www.shpirti.albanianforum.net


Join the forum, it's quick and easy

www.shpirti.albanianforum.net
www.shpirti.albanianforum.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» A mund te beni seks me nje te panjohur?
Fjale Te Urta Humoristike ! EmptyWed Jan 30, 2013 11:23 pm nga koti003@hotmail.com

» Nje pershendetje per Antaret e Rinj
Fjale Te Urta Humoristike ! EmptyWed Jan 30, 2013 11:21 pm nga koti003@hotmail.com

» Si Mendon Munte Duash Dy Njerez Ne Nje Kohe ?
Fjale Te Urta Humoristike ! EmptyMon Jul 16, 2012 10:23 pm nga ariani

» A mund ti ket te gjitha nje Femer?
Fjale Te Urta Humoristike ! EmptyMon Jul 16, 2012 10:22 pm nga ariani

» Pergjigjuni duke ber dhe nje pyetje ne vazhdim
Fjale Te Urta Humoristike ! EmptyMon Jul 16, 2012 10:19 pm nga ariani

» fraza poezi anglisht
Fjale Te Urta Humoristike ! EmptyFri Jul 13, 2012 11:25 pm nga ariani

» Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :)
Fjale Te Urta Humoristike ! EmptyTue Jun 19, 2012 5:33 am nga ariani

» pershendetje kur hyni dhe dilni nga forumi
Fjale Te Urta Humoristike ! EmptyMon Jun 18, 2012 9:10 am nga ariani

» A E NJIHNI E KENI NDJER DASHURIN E VERTET???NESE PO...SI E KUPTONIE DINI QE ESHTE AJO DASHURIA E VERTET???
Fjale Te Urta Humoristike ! EmptyThu Mar 03, 2011 3:56 pm nga r_3

Shtypi i Shkruar
Menu Shpirti.net
May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar


Fjale Te Urta Humoristike !

2 posters

Shko poshtë

Fjale Te Urta Humoristike ! Empty Fjale Te Urta Humoristike !

Mesazh  MeTeoR Tue Sep 14, 2010 4:10 pm

Shqiperia Cka Qene C'eshte E Cdo te Behet.... E Kujt I Plasi Razz

Une shikoj punen tende, ti sheh punen time, gjithsekush sheh punen e tjetrit

Kush i hap varrin tjetrit, punon ke varrezat

Ekzistojne shume arsye per divorc, por kryesori eshte martesa.

Femijet ne ndenjesen e pare krijojne aksidente. Aksidentet ne ndenjesen e pare krijojne femije

Kush qesh i fundit - mendon me ngadale

Puna eshte e Shenjte, keshtu qe mos e prek me dore

Ne shqiptaret o duam lek pa punu, ose punojme pa lek

Ai që të rreh, është më i fortë!

Kalit të falur nuk i shikohet dëshmia e penalitetit!

Qentë le të lehin, ti futja vrapit

Fshati që duket, ka drita!

Kur te ndjesh nevoje per te punuar...ulu pusho deri sa te kaloje deshira

Qetesohu, nuk ka vdek kush nga pushimi, ah..ne pune dhe mund te vritesh

Mos harro, puna eshte shendet.Keshtu qe leri te semuret te merren me pune

Mendja e shëndoshë do kokë të madhe!

Ne Shqipri me shpejt te mberrin PIZZA se POLIZIA

Pse te hyjme ne jete... kur nga aty askush ska dal i gjalle.

Trimi i mirë ta çan ballin!

Trimi i mirë me shoqe shumë!

I jep dorën, të merr orën!

Qyli është nëna e të gjitha të këqijave, por si nënë duhet
respektuar!

Shoku i mirë njihet nga lekët!

MeTeoR
MeTeoR
Special User
Special User

Numri i postimeve : 75
Join date : 14/09/2010
Age : 40
Location : Ku T'na Zere Nata

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjale Te Urta Humoristike ! Empty Re: Fjale Te Urta Humoristike !

Mesazh  Anxhela Tue Sep 14, 2010 10:52 pm

Agait i pjell edhe kau, jo vetëm lopa

Ai që bëhet i urtë si delja, e hanë ujqët

Ai që çdo ditë ka një dëshirë tjetër, asnjëherë nuk arrin ta plotësojë dëshirën e tij

Ai që di të vjedhë, di edhe të fshijë gjurmët

Ai që din me kuvenë, e hijeshon nejen në atë ven

Ai që don me u ba zengin, niset më së pari me vjedhë

Ai që është i pasur, jep nga teprica, ai që nuk është i pasur jep nga zemra

Ai që është në fuqi bëhet se din çdo gjë

Ai që han hudër nuk e ndien erën e vet, por ia ndijnë të tjerët

Ai që i mbështetet pemës së madhe, gjen hijë gjithmonë

Ai që ka frikë edhe kur ka të drejtë, nuk fiton

Ai që ka, don edhe ma

Ai që me indiferencë i shikon vuajtjet e të tjerëve është sadist

Ai që kërcënohet, rrallëherë hakmirret

Ai që ngutet, çdoherë vonohet

Ai që premton shumë, bën pak

Ai që s'bindet, nuk din të komandojë

Ai që nuk e don babanë dhe nënën, ai nuk e don askend

Ai që s'durohet si njeri, s'durohet as si shok,as si kolegë,as si bashkëpunëtor e as si fqi

Ai që nuk dëgjon miskojën, se dëgjon as tupanin

Ai që s'punon si burrë, rrin e qan si grua

Ai që shpejt dashurohet, shpejt dëshprohet

Ai që shumë flet, gjë në dritë nuk çet

Ai që ta ban rrafsh, ka qef me t'dalë kodër

Ai që ta don të mirën, të flet, ai që s'ta don, vetëm të shikon

Ai që thotë "unë jam unë", ai hup gjithkun

Ai që vjedh një vezë, vjedh edhe një buall

Ajo që s'arrihet, duket më e ëmbël

Ajo që s'të pëlqen ty të ta bëjnë, mos ua bëj të tjerëve

Amerika të jep një thele dhe të merr një pelë

Ata që kërkojnë gjithnjë të kenë të drejtë, gati asnjëherë nuk kanë të drejtë

Ara me viça s'lavrohet

Ariu nuk rron duke lëpirë shputat

Armiku i vjetër kurrë stë bëhet mik i mirë

Armiku, kur mori pendën në dorë, si deshi shkroi

Armikut mos ia trego të vërtetën

Armiqtë e shumicës së njerëzve janë ata që nuk u japin gjë atyre

As hasmin mos e pafsh pa punë

As me miq e as me anmiq, gojën mos e fëlliq

As ujë mos pi në krua të pushtetit

Ashtu qoftë e sherr mos qoftë

Asnjë shtëpi nuk të kënaq si e jotja

Atë derë që s'e çel çelësi, e çel paraja

Atë punë që s'e bën dot vetë, mos kërko t'i gjesh të metë

Atë që nuk e don thuaji: "Të pafsha pa punë"

Atje ku fle uji, është më i thellë

Atje ku thonë se ka dredhëza më shumë, merre shportën e vogël

Babai që len djalin e mirë pas, nuk vdes

Babanë e mirë nderojë, babanë e keq duroje

Bajrami i vogël s'falet para t'madhit

Barrën e kalit mos ia ngarko gomarit

Bashkimi bën fuqinë, ndasia ligështinë

Bëj gosti, që të provosh mikun

Bëj shyqyr të paktës, që të vijë e shumta

Bëje si ta bësh, pa e bërë mos e lësh

Bëji nder qenit, që ai të kafshojë këmbën

Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë

Bërtiti të bijës, që të dëgjojë nusja

Bejlerët rrallë lindshin, e shpesh vdekshin

Besnik bëhu, e besë mos zin

Beu nuk i la bujkut as vend për në varr

Bie guri mbi vorbë, e mjera vorbë; bie vorba mbi gurë, po e mjera vorbë

Bie një fjalë e nxjerr një mijë të tjera

Bylbyli njihet në këngë, njeriu në punë

Bima e keqe rritet kudo

Bisha më e rreptë është kur t'i sulmohen klyshtë

Bisha tërbohet keq kur e sheh se i vjen fundi

Bleta din si bëhet mjalta

Borxhi i harruar, vjen në ditë të shtërnguar

Bota është helm e mjaltë e përzier

Brengat janë armiqtë e jetës

Budallën mos e vet se t'kallxon vet

Buka në bark, forca në shtat

Buka s'ka turp

Buka të mban fytyrën, yndyra të shkëlqen fytyrën

Bukë e kripë e zemër

Bukë e qepë dhe shëndet

Buka prej qielli s'vjen

Bukuria dhe pasuria s'janë përgjithmonë

Bukuria dhe mençuria nuk shkojnë bashkë

Bukuria e gruas duket në mëngjes

Bukuria një ditë, veprat një jetë

Bukuria të habitë, bukuria të koritë

Burgu është varr për së gjalli

Burgu e ka derën e madhe për të hy, por të vogël për të dalë

Burgu për burra është

Burrat besojnë se bota është e krijuar vetëm për ta

Burrë i mirë në sofër të huaj mos u bën

Burri lidhet për fjalet, kau për brinjtë

Burri me dy gra, këmishën pa la

Burri në shtëpi, si kërcu i zi

Burri një herë ka lindur, një herë edhe do të vdesë

Burri për gruan është si çatia për shtëpinë

Burri s'matet me pëllëmbë por me zemër

Burri të mbytë ose ta falë, i ligu as të mytë as ta falë

Butësia mund të fitojë gjithçka, përveç pasurisë

Buza më gaz shëndeti pa masë
Anxhela
Anxhela
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 184
Join date : 11/09/2010
Age : 41

https://shpirti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjale Te Urta Humoristike ! Empty Re: Fjale Te Urta Humoristike !

Mesazh  Anxhela Tue Sep 14, 2010 10:58 pm

E para - bar, e dyta qejf, e treta helm.

E para gotë është bar, e dyta ar, e treta sermç, e katërta helm. VERI

Fshat e zanat, derë e tabiat.


Gotën e parë e pi vetë, të dytën, pi rakia rakinë, të tretën, pi rakia njerinë.


Huqi vdes shtatë ditë pas shpirtit.


Kali plak nuk mëson revan të ri.


Katundi digjet, zakoni s`prishet.


Ku janë dy vetë, mos i ban i tretë.


Ku di derri, ç`është nderi.
Anxhela
Anxhela
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 184
Join date : 11/09/2010
Age : 41

https://shpirti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjale Te Urta Humoristike ! Empty Re: Fjale Te Urta Humoristike !

Mesazh  Anxhela Tue Sep 14, 2010 10:58 pm

Ku janë dy i treti është i tepërt. T


Kush i vogël e i qërtuar, i madh e i lavdëruar.


Lumi shtratin e ndëron, po burrimin s`e ndalon.


Ndryshku vjetër dhe zakoni i vjetër, nuk hiqen kollaj.


Njerëzit e një barku i bashkon gjaku, pijanecët bardhaku.


Rakia marton edhe dhespotin.
Anxhela
Anxhela
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 184
Join date : 11/09/2010
Age : 41

https://shpirti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjale Te Urta Humoristike ! Empty Re: Fjale Te Urta Humoristike !

Mesazh  Anxhela Tue Sep 14, 2010 10:59 pm

Rakia s`din ç`ka është kadia.


Rakia nuk zihet mik kurrë, të tradhëton ku s`ta pret mendja.


Rakia thotë "Të parën hidhe ti, të tjerat i hedh vetë".


Ruaje fjalën kur t'i vijë radha.


Rrahe sa të jetë këlysh, se kur të bëhet qen ai të ha.


Sa të presin, më mirë priti.


Shtëpia me dy të këqija, duhani dhe rakia.


Trim i rakisë ashtë ai që s'e pi.


Zakoni i ka rrënjët e thella.
Anxhela
Anxhela
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 184
Join date : 11/09/2010
Age : 41

https://shpirti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjale Te Urta Humoristike ! Empty Re: Fjale Te Urta Humoristike !

Mesazh  Anxhela Tue Sep 14, 2010 10:59 pm

Fjalë me vlerë, ku të gjesh merr.


Guri i gdhendur hyn kudo.


Harabeli plak nuk rrehet me bukë.


Hoqëm dhe vuam, po diçka mësuam.


I dogj plakës qumështi, ta' po i frynë kosit
Anxhela
Anxhela
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 184
Join date : 11/09/2010
Age : 41

https://shpirti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjale Te Urta Humoristike ! Empty Re: Fjale Te Urta Humoristike !

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi