www.shpirti.albanianforum.net


Join the forum, it's quick and easy

www.shpirti.albanianforum.net
www.shpirti.albanianforum.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Tema Fundit
» A mund te beni seks me nje te panjohur?
Nje mashkull mund te permush nje femer seksualisht..... EmptyWed Jan 30, 2013 11:23 pm nga koti003@hotmail.com

» Nje pershendetje per Antaret e Rinj
Nje mashkull mund te permush nje femer seksualisht..... EmptyWed Jan 30, 2013 11:21 pm nga koti003@hotmail.com

» Si Mendon Munte Duash Dy Njerez Ne Nje Kohe ?
Nje mashkull mund te permush nje femer seksualisht..... EmptyMon Jul 16, 2012 10:23 pm nga ariani

» A mund ti ket te gjitha nje Femer?
Nje mashkull mund te permush nje femer seksualisht..... EmptyMon Jul 16, 2012 10:22 pm nga ariani

» Pergjigjuni duke ber dhe nje pyetje ne vazhdim
Nje mashkull mund te permush nje femer seksualisht..... EmptyMon Jul 16, 2012 10:19 pm nga ariani

» fraza poezi anglisht
Nje mashkull mund te permush nje femer seksualisht..... EmptyFri Jul 13, 2012 11:25 pm nga ariani

» Heqia e vizave per shqiptarert nje dit historike :)
Nje mashkull mund te permush nje femer seksualisht..... EmptyTue Jun 19, 2012 5:33 am nga ariani

» pershendetje kur hyni dhe dilni nga forumi
Nje mashkull mund te permush nje femer seksualisht..... EmptyMon Jun 18, 2012 9:10 am nga ariani

» A E NJIHNI E KENI NDJER DASHURIN E VERTET???NESE PO...SI E KUPTONIE DINI QE ESHTE AJO DASHURIA E VERTET???
Nje mashkull mund te permush nje femer seksualisht..... EmptyThu Mar 03, 2011 3:56 pm nga r_3

Shtypi i Shkruar
Menu Shpirti.net
April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     

Calendar Calendar


Nje mashkull mund te permush nje femer seksualisht.....

Shko poshtë

Nje mashkull mund te permush nje femer seksualisht..... Empty Nje mashkull mund te permush nje femer seksualisht.....

Mesazh  Anxhela Sun Sep 12, 2010 10:15 pm

Nje mashkull mund te permush nje femer seksualisht..... Making-love-sex-and-love-9170289-555-368

Suksesi në jetën seksuale varet edhe nga fjalët. Kjo tashmë nuk vihet në diskutim. Kështu çdo grua sado e ndrojtur qoftë, jo vetëm mundet, por duhet të mësojë të shprehë dëshirat e saj seksuale. Seksologët pohojnë se shumica e femrave veprojnë në bazë të një psikologjie afërsisht të njëjtë.

Ato edukohen, që të vogla me idenë e “vajzave të mira”, të cilat janë të gatshme të vetëmohohen se sa të hapin gojën gjatë aktit seksual, ose të shprehin një dëshirë të brendshme.

Nga ana tjetër, është tragjike të mendohet se burrat, në shumicën e rasteve preferojnë një partnere, e cila të jetë krijuese në krevat dhe t’i përmbushë ata. Dhe përmbushje pa fjalë nuk mund të ketë.

Seksologët sugjerojnë se “duhet të kapërcesh veten tënde, komplekset e tua dhe të kërkosh atë, që vërtet të kënaq”. Fakti se nuk ke përdorur kurrë më parë fjalë gjatë aktit seksual, nuk do të thotë se nuk duhet të përdorni. Madje nëse realizoni hapin e parë, do t’ju duket mjaft interesant. Si fillim, çfarë do fjale, që të përdorni do të jetë eksituese, megjithëse ajo mund të mos jetë kaq shumë e goditur.

Një shprehje e thjeshtë si p.sh. “kjo më bën të ndjehem mirë”, mund të jetë premisë për një lidhje më të mirë erotike. Po kështu, mund të thoni diçka fare të sinqertë si “më pëlqen kur më ledhaton”. Dhe pak nga pak përparoni, duke përdorur fjalë të tjera më joshëse si “ndjehem kaq mirë në krahët e tua…”

Pyeteni partnerin tuaj: “Mos ndoshta në mendjen tënde vërtitet ndonjë ide erotike, që do të doje ta provonim?” Dhe nëse ai përgjigjet pozitivisht, kërkojini atij, që t’jua përshkruaj idenë me detaje. Më pas është radha juaj. Duhet, që ju ti bëni partnerit përshkrimin e fantazisë suaj. Ose në rast të kundër përpiqu të trillosh një histori dashurie, duke u përpjekur që atmosfera, gjithnjë të jetë e ndezur dhe sa më e ngrohtë. Në këtë moment hidhni një sy partnerit. Si reagon ai, si e përjeton mesazhin seksual?

Shkëmbimi i ideve dhe i fantazive tuaja me partnerin, supozohet ti japë më shumë ngjyra atmosferës, që do të çojë tek krevati. Dhe pak nga pak, duke “regjizuar” pjesë të ndryshme si p.sh., e sëmura dhe doktori, viktima dhe shpëtimtari etj., mund të kaloni në dhomën e gjumit. Gjithçka që përmblidhet në fantazinë tuaj duhet ti shkojë për shtat rrethanave, që keni në dispozicion. Megjithatë mos prisni, që gjithçka të jetë perfekte, pasi mund tu ndodhin edhe të papritura. Përpiquni ta largoni partnerin nga çdo veprim që ju e konsideroni jo erotik duke sugjeruar një zgjidhje të shpejtë e efikase.

Në marrëdhëniet me partnerin gjithnjë duhet të jeni më konkrete. Nëse i shpreheni me fjalët: “Dua të më bësh të ndjehem mirë me ty…”, në të vërtetë nuk keni bërë asnjë hap përpara. Partneri do të jetë i çoroditur, nuk do të dijë se çfarë kërkoni faktikisht: t’ju bëjë një mesazh të ngrohtë apo t’ju përkëdhelë nëpër qafë? Në mënyrë që të ndjeheni sa më të afërt, mund të përdorni edhe “nofka”, për të cilësuar organet seksuale të njëri-tjetri, mjafton që falët e zgjedhura të mos jenë tepër të rëndomta e të prishin seriozitetin e atmosferës.

Meshkujt, zakonisht, kërkojnë nga partnerët, që të nënvizojnë dukshëm egoizmin e tyre duke thënë: Je shumë i mirë. Askush nuk më ka mbushur kaq shumë se sa ty… etj. Kështu shumica e femrave theksojnë se fjalët e mëdha e udhëheqin partnerin e tyre në gjendje ekstaze. Duke shqiptuar këto fjalë, femrat eksitohet, njëlloj si burrat. E, sigurisht, kur i drejtoheshin dikujt me të tilla fjalë, ato padyshim do të lënë gjurmë edhe mbi ty.

Pikërisht në këtë pyetje nis ankthi i pafund për një burrë të vërtetë. Por sipas tyre, fjalët e përdorura nga partnerja në krevat janë treguesi më i qartë për arritjen apo jo të kënaqësisë seksuale. Njëkohësisht fjalët i bëjnë meshkujt të ndjehen më të lirshëm, duke i shtyrë ata drejt ideve të reja. Nëpërmjet fjalëve, me të cilat një femër i drejtohet partnerit të saj, ajo përcjell gjendjen e saj emocionale. Ajo ndjehet e lirshme, e kënaqur dhe shfaq besim ndaj partnerit në krevat. Duke mos qenë e kontraktuar e duke e përjetuar aktin sa më thellësisht, femra arrin të krijojë një sfond erotik tepër eksitues për të dy partnerët. Shumë femra sot, mendojnë se duke përdorur fjalë gjatë marrëdhënieve erotike, partneri do të mërzitet apo do të trembet, duke humbur respektin për to. Në të vërtetë nuk ndodh kështu. Shumica e meshkujve, gjithnjë, janë në kërkim të fjalorit erotik në krevat. E nëse femrat arrijnë, gjatë aktit seksual, tu shfaqin një anë tjetër të vetes së tyre, kjo do të shihej e përjetohej me shumë interes nga seksi mashkullor.

Po kështu duhet të dimë se meshkujt kanë dobësi të theksuar për të kryer seks të vrazhdë. Po, fjalori erotik ka rregullat e tij. Çdo shkelje mund të jetë me pasoja. P.sh. në momentet që i drejtoheni partnerit përpiquni që zëri juaj të jetë sa më i ëmbël, sa më erotik dhe thënia sa më e goditur. Për të provuar tingullin e zërit tuaj, mund të përdorni kasetofonin.

Një mënyrë tjetër është edhe thënia e fjalëve që do të përdorni përpara pasqyrës. Kështu fitoni besim në vetvete dhe fjalët nuk tingëllojnë kaq shokuese. Gjithashtu ju sugjerohet të lexoni sa më shumë letërsi erotike. Këtë në fillim mund ta bëni vetëm por më pas mund të lexoni së bashku me partnerin. Asgjë nuk është më seksi se një femër plot vetëbesim, e cila di mirë se çfarë kërkon dhe që nuk trembet ti bëjë dëshirat e saj reale.
Anxhela
Anxhela
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 184
Join date : 11/09/2010
Age : 41

https://shpirti.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi