www.shpirti.albanianforum.net
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
Shtypi i Shkruar
Menu Shpirti.net
December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar


Kampionati shqipetar

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Sondazhi me tifozët: Shkëlqim Muça është trajneri i vitit 2010!

Mesazh  r_3 prej Mon Dec 06, 2010 11:54 am




Tema e sondazhit:
Votoni trajnerin shqiptar më të mirë të superligës për vitin kalendarik 2010
1.Shkëlqim Muça 35%, 434 vota
2.Gugash Magani 19%, 236 vota
3.Edi Martini 10%, 127 vota
4.Mirel Josa 10%, 121 vota
5.Nevil Dede 6%, 77 vota
6.Shpëtim Duro 5%, 62 vota
7.Stavri Nica 4%, 55 vota
8.Sulejman Starova 4%, 54 vota
8.Agim Canaj 4%, 46 vota
9.Ramadan Ndreu 2%, 22 vota
10.Krenar Alimehmeti 1%, 18 vota
Votues në total: 1252 vetë


Gazeta “Sporti Shqiptar” e ka tejkaluar tashmë një vit kalendarik, që kur implementoi versionin e saj online, me lajme të minutës së fundit, me rubrika të shumta dhe të larmishme për lexuesit e vet, por edhe me sondazhet javore, referuar problematikave dhe temave aktuale. Rezultatet e të cilëve i kemi publikuar edhe këtu, në gazetën print, herë pas here. Me një fluks vizitorësh prej rreth 20 mijë personash në ditë, “Sporti Shqiptar” online (ëëë.sportishqiptar.com.al) është kthyer tashmë një një prej faqeve më të klikuara në internet, duke shuar kështu edhe “oreksin” e asaj pjese të lexuesve shqiptarë, që jetojnë në vende të ndryshme të globit, atje ku nuk kanë mundësi të marrin në dorë median e përditshme sportive, në versionin print. Përveç lajmeve informuese, lexuesit tanë kanë mundësi të komentojnë e të debatojnë me njëri-tjetrin për çdo shkrim, të marrin pjesë aktive në debatet e hapura për çështje të ndryshme, por edhe të votojnë në sondazhet e përjavshme. Muajin dhjetor, versioni i gazetës sonë online do t’ia kushtojë sondimit të opinionit futbolldashës shqiptar në lidhje me “Trajnerin e vitit 2010″, “Lojtarin e ri të vitit 2010″, “Gjyqtarin e vitit 2010″ dhe “Lojtarin e kombëtares për vitin 2010″. Secila prej këtyre temave sondazhi do të qëndrojë e hapur në “Sporti Shqiptar” online nga një javë dhe rezultatet e tyre do të publikohen në mënyrë të rregullt edhe në gazetën tonë print, që del në treg çdo ditë.
Tema e parë e sondazhit, që startoi në dy ditët e fundit të muajit nëntor dhe u mbyll të dielën e 5 dhjetorit ishte: “Votoni trajnerin shqiptar më të mirë të superligës për vitin kalendarik 2010″, ndërkohë që tashmë për lexuesit tanë qëndron e hapur tema tjetër javore për votim: “Votoni lojtarin e ri të superligës, për vitin 2010, që premton edhe për kombëtaren”.
Plot 1252 vetë kanë votuar në sondazhin e parë të muajit dhjetor, duke shpallur si “Trajnerin shqiptar më të mirë të superligës për vitin 2010″ Shkëlqim Muçën, i cili, gjatë këtij limiti kohor ka drejtuar në dy skuadra. Trajneri kryeqytetas, fillimisht shpalli Dinamon kampione, në gjysmën e parë të 2010-ës, pastaj u transferua në Korçë, në verën e këtij viti, për të marrë në dorë “frenat” e Skënderbeut, që aktualisht renditet i dyti në superligë, me 25 pikë, 3 pikë më pak se Flamurtari i vendit të parë. Nga totali i atyre që kanë marrë pjesë në këtë sondazh, Shkëlqim Muçën e kanë votuar si “trajnerin më të mirë për 2010-ën” 434 persona, ose e thënë ndryshe, 35 përqind. Duke zënë vendin e parë në rang-listën e trajnerëve të tjerë, që vijnë pas tij në preferencat e tifozëve shqiptarë. Diferenca e Muçës me ndjekësin më të afërt në këtë sondazh është e madhe, ndërkohë që Gugash Magani, që renditet i dyti, me 236 vota, ose 19 përqind e totalit të pjesëmarrësve në sondazhin në fjalë, aktualisht drejton Flamurtarin. Skuadra vlonjate gjendet para Skënderbeut të Muçës në renditjen aktuale të superligës, në kuotën e 28 pikëve, pas 13 javësh kampionat. Në harkun kohor të vitit 2010, Gugash Magani ka drejtuar dy skuadra të superligës, respektivisht Shkumbinin e Peqinit, në javët e para të kampionatit të shkuar, ku dha dorëheqjen pas humbjes me Besën, për të marrë më pas drejtimin e kuqezinjve të Vlorës, “prijës” i të cilëve vijon të jetë prej asaj kohe. Vendin e tretë, në bazë të 127 votave të grumbulluara në sondazh, ose 10 përqind e totalit prej 1252 pjesëmarrësish, e ka zënë shkodrani Edi Martini. Një trajner i ri në futbollin shqiptar, por që brenda pak vitesh ka provuar të drejtojë tri skuadra. Fillimisht Laçin, që e nxori në superligë para dy sezonesh, pastaj Vllazninë, një periudhë kohore në fundin e kampionatit të shkuar dhe tashmë Teutën e Durrësit, me rezultate surprizuese pozitive. Performanca e Martinit, trajner i dy skuadrave për vitin 2010, i Vllaznisë dhe i Teutës, duket se ka fituar admirimin e një pjesë të konsiderueshme të opinionit futbolldashës shqiptar. Më poshtë, në vendin e katërt, me 121 vota, ose 10 përqind e pjesëmarrësve në sondazh, pozicionohet Mirel Josa, trajneri aktual i Vllaznisë, por që brenda vitit 2010 ka drejtuar edhe Teutën, Skënderbeun dhe Shkumbinin. Në kuadrin e kampionatit në vazhdim, Josa u shkarkua nga Shkumbini pas javës së dytë, për t’u vendosur në krye të kuqebluve, pas shkarkimit të malazezit Radonjiç.
Me 77 vota të marra, ose 6 përqind e totalit, vendin e pestë në rang-listën e këtij sondazhi e ka marrë Nevil Dede. Një nga trajnerët më të rinj në kampionatin shqiptar, që për vitin në mbarim ka provuar të jetë zëvendës i Shkëlqim Muçës te Skënderbeu, për të pasuar më tej Sulejman Starovën e shkarkuar te Tirana. Ku drejton edhe aktualisht. Shpëtim Duro, trajneri që korri mjaft suksese me Besën në edicionin e shkuar, duke fituar Kupën e Shqipërisë, Superkupën e Shqipërisë, por u shpall edhe nënkampion i vendit, është pozicionuar në vendin e gjashtë në këtë sondazh, me 62 vota të marra, ose 6 përqind e të gjithë votuesve. Mesa duket ecuria e dobët e Duros në krye të verdhezinjve në këtë kampionat, prej të cilëve u detyrua të japë dorëheqjen, ka ndikuar në këtë vlerësim jo fort pozitiv të lexuesve tanë, tifozë futbolli njëkohësisht. Kujtojmë se trajneri në fjalë, për vitin 2010 ka qenë i lidhur tërësisht me Besën, ndërsa prej pak muajsh gjendet pa skuadër. Stavri Nica, trajneri besnik i Laçit për vitin 2010, pozicionohet në vendin e shtatë të sondazhit tonë, me 55 vota të marra, ose 4 përqind e totalit të tyre, falë asaj arritjeje historike për skuadrën kurbinase, që falë performancës së edicionit të shkuar mori pjesë për herë të parë në Kupat e Europës. Nica ka parakaluar në këtë sondim të opinionit futbolldashës një emër të njohur të trajningut shqiptar, Sulejman Starovën, që është renditur i teti, me 54 vota, ose 4 përqind e të gjithë votuesve. Starova, për vitin 2010, ka drejtuar vetëm skuadrën bardheblu, duke e kaluar pjesën më të madhe të kohës i paangazhuar. Diku afër “Bobit”, në vendin e 8-të, me 46 vota të grumbulluara, ose 4 përqind e totalit të tyre, është renditur Agim Canaj, trajneri i porsa dorëhequr i Shkumbinit. Për vitin kalendarik në mbyllje, Canaj ka drejtuar jo vetëm peqinasit, por edhe Gramozin. Me më pak vota në këtë sondazh kanë dalë dy trajnerët; Ramadan Ndreu i Kastriotit dhe Krenar Alimehmeti i Elbasanit. I pari, trajneri krutan, ka marrë 22 vota, ose 2 përqind e totalit prej 1252 pjesëmarrësish në sondazh, ndërsa Alimehmeti ka grumbulluar më pak se askush, 18 vota, ose 1 përqind e numrit të përgjithshëm të tyre.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vllaznia, 9 pikë më shumë se një vit më parë

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 07, 2010 5:54 am



Ndryshe nga një vit më parë, kuqeblutë janë më mirë, madje mund të pretendojnë edhe më shumë


Ecuria e skuadrës shkodrane në këtë sezon, pavarësisht luhatjeve të saj në javët e para, është shumë më e mirë nga një vit më parë. Për këtë, mjafton t’u referohemi statistikave të këtyre 13 javëve dhe faktin e mësipërm e konstaton lehtë. Në sezonin aktual, Vllaznia ka arritur të grumbullojë deri tani 21 pikë ose 53.8 për qind të pikëve maksimale. Me këtë ecuri, ajo ndodhet në vendin e pestë (me pikë të barabarta me të katërtin, por me golaverazh më të keq). Një sezon më parë, gjërat kanë qenë shumë më keq sesa tani.

Në 13 ndeshjet e para u grumbulluan vetëm 12 pikë ose 30.7 për qind e pikëve të mundshme. Ngjashmëritë në fakt janë të shumta në mes këtyre dy sezoneve. Në atë të mëparshmin u ndërrua një trajner pas javës së 5‑të të kampionatit për shkak të ecurisë jo të mirë të skuadrës. Ardhja e Roland Luçit solli pak përmirësim, por jo atë të duhurin. Kjo për shumë arsye. Më së shumti, ngaqë trajneri i porsaardhur nuk e njihte ambientin dhe futbollin shqiptar dhe, përveç kësaj, Vllaznia u sulmua jo pak në ato ndeshje nga gjyqtarët që i mohuan disa pikë. Deri në javën e 13‑të skuadra mori vetëm 3 fitore, 3 barazime dhe plot 7 humbje.

Në sezonin e tanishëm, sërish pati ndryshim trajnerësh, veçse pak më vonë, pas javës së tetë dhe ardhja e Mirel Josës ka ndryshuar jo pak gjëra. Kuqeblutë kanë një seri rezultatesh pozitive dhe në pesë ndeshjet e fundit nën drejtimin e këtij trajneri ka grumbulluar 10 pikë. Gjithsej janë 6 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje. Ngjashmëritë në mes dy sezoneve shihen edhe te golaverazhi. Vjet në këtë stad të kampionatit Vllaznia pati shënuar vetëm 9 gola, shumë pak. Sivjet kanë shënuar 13, diçka më mirë, por jo në nivelin e duhur, sepse kjo skuadër në gjithë historinë e saj është shquar për një futboll sulmues dhe shumë gola.

Nga ana tjetër, skuadra e drejtuar Radonjiç dhe Josa ka pësuar 13 gola, gati njëlloj sa vjet, 15. Duhet pranuar fakti se pikërisht në këtë drejtim skuadra aktuale që drejtohet nga tekniku kryeqytetas ka punuar në javët e fundit shumë në këtë aspekt, duke rregulluar jo pak gjëra në prapavijë. Aq sa, në katër ndeshjet e fundit në kampionat (edhe dy të tjera në kupë), ajo nuk ka pësuar ende gol.

Me 21 pikë, aq sa ka aktualisht, Vllaznia nuk duket në rrugë të keqe, sepse nga përvoja e viteve të fundit, kjo skuadër nuk ka raste kur ka marrë shumë pikë më tepër. Në 10 sezonet e fundit, vetëm në dy raste të tjera ka grumbulluar vetëm në dy raste më tepër pikë sesa tani. Ajo që vlen të përmendet, është se nëse vazhdon kjo ecuri e ndeshjeve të fundit, ngjitja në renditje do të jetë e pandalshme.



r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dede do 2-3 përforcime “dhuratë” për Vitin e Ri

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 07, 2010 5:55 am



Trajneri i Tiranës, Nevil Dede, do të ulet me drejtuesit për të bërë listën e merkatos

Kur duhen edhe 3 javë që të përfundojë gjysma e fazës së dytë, duket se te Tirana kanë filluar të mendojnë thellë edhe për skuadrën e Vitit 2011. Emra konkretë për momentin nuk ka, por vetëm ide, edhe pse Dede për momentin nuk i bën të ditur, ndoshta për të mos prishur klimën e mirë të krijuar në skuadrën që drejton. Ky i fundit, në lidhje me merkaton dhe për një Tiranë të madhe, ashtu siç e duan të gjithë tifozët, e thotë hapur se duhen 2-3 përforcime në merkaton e janarit.

Madje shumë shpejt do të ulet dhe të flasë me drejtuesit më të lartë të skuadrës. “Natyrisht, edhe ne kemi nevojë për përforcime në skuadër, madje na duhen 2-3 lojtarë, të cilët do të na bënin edhe më të fortë. Për këtë unë do të ulem nga kjo javë apo javën e ardhshme dhe të flas me presidentin Halili dhe shefin e klubit, Dimraj, ku do t’iu parashtroj një listë me nevojat e skuadrës. Ajo që duhet të theksoj është se për momentin nuk ka emra,” - pohoi trajneri i bardhebluve, Nevil Dede.


Tregu vendas

“Është një pistë e merkatos për ne që të përqendrohemi në Shqipëri, por nuk besoj se ka lojtarë që neve do të na bëjnë punë në janar. E them këtë sepse kualitetet janë nën kontratë me ekipet e tyre dhe askush s’i lëshon. Lojtarët nën nivelin cilësor mund të jenë ata që do ta mbushin tregun, por për ne nuk janë të vlefshëm, sepse duam cilësi në ekip. Kam dëgjuar se po flitet se Shkumbini mund të shërbejë si treg për ekipet e tjera, por këto janë vetëm fjalë. Sepse nuk i dihet, deri në fund gjendja në atë ekip mund të stabilizohet.”


Lojtarët e huaj

“Jam dakord që të afrohen edhe lojtarë të huaj, por që të jenë vërtet cilësorë. Sepse koha po tregon që ka futbollistë të huaj që kërkojnë shuma të mëdha, por kjo nuk përputhet aspak me rendimentin e tyre në fushën e lojës. Në qoftë se do të afrojmë lojtarë të huaj, ata do të jenë cilësorë dhe të dobishëm për objektivat e skuadrës”, - tha ndër të tjera kryepankina e bardhebluve, Dede.


Grupi aktual

Krahas merkatos që trajneri i skuadrës së Tiranës, Nevil Dede, e sheh të nevojshme, ai flet edhe për gjendjen e skuadrës së tij. Pas fitores me kuqezinjtë, grupi ka fituar besim në vetvete, dhe aq më tepër ka rikthyer tifozët në shkallët e stadiumit. Vetë Dede është i bindur se me kontigjentin që stërvit çdo ditë skuadra mund të shkojë larg. “Tashmë të gjithë lojtarët janë në formën e tyre më të mirë, është kulmi i kampionatit dhe them se edhe ky grup është i konsoliduar. Për mua janë ok 90%”, - shtoi më tej në prononcimin e tij Nevil Dede.


Largimet

“Ashtu siç do të ketë afrime, natyrisht që do të ketë edhe largime. Bëhet fjalë për ata lojtarë që nuk kanë bindur gjatë kësaj periudhe, apo të tjerë që nuk janë aktivizuar dhe për pakënaqësi mund të zgjedhin si rrugë largimin. Në planin tim janë disa, por emrat do të bëhen të ditur kur të marrim pushimet, sepse po të them momentalisht që këta lojtarë janë të panevojshëm, atëherë do të ketë pakënaqësi.”

“Gilman Lika ka vlera, por s’flas dot…”

Në fund të fjalës së tij, e pyetëm trajnerin e bardhebluve, Nevil Dede, edhe për një mesfushor kuqezi, pikërisht Gilman Likën, që për momentin është i lirë dhe në verë ka qenë shumë pranë kalimit te Tirana. “Kam dëgjuar që Gilma Lika është lojtar i lirë dhe ka qenë shumë pranë kalimit te Tirana edhe në verë. Momentalisht nuk mund të flas dot për të. Nëse do ta pëlqeja apo jo, doja të thoja vetëm kaq. Përderisa është një futbollist që ka disa vite që është pjesë e ekipit kombëtar, ka vlera.”

Sina me grip, nuk stërvitet

Ndryshe nga pjesa tjetër e skuadrës, dje mbrojtësi i djathtë i kryeqytetasve, Elvis Sina, nuk është stërvitur nën urdhrat e Dedes. Mbrojtësi ka një gjendje gripale dhe ka marrë leje dje pasdite pranë stafit drejtues. Gjithsesi, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi Sina do të jetë në shërbim të skuadrës si për ndeshjen e Kupës me Adën, që do të luhet nesër, ashtu dhe atë për kampionat.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Martini: Me Skënderbeun, nesër më e vështira

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 07, 2010 5:56 am



Trajneri i Teutës, Edi Martini, pohon se ndeshja e kthimit në Kupë vlen shumë më shumë


“Më Skënderbeun kemi dy arritje pozitive në pak ditë dhe të mërkurën është prova e së tretës dhe më të vështirës.” Kështu shprehet trajneri i Teutës, Edi Martini, i cili komenton ndeshjen e ardhshme që durrsakët do ta zhvillojnë në “Niko Dovana” përsëri ndaj Skënderbeut, por këtë herë për kupë. Martini shton se fitorja e fundit ndaj Skënderbeut i motivon më shumë durrsakët dhe u ka shtuar besimin se mund ta përsëritin të njëjtin sukses edhe në Kupë. Fitorja me Skënderbeun e nxiti më shumë kurajon e ekipit për të rritur qëndresën edhe në vazhdim ndaj ekipeve të tilla.

Dhe të gjithë lojtarët mezi e pritnin ballafaqimin menjëherë pas këtij suksesi. Ndeshemi sërish me rivalin e dy ndeshjeve të fundit. Më Skënderbeun kemi dy arritje pozitive në pak ditë dhe të mërkurën është prova e së tretës dhe më të vështirës. Jemi më të favorizuar se luajmë në fushën tonë, por Skënderbeu do të kërkojë të “hakmerret” për dy disfatat e mëparshme. Eshtë ekip i fortë dhe me 8 dhjetor në Durrës vjen me synimin për të kaluar turin, objektiv të cilin e kemi edhe ne.

Do të luajmë me të njëjtën forcë grupi që është arma jonë më e mirë dhe natyrisht, nëse arrijmë të kemi atë kompaktësi si në ndeshjen e fundit, djemtë mund të arrijnë një tjetër fitore në kupë, ku na duhet patjetër të fitojmë për të arritur kualifikimin, pasi edhe në këtë kompeticion ne kemi synimet tona dhe duam të shkojmë larg. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por nëse luajmë si në ndeshjen e kaluar dhe nëse bazohemi në forcën e grupit, mund të arrijmë sukses,” - thekson trajneri shkodran.

Ndërprerja e kampionatit nuk është pritur mirë nga Martini, megjithatë ai shprehet se këto janë arsye objektive dhe kjo shtyrje duhej pranuar. “Natyrisht, janë arsye objektive që ndikuan në këtë vendim të FSHF‑së dhe ne nuk na mbetet gjë tjetër, veçse ta pranojmë atë. Por shpirtërisht nuk ndihem i qetë për këtë shtyrje. Do të doja ta zhvillonim këtë ndeshje në orën dhe ditën e caktuar. Shpresonim që në ndeshjen e 5 dhjetorit me Dinamon në Tiranë të arrinim rezultat pozitiv.

Kjo për faktin se ndjekja e ndeshjeve të këtij ekipi dhe nga informacionet e grumbulluara na rezulton se Dinamo nuk është në gjendje optimale dhe veçanërisht javët e fundit lojërat e saj janë paraqitur me oshilacione. Kjo përbënte një arsye më shumë për ta sulmuar këtë ekip dhe për të shpresuar në ecurinë tonë përballë sfondit problematik të momentit të kampionëve,” - ka thënë në fund trajneri i Teutës, Edi Martini.



r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pisha: E vuajmë edhe ne çështjen e kompleksit

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 07, 2010 5:57 am



Sipas kapitenit dinamovit Arian Pisha, lojtarët ndihen të çorientuar në këto momente

Në botën e sotme të futbollit, duke analizuar klubet e futbollit në të gjithë rruzullin tokësor, një futbollist duhet të mendojë vetëm për t’u stërvitur. Por në Shqipëri duke qenë gjithçka në krahun e kundërt, lojtarët në vend që të përqendrohen tek loja e tyre, stërvitja me pasion, janë të çorientuar si pasojë e problemeve jashtë fushe. Në rastin konkret diçka të tillë në kampin blu e pohon kapiteni Arian Pisha, i cili analizon momentin e vështirë psikologjik që po kalon skuadra e Dinamos.

Sipas elbasanasit blu, është momenti që në sfidën e radhës në kampionat përballë Teutës kampionët në të rikthehen te fitorja, duke hedhur pas krahëve rezultatet e fundit negative në kampionat, por edhe problemet e kaluara lidhur me kompleksin “Dinamo”. Blutë vazhdojnë përgatitjet, duke menduar seriozisht për ndeshjen e kampionatit përballë një ekipi si Teuta. “Djemtë e detit” të drejtuar nga shkodrani Edi Martini po surprizojnë nga java në javë, duke fituar edhe me skuadra rivale si Flamurtari dhe Skënderbeu.

Ndeshja e fazës së parë në Durrës ka përfunduar 2-1 në favorin e bluve me gola të Bakajt dhe Martinenës. Por tashmë historitë mund të jenë ndryshe, pasi futbollistët e Teutës kanë fituar një tjetër besim si pasojë e rezultateve të fundit në kampionat. Gjithnjë durrsakët kanë qenë një “mace e zezë” për kampionët e Shqipërisë. Gjithsesi, duhet pritur takimi i javës së 14-të për të mësuar të vërtetën e 90 minutave.


Çorientimi i skuadrës

“Të them të drejtën, historia e kompleksit tonë është tepër negative, duke e çorientuar ambientin që na rrethon si edhe të gjithë futbollistët. Ecuria e precipitimit të problemeve ndikon shumë keq në anën psikologjike të futbollistëve. Jemi të gjithë koshientë çfarë po ndodh. Por mendoj se gjërat do të rregullohen, pasi dihet që Dinamo është një skuadër e madhe dhe ky kompleks është bërë për futbollin dhe jo për sportet e tjera.

Nuk kemi asgjë kundër tyre, por Dinamo s’ka shkatërruar një tjetër sport për të ngritur qendrën e saj të futbollit. Është e vërtetë që jemi disi të hutuar, sepse në këtë kohë po mendojmë shumë gjëra si futbollistë të Dinamos. Nuk dihet se si do të përfundojë gjithë kjo histori dhe jemi në ankth edhe ne. Është profesioni ynë, me këtë sport ushqehemi dhe mbajmë familjet tona. Por kam besim që do të bëhet një zgjedhje më e mirë për Dinamon, ku edhe ne si futbollistë ta çojmë deri në fund misionin tonë.”


Mesazhi për pushtetarët

“Unë s’jam marrë ndonjëherë në jetën time me politikë dhe s’jam shumë i aftë ta kuptoj atë. Por do të thoja se sporti është gjë e bukur dhe sidomos futbolli, që është më popullori. Ndaj dhe qeveritarët duhet ta përkrahin atë dhe jo ta largojnë si në rastin e fundit që po sulmohet Dinamo apo edhe me Partizanin. Ne s’na vjen aspak mirë, pasi këtu stërviten gati 300 fëmijë, edukohen dhe marrin kulturë sportive. Prej tyre ka edhe talente, të cilët do t’i japin akoma zhvillim futbollit në të ardhmen dhe ndaj këta politikanë duhet t’i qëndrojnë larg futbollit dhe, nëse duan të afrohen, le ta përkrahin dhe jo ta sulmojnë.”


Sfida me Teutën

“Teuta në fillim u duk sikur Teuta ishte një ekip i lehtë për t’u kaluar nga të gjithë dhe duke parë ecurinë e tyre me djemë të rinj që kanë shumë dëshirë për të luajtur, mendoj se janë ekip shumë i mirë dhe simpatik dhe do të kërkojnë të bëjnë më të mirën. Ndërkohë që ne duhet të japim maksimumin nga ana jonë dhe të bëjmë kthesën e madhe ndaj Teutës për t’u rikthyer tek fitoret. Mendoj se është momenti i duhur për të reaguar pas problemeve që kemi pasur si me rezultatet, por edhe me kompleksin tonë. Ekipi ka karakter të fortë dhe duhet patjetër të arrijë fitoret, pasi është në të mirën tonë,”- përfundon deklaratën e tij kapiteni i Dinamos, Arian Pisha.

Bakaj-Muzaka: Asnjë kontakt me Skënderbeun

Pas lakimeve të shumta të media për një kalim të mundshëm të futbollistëve të Dinamos Elis Bakaj dhe Gjergji Muzaka, 2 lojtarët në fjalë kanë mbetur të habitur nga gjithçka flitet në media, duke u shprehur se konkrektisht me ta nuk ka folur asnjë nga fuksionarët e klubit juglindorë të Skënderbeut. Si Bakaj edhe Muzaka kanë mohuar kategorikisht negociata me skuadrën e drejtuar nga Shkëlqim Muça.

Kupa, Dinamo-Kamza sfidë në “familje”

Prej disa kohësh skuadra e Kamzës, e cila militon në Kategorinë e Parë, stërvitet në kompleksin “Dinamo”. Ndërkohë që Dinamo ka pikërisht një përballje në Kupën e Shqipërisë me skuadrën e drejtuar tashmë nga trajneri Skerdi Bejzade. Duket si një ndeshje në “familje” midis dy skuadrave në fjalë, pasi ato po stërviten në të njëjtat ambiente. Ndeshja e parë përfundoi në Kamzë me shifrat 3-2 për dinamovitët.

Dinamovitët kanë vijuar të qetë stërvitjen në “shtëpinë” e tyre, duke mos marrë parasysh urdhërin


MTKRS, sërish merr “mungesë” në kampin blu

Ka pasur interesim të madh dje në kompleksin “Dinamo”, teksa pritej që fuksionarë të MTKRS-s të mbërrinin në klubin blu për të zaptuar pronat e kampionëve të Shqipërisë. Në hyrje të rezidencës dinamoviteve ndodheshin punonjës të saj, por edhe shumë gazetarë të interesuar për çështjen në fjalë. Pritej të ndodhet “hataja” në klubin blu, por sërish nuk është shfaqur asnjë “fytyrë e re”. Në minutat në vazhdim, rreth orës 13:30, stërvitja ka vijuar rregullisht në fushën me bar sintetik.

Programi i saj ka filluar me kuadrate dhe më pas me lojëra mes grupit. Të ndarë në 3 skuadra, në sistemin e eliminimit blu janë rivalizuar në fushë. Ndërkohë që në fund në fushën e plotë, kampionët kanë punuar në aspektin taktik, ku shpeshherë trajneri Blanko ka kontaktuar me lojtarët, duke e ndërprerë dinamikën e lojës. Në përfundim të saj është dukur një ditë e qetë në radhët e Dinamos, kur duket se pushtetarët e ngarkuar për të mbërritur në kompleksin “Dinamo” kërkojnë ta kapin mat skuadrën kampione të Shqipërisë. Por dinamovitët nuk frikësohen dhe duken të bindur për të mos e lëshuar “shtëpinë” e tyre.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Java e 14 e Kampionatit te Kategoris superiore Dhe javet ne vazhdim do ti lexoni te gjitha ktu !!

Mesazh  r_3 prej Tue Dec 07, 2010 6:01 am

Java 14

Skenderbeu-Shkumbini

Laci-Vllaznia

Kastrioti-Elbasani

Bylis-Tirana

Flamurtari-Besa

Dinamo-Teuta

Java 15

Vllaznia-Skenderbeu

Tirana-Kastrioti

Elbasani-Laci

Bylis-Flamurtari

Shkumbini-Dinamo

Teuta-Besa

Java 16

Dinamo-Vllaznia

Skenderbeu-Elbasani

Laci-Tirana

Kastrioti-Bylis

Flamurtari-Teuta

Besa-Shkumbini

Java 17

Elbasani-Dinamo

Tirana-Skenderbeu

Bylis-Laci

Kastrioti-Flamurtari

Shkumbini-Teuta

Vllaznia-Besa

Java 18

Besa-Elbasani

Dinamo-Tirana

Skenderbeu-Bylis

Laci-Kastrioti

Flamurtari-Shkumbini

Teuta-Vllaznia

Java 19

Elbasani-Teuta

Tirana-Besa

Bylis-Dinamo

Laci-Flamurtari

Kastrioti-Skenderbeu

Vllaznia-Shkumbini

Java 20

Teuta-Tirana

Besa-Bylis

Dinamo-Kastrioti

Skenderbeu-Laci

Flamurtari-Vllaznia

Shkumbini-Elbasani

Java 21

Bylis-Teuta

Kastrioti-Besa

Laci-Dinamo

Skenderbeu-Flamurtari

Elbasani-Vllaznia

Tirana-Shkumbini

Java 22

Shkumbini-Bylis

Teuta-Kastrioti

Besa-Laci

Dinamo-Skenderbeu

Flamurtari-Elbasani

Vllaznia-Tirana


r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kupa e Shqipërisë: Përcaktohen katër çiftet çerekfinaliste

Mesazh  r_3 prej Wed Dec 08, 2010 8:40 am



Bollëk golash në ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Kupës së 59-të të Shqipërisë. Plot 22 gola, që u janë shtuar golave të realizuar në ndeshjet e para të këtij turi, kanë nxjerrë edhe skuadrat e kualifikuara për më tej, duke konfiguruar katër çiftet e turit të tretë të kësaj veprimtarie të rëndësishme kombëtare në futboll. Fitore të thella kanë arritur Laçi ndaj Gramozit, në ndeshjen e luajtur në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz, 4-0, ku 3 gola i ka realizuar sulmuesi Selimi, aq sa ka triumfuar edhe Vllaznia ndaj të rinjve të Elbasanit (skuadra e parë e ka bojkotuar stërvitjen prej ditësh, për shkak të mospagimit të rrogave dhe nuk ka udhëtuar drejt Shkodrës, për të luajtur). Duke qenë se stadiumi “Loro Boriçi“ është vënë në dispozicion të helikopterëve, që ulen dhe ngrihen aty, duke dërguar ndihma për popullin e përmbytur shkodran, por edhe duke evakuar të rrezikuarit, ndeshja e Kupës është luajtur tek e ashtuquajtura “fusha e këpucëve të lëkurës“. Një kualifikim i lehtë i kuqebluve, që kishte fituar edhe ndeshjen e parë në Elbasan, ashtu si i kurbinasve, që përplasen me njëri-tjetrin në turin e tretë, duke përvijuar çiftin Vllaznia-Laçi.
Dinamo e ka zhvendosur vendin e zhvillimit të ndeshjes së kthimit me Kamzën pak para nisjës së saj. Nëse ishte planifikuar që ndeshja e kthimit e turit të dytë të Kupës të zhvillohej në kompleksin blu, një orë para startit të saj është kaluar te stadiumi kombëtar “Qemal Stafa“. Kjo ka sjellë edhe vonesë në fillimin e kësaj sfide, e cila, megjithatë, është zhvilluar normalisht dhe është fituar 2-0 nga kampionët në fuqi. Një gol i Bakajt dhe një tjetër i Sefës, kanë mjaftuar që blutë të kalojnë në turin tjetër, ku do të përballen me Shkumbinin e Peqinit. Bardhekaltrit, nga ana e tyre kanë barazuar 2-2 në Peqin, ndaj Kastriotit, por falë fitores së arritur në Krujë e kanë “kaluar lumin“.
Tirana e ka luajtur ndeshjen e kthimit me Adën e Velipojës në kompleksin “Skënder Halili“. Aty ku miqtë kanë fituar në pjesën e parë, me golin e Gjinit, por në të dytën ka barazpeshuar gjithcka Gentian Muca, pastaj ka kaluar bardheblutë në epërsi i riu Sorra. Në fund të lojës ka qenë sërish Gjini, për velipojakët, ai që ka vulosur barazimin 2-2 në këtë ndeshje. Duke llogaritur se ndeshjen e parë në Velipojë, Tirana e kishte fituar me rezultatin 3-0, ata kalojnë në turin e tretë të Kupës, ku do të ndeshen me Bylisin e Ballshit. Mallakastriotët kanë bërë surprizën më të madhe të këtij turi, teksa kanë eliminuar Flamurtarin, mjaft ambicioz në këtë edicion, që udhëheq edhe kampionatin e superligës. Një goditje e madhe kjo për kuqezinjtë e drejtuar nga Gugash Magani, që detyrohen t’i “lajnë duart“ me Kupën qysh në turin e dytë, ndërsa ballshiotët meritojnë komplimenta për këtë sukses. Barazimi i bardhë në ndeshjen e parë, të luajtur në Ballsh, ka prodhuar fitoren minimnale të mallakastriotëve në kthim, në Vlorë, teksa goli i mesfushorit Gega, realizuar që në minutën e 11-të të lojës, i ka dhuruar kualifikimin Bylisit. Që do të ballafaqohet, sikurse thamë, me Tiranën 24 herë kampione të vendit në turin pasardhës.
Në ish-fushën e vjetër të Kavajës, jo në stadium, Besa ka pritur Lushnjën, në ndeshjen e kthimit, të cilën e ka fituar minimalisht, 1-0, me golin e Bilal Velisë, realizuar në minutën e 15-të. Kësisoji, verdhezinjtë e shohin veten në turin tjetër të Kupës, ku do të ndeshhen me Skënderbeun e Korçës. Juglindorët, për të mbërritur këtu, kanë mundur në kthim, në “Niko Dovana”, Teutën e Durrësit, falë dy golave në pjesën e dytë, të realizuar nga Joliç dhe Soza. Një hakmarrje korçare kjo për humbjen e pak ditëve më parë të Skënderbeut në Durrës, në kuadrin e kampionatit.

Më poshtë, në mënyrë telegrafike, ja edhe pasqayra e plotë e turit të dytë të Kupoës së 59-të të Shqipërisdë (në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para të turit të dytë).


(08.12.2010)
Grupi A
DINAMO-KAMZA 2-0 (3-2)
Shënues: Bakaj 9’, Sefa 59’

TIRANA-ADA 2-2 (3-0)
Shënues: G.Muça 55’, Sorra 60’ / Gjini 28’, 80’

FLAMURTARI-BYLIS 0-1 (0-0)
Shënues: Gega 11’

SHKUMBINI-KASTRIOTI 2-2 (3-1)
Shënues: Mustafaj 17’, Gërboviç 63’ / Alikaj 37’, Babiç 61’

Grupi B
BESA-LUSHNJA 1-0 (0-0)
Shënues: Velija 15’

LAÇI-GRAMOZI 4-0 (2-2)
Shënues: Selimi 38’, 40’ (pen), 60’, Hysa 48’

VLLAZNIA-ELBASANI 4-0 (1-0)
Shënues: Jovanoviç 18’, 35’, Hasani 44’, Kaçi 84’

TEUTA-SKËNDERBEU 0-2 (0-0)
Shënues: Joliç 48’, Soza 80’

……………………………………………………………………………………………….

Ndeshjet e para të turit të dytë të Kupës
(24.11.2010)
Grupi A
KAMZA-DINAMO 2-3
Shënues: Ceka 83’, Kënga 89’ / Vila 72’ 86’, Sekseni 81’

ADA-TIRANA 0-3
Shënues: Morina 58’, Hajdari 80’, 87’

BYLIS-FLAMURTARI 0-0

KASTRIOTI- SHKUMBINI 1-3
Shënues: Mucollari 67’ / Nora 51’, Mustafarj 53’, Gerbovic 80’

Grupi B
GRAMOZI-LACI 2-2
Shënues: Muhaj 80’, Mudeini 86’ / Kaja 4’, Kastrati 70’

ELBASANI-VLLAZNIA 0-1
Shënues: Shtupina 60’

SKENDERBEU-TEUTA 0-0

LUSHNJA-BESA 0-0

……………………………………………………………………………………………….

Turi i tretë i Kupës së 59-të të Shqipërisë
(16.02.2011 - 02.03.2011)
SKËNDERBEU - BESA
VLLAZNIA - LAÇI
SHKUMBINI - DINAMO
BYLIS - TIRANA


r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ministria e Mbrojtjes hedh në gjyq Albert Xhanin, kërkon rikthimin në “fole” të Partizanit

Mesazh  r_3 prej Fri Dec 10, 2010 7:33 am



Pas një administrimi 10-vjeçar nga Albert Xhani, Ministria e Mbrojtjes kërkon rikthimin e klubit
Para një dekade ekipi i futbollit Partizani u lejua të shkëputej nga varësia e Ministrisë së Mbrojtjes dhe administrimin e tij e mori Albert Xhani. Por duket se ka ardhur momenti që ky transaksion të ndryshojë kah, pasi Ministria e Mbrojtjes kërkon sërish rikthimin e Partizanit në pronë të saj. Madje për ta realizuar këtë gjë ministria ka hapur një proces gjyqësor në adresë të shoqërisë “Partizani” sh.a., shoqëri e cila administrohet nga Albert Xhani. Më datën 1 dhjetor në Gjykatën e Tiranës është depozituar çështja me numër 15166, ku paditës është Ministria e Mbrojtjes, ndërsa paditësi është shoqëria “Partizani” sha.a..

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

vazhdon ceshtja partizani...

Mesazh  r_3 prej Fri Dec 10, 2010 7:34 am

Lloji i çështjes është: Padi për mbrojtjen e pronës intelektuale me bazë ligjore nenin 103 të Kodit Civil. Objekt i kësaj padie është: “Konstatim i pavlefshmërisë të veprimit juridik mbi regjistrimin e markës me emrin Futboll Klub “Partizani”. Zhvlerësimin e regjistrimit të markës Futboll Klub “Partizani” për llogari të shoqërisë aksionare “Partizani” sh.a. Detyrim për regjistrimin e markës Futboll Klub “Partizani” për llogari të Ministrisë së Mbrojtjes.” Statusi i dosjes cilësohet gjykim dhe për këtë çështje është vendosur edhe gjyqtari, i cili do të jetë Ilir Çeliku.
Nga mënyra se si kanë rrjedhur ngjarjet këto vitet e fundit, Partizanit i ka ngelur vetëm stema, pasi ambientet e klubit u kanë kaluar pronarëve të truallit. Mbetja pa strehë i ka dhënë pasojat e saja tek Partizani, i cili po lëngon në luftën për mbijetesë në kategorinë e parë. Kalimi i Partizanit në ambientet e ish-Shkollës së Bashkuar të Oficerëve, që janë pronë e Ministrisë së Mbrojtjes, u konsiderua thjesht rastësi dhe lëmoshë, duke ditur se ekipi nuk kishte fushë ku të përgatitej. Por pas depozitimit të kësaj çështjeje duket qartë se Partizani do t’i kthehet “babait biologjik”.
Armata e madhe e tifozerisë së kuqe, që ndodhet anembanë vendit prej vitesh, ndihet e gjunjëzuar dhe kërkesa e tyre ka qenë që presidenti Albert Xhani të hapë krahun dhe të shesë aksionet, në mënyrë që Partizani të kthehet aty ku e ka vendin. Ribashkimi i Partizanit te pronari i vjetër mund të jetë një sinjal i mirë, sepse vërtet ka ardhur koha për ndryshim. Jo më kot në qarqet sportive është deklaraur se Partizani është një monument që shteti duhet të kujtohet për atë dhe të mos shkojë drejt shuarjes, sepse dihet se bëhet fjalë për një klub me plot trofe si në vend, por edhe në arenën ndërkombëtare, kur dihet që është i vetmi ekip shqiptar që ka fituar një Kupë Ballkanike. Mbase sensiblizimi që ndodhi me çështjen “Dinamo” ka ngjallur interesin edhe për rimëkëmbjen e legjendës Partizani.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Isaj: Askush s’do të largohet nga Shkumbini

Mesazh  r_3 prej Fri Dec 10, 2010 7:35 am


Drejtuesit peqinas prenotojnë akomodimin për përgatitoren e dimrit, objektivat s’ndryshojnë

Shkumbini, që shumë veta e menduan se u fut në krizë të plotë financiare, kërkon t’i sfidojë të gjithë, duke qenë kështu ekipi i parë që planifikon që një muaj përpara fazën përgatitore të dimrit, duke u grumbulluar në kushte të mira stërvitjeje. Nga drejtuesit e klubit bardhekaltër informohemi se është bërë prenotimi përkatës i hotelit për grumbullimin dhe stërvitjen e ekipit për pjesën e dytë të kampionatit.
Pas disa ditësh stërvitje në Peqin, nga data 8 deri më 22 janar të vitit të ardhshëm, ekipi i Shkumbinit do të shpërngulet për të zhvilluar fazën përgatitore të dimrit në Ulqin të Malit të Zi. Drejtuesit e Shkumbinit kanë udhëtuar ditët e fundit drejt shtetit fqinj për të parë nga afër kushtet e hotelit dhe të mjediseve sportive në qytetin e Ulqinit, që sipas tyre i plotëson kushtet, nisur dhe nga klima e favorshme. Drejtuesit janë të vendosur që objektivat e ekipit, edhe pas largimit të presidentit Ndroqi, nuk do të ndryshojnë, duke siguruar se në periudhën e merkatos së dimrit do të ketë afrime, por jo largime të futbollistëve.
Eshtë sekretari i klubit, Astrit Isaj, që e përforcon mendimin e shfaqur ditë më parë, që asnjë futbollist që është në kontratë me Shkumbinin nuk do të ketë mundësi të largohet në një ekip tjetër, megjithë dëshirën që ai mund të ketë apo nga joshja e ekipeve kundërshtare që kërkojnë të forcohen vetë, duke dobësuar Shkumbinin. “Ekipi i Shkumbinit, ashtu si çdo ekip tjetër do të futet në merkato dhe këto përforcime që mund të arrihen, do t’i bëjmë përpara grumbullimit në Mal të Zi.
Menjëherë pas javës së fundit të këtij viti do të shohim të mirat e ekipit dhe anët negative të periudhës që lëmë pas. Ju siguroj që largime nga ana jonë nuk do të ketë, duke u qëndruar korrekt dhe duke respektuar kontratat deri në fund, por shtoj që futbollistë të veçantë që mendojnë se nuk e kanë gjetur si duhet veten në ekip për këtë periudhë, është mirë që me miratimin e me dëshirën e klubit t’u jepet mundësia për të gjetur një ekip tjetër.
Të bëhet e qartë për të gjithë që asnjëri të mos e çojë ndër mend se do të largohet, sepse lëvizjet në ekipin tonë do të jenë shumë të vogla, si në përforcimin e ekipit, ashtu edhe në largimin e lojtarëve,” - deklaron sekretari Isaj. Largimi presidentit Ndroqi nuk është bërë pengesë që Shkumbini të ruajë objektivat e vëna që në fillim të sezonit, të nisur me aq bujë.
Në këto momente të vështira ka qenë kryetari i Bashkisë së Peqinit, Ilir Rrushi, dhe deputeti Sula që kanë marrë përsipër drejtimin e skuadrës, duke i plotësuar deri në një detyrimet e futbollistëve, sipas kontratave që patën lidhur me presidentin Ndroqi. Tregues domethënës i korrektesës së tyre ishte dhënia e shpërblimeve 2 ditë më parë për fitoren e fundit në kampionat me Laçin, ndonëse ekipi vinte pas 3 humbjesh rresht.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bardheblutë vlerësojnë Bylisin, eliminoi Flamurtarin

Mesazh  r_3 prej Fri Dec 10, 2010 7:37 am




Duke ditur forcën e transfertave, trajneri Dede pritet që të luajë me “tredhëmbësh” në Ballsh
Jo vetëm kualifikimi për në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, por edhe 29-vjetori i mesfushorit Shpëtim Babaj, që e ka festuar edhe me shokët e skuadrës, e kanë bërë edhe më optimist ambientin në “Skënder Halili”, në prag të transfertës me Bylisin. Lidhur me sfidën që do të luhet të shtunën, në orën 13:00, në stadiumin “Adush Muça” të qytetit të Ballshit, trajneri Nevil Dede së bashku me stafin e vet, por edhe me lojtarët, kanë filluar ta vlerësojnë ndryshe skuadrën ballshiote. Kjo, për vetë faktin se të mërkurën, Bylisi fitoi ndaj Flamurtarit në Vlorë, duke i eliminuar kuqezinjtë nga kupa.
Dje, trajneri Dede është marrë më shumë me përgatitjen tekniko-taktike, por pas testeve me Kamzën dhe Adën ka filluar që të ketë edhe një ide më të qartë rreth 11-shes që do të hedhë në fushë të shunën. Dede, për transfertën ballshiote, nuk do të ketë të gatshëm vetëm Karabecin dhe Mukën, për arsye kartonësh, por në vend të tyre do të bëjë lëvizje në formacion dhe ka gjasa që të aktivizohen Pashaj dhe Zizoviç që nga fillimi. Në portë do të jetë Lika, në mbrojtje Sina, Dushku, Osmani dhe Gvozdenoviç.
Përpara tyre do të luajnë Lila dhe Pashaj, por edhe Lilaj e Zizoviç, që do të jetë më pranë Pejiçit dhe Plakut, që do të përbëjnë sulmin e Tiranës këtë javë. Në prag të ndeshjes me Bylisin, në radhët e titullarëve bardheblu vihen re qartë shenja optimizmi dhe të gjithë janë të bindur për të marrë një fitore në Ballsh. Gjithsesi, 24 herë kampionët janë ende në garë për të dy trofetë dhe kjo ka bërë që ata t’i marrin me radhë të gjitha ndeshjet që u kanë mbetur deri në fund të vitit.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fortuzi: Vetëm privatizimi i shpëton klubet e futbollit

Mesazh  r_3 prej Fri Dec 10, 2010 7:42 am



“Ikona” e Tiranës, Indrit Fortuzi, këshilltar për sportin në MTKRS, e sheh me tjetër sy skuadrën e Dedes
Dihet, tashmë që Indrit Fortuzi, përveçëse ka qenë një “ikonë” e skuadrës së Tiranës, ka edhe funksionin në klub si anëtar i kryesisë së asamblesë së futbollit “Tirana”, madje është edhe këshilltar i Ministrit të Sporteve pranë MTKRS-së. Por angazhimet në punën e përditshme që janë të mëdha për të, nuk e pengojnë që të jetë i pranishëm sa herë që luan Tirana, në “shtëpi”, apo transfertë, por edhe në seancat stërvitore, gjë që ndodh shpesh. Në një prononcim për mediat, dje në mesditë në kompleksin “Skënder Halili”, Indrit Fortuzi vazhdon t’i qëndrojë fanatik idesë se duhet bërë privatizimi i klubeve në vendin tonë.
“Unë e kam deklaruar edhe më përpara, por e riktheksoj sërish, se e vetmja mënyrë që klubet në Shqipëri të funksionojnë si duhet është privatizimi i tyre. Këtu unë fus edhe skuadrën e Tiranës. Privatizimi është ajo rrugë që i fut klubet në një mentalitet europian. Pavarësisht se mund të ketë edhe rrisqet e veta, më shumë mendoj se është pozitive. Kur përmenda rrisqet, e kam fjalën për klubin e Partizanit, që edhe pse i privatizuar, sërish ka probleme. Por kjo nuk do të thotë se mund t’u ndodhë një gjë e tillë të gjitha klubeve të tjera të vendin tonë.
Prandaj, po nuk rrezikove, nuk fiton asnjëherë,”- u shpreh fillimisht ish-sulmuesi i dalluar i Tiranës dhe i përfaqësueses sonë, Indrit Fortuzi. Më tej, ai flet edhe për ecurinë e Tiranës si skuadër dhe funksionimin e saj administrativ. “Pavarësisht obligimeve të mia, për shkak të funksionit që kam, e gjej kohën për të ndjekur Tiranën dhe i kam qëndruar pranë. Në fund të fundit, kam nostalgji për këtë skuadër, sepse këtu u rrita, por edhe kam kaluar momente kulminante të karrierës, negative dhe pozitive. Ndaj, pavarësisht detyrave që kam, nuk mund të qëndroj dot larg Tiranës, sepse e kam të pamundur.
Por kjo Tiranë nuk është më si dikur, madje nuk e ka luksin që kur futet në fushë të thotë që këtë ndeshje do ta fitojë me patjetër dhe ia arrin qëllimit. Skuadra ka pasur oshilacione edhe këtë sezon, kjo u pa qartë edhe në humbjen që pësoi me Vllazninë në “Qemal Stafa”. Më vjen mirë që ka pak javë që Tirana, me Nevil Deden si trajner, ka filluar të bëjë kthesë.

Në qoftë se vazhdon kështu, do të ketë patjetër sukses. Për sa i përket funksionimit si klub, disa herë kam kërkuar që të bëhen mbledhje kryesie për t’i qëndruar më pranë situatave, por kërkesat e mia kanë rënë në vesh të shurdhër. Shpresoj që në të ardhmen të ketë mbledhje në të mirë të ecurisë së Tiranës”, - tha mes të tjerash në prononcimin e tij Indrit Fortuzi, në rolin e këshilltarit të ministrit të Sporteve, pranë MTKRS-së.
“Zogu”: Dede e di mentalitetin e Tiranës
“Më vjen mirë që Nevili po u jep shumë besim të rinjve. Në njëfarë mënyre, kjo është rruga e duhur për të pasur në një të ardhme jo të largët sa më shumë futbollistë që janë rritur në këtë klub. Nevili ka dalë nga kjo skuadër dhe e di mentalitetin që ka Tirana në çdo ndeshje. Unë jam i bindur që ai po bën më të mirën që kjo skuadër të jetë aty ku duhet, sepse ka pasur sukses si futbollist dhe shpresoj që një gjë e tillë t’i përsëritet edhe tashmë si trajner i skuadrës së Tiranës.”
“Moshat, një e ardhme e sigurt për ekipin”
“Funksionimi i Akademisë së Futbollit “Tirana” mendoj se është një prioritet për skuadrën e parë, sepse do ta ketë më të sigurt elementin, por do të ketë edhe më pak kosto në treg. Sepse kur ke lojtarë që kanë dalë nga ekipet zinxhirë të klubit, ata rriten dhe mësohen me objektivat që ka skuadra. Edhe në mbledhjet e kryesisë që kemi zhvilluar, ka qenë në plan të parë për mua ngritja dhe funksionimi i Akademisë së Futbollit, sepse skuadrat e moshave janë një e ardhme e sigurt për ekipin e parë.”
“Të gjithë të mbajnë përgjegjësi kur humbet”
“Mendoj se drejtuesit më të lartë të klubit dhe të skuadrës duhet të jenë më të drejtpërdrejtë kur Tirana humbet, dhe jo t’i mbajnë meritat vetëm kur fiton ekipi. Kur nuk ecin gjërat siç duhet, ata duhet të ulen dhe me anë të bashkëpunimit t’i vijnë në ndihmë skuadrës. Të gjithë sipas funksionit, duhet të mbajnë përgjegjësitë që u takojnë, në mënyrë që edhe pësimet të bëhen mësime, të paktën unë kështu mendoj, duke qenë se i di më në brendësi hallet e Tiranës, madje edhe jetoj me to.”

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vllaznia “përmbyt” Lacin, Tirana frenohet në Ballsh, Elbasani fundoset në Krujë

Mesazh  r_3 prej Sat Dec 11, 2010 6:56 am


U luajtën 3 ndeshjet e para të javës së 14-të të superligës, të cilat ishin shtyrë plot 7 ditë nga parashikimi kalendarik i tyre, për shkak të përmbytjeve të mëdha në vendin tonë. Skuadra e qytetit më të prekur nga këto përmbytje, Vllaznia e Shkodrës, u ka bërë një dhuratë të bukur bashkëqytetarëve të vet, teksa ka fituar në Lac, duke marrë 3 pikë të arta dhe vijuar ngjitjen drejt kreut të superligës. Një gol i realizuar nga mbrojtësi Gocaj, në minutën e 70-të, ka vulosur fatin e sfidës së luajtur në Lac, ku vendësit kanë dominuar në fraksionin e parë, ndërsa fraksioni i dytë ka folur për kuqeblutë.
Në Krujë është luajtur një tjetër ndeshje, ajo mes Kastriotit dhe Elbasanit. Vendësit kanë fituar pastër dhe me lehtësi, 3-1 ndaj verdhebluve, edhe për faktin se këta të fundit kishin gati 1 javë bojkot të stërvitjes, ngaqë nuk ishin paguar. Ndërhyrja e një dite më parë e drejtuesve të klubit bëri të mundur që lojtarët titullarë të Elbasanit të udhëtonin drejt Krujës, për të luajtur ndeshjen e javës së 14-të, por pa shmangur dot humbjen. Golin e nderit për miqtë e ka realizuar Endri Dalipi, në fundin e lojës, ndërkohë që fitoren për krutanët e kanë nën shkruar Alikaj, Alvizh dhe Babic.
Në Ballsh, skuadra vendëse ka qenë shumë pranë 3 pikëve, por minuta e 4-t shtesë ka rezultuar fatale për mallakastriotët. Goli i Popovicit, realizuar në minutën e 48-të për Bylisin ka mbetur i paprekur deri në minutën e fundit të kohës shtesë, deri në atë moment kur lilaj për Tiranën ka barazuar, duke evituar humbjen e të tijve në këtë transfertë.
Ndërkohë, ndeshjet e tjera të kësaj jave do të luhen nesër (të dielën), ku Skënderbeu do të presë Shkumbinin në korcë, Dinamo do të ballafaqohet me Teutën në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa“, ndërsa një ditë më pas, të hënën, do të luhet ndeshja përmbyllëse e kësaj jave, Flamurtari-Besa.
Më poshtë, ja edhe pasqyra e plotë e javës së 14-të të superligës.

Java e 14-të
(11.12.2010)
Laci-Vllaznia 0-1
Shënues: Gocaj 70’

Kastrioti-Elbasani 3-1
Shënues: Alikaj 45’, Alvizh 57’, Babic 59’ / E.Dalipi 85’

Bylis-Tirana 1-1
Shënues: Popovic 48’ / Lilaj 90+4’

(12.12.2001)
Dinamo-Teuta
Skenderbeu-Shkumbini

(13.12.2010)
Flamurtari-Besa

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

java e 14:)

Mesazh  r_3 prej Sun Dec 12, 2010 12:54 pm

Perfundojne ndeshjet e sotshme me rezultatet:
Dinamo - Teuta 1-2, Vila 49'/Pepa 9', Frasheri 28'
Skenderbeu - Shkumbini 1-0, Brkic 87'
Renditjen e deritanishme e keni poshte fotos se profilit tone.
Java 14 mbyllet neser me takimin tone Flamurtari - Besa ne oren 13:00

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vlonjatët sfidojnë temperaturat e ulëta

Mesazh  r_3 prej Sun Dec 12, 2010 12:55 pm



Megjithë temperaturat e ulta të ditës së shtunë, futbollistët vlonjatë kanë bërë rregullisht stërvitje në fushën e aneksit. Ndërkohë, duket se stërvitje është zhvilluar si një ditë normale me ngarkesë të plotë, kjo edhe për faktin se ndeshja është parashikuar të hënën, madje seancë do të ketë edhe sot, në një ditë që futbollistët vlonjatë zhvillojnë përgatitje për herë të parë gjatë të dielës.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Grami: Flamurtari nuk e kthen me kokën pas

Mesazh  r_3 prej Sun Dec 12, 2010 12:57 pm



Edhe pse duket se klima në kampin kuqezi të Flamurtarit është rënduar disi pas humbjes dhe eleminimit nga Kupa e Shqipërisë, duket se vetë lojtarët kërkojnë të dalin sa më shpejt nga kjo situatë dhe natyrisht të marrin një fitore të radhës në ndeshjen e kampionatit përballë Besës, ditën e hënë në Vlorë. Për këtë qëllim, edhe gjatë ditës së shtunë stërvitja e Flamurtarit ka vijuar normalisht dhe natyrisht është ndjerë përkushtimi në radhët e kuqezinjve, të cilët kërkojnë të tregojnë plotësisht ndryshimin në ndeshjen e radhës në kampionat. Janë vetë futbollistët që pranojnë se do të tregojnë që në ndeshjen me Besën se Flamurtari do të jetë padyshim ai ekip që të gjithë e njohin dhe kryeson renditjen e kampionatit. Eshtë në të njëjtën linjë edhe me futbollistët e tjerë vlonjatë edhe mbrojtësi Elton Grami, që ndalet pikërisht në momentin aktual që po kalon ekipi vlonjat dhe natyrisht kërkon që vëmendja të kalojë te ndeshja e radhës në kampionat. “Na vjen keq për këtë largim nga Kupa e Shqipërisë, por nuk duhet të rrimë dhe të qajmë për momentet e kaluara, por të mendojmë veç për vazhdimësinë në kampionat, aty ku tashmë do të jenë plotësisht të përqendruara prioritetet tona për këtë sezon futbollistik dhe që natyrisht lidhen me titullin. Kemi lënë një moment të keq pas nesh, atë ndeshje të kupës dhe mendoj se Flamurtari nuk e meritonte atë situatë që kaluam në ndeshjen e së mërkurës. Por nuk duhet që të ndalemi në faktin se çfarë mund dhe duhet të kishim bërë më mirë, por thjesht të mendojmë për takimin e radhës në kampionat përballë Besës. Kemi një takim shumë të rëndësishëm me ekipin kavajas, aty ku synimi Flamurtarit mbetet veç tripikëshi dhe fitorja. Eshtë padyshim një ndeshje të cilën vijojmë ta përgatisim me mjaft përkushtim në të gjitha drejtimet dhe unë mendoj se te Flamurtari ka një grup shumë të mirë futbollistësh, të cilët do të dinë të tregojnë se Flamurtari ka kaluar thjesht një moment të keq dhe vetëm kaq. Ditën e hënë në fushën e lojës do të japim më të mirën tonë dhe natyrisht jemi gati për të luajtur futboll me grintë, ashtu siç edhe ka bërë deri më sot Flamurtari në kampionat, por mbi të gjitha duke marrë edhe fitoren. Një tjetër gjë të cilës dua t’i përgjigjem lidhet edhe me ato që ndoshta thuhen. Grami do të vijojë të qëndrojë te Flamurtari, për të përmbushur misionin tim. Jam pjesë e ekipit vlonjat dhe ndihem shumë mirë, kemi një president dhe drejtues të ekipit, të cilët në çdo cast na kanë qëndruar pranë, por i tillë është edhe stafi teknik apo futbollistët. Pra, do të vijoj të jap kontributin për Flamurtarin, duke filluar nga ndeshja me Besën, për aq sa do të jem në fushën e lojës, duke kërkuar veç fitoren,” ‑ ka përfunduar mbrojtësi i ekipit vlonjat Elton Grami.

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teuta fut kampionët në krizë, Shehi dhe Bërkiç shpëtojnë nderin e Skënderbeut

Mesazh  r_3 prej Sun Dec 12, 2010 11:14 pm

Janë luajtur të dielën dy ndeshje të tjera të javës së 14-të të superligës, që u bashkangjiten kësisoji tri sfidave të së shtunës (Laci-Vllaznia, Kastrioti-Elbasani, Bylis-Tirana), ndërkohë që ka mbetur edhe një e tillë, ajo e së hënës, Flamurtari-Besa, që kjo javë të ulë siparin. Të dielën janë zhvilluar dy ndeshje të elektrizuara dhe plot me emocione, teksa Teuta e Durrësit i ka shokuar dhe future në krizë kampionët dinamovitë, që luanin brenda në shtëpinë e tyre, ndërkohë që në Korcë ka pasur “dramë” në minutat e fundit. Pikërisht në minutën e 89-të, ka qenë Bërkic, sulmuesi serbo-boshnjak i Skënderbeut, që ka shënuar në portën e Shkumbinit, duke zhbllokuar bardhësinë e shifrave të fillimit të një “beteje” të luajtur në një acar të vërtetë në qytetin e Korcës. Por, nëse deri në ato momente portieri peqinas, Kotorri, e ka shpëtuar skuadrën e tij nga gola të sigurtë, duke qenë një hero i vërtetë, brenda pak minutash e ka parë veten në “ferr”. Sepse në minutën e tretë shtesë të ndeshjes së luajtur në Korcë, Shkumbini ka fituar një penallti, të cilën e ka marrë përsipër ta ekzekutojë Kotorri. I vënë përballë kolegut të vet të Skënderbeut, Orges Shehi, Kotorri ka gabuar. Ose më saktë të themi se Shehi e ka pritur topin e tij, cka ka mbajtur në fuqi golin e Bërkic, shënuar në limitin e kohës së rregullt, duke shtuar kësisoji edhe tri pikë tepër të cmuara në llogarinë korcare. Nga ana tjetër, Kotorri ka pasur në duart e tij të kurorëzonte me sukses qëndresën heroike për 89 minuta të Shkumbinit në këtë transfertë, por edhe performancën e vet të shkëlqyer, por ka gabuar në ekzekutimin e penalltisë, që do t’i jepte një pikë skuadrës peqinase. Duket se fati ka qenë me Shehin dhe Skënderbeun kësaj here, që kanë fituar me shumë vështirësi ndaj Shkumbinit, që tashmë është edhe pa president, pas dorëheqjes së Ylli Ndroqit. Kujtojmë se në minutën e 45-të, autori i golit për Skënderbeun, Bërkiç, kishte humbur një penallti, e cila ishte pritur nga portieri Kotorri. Të dy këta personazhe, sikurse duket, e kanë parë veten në “Ferr” dhe në “parajsë”, brenda kësaj ndeshjeje futbolli.

Në “Qemal Stafa” ka pasur “dramë” për kampionët e vendit tonë në fuqi. Dinamo e ka parë veten shumë shpejt në disavantazh, teksa durrsakët, me anë të sulmuesit të tyre të ri, lushnjarit Pepa, kanë realizuar në portën e Hidit. Një vendosje e gabuar e prapavijës dinamovite ka bërë që Pepa të gjendej i vetëm me Hidin, duke e mposhtur këtë të fundit pa shumë vështirësi. Dinamo shokohet, ndërsa “djemtë e detit” marrim zemër, duke mos luajtur aspak inferiorë ndaj kampionëve. Madje, në pjesën e parë, jana ata, që e kontrollojnë lojën, kurse blutë duken të shokuar, të paqartë taktikisht dhe të mpirë në veprimet e tyre. Goditja durrsake dyfishohet në minutën e 26-të, pikërisht atëherë kur Teuta, me anë të kundërsulmit të saj vrasës, gjen golin me anë të korcarit Frashëri. Dinamo nuk u beson syve, ndërkohë që fitorja e miqve vihet në shina të sigurta, pavarësisht se ka ende mjaft minuta për t’u luajtur. Por, minutat e mbetura mjaftojnë vetëm për një gol të dinamovitëve, të realizuar me penallti nga Vila, në minutën e 47-të, pas një ndërhyrjeje të gabuar të mbrojtjes durrsake ndaj Bakajt. Pjesa e dytë shfaq në fushë një Dinamo më agresive, më kërkuese, por jo të saktë në finalizim. Bakaj mundohet ta zgjidhë me veprime individuale fatin e ndeshjes, por e ka të pamundur, sepse gjendet në darën e dy-tre mbrojtësve të Teutës, gjithashtu nuk ka mbështetjen e duhur nga shokët e vet të skuadrës. Nën këtë “muzikë” kaloijnë minutat, derisa gjyqtari kryesor, Ervis Peza, vërshëllen për mbarimin e lojës. Teuta merr kështu një fitore të cmuar në “Qemal Stafa”, ndaj kampionëve të vendit, që nga ana e vet duket se janë futur në krizë tashmë.

E shtuna e Vllaznisë dhe e Kastriotit

Kujtojmë se 3 ndeshjet e para të javës së 14-të të superligës, të cilat ishin shtyrë plot 7 ditë nga parashikimi kalendarik i tyre, për shkak të përmbytjeve të mëdha në vendin tone, u luajtën të shtunën. Skuadra e qytetit më të prekur nga këto përmbytje, Vllaznia e Shkodrës, u ka bërë një dhuratë të bukur bashkëqytetarëve të vet, teksa ka fituar në Lac, duke marrë 3 pikë të arta dhe vijuar ngjitjen drejt kreut të superligës. Një gol i realizuar nga mbrojtësi Gocaj, në minutën e 70-të, ka vulosur fatin e sfidës së luajtur në Lac, ku vendësit kanë dominuar në fraksionin e parë, ndërsa fraksioni i dytë ka folur për kuqeblutë.
Në Krujë është luajtur një tjetër ndeshje, ajo mes Kastriotit dhe Elbasanit. Vendësit kanë fituar pastër dhe me lehtësi, 3-1 ndaj verdhebluve, edhe për faktin se këta të fundit kishin gati 1 javë bojkot të stërvitjes, ngaqë nuk ishin paguar. Ndërhyrja e një dite më parë e drejtuesve të klubit bëri të mundur që lojtarët titullarë të Elbasanit të udhëtonin drejt Krujës, për të luajtur ndeshjen e javës së 14-të, por pa shmangur dot humbjen. Golin e nderit për miqtë e ka realizuar Endri Dalipi, në fundin e lojës, ndërkohë që fitoren për krutanët e kanë nën shkruar Alikaj, Alvizh dhe Babic.
Në Ballsh, skuadra vendëse ka qenë shumë pranë 3 pikëve, por minuta e 4-t shtesë ka rezultuar fatale për mallakastriotët. Goli i Popovicit, realizuar në minutën e 48-të për Bylisin ka mbetur i paprekur deri në minutën e fundit të kohës shtesë, deri në atë moment kur Sabien Lilaj për Tiranën ka barazuar, duke evituar humbjen e të tijve në këtë transfertë.
Të hënën, sfida përmbyllëse e javës

Të hënën do të luhet ndeshja përmbyllëse e kësaj jave, Flamurtari-Besa. Kuqezinjtë e Vlorës vijnë jo pak të shokuar në këtë sfidë, pasi në mesjavë përjetuan eliminimin e parakohshëm nga Kupa e Shqipërisë, disfatë e pësuar kjo ndaj Bylisit të Ballshit. Gjithashtu, humbja e ndeshjes paraardhëse në kampionat, me Tiranën në “Qemal Stafa”, i ka komplikuar disi ekuilibrat në skuadrën vlonjate, që gjithsesi vijon të kryesojë superligën me 28 pikë, po aq sa ka tashmë edhe Skënderbeu (pas fitores 1-0 me Shkumbinin). Ndeshja me Besën është një provë karakteri dhe soliditeti për Flamurtarin e Maganit, për të demonstruar para sportdashësve të vet se është me plot të drejtë pretendent kryesor për titull. “Fronti” i vetëm në këtë edicion, ku kuqezinjtë mund të fitojnë diçka, pas largimit të parakohshëm nga Kupa e Shqipërisë. Përballë tyre do të jetë Besa e Kavajës, me një ecuri mjaft negative në këtë kampionat, që mbyll klasifikimin e superligës, me vetëm 9 pikë. Në krye të verdhezinjve të Kavajës është një trajner vlonjat, Gerti Haxhiu, që do të mundohet ta “ngrejë flamurin” në qytetin e tij të lindjes, duke e ndihmuar Besën të largohet sa më tepër të jetë e mundur nga fundi i ftohtë dhe i rrezikshëm i klasifikimit. Një mision i vështirë në dukje, por, duke parë edhe cka prodhoi e diela e kësaj jave, gjithcka mund të ndodhë. Aq më tepër që topi i futbollit është i rrumbullakët dhe surprizat përreth tij janë gjithmonë të pranishme.
Më poshtë, ja edhe pasqyra e plotë e javës së 14-të të superligës.



Java e 14-të
(11.12.2010)
LACI-VLLAZNIA 0-1
Shënues: Gocaj 70’



KASTRIOTI-ELBASANI 3-1
Shënues: Alikaj 45’, Alvizh 57’, Babic 59’ / E.Dalipi 85’



BYLIS-TIRANA 1-1
Shënues: Popovic 48’ / Lilaj 90+4’



(12.12.2001)
DINAMO-TEUTA 1-2

Shënues: Vila 47” (pen) / Pepa 8’, Frashëri 26’


SKENDERBEU-SHKUMBINI 1-0

Shënues: Bërkiç 89’

(13.12.2010)
FLAMURTARI-BESA




r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Laçi nuk i bën dot ballë Vllaznisë së rekordeve

Mesazh  r_3 prej Sun Dec 12, 2010 11:17 pm

Laçi - Vllaznia 0-1

Shënues: Gocaj 70′



Laçi: Vashaku, Kaja, Doku, Kastrati, Vucaj, Çavriç, Rexha, Mile (Gega 61′), Marashi, Hysa, Selimi. Trajner: S.Nica.

Vllaznia: Grima, Smajli, Jasiç, Kukaj, Shtubina (Nimani 89′), Belisha, Sinani (Sykaj 92′), Vajushi (Hasani 86′), Rajoviç, Nallbani, Gocaj. Trajner: M.Josa.

Gjyqtarë: E.Jorgji (Elbasan), E.Dera (Tiranë), A.Guçe (Lushnjë) Kartonë të verdhë: Mile, Rajoviç, Gocaj, Smajli



“Radiografia”

3′- Mile fut një top të bukur në zonë, aty është Hysa që del i zbuluar, vihet përballë Grimës, por gardiani shkodran ka larguar mjaft mirë topin nga zona.

7′- Marashi kroson bukur në zonë, por futbollistët vendas janë larg portës mike.

13′- Kastrati ka krosuar në zonë, Hysa fluturon mbi kokat e mbrojtjes mike, gjuan me kokë, por topi nuk i është bindur, duke kaluar mbi traversën e Grimës.

30′- Belisha ka harkuar bukur në zonë dhe aty Rajoviç gjuan bukur, por topi është përplasur në mbrojtjen e ekipit vendas.

31′- Eshtë sërish Belisha që ka gjuajtur nga larg dhe portieri Vashaku pret i sigurt.

45′- Belisha ka krosuar bukur në zonë dhe aty është kapiteni i laçianëve, Vashaku, që ka dalë duke pritur topin.

47′- Shtubina gjuan brenda zonës dhe Vashaku ka grushtuar mjaft bukur topin, teksa i drejtohej portës së tij.

48′- Shtubina nga e djathta gjuan, Vashaku ka pritur i sigurt.

59′- Nallbani ka gjuajtur nga larg dhe sërish Vashaku ka pritur me vështirësi.

68′- Gega ka gjuajtur mjaft bukur në hyrje të zonës dhe topi ka kaluar pranë shtyllës pingule.

70′- Krosim në zonë nga Smajli dhe aty është Gocaj, i cili gjuan bukur me kokë dhe 1-0 për Vllazninë.

72′- Selimi gjuan në zonë dhe është Grima që pret në dy kohë topin e gjuajtur prej tij.

75′- Belisha gjuan jashtë zonës dhe topi kalon pranë shtyllës pingule të portës vendase.

78′-90′- Përpjekje të dëshpëruara të vendasve për të paktën një barazim, por miqtë nga Shkodra administrojnë mjaft mirë rezultatin dhe dalin të fituar.



Komenti

Ndeshja mes Laçit dhe Vllaznisë ka nisur e shpejtë, ku vendasit zotërojnë mesfushën, janë mjaft të zhdërvjelltë dhe kërkojnë të mbajnë nën presin miqtë, të cilët mbrohen me kujdes. Për minuta të tëra loja e kurbinasve është zhvilluar në gjysmëfushën mike, ndërsa miqtë duken se e kanë përqendruar lojën te talenti i tyre, Vajushi, i cili edhe pse është një formë të mirë sportive, e ka të pamundur të gjejë çelësin e hapjes së mbrojtjes hermetike të vendasve. Laçi e ka vënë në provë që në të tretën minutë portën e Vllaznisë, ku ideatori i sulmit është Mile, që jep një asist të shkëlqyer për Hysën, i cili vihet përballë portierit Grima, por pa mundur dot të arrijë topin, pasi portieri shkodran ka nxjerrë topin jashtë zonës së rreptësisë. Sërish kurbinasit kërkojnë të imponojnë lojën e tyre, për të ardhur në të shtatën minutë, kur talenti Marashi fut një top të bukur në zonë, por aksioni i tij nuk është ndjekur nga ana e futbollistëve vendas, duke shpërdoruar një rast mjaft të bukur. Për të ardhur në të 13-ën minutë, ku Kastrati kroson bukur në zonë dhe aty është Vilfor Hysa, që ka gjyajtur me kokë dhe topi ka kaluar mbi traun e portës mike. Pas këtij aksioni, loja zhvillohet në mesfushë, kjo edhe për meritë të miqve, që mundohen të ekuilibrojnë lojën. Por loja e tyre është pa ritmin e duhur dhe për më tepër aksionet e tyre janë të lexueshme dhe pa forcë konkluduese. Për të ardhur në të 29-ën minutë, ku Rajoviç drithëron mbrojtjen laçiane, teksa gjuan bukur dhe aty është Kaja që ka larguar topin nga zona e rreptësisë. Një minutë më vonë është përsëri Vllaznia që ka një tjetër rast për shënim, ku Belisha gjuan nga larg dhe Vashaku ka pritur i sigurt. Pas kësaj minute miqtë përmirësojnë mjaft në lojën e tyre, duke e baraspeshuar dhe duke kërkuar të vënë në provë portën e Vashakut. Madje në përfundim të pjesës së parë është Vashaku që nuk ka lejuar të preket rrjeta e portës vendase, teksa ka pritur i sigurt gjuajtjen e Belishës, që vazhdimisht ka qenë problematik me gjuajtjet nga distanca. Pjesa e dytë nis me e mirë për miqtë, të cilët kanë reaguar mjaftë mirë. Madje në të 47-ën minutë është Shtubina që ka lëshuar një “predhë” në drejtim të portës Vashaku dhe portieri vendas është hedhur mjaft mirë në planzhon, duke grushtuar topin pikërisht në trekëndëshin e krahut të djathtë të tij. Sërish një minutë më pas është Shtubina që ka gjuajtur bukur dhe Vashaku ka pritur i sigurt. Pas kësaj minute laçianët mundohen të kundërpërgjigjen, por pa mundur të vënë në provë portierin Grima, pasi mesfusha vendase është e shkëputur nga reparti i sulmit. Vllaznia, nga ana tjetër, është më e zhdërvjelltë në lojën e saj dhe më e rrezikshme, duke krijuar raste të pastra për shënim, por falë pritjeve të portierit Vashaku, nuk ka mundur të realizojë deri në të 70-ën minutë. Pikërisht në këtë minutë mbrojtja vendase gabon, Gocaj ka përfituar, teksa ka kërcyer mjaft bukur, duke gjuajtur topin me kokë e tundur rrjetën e portës së mbrojtur nga ana e Vashakut. Pas shënimit të golit ekipi i Vllaznisë dirigjon lojën dhe bëhet më i rrezikshëm. Ndërsa vendasit humbin toruan dhe freskinë, duke u hedhur në sulm për të barazuar, por interpretimi i lojës sulmuese lë për të dëshiruar, pasi sulmuesit vendas sapo i afroheshin zonës së rreptësisë, humbisnin topin, për më tepër, u munduan të çanin pikërisht në qendër të mbrojtjes, aty ku edhe ekipi i Vllaznisë ishte me i fortë. Takimi është nxehur në fund, pas përplasjes së mesfushorit shkodran Sykaj dhe Kajës, një përplasje që e kanë nisur në fushë, por që më pas është vazhduar edhe pas përfundimit të takimit, ku shkodrani ka tentuar të godasë kavajasin e Laçit, por falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë dhe drejtuesve të dy ekipeve, janë ndarë pa u goditur asnjëri.



Deklarojnë…

Stavri Nica, trajner i Laçit: Ka ikur pa përfunduar ndeshja, tri minuta para përfundimit, një gjest i rrallë nga ky trajner.

Mirel Josa, trajner i Vllaznisë: “Ishte një ndeshje shumë e bukur, një “fair-play” i vërtetë. Ne korrigjuam në lojën tonë, duke arritur t’i imponohemi ekipit laçian, i cili duhet thënë se mbetet një nga ekipet më të mira të vendit. Pas lëvizjeve taktike që kreva, ekipi e mori veten dhe arriti të dominonte takimin. Dua të falënderoj të gjithë ekipin për lojën që zhvilloi dhe suksesin që arriti. Unë mbetem nga ata trajnerë që mendoj për takimin e radhës dhe më duhet tashmë të mendoj për Skënderbeun.”



Vllaznia, 8 ndeshje pozitive dhe pa pësuar gol

Kuqeblutë kanë barazuar rekordin e vjetshëm të rezultateve pozitive radhazi, teksa nën drejtimin e Mirel Josës, ashtu si me Edi Martinin vjet, kanë arritur dje rezultatin e 8-të radhazi pozitiv, me 7 fitore dhe 1 barazim, ku tri ndeshje janë për Kupën e Shqipërisë, të tria të fituara. Por ajo çka është më pozitivja, Vllaznia nuk ka pësuar gol në këto tetë ndeshje. Duhet të hysh thellë në analet e statistikave që të gjesh këtë ecuri kaq pozitive. Gjithsesi, Josa me të tijtë që dje kanë premtuar se do të tentojnë ta thellojnë rekordin në takimin e radhës me Skënderbeun në Shkodër

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Korçarët vuajnë shumë, por marrin tri pikët

Mesazh  r_3 prej Sun Dec 12, 2010 11:20 pm

Dy penallti të humbura, nga një për të dy ekipet, në minutën e parafundit fiton Skënderbeu


Skënderbeu ‑ Shkumbini 1‑0




Shënues: Brkiç 89′

Skënderbeu: Shehi, Fagu, Bicaj, Dragusha, Markoviç, Biskup, Bratiç, Vrapi, Vishaj (Asllani 81′), Brkiç (Lako 90′), Soza. Trajner: Sh.Muça.

Shkumbini: Kotorri, Arapi, Mujdragiç, Pashja, Mustafaj (Grboviç 79′), Gjyla, Shenaj, Krasniqi, Nora (Hodo 78′), Dervishi, Veliaj. Trajner: P.Daiu.

Gjyqtarë: A.Janku, D.Rexha, G.Qirici (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Biskup, Dragusha, Vishaj, Pashja, Dervishi, Mustafaj, Nora

Karton i kuq: Markoviç


Komenti

Emocione dhe momente të bukura ka dhuruar ndeshja e djeshme në Korçë deri në minutën e 3‑të shtesë të ndeshjes, ku është kapiteni i miqve, Kotorri, që humb një 11‑metërsh dhe nga hero që ishte për minuta të tëra, pas pritjes të një 11-metërshi madje, ia lë vendin Shehit, që me atë pritje të penalltisë, është mbajtur në krahë pas vërshëllimës së fundit të Jankut nga të gjithë sportdashësit që janë futur në fushë për të falënderuar atë që i dha këtë fitore skuadrës korçare.


Me këtë fitore, Skënderbeu tashmë ka barazuar me pikë Flamurtarin në krye të superligës, por me golaverazh më të dobët ndodhet në vendin e dytë, i shkëputur 4 pikë nga Dinamo, që dje ka bërë një tjetër hap fals. Korçarët, pas fitores së djeshme, sot do të ulen të qetë pranë ekranit të televizorit për të ndjekur Flamurtarin, rival për kreun e superligës, duke shpresuar te ndonjë hap i gabuar i vlonjatëve. Shtatë kartonë të verdhë, një të kuq, një gol dhe dy penallti të humbura kanë dhuruar 90 minutat e djeshme në Korçë, ku duhet thënë se në fund Skënderbeu e ka merituar fitoren, pasi e kërkoi më shumë golin dhe shpërdoroi shumë raste të pastra për shënim.


Në pjesën e parë duhet theksuar fakti se pothuajse të gjitha rastet për korçarët kanë ardhur nga goditjet e dënimit, ku mbrojtësi Vrapi ka dhënë shumë asiste për sulmuesit korçarë. Rasti i parë i ndeshjes u takon vendasve, ku Markoviç lëshon një “predhë” nga larg dhe topi përfundon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule të Kotorrit. Eshtë Mustafaj për miqtë që në të 9‑ën minutë pretendon për një goditje dënimi në hyrje të zonës korçare, por loja vazhdon nga gjyqtari Janku. Po ashtu, edhe kosovari Vishaj rrezikon me një gjuajtje të fortë, ndërkohë që minuta e 27‑të dhe e 38‑të ka një skenë, ku Vrapi kroson dhe Bicaj gjuan me kokë.


Në të parin gjuajtja e mbrojtësit ndalet nga një pritje spektakolare e Kotorrit, ndërkohë që në të dytën ka gjuajtur dobët. Minutat shtesë të pjesës së parë janë fatale, pasi në të 3‑ën minutë është Soza që pengohet në mënyrë të parregullt nga Gjyla dhe gjyqtari tregon dorën nga pika e bardhë. Brkiç godet nga pika e bardhë, por Kotorri i kupton krahun dhe pret topin. Kaq mjafton për pjesën e parë, ndërkohë që edhe pjesa e dytë ka një pamje, ku vendasit sulmojnë dhe miqtë mbrohen mirë. Në minutën e 56‑të sërish do të bëhej shpëtimtar për Shkumbinin portieri Kotorri.


Peqinasit tashmë kanë një hero që quhet Kotorri, pasi edhe në minutën e 65‑të bën një pritje të bukur pas topit të gjuajtur nga Brkiç. Për të ardhur te minuta e 89‑të dhe kur të gjithë në stadium ishin ngritur në këmbë. Mlladen Brkiç gjuan nga larg paksa diagonal dhe topi merr hark dhe përfundon në rrjetën peqinase. Skënderbeu në delir, ndërkohë që gjyqtari i katërt ngre tabelën me tri minuta shtesë. Në minutën e fundit, Markoviç heq topin me dorë në momentin që po i drejtohej rrjetës dhe gjyqtari Janku jep 11‑metërsh dhe nxjerr me kartonin e kuq boshnjakun.


Kotorri, heroi i peqinasve deri në këtë moment, vihet përballë Shehit, që po në momentin e penalltisë u dëmtua. Shehi ia kupton krahun Kotorrit dhe hidhet fuqishëm, duke ia pritur topin kolegut kundërshtar dhe nuk ka më kohë dhe gjithçka mbyllet me fitoren e Skënderbeut.


Deklarojnë…

Shkëlqim Muça, trajner i Skënderbeut: “E dija që do të ishte një ndeshje e vështirë dhe e tillë doli edhe kjo me peqinasit. Vërej një fakt interesant, pasi të gjitha skuadrat që janë poshtë nesh dhe që vijnë për të luajtur në Korçë luajnë në mbrojtje dhe kjo na vuri në vështirësi sot, pasi mezi e gjetëm golin e fitores. Nuk dua ta pranoj që sot ka qenë ndeshja më e mirë jona, por mua më intereson më shumë tripikëshi. Po të kishim shënuar që në momentin e penalltisë në pjesën e parë, ndoshta mund të kishim fituar më thellë, por sidoqoftë si ne, por edhe peqinasit kanë humbur nga një 11‑metërsh.”




Përparim Daiu, trajner i Shkumbinit: “Ky është futbolli dhe më vjen keq që sot (dje) dolëm pa gjë nga Korça. Humbëm mundësinë më të mirë për të shënuar një 11‑metërsh në fund, nëse do të ishte realizuar, do të ktheheshim me një pikë. I falënderoj të gjithë lojtarët për lojën e mirë që zhvilluan në Korçë dhe e deklaroj me bindje se Shkumbini ka një të ardhme të sigurt, pasi ka lojtarë vërtetë cilësorë.”


Të veçanta

‑ Ndeshja e djeshme u ndoq nga më se 6 mijë sportdashës dhe biletat kanë shkuar për Shkodrën.

‑ Dy penallti u humbën në ndeshjen e djeshme dhe të dyja në minutën e 3‑të shtesë të dy pjesëve.

‑ Të dy portierët e ekipeve kanë mbajtur shiritin e kapitenit në ndeshjen e djeshme.

‑ Për trajnerin e Shkumbinit, Përparim Daiu, dje ka qenë ndeshja e parë në pankinën peqinase dhe ishte një debutim me humbje.

‑ Skënderbeu është skuadra e vetme në superligë që 7 ndeshje në shtëpi i ka fituar të gjitha

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vllaznia tani ka të drejtë të pretendojë

Mesazh  r_3 prej Sun Dec 12, 2010 11:23 pm

Shkodranët qëndrojnë me këmbë në tokë, duke i marrë ndeshjet një nga një, siç kanë bërë deri tani




Situata ka ndryshuar vetëm për pak javë. Vllaznia, me ardhjen e Josës, ka ndryshuar në shumë drejtime. Jo vetëm në pikët e marra dhe mënyrën e të luajturit. Ka ndryshuar në fizionominë e saj në fushë dhe mbi të gjitha i ka bindur edhe rivalët e saj se edhe ajo tashmë do jetë pretendente. Tekniku kryeqytetas ka meritën e madhe të kthimit të buzëqeshjes te futbollistët. Jo pak më të madhe, për të mos thënë më të madhen, ka edhe presidenti Valter Fushaj.


Shumë i zgjuar në lëvizjet që bën, si në afrimet e trajnerëve, ashtu edhe në largimet e tyre, atëherë kur bindet plotësisht se gjërat nuk mund të shkojnë mirë. Ai ka treguar se tashmë ka jo pak përvojë në këtë punë dhe në fakt eksperiencën e ka, sepse ka mbi 7 vjet që sponsorizon për këtë klub. Nëse gjërat kanë marrë për mirë në javët e fundit, presidenti Fushaj ka meritën e madhe të lënies së skuadrës në qetësi. Asnjë presion, asnjë masë dhe ajo ka filluar të lëvizë.


Mbi të gjitha, ana financiare e kuqebluve vazhdon të jetë e garantuar dhe mbi të gjitha, e rregullt në datat e caktuara. Te Vllaznia nuk bëhet fjalë për rroga të prapambetura, nuk bëhet fjalë për krizë financiare dhe kjo është një garanci e madhe për ecjen përpara sërish të kësaj skuadre. Jo më kot, Fushaj është i mendimit se skuadra i ka mundësitë dhe kapacitetet për të pretenduar në të dy frontet. “Jemi në rrugën e duhur. Fitorja me Laçin na ka dhënë edhe më shumë dëshirë për të vazhduar në pretendimet tona. Përderisa po fitojmë edhe në ndeshjet jashtë, kjo tregon se Vllaznia ka forca, përpos kësaj ka edhe një stol të mirë,” - ka thënë ai.


Goli i Gocajt ka qenë vërtet i rëndësishëm, sepse kuqeblutë tashmë janë me pikë të barabarta me vendin e tretë në renditje. Nga ana tjetër, nëse presidenti ka dëshirë të flasë, madje edhe për objektiva, trajneri Josa vazhdon të jetë i ngurtë. Flet vetëm për ndeshjen e radhës dhe për asgjë tjetër. Natyrisht, është gëzuar për vazhdimësinë e treguar në rezultatet pozitive dhe duke folur në lidhje me takimin e Laçit, ka deklaruar: “Kemi bërë një paraqitje të mirë, sidomos në pjesën e dytë dhe kemi dominuar lojën. Unë dua të falënderoj ekipin për shpirtin e garës që tregoi dhe natyrisht që duhet të shohim përpara.


Objektivi ynë, siç e kam thënë gjithnjë, është ndeshja e radhës dhe për sfidën me Skënderbeun duhet të fillojmë të mendojmë menjëherë.” Shkodranët e ndiejnë veten tashmë më të sigurt në ecurinë e tyre. Kanë një bilanc shumë pozitiv në ndeshjet e fundit, teksa nuk humbasin prej 8 ndeshjesh dhe për më tepër gjatë kësaj periudhe nuk kanë pësuar as gol. Që do të thotë se ata janë duke luajtur me shumë kujdes në prapavijë, pa lënë asnjëherë prapa punën e shënimit të golave. Jo më kot ndodhen në vendin e katërt. “Arkitektët” e Vllaznisë aktuale sigurisht janë dyshja Fushaj‑Josa, të cilët duket se do të bëjnë së bashku me skuadrën gjëra të mira në këtë sezon.


r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kastrioti mposht pa probleme Elbasanin e rimbledhur

Mesazh  r_3 prej Sun Dec 12, 2010 11:24 pm

Kastrioti ‑ Elbasani 3‑1

Shënues: Alikaj 45′, Alvizh 56′, Babiç 58′, Dalipi 82′



Kastrioti: Halili, Caca, Shameti, Xhafa, Leci, Kalari, Muçollari, Alvizh, Alikaj, Turdiu (Hoxha 51′), Babiç (Tepshi 61′). Trajner: R.Ndreu.

Elbasani: Dushku, Mehmetaj, Ramazani (Ristevski 46′), Sulejmani, Idrizi, Hyshmeri, Gava, Çapja, Merxha (Radoviç 46′), Raboshta, Dalipi. Trajner: K.Alimehmeti.

Gjyqtarë: E.Sino (Fier), I.Tartari, A.Pregja (Tiranë)



“Radiografia”

5′- Kros i Lecit brenda zonës, por Alikaj nuk është në gjendje të finalizojë, pasi portieri mik neutralizon rrezikun.

13′- Aksion i skuadrës mike nga e djathta e sulmit dhe Dalipi nuk është në gjendje të shënojë, pasi goditja e tij me kokë në qendër të zonës është grushtuar mjaft bukur nga Halili. Miqtë janë fare pranë shënimit të golit të parë.

22′- Turdiu tenton të zërë në befasi portierin mik, por goditja e tij nga një distancë prej 20 metrash është grushtuar mjeshtërisht nga Dushku.

26′- Goditje e lirë në pozicion pothuajse diagonal me portën mike për skuadrën krutane, në krahun e majtë të sulmit. Godet Kalari, mbrojtja mike largon rrezikun nga porta e tyre.

29′- Kombinim mjaft i bukur mes Babiçit dhe Kalarit në krahun e djathtë të sulmit, ky i fundit del përballë portierit Dushku, por nuk është në gjendje të finalizojë.

42′- Goditje nga këndi për skuadrën krutane, kroson Alvizh, Shameti i ardhur në ndihmë të sulmit, godet me kokë dhe grushton mjaft bukur portieri mik.

45′- Aksion i rrjedhshëm i Turdiut nga e majta e sulmit vendas, që kroson brenda zonës dhe Alikaj përballë portierit mik këtë herë nuk fal, duke shënuar. 1-0.

50′- Miqtë kanë mundësi të barazojnë rezultatin. Radoviç, pasi i shpëton mbrojtjes krutane, tenton, por ndërhyrja e Halilit shpëton skuadrën e tij.

53′- Gava tenton të zërë në befasi Halilin, i cili është i vëmendshëm.

56′- Vendasit shënojnë golin e dytë, që ka për autor Alvizhin, i cili ka realizuar një goditje të saktë në hyrje të zonës, që ka përshëndetur rrjetën e portierit mik. 2‑0 për Kastriotin.

58′- Caca kroson mjaft bukur brenda zonës, Babiç këtë herë bën “autokritikë”, duke finalizuar saktë dhe 3‑0 për Kastriotin.

64′- Një rast ideal për skuadrën mike nga Elbasani, Gava është gjendur përballë Halilit, por nuk është në gjendje të shënojë.

81′- Dalipi shkurton diferencën e golave falë një goditjeje të saktë me kokë. Përfundimisht 3-1.





Komenti

Ishte vlerësuar drejt ndeshja me Elbasanin, që një ditë më parë kishin deklauar se do të udhëtonin në Krujë me formacionin e dytë. Por futbollistët e Ndreut kishin premtuar para ndeshjes se, nëse miqtë do të vinin me formacionin e tyre me të mirë fitues, do të ishin ata dhe askush tjetër fitues. Marrja e fitores ishte i vetmi objektiv për formacionin krutan, që kanë zhvilluar një ndeshje të kënaqshme përballë një skuadre që lufton për t’i shpëtuar fundit të renditjes. Një pozicion i tillë i miqve nuk u shkon aspak për shtat, falë traditës futbollistike ndër vite, por gjendja që po kalojnë në këto momente është reflektuar dukshëm në ndeshjen e djeshme. Fitorja e arritur dje para sportdashësve krutanë e Kastrioti konfirmoi dhe një herë se formacioni i Ndreut është një “kockë e fortë”, sidomos ndaj rivalëve të tyre të drejtpërdrejtë. Ndeshja e djeshme është karakterizauar nga një mot i ftohtë. Ndonëse në një mot të tillë nuk ka penguar sportdashësit krutanë të përkrahin skuadrën e tyre të zemrës deri në minutën e fundit. Radiografia e ndeshjes jep një panoramë të qartë të ndeshjes së zhvilluar, ku skuadra krutane është superiore ndaj miqve nga Elbasani. Trajnerët e dyja skuadrave hodhën në fushën e lojës formacionet e tyre më të mira. Të vetmin përjashtim te vendasit bënte Djarmati, që në ndeshjen e djeshme ka qenë i penalizuar nga marrja e tre kartonëve të verdhë. Në të njëjtën situatë me kroatin ka qenë edhe Sadiku te miqtë. Fillimi i ndeshjes është disi ngadaltë për të dyja skuadrat, të cilat më tepër janë marrë në studimin e lojës së njëra-tjetrës. Topi qarkullohet në sektorët e mesfushës dhe, për rrjedhojë, dhe numri i rasteve është i paktë për të dyja skuadrat. Në harkun e 20 minutave vlejnë të theksohen vetëm dy raste për shënim. Fillimisht do të ishte Alikaj, në minutën e 5-të, i cili pas një depërtimi në qendër të zonës mike, nuk është në gjendje të shënojë. Më pas në të 13-ën Dalipi për miqtë nga afër portës nuk ka mundur të gëzojë skuadrën e tij, pasi nuk ka qenë i suksesshëm në finalizimin e aksionit. Pas këtyre dy episodeve, loja gradualisht merr tjetër ritëm, ku duket se vendasit kërkojnë të marrin frenat në dorë. Rasti i miqve shërbeu si shkundje për krutanët, ose si sinjal se ata nuk kishin ardhur për shëtitje, por për një rezultat pozitiv. Numri i rasteve për vendasit pasurohet edhe më tej, si për të konfirmuar se janë zotër të fushës, kjo falë presionit gjithnjë në rritje. Miqtë nuk kanë forcën e duhur dhe nuk e kanë qartësinë e duhur për të finalizuar. Ndonëse mundohen, ata janë të pafuqishëm për të dalë përballë portës krutane. Goli do të vijë vetëm në minutën e fundit të pjesës së parë, falë një aksioni nga e majta e Turdiut, i cili kroson brenda zonës dhe Alikaj, i ndodhur në afërsi të portës mike, këtë herë nuk fal, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh. Pjesa e dytë e ndeshjes është më e bukur për vendasit, e cila në harkun e dy minutave ka mundur të shënojë dy herë dhe të dy golat kanë “markën” kroate, Alvizh dhe Babiç, duke i dhënë ndeshjes bukurinë e saj të zakonshme në të tilla raste. U duk se ndeshja nuk do të ketë histori, pasi tre golat e shënuar u japin qetësinë e duhur vendasve për të adiministruar rezultatin. Por miqtë kërkojnë të shënojnë golin e nderit dhe e gjejnë falë një aksioni nga Hyshmeri, që kroson dhe Dalipi në qendër të zonës nuk fal. Kastrioti është pozicionuar në vendin e shtatë, ndërsa miqtë notojnë ende në fund.





Deklarojnë…

Ramazan Ndreu, trajner i Kastriotit: “Ishte një ndeshje mjaft e bukur nga ana jonë. Rezultati i ndeshjes ishte logjika e lojës që ne zhvilluam. Pavarësisht situatës që po kalon skuadra kundërshtare, e kishim vlerësuar atë në të gjitha parametrat. Jam optimist që skuadra jonë në ndeshjet në vazhdim do të shënojë të tjera rezultate pozitive.”

Krenar Alimehmeti, trajner i Elbasanit: U largua menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, pa u prononcuar. Krutanët, të fortë me rivalët direktë

Edhe një herë tjetër krutanët e kanë treguar veten kur bëhet fjalë për ekipe pak a shumë të të njëjtit nivel, sidomos në fushën e tyre, ku nuk kanë falur askënd. Pasi kanë mundur ekipe si Laçi, Teuta dhe Shkumbini, dje e ka pasur radhën Elbasani për të pësuar humbjen e radhës në Krujë. Kujtojmë që Kastrioti ka marrë pikë edhe jashtë, si Shkumbinit dhe Besës, duke treguar se mbijetesa nuk do të jetë problem këtë sezon.


r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bylisi i bën “gjëmën” Flamurtarit, Besa përmbys Teutën, kreu pret supersfidën e Shkodrës

Mesazh  r_3 prej Sat Dec 18, 2010 11:49 am



Dy ndeshjet e së shtunës, të inkuadruara në javën e 15-të të superligës, kanë dhuruar surpriza të këndshme, teksa Flamurtari kryesues “ka thyer kokën” në Ballsh. Skuadra vendëse, Bylis, e drejtuar nga trajneri maqedonas, Ilievski, e ka zënë “dy herë mat” skuadrën vlonjate, brenda pak ditësh, duke u shndërruar në një “makth” për kuqezinjtë e Maganit. Nëse para pak ditësh ishin mallakastriotët, që do të fitonin brenda në Vlorë ndaj Flamurtarit, me rezultatin 1-0, duke e eliminuar skuadrën vlonjate nga Kupa e Shqipërisë (ndeshja e parë në Ballsh kishte përfunduar në barazimin 0-0), janë sërish të besuarit e Ilievskit, që u bëjnë “gjëmën” kuqezinjve. Duke i mundur me rezultatin 1-0 në ndeshjen e radhës në kampionat. Goli i realizuar nga sulmuesi i Bylisit, Kepi, në minutën e 58-të, ka rezultuar fatlum për vendësit, që kanë arritur ta mbrojnë këtë epërsi me shumë sakrifica, duke shtuar 3 pikë të çmuara në llogarinë e tyre të këtij kampionati. Ndërkohë, lojtarët ballshiotë kanë ndalur vrapin e skuadrës kryesuese të superligës, Flamurtarit, që njeh humbjen e tretë në këtë kampionat, duke e bërë akoma më interesante sfidën e së dielës në “Loro Borici”, ku do të luajë Skënderbeu i vendit të dytë ndaj Vllaznisë vendëse. Nisur nga humbja e vlonjateve, kuqebardhët e Korcës do të tentojnë maksimumin në Shkodër, sepse kështu katapultohen të parët në renditje. Megjithatë, për ta arritur këtë gjë duhet të kalojnë kuqeblutë e Shkodrës, që nën drejtimin e Mirel Josës po kalojnë një periudhë të shkëlqyer, 8 ndeshje radhazi pozitive, pa humbur, në kampionat dhe kupë.
E “shtuna e zezë” për Flamurtarin
Po le të kthehemi të dy ndeshjet e së shtunës, ku Teuta e Durrësit u duk se do të merrte një tjetër 3-pikësh. E nisi mjaft mirë sfidën me Besën e Kavajës, teksa kaloi në avantazh në minutën e 26-të, me anë të Dostiti, ndërkohë që u shkërmoq në dhjetë minutat e fundit, si me magji, teksa pësoi dy gola, duke e humbur kësisoji sfidën. Në fakt kjo përmbysje e kavajasve mori rrugë që në minutën e 24-t, kur Sefgjini i Teutës u ndëshkua me karton të kuq nga kryesori Bardhyl Pashaj, për ndërhyrje të gabuar ndaj sulmuesit kavajas, Dos Santos, si lojtar i fundit. Megjithatë, Teuta vijoi të luante bukur edhe pas këtij momenti, shënoi golin e vet dhe krijoi mjaft raste të tjera ideale për konkretizim. Por, ajo, që në fakt përflitej, se në këtë derbi mund të fitonte Besa e Kavajas, ngaqë kishte nevojë jetike për pikë, ndodhi. Mesa duket Teuta ia shleu “borxhin” Besës, për ato “ndere” që i ka bërë në të shkuarën e afërt dhe të largët, kur “djemtë e detit” rrezikonin mbijetesën. Për kavajasit kanë shënuar respektivisht Velija, në minutën e 81-të dhe Cikalleshi, me penallti, në minutën e 85-të. Penalltinë e ka fituar kapiteni kavajas Poci, ndërkohë që një tjetër 11-metërsh është akorduar për Besën, rreth minutës së 70-të, topi është vënë te pika e bardhë për t’u ekzekutuar, por gjithçka është anuluar në mënyrë të çuditshme, kur kryesori Pashaj, i sinjalizuar nga anësori Ergin Doda, ka ndryshuar mendim, duke akorduar goditje këndi. Një moment mjaft i diskutueshëm, megjithatë loja ka vijuar, për të dhuruar atë përmbysje rrokamboleske të kavajasve në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes. 3 pikë tepër të arta për verdhezinjtë, që bëjnë një hap larg fundit të superligës, ndërsa Teuta vijon të ketë pozita komode në klasifikim.
Në Ballsh, vendësit janë treguar tepër të vendosur për të fituar, ndërkohë që me të njëjtat synime kishin udhëtuar drejt kësaj transferte edhe miqtë nga Vlora. Të shokuar nga eliminimi në Kupën e Shqipërisë, po nga Bylisi, kuqezinjtë e Flamurtarit janë munduar të jenë të kujdesshëm në Ballsh, më së pari për të mos pësuar. Një filozofi loje që i ka shpërblyer deri në minutën e 58-të, kur sulmuesi vendës, Kepi, ka zhbllokuar rezultatin. Këtu ndryshon rrjedha e kësaj ndeshjeje, sepse vlonjatët nuk pajtohen me humbjen dhe nisin një ofensivë sulmesh. Krijojnë rastet e tyre, ashtu si edhe Bylisi, por nuk arrijnë dot të konkretizojnë. Në këtë mënyrë, dalin të mundur nga Ballshi, duke i dhënë mundësi ndjekësit më të afërt, Skënderbeut, që të luajë “kartat” e veta në sfidën e së dielës, në Shkodër, ndaj Vllaznisë, për t’u pozicionuar i pari pas javës së 15-të të superligës.
“Ashensori” bardheblu në vendin e tretë
Java e 15-të e superligës e ka ngritur siparin e vet në stadiumin “Selman Stermasi”, ditën e premte, në orën 13:00, në një kohë mjaft të ftohtë dhe nën shoqërinë e reshieve të dëborës, që nuk kanë munguar të bien edhe në kryeqytetin shqiptar. Kjo e ka vështirësuar disi lojën normale të të dy skuadrave, por topi i kuq, i vetmi që mund të dukej në shtresën e bardhë të dëborës, që kishte vendosur një tis të hollë në tapetin e stadiumit, ka rezultuar fatlum për bardheblutë. Të cilët konfirmojnë tashmë dyshen më të mirë sulmuese të këtij kampionati, Pejic-Plaku, e cila shënon gola përcaktues dhe 3-pikësh për Tiranën, merret vesh për bukuri me njëra-tjetrën dhe është kthyer në njëfarë “ashensori“ për 24 herë kampionët e vendit. Që vijojnë ngjitjen drejt majave të superligës, tashmë në vendin e tretë, edhe pse përkohësisht, ngaqë duhet pritur edhe zhvillimi i ndeshjeve të tjera, duke u treguar “dhëmbët“ rivalëve të tjerë, si Flamurtari, Skënderbeu, Dinamo e Vllaznia. Dy herë Pero Pejic dhe një herë Sebino Plaku, por ka “firmosur“ edhe Andi Lila në limitin e lojës, kanë vulosur fitoren e pastër 4-0 të Tiranës ndaj Kastriotit, në një ndeshje të dominuar totalisht nga vendësit. Të cilët e kanë zhbllokuar rezultatin mjaft herët, që në minutën e 9-të, me anë të sulmuesit kroat, Pejic. Edhe më pas, forca reaguese e krutanëve ka qenë e vakët, ndërkohë që bardheblutë e trajnerit Nevil Dede, që e ka përcjellë sfidën nga tribuna, për shkak të pezullimit nga Disiplina, ka shfaqur oreks dhe dëshiurë të madhe për të shënuar sa më shumë. Plaku shërben mjaft bukur topin final për Pejic, i cili realkizon edhe golin e dytë, në minutën e 38-të, duke shuar kësisoji cdo shpresë të Kastriotit për të marrë edhe më minimalen, barazimin. Pjesa e dytë është disi më e qetë, me bardheblutë që mbrojnë epërsinë e dy golave të Pejicit, por pa hequr dorë nga kundërsulmi, ndërkohë që krutanët mundohen të tregojnë dicka nga vetja e tyre dhe të shënojnë të paktën golin e nderit. Por s’e arrijnë këtë, pasi prapavija bardheblu është e pakalueshme, madje ajo merr pjesë aktive edhe në manovrën sulmuese të Tiranës. Ku Plaku, pasi kishte asistuar shokun e vet të sulmit, Pejicin, tashmë mendon të realizojë edhe vetë një gol. Kjo ndodh në minutën e 82-të, kur sulmuesi në fjalë realizon golin e tretë të Tiranës dhe u mendua se vulosi përfundimisht fitoren e pastër 3-0 ndaj Kastriotit. Por s’mund të mungonte një gol i Andi Lilës, kapitenit bardheblu, që kishte marrë pjesë pafundësisht në manovrën sulmuese të të tijve. Pikërisht në limitin e kohës së rregullt, në minutën e 90-të, ai realizon golin e katërt të Tiranës në këtë ndeshje, duke vulosur në mënyrë përfundimtare edhe fitoiren e thellë, 4-0 të Tiranës ndaj kastriotit. Me këtë rezultat, Tirana ngjitet në kuotën e 25 pikëve, përkohësisht në vendin e tretë, duke parakaluar kësisoji edhe Dinamon, që detyrohet t’u hapë krahun bardheblkuve, me një pikë më pak se ata.
E diel-e hënë, sfidat përmbyllëse
Kujtojmë se të dielën, krahas ndeshjes së “Loro Boricit”, Vllaznia-Skënderbeu, do të luhet edhe një sfidë tjetër e kësaj jave, pikërisht ajo mes Elbasanit dhe Lacit, në “Ruzhdi Bizhuta”. Verdheblutë, në pikë të hallit, të fundit në renditje, pa marrë rroga prej 3 muajsh, të përfshirë disa herë nga bojkoti i stërvitjes, do të kenë punë me kurbinasit, që duan të rikuperojnë pikët e lëna në shtëpi, javën paraardhgëse, me Vllazninë. Ndërsa të hënën, në Peqin, Shkumbini vendës do të presë Dinamon kampione, me një seri rezultatesh negative, cka i kanë kushtuar edhe humbje vendesh në renditje. Tashmë, blutë kryeqytetas, para ndeshjes së radhës me Shkumbinin, e shikojnë veten në venin e katërt, pasi janë parakaluar nga Tirana.

Superliga Shqiptare, java e 15-të
(17.12.2010)
TIRANA-KASTRIOTI 4-0
Shënues: Pejic 9’, 38’, Plaku 82’, Lila 90’

(18.12.2010)
BYLIS-FLAMURTARI 1-0
Shënues: Kepi 58’

TEUTA-BESA 1-2
Shënues: Dosti 26’ / Velija 81’, Cikalleshi (pen) 85’

(19.12.2010)
VLLAZNIA-SKËNDERBEU
ELBASANI-LACI

(20.12.2010)
SHKUMBINI-DINAMO

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vllaznia katapultohet e treta, Skënderbeu është vecse një skuadër shtëpie

Mesazh  r_3 prej Sun Dec 19, 2010 10:26 am



Dy ndeshjet e së dielës, në kuadrin e javës së 15-të të superligës, kanë dhuruar emocione të shumta, teksa kurbinasit kanë fituar në Elbasan, ndërsa Vllaznia ka përmbysur epërsinë e miqve korcarë, të minutës së 33-të, kur argjentinasi Soza ka realizuar në portën e Grimës. Një javë, ku dy kryesuesit, Flamurtari dhe Skënderbeu, janë ndalur në transfertë, duke dëshmuar kështu se kanë luahtje jo të vogla dhe do të kenë punë tashmë edhe me rivalë të tjerë për titull, sikurse është tashmë edhe Vllaznia, që regjistron 9 ndeshje radhazi të suksesshme, pa humbur. Ndeshja e “Loro Boricit“ ka qenë mjaft e bukur, e luftuar fort, por vendësit kanë triumfuar falë shpirtit të lartë të garës, besimit në vetvete dhe përmbysjes rrokamboleske që i kanë bërë golit të Sozës për miqtë. Argjentinasi i Skënderbeut ka shënuar golin e vetëm të kuqebardhëve, në minutën e 33-të, duke e mbyllur kështu me fitore pjesën e parë. Në të dytën kemi një Vllazni tepër kërkuese dhe që synon me cdo kusht të barazojë, qëllim të cilit ia arrin në minutën e 57-të, me anë të kosovarit Ilir Nallbani. Këtu nis edhe kthesa e madhe e kuqebluve, që arrijnë të gjejnë edhe golin e dytë dhe atë të fitores me anë të Vajushit, i ndihmuar edhe nga devijimi i Fagut të Skënderbeut, në minutën e 65-të. Korcarët shokohen dhe nuk u besojnë syve, teksa ndiejnë shijen e një tjetër humbjeje në transfertë, një pikë mjaft e dobët e skuadrës korcare kjo. Me këtë sfidë të humbur, Skënderbeu tregon se nuk është në gjendje të përfitojë nga hapat fals të rivalit të drejtpërdrejtë për titull, deri më tani, Flamurtarit (në Ballsh), sepse duket se nuk ka këllqe dhe mentalitet profesionist për këtë gjë. Pavarësisht se në ndeshjen me Vllazninë i janë rikthyer edhe disa lojtarë të dëmtuar, titullarë, ndër të cilët edhe kapiteni Shkëmbi, skuadra e drejtuar nga Shkëlqim Muca nuk ka mundur dot të bëjë diferencën, duke mos dalë sërish në skenë si pretendente reale dhe e plotë për titull. Luhatjet e shumta të juglindorëve tregojnë se objektivat e proklamuar nga drejtuesit e tyre janë më shumë produkte mediatike, se sa punë serioze dhe profesionale e trajnerit Shkëlqim Muca dhe të besuarve të tij, që në kushtet e pagesave të majme duhet të mbajnë përgjegjësi. Sepse, një skuadër që fiton vetëm ndeshjet në shtëpi, më e shumta ka të sigurtë mbijetesën, ndërkohë që për t’u shpallur kampion, sikurse aspiron Skënderbeu, i duhen patjetër fitore në transfertë, aq më tepër me rivalë të fortë, si Vllaznia. Nga ana e vet, kuqeblutë konfirmojnë momentin e artë që po kalojnë, futen tashmë fuqishëm në vallen e pretendentëve, bashkë me Tiranën, duke e bërë edhe më të fortë luftën për titull këtë edicion.
Në Elbasan kanë triumfuar miqtë nga Laci. Që falë gabimeve të portierit vendës, Dushku, i zëvendësuar në fillimin e pjesës së dytë me Llanin, kanë arritur të realizojnë plot 3 gola në pjesën e parë, me anë të Marashit (4’), Buljan (41’) dhe Hysës (42’). Duke superuar kësisoj golin e Sadikut, në minutën e 24-t, që erdhi si një barazim i përkohshëm i verdhebluve. Pjesa e dytë ka regjistruar edhe një gol të dytë për vendësit, me anë të Endri Dalipit, në minutën e 66-të, por vetëm kaq. Sepse kurbinasit, me në krye portierin Vashaku, një hero i vërtetë në evitimin e golave të Elbasanit, kanë mbrojtur rezultatin 3-2 në favor të tyre, duke dalë me 3 pikë nga “Ruzhdi Bizhuta“. Elbasani, nga ana e tij, u mundua shumë në pjesën e dytë, vecanërisht që të merrte një barazim, të paktën, por nuk ia doli me sukses, duke mbetur sërish i fundit në klasifikim, me vetëm 9 pikë, ndërkohë që situata në klubin vetrdheblu bëhet akoma më e nderë, edhe për shkak të problemeve të thella financiare.
E “shtuna e zezë” për Flamurtarin
Dy ndeshjet e së shtunës, të inkuadruara në javën e 15-të të superligës, kanë dhuruar surpriza të këndshme, teksa Flamurtari kryesues “ka thyer kokën” në Ballsh. Skuadra vendëse, Bylis, e drejtuar nga trajneri maqedonas, Ilievski, e ka zënë “dy herë mat” skuadrën vlonjate, brenda pak ditësh, duke u shndërruar në një “makth” për kuqezinjtë e Maganit. Nëse para pak ditësh ishin mallakastriotët, që do të fitonin brenda në Vlorë ndaj Flamurtarit, me rezultatin 1-0, duke e eliminuar skuadrën vlonjate nga Kupa e Shqipërisë (ndeshja e parë në Ballsh kishte përfunduar në barazimin 0-0), janë sërish të besuarit e Ilievskit, që u bëjnë “gjëmën” kuqezinjve. Duke i mundur me rezultatin 1-0 në ndeshjen e radhës në kampionat. Goli i realizuar nga sulmuesi i Bylisit, Kepi, në minutën e 58-të, ka rezultuar fatlum për vendësit, që kanë arritur ta mbrojnë këtë epërsi me shumë sakrifica, duke shtuar 3 pikë të çmuara në llogarinë e tyre të këtij kampionati. Ndërkohë, lojtarët ballshiotë kanë ndalur vrapin e skuadrës kryesuese të superligës, Flamurtarit, që njeh humbjen e tretë në këtë kampionat, duke e bërë akoma më interesante sfidën e së dielës në “Loro Borici”, ku luajti Skënderbeu i vendit të dytë ndaj Vllaznisë vendëse. Nisur nga humbja e vlonjateve, kuqebardhët e Korcës duhej të tentonin maksimumin në Shkodër, sepse kështu katapultoheshin të parët në renditje, por s’ia arritën kësaj gjëje, sepse duhej të kalonin kuqeblutë e Shkodrës, që nën drejtimin e Mirel Josës po kalojnë një periudhë të shkëlqyer, 9 ndeshje radhazi pozitive, pa humbur, në kampionat dhe kupë.
Po le të kthehemi të dy ndeshjet e së shtunës, ku Teuta e Durrësit u duk se do të merrte një tjetër 3-pikësh. E nisi mjaft mirë sfidën me Besën e Kavajës, teksa kaloi në avantazh në minutën e 26-të, me anë të Dostiti, ndërkohë që u shkërmoq në dhjetë minutat e fundit, si me magji, teksa pësoi dy gola, duke e humbur kësisoji sfidën. Në fakt kjo përmbysje e kavajasve mori rrugë që në minutën e 24-t, kur Sefgjini i Teutës u ndëshkua me karton të kuq nga kryesori Bardhyl Pashaj, për ndërhyrje të gabuar ndaj sulmuesit kavajas, Dos Santos, si lojtar i fundit. Megjithatë, Teuta vijoi të luante bukur edhe pas këtij momenti, shënoi golin e vet dhe krijoi mjaft raste të tjera ideale për konkretizim. Por, ajo, që në fakt përflitej, se në këtë derbi mund të fitonte Besa e Kavajas, ngaqë kishte nevojë jetike për pikë, ndodhi. Mesa duket Teuta ia shleu “borxhin” Besës, për ato “ndere” që i ka bërë në të shkuarën e afërt dhe të largët, kur “djemtë e detit” rrezikonin mbijetesën. Për kavajasit kanë shënuar respektivisht Velija, në minutën e 81-të dhe Cikalleshi, me penallti, në minutën e 85-të. Penalltinë e ka fituar kapiteni kavajas Poci, ndërkohë që një tjetër 11-metërsh është akorduar për Besën, rreth minutës së 70-të, topi është vënë te pika e bardhë për t’u ekzekutuar, por gjithçka është anuluar në mënyrë të çuditshme, kur kryesori Pashaj, i sinjalizuar nga anësori Ergin Doda, ka ndryshuar mendim, duke akorduar goditje këndi. Një moment mjaft i diskutueshëm, megjithatë loja ka vijuar, për të dhuruar atë përmbysje rrokamboleske të kavajasve në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes. 3 pikë tepër të arta për verdhezinjtë, që bëjnë një hap larg fundit të superligës, ndërsa Teuta vijon të ketë pozita komode në klasifikim.
Në Ballsh, vendësit janë treguar tepër të vendosur për të fituar, ndërkohë që me të njëjtat synime kishin udhëtuar drejt kësaj transferte edhe miqtë nga Vlora. Të shokuar nga eliminimi në Kupën e Shqipërisë, po nga Bylisi, kuqezinjtë e Flamurtarit janë munduar të jenë të kujdesshëm në Ballsh, më së pari për të mos pësuar. Një filozofi loje që i ka shpërblyer deri në minutën e 58-të, kur sulmuesi vendës, Kepi, ka zhbllokuar rezultatin. Këtu ndryshon rrjedha e kësaj ndeshjeje, sepse vlonjatët nuk pajtohen me humbjen dhe nisin një ofensivë sulmesh. Krijojnë rastet e tyre, ashtu si edhe Bylisi, por nuk arrijnë dot të konkretizojnë. Në këtë mënyrë, dalin të mundur nga Ballshi, duke i dhënë mundësi ndjekësit më të afërt, Skënderbeut, që të luajë “kartat” e veta në sfidën e së dielës, në Shkodër, ndaj Vllaznisë, për t’u pozicionuar i pari pas javës së 15-të të superligës.
“Ashensori” bardheblu drejt kreut
Java e 15-të e superligës e ka ngritur siparin e vet në stadiumin “Selman Stermasi”, ditën e premte, në orën 13:00, në një kohë mjaft të ftohtë dhe nën shoqërinë e reshieve të dëborës, që nuk kanë munguar të bien edhe në kryeqytetin shqiptar. Kjo e ka vështirësuar disi lojën normale të të dy skuadrave, por topi i kuq, i vetmi që mund të dukej në shtresën e bardhë të dëborës, që kishte vendosur një tis të hollë në tapetin e stadiumit, ka rezultuar fatlum për bardheblutë. Të cilët konfirmojnë tashmë dyshen më të mirë sulmuese të këtij kampionati, Pejic-Plaku, e cila shënon gola përcaktues dhe 3-pikësh për Tiranën, merret vesh për bukuri me njëra-tjetrën dhe është kthyer në njëfarë “ashensori“ për 24 herë kampionët e vendit. Që vijojnë ngjitjen drejt majave të superligës, tashmë në vendin e tretë, edhe pse përkohësisht, ngaqë duhet pritur edhe zhvillimi i ndeshjeve të tjera, duke u treguar “dhëmbët“ rivalëve të tjerë, si Flamurtari, Skënderbeu, Dinamo e Vllaznia. Dy herë Pero Pejic dhe një herë Sebino Plaku, por ka “firmosur“ edhe Andi Lila në limitin e lojës, kanë vulosur fitoren e pastër 4-0 të Tiranës ndaj Kastriotit, në një ndeshje të dominuar totalisht nga vendësit. Të cilët e kanë zhbllokuar rezultatin mjaft herët, që në minutën e 9-të, me anë të sulmuesit kroat, Pejic. Edhe më pas, forca reaguese e krutanëve ka qenë e vakët, ndërkohë që bardheblutë e trajnerit Nevil Dede, që e ka përcjellë sfidën nga tribuna, për shkak të pezullimit nga Disiplina, ka shfaqur oreks dhe dëshiurë të madhe për të shënuar sa më shumë. Plaku shërben mjaft bukur topin final për Pejic, i cili realkizon edhe golin e dytë, në minutën e 38-të, duke shuar kësisoji cdo shpresë të Kastriotit për të marrë edhe më minimalen, barazimin. Pjesa e dytë është disi më e qetë, me bardheblutë që mbrojnë epërsinë e dy golave të Pejicit, por pa hequr dorë nga kundërsulmi, ndërkohë që krutanët mundohen të tregojnë dicka nga vetja e tyre dhe të shënojnë të paktën golin e nderit. Por s’e arrijnë këtë, pasi prapavija bardheblu është e pakalueshme, madje ajo merr pjesë aktive edhe në manovrën sulmuese të Tiranës. Ku Plaku, pasi kishte asistuar shokun e vet të sulmit, Pejicin, tashmë mendon të realizojë edhe vetë një gol. Kjo ndodh në minutën e 82-të, kur sulmuesi në fjalë realizon golin e tretë të Tiranës dhe u mendua se vulosi përfundimisht fitoren e pastër 3-0 ndaj Kastriotit. Por s’mund të mungonte një gol i Andi Lilës, kapitenit bardheblu, që kishte marrë pjesë pafundësisht në manovrën sulmuese të të tijve. Pikërisht në limitin e kohës së rregullt, në minutën e 90-të, ai realizon golin e katërt të Tiranës në këtë ndeshje, duke vulosur në mënyrë përfundimtare edhe fitoiren e thellë, 4-0 të Tiranës ndaj kastriotit. Me këtë rezultat, Tirana ngjitet në kuotën e 25 pikëve, përkohësisht në vendin e tretë, duke parakaluar kësisoji edhe Dinamon, që detyrohet t’u hapë krahun bardheblkuve, me një pikë më pak se ata.
Shkumbini-Dinamo, sfida përmbyllëse
Të hënën, në Peqin, Shkumbini vendës do të presë Dinamon kampione, me një seri rezultatesh negative, cka i kanë kushtuar edhe humbje vendesh në renditje. Tashmë, blutë kryeqytetas, para ndeshjes së radhës me Shkumbinin, e shikojnë veten në vendin e pestë, pasi janë parakaluar nga Vllaznia dhe Tirana.

Superliga Shqiptare, java e 15-të
(17.12.2010)
TIRANA-KASTRIOTI 4-0
Shënues: Pejic 9’, 38’, Plaku 82’, Lila 90’

(18.12.2010)
BYLIS-FLAMURTARI 1-0
Shënues: Kepi 58’

TEUTA-BESA 1-2
Shënues: Dosti 26’ / Velija 81’, Cikalleshi (pen) 85’

(19.12.2010)
VLLAZNIA-SKËNDERBEU 2-1
Shënues: Nallbani 57’, Vajushi 65’ / Soza 33’

ELBASANI-LACI 2-3
Shënues: Sadiku 24’, E.Dalipi 66’ / Marashi 4’, Buljan 41’, Hysa 42’

(20.12.2010)
SHKUMBINI-DINAMO

Elbasani-Laci 2-3
Shënues: Sadiku 24’, E.Dalipi 66’ / Marashi 4’, Buljan 41’, Hysa 42’

Vllaznia-Skënderbeu
Shënues: I.Nallbani 57’, Vajushi 65’ / Soza 33’

r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 29

Shiko profilin e anëtarit http://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kampionati shqipetar

Mesazh  Sponsored content Today at 10:55 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi