www.shpirti.albanianforum.net


Join the forum, it's quick and easy

www.shpirti.albanianforum.net
www.shpirti.albanianforum.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» A mund te beni seks me nje te panjohur?
te rejat nga sporti ! EmptyWed Jan 30, 2013 11:23 pm nga koti003@hotmail.com

» Nje pershendetje per Antaret e Rinj
te rejat nga sporti ! EmptyWed Jan 30, 2013 11:21 pm nga koti003@hotmail.com

» Si Mendon Munte Duash Dy Njerez Ne Nje Kohe ?
te rejat nga sporti ! EmptyMon Jul 16, 2012 10:23 pm nga ariani

» A mund ti ket te gjitha nje Femer?
te rejat nga sporti ! EmptyMon Jul 16, 2012 10:22 pm nga ariani

» Pergjigjuni duke ber dhe nje pyetje ne vazhdim
te rejat nga sporti ! EmptyMon Jul 16, 2012 10:19 pm nga ariani

» fraza poezi anglisht
te rejat nga sporti ! EmptyFri Jul 13, 2012 11:25 pm nga ariani

» Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :)
te rejat nga sporti ! EmptyTue Jun 19, 2012 5:33 am nga ariani

» pershendetje kur hyni dhe dilni nga forumi
te rejat nga sporti ! EmptyMon Jun 18, 2012 9:10 am nga ariani

» A E NJIHNI E KENI NDJER DASHURIN E VERTET???NESE PO...SI E KUPTONIE DINI QE ESHTE AJO DASHURIA E VERTET???
te rejat nga sporti ! EmptyThu Mar 03, 2011 3:56 pm nga r_3

Shtypi i Shkruar
Menu Shpirti.net
March 2024
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar


te rejat nga sporti !

2 posters

Faqja 1 e 6 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Shko poshtë

te rejat nga sporti ! Empty te rejat nga sporti !

Mesazh  Anxhela Sun Sep 12, 2010 9:50 pm

Cdo gje te re mbi sportet neper bote
mundi ti postoni tek kjo teme !
Anxhela
Anxhela
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 184
Join date : 11/09/2010
Age : 41

https://shpirti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! Empty Champions League, kater ekipe në garë për kualifikimin

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 7:17 am

te rejat nga sporti ! Champions-league_1

Champions League mbyll fazën e grupeve me ndeshjet që do të zhvillohen në martën dhe të mërkurën. 12 ekipe janë kualifikuar në turin me eliminim direkt, ndërsa 4 të tjerë janë ende të pritje. Llogaritë duhen sot më shumë se kurrë.
Në grupin D, Barcelona e ka të sigurtë vendin e parë dhe Panathinaikos të fundit. Gara për vendin e dytë është mes Kopenhagen me 7 pikë dhe Rubin Kazan me 6. Nëse Rubin barazon në Barcelonë dhe Kopenhagen humbet me Panathinaikos, do të kalojë ekipi rus falë golavarazhit më të mirë. Këto ekipe kanë bilance të njëjta në përballjet direkte. Më i favorizuar shfaqet Kopenhagen, që në sfidën e fundit në grup ka rivalin më të dobët.
Në grupin E, Bayern Munchen është i pari për epërsinë që i jep golavarazhi po ta vendosim përballë me Roma. Skuadra italiane dhe Basel janë në kërkim të vendit të dytë. Roma ka 9 pikë, ndërsa Basel 6. Roma i mjafton vetëm një barazim me Cluj për të shkuar më tej. Basel e ka të vështirë pasi duhet të fitojë në Mynih me Bayren dhe Roma të humbasë. Golavarazhi më i mirë në takimet direkt kalon ekipin zvicerian dhe jo atë italian.
Në grupin H, shanset janë më të mëdha, pasi nuk është përcaktuar asnjë ekip për turin tjetër. Shakhtar Donetsk, Arsenal dhe Braga janë kandidatët. Shakhtar ka nevojë vetëm për një barazim, që të kualifikohet por edhe ta mbyllë në krye. Ekipi ukrainas ka 12 pikë, 3 më shumë se Arsenal dhe Braga. Topçinjtë janë të dytët për momentin falë golavarazhit më të mirë. Nëse Shakhtar humbet në fushën e tij me Braga dhe Arsenal mund Partizan Beograd. Në këtë rast të tre ekipet do të kishin 12 pikë. Arsenal do ta mbyllte i pari, ndërsa Braga do të renditej e dyta vetëm nëse do të fitonte me Shakhtar Donetsk me 4 gola diferencë.
Ndeshjet e fundit në grupe ashtu si të gjithë këtë aktivitet ju do t’i ndiqni direkt në Klan dhe Supersport.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! Empty Lajme > Sport Serie A, Milan mban kreun

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 7:18 am

te rejat nga sporti ! Milan_2

Milan-it po i ecën mbarë në kampionat pasi ka siguruar 16 pikë në gjashtë ndeshjet e fundit. Fitorja e së shtunës ka qenë më bindësja e përballjeve të fundit në kampionat, e përcaktuar brenda gjysmë ore lojë. Shkëputja e me ndjekësin më të afrët Lazio nuk është shumë e madhe, vetëm 3 pikë, por ekipi ka fituar besim. Lazio la Inter-in me 10 pikë larg kreut duke e mundur 3-1. Një suprizë për këtë sezon ky ekip, +17 pikë më shumë se e njëjta periudhë e sezonit të kaluar, më mirë se çdo skuadër tjetër. Juventus me fitoren 3-1 në fushën e Catania e ka çuar në 11 numrin e ndeshjeve pa disfatë, një statistikë që e mban në vendin e tretë. Juve ka sulmin më rezultativ të kampionatit me 29 gola të realizuar në 15 javë. Ndeshja e mbrëmjes së sotme Napoli-Palermo i jep fund kësaj jave. Seria A nuk do të zhvillojë asnjë takim më 11 dhe 12 dhejtor sipas vendimit të marrë pak ditë më parë nga Shoqata e Futbollistëve në Itali. Lojtarët do të bëjnë grevë për shkak të disa kërkesave të paplotësuara.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! Empty Europa League, 6 ekipe te tjera sigurojnë kualifikimin

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 7:23 am

te rejat nga sporti ! Uefa-europa-league

Europa League do të luajë edhe ndeshjen e fundit për t’i dhënë fund ekipeve që do të kalojnë në turin tjetër. Gjashtë prej tyre mbeten ende enigmë. Liverpool, Paris Saint-Germain, Villarreal, Dynamo Kyiv, Sparta Praha, Besiktas kanë siguruar një vend në takimet me eliminim direkt. Liverpool me barazimin 1-1 ndaj Steaua në Bukuresht. Utrecht është eliminuar nga aktiviteti pas barazimit 3-3 me Napoli. Përballja e 15 dhjetorit Napoli – Steaua do të përcaktojë të kualifikuarin tjetër në grupin K. Paris Saint-Germain me triumfin 4-2 me Sevilla shkon më tej. Borussia Dortmund ka fituar 3-0 me Karpaty Lviv. Ndeshja e fundit Sevilla – Dortmund do të vendosë ekipin tjetër të grupit J që kualifikohet. Rapid i Salihit është eliminuar përfundimisht pas humbjes 3-1 me Porto në Vjenë. CSKA Moskva me fitoren 5-1 ndaj Lausanne ka shkuar në kuotën e 17 golave, më shumë se çdo ekip në fazën e grupeve.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! Empty Merkato futbollit

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 7:38 am

Sipas mediave franceze, Interi duket kandidati më serioz për
transferimin e lojtarit, duke avancuar kështu para Arsenalit,
Liverpoolit, Milanos e Juventusit, gjithashtu të interesuara për të.
Sipas raporteve nga ‘Tuttomercatoweb’, Nerazzurrët, në krye me
Benitezin kan një plan për të përforcuar mbrojtjen, e mund të ndodh që
të bëjnë një ofert për Sakhon në janar, edhe pse PSG kundërshton se do
ta shes atë, së paku deri në qershor.
te rejat nga sporti ! 150522_476899182294_154798692294_5399608_2125546_s
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! Empty Genoa, nga Milan mund te vije Strasser

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 7:43 am

Gjenova duket se do kryeje edhe nje blerje por ne forme Huazimi dhe eshte pikerisht Strasser me origjine nga Sierra Leone dhe eshte ne pronesi nga Milan !!

te rejat nga sporti ! 154197_175481809136897_127643890587356_552659_4112796_n
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! Empty Wolfsburg shikon Janssen

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 7:47 am

Wolfsburg eshte e interesuar per te marre sherbimet e Theo Janssen nga Twente qe duket se ka bere per vete gjysmen e Europes !!
te rejat nga sporti ! 63460_175480465803698_127643890587356_552656_6401160_n
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! Empty Werder Brema, ne sulm skuadrat angleze per Marko Marin

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 7:51 am

Pas Tottenham e Arsenal tashme edhe Manchester United eshte i interesuar per te marre Marko Marin nga Werder Bremen.Por Marin ndodhet edhe ne vemendjen e Morattit.Skuadra gjermane kerkon 15 milion euro per Marko Marin !!

te rejat nga sporti ! 65398_175479199137158_127643890587356_552650_5346873_n
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! Empty Anglia nese largohet Capello, gati Redknapp

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 8:19 am

Duket se Capello nuk po arrin qe te binde sekretarin e federates Angleze i cili po mendon qe ta zevendesoje Capellon me Harry Redknapp qe mendon se eshte trajneri i duhur per te drejtuar kombetaren deri ne Europianin e 2012 !!
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! Empty Luis Figo deshiron te marre drejtimin e Interit !

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 8:21 am

Figo eshte edhe tani pjese e administrates zikalter por kerkon qe te marre drejtimin e Interit ne nje situate te veshtire per skuadren Milaneze.Por nuk eshte vetem Figo jane edhe Zenga, Bielsa, Leonardo, Dunga etj !!
te rejat nga sporti ! 155006_175495295802215_127643890587356_552690_1536878_n
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! Empty Milan, tre skuadra Arabe jane te interesuara per Ronaldinho, Lamtumira me prane !!

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 8:23 am

Al-Wahda, Al-Ain e l’Al-Ahli jane te gatshme ta mbulojne me flori yllin brazilian te Milanit,Ronaldinho !!
te rejat nga sporti ! 65489_175496549135423_127643890587356_552697_1483253_n
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! Empty Për Mourinjon skualifikimi është medalje?!

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 8:36 am

te rejat nga sporti ! Murinjo-smoren

Ashtu si miliona teleshikues edhe unë të mërkurën e kaluar isha ulur përballë ekranit të televizorit dhe po ndiqja minutat e fundit të takimit Ajaks‑Real që po zhvillohej në stadiumin e Amsterdamit “Arena”. Admiroja lojën e bukur të madrilenëve që po fitonin 4‑0 dhe Mourinjon që ndiqte në këmbë, me poza thuajse si të Napoleon Bonapartit lëvizjet plot gjallëri dhe finesë të lojtarëvë të tij. Por befas një bisedë e tij me portierin rezerevë Dudek, pastaj shoh një vrapim të këtij të fundit nga porta e Kasijasit. Pastaj Kasijas që dëgjon ç’i thotë ai! Pastaj Kasijasi që merr e jep me Ramosin?

Nuk dua të zgjatem me këto përshkrime, se sado t’i qëndis bukur, nuk arrij të jap me vërtetësi ato që panë tërë teleshkusit. Gjyqtari duke vënë re vonesat e mbrojtësve të Realit nuk e bëri të gjatë, por i nxorri të dy me kartonë të kuq. Padrejtësisht? Jo, sepse asnjëri prej tyre nuk iu turr atij duke bërë be rrufe, siç ndodh në të tilla raste. Të dy futbollistët zdruq‑zdruq lanë fushën të përcjellë nga shikimi i qetë i Mourinjos.

Çfarë kishte ndodhur?
Siç dihet, të dy mbrojtësit kishin nga një karton të verdhë dhe meqë Reali zuri vendin e parë në grup, u kualifikua për në fazën finale dhe ndeshja e fundit nuk ka fare rëndësi për të. Duke marrë kartonë të kuq këta futbollistë nuk luajnë në këtë ndeshje, por shlyejnë kështu dënimin dhe në fazën finale dhe janë të “purifikuar”, pra pa kartonë!

Çdo gjë mund të pritej, por jo një zbulim i tillë “gjenial” i Mourinjos. Tashmë çdokush që ka parë këtë skenë jo vetëm është habitur, por edhe indinjuar nga ky veprim i “Të Veçantit” (Special One). Ata nuk vinë në stadium që të shohin marifete të tilla të neveritshme, jo ndalesa qesharake të lojës, jo dëbime të stisura për qëllime meskine dhe të ulëta, por për futboll të pastër.

Dhe pastaj UEFA nuk vonoi, Mourinjo nuk mund të drejtojë ekipin në dy ndeshjet e ardhshme. Kam bindjen se asnjë trajner tjetër serioz në botë nuk do të pranonte të bënte një veprim tillë. Jo vetëm se ky vendim ishte i nxituar, por edhe i pahijshëm para shikuesve dhe teleshikuesve të mbarë botës.

Por Mourinjo nuk gjykon kështu. Në një konferencë shtypi ai me një megallomani të pashoqe deklaroi: “Skualifikimi”. Eshtë një medalje për mua? Dhe nuk u mjaftua me kaq. “Në qoftë se njerëzit më kanë zili, po u kujtoj një këshillë të gjyshes sime, kur isha i vogël, që ma përsëriste shpesh herë: “Ti duhet të jesh i kënaqur e të mos e vrasësh fare mendjen për këtë, pra që të kanë zili.” Dhe unë kështu veproj dhe jam i kënaqur. Skualifikimi im nuk është dënim, por medalje”.
Nuk ka më të madhe arrogancë dhe mendjemadhësi. Dhe shtoi: “Unë jam ky që jam, me të mirat dhe të këqiat e mia (!?)”.
Siç dihet, pas katastrofës të së hënës së kaluar me Barcelonën, Mourinjo doli nga fusha me pesë gola të “dhuruar” nga djemtë e Guardiolës. Atë natë, midis të tjerash, ai tha: “Kjo nuk ishte përgjunjje, por humbje!” Natyrisht një pohim i tillë të habit, se në këtë rast nuk ishte fjala vetëm për këtë humbje me shifra “astronomike”, por edhe sepse Reali i famshjëm u gjunjëzua edhe me lojën plot frymëzim dhe fantazi të katalanasve, të cilët luajtën me kundërshtarin si macja me miun. Por si për t’u hakmarrë, Mourinjo vazhdoi: “Ata (pra katalanasit) dolën nga fusha më veshë të ulur pas eliminimit nga Champions? (Eshtë fjala për humbjen e Barcelonës me Interin që drejtonte ai sezonin e kaluar).

Siç dihet, sipas një sentence latine, “fituesi nuk gjykohet”! Edhe Interi i Mourinjos 2009‑10 nuk gjykohet se pas 45 vjetësh fitoi më së fundi këtë trofe shumë të lakmuar. Por Mourinjo nuk duhet të harrojë golin “spetakolar” të Militos në portën e Barcelonës, as më shumë e as më pak, por një metër jashte loje, që i dha në Milano fitoren 3‑1, që edhe gyqtari anësor më miop do ta kishte pikasur, se pikërisht falë këtij goli Interi mënjanoi Barcelonën (takimi i dytë në Barcelonë u mbyll 1‑0 për vendasit), dhe pastaj u ndodh para një Bajerni dhe jo para një Mançester Junajtidi që për rrethana rastësore u mënjanua nga kjo skuadër. Kështu Mourinjo me Interin e tij ia doli mbanë në finale. Pastaj përse ai duhet të bëjë një krahasim të tillë, kur tani është trajner i Realit? Të rreket të fitojë përsëri Championsin, por me Realin?!…
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! Empty Van Gal: Më vjen keq, por s’mund të shënoj

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 8:39 am

te rejat nga sporti ! LouisVanGaalNew2

Trajneri i Bajernit fajëson rastet e humbura për disfatën 2‑0 ndaj Shalkes, e cila largon presionin nga Magati

Trajneri i Shalkes, Feliks Magat është i vetëdijshëm për rëndësinë e fitores 2‑0 ndaj Bajernit të Mynihut, por zgjedh të shohë aspektet negative të ecurisë së skuadrës nga Gelsenkirsheni deri në këtë pikë të sezonit. Fitorja ndaj Bajernit ishte si një frymëmarrje oksigjeni për Magatin, i cili ishte gjunjëzuar pas humbjes së një jave më parë, 5‑0 ndaj Kaizerslauternit. “Bajerni luajti shkëlqyeshëm në pjesën e parë. Gjithashtu edhe ne luajtëm mirë, gjithsesi fillimi ishte shumë i vështirë për ne, ‑ tha Magat, pas ndeshjes.
“Nëse do të vazhdojmë të luajmë në mënyrë të tillë, atëherë s’do të ketë më diskutime për krizë. Kemi pasur një start mizerabël në kampionat dhe skuadrës i duhet ende kohë për të gjetur veten, por fatmirësisht ishim në lartësinë e duhur për këtë ndeshje të madhe.” Ndeshja e ardhshme për Shalken do të jetë udhëtimi për në Ligën e Kampioneve në Lisbonë ku do të shkojë si e kualifikuar për në raundin e ardhshëm. Nga ana tjetër, trajneri i Bajernit, Luis van Gal, ka kritikuar skuadrën e tij për rastet e shumta që shpërdoruan në “Veltins Arena”.
Ky rezultat i ka zbritur kampionët e Gjermanisë në vendin e shtatë, plot 17 pikë larg Dortmundit kryesues. “Eshtë e pabesueshme, që nuk shënuam, që nuk fituam. Humbën aq shumë raste në pjesën e parë sa nuk munda as t’i numëroj, pastaj kur u mbush një orë lojë Shalke shënoi në herën e parë që hyri në zonën tonë, ‑ tha Van Gal. “Më vjen keq, por unë nuk mund të shënoj. Analiza nuk ka si të jetë ndryshe: Shalke shënoi dy gola dhe fitoi, sepse në futboll fiton ai që shënon. Nuk më intereson që luajtëm shumë mirë, kjo është një humbje e patolershume.”
Edhe Bajerni, ashtu si Shalke, do të luajë në mesjavë ndeshjen e fundit për fazën me grupe të Ligës së Kampioneve, ndaj Bazelit, duke e pasur të sigurtë kualifikimin si vendi i parë. “Duhet t’i fitojmë dy ndeshjet e fundit para pushimeve në Bundesligë dhe sfida ndaj Bazelit do të jetë në funksion të këtij objektivi, - tha Van Gal, duke aluduar se disa titullarë do të pushojnë në ndeshjen ndaj zvicerianëve.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! Empty Verder, Shaf: Jemi në rrugën e duhur

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 8:40 am

te rejat nga sporti ! Images?q=tbn:ANd9GcTw4sExuN_cV3oGafQ0uMDl3XHPefLQMS0r-B_sa7Qo8Mh7CWEGhg
Trajneri i Verder Bremenit, Tomas Shaf, është shprehur i kënaqur me barazimin 0‑0 në Volfsburg. “Të dyja skuadrat patën shansin të fitonin ndeshjen, ‑ tha Shaf. “Ne kemi bërë disa hapa të rëndësishëm në drejtimin e duhur gjatë ndeshjeve të fundit dhe po dalim nga kriza. Padyshim që po të kishim marrë tri pikët nuk do të kishim vjedhur asgjë.
” Verderi renditet në vendin e dhjetë të Bundesligës dhe në javën e ardhshme do të luajë në fushën e Dortmundit kryesues. Nga ana tjetër, Volfsburgu mbeteti i 13‑i, pas 15 javësh. Trajneri MekLaren tha: “Jemi shumë të zhgënjyer nga rezultati, sepse e kontrolluam ndeshjen gjatë gjithë pjesës së parë duke luajtur një futboll të mirë. Sezoni nuk ka mbaruar dhe ne besojmë se do të ngjitemi në renditje
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! Empty Maxarri: Napoli-Palermo, një sfidë spektakolare

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 8:42 am

te rejat nga sporti ! Images?q=tbn:ANd9GcR8xn91FziQC08aTLFyvvc34WbYvdRN50Vj2cijpRneUdJkQ5FY

Trajneri i napoletanëve beson se ndeshja e sotme do të dhurojë shumë emocione

“Do të jetë një ndeshje tërheqëse”. Maxarri ka vënë bast te spektakli në ndeshjen midis Napolit dhe Palermos. Dy skuadrat janë në garë për një vend në Champions. “Ndoshta është shumë shpejt për të folur për një ndeshje vendimtare. Mungojnë shumë ndeshje nga fundi. Por është e vërtetë që bëhet fjalë për një ndeshje të madhe, midis dy skuadrave që ngjasojnë dhe që luajnë një futboll të bukur. Pres një ndeshje spektakolare”, ka thënë trajneri i Napolit. Vlera e kundërshtarit dihet. “Palermo nuk ka nevojë për prezantime. Eshtë një skuadër që ka lojtarë të rëndësishëm, që zhvillon një lojë të shpejtë dhe që e ka forcën e saj te kundërsulmi.
Eshtë një ndeshje ku çdo rezultat është i pranueshëm. E vlerësoj shumë Delio Rosin dhe besoj se kemi një mentalitet të ngjashëm loje. Në fushë do të ketë rëndësi organizimi, por edhe magjitë e kampionëve”, ka thënë Maxarri. Në fushë, në “San Paolo”, do të paraqiten dy reparte sulmuese të nivelit të parë. “Unë zgjedh lojtarët e mi. Kemi disa talente që nuk kanë asgjë më pak se të tjerët”, ka thënë shkurt.
“Vijmë nga një ndeshje e rëndësishme në Holandë, një barazim në një fushë të vështirë që na jep siguri dhe forcë. Utrehti është një skuadër që nuk ka humbur kurrë në shtëpi deri tani dhe kjo dëshmon se kemi bërë një ndeshje të madhe”, ka vazhduar Maxarri duke iu referuar sfidës së Ligës së Europës të përfunduar 3-3. “Jemi në formë të mirë. Duhet të jemi të kujdesshëm në mbrojtje, por gjendja e përgjithshme është e mirë”.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! Empty Roma, mes polemikave dhe nervave të tendosura

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 8:43 am

te rejat nga sporti ! Images?q=tbn:ANd9GcRf4MslmuzDc1tke4mv999qNm2ht7WXl9IGjGWb_o4ES9SqVj38UQ

Verdhekuqtë, kundër Kievos në Verona, kanë pësuar përmbysjen e radhës në kampionat

Duhej të ishte ndeshja e (ri)ngritjes pas humbjes me Palermon. Në të kundërt, udhëtimi në Veronë, konfirmoi tabunë e transfertës (vetëm 3 barazime në shtatë udhëtime larg “Olimpikos”), por mbi të gjitha kufizimet e Romës së sotme. Kundër Kievos, një ndeshje që skuadra dhe drejtuesit nuk donin ta zhvillonin për shkak të kushteve të këqia të fushës. Nuk kishin rezultat, para ndeshjes, tentativat e koordinatorit të përgjithshëm të Romës Montali, për t’i kërkuar arbitrit ta shtynte ndeshjen për shkak të një fushe që ishte përkeqësuar për shkak të shiut dhe që ishte mbingarkuar nga katër ndeshje brenda tetë ditëve, midis Serisë A dhe rekuperimeve të ndeshjeve të Lega Pro.
Ricoli, gjyqtari i ndeshjes, duke parë gjendjen e rënduar të fushës ishte dakord për pezullimin. “Për mua ndeshja mund të luhet një ditë tjetër, - i shpjegoi arbitri drejtuesve verdhekuq, - por vetëm nëse edhe Kievo është dakord”. “Jo”-ja e vendasve, që në atë fushë të lagur dhe pa bar kishin mundur më parë Interin, largoi përfundimisht mundësinë e pezullimit. “Atëherë të shkojmë në fushë dhe të fitojmë”, u tha Ranieri djemve. Një iluzion që zgjati 45 minuta. Në pjesën e dytë Roma u duk si e përgjumur.
Se çfarë ndodhi në ato momente ndoshta asnjë s’e di. As Ranieri, sepse imazhet e një Rome që kapet nga kundërshtari pasi kaloi në avantazh po bëhen të zakonshme për tifozët verdhekuq. Toti me shokët në avantazh të dy golave dhe në kontroll të plotë të ndeshjes, më pas humbja e paraparishkuar e përqendrimit dhe barazimi i Kievos. Në këtë sezon, para ndeshjes së Veronës, ndodhi edhe në Bolonjë: nga 2-0 në 2-2 në harkun e 15 minutave nga e 77-ta tek e 90-ta.
Një histori e përsëritur në 2010-ën, 5 herë: vjet Roma pësoi përmbysje të rezultatit nga Kaljari, Napoli dhe Livorno - gjithmonë me Romën në avantazh të dy golave - që kushtuan pikë të rëndësishme në luftën për titull kundër Interit. Në këtë sezon, një përqendrim më i madh në minutat e fundit do ta kishte ndihmuar Romën të blindonte vendin e tretë në renditje. Nëse vesi i përgjumjes në momentin më të rëndësishëm të ndeshjeve përfaqëson një kapitull që përsëritet në historinë e tyre vitet e fundit, është totalisht një gjë e re dobësia piskologjike e lojtarëve romanistë.
Gjithmonë ose pothuajse, Roma, i ka ngjyrosur me të “kuq” disfatat e pësuara në këtë sezon. Të kuqe si ngjyra e kartonëve të marrë nga Mekses, Toti, Burdiso (2 herë) dhe De Rosi, që të shtunën mori kartonin e nëntë të kuq në karrierën e tij. Ai i mesfushorit, i larguar nga Ricoli në minutën e 85-të, 120 sekonda pas golit të barazimit të Granokes, ishte vetëm shembulli i fundit se si, pasi është shpërdoruar avantazhi, lojtarët më të rëndësishëm të Romës i dorëzohen nervozizmit.
Ka ndodhur më parë në Kaljari dhe Breshia. Kartoni i pestë i kuq i ka dhuruar Ranierit fanellën e zezë për ndëshkimet disiplinore: skuadra e parë për kartonat e kuq, 5, para Fiorentinës dhe Leçes (4 secila) dhe e dyta për të verdhët (34) një larg Kievos. Një aspekt ky i kuptuar nga Spaleti në të kaluarën dhe Ranieri tani - sezonin e kaluar vetëm 3 “të kuq” - të cilët janë dorëzuar në momentin kur kanë munguar rezultatet.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! Empty Anglia të mos kandidojë më pa u bërë reforma në FIFA

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 8:45 am

te rejat nga sporti ! Images?q=tbn:ANd9GcQVgUKBJz1X8HaDHW1S5Em18xUjS5mnc0kbdb_Gs5FYapRrWkRihA
Trajneri i Mançester Junajtid, Aleks Ferguson, reagon pas humbjes së Anglisë për Botërorin 2018

“Dy vota dhe një shqelm në dhëmbë”, ka qenë cilësimi që trajneri i Mançesterit ka pasur për humbjen e Anglisë në garën për Kupën e Botës 2018, që iu akordua Rusisë nga FIFA. Sër Aleks Ferguson beson se Anglia nuk duhet të kandidojë më për ndonjë Kupë Bote derisa FIFA të reformohet. Kandidatura e Anglisë humbi që në raundin e parë të votimit pasi mori vetëm dy vota, pasi anëtarët e komitetit ekzekutiv të FIFA-s i tradhtuan drejtuesit anglezë duke votuar kundër Anglisë. “Eshtë fyerje që Anglia mori vetëm dy vota”, ka thënë dje Ferguson për “The Scottish Sunday Express”.
“Por kur ka komitete të tilla të padepërtueshme, nuk ke çfarë bën, duhet të durosh. Eshtë e mundshme që Anglia të mos kandidojë më derisa të ndryshojë sistemi. Unë vlerësoj se Anglia ishte kandidate e fortë sepse ka infrastrukturë të mirë, ka lehtësi në udhëtime dhe stadiumet janë fantastike. Anglia ka ligën më të mirë në Europë dhe shumë tifozë. Anglia duhet ta mbajë kokën larg duke e ditur se ka bërë maksimumin. Nuk ia vlen të diskutohet më gjatë. Përvoja ime me komitetet më ka mësuar se një ose dy personalitete mund të drejtojnë të tjerët sepse janë më të fuqishëm se pjesa tjetër.
Kështu ka qenë përherë në sport, politikë ose biznes. Nuk mendoj se ia vlen të ketë hetime. Por të marrësh vetëm dy vota ishte një shqelm i vërtetë në dhëmbë.” Duke u ndalur te situata e mesfushorit të shquar të Junajtid, Rajën Gigs, Ferguson ka thënë se ai mund të luajë edhe një sezon tjetër. Mesfushori 37-vjeçar, që ka luajtur 10 ndeshje këtë sezon, ka thënë një ditë më parë se ky mund të jetë sezoni i tij i fundit për Junajtid, por Ferguson beson se ai mund të luajë edhe një vit. Por situata është ndryshe për veteranin Geri Nevil, që është i dëmtuar dhe është më mirë ta lërë futbollin në fund të këtij sezoni. “Mendoj se Rajëni është fantastik dhe mund të luajë edhe një sezon tjetër. Ndryshon puna me Gerin, që është i dëmtuar dhe në këtë moshë dëmtimet janë problem i madh.”
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! Empty Fabregas do të jetë kundër Junajtid

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 8:47 am

te rejat nga sporti ! Cesc-Fabregas1
Kapiteni i Arsenalit, Çesk Fabregas, shpreson të jetë në fushë kundër Mançester Junajtid të hënën që vjen. Dyshja kryesuese e Premier Ligës do të ndeshen më 13 dhjetor në “Old Trafford”. Fusha e Junajtid nuk është aq e mirë për “Topçinjtë” e Arsen Vengerit, që kanë fituar atje për herë të fundit në vitin 2006 - katër humbje dhe një barazim më pas. Kapiteni Fabregas, që është i dëmtuar që prej ndeshjes kundër Bragës në Ligën e Kampionëve para dy javësh, ka thënë: “Jam i lumtur që mund të them se gjërat po shkojnë sipas planit me rehabilitimin tim. Ne kemi tentuar disa mjekime të reja dhe kanë bërë diferencën me sa duket. Ndihem më mirë, jam i çlodhur dhe tërheqja është duke u larguar. Synoj të jem në fushë kundër Mançesterit, pasi për këtë po punojmë.”
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! Empty Redknapi, trajneri kandidat për Anglinë

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 8:49 am

te rejat nga sporti ! Harry_Redknapp_280x_464805a

Trajneri i Totenhemit, Herri Redknap, është kandidat për të qenë trajneri i ardhshëm i Anglisë, sipas sekretarit të përgjithshëm të Federatës Angleze, Aleks Horne. Por FA-ja ka thënë gjithashtu se trajneri pas Kapelos mund të jetë edhe i huaj. Horne ka thënë: “Herri Redknap është trajner i madh. Totenhemi është një skuadër që po luan bukur dhe është kualifikuar në Ligën e Kampionëve në grupin e vet të vështirë.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! Empty Redknapi, trajneri kandidat për Anglinë

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 8:50 am

te rejat nga sporti ! Harry_Redknapp_280x_464805a

Trajneri i Totenhemit, Herri Redknap, është kandidat për të qenë trajneri i ardhshëm i Anglisë, sipas sekretarit të përgjithshëm të Federatës Angleze, Aleks Horne. Por FA-ja ka thënë gjithashtu se trajneri pas Kapelos mund të jetë edhe i huaj. Horne ka thënë: “Herri Redknap është trajner i madh. Totenhemi është një skuadër që po luan bukur dhe është kualifikuar në Ligën e Kampionëve në grupin e vet të vështirë.
Pres që Herri të jetë kandidat për vendin e trajnerit të Anglisë. Lista mund të mos jetë aq e gjatë. Kapelo ka kontratë deri më 2012 dhe kemi 18-19 muaj që të përgatitemi për atë proces. Ne nuk bazohemi te shtetësia e trajnerit, por tek individët. Me Kapelon qëlluam në shenjë dhe kështu mendojmë se do të bëjmë edhe për trajnerin e ardhshëm.”
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! Empty Abramoviç i vë syrin Begirishtajnit

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 8:51 am

te rejat nga sporti ! Roman_abramovic_private_army
Nga klubi i Çelsit, e reja e fundit është se kandidatët kryesorë për drejtorë futbolli janë Xiki Begirishtajn, Pol Montgomeri dhe Den Eshuorth, që do të zënë vendin e Frenk Arnesen, i cili do të largohet nga klubi në fund të sezonit. Kandidati i parë është ish-drejtori sportiv i Barcelonës, Xiki Begirishtain, më pas vijnë drejtori teknik i Birmingem Sitit, Pol Montgomeri dhe drejtori sportiv dhe teknik i Uest Bromuiç Albion, Den Eshuorth.
Ka zëra që thonë se pronari Roman Abramoviç dëshiron që Çelsi të luajë sipas stilit të Barcelonës, prandaj emri i Begirishtajnit është favorit. Klubi i Çelsit në kohët e fundit është tronditur nga largimi i zëvendëstrajnrit Rei Uilkins, i cili ishte një ndihmës i çmuar për Ançelotin dhe për Hidinkun para tij.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! Empty Buskets: Federata nuk e mbajti fjalën!

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 8:53 am

te rejat nga sporti ! 36600_news

RFEF na kishte thënë se ndeshja do të shtyhej, nëse nuk udhëtonim me avion

Mesfushori i Barcelonës, Serxho Buskets, ka kritikuar Federatën Spanjolle të Futbollit (RFEF) për “mosmbajtjen e fjalës”, duke detyruar ekipin e tij që të luante atë përballje të tensionuar ndaj Osasunës, të shtunën në mbrëmje, e vlefshme për Primera Ligën. Barcelona e mbylli këtë javë me 2 pikë avantazh ndaj ndjekësve më të afërt, pasi regjistruan një fitore 3-0 ndaj Osasunës në “Reyno de Navarra”, por fakti sesi u zhvilluan ngjarjet përpara kësaj sfide, nuk i kënaq aspak gjigandët katalanas.
Pasi panë se planet e tyre për të fluturuar me avion për këtë transfertë u prishën, për shkak të grevës së papritur të punonjësve të aeroportit në Spanjë, Barcelona ishte njoftuar nga RFEF, se ndeshja do të shtyhej për të dielën nëse nuk do të kishin mundësi të niseshin me avion. Gjithsesi, pas raportimit të Osasunës për të mos e shtyrë ndeshjen, klubi katalan kishte mësuar nga RFEF rreth orës 15:00 (me orën lokale), se ndeshja do të luhej siç ishte parashikuar, duke detyruar Barçën të bënte një udhëtim të menjëhershëm me tren, për të mbërritur në Pamplona, në të kundërt do të humbisnin 3 pikët.
Ekipi katalanas u nis në orën lokale 16:00, me trenin e shpejtësisë së lartë “AVE” që të çonte në Saragoza dhe pjesën tjetër e bënë me autobuz. Barcelona mbërriti në “Reyno së Navarra” vetëm pak minuta para se të fillonte takimi, siç ishte parashikuar, duke detyruar organizatorët ta shtynin fillimin e ndeshjes me 45 minuta. Buskets tha për uebsajtin e klubit: “Ishte një ditë e ngarkuar. Federata na kishte thënë se ndeshja do të shtyhej, nëse nuk do të mundeshim të fluturonim me avion, por ata nuk e mbajtën fjalën.
” Lajmi i mirë për Barçën, është se ata arritën të regjistronin fitoren e 8 në total në Primera Divizion, me Lionel Mesin që shënoi në pjesën e dytë dhe dha asist për golin e Pedro Rodriguez në minutën e 26-të. “Në fillim hasëm pak vështirësi sepse ata ishin të përgatitur mirë, ndërsa ne ishim të ndikuar nga mënyra se si shkoi dita,” shtoi fituesi i Kupës së Botës me Spanjën. “Por ne luajtëm në të njëjtën mënyrë siç kemi luajtur gjithmonë dhe arritëm të fitonim. Gjëja më e rëndësishme janë 3 pikët.
” Trajneri i Barçës, Pep Guardiola, i cili tha se ekipi i tij ishte “viktimë” e incidentit të djeshëm, këmbëngul se ata nuk do të ndryshonin planet dhe do të vazhdojnë të udhëtojnë në çdo transfertë, ditën që është planifikuar ndeshja. “Nëse do ta merrnim vesh që të premten, se aeroportet do të ishin të mbyllura, atëherë do të merrnim trenin AVE dhe autobuzin, ashtu siç bëmë. Por informacioni që kishim, ishtë se aeroporti do të hapej, ky është shkaku pse nuk donim të nxitonim. AENA (Operatori i Aeroportit Kombëtar) dhe RFEF na kishin thënë se aeroporti do të hapej në 11:00, më pas në 12:00.
Ata na kishin thënë se nëse nuk do të mundnim të udhëtonim, atëherë ndeshja do të shtyhej. Ne pritëm dhe, në fund, për shkak të presionit, ata na thanë se do të humbisnim 3 pikët, nëse nuk luanim ditën e caktuar. Ndaj dhe u detyruam të niseshim me vonesë. Ne kemi qenë gjithmonë në kontakt me RFEF. Kemi qenë viktimë e gjithçkaje që ka ndodhur.” Guardiola, ekipi i të cilit do të luajë të martën në “Nou Camp” ndaj Rubinit për Ligën e Kampionëve, shtoi: “Ne do të vazhdojmë të udhëtojmë çdo ditë. Më shumë se 300,000 veta u përballën me grevën e dyshimtë të punonjësve të aeroportit, ashtu si dhe ne.
Ishte një situatë e veçantë dhe për këtë arsye RFEF na tha se ndeshja do të shtyhej, nëse nuk do arrinim të udhëtonim. “Të luanim të shtunën, ishtë më mirë për ne sesa ta bënim të dielën, sepse nuk do kishim shumë kohë për t’u përgatitur për ndeshjen ndaj Rubin Kazanit. Unë e kuptoj ankthin e Osasunës, por nuk donim të krijonim këtë situatë. Nuk kemi pse të kërkojmë falje, por më vjen keq për fansat tanë dhe ata të Osasunës.”
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! Empty Dortmundi shpallet kampion dimri

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 8:56 am

te rejat nga sporti ! T1larg.dortmund

Borusia ka fituar në Nuremberg dhe shkëputet me 10 pikë në krye

Leverkuseni ka fituar 3‑2 ndaj Këlnit, duke u ngjitur në vendin e dytë, vetëm një pikë larg Maincit. Pedro Zheromel shënoi golin e parë për Këlnin në pjesën e parë, duke barazuan golin e Patrik Helmesit, por “aspirinat” shënuan dy gola në fillimin e pjesës së dytë me anë të Barnetës dhe Reinhartzit. Lanig ngushtoi diferencën për Këlnin, por i njëjti futbollist humbi mundësinë më të mirë për të barazuar rezultatin. Këlni mbetet në vendin e parafundit.

Dortmundi ka fituar 2‑0 në Nuremberg dhe është shpallur kampion dimri në Gjermani, dy javë para fundit të fazës së parë. Suksesi i djeshëm, i dhjeti radhazi, i jep mundësinë skuadrës së Klopit të kryesojë me dhjetë pikë avantazh ndaj Maincit. Goli i parë u shënua nga qendërmbrojtësi i talentuar Met Humles, në mesin e pjesës së parë, i shërbyer nga Nuri Shahin. Në minutat e fundit shënoi Levandovki.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! Empty Lila fiton 6‑3 dhe kryeson me një pikë më shumë se PSG dhe Rëne Lila në krye, Parisi kalon Marsejën

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 8:57 am

Sulmuesi Mosa Sou shënoi tre gola duke i dhënë Lilës fitoren 6‑3 ndaj Lorienit dhe mundësinë për t’u ngjitur në vendin e parë të Ligës 1. Lila ka 28 pikë pas 16 ndeshjesh, dy më shumë se Marseja, që humbi 1‑0 në Nisë. Lorienti, i udhëhequr nga Gamiero, jo vetëm që kaloi i pari në avantazh, por arriti të barazonte 3‑3, derisa Zhervinjo shënoi golin e katërt për Lilën. Sou, golashënuesi më i mirë i kampionatit francez me 13 gola, realizoi golin e pestë, përpara se Pierr‑Alen Frau t’i jepte përmasa tenistike fitores së vendasve.
Kjo ndeshje duhet të ishte luajtur ditën e shtunë, por u shty për disa orë, si pasojë e rreshjeve të borës. Ndërkohë, Paris Sën Zhermeni ka fituar 3‑1 ndaj Brestit dhe ngjitet në kuotën e 27‑të sëbashku Rënë. Nene, Bodmer dhe Zhyli shënuan për parizienët. Lioni, që fitoi 2‑1 në fushën e Montpelies, renditet në vendin e pestë, por është vetëm dy pikë larg Lilës kryesuese.
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! Empty Kupa e Shqiperise/ Ndeshjet e kupes luhen te merkuren ne oren 13:00

Mesazh  r_3 Mon Dec 06, 2010 11:19 am

Federata Shqipetare e Futbollit ka lajmeruar te gjitha klubet se te merkuren do te luhen ndeshjet e kthimit per turin e dyte te kupes se Shqiperise.Te vetmet ndeshje qe rrezikojne te mos zhvillohen jane Tirana-Ada dhe Vllaznia -Elbasani ,pasi Shkodra dhe Velipoja vazhdojne te jene te permbytura

Ciftet e skuadrave qe do te luajne te merkuren ne oren 13:00. Ne kllapa rezultatet e ndeshjeve te para luajtur ne 24 dhe 25 nentor

Grupi A

Dinamo-Kamza (3-2)
Tirana-Ada (3-0)
Flamurtari-Bylis (0-0)
Shkumbini-Kastrioti (3-1)

Grupi B

Laci-Gramozi (2-2)
Vllaznia-Elbasani (1-0)
Besa-Lushnja (0-0)
Teuta-Skenderbeu (0-0)


te rejat nga sporti ! 154642_10150099202235960_48935080959_7275301_3711204_n
r_3
r_3
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 793
Join date : 13/09/2010
Age : 36

https://shpirti.albanianforum.net/portal.htm

Mbrapsht në krye Shko poshtë

te rejat nga sporti ! Empty Re: te rejat nga sporti !

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 6 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi