me armë në duar, i prenë komunikatat me Janinën dhe ndaluan çdo marrëdhënie me Qeverinë Greke, duke u prokllamuar indipendentë, gjë që kjo zgjati gjer në gusht të atij viti, d.m.th. gjer sa fuqitë italiane e pushtuan Janinën me tërë Epirin.

Atëhere sulmet kundra grekëve u bënë më të shpeshta dhe më t’egra. Porse natyrisht spropocioni numerik dhe ay i mjeteve mbropjtëse dhe sulmonjëse dolli në krye, dhe kështu çamët, të mundur por të pashtruar, u shtërnguan të mjaftohen me luftime çetash. Në vendin e Nistës në vitin 1915, një kompani ushtarësh grekë, që kishte vajtur atje për të çarmatosur popullin, nën komandën e Kapitenit Çiamankakos, meqënse filloi të përdorte torturat dhe sharjet, u çarmatos me turp nga popullata dhe u vu në tallje të përgjithëshme.

Ndërkaq shqiptarët e Çamërisë, që ndodheshin në vendet e huaja, filluan t’i mbysnin kryeqytetet evropiane dhe sidomos Londrën, me protesta për mbrojtjen e kombësisë sqë tyre dhe të drejtat njerëzore të shkelura nga grekërit.

Mbas traktatit greko-turk për shkëmbimin e popullsive, 10 mijë çamër u dërguan në Turqi me forcë, porse ky shkëmbim i poshtër u shtërngua të ndalohet mbas protestës së qeverisë së Tiranës, i mbrojtur sidomos nga Italia. Ishte në atë kohë më 1925 që u bë instalimi në Shqipëri i 1500 vetave të ikur mbas atyre persekutimeve greke.

Shtrirja gjeografike dhe veshjet karakteristike të Çamërisë

Pjesa e Çamërisë që ndodhet nën tiraninë greke kufizohet në Veri me malet e Nemërçkës, Muratit, Strugarës, Tsamantas, Konispolit dhe zbret gjer në Lindje me N/Prefekturën e Konicës dhe Janinën; në Jug me N/Prefekturën e Artës dhe shkon gjer në gjirin e Prevezës, kundrejt gjuhëzës lingueta të Aktios; në Perëndim me detin Jon.

Vendi është malor dhe është vazhdim i maleve politikisht dhe etnikisht shqiptare dhe Tsamantas. Lumë me rëndësi është ai i Kalamasë që, duke kaluar nëpër Kumenicë dhe Filat; përbën fushën e këtyre dy zonave dhe në të derdhën përroskat dhe përrenjtë e Çamërisë qendrore. Në dimër ky lumë nuk është i kalueshëm (guadabile); lumi Llur i maleve Olizika derdhet në Prevesan, duke kaluar nëpër Çamërinë e mesme gjatë fushave të Filipiadhës dhe të Prevazanit, Fusha e Filipiadhës është e gjërë sepse ajo ka një masë prej 30x18 km., ajo e Llahe Sulit ka një masë prej më shumë se 18 km.

Komunikatat rrugore janë këto: Prevezan-Filipiadhë km. 43, Filipiadhë-Janinë km. 62, Filipiadhë-Artë km. 14. Janë duke u ndrequr rrugët Kumenicë –Janinë, Prevezë-Paramithi, Paramithi-Meninë, Menin-Filat, Filat-Sajadhë.
Çamërit e rracës ilirike, d.m.th. shqiptarë gjaku të thjeshtë janë me paraqitje të lartë dhe të bukur, veshin kostume leshi të bardhë, qeleshe të larta dhe të bardha në formë fesi dhe opinga, mbathja klasike e maleve.

Gratë mbajnë rrobe dhe këmisha të gjata të bardha me çorape të gjata po të bardha dhe të qëndisura në pjesën e larme me lloj lloj lule; në kokë lidhin një shami me ngjyra. Porse veshja e burrave po humbet dalë nga dalë, sepse të ashtuquajturat “tesha alla franca (perendimore), kushtojnë më lirë.

Gjer në vitin 1780 popullsia e Çamërisë ka qenë e tëra ndjekëse e fesë greko-orthodhokëse, muslymanizmi filloi më vonë, dhe u përhap sidomos, ashtu siç thamë, në kohën e Ali Pashës. Është e njohur tragjedia e popullatës së Pargës, e cila emigroi duke i zbrazur vatrat stërgjyshore shekullore, që të mos heqë dorë nga feja e Krishtit, dhe u shpërnda në 7 ishuj që në atë kohë ndodheshin nën zotërimin e Francës (një pjesë e saj vajti dhe në Korfuz).

Trimëritë e grave të Sulit nga persekutimet çnjerëzore greke

Është e njohur dhe admirohet kudo bukuria heroike e grave të Sulit, të cilat me veshje nusërie, që të mos binin në duart e turqve dhe të mos hiqnin dorë nga feja e krishterë, duke kënduar këngë atdhetarije, iu dhanë vdekjes duke u hedhur në greminën e fshatit të tyre.

Hyrja e propagandës greke filloi në 1880 me anën e Kishës greke të Stambollit, qëndër e pan-helenizmit, dhe u përhap me sistemet që dihet mbas vitit 1913. Simbas statistikave të vitit 1933-1934 u hapën 205 shkolla fillore me 14.050 nxënës dhe 7 shkolla të mesme me 795 nxënës.

Me këto mjete me propagandën sistematike dhe me persekutimet çnjerëzore grekërit arrijtën t’a infiltrojnë gjuhën greke, t’a shtien në popull, por jo edhe ta bëjnë të harrojnë gjuhën e të parëve, d.m.th. Shqipen.

Satistikat e popullsisë çame sipas prefekturave

Me të gjitha këto fshatrat greke janë të pakta dhe përbëhen nga fshatarë të sjellun si buq në tokat e tyre nga bejlerët shqiptarë, simbas nevojave; këta katundarë janë bërë sot zotërit e tokave mbas aplikimit të Reformës Agrare në lidhje dhe me persekutimet e auktoriteteve greke, kryeneçe dhe të pamëshirëshme në vëprimtarinë e çkombtarizmit të Çamërisë.

Fshatra me popullsi të përzier nuk ka, por ndodhen vende me popullsi të përzjerë, myslimane dhe të krishterë, të tërë të Kombësisë Shqiptare. N/Prefektura e Filatit ka 79 fshatra me 32.024 banorë në mes të cilëve 3.500 që përdorin gjuhërat shqipe dhe greke (bilingui); N/Prefektura e Paramithisë ka 47 fshatra me 15.8486 banorë, në mes të cilëve 5000 që flasin të dyja gjuhërat; N/Prefektura e Pogonit ka 33 fshatra me 13.888 banorë, në mes të cilve 6.200 grekofone, por janë edhe këta shqiptarë të greqizuar me forcë. N/Prefektura e Prevezarit ka 46 fshatra me 21.160 banorë, nga të cilët 10.000 janë grekofonë, edhe ata me origjinë shqiptare; N/Prefektura e Filipiadhës ka 31 fshatra me një popullsi prej 15.530 banorë, nga të cilët 4000 grekofonë si të parët.

Gjithsejt janë 279 fshatra me 112.619 banorë, nga të cilët vetëm 20.200 janë grekofonë, por me origjinë shqiptare. Sidoqoftë, simbas statistikave greke të vitit 1937, 92.419 banorë janë shqiptarë njëmijë për mijë, ndërsa 8.500 janë folës të të dyja gjuhërave. Në këta banorë 33.000 janë shqiptarë muslymanë.

Pasuritë natyrore të Çamërisë

Çamëria siç e thamë është malore dhe e pasur në drurë ulliri që japin prodhime shumë të mira ulliri për të ngrënë dhe një vaj shumë të mirë; prodhon duhan shumë të mirë dhe kafshë të një race që s’është për t’u përçmuar, prodhon grurë dhe misër. Mbillen hardhinjë që prodhojnë rrush shumë të mirë. Para 1913 çamët rronin me prodhimet e tyre bujqësore dhe eksportonin edhe në Korfuz.

Brigjet e Çamërisë në të cilat shtrihen shkëmbinjtë e maleve, përbëjnë lugina të rëndësishme si ajo e Prevezanit, Kumenicës, Murtit, Pargës, e Sajadhës, në mes të cilave kryesojnë Preveza dhe Kumencia, nga të cilat zotërohet Kanali i Korfuzit dhe hyrja e Adriatikut. I çmoj këto gjenia e Napolonit të I-rë dhe grabitësit inglizë, të cilët në fillim të shekullit të kaluar i pushtuan ato brigje detare.

Bën pjesë të Çamërisë për arsye strategjike dhe për ato demografike edhe qyteti i Janinës me rrethet e tij. Mbi Çamërinë kanë shkruar shumë autorë, neve po tregojmë ata më të pak të njoftuarit. Interesante janë studimet e Valentino Chirol-it, që përshkruan një udhëtim të tij të bërë n’Epir më 1880 dhe në të cilin mburr patriotizmin shqiptar të çamërve; Hanry Holland, në librin e tij me titull “Travels in che Jonian isles, Albania, Thesaly, Macedonia”, Byron etj,

Nuk janë për t’u hedhur në harresë Odhiseja XXX-315-385; Thuqidhidi, gjeografia botore greke, volumi B. 1937; Enciklopedia e Madhe Greke në Kapitujt e Epir-Janinë, ku sado që është përpjekur të falsifikohet e vërteta, ajo duket qartazi për atë që studjon me paanësi dhe drejtësi.

Shënime përmbi Epirin

Me gjithë se gjinden ndryshime opinioni t’auktorëve të motshëm dhe modernë, Epiri ose Shqipëria e Jugut, asht një krahinë në jug-perëndim të Ballkanit që ka trajtën e një trekardi baza e të cilit është e përbame prej lumit Shkumbin dhe maja gjindet në Prevezë ose në Nikopoli kah Jugu.

Kjo krahinë përbën një njësi gjeografike, strategjike, ekonomike, dhe etnike. Paraqitja e saj asht e caktueme kjartësisht prej kufij të natyrshëm dhe të ndame krejtësisht prej Greqisë. N’anën tjetër të gjithë auktorët që kanë studjue Greqinë e motshme, janë njaj fjale tuj thanë se kufijtë të Greqisë nuk i kalojnë as Thesalën kah lindja, as Arkanjën nga perëndimi.

Prandaj Epiri mbetet jashtë kufijve historikë të Greqisë. Në të vërtetë Epiri nuk mori pjesë në Luftën e Trojës, as në luftën e grekëve kundra persianëvet, as në luftën peloponesiane që pati një karakter vetyëm e vetëm grek. Epiriotët rradhë se u përzien në çështjet greke, kjo vetëm atëhere kur ata kjenë thirrë, porsi ushtarë të paguem, prej kolonive greke të Siçiljes dhe t’Italisë jugore.

Sikurse thamë ma nalt. Epiri përherë kje pjesë e plotësuese e Shqipnis dhe i vetmi ndryshim me Shqipnin veriore gjindet në dialekt, tosknishte që dallohet pak sa prej dialektit verjuer të quejtun gegnishte. N’anë tjetër dy djalektet kuptohen të dyjat prej popullsisë që respektivisht i flasin.

Kjo krahinë motit, sikurse sod, kje përcaktue nga lindja prej vargut të madh të maleve të Pindit, kah prendimi dhe kah jug-prendimi prej detit Jon, kah veri prej lumit Shkumbin, kah jugu prej Gjirit të Prevezës; ajo ndahej ndër sektorë që kishin secili një emën të veçantë emëna që janë këta, tue fillue nga veri dhe tu e shku nga jugu:

1) Tanluncja (krahina e Myzeqesë).
2) Antinatania (ndërmjet Vjosës dhe Osumit)
3) Desarceja (krahinë e Korçës)
4) Kaonja (krahinë e Gjirokastrës)
5) Thesprocja (Çamërija e sodëshme)
6) Mollosija (në të vërtetë Mulësija, krahinë e Janinës.
7) Atamnaja (krahinë e Pindit)

Prej këtyne shtatëve, katër sektorët e parë i kjenë caktua Shqipnis prej Kuvendevet të Londrës dhe të Firences, ndërsa tre të tjerët,d.m.th. Çamërija, grumbulli i Pindit dhe sektori i ndërmjetmë i Janinës, padrejtësisht i kjenë ngjitë Greqisë.

Etimologjia e vendve

Megjithkëtë karakteri alogjen i këtyne tre sektorëve kundrejt Greqisë kontinentale mbetë i pacënueshëm; n’anë tjetër emnat e motshëm të tyne kanë një vështrim etimologjik tanësisht ilirik; Thesporot ose thes plot, donte me shënjue vëndin e frytshëm ; Mollosi ose Mulësi don me thanë vend malesh, në karasim me bregorën; Atamaniadon me thanë vënd i motshëm.

Në të vërtetë auktorët grekë kur flasin për Thesprotsit ose për Mollosit, thonë se ata janë barbar, d.m.th. të huej kundrejt grekëvet, mbasi këta të fundit kishin marrë për të dallue grekët prej kombeve të tjera, këtë formulë: “Pas mi elin varvarios”, ose: kush nuk asht elen, asht barbar.

N’asnjë periudhë historike as Epiri juguer as ai verjueri nuk kjenë zaptue prej grekëvet. Dinastija ma e famshmja e Epirit juguer kje ajo e Burrit që quhej “Lacide”; tye hjekun të memit grek, mbetë emni i përvetshëm “Laç”, që asht një emën tansisht ilirik dhe që sod asht i përdorun shpesh. Burri, në kohë të fëmijënis së vet kur kje ndjekë dhe dbue prej kundërshtarësh gjeti strehë në veri tu Mbreti ilir i Tanlancies, deri në rindërtimin e dinastisë së vet.

Epiri juguer i ngjitun Greqis, motit dhe në kohën bizantine ka pasë influencën e kulturës greke vetëm për shkak të afërsisë dhe efekt të kristianizmës së Kishës lindore të Konstandinopolit. Por kjo lloj influence kje e përgjithëshme për të gjitha vendet kristjane të lindjes. Dhe ky fakt nuk krijon një titull në favor të zotnimit grek, pse në kohët e motëshme grekët, si popull, detar, tregtar dhe kolonizues, krijuan gjithhkë në bacilin (basenin, ujëmbledhës, këtu kupton Detin Mesdhe, shënimi ynë), mjesdhës.

Tue përshi gjinat e mëdhaja të tija që janë Adriatiku dhe Deti i Zi, koloni që ushtruene një një lloj influence kulturore përmbi popujt e mbrendatokës, në mënyrë që gjuha greke kje gjuha kulturore e gjithë popujve të bacinit mjesdhës, sikurse gjuha latine kje gjuha kulturore e Europës prendimore në kohën e mesme (Mesjetë), dhe si gjuha arabe kje e botës musulmane. Mbasi ish Perandorija Otomane kje një Perandori teokratike që ndante popujt e nënshtruem zotnimit të saj në musulman dhe jo musulman, i konsideroi të gjithë të krishtenët orthodhoksëa porsi përkatësia e një rasës (racës) së vetme dhe i vendosi nën inflencën e patriarkatit grek të Konstandinopolit të cilit në të nesërmen e zaptimit të Konstandinopolit i dha privilegje të mëdha, në hir të cilave patriarkati pati një influencë zotërues e në favor të helenizmës.

Vazhdon..
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historiku i Camris Empty Botohet historia dhe lista e partizanëve të batalionit "çamëria" Zeri: http://www.zeriyt.com/660-camet-qe-moren-pjese-ne-luften-e-dyte-boterore-t29592.0.html#ixzz18PIwx2vC

Mesazh  r_3 Fri Dec 17, 2010 9:34 am

Për të çliruar trojet e tyre që ishin pushtuar nga nazifashistët, popullsia çame krijoi formacionet e saj luftuese. Ata ngritën në fillim një çetë dhe më vonë një batalion. Por ndryshe nga çetat e krijuara në atë kohë, me vendim të Partisë, formacioni partizan u krijua nga popullsia çame, për t'u çliruar nga pushtuesit. çamët luftuan heroikisht dhe batalioni i tyre "çamëria", i cili në përbërje kishte më shumë se 600 luftëtarë çamë, u bë një nga formacionet partizane më të rëndësishme të zonës ku veproi. Gazeta "Tirana Observer" boton historinë e krijimit të këtij formacioni partizan si dhe listën e plotë me të gjithë emrat e partizanëve të batalionit "çamëria".
Krijimi i çetës çame
Fillimi i organizimit të LANç-it kundër pushtuesve nazifashistë e gjeti krahinën e Konispolit dhe popullin e saj në një situatë të shëndoshë, të parapërgatitur e në kushte shumë të favorshme për organizimin e saj në të gjitha drejtimet. Në Luftën e madhe kundër pushtuesve nazifashistë nuk ngelën pa marrë pjesë edhe partizanë nga çamëria. Këta luftëtarë do ta kundërshtonin me forcë si pushtuesin e huaj, por edhe qëndrimin e egër që mbanin autoritetet greke. Luftëtarët e parë erdhën edhe nga matanë kufirit, por pjesa dërmuese ishte në territorin shqiptar. Në Shqipëri forcat çame u organizuan në fillim në çetën e quajtur çamëria, kjo u themelua nga krerët e Konispolit. Në 2 shkurt të 1943, në Markat u krijua çeta dhe komandant u zgjodh Haki Rushiti. Kjo çetë nuk u krijua me vendimin e Komitetit të Partisë së qarkut, ashtu siç ishte bërë për shumë çeta, ajo u krijua me dëshirën e patriotëve çamë. Në të gjithë krahinën u përhap lajmi se ishte formuar një çetë duke e përgëzuar këtë iniciativë. çeta krijoi lidhje edhe me fshatrat e tjerë çamë në territorin grek.
Menjëherë mbasi ishte formuar, çeta kaloi në veprime luftarake, dhe brenda një kohe të shkurtër ajo krijoi një zonë të lirë nën kontrollin e saj. Veprimtaria e çetës kishte të bënte me prita, me aksione kundër postave ushtarake.
Sukseset e çetës bënë që numri i saj të rritej shumë, ajo filloi të shtohej me elementë të rinj. U organizuan mbledhje me qëllim që hasmëritë dhe armiqësitë të faleshin si dhe luftëtarëve t'u krijoheshin kushte sa herë të ishte e nevojshme.
Lufta për çlirimin e Konispolit
Pas kësaj mbledhjeje, çeta iu drejtua Konispolit, pasi kishte izoluar forcat fashiste në të gjitha pikat ku mbështeteshin, ushtarët e ndodhur në Konispol u larguan. Kjo ishte një ngjarje e rëndësishme dhe u festua nga banorët e Konispolit, çeta ishte tashmë në gjendje të garantonte sigurinë dhe të ofronte ndihmë. Me hyrjen në Konispol numri i çetës u shtua shumë, ai arriti në 220 vetë. Pra detyrimisht kërkohej një tjetër organizim, jo ai i një çete, por më tepër. Kjo çoi në krijimin e batalionit që mbante po një emër me atë të çetës, "çamëria", komandant i saj ishte Haki Rushiti.
Reagimi i fashistëve ishte i menjëhershëm, ata tentuan të ripushtonin Konispolin dhe këtë u munduan ta bënin në mënyrë indirekte me bashkëpunëtorët e tyre. Por batalioni "çamëria" nuk e lejoi forcën armike të vendosej në qytet. Këto ishin suksese për batalionin, dhe që prej këtij momenti batalioni filloi të merrte pjesë në aksione jashtë krahinës së çamërisë. Në këtë kohë italianët dhe gjermanët ishin të vendosur të shumtë në numër. Një divizion italian dhe një gjerman kontrollonin një territor të gjerë që nga qyteti i Gjirokastrës dhe deri në Janinë dhe Prevezë. Qëllimi i tyre ishte të kontrollonin bregdetin shqiptar në rast zbarkimi aleat, por edhe që forcat partizane të mos bëheshin shqetësuese për to. Një nga objektivat e tyre ishte dhe qyteti i Konispolit që do të shërbente si bazë për pushtimin e Korfuzit dhe Sarandës me rrethinat e saj. Këto ngjarje ishin shumë shqetësuese për batalionin "çamëria", e vetmja forcë partizane në krahinë. Menjëherë u morën masa që të bllokohej ardhja e armiqve në Konispol. çamët partizanë zmbrapsën të gjitha sulmet e nazistëve, por që po fillonin të kishin vështirësi në municione. Armiku tentoi të gjitha veprimet e mundshme të hyrjes në Konispol, madje tentoi të zbarkonte edhe në shpinë të forcave çame që e neutralizuan menjëherë. Nga situata e vështirë ku ishin partizanët çamë, si pasojë e mungesës së municioneve, dolën, sepse Italia fashiste kapitulloi dhe ndaloi të gjitha veprimet luftarake, dhe urdhëroi çarmatimin e ushtrisë së saj. Menjëherë forcat gjermane lëvizën që të zëvendësonin italianët në pozicionet e tyre. Përparimi i gjermanëve në çamëri dhe rritja e numrit të ushtarëve, detyruan shumë familje të largoheshin nga banesat e tyre dhe t'i drejtohen malit. Gjermanët sulmuan përsëri Konispolin, madje kësaj radhe me artileri dhe aviacion. Për shumë ditë gjermanët sulmuan dhe partizanët çamë mbajtën pozicionet e tyre. Rreth 2500 ushtarë nazistë ishin përqendruar në pushtimin e Konispolit dhe përballë tyre qëndronte një batalion patriotësh çamë të paarmatosur mirë. Pas kapitullimit të Italisë fashiste, Shqipëria u pushtua nga Gjermania naziste, përveç një territori të ngushtë midis Konispolit, Himarës dhe Kurveleshit. Pas një lufte të ashpër, ku nazistët angazhuan tanke e artileri të rëndë, u pushtua dhe Konispoli.
Forcat çame ndërkohë u tërhoqën nëpër rrethinat e qytetit dhe ishin në pritje. Duke mos mundur që të luftonin kundër një force aq të madhe si ajo e vendosur në Konispol, forcat çame u angazhuan në operacione të tjera luftarake. Batalioni mori urdhër që të nisej në drejtim të Përmetit, kjo në kuadër të një sulmi të organizuar nga komanda e Frontit Nacionalçlirimtar. Forcat çame hynë në Përmet më 22 nëntor. Ato menjëherë filluan të vinin nën kontroll territoret e pushtuara nga armiku. Sukseset e batalionit çam shqetësuan shumë komandën naziste në Berat, e cila pa që batalioni po shtrinte kontrollin e tij në shumë fshatra të Përmetit. Komanda gjermane për të rivendosur kontrollin në këtë krahinë dërgoi një forcë të konsiderueshme ushtarake e përforcuar me artileri e tanke. Në këtë kohë batalioni "çamëria" nuk ishte i vetmi që vepronte në këtë zonë, aty ndodheshin edhe të paktën dy batalione të tjerë me partizanë. Bashkëpunimi i këtyre batalioneve bëri që autokolona gjermane të pësonte humbje të mëdha dhe të hiqte dorë përgjithmonë nga Këlcyra, dhe të kthehej në Berat. Pas largimit të gjermanëve populli i Këlcyrës me fshatrat përreth krijoi një batalion të tyren, i cili pas largimit të batalionit "çamëria" do të drejtonte luftën kundër nazistëve.
çamët dhe politika greke
Batalioni u rikthye në mbrojtje të tokave çame dhe ndërkohë popullit shqiptar në përgjithësi, dhe atij çam në veçanti, iu shtua edhe një armik tjetër siç ishte edhe politika greke për aneksimin e tokave çame të mbetura përkëtej kufirit shqiptar.
Politika greke përkrahej nga elementë antikombëtarë që synonin të ngrinin një lëvizje paralele me atë shqiptare, që synimit për të luftuar gjermanët t'i shtonin dhe edhe synimin e bashkimit me Greqinë. Kjo politikë ishte edhe më e ashpër matanë kufirit shqiptar, ku popullsia çame u përball me masakrat e ushtrisë greke për të vetmen arsye se donte të mbronte lirinë, pronën, identitetin e saj. Forcat çame kanë qenë kundërshtaret më të forta të pushtuesve nazistë në të dy anët e kufirit. Edhe pse ushtria greke ishte treguar tepër agresive ndaj popullsisë çame, me masakra e shpronësime, ajo gjithsesi kërkoi ndihmë tek forcat shqiptare. Dhe batalioni "çamëria" ishte i vetmi që kishte mundësinë të kalonte kufirin dhe t'u vinte në ndihëm grekëve. Menjëherë gjermanët dërguan forca nga Janina dhe Delvina, ku si përgjigje të aksioneve të batalionit "çamëria", ndërmorën reprezalje ndaj popullsisë së pafajshme.
Tashmë batalioni "çamëria" kishte forcat e duhura dhe eksperiencën për të sulmuar Konispolin, i cili ishte kthyer në një bazë të fuqishme të gjermanëve.
Sulmi u bë në fund të marsit dhe ishte viti 1944, dhe forcat çame nga një çetë tani ishin një batalion ku kishin arritur suksese. Por një vështirësi që hasën çamët në sulmin mbi Konispol ishte humbja e elementit surprizë. Gjermanët e dinin që shqiptarët do të sulmonin atë natë, prandaj dhe ishin përgatitur. Sulmi filloi në orën tre të mëngjesit dhe me shumë vështirësi forcat shqiptare arritën deri në qendër të qytetit duke rrezikuar shumë herë të rrethoheshin nga forcat gjermane. Deri në fund të Luftës Nacionalçlirimtare, batalioni "çamëria" mori pjesë në shumë aksione të ndryshme. Ai u shtua në numër me elementë të rinj. Shumë shqiptarë çamë ranë në Luftë, megjithëse ndonjëherë historia nuk është treguar shumë e drejtë me ta. Po kjo nuk e mohon pjesëmarrjen e tyre në Luftë kundër pushtuesve.

Emrat e partizaneve
1. Abedin Nexhipi
2. Alizot Shahini
3. Arshi Hajro
4. Abdyl Sali
5. Abas Memushi
6. Adif Veliu
7. Abdil çuçi
8. Asllan Duduni
9. Arif Boxha
10. Adem Sheme
11. Alush Shorri
12. Alush Kuçuku
13. Ajet Sulejmani
14. Afro Shapllo
15. Agim çuçi
16. Ajet Shehu
17. Adif Vejzati
18. Asllan Kapllani
19. Asqeri Iljazi
20. Avdul Mero
21. Avdul Malo
22. Astrit Muderizi
23. Afro Buguca
24. Alush Shabani
25. Ahmet Sako
26. Ali Laze
27. Aqif Kola
28. Afro Stillo
29. Abas Buduni
30. Afro Abazi
31. Alush Mirto
32. Asllan Kondo
33. Asef Tare
34. Ali Domi
35. Asllan Axhiu
36. Avni Buxheli
37. Asllan Ibrahimi
38. Astrit Kallapodhi
39. Amali Neziri
40. Alush Shahini
41. Asllan Kelmezo
42. Ali Dalani
43. Aqif Gozhida
44. Azem Gjoni
45. Ali Mushi
46. Adile Demi
47. Abas Rumani
48. Abas Ademi
49. Alush Bineri
50. Avdul Ibrahimi
51. Ali Ruahni
52. Antonio Moreti
53. Bajram Cene
54. Bido Sejko
55. Ballkeze Demi
56. Braho Beci
57. Braho Karahasani
58. Bastri Xhelali
59. Beqir Balani
60. Beqo Lame
61. Balil Korro
62. Bardhosh Avdyli
63. Braho Beqja
64. Braho Gozhida
65. Besnik Boebari
66. Beqir Bukuri
67. Bashkim Qilimi
68. Bido Muharremi
69. Brahim Munga
70. Bajram çaushi
71. Brahim Dauti
72. Bektash Hoxha
73. Ballko Hoxha
74. Baho Dahri
75. Ballko Haxhia
76. Bandiri Berberi
77. Baftjar Dizdari
78. Bexhet Hajno
79. Bajram Haxhia
80. Braho Mihe
81. Bajram Sinoimeri
82. Brodum Broduri
83. Dervish Dojaka
84. Dilaver Poçi
85. Damin Korro
86. Daut Barini
87. Dilaver Taka
88. Daut Mizani
89. Dule Bakullati
90. Daut Sulejmani
91. Duro Idrizi
92. Dine Muho
93. Dine Mano
94. Dalan Malo
95. Dule Avdulla
96. Dallandyshe Tafani
97. Dervish Hoxha
98. Drita Buxheli
99. Dwshira Ksena
100. Drita Zejnati 101. Dhimitwr Kanaçi
102. Dhimo Aleksi
103. çobo Veizi
104. Enver Bani
105. Emin Cenaj
106. Elmas Veledini
107. Emin Hajta
108. Esma XHaferi
109. Emin Sejko
110. Eleni Zoto
111. Elmas çomani
112. Emin Kuçuku
113. Eleni Projani
114. Edip çuçi
115. Faik Beiri
116. Faik Hoxha
117. Fatiri Shehu
118. Fadil Meleqi
119. Faik Korça
120. Faik Shehu
121. Fane Shiko
122. Fatbardha Minxalli
123. Faik Vulo
124. Fadi Aliu
125. Fatiri Sferi
126. Fadil Dibra
127. Fejzi Tofllari
128. Fejzo Dishati
129. Fejzo Kuçuku
130. Fejzo Beci
131. Ferik çarçani
132. Ferus Sejkati
133. Filip Karkashiha
134. Feta Muskaj
135. Ferik çano
136. Fuat Beqo
137. Fuat Tartari
138. Fiko Serjani
139. Fiko Murati
140. Fejzo Xheko
141. Fuat Muho
142. Faik Shuaipi
143. Fadil çuçi
144. Fiqiret Shehu
145. Fane Kajo
146. Fatush Kseno
147. Fuat Sadushi
148. Feim Hanko
149. Feim Memko
150. Fuat Muderizi
151. Fatbardha Laze
152. Fiqret Rushiti
153. Gani Rupi
154. Guri Nizafi
155. Gani Rugji
156. Gaqo Lula
157. Gani Shehu
158. Gani Korro
159. Gani Nivica
160. Gjusho çaushi
161. Gjulie Demi
162. Haxhi Shkushi
163. Haxhi Murati
164. Haxh Halimi
165. Haki Rushiti
166. Hasan Mero
167. Hasan Taka
168. Hekuran Lamçe
169. Halil Munga
170. Hajri Dino
171. Halil Shehu
172. Haxhi Kokoçaj
173. Haxhi Sejko
174. Halil Mehmeti
175. Hanushe Hajno
176. Heto Hania
177. Hafus Shushi
178. Haki Jupe
179. Halit Selamani
180. Hamit Bilali
181. Halim Temo
182. Hasim Muderizi
183. Hasan Qerko
184. Hasan çeço
185. Haki çaushi
186. Haxhi Veizi
187. Hasan Bolena
188. Haxhi Baçe
189. Haxhi Shushi
190. Hava Kamberi
191. Hysen Veliu
192. Hamdi Peçi
193. Hamdi Meçe
194. Hetem Habarapi
195. Hysen Ahmeti
196. Halil çaka
197. Haxhi Aliu
198. Haki Rumani
199. Haki Rizaj
200. Hakim Meçaj
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historiku i Camris Empty Një ditë për Çamërinë

Mesazh  r_3 Fri Dec 17, 2010 9:37 am

A mund të bëhet më paqësore një protestë se sa me këngë? I tillë ishte marshimi i rreth 5000 çamëve drejt Kllogjerit të Xarës, e pastaj përballë kodrave dhe në pikëtakimin e kufirit shqiptar me atë grek, në Qafë Botë.

Ishte marshimi i pestë përkujtimor që komuniteti çam organizoi dje në përkujtim të genocidit grek ndaj këtij komuniteti, menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Një flamur i madh kombëtar, me nënshkrimin "Çamëria", i printe varganit të njerëzve, të cilët për 1 km para hyrjes në Qafëbotë, ecën në këmbë drejt pëllëmbës së fundit të tokës shqiptare, në jug të vendit, rreth 30 km larg Sarandës.

Më parë ishin ndalur në Kllogjer, ku në memorialin që e identifikon këtë zonë si varrezë masive të 2800 çamëve, të cilët 66 vjet më parë vdiqën nga sëmundjet, uria e mundimi, vendosën tufa dhe kurora me lule.

Sheshi përpara doganës skuqte nga flamujt kombëtarë dhe zbardhte nga bluzat e bardha ku shkruhej "Unë e dua Çamërinë.

Këngët dhe ritmet kanë vazhduar për orë të tëra deri në agimin e sotëm, duke e kthyer këtë takim përkujtimor në një festë me kryefjalë Çamërinë.

Vetëm një çast në minutat e ardhjes së ditës së re, 27 qershorit, kënga dhe vallja janë ndaluar për të nderuar viktimat në 66 vjetorin e genocidit grek ndaj popullsisë çame, dhe më pas festa ka rifilluar.

Sadrie Veliu, 80 vjeç, me origjinë nga Filati (Greqi) dhe me banim në Fier, ishte një nga 5000 pjesëmarrësit që përkujtuan mbrëmë vonë në Qafëbotë (Sarandë) genocidin çam.

"Na morrën si kafshë dhe na vunë përpara si dhent", kujton 80 vjecarja, nëna e gjashtë fëmijëve.

Ajo rrëfen se në largim për t'i shpëtuar masakrës, shumë nëna në vend të hidhnin plaçkat në lumë hodhën fëmijët. "Kaq të terrorizuara ishim sa nuk dinin çfarë bënin", thotë Sadrija.

Jetën ia dedikton familjes, e cila shtegëtoi fshehurazi natën.

Pastaj të thotë se çamët nuk u trajtuan mirë nga sistemi komunist, madje për çdo gëzim dhe hidhërim në familje duhet të merrnin leje nga dega e brendshme.

"Kur një mik vinte në shtëpi menjëherë njoftohej dega e brendshme", pohon Veliu, ndërsa shton se nënshtetësinë shqiptare e ka marrë me pahir nga Enver Hoxha.

"Kam merak të shkoj njëherë pranë varreve të paraardhësve të mi, të vendos lule të frekëta në Çamëri, pastaj të mbyll sytë përjetësisht", shpreh dëshirën e saj gruaja 80 vjeçare.

Luftie Tashimi, 45 vjeç, me origjinë nga Arpico (Greqi), dikur mësuese, sot administron një rrobaqepësi të vogël në qytetin e Vlorës. Ka ardhur për herë të parë sëbashku me bashkëshortin për të vendosur lule të frekëta në memorialin e Kllogjerit.

Ndërsa bisedon me të tregon se vendlindjen e ka parë njëherë tërthorazi, kur po udhëtonte nga Qafëbota për në Athinë (Greqi).

"Një fshat me resurse të mëdha", shprehet ajo, ndërsa nënvizion se babai i saj erdhi në Shqipëri në moshën 24 vjeç. Sot nuk jeton më.

Në Arpico, vijon ajo, gjyshi la në mëshirë të fatit një fabrikë vaj ulliri, një dyqan dhe një shtëpi dykatëshe me një portë të madhe, ku hynte i zoti i shtëpisë me gjithë kalë.

Shpëtim Idrizi, deputet i Partisë Drejtësi dhe Unitet (PDU), organizatori i marshimit të përvitshëm, thotë se jemi këtu për të nderuar vikimat e genocidit grek ndaj popullsisë së pafajshme çame.

"Kauza jonë është gjithënjë e më pranë realizimit", tha ai përpara pjesëmarrësve në këtë tubim.

"Ne, dy deputetët çam jemi këtu për t'ju garantuar se do punojmë pa u lodhur deri në arritjen e dhënies së drejtësisë për çështjen tonë" , deklaroi Idrizi, duke shtuar se "zëri ynë, që ju keni filluar ta dëgjoni nëpër media dhe në Parlament, do të bëhet çdo ditë e më i fuqishëm deri në plotësimin e kërkesave tona legjitime".

Në Kllogjer ka një gur në nderim të viktimave të genocidit të 66 viteve më parë,
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historiku i Camris Empty Cameria!

Mesazh  r_3 Fri Dec 17, 2010 9:39 am

Çamëria është një krahinë shqiptare, rreth 6 000 kilometra katrorë që i është dhënë shtetit Grek nga fuqitë e mëdha.
Çështja çame dhe përgjithësisht çështja e minoritetit shqiptar në Greqi, lindi me vendimin e Konferencës së Londrës më 1913, e cila e shkëputi këtë trevë shqiptare dhe ia aneksoi atë Greqisë. Që nga kjo kohë fillon një presion i vazhdueshëm, një politikë sistematike e shtetit grek dhe e forcave të ndryshme ultranacionaliste për shkombëtarizimin e kësaj treve. Për këtë qëllim u përdorën të gjitha mënyrat, si tatimet e rënda, grabitja e tokës, përjashtimi i popullsisë nga pjesëmarrja në administratën shtetërore, ndalimi i dhunshëm i arsimit në gjuhën amtare, madje edhe në shkollat fillore, vrasjet, burgimet, dënimi me dhunë deri në masakrat e përgjakshme.
Më 1913 u krye masakra në përroin e Selamit (Paramithi) e 72 krerëve të Çamërisë dhe e qindra të tjerëve nga kapiteni famëkeq Deli Janaqi. Në përfundim të Luftës së Parë Botërore, më 1918, u përpilua plani i grabitjes së tokave të popullsisë çame. Ligji i të ashtuquajturës Reformë Agrare, i aplikuar vetëm në Çamëri, u rrëmbeu shqiptarëve të cilët u degdisën në Anadoll, me mijëra hektarë tokë buke, sipërfaqe të mëdha me vreshta, qindra mijë rrënjë ullinj, të cilat u bënë prona të elementëve grekë. Këto masa u pasuan nga organizimi i çetave terroriste në territorin e Çamërisë, sanksionet ekonomike, lufta raciale, braktisja e popullsisë shqiptare në injorancën më të thellë, inkurajimi i kryqëzatave fetare.
Përpjekjet e dhunshme të vitit 1923 për ta shpërngulur me forcë popullsinë çame në Turqi, shënojnë një kulm të paparë në politikën e egër shoviniste greke. Bilanci që shumë tragjik për popullsinë shqiptare.
Greqia qe ndër shtetet e para në Ballkan në të cilat triumfoi fashizmi. Në gusht të vitit 1936, Joan Metaksai vendosi diktaturën fashiste. Viktima e parë ishte popullsia çame. Fashistët e orës së parë, tregtari Stavro Koçoni dhe oficeri i xhandarmërisë Zambeta filluan goditjet sistematike në Filat, Pituljete, Gumenicë për zhdukjen e popullsisë çame. U shkua deri atje sa populli i Paramithisë u ndalua me violencë të fliste në gjuhën shqipe. Qeveria greke bëri çmos që të përçante popullsinë shqiptare çame, duke u përpjekur të kundërvejë të krishterët ndaj muslimanëve. Kjo politikë shtetërore nuk kaloi pa lënë gjurmë, pasi popullsia e kësaj zone në shumicën dërrmuese ishin e paarsimuar dhe nuk u arrit që qarqet intelektuale të dominonin situatën. Popullsisë çame iu ngarkuan taksa të rënda, të cilat nuk kishin vetëm natyrë fiskale, por synonin ta detyronin atë të emigronte në Shqipëri ose gjetiu. U ndryshuan emrat shqiptarë të fshatrave Spatari, Galbaqi, Picari, Varfanj, Arpika me emra greke, respektivisht Trikoforo, Ella, Aetos, Parapotume, Perdhika duke i kolonizuar me grekë, me qëllim ndryshimi të raporteve të popullsisë.
Para se të hynte në Greqi, ushtria fashiste italiane, qeveria greke filloi një fushatë të re masakrash dhe krimesh nga më monstruozët kundër popullsisë shqiptare. Dy muaj para konfliktit italo-grek, qeveria fashiste e Metaksait kreu një akt ndofta pa precedent në historinë botërore. Të gjithë meshkujt nga 16-70 vjeç, mbi 5000 burra, u burgosën dhe u dërguan në ishujt e largët të Egjeut. Ky veprim u krye në bazë të vendimit të marrë më parë në Gumecinë nga një mbledhje e kryesuar nga Dhespoti i Janinës, Spiridoni, ku merrnin pjesë edhe zëvendës Prfekti i Gumenicës Jorgo Vasilako, komandanti i Korafilaqisë dhe përfaqësues të grekëve të Çamërisë. Nga ky kontigjent viktimash 350 veta u masakruan, 400 të tjerë vdiqën më vonë gjatë internimit nga torturat dhe uria. “Në këtë mënyrë-shkruan Jani Sharra-qeveria e vendosi elementin shqiptar, mysliman, haptazi në kampin e armikut” duke e paragjykuar popullsinë çame.
Rekrutët çamë, si shtetas grekë të mobilizuar në vitet 1939 dhe 1940 që në atë kohë ndodheshin në shërbim ushtarak, me urdhër të Korparmatës së Janinës, u vunë të thyejnë gurë dhe të ndreqin rrugë në formën e punës së detyrueshme. Në takimin që pati Komandanti i Divizionit VIII të Epirit, gjenerali Kaçimitro, me 2000 djem çamë, u kërkonte mendime për rrezikun që i kanosej vendit nga Italia fashiste. Çamërit u treguan të gatshëm për të luftuar armikun e përbashkët. Por për çudi, në vend të armëve u dhan kazma dhe lopata për të vepruar në prapavija për ndërtim rrugësh. Ishte një qëndrim mosbesimi i autoriteteve greke ndaj çamëve dhe njëherazi dhe një fyerje e poshtërim për ta, duke i trajtuar jo si bashkëluftëtarë, por si robër lufte. Nga ana tjetër, Italia gjatë përgatitjeve të luftës me Greqinë nuk mund të mos merrte në konsideratë për interesat e saj gjendjen diskriminuese të shqiptarëve të Çamërisë. Çiano, ministër i Jashtëm i Italisë, në gusht të vitit 1940, do t’i vinte në dukje ambasadorit grek në Romë se “Greqia ishte e vendosur me të gjitha mjetet që disponon të vazhdojë një program politik, ka diskriminuar në mënyrë tepër të rëndë shqiptarët në favor të grekëve. Dhe këtë e ka bërë në të gjitha fushat e veprimtarisë, që nga ajo e lirisë personale e në atë ekonomike, deri në atë të mësimit të gjuhës… i kanë larguar shqiptarët në rajone larg qendrave të mëdha, duke i mbajtur në kushte primitive”.
Shpërthimi i Luftës Italo-Greke më 1940 thelloi tensionin politik në Çamëri. Megjithë përpjekjet e pushtuesit për ta tërhequr minoritetin shqiptar në anën e tij dhe pavarësisht se popullsia çame gjatë regjimit fashist të Metaksait kishte vuajtur shumë, ajo përgjithësisht mbajti një qëndrim neutral ndaj palëve në konflikt. “Edhe kur italianët pushtuan Gumenicën-shkruan Jani Sharra-rrallë ndonjë çam u bashkua me ta”.
Gjithkush mund të shtrojë pyetjen: pse u mbajt ky qëndrim i ashpër ndaj minoritetit shqiptar ? A ishte kjo një masë vetëmbrojtjeje nga ana e autoriteteve lokale dhe qendrore greke ? A u shkaktua kjo vetëm nga frika e një hakmarrjeje të mundshme të shqiptarëve për krimet që ishin kryer ndaj tyre nga regjimi i Metaksait dhe bandat greke ? Të dhënat provojnë se asnjëra prej këtyre arsyeve nuk përbënte shkakun e këtij veprimi kriminal. Synimi ka qenë akoma më i largët dhe njëkohësisht më antishqiptar. Edhe në situatat e vështira dhe të komplikuara, kur Greqisë po i trokiste lufta në derë, autoritetet greke me gjakftohtësi u përpoqën të përfitonin ç’të mundnin. Ata gjykuan se ishte krijuar një moment i përshtatshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare për spastrimin etnik përfundimtar të Çamërisë. Këtë e provon edhe fakti se pas shpërthimit të luftës, pasi u bë e qartë se kapitullimi i Greqisë përballë ushtrive italiane ishte i afërt, autoritetet lokale greke të Çamërisë përgatitën listat dhe po përpiqeshin të siguronin mjetet e nevojshme të mbartjes për të gjitha gratë dhe fëmijët që kishin mbetur në Çamëri me qëllim që kur të hynin ushtritë e huaja këtu, të mos gjenin këmbë shqiptari.
Pas thyerjes së ushtrive italiane dhe tërheqjes së tyre nga Greqia u intensifikua dhuna dhe terrori i qeverisë së re greke mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë. Të burgosurit dhe të internuarit çamë u liruan vetëm pas pushtimit të Greqisë nga ushtritë gjermane në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe shpirtërore.
Pas pushtimit të Greqisë nga gjermanët, pritej që çamët e kthyer nga internimi të hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke që kishin qenë shkaktarë të vuajtjeve. Por ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngritën mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhën rrugën e bashkëpunimit dhe të bashkëjetesës për të përballuar bashkërisht gjendjen e rëndë që u krijua nga pushtuesit e rinj gjermanë. Për këtë qëllim u organizuan dy mbledhje të gjera në Koskë dhe në Spatar. Njerëz me ndikim në krahinë si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr Çafuli, Jasin Sadiku dhe shumë të tjerë punuan me përkushtim për të krijuar atmosferën e mirëkuptimit midis dy komuniteteve, grek dhe shqiptar. Madje fshatarët e Varfanjit, Salicës etj., dërguan përfaqësuesit e tyre në fshtatrat e krishtera ku burrat ishin larguar nga frika e hakmarrjes, duke i siguruar që të ktheheshin se asgjë e keqe nuk do t’i gjente.
Në zonën e Gumenicës dhe të Filatit ishte bërë rregull që asnjë grup i rezistencës greke nuk dilte në zonat e lira pa qenë i shoqëruar nga një shqiptar çam. Pikërisht për këtë veprimtari e sakrificë, jo pak çamë dolën para gjykatave të pushtuesit dhe u burgosën. Duke pasur parasysh këtë realitet të mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit midis dy komuniteteve (greke dhe çame shqiptare) studiuesi Niko Zhangu shkruante: “Sikur shqiptarët çamë të ishin kriminelë, do të zhdukeshin të gjithë fshatrat e krishterë të Thesprotisë rreth fshatrave shqiptaro-çame”.
Për qarqet shoviniste greke nuk ishte i pranueshëm mirëkuptimi dhe bashkëveprimi midis komuniteteve shqiptare dhe greke. Për të nxitur përçarjen e tyre ata nxitën vrasjen e çamëve me influencë si Tfik Qemali, Jahja Kasemi, Jasin Sadiku etj. Me vrasjen e shqiptarëve të tjerë nga çeta e Koçnikollës, punët morën një drejtim të rrezikshëm. Të revoltuar nga këto akte, një grup çamësh u drejtuan për të djegur Rahulin, por u doli përpara popullsia e Karbunarit, një fshat i madh i përbërë prej shqiptarësh dhe i ndaloi. Edhe pse Rahuli shpëtoi nga një katastrofë e sigurtë, “më pas bandat e Zervës therën edhe gratë dhe fëmijët e atyre që shpëtuan Rahulin”, domethënë banorët e Karbunarit. Në këto rrethana, disa krerë të Çamërisë u përpoqën të formonin një batalion për mbrojtjen e saj. U formua një batalion i cili kishte vetëm gjysmën e efektivit të një batalioni të zakonshëm, afro 300 veta. Për arsye se gjermanët nuk donin të prishin marrëdhëniet me qeverinë kuislinge të Ralisit, ky batalion veproi brenda kufijve politikë të shtetit shqiptar. Populli u armatos, por nuk pranoi të bashkëpunonte me gjermanët, nuk u fut në këtë batalion dhe nuk i përdori armët kundër popullsisë greke, por përkundrazi u rezistoi në mënyrë demonstrative përpjekjeve të gjermanëve për ta hedhur kundër elementit grek. Qëllimi i armatosjes së popullsisë çame ishte thjesht një masë vetëmbrojtëse, pasi ata kishin vuajtur shumë nga shovinizmi grek. Por ajo që i shqetësoi më shumë atëherë forcat shoviniste greke ishte ngritja e këshillave shqiptare në të gjithë Çamërinë. Në mars të vitit 1943 u formua çeta e parë mikste, e cila bashkëpunonte me EAM-in. Tashmë, edhe biografët e Zervës, si Mihal Miridhaqi nuk e mohojnë kontributin dhe pjesëmarrjen e çamëve myslimanë në radhët e rezistencës antifashiste greke, në formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it. Historiani i lartpërmendur thekson se çamët nxorrën mbi 1000 luftëtarë. Popullsia çame filloi të organizohej në luftën kundër fashizmit në dimrin e viteve 1942-1943, madje që në verën e vitit 1942 u krijua në Filat grupi ilegal i rezistencës antifashiste i përbërë nga Njazi e Kasem Demi, Mustafa Sulo (Kalbaqi), Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi, Tahir Demi, Vehip Huso e shumë të tjerë. Ata punuan në rrëzë të kufirit të Shkallës së Zorjanit e më thellë për organizimin e rezistencës, për krijimin e bazave të luftës, për popullarizimin e ideve të Kartës së Atlantikut, e cila u garantonte popujve e pakicave etnike liri, barazi dhe të drejtën e vetëvendosjes pas fitores mbi fashizmin. Në shkut të vitit 1943 u krijua çeta “Çamëria” dhe pak më vonë batalioni “Çamëria”, i cili zhvilloi në shtator 1943 betejën e famshme të Konsipolit kundër gjermanëve, që zgjati 55 ditë. Ajo betejë u shqua për pjesëmarrjen e gjerë të popullsisë së Çamërisë, të Delvinës dhe të minoritetit pa dallim kombësie e shtresash shoqërore. Në mars të këtij viti u krijua formacioni i parë mikst shqiptaro-grek. Ai luftoi me trimëri kundër gjermanëve dhe zervistëve në Mallun, në Revani, në Theojefira, në Pleshavicë, në malin Kacidhjar e gjetkë. Në pranverë të vitit 1944 në Qeramicë u formua Batalioni IV “Ali Demi” me më shumë se 500 djem çamë. Ky batalion hyri në përbërje të Regjimentit XV të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Greke (EAM). Gjatë luftimeve të tij në rrugën Janinë-Gumenicë, Koskë, Smartë e Lopës si dhe në Mallun ranë trimërisht dëshmorët Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Husa Vejseli etj. Gjithashtu, shumë çamë morën pjesë në Brigadën VI, VII, IX dhe XI të ushtrisë greke. Edhe misioni britanik që kreu hetime në Çamëri nuk e mohonte pjesëmarrjen e çamëve në radhët e EAM-it.

r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historiku i Camris Empty Camet dhe Cameria

Mesazh  r_3 Fri Dec 17, 2010 9:57 am

Ne vitin 1913, kur Epiri u clirua nga Turqia dhe u bashkua me Greqine, popullsia shqipfolese numeronte reth 40 000 vete. Shume nga ata, te dtyruar nga politika diskriminuese greke, u larguan per ne Turqi e Egjypt. Para 1928, popullsia muslimane e Epirit ishte 20 160 banore dhe shtrihej ne 63 fshatra e qytete te ndryshme. ndersa me 1928 popullsia muslimane e cameve arrinte ne 19 244 dhe 17 008 deklaronin si gjuhe meme gjuhen shqipe....
Nje tjeter rregjistrim i bere me Prill 1951 tregon se 22 736 greke ne gjithe teritorin deklarojne gjuhen shqipe si gjuhe-meme, nga te cilet vetem...7357 ne rajonin e Epirit dhe vetem....127 deklarohen musilmane (qe mund te konsiderohen cam) Kjo renie e numrit u shkaktua nga debimet masive e ju bene cameve nga Greqia pas Lufte se II-te Boterore.

Te dhena "te panjohura" per periudhen midis dy luftrave

Per prejardhje e emrit "CAM" ka shume mendime, por me i beseshmi eshte ai qe mer per baze emrin e lumit Θυαμη, sot me emrin Καλαμα. Me formimin e shteteve Ballkanike, ne territoret e Turqise Otomane te shkateruar ishte e pashmangshme qe shume popullsi me kombesi, fe e gjuhe te ndryshme te ndaheshin ne shtete te ndryshme. Nderrimi i popullsive u pa si zgjidhje e pashmangshme. Me 1923 ne Konventen e Lozanit midis Turqise e Greqise u vendos nderrimi i popullsive, ku perfaqesuesi grek (Dhimitri Kakalamanos) deklaroi se "ne nderrim perjashtohen Camet, si popullsi muslimane shqipetare." Por drejtimi kombetar dhe vertetimi i prejardhjes se cameve -keto do te vlenin per kete perjashtim- ishin shume te veshtira ne ate kohe. E trembur per kete gje, Shqiperia e Ahmet Zogut.... vuri ne dijeni Fuqite e Medha te kohes( Angli, Itali, France) per rrezikun e nderrimit te cameve (si muslimane) me popullsine ortodokse qe vinte nga Turqia (pra, ti conte ne Turqi). Ahmet Zogu arriti deri atje sa kercenoi se do te bente nderrim me popullsine greke qe ndodhej ne Jug te Shqiperise. Perfundimisht Shqiperia e shtroi ceshtjen ne Mbledhjen e Keshillit te Shoqerise se Kombeve me 1923 duke shtruar si ceshtjen e perjashtimit te Cameve nga ky nderrim, ashtu edhe demshperblimin per tokat e pasurite e marra nga qeveria PLASTIRA dhe dhene popullsise se ardhur nga Azia e Vogel. Aty u ngrit nje komision qe do te vendoste ne vend, ne baze te prejardhjes kombetare, gjuhes, ndjenjes kombetare, zakoneve, etj. Pala shqipetare kembnguli qe baza te ishte gjuha, meqe Camet ishin autoktone ne trojet e tyre dhe nga qe Camet nuk mund te flasin te lire nga frika e autoriteteve greke qe mund ti debonin.
Eshte fakt se, qeveria greke, e trembur se mos Shqiperia do te perdorte Camet si mjet presioni ne ceshtje te ndryshme, u perpoq qe nga 1924, me mjete te ndryshme, te shkaktoje emigrimin e tyre. Ne fazen e pare, solli mijra rrefugjate ortodoks nga Azia e Vogel e i vendosi ne ket teritore. Keta rrefugjate, me ndihmen e ligjit te kohes, moren pjesen me te mire te tokes, sidomos ne rajonet e Igumenices e te Fanarit. "Shtetezimi" (dmth, grabitja) permblidhte toke bjqesore dhe banesa. Kjo bashkejetese ishte shume e dhimbeshme per Camet.
Nderkohe, komisioni i Shoqerise se Kombeve qe vizitoi eto rajone me 1925, vuri re se opullsia nuk kishte idene e prejardhjes, deklaronin musilmane dhe deshira e tyre per emigrim ishte me shume nga pasiguria per te ardhmen, c'kish ruajtur per ta e pasurine e tyre qeveria greke, si dhe mendimi se ne Turqi i priste nje fat me i mire. U arrit ne nje zgjidhje te mesme te largimit te atyre qe deshironin (40%) dhe perjashtimin e te tjereve. Pala greke shpresonte ne rreth 75%, nese Turqia do te binte dakort. Turqi njftoi se do te pranonte vetem 5 000 muslimane te THESPROTISE. Por edhe ky numer shenonte per Athinen nje hap te rendesishem. Qeveria greke qe mori fuqine me 1925 me "grusht shteti", e anulloi marveshjen me Turqine dhe deklaroi se "Shqiptaret e Epirit perjashtohen nga nderrimi i popullsive me Turqine"
Ne marveshjet greko-shqiptare qe u neneshkruan atehere, parashikohej edhe demshperblimi per pasurite e mara te Cameve, bile me kushte te mira. Sasia e tokave arrinte ne nje milion (1 000 000) dynym si dhe pasuri te patundeshme (shtepi, magazina etj.) Kjo ishte mjafte e veshtire per u realizuar nga qeveria, prandaj nuk u pranua nga parlamenti grek.
Ndekohe, qeveria u nderrua perseri dhe, qeveria tjeter, nuk qe e predispozuar te permbushte kerkesa te tilla ekonomike. Ceshtja e demshperblimeve mbetet pezull.
Kushtet e jeteses se Cameve, pas zbatimit te msave ekonomike dhe administrative ne dem te tyre jane te mjerueshme. Te perjashtuar edhe nga nderrimi i popullsve, mbeten pa shtepi, toka e mjete jetesore. Shume prej tyre kishin shkuar ne portin e Igumenices, duke pritur anijet per Turqi...derisa largimi i tyre u anullua. Procedura e kthimit te pronave qe u ishin mare, pas moslargimit te tyre drejt Turqise, shkonte shume ngadale...Shqiperia e ngriti perseri ceshtjen ne Shoqaten e Kombeve, nga ku u vendos te diskutohej perseri midis dy paleve.



Me hipjen ne pushtet te E. Venizellos, me 1928 u duk se u hap rruga per zbutjen e mardhenieve dhe permbushjen e marveshjeve te vieve te kaluara, por ceshtja e demshperblimeve, perseri nuk u pranua nga parlamenti grek. Me 1931, u votua nje ligj qe parashikonte dhenien e demshperblimeve, me dhenien ndaj Cameve, numer te njejte omologa(letra me vlere) dhe shperblim te menjehershem per pasurine e patundeshme. Por ceshtja u shty ne pafundesi si per shkak te mungesave ekonomike te qeverise, shtu edhe per shkak te pales shqiptare, e cila nuk pranoi shperblimin ne omologa te atyre me kombesi shqiptare qe ishin vendosur ne Greqi ne vitet 1923-1926. Me 1933, Shqiperia pranoi perfundimisht, dhe me ligj te ri, filloi procedura. Ne mesin e vitit 1935 nje numer i konsiderueshem i tyre ishte demshperblyer. Por, qeverite e ardhshme greke permbysen nje sere nga marveshjet pozitive si per ata me kombesi shqiptare, ashtu edhe per ata me kombesi greke, duke bere qe shume ceshtje te mbeten te pa zgjidhura deri ne shperthimin e Luftes se II-te Boterore.
Me monarkine KONDILI, 1935, autoritetet demokratike ja lane vendin zgedhjeve autarkike. Komandanti i ri i Pergjithshem i Epirit PANAJOTAKOS, filloi masa presioni e shantazhi ndaj Cameve me rol kryesor Xorofilakine dhe autoritetet vendase. Veprimet e paligjeshme ndaj tyre ishin kaq te ndjeshme, saqe edhe gazetat greke te kohes protestuan ashper "Camet-ashtu si edhe komunstet- filluan te shikoheshin dhe perballoheshin si armiku i brendeshem" Metodat e Xorofillakise permbanin arrestime te paligjshme, kontrolle ne shtepira, rrahje, perdhunime, ... ndalim i perdorimit te gjuhes shqipe ne vende publike, ndalimi i shtypit te cdollojshem shqip. Ministria e Jashteme, jep udhezim qe te ndihmohen ata Cam qe donin te emigronin per ne Turqi, me nxjerrje pashaportash, kredi nga Banga Bujqesore per ortodokset e Epirit, me qellim qe te kishin mundesi te blinin shtepite e Cameve...

Lufta e II-te Boterore: Hakmarrja e Cameve

Ne 1939, me pushtimin e Shqiperise nga Italia, u hapen perseri ceshtjet e pakicave kombetare ne vendet fqinje.... Kontaktet e Cameve, sidomos familjeve te fuqishme te rajonit si vellezerit Mazar dhe Nuri Dino me italianet filluan te dendesoheshin dhe te sjellin pikpamje fashiste e nacionaliste ne fshatra te caktuara. Pala greke mori masa duke shtuar numrin e forcave ushtarake, sidomos ne zonat e nxehta dhe largimin e burrave Cam, nepermje mobilizimit ushtarak. Kundershtime kishte nepermjet dezertimeve dhe mos paraqitjes setyre ne repartet e caktuara. Shume dezrtore, kaluan kufirin, duke u pritur nga italianet. Keta te fundit, duke premtuar demshperblimee te tjera i futen ne radhet e tyre, duke formuar batalione vullnetaresh. Pjesmarja e Cameve te strukturat ushtarake italiane, gjate hyrjes se Italise ne Greqi, u prit me entuziazem nga popullsia Came. Trupat e vullnetareve Cam ne ushtrine italiane, gjate kalimit ne Greqi, plackiten e dogjen mjaft fshatra e qytete, sidhe u shenuan edhe vrasje personash ne shenje hakmarrje per mosmarveshje pronash te shenuara me pare. Kohe qendrimi i ushtrise italiane ishte i shkrter, deri Nentor 1940.
Kthimi i autoriteteve greke dhe i popullsise kristiane u shoqerua me veprime hakmarrese, ekzekutime dhe internime te disa qindra burrave ne Hio, Mitilini dhe Krete. Keto deri ne pushtimin gjerman ne 1941 qe shenoi terheqjen e ushtrise greke nga Shqiperia dhe Epiri dhe rihyrjen e italianeve ne rajon.
Camet fituan perseri nje regjim lirie e "jondeshkimi", me pasoje terrorizimin e popullsise greke te Epirit. utoritetet qendrore greke, per te ekuilibruar situaen, sollen perseri ne skene, demshperblimet. U ra dakort edhe me italianet, qe, nje pjese e prodhimit bujqesor t'u jepej pronareve te ligjshem te tokave. Kjo perpjekje rezultoi e pafrutshme. Vrasja e nje udheheqesi lokal te Cameve, si dhe rrembimi dhe vrasja nga Camet e 8 veteve nga SPATHARA, midis tyre edhe e papait dhe e kryetarit te fshatit, hapen rrugen per hakmarrje te tjera te reja. Hakmarrjet e vjetra, mosmarveshjet per ceshtjet e tokes, vjedhjet reciproke perdhunimet, vrasjet u bene fenomene te perditeshme. Ndeshja balle per balle e dy komuniteteve mori permasa me te medha, kur nje xhandar i Horofillaqise se PARAMITHIASE, vrau ne qender te qytetit dy autoritete came te rajonit.
Ne 1942 u formua nje Keshill Nacional Shqipetar qe zevendesoi komanden greke. Veprimtaria e grupeve te armatosura Came ishte e pa kontrolluar derine shfaqen e grupeve te para te andarteve greke. Bashkepunimi i cameve me gjermanet, te cilet i organizuan, u dha mundesine te levizin te armatosur ne fshatra e qytete te ndryshme. Qellimi i gjermaneve, nuk ishte bashkimi i Camerise me Shqiperine, por donin te kishin camet ne anen e tyre, duke i lene te shpresonin.

Debimi me dhune i Cameve

Objektivi i organizates se ZERVAS, ΕΔΕΣ, ne veren e vitit 1944 ishte rajoni i Paramithias qe te lehtesonte furnizimin nga deti te forcave aleate. Ne mes te Qershorit, pjesa dermuese e forave gjermane, braktisen qytetin, ku mbeti nje numer i vogel i tyre dhe forcat came. Me 29 Qershor, repartete Divizionit te 10 te ΕΔΕΣ, moren ne zoterim Paramithian. Kete akt, e shoqeruan kaos, plackitje, perdhunime, keqtrajtime dhe therje "ne shesh" te muslimaneve ne qytet e rrethinat e tij. Komandanti i Rregjimentit e 16-te te ΕΔΕΣ, koloneli Kranias, thirri gjyq ushtarak te jashtzakonshem ne te cilin dergoi 34 came, te cilet u ekzekutuan ne vend. Filloi shfarosja masive e fshatrave muslimane ne Jug te lumit KALAMA. Shumica e banoreve u debuan ne rajonet veriore te rruges Igumenice-Janine. Rajonet e Filatit e Sajadhes ishin zona ku vepronte ΕΛΑΣ, nje batalion i te cileve ishte me came andarte. Megjitheate, forcat e ΕΔΕΣ, me lejen e anglezeve, kaluan ne veri te lumit Kalama, ne rajonin e Filatit, ku u kryen barbarira ne muslimanet. Ata banore qe mbete ne shtepite e tyre e nuk ndoqen gjermanet pas, u vrane ne vend, shtepite u plackiten dhe xhamive ju vu zjarri. Organizatat lokale te ΕΑΜ ben perpjekje per te penguar largimin drejt Shqiperise, por deri ne Dhjetor 1944 kaluan kufirin per Shqiperi 22-25 000 vete.
Per shtetin zyrtar grek, ceshtja e Camerise u mbull menjehere ne vitin 1945.
Pak pas clirimit dhe vendosjes se autoritetit grek ne Thesprotia, u hap nje fushate e gjere akuzash, si nga persona te vecante, ashtu edhe nga asfalia, ndaj cameve shqiptare qe kishin ushtruar dhune dhe bashkepunuar me gjermanet e italianet. Ceshtjet u gjykuan me procedure te shpejte nga nje gjykate speciale ne Janine, e cila denoi ne mungese 1930 persona te kombesise camo-shqiptare.
Disa vite me vone, dolen dekrete ligjore "per shtetezimin e detyruar te tokave te tyre e per dhenien e tyre bujqeve te patoke" "per ribanimin e rajoneve kufitare dhe ndihmen per popullsine e kesaj zone".
Keshtu u asimilua plotesisht pasuria e patundeshme e CAMEVE.

Ne te njejten periudhe qe shteti grek "mbyllte"ceshtjen Came, Enver Hoxha, jepte goditjen vdekjeprurese: Ne 1953 nxori dekret me te cilin jepte nenshtetesine shqiptare te gjithe cameve qe banonin ne Shqiperi. Kush kundershtoi ne kete dekret, u internua apo u burgos.
Pikerisht pas 50 vjetesh, nga terrori mbi camet ne Paramithia-Qershor 1994- Parlamenti shqiptar percakto 27 Qershorin si dite perkujtimore te "GENOCIDIT MBI CAMET"

r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historiku i Camris Empty Çamët dhe Çamëria

Mesazh  r_3 Fri Dec 17, 2010 9:58 am

Emri i krahines epirote Camerise eshte me shume se 2500 vjecare.

Nuk ka asnje dyshim: greket e ligj jane manipulatoret me te paskrupull e te pa ndershem.Ata kane fallcifikuar cdo fakt ne lidhje me Camerin tone. Nje nga fallcifikimet e tyre me te turpeshme qe ka arritur te bej vende dhe mes neshe shqiptarve, eshte paraqitja e popullsise came si “kolon turqe te istaluar ne Cameri nga otomanet pushtues”!
I gjithe ky fallcifikim nuk behet ashtu si pa dashur, ose nga pa dituria e grekeve te ligje, por behet me nje qellim te qarte: te shdukin identitetit shqiptare te epirit te jugut.

Propaganda greke, bashke me zerin e qenerve te shumte te sillogjeve vorjo-epirote,emertimin e krahines jugore te Shqiperise (Camerine) perpiqen ta paraqesin si nje emertim te ri qe i eshte vene kesaj krahine nga “kolonet camer” dhe nuk ka asnje lidhje me historine e vjeter te kesaj krahine?! Me dhjetra “profesore” te histories greke kan shkruajtur dhe mbrojtur kete teze te manipuluar me kaqe marifet nga ana e tyre. Mbrapa tyre nuk ka mbetur dhe kleri obskuratist greko-fanariote qe mese abuzimeve te shumta fetare eshte perpjekur ti paraqiti camerit si “kolone turqe”?! Per keta djaj te “shenjteruar” feja tregon” identitetin e vertete” te nje populli!!!. Per 50 vjete “dishepujt” e “Megalo-Idese” te shperndare gjithandej Shqiperise dhe qe sot i gjejme te grupuar ne shoqaten greko-fanariote “Omonia” dhe ne partine greke PDNJ-se, kane qene dhe jane epiqendra ku gatuhen dhe shperndahet kjo genjeshter e pa skrupull. Zerin e
ketyre hafijeve sillogjesh mund ta shikoni ne c’fardo forumi, webi, apo copez vendi ku flitet per Camerine tone. Pa u skuqur per injorancen e tyre, pa u skuqur per mashtrimet e tyre, keto pjella obskuratiste bizantine te hidhen ne fyte e me te pa vertetetat e tyre te shumta perpiqen te te lerosin me pisllekun e tyre te piset. Perpiqen pa pushime si qener te terrbuar te fshehin te teverteten e madhe te Camerise tone.

I gjithe ky fallcifikim i bere nga greket dhe pjellat e tyre bastarde, mua nuk me cudisin fare se i njofe fare mire se c’fare bije bushtrash jane greko-fanariotet, por me habit fakti se si asnje historian, studiues, ose akademik shqiptare, nuk i ka rene ne sy tek “Lufta e Poleponezit’ te Thucidites e verteta e madhe per Camerine tone?!
Historiani Thucidites, duke pershkruar kete ngjarje, flet me hollesi per vendin ku u zhvillua kjo beteje dhe mes pershkrimit te tij Ai perrshkruan me perpikmeri dhe qarte kufite e Camerise tone. Tregon fare qarte per banoret e saje qe nuk ishin greke por “barbare” (jo greke)dhe pa haruar ta emeroje kete krahine me emrin e saj te lashte CAMERI?! CHAMERI-UM Ja dhe pershkrimi i tij: ...

"The fleet sailed from Leucas, and, arriving at the mainland opposite Corcyra, came to anchor at Cheimeri-um in the country of Thesprotia. Cheimeri-um is only a harbor, above it, at some distance from the sea, in that part of Thesprotia ,...... Another river, the Thyamis, forms the boundary of Thesprotia and Cestrine, and the prmontory of Cheimerium runs out between these two rivers. Here the Corinthians anchored and formed a camp.....The Corinthians on their part were supported by a large force of barbarians, which collected on the mainland; for the inhabitants of this region have always been well disposed towards them......Most of these were recovered by them and conveyed to Sybota, a desert harbour of Thesprotia, whither their barbarian allies had come to support them."....

Ja pra fakti dhe e verteta 2500 vjecare e emrit te Camerise qe eshte fshehur qellimishte nga greket e ligje. Po historianve tane si u ka shpetuar nje rast i tille kaq i qarte e domethenes?!Te jete valle e gjith kjo nje lajthitje e studiuesve dhe historianve tane qe nuk e kane pare nje fakt te tille?? Eshte fare e qarte: Nje mohim i qellimshem i histories dhe identitetit tone qe behet me keqedashje si nga greket e ligje por dhe nga sherbetoret tane te mjerre. Turpi qofte me ta.

Per te gjithe shqiptaret qe fatkeqesishte nga padituria e tyre kane pranuar nje fakt te tille JO TE VERTETE ja ku eshte prova dhe e vertetea e madhe per identitetin e Camerise sone. Emertimi i krahines shqiptare te Camerise eshte shume me i vjeter se emertimi (Epir). Popullsia came eshte e vetmia prove e gjalle qe verteton qarte atoktonine shqiptare te Epirit jugor. Kjo eshte dhe arsyeja e masakrimit barrbare te popullsis came nga qenerit greko-fanariote. Ata zagare, me masakerat e tyre kunder Camerise u perpoqen te zhduknin njehere e pergjithmone proven e vetme te identitetit shqiptar te Epirit jugor.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historiku i Camris Empty Traktati i miqesise mes Camerve dhe Sulioteve

Mesazh  r_3 Fri Dec 17, 2010 10:00 am

Kohet e fundit ne internet ka plasur "lufta" mes dy kampeve kundershtare per te verteten e bashkejeteses Camo-Suliote. Sikur kjo "lufte" te analizohej me qetesi dhe mes fakteve historike te tregohej qarte miqesia dhe bashkejetesa paqesore mes ketyre dy komuniteteve ose ne te kundert armiqesia midis tyre, atehere per mua s'do te kishte asnje te keqe qe ky debat mos te vashdohej deri ne funde sa te gjendej e verteta e madhe.
.Por me keqardhie po shofe se; disa persona te vete quajtur dhe "studjues te ceshties Came" po manipulojne qellimisht faktet historike me te vetmen arsye qe te kenaqin e ngopin ne pafundesi ndjenjat e tyre ekstremiste fetare.Te arish te mohoshe faktet dhe realitetin historic te Camerise per te vetemen arsye qe te ngopesh etjen e ekstremizmit tende fetare, eshte armiqesore, e pa ndershme, dhe nje pabesi e madhe kunder kesaj popullsie qe u be viktime e po kesaj loje te poshter qe u instrumentalizua me kaqe marifet nga fanatizmi obskuratist greko-fanariot. Si mund ta gjesh gjuhen me fetar te tille fanatike qe nuk arine dote te shofin qarte se brockullat e tyre fetare me shume i bejne deme kauzes se Camerise se sa i bejne mire?? Per mijera vjete kesaj pyetje nuk i eshte dhene zgjidhje as nga mencuria e filozofeve te medhenje te botes e si mund ta zgjidhim tani ne shqiptaret me ato "i tha e me tha-te" tona te pa fundme.?! Le te vashdojme keshtu sic e kemi nisur e te shofim se ku do te na nxjere kjo "lufte" e pa ndershme qe na bejne fanatiket ekstremist te te dyja kraheve. Ne me te vertetat tona historike dhe te pa mohushme, kurse ata me te pa vertetat dhe me luften e tyre te pa ndershme dhe keqedashese.

Fakt:

Mbeshtetja e camerve per suliotet ka qene e gjithaneshme dhe e perhershme. Ketu po ju sjell traktatin e miqesise mes camerve dhe sulioteve per nje lufte te perbashket kunder Ali Pashait qe u organizua dhe udhehoq nga agallaret e Camerise. Ky traktat miqesie dhe bashkimi u perpilua deri ne hollesin me te vogel nga agallaret camer dhe u udhehoq nga ata. Ja dhe permbajtia e traktatit te miqesies se perhershme mes suliotve dhe camerve e shkruar ne gjuhen e vjeter te folur came dhe e perkthyer nga greqishtia ne shqipe nga historiani Albert Kotini dhe e publikuar nga ana e tij ne librin "Cameria denoncon"

2 Korrik 1804, Parge
Ne qe kemi vene duart, me kuvendin e oxhakut tene edhe te vertetur me doren tene:
-Hasan Capari: Pik se pari, burrat me name agallaret e Margellecit dhe kapedanet suliote qe u betuan dhe u bene vllezer, te ndare vetem nga nje bese, te jemi ne te mire dhe te keqe te hasmit tene, i cili hasmi tene tani eshte Ali Pashe Veziri, edhe kushdo tjeter qe te na benet hasem, te jemi te dy palet nje dhe ti biem. Edhe diten e sotme qe po bejme te shkuaren tene, kemi nisje te luftojme me hasmin tene Ali Vezirin dhe perendia fuqimadhe na nxjerrte faq bardhe neve edhe gjithe sanxhakun tene. Te shpetojme mulqet tena, edhe shtepite tena edhe nderin tone prej atij.

-Jakup Aga: Fjala e lidhur qe kemi njeri me tjetrin jane keto me poshte qe thote dhe te shkruarat tona, edhe bene tone, qe kemi bese edhe ne mese tene ne fshatin Agjian dhe Margellec ne ate te jemi. Qe asnje te mos percahet dhe prej shoqerise sone edhe te behet sebepe per te keqen e vilajetit dhe shoqeris tone dhe ti sherbej Ali Pashait mire.Dalte nga besa e tij dhe nga ndarja e tij.

-Deli Hasani:Akoma per ujdi edhe ne ja u kerkofte Ali Veziri qe te bejme vecan, qe te mos pyetemi te gjithe, keshtu sic jemi te shkruar, ujdi me te mos te bejme deri sa mos te lirojme "turqit"( ne kete raste turqit jane muslimanet shqiptare, kurse rumrit jane te krishteret shqiptar) dhe rumrit qe na i ka kapur ai. Edhe pik se pari Ago Islam Pronjua forte te lavderuarin "turqit" e tjere, te vegjel dhe te medhenje si dhe djalin e Bocarit, kapetan Notin edhe rumrit e tjere qe jane te kapur e te mbajtur edhe pa nxjere ata te cilet i thame atje siper, ujdi te mos benet.

-Musa Ruci; Akoma po e kthjellojme qe ne qoft se Perendia na jep fuqi dhe e nxjerim hasmin nga Suli, suliotet gjithe se bashku prape te kene vendin e tyre dhe shtepit e tyre edhe kalaja te mbetet ne duart e agallarve(came) , te jet ne pushtet te tyre, po si zoter, edhe te mbajme zapin edhe qetesine ne mese tene.

-Balo Hysna: Akoma edhe sote e tutje ne suljotet te medhenj e te vegjel duam dhe po e vendosim, qe po mbetemi ne ndihmen e agallarve (camer), te na ndihin edhe me njeri tjetrin, te LUFTOJME PER VENDIN TENE, te nxjerim jashte Aline, dhe ku te doje puna, kudo qe te lipsemi, edhe prej disa prej nesh si ndihme per shoqerine, te vemi te ndihmojme,gjithasht u edhe ne po te jemi ne nevoje ndihme te na japin.

-Xhamo Spahiu,Hysen Merxhani edhe Ceni Mustafa Agai: Akoma edhe ne cdo urdherate mbreterore te na vije te jemi ndihme e te nakatosemi se bashku, e te pyetemi si shoke edhe ashtu si ta gjejme ta bejme.Kurdohere ne kuvendin tene qe lidhem ta mbajme njeri tjatrin, nder te mira dhe te keqe, po me keta agallare (camer) qe kemi lidhur shoqerine. Edhe ne te ndodhemi ne lufte ngahere me burat tane. Edhe nde qellofte qe Hasan Aga Capari ti bjere ndonje pune qe te veje ne ndonje pune te shoqerise tene do te mbetet ne vende te tij djali i tij, Musa Aga edhe Met Aga edhe agallar te tjere.
Keshtu edhe e vertetojme me doren tene: (firmat) Kapetan Foti Xhavella,kapetan Kico Bocari, kapetan Dhimo Drako, kapetan Tusha Zerva, (me mbrapa nje pjelle bastarde e kesaj familje Napolon Zerva do ti masakroi camrit, bamirsit dhe mbeshtetsit e suliotve), kapetan Gjoke Dangelliu.

Sic shifet ne gjashte paragrafet e traktatit jane diktuar nga Aga Capari dhe agallaret e tjere camer dhe pese kapedanet suliote i kane mbeshtetur dhe pranuar kushtet. 300 bura suliote u vune nen komanden e agallarve camer dhe filluan luften kunder Pashait te Janines.

Historiku i Camris Dlattach.html;topic=45379
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Historiku i Camris Empty Re: Historiku i Camris

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi