www.shpirti.albanianforum.net


Join the forum, it's quick and easy

www.shpirti.albanianforum.net
www.shpirti.albanianforum.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» A mund te beni seks me nje te panjohur?
Historia e Ali Pash Tepelenes !!!! EmptyWed Jan 30, 2013 11:23 pm nga koti003@hotmail.com

» Nje pershendetje per Antaret e Rinj
Historia e Ali Pash Tepelenes !!!! EmptyWed Jan 30, 2013 11:21 pm nga koti003@hotmail.com

» Si Mendon Munte Duash Dy Njerez Ne Nje Kohe ?
Historia e Ali Pash Tepelenes !!!! EmptyMon Jul 16, 2012 10:23 pm nga ariani

» A mund ti ket te gjitha nje Femer?
Historia e Ali Pash Tepelenes !!!! EmptyMon Jul 16, 2012 10:22 pm nga ariani

» Pergjigjuni duke ber dhe nje pyetje ne vazhdim
Historia e Ali Pash Tepelenes !!!! EmptyMon Jul 16, 2012 10:19 pm nga ariani

» fraza poezi anglisht
Historia e Ali Pash Tepelenes !!!! EmptyFri Jul 13, 2012 11:25 pm nga ariani

» Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :)
Historia e Ali Pash Tepelenes !!!! EmptyTue Jun 19, 2012 5:33 am nga ariani

» pershendetje kur hyni dhe dilni nga forumi
Historia e Ali Pash Tepelenes !!!! EmptyMon Jun 18, 2012 9:10 am nga ariani

» A E NJIHNI E KENI NDJER DASHURIN E VERTET???NESE PO...SI E KUPTONIE DINI QE ESHTE AJO DASHURIA E VERTET???
Historia e Ali Pash Tepelenes !!!! EmptyThu Mar 03, 2011 3:56 pm nga r_3

Shtypi i Shkruar
Menu Shpirti.net
April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar


Historia e Ali Pash Tepelenes !!!!

Shko poshtë

Historia e Ali Pash Tepelenes !!!! Empty Historia e Ali Pash Tepelenes !!!!

Mesazh  r_3 Tue Nov 16, 2010 9:24 am

..Figura e Ali Pashë Tepelenës ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve dhe historianëve të huaj. Pas vdekjes së tij shumë shkrimtar francez shkruajtën për të dhe bëmat, qeverisjen e suksesshme të këtij Pashai i cili ishte largpamës.
Udhëheqësi Ali Pashë Tepelena ishte përgatitësi i Kryengritjes greke për të fituar pavarësinë. Ai në çifligun e tij përgatiti ushtarakët dhe gjeneralët e Revolucionit të 1821 që përfundoj me Pavarësinë e Greqisë. Por figura e këtij Veziri të Sulltanit që bëri përpjekje për shkëputjen e Vilajetit të Janinës nga Perandoria Osmane dhe themelimin e shtetit të tij nuk është zbardhur ende. Janë me qindra libra që shkruajnë për jetën, bëmat, intrigat e Ali Pashait që nuk kanë dalë në dritë.Pak kohë më parë dr. Irakli Koçollari na solli në dritë një poemë të panjohur që i kushtohej Ali Pash Tepelenës. Sipas studiuesit Koçollari kjo poemë është mbajtur shënim nga francezi Emile Legrand në vitin 1873 i cili gjendej me punë në Athinë.


Emile Legrand është njëri nga neohelenistët francezë që është marrë me studimin e gjuhës së re greke, por edhe me letërsinë e shqiptarëve të Greqisë. Ai në vitin 1912 ka botuar librin: “BIBLIOGRAFIA E BOTIMEVE SHQIPTARE NGA SHEK.V-XIX”, e cila është botim i Bibliotekës Universitare të Parisit.Gjatë kërkimeve në arkivat greke ndesha një libër të vitit 1871 të këtij studiuesi. Titulli i libri është: “COLLECTION DE MONUMENTS POUR SEHVIR A L’ETUDE DE LA LANGUE NEO-HELLENIQUE nr.18- GENEALOGIE D’ALI PACHA” (Përmbledhje e Monumenteve për të shërbyer mbi studimin e gjuhës së re grek, nr.18 – Gjenealogjia e Ali Pashait). Libri fillon me një parathënie të Emile Legrand mbi poemën që i kushtohet Gjenealogjisë së Ali Pash Tepelenës, ngjitjen e tij në frontin e Vezirit të Janinës, lidhjet e ngushta me nënën e tij Hankon, këshillat e saja etj.Siç shkruan Legrand këtë poemë e ka njohur nga profesor z. Brunet de Presle që i kishte mësuar gjuhën e re greke. Poema është sjellë në Francë nga z. Grasset, agjent konsullor i Francës në Epir. Për fat të keq autori ka mbetur anonim, por Emile Legrand bënë vlerësimet më të larta nga ana e krijimtarisë letrare.Në këtë libër janë botuar edhe disa vargje në gjuhën shqipe që i kushtohen vdekjes tragjike të Ali Pash Tepelenës.

Vargjet e shkruar në gjuhën shqipe me alfabetin grek tregojnë çastet kur mbërrin ushtria e sulltanit dhe i bëjnë thirrje Aliut plak të dorëzohet.Sipas Emil Legrand vargjet në gjuhën shqipe janë gjetur në dorëshkrimet e konsullit M.Grasset. Sipas Legrandit këto vargje duhet të jenë pjesë të ndonjë kënge e cila në libër është përshtatur edhe në gjuhën greke nga ndonjë shqiptar. Si do të që jetë kemi të bëjmë me një libër që përmban vlera të larta për letërsinë dhe historinë shqiptare.
Siç kam thënë vite më parë një pjesë e mirë e pasurisë historike dhe letrare të shqiptarëve fshihet nëpër bodrumet e bibliotekave greke. Shqiptarët e Greqisë të shek.XIX kanë shkruar shumë libra në gjuhën shqipe, por ende nuk kanë dalë në dritë. Ndoshta shqiptarët që grekët i thërrasin arvanitas kanë shkruar më shumë se arbëreshët e Italisë, por për fat të keq letërsia e tyre shumë pak është studiuar. Libri ka edhe një kapitull mbi Monumentet Arkeologjike në Greqi, autor i së cilës është CH.GIDEL.

Më poshtë po sjellim të transkriptuar vargjet që janë në libër në gjuhën shqipe me alfabetin grek.

MBYLLJA E ALI PASHAIT
Ditne novruzit erdhi haberi
Me gazep vjen Rumëlia
Të përpiqi si ësh nderi
Si na e napi Perëndia.
Kjo kalaja me bëndenja
Shum asqeri që mbilltu ri brenda.
Ali Pasha Tepelena
Seç lëfton me nji padishahi
Aferim moj kulla shëravi
Çë ruan kalain anembani
Trimëri gai bëri ishpati
Mahmut bei allaman
E beni selam Hrushiti
Të më prej mua plak
Se unë jam veziri
Sulltan Hamitit
Se ti më bjer
Itlah fermani
Ju, begleri Anatolisi,
I bëni rixhan Rumelisi.
Se un jam veziri i Shqipurisi
Ju, xhohandari ju, ndevambi,
Shikoki se dot më kujtoni,
Kur tju shan Hasan bei Vrioni
Pre mua hiç do thoni:
“Sheh Islamin me Patriakut
Kale xun te mbretëria
Vall ishtë ga ill Perëndia
Se të prun Ali pashani;”



r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi