www.shpirti.albanianforum.net


Join the forum, it's quick and easy

www.shpirti.albanianforum.net
www.shpirti.albanianforum.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» A mund te beni seks me nje te panjohur?
Speciale... EmptyWed Jan 30, 2013 11:23 pm nga koti003@hotmail.com

» Nje pershendetje per Antaret e Rinj
Speciale... EmptyWed Jan 30, 2013 11:21 pm nga koti003@hotmail.com

» Si Mendon Munte Duash Dy Njerez Ne Nje Kohe ?
Speciale... EmptyMon Jul 16, 2012 10:23 pm nga ariani

» A mund ti ket te gjitha nje Femer?
Speciale... EmptyMon Jul 16, 2012 10:22 pm nga ariani

» Pergjigjuni duke ber dhe nje pyetje ne vazhdim
Speciale... EmptyMon Jul 16, 2012 10:19 pm nga ariani

» fraza poezi anglisht
Speciale... EmptyFri Jul 13, 2012 11:25 pm nga ariani

» Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :)
Speciale... EmptyTue Jun 19, 2012 5:33 am nga ariani

» pershendetje kur hyni dhe dilni nga forumi
Speciale... EmptyMon Jun 18, 2012 9:10 am nga ariani

» A E NJIHNI E KENI NDJER DASHURIN E VERTET???NESE PO...SI E KUPTONIE DINI QE ESHTE AJO DASHURIA E VERTET???
Speciale... EmptyThu Mar 03, 2011 3:56 pm nga r_3

Shtypi i Shkruar
Menu Shpirti.net
April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar


Speciale...

Shko poshtë

Speciale... Empty Speciale...

Mesazh  r_3 Sun Dec 05, 2010 10:38 am

Përmbytjet/ Ndjekja maratonë E Medjave vedase..
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Speciale... Empty Gazetarët raportime minutë pas minute, ndërsa në studiot live kanë folur vazhdimisht ministra, vendorë e specialistë

Mesazh  r_3 Sun Dec 05, 2010 10:42 am



Kjo është Shkodra. Pamjet që do ndiqni janë filmuar nga helikopteri nga operatori i “ABC News”.

E tëra nën pushtetin e ujit.

Drini dhe Bruna kanë vershuar në çdo damar të qytetit dhe kanë mbuluar çdo pëllëmbë tokë në periferi të tij dhe fshatra.

Qindra banesa në lagjen Xhabije janë përmbytur bashkë më shumë njësi tregtare dhe automjete që kanë mbetur të bllokuar nga ujërat.

Pronarët e dyqaneve janë përpjekur të shpëtojnë diçka duke larguar mallrat prej andej.

Gazetarët e “ABC News” kanë raportuar minutë pas minute atë çka ndodh në këtë vend prej afro 48 orësh.

Në studiot tona live kanë folur pa ndërprerje ministrat, prefekti, kryetari i bashkisë, banorë të zonave të përmbytura, specialistë, inxhinierë, pushtetarë vendorë. Gadishmëria për t’u ardhur në ndihmë banorëve dhe për t’u lehtësuar dëmet atyre, ka qenë në shkallën më të lartë.

Kamera e “ABC News” u ndodh kudo, aty ku dhe sasia e ujit kishte kaluar kufijtë e normales.

Banorët patën rast të tregojnë në ç’gjendje ndodhen, e të kërkojnë nëpërmjet kamerës së “ABC News”, atë që u nevojitej.

Pa pushim, në lidhje telefonike raportuan mbi situatën përfaqesuesit vendorë të çdo komune të izoluar nga uji nga Velipoja, Oboti, Dajçi, Ana e Malit.

Pas mbledhjes së Shtabit të Emergjencave, cila u drejtua nga kryeministri Sali berisha, ministrat e qeverisë u shpërndanë në terren.

Prej aty, në “ABC News” ata bënë prezent çdo shqetësim dhe situatë të komunave në përgjegjësi.

Ministri i Ekonomisë, Ilir Meta, deklaroi në mbrëmje se shkarkimet do të vazhdojnë deri në ulje të prurjeve.

Sipas Metës, situata po menaxhohet në maksimum.

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, gjatë një bisede telefonike me “ABC News” konfirmoi se ka vijuar rritja e nivelit të ujërave në zonën e Shkodrës dhe të pakten deri të dielën, moti do të jetë me reshje.

Sipas tij, po vazhdon evakuimi i banorëve dhe në dispozicion për evakuim u vunë, veç mjeteve të rënda të ushtrisë, edhe helikopterë.

Ndërsa Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili tha se zona më e prekur nga përmbytjet në rrethin e Shkodrës, ishte Bërdica dhe rrethinat përreth saj.

Më tej, ai shtoi se janë në gadishmëri të gjitha qendrat shëndetësore.

Banorët e evakuuar janë strehuar në konviktet e studentëve që ndodhen në qytetin e Shkodrës, ndërsa një pjese tjetër janë strehuar tek të afërmit e tyre.

Në lidhje telefonike me “ABC News” ishte edhe ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, i cili tha se situata është e ngjashme edhe në vendin fqinj, Malin e Zi.

Ai raportoi se po punohet në nivel teknik dhe politik me shtetin fqinj, për të ndarë përgjegjësitë mes të dyja vendeve, në mënyrë që gjendja të jetë totalisht nën kontroll.

Ndërkaq, arsimi në Shkodër paraqitet i paralizuar.

Me dhjetëra komuna janë të bllokuara tërësisht, çka e bën të pamundur edhe vazhdimin e procesit mësimor.

Shumë mjete shkollore janë dëmtuar, sikundër, edhe shumë godina kanë marrë lagështi.

Orët mësimore të munguara do të zëvendësohen në vazhdim si dhe dëmet do të llogariten mbas situatës së përmbytjes.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Speciale... Empty Re: Speciale...

Mesazh  r_3 Sun Dec 05, 2010 10:43 am

r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Speciale... Empty Ambasadori i ri i SHBA: Shqipëria, një emocion

Mesazh  r_3 Sun Dec 05, 2010 10:45 am

Speciale... 0

Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, janë të shkëlqyera.

Kjo është deklarata e parë që ambasadori i ri i SHBA-ve ka bërë sapo ka zbritur në tokën shqiptare.

Në një prononcim për median, në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Aleksandër Arvizu tha se ishte i nderuar për detyrën që do të ushtrojë në Shqipëri, një vend që siç tha ai, ka bërë shumë progres.

“Kjo është vizita ime e parë në Shqipëri. Jam shumë i nderuar të jem Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri.

I jam mirënjohës Presidentit Obama dhe Sekretares Amerikane Klinton që ma dhanë këtë mundësi.

Jam i vetëdijshëm që do të vazhdoj në hapat e pasaradhësve të mi, flas këtu për parardhësin tim Uithers, dhe të tjerët para tij.

Jam i ri në këtë rajon dhe kam shumë për të mësuar, por jam i emocionuar për këtë mundësi”, deklaroi ai në prononcimin e parë për mediat në vendin tonë.

Duke shtuar se duket sikur çdo muaj, Shqipëria vazhdon të ecë përpara, duke iu afruar komunitetit euroatlantik.

“Mendoj se ky është zhvillim shumë pozitiv, por duhet të them se ajo që gjej të veçantë për mua si ambasador amerikan është fakti se me këdo që kam folur, kanë thënë se populli shqiptar dhe shteti shqiptar ka një afeksion të madh për popullin dhe shtetin amerikan.

Dhe për mua si ambasador, nuk mund të ketë ndjenjë më të madhe se kjo.

E di se ka një punë të madhe për t’u bërë dhe se jo çdo gjë do të jetë e lehtë, por, mbi të gjitha do të takoj njerëzit e mrekullueshëm të Shqipërisë”, tha ai.

Ndërkaq, kreu i prezencës amerikane në Tiranë, në daljen e tij të parë para mediave të këtij vendi, shprehu dëshirën se “do të donte të udhëtonte në vendet e mrekullueshme të Shqipërisë si Gjirokastra, Saranda, Shkodra, Ohri apo Vlora.

“Jam absolutisht shumë i kënaqur që ndodhem këtu dhe jam shumë i sigurt se do të shihemi shpejt dhe shpesh”, përfundoi ai.

Arvizu në Senatin Amerikan: Shqipëria, një histori suksesi

Në fillim të gushtit, gjatë seances në Senatin Amerikan, ku ai dhe u konfirimua si ambasdor i vendit tonë, Aleksander Arvizu e quajti Shqipërinë një histori suksesi, ndërsa u bëri thirrje politikanëve të Tiranës të shikojnë më tepër interesat e vendit, sesa rivalitetet mes tyre.

Ai tha atëherë se transformimi i Shqipërisë gjatë 20 vjetëve të fundit mund të quhet dramatik dhe pikërisht, falë ketij ndryshimi, Shqipëria të meritonte anëtarësimin në NATO më 1 prill 2009.

Arvizu pati vënë në dukje gjithashtu faktin se Shqipëria është një kontribuese në sigurinë globale dhe një aleate e besueshme e Shteteve të Bashkuara dhe se ndihmon ndjeshëm në risistemimin e personave të ndaluar në Guantanamo.

Ai tha se ajo është një mbështetëse e fuqishme për integrimin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin ndëratlantik me fushatën e saj diplomatike për të kultivuar marrëdhënie të mira me fqinjët dhe mes fqinjëve të saj, duke përfshirë Serbinë dhe Kosovën.

“Ekonomikisht, - pati theksuar ambasadori Arvizu, - në vitin 2009 Shqipëria ishte një prej vetëm dy vendeve në Europë, që provuan rritje ekonomike gjë që parashikohet të ndodhë edhe këtë vit”.

Karriera diplomatike e Aleksandër Arvizu

Aleksander Arvizu, është diplomat karriere i Shërbimit të jashtem, në rangun e këshilltarit ministror.

Ai u emërua ne Shqiperi pas detyrës qe pati si drejtor i zyrës së zhvillimit të karrieres dhe pozitave në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Më parë ka shërbyer në Zyrën e Çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit.

Përfaqësuesi i ri i SHBA-së në vendin tonë ka qenë gjithashtu zëvendës-shef misioni në Tajlandë dhe Kamboxhia.

Ambasadori Arvizu ka shërbyer edhe në vende të tjera, si Koreja e Jugut dhe Japonia.

Në Uashington, ai ka punuar në Këshillin e Sigurimit Kombëtar.

Arvizu ka lindur në një bazë ushtarake amerikane në Japoni dhe është rritur në Kolorado.

Ai ka kryer studimet pasuniversitare në Universitetin Georgetoun.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Speciale... Empty Qendra Kombëtare e Licencimit, rrugë suksesi

Mesazh  r_3 Sun Dec 05, 2010 10:47 am

Përfaqësuesi i USAID, Andrew Maybrook: Bizneset shqiptare tani trajtohen njësoj si në Amerikë


Kjo qendër u ngrit si një investim për t’u kursyer bizneseve aferat korruptive, por dhe kohën e çmuar.

Qendra Kombëtare e Licencimit të Bizneseve shënon një tjetër histori suksesi në kuadër të përmirësimit të klimës së të bërit biznes në vendin tonë.

Ky është rezultati i një monitorimi të mbështetur nga Pragu i Sfidës së Mijëvjeçarit dhe USAID, financuesit e ngritjes së kësaj qendre.

Mbi 90% e bizneseve janë shprehur të kënaqur për kohën e kursyer për licencimin e tyre dhe për transparencën maksimale që ofrohet.

Madje, në këto shifra është edhe vlerësimi i aplikantëve edhe për ato licenca që trajtohen nga QKL, por firmën finale e marrin tek ministritë e linjës.

Qeveria ka premtuar se licenca të tjera do t’i lihen si ekskluzivitet QKL-së, e cila sipas përfaqësuesve të USAID-it, i trajton bizneset njësoj si në Amerikë.

Tashmë bizneset në Shqipëri e kanë hedhur mbrapa krahëve historinë e vështirë të licencimit të tyre përmes burokracive dhe procedurave korruptive pa mbarim.

Ata kanë nisur të shijojnë një histori të vertetë suksesi të reformës rregullatore dhe kjo, falë funksioniomit të Qendrës Kombëtare të Licencimit, një zhvillim tjetër nxitës për të gjithë ata që duan të nisin një biznes në vendin tonë.

Monitorimi i organizatës “Partner Shqipëri”

Ky është në fakt rezultati i një monitorimi të organizatës “Partner Shqipëri”, mbështetur nga Projekti Pragu i Korporatës të Sfidës së Mijëvjeçarit, Faza e Dytë, e administruar nga USAID-i.

Mbi 90% e bizneseve kanë deklaruar se janë të kënaqur me shërbimet, lehtësimet, profesionalizimin dhe transparencën që për herë të parë u është ofruar në vendin tonë.

Përfaqësuesit e USAID-it janë shprehur të befasuar pasi Shqipëria sipas tyre, ka qenë vendi ku ky projekt i financuar nga qeveria amerikane, ka ecur me sukses maksimal.

“Qendra Kombëtare e Licencimit ka pasur rezultate të shkëlqyera që kanë sjellë me të vërtetë një ndryshim pozitiv në vend.
Kjo pjesë e reformës rregullatore tregon për besueshmëri të lartë të bizneseve tek një praktike si kjo.

Mund të them se rezultatet e këtij monitorimi janë mbresëlënëse për shkak të transparencës që QKL ofron.

Jam vetë biznesmen dhe e kam nga përvoja ime personale. Mund të them se në Shqipëri licencimi është në të njëjtat kushte si në Amerikë.

Ky është një sukses i qeverisë shqiptare dhe për shkak të këtij suksesi, ne do të vazhdojme më tej bashkëpunimin”, pohon për “ABC News”, Andreu Maybrook, përfaqësues i USAID-it.

Janë 900 aplikantë të ndarë në 3 grupe, të cilët janë intervistuar përmes telefonit për aplikimet e kryera në tre periudha të ndryshme Qershor 2009-Shkurt 2010; Mars- Maj 2010 dhe Qershor-Shtator 2010.

Por nëse kjo qendër u ngrit, së pari u bë si një investim jo vetëm për t’u kursyer bizneseve aferat korruptive, por dhe si një investim i rëndësishëm për kohën e çmuar të tyre.

Kështu, të anketuarit që kishin nevojë për licencim përpara se të krijohej QKL-ja u shprehën, në shumicë dërrmuese, se me hapjen e saj është reduktuar ndjeshëm koha dhe përpjekjet për të marrë një licencë apo leje në Shqipëri.

Përkatësisht kjo shkon 96% për grupet që licencën e marrin nga qendra dhe 86% për grupin I që trajtohet nga qendra dhe licencohet nga ministritë.

Por sa efektive vlerësohen nga bizneset shërbimet e kësaj qendre?

Mbi 90% e të anketuarve thanë se ishin "shumë të kënaqur" ose "të kënaqur" me efektivitetin e shërbimeve.

Shifra shkon në rritje deri në 98% për transparencën e tyre.

Kështu, përgjigjet e vrojtimit tregojnë një nivel të lartë kënaqësie, respektivisht 98% për dy grupet e para dhe 94% për grupin III).

Në 98%, vlerësohet edhe paanësia e shërbimeve në QKL.

Qëllimi i këtij monitorimi ishte vlerësimi i performancës së Qendrës Kombëtare të Licencimit, sadisfaksioni i klientëve dhe eksperienca e tyre me shërbimet e saj, si një mundësi origjinale për të gjeneruar ide mbi përmirësimin e këtyre shërbimeve.

Drejtoresha e QKL-së, në studion e "ABC News"

Ndërkaq, pas vlerësimeve të marra për Qendrën Kombëtare të Licencimit, drejtoresha e këtij institucioni, Eneida Guraj, ishte në studion e “ABC News” për të dhënë detaje mbi ndryshimin e klimës së biznesit në vendin tonë.

“Aplikimi i praktikave më të mira dhe kuadri i ri ligjor, janë dy faktorët kyçë në ndryshimin e situatës”, tha Guraj.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Speciale... Empty Re: Speciale...

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi