www.shpirti.albanianforum.net


Join the forum, it's quick and easy

www.shpirti.albanianforum.net
www.shpirti.albanianforum.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» A mund te beni seks me nje te panjohur?
Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :) EmptyWed Jan 30, 2013 11:23 pm nga koti003@hotmail.com

» Nje pershendetje per Antaret e Rinj
Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :) EmptyWed Jan 30, 2013 11:21 pm nga koti003@hotmail.com

» Si Mendon Munte Duash Dy Njerez Ne Nje Kohe ?
Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :) EmptyMon Jul 16, 2012 10:23 pm nga ariani

» A mund ti ket te gjitha nje Femer?
Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :) EmptyMon Jul 16, 2012 10:22 pm nga ariani

» Pergjigjuni duke ber dhe nje pyetje ne vazhdim
Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :) EmptyMon Jul 16, 2012 10:19 pm nga ariani

» fraza poezi anglisht
Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :) EmptyFri Jul 13, 2012 11:25 pm nga ariani

» Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :)
Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :) EmptyTue Jun 19, 2012 5:33 am nga ariani

» pershendetje kur hyni dhe dilni nga forumi
Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :) EmptyMon Jun 18, 2012 9:10 am nga ariani

» A E NJIHNI E KENI NDJER DASHURIN E VERTET???NESE PO...SI E KUPTONIE DINI QE ESHTE AJO DASHURIA E VERTET???
Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :) EmptyThu Mar 03, 2011 3:56 pm nga r_3

Shtypi i Shkruar
Menu Shpirti.net
March 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar


Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :)

2 posters

Shko poshtë

Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :) Empty Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :)

Mesazh  r_3 Sun Nov 14, 2010 3:17 pm

Para dy a tri ditësh për shqiptarët ndodhi një ngjarje politike e pazakontë, liberalizimi i vizave për hapësirën Shengen. Me fjalë të tjera, qytetarët shqiptarë tanimë për një periudhë prej tre muajsh, pastaj përsëri për tre muaj të tjerë, me një ditë vendosje këmbe në territorin shqiptar, e kështu pafundësisht, mund të lëvizin në hapësirën evropiane pa asnjë pengesë, pa kërkuar vizë e mbajtur radhë të gjata nëpër ambasada.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :) Empty Re: Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :)

Mesazh  r_3 Sun Nov 14, 2010 3:19 pm

Lëvizin pa pasur nevojë të rrëfejnë privatësinë e tyre ndaj administratave shtetërore.
Janë vullnet i lirë, i pakushtëzuar nga asnjë lloj rrethane, është vullnet i lirë që nuk ka arsye dhe nevojë të legjitimohet.
Nuk është "duhet", por është "dua", te kjo fjalë e fundit ku nis edhe liria e qenies njerëzore si qytetari politike e lirë.
Vazhdojmë edhe më tej, sepse kemi nevojë ta kuptojmë edhe ne si qytetarë që kemi fituar diçka të rëndësishme, por edhe ata që u bëjnë elozhe proceseve që lidhen me liberalizimin e lëvizjes.
Shqiptari tani lëviz me status legal në të gjithë territorin e Evropës së bashkuar. Është po aq i mbrojtur ligjërisht sa edhe në shtëpinë e tij. Dikur, demokracia më e lartë për të ishte në vendin e tij, sepse vetëm atje njihej si me identitet politik legal nga shteti i së drejtës. Shpesh, me kalimet ilegale të kufirit, sapo dilte nga kufiri i atdheut të vet, sado që mund të hynte në një zonë perëndimore, ta zëmë, përsëri kishte më pak ose aspak të drejta për të qenë i mbrojtur nga shteti i së drejtës i vendit ku udhëtonte. Ishte pa identitet politik, sepse ishte pa leje qëndrimi e kalimi, në një sasi të madhe rastesh.
Edhe polici më i thjeshtë, nga ata që qëndrojnë në punë të tyre pranë ndonjë stacioni treni në dhé të huaj, e trembte, duhej t'i fshihej. Kalimtari pa leje i kufirit ishte bërë përtej kufirit si një "kafshë" jopolitike, e trembur, servile, gënjeshtare. Kurse pas liberalizimit të vizave mund të qëndrojë kokëlartë, serbes, të thotë se jam shqiptar, pa dashur të gënjejë për të thënë se jam rumun, grek, bullgar, ndonëse nuk kam asgjë me secilin nga këto identitete kombëtare kur janë të vërteta.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :) Empty Re: Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :)

Mesazh  r_3 Sun Nov 14, 2010 3:20 pm

Patjetër që hyrja në regjimin e liberalizuar të kufirit lidhet me daljen nga shoqëria totalitare e kufijve të mbyllur. Por, duhet thënë e vërteta. Regjimi i deripardjeshëm i kufirit nuk ishte imponuar nga diktatura e dikurshme, por nga demokracitë e sotme perëndimore.
Nuk është se kishim të bënim me një ndalesë që vinte si dikur nga brenda - jashtë, por krejt përkundrazi, vinte nga jashtë - brenda. Nuk ishte që kufizimi vinte nga demokracia jonë ende në fillesa, por nga demokracitë e vjetra dhe të pjekura ndaj qytetarit shqiptar. Ishte një shprehje, mbase e justifikuar mosbesimi.
Ardhja deri në këtë pikë sigurisht që ka të bëjë me një histori prej dy dekadash dhe nuk lidhet thjesht me këtë ose atë parti politike. Por, nga ana tjetër, nuk mund të mohohet se të paktën prej vitit 2005, këtë proces e menaxhon partia apo koalicioni i partive në pushtet. Përse të mos i themi "maces", "mace" dhe "miut", "mi" - sikurse përdoret në formë të lirshme një fjalë e urtë në gjuhën frënge?
Nejse, debatet le të vlojnë, qytetari është më i lirë politikisht se më parë.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :) Empty Pershendetje nga Gjermania.

Mesazh  ariani Tue Jun 19, 2012 5:33 am

Heqja e vizave ka ane pozitive e negative.Me dhenjen e vizes turistit i eshte ngaluar e dreja e punes.Keshtu qe shume shqupetare do te perfundojne neper burgjet e gjermanise.

ariani

Numri i postimeve : 7
Join date : 18/06/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :) Empty Re: Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :)

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi