www.shpirti.albanianforum.net


Join the forum, it's quick and easy

www.shpirti.albanianforum.net
www.shpirti.albanianforum.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» A mund te beni seks me nje te panjohur?
Lajmet  ... - Faqe 2 EmptyWed Jan 30, 2013 11:23 pm nga koti003@hotmail.com

» Nje pershendetje per Antaret e Rinj
Lajmet  ... - Faqe 2 EmptyWed Jan 30, 2013 11:21 pm nga koti003@hotmail.com

» Si Mendon Munte Duash Dy Njerez Ne Nje Kohe ?
Lajmet  ... - Faqe 2 EmptyMon Jul 16, 2012 10:23 pm nga ariani

» A mund ti ket te gjitha nje Femer?
Lajmet  ... - Faqe 2 EmptyMon Jul 16, 2012 10:22 pm nga ariani

» Pergjigjuni duke ber dhe nje pyetje ne vazhdim
Lajmet  ... - Faqe 2 EmptyMon Jul 16, 2012 10:19 pm nga ariani

» fraza poezi anglisht
Lajmet  ... - Faqe 2 EmptyFri Jul 13, 2012 11:25 pm nga ariani

» Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :)
Lajmet  ... - Faqe 2 EmptyTue Jun 19, 2012 5:33 am nga ariani

» pershendetje kur hyni dhe dilni nga forumi
Lajmet  ... - Faqe 2 EmptyMon Jun 18, 2012 9:10 am nga ariani

» A E NJIHNI E KENI NDJER DASHURIN E VERTET???NESE PO...SI E KUPTONIE DINI QE ESHTE AJO DASHURIA E VERTET???
Lajmet  ... - Faqe 2 EmptyThu Mar 03, 2011 3:56 pm nga r_3

Shtypi i Shkruar
Menu Shpirti.net
April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar


Lajmet ...

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Lajmet  ... - Faqe 2 Empty Berisha thirrje për solidaritet: Shkodrës, mos t’i mungojë asgjë

Mesazh  r_3 Fri Dec 10, 2010 7:15 am

Lajmet  ... - Faqe 2 Mbledhje%20qeverie_1
Kryeministri Berisha gjatë një mbledhje qeverie


U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që të vazhdojnë solidaritetin në zonat e përmbytura. Pasi ka një moral universal: Ai që është në nevojë, gjithmonë ndihmohet”.

Kështu është shprehur kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, duke iu drejtuar të gjithë qytetarëve për të dhënë ndihmën që munden lidhur me të përmbyturit në Veri.

“Shkodrës nuk i është prerë kurrë shpresa dhe asaj nuk duhet t’i mungojë asgjë”, tha Berisha më tej në fjalën e tij.

Duke theksuar faktin se në veçanti, në zonat e përmbytura paraqiten probleme me bazën ushqimore të blegtorisë dhe ndaj i ftoi qytetarët që të ofrojnë ndihmën e tyre në këtë aspekt.

“Por problematikë absolute prioritare për t’u zgjidhur duhet të jetë edhe ajo e fëmijëve në zonat e përmbytura, të cilëve nuk duhet t’u mungojë asgjë, deri te lodrat dhe trajtimi që meritojnë”, shtoi kreu i qeverisë.

Duke përfunduar se nuk zonat e përmbytura ka asnjë lloj epidemie dhe se është bërë një punë e madhe nga ana e qendrave shëndetësore për kujdes ndaj popullatës në nevojë, e cila duhet të vijojë.

“Të ecim kështu deri në rehabilitimin e plotë të zonave të përmbytura”, e ka përfunduar fjalën e tij gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Berisha.

Ndërsa lidhur me të dhënat konkrete mbi operacionet e shpëtimit në zonat e përmbytura, ai tha se u shpërndanë mbi 800 ton ndihma e ujë; u ndanë mbi 500 ton ushqim për bagëtinë; janë ndihmuar rreth 10 mijë familje dhe se janë evakuuar mbi 12 mijë qytetarë.

r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajmet  ... - Faqe 2 Empty Lajme > Politike Berisha: Rama po kërkon të mbjellë panik në Shkodër

Mesazh  r_3 Fri Dec 10, 2010 7:16 am

Lajmet  ... - Faqe 2 Berisha%202Kryeministri Sali Berisha ka adresuar një fjalim të ashpër ndaj kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama të cilin e akuzoi për mungesë solidariteti me situatën emergjente të krijuar si pasojë e përmbytjeve. Berisha solli në vëmendje zhvillimin e protestave apo dhe zgjedhjeve në struktura të partisë në një kohë kur vendi përballej me situatën më kritike të historisë së tij.
Berisha foli për një skenar të mirëorganizuar i cili parashikonte dhe përdorimin e medias për qëllime politike. Krahas kësaj, Kryeministri përmendi dhe protestat për energjinë, pavarësisht vendimit për mosrritje të çmimit. Gjatë mbledhjes së qeverisë, Kryeministri theksoi dhe një herë rëndësinë e konsolidimit të të gjitha përpjekjeve për menaxhimin e situatës.
Mbledhjen me kabinetin qeveritar, Kryeministri Berisha e nisi me një falenderim të posaçëm, për banorët e zonave të përmbytura, për përgjegjësine qytetare të dëshmuar. Bashkë me ta Berisha falenderoi të gjitha strukturat shtetërore e lolake të angazhuar në menaxhimin e situates, ministra e deputetë, vendet mike për solidaritetin e treguar për përballimin e kësaj situate emergjence. Duke raportuar shifra ai tha se deri tani janë shpërndarë 800 ton ndihma ushqimore dhe ujë, 500 ton ushqim për bagëtine, janë ndihmuar të paktën 10 mijë familje si dhe evakuuar nga zonat në rrezik më shumë se 12 mijë banorë.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajmet  ... - Faqe 2 Empty Rama: Nuk ka patur konferencë kryetarësh. Pamjet dëshmojnë të kundërtën.

Mesazh  r_3 Fri Dec 10, 2010 7:17 am

Lajmet  ... - Faqe 2 Edi%20Rama_2
Lideri i opozitës Edi Rama për të dytën ditë rrjesht akuzoi kryeparlamentaren Topalli se ka shtyrë seancën plenare të ditës së enjte për të mos u përballur sipas tij me përgjegjësitë e mazhorancës për përmbytjet në veri. Rama i ribëri këto akuza edhe pse një ditë më parë zyra e shtypit e kuvendit publikoi procesverbalin e mbledhjes së konferencës së kryetarëve ku përfaqësuesit e Partisë Socialiste, Tahiri dhe Dokle kishin rënë dakord me propozimin e Kryetarit të Grupit Demokrat, Astrit Patozi për të shtyrë seancën e së enjtes për shkak të situatës së jashtëzakonshme në Shkodër. Edi Rama në bashkëbisedimin e së premtes me gazetarët shkoi edhe më tej duke u shprehur se nuk ka pasur fare konferencë kryetarësh. Por Tv Klan ofroi pamje të cilat dëshmojnë se konferenca e kryetarëve është zhvilluar dhe përfaqësuesit e opozitës kanë rënë dakord për shtyrjen e seancës
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajmet  ... - Faqe 2 Empty Shkodra përmbytet, PS zgjedh me emergjencë kreun lokal

Mesazh  r_3 Fri Dec 10, 2010 7:20 am

Lajmet  ... - Faqe 2 Edip-shiroka

Në një kohë kur qytetarët e Shkodrës po përballen me vështirësitë e situatës së jashtëzakonshme nga përmbytjet, dega lokale e Partisë Socialiste në qytetin verior, është e angazhuar me një tjetër emergjencë, zgjedhjen e kreut të ri të saj. Votimet nxorën fitues kryetarin e emëruar, Keti Bazhdari të mbështetur nga Edi Rama. Konferenca e Asamblesë Socialiste të rrethit, e mbledhur pas votimit degjeneroi në debate dhe incidente, për shkak të kundërshtive për mënyrën e votimit. Ish-kryetari i kësaj dege, Edip Shiroka, akuzon drejtpërdrejtë Edi Ramën se ka sjellë krizë në Partinë Socialiste.

Edip Shiroka: “Krizën në Partinë Socialiste e ka sjellë Edi Rama për interesat e tij personale. Edhe ky elektrizim ishte si pasojë e kësaj politike”
Situata e krijuar në Partinë Socialiste të Shkodrës, sipas ish-kryetarit të saj Edip Shiroka do t’i japë efektet negative tek zgjedhjet e pritshme lokale. Për këtë arsye socialistët e Shkodrës kanë vendosur t’i bashkohen partive të tjera të majta.

Edip Shiroka: “Socialistët e Shkodrës e dinë ku të orientohen për të vazhduar kontributin e tyre, një kontribut që mund të jepet në partitë e tjera të majta”
Shiroka thotë se qëndrimi i mbajtur nga Edi Rama ndaj përmbytjeve në Shkodër, përfshire këtu edhe zhvillimin e zgjedhjeve kur qyteti është i pushtuar nga uji, ka rrëzuar slloganin për një politikë përtej së majtës e së djathtës që vetë Rama trumbetoi në zgjedhjet e 28 Qershorit.
Edip Shiroka “Vetë Rama në fushatë doli me slloganin përtej së majtës e së djathtës dhe sot qytetarët e Shkodrës, të majtë e të djathtë kanë nevojë për ndihmë”
Kanë reaguar për këto zgjedhje dhe kohën e mbajtjes së tyre edhe qytetarë të Shkodrës, të majtë e të djathtë. Ata e cilësojnë moment të papërshtatshëm dhe thonë se me këtë veprim Rama tregoi edhe njëherë se nuk e do qytetin e Shkodrës. Por Rama u është përgjigjur këtyre shqetësimeve, duke thënë shkurt se këto janë çështje të brendshme të partisë.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajmet  ... - Faqe 2 Empty Ujit tërhiqet nga NënShkodra, zvogëlohet harta e përmbytjes

Mesazh  r_3 Fri Dec 10, 2010 7:21 am

Lajmet  ... - Faqe 2 Shkoder%20permbytjet

Situata e përmbytjeve në Shkodër po shkon drejt përmirësimit. Konfirmimi vjen nga Drejtori i Emergjencave Civile Alfred Olli. Sipas tij sipërfaqja e përmbytjeve ka nisur të zvogëlohet. Nga 14 mijë hektarë tokë e përmbytur tashmë janë rreth 11 800 hektarë. Nga matjet e fundit rezulton se niveli i ujit në lagjen Xhabie nga 1 metër e gjysëm që ishte, tashmë ka rënë deri në 75 centimetra.
Sipas Ollit vëmendja është përqendruar në shpërndarjen e ndihmave për banorët si dhe për ushqimin e gjësë së gjallë.Aktualisht në Qarkun e Shkodrës janë 4660 shtëpi të përmbytura. 4630 janë të rrethuara nga uji. Janë rreth 14 mijë e 210 persona që janë evakuuar. Edhe shkarkimet në lumin Buna janë ulur ndjeshëm duke arritur në 1500 m3/sek.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajmet  ... - Faqe 2 Empty Topalli: Shmangia e përmbytjes së ujësjellësit, akt heroizmi

Mesazh  r_3 Fri Dec 10, 2010 7:22 am

Lajmet  ... - Faqe 2 Topalli_1


Edhe pse qyteti i Shkodrës është i pushtuar nga uji, banorët e tij po furnizohen rregullisht me ujë të pijshëm. Stacioni i pompave është ruajtur i paprekur nga përmbytjet, me angazhimin e forcave të ushtrisë, Shtabit të Emergjencave dhe punonjësve të ujësjellësit. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, teksa vizitoi këtë stacion, vlerësoi kontributin e atyre që evituan përmbytjen e tij.
Jozefina Topalli: “Këta jane heronjtë e vërtetë edhe pse emrat e tyre mund të mos i dimë por ne që jetojmë këtu i njohim të gjithë ata”
Gjatë ditëve u rrezikua dhe stacioni elektrik i qytetit, por edhe këtu forcat e ushtrisë dhe punonjësit e elektrikut e shmangën përmbytjen.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajmet  ... - Faqe 2 Empty Ndihma të tjera për të përmbyturit në Shkodër

Mesazh  r_3 Fri Dec 10, 2010 7:23 am

Lajmet  ... - Faqe 2 A0a1f_shkoder_ndihma

Komuna e Dajtit ka shpërndarë ndihma për familjet e prekuara nga përmbytjet në qytetin e Shkodrës.Janë rreth tre ton ushqime të dhuruara nga kjo komunë me iniciativën e kryetarit të saj Kujtim Qefalia.Sipas kryekomunarit, të gjithë banorët ndajnë shqetësimin për situatën e krijuar në veri të vendit për shkak të përmbytjeve dhe vështirësitë që banorët e këtyre zonave po kalojnë.Sipas Qefalisë për t’u vlerësuar mbetet dhe angazhimi i strukturave shtetërore të cilat operojnë me përgjegjësi dhe bënë një organizim perfekt për t’i qenë sa më pranë banorëve.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajmet  ... - Faqe 2 Empty Barbullushi, një strehë për banorët e Malit të Jushit

Mesazh  r_3 Fri Dec 10, 2010 7:24 am

Lajmet  ... - Faqe 2 Shkodra-3

Rreth 60 banorë të fshatit të Mali i Jushit në komunën e Bushatit, janë strehuar në Fondacionin e Bamirësisë “Change Albania”. Prej 10 ditësh këta banore janë vendosur në këtë qendër ku i sigurohet ushqim dhe fjetje falas.Banorët të ndodhur në këtë situatë,e konsiderojnë veten me fat pasi kushtet e ofruara janë shumë të mira.Fshati Mali i Jushit i komunës Bushat ka qenë një prej zonave më të dëmtuara nga përmbytjet.Aktualisht pjesa më e madhe e banorëve janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të nivelit të lartë të ujit.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajmet  ... - Faqe 2 Empty Dëmtohet argjinatura e Torovicës, autoritetet japin alarmin

Mesazh  r_3 Fri Dec 10, 2010 7:25 am

Lajmet  ... - Faqe 2 Torovica


Argjinatura e Torovicës është rrezikuar seriozisht mbrëmjen e djeshme pasi moti i keq dhe me shumë erë ka provokuar dallgë të larta deri në 2 metra të cilat mund të kishin sjellë edhe çarjen e kësaj argjinaturte.
Në ditët e para të përmbytjeve në veri, kjo argjinaturë është përforcuar madje është ngritur me mbi 2 metra më shumë se ajo ekzistuese.
Mbrëmë në mesin e saj ajo është dëmtuar në një gjatësi prej 500 metrash në vende të ndryshme madje duke u ngushtuar nga 6 në 3 metra. Erozioni ka rrezikuar edhe jetën e efektivave të policisë të cilët kanë qënë në gadishmëri për monitorimin e situates. Ka qënë ora 23.00 dhe policia ka lajmëruar menjeherë Shtabin e Emergjencës si dhe firmat private të makinerive të rënda për të ndërhyrë në përforcimin e pjesëve të dëmtuara.
Aksioni për të riparuar pjesët e dëmtuara në argjinaturën e Torovizcës vazhdon ende. Rreziku konsiderohet ende i pranishëm pasi nuk dihet se si do të shkojnë edhe kushtet atmosferike në ditët të vazhdim. Gjatësia e saj arrin deri në 1.4 kilometra dhe kjo shërben edhe si kufiri ndarës mes Lezhës dhe Shkodrës. Ajo është edhe mbrojtësja kryesore e tokave të Lezhës nga përmbytja.
Që prej fillimit të përmbytjeve e deri tani në këtë argjinaturë janë hedhur 13 mijë m3 inerte.
Në paraditen e sotme kjo argjinaturë është inspektuar nga ekspertët e digave të cilët po shohin mundësinë e një ndërhyrjeje të specializuar në mënyrë që të evitohet rreziku i çarjes së saj.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajmet  ... - Faqe 2 Empty Berisha në Opinion: Ja si e shmangëm dhunën në vitin ‘90

Mesazh  r_3 Fri Dec 10, 2010 7:26 am

Lajmet  ... - Faqe 2 Sali%20Berisha_1
Kryeministri Sali Berisha në një intervistë për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, shpjegoi për herë të parë me detaje përfshirjen e tij në lëvizjen studentore të vitit 1990, si dhe të gjithë angazhimin e tij intelektual, që çoi drejt kësaj periudhe të rëndësishme historike në vendosjen e pluralizmit në vend.
Si një ndër intelektualët e njohur të asaj periudhe, Kryeministri ka dhënë detaje rreth marrëdhënieve të tij me udhëheqjen e kohës dhe perceptimeve personale për situatën e vendit.
Ish mjek në profesionin e tij të parë, Berisha ka qënë mjaft aktiv në shtypin e kohës dhe ka shpjeguar ndër të tjera në këtë intervistë edhe akuzat për një përfshirje të mundshme të tij në rrjetin e inteligjencës amerikane.Kryeministri Berisha foli gjithashtu edhe për kërkesën e studentëve dhe rrjedhën e ngjarjeve në bashkimin e tij me lëvizjen që aspironte pluralizimin politik në Shqipëri.
Në intervistën e gjatë dhënë për gazetarin Blendi Fevziu, kreu i qeverisë ka shpjeguar gjithashtu edhe arsyet që e shtynë të anëtarësohej në ish-Partinë e Punës në vitin 1970.Me krijimin në 12 dhjetor të Partisë Demokratike, të parës parti 46 vjet pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, filloi edhe karriera politike e Berishës, e cila në këto 20 vitet e fundit pati uljet dhe ngritjet e saj, paralelisht me konsolidimin e demokracisë së rilindur shqiptare.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajmet  ... - Faqe 2 Empty Re: Lajmet ...

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi